|
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:23 pm | |
| Nga fshati Asamat vjen kjo këngë dashurie:
Kemi motmot, o moj, që kemi dashur, nënja me babanë s'na kanë, moj, pikasur, Oj të thirri bandili, ti dolle, moj, zbathur, po s'i mbathe eckat, o moj, po më dolle zbathur? - Oj Shkallët prej mermeri, s'kisha ngaj të ngjitem, do të vij natën, moj, ta dij se do vritem! Kam krevetnë e ngushtë, moj, s'kam nga të vërtitem, do të vij natën, moj, ta dij se do vritem!
E cuditshme për mua - nuk e kam të qartë kuptimin! Një djalë tjetër (bandili) e paska marrë vajzën dhe dashnori do të vijë për ta rrëmbyer, por mendon se ai do të vritet nga ky tjetri? E kuptova drejt?? | |
| | | alissa Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 35 Vendi : germany Profesioni/Hobi : dance baby ;) Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:23 pm | |
| Joana -zemren ndeze
[Vers 1] te them un ty qdo dit te dua nuk kam frik me ty e sigurt jam puthjen tend e kam ti me njeh te mendoj edhe kur fle ti e di e jotja jam dita dites ty te ndjej me pran zemer me pran ti je motivi qe kam ti je gjithqka qe besoj ti je fjala qe degjoj kuptoj dita dites ty me shum te ndjej pranoj qdo dit me shum te adhuroj
[Refrain 2x] zemren ndeze zemren ndeze me ty me ty un jam edhe kur ste kam
[Vers 2] pran, zemer me pran ti je motivi qe kam ti je gjithqka qe besoj ti je fjala qe degjoj kuptoj dita dites ty me shum te ndjej pranoj qdo dit me shum te adhuroj
[Refrain 4x] zemren ndeze zemren ndeze me ty me ty un jam edhe kur ste kam | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:24 pm | |
| Kenga te Grave!!
E s'me le neneja qe te dale de porta kjo nenja s'me le
Se me shone gjithe bota kjo nenja s'me le
E s'me le nene'ja qe te dale de shkalla [/I]kjo nenja s'me le
Se me shone gjithe mehalla [/I]kjo nenja s'me le
S'me le nene'ja qe te dale de vija [/I]kjo nenja s'me le
Se me shone djemulia ---Djemt te rrinj kjo nenja s'me le
----- tash nena thote: ----- S'ti kane fajet djemulia Ti ka fajet Bukuria
***
Djale FAIK bej qysh e beme fjalen Te piqemi bashke pa mbushur javen
Leter te dergova,leter s'ke kethyer A me ke nder mend apo me ke harruar
Une nderment te kam jo s'te kam harruar Sheqer dhe llokume bashke jane gatuar | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:31 pm | |
| kenge folklorike per Ismail Qemalin Me njezet e tete nentor Me kemb' u ngre Shqiperia Smail Qemali ne Vlore Me gjithe shoket e tija C'i tha popullit me goje - Poshte o shoke, roberia Evropa le ta degjoje Nuk ka vend ketu Turqia Ja te vdesim, ja te rrojme Eshte e jona, Shqiperia
***
Cili je, ti more burre Qe na vjen nga Shqiperia Une jam Smail Qemali Dua vatanet e mia Do t'i marr, se s'eshte pune Eshte e jona, Shqiperia | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:34 pm | |
| Kryengritja e Carralevës
Kaçanik e Boletin Tanë Kosova u mbush me tym – Mbush me tym e na i duel flaka E djeg me top Turgut Pasha.
Krisen topa, e mbuloj tymi: Hej, ç’u ba ky nam shëmtimi? Po lufton Isë Boletini.
Hej, c’ushtojnë male e fusha? Gjymon topi e vlon pushka Ç’a kanë ret që po vajtojnë? Dy dragona po luftojnë: Isa me Idriz Seferë – Kaçanik e Cernalevë
Turgut Pasha me njiqindmi Isa me shqiptari Me kadalë, ore pasha i zi Ti je mësue me axhami Tash ke me pa burrë me sy Qi djeg veten e përvlon ty Se e ke vendin ne Rumeli
Mahmut Shefqet Pasha, minister i luftes, ne krye te njeqind taboreve, te komanduara nga njezet pashallare, u dergua te mposhte revolten ne Kosove. Megjithese, Kryengritja e Cernalevës nuk arriti rezultatin e deshiruar, ajo tregon per luften e vazhdueshme te popullit, me ne krye Isa Boletinin, per nje Shqiperi te lire e te bashkuar | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:34 pm | |
| Kenga e Ali Pashe Tepelenes
Nje mije Gege, e dymije Toske Qendruan m'Ali Pashane Ata vune kryet poshte Me kordhe nde dor'u vrane Janine, Janin e shkrete! Te pata ndertuar vete S'te gezova as vet' as djemte Te rrafte zjarri, te djekte Duro gjyle e kumbara Moj kalaja me bedena Si lefton me Padishah Ali Pashe Tepelena O moj ti kulla serhate Qe mban Matjan e Dibrane Trimat me bese qe pate Mahmut bejn' e Allamane Te pare shtate vezire Se c'u hodhen nde Janine Hedhin gjyle me zininxhire Siper mbi vezir Aline Ku jene ju paresia? Pas vdekjes sime c'do te thoni? Kur t'ju shajne osmanllia Vall'o Zot; ju c'do te beni?
Ali Pashe Tepelena kronologjikisht eshte i dyti pasha shqiptar i cili u perpoq per te krijuar nje pushtet te centralizuar. Ai sundoi mbi Shqiperine e jugut dhe ne shume vise te Greqise deri ne 1822. Me 1822 ai luftoi kunder ushtrive turke dhe u vra | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:36 pm | |
| Azem Bejta po lufton
Dy asllane qe i ka Shqpnia s’i ka mbreti as shtate kralia Azem Bejta e Mehmet Delia me ta n’sherr ka ra Serbia Ai zhupani po bertet komandaret po m’i thrret; komandareve çka u paska thane: -Ju Azemin gjalle me ma lane ju Azemin gjalle me ma lshue kryet tuaj n’vend tij kane me shkue! – Njemij vete rrethojne Galicen peseqind vete Nikushnicen Nikushnice me Lobovec Tri katunde i kane rrethue Azem Bejta i ka hetue -Cohuni, shoke, jemi rrethue! Sa per veti s’po kam dert s’po me dhimbet jeta me deke po me dhimben robe e femi se i zane e s’i lane pa gri – Çka ka kulla qe po m’dridhet? Azem Bejta nuk po lidhet Çka ka kulla qe po ushton? Azem Bejta po lufton Lumja kulla, ça m’ka Brenda Azem Bejten me shtate zemra! Azem Bejta, si kreshnik fort lufton ai gryk e n’gryke Ai zhupani fort bertet -O zot, falmi krahet e lehte! Krahet e lehte me fluturue n’Mitrovice, n’mujsha me shkue prej Azemit me shpetue prej Azemit n’shpetofsha vete per asqeret nuk po kam dert se asqere merr krali opet Te shtate kralat me u cue n’kambe s’mund Azemin me e zane!
Azem Galica, patriot dhe luftetar per ceshtjen kombetare. Pas vrasjes se tij, udheheqjen e luftetareve te tij e mori e shoqja, Shote Galica, po aq e njohur per trimeri e patriotizem. Mehmet Delia – shok dhe bashkluftetar i Azem Galices Galica, Nikushnica, Loboveci – fshatra te Drenices, Kosove | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:36 pm | |
| Oh shoke me morri malli Ku ndodhet Smail Qemali
Ne Paris brenda ne krali Ryn e del si zog prej mali
Fol ore Ismail me goje Une flas por s'me degjojne
Per ca kommita qe vijne e shkojne Ne Stamboll vene qendrojne
POR SHQIPERINE NUK MA PRANOJNE!!!
Shqiperia kater Vilajete Sic ka qene do te jete | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:37 pm | |
| Ne Mashkullore te rrapi
Doli shkurti, hyri marsi Girokaster u vra bimbashi Nga Janina vjen mazapi Ne Mashkullore te rrapi Te rrapi ne Mashkullore Foli Çercizi me gjoje: - Mulazim hiq tabore Leri djemt’ e mij te shkojne Se trimat ashtu leftojne Ashtu siç kane zakone Do t’u kuq t’ju bej me boje - Çerçiz vrane Hajredine Mire bene qe e vrane Degjoni, qafa Kapllane Haken s’ja leme pa marre Ne xhandar’ e ne nizame
Bimbash – kapiten Mulazim – nentoger
Ne 5 Mars 1908 ne Mashkullore, fshat afer qytetit te Gjirokastres, çeta e Çerçiz Topullit luftoi kunder ushtrise turke, e cila ishte ne ndjekje te Çerçizit. Si shkak i kesaj lufte ishte vrasja e komandantit turk te xhandermarise se Gjirokastres. Çeta e Çerçizit megjithese ne nje numer me te vogel se forcat turke luftoi me trimeri dhe arriti te çante rrethimin. Hajredini ishte nje nga luftetaret e çetes se Çerçizit, nga Tremishti i Permetit. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:38 pm | |
| Mic Sokoli
Mic Sokoli n’dy tagana Udha e mbare! – m’i ka thane nana- Lufto, bir, ti per Shqipni mos i ler turqit me hy n’qofte nevoja, vij me ty, - Mic Sokoli nji fjale po e flet po i thote nanes: - Te mire mbeç! Pa u farue malsia krejt ktu nuk hyn as krajl, as mbret!...
~tagan – jatagani; nje lloj shpate si e kthyer ne maje
Mic Sokoli eshte nga katundi Bunjan I Krasniqes, nje nga udheheqesit me te shquar te forcave te armatosura te Lidhjes se Prizrenit, qe u ndeshen me ushtrine turke ne prill te vitit 1881. Ai ra trimerisht, duke i vene kraharorin topit turk qe qellonte kunder forcave kryengritese. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:39 pm | |
| Kenga e Bendo Starovasit
More Bendo Shaperdani Nde Stamboll te vate nami Lufton Bendo Kapedani Bin, o trima, te lefojme! Lefton Bendua e Suli vete Bini, o trima, te leftojme! Ahmet pashe binish (xhybe) – gjate Ku i con ata bajrake? Sulit t’i prishin kalate Qysh bënetë puna jone Perpiqu, Bendo, perpiqu Si bilbili nde prill digju Rumelija u ngrit e iku Bini, o trima, te leftojme! Qe Stamboll e tatepjete Nde ate Staroven e shkrete O turq, o te zinj, me s’mbette Bini, o trima, te leftojme
Bendo Shaperdani, nga fshati Alarup i krahines Gore- Moker. Leftoi kundra ushtrise turke te valiut te Rumelise, ne gjysmen e pare te shekullit te XVIII (midis viteve 1750-1769). E zuri me pabesi Ahmet Pasha i Ohrit. Suli Starovasi eshte nje bashkekohas i Bendos. Ka qene i pari i Gore – Mokres. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:39 pm | |
| Nuk m'ka lidh as kral, as mbret
Fjalet s'vonojne, shpella u rrethue ka dale jashte, pushken e ka fillue tet' te vdekun e dhjet' t'shitue Ne Dragobi, te nentogeri: - Nuk po lidhet Bajram begi! Nentogeri asht idhnue borizanit i asht germue - Shpejt asqerin me e bashkue! - Fill per gryke te kane fillue te kane hy ne gryke perpjete me Bajram begin jane zatete - A po lidhesh, a don me vdeke? - More fmij, mos folni keq m'ka lidhe nana nji here ne djep i kam mbushe shtatedhjete'vjet nuk m'ka lidh as kral, as mbret!
Tropoje
*shitue - te plagosur *germue - i ka bertitur, i ka folur *zatet - jane takuar
Bajram Curri, udheheqes patriot, lindi ne Gjakove ne 1862. Ai qendroi me arme ne dore dhe luftoi per interesat kombetare deri kur ishte ne nje moshe te shkuar. U vra ne mars 1925 ne Dragobi te rrethit te Tropojes dhe qyteti sot mban emrin "Bajram Curri" | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:41 pm | |
| Selam Salaria
O ç’u nise more nga Drashovica O lule more Selam lule
O bëre poshtë hajde more nga Babica O lule more Selam lule
O me treqind e ca more komita O lule more Selam lule
O ç’e zure topin more nga gryka O lule more Selam lule
Kënga i kushtohet Selam Musait nga Salaria e Tepelenës. U vra ne Qafë të Koçiut duke luftuar kundër ushtrisë italiane në 1920. Drashovica dhe Babica – fshatra të rrethit të Vlorës. Këngën mund ta dëgjoni KETU (http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=255)
Një këngë tjeter që i perket kësaj periudhe (luftës në Vlorë nga maji në shtator të 1920) është më poshtë. Në këtë luftë u dalluan heronj si Selam Musai, Zigur Lelo, Sino Hosi, etj.
Shqiptaret lëftojnë
Evropa shkruajne e thone Ç’eshte kjo qe degjojme Behete dyfek ne Vlore Shqiptaret po luftojne Me nje mbret dyzet miljne Po me se leftojne valle? -Me sepat dhe me hanxhare Dyfeket lidhur me gjalme Fisheket ne xhep i mbajne | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:41 pm | |
| Vallja e t’Lekajve - Shale, 1955
-E mb’ ta, burra, - ka than’ Leka, - per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta! N’kushtrim mallet jan’ bashkue Per kta troje me luftue Dukagjini fort po ndeshet Nuk i kthen n’callma qeleshet Çdo shqiptar per ket’ vatan Plagt e luftes ka nishan - E mb’ ta , burra, - ka than’ Leka, - per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta
Leke Dukagjini, biri i Pal Dukagjinit, ka lindur ne 1410. Nje nga princat shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut. Pas vdekjes se Skenderbeut, Leka u be nje nga figurat kryesore udheheqese te luftes; ai luajti nje rol te rendesishem ne fitoren e forcave shqiptare para Krujes ne Shtator te 1477. Me emrin e Lekes lidhet Kanuni i Leke Dukagjinit, i cili permledh normat juridike qe rregullonin mardheniet shoqerore. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:42 pm | |
| RRETHIMI I PARE I KRUJES, 1450
Ky Murani*, i par' ne Kruve, n'Fush' t'Kosoves fjal' ka cuve - Sulltan Murati m'u ka afruve, nat' e dit' jam tu liftuve. Skenderbegu sa mur xhevapin**, menjiher' c'e njeshi shpaten; ushtris' vet s'i ka kallxuve, si rrufeja ka mrri n'Kruve, bashk' me Uranin u ka bashkuve. Skenderbegu me ushtrin' e vet-e ka dal' malit kep me kep-e, kep me kep e prru me prruve, te gjith' Krasten c'e ka rrethuve, me sulltan Muratin u ka takuve: na jan' vra, na jan' dermuve. Sulltan Murata paska pa-je: gjith' ushtria qenka vra-je, qanka vra, u ka maruve. Ka dhan' urdhen me dradhuve, per Stamboll o per me shkuve. S'asht e mundun me hy n'Kruve, e mor po, mor jo!
Kruje 1949
_______________________________________ (*) Urani -- Kont Urani, ose Vrana Konti, qe sipas Barletit komandonte ne Kruje gjate rrethimit te pare. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:43 pm | |
| ALI PASHE TEPELENES
Moj kalaja me bedena*, cfar' asllani paske mrena! Ali pashen me shtat' zemra, qi i mbush topat me dykmena. C'ke, Vasiliqi, qi qan, se ne kemi Yc kalane! Tridhit' vjet do ma nizane**, un' prej teje s'e hek sevdane. Moj Janin', Janin' e shkrete, te raft' zjarri e te djekte! M'vjen keq, se t'kam godit' vete, s'te gezun' as djemt'*** as vete! Bijt' e mi, ju soj cifuti, njeri mu hallin s'ma di****; jalla u preft' sulltan Mahmuti*****, qi m'fulliqet soj e oxhakun!
Elbasan 1927
______________________________________________ (*) Eshte Litharici, kalaja kryesore e Ali pashes ne Janine, ku e rrethuan ushtrite osmane ne 1820. (**) Do ta mbaj luften. (***) Djemte e Aliut. (****) Ky varg ka qene origjinalisht "qi m'fulliqet mua plakun." Dy djemte e medhenj te Aliut u dorezuan shume shpejt ndaj osmaneve, dhe i ati i shan. (*****) Mahmuti II qe efektivisht i ekzekutoi edhe djemte e Aliut. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:44 pm | |
| Koburja e Ramadanit
Pret sulltani haber prej telit Maxhar Pashes e Prizerenit shpejt haberi i shkoi sulltanit prej kobures se Ramadanit: -Nuk ua lshojm’ ne kralve trojet na mallkojn’ fmija dhe vorret zakon t’paret na e kan’ lan’ bes’ t’pabesit mos me i dhan’! Mori Luma, me shum’ derte vajn’ per pushk’ e krypn per vete djemt’ e tu s’din ç’ka asht tuta qysh t’pret shpata, qysh t’vret pushka; gunat dimnit, plagt ne gjak i ka tha martina n’flake Moj Kosov’ lule dhe plage nji vit prush e nji vit flake Djeg’ e vra po kurr’ s’je tute S’e ke lan’ gjakun me t’hupe Qat’ kobure qe ra per ty Tan’ Shqipnia e ka per sy
Kukes
I kushtohet Ramadan Zaskocit qe me 27 Gusht 1878, duke zbatuar vendimet e Komitetit te Lidhjes se Prizerenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashe Maxharit, funksionar iI Stambollit, qe kishte ardhur per te bindur shqiptaret te mos i kundershtonin vendimet e Kongresit te Berlinit | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:45 pm | |
| Ne Kosove rapsodet shqiptare edhe sot e kesaj dite degjohen shume. Kenget epike dhe historike percillen brez pas brezi nder rapsode . Sidomos ne treven e Drenices dhe te Llapushes edhe sot e kesaj dite ne dasma thirren rapsodet te cilet ne odat e burrave kendojne kenge epike dhe historike. Une di shume nga keto kenge te cilat me te vertet jane interesante dhe shprehin gjendjen shpirterore te popullit tone mu ne kohen kur kane ndodhur ato ngjarje ashtu siq i kane perjetuar, pa zbukurime siq ndodhe tek kenget e reja me motive historike. Kam sjellur nje kenge mjaft interesante qe ka te beje me luftimet rreth Shpuzes, Medunit dhe Podgorices, mes shqiptareve dhe malazezeve qe jane zhvilluar ndoshta gjate viteve 1830-1850, ne kohen e Pashallekut te Shkodres,ose edhe me vone.
Me kismet ,allah ne selamet , Shqiptaria asht que ne kamb. kush e ban mall me deke n'Karadak mbahet beja.
Karadakun mos ma leshoni ah niqind pa i nxane te gjalle. Krisi reja ne Podgorice , ia rrenoi Kuqit kalane.
Oj kalaja e Medunit , qe shume vjete ke mbet nguju. Shkamb i kije guret e mermerit s'munet shkau me t'zaptu.
C'ka i ka thane e shoqja Nikolles, bash qishtu se kem pas dite. Vjene asqeri prej Kosoves, tuj u shtue dite o per dite.
Ah kush po ngjitet bjeshkes perpjete , vijne shqiptaret me bajrak ne dore. me jep myhlet t'a pi cigaren , ki me 'i pa shqiptaret n'kala. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:51 pm | |
| Kenga e Gjergj Elez Alisë 1-12 ”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija! Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka! Veç nji motër nat’ e ditë te kryet, ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe, ja lan varrat me ata lott e syve, ja terë gjakun me ata flokët e ballit, shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës, n’petka t’babës trupin ja hijeshon, armët e brezit ja rendon mbi krye! Sa herë trupin motra p’e tërnueke, Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke, dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke!“
13-20 „Â dalë zani e paska marrun dhenë, se ’i baloz i zi â dalë prej detit, Trim i prapët e belagji qi ish’ kanë, Ja ki’ qitun dheut nji rreng të randë: ”Tim për tim kah një dash të pjekun, tim për tim kah një vashë me ja djergun, ditë me ditë kah nji kreshnik me premun, javë për javë kah një krahinë me djegun!”
21-32
”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë, me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë. Erzi i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?! Ja ka nisë e motra e po bërtet, krejt me lot Gjergjin p’e loton: -Po qysh mordja, o vlla, me na harrue? Nanë e tatë kah kalben për nan bli, trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi, trupi motrës n’dorë t’balozit t’zi?! Qysh s’u shemka kulla me na xanë, qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë, me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!”
Në këtë segment të këngës dëgjojmë dialogun e gjallë plot dashuri vëlla-motër:
33-73
Dy copësh zemra djalit iu ka da, Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue, Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue. Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue: -He, ju u nxisha, mori sarajet e mija, me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye, brevë e gjarpën paçi motër e vëlla, pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?! - Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë, t’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë; se përjashta shi nuk asht tuj ra, sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!
Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue, mirë po e limon me ato duert e shtatit, mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit! Kurr ma themshim djali s’i ka folë: - Amanet, mori motër, pse po kan? Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan? Që nandë vjet, qi trupi â tu m’u kalbë, Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka, veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit. A thue s’pate me ngranë e me pi? A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë? A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë, motërzezës vallau me iu mërzitë, huj për burrë ndoshta qi me t’ra?
Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë, dorën e vllaut tu balli e paska vndue; - Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit, po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue? Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra! Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi, mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë, kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke! Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë, amanet, more vlla, mos m’pasë randë, për nji dert qi sot po due me t’kajtë! Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera? Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera? Si s’u tha kjo motër, thafa-e vera? Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?
74-104
Braf në kamb’ por djali konka çue: - T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit, fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh e t’më shkojsh tu nallban probatini. Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka çue, me ma math’ me petkoj prej tumakut, me m’ia u shti thumbat-o prej çelikut, se n’mejdan balozit due me i dalë. S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë, Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.
E në sheher çika konka ra Edhe â shkue tu nallban probatini. - Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar! - Të mbarë paç, ti mori vasha e largë! - Falëmeshhndet ty Gjergji të ka çue, me ma mbathun gjogun mirë e mirë, me ma vndue patkojt-o prej tumakut, me m’ja shti thumbat prej çelikut, se n’mejdan balozit due me i dalë! Mbrapshtë po folë aj nallban probatini: - Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit, ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit, e baj gjokun me fjurue si era!
Se me idhnim çika e kite marrë! -Ç’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë! Jam kanë nisë tu dera e probatinit, qe nandë vjet, qi gjogu ksajt s’â ra, m’ fal se ndeshkam derën e magjupit! Se kta sy nji herë un ua kam falë tatës e nanës, qi kalben varrësh mbi dhe!
105-155
Ka shkue motra tu nallban jarani: - Fal me shndet, thot, Gjergji të ka çue, kam orokun e mejdanit, sa ma mir kët gjok ti me ma mbathë, Than m’ka për patkoj prej tumakut, me m’ia shti thumbat-o prej çelikut, se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.
Si për vedi gjogun e ka mbathë Edhe n’pramje çika â dredh në shpi; ka gjet vllan tu e pritë nën hije t’blinit.
Ça kish ba ay trimi Gjegj Alija? “Falëmeshndet” balozit m’i ka çue: - Me dalë heret n’at fushën e mejdanit! Çikë për ty, baloz, nu’ m’ka qillue, desht e vathit për ty nu’ m’janë majë, sall nji motër, nu’ po muj me lshue, varrët e shtatit s’â kush qi m’i lidhë!
Sa ka nisun drita me zbardhë majet, N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë. Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin: - P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue...? Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit?
Sa mirë trimi i ka përgjegjë balozit: -Të lumt goja, baloz, mirë po thue! Qe nandë vjet qi kam marrë rrugën e vorrit, Pak pa mrrijtë baloz, ti m’ke dredhue. M’ke lypë motrën para se mejdanin, m’ke lypë berret para se çobanin e jam dredhë n’ket log për me t’kallxue, se ne t’parët nji kanu na kanë lanë: “Armët me dhanë përpara e mandej gjanë, kurr balozit motrën mos m’ja dhanë, për pa u pre n’at fushën e mejdanit! Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita, se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!
E i kanë ba dy gjogjat tim me tim e n’topuz balozi e ka shinue. N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra, përmbi kryet topuzi i ka fjurue, dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi, dymbëdhetë pashë përpjetë, si re, u çue pjuhni.
Atherë Gjergjit rendi te i ka ardhë. Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë, lik përmjet balozit te i ka ra! Â trandë fusha kur â rrxue balozi!
Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun, kryet me neje trupit ja ka damun, zhag për kambet trupin e ka ngrehun, me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun, të tanë lumën gjaku e ka tërzue, për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.
GJERGJ ELEZ ALIA – PJESA E KATËRT (fundi)
Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet në shtëpi:
156-188
Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpija edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue: - Pa ndigjoni, more shokët e mij! Falë u kofshin sarajet e mija! Falë u kofshin tanë paret e mija! E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë! Amanet motra e Gjergj Elez Alisë! Edhe shtatit trimi i paska dhanun, motërzezën ngrykas kesh me e marrun, të dy zemrat priherë por janë ndalun, vlla e motër dekun paskan ramun! Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun! Gjamë të madhe shokët qi m'i kanë ba! Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë, Vlla e motër ngrykas për me i xanë E ‘i muranë të bukur e kanë mbarue, vlla e motër kurr mos me u harrue. E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnë tu kryet, zogu i verës gjithmonë me pushue.
Kur ka nisun mali me u dushkue, â ndalë qyqja n’muranë t’vorrit të ri, ka gjetë blinin të tanë degash tha. Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi, Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe. M’nji prezor si m’paska hypë, ka përbe shtegtarin kah po shkon:
- Amanet, more shtegtari i malit! N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue. N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë! Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë, kah verova gjithkund vrri e n’vrri, kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi, kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!
"Amanet more shtegtari i malit! N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkën e e pushue! N'kofsh t'u kajtë ksajt, gjâmën për me e xânë! Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m'bjeshkë, Kah verova gjithkund vrri e n'vrri, Kah mjerova gjithkun shpíe n'shpi, Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!" | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:52 pm | |
| Ja edhe nje pjese e kenges se Gjergj Elez Alise e marre nga Lahuta e malesise "
Kish dale nji Harap prej detit trim i zi e belaxhi edhe qitka ' i porez t'rande ka tri buke pogace per shpi shate mbase vene per dite me i pi ka i taroc per mish te zi' ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun ka nji skjap per darke m'ia repun. Njiqind vete n'mejdan ka pre njiqind vithna qiti faret njiqind shpia edhe ka djegun. Kur vojt rendi n'Shqipatri njati Gjergj Elez Alise leter t'vrashte i paska cue ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali mbas dy javesh si t'bjere kjo leter ti n'mejdan mue ke me m'dalun pse ty kullat do t'i djegi mal e verri pse do t'i shkeli dhen e dhi pse do t'i mjeli pse edhe gruen rob do ta marr! Letra Gjergjit n'dore ka ra Edhe Gjergj fort a vra fort a vra kur e ka kendue. Dy jave vehten e ka mbajtun buke prej derrit ai tue hanger mish taroci ai tue granun vene tri vjece tue pi edhe atin e ka mbajtun tagji urizit n'strajce tue i qitun Vene me pi per uje tue i dhanun Krye dy javesh , mbushun dy jave vehten Gjergj e ka provue nji lis t'madh kish ' pase n'oborr me dy dueret Gjergji e ka kapun me gjithe toke e ka zhgulun opet n'vend edhe e ka ngulun. Kenka mbathe e kenka veshun paska veshun petka arit paska ngjeshe shpaten florinit zgjidhka gjokun pullali ia ven frenin traqind pullash ia mberthen me shtate kollona edhe nanes ai po i ban za hallalle, nane , ti me me ba mire e keq , shka kemi folun! E i ka puthun nanes doren Amanet , mori ti loke n'kjofte gjikue me m'pre harapi lot per mue ti mos me derdhun! -"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte se s't'korite , jo , lokja jote" E ka marre topuzin n'dore e ka hypun mbi shpine t'atit edhe a nisun per t'gjate t'shpatit tue zbardh drita prej sabahit i ka vojtun n'dere Harapit "Nadja mire , Harap i zi! Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi por cau del n'ate fushe t'mejdanit sot ka dy jave si m'ke cue fjale sot ty kryet due me ta pre! Kur ka pa Harapi i detit n'dere njate Gjergj Elez Aline shif shka bani atehere Harapi lekura buejesh per at ka lidhun Asht tute ati i Gjergj Elezit e kah Gjergj paska shkue Mos u tut , bre zogu i atit gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje I asht turre harapi i zi e m'topuz m'ta edhe ka shti Gjergj kryet po e ka alun permbi krye topuzi rreshqiti T'iu drodh Gjergj Elez Alia dale-kadale , Harapi i zi! se m'thone Gjergj Elez Ali E m'topuz m'ta edhe ka shti M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun tre pash para n'dhe e ka ngulun dekun n'toke ra atebote harapi ka marre djali edhe ka zdrypun ia ka pre ate krye te zi. hukubet Zoti e kisht' falun tri pellambe buzen kishte pasun kisht'pase veshin sa' i zhgun burri sa dy vete me te me u mbelue Kur ka ndie Mbret Sulejmani paska shkue m'ate dere Stambolle trim ka e trima s'ka por si ka trima n'Shqipni s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti s'i ka toka as s'i ka deti. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 10, 2007 12:08 am | |
| Epika popullore Shqipetare. Koment: Neper shekuj populli ka kenduar jo vetem ngjarjeve te medha, luftrave, heronjeve etj, por edhe motiveve te jetes, dashurise, endrrave e aq me shume endrrave rinore. Dialogu ne kengen epike midis Lokes dhe vajzes eshte nje simbol i perzgjedhjes, i krenarise se femrave shqipetare te cilat e zgjidhnin burrin e ardhshem nga krahinat apo fiset me te mira te Shqiptarve... E njeri prej artyre fiseve kane qene Vuthajt ne rrethinat e Plave e Gucise... Autori, popull, na percjell ne kujtesen e vet vargjet e meposhtme :
A do burr Çikë me t'martue ?
Shka ke çik qe je krenue? A don burr kund me t'martue? Kurkund burr, nane ska per mue ! A don çike n ISNIQ me t'martue? Jan surdar e s'jane per mue! A don çike n'DEÇAN me u martue? N'qiler te mbyllin e nuk i due! A don çike ne VOKSH me t'martue? Kshteja shum e nuk i due! A don çike ne JUNIK me t'martue? Zhgunaxhi jan e nuk i due! A don çike n'BOTUSH me t'martue? Agallar e s'jane per mue! A don çike n'MOLLIQ me t'martue ? Bajn qereq e nuk i due! A don çike n BREVIN me t'martue ? Ujt e lig e nuk i due! Ne PONASHEC çike don me u martue? Burra t'liq, nuk jan per mue! A don çike n'ZMOLIC me te çue? Shesin dru e nuk idue! Ne BABAJ çike, a don me u martue? Jan mbi vade e nuk i due! A don çike ne DEVE me u martue? Jan qelana nuk i due! Ne KORONICE a don çik me t'martue? Jane ngat gjinija e nuk idue! Ne DUKAGJIN çike a don me t'martue? S'lahen kurr e nuk i due! Ne RUGOVE çik, don me u martue? Jan pijanec e nuk i due! Qyqja ti mete pa u martue ! A don çike ne HAS me u martue? Jan budalla e nuk i due! A don çike n'BYTYC me u martue? Peshkatar jane e nuk i due! A don çik n'KRASNIQE me u martue? Jan t'harlisun e nuk i due! A don çik n'GASH me u martue? Jan sojnik, po nuk idue! Ne MALSI te MADHE kam me te martue! Vend i that e sjan per mue! Mbete çik pa u martue! Mos don çik n'VUTHAJ me u martue? Te lumt goja, Lokjo, tash ja ke qellue ! Te holl e te gijat e jane per mue... Qyqja çik ti çka po thue? I mete lokes pa martue, A e di se VUTHAJT, pa ja nda Jane ne luft me Turk e me Shkja. Aty ske me gzue nusni, Se do te mbetesh nuse e vej ne shpi... Po e pata, Loke une at fat, Me pa burrin te lam ne gjak, Ma mir te rri me te sall nji nat, E ta baj ni djal per marak, Qe t'ma ket shtatin si Bajrak Se t'vajtoj gjith jeten me qytak... | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 10, 2007 12:20 am | |
| Kenga e Ago Ymerit
Kenga e Ago Ymerit ka te beje me legjenden e rinjohjes se burrit me gruan. Nga disa te dhena qe gjeme ne kete kenge mund te besojme se kemi te bejme me nje luftetar, i cili ka rene rob ne duar te spanjolleve ne luften e Lepantos (1571). Edhe legjenda e Ymer Agos eshte shume e perhapur. Ne disa varianet del se Ymer Agua ka qene nga Ulqini. Ne te shumten e varianteve tona e shoqja e njeh Ymer Agon nga nje nishan qe ka ne llere ku e pat kafshuar kali.
Aga Ymeri
Aga Ymeri na u martue Sall nji nate na ndej me grue I ra lota per me shkue Per me i shkue mbretit ne’ushtri Po thote vasha vi me ty Nuk asht rruge me ardhe me mue Por sa kohe me prêt ti grue? Une te pres-o per nande dit T’u thafte goja! Shka po flet? Se s’asht rrug-o per nande dite Por asht rruge-o per nande vjet A m’ep besen sa po me prêt? Eh nande vjet, tha, un te pritsha E fat vedit mos i qitsha At’here Aga u nis me shkue Sa ka ra n’at luften e pare Ja kan vram nji 'at te bardhe Sa e kan xane ne burg po e shtijn Mire po han edhe po pin Mir-o tamers (tambura) po na i bjen Kuer jane mbushun te nande vjetet Nuk po han as nuk po pin Tamers ma-o s'po na i bjen Bija e krajlit po e pvete C’ke ti Age qi s’han as s’pin? C’’ke qe tamers ma s’po i bjen? S’kam si ha as s’kam si pi As tamers s’kam si i bi Nji anderr te keqe kam pa per shpi Si e ke pa ti Age at anderr? Pash’ sarajet kalbe e rrzue Kam pa nanen qe kish’ verbue Kam pa vashen t’u nise me shkue; A s’po i hine mbretit me me leshue? Un po t’leshoj por do nande qese Un nande qese ku me i marre Tash nande vjet-o rob i xane A asht besa se me vjen prape? Po t’qes-o nji dorzane; Po t’qes-o zotin, qe me ka dhane Zgjidh e merr dorin ma te mirin Per tri dit ta kapsh Ulqinin! Per tri dite e per tri net Mbrini Aga ne vend te vet E kur shkoi ke kroni i ngri Po gjene t’amen vneshtet tuj shbi: Puna e mbare o moj nane T’mbar pac, more rob i xane! Ku m’njef se jam rob i xane? Po te njoh floket-o qi ke lane Kahe po vjen or djali i ri? Prej se zezes qasaje Spaje Ka ndo’i fjale per Aga Ymerin? Aga Ymerin e kan vra E merr vaji nanen e shkon tuj kja C’jan keta krushq qe po shkojen rrashit? Krushqt e qenit Veli Pashe Te kujen nuse kjene me marre? Nuse zezen e Aga Ymerit Aga Ymeri theke dorin Me mezi e xu krush’in Mire se u gjej or krushq darsmore! Mire se vjen ti rob i xane! Kah po vjen ti rob i xane? Prej te zezes qasaje Spaje Aga Ymerin a na ke pa? Aga Ymerin e kane vra Ka tri dit me ta s’jam pa Krushqt u qeshen, u hallaka’n Nji amanet qi m’a ka lane Sall tri fjale kesaje vashe me i thane! Per tri fjale e per sa te duesh Burrin tand a mund e njofsh? Ku t’a njof e ku t’a dij Sall’i nate e kam pase ne shpi Por m’ka pase thane e zeza nane Se ka pase nji shej ne llane Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe! Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n Zdrypi vasha prej kocis Kcej e ra ne vithe te doris Udha e mbare, ju krushq darsmore! Veli Pashes m’i coni fjale Veli Pashes fale me shndet Erdh’i zoti me gja te vet! Mos me i mbete sarajet shkret Mos me mbete nana pa djale Prej shpiet vasha mos me dale. Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:
Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj
Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.
| |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 10, 2007 1:01 am | |
| Nder kenget popullore shqiptare, perpos kengeve patriotike (atdhetare), rapsodet tane i kane kenduar dashurise, keto kenge ndryshe quhen kenge Idilike, ja disa nga to qe jane kenduar ne krahinat e Malesise...
MOJ E MIRA DEL TU LAMA
Moj e mira del tu lama Djal, pash dadën hajde prama! Eja kadal se nije nana; Na nije nana e po na flet. Kalxon babës, po na vret. Nal, bre çik, se kam ni dert; Mos po shko nuse sivjet? Djal i dadës, s'e di as vet. Kam nije nanën kah kjan ni dert; Kam ni vajzë me dhan sivjet, Kam nije nanën tue dertue Kam ni vajz me martue, Jo nan - zeza ku don me m' çue? Un kurrgja nuk kam punue, T'ka pas ana me ladrue, Me ladrua, me shetit Janë ba mollat m'u qinis M' u qinis mollat me dham Si qinisen mestet me gjylpan.
MOJ E MIRA SHKON PËR UJ
Moj e mira shkon për uj, A po ia di hallin kurkuj? Djal, me fol nuk po muj, Djal, me fol me vjen gazepi Ma kan dhan qet sherr me veti, Sa sherr asht, he e hagërt dreqi! Sa sherr asht he rafti pika! Çka po nije, kallxon te shpija. Po i rri qet e dvet baxhija, Po baxhija çka po i thot? Me ka foli nusja sot? Me kërken veç me i shoq. Njashtu e ka nusja pa zot! Mos del menç, o e zoja e shpis, Zoja shpis menç si me dal? Ktu nuk nalen hallku pa ardh, Ktu vin shok, vin kumari, T' rit jan shok e pleqet kumar.
MOJ E MIRA N'STAN TË BORËS
Moj e mira n'stan të borës Bardh e but gishtat e dorës Po ti lpi ugiçi i kumonës Po ti lpi e mos ti han Deri t'përpiqemi me çoban Me çoban kur jam përpjek Çika thot i lumi djal Sot ni javë djerget karvaj Sot ni javë po bien n'vrri Qyqja un ku po t' la ty Po nis tela m 'u vetmue Nis kullosa m'u largue Po nis gjeja m'u ranue Kur t'u më bjen nërmen për ty Dal e qes gjasht her allti Prij ugiçit cy e cy Me torishte bahem kojshi I del lezeti n' bjeshk n' vrri
ÇKA KA ÇIKA ÇI po KJAN?
Çka ka çika çi po kjan Thot se due burrin çoban No ni tjetr no ktu s'rri Ai n't'ban e un n'shpi Un n'shpi e ai n'tban Ulë ni natë me falë bajram Erdhi ni natë bajram me fal Të tan robt para i kan dal Tan me ren ngryk i ka marr Pe pervesin për bjeshkatar A kini tamël a kini bar A po kan gjaja çka u han Kan ngreh rrojen për m'u rrue Se ke nata nejta çue Nejta n'shtrat tue lexue Ka nis dita m'u zbardhue Ka nis gjeli për me knue Plaka n'der m'u ka afrue Nusjo a je fjetun a je çue? Teshat djalit a m'ja ke gatue Hiqmu qafe moj baxhi Se nuk di gja për teshat e ti, N'gryk t'arkës kur jam shkue, Ni par meste ja kam gjue, Nana djalit ja ka çue, Nusja e djalit ju ka idhnue, Nusja e djalit u ka hujit Thirrma kush at - gabelice Gabelica zo çka ka? Që tre muej se kam pa Se kam nem as se kam sha, S' ju kam mat as si kam ra, Kur jan ra n'kuven katuni, Tan fajet janë te burri. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 10, 2007 1:03 am | |
| GJTHMON EMNI DO TI PERMENET
Né çdo ven ka tragjedi, Ka me qinra e me mij, Ka sokola dhe djem t' ri, Sot me ta mburret Shqipnia, Po i kujton populli e rinia, Gjtmon trima kish pas veni, N'luft Malësia e n'luftë Kelmeni, Po me shkje tan tue qit, Jan pre burra, o gra e thmi, Veç me pas, more, armë e liri, Zana e bjeshkës çi ndan nër burra, Gjithmon Vuthajt kan xjerr burra, Hasmi as pushka kurr si tuti, Nji ndër ta asht Rexhep Buti, Ndal kadal, more, serb i zi, N'kët Kosove qysh don me hi? Tehi i shpatës ktu i lind trimat, Zemra e burrit lind vetimat S'e kam qafën për kular, Po e kem emnin Shqipatr, Pér kët tokë e për dit t'ngushta, N'vend t'krahut na ka mbi pushka Fyt në fyt me serbian Lan rexhepi tokën n'gjak, Gjaku i tij asht flak çi s' shuhet, Gjithmon emni do ti përmenet. Ku i këndohet trimnis kanga Rexhep Butin e ka nana, Ku e djeg shqipja barutin, E ka liria Rexhep Butin! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sat Nov 10, 2007 3:41 pm | |
| KËNË PËR DEDË GJO LULIN Dy zogj t´malit n´rremb po knojnë atë Dedë Gjonin po e vajtojnë po e vajtojnë atë atdhetarin n´zjarr ja dogjën robt për s´gjalli me ta ka ai Preka i Camit prej Evropës në luftë t´Ballkanit sulm t´madh i kanë ba krajlit nëpër male nëpër shkrepa luftojnë Kola,Nika e Deda oficira me poleta kapetana ken togera diell i fortë atë ditë korriku kur ju ndodh Dedes rreziku me tre plumba e qëlloj armiku me za t´fortë ai sa bërtiti bini vllazen e luftoni se ma i gjallë s´qohet Dedë Gjoni ju armikun mos e lshoni ju luftoni more vllazni mu m´kanë marr plumbat n´mushkni nuk po muj as frymë me u ngi luftun trimat për atdhenë plot asqer u mbush n´Kelmend në Kelmend u mbush ushtri komisari shkonte tuj pri qonin Dedën në varr me shti me flamurin kuq e zi ka dhanë jetën për liri ka urdhërua komisari kulles shpejt ti jipet zjarri n´te u vra mren ai atdhetari
OOOO,për vatan,soll,soll,soll,për komb shqiptari. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
| | | | Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |