Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 31, 32, 33, 34, 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:12 pm

…Moj e premte e dy prillit,


Jetën ç’ia preve Vasilit!


Ç’ka që hesht Universiteti,


Kodra e Shtufit, gjithë qyteti?





Studentë e pedagogë


Kryeulur vijnë e shkojnë.


Tek ballkoni hedhin sytë


Të shohin Vason si dritë,


Mos, vallë, ndjejn’ zërin e Tij


Larg
a pranë, a kushedi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:12 pm

Duket se flasin në kor:


- Boll po flë, o Profesor,


Kthehu në auditor!.


Flasin shokët: “Hej, o burrë!


Eja shpejt në Prefekturë!”


xxx





Qajnë dy vajzat dhe djali.


Shpirthelmuar, djegur xhani.


U ther zemra për babanë,


I djeg malli për mamanë.


I tret durimi i pasosur


Për mamanë e plagosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:12 pm

Qajnë motrat për vëllanë…


Dhimitri veten s’e mban.


Mbledhur fisi, miqësia


Kujen nuk e nxë
shtëpia.


Dridhen lulet në saksi




Nuk të shohin më aty.


Stepen librat nëpër rafte,


Drithërohen fletë e faqe.


Ku shkoi pasioni për punë?


E rrëmbeu i madhi gjumë.


U pre në mes
ardhmëria.



Pa timon mbeti shtëpia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:12 pm

Fëmijët mbledhur tok


Flasin të mbytur ndër lot:


“Pa dil, babi, nga “kuvlia”!


Ngrehu, po të pret shtëpia!


Mami digjet nëpër plagë.


A e di në të ka gjallë?!


A e di, baba - lastari,


Në të keq si t’u fik xhani?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:13 pm

Ah, moj dhimbje e shumëfishuar,


Ç’Satana të ka dërguar?


Ku qe Zoti atë orë?


Pse s’ia ndali Djallit dorën?


Eja shpejt, babi, o xhan,


Mos na ler vetëm, aman!


Ëndrrat e mira për ne…


Ku i shpure, ku i le?


Ç’qe ky fat i pamëshirë


Që na zezoi shtëpinë?!…


Ku ta gjejmë forcën ne,


Të durojmë mbi këtë dhe?


Zot, o Zot, në na dëgjon,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:13 pm

Gjyko për të ardhmen tonë!


Babi, si duron ndën baltë?


Atje s’ka diell, por natë.


Si duron, pa ardhë në prag?


Si duron pa folur pak?


Ne fëmijët e kushdo,


Të kuptojmë, o zemër –o!


Dhe atje ku je tani,


Dhëmbin plagët që ke ti!


Babi, Mami, ç’na ka ngjarë!


Kë të qajmë ne më parë?


Një nën dhe, një në spital…


Ku ta gjejmë forcën tani,


Ne të mbeturit në shtëpi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:13 pm

Na ngushëllon njerëzia…


Porsi ferr na ngjan shtëpia.


Shpirti ynë i përvëluar


Sa do presë duke duruar?





Zot, o Zot i Madh, ndihmona!


Bekimin hyjnor dërgona!


Mamanë e dashur shpëtona!


Merre babin n’prehrin Tënd!


Balta iu bëftë argjend!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:13 pm

Poemth
– homazh




nga Jorgo TELO







VEZULLTAR DO MBETESH!





(Të paharruarit
Vasil BICI)






Një udhëtim i padeshifrueshëm – jeta.


Veç starti i dihet saktësisht.


Shtresëzime trillesh…



të përpjeta



e të tatëpjeta.


Tejet
anormale për…finish…



Mjaftohemi
me besimin tek i Madhi ZOT



Ndodh
që harrojmë dhe vetveten.




mëshirë të fatit na hedh shpesh kjo Botë.



Gjasme
lindkemi për ecje të hareshme.



Brenda
Universit - duke gëluar…




kornizon fati qysh kur lindesh.



E
dogma këlthet: “Kaq qe e shkruar!”



E
vagullt çdo gjallesë përpëlitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:13 pm

Me shpirt e mendje gjallojmë fort;


Pa ditur ç’po ngjet në çdo prag…


Gjallojmë bukur



në të çuditshmen Botë;



Në Botën që përdridhet


në të fatit
“çark”…



Rrekemi: “Veç jetën ta mbrojmë



çdo kthinë!”



Dhe vetë s’dimë, ç’mbajmë në duar.


Betohemi: “Antijetës t’i kthejmë shpinën,”


A s’jemi krijesa më e bekuar?


Çdo mëngjes (shpresëndezur) sytë lajmë.


Çdo mbrëmje pluskojmë



mbi ëndrra, dëshira…



Larg nga çdo mjegullnajë,


larg nga ndyrësirat…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:14 pm

xxx


Jetove, Vasil, në favor të një jete



pa trille.



E doje jetën mbushur me lot gazi


e gazmende fëmije!


Dhe përsërisje me zërin e zemrës:


“Të ngrohtë, të paqtë të dua, Bota ime!”


Oh, ty, Botë, s’të njohkemi mirë!


Si shumë e tallazitur na përshfaqesh…


Ku ta dimë ne të gjorët, ku ta dimë?


O Zot,


kur na duhesh, pse na shmangesh?


Na nëpërkëmbet jeta



pa kurrfarë çmimi.



tek
një qoshkë,



në mesxhade a funddet…


Cili
Zot është i zoti të përballet me Djallin



e
frymorët ta jetojnë këtë Jetë?






Sa shumë, sa shumë
po ikin përditë!



Sa zemra e ëndrra mbeten pikëllimtare!…


Si gjithë shqiptarët


dhe ne zagoritët;


sa kujtojmë një rënie,



një tjetër na djeg fare…



Edhe pse e ndiejmë sa jemi “shteruar”,


të nëmurën vdekje s’e frenojmë dot.


E prapë gjejmë forcë ta mbajmë praruar


ballin e shpirtin si askush në Botë.





xxx
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:14 pm

…Më ndje, motër Shaniko,



dhimbjen s’ta heq dot!



Më ndje, Mandi i urtë,


ju
vajza ëndërrbardha!



Si mundemi t’iu ngushëllojmë sot,


Kur s’na nxë shtëpia dhe as shkalla?





Ju lutem, mos mendoni, se mbaroi gjithçka!


Kujtimi i Vasilit shpirtin lart ua mba.


Vërtetë Fati i mbrapshtë Vason s’e shpëtoi


Midis engjëjsh Vason shpejt do ta dërgojë.





Vaso,
drejt perfeksionit ishe nisë…




mesudhë



u dogje si meteor.


Ah, sikur të qe veç një eklips


Të na ktheheshe vezullor!


Vezulltar Ti ishe një jetë të tërë.


Të përulet Dhëmbeli dhe Mali i Gjerë.


Të përulet shkenca. S’njohe lodhje kurrë.


Plot respekt,Vasil, shokët t’u përulën!





Qofsh i paharruar, i pavdekshmi VASIL!


Mbeç i vezulluar, perfekti bandill!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:14 pm




Ju
jeni ende atje duke shpjeguar gjuhësi






Këndvështrimi i një ish
studenteje



Nga Antoneta Mallta


Kalon koha shpejtësisht.
Tek njeriu ajo lë gjurmë të mëdha. Profesor! Ku je? Kemi mall për fjalën tënde
të mençur. Sa herë sytë i kthejmë te vitet tona më të mira të shkollimit, të
mençurisë, ju qëndroni atje, profesor. Ne studentët e tu ndiejmë gjithmonë pranë fjalën tuaj që
na përgatitët të nesërmen. U rritëm nën zgjuarsinë, edukimin tuaj,
profesionalizmin tuaj si pedagog dhe na dhatë lakimin e të ardhmes sonë. Të
shkruash për ju është një privilegj që s’e ka kushdo. Ju patëm pranë në jetën
tonë me përkujdesjen më të bukur njerëzore që është fryt i njerëzve me shpirt
të pasur. Mësuam nga ju shumë gjëra. Dashuruam më shumë gjuhën tonë, prekëm nga
afër ndjesi të dlira atdhetare. Profesor! Gjurmat e hapave të tua i kanë ende
auditorët. Ju jeni ende atje duke shpjeguar gjuhësi. Një orë leksioni, një
hijeshi shpjegimi dhe mbetët i prekshëm brenda nesh. Ku je, profesor? Auditori
ende pret. Apo vazhdoni të thërrisni nga përjetësia njerëzit që aq shumë mësuan
nga puna dhe përkushtimi juaj. Rrugët që të çojnë tek universiteti kanë
mungesën tuaj. Këto radhë s’mund të thonë kurrë atë, që buron në thellësi të
shpirtit të çdo njeriu, që njohu personalitetin tuaj. Trishtimi ndihet prezent.
Sa shumë gjëra të pathëna, profesor! Mbeti në shpirtin tonë përvëlimi i fjalës
së pathënë. Ne ende vazhdojmë të kërkojmë fjalën e pathënë prej jush,
profesor!…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:15 pm

Falenderim


Kryesia e shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi”
falenderon z. Vasil Bici, kryetarin e Shoqatës për Degën e Gjirokastrës për ndihmesën
e përkushtimin e tij në organizimin e simpoziumit shkencor kushtuar poetit
tonë të madh Çajupit, i cili me dinjitet e me aftësi ka ditur t’i japi
përmasa e duhura këtij aktiviteti për 100 vjetorin e botimit të “Baba
Tomorrit”, duke ngritur lart rolin e shoqatës sonë e duke i dhënë vlera të
veçanta historike e shkencore në kohën e momentin e duhur.



Gazeta “Zagoria” Nr.58 Prill 2002


Gazeta nr.39 korrik2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:15 pm

Kemi
shumë ç’të mësojmë nga një e kaluar, që
e mposht zvetnimin, duke rrezatuar pa rreshtur



nga Dr. Vasil Bici


Shembull i
polemikës publicistike e shkencore në vitet ‘ 30



Duke ndjekur me syrin e gjuhëtarit vragën e jehonës, që
pati në qarqet arsimore e shkencore të vendit botimi prej Ilia Dilo Sheperit i të parës gramatikë të shqipes
për shkollat e mesme (botuar në Vlorë në vitin 1927), më ka tërhequr vëmendjen
polemika e ndezur në vitin 1928 në shtypin e kohës mbi çështjen e gramatikës
shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:15 pm

Janë plot 15 artikuj ku polemizohet midis “Diellit” të
Bostonit, që drejtohej prej Faik Konicës
dhe gazetave të tjera, kryesisht “Demokratia” e Gjirokastrës. Interesant është
fakti që polemika më e madhe është zhvilluar në faqet e vetë gazetës “Dielli”
në 11 artikuj, 6 prej të cilëve kundërshtojnë pikëpamjet editoriale të kësaj
gazete për çështjen e polemizuar.



E lajmëruar menjëherë pas botimit në gazetën “Demokratia”
të Gjirokastër, “Gramatika” e Sheperit pati publicitetin e mundshëm të kohës
edhe në gazeta të tjera. Për të u shprehën korifej të albanologjisë, si Nobert
Jokli, Gustav Ëeigandi etj. Dhe një
kopje mbërriti edhe tek “Dielli”, prestigjozi i Bostonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:16 pm

Nuk dimë se ç’shtysa a motive “Dielli” nis një polemikë të pasuksestë mbi padobinë e
shkrimit të gramatikave të shqipes. Me një artikull editorial, botuar më 24
shkurt viti 1928 me titull “ Gramatika”: vlera dhe kuptimi i saj”, “Dielli”, me
punën e editorit Konica, proklamon se “Gramatika e shqipes nuk është domosdo e nevojshme për
shqiptarët”. Më 13 mars Mihal L. Kosmo e kritikon, po në faqet e “Diellit”,
qëndrimin e Konicës, duke ngritur lart vlerat e Gramatikës së Sheperit dhe
rëndësinë e dobisë së gramatikave për përparimin e gjuhës shqipe. Mbrohet dhe
kundërshtohet në vazhdim në disa artikuj të kësaj gazete pikëpamja e nevojës
apo jo të Gramatikës për shqiptarët, duke polemizuar në 10 numra, në periudhën
shkurt - korrik të vitit 1928. Janë firmat e Tasi Mihos, të Dalai Lamës, Halit
Gusmarit, të Mihal Kosmos e Kërrabës, Ismail Mevlanit, Hip Sadikut, H. Lumit e
tjerë, të cilat fisnikërisht mbrojnë të vërtetën kundrejt një egoizmi editorial
të “Diellit”, i cili mbrohet, pas një sulmi të pamenduar mirë ndaj nevojës apo
jo të gramatikave, në vend të kritikës për përsosjen e përmirësimin e tyre.
Artikujt polemizues kanë në ind argumentin, thënien dhe kundërthënien
argumentuese, politesën ndërlikuese, kompetencën shkencore e informuese,
parimësinë polemizuese e finesën e trajtimit të detajit përfaqësues e me vlera
përgjithësuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:16 pm

Për ekonomizim, po trajtojmë një prej artikujve, një
përgjigje që jep Ilia Diloja në faqet e
gazetës “Demokratia”, më 7 prill 1928.



“Gjuha jonë, – shkruan Konica te Dielli, - ka jo më
tepër se një brez njeriu që ka nisur të shkruhet. Në këtë kohë të shkurtër mund
të dalë lart nga një dyzinë gramatika
prej autorësh të ndryshëm…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:16 pm

Pasi i citon këto radhë, Sheperi vazhdon arsyetimin e
tij, duke marrë pozicionin e gjuhëtarit e jo atë të autorit të Gramatikës: “Nuk
e dinim që paskemi gjithë këtë farë gramatikash dhe nuk e marrim dot vesh se ku
gjenden dhe ku janë këto gramatika. Artikulli në fjalë nuk na i bën të ditura,
se mjaftohet të na japë të kuptojmë që të dalurit e tyre ka qenë një mundim i
kotë; as na ndihmon t’i gjejmë vetë, se harron të shpjegojë se ç’kupton me
fjalën “Gramatikë”, gjë që pritesh nga titulli i këtij artikulli. Shpotia e
Dilos, siç shihet, është e thellë dhe mjetet që përdor të lehta e pambingarkesa
emocionale kundërvenie. Ai më poshtë vazhdon të bisedojë me artikullshkruesin
duke hedhur në tavolinën e polemikës armët dhe dorashkat e duke arsyetuar mbi
to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:16 pm

“Rregullat e
gjuhës , të cilat të mëson gramatika, nxënësi shqiptar i ka prej “instikti”,
arsyeton “Dielli”.



“Le ta pranojmë për një minutë , - argumenton Diloja, - si “instikt” aftësinë e
plotë që fiton shqiptari në shqipe, duke përdorur përditë gjuhën, më saktë
dialektin, që i ka mësuar nëna qëkurse e mbante në prehër të saj. Është i
mendjes “Dielli” se ky “instikt” ka fuqi aq të madhe, sa që ta shtyjë
shqiptarin të përdorë pagabimisht dhe hollësimet e nevojshme që mbase nuk ia ka
dialekti i tij, por i kanë dialektet e tjera të gjuhës së tij? Por, atëhere
qysh e shpjegon faktin që ky shqiptar në kaq mijëra vjet, qëkurse banon mbi
tokë dhe e flet këtë gjuhë, nuk mundi me një ‘instikt” të tillë të ketë një
gjuhë letrare të përbashkët, që e
dëshiron dhe që e kanë ose e dëshirojnë ta kenë kombet e tjerë?- triumfon
pleqërisht Diloja, duke marrë më tej pozicionin e shkencëtarit:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:17 pm

“Sa më shumë shtohen fuqitë mendore, aq më shumë
dobësohet “instikti”. Sikur të ishte që të mjaftonte kurdoherë aftësia që fiton
njeriu duke përdorur shpesh një gjë, do të ishte mjaftuar bota në praktikë për
të fituar këtë aftësi dhe, nuk do të binte pas aq sa u bie theorinavet dhe
shkencave. Dhe shkenca e gjuhës është gramatika, ”- përfundon deduksionin
autori i artikullit. Diloja nuk shan, nuk çirret, nuk fyen, nuk denigron. Ai vetëm
sa parashtron teza mbrojtëse nga pozitat e njeriut që ndihet kompetent në
fushën ku polemizon, duke i lënë armët mbi tavolinë pa i mbajtur në pozicionin
pritës të kundërpërgjigjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:17 pm

Të duket sikur me
ato armë jep kundërshtarit mundësinë e “vetvrasjes” apo rrezikun e saj.



Kur “Dielli” përdor si argument që Paskalët e Volterët
shkruan një frëngjishte të shkëlqyer, jo se e mësuan nga gramatika, Ilia Dilo
përgjigjet: “Po pikërisht se s’jemi të gjithë
paskalër dhe volterë, prandaj kemi të gjithë nevojë për mësimin e
gramatikës që të mundemi të shkruajmë si ata. Zhenitë e botës, sa nxuarrë në
shesh për herë të parë dituritë e ndryshme të shkruara, mbase nuk i patnë marrë mësimet e këtyre diturive në
libra të posaçme, por bota tjetër që s’janë zheni, nuk kanë gjetur mënyrë
tjetër që t’ua arrijnë atyre diturive, përveçse mësimet që jepen në libra
posaçërisht për ta”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:17 pm

Në artikull jepen përgjigje për shumë teza të hedhura pa
thellim nga “Dielli”, teza, të cilat janë bërë në atë kohë objekt lëndor i
shtypit. Me to janë marrë publicistë e shkencëtarë me vlerë, të cilët i kanë
trajtuar problemet nga një optikë parimore e jo impresionesh personale. Ne s’po
merremi me të gjitha këto, por vetëm sa dhamë disa pasazhe për të ilustruar
modelin e një polemike të qytetëruar e
shkencore të kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:17 pm

Pa dashur të paralelizoj me shtypin e sotëm e as ta
analizoj atë, por me gjithatë, parë me syrin e këndvështrimit të sotëm, do të
konkludoja në mesazhin që do të dëshiroja të përcillte kjo trajtesë modeste:



1.
Palët
polemizuese në rastin e marrë këtu në shqyrtim ndihen të barabarta, me një
begraund të pasur që s’të lë shteg për denigrime intelektuale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:18 pm

1.
Lexuesi,
që ndjek polemikën, ka brenda çdo artikulli, si argumentin dhe
kundërargumentin, duke qënë kështu i lirë të zgjedhë e të bindet mbi atë që
trajtohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 EmptyTue Feb 02, 2010 10:18 pm

1.
Gjuha e lartë që përdoret në polemikë ka
brenda saj si politesën ashtu dhe shpotinë, e të gjitha - atje në Olimpin e të
mëdhenjve - që kur rrëzojnë shkëmbinj kritikash, jehona nuk humbet lehtë në
hone.



2.
Theksojmë
se polemizuesit janë miq në të shumtën e rasteve. Kujtojmë këtu vargjet e
Çajupit, drejtuar mikut të tij, Milo Duçi, i cili lëvdon “Baba Tomorrin”,
ndërsa e shan autorin.



3.
Ka
një tërheqje fisnike të të menduarit në polemikë, pa mëri e mllef, por si
dyluftues që i japin dorën njëri - tjetrit për të vazhduar në paqe misionin, të
cilit i janë përkushtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 32 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 32 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 17 ... 31, 32, 33, 34, 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: