Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Interviste e poetit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyWed Jul 09, 2008 12:13 am

Intervistë

Një shoqëri, e cila nuk administron trurin dhe shpërthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen



Me Kryetarin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendër në Gjirokastër shkrimtarin dhe poetin Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Anëtar dhe Anëtar Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A (me qendër në Ohajo SHBA), Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë W.P.S,) si dhe Anëtar Nderi i Lidhjes “XASTERON Athinë (GREQI).



Shpesh, kur kthehemi në retrospektivë pyesim veten: “Si erdhëm deri këtu?”. Edhe ju natyrisht e respektoni këtë pyetje?



Kjo pyetje është e natyrshme. “Pegasi” erdhi deri këtu, duke fluturuar poetikisht dhe çuditërisht, falë aftësive të tij, u bë tepër i njohur. Tashmë në “qiellin poetik” kjo yllësi dallohet e konturuar. Në fillesë ishin vetëm 30 krijues nga Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Saranda, Fieri,Tirana, madje dhe të emigruar në vendet e tjera sin ë Greqi, kjo përcaktoi edhe hapësirat e shtrirjes. Shumë prej këtyre krijuesve ishin të panjohur, apo të privuar nga sistemi i mëparshëm, për të interpretuar në “arenë”. Pra, s’kishte nga ata që u përkëdhelën e u ledhatuan nga regjimi i mëparshëm dhe që nuk të “lëshojnë” rrugën edhe sot e kësaj dite, duke mbajtur mbi supe “përvojën” e tyre shkrimore dhe atë konturim të krijuar me “model”. Ky situacion i bënte këta përfaqësues të së kaluarës mosbesues me pyetje të tipit “asgjësues”, dhe shumë shpejt aktivizuan dyzimin: “Kalin fluturues” e quajtën “kalë të huazuar”. Por, që në fluturimin e parë me “Ylberin e Shpirtit” këta dyshues dhe mosbesues u thyen dhe kthyen në ! dhe ?.



Si u prit kjo lidhje e re krijuesish?

Lindjet e reja mezi priten nga shoqëria jonë, e cila është e mësuar me metodën fjalëfrazimit, e marrjes nëpër gojë apo të thashethemnajës. Edhe lindjet letrare, dikur priteshin me urdhër. Në rast se dua unë, ti lind, në rast se s’dua unë, nuk lejohet as aborti!… Edhe sot ka konceptime të tilla, paçka nga 18 vjetët e kthesës, apo të përmbysjes, që ende nuk e kemi “përmbysur” mirë, pasi vijon “mbretëria e ëmbël “ e përcjellur. Por përmbysjet e thella bëhen, kur krijohet mundësia e re, ndryshimi i bindshëm real dhe krijohet mentaliteti i ri. Shpesh ne na motivojnë edhe “nevrikë”, kur kemi një qetësi të admirueshme. Në që në fillesë të krijesës motivuan lëvizjen me sloganin befasues: “Për një Letërsi Ndryshe”, e cila më vonë u bë dhe slogan politik për “partet”.





Si është formuar fizionomia e Pegasi-t?

“Pegasi” që të formonte fizionominë e tij ka zhvilluar veprimtari me nerv, me një kuadraturë të larmishme, me aplikime të programimeve “ndryshe”, për të hequr “mantelin” e përsëritjes, që të merrej frymë me bronke reale. Pikësynimet tona kanë qenë: dalja në dritë të ndriçuar, luftë meititetit dhe kopjimit mekanik, zhvillimit të aftësisë krijuese në një terren dhe mjedis, ku mund të kërkosh me spontaneitet substancën konkurruese. Në rast se veprohet brenda guackës, plasin gjithmonë rrjedhojat. Merita jonë ishte se kishim pikësynim: daljen jashtë guackës. Ne u përhapëm me arsyetim dhe gjetëm përkrahje me krijuesit në Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë, Fier,Tiranë e gjetkë, madje dhe jashtë vendit në Greqi, Itali, Kosovë, Maqedoni, SHBA e tjerë.

Shpesh herë të merresh me letërsi të nofkojnë, të aludojnë, të nxjerrin jashtë “mode”, por përvoja jonë tregoi se, kur komuniteti letrar përpiqet edhe vetë arrin të administrojë vetveten, ai arrin ato objektiva dhe synime që kërkon. Janë mbi 1000 libra të botuara gjatë këtij 10 vjeçari nga Krijuesit e Lidhjes sonë si dhe rreth 265 veprimtari letrare! “Pegasi” tashmë është lidhje prezente, reale dhe e provuar për intuitën intelektuale dhe shkrimore që ka, e provuar dhe në arenën ndërkombëtare, e njohur në 100 shtete të Botës, ku “luhet” ndryshe dhe bëhet vlerësim potent. Koha po provon edhe tek ne se lidhjet komunitare të krijuesve janë vetëvepruese, kanë dëshira të përbashkëta, bëjnë çudira të përbashkëta, janë vizionare , sepse në to nuk vendos “diktati”.



A ka zbulesa poetike?



Zbulesat tona janë të shumta dhe japim një shtysë në zhvillim dhe në qëndrimet “poetike”, që mbajmë. Ne kemi lozur një rol të pakontestueshëm në zbulimin e talenteve duke pohuar se, ata, që e kanë detyrë, të cilët paguhen nga shteti, s’e marrin këtë nismë, duke i parë me shikimin e njerkës. Zbulesat tona flasin vetë. Kështu p. sh. Shkolla e mesme “Siri Shapllo” Gjirokastër “mburret” me dy botimet e realizuara prej nesh, Lidhjes “Pegasi”, të Eruglina Kucit “Fluturoj me pëllumbat” dhe “Shpirti i trazuar” i Bledar Haskës, duke i pasqyruar në Historikun e saj, si zbulime të veta! Ne kemi bërë punë specifike të talenteve në Përmet (Kosinë, Çarçovë) dhe në qytetin e Përmetit, në Këlcyrë, në shkollat e mesme të Gjirokastrës, në Universitetin “Eqrem Çabej”, Delvinë, Fier si dhe jashtë vendit, ku kemi dhe përfaqësues ndërlidhës të Pegasit. “Pegasi” tashmë është bërë shumë i njohur dhe i propaganduar.

Kemi qenë iniciues të mesazheve të reja në substratet tona letrare të të gjitha gjinive si dhe historike dhe në gjitha gjinitë e Artit, duke u përplasur dhe me megalomani dhe ngacmime, por që këto janë venitur nga ecja jonë. Këto janë dhënë në të gjithë veprimtarinë tonë kudo ku janë zhvilluar, duke pasur parasysh edhe shkëmbimin universal të vlerës.

Një shoqëri, e cila nuk administron trurin dhe shpërthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen.



Si paraqitet vlera e botimeve të krijuesve të Lidhjes?



Në sferën e botimit, ndoshta kemi dhënë leksione për redaktime, ngritje të katedrave të botimit dhe të përkthimit, ndërtimit të kompozicionit të jashtëm dhe të brendshëm të veprës, për ideim natyral kopertinash, për cilësi botimi, pra, për seriozitet klas. Kjo duket edhe në marrëdhëniet e krijuara me Shtëpitë botuese në vend dhe jashtë vendit: “MARIN BARLETI”, “TOENA”, “ALBIN”, “DITA 2000”, “MËSONJTORJA”, “JONALDA”, “THAMIRIS”, “RILINDJA” e tjerë si dhe me veprimimin e shtëpisë botuese “Fjalët e Qiririt” Përmet të botuesit Lumo Kolleshi, aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dhe vetë të angazhimit të Lidhjes sonë “PEGASI” . Madje, mund të themi, që ne kërkojmë shumë në titullime të gjinive e tjera. Kemi redaktorë tashmë të sprovuar në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Fier, Tiranë, Tropojë e tjerë. Kjo ka bërë atë që, ne të zbulojmë në hapësirën tonë të veprimit rreth 150 talente në letërsi, të cilët kanë guxuar të dalin me librat e tyre të parë, ose me libra me poezi të përbashkëta. Duke organizuar kontaktime paraprake, diskutime të librave para botimit është bërë një punë e organizuar botuese dhe lexuesi ka respektuar prurjet e reja. Kjo ka realizuar edhe atë që të bëhet edhe një lidhje universale me talentet e vendeve të tjera.

Që të dallosh duhet të jesh i zgjuar dhe të ecësh me parashikimin e ardhmërisë. Si rrjedhojë gjatë kësaj veprimtarie të shumëanshme, shumëplanshe, publikuese, koordinuese, lidhësore, tendecioze, bashkërenduese me forma dhe metoda të reja të kohës, duke përzgjedhur edhe ato, që rezistojnë, është bërë e mundur zgjerimi dhe ngritja e kësaj lidhjeje, që i ngjan një lëvizjeje të re, të madhe të letërsisë. Kjo vjen falas edhe arsimimit të lartë disponues të të shumicës së krijuesve, të cilët kanë sakrifikuar edhe vullnetarisht për t’u ngjitur në shkallinat e krijimit.



Si realizohen botimet? A është vënë në lëvizje sponsorizimi për të ndihmuar botimet?

Truri vijon të lutet. Një shoqëri civile është e civilizuar, në rast se mundëson në publikimin e veprave të inteligjencës së saj shkrimore, e cila ka aftësi të shkruajë kujtesën historike dhe letrare, pra substancën reale dhe fantastike të realitetit, gjendjen e të dy kahjeve të saj apo në polet. Ndaj në këtë aspekt nuk kërkohet lutësi, por përqëndrim vëmendjeje. S’duhet të lutet krijuesi, por duhet të “lutet” biznesmeni. Tek ne ndodh e kundërta: “Truri vijon të lutet… për të publikuar veprat”. Megjithatë, në rrugën tonë të krijimit, gjenden dhe biznesmenë të nivelit, që ndihmojnë krijuesit, siç ka ndodhur në Gjirokastër, Tepelenë, Fier, Delvinë, Athinë, Prizren, Gjakovë, Shkup, Tuz e ndonjë vend tjetër. Por ka dhe raste të premtimeve paradë dhe të zotimeve hiperbolike…

Por krijuesit përpiqen dhe nga fondi i tyre i gjetur me shumë vështirësi dhe i ekonomizuar botojnë librat në shtëpi botuese, të cilat vetëm formalisht quhen të tilla dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi për publikim, reklamim apo impulsim të librave të autorëve të talentuar, veçse janë rigoroze në vjeljen e “shumave totale “ të botimit, ku përftesa është e mirë nga ana e tyre... Edhe pse një autor mund të botojë 10-15 libra në një shtëpi botuese -shtypshkronjë interesi i autorit është i nëpërkëmbur, ku në disa prej këtyre shtypshkronja- shtëpi botuese ka njerëz , të cilët nuk e kanë nivelin për të botuar, pasi u mungon arsimimi e tjerë. Kjo i hap rrugë mediokritetit letrar që vjen si rrjedhojë e një keqtrajtimi botues. Duhet theksuar edhe ajo që, disa prej këtyre shtëpive botuese kanë rënë në dorë të “njerëzve “, të cilët nuk kanë lidhje me Letërsinë, s’kanë nivelin profesional, veçse kanë “logjistikën”. Varfëri e madhe ekziston në ekspozimin e veprave, në organizimin e Panaireve të Librave, të cilët bëhen pa theks dhe objekt të përcaktuar Ne në këtë kuadër kemi zhvilluar me sukses Panaire dhe Ekspoze të Librit të autorëve të Lidhjes sonë “PEGASI”, por edhe të të tjerëve, që nuk janë anëtarë të Lidhjes sonë. Një punë e efektshme është bërë dhe në ekspozimin e librave në këto Panaire - Ekspoze të të gjithë poetëve dhe shkrimtarëve, të cilët kanë lidhësi dhe bëjnë shkëmbim universal vlerash me Lidhjen tonë si të krijuesve edhe mjaft prestigjiozë nga Italia, Greqia, SHBA, Brazili, Australia, India, Kina, Japonia, vendet e Evropës Perëndimore e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Vijim i intervistes se poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyWed Jul 09, 2008 12:15 am

Cilat janë lidhësitë tuaja me pushtetin vendor?

Pushteti vendor? “Ekziston” thonë për krijuesit…. Kjo i ngjason edhe prologut të përrallës “Na ishte, seç na ishte…” Ne bëjmë përçapje, falim dhurata babagjyshësh dhe ata s’lexojnë dhe thonë se, sa shumë u shtuan shkrimtarët. Tashmë secili mund të shkruajë… e tjera, duke mos u thelluar në atë që thonë. Po pushtetarët, që drejtojnë u kualifikuan për të ardhur në pushtet?! Ne bëjmë përçapje për të dhënë të renë tonë, të ngrëmë probleme të ecjes në substratet tona të gjinive të letërsisë dhe qytetet tona vazhdojnë të tymta me rrugë të brendshme fshati, që lëshojnë vargan lotësh. Kujdesja kërkohet ndaj të brendshmes, se nuk dihet se çfarë ndodh! Po të ndodh gjë do të thonë: “Ah, ky qytet “të brendshmet i kishte të grisura, me arna dhe pa lule!…” Nejse, duhet ta lëshojmë ndonjë buzëqeshje, por deri tani nuk është asgjë premtuese, pasi në Lidhjen tonë shumë pak krijues mund të jenë ndihmuar!… Krijuesi është njohës i thellë i jetës, ngacmues, i pëlqen estetika, i bën çdo gjë përshtypje nga të dy anët e medaljes, përshtypëzohet dhe reagon. Edhe me median elektronike nuk bëhet punë efikase, paçka nga tendecioziteti ynë për publikim të veprave të reja. Nuk është hapur si duhet rubrika e paraqitjes së librave të rinj, apo të jepen promovimet e bukura të këtyre librave. Në këtë drejtim më mirë paraqitet TV “Gjirokastra” dhe TV e qytetit të Përmetit dhe TV “Apolon” i Fierit. TVSH është krejt i panjohur për ne dhe punën tonë! Ky është një prakticitet i vjetëruar, censurë e organizuar ndaj autorëve dhe librave të rinj, autorëve tanë, të cilët po të vihen në balancim me shumë botime të tjera edhe në Metropol, s’dihet se si dilet!. Është fakt që librat tanë propagandohen në Kosovë, Maqedoni, Itali, Geqi dhe e kanë shumë zor këtë mundësi në Shqipëri! Kjo për ekzistencë mendësie…dhe rutinë. Kujtohen vetëm në rast evenimente, zgjedhjesh. Pushtetarët i shikon rrallë ose asnjëherë në këto veprimtari letrare të përgatitura me kujdes dhe art dhe ndjekin ato koncerte, apo aktivitete thatësirë. Një deputete apo deputet nuk “di” që në Gjirokastër ekziston një Lidhje përmase, ose e di dhe bën sikur nuk ka dijeni, që në librin e anëtarësimit të saj disashkallësh ka shumë anëtarë. Pale mandej të diskutohet për ndihmesë a fonde për zhvillimin e letërsisë!… Ndonjeri mund të tronditet me këtë numër kaq të madh, por në Lidhjen tonë është bërë kategorizimi sipas shkallinës së ngjitjes dhe autoritetit në letërsi: shkrimtarët, poetët, fabulistët dhe artistët, piktorët, skulptorët në kuptimin vërtetësor, real dhe me përvojë, që kanë botuar, reklamuar veprat e tyre në të gjithë fushat, ndërsa talentet reja, që janë impulsuar dhe kanë nxjerrë në dritë veprat e tyre; talentet po të reja, të cilët kanë botuar krijimet e tyre dhe janë premtues si dhe nxitja e talenteve të reja në shkollat 9 vjeçare të Rajonit dhe gjithëpërfshirjen tonë. Pra, kjo është një lëvizje e fuqishme letare, e cila ka një program të detajuar, të programuar. Kështu ne mund të përmendim dalje në dritë të botimeve të reja , të nxitura dhe të impulsuar nga ne si në Shkollën e Mesme në Libohovë, në “Bilal Golemi” Kardhiq, në Lazarat, në shkollën e mesme të përgjithshme “Siri Shapllo” Gjirokastër, në Lazarat, Universitetin ‘Eqrem Çabej”, Fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, apo në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Fier, Sarandë, Delvinë, Prizren, Gjakovë e tjerë.



Kush është ajo pjesë e shoqërisë aktuale që interesohet për Letërsinë ?

Më pyesni se kush është interesuar për letërsinë? Detyrimisht intelektualët, ata që janë të lidhur me kulturën, por u mungon ana financiare për ta tërhequr, pasi edhe krijuesi vuan shumë për të “sponsorizuar” vetveten. Një krijues nga Përmeti, poet i njohur, kur i thanë se kush e sponsorizon këtë libër, Ai u përgjegj çiltërsisht: “Vreshti”. Qeshën me përgjigjen e tij, por ishte fakt. Ai kishte një vresht, i cili atë vit kishte prodhim të bollshëm. Na vjen keq që të rinjtë nuk “afrohen” tek libri dhe “vjelin” gjërat e gatshme në Internet, të cilat i “modelojnë” duke i paraqitur si punime të tyre tek pedagogët dhe mësuesit si tema vetiake, kur nuk kanë ndryshuar asnjë presje! Pasuria e tyre leksikore lë për të dëshiruar, pa le ajo “kreative”... Kjo është një rrugë që të çon në mosdije...Krijuesit edhe të trevës së Jugut të Shqipërisë dhurojnë librat e tyre në Bibliotekat e Shtetit. Shteti nuk është në “gjendje” të blejë libra të krijuesve të afirmuar dhe të talentuar. Ka biblioteka, që kanë disa vjet, që mbeten me fondin e dikurshëm! Pse të ndodhë kjo? Ky është një shtet, i cili nuk plotëson sa duhet fondin e tij të kujtesës! Unë duhet të flas në thirroren, që tashmë është “hequr”: “Pushtetarë, caktoni fonde për të blerë libra, që të pasurohen bibliotekat me fondin libror të nevojshëm që krijohet kudo në të gjithë hapësirën krijuese shqiptare dhe në hapësirën emigruese….” Por duhet thënë dhe diçka tjetër: Nuk përzgjidhen mirë ata që merren me kulturën në pushtetin vendor a qendror, madje më së shumti zgjidhen me militantizëm dhe harrohen profesionistët...



Cili është veprimi gjeografik i “Pegasi”-t



Qëllimi ynë final ka qenë që “Pegasi” të shtrihej në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare si dhe në vendet, ku janë emigruar krijuesit shqiptarë, kryesisht në Greqi dhe Itali, SHBA. Po e them që në fillesë se kjo është realizuar. Është një rast i rallë realizimi. Deklarim ky pa vetëmburrje, po realitet i padiskutueshëm.

Tashmë ne kemi degët tona edhe jashtë vendit, të cilat i përmendëm edhe më lart. Nëpërmjet gazetës letrare “Pegasi”, e cila po mbyll vitin e gjashtë të botimit dhe gazetës tjetër “Intelekt 2001…” si dhe gazetave të tjera periodike të Trevës së Jugut të Shqipërisë, është realizuar një njohje e madhe të Lidhjes sonë, të substancave letrare në të gjitha gjinitë letrare nga: poezia, novela, skica, tregimi, romani, monografia, epigrami, esse, fabula e tjera. Kryesorja është se me veprat e autorëve të “Pegasi”-t tashmë janë njohur edhe lexues në rang ballkanik, në disa vende të Evropës, por edhe në SHBA e tjerë , ku edhe është organizuar dhe promovim për vepra të krijuesve tanë. Përkthyesit tanë kanë përkthyer vepra serioze të shkrimtarëve botërorë si: Heminguejt, Agath Krist apo dhe libra të miqve tanë poetë nga Greqia si vëllimi “Galopimi i kalit bojë blu” të poetes së talentuar greke Panajota Zaloni- Hristopullu, apo librit tjetër të saj “Paqe… Frikohem…”, një libër ky universal për prezencën e poezive në 13 gjuhë, midis tyre, siç shprehet poetja dhe gjuha e bukur shqipe ka vendin e saj të merituar (Këto përkthime dhe shqipërime janë realizuar nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni, filolog); po kështu evidente janë përkthimet e Murat Memallaj, tentativa të bukur të përkthimit nga gjuha ruse të poetit të madh Esenin te vepra e sukseshme e titulluar “Eseniane” , apo puna e organizuar nga stafi i Lidhjes sonë për të sjellë në shqip veprën “Gruaja , të cilën dashuroj” të Poetit rus të kohës së sotme Adolf Shvjedçikov tjerë; vepra të tjera të përkthyera në italisht nga Aleksandra Shabani, Besnik Ismailati; në anglisht nga Dritan kardhashi dhe Mirela Dudi e tjera . Të sukseshme kanë qenë përkthimi i organizuar nga një grup përkthyesish të kryesuar nga Elefter Fotiu të librit “Seli në qiej” të poetit Kristaq F. Shabani, dedikuar ish presidentit të SHBA, zotit Bill Klinton, libër ky i kërkuar dhe i dërguar në shumë vende të botës. Po kwshtu botimet epetro Dudit nw veprwn twrwsisht nw anglisht “Kostelacion” Është punuar që shumë libra të jenë në Biblioteka të veçanta të disa vendeve si Kosovë, Itali, Maqedoni, SHBA, Brazil, Greqi, Angli, Gjermani, Rumani, Spanjë, Australi, Mongoli, Indi e tjerë. e tjerë. E rëndësishme është se janë realizuar shumë përkthime në gjuhët anglisht, italisht, greqisht, rumanisht, spanjisht e tjerë , duke realizuar shkëmbimin universal të vlerave e duke kombinuar veprimtarinë përkthyese me poetë të simotrave kudo në botë. Punën e madhe pasionante e tregon edhe Antologjia poetike “Korsi e Hapur”, ku janë përkthyer në shqip poezi përfaqwesuese nga 84 poetë nga Bota. Rëndwsi i është dhënë edhe botimit në gjuhën e minoriteteve në Shqipëri si rasti i librit të poetes Andromaqi Pulla, Manol Basho e tjerë. Tashmë po i kushtohet vëmendje që edhe autorët kosovarë të bëjnë një punë më të gjerë për përkthimin e veprave të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Vijimi i intervistes se poetit Kristaq F. Shabani 3   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyWed Jul 09, 2008 12:16 am

Ju e keni zgjeruar hapësirat tuaja të krijimtarisë mund të na bëni një panoramë të saj?

Në këtë kuadër një rol të veçantë luajnë dhe përkthimet. Ju lutem të më bëni një ekspoze të veprimtarisë suaj për shkëmbim universal të vlerave.



Po i mëshohet fort përkthimit të veprave të autorëve të Pegasit, jo vetëm në vepra të plota, por edhe me cikle të veçanta. Një punë e mirë në këtë drejtim është bërë me krijimet që janë dërguar në konkurset e Letërsisë të zhvilluara me tema të larmishme në Greqi e Itali, ku krijuesit e Lidhjes “PEGASI” gjatë ekzistencës së vetë kanë marrë mjaft çmime të para, të dyta të treta dhe çmime speciale. Madje duhet thënë se në këto konkurse janë ballafaquar në konkurim me poetë të dimensioneve ballkanike, evropiane edhe botërorë. Ne jemi fitues edhe të një çmimi të rëndësishëm në Kongresin e e Olimpiadës së Shkrimtarëve nga gjithë Bota në vitin 2004, të organizuara në Greqi, të përftuar nga poeti ynë i talentuar dhe i njohur, Anëtari i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë Petro Dudi, por edhe të dy çmimeve të tjera të rangut të lartë.

Duhet të theksojmë se gjithë pegaistët kërkojnë të dalin në det të hapur për shkëmbim universal të vlerave dhe tendenca jonë kohët ë fundit ka qenë impulsimi i botimeve në disa gjuhë, përveç gjuhës refrektare mëmësore shqipe. Kjo ka realizuar që në kontaktimet me poetë dhe shkrimtarë të huaj, në kontaktet direkte me ta në Shqipëri apo në me lidhjet elektronike kemi arritur që rreth 37 krijues potentë të Lidhjes sonë të fitojnë të drejtën e anëtarësimit në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë të Globit, ku marrin pjesë rreth 700 poetë nga 102 vende të Botës(105 prej tyre janë amerikanë) dhe për nga numri Shqipëria renditet në vendin e gjashtë, duke siguruar të gjitha parametrat. Kështu krijohet mundësia e rritjes së njohjes se ç’përparime janë arritur në Letërsinë dhe Artin e sotëm botëror dhe ç’vend lozim ne. Po kështu ndeshemi me një konkurrencë të gjallë dhe efektive. Krijimi, vepra rrit përmasat e njohjes dhe të publikimit, njihet, konkurron, thellohet stili, aftësia, niveli si dhe përsoset më tej kontaktimi me rrymat e sotme të Letërsisë nga më prestigjiozet, pasi në këto Lidhje poetësh, shkrimtarësh, artistësh merr pjesë “ajka” e përfaqësuesve të letërsisë botërore, të cilët janë të prirur drejt një zhvillimi dinamik , elastik të saj të madh dhe që kanë vënë mundin, djersën dhe potencialin e vet financiar në të mirë të Letërsisë dhe Artit. Përveç kësaj Presidenti i Lidhjes është edhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë më qendër në Ohajo të SHBA me Presidente të saj poeten amerikano-braziliane Teresinka Pereira. Po kështu tani së fundi, duke parë se në shumë lidhje të përmasave botërore, ku “militojnë” poetë nga shumë vende, ne kemi përfaqësuesit tanë edhe në lidhjet e krijuara ndërkombëtare në SHBA, Brazil, Rumani, Indi e tjerë. Është një fluturim i bukur e dinamik ky yni. Ne në këtë aspekt jemi të parët që krijojmë kaq lidhësi letrare në Shqipëri. Të gjithë këta krijues kanë dërguar krijimet e tyre të përkthyera në gjuhën angleze, ku do të futen në antologjitë letrare, sipas radhës alfabetike që do të fillojnë të dalin këtë vit. Duhet të theksojmë se pjesëmarrja në këto Antologji ka qenë edhe më parë si në antologjitë e dala në Greqi “Në flakën e krijimit”, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “Zbardhësi - Zaloni” Greqi. Pjesëmarrje e madhe me krijime të botuara në revistat letrare si “Keleno” Greqi, “POMEZIA NOTIZIA”, “Rassegna Internazionale di Pittura” (Citta’ Di Mottola, ITALI), “Pensa a qui” Brazil, Meksikë, Kolumbi e tjerë apo lidhësitë me revistën moderne letrare “Anterem” Itali: “Zëri i Salaminës” i poetit Dinos Kubatis e tjerë, kanë rritur përgjegjësinë e krijimit dhe të konkurrimit si dhe përmasat e sadisfaksionit shpirtëror poetik. Duhet theksuar se në këto revista janë prezantuar dhe ekspozuar librat tanë të botuar, janë bërë zbërthime analitike për subjektin e veprave ndërsjelltas, pasi edhe ne kemi realizuar përkthime në shqip të rreth 250 poetëve nga gjithë bota, ku shumica e tyre është ekspozuar dhe publikuar në gazetën tonë letrare, dhe tani së fundi në revistën tonë modeste “PEGASI” , organ i letrar i Lidhjes sonë

si dhe në botimin e veçantë e të suksesshëm të kohëve të fundit Antologjia Poetike “Korsi e Hapur” Autorë të Lidhjes së krijuesve “PEGASI”, ALBANIA dhe të tjerë nga vendi dhe Bota, botimin ky i financuar nga Fondacioni zvicerian “PROHELVETIA” me Drejtor Mag. Kastriot Korro. Kemi zgjeruar lidhjet dhe po krijojmë mundësinë për të marrë pjesë në mjaft konkurse që zhvillohen këtë vit në Itali nga: L’ACCADEMMIA INTERNAZIONALE ”IL CONVIVIO”, CIRCOLO CULTURALE “IL SOFFIO”, A.L.I..A.S. Australi, Lidhja e Festivalit Ndërkombëtar të Poetëve e tjerë. Po kështu këtë vit shumë poetë e sidomos më kryesorët janë futur në shumë antologji deri në SHBA, Brazil, Mongoli, Francë e tjerë. Karakteristike është se ne kemi lidhësi edhe me përfaqësues tipikë të letërsisë eksperimentale, numerike apo paradoksale. Ky është një sukses që na bën të jemi edhe më të vëmendshëm.



Keni lidhësi me simotra në Ballkan e më gjerë?



Ne kemi lidhësi me shumë simotra dhe me personalitete të shquara të letërsisë në disa vende. Këtë mund ta shprehim me Kosovën, të cilëne vërtetoi më së miri dhe pjesëmarrja jonë me një delegacion të nivelit të lartë të Lidhjes sonë në Kosovë në mitingun e Madh të Poezisë Shqipe, zhvilluar në Gjakovë më 8 dhe 9 maj 2008, ku media elektronike dhe e shkruar i bëri një ekspoze të madhe vizitës sonë letrare, por efektprurëse kanë qenë lidhjet me simotrat në Greqi, ku kemi një angazhim disavjeçar dhe madje shumë nga librat tanë janë propaganduar në organe të Lidhjeve simotra si revista tremujore “KELENO”, janë botuar fragmente, shënime tona kritike për librat e autorëve grekë, janë realizuar përkthime të këtyre autorëve, të cilat janë botuar në gazetën tonë. Lidhja e Krijuesve grekë “Xasteron- Zaloni”, që publikon edhe revistën “Keleno”, së bashku me disa simotra të tjera organizuan në Athinë Kongresin “Olimpiada e Shkrimtarëve” Athina 2004, ku ishte ftuar edhe delegacioni i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, ku ishte planifikuar edhe një kumtim prej 15’ për zhvillimin e Letërsisë shqipe, ku unë isha planifikuar në drejtimin e Kongresit.

Duhet theksuar se këtë vit krijuesit tanë konkuruan me dinjitet dhe u çmuan për veprat e tyre konkuruese me çmime. Ky ishte një sukses i plotë. Lidhjet midis Lidhjeve simotra nuk janë vetëm në plan bilateral, por edhe me Lidhje të tjera në Botë, po kështu funksionon edhe lidhja midis Krijuesve kudo që ndodhen, të cilët shkëmbejnë librat e tyre, dërgojnë mesazhe e përkthejnë njëri – tjetrin.

Një sukses këto vite kanë patur krijuesit e Përmetit, që kanë botuan krijimet e tyre në Itali. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e punës së mirë botuese me rreth 60 tituj të shtëpisë botuese “Fjalët e Qiririt”. Për të realizuar këtë dinamikë Lidhja është kthyer në veprimtari një lidhje panballkanike, por thelbësore është se krijuesit zhvillojnë kudo që ndodhen veprimtari individuale poetike, botuese, promovuese e tjerë.

Për të drejtuar lidhjen tashmë ka dhe një N/Kryetar në Kosovë, në Maqedoni, mal të Zi, në Greqi, Itali. Përveç kësaj në lidhje janë anëtarësuar dhe krijues me shtetësi të huaj, të cilët lozin një rol të madh në shkëmbimin universal të vlerave dhe si të gjithë anëtarët kanë kartë identiteti shqip ( anglisht). Po kështu Lidhja jonë ka flamurin e saj, simbol i komunitetit tonë të madh letrar. Lidhja jonë, parasëgjithash, ka vlerësuar edhe veprimtarinë e shkëmbimit universal të shumë poetëve të njohur nga Bota , të cilët janë nderuar me stimulin e madh “ANËTAR NDERI I LIDHJES “PEGASI” ALBANIA”, midis të cilëve edhe shkrimtari i madh i shquar me origjinë gjirokastrite Ismail Kadare.



Ç’keni bërë për institucionalizimin e Lidhjes suaj?

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër” është një lidhje krijuesish, e cila e ka ngritur nivelin e saj nga viti në vit, është institucionalizuar dhe ka funksionim sipas programit dhe statutit të saj. Më 15 janar 2005 është zhvilluar Konferenca e Dytë Lidhjes , e cila zgjodhi organet e saj drejtuese, krijoi një strukturë dinamike për të realizuar programin e saj dhe për të harmonizuar punën në të gjithë gamën e veprimtarisë së saj krijuese, promovuese, përkthyese dhe shkëmbim vlerash. Ne do të vijojmë për t’i bërë sa më funksionalë elementët e ndryshëm të Lidhjes. Edhe në vendet që nuk kemi Degë, ne zhvillojmë veprimtari për të bërë të njohur punën dhe veprimtarinë shkrimore, duke dhënë një kontribut të madh në Letërsinë shqipe.



Ç’lidhësi keni pasur me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë?

Kemi pasur një Lidhje të heshtur pa ngacmime me Lidhjen e Shkrimtarëve, pasi një pakicë jona ishte dhe anëtare e saj, por në thelb kemi pasur shumë ndryshime me të. Megjithatë dirigjenti ka shkop dhe dirigjon. Ne kemi konceptime të tjera, që burojnë nga dimensionet tona dhe qëndrimet tona si krijues të lirë të Shoqërisë civile dhe jo të ndërvarur nga idetë dhe ngjyrimet. Ne krijuesit jemi krijues “pa pushtet” në aspektin institucional, por kemi pushtet shumë të madh në hapësirën shkrimore e krijimore. Ne kemi shpëtuar nga pozicionet revoltues për të gjithë këtë prurje letrare, duke u shkëputur nga mendësia arkaike “jo të gjithë bëhen poetë dhe shkrimtarë”. Ne kemi një koncept tjetër: “Të gjithë kanë hapësirë për të shkruar dhe Koha të sit dhe përzgjedh precipitatin…”

Duhet thënë se një pjesë e krijuesve tanë kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, duke filluar që nga unë. Ne, qysh në krijim, vendosëm lidhje me Lidhjen e Shkrimtarëve, kur ishte në krye të saj poeti Xhevahir Spahiu, por kjo lidhje u fik vetëm me një njohje të përciptë. Ne tentuam më vonë në “kohën” e Limos Dizdarit, duke organizuar disa veprimtari të përbashkëta si “Lulet e Verës” në Përmet, por koncepti i kryesuesve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka qenë i kundërt me tonin dhe ne shumë herë këtë Lidhje e shihnim si ineksistente, e cila kish nevojë të reformohej në mendim dhe në organizim, pasi ishin prezente forma e vjetëruar, ndërsa ne jemi përfaqësues tipikë të krijuesve të dalë nga një Shoqëri civile e emancipuar dhe me ide progresiste. I njëjti tipizim edhe me Degën e kësaj Lidhjeje në Gjirokastër, e cila ishte në ineksistencë të plotë, paçka nga një zgjedhje jo funksionale e bërë para disa vitësh. Tashmë kjo lidhje është ineksistente dhe përfundimi I saj ishte një qesharakizëm i fortë “një duel për ndërtesa”. Është e nevojshme që në Shqipëri të lulëzojnë lidhje poetësh dhe shkrimtarësh dhe artistësh apo klube shkrimtarësh me koncepte të reja. Përvoja e viteve të fundit në Vlorë, Korçë, Sarandë, Elbasan, Durrës e tjerë ka treguar se vetëm kështu mund të ecet në një rrugë progresiste dhe konkurruese.

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” është plot vitalitet, hapësirë dhe do ta zgjerojë hapësirën e saj në të ardhmen më shumë.



A mund të na përmendni disa krijues , të cilët kanë bërë emër ?

Poetët dhe shkrimtarët janë të shumtë, por gjithmonë ekziston dhe veçimi, i cili krijon dallimin. Unë mund të përmend disa prej syresh si: Andon Papleka (Tiranë), Mimoza Ahmeti, Petro Dudi (Tiranë), Enrieta Sina (Tiranë), Sazan Gjomema (Tiranë- Athinë), Izet Çulli (Tepelenë), Novruz Shehu (Tiranë), Kadri Radogoshi(Gjakovë), Rushit Ramabaja (Prishtinë), Dino Çiço (Gjirokastër), Jorgo Telo (Gjirokastër) , Lumo Kolleshi(Përmet), Agron Shele(Përmet), Riza Lahi (Tiranë), Dhimitër Miti (Përmet), Aleksandra Shabani (Gjirokastër), Mirela Dudi(Gjirokastër, SHBA), Majlinda Rama, Bujar Rama(Fier), Haxhi Kalluci (Fier), Iljaz Bobaj (Delvinë, Korinth), Dhimitër Konomi (Gjirokastër- Athinë), Muharrem Gashi (Prizren), Elona Gashi (Prizren),Agim Bashaj Greqi Murat Memallaj (Gjirokastër) , Yllka Ponde, Osman Buzo (Gjirokastër), At Theodhori Nikolla (Gjirokastër), Dashamir Malo (Sarandë), Fran Uckama (Fier), Luan Meta (Tepelenë), Çerçiz Myftari (Memaliaj), Ligor Shyti (Përmet), Tasi Proko(Fier), Lulzim Logu dhe Gjon Neçaj (Tropojë) Hadër Mevlani (Gjirokastër), Fejzi Murati (Kuçovë), Florentina Skendaj (Delvinë), Anton Gojçaj (Tuz), Dashnor Selimi (Selanik), KaloshÇeliku dhe Nahas Sopaj (Shkup) e tjerë. Përveç kësaj duhet përmendur se është formuar një brez i ri talentesh , të cilët janë mjaft premtues për të ardhmen. Mund të veçojmë: Muharrem Kurti, Bora Malaj (Gjakovë), Besa Avdiu (Tiranë), Matilda Tare (Gjirokastër), Luljeta Xhaxhiu (Gjirokastër), Elefteria Kallojeri (Gjirokastër), Spartak Proda (Delvinë), Anila Kurti dhe Anila Mihali (Përmet), Jonida Seiti (Tiranë), (Gjirokastër), Andromaqi Pulla (Athinë), Alketa Ponde, Silvana Hazati (Gjirokastër), Laureta Sahitaj (Prizren), Mimoza Llavdaniti (Gjirokastër), Albiona Naçollari (Përmet), Almiona Bajrami (Bajram Curri) e tjerë. Në këtë kuadër ne nuk mund të lëmë pa përmendur edhe artistët, piktorët dhe skulptorët, kompozitorët, që janë të shumtë dhe mjaft të talentuar për të cilët duhet të jepet një intervistë tjetër. Kryesorja është se lëvizja jonë letrare: “Për një lëvizje letrare dhe kulturore ndryshe” e hedhur qysh në vitin 1998, më 23.07. 2008, kur ne u miratuam fillimisht si një Shoqatë Letrare me vendimin Nr. 661 nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër, është vepruese, aktive dhe e pamohueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyWed Jul 09, 2008 12:18 am

Si e konsideroni ju a u arrit një pik i madh i veprimtarive tuaja me rastin e 10 vjetorit të Lidhjes në Përmet



Natyrisht që po. Konkretizim dhe finalizim i madh në organizimin e simpoziumit me objekt “Për një letërsi shqipe më me frymëmarrje”. Ky Simpozium u përgatit me mjaft kujdes dhe ishte një nga pikësynimet më të mëdha të kësaj periudhe dhe vinte pas një dënduri veprimtarish studiuese, hulumtuese dhe prodhim letrar. Kryesorja këtu ishte se u kristalizua mendimi i studiuesve , kritikëve , vetë krijuesve nga gjithë hapësira kreative mbarëkombëtare shqiptare si dhe ajo e hapësirës së krijusve emigrantë. Duhet theksuar se si referenca dhe kumtimet embajtura ishin të orientuara dhe në sentencë përmbanin atë substrat të nevojshëm për të realizuar frymëmarrjen. Në këtë Simpozium, i vetmi i këtij lloji për letërsinë në kata dhjetë vjetët e fundit për letërsinë shqipe, u fol me autoritet dhe dinamizëm për zhvillimin letrar, përfaqësimin letrar, për tendecat kreative, për larmishmërinë gjinore, për poezinë si sentencë figurative, për shkëmbimet universale të vlerës, për magjinë e përktthimit që rrit dimensionine njohjes dhe konkurrimit, për pasurinë leksikore të krijuar nga krijuesit gjatë 36 viteve që nga Kongresi Drejtshkrimor si dhe mangësinë e studiuesve për këtë fond gjuhësor të krijuar për të rritur passurinë fjalore të gjuhës së sotme moderne shqipe, për studimin analitik të letërsisë me tone origjinale të krijuar në emigracion dhe vlera e saj në tërsinë letrare shqipe, duke i mëshuar fort rritjes së realizimit dhe protagonistimit në mjedise , ambiente me tonalitete shpërthyese, kontraste e kontrakpunte dinamikë e tjerë, duke u ndalur sidomos tek vlera e të krijuarit. Në Simpozium u diskutuan dhe niveli dobësor i kritikës së sotme si dhe “përvetësimi” i pronës mendimore kreative, pa të drejtë nga redaktorët e dikurshëm të krijimtarisë të të rinjve të talentuar, një problem i shfaqur për herë të parë , që shumë nga këta readaktorë me të tilla aplikime dhe përfitime u bënë me emër! U ndal edhe tek një e metë e madhe që në “sipërfaqen tërësore të letërsisë në rreshtimin evlerave janë të pashkulshëm ata që bënë letërsinë e sistemit totalitar dhe që vijojnë të “mbajnë “ fort ‘ndriçimin” dhe madhështinë e dikurshme, duke mos u hapur rrugë ntalentev erealë të plurimendimit. Për këto probleme kapitale dhe njohëse parashtruan mendimet e tyre esteto- filozofike e profilizuese referuesit e kumtuesit : Kristaq F. Shabani, Kadrush Radogoshi (Kosovë), Nehas Sopaj (Shkup), Anton Gojçaj (Mal i Zi), Enrieta Sina (Tiranë), Iliaz Bobaj (Patra , Greqi), Panajota Zaloni (Hristopulu) , Athinë – Greqi, Agron Shele, Sina Vakaj, Lumo Kolleshi (Përmet, Shqipëri), Alejandra Kraules Breton (Meksikë), Cristina Akeza Sançez (Brazil),Aleksandra Shabani (Gjirokastër), Dritan Kardhashi (Gjirokastër), Rushit Barabaja (Prishtinë), Nebih Bunjaku (Prishtinë), Vasiliki Kalahani Eleni Mantrazi (Greqi), Flavia Lepre (Itali) e tjerë. Përmbyllja e Simpoziumit nga N/Kryetari Koordinativ i Lidhjes së Krijuesve ‘PEGASI”, Albania, poeti dhe shkrimtari Petro Dudi, ishte një sentencë kuptimplote dhe një vështrim drejt një ardhmërie më të plotuar dhe më të ndritur.



Ju zhvilluat dhe një Panair –Ekspoze të Librit shqip shumëgjuhësh, cilat ishin objeksionet tuaja?

Ne s’është e para herë që realizojmë ekspoze të librit në këtë sfond të tillë me një gjetje plot ngjyrim , siç u zhvillua në lulishten kryesore të qytetit të Përmetit, ku krahas ekspozesë së madhe të qindra librave, jo vetëm nga hapësirat mbarë shqiptare, ne u dhamë parësi ekspozuese të gjithë autorëve nga vendet e botës që kanë dërguar veprat e tyre në Bibliotekën “PEGASI”, apo në konkursin me rastin e 10 vjetorit të krijimit të tij. Këtu ishte bërë nëj punë emadhe përgatitore nga N/Kryetari i Lidhjes dhe kryetari i Degës së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Përmet poeti dhe shkrimtari i talentuar Agron Shele, aktualisht edhe Drejtori i Qendrës Kulturore Përmet. Interpretueset e poezisë, talent etë reja të Lidhjes, nxënëse të shkollës së mesme “Sami Frashëri” Përmet përcollën tek krijuesit dhe te gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Përmetit poezi në dis agjuhë si shqip, anglisht, italisht, frëngjisht, greqisht, rusisht e tjerë. Një ditë eveçantë një kumbim i veçantë, ku flitej me gjuhën e poezisë . Po kështu e veçanta e këtij spektakli poetik ishte dhe takimi i organizuar në fillesë të Simpoziumit nga shkrimtarët me talentet e shkollës së mesme “Sami Frashëri” si dhe përgatitja dhe prezantimi i vlerave të krijimeve të poetit dhe romacierit përmetar Agron Shele, një prezantim i realizuar me art dhe me pjesëmarrje ng adisa vend e, përveç të tjerash edhe nga Italia dhe Anglia. Dhënia e titujve të nderit “Anëtar Nderi i Lidhjes së Krijuesve ‘PEGASI”’ disa personaliteteve letrarë si : Domenico Defelice (Itali), Mimoza Ahmeti(Shqipëri), Kadrush Radogoshi (Kosovë), Dimitrios Kraniotis(W.P.S, Greqi), Jozo Bozkovski dhe Ramadan Sinani (Shkup) (pas vdekjes), Alejandra Craules Breton (Meksikë), Zaharulla Gaitanaki (Greqi) si dhe shpërndarja e çmimeve fitues të Konkursin “10 vjet PEGAS” për të gjitha gjinitë ishte një nga kulminacionet e kësaj dite të mbushur me veprimtari thelbësore.



Cilat janë objeksionet tuaja në të ardhmen?

Ne të vijojmë të marrim pjesë si deri tani në takime, kongrese, Simpoziume letrare Ndërkombëtare që janë rtë ngjeshura për këtë vit si në Greqi, Itali, Francë, Brazil, Kosovë, Indi e tjerë.

Përveç të tjerash ne duam të organizojmë këtu në Gjirokastër, në këtë qytet magjik e të çudimtë një kuvend të madh me pjesëmarrje të poetëve dhe shkrimtarëve nga Bota, të cilët në sajë të punës sonë ka shprehur dëshirën e madhe të realizohet një i tillë në Shqipëri. Do të jetë dhe një manifestim i madh letrar, por njëkohësisht njohje me mjedisin e virgjërt të Shqipërisë e sidomos asaj të Jugut. Për këtë duhet të punojmë me psikologji dhe diplomaci të fortë letrare pë rtë siguruar fondin e nevojshmë. Gjithashtu në këtë vit do të organizojmë edhe Konkursin e Parë Internacional “PEGASI 2008” si dhe do të botojmë Antologjinë e poetëve të talentuar të “Pegasi”- t dhe të Miqve tanë nga gjithë Bota në 12 gjuhë. Vetëkuptohet edhe kjo e përzgjedhur. Po kështu mendojmë të zhvillojmë një veprimtari të madhe letrare në Greqi për letërsinë shqipe të krijuesve kualitativë emigrantë.

Me këtë rast doja të falenderoja në emër të Lidhjes, nëpërmjet gazetës suaj të nderuar, në mënyrë të veçantë, të gjithë ata që e kanë ndihmuar Lidhjen e Krijuesve ‘PEGASI” për ecjen e saj: Panajota Zaloni- Hristopulu (Greqi), Dino Kubatis, Aristidh Kolja Greqi (pas vdekjes), Teresinka Pereira (SHBA), Dimitris Kraniotis (Greqi), Domeniko Defeliçe (Itali), Zaharula Gaitanaki (Greqi), Adriana Kless (Brazil), Dr. Ramadan Sinani.(Maqedoni), Papa Antonio Bellushi (Itali), Prof. Qemal Murati (Maqedoni), Punonjësit shkencorë të Institutit Albanologjik Prishtinë (Kosovë): Sadri Fetiu, Zymer Neziri, Rustem Berisha, Emin Kabashi, poetin Kadrush Radogoshi (Kosovë), poeten Mimoza Ahmeti, shkrimtarin Pjetër Arbnori (pas vdekjes), Vasiliki Kalahani(Greqi), Jose Roberto Seki (Brazil), Dorin Popa (Rumani), Fjorentin Skamarache (SHBA, Beniamin Yzon (SHBA), Antoneta Mosela, Flavia Lepre (ITALI), Maria Hamilton (SHBA), Hadaa Sendoo (Mongoli), Tholana Ashok (Indi), Giova Lombardi (Australi), Dew Bhardwaj (Indi), Adolf Shvedchiov (Rusi- Los Anxhelos), Alexander Cang (Kinë), Nadja Cela Pop (Rumani), të cilët kanë impulsuar dhe kanë propaganduar veprimtarinë shumëplanshe të Lidhjes sonë.
Zoti Kristaq, ju faleminderit për intervistën.


Intervistoi: Dashnor Selimi dhe Jonida Nika







Botuar ne gazeten letrare "Pegasi", organ i Lidhjes se Krijuesve "Pegasi"

[size=12]Gazeta e Athines date 26.06.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyWed Jul 09, 2008 11:53 pm

LIDHJA E KRIJUESVE “PEGASI”



ALBANIA

GJIROKASTËR

PËRMET, 26.05. 2008





SIMPOZIUM LETRAR MBARËKOMBËTAR

ME OBJEKT “PËR NJË FRYMARRJE NDRYSHE NË LETËRSI”

“10 VJET PEGAS”

Data 26.05.2008



Ora 08.30 Takim poetik i grupit të shkrimtarëve dhe poetëve pjesëmarrës në Simpoziumin e letërsisë me krijuesit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” Përmet (njohje, mendime, recitime dhe dhurim librash nga autorët e Lidhjes “Pegasi” dhe nga autorë nga vendet pjesëmarrëse).

Drejton takimin Lumo Kolleshi, poet, W.P.S, Sekretar i Lidhjes së Krijuesve ‘PEGASI” Albania



Ora 09.15

* FJALA E MIRËSEARDHJES në Simpozium poeti Dino Çiço

PËRSHËNDETJE SIMPOZIUMIT LETRAR

KRYETARI I BASHKISË PËRMET z. Edmond Komino

*ALBANIA, POEZI NË ANLISHT DHE SHQIP NGA CRISTINA AKEZA SANCEZ

REFERENCË: “PËR NJË FRYMARRJE NDRYSHE NË LETËRSI”

KRISTAQ F. SHABANI, poet, shkrimtar, anëtar i I.W.A, W.PS SHQIPËRI, President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Albania

* KUMTIM: “ANTOLOGJIA POETIKE “KORSI E HAPUR” NJË SHPALOSJE UNIVERSALE VLERASH” AGRON SHELE W.P.S

* KUMTIM: ”TRADITA, NOVATORJA, BASHKOHORJA NË POEZINË E TË RINJVE” ENRIETA SINA Ë.P.S TIRANË

* KUMTIM: “INFLUENCA ARTIT MAGJIK TË LETËRSISË NË PASQYRIMIN E BOTËS SHPIRTËRORE TË TË RINJVE”

ELENI MANTRAZI, GREQI, PRESIDENTE E BALKAN ASSOC. OF YOUNG PEOPLE OF BALKAN COUTRIES.

*KUMTIM: “ZHVILLIMET E LETËRSISË KOSOVARE”

MAGISTËR KADRUSH RADOGOSHI, KRYETAR I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS



*KUMTIM: “ ZBULESA E NJË SEKRETI POETIK” (mbi bazën e e librit të autorit: “Poezia moderne italiane”)

SINAN VAKA, W.P.S

Kumtim: ‘Poezia art i bukurisë dhe i gjuhës së veçantë i krijuesve të botës që bashkon e vëllazëron”

Alejandra Craules Breton, poete Meksikë

PËRSHËNDETJE SIMPOZIUMIT I.W.A,(SHBA), W.P.S, “XASTERON(GREQI), “ALIAS” AUSTRALI, ITALI, MEKSIKË, INDI, MEKSIKË, RUSI, RUMANI dhe NGA SIMOTRAT.

Kumtim:

“Letërsia është gjuha e mirëkuptimit të popujve” (Mbi bazën e antologjisë poetike “Me flakëne Krijimit” dhe revistës letrare “KELENO”

Panajota Zaloni Hristopulu, poete Presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ‘XASTERON” Athinë, Greqi

*KUMTIM: “RISHIKIM I AUTORËVE TË LETËRSISË NË NDIHMESË TË RRITJES SË HORIZONTIT TË NXËNËSVE”

LUMO KOLLESHI W.P.S, SHQIPËRI

KUMTIM: “Mbi letërsinë moderne dhe shënime kritike për letërsinë e shqiptarëve të Maqedonisë”

Dr. NEHAS SOPAJ, poet, studiues, kritik, UNIVERSITETI I TETOVËS

KUMTIM: “LETËRSIA E KRIJUESVE EMIGRANTË, VEÇORI DHE DALLESA”

ILIAZ BOBAJ, PATRA, GREQI

KUMTIM: “POEZIA, SENTENCË FIGURATIVE”



KUMTIM: “Një vështrim panoramik për letërsinë shqipe në mal të Zi” (Një degë që kapërcen gardhin)

Mg. Anton Gojçaj, poet, studiues, Mali i Zi

Kumtim:”Risi në Letërsinë shqipe” (Kumtim i

mbajtur në Simpoziumin Internacional të Letërsisë në muajin dhjetor 2007 Salaminë Greqi)

Dhimitër Miti,W.P.S poet



KUMTIM: “IDILI EROTIK NË LETËRSINË E SOTME”

NEBIH BUNJAKU, PRISHTINË, KRYETAR I DEGËS SË LIDHJES “PEGASI” PRISHTINË

KUMTIM” MAGJIA E PËRKTHIMIT”

(referon kumtimin e mbajtur në Kongresin Internacional të Selaminës Greqi (prill 2007) Dritan Kardhashi, përkthyes



PËRFUNDIMET E SIMPOZIUMIT



Ora 14.00

* PANAIR EKSPOZE I LIBRIT TË AUTORËVE TË LIDHJES DHE TË TJERË NGA VENDI DHE SIMOTRAT NGA BOTA (Marrin pjesë me veprat e tyre: autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, SHBA, Rumania, Meksika, Brazili, Anglia, India e tjerë. Marrin pjesë dhe shkrimtarët shqiptarë, emigrantë në Greqi, poetët Iljaz Bobaj (Patra) dhe Dashnor Selimi (Selanik).

Fjala përshëndetëse e Ekspozesë së Librit “10 vjet Pegas”

“Libri , një liri e natyrshme e krijuesve që buron nga një shpirt i pasur” Kryetari i Lidhjes së Krijuesve ‘PEGASI” ALBANIA

Prezantim i librave të autorëve dhe kontaktim i lexuesve me autorët.





“Prezantimi i vlerave letrare” në qytetin e Përmetit

PANAIRI_EKSPOZE “PEGASI 2008” në kuadrin e 10 vjetorit të LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA(Në Lulishten )

Paraqitja e Antologjive:

1.”Korsi e hapur” Antologji Poetike Autorë të Lidhjes së Krijusve “PEGASI” dhe të tjerë nga vendi dhe BOTA.

2.”Në flakën e Krijimit” Antologji Poetike e lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “XASTERON- ZALONI” – ATHINË

3.ANTOLOGJI me POETË ITALIANË, shqipëruar nga Sinan VAKAJ

4.Letërsi me krijues bashkohorë, shqipëruar nga Niko Ago

5. Letërsi e krijuesve të rinj (Ekspoze për librat e krijuesve të rinj nga gjithë Shqipëria, por kryesisht nga treva e Jugut të Shqipërisë)

6. Antologjia poetike “Krijues bashkohorë grekë”



7.Ekspoze e veçantë me disa nga krijimet e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, poetëve Petro Dudi, Izet Çulli, Kadrush Radogoshi, Panajota Zaloni, Domenico Defelice

6. Universalizim vlerash

Referencë në shqip (anglisht, italisht, greqisht)

“Forca magjike e librit” “Prezantimi i vlerave letrare” në qytetin e Përmetit

PANAIRI EKSPOZE “PEGASI 2008” në kuadrin e 10 vjetorit të LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA(Në Pallatin e kulturës Përmet)

Paraqitja e Antologjive:

1.”Korsi e hapur” Antologji Poetike Autorë të Lidhjes së Krijusve “PEGASI” dhe të tjerë nga vendi dhe BOTA.

2.”Në flakën e Krijimit” Antologji Poetike e lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “XASTERON- ZALONI” – ATHINË

3.ANTOLOGJI mE POETË ITALIANË, shqipëruar nga Sinan VAKAJ

4.Letërsi me krijues bashkohorë, shqipëruar nga Niko Ago

5. Letërsi e krijuesve të rinj (Ekspoze për librat e krijuesve të rinj nga gjithë Shqipëria, por kryesisht nga treva e Jugut të Shqipërisë)

6. Antologjia poetike “Krijues bashkohorë grekë”



7.Ekspoze e veçantë me disa nga krijimet e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, poetëve Petro Dudi, Izet Çulli, Kadrush Radogoshi, Panajota Zaloni, Domenico Defelice

6. Universalizim vlerash

Referencë në shqip (anglisht, italisht, greqisht)

“Forca magjike e librit”



Përshëndesin Ekspozenë e librit “10 vjet PEGAS” Presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, I.Ë.A Teresinka Pereira SHBA, Presidenti i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Bashkohore poeti Dimitrios Kraniotis, Presidenti i UPPL SHBA, Beniamin Yzon e tjerë

Recital interpretativ: “Nëpër vargjet e poetëve”

“Poetët nga bota flasin në gjuhën e bukur shqipe”

Recital interpretativ nga nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashër “ Përmet

(Mbi bazën e Antologjisë “Korsi e Hapur” Autorë të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”



Ora 17.00

PREZANTIM I VEPRAVE TË POETIT DHE SHKRIMTARIT AGRON SHELE

II.



BOTA SHPIRTËRORE E TË RINJVE NË PENELATË KRIJUESI

NË KUADRIN E PROJEKTIT ME TË NJEJTIN EMËR TË INICUAR NGA ELENI MATRAZI (GREQI) DHE REGINA CALCANO (Argjentinë). Lidhja e krijuesve “PEGASI” pjesëmarrëse me 127 organizma nga gjithë BOTA



Referencë: “ Risi në pasqyrimin shpirtëror dhe estetik të botës shpirtërore të të rinjve” (mbi bazën e krijimtarisë letrare të shkrimtarit dhe të poetit të njohur përmetar e më gjerë Agron Shele mbi bazën e veprave “”Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri”, “Imazh i rremë” romane, “Pasazh i pafaj”, “Korsi e hapur” Antologji (me bashkautor)



Në këtë veprimtari e marrin fjalën në sentencë:

Eleni Mantrazi “Vlerat e shpalosura të botës shpirtërore të të rinjve”,

Kumtime

Sinan Vaka:

Lumo Kolleshi

Anila Mihali



Poeti Kadri Radogoshi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Kosovë, përkthyesi Xhon Nezh

Anketim me auditorin: “Cila është vepra më e skalitur e Sheles”

Ilustrim me program nga nxënësit e shkollës së mesme Përmet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:00 am

PËR NJË FRYMËMARRJE NDRYSHE QË SJELL RISINË NË LETËRSINË SHQIPE

Nga Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes së Krijuesve”PEGASI”, I.W.A

W.P.S, “XASTERON”



HYRËSI NË PRAG… Një e trokitur e ëmbël

“Kush është?”

“Jam unë që iu futa me përkushtim rrugës krijuese”

“E ke derën çil…

Një dialogim i nevojshëm në fillesë…



Tashmë Letërsia shqipe është përfaqësuese dhe konkurruese. Kjo e ka rrjedhojën e saj shprehëse dhe argumentuese në tabanin e saj origjinal si dhe në vlerat e krijuara shumëplanshe mbi këtë taban, që flet stilistikisht, figuracionalisht, filozofikisht, lakonikisht, satirikisht, bindshëm, duke pasqyruar artistikisht ngjarje, fenomene reale dhe fantazi të improvizuara mbi to. Shpesh në planin e studimit analitik letrar dhe hulumtues letrar, përmendet fenomeni që letërsia shqipe është letërsi me frymëmarrje me kompozicion të ri, pasi në shekujt e fundit ajo është pasuruar dhe ka krijuar korpuset e saj madhore. Kjo letërsi është shumë e vjetër, pasi krijuesit e saj kanë qenë gjithmonë në dinamikë dhe veprimtari të pandalshme në të gjitha komponentët dhe gjinitë letrare. Njihen epërsitë krijuese të populllit shqiptar, i cili ka emisarë tipikë përfaqësues, jo vetëm brenda vendit të tij, por në shumë vende të botës, ku janë shquar për larminë tematike, për mesazhet madhore, që kanë dhënë e përcjellur për një vend krenar me emër tipik të lashtë pellazgjik. Ka qenë një dinamikë me trajektore të madhe përfaqësuese duke i dhënë hov dhe impulsim masës për progres shoqëror dhe moral tipik. Në korpusin gjigant letrar, i cili përfaqëson inteligjencën, botën shpirtërore, zgjuarsinë, temperamentin, vetitë karakteristike, virtytet, potencialin krijues të popullit, vërehet tek prodhimi folkloristik, pasuria e madhe e këtij zhanri inteligjent. Vetë mesazhet, që jepen në këngët, baladat, elegjitë, vallëzimet tipike edhe të kënduara, lëvizjet dinamike në vallëzim, që flasin për një koreografi popullore shprehëse, prototipizohet njeriu me një zhvillim dinamik të harmonishëm dhe prezent në jetën aktive.



Një rikthim retrospektiv i domosdoshëm për të ndriçuar sytë dhe mendjet



Kjo larmi lëvizjesh është tipike për një komb që ka dhe një veçanësi të kënduari dhe të ligjëruari, këngën polifonike. Ne këtë krijimtari e shohim me këndvështrim tjetër tek pasuria letrare, tek krijimi i fuqishëm letrar. Si shembuj ilustrues mund të sjellim: baladat përfaqësuese “Konstandini dhe Dhoqina”, “Gjergj Elez Alisë” “Kënga e Ymer Agës”e tjera, që habitin dhe studiuesit më të zellshëm, më aktivë të historiografisë letrare shqiptare, por edhe ata “naivë”, pasi zënë vend obelisk në historiografinë botërore, por edhe ana tjetër e medaljes entuziazmojnë edhe ata, që e shohin me syrin e njerkës këtë historiografi LETRARE E ART KRIJIMTAR. Në këtë kontekst nuk kemi ndërmend të bëjmë histori për legjendat e murrosjes, për rrëfenjat, apo për perlat përfaqësuese, të cilat tashmë dihen, janë manifestuar. Duhet theksuar me natyralitet e pa doreza se kombi shqiptar, i cili për fatet historike e të së vërtetës ka qenë gjithmonë i ndarë nga të tjerët, i detyruar të lenë trojet e veta, duke krijuar në vendet e emigrimit letërsinë e tij me stil të ri, mbështetur tek tabani, një letërsi burimore, duke u ndikuar fuqishëm edhe në zhvillimin pasuror letrar të këtyre vendeve. Duhet përmendur këtu zhvillimet letrare të arbëreshëve të Italisë, arbërorëve (arvanitasve) të Greqisë, përfaqësuesit tipikë të letërsisë në vendet Bullgari, Rumani, Rusi, Egjipt, SHBA, Kanada e tjerë. Por nuk duhet harruar dhe kontributi i krijimit të krijuesve të minoriteteve në Shqipëri, si ai grek e tjerë, apo në Kosovë me vlera shumë përfaqësuese, sidomos në shekujt e fundit. Është e mira të përmendim këtu edhe pjesëzën e letërsisë shqipe në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi e tjerë. Në këto vende si rrjedhojë e dhe e gjetjes së vetvetes dhe e përkrahjes nga një klimë e avancuar krijimi dhe fantazie i këtyre përfaqësuesve, krijimi është tipik dhe i larmë, pasi, krahas ruajtjes së identitetit përfaqësues, janë shfaqur edhe përfaqësimi në letërsisisë të dashurimit nga këto vende, është realizuar nëj konkurim i fortë, paçka nga rrafshimet dhe mostoleranca. Kështu që është arritur të ngjitet dhe ndikimi florishent prezencës së saj të jetë i ndjeshëm. Por duhet theksuar se në Kosovë e në vendet e tjera, ku banojnë shqiptarë, ka pasur persekucione makabre ndaj krijuesve shqiptarë që kanë përcjellë mesazhe diturie ndaj masës. Në këtë kontekst ka lindur një formë tjetër letrare pasqyrimi e buruar nga nota dhimbjeje, pragimi, krenimi, kërcënimi, lajthitjeje të pushtuesve, eliminimi, duke kryefjalizuar veprimin makabër. Kjo ka sjellë shpërthesën dinamike dhe ka rritur prestigjin në konceptim dhe analitikë. Kjo natyrë letrare solli që, krahas ngjashmërisë “në pragim” që ekzistonte në pjesët e cungura të Kombit, krijohej letërsi ambientaliste, me dallesa dhe tipizime, por që kishte në shpirt vullkanizimin letrar dhe epizmin karakteristik shqiptar që është i flamurizuar energjikisht.

Është e mira të përmenden ata, që vunë themele në vendet e emigruara dhe u përfaqësuan talentshëm.

Kështu mund të përmendim shumë përfaqësues tipikë, sidomos arbëreshë si Jeronim De Rada, Gavril Dara (I riu), Zef Skiroi, Jul Variboba, Zef Serembe e tjerë, të cilët me një mentalitet fin të aftë krijues mbartën mendimin filozofik, mendimin dhe peshën e madh të rrjedhimit të tyre dhe në mjedise të reja kultivuan letërsinë për “minoritetet “ e mëdha prezente në tokë të emigruara duke aplikuar konkurimin në artin e madh të fjalës dygjuhëshe nëpërmjet nëj arme të fortë transmetim i pasurisë kulturore, letrare të tokës mëmë. Një letërsi tipike, përfaqësuese, e cila shpaloste vlerat dhe botën shpirtërore të atij, që largohej nga toka mëmë dhe akomodohej në një ambient me mentalitet tjetër, në një botë të dytësuar, por që do të konturohej si një atdhe i dytë, ku do të vijonte vijueshmëria edhe letrare e brezave, por njëkohësisht do të kishte të ndezur krenimin e origjinës. Duhet theksuar se edhe sot vijon vrullshëm ky zhvillim dhe ruajtje e traditës letrare me përfaqësues të tipit Vorea Ujko, apo Antonio Belushi e tjerë, që cilët japin kontribut të madh edhe pas gjashtë shekujsh emigrimi nga toka amë.

Duhet theksuar se populli ynë gjatë gjithë kohës ka një çuditëri krijuese, që do ta kenë zili edhe të tjerët: zotërimi i talenti për të krijuar dhe për vete e duke dhënë edhe kontribut në vendet e vendosjes e duke bërë dhe emër. Kjo shprehet më së miri edhe në të gjithë pasurinë krijimore të popullit shqiptar, që është një korpus gjigant krijimi letrar, i cili nuk mohohet për vlerën krijuese, aftësinë dhe pasqyrimin traditor.

Ky brez ka përfaqësuesit e vetë mjaft dinamik me në krye përfaqësuesin tipik të studiuar tashmë mirë Hasan Zyko Kamberin, i cili shkroi pasazhet e bukura për paranë dhe që ndoshta më vonë u “emoncionua” dhe Emil Zola, apo për të vijuar me përfaqësues të mëvonshëm si Ali Asllani, Lushi i Nakaj e tjerë.

Pa nënvleftësuar përmendjen e emrave të tjerë dilet në një përfundim logjik: “Letërsia Shqipe që në fillesat e saj, në trojet e saj, është prodhuar me stil original, ka qenë, pra një letërsi e temperamentit dinamik e mentalitetit të praruar, por edhe ka lojtur rol në shkëmbimin universal të vlerave. Në periudhat e mëvonshme letërsia shqipe shkon drejt një përparimi përfaqësues me emra të mëdhenj, që sot përmenden dhe njihen edhe në aspektin botëror. Aktivë dhe dinamik në vendet e emigrimit. Kjo ka sjellë pasojën e akteve interpretative dhe admiruese: Futjen dhe thellimin në letërsinë e vendeve të tjera. Kështu krijuesit shqiptarë u futën rrjedhshëm në Letërsinë e vendeve simotra dhe ku emigruan. Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu kronikanët e famshëm shqiptarë, përcjellësit dinamikë të krijesës dhe kujtesës dinamike si Marin Barleti e tjerë. Por Letërsia shqiptare mori një zhvillim domethënës plotor në kuadrin e lëvizjes së madhe të RILINDJES KOMBËTARE, ku dolën në pah figura të ndritshme krijuesish përfaqësues të nivelit botëror dhe jo më kot u pagëzuan me tituj të mëdhenj. Mund të përmendim për këtë auditor të nderuar disa emra të tillë tipikë si: Naim Frashëri, poet Kombëtar, me poezinë e tij të kalibrit “TI, SHQIPËRI, MË JEP NDER MË JEP EMRIN SHQIPTAR”, Andon Zako Çajupi, poet i madh, një nga kryerilindësat e mëdhenj të fjalës, me poezinë e tij “MËMËDHE QUHET TOKA, ATJE KU KA RËNUR KOKA”, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, , Gjergj Fishta, Fan Stilian Noli, Faik Konica e të tjerë shkëlqimtarë, më të mëvonshmit të përfaqësuar nga uragani i ndërprerë Milosh Gjergj Nikolla, të cilët përdorën dhe alegorinë dhe lakonizimin dhe satirën për të ndriçuar mendjet dhe u persekutuan nga rregjimi osman dhe rregjimet e tjera errësorë. Kjo letërsi shkëlqimtare e ndriçuar në të gjitha gjinitë, shërbeu për ecjen si dhe për njohjen e zhvillimit të letërsisë shqiptare në vendet e tjera si dhe për njohjen e letërsisë së vendeve të tjera duke u bërë i mundur përkthimi i veprave madhore botërore që nga Homeri i lashtë e duke vijuar tek përfaqësues të tjerë: Servantes, Gollsuorth, Man, Balzak, Frans, Uitman, Drajzer, Heminguej, Pushkin, Gorki, Tolstoi, Stendal, Turgeniev, Dostojevski, Shollohov, Kazanzakis, Seferis, Hygoi, Gete, Hajne e tjerë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:01 am

Aspekt pamoramik i konkurrimit aktiv dhe përfaqësues



Një vizion më i qartë dhe një njohje e lexuesit dhe e krijuesit shqiptar me vepra të mëdha. Kjo solli ballafaqim të vlerave dhe përkushtim total për krijime me sedër dhe të spikatura.

Mund të përmendet njëri prej syresh: Ismail Kadare. Një poet dhe shkrimtar i madh, i njohur sot në Botën letrare për dinamikën e tij të mendimit letrar, për arsenalin e tij krijues në të gjitha gjinitë letrare, për veprat e tij të veshura me një figuracion të hijshëm të spikatur, për trajtesën e temave të mëdha . Ismail Kadare është nga qyteti i Gjirokastrës, ku ne kemi dhënë sinjalet e një lëvizje të madhe mbarëkombëtare, duke krijuar Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” me përmasa të mëdha përfaqësuese brenda pra dhe jashtë vendit.

Ismail Kadareja për vlerat tipike letrare që ka për konkurrim dhe fitim çmime është nivelit botërori është afruar disa herë edhe çmimit të madh “NOBEL”.

Është përfaqësues i letërsinë intelektuale shqipe moderne në kohën e sotme. Përveç Ismail Kadaresë ka edhe mjaft shkrimtarë dhe poetë, që mbartin vlera të mëdha përfaqësuese që konkurrojnë në vendet e tjera dhe spikatin për vlerat e tyre letrare në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Kjo është treguar edhe në konkurset ndërkombëtare të zhvilluar kudo në botë, ku vetë shkrimtarët, poetët e të gjitha vendeve lavdërojnë këtë letërsi.

Mund të pëprmenden shkrimtarë dhe poetë të tillë si Dritëro Agolli, një krijues tipik i mentalitetit shqiptar. Nuk mund të harrohen pa përmendur këtu shkrimtarë dhe poetë me mjaft vlera si: Lasgush Poradeci, poet i fuqishëm lirik, Millosh Gjergj Nikolla, poet i mjerimit dhe i dhimbjes apo siç quhet “Uragani i Ndërperë”, Petro Marko, Gjergj Zheji, Dhimitër Xhuvani, Sterjo Spasse, Ali Podrinja, Profesor Rexhep Qosja Fatos Arapi e tjerë, krijues me emër të mëvonshëm si Martin Camaj, Hivzi Sulejmani, Enver Xhexheku, Adem Demaçi, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, Azem Shkreli, Rahman Dedaj, Qerim Ujkani, Jusuf Gërvalla, Rexhep Elmazi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Rexhep Qosja, Musa Ramadani apo krijuesit e brezit të sotëm, të cilët duhet të përzgjidhen me një metodë tjetër selektive, duke u nisur nga ç’kanë dhënë e jo ç’ka është menduar nga studiues dhe kritikë jo të “stafit” dhe të lartësisë profesionale, pasi ne kështu do të ecim sërish në rrugën e mitifikimin të autorëve, paçka se ç’mund të precipitohet nga brendia dhe diagrama krahasuese krijuese. Në këtë kontekst duhet të fluturojmë nga klasifikime pa u menduar dhe të ngjitura. Me motivime “Shkrimtar i madh, i dëgjuar, poet i madh e tjera e tjera” klasifikime si këto që nuk e evidentojnë apo pronësojnë mendimin e vlerësimin analitik.





U prodhua dhe vlerë



Gjatë periudhës 1944-1990 Shqipëria dhe për pasojë edhe Letërsia shqipe përjetoi një dramaciet në një sistem tipik, i cili krahas antivlerave, prodhoi edhe vlera, të cilat janë të administruara. Mbi të gjitha evidentoi tipiken dhe aktroi në atë sistem totalitar. Letërsia jashtëkorsore pati meritën eadministrimit dhe e shembëlltyrës të asaj të shkuare , të regjistrimit dhe evidentimit të saj për të vënë mend. Kjo është një meritë e padiskutueshme e arkivit regjistrues. Po kështu gjatë kësaj kohe gjithçka u sit dhe shumë herë u rikompozua edhe në aspektin letrar. Pavarësisht nga kornizimet, rregullat e normat standarte, nga tregimi i korsive, i mënyrës startuese, shkrimtarët, poetët dhe artistët shqiptarë krijuan dhe shpesh herë u persekutuan për idetë e tyre avancuese dhe për shkrepëtimë rrymash të huaja, për letërsinë shqipe si surealizmi, futurizmi, hermetizmi e tjerë. Ndëshkimi ishte i madh dhe shumë krijues të mirëfilltë nuk arritën të lulëzonin dhe të shprehnin letërsinë e tyre “NDRYSHE”, por që tashmë janë të shfaqur e të konturuar me mentalitetin progresiv letrar.

Në këtë kuadër duhet thënë se, megjithatë lulëzoi aftësia krijuese, individuale shprehëse në favor të çështjes dhe thurjes të lavdeve. Një kompozicion, një partiturë,… Por edhe pati defekte të mëdha në përqëndrim drejtimi, në thurje pra lavdesh ndaj përfaqësuesve të diktaturës së proletariatit, u ngushtëzua hera - herës dinamika dhe gjallëria e krijimit, pasi kontrolli kishte privilegjin e rreptësisë. E ashquajtura letërsi e realizmit socialist sakrifikoi mjaft talente të mëdha të letërsisë shqipe, por që shumë prej tyre shpërthyen në klimën e re të krijuar, duke e treguar tashmë veten edhe në planin botëror.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:02 am

Drejt një startimi të ri



Pas viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur ndodhën transformimet rrënjësore, është bërë një hop galopant në letërsi. Në këta 18 vjet krijimi, krijuesit shqiptarë e ndjenë veten të lirë në këtë brishtësi demokratike, që nga disa herë ruan trashëgiminë e goditjes me metoda të kamufluara. Por u ndje bumi shpërthyes i shprehjes, i ndjenjës, i lirisë të të shkruarit.

Letërsia shqipe dhe Krijuesit morën pamje tjetër dhe, paçka nga vështirësitë ekonomike, shpërthyen shpirtin e tyre të prangosur, hodhën në letër mendimet e tyre me një fantazi dhe përkushtim të çuditshëm me larmitet temash, me stile dhe metoda dikur të ndaluara. Pra një letërsi tipike, rikthim tek vetvetja, një letërsi pa ndikime, pa orientime, pa ndihmesë dhe kushtëzim ideologjik, pa kontroll e censurë dinamike, shndërrim në një letërsi, që rrjedh natyrshëm dhe që pëlqehet. Kjo është Letërsia e vërtetë e Shqipërisë dinamike dhe e krijuesve të saj të talentuar. Pra një letërsi me të dy bronket e saj, një frymëmarrje e gjerë, një letërsi me gjetje të reja, një rikthim te figuracioni dhe te liria e krijimit dhe përkthimit, te lulëzimi i krijimit të lëvizjeve të mëdha.

Një analitikë e zhdërvjelltë e prurjeve të letërsisë së sotme dhe e konkurrimit real të vlerave si dhe pjesëmarrja në konkurse të organizuara mirë e jo stimulime të kota dhe “miqësore” do të realizojë në të gjithë hapësirën, ku krijohet letërsia shqiptare një renditje vlerash të krijuesve të sotëm, të cilët janë të shumtë, në këtë korpus futen dhe krijuesit e Lidhjes sonë. Është e mira që në këtë kuadër të realizohet një Simpozium ose Kongres Madhor, ku të ndërthyret mirë vlera dhe të shmangen “fryrjet” dhe “vendet” e fituara pa meritë ose hipja në podiume pa një “shtrydhje “ totale të veprimtarisë krijuese. Kjo është shumë e nevojshme dhe e natyrshme. Por në këtë kuadër nuk dua të mos përmend edhe letërsinë paradoksale, eksperimentale, ilustruese, e cila ilustrohet nga artistë të mëdhenj të pikturës dhe skulpturës, të cilët kurrë s’i kanë munguar Shqipërisë. Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Mund të rreshtojmë disa emra të mëdhenj (nga Shqipëria)si: Odise Paskali (skulptor), Abdurrahman Buza, Guri Madhi, Avdulla Cangonji, Zef Shoshi, Foto Stamo (piktor) apo të mëvonshmit, që jetojnë edhe sot si Stavri Çati piktor, tekstilist, Stefan Papamihali (skulptor), Bashkim Ahmeti (piktor), Ksenofon Kostaqi, piktor, apo Mantho Bozhori, Jani Guxo, Koço Beruka e të tjerë piktorë, që kanë dhënë kontribut edhe në Letërsinë shqipe, duke dhënë kontribut të madh në këtë lëvizje të madhe, tashmë ku konturi është krijuar tërësisht, por përsoset.





Por konstatimi dhe kritika duhet të ngrihen në nivel përfaqësimi

Risia përfaqësuese dhe nxitëse, aftësia për ta zbuluar

Autokontrolli dhe shmangia e dëmshme e vetlavdesës ose e lavdesës nga mungesa e tonalitetit kritik

Stimulim i mendimit filozofik

Vjelja e përpjekjes krijuese fjalore, mëshimi i veprimtarisë së zgjuar të studiuese për të vjelë fjalën , neologjizmën për pasurim fjalor

Përkthimi i nevojshëm për shkëmbim dhe universal vlerash (kumtim i veçantë trajtues në këtë Simpozium)





Letërsia e sotme ka prurje, të cilat do të analizohen sentecialisht në kumtet referuese përfaqësuese në këtë simpozium, por duhet theksuar tashmë krijohet me një impenjim të brendshëm “global”, me një përkushtesë më dinamike, me një këndvështrim më të zgjuar dhe të hapur. Por përsëri kërkohet risi, gjetje dhe fantazi më shpërthyese, e cila realizohet me një kërkim intelektual. Dhe ne këtë e kërkojmë, pasi këtu ekziston thesari i mbuluar me kapak të florinjtë. Disa parashtrime që debatojnë dhe hapin diskutim normal:

Aspirata e vetlavdëresës, e thurjes si rrjetë merimange, e ndërtimit pa ndritimin, shpleks dhe stacionon. Kërkohet një analizë deduksionale dhe funksionale, një “maketim” të gjinisë që rrit përgjegjësinë e ecurisë. Si mund të ecet me “stofizëm” të vjetëruar apo me këmbë gjysmë të thyera?!

E nevojshme të dallojmë frymëmarrjen e veprave letare që të motivojmë krijimin dhe krijimi të motivohet krijim.Të stimulojmë edhe lëvrimet e gjinive apo të mendimeve filozofike letrare që nuk kanë qenë të lëvruara më parë tek ne. Në këtë aspekt tentimi është i logjikshëm dhe ndikon në moralitetin shoqëror, duke flakur tutje “ngërçin”. Krahas paraqitjes ka dhe rëndesa, në të cilat liria e të shkruarit ndesh në një etje “ujore” për të prodhuara vepra cerebrale, ku proksiliteti, rakitizmi letrar është i pranishëm, arti i fjalës kalon në një digresion lëkundës fatal, përpunimi fjalor anashkalohet dhe fraza “vallëzon” jo bindshëm. Kështu autokontrolli nuk realizohet, dinamika e mendimit nuk arrin parametra e kuota. Krijuesit duhen parë në disa plane në hapësirën mbarëkombëtare.

Ka krijues seriozë, të cilët angazhohen seriozisht në përpunime, djersijnë, kur shkruajnë, përzgjedhin frazën dhe variantin e rrëfenjës simbolike, të ndritshme si dhe luftojnë për risinë, neologjizmën, pasurimin fjalor. Kjo tregon profesionalizëm, që sjell atë të pritshmen pasojën pozitive: veprën e arrirë…Por përsëri këtu çalon puna studimore për të “vjelur” përpjekjen fjalore të krijuesit, pasi studiuesit kanë tulatësinë, janë stacionuar në një pritje pa bukë ose shumë prej syresh e kanë marrë titullin shkencor pa shumë djersitje, pasi ka shumë prej syresh që s’kanë thënë gjë që nga mbrojtjet e realizuara “në realizim “ klasik. Është krijuar një pasuri e admirueshm e regjistrit të neologjizmave, fjalëve të reja dhe Fjalori i Gjuhës sonë qëndron në atë që është pasqyruar shumë dekada më parë dhe krenimi ynë drejtohet tek një aradhë e vogël gjuhëtarësh që “ishin”, pasi në Universitete nuk mëshohet në këtë drejtim dhe shumë pedagogë apo “tituj shkencorë” nuk thonë asgjë. Ka kaq vjet që jetojmë në një klimë të demokracisë letrare dhe asnjë prej syresh nuk tentoi të bëjë një studim për vërshimin e krijuesve të rinj! Një pikëçuditëse ngelëse. Si mund të përparohet kështu?

Por edhe ka mjaft krijues që e anashkalojnë këtë proces, sistem paraqitjeje, nuk e përpunojnë substratin, nuk kërkojnë risinë individuale apo shkrepëtimën e realizuar nga të tjerët në gjetje vetvete, rrëfejnë me një fjalor varfanjak, duke humbur dhe aftësinë tentuese për të marrë pjesë gjallësisht në artin krijues.

Në këtë kontekst kërkohet një sitje e përsitje e imtë për të realizuar zbulesa tronditëse emocionale dhe që ankthojnë lexuesit, “konsumatorët e zellshëm të materialit letrar”…, të cilët nga dita në ditë shterojnë, për vetë vështirësitë jetësore dhe angarizimit të përditshëm që hap probleme jetësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:03 am

Botimi sferë që s’kërkon kurfarë çalim

Përvetësimi i pronës krijimore

Riimpulsim për të t’harrur tekstet nga demodeja dhe futja e prurjeve për progresim

Precipitimi i të talentuarve , përkrahje pa rezerva i tyre. Në start vrapojnë shumë , por sa arrijnë në finalizim!

Shpesh Shtëpitë botuese janë tolerante, apatike, jo mbushamendëse, që e trajtojnë botimin e librit në kuadraturë “shtypimi”, nxjerrin vepra të dobta, pa nerv, të cilat nuk kalojnë në një procedurë ”të rreptë”të kriterit profesional. Kjo është e gjerë dhe përfshirëse. Po kështu në stafe të tyre tërheqin mendimin në “pakicë”, njerëz që e kanë kaluar “lulëzimin” profesional, apo s’e kanë pasur kurrë këtë lulëzim, duke shmangur kështu dhënien e kontributit. Lihen në harresë “mjeshtrat e kësaj përlindjeje”. Madje duhet thënë që ka shtëpi botuese që liçenca është dhënë s’di mbi ç’kritere e motive, te njerëz që s’kanë edhe autoritetin arsimor, pale profesiona; kanë përvetësuar teknikën e shtypjes…Në shumë vepra poetike të botuara nuk punohet me lirizëm, mendim ndjenjësor filozofik, nuk luftohet për elegancën e vargut, elegancën e të thënurit stilistik, por rrëfehet me frazime që s’i ngjajnë vargëzimit.

Kjo konstatohet fatkeqësisht edhe tek ata, që e konsiderojnë veten të “pakapshëm” , apo të aftë. Zgjedhja e aq më tepër përzgjedhja është e domosdoshme dhe takohet jo me shumti.

Kjo sjell, praninë e një e proze, një poezi apatike, pa gjetje, pa stacione mendimore e impulsive, pa gjimnastikë mendore, pa precipitime dhe has një vargëzim asfiksues.

Ka mjaft autorë që shkruajnë një libër, i cili kurrsesi nuk mund të quhet vepër. Letërsia e sotme vuan edhe nga mungesa e pafalshme e artit kritik, e një kritike mirëfillore e bazuar në disa kritere hamendësore. Nga kjo nuk shfaqësohen sot edhe krijues të afirmuar, të cilët edhe në sistemin e mëpërparshëm, e kemi fjalën për Shqipërinë, duke qenë në pozicione komode dhe impulsuese, vilnin “ poezitë apo figuracionin e të rinjve të talentuar, të cilët dërgonin krijimet e tyre në “revista” gazeta me theks letrar dhe që nuk mundësohej botimi i tyre, por për fat të keq kalonin në pronësim të “pushtetarëve të fjalës”, që sot kanë ndryshuar lëkurën e “grabitësit” dhe kanë veshur lëkurën e butë qëngjore. Ky është pasurimi i paligjshëm me anë të fjalës së artëzuar, i cili nuk është i drituar , por dritohet sot. Nga kjo përftesë u “pasuruan shumë” krjues edhe të rëndomtë, të cilët arritën të futen deri në tekste mësimore dhe vijojnë ende të jenë prezentë, paçka nga evoluimi dhe kërkesa të reja të stadit kulturor, pasi tekstet shkollore, hartimin e tyre e marrin apo e zgjedhin njerëz të militantizuar, apo që nuk hanë të bëjnë me këtë sektor dhe pranimi i veprave bëhet me të njëjtën procedurë si i tenderuar. Kjo është e pafalshme dhe e dëmshme.

Shpesh lirshëmëria në gjetjen e objekteve realizon edhe vepra sipërfaqësore, të cilat këndojnë këngën e mërzitisë dimërore të stuhive të vrullshme dhe të baltosjes, të gjetheve të verdha, kur duhet të jenë të gjelbëruara.

Në mjaft vepra të letërsisë në gjininë e prozës ndesh përsëritje, kopjime mekanike e tekniciste, stisje dantellore që modeleojnë me stile të modeluara, përafërim stili, hera - herës dhe afëri përmbajtjesh.

Vepra lindin vetëm talentet nga spontaneiteti krijues, të cilat për fatin e mirë, janë në të gjithë trevat, që me daljet e tyre tundojnë dhe emocionalizojnë. Duhet evidentuar që në skenën e madhe të letërsisë në mbarë trevat në hapësirën kombëtare shqiptare ka një numër krijuesish të rinj, të reja të cilët, të cilat kanë një pavarësi të shkruari të spikatur, veçanësore, dalluese dhe të zhveshur nga klishetë, manitë dhe sajesat pa nerv, por që e shprehin figurshëm ndjenjën e tyre, fjalën e tyre. Ne këta krijues duhet t’i impulsojmë, t’i përkrahim pa rezerva, pasi vetëm kështu do ta mbajmë të ndezur pishtarin e madh të gjuhës së lashtë shqipe. Kjo është një vazhdimësi brezash. Nga ana tjetër duhet të evidentojmë se tashmë janë krijuar të gjitha gjasat për një programim veprimtarish në rrafsh kombëtar, që ka filluar, por me modele të reja dhe dobiprurëse, duke shkëmbyer përvojat.



Si do të mënjanohen prurjet rakitike, procedura e aplikimit



Pritja e daljes së veprave të të afirmuarve tashmë nuk është si një agim i vonshëm. Dielli është i kuqërremtë në të tilla raste dhe hëna pesëmbëdhjetëshe, pritja e tyre spektakolare.

Por për fat të keq në të shkruar, artin e të shkruarit, kanë vërshuar dhe njerëz, jo krijues, të cilët përveç dëshirës për të shkruar, s’posedojnë asgjë nga ky art. Nga këto mangësi, që theksuam më lart, nuk kanë shpëtuar as disa vepra të krijuesve tanë, të cilët kanë përdorur doza të mëdha imitacioni dhe kanë shkëputur pasazhe nga të afirmuarit. Në këtë sens kërkohet një rreptësim.

Nëse studion prezencën e fabulës të krijuesve të veçantë, të cilët e konsiderojnë veten fabulistë, vëren se shumë prej syresh ecin në të nëjtin stil, stilojnë vetëm me stil “bretkocë” dhe kështu që nuk kanë fije dallese mes tyre. Njëjtësia është e dallueshme dhe individualiteti stonon tipikshëm. Fabula kërkon një trajtesë dinamike, një mënyrë të plotë të figurshme, një stilizim për të ndryshuar “vokalizmin poetik’ të saj. Kërkohet një erudicion i mjaftë, një trajtesë dinamike dhe një mënyrë tjetër rrëfenjë. Po fute “semantikën” e regjistrit fjalor “kafshërim”, që fabulat tona janë mbushur me gjithçka deri tek cinguj e që këndojnë “këngën e cincujve”. Në këtë kuadër edhe në Lidhjen tonë kemi shembulla që paraafrohen me këto që theksuam më lart.

Më shumë frymëmarrje kërkohet në konturimin plotor të gjinisë së romanit. Disa shembulla tipike të Letërsisë shqiptare, kosovare, malazese, maqedonase, por edhe të Lidhjes sonë tregojnë se si mund të shkruhet e të konkurrohet në një vepër të tillë. Ekzistenca edhe e mendimit se duhet që në korsitë letrare të sprintojnë vetëm të aftit, humbet ngjyresat e të drejtës demokratike për përfshirje, por kjo s’do të thotë që precipitimi, shmagia për mossuksese dhe konkurrim të mos arrijë të realizojë seleksionimin aktiv. Përvoja e shumë simotrave, kudo sot në botë, nxjerr atë që, vepra konkurruese dhe që ka nivel, fiton e jo vendime jurish, të cilat paracaktojnë “fituesin” apo “fituesen” dhe kështu që në konkurse brenda vendit, që organizohen, nuk marrin pjesë vepra dinjitoze e serioze. Lakimi i emrave në disa rasa i një apo dy krijuesve humbet seriozitetin konkurrues.



Pak për universializimin dhe shkëmbimin universal të vlerave

Përvoja jonë në këtë drejtim është e admirueshme. Kjo është realizuar në saj të lidhësisë harmonike, botimeve respektive në shumë vende si fqinje, por edhe më gjerë, aktivizimit me theks të përkthyesve të rinj të talentuar, që edhe në këtë kontekst vërehet një posedim prone të të vjetërve, të cilët nuk lëshojnë pe dhe kanë nota nënvleftësimi për të rinjtë. Nëpërmjet përkthimeve në gjuhë të ndryshme realizohet shkëmbimi i vlerave, të cilin ne mendojmë se kemi hedhur hapa konstruktivë. Shumë vepra tonat kanë dalë në aplikim disagjuhësh, që kjo siguron njohjen, kontaktin dhe natyrisht reklamimin e vlerës tek lexuesi i gjuhëve të tjera. Botimet pra respektive shtojnë frymëmarrjen dhe njohjen e letërsisë.

Kjo është një natyrshmëri që edhe në vendet ku ka prezencë të lexuesve folës dhe shkrues të disa gjuhëve , që këtë ne e konsiderojmë privilegj, të vijohet të shkruhet në të gjitha gjuhët, pasi kjo shton kontaktin dhe realizon dallesën.



Përfundim

Një shoqëri, e cila nuk administron trurin dhe shpërthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen, jemi shprehur diku një intervistë. Ka ardhur koha që të tentojmë, të kthejmë fytyrën nga vetvetja dhe të japim leksion edhe për të tjerët. Admiruesit e fjalës së ndejnjës të shtohen përditshëm dhe ne të pozicionohemi atje ku e kemi vendin.

Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:04 am



KUMTIME





Korsi e hapur

Një shpalosje universale vlerash



Nga Agron Shele, N/Kryetar i Lidhjes, W.P.S




Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi i vlerave reale kanë mundësuar sot koncepte dhe ide nga më madhoret; kanë krijuar tendenca përafërimi në shumë kultura, kanë paracaktuar modalitete bashkëohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi. Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “KORSI E HAPUR” Antologji Poetike autorëve të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” dhe autorë nga vendi dhe bota (rreth 170 vendas dhe 84 autorë (poetë) të huaj nga 22 vende të botës), të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.

Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e përvojës 10 vjeçare, e shtrirjes së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” brenda dhe jashtë vendit, e komunikimit me simotrat e tjera letrare, të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet, e shpalosjes universale të vlerave, i cili është bërë evident dhe mjaft sinjifikativ.

Është e çuditshme, por edhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet rrjetit të Internetit, të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare, shkëmbejnë eksperiencë dhe hulumtojnë prurjet dhe gjetjet e reja, debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore, konturojnë idetë dhe perfeksionojnë stilet.

Le të bëjmë një analitikë të shkurtër të Antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri, nga një kulturë tek tjetra, nga një ndjesi në një tjetër.

Pse e shtroj këtë parantezë, të nderuar kolegë?

Për shumë arsye, të cilat shtyjnë drejt konturimit të një letërsie ndryshe.

Letërsia që është domosdoshmërisht e aplikueshme në vende që ka pasur probleme çensurimi Shqipëri – Kosovë.

Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (përfshi 22 vende të ndryshme të botës që përfaqësohen denjësisht).

Letërsi komunikuese dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.

Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementët kyç të një projekti të tillë, projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta dhe në eventualitete të ndryshme. Ç’duhet të kuptojmë me elementë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike?

Është më se e kuptueshem që elementët bazë, treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë duhet:

- Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve. Rast konkret: shqipërim +ruajtje kompozicioni+ ruajtje mesazhi, perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Internacional, Salaminë, Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve.

- Harmonizimi i prurjeve dhe i gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj

- Rikonceprimi i artit me autoritëetin krijues.

Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si: Teresinka Pereira, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.Ë.A (Amerikë) Domenico Defelice, Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjednikov (Rusi), Cristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi) Hju Çi Çeng (Kinë), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Çan Sirisuit (Tajlandë) për të ardhur te poetët grekë Dhimitris Kraniotis, Kryetar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë Ë.P.S, Panajota Zaloni Presidente e Lidhjes “XASTERON”, një nga mikeshat poetike të Lidhjes sonë, e cila na ka ndihmuar me shumë dashuri dhe me publikime, Dino Cubatis, President i lidhjes “Kafe e Ideve” Salaminë, Nadia Çela Pop (Rumani), autorët kosovarë Kadrush Radogoshi,President i Lidhjes së Shkrimatrëve të Kosovës, Jakup Ceraja, poet i mirënjohur koosvar e tjerë.

Lidhja e Krijuesve “PEGASI” përfaqësohet me gjithë autorët në të gjithë shtrirjen e saj brenda dhe jashtë vendit. Dhe ky gërshetim ndodh për herë të parë.

Kjo “konglomeratë” e bukur autorësh, të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb, por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare dhe këtë gjë e tregoi apo e vërtetoi më së miri shkëmbimi i informacionit universal nëpërmjet postës elektronike nga ku shumë kolegë të nderuar të huaj, të cilët në këtë antologji poetike flasin shqip, kanë dërguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnë për të tjera nisiativa të tilla, të cilat dhe përvoja e tyre e gjerë nuk ishte përcjellë më parë.



Duke cituar një ekstrat të shkurtër nga kjo antologji ku theksoj se:

Poezia është magjia,

Poezia është flirt i shpirtit

Poezia është muzë mbi muzat.

Besoj se kam shprehur perceptimin e vertetë të poetit global.

Së fundi mendoj se “Korsi e Hapur” është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve, të cilët përbrenda mendimit dhe “stoicizmit të tyre individual”, është nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimi universal i mendimit letrar shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:05 am

Një vështrim i shkurtër për Letërsinë e Kosovës



Nga Mr. Kadrush Radogoshi

KryetariI Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Ë.P.S



Konteksti socio-politik

Kosova, së bashku me trojet e e tjera etnike shqiptare në ish Jugosllavi, e ndarë padrejtësisht nga shteti shqiptar, vetëm pas luftës së Dytë Botërore pat mundësi të ketë shkolla dhe libra në gjuhën shqipe. Librat, qofshin tekste shkolllore, qofshin vepra letrare, u shkruan dhe u botuan në kushtet

e një censure të egër, e cila nuk kërkonte vetëm pastërtinë ideologjike si në Shqipëri, por edhe lojalitetin ndaj “patriotizmit socialist vetëqeverisës jugosllav”.

Disa shkrimtarë këtë lojalitet e pranuan formalisht, ndërsa prapa tij u angazhuan ta krijojnë një brez shkrimtarësh të rinj. Në mesin e tyre shquhet poeti Esad Mekuli, redaktor i veprave letrare të shumicës prej poetëve të Kosovës, të cilët veprat e tyre i botuan në fund të viteve të pesëdhjeta dhe në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të njëzet.

Disa shkrimtarë të tjerë, të brezit të Esad Mekulit dhe atij më të rinj “lojalitetin daj patriotizmit socialist jugosllav” e patën bazament apo pikë referuese për identitetin e tyre letrar, skajshmërisht të instrumentalizuar nga politika zyrtare jugosllave, e cila ndaj shqiptarëve qe gjithonë e padrejtë dhe shtypëse. Ky tip shkrimtarësh poetizuan Titon si figurë dhe titizmin si ideologji në shumë vepra letrare.

Përkundër këtyre shkrimtarëve, atyre pjesërisht dhe atyre tërësisht të instrumentalizuar, qëndronte edhe tipi i shkrimtarit me vetëdije të zgjuar kombëtare, i cili dhe në veprat artistike e shpeshherë edhe në veprimet e tjera jetësore ishte kryengritës ndaj hapësirës false të “lirisë jugosllave”. Këta shkrimtarë me veprat e tyre letrare dhe jetësore kërkonin hapësira të reja lirie për qenien shqiptare në Kosovë dhe trojet e tjera etnike, në ish Jugosllavi. Shumë prej këtyre shkrimtarëve u satanizuan, u persekutuan, u burgosën, ndërsa disa prej tyre edhe u vranë. Figura më përfaqësuese e shkrimtarëev të këtij tipi në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi, qe Adem Demaçi i pasuar nga shumë të tjerë: Zeqir Gërvalla, Jakup Ceraja, Sefedin Fetiu, Teki Dervishi, Shefki Oseku, Rushit Ramabaja, Arif Demolli, Sabit Rrustemi, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Ismail Syla, Kadri Rexha e shumë e shumë të tjerë. Disa prej tyre u vranë me atentat apo u mbytën me tortura nga UDB-ja jugosllave: Rexhep Elmazi, Jusuf Gërvalla, Fazlli Graicevci, ndërsa shkrimtari Ymer Elshanai u masakrua mme tërë familjene tij në masakrën e Poklekut të vjetër.



Konteksti estetik- letrar

Letërsia bashkohore në Kosovë u krijua jo vetëm në kontekst tjetër socialo- politik po edhe në një kontekst tjetër estetiko- letrar.

Pothuajse shumica e shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës dhe hapësirës shqiptare në ish Jugosllavi, paten pengesa të mëdha komunikimi me traditën e letërsisë bashkëkohore që krijohej në Shqipëri. Këto pengesa herë bëheshin më të ashpra e herë më të buta dhe gjithmonë ishin të motivuara politikisht. Përpjekjen për komunikim të plotë disa shkrimtarë e paguanin me burg.

Shkrimtarët e Kosovës dhe hapësirës shqiptare në ish Jugosllavi u ndikuan fuqishëm nga folklori i pasur shqiptar, disa prej tyre pa arritur të shkëputen nga vetëdija folklorizante e disa të tjerë, kuptohet më të talentuar, folklorit iu qasën nga pozicioni i vetëdijes moderne estetike, duke bërë mbindërtime në të gjitha rrafshet dhe nivelet e ndërtimit të strukturës së veprave letrare.

Shkrimtarët “lojalë ndaj patriotizmit socialist vetëqeverisës jugosllav” shumë pak komunikuan me letërsinë shqipe, qoftë e traditës apo bashkëkohore dhe këtë mungesë komunikimi e kompesuan duke komunikuar me letërsinë në ish Jugosllavi e sidomos me atë të krijuar në gjuhën serbo- kroate, modelet e së cilës shpeshherë u shfrytëzuan gjer në epigonizëm për të mos thënë gjer në kopjim.

E vetmja përparësi për shkrimtarët shqiptarë në ish Jugosllavi, në krahasim me ata në Shqipëri, ishte mundësia e komunikimit të papenguar me letërsinë moderne botërore, me gjithë rrjedhat e saj. Gjithashtu nuk kishte pengesa as në komunikimin me mendimin modern botëror, qoftë ai teoriko- letrar, historiko- letrar, filozofiko- estetik, etik, psikologjik, antropologjik. Kjo mundësi nuk u shsfrytëzua në të gjitha rastet sa dhe si duhet. Në këtë kontekst duhet parë edhe mundësia e kritikëve dhe studiuesve të Letërsisë në Kosovë, që të aplikojnë një shumësi metodash interpretimi, studimi të fenomeneve letrare, të periodave letrare, të autorëve dhe veprave të veçanta letrare.

Emra të shquar në letërsinë e Kosovës

Gjinia, që arriti nivelin më të lartë të vlerave letrare në Kosovë, qe poezia: Esad Mekuli, Enver Gjerçeku, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Murat Isaku, Jusuf Gërvalla, Abdullah Konushevci, Kadrush Radogoshi, Adem Gashi, Milazim Krasniqi, Flora Brovina, Basri Çapriqi, Sali Bashota e tjerë.

Me gjithatë edhe në prozë e sidomos në lëmin e romanit shquhen autorë të të gjithë brezave krijues, duke filluar nga Adem Demaçi, i cili, në moshë shumë të re, botoi një numër të konsiderueshëm tregimesh me vlera të pamohueshme artistike dhe romanin “Gjarprijtë e gjakut” (kuptohet para se ta burgosin, kur kishte vetëm 22vjet) e gjer te Hivzi Sulejmani, Nazmi Rrahmani, Ramadan Rexhepi, Rexhep Qosja, Teki Dërvishi, Anton Pashku, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Zejnullah Rrahmani, Sefedin Fetiu, Rushit Ramabaja, Arif Demolli, Mehmet Kraja, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi e tjerë.

Dramaturgjia në Kosovë pat një zhvillim modest për shkak se gjer në vitin 1977 në Kosovë pat një zhvillim modest, për shkak se gjer në vitin 1977 në Kosovë kishim vetëm një teatër profesionist (në Prishtinë). Në këtë vit në Gjakovë u hap teatri i dytë profesionist. Politika e ndjekur gjatë zgjedhjes së teksteve dramatike për t’u vënë në skenë mendoj se ka qenë stimuluese për shkrimin e dramës. Gjersa Teatri i Prishtinës herë pas herë ka shpallur konkurs për dramë origjinale. Teatri profesionist i Gjakovës asnjëherë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë. Në këtë kontekst më imponohet mendimi se në dramaturgjinë kosovare janë shumë pak emra që imponohen me vepra letrare. Spikasin emrat e Rexhep Qoses, Ymer Shkrelit, Azem Shkrelit e të ndonjë tjetri.

Letërsia për fëmijë pat një rrjedhë të mbarë zhvillimi. Autorë të ndryshëm lëruan të gjitha zhanret letrare për fëmijë, duke filluar nga poezi e tregimi e gjer te romani e drama. Individualitete në këtë pjesë të letërsisë shqipe të krijuar në Kosovë janë : Rexhep Hoxha (poet, romancier), Rifat Kukaj (poet, romancier, dramaturg), Vehbi Kikaj (poet, romancier) Ymer Elshani (poet, romancier) Gani Xhafolli (poet, romancier) Rushit Ramabaja (poet, romancier), Avdulla Thaqi (poet). Avdi Shala (poet).

Në lëmin e kritikës letrare eseistikës dhe studimit të letërsisë në Kosovë janë botuar vepra me interes, shumica e të cilave shënojnë kulme në këtë zhanër të letërsisë kombëtare. Nuk është i vogël numri i autorëve, të cilët nuk mund të anashkalohen nga studiuesit seriozë të letërsisë sonë.

Të tillë janë: Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Agim Vinça, Ali Aliu, Sefedin Fetiu, Bajram Krasniqi, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Emin Kabashi, Avdullah Konushevski, Ramadan Musliu, Prend Buzhala, Shyqyri Galica, Rushit Ramabaja, Arben Hoxha, Hysen Matoshi e shumë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:07 am

TE GJITHE KRIJUESVE PJESEMARRES TE MANIFESTIMIT DITET E NAIMIT,
SHOQERIM TE BUKUR DHE FRYTDHENES ME NJERI -TJETRIN DHE ME MUZAT


JU URON:
ANTON GOJÇAJ, TUZ - MALI I ZI


LETËRSIA SHQIPE NË MALIN E ZI (Një panoramikë)

Një degë që kapërcen gardhin

Nga Anton gojçaj, Tuz – Mali i Zi

Letërsia shqipe në Mal të Zi zhvillohet në margjinat e letërsisë së gjithëmbarshme shqipe, degë e pandashme e së cilës ajo është. Po ashtu, ajo mbijeton në margjinat e jetës kulturore në Republikën e Malit të Zi, në hijen e plotë të krijimtarisë në gjuhët sllave.
E pra, sipas disa studiuesve libri i parë shqip, për aq sa dihet deri sot, “Meshari” i don Gjon Buzukut (1555), ka gjasa të jetë shkruar dhe botuar mu në hapësirën e Ulqinit, Tivarit, apo diku në afërsi.
Deri te libri tjetër shqip, pas “Mesharit”, në këto treva është dashur të pritet më se 400 vjet. Është më tepër se interesant fakti se përkthimi i parë integral i “Biblës” në gjuhën shqipe është vepër e priftit katolik nga Ulqini, dom Simon Filipaj, e që u botua në vitin 1994 në Ferizaj (Kosovë).

Shkrimtarë shqiptarë - nga Mali i Zi
Ashtu si në Kosovë, edhe në Mal të Zi librat e parë në gjuhën shqipe u botuan pas Luftës së Dytë Botërore. Disa nga autorët më të dalluar të letërsisë shqipe në Kosovë, u lindën në Mal të Zi. Esad Mekuli (1916-1993), i njohur edhe me pseudonimin Sat Nokshiqi, pionieri i letërsisë shqipe në Kosovë, themelues i revistës së parë dhe më të njohur për letërsi në Kosovë, »Jeta e re«, në faqet e së cilës i botuan punimet e para pothuaj të gjithë shkrimtarët e Kosovës që kanë ndopak emër, është i lindur në një fshat afër Plavës (sot në Malin e Zi). E. Mekuli vargjet e para i ka shkruar dhe botuar në gjuhën serbe, por më vonë ai ka shkruar shqip. Librat e tij më të njohur janë vëllimet poetike: »Për ty«, »Dita e re«, »Avsha ada«, »Vjersha«, »Brigjet«, »Drita që nuk shuhet«. Vargjet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Nga e njëjta trevë është edhe kritiku i parë i mirëfilltë i letërsisë në Kosovë, Hasan Mekuli. Ai nuk botoi për së gjalli ndonjë libër të veçantë, por në periodikun e kohës ka publikuar disa qinda recensione, kritika dhe studime letrare.
Martin dhe Mirash Ivanaj (nga Triepshi), në deceniet e para të shek. XX kanë shkruar vargje në gjuhën serbe, (në vitin 1996 janë përkthyer dhe botuar shqip, në Tiranë, në vëllimin “Epopeja e njeriut”), kurse Nikollë Ivanaj në vitin 1944 botoi në Tiranë përmledhjen poetike “Lulet e pasosme”. Një tjetër krijues është Nol Berisha (1923-1997), i lindur në Grudë (Mali i Zi), i cili pothuaj gjithë shekullin e vet e kaloi në Kosovë. Nol Berisha është autor i librave: »Lyra e vjeshtës« , »Thjeshtësi«, »Fije që lidhin kohë« (vjersha), pastaj »Si ka mësuar Frani të lexojë”, »Shtëpiza në blerim«, «Legjenda e vaut» (tregime) etj.
Edhe njëri ndër personalitetet më të njohura të jetës kulturore (dhe politike) në Kosovë, kritiku dhe historiani i letërsisë, polemisti dhe publicisti, romansieri dhe tregimtari, akademik Rexhep Qosja u lind më 1936 në fshatin Vuthaj (Plavë, Mali i Zi). Vepra e tij më e njohur, që është përkthyer në disa gjuhë, është romani »Vdekja më vjen prej syve të tillë«, por ka qenë produktiv edhe në dramë ("Sfinga e gjallë«). Qosja është autor i studimit kapital »Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-III« në tri vëllime, si dhe i disa dhjetëra librave të tjerë.
Shkrimtari Hajro Ulqinaku (1938, Ulqin) shumë vjet jetoi në Prishtinë, kurse në disa vitet e fundit është pak atje - pak në Ulqin. Është autor shumë prodhimtar dhe deri tani ka publikuar mbi 25 libra, më së shumti prozë dhe poezi për fëmijë, por edhe për të rritur, të botuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe Podgoricë. Disa nga librat e tij janë: “Fëmijët e detit”, “Margaritarët e zez”, “Çelësi i artë”, ”Mbrëmje pulëbardhash”, “ Ani, Beni, ani”, “Panorama e detit”, “Ligji i detit”, “Pulëbardhat në antenë”, “ Mos qaj Kestrina”, “Libri për detin” etj.
Idriz Ulaj (1942, Vuthaj) është një autor tjetër i lindur në Vuthaj, që jeton në Prishtinë. Ai është autor i përmbledhjeve poetike »Prizma« dhe »Edhe një orë dritë«.
Ali Llunji (1939) ka botuar dramën “Lugu i Xhemiles”, por shkruan edhe prozë për fëmijë, monografi etj.
Mehmet Kraja (1952, nga Kraja, Mali i Zi) është ndër penat më të spikatura të prozës artistike dhe publicistike në Kosovë. Kraja mbi 30 vjet jeton në Kosovë (me një pauzë disavjeçare në vitet ‘90, kur jetoi në Tiranë). Ka shkruar disa romane: «Gjurmë në trotuar», «Moti i madh», «Udhëzime për kapërcimin e detit», «Sëmundja e ëndrrave», «Net bizantine», «Edhe të çmendurit fluturojnë», pastaj librat me tregime «Vdekja pa emër», «Portat e qiellit», «Njëzet tregime për kohën e shkuar», disa drama, një libër me vështrime kritike etj. Kraja për veprat e tij letrare u shpërblye me disa çmime letrare.
Basri Çapriqi (1960, Ulqin) paraqet pa dyshim njërin ndër emrat më të njohur të poezisë (por dhe kritikës letrare) bashkëkohore shqipe. Ky autor deri më tani ka disa përmbledhje poetike: «Ulli me dy mijë unaza» (1983), «Në fund të verës» (1986), «Ma qet gjuhën» )1989), «Frutat bizare» (1996), “Burimi nën gjuhë” (2005) “ Zbutja e gjarprit” (2006), pastaj edhe disa libra të natyrës kritike/shkencore: “Mikrostruktura e tekstit” (1990), “Përmasat e kontekstit” (1998), kurse i fundit është studimi «Simboli dhe rivalët e tij» (2005) u prit shumë mirë nga lexuesit dhe kritika. Vargjet e Çapriqit janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, maqedonisht, serbokroatisht… Është doktor i shkencave, ligjërues në Universitetin e Kosovës dhe kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.
Anton Berishaj (1965, Tuz) librin e vet të parë, përmbledhjen e poezisë «Lule mëngjesi» e botoi në Podgoricë (1986), kurse në vitin 2006 në Prishtinë, nga shtypi doli libri i tij i dytë, studimi «Retorika dhe letrarësia – Teksti i Bogdanit». Është ligjërues në Universitetin e Kosovës.
Disa poetë shqiptarë nga Mali i Zi jetojnë dhe krijojnë në diasporë. Nokë Sinishtaj (1944, Tuz), me banim në Luzern - Zvicër, është autor i disa librave në poezi: «Mogilat e Kshevës» (1976), «Te vorret e Kshevës» (1995), «Në vend të epitafit» (2002), «Syri i ngujuar» (1999), “Spirale” (2003), “Nga sergjeni i harruar” (2007), pastaj i prozës «Apokalipsi i Pashkut nga Bjeshkët e Nemuna» (kroatisht, 1977) etj.
Lulash Palushaj (1944, Triepsh, Mali i Zi), me banim në SHBA, ka botuar dy përmbledhje poetike: «Rrajë të ndame» dhe «Votra ime», si dhe librin «Malësia dhe fiset e saj»..
Jaho Kollari (1961, Ulqin), i lindur në Ulqin por që tani po ashtu jeton në diasporë, ka botuar një libër me poezi “Shtëpia në mes ullinjve” dhe një me tregime “Terapia”.
Shumica e këtyre autorëve, megjithëse nuk jetojnë në Mal të Zi, shpesh janë të pranishëm në vendlindje.

Letërsia shqipe në Mal të Zi

1. - Letërsia shqipe shkruhet edhe në Mal të Zi dhe kryesisht në dy qendra të vogla, në Ulqin dhe në Tuz (Malësi). Ulqini me rrethinë, duke qenë qendër urbane e turistike, ka një jetë më të pasur me ngjarje kulturore dhe më shumë autorë e botime. Në Ulqin ka jetuar Hafiz Ali Ulqinaku (shek. XIX), që ka kultivuar të ashtuquajturën traditë të bejtexhinjve, të shkruan shqip – me shumë orientalizma dhe me alfabetin arab. Me studimin e autorëve të atij orientimi letrar-kulturor, që nuk ka arritur të luajë një rol të rëndësishëm në kulturën shqiptare, është marrë Sutki Malohoxhiqi, i cili mbi këtë temë ka botuar një libër.
Për letërsinë shqipe në Mal të Zi më seriozisht mund të flitet nga viti 1978, kur filloi të botohet revista”Koha«, të cilën, deri në mbylljen e saj, e redaktoi Gjergj Gjokaj. Revista në fjalë ka dalë çdo dy muaj, gjithsej 54 numra në 11 vjet (1978-1989). Ajo ka lozur një rol shumë pozitiv për kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi, e sidomos për nxitjen dhe afirmimin e talentëve të rinj. Në kuadër të bibliotekës së kësaj reviste u botuan edhe disa vepra letrare të shkrimtarëve shqiptarë të këtyre anëve (N.Berisha, I. Berjashi, I. Ulaj, A. Berishaj, A. Ahmeti, Z. Hoxhiq etj.). Në faqet e revistës »Koha«, nga numri në numër janë botuar edhe përkthime nga letërsitë e huaja, sidomos nga ajo malazeze. Vetë redaktori Gjergj Gjokaj (1926-1997) nuk ka botuar kurrë asnjë varg të vetin në këtë revistë, mirëpo, pas vdekjes së tij, miqtë dhe të afërmit i mblodhën vargjet që ai i kishte lënë në dorëshkrim dhe i botuan nën titullin “Ma shembët folenë« (Tuz, 2000). Ibrahim Berjashi (1948, Krajë) përveç se merret me gazetari, kohë pas kohe publikon edhe vepra letrare për fëmijë dhe për të rritur. Deri tani ka botuar librat: “Lule prej guri”, “E tej Malësi e det”, “Veloret e bardha”, “Orët e vetmisë” etj. Berjashi është edhe autori i përzgjedhjes së vetme, tani për tani, të poezisë së autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, “Dritaren lëre hapur”. Asllan Bisha (1945, Ulqin) i mbetet besnik prozës. Bisha ka botuar disa libra në prozë për të rritur dhe për fëmijë. Veprat e tij më të njohura janë: “Valët e detit” (1986), “Net peshkimi” (1986), “Nusja e detarit” (1994), “Dasma e peshqve” (1996), “Dashuri te palma” (2007)etj. Liriku Haxhi Shabani (1963, Ulqin) ka tërhequr vëmendjen e lexuesve me dy përmbledhje poetike: “Të kërkoj” (1995) dhe “Natë e portokalltë” (1998). Në vitin 2007, ai botoi në Tiranë studimin nga fusha e sociolinguistikës: “Rrezikimi i gjuhës shqipe – Për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit”. Poetesha Lumnije Hoxha (1961, Ulqin) është autore e dy përmbledhjeve poetike: “Shtegu i vashës” (2001) dhe “Shpirt i rebeluar” (2007). Hajredin Kovaçi (1960, Ulqin) deri tani ka botuar dy vëllime poetike “Ecje pa mbarim” (2000) dhe “Fundi është larg” (2007). Vepra letrare në gjuhën shqipe, nga Ulqini me rrethinë, botuan edhe Zhaklina Zadrima, Suzana Llolla, Senada Veliqi, Shaban Osmanaj etj. Ndërkaq në territorin e Malësisë së Madhe (me qendër në
Tuz) viteve të fundit po ashtu kemi një gjallëri të autorëve shqiptarë të kësaj treve. Disa prej tyre veprat e veta i botuan në Tuz, ngjashëm me autorët nga viset bregdetare që veprat e veta i botuan në Ulqin, e disa prapë në qendrat e tjera shqiptare, qoftë në Prishtinë, qoftë në Shkodër a Tiranë. Rrok Gjolaj përmbledhjen »Kulla ime” e botoi në Shkodër, kurse Rrok Berishaj librin poetik “Në mes të ditës” (2001) e botoi në Tuz. Nikollë Berishaj (1960, Tuz) vëllimin e tij poetik “Sub rosa dictum« (2001), e botoi në Tuz. Përveç kësaj N. Berishaj është edhe përkthyes i letërsisë nga sllovenishtja në shqip dhe anasjelltas, si dhe nga gjuha malazeze në shqip dhe anasjelltas. Këto ditë (2008) në Tiranë doli nga shtypi antologjia e poezisë sllovene në gjuhën shqipe të cilën e përzgjodhi dhe e përktheu vetë. Ai është autori i fjalorit të vetëm sllovenisht-shqip, i cili ka përjetuar dy botime, një në Lubjanë dhe tjetrin në Tiranë. Zef Gjuravçaj (1953, Triepsh) ka botuar një përmbledhje me vjersha, me titullin “Shtegu i malit” (Tetovë, 1994). Anton Gjuravçaj (Triepsh) shkruan poezi dhe prozë. Është autor i përmbledhjes “Baladë vertikale” (1994) dhe i librit me tregime e poezi “Memento” (1995), që i është botuar edhe në gjuhën malazeze. Në vitin 2008 në Tiranë iu botua romani “Vdekja e valëve”. Një përmbledhje me poezi, “Lama e Doklit” (2001) e ka botuar, në Tiranë, politikani poet Ferhat Dinosha (1954, Tuz).
Libra poetikë kanë botuar edhe At Pashko Gojçaj, Gjelosh Junçaj, Valentina Gorvokaj, Shqipe Dushaj, At Kolë Berishaj etj. Shkrimtarët nga Malësia lexuesve të tyre u kanë ofruar edhe libra në prozë. Fran Camaj (1949, Tuz) ka botuar dy romane “Rruga e pamëshirshme” (2004) dhe “Dashuri e dhunuar” (2006) si dhe librin me kumtesa, recensione, vështrime dhe publicistikë “Kohët flasin” (2007). Anton Gojçaj (1966, Tuz) deri tash ka botuar librat: “Poezi” (2001), “Qengj i harruar natën në mal”, tregime (2003), “Tema e heroit nacional në letërsi”, studim (2004), “Passio” roman (2004), “Fakticiteti në letërsi – proza letrare e Anton Harapit”, studim (2006).
Përfundim
Letërsia shqipe në Mal të Zi, megjithëse zhvillohet në margjinat e kulturës shqiptare, jep fryte. Herë pas here autorët e këtyre trevave botojnë edhe libra me vlera të konsiderueshme letrare. Prandaj, pavarësisht nga fakti se kjo letërsi zhvillohet në cep të hapësirës shqipfolëse, vlerat e saj nuk janë gjithmonë modeste. Autorët në fjalë nuk janë vetëm epigonë, sepse ndër ta ka edhe krijues, të cilët njohësit e artit i vlerësojnë për kontributin e tyre shumë origjinal. Përveç M. Krajës, B. Çapriqit, A. Berishajt etj., që njihen në nivelin e letërsisë kombëtare, por të cilët jetojnë në Kosovë, edhe disa autorë me banim të përhershëm në Mal të Zi, si p.sh. I. Berjashi. H. Shabani, F. Camaj e ndonjë tjetër, janë të rëndësishëm me krijimtarinë e tyre. Pra, në margjina, por krijues të mirëfilltë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:09 am

Rreth kritikës letrare



Dr. Nehas SOPAJ, Shkup

Marrë në përgjithësi, e tërë ajo letërsi që krijohet në kohën kur jeton krijuesi dhe lexuesi, quhet letërsi bashkëkohore. Bashkekzistimi i krijuesit me lexuesin në një kohë të njejtë, megjithatë nuk do të thotë se në letërsitë e ndryshme kombëtare për nocionin letërsi bashkëkohore starti i fillimit të letërsisë, të jetë i njëjtë. Në letërsitë ballkanike (në këtë kontekst edhe në letërsinë shqipe), për letërsi bashkëkohore merret ai produksioni letrar që nis fill pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq në letërsinë angleze p.sh., letërsia bashkëkohore fillon më herët, ajo nis nga viti 1912 e këtej. Që këtu, meqë fillimi i letërsisë bashkëkohore nëpër letërsi të ndryshme kombëtare ndryshon, është fare e natyrshme që kohë pas kohe të korrigjohet ky fillim. Këtu në pyetje janë dy gjëra relevante, e para – koncepti teorik ç’nënkuptojmë ne me atë që e quajmë letërsi bashkëkohore, dhe e dyta – cili është produksioni letrar me të cilin do ta nënkuptonim nocionin letërsi bashkëkohore. Në letërsinë shqipe është fare e natyrshme që starti i letërsisë bashkëkohore, një ditë të shtyhet në vitet 70 të shekullit XX, atëherë kur realisht fillon procesi i kulmimit të vlerave artistike letrare të nisura dhe të arritura atëherë, para Luftës së Dytë Botërore. Kjo mund të kuptohet si diçka që në vitet `50 dhe `60 llojet, zhanret dhe tipat e ndryshëm letrarë kishin shndërruar fizionominë e shkrimit shqip dhe shkonin drejt krijimit të një modeli të ri, që realisht nuk i shkonin për shtati traditës së artit të vërtetë letrar shqiptar. Megjithatë, përderisa thyerjet nuk e kanë marrë fizionominë e plotë teoriko-pragmatike, dhe epoka kohore nuk është gjithaq e gjatë, fillimi do të vlejë edhe më tutje ai i mëparmi. Ky është fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke të re, nënkupton fillimet e koncepteve të ndryshme teorike që do të përfshinin produksionin letrar të kohës së caktuar, por meqë në atë kohë të përcaktuar dhe të nominuar stilistikisht bashkëjetojnë botëkuptime të ndryshme ideo-artistike rreth letërsisë, atëherë gjithnjë do të duhet të ekzistojë një start i ri, mu siç edhe ndryshojnë epokat dhe kohërat e ndryshme. Krahas termit letërsi bashkëkohore, është një term tjetër që për afro gjysëm shekulli (1945-1990), dikur përdorej shpesh dhe quhej letërsi e realizmit socialist. Ky nocion në Shqipëri u bart nga Bashkimi Sovjetik dhe u shartua si një “mish i egër” që për pesëdhjetë vjetë nuk arriti të akomodohet dhe nuk arriti të krijojë një platformë të njëmendët letrare që gjeneratat tona s’do t’i harronin. Duke këputur lidhjet me traditën e shkrimit shqip dhe duke krijuar një fizionomi tjetër, kjo letërsi megjithatë ka krijuar fizionominë e një produkti të ideologjisë komuniste, zëdhënëse e së cilës ishte. Kjo më shumë reprodukonte stereotipe të një utopie retrograde letrare, sesa vepra “monumentale” dhe “sintetike” në emër të së cilës thirrej. Të gjitha emërtimet sikundër janë p.sh. i ashtuquajturi realizmi dialektik, nuk e arsyetojnë ngushtimin e madh që ia bënte totalitetit të realitetit objektiv, duke ia tjetërsuar të gjitha horizontet e pritjes, të djeshmes dhe të ardhmes, si dogmë e të cilës ishte, duke ideologjizuar çdo gjë. Në krye me ideologjinë komuniste si të arriturën e fundit të qytetërimit njerëzor, teoreticientët e realizmit socialist në krye të të cilit ishin ideologët rusë Zhdanov, Gorki e Buharini, pastaj arsyetuesit shkencorë Gj. Llukaçi, L. Aragoni dhe shumë të tjerë, kishin proklamuar se letërsia “për nga forma duhet të jenë nacionale, porse për nga përmbajtja socialiste”, që d.m.th. letërsitë nacionale duhej të asimiloheshin prej së brendshmi gjersa të mos identifikohej fizionomia e tyre.

Parimet e realizmit socialist ishin:

1. Qëllimshmëria në art; 2, Koncepti i patjetërsueshëm realist për botën dhe jetën; 3.Optimizmi i domosdoshëm përkundër pesimizmit; 4. Qartësia gjuhësore deri në deklarativizëm (arti proletar dhe fluskula të tjera) etj; 5. Tipikja në rrethana tipike; 6.Klishetizimi në art, personazhet bardh – zi; 7.Shpallja luftë pluralizmit/modernizmit si dekadencë; 8. Shpallja luftë ndikimeve të “huaja” (besimeve fetare); 9. Ngushtimi tematik kohor/hapësinor etj.

Realizmi socialist në letërsinë shqipe ka përfaqësuesit me vepra zhanresh të ndryshme letrare që janë të shumta dhe që sot nuk janë në përdorim. Në periudhën brenda viteve 1945-1991 sa zgjati doktrina e realizmit socialist në letërsinë shqipe, letërsia jonë bëri: Këputjen e traditës së shkrimit të një formacioni stilistiko- gjuhësor të një niveli të lartë artistik postromantik dhe postrealist që ishte zhvilluar, pluridimenzionuar dhe kulmuar në vitet ‘30; Këputjen e botëkuptimit të fenomeni letrar të një prodhimi të kulturës tradicionalisht të zhvilluar shekuj me radhë me të gjitha karakteristikat e jashtme e të brendshme të shpirtit shqiptar; Këputjen me dhunë të traditës trekonfesionale të këtij shpirti; Fillimin i një epoke të re të imponuar nga një ideologji e re utopike çfarë ishte për shembull komunizmi; Fillimin e reduktimit të optrisë së shpirtit shqiptar dhe zëvendësimin e tij me një ngjyrim antifetar; Fillimin e vonuar të letërsisë së sotme shqipe. Më lart thamë se me letërsi bashkëkohore kuptojmë atë letërsi që krijohet aktualisht. Megjithatë, duhet të thuhet se paralelisht me këtë term, përdoret një term tjetër, termi letërsi e sotme, që përdoret shpesh në shtyp dhe ky ka po atë kuptim si edhe termi letërsi bashkëkohore. Paralelisht me këto dy terme, për letërsi bashkëkohore përdoret edhe një term i tretë, termi letërsi moderne. Tani përdorimi i njëkohësishëm i tre termave (letërsi bashkëkohore, letërsi e sotme dhe letërsi moderne) për të njëjtin kuptim, në raste të veçanta sjell paqartësi te lexuesit. Në të vërtetë, amullia fillon gjatë përdorimit të termit të tretë, letërsi moderne për letërsinë bashkëkohore. Arësyet janë të shumta. Më e para gjë është se modernizimi si nocion përdoret herët që nga Mesjeta e këtej, si shprehje kriticizmi kundër kanonizmit teologjik dhe filozofik për botëkuptimin ekzistencial të njerëzimit në atë kohë. Ndërkaq, termi letërsia moderne në kuadër të letërsisë bashkëkohore, nuk e mbulon tërë atë produksion letrar që sjell letërsia e sotme (letërsinë e realizmit socialist psh.). Modernizmi në letërsin bën ndryshime në botëkuptimet për botën, jetën dhe në përgjithësi botëkuptime për artin. Termi “modern” rrjedh nga Kasidori (nga shekulli VI) nga fjala latine modernuspërkundruall antique, që më vonë, në formë të luftës së tezave moderni përkundruallantiqui,fillimisht në letërsinë frënge do të zhvillohet në shekullin XVII si antitezë: modernes (të rejat) përkundruall ancièns (të vjetrat). Tendenca për shpërthimin e këtij rrethi të mbyllur me rregulla dhe ligje të sanksionuara moralisht si dhe tendenca për krijimin e një jete-teme më të lirë, duke nisur që nga Mesjeta e këtej me kohë fillojnë ta marrin fizionominë e çlirimit të shpirtit nga botëkuptimi dogmatik duke u profilizuar nëpër fusha të ndryshme të artit, sidomos në fushën e letërsisë. Modernizmi i mirëfilltë në letërsi për herë të parë paraqiten në veprën letrare të E. A. Po-es, kurse artikulimin më të prerë do ta bëjë Sh. Bodleri. Vepra e tij poetike “Lulet e së keqes”, e krijuar mbi bazë të tregimeve të E. A. Po-es, do të jetë pamje e shpirtit të vetmuar, që për satisfaksion shpirtëror do ta ketë krenarinë në fatkeqësi si krijues. I parë kështu, modernizmi është një shkëputje nga romantizmi dhe realizmi që ishin harxhuar, dhe zhvillohet me një profilizim drejt natyralizmit, si një drejtim i veçantë letrar i realizmit në krye me E. Zolën. Në mënyrë paralele, lindin dhe zhvillohen drejtimet e tjera të ndryshme siç janë simbolizmi, impresionizmi, futurizmi, ekspresionizmi, mbirealizmi, dadaizmi, neoromantizmi, avangardizmietj., që nëpër letërsi të ndryshme kombëtare paraqiten në kohë të ndryshme, për ta shprehur një fizionomi të caktuar stilistike dhe duke i pasur themeluesit dhe ndjekësit e vetë dhe me këtë duke e profilizuar shpirtin njerëzor në kohë dhe hapësirë konkrete. Një drejtim i veçantë letrar i cili në gjysmën e dytë të shekullit XX do të paraqitet në letërsinë latino-amerikane me termin modernismo, që njihet me nocionin realizmi magjik, në fakt do të jetë më shumë se një drejtim letrar, sepse ai do të dalë si tendencë për ta zgjeruar opcionin e fenomenit letrar, duke e lidhur realizmin me mitologjinë, klasikën, kozmogoninë, qytetërimet lindore, krishterizmin, islamizmin, budizmin, mitologjitë skandinave etj. Në fund, duhet të thuhet se kah mbarimi i shekullit të kaluar fillon të kodohet postmodernizmi, një vazhdimësi e modernizmit, një botëkuptim i ri që përfshin të gjitha sferat e jetës, duke filluar që nga shkencat humanitare e deri te ato ekzakte-matematikore, një filozofi që lidhet me trendet e globalizmit. Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, postmodernizmi depërtoi edhe në letërsinë shqipe. Kulti i të bukurit në art, që synon të jetë alfa dhe omega i të gjitha drejtimeve letrare, sikur i shpëton disa zhanre letrare siç janë lirika e pastër dhe romani modern, duke u dhënë jetë atyreve, duke ua zgjeruar horizontin dhe duke ua hapur dritaret e ngrysura nga dogmat e ndryshme ideologjike. Kështu, në këtë aspekt, pos F. Kafkës, F. G. Lorkës, E. Heminguejt, Xh. Xhojsit, A. Kamysë, G. G. Markesit etj., H. L. Borhesi është përfaqësuesi më eminent i realizmit magjik, i drejtimit më të ri letrar që bashkë me Kortarsarin, Rulfon, Sabaton, Ljosën etj. qëndrojnë në majën e piramidës letrare që sot dominojnë me risitë që sjellin për lexuesit e kohës, e që mëtojnë të jenë sa klasikë të vërtetë, po kaq edhe postmodernë njëkohësisht. Duke e marrë atributin e shpëtimtarit të letërsisë nga zhvillimi dinamik teknik e teknologjik i përgjithshëm, nga globalizmi shoqëror e politik dhe interneti (ose edhe shundi e bastardhimet), realizmi magjik, madje edhe borhesismi si emërtim më i ri që rrjedh nga emri i shkrimtarit të përmendur, forma më e re që përqafohet nga të gjithë krijuesit e rinj të të gjitha rajoneve letrare në mbarë botën sot. Kah mesi i shekullit XX, shumë studiues dhe kritikë letrarë botërorë, duke çmuar se romanisi stadium më i lartë që kishte projektuar mendja njerëzore në art nuk po sillte risi, me të madhe filluan të flasin për krizën e romanit, ndaj ata as që mund ta paramendonin romanin magjik që është sintezë e rrëfimit që lidhet me mitin dhe poezinë, as e imagjinonin shpëtimin e tij, që realisht do t’ia rrisë jetën atij. Pra, duke filluar nga trajtat më të imta letrare sikundër janë poezia lirike e gjer te trajtat më të gjera sikundër është romani, në rrugë të përsosshmërisë artistike, transformohen, ndryshohen dhe modifikohen zhanre të caktuara letrare deri në atë stadium sa që ato madje nganjëherë është vështirë t’i dallosh nga trajta e tyre fillestare. Shumë elemente sikundër janë figurshmëria, rima e ritmi në lirikë, pastaj diskursi, rrëfimi i drejtpërdrejtë e i tërthortë në epikë, dhe në fund, dialogu, monologu e didaskalitë në dramë, shpesh lidhen e ndërlidhen në të tri gjinitë e ndryshme të mëdha letrare sa që për lexuesin e thjeshtë ato shpesh paraqesin problem për ta identifikuar ç’zhanër letrar krijon autori, kurse në ndonjë prej tyre, sikundër është për shembull lirika e pastër ose romani modern, krijojnë aso hutie te lexuesit, saqë edhe specialistit më të spikatur i dalin vështirësi që t’i interpretojnë këto “bartje” dhe “ndërbartje” zhanrore brenda vetë llojit përkatës që krijon autori. Fenomeni letrar në letërsinë e sotme është kaq i ndërlikuar dhe në idetë e shkrimtarit ka kaq fshehtësi të pashpjegueshme, saqë vështirë mund të mbulohen të gjitha ato ngjyra, fshehtësi dhe shpërthime të brendshme të papritura, aq sa të shpeshtën të bëjnë të mendosh se ato janë çështje të pazgjidhshme.

Letërsia moderne është e kundërta e letërsisë transparente, e letërsisë me tezë ideologjike ose dhe e letërsisë së angazhuar çfarë është p.sh. letërsia e realizmit socialist. Në planin e saj të brendshëm, ajo zhvillohet me një fakturë tjetër letrare, ndaj në fushë të mendimit diskursiv ajo nuk është rrymë letrare sikundër e kanë pagëzuar dikur kritikët letrarë. Si kod stilistik, kjo letërsi dallohet dukshëm nga tradita konvencionale e cila e nënkupton letërsinë e angazhuar: ajo shquhet si botëkuptim mbi letërsinë, si materie letrare dhe para së gjithash si gjuhë poetike. Ajo u shqua si reagim ndaj dogmatizmit dhe konformizmit letrar, dhe kuptohet diçka si antonim i modernizmit. Pas romantizmit, realizmit dhe realizmit socialist, kjo letërsi për herë të parë radhitet si pluralizëm letrar dhe konceptualisht synon t`i thyejë kornizat klasike teorike të letërsisë. Reagimi negativ i kritikës, në këtë plan, në fillim i zbrapsi një mori krijuesish të rinj, duke i trembur me dekadencë dhe ekstraestetizem që gjoja po sillte kjo letërsi. Megjithatë, subjekti krijues letrar shqiptar nuk ishte indiferent ndaj frekuentimeve të avangardës botërore, ndaj ndryshe nga dogmatizmi soc-realist i kohës, gjatë 50 vjetëve të epokës së komunizmit, këtej e andej kufirit shqiptar, ky subjekt vazhdoi ta mbajë kontinuitetin e zhvillimit të letërsisë shqipe. Modernistët e parë botërorë të shekullit të kaluar, e ashtuquajtura letërsi e rezistencës spanjolle, hermetizmi italian dhe ai gjerman e deri te i ashtuquajturi realizëm magjik latinoamerikan, u bënë modele për krijuesit shqiptarë, të cilët duke qenë në rrjedhë me kohën, mbajtën kontinuitetin e letërsisë së mirëfilltë shqiptare, duke ia çelur derën e vërtetë shpirtit shqiptar, mimezisit të vërtetë të artit të tij. Kjo vetëm ua shtoi dëshirën krijuesve për ta thënë të vërtetën e madhe dhe sidomos, për ta shqiptuar atë me një zë të ri. Realizmi i ri e pa emër që në letërsinë shqipe më parë frekuentonte “incidentalisht” me modernistët e hershëm, siç janë M. Kuteli, E. Koliqi, L. Poradeci e M. Camaj, me plejadën e krijuesve kosovarë, vetëm e shtoi fuqinë krijuese shqiptare dhe kjo letërsi sheshit u zhvillua krejt ndryshe nga dogma letrare e paracaktuar si “duhet” të bëhet letërsia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:09 am

Parimet e letërsisë moderne janë:

1. Ligjërata logjikisht e palidhur, 2. Gjuha e thyer logjikisht e strukturës gramatikore, heqja e mjeteve tradicionalisht të përdoruara të shenjave të interpunksionit dhe trajtimi i tyre si mjete të dorës së dytë, 3.Palidhshmëritë logjike të figurave të natyrave të ndryshme, përdorimi i dendur i figurave të ndryshme dhe i tropeve, përdorimi i madh i metaforave, stili i lartë i ligjëratës poetike, 4. Temat periferike të aktualitetit në kozmogoninë jashtëkohore, dalja tematike nga hapësira dhe koha e fiksuar, ndërlidhja hapësinore-kohore e toposeve të ndryshme, 5. Përdorimi i dendur i mitit, i simbolit dhe i alegorisë, përdorimi i mitit kombëtar, përdorimi më i madh i mitit antik grek e romak, 6. Krijimi i protestës poetike, 7. Krijimi i një vetëdijeje të re estetike për kundër asaj qytetare, klasore dhe shoqërore-ideologjike, krijimi i vetëdijes artistike, krijimi i derivateve të estetizmit të lartë etj.

Në letërsinë shqipe të viteve ’70 të zhvilluar në Kosovë, por edhe në Diasporë, në kuadër të letërsisë moderne krijohet hermetizmi. Termi hermetizëm më vete ngërthen një kuptim të veçantë: me këtë nocion para së gjithash nënkuptohet komunikimi i vështirësuar i lexuesit me veprën letrare, një lidhje e lexuesit me autorin që nënkupon edhe një parapërgatitje teorike letrare të tij dhe një ngritje në nivel të mesazhit autorial. Hermetizmi në letërsinë shqipe paraqitet, megjithatë, aso kohe kur paraqitet shkrimi letrar shqiptar: në veprat fetare të autorëve të parë të letërsisë shqiptare, të cilët për bazë i kanë librat e shenjtë dhe të cilët janë edhe hermetike, ato janë të “rënda” jo vetëm për stadin intelektual të lexuesit të atëhershëm, por edhe për lexuesin e sotëm, prandaj mund të themi se në historinë e letërsisë shqipe hermetizmi zë fill që me fillesë të shkrimit shqip. Hermetizmi megjithatë, sa është paraqitje fenomenologjike, po kaq është paraqitje pragmatike e utilitare: nëse me nocionin hermetizëm nënkuptohet e kundërta e qartësisë së gjuhës poetike, atëherë kjo nuk do të thotë që këtë nocion ta shohësh aksiologjikisht, por atë ta shohësh në planin e dinamikës të procesit zhvillues historik të artit letrar. Megjithatë, në qoftë se me nocionin hermetizëm nënkuptojmë gjuhën poetike si një instrumentarium që del jashtë kontekstit historik shoqëror, atëherë me të do të nënkuptonim veprën letrare me vlerat dhe konstelacionet e saj ekskluzive.

Modernizmi në letërsinë shqipe, sikundër dihet, paraqitet në epoka të caktuara kohore, atëbotë kur fryma epokale arrin një gjysmëlirie (një parakusht i domosdoshëm për t’u krijuar letërsia e mirëfilltë), kurse kushte të këtilla për zhvillimin e letërsisë janë krijuar vetëm në vitet `30 dhe në vitet `70. Duke u nisur nga veprat e mëdha të Gj. Fishtës, F. Nolit, L. Poradecit, Migjenit, M. Kutelit, E. Haxhiademit etj. në vitet `30 dhe ato të A. Pashkut, I. Kadaresë, F. Reshpjes, T. Dërvishit, B. Musliut etj. në vitet `70, gojaplot mund të themi se në kushte të një gjysmëlirie, këta krijues dhe shumë të tjerë në këto periudha kohore kanë arritur të shfrytëzojnë maksimalisht atë që u dhurohet dhe të japin vepra kulmore, siç janë p.sh. “Lahuta e Malësisë” e Gj. Fishtës apo “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e I. Kadaresë etj., me të cilat krijohet një letërsi e lartë artistike, që mund të pranohet si letërsi e një vetëdijeje të lartë estetike. Krejt kjo i kushtohet pikërisht asaj letërsie që ne e çmojmë se del nga trivialiteti letrar dhe që është letërsi e vetëdijes së formuar estetike.

Letërsia bashkëkohore shqiptare sot krijohet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Diasporë (më së shumti në Italinë e jugut, në SHBA, në Lindjen e Afërt etj.) dhe ajo gjeografikisht krijohet e ndarë. Këtë ndarje në të kaluarën jo fort të largët e kishte thelluar, për më tepër, ideologjizmi i sforcuar në dy krahët e mëdhenj - Shqipëri dhe Kosovë, dhe në përgjithësi në trojet e ish Jugosllavisë, duke e detyruar atë letërsi të një trungu e të një gjaku, të shkruhet në dy formate të ndryshme stilistike, teorike e gjuhësore. Për fat të mirë, në letërsinë bashkëkohore shqiptare ekziston një varg krijuesish, të cilët në veprat e tyre e mbanin të ndezur flakadanin e artit të mirëfilltë letrar dhe ne sot gojëplot flasim për kontinuitet në letërsinë shqipe. Autorët J. Rela, K. Jakova, H. Sulejmani, Sh. Musaraj, S. Spasse, P. Marko, E. Mekuli, Z. Zorba, J. Xoxa, F. Gjata, M. Camaj, K. Trebeshina, D. Vetmo, Q. Buxheli, E. Gjerqeku, P. Taçi, D. Agolli, A. Aliu, A. Gajtani, R. Qosja, F. Gunga, I. Kadare, A. Demaçi, A. Pashku, N. Rrahmani, K. Petriti, Rr. Dedaj, P. Koçi, K. Kosta, J. Gërvalla, B. Musliu, F. Reshpja, A. Podrimja, A. Shkreli, K. Xukaro, T. Dervishi, L. Starova, Xh. Ahmeti, Z. Çela, Z. Morava, R. Shabani, Z. Rrahmani, M. Zeqo, M. Kraja, R. Dibra, B. Londo, K. Mehmeti, A. Çapaliku, M. Ramadani, S. Hamiti, G. Xhafolli, A. Gashi, A. Tufa, S. Rusi, Dh. Pojanaku, Sh. Kelmendi, G. Krasniqi etj., janë emra të cilët përbëjnë krijues të vjetër e të rinj të cilët krijojnë poezi, prozë e dramë dhe për të cilët për disa sot e për disa të tjerë nesër, mund të flasim për personalitete të mirëfillta krijuesish bashkëkohorë.

II

Kritika, siç dihet, është një krijim mendor mbi letërsinë, një aktivitet individual dhe shoqëror që përcjell, analizon dhe vlerëson produksionin letrar të një autori a të një grupi autorësh, të një letërsie kombëtare ose të letërsisë botërore. Detyrë parësore e kritikës është të bëhet këpujë mes autorit të veprës letrare dhe të lexuesit, duke qëndruar në rolin e referuesit të mesazhit poetik të cilido autor qoftë, para lexuesit. Kritiku letrar e ka për detyrë ta gjykojë, vlerësojë dhe çmojë drejt veprën letrare dhe autorin; në këtë kontekst, pos kulturës së gjerë, dijes dhe të erudicionit që duhet ta posedojë, kritiku duhet të jetë edhe i drejtë, dhe sidomos të mos bjerë në ndikime ideologjike, sepse sa do që zhvillon aktivitet thjesht letrar (prandaj ka të drejtë të shprehë mendimin subjektiv), kritiku i mirë duhet të jetë objektiv dhe të gjykojë drejt. Në erudicionin e gjerë, kritiku letrar gjatë vlerësimit të veprës dhe të dukurive të fenomenologjisë letrare, nuk guxon të bjerë nën pushtetin e shijeve subjektive egocentrike; fenomeni i letërsisë është fenomen kompleks, me shumë shpërthime të brendshme e të fshehta, prandaj detyra e kritikut është t’i hetojë ato, t’i gjykojë objektivisht dhe në mënyrë të drejtë. Në historinë e mendimit kritik letrar shqiptar ka pasur shkëlqime që në periudhën midis dy luftërave, veçmas në eseistikën e Faik Konicës, në “introduktat” e Fan Nolit dhe më vonë në studimet kritike të Mitrush Kutelit e të Eqrem Çabejt. Por, kritika profesionale do të zhvillohet vetëm pas lufte, atëherë kur edhe u krijuan institucionet për këtë qëllim, siç janë instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë. Sa do që me një ngjyrë ideologjike, kritika soc-realiste e Razi Brahimit, Koço Bihikut, të Dalan Shpallos, Alfred Uçit e të tjerëve, vuri bazat e kritikës pozitive dhe zuri fill kritika profesionale shqipe. Kritika letrare shqiptare në Kosovë, më e lirë në aspektin ideologjik, u zhvillua nën pranga të cenzurës, por megjithatë në ato çaste kur u krijuan kushte për të, ajo u zhvillua si kritikë strukturaliste që fenomenit letrar i qaset për hipotekat soc-realiste dhe me komplesitetin tërësor, kurse përfaqësuesit më tipikë, siç janë Hasan Mekuli, Ali Aliu, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Bajram Krasniqi e tjerë, në opcionin e tyre kritik letrar e zhvilluan kritikën tipologjike, analitike, semiotike, strukturaliste, pragmatike etj. Format e krijimit të kësaj kritike, kryesisht janë kritika monografike, kritika recensioniste, kritika sinkretike, kritika tipologjike etj. Ndërkaq, duke filluar nga vitet ’90 e këtej, në Shqipëri filloi të zhvillohet kritika e mirëfilltë letrare, ajo e cila e dëboi përfundimisht kompleksin e ideologjizmit, atë e zhvillojnë A. Plasari, A. Klosi, Y. Çiraku, A. Çapaliku, B. Gjoka dhe një mori krijuesish tjerë të rinj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:11 am

Letërsia e sotme në emigracion dhe problemet e saj



Nga Iljaz Bobaj, anëtar i kryesisë së Lidhjes së krijuesve “Pegasi”, N/Kryetar i Lidhjes për Shkrimtarët dhe Poetët emigrantë në Greqi, anëtar i W.P.S

Të nderuar pjesëmarrës shkrimtarë dhe adhurues të Letërsisë e Artit!

I nderuar zoti Kryetar i bashkisë së Qytetit të Përmetit. Përshëndes aktivitetin dhe mikpritjen përmetare. Sinqerisht na bëtë më të lirshëm e më të këndshëm organizimin e këtij aktiviteti.

Ishte krejt e natyrshme që në fluksin e madh të emigracionit të pasviteve ’90 të përfshiheshin edhe artistët shqiptarë, por këta morën me vete edhe shpirtin e tyre krijues dhe, krahas përpjekjeve për mbijetesë, të vazhdonin edhe përpjekjet e tyre për krijimtari letrare dhe art. Është kjo arsyeja që emra të dëgjuar të Letërsisë dhe Artit Shqiptar i ndesh pothuajse të gjithë në vendet e Evropës, SHBA, Kanada. Ndërkaq janë edhe disa emra të rinj, të cilët po bëhen për ditë e më tepër suksesivë në krijimtarinë letraro-artistike. Grupimi më i madh i këtyre krijuesve ndodhet në Greqi. Emra të njohur të Letërsisë si: Hiqmet Meçaj, Miho Gjini (Mjeshtër i Madh), Hyskë Borobojka, Foto Malo, Andrea Petromilo, Robert Goro, Llambi Gjikuli, Ziko Kapurani, Spiro Xhavara, Ton Smajli, Grigor Jovani, Stefan Martiko, Nase Jani, aktori dhe regjisori Lefter Simoni apo më të rinjtë: Dashnor Selimi, Andi Meçaj, Algert Siqeca, Armela Hysi, Ardita Jatru e tjerë, janë një pjesë e këtij grupimi jo të vogël krijuesish. Ashtu siç është edhe Naum Prifti, Petraq Pali e të tjerë në SHBA, Vasil Qesari në Francë e tjerë.

Po cilat janë dukuritë dhe problemet që sjell kjo letërsi në vijim?

1. Në përgjithësi ajo ka një zhvillim të madh sasior. Botohen qindra tituj të rinj librash në vit. Krijues të afirmuar dhe të panjohur, të vjetër e të rinj, vazhdojnë të jepen kaq shumë pas krijimtarisë letrare, sa të krijohet mendimi se kjo, veç vlerës krijuese është kthyer dhe vazhdon të jetë një mani për t’u dukur. Kaq të shumta janë botimet letrare jashtë vendit, sa është krejtësisht e pamundur të ndiqen ato, qoftë edhe për statistikë. Jo më shumë të rinj, se sa të moshuar, nga ata që dikur patën shkruar ndonjë vjershërim në kohën e shkuar, paraqiten para lexuesit, me minivlera dhe antivlera letrare, të cilave, jo pak here, iu bëhet edhe reklamë në shtypin në emigracion, duke i sjellë letrësisë dëme jo të vogla. Këtë bum botimesh letare e kanë shtuar me kontributin e tyre për arsye përfitimi dhe disa shtëpi botimi fantazma, të krijuara po aty dhe që mbijetojnë me botimin e këtyre minivlerave dhe antivlerave letrare. Natyrisht brenda këtij fluksi të madh botimesh e krijimesh, janë edhe shkrimtarë e artistë cilësorë, veprat e të cilëve mbeten dhe hyjnë në fondin e letërsisë sonë.

2. Probleme të organizimit

Shkrimtarët emigrantë jo vetëm në Greqi, pro edhe në SHBA, Kanada e tjerë janë organizuar në shoqata të tyre, ku edhe organizojnë veprimtari. Për numrin e madh të krijuesve shqiptarë në Greqi ka katër shoqata shkrimtarësh (tri në Athinë dhe një në Selanik). Kur mund të ishte një e tillë duke i bashkkuar të gjithë krijuesit. Kjo ndodh se”prijësit” e tyre, jo vetëm që nuk bien në një emërues të përbashkët, por më keq se kaq, i shohin këto shoqata si skena evidentimi dhe për përfitimi për veten e vet. Mesa duket jo vetëm kalit të politikës, por edhe atij të letërsisë, është vështirë për t’ia zbritur. Nuk janë të paktë ata, që e ndjejnë veten komodë në kurriz të tij. E vërteta është se aktiviteti i tyre i organizuar duhet marrë në konsideratë, por jo përherë objekti dhe cilësia e tyre. Me një aktivitet në të ngjeshur paraqitet shoqata”Literart” e kryesuar nga Miho Gjini (Mjeshtër i Madh) dhe ajo e Selanikut “Dega e blertë” i kryesuar nga Bujar Meçaj. Por disa herë aktivitete të tyre kanë pasur objektiv studimi libra mjaft të dobët dhe këto aktivitete më tepër i kanë bërë qejfin autorit sesa letërsisë. Por gjithsesi ka patur edhe aktivitete me vlera. Ashtu siç është me vlerë edhe botimi i katër antologjive letrare të shkrimtarëve emigrantë. Vitet e fundit vihet re edhe një dukuri pozitive, ajo e një oprganizimi mbarëshqiptar jashtë atdheut dhe lidhja e kësaj letërsie me atë të të gjithë hapësirës së emigracionit dhe të trojeve shqiptare në Evropë, Amerikë, Mali i Zi, Fyrom. Në këtë pikë do të mendoja se një shoqatë mbarë shqiptare në emigracion do të ishte hapi më suksesiv për kushtet e sotme. Kjo mund të kombinonte dhe organizonte një punë më të qenësishme, sidomos evidentimin e vlerave të vërteta krijuese në emigracion. Në këtë evidentim bën shumë pak dhe media shqiptare në Atdhe.

3. Probleme të tematikës dhe të brendisë

4. Veç të tjerash në këtë tematikë zë më tepër vend nga ç’duhet ajo emigracionit, ku mbingarkesa me dhimbje mpak vlerat. Aq sa libra të tërë mbeten në kornizat e emigracionit, mes dhimbjesh e lotësh. Shkrimtari emigrant ka një tematikë më tepër, por nuk duhet të harrojë se teprimi me të sjell edhe vdekjen e vlerave, pasi çdo gjë vdes nga tepria e vet. Po të shtojmë këtu edhe ndonjë problem të përmbajtjes si detajet e shumta me vrasje, dhunime, vuajtje pa pikë dritë e shpresë, huazimet e papërshtatshme deri edhe tek emrat e personazheve përditë e më shumë në kurriz të emrave tanë ilirë dhe tradicionalë, kupa bëhet paksa e hidhur. Nuk besoj se ia vlen të pish një kupë të tillë. Mbi të gjitha shkrimtari nuk vret dhe nuk duhet të vrasë shpresën, bindjen tek e ardhmja e kombit tonë. E kam thënë disa herë. Po deshët më quani fantazist, por Shqipëria , Atdheu ynë, një ditë me siguri do të jetë “Zonja e Ballkanit”. Veç duhet të punojmë të gjithë ne shqiptarët. Këtu shkrimtarët dhe artistët kanë një vend sa të nderuar po aq dhe të përgjegjshëm. Ata janë përgjegjësit e kulturës dhe të artit para kombit të tyre e më gjerë. Le të meritojnë edhe nderimin e tij.

4. Mendimi kritik dhe kritika letrare

Kjo dobësi, që ndihet ndjeshëm në atdhe, jashtë tij, bëhet më i vështirë, pasi jashtë ka shumë pak ose aspak studiues të mirëfilltë të letërsisë. Unë besoj se inflacionin më të madh nuk e ka leku, por fjala. Veçse, kur ky inflancion fjalësh dominon në krijimtarinë letrare e aq më tepër, kur ky inflancion mbush faqet e gazetave me lëvdata boshe nga miq e shokë të autorit, ai kthehet në një dëmtues e frenues serioz i kësaj krijimtarie. Por fatkeqësisht e vërteta është pikërisht kështu. Janë të shumtë librat që kalojnë në heshtje, ashtu siç janë shumë më të shumtë ata, që fryhen si tullumbace sipas klaneve të miqësisë. Ç’t’i bësh edhe letërsia dhe arti kanë armiqtë e tyre të heshtur! Këtu ndikon edhe një faktor tjetër dhënia e çmimeve. Juri të ndryshme kompentente dhe jo kompentente japin çmime letrare, që lënë shumë për të dëshiruar. Mesa dimë çmimet letrare duhet t’i fitojë vetë letërsia. Sot, jo rrallëherë, ndodh e kundërta, ato i fitojnë autorët e më tepër autoret. Mjaft më me këto banalitete amatoreske!

5. 5. Të tjerë probleme të saj mbeten edhe përkthimet në gjuhë të huaja ose përkthimet nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe. Dy janë pikat më të dobëta këtu: Përkthimi pa cilësi dhe përdorimi i huazimeve të panevojshme. Kjo presë në dy tehë dëmton edhe letërsinë tonë edhe atë të huaj, duke i minimizuar vlerat e saj të mirëfillta, të cilat ia shpërfaq më pas po të cunguara te lexuesit.

6. Nëse do të shtonim edhe problemet e qarkullimit dhe të shitjes së organizuar të librit në emigracion, do të shtohen problemet që ka kjo letërsi. Natyrisht ka edhe të tjera, por në një kumtim të tillë të shkurtër, parapëlqyem t’i trajtonim ato thjesht si probleme që ekzistojnë për të informuar dëgjuesit e këtij Simpoziumi të nderuar për zhvillimet e letërsisë së sotme në emigracion.

Ndërkaq, si përfundim, do të doja të thoshja se, pavarësisht këtyre problemeve të shumtë e domethënës, është shumë e rëndësishme që edhe në emigracion krijohet mjaft në gjuhën tonë, gjë që mban gjallë gjuhën, identitetin dhe kulturën tone kombëtare. Sa për cilësinë, me siguri atë do të zgjidhë koha, mësuesi i rreptë, por i drejtë. Ajo do të dijë t’i vejë në vend vlerat.

Ju faleminderit, zonja dhe zotërinj të nderuar!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:12 am

Nga një autor në tjetrin



Rishikim i autorëve të letërsisë në ndihmesë të maturës shtetërore



Nga Lumo Kolleshi, Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së krijuesve “PEGASI” Albania, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S)

Letërsia e programuar në shkollë të mesme shqiptare, në optikën e saj, sidomos pas kthesës, rrok autorë që nga antikiteti grek e romak, deri në letërsinë e kohës sonë. Kjo në këndvështrimin e letërsisë së huaj. Në kuadrin e letërsisë shqipe fillesat imerr nga eposi i kreshnikëve për të arritur në letërsinë e kultivuar në të gjithë arealin e shqipshkrimit. Si në njërin krah ashtu edhe në tjetrin, kjo është për të theksuar, janë futur brenda kësaj optike përfaqësuesit më në zë të shkollave dhe drejtimeve të ndryshme letrare. Parë në atë çka afron kjo letërsi në përfaqësimin e letërsisë botërore, mund të konsiderohet se është bërë një përzgjedhje dinjitoze, ndërsa në rrafshin e letrave shqipe vazhdon sëmundja e miteve të krjiuara, një hierarkie që, hera herës, nuk vjen si një vijueshmëri vlerash, por mitomanëve të hartimit të programeve dhe teksteve. Gjithaq dhe një prurje kaq e gjerë në hapësirë dhe në metodologji, por që e ndërtuar jo aq denjësisht dhe në përputhje me mundësitë reale të përftimit të kësaj letërsie nga nxënësi i shkollës së mesme, aq më tepër që tek shartuesit e saj më së shumti janë shkëputur nga e përditshmëria e dhënies së këtyre njohurive, tekstet i kanë konceptuar herë sikur kjo shkollë do të nxjerrë akademikë të kësaj fushe, herë u ka dhënë një gjuhë dhe frazë plot emfazë, ndërsa studimin e tekstit e kanë skematizuar në plotësim formularësh e futurizma të tjera, rtë cilat ia prishin imazhin dhe misionin që bart letërsia në arkitekturimin e shpirtit njerëzor, madje si paradoks, në disa raste një trajtim i tillë shkon edhe në kufijtë e një matematizimi absurd, hasja e një vështirësie të tillë, në radhë të parë për vetë nxënësit dhe për mësuesit e letërsisë gjithashtu, por edhe kurorëzimi me sukses i provimit të saj të detyruar për maturën shtetërore, më vuri para një dileme kaq të vështirë. A mund të bëhet diçka më e prekshme, më e organizuar në strukturimin e njohurive më të domosdoshme për shkrimtarë, shkolla dhe vepra të të gjithë kohërave? Fillimisht vetëm një ëndërr, një ankth i bukur, por sakaq në letër diçka fillon të lëvrijë pas një akumulimi ashtu si mallet e ngarkuar me dëborë që ushqejnë burimet e verës. Në korsinë e mendimit u nisën fjalët e para për të arritur këtë synim të ambullt si për fillim, pastaj puna e gërshetuar me pasionin dhe dashurinë, më solli deri këtu. Gjithçka ishte gati për botim. Mungonte titulli. Si një grishje më erdhi diçka e përafërt: “Nga një autor tek tjetri”. Shkallëzim pa shkallë, mendova dhe e pagëzova me këtë titull. Nuk i besoj kurrë të përkryerës, por gjithaq është një përpjekje e nisur çiltër. Sadopak u kam ardhur në ndihmë nxënësve të mi, të cilët edhe në shkallë republike, kanë arritur rezultate shumë të larta. Udha të fton ta shkelësh. Pengesat mund të krijojnë stërkëmbësha, mjafton të mos shterë shpirti udhëtues.

Ju faleminderit për vëmendjen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:13 am

PËRSHËNDETJE SIMPOZIUMIT



Këtë simpozium, punimet e tij e përshëndetin, duke i uruar punime të mbara dhe dritë për të dalë në përfundime që do të impulsojnë procesin:

Teresinka Pereira, Presidente e Lidhjes së Poetëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A

Ohajo SHBA

Panajota Zaloni Hristopulo- Zaloni, Presidente e Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve “Xasteron” Athinë , Greqi

Dimitrios Kraniotis, President i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S.) Larisa Greqi

Domenico Defelice, poet , botues, eseist, drejtor i revistës “POMEZIA NOTIZIA” Romë, Itali

Beniamin Yozon, President i Festivalit të Poetëve UPLI (SHBA)

Prof. Flavia Lepre, poete, Universiteti i Aronës, Arona (Itali)

Dinos Kubatis, President i Klubit Letrar “Kafe e Ideve”, Salaminë , Athinë , Greqi

Hadaa Sendo, president dhe botues i Almanakut Poetik Ndërkombëtar, Mongoli

Jose Roberto Seci, poet botues i revistës “Pensa a Cui” , letërsi eksperimentale, Brazil

Zaharrulla Gaitanaki, poete, kritike, eseiste, përkthyese Athinë, Greqi

Francisco Azuela Bolivi

Antonis Simigdhalas, poet, Selanik Greqi

Nadia Cella Pop, poete, Rumani

Vasilliki Kalahani, përkthyese, poete, Korinth , Greqi

Eftihia Kapardheli poete, Patra, Greqi

Zanetta Papaioannou, poete Athinë , Greqi

Giovanna Lombardi, Presidente e ALIAS (Akademisë së Poetëve dhe Shkrimtarëve italianë në Australi.

Alejandra Craules Breton, poete, Meksikë





















Questo dimostra che la poesia ci avvicina e ci fraternize con le persone che vivono in un altro paese, un altro continente, perché parliamo la stessa lingua, la poesia.



Nga Alejandra Craules Breton, Meksikë, anëare e Poetas del Mundo



Poiché terra aztechi saluti a tutti i poeti presenti a questo simposio letterario.

Riempie l'anima mia singolare gioia di potere in tutto il piano di essere con voi. Dalla ragazza ero interessato in letteratura ed in speciale da letteratura europea, inizia a me la lettura all'età corta quelle classiche del grecolatina letteratura , della Russia e dei Balcani, ho bevuto la sua storia, le sue verses, i loro miti e sollevanto con che incorniciano i miei sogni.

Oggi è un grande piacere e un autentico desiderio soddisfacenti dai fairies, dai musas e dagli angeli, che scrittori nativi di quelle terre che si è riunito per la sua letteratura, dove sono nati i miei poeti preferiti e che certamente influenzato la mia testi, leggere la mia poesia. Da poeti è un onore per condividere la parola a voi. Non vi è alcun dubbio che la poesia deve pervenire al di là di un'epoca e di una lingua, trascende il tempo e al di là delle frontiere. Voglio ringraziare uno speciale amico a Kristaq F.Shabani nella poesia e nel cuore, per porre la vostra attenzione nella mia poesia.

Questo dimostra che la poesia ci avvicina e ci fraternize con le persone che vivono in un altro paese, un altro continente, perché parliamo la stessa lingua, la poesia. Sfruttando le possibilità che la tecnologia ci offre, oggi abbiamo la comunicazione come mai prima avrebbe potuto avere. Spero che questa è una nuova porta per lo scambio interculturale, la poesia ci unisce in un contesto globale di fraternità, di certo questo incontro e l'esempio di Pegasi di convocare e pubblicare poeti provenienti da tutto il mondo, sarà una fonte d'ispirazione per tutti, dai nostri paesi offrire il loro tentativo di aumentare la consapevolezza della poesia oggi, dove noi tutti partecipare alla promozione di poeti provenienti da altri luoghi e lingue.

Rivolgo un invito a conoscere il licenziamento mio paese Messico, la sua cultura e la letteratura, avremo un amico che è in attesa di mostrare le meraviglie della terra delle piramidi del sole e luna, tequila e mariachis, Viva Messico!

Chi vuole stabilire la comunicazione e-mail ti preghiamo di chiedere il mio Kristaq mi darà piacere di leggerli.

Alejandra Craules Bretón

Hidalgo, Messico







Cristina Santos – Akeza Brazil





AMAZING ALBANIA




You appeared of the old kingdom of Ilíria
and you brought your expanded landscapes of dreams...


Albania, lands whose people breathe art and poetry,
whose force, inspires peace and harmony,
and, therefore, it is you Albania:
The primícias of the true happiness!
Being lands of the free ones,
you expanded and I expanded many heart roads.
It is will be always victorious,
for containing in your sacred mountains,
the sky, without any condition!
Your history wakes up patriotism,
because they were many battles,
for your independence.
However your natural wealth,
he/she will always do of you,
the more fort of all of the potencies.
They are not the classifications of the world,
that you/they make to be richer a country.
More is the attitude of a people...


that when investing in the culture,
he/she declares his/her power to be happy!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:14 am

Fjala përmbyllëse e Simpoziumit e Nënkryetarit Koordinativ të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania

Poetit dhe shkrimtarit Petro Dudi, W.P.S

Të dashur vëllezër kosovarë, Kadrush Radogoshi e Rushit Ramabaja, studiues shqiptarë nga Mali i Zi dhe Maqedonia, poetë, shkrimtarë, studiues të nderuar, shokë të mirë të penës në udhën e bukur të Artit!

I nderuari Xhovani Rogante, drejtues I Shoqatës Kulturore ‘Artistët në Përballje” Mottola Itali!

Të dashur krijues dhe krijuese!

Të nderuar zonja dhe zotërinj pjesëmarrës në këtë simpozium!

Është një kënaqësi e madhe për të gjithë ne që u mblodhëm në këtë tubim të bukur të artit. Ky tubim i veçantë përkon me ditët naimiane e me dhjetëvjetorin e aktivitetit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” . Meraku i kahershëm sot është një kalë i bardhë, që nuk ecën, por vrapon, vrapon dhe fluturon me njëmijë palë krahë të mëdhenj e të fuqishëm. Sidoqoftë nuk u ngjajmë aspak heronjve mitologjikë, as UFOVE a jashtë tokësorëve.

Nga të gjithë analizat dhe sintezat e pjesëshme e të përgjithshme, që dëgjuam këtu, pa hyrë në detaje, doli se në veprimtarinë letrare të gjithë këtyre viteve, është derdhur shpirti i artistit. Lidhësia e rregullsia midis autorit e veprës na thotë: “Nëse krijuesi gdhend veprën, vepra gdhend profilin e krijuesit”.

Tabloja e përgjithshme me larmi pasazhes na bën të konkludojmë se në këtë dhjetëvjeçar, numri i krijuesve, qoftë në rrafshin kombëtar si dhe në atë të lidhjes është rritur ndjeshëm. Për rrjedhojë një rritje të ndjeshme ka pësuar edhe edhe numri i botimeve. Është pasuruar lulnaja e poezisë me trëndafilë, zambakë, borzilokë, edhe me lulegjembi edhe me lulexanë e lulelofortë. Në majën e lartë dhe të vështirë të poezisë, kanë mbirë lloj- lloj lule dhe barishte që ngjajnë si lule. Në hapësirat e prozës tok me grurin ka mbirë dhe egjra e ca barishte që i ngjajnë grurit. Megjithë seriozitetin dhe përkushtimin e krijuesve bien në sy, padyshim disnivele e mangësi cilësore që shprehin natyrshëm dhuntinë, kualifikimin, përgjegjshmërinë. Koha e paanëshme është më demokratikja e do të dijë të bëjë seleksionimin. Sikundërse doli dhe është për t’u përshëndetur përpjekja e disa autorëve që kanë lëvruar në fushën e letërsisë për fëmijë. Nëse pak më lart u fol për bollëkun e poezive e vargëzimeve, për begatinë e prozës e prozaizmave, në fushën e komedisë, tragjedisë, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë të Lidhjes, kanë mbetur te pragu i përpjekjeve jo aq shpesëdhënëse e që edhe për të ardhmen mbetet një detyrë mjaft e vështirë.

Jeta ka një densitet e dinamizëm episodesh e ngjarjesh, që herë herë kalojnë dhe kufijtë e përçdunisë e patjetër që duhet një mjeshtëri e madhe e mos vallë duhet një gjini e re, kur realiteti sfidon herë- herë artin.

Më lejoni, të nderuar pjesëmarrës, të shpreh një përfundim më tepër personal në drejtim të analitikës asaj çka quhet kritikë letrare. Është gati- gati një asfiksi totale. Është për të ardhur keq që në vitet e tranzicionit rraskapitës analitika ka pësuar një traumë e është në gjendje kome. Si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë të Lidhjes, gati kurkund s’bën hije. Nëse është fikur pishtari i partishmërisë nuk duhet të fiket ai i humanizmit. Studimin e zbërthimin e thellë me plot nuancë shkencore, shtjelluar në mëyrë artistike, gjatë gjithë kësaj periudhe në gazeta dhe revista, e kanë zënë promovimet shpupuritës, butaforikë, steriotipë me plot lulurina artificiale që shumë herë edhe ato të pameritura; e ka zënë kapardisja e një provincialiteti kokëbosh e një mediokriteti kokëfortë, të droguar gjoja nga arritja brilante, pleksur me ndonjë tantologji zhurmuese. Mungesa e kapacitetit dhe përgjegjshëmërisë së autorit, mungesa e filtrave botues, mungesa e një analitike dinjitoze, kanë sjellë vepra me plot turbullira që, për fat të keq, kanë mbushur libraritë e çka më keq, nëpërmjet xhentilallishverishit, goxha prej tyre, janë future në sistemin shkollor. Ky virus epidemik, ka prekur dhe fushën e arteve të bukura, teatrin, ekranin e filmit, pikturën, skulpturën e veçanërisht muzikën qimexhindosur, që ulërin deri në kupë të qiellit. E mijëra fansa qajnë nga ekzaltimi i marrëzisë. Nëse ndonjë nga ata kompententët, mundohet të na mbushë mendjen me ca shkrime duke pretenduar se vendos pikën mbi “i”, unë them se zotëria përjeton mundimet e Sizifit.

Të nderuar pjesëmarrës!

Ky tubim i sotëm është i pari i këtij lloji që organizon Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me një shtrirje të dukshme dimensionale. Ky simpozium është një eveniment që shpalosi vlerat e veprave të autorëve tanë e më gjerë. Përveç evidentimit të vlerave, ky çast është dhe njëkohësisht, një njohje e mirë, një bashkëpunim e bashkëbisedim i drejtpërdrejt, nga ku dalin angazhime për bashkëpunime të reja e përgjegjësi të reja artistike.

Bota sot ka pësuar një zvogëlim të dyfishtë: Së pari zhvillimi tekniko- shkencor, ka zvogëluar distancat duke shpeshtuar marrëdhëniet, por ama dhe babëzia e PARASË ka zvogëluar shpirtrat.

Dihet që lidhësitë shpirtwrore të krijuesve kaptojnë muret e xhelozisë, sinoret rajonale, kufijtë e shteteve, ndasitë partiake, diferencimet ekonomike, diferencat e moshave, kufizimet zakonore e kanunore, dallimet e seksit, racës e tjerë.

E nëse duhet folur për një dukuri tipike të Lidhjes “PEGASI” është dhe kjo: Lidhja “PEGASI” nuk është monopol, por një bashkësi krijuesish me individualitete artistike e me një kolektivitet për t’u admiruar.

Bosmenë e bisnesmenë ngrënë e zbukurojnë vila e grataçela për kënaqësinë e rehatin e vetvetes, krijuesi ngjyen penelin në muzën e frymëzimit për të zbukuruar shpirtin e njeriut.

Bosmenë e bisnesmenë hedhin në treg mallra e sende që natyrshëm i duhen njeriut, por me çmime të kripura e mjaft të kripura, krijuesit hedhin me bujari për lexuesin mallin e gjallë e të rrallë- Librin, që aq shumë i duhet shpirtit njerëzor.

Bosmenë e bisnesmenë hapin rrugë e autostrada, udhë ajrore… ujore, nënujore e nëntokësore që së pari të kalojë dhe të përfitojë interesi i tyre; krijuesi ngjyen penelin në dritën e agimeve të së ardhmes, duke hapur shtigje dhe rrugë drejt saj. Por sot, shpina mospërfillëse e kohës për librin, për artin, të vret në shpirt banderola e madhe: Para dhe seks, ka mbuluar qiellin. Ç’të bëjë krijuesi i shkretë dhe një xhep i vogël që ka, e ka të shpuar! Po ai ka një zemër të madhe të mbushur me dashuri njerëzore. Po a mjafton?! Shoqëria dhe shteti ndoshta do të vijë koha të vlerësojnë punën e madhe të këtij promotori të tyre. Bota e së ardhmes duhet t’i ngjajë botës së poetëve e të atyre nënave që nuk do të përcjellin më djemtë e tyre në luftë për të vrarë e nuk do ta quajnë më me vaje e ligje për bijtë e vrarë.

Zonja dhe zotërinj!

Duket qartë dhe hapur që ky simpozium nuk i ngjet as kuvendit të gjelave që i kapardisen njëri - tjetrit duke kënduar e as atij të ndrikullav e dhelpra që i bëjnë elozhe njëri- tjetrit duke mashtruar.

Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithqë, shkrimtarët, brenda e jashtë vendit, që dëshironin të vinin e nuk arritën të vinin. Unë, për efekt kohe, do të veçoja poeten greke Panajota Zalonin, Presidenten e Lidhjes “XASTERON”. Është është një personalitet i artit, që i ka bërë vlerësim e jehonë veprimtarisë të krijuesve tanë, duke e pasqyruar atë në revistën letrare “KELENO” si dhe botime të tjera, të cilat fluturojnë në të gjithë botën.

Në emërin tuaj, falenderoj gjithë ata që na dërguan mesazhe urimi për Simpoziumin letrar nga SHBA, Meksika, Brazili, Italia, Australia, Rumania, Mongolia, India e tjerë.

Edhe një herë përshëndesim vëllezërit kosovarë që asistuan këtu e që pa dyshim është nder e respekt i ndërsjelltë. Këta do të përcjellin përshëndetjet tona të përzëmërta dhe gjithë problematikën e trajtuar. Gjithashtu përshëndetim Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë e të Malit të Zi.

Më lejoni të shpreh në emrin tuaj përshëndetjet, përgëzimet për parafolësit për trajtesat në kumtimet e tyre.

Duke menduar se dhe ju s’jeni kundra përshëndes “lulishtarët” e krijimtarët e Qytetit të Luleve: Agron Shele, Dhimitër Miti, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka, Janaq Jano, Anila Mihali e tjerë.

Përfitoj nga rasti të përshëndes dy përkthyes virtuozë, përkthyesin në gjuhën greke profesor Kosta Gaxchonin dhe përkthyesin në gjuhën angleze, djaloshin e talentuar e të kompletuar, Dritan Kardhashin.

Mos vallë po tregohemi mendjemëdhenj? Legjendari i skenës Kadri Rroshi në një çast pat thënë: “E po mirë,… më mirë mendjemadh se mendjevogël!”.

Më lejoni të përshëndes inisiatorin, themeluesin, novatorin e promotorin e Lidhjes së Krijuesve“PEGASI”, mësuesin e urtë dhe të butë të talenteve të reja deri në përbotjen gorkiane, poetin dhe shkrimtarin sfidant, fenomenin Kristaq F. Shabanin.

Përshëndes bashkinë e qytetit të luleve që mundësoi zhvillimin e këtij simpoziumi me një përshëndetje që do ta përcjellë televizoni, radiua, media e shkruar.

Zhvillimi i këtij simpoziumi bëhet në qytezën e bijëve të mëdhenj.

Krenohet Përmeti, Shqipëria, Arti për legjendarët Frashëri, për tre korifejtë, kryemjeshtrin Paskali që e bëri gurin të flasë, Enriko ka… e Shqipërisë, Mentor Xhemalin dhe Kryebasin e melodive të klarinetës magjike, Laver Bariun.

E çuditshme fort kjo bota e poetit,/ Brenda zemrës –Shpendi, /Brenda shpendit- Deti,/ Brenda detit – Dielli,/ Brenda diellit - Qielli.

Simpoziumin e deklaroj të mbyllur. Sukses edhe ju faleminderit!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:15 am

* *



Ne jemi të parët që startojmë në korsitë e ndritshme të krijimit



Fjala e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve në çeljen e Panairit Ekspoze “PEGASI 2008”



Sot celebrojmë një veprimtari përmase këtu në qytetin e Përmetit, në këtë qytet sa dinamik aq dhe lulor, sa prodhues ndjenjash aq edhe letrar. Përmeti është i njohur në mbarë trevat shqiptare si një qytet me autoritet kulturor. Dhe jo pa qëllim diskutohet sot këtu për një objekt të rëndësishëm: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi” Kjo do të thotë që ne diskutojmë për një “platformë” me plot piketa, për të vijuar traditën tonë në fushën e letërsisë, këtij Arti Magjik, për të hedhur vështrim drejt një të ardhme sa më të ndritshme, më të përpjekur, më me botë, më të figurshme, më të harmonishme, më të gjalluar dhe këtu sot është i pranishëm mendimi i gjithë poetëve, shkrimtarëve artistëve, njerëzve që u dhimbset pasuria kreative, atyre që e prodhojnë dhe atyre që e analizojnë, përcjellin dhe e shijojnë.

Në këtë manifestim të mendimit janë të pranishëm sot poetë dhe shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, ku krijohet me gjuhën gjeniale dhe të hatashme shqipe, por edhe përfaqësimi dinjitoz i letërsisë që po krijohet në “Emigrimin e Madh”, ku shkrimtarët, poetët, gjithë krijuesit japin një shembull të dijes, kulturimit, mprehtësisë, dinamizmit intelektual neë vende me autoritet në Letërsi si Franca, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia e tjerë.

Shumë krijues edhe të Lidhjes së Krijusve “PEGASI” Albania e shtrirë në një hapësirë të madhe aktive kanë konkurruar me dinjitet, kanë fituar çmime ndërkombëtare. Pra në veprimtarinë tonë ka qenë cilësia, konkurrimi dinjitoz. Njohja jonë sot është universale. Kemi lidhje me rreth 120 simotra kudo në botë dhe shumë krijues nga tanët janë anëtarësuar në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë e tjera. Nuk lidhemi vetëm me gjuhën tonë, por flasim me libra dhe me gjuhë të tjera…

Le të flasim figurshëm shqip. Le të përpiqemi shqip për ecjen tonë në Letërsi e kudo.

Ne jemi të parët që startojmë në korsitë e ndritshme të krijimit..

Ne kemi nevojë për njëri – tjetrin siç kemi nevojë për frymëmarrjen e Letërsisë.

Apelimi:

Drejtojeni vëmendjen tek ne që përpiqemi për dijen dhe kulturën…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:16 am



FRANCISCO AZUELA
Your poem translated in Albanian:



MAYAR I


Jam hapësira që shkon e pazbuluar,

Ujëvara pa lartësi,
Miti pa zë
në një rrugë pa dhe…


Jam ai, që s’njeh qetësinë,

në këtë rrugë të krijimit tim

lodhja dhe mbirjae së cilës përfundon në ringjallje
dhe sot vjen për të ikur përsëri.


Ekziston një vend që s’mund ta arrij,

çdo gjë që është jashtë meje

dhe pa lënë hije,

Drita zhduket para kohe.

E përktheu në shqip nga anlishtja: Dritan Kardhashi











“Letërsia është gjuha e mirëkuptimit të popujve...”



nga Jakup Gjoça



Bashkëbisedim me botuesen e revistes greke letrare “KELENO”, zonjën Panajota Zaloni.



Surpriza ime ishte dhurata qe poeti grek Ilia Zvarna me bëri në shenjë mirënjohjeje për botimin e bashkëbisedimit tone. Me dhuroi një revistë letrare greke, e cila ka nderuar me çmime poetë shqiptarë. Madje me dashamiresinë e mirënjohjes më hap revistën “KELENO” ne faqen 31 dhe me tregon emrat e poeteve shqiptarë që u nderuan me çmime në konkursin letrar te revistës. Me çmim te pare Kristaq F. Shabani, Islam Kalemi, Kastriot Haderi, Dino Çiço. Me çmim te dytë, Jorgo Telo dhe me çmim te tretë Emin Bejko, Izet Çulli, Theodhori Nikolla, Ligor Shyti Lumo Kolleshi, Xhafer Majko,Osman Buzo, Hasan Bushi. Ne revistën greke pashë të botuara poezi shqiptare edhe në gjuhën shqipe, edhe në gjuhën greke. Poeti grek Ilia Zvarna, me intimitet me thotë që botuesja e revistës letrare greke, zonja Panajota Zaloni, është mirënjohëse që bashkëpunon edhe me poetë shqiptarë. Që në fjalët e para të bashkebisedës na dha të kuptojmë se shpirti i saj buron dashurinë dhe respektin njerëzor. Lexojeni dhe njihuni në një shpirt njerëzor me tërë kuptimin e madh te fjalëve.
Zonja Panajota, mund te na thoni dy fjale per revisten letrare “Keneno”?
Revista hyn në vitin e saj te 5-të. Revista më merr të gjitha orët e jetës time. Në këtë reviste unë përpiqem të prezantoj poetët e rinj. Dua të zbuloj talente. Udhëtoj në gjithë botën për të sjellë poetët e rinj në revisten time.


Kesisoj, revista juaj letrare shitet edhe jashtë Greqisë?
Po, revista shkon ne Kinë Australi, Kanada, SHBA, Indi, Meksikë, Argjentinë, Shqipëri. Dalja e pare e revistes jashtë Greqisë ishte Shqipëria, por shkon edhe në Francë, Brazil.
Keni kritere per botimin e poezive?
Sigurisht. Poezive që janë më të mira u japim një vend të veçantë botimi. Punojmë për të nxitur poetë, se jo të gjithë me poezitë e para janë të talentuar, i botojmë edhe si antologji me shënimin që boton për herë të parë. Cilitdo poet duhet t’i japim mundësinë e afirmimit.


Keni botuar edhe poezi të poetëve shqiptarë...

Është në nderin tonë të bashkëpunojmë dhe të botoj poezi të poetëve shqiptarë. Kjo është realizuar që nga fillimi i botimit të revistës. Fillimisht botuam poezi të Fatmira Lekës, të cilën më vonë e njoha edhe nga afër në aktivitetet e një organizmi shoqëror, ku bëj pjesë për të ndihmuar njerëzit ne nevojë. Fatmira me hapi dhe horizontet e njohjes së Shqiperisë. Kësisoj kam hapur portën e njohjes edhe me poetë të tjerë shqiptarë, të cilët me dërgojnë poezi dhe ua botojmë.
Si i vlerësoni cilësisht poezitë e poetëve shqiptare?
Tani, se fundi, kur organizuam edhe konkursin e poezisë, mund të them se poezite e poeteve shqiptarë janë cilesisht të arrira, dhe satirizojne gjëra, te cilat ne grekët nuk mundemi t’i satirizojmë.
Kë mund të veçoni nga poetët shqiptarë që ju botoni dhe njihni?
Kristaq F. Shabanin. Është një shpresë e poezise dhe me duket se bën edhe poezi politike. Petro Dudi; po keni edhe të tjere që talentin do ta shpalosin në të ardhmen. Ju e shikoni që në konkursin tonë të poezisë, nga poetët e huaj, poetët shqiptarë janë ata, që u vlerësuan me shumë. Me botimet letrare bëjmë të njohur shpirtin tonë poetik, dhe shohim botën tonë shpirtërore, shohim ndjenjat tona, pavarësisht dhe në të kundërt nga ajo figurë që na japin disa njerëz në rrugë. Duam të themi që në çdo vend dhe çdo popull ka njerëz me zemër të ndjeshme. Letërsia është gjuha e vetme e mirëkuptimit dhe e vëllazërimit të popujve.


Çfarë roli luan poezia ne miqësinë e popujve?
Poezia është shumë e rëndësishme në miqësinë e popujve. Së pari letërsia kultivon ndërgjegjen e popujve, i bën njerëz që janë mbi çdo interes material. Poezia i bën njerëzit të shenjtë. Qielli është një, dhe njerëzit e shenjtë qarkullojnë në qiellin e endrrës e te dëshirës.
Ju më pohuat se jeni anëtare e një organizmi të ndihmës sociale...
Nevojat njerëzore për të jetuar njerëzisht të ndershëm, më bënë që edhe unë t’i kushtoj orë nga jeta ime njerëzve që kane nevojë per ndihmë. Kur erdhet edhe ju për herë të parë në Greqi, kishte shumë njerëz që e kishin të domosdoshme ndihmën. Dhe ne, që kemi një ndjenjë të prekshme për dhimbjen njerëzore organizuam një grup shoqëror, një organizëm të ligjshëm shoqëror, dhe organizuam edhe një si mense popullore që njerëzit, që s’mundeshin të kishin një gjellë të ngrohtë për 150 veta. Unë shkoj, sipas mundësive, dhe gatuaj. Dhe e di ku e ndiej mirënjohjen e asaj që bëjmë për të mirën e njerëzve? Më takojnë në rrugë njerëzit që ndihmojnë dhe më përqafojnë dhe me puthin. E kuptoni? Ke ndjenjë më të madhe shpirtërore se ajo puthje dhe ai përqafim njerëzor mund të krahasosh? Si poet i afrohesh shpirtit të njeriut, dhimbjes të tij dhe u jep diçka përtej asaj të mirë materiale. E kupton?


Ju si e shikoni shoqërinë tuaj greke, si i shikon dhe si sillet me emigrantët ekonomikë?
Po, të flasim hapur. Po të ishin emigrantët me pak, edhe mund të mos na bënte përshtypje. Tani që emigrantët janë kaq shumë, diku janë të shtrënguar, nën trysni edhe vetë grekët. Nuk ishim mësuar, nuk ishim popull që priste emigrantë sikurse popujt e vendet e tjera. Vetë ne ishim emigrantë ekonomikë nëpër vende te tjera. Ishim një vend i pastër edhe nga ana etnike, një popull i pastër etnik grek. Mirëpo, disa herë, me dashakeqesi dikush do që te njeriu të mos shikojë shpirtin e tij, por e gjykon nga ndonje veprim i çastit. Dhe, kur marrim mundimin të shohim botën e tij të brendshme, detyrohemi të pranojme që është një njeri krejtësisht i kundërt nga imazhi i krijuar.
Saktësisht, kjo ndodh me ne dhe ju. Mbase ne grekëve na trembi ajo rrjedhë e madhe e emigrimit tuaj. Unë në Amerikë, ku isha para 2 muajsh, dhe kemi në punën e fëmijëve të mi ne Amerike drejtore një shqiptare. Një njeri me botëkuptim të plotë kulturor dhe profesional.


Ç’doni të thoni me këtë shembull?
Dua të them që janë të paktë ata që reagojnë keq, kur ndeshen me ndonjë fakt që ”është shqiptar...”, në Amerike, ashtu siç na bën ne grekëve të reagojmë keq. Unë do t’i karakterizoja këta njerëz që reagojne keq jo me identifikim kombëtar, por njerëz që kanë zemër te ngushtë. Dhe shqetesimi është përse të jemi kaq zemërngushtë për njeriun që kemi përkrah? Ju thashë që qielli është një. Dhe ne krijuesit jemi si ata të shenjtët që fluturojnë në të njëjtin qiell. Po nuk jemi të gjithë njerëzit me shpirt të shenjtë.
Sipas jush, çfarë e pengon njeriun të jetë zemërgjerë?


Nuk e besoj që ata pyesin ndonjëhere vetveten përse sillen keq me njeriun. Mbase edhe frika e pasigurisë, e bën njeriun keqparës të të huajit. Kalon në rrugë dhe disa i tremb edhe pse dëgjojnë lloj-farë gjuhe të flitet, tremben se nuk janë të dalë. Unë që udhëtoj shumë nëpër botë, kjo nuk më bën përshtypje.
Edhe këtu në Greqi, të paktë janë botuesit greke që botojnë krijimtari të të huajve, apo jo?
Këtë unë e ndesha, madje kur u thashë disa botuesve grekë që do të shkoj në Shqipëri për të njohur e botuar poezi shqipe. Dhe ata me thanë: “Unë në Shqipëri? Ba...ba...ba...”. Këta humbasin, se neve tani na njohin edhe në Shqipëri, na përkrahin.


Nga ana tjetër, të gjithë pohojmë që krijimtaria nuk njeh kufij, dallime, kombësi...
Është gjuha e hipokrizise dhe e interesave materiale. Më bëri përshtypje në një seminar poetik që organizuam ne në Athine, qe një poet shqiptar foli për Homerin tuaj shqiptar. Meraku im është të njihem me këtë poezi, dhe kërkoj nga ju të ma sillni dhe ta botojmë. Dua të botoj historinë tuaj poetike. Eshtë e lashtë edhe poezia juaj, e ? Këtë përshtypje kam për poezinë shqiptare.

Marrë nga Gazeta “Albania”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:17 am

Gazeta “Lajm“ e Kosovës, datë 31.05.2008, e përditshme, informative

Udhëpërshkrim

Pegasi na çoi në Qytetin e Argjiros

Nga Rushit Ramabaja

Gjithkund në qytetet e jugut takuam poetë që me çdo kusht e donin vëllanë në dasmë e në mort



Të shtunën e 24 majit, herët në mëngjes, me Kadrush Radogoshin, u nisëm për në “Ditët naimiane“ që do të mbaheshin në Gjirokastër, Përmet, Frashër në 162 vjetorin e lindjes së Naim Frashërit dhe në 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Zbritëm liqenit të Fierzës, ku gryka magjepëse dhe malet epike përreth vazhdimisht na dukeshin të zhvendosura në kohën homeriane, dhe pastaj, pas një udhëtimi të gjatë kapitës prej njëmbëdhjetëorësh, në gjashtë të mbrëmjes mbërritëm në Gjirokastër, qytet që më së shumti e njihnim nga romani i Kadaresë “Kronikë në gur“. Pa na dhënë kohë të pyesnim as të thoshnim gjë, nikoqirët, Lidhja e Shkrimtarëve “PEGASI“ me qendër në këtë qytet, na kumtuan se kishin organizuar një pritje të ngutshme me shkrimtarët vendorë. Aty pastaj u njohëm më për së afërmi me Agron Shelen, Sinan Vakën, Iljaz Bobajn, Kristaq F. Shabanin, Elefteri Kallojerin, Dashnor Selimin, Petro Dudin, Lumo Kolleshin e tjerë., ku shkrimtarët mikpritës shpalosën shkurtimisht jetën dhe veprën e Kadrush Radogoshit , Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në një sallë të vogël kinemaje, ku fjala e njohjes po shlyente kufijtë, qe veçanërisht mbresëlënëse poezia e Lumo Kolleshit “Metafora e pikëllimti“, shkuar me nergut për këtë takim:

“Nuk kam qenë asnjëherë në Gjakovë,/ ku uniformat blu shqyen më tepër se një ëndërr, /ku pikëllimi vjen si më e para metaforë, /tash poezia po më çon atje me kalë si dhëndër,’ E ju do më pyesni njerëzisht për krushqarët,/ e unë do të thërras majëkrahu: “E mbarë të qoftë e gjakut udha Mehdi Haraqia, Esat Bicurri, Tahir Sharani, Ilir Damonaga, Shefqet Pruthi, Izet Hima, Shaban Polluzha. /Maji i qytetit tim i ndezi trëndafilat,/ një lot të kaltër ia dha syrit tim Vjosa plakë, /ca nota të dridhura zemra ia mori kabasë së Laverit, /pak bronz e gjeta në xhepat e grisura të Odhise Paskalit, /një degëz bredhi e ca lule nga Frashëri i Naimit, me amanetin e përjetshëm: “O vendthit e bekuar...“/ Tani kuajt le të bëhen të gjithë pegasianë për në konakun e Kadrush Radogoshit, /qilimin e ri të gëzimit për ta shtruar“.

Qe një pritje e sinqertë dhe një gëzim që mund të shpërthejë për vëllanë që e ke ditur se gjallon dikund përtej kufijve, por që s’ke guxuar ta takosh. Dëgjoja në këto vargje trokthin e kohëve, pleksjen e mitit me modernen, që më në fund mblidheshin rrëfanë në baladën shqiptare, ku të gjallët dhe të vdekurit ecin të njëjtës rrugë dhe kërkonin të njëjtin fat të etnisë: të drejtën për të qenë bashkë në dasmë e në mort. Pra, plekste natyrshëm personalen me të përgjithshmen, të dukshmen me të padukshmen, mitin me realitetin. Dhe prapë mbetej një përgjithësim monumental që mund ta ndiejnë vetëm shqiptarët e ndarë.

Atë natë dëgjoja hapat eKadaresë



Pastaj kolegët e“Pegasit“ na ftuan për një vizitë gjithashtu të shpejtë nëpër lagjet e qytetit. E shtrirë në kodrat e shpatit lindor të Malit të Gjerë, në krahun e majtë të Luginës së Drinos, Gjirokastra la gjurmë qysh në shekujt e parë pas Krishtit. Ndërkaq në kronikat bizantine në mesjetën e hershme përmendet me emrin Argyropolihne (Qyteti i Argjiros). Pra, në këtë kohë, rreth shtatëqind vjet më parë, nisi ndërtimi i lagjeve të para, jashtë mureve rrethuese, ku ne po shkilnim ato orë të së shtunës, ndoshta me një mijë vjet vonesë. Gjirokastra lulëzoi, sidomos në tridhjetë vjetët e parë të shekullit XIX, kur u ndërtuan banesat me vlera të mëdha arkitekturore e artistike. Dhe ne po shihnim me radhë lagjen “Pazari i vjetër“ e “Hazmurat“ që harmonizoheshin çuditërisht në të dy kreshtat paralele, pastaj “Palorto“-në e “Manalat“-in, të vonë “Dunavat“-in , “Cfakën“ e tjerë. Pamja e jashtme e shtëpisë gjirokastrite bashkon rreptësinë me hijeshin e dritareve dhe të gjitha këto harmonizoheshin në një univers krejtësisht të veçantë. Kish shkuar gati mesnata dhe ne s’mund të vazhdonim më tej, ngaqë po atë natë duhej të udhëtonim për në Përmet që të nesërmen herët të niseshim për në Frashër. Na mbeti vetëm aq kohë sa të bënim ca fotografi dhe të pinim nga një kafe nën rrapin e vjetër. Dhe këtu në gjysmë terr, tek shihja shtëpitë që vërtet dukeshin si mbi njëra tjetra, më dukej se po dëgjoja hapat eKadaresë dhe po shihja çapkënllëqet e tij në kohën e rinisë. Prej së largu na tregun gjimnazin, ku kish mësuar shkrimtari, ndoshta në kohën, kur kish nisur të lexonte “Hamletin“ e mua çuditërisht më dukej se po dëgjoja thashethemat e një nate të lashtë gjirokastrite:

“Xhexhua la kovën që të shlodhej dhe ndezi një cigare.

- E dëgjove?- tha duke iu afruar gjyshes.- Vajzës se Çeço Kailit i ka dalë mjekër.

- Luaj vendit, - tha gjyshja.

- Për këta sy, - tha Xhexhua, - mjekër e zezë, na , si e burrave.

- Prandaj s’e lë i ati të dalë udhëve.“

(“Nga Kronika në gur“)

Nuk e di pse m’u kujtua ajo që tha në mbremje një kamarier në hyrje të Gjirokastrës: “Qyteti ka veç një shkrimtar dhe ai nuk rron këtu!“ (E kishim pyetur në njihte ndonjë shkrimtar të këtueshëm, ngaqë Kadrushi kish harruar numrin e telefonit të Kryetarit të “PEGASITdhe djaloshi na kishte dhënë këtë përgjigje të shpejtë dhe të çuditshme).

Më përmendi zëri i Kristos tek po i thoshte një plaku që po na shoqëronte : “S’i ke shtatëdhjetë, por pesëdhjetë vjet!“

Plaku i Sarandës me mustaqe karakteristike tundte kokën në shenjë mohimi. Dhe pastaj nisi të na tregonte: “Vjet erdhën të më uronin shtatëdhjetëvjetorin e lindjes. Uruan me dolli e me këngë, por gjithnjë duke ngulur këmbë se kisha njëzet vjet më pak. “Po,“ - pse u them unë. “T’i kemi hequr vjetët e burgut,“- më thanë. Vetëm atëherë kuptuam se plaku* kish kaluar njëzet vjet në burg në kohën e totalitarizmit. Dhe menjëherë pikasa pikëllimin e moçëm në sytë e tij.

(*Është fjala për poetin Niko Dede, i cili banon në Vrion të Sarandës, autor i librit poetik “Pranga prangave“)



Atje ku ditët i kanë rrënjët me lule

Udhën për në Përmet e bëmë gjysmë të fjetur. Po na bëheshin rreth katërmbëdhjetë orë udhëtim dhe tashmë më dukej se mëngjezi i Fierzës kishte mbetur njëqind vjet larg. Apo ndoshta në kohën e “Prillit të thyer“. Ose në epokën gjysmëpërrallore, kur Olimpia, e hidhëruar në filipin, kish vënë Lekën përpara dhe qe ngjitur të vejnonte në Mat. Në atë gjysmëgjumë të lodhjes kapitëse, hynin dhe dilnin nga kohët me lehtësinë që shfletojmë librin e historisë. Më në fund po darkonim në një restorant në periferi të Përmetit me Agron Shelen, Sinan Vakën dhe Iljaz Bobajn. Agroni, më i riu midis nesh, po na tregonte se Përmetin e quanin dhe “Qyteti i luleve“. Gratë, veças çupat, merren shumë me aranzhimin e luleve. Është arti më tradicional i kësaj bote në miniaturë. Prandaj duket se ditët i kanë rrënjët në lule.

- Po natën s’duket gjë...

- S’duket vërtet, po dëgjohet ernimi. E bukurinë e qytetit do ta shohim nesër.

Pastaj Agroni, (që është dhe përgjegjësi për kultuirë i qytetit) na tregon se Përmeti shtrihet në bregun e mëngjër të luginës së Vjosës, rrëzë malit të Dhëmbelit. Gjatë Rilindjes Kombëtare ishte qendër e rëndësishme kulturore- patriotike. Këtu, më 1878 u ngrit Komiteti për Mbrojtjen e vendit nga rreziku i pushtimit grek.

Sinan Vaka me zë të qetë e kumbues, po rrëfente për vitet e mërgimit në Itali dhe për mallin që e kishte sfilitur për Shqipërinë.

- Prandaj përpara gjashtë muajsh vendosa të kthehesha përgjithmonë në mëmëdheun, ku më ka rënë koka. E fëmijët dhe gruaja më mbetën përtej detit. Gruaja do të vijë sigurisht, fëmijët kushedi.

Po çuditesha, ç’nostalgji rrezatonte fjala e tij! E ai më rrinte në krahune djathtë kokërruar, i qarkuar me nga një qetësi e mençur. Kjo fytyrë dhe këta sy më kujtonin një mik timin të rinisë, që nuk rron më. Më vonë morwm vesh se Sinani, përveç se me shkrime, merrej dhe me përkthime nga italishtja. Madje, jo shumë moti kish botuar një antologji voluminoze të poezisë italiane. Në anën tjetër të tryezës, në krahë të Kadrushit, rrinte Iliaz Bobaj, një burrë që dukej i gatuar nga malli e përzëmërzia. Ishte nga Lazarati dhe dikush u mahnit se si mund të dukej kaq i urtë një burrë nga fshati kryengritës.

- Ja që edhe aty qëllojnë kërkues të paqes, - e vazhdoi mahinë Iliazi.

Edhe ky ishte poet i mërguar në Patra të Greqisë. Kishte ardhur nergut për “Ditët naimiane“ dhe do të kthehej në Patra të martën.

Të nesërmen në shtatë të mëngjesit, u mblodhëm para Bashkisë për t’u nisur për në Frashër, drejt maleve të Dangëllisë. Dukej se rrugën po na e ndriçonte zëri i Naimit.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:18 am













Në “Ditët e Naimit’’

Iliaz Bobaj










Ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin tashmë tradicional ‘’Ditët e Naimit’’, në Përmet, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve ‘’Pegasi’’, e prita me kënaqësi të veçantë. Për disa arsye. Para së gjithash se ky aktivitet i gjerë, organizohet për nder të Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashërit. Gjigantit dhe Engjëllit të Kombit. Ashtu si gjithë shqiptarët, edhe adhurimi im për Naimin e madh, nuk njeh kufi.
E them me plot gojën:e adhuroj deri në madhështi. Një detaj i vogël. Kur isha ende fëmijë, kisha mësuar përmendësh shumë vjersha të Naimit, të cilat, në vendlindjen time, në Lazarat, jo vetëm thuhen gojë më gojë dhe trashëgohen brez pas brezi, si një pasuri e madhe shpirtërore, por edhe këndohen si këngë në dasma dhe gëzime. Kështu, pa mëdyshje, mund të them se mjedisin naimian e gjeta gati që kur linda, ose u linda në mjedisin naimian të Lazaratit. Ishte Naimi i madh ai, që me artin e tij të madh kishte pushtuar gjithëhapësirat e trojeve shqiptare e, bashkë me to, edhe Lazaratin tim. Ka edhe një arsye tjetër. Si gjirokastrit e më tej si shkrimtar, me Lidhjen e Shkrimtarëve ‘’Pegasi’’, kam patur dhe kam lidhje të ngushta e vëllazërore. ‘’Pegasi’’, i drejtuar nga shkrimtari i mirënjohur dhe i papërtuar Kristaq Shabani, është shumë aktiv. Në gjirin e kësaj lidhjeje ka dhjetra e dhjetra shkrimtarë të nderuar, pothuajse të gjithë miq dhe të njohur të mi. Jo vetëm në Shqipëri.





Edhe jashtë saj, në disa vende të botës.

***

“Ditët naimiane’’ ose “Ditët e Naimit’’, është një aktivitet i gjerë, një kompleks aktivitetesh letrare e kulturore, me një pjesmarrje për t’u admiruar. Sivjet ishte edhe më




e arrirë. Por është ende herët të flasim për të.

***

Gjithnjë rruga drejt atdheut ka emocionet e veta. Mbi të gjitha është kthim në vendin tënd. Për ne shkrimtarët është edhe më emocionuese. Falë shpirtit tonë të prekshëm, të butë si një petël. Në raste të tilla, shpeshherë, diku thellë, aty ku ngjizen ndjenjat tona poetike, na lindin poezi që jetojnë gjatë. Ndonjëherë edhe nga ato që nuk vdesin kurrë. Shpirti poetik krijon gjëra të mëdha. Sepse shpirti poetik nuk është një shpirt i zakonshëm. Është kjo, ndoshta, arsyeja kryesore, që ai fiton nderimin e të tjerëve. Sa më i fuqishëm të jetë ky shpirt poetik, aq më i madh është poeti. Naim Frashëri është nga ata të majëmajës.

Vërtitesha nëpër kurorën lulore të këtyre mendimeve, ndërsa makina rrëshqiste në udhën e vet. Rruga lë pas rrugën dhe, aty nga mesdita, kam mbërritur aty ku mbretëroi Ali Pashë Tepelena. Ndërkohë, miku im, shkrimtari përmetar Dashnor Selimi, nxiton edhe ai nga ana tjetër, nga Selaniku. Është edhe ai i ftuar aty. ‘’Natyra e qetë’’ e Kakavijës dremit mbi telajon e një sfondi të nxehtë të një dite me diell. Por ne nuk kemi kohë për të shijuar peizazhe të tillë doganorë, monotonë. Shkrimtarët i tmerron monotonia. Në Gjirokastër na presin. Pothuajse të gjithë i gjejmë aty.

-Mirëseardhët !- na uron e na mirëpret përzemërsisht Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve ‘’Pegasi’’, Kristaq Shabani, me buzëqeshjen e tij të zakonshme në fytyrë. Pranë tij edhe n/kryetari i kësaj lidhjeje, shkrimtari Agron Shele e me radhë Sinan Vaka, Lumo Kolleshi, Kosta Gaxhoni, Osman Buzo, i zoti i shtëpisë, i cili Qendrën Kulturore të Gjirokastrës e përkujdes si shtëpinë e vet. Ja edhe dy zotërinj të nderuar. Janë vëllezërit kosovarë: Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zoti Kadrush Radogoshi dhe Antari i Kryesisë, zoti Rushit Ramabaja. Edhe doktori i shkencave mjekësore, Hodo Çelo, me gjithë buzagazin e tij, është aty pranë shkrimtarëve. Si përherë. Paspak vijnë edhe të tjerë. Tryeza është gati për punë. Aktivitetet kanë filluar me promovimin e tre librave të fundit të zotit Radogoshi:’’Në bregun tjetër’’, ‘’Në universin letrar’’ dhe ‘’Antologjia poetike’’. Për to flasin Kristaq Shabani, Sinan Vaka, Agron Shele, Lumo Kolleshi. Përshëndet Dashnor Selimi. Pas tij edhe Elefteria Kallojeri. Mandej vijon një bashkëbisedim i ngrohtë kolegësh. Shkrimtarët shtrohen vetëm kur flasin për letërsinë. Letërsia është ‘’kosherja e tyre e mjaltit’’ dhe atyre u pëlqen të rrinë gjatë në të. Po dole nga kjo temë, shkrimtarët marrin arratinë, si bletët kur mbeten pa koshere. Duke bashëbiseduar, koha na ikën pa u ndjerë. Një shëtitje mbrëmësore në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugët e saj të kalldrëmta, na shijon fort. Na shlodh dhe na vë në mendime. Mbaj mend, në një mbrëmje të tillë kam shkruar një poezi për Gjirokastrën. ‘’Ky qytet i gurtë, /ka lindur nga legjenda. /Prej tij lindi një tjetër legjendë, / Kadareja. ‘’/

Gjirokastra, krejt e veçantë në historinë dhe traditën e saj, ka nxjerrë emra të mëdhenj. Mendje të ndritura të kombit. Nëse Kadareja është legjenda e re e letërsisë shqipe, Eqerem Çabej është një figurë shumëdimensionale. Nga ato që vijnë rrallë. Ai u ngjan atyre vaporëve të mëdhenj transoqeanikë, që hyjnë në historinë e porteve ku shkelin. Pas këtyre dy figurave të mëdha, vijnë të tjerë e të tjerë. Aqsa nuk numërohen. Dhe kur je në




Gjirokastër, nuk ke si të mos i kujtosh. . .








Po edhe qyteti është krejt i veçantë. Të huajt e pëlqejnë atë veçanërisht dhe largohen prej tij me emocione të mëdha. Tashmë, e shpallur pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESKOS, vlerat e Gjirokastrës sonë, kanë marrë përmasa botërore. E ku tkurren në disa radhë të një shkrimi vlerat unikale dhe historia shekullore e Gjirokastrës ! Ajo ka gjithshka që i duhet një qyteti për të qenë vetvetja. Edhe shkrimtarë dhe artistë nuk ka pak. . .



***

Nuk kemi më kohë për të shijuar Gjirokastrën dhe natyrën e saj të veçantë mbrëmësore. Të nesërmen, që herët, aktivitetet zhvendosen në Përmet. Fillimisht në Frashër, në ‘’Konferencën Shkencore për vëllezërit Frashëri’’, mandej në qytet. Edhe në Frashër takojmë shkrimtarë e të njohur. Shkrimtarin e mirënjohur Xhevahir Spahiu, që drejton edhe punimet e konferencës, Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Zyhdi Moravën e shumë të tjerë. Me ndonjerin kemi vite pa u parë. Veç mallit, na janë shtuar edhe thinjat...

Pas një dite të lodhëshme, por të paharruar në Frashër, jemi kthyer në Përmet. Dielli sapo është fshehur pas vargmaleve perëndimore, që priten si me thikë në Grykën e Këlcyrës, në një shteg sa një vijë dyfeku, aq sa për të kaluar Vjosa. Në Këlcyrë më pret edhe një takim tjetër i shkurtër. Me një tjetër mikun tim. Me të atin e mikut tim Robert Koro, me poetin Xhafer Koro, një libër të të cilit e kam redaktuar unë. Përsëri bisedë poetësh. Por, me gjithë mikpritjen e tij, këtë mbrëmje të ngrohtë maji, do të bujtim diku gjetkë.

Zagushia e ditës ka filluar të freskohet me ajrin e mbrëmjes. Vjosa, ‘’qumështi i qytetarisë përmetare’’, rrjedh me ritmin e saj të zakonshëm. Kënga e saj vërtitet nëpër nota të buta, si belbëzim fëmije. Përmetarët kanë dalë për të shëtitur anës së Vjosës. Po edhe baret dhe lulishtet janë plot me njerëz. Mbrëmja është e tyre. Të bie në sy kultura e njohur përmetare. Askush nuk shqetëson të tjerët. Ndërkaq mjedisi përreth është sa i zakonshëm për Përmetin, aq i lakmuar për qytetet e tjerë. Lulishtet e blerta janë plot me trëndafilë. Të mirëmbajtura për bukuri. Kështu e mbaj mend përherë këtë qytet. Ndërsa i shoh ashtu në lulërinë e tyre të harlisur dhe dehem me bukurinë e tyre, do të doja t’i puthja ato duar të zhubrosura punëtorësh, që i mbajnë aq bukur mjediset përmetare.

Po ne shkrimtarët kemi punët tona. Së bashku me Kristaq Shabanin, me shkrimtarët kosovarë dhe me Agron Shelen, Sinan Vakën, shkrimtarin e njohur gjirokastrit, Petro Dumin, që ka ardhur nga Tirana, ku banon familjarisht. Kalojmë një mbrëmje të gëzuar në një nga lokalet e shumtë të qytetit. Muzika përmetare na mpin lodhjen e ditës së ngarkuar. Dalngadalë Përmetin e zë gjumi nën këngëzimin e ninullës së Vjosës. Ndërsa nata është bërë zot i vendit dhe ne ngrihemi prej tryezës sonë, më kujtohet një këngë






popullore përmetare:’’O Përmet, /o xhenet, / bukë pak/ e ujë det/.



***

Pres me kënaqësi diten e nesërme. E hënë, 26 maj 2008. Koha është planifikuar saktë dhe nuk mund ta shpërdorojmë atë. Aktivitetet ndjekin njera-tjetrën. Vizita e parë është në shkollën e mesme ‘’Sami Frashëri’’ të Përmetit. Drejtori i Arsimit të rrethit, zoti Kujtim Muratllari, drejtori i shkollës, zoti Flamur Dosti, së bashku me mësuesin e kësaj shkolle, shkrimtarin Lumo Kolleshi dhe mësuesit e tjerë të shkollës, na urojnë mirëseardhjen. Na presin thjeshtë e bukur. Mandej drejt e tek nxënësit. Po, para se të shkojmë tek nxënësit, le ta themi dy fjalë për këtë shkollë të njohur. Shkolla ‘’S. Frashëri’’ është një shkollë elitere. Ajo shquhet për rezultate të larta dhe kultivimin e traditës. Rreth 98% e nxënësve që mbarojnë maturën në këtë shkollë, vijojnë shkollat e larta. Një shifër kjo që, jo vetëm nuk lë vend për koment, por që do ta kishte zili në çdo shkollë të Shqipërisë e, pse jo, edhe në botë, kur dihet që shkolla e lartë është me konkurs. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë shumë krijues dhe veprimtarë shoqërorë, intelektualë të shquar dhe njerëz të nderuar, me të cilët ajo krenohet. Por edhe ata krenohen me shkollën e tyre. Me çerdhen prej nga nisën fluturimin. Përshëndesin me radhë:Kristaq Shabani, Lumo Kolleshi, Kadrush Radogoshi, duke dhuruar edhe librat e tyre. Pastaj nxënësja Sonela Koçollari. Ja, erdhi edhe radha ime. E ndjeja veten të nderuar që ndodhesha aty. I urova me gjithë shpirt për punën dhe për traditën e tyre të mrekullueshme përmetare, një traditë kjo që rrezaton kulturë. Për figurat madhore të vëllezërve Frashëri, por edhe për Odise Paskalin, Laver Bariun, Bardhyl London e të tjerë. Së bashku me tri librat e mi të fundit, i përshëndeta me një poezi timen për Naim Frashërin. Titullohet:’’Cungimi i Naim




Frashërit’’. Vijojnë bisedat shoqërore, fotografitë e rastit...

***

Tani jemi shumë më shumë sesa më parë. Së bashku me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme ‘’S. Frashëri’’ dhe të tjerë krijues e dashamërës të letërsisë, të cilët sapo kanë ardhur, nisemi drejt sallës së Bashkisë së qytetit, ku do të zhvillohet Simpoziumi Ndërkombëtar i Letërsisë. Edhe Kryetarin e Bashkisë, Edmond Komnina, e kemi aty. Bile është ai që na uron i parë mirëseardhjen dhe përshëndet simpoziumin. Pas tij përshëndesin nxënësit e shkollës së mesme dhe të huaj. Mbi tridhjetë syresh kanë dërguar përshëndetjet e tyre. Deri edhe nga Meksika, SHBA, Argjentina, Kanadaja. Miku italian Xhovani Rogante përshëndet me dygjuhëshin e tij italisht-shqip. Pjesmarrësit janë të shumtë, por dikush nuk ka mundur të vijë këtë radhë. Izet Çulli, Çerçiz Myftari, Kastriot Hadëri, Dino Çiço. Izeti dhe Kastrioti tashmë janë shpërngulur në Tiranë. Natyrisht ikja e tyre veçse e ka varfëruar sado pak Tepelenën. Ikja e intelektualëve të njohur e bashkë me ta ajo e krijuesve, është një tjetër plagë e qyteteve të vogla. Por Përmetit tashmë i mungon përgjithnjë poeti i tyre i mirënjohur, Lliko Nano. E kujtojmë


me nderim emrin dhe veprën e tij.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:18 am

Referatin ‘’Për një frymëmarrje ndryshe të letërsisë shqipe’’, e mbajti Kristaq Shabani. Pas tij vijuan kumtesat: ‘’Letërsia në Kosovë’’, nga Kadrush Radogoshi. Kumtesa ime ishte: ‘’Letërsia në emigracion dhe probleme të saj’’, Agron Shele:’’Për antologjinë poetike të Pegasit’’, 2008’’, Sinan Vaka:’’Për antologjinë shqipe të poetëve italianë’’, lexohet kumtesa: ‘’Letërsia moderne’’ e dr. Nehat Sopaj (FYROM), mandej ajo e magistër Anton Gonçaj: ‘’Letërisa shqipe në Malin e Zi e probleme të saj’’. Lumo Kolleshi mban kumtesën: ‘’Rishikimi i autorëve të letërsisë në ndihmesë të maturës shtetërore’’. Për të përfunduar me ‘’Konkludime letrare’’ të Petro Dudit. E vërteta është se autorët kishin bërë më të mirën e tyre, kumtesat ishin të gjitha problemore dhe kishin një kendvështrim bashkëkohor për letërsinë. Edhe diçka personale. Veç çmimit të parë që m’u dha për librin me tregime satiro-humoristike: ‘’Dino Buzzati ndalohet në doganë’’, m’u komunikua edhe pranimi im si Antar i Lidhjes sw Poetwve Bashkohorw, pranim, i cili ishte bërë pak kohë më parë nga Lidhja e Poetwve Bashkohorw. E prita thjesht si një nderim që më bëhet mua dhe krijimtarisë time. Isha pranuar së bashku me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zotin Kadrush Radogoshi, një shkrimtar



i njohur dhe me personalitet në Kosovë.

Mbyllja e Simpoziumit bëhet me ndarjen e çmimeve vjetore: “Pegasi, 2008’’.



***

Por asgjë nuk ka mbaruar. Bile jemi në ‘’pikun ‘’e punës. Shkrimtarët dhe pjesmarrësit e tjerë nisen drejt Qendrës Kulturore, për ekspozitën e librit. Ekspozita ndodhet në një mjedis të jashtëm, të dukshëm. Dhe tituj librash. Shumë tituj. Kjo tregon se shkrimtarët punojnë, krijojnë vlera. Natyrisht, jo gjithshka që shkruhet është vlerë. Por edhe vlerat evidentohen midis këtyre titujve të shumtë. Edhe vizitorët e ekspozitës janë aty. Ajo do të rrijë e hapur gjithë mbrëmjen. Përmetarët e duan librin. Ata i janë kthyer leximit, megjithë problemet e tyre. Vërtet niveli i jetesës është ende i ulët, ka papunësi të ndjeshme dhe pagat janë të ulëta. Por, gjithsesi, kulturës nuk i ndahen. Përmeti rrezaton një kulturë të përgjithshme të admirueshme. Këtë kulturë e shpërfaqi edhe në interesimin për librit. Ky rast fatlum më dha edhe mua mundësinë të ekspozoja punën e shkrimtarëve emigrantë në Greqi, disa prej të cilëve sjellin vlera të pamohueshme në letërsinë shqipe. Më cilësorët njiheshin mirë edhe në Përmet. Edhe vizitorët, edhe shkrimtarët pjesëmarrës, shfaqën interes të veçantë për vlerat e shkrimtarëve shqiptarë, emigrantë në Greqi. Më duhet të them edhe një të vërtetë tjetër, që e pashë me sytë e mi. Shkrimtarët e ‘’Pegasit’’, ishin shumë të lidhur me njwri-tjetrin. Ndihmonin, duke ofruar secili ndihmesën e vet. Me ndërgjegje. Me modesti. Pa lulka e mburrka për veten e tyre.



***

Dreka e vonët, nuk është veçse një stacion shlodhjeje. Si në stacionet e autobuzëve, ku pret autobuzin tjetër. Dhe ‘’autobuzi’’ tjetër, vjen paspak. Është diskutimi i librave të poetit përmetar, Agron Shele, të atij djali të papërtuar dhe të talentuar, që, së bashku me Kristaq Shabanin, ‘’nuk u zunë këmbët dhe’’ ato ditë. Bënë vërtet një punë të admirueshme. Po edhe të tjerët nuk mbetën larg tyre. Do të dëshiroja t’i falënderoja




sinqerisht për aq sa bënë, të gjithë.

***

Përmetin e mbulon tisi i butë i mbrëmjes. Njerzit kanë dalë sërish lulishteve dhe buzë Vjosës. Mbrëmja është e qetë, si vështrim poeti. Diku larg, një magnetofon sjell fare pranë notat magjike të klarinetës së Laver Bariut. ‘’Ditët e Naimit’’, sapo e kanë ulur siparin.

Për të filluar përgatitjet për vitin tjetër. Shkrimtarët, të ngarkuar rëndshëm me çanta me libra, si dikur Dhaskal Todhri, nisin të largohen, duke bluar me mend mbresat e këtyre ditëve të veçanta.

Edhe mua më duhet të marr rrugën e kthimit për në Patra. Ndahem prej miqve të mi të letrave dhe nis udhëtimin e vonë të natës.



Për t’u rikthyer sërrish në rastin më të parë.



Gjirokastër - Përmet,



24, 25, 26 maj 2008


E Hene, 09 Qershor 2008


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Jul 10, 2008 12:19 am



MITINGU I MUZËS SË POEZISË SË BUKUR SHQIPE ZBRET NESËR NË GJAKOVËN KRESHNIKE





"Nesër , më 9 maj 2008, në ditën e Evropës.Gjakova për të 44-tën herë me radhë do të jetë nikoqire dhe organizatore e Manifestimit më të madh të fjalës së bukur artistike në trevat mbarëkombëtare shqiptare, Mitingu tradicional i poezisë "Gjakova 2008"...

Shkruan: Flori Bruqi

Pas përplasjeve të vjeme të Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës në një anë dhe në anën tjetër të ish ministrit të kulturës z.Astrit Haraqia si dhe me disa anëtarë të Klubit (lokal) letrar "Gjon Nikollë Kazazi" i Gjakovës, sivjet, është gjetur gjuhë e përbashkët,me kordinatorin për kulturë të Ministrisë së Kulturës, z.Ramadan Musliu, shkrimtar, si dhe punës së palodhshme të Kryetarit të LSHK, Mr.sci.Kadrush Radogoshi dhe Kryetarit aktual të Komunës së Gjakovës, reformatorit për të mire të kësaj komune Dr.Pal Lekaj, nesër mitingun bashkarisht do të organizojnë Lidhja e Shkrimtarëve tëKosovës, Kuvendi Komunal i Gjakovës, Drejtoria Komunale për arsim e Kulture dhe klubi (lokal) "Gjon Nikollë Kazazi" i Gjakovës. Sipas Informatorit të publikuar "Mitingu i 44 i poezisë", i cili tashmë ka bërë emër në të gjitha trojet shqiptare, është paralajmruar se në Miting pospoetëve nga LSHK do të marrin pjesë edhe poetë nga Shqipëria, Ilirida dhe Mali i Zi ( Kristaq F. Shabani, Gjirokastër, Izet Çulli, Tepelenë, AgronShele, Përmet, Petrit Palushi, Kukës, Kalosh Çeliku, Remzi Salihu e Rexhep Bajrami nga Ilirida, Anton Gojçaj nga Mali i Zi etj). Janë ftuar në Mitingun e Poezisë edhe udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës prof. dr. Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj etj., përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Edhe sivjet ky takim i madh letrar, i cili fillon në ora 10:00 me tribunën e Mitingut, e cila, si zakonisht mbahet në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" të Gjakovës, e ku, kësaj here do të referojnë 4 shkrimtarë kosovarë ( prof.dr.Agim Vinca, Prof.Abdullah Konushevci, Mr.sci.Ismail Syla dhe Halil Haxhosaj) në temën "Liria në poezinë shqipe". Tribuna letrare do të pasohet me orën letrare për fëmijë para shtatores së Nënës Terezë, në Gjakovë, në ora 12:00, si dhe më orën letrare në hapësirën e lokalit "Krena", kompleksi "Lidhja e Prizrenit" Gjakovë. Megjithatë, manifestimi qendror, ora e madhe letrare (20:00) hapet në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunës , Dr.Pal Lekaj; si dhe pritet të ndahen edhe shpërblimet tradicionale për veprën më të mirë me poezi dhe për poezinë më të mirë të botuar në periudhën ndërmjet dy mitingjeve; pastaj për poezinë më të mirë të lexuar në orën e madhe letrare dhe çmimi i heroinës gjakovare poetës tashmë të ndjerë- dëshmorës së kombit "Yllka Domi", për krijuesen më të mirë të re. Në orën e madhe letrare do të lexohen edhe krijuesit e rinj letrarë që do të pranohen në LSHK. Sipas Kadrush Radogoshit, të gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ndërkaq, Këshilli organizativ tashmë ka marrë konfirmimin zyrtar nga Ministria e Kulturës,se manifestimi do të mbështetet më një shumë simbolike (5000 euro). Sipas njoftimeve (jo zyrtare) pritet që shpenzimet e tjera (eventuale) do t'i mbulojë Drejtoria Komunale e Kulturës në Gjakovë, si dhe klubi (lokal) letrar "Gjon Nikollë Kazazi".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani EmptyThu Oct 15, 2009 3:35 pm

Jam shumë i nderuar që kjo INTERVISTË "NDRYSHE" imja, po tërheq vëmendjen e studiuesve, specialistëve , pasionantëve të letërsisë dhe po prezantohet gjerë. Kjo falë edhe kontributit të FORUMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, nga i cili "kopjojnë" intervistën dhe e propagandojnë. Kjo tregon para së gjithash se "po fryn një erë e re konceptimi" në Letersinë shqiptare, po tregohet katërcipërisht ecuria e saj dhe konkurrimi jo vetem evropian, por edhe në rang botëror, ku ne krijuesit shqiptarë tregojmë vetveten dhe se dimë të shkruajmë bukur. Zërat se Letersia shqiptare nuk mund ta konkurrojë letersinë evropiane është thjesht apo rrjedhojë mungesw informacioni, apo keqdashje. Ky antideduksion logjik vjen edhe nga njerëz të letrave që, shpesh herë edhe lajthitin, pasi nuk e kanë ndjekur progresivitetin letrar shqiptar, duke u mbyllur në vetvete dhe duke u pëlqyer mendja e tyre apo "koka e tyre", që ndoshta në korelacion me zhvillimin e tanishëm të letërsisë, është shumë e vjetër dhe nuk është në gjendje të "ballafaqojë" e të nxjerrë përfundime. Disa të tjerë mendojnë se vetëm në "metropol" bëhet letërsi. Ky është mendim anakronik, pasi po t'u referohesh rasteve të shumtë të gjenialiteteve. Ata nuk rrjedhin nga metropolet... Ka pastaj shumë letrarucë, të cilët shkojnë në kryeqytet dhe mendojnë se i shpëtuan "provincializmit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Interviste e poetit Kristaq F. Shabani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» "Mështekna e "Djalltë" nga Kristaq F. Shabani
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: