Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI Tue Mar 19, 2019 1:19 pm | |
| POEZIA BASHKËKOHORE KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA Kur lind Nënta (Simbolizim i krijimit dhe i jetës,i meditimit , i durimit, i harmonise, frymëzimit, i përsosjes se ideve, i plotësisë së talenteve, i përsosmërisë, i ndriçimit, i zhvillimit, i ritmit, i arritjeve, i fuqisë , i tërësisë së qenies njerëzore, i favorshëm, i përjetshmërisë, i pavdekësisë njerëzore…). 1. Shfuqizohej dekreti, nën tavolinën e xhamtë, Bukurimi i dashurimit ndjen veten shtatzanë… Në hemisferë krijimi qesh syri dinak … 2. Tri lule të hedhura mbi një vello nusërie , zilepsen sytë e zgjuara të dhjetra vajzave, Dhëndrin e valles e zaptuan, në bebezat e ngjyruara… “Petalet” caktuan ditët e flirt- dasmave… 3. Nën tejfanitjen e konturit të mahnitshëm , Syri dancon shkujdesshëm në pistë… Në qiellin e xixëlluar flatrim tufëtumbas dallëndyshesh, të rikthyera “egërshëm”, në një cikël të dytë. 4. Rrekeshin ndjesitë, në hemisferën e shpirtit, Kryendjesia merrte drejtimin… Me një magnet zihet, tmerrsisht, bronzi i trillit ; ruhej venitur, në një qoshe të pjekur , në kërkim azili, një copë hekur. 5. Përdrodhi buzët, në një takim idealistësh, vari mendimin, në një degë të “prerë” nga anti Ëngjëlli, Hëna përtypi një yll të bukur… Pas dy orësh i doli, prej vendit, vetëtimthi syri… 6. Në fjalorin “disk” rrezja prej vetes kërkon dalë, Grykës së qiellit mbetet nomade një halë… 7. Qielli, në pamje, sytopitur, Dita në ngatërresë me natën… Ç’ndodhka kështu me sinoptikën ! Agimi me “Muzgun” ç’patën?! 8. Kaq here, e përsërita frazën në mekje dhe thirrmim të plotë. S’përgjigjeshe , i mbetur pikëçuditëse, pluskoje i verbër në ujë… S’mendoje të qenuarit në tokë… 9. Te gjurma e ikjes mbetur gjarpër me zile, Një gjurmë mbetur e ngrirë E madhe, e dalluar në dhe e mbi hije… * (Nënta lind vetëm Nënta... Koncert " Kori i Ëngjëjve" ... Globi në të vetmin rast qetohet , Humbet vrerin Deti... Energjizohet Dita...) Marrë nga vëllimi poetik “GIJOTINA E SYRIT “i autorit | |
|