| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:49 pm | |
| Këngë me motive te ndryshme të ditës
"Vre ti, që ruse ka mali! Mos të tha gjë imë djali?" "Jo gjë, babë, nëke tha Po sot bukë nëke ka Klumështë, djathë tri dit ha Sikur mëmë nëke ka" "Mre, shi e breshër muar andej Borë e erë si ka nevet!" "Jo, babë, thatë edhe pa bar Sivjet nëk e ve nd'hambar" "Po pa shi edhe pa borë Si do bëjmë kunkullorë?" "Po ndë di u, babë mjerë Si do bënet kosm'i errë? Mos të kullotur, mos të ngrënë Nëkë çon ndë dhe të tënë" "Mëkat, mëkat, nd'ato te gjalla Që për t'i bënjë vetëhen vrava!" | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:50 pm | |
| Tuman kuqe
Barbaroz, vasiliko Moj dhent e mia, kush i do
Dhent e mia kush i do Se s’jam i zoti per to
Se s’jam i zoti per to Se do lot me miken-o
Se do lot me miken-o Me miken, suljoten-o
Ja shtepia me derrasa Dil moj Tane, dil se plasa
Ja shtepia me derrasa Dil moj kaleshe, dil se plasa
Dil moj dil ti ne dritare Vajze çame lozonjare
Tuman kuqe, moj belëholle Ma ben me si, ma ben me dore
Ma ben me si, ma ben me dorë Te pret djali ne oborrë | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:51 pm | |
| Kënga e Nizamit
Mbeçe more shokë mbeçe Përtej Urës së Qabesë Të fala i bëni nënëse Kaun e zi le ta shesë
Në pyestë nënëja për mua I thoni që u martua Në pyeste se ç'nuse mori Tre plumba te kraharori Në pyeste se ç'krushq i vanë Sorrat e korbat e hanë
Shenim: Ura e Qabese gjendet ne shkretetirat e Azise. Kenga kendohet ne nje kor lab (lab quhen shqipetaret e disa krahinave te Jugut te Shqiperise si Vlora, Gjirokastra, Mallakastra etj,) qe ngjan me koret antike greke te tipit te Eskilit. Zerat qe rrjedhin e njekohesisht vajtojne jane kaq prekes saqe lotet cdokujt qe kete e degjon i dalin vetvetiut. Absolutisht nje nga perlat e folklorit shqiptar e cila ne thjeshtesine e vet mbart nje peshe tmerrsisht te madhe dhimbjeje. Shiko edhe "Autobiografia e popullit ne vargje", Ismail Kadare. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:53 pm | |
| Kenge dasmash Sa e bukur doli nusja!
Paska ballin perishan, paska vetullen gajtan, paska syrin si filxhan, paska faqen si bakam, paska hunden miskali, paska gojen si kuti, paska dhembet si inxhi, paska shtatin si selvi.
Kenge popullore
E mir' e purteke e arte, Si zonjate e kasabase Moj e bukura prej nuri, Si thelleza maje gurit. O e cpejte si shigjeta. Ku do te te shkoje jeta. O e mire e fjale le, Jeshe nuse me perde! Moj e hequra si bari, E kulluara si ari, Gezimzeze qe s'gezove, Jeten s'e trashegove! | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:54 pm | |
| Moj unaza me tre gure Moj unaza me tre gure s'e kishe menduar kurre te mirrnje*) te tille burre. Te mirrnje te tille djale tri lira i ben nje fjale tri lira, tri napolona ne je penduar tregona -Un'penduar s'jam e s'jam e kam shpirt e e kam xhan e kam nen (e) xhamadan -Xhamadani rremba-rremba lumthi ti se c'mban perbrenda t'i puthja sec ma ka enda. -----O------
Thyeju moj dysheme Thyeju moj dysheme thyeju e bjer perdhe se te ben.....(dhendrri) te re Ngrihuni, o shoke, ne valle te gjemojne keto male djali zog, nusja sorkadhe te na trashegohen fare. -----O-----
O moj flete e hudherese O moj flete, ti moj flete o moj flete e hudheres(e) dil foli te bukures(e) te me vishet ne te holla te lulezoje si molla te me vishet ne te bardha te lulezoje si dardha te me vishet ne te zeshka te lulezoje si bjeshka.
Zagori-Gjirokaster mirrnje= trajte dialektore e foljes "merrje" | |
|
| |
alissa Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 35 Vendi : germany Profesioni/Hobi : dance baby ;) Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:54 pm | |
| Geti Feat. Flori -Baby
baby...
ky send esht met kallxu qe...
yeah, yeah...
nje pjes te jetes time ma more ti ti ishe dashuria je dhe vet tani askush nuk do afrohet nuk do guxoj nje ne milion me thoje nuk e harroj qe qdo dit e adhurova .(mos qaj). te me shkatroje te lejova
...baby e lumtur ti do jesh dhe pse sdo me kesh nuk do ndryshojn ndjenjat e tua baby... gabimin ty nuk do ta fal shtriju dhe puthe ngadal por mos i thuaj kurr te dua
...baby un e di qe ti mu m’don baby... un e di ti qa don baby... ti sedin sa’t kushton baby... ti po harron koha po kalon
nese me ke genjye nuk me vjen keq te pakten un kam dashur njeher ne jet askush nuk do afrohet nuk do guxoj nje ne milion me thoje nuk e harroj qe qdo dit e adhurova .(mos qaj). te me shkatroj te lejova
...baby e lumtur ti do jesh dhe pse sdo me kesh nuk do ndryshojn ndjenjat e tua baby... gabimin ty nuk do ta fal shtriju dhe puthe ngadal por mos I thuaj kurr te dua
a un e di qe ti mu m’don zemer po tlutna harroje ket emer masi pot doket vetja femer zemer un prap te boj temen prap te leshoj, vetem un ta them te verteten e ti shkatrroja vetit jeten qysh je nis ku po shkon qa a more ku po rrnon a e din kush a ka knon qaq ti e don qaq ti se qmon po gaboj a po gabon hajt se ma von e mson kush ka hup e kush fiton ...baby e lumtur ti do jesh dhe pse sdo me kesh nuk do ndryshojn ndjenjat e tua baby... gabimin ty nuk do ta fal shtriju dhe puthe ngadal por mos I thuaj kurr te dua
Edituar për herë të fundit nga në Fri Nov 09, 2007 10:56 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:54 pm | |
| Pse je verdhur je bere ftua o djale more nga ato nazet e tua vashe moj trendafile. Pse s'martohesh te gjesh grua o djale more. Se nuk gjej ashtu sic dua vashe moj lule. Vra tim zot e merrme mua o djale more.
------------------------------------------------------
( I kendohet nuses ne momentin kur del te dera e shtepise qe te ike me krushqit)
Dil ne dere moj sylarme dil ne dere apo s'te lene sos je yll a sos je hene sos je molle per te ngrene -Molle jam po s'hahem kurre jam ilac per te semure per ate qe do kem burre. -Mire ja beme krushkes-e qe i morem vajzen-e ate me te miren-e lule gjeraqinen-e. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:55 pm | |
| Ulu mal te dalin hena Sa t'na baje drite per brama Sa t'na shkojn vashat per uje "Ndalu, vashe, e me nep uje!" "S'kam testir me te dhane uje, Se kam gishtat nder unaza Se me i hjek me tres'n n'uje Se me i lag me ndryshken-o" Se kam baben ne kujxhi Se mi shkrinn m'i ban flori M'i ban paret izetetete Me ja ngjite nuses ne qafe M'ban vathet me pese cereke Me ja ngjite nuses ne veshe
Kur kthehet nusja nga kroi dhe i afrohen portes se shtepise kendojne:
A je aty, a s'je aty dhender (Atehere del dhenderi dhe njerezia kendojne) Ketu jam, gjekund s'kam vatur Prapa porte jam tulatur
***
Ja thona nji valle Me dert e me halle Me dert e me halle Thuej se mires: "Hajde" Hajde, ku u vonove? Te kapsha per dore Te kapsha per krejet Te sjellsha prej mejet!"
***
Dy dele e treqind pare Cou, kumbare, na xen nji valle Mos e len vallen pa xane Ne kjosh djal-o braf ne kambe Ne kjosh plak-o hiqu rrshane "Cke kumbare qi t'asht marre zani?" "Ma ka zane tymi i duhanit"
*** Shkoder | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:56 pm | |
| Rruges me shkon si hyri E fustani mire te ka ra Pse pikllojne dy syt e tu Oh moj xhan c’me ngacmon dashurine
Kur pata nje lule te bukur thash se do e kem perhere iku fluturoi sikur flutur edhe s’mujta me i marre ere . Lulja prej dores me doli e nga gjumi une jam zgju asnjehere nuk kam per ta harru !
More vllau i motrës o Top sheqeri ambël o Top sheqeri ambël o
Vishi tirqit me gajtana T'ët boj motra dhandër o T'ët boj motra dhandër o
Ore vllau motrës o Top sheqeri ambël o Top sheqeri ambël o
Ven kapuçin përmbi sy-e Lumja unë motra për ty-e T'ët bëj motra dhandër o T'ët bëj motra dhandër o | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:57 pm | |
| U shyqyr, moj Perendi Erdhi nusja me shtepi Sec i ra nje bukuri Te keqen o rrush i zi Erdhi nusja me shtepi Te keqen o rrush i bardhe Erdhi nusja ne mehalle A shyqyr o more Zot Qe m'u mbush shtepia plot Trendafil'e borzilok Shkofte E mira na degjofte Djali im u trashegofte!
***
Mori lulja e frashnit te bardhe Kur t'erdh vaku per me dale A te tha tata: "udha e mbare, Udhe e mbare se je tue shkue Pergjithmone m'u da me mue?" Mori e mire qi rri ne vesvese Po te thone shoqet qanke e keqe Kush te thashte e keqe ty; Dymdhete qese njenin sy
Kolonje | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:57 pm | |
| Ani mori nuse Ani qafe lastare Ani a don rruze Ani a don pare
As nuk due rruze As nuk due pare Por e due burrin Bace o me cigare
Ani me cigare Ani me kutije Oh me kpuca t'zeza Veshun si zotnijee
(Nexhmije Pagarusha) | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:58 pm | |
| Moj e mira kablush kuqe kallxom diten kur te shkojsh nuse, kallxom diten kur ki me shkua nje par meste. lemi mua"djal i dades qka po thua? sot dy jav kam me u martua " ato meste qe ti kam marua ruj kujtim veq per mua. ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ prej nje shpati ti lshova syt* kur ti pash rruzat ne fyt, krejt nga mendja jam habit kam marr rugen per musafir. ne der te oborrit kam nis me thirr!" dul syzeza me ka nxan gryk, me shterngoj me bylyzyk. dil moj nan (vjehrra) kush na ka ardh" na ka ardh ma i miri mik. kem zanat te nxehem gryk do ja jap nje qik per mik... ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ sy kaltroshe e qaf gastare . per pam marr nuk ki qare. kur ti qoj msit' me t' lyp . mos te dhaqin dil e ik... ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ keng FOLKLORIKE te" Mira Vite" me par Tradicionale*Rugovase. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 10:59 pm | |
| PA I THONI ASAJ VAJZE
- Pa i thoni asaj vajze, pse i derdhte ata lot. - I thoni babait tim te me mbaje gjera mot. - Kan' ardhe krushqit tek porta, c'beri sot e c'beri mot?
KUSHKUT TONE I RA NURI
Krushkut tone i ra nuri, na u be si balte muri, na u be si balte muri. He, krushk-o, mo' na mbodhis, sepetete, c'na ornis? Sepetet i kemi vete, e marrim nusen perpjete.
MOLL' E KUQE PLOT DORA
- Moll' e kuqe plot dora, u rite, te erdhi koha. - U rita nga perendia. - Cupat nuk i mban shtepia. Gjithe cupa kemi qene, nen' e baba kemi lene dhe vajtem ne shtepi tene, se zoti ate ka dhene.
KU E KA KRUSHKU SHTEPINE
- Ku e ka krushku shtepine? - Te porta me llamarine, te ballkoni me dafine, rreth hoda me trendafile. Rreth hoda me borzilok, c'ka nusja qe qan me lot? - Kam baban' e s'e le dot! - Hajde, moj nuse, me ne, se baba gjen dhe atje. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:00 pm | |
| Sonte kemi dasëm
Qaj bir qaj… tash.
Hajde për hajër i qoftë t'zotit t'shpisë.
Sonte kemi dasëm Të gjith ta festojmë Djalin më të bukur Sot po e martojmë
Sonte kemi dasëm Të gjith ta festojmë Djalin më të bukur Sot po e martojmë
(refren) Hajde te pimë sonte Nga një got raki O ju knojmë së bashku Për çiftin e ri
Hajde të pimë sonte Nga një gotë raki O ju knon ky Moli O me shokët e tij
Plot miq ene shokë Ç'na u mbush lokali Dalin t'gjithë në valle Të trashëgohet djali.
Plot miq ene shokë Ç'na u mbush lokali Dalin t'gjithë në valle Të trashëgohet djali. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:00 pm | |
| Beqaria sot mbaroi
Eja nuse shtat sorkadhe Merre dhondrin dil në valle Fati i bardhë ju përqafoi Beqaria sot mbaroi
Kush u nda nga beqaria Nji marak e ka provu Po nuk harrohet shoqëria Ku je rrit e je feju
U fejove si gjithë bota Nuse t'bukur paske marrë Hajde hajde të derdhë gotat Nusja jonë margaritar
Kush u nda nji herë nga nana Ai e di përse loton Por nusja jonë shkëlqen si hona Nonën kurr nuk e harron
U martove si gjith bota O ndërru zamak i ri Hajde hajde të derdhë gotat Gjith' ajo ju fat i mirë | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:02 pm | |
| nje kenge Labe Nje nate behari Kur te fryn veriu Vjem mikja nga stani Si bije valiu
Si bije valiu Vjen mikja nga stani Kerkon djathe ne nape E bije e çobanit
E çtju them o shoke? Çeshte dashuria! Ajo eshte mjalte Vete perendia | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:03 pm | |
| Plaku me mjeker te bardhe Rende ngjitet ne pallat Kalonte rojet me radhe Burri i shtetit dipllomate
Roja e portes s'Felldishte Plakun deshi ta ndaloje Ky serioz ja ben me gishte Trimin mbrapa i tregoi
Trimin nuk e mbajti vendi Nga roja çi mbiu syri Hoq koburen prej argjendi Ministrit brenda çi hyri
Per shqiptaret kam degjuar Thote Englezi i krekosur Se kudo qe kane shkuar Asnje si ka çarmatosur
Malesori shptezhveshur Per dredhi i pregatitur Nga xhepi jelekut tvjeter Ncori nje kobure tjeter
NUk çarmatoset shqiptari As nga serbi malazezi As nga turku e italiani As ne Londer nga anglezi | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:04 pm | |
| Obobo c'me gjeti mua kur vajta mbreme ne krua nje djale qe me kish kerkuar erdhi prane e m'u afrua
me tha te dua moj xhan moj e papertuar fare hidhe kemben mos bej naze mos m'i shto keto maraze
hiqu ti more lanet kemba-kembes me je qep m'u qepe gjersa u trete sa s'gjete ilac per vete
te dua qene te dua si ujet qe rrjedh ne krua ilacin qe sheroi mua e gjeta ketu ne krua. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:05 pm | |
| Pres miken te dale
Te prita pse s'vjen e malli me ka marre syte nga Zoti hedh-o pres miken te dale
Hajde, hajde mike, mike e djalerise. Hajde te qajme bashke, gjithe paraponite.
*)Hajde mikja ime o engjell i bukur ulmu permbi supe lehte e lehte si flutur
Futu neper enderr dhe zbrit si magjia. Ta kalojme naten mbi krahet e mia
Kurbeti o shoke na ndau per se gjalli Derti i zemres sime eshte dert nga malli *) Strofa e dyte perseritet si refren pas cdo strofe | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:05 pm | |
| Doli xhindja nga zagoi
Doli xhindja nga zagoi neper dhen te mia shkoi
Neper dhen te mia shkoi me tumane c'mi verboi
Me tumane c'mi verboi mi vrau qente e mi shoi
O moj ti qe vrave qente moj te marrte Zoti mendte
Moj te marrte Zoti mendte u terbofsh e marrc shullenjte
U terbofsh e marrc shullenjte arc ne shtrunge e me ngac dhente arc=ardhsh, me ngac=me ngafsh,me ngacmofsh
Aman mike kapedane Vrapoja dhente ne tende, ne nome qente leh'n e mor'n shullene moj mike derdhur leshrat trendeline shkon e vjen c'ma poqe syne moj moj mike c'me gjeti mua te zine afer e kam vene ziline mos i fry zjarrit dhe tine Shtate nure kur shkon tutje,ti mike kur mi tund ato dy supe moj moj mike fustanbardha pale-pale te kap e me shket si ngjale, moj moj mike Zjarri qe pervelon vale, do ta bej tamam si djale flaka moj ne maje t'i dale. U dogja vashe nga zjarri sic e sheh do ta pres rutine e barit kur shkon ti zbardhon shulleri mesin e holle si peri Do t'te marr moj gjeraqine te me zbukurosh shtepine, do vish nuse ne Delvine. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:06 pm | |
| (Plakat) dolen plakat ne leme, qaj neno-o,qaj moj nene. me sho-shoqen duke thene qaj neno-o,qaj moj nene. keto nuse nuk na bejne, qaj neno-o,qaj moj nene. t'u themi djemve t'i lene qaj neno-o,qaj moj nene. (Djemte) ku t'i leme e si t'i gjejme qaj neno-o,qaj moj nene. (Nuset) mallkuar o marangoz, qaj neno-o,qaj moj nene qe s'le nje derrase bosh qaj neno-o,qaj moj nene te binin plakat perposh qaj neno-o,qaj moj nene te kendonin si kokosh qaj neno-o,qaj moj nene | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:07 pm | |
| Nje kenge polifonike Sec ma plase buzen moj o moj buzeplasur. Ke nja dy-tri dite moj qe nuk me je qasur. Rruga s’te ka zene moj a pune ke pasur. Nena s’te ka lene moj a vete s’ke dashur.
-O- Mike ne te kam per mike kur te vdes te benesh qyqe te me qash brigje me brigje, te me qash me kuj’e ligje. Te me qash mua te zine se per ty prisha shtepine shita sharkun e kusine lashe dhen e dhi ne brinje -O- Sec e lashe veren dhe zura rakine mjeri un’i mjeri s’ta gjej dot shtepine Un’vij nga penxherja ti me del te porta -Hajt te hyjme brenda mos na shone bota Mos me mallko mua vajti dhjet’sahati placin qe te dua bota nga inati! -O-
Kur mbushje uje ne gurre Drulle moj leshverdhadrulle ca lanje ca mbushje uje ca qanje me lot si une Pse s’e lan linjene kurre te njihesh qe je pa burre Pse s’e lan linjene fare Drulle moj leskoviqare te njihesh qe je beqare Drulle moj leskoviqare
-O-
Nje vashe ketej nga fundi tre sahat vallen c’e tundi Gushebardha si pellumbi e heq vallen rende-rende gershetat gjashte pellembe i varen, i shkel me kembe Pa dil-dil neser ne shkalle moj syzez’e vetullngjale Pa dil-dil neser te porta Mos degjo se c’thone bota -Po te dal neser te dera nisin avaze te tjera S’me lene te dal te porta se m’i puthin faqet bota -O-
Bilbili ne mal kendon moj zemeren ma merr Vasha ne bacen e madhe lotet po i derdh Qante vasha per bilbil-o per nje palo zog Qe kendonte kaq-e mire sa s’e duroj dot I qepet prapa ta zere dy fjale t’i thote Sec e qerton ajo meme psheretin me lot
-O-
Vito mu bere ne gjume, aman moj Vito*) Sikur u mbyte ne lume Prapa ty rashe edhe une se te desha kaq shume sa s’duroja dot ne gjume Sa te zura s’lashe gur-e te percolla gjer ne udhe prisha katandi e pune per ty o bejka nder udhe Me trete Vito me trete me bere si lule gjeshtre
*) Vargu i dyte perseritet si refren pas cdo vargu. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:08 pm | |
| C’ma hedh ashtu vallen si flutur mbi flete Lum kush do t’marre nuse lum kush do t’te kete Merr moj me te mirin ate qe do vete merr moj me te mirin qe te kalosh jeten O ku i gjete nazet qe merove djemte O shikimet e tua veshtrime shigjete Shkove ne mes tyre si nje fllad i lehte C’pate qe nxitove folu pse s’u flet
(Delvine)
Dita me te ikur, nata me te marre Shkon nje vajze e pikur, bore e qumesht lare
Hajde manushaqe, hajde tendeline per gush’e per faqe do ta fal rinine
Muzgu sa ka rene, hena nxjerre syrin sa nisur nje kenge me ze te bilbilit
Kjo nate behari c’qenka kaq e embel buza ftohka zjarrin zjarri ndezka zemer
Nata me te ikur hena me te rene ti me shkele syrin une te ngrita kenge
(Tepelene)
Vasheza qe shkon ne zalle Dale bejk’e bardhe dale porsi flutur ne brezare Pun’ te mbare moj lozonjare djersa te kullon mbi balle si deti qe perplas vale -Pritem djale se do vij te veroj me ty ne mal te kullosim bagetine ta kalojme jeten ne stane -Hajde bejk’e bardhe hajde
(Delvine)
Shelege pa mbushur mo(t)ne moj shelege*) C’kerkoje ne suan tone ku jeshe pse erdhe vone te dergova ne gjitone A mos valle dashuron me coban’e fshatit tone
(Gjirokaster) *) Vargu dy perseritet si refren pas cdo vargu | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:09 pm | |
| Nje vashe ketej nga fundi tre sahat vallen c’e tundi Gushebardha si pellumbi e heq vallen rende-rende gershetat gjashte pellembe i varen, i shkel me kembe Pa dil-dil neser ne shkalle moj syzez’e vetullngjale Pa dil-dil neser te porta Mos degjo se c’thone bota -Po te dal neser te dera nisin avaze te tjera S’me lene te dal te porta se m’i puthin faqet bota
Nje vashe andej nga lumi tre sahat vallen c'e tundi tunde moj te marte lumi se shoqet i zuri gjumi.
Le ti zere se une s'i dua e heq vete si t'a dua hiqe vallen lehte lehte fustan bardha flete me flete Mos e hiq moj rende rende fustan-bardha pende pende.
Hiqen vallen shtruar nuse zog e shkruar kush ta ka mesuar Nena e nderuar. | |
|
| |
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Fri Nov 09, 2007 11:22 pm | |
| Kenga Nga Rajon i 'Prespes"
Te me beje zoti mua Nje bilbil e tieter zdua
Nje bilbil e tieter zdua Te kendoj per mbi limua
Te kendoj per mbi limua Moj leshverdhe sa te dua
Moj leshverdhe sa te dua Pse rritesh benesh per mua
*****
Ne dyqan i Tomit se q'u pojcme bashke Mbaj te mbajme mend dashurine e pare
Djali me te mengjert cupa me te djathte Mos harro zotrote dashurine e pare
Djali mban bozukne cupa tamburane Mbaj te mbajme mend dashurine e pare
Kur shkonin 'n sokak te dyja kunata Kur shkonin 'n sokak dal nga dal si pata Mos harro zotrote dashurine e pare
****
Nje dite ne mes te veres Dolla nga liqen i Prespes
Atije syte se q'me pane Presparen duke lare
Ku me je ti oh moj Prespare Zemren tende ce sma Fale
Une zemren ty ta dhashe Por babait nuk i thashe
Babane do ta genjeme Me raki dhe me mezene
Ne mos dashte me raki mezene Vajze do te marr me te rembere. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
|
| |
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|