Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 32, 33, 34, 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:18 pm

Gjithsesi, kemi shumë ç’të mësojmë nga një e kaluar
që e mposht zvetnimin, duke rrezatuar pa
rreshtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:19 pm

###





Institutit Albanologjik


Prishtinë





Të nderuar organizatorë,


Duke shprehur dëshirën për pjesëmarrje në Simpoziumin
tuaj “50 vjet përpjekje për studime albanologjike”, gjej rastin t’JU falenderoj
për ftesën dhe t’JU uroj 50-vjetorin e themelimit të Institutit tuaj
Albanologjik.



Po ju dërgoj titullin dhe një rezume të shkurtër të
kumtesës sime.






Përshëndetje të përzëmërta


Vasil Bici


Përgjegjës
i seksionit të gjuhës në Universitetin ‘E. Çabej” të Gjirokastrës






Prof. Assoc. Dr. Vasil Bici: “Duke ndjekur një polemikë
mbi dobinë e gramatikave të shqipes në vitet ’30.



Kumtesa trajton dobinë e gramatikave të shqipes të
trajtuar në një polemikë interesante të viteve ’30 në faqet e ”Diellit” të
Bostonit dhe gazetave të tjera të kohës, kryesisht “Demokratia”. Janë 15
artikuj që polemizojnë, nisur nga konstatimi i Konicës se gramatikat e shqipes
nuk janë domosdo të nevojshme për shqiptarët. Në qendër të polemikës është
gjuhëtari e gramatikani I. D. Sheperi dhe “gramatika” e tij, botuar në Vlorë më
1927.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:19 pm

###


Instituti i Gjuhësisë dhe letërsisë


Tel. Faks o42 35134


Zotit Vasil Bici


Universiteti “E.
Çabej”






I dashuri Vasil,


Të përshëndes.


Sipas fjalës e
njoftova me E - mail Agim Vinçën dhe presim prej tij titullin e kumtesës. Unë
do të jem jashtë prej datës 28.02 deri më 07.03, por kemi porositur sekretaren
që çdo njoftim të ta përcjellë ty me fax ose telefon. Titulli i kumtesës sime
do të jetë pak i përgjithshëm “A. Z. Çajupi dhe vepra e tij”.



Sa të kthehemi do të lidhemi prapë.


Shumë të fala në familje dhe gjithë kolegëve atje.


Jorgo Bulo


Tiranë, 27. 02. 2002.


P.
S.
Mendoj se në ftesë duhet shënuar se
Simpoziumi organizohet me rastin e 100 vjetorit të botimit të “Baba Tomorrit”
dhe përurimit të bustit të poetit.



Drejtori i Arkivit Dr. Shaban Sinani do të marrë pjesë me
kumtesën: “Ndikime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të folklorit në veprën e
Çajupit”. Ai merr përsipër të bëjë një ekspozitë për jetën dhe veprimtarinë
e Çajupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:19 pm

####


Vasili kishte lidhje të mirëfillta me prof. Francesko Altimarin Drejtor i
departamentit të linguistikës






###


MINISTRIA
E ARSIMIT



DREJTORIA
E ARSIMIT TË LARTË



TIRANË
(ALBANIA)



FAX 0035542324232002





Fondacioni “Gianfrancesco Serio” bashkë me Universitetet
e Kalabrisë dhe të Barit dhe në bashkëpunim me Universitetet e Leces, Palermos,
Potencës, Romës, Sienës, Trentos, Triestes, Milanos, do të organizojë në
periudhën 24 -28 tetor 1995 një seminar mbi temën: “ Projekte për bashkëpunimin
shkencor midis Universiteteve italiane
dhe shqiptare.”



Seminari do të mbahet më 24 në Lece, në ditët 25 -27 në Praja dhe Marc, në
Kalabri, dhe do të mbyllet më 28 tetor në Koriljano Kalabro, gjithashtu në
Kalabri, me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të parë linguistik arbëresh.



Ju lutemi, na çoni sa më shpejt, për arsye organizative,
adresat dhe numrat e fakseve të Rektoreve të Universiteteve shqiptare,
megjithëse dëshirojmë të ftojmë për këtë iniciativë me profil të lartë shkencor
të gjithë Rektorët e Universiteteve shqiptare për çdo universitet shqiptar një
ose dy profesorë të degës së
Pedagogjisë, që duam të na prezantojnë përvojën e tyre në fusha si formimi
profesional i pedagogëve, parime dhe aspekte të komunikacionit edukativ,
orientimi si dimensioni i mësimit dhe si objektiv i programacionit edukativ.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:20 pm

Gjithashtu ëhtë programuar ndër referatet kryesore
përcaktimi nga ana e Ministrisë suaj i sistemit të ri universitar shqiptar. Ju
lutemi të na siguroni disponueshmërinë e një përfaqësuesi zyrtar të Ministrisë
së Arsimit për këtë referat. Natyrisht, vizita zyrtare e vetë Ministrit Z. Teliti,
apo ajo e zv. Ministrit do të ishte e mirëpritur, duke konsideruar se në ditën
28 tetor, në Koriljano Kalabro, siguroi praninë në seminar Ministria Krahinore
e Arsimit, Dr. Françeska Antonella Freno.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:20 pm

Të gjitha shpenzimet, qoftë ato të udhëtimit Tiranë –
Leçe - Kalabri dhe kthim, qoftë ato të qëndrimit në Itali, do të përballohen
nga Fondacioni dhe nga Entet që bashkëpunojnë me këtë iniciativë. Duke
shpresuar se do të përgjigjeni pozitivisht dhe sa më shpejt kësaj kërkese, duke
na dërguar me faks emrat e personave, që do të marrin pjesë në Seminar. Ju
përshëndesim përzëmërsisht.



Presidenti i FONDACIONIT


Prof. Francesko
Altimari



Drejtor i departamentit të linguistikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:20 pm

Veprimtari përkujtimore





24.03.2005


Universiteti “Eqrem Çabej” Departamenti i Gjuhës dhe i
Letërsisë shqipe, Departamenti i Shkencave të Edukimit organizoi mbasditën
përkujtimore me rastin e 55 vjetorit të lindjes dhe një vjetorit të vdekjes të
Prof.Assoc. Dr. Vasil Bicit.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:20 pm

Fjala hyrëse


Prof. Dr.Kristaq Kikina,
rektor i Universuitetit “Eqrem Çabej”






E nderuara zonja Bici!


I nderuari zoti Prefekt Anesti Deçka!


Të nderuar pjesëmarrës!


Së pari doja që në emër të organzatorëve t’ju falenderoja
për prezencën tuaj. Takimi i sotëm bëhet për të nderuar kolegun, mikun dhe
shokun tonë të paharruar, Profesor Vasil Bicin, që para një viti u nda nga ne në kulmin e aktivitetit të tij si
pedagog, si studiues, si politikan.



Në kujtim të tij ju propozoj të mbahet një minutë
heshtje.



Vasil Bici ishte një
nga ata pedagogë që la emër në
këtë institucion, jo vetëm si profesor i aftë e i kualifikuar, por edhe si njeri dhe
si shok.



Ai ishte gjithmonë i gatshëm në punët më të vështira, i
aftë për të dhënë mendime e zgjidhje për probleme të ndryshme. Gjithmonë
optimist, i qeshur, i dashur, i afrueshëm, shok dhe mik i mirë që i tillë do të
mbetet në kujtesën tonë Vasil Bici. Ai u nda para kohe nga jeta, nga të
afërmit, nga kolegët. U nda në një kohë kur vërtet kishte arritur diçka, por që
kishte shumë për të bërë akoma. Ai la pas një emër dhe një vepër të mrekullueshme.
Gjatë gjithë kohës ai punoi, studioi dhe shkroi për të mirën dhe të ardhmen e
Universitetit, të studentëve, të të gjithë neve. Kaloi një vit nga ikja e tij.
Do të të kalojnë edhe vite të tjerë, por ai kurrë s'do të harrohet; gjithmonë
do të nderohet e do të kujtohet me respekt e përulësi.



Prandaj zhvillohet dhe ky aktivitet sot, për ta
kujtuar e për të mos e harruar atë. Le
t’ua lëmë fjalën kolegëve të departamentit të Gjuhë – Letërsisë dhe të
Departamentit të Shkencave të Edukimit
që janë përgatitur posaçërisht për këtë.



Fjalën e ka Përgjegjësi i departamentit të Gjuhë - Letërsinë Prof. Asoc. Thoma Dhima, i cili
do të mbajë kumtesën “Vasil Bici, pedagog dhe studiues i Gjuhës shqipe”.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:21 pm

Prof. Assoc. Dr. Thoma Dhima


Në këtë kumtim u bë një pasqyrim analitike e veprimtarisë
shkencore gjuhësore të Prof. Asoc. Vasil Bici. Kumtuesi, si një nga
bashkëpunëtorët e tij më të afërt nëUniversitet, nxori në pah veprimtarinë
shkencore, e cila është pasqyruar në këtë libër, sipas shkrimeve autentike të
Prof. Assoc. Dr. Vasil Bicit. U shprehën impresione dhe mbresa nga puna e
përbashkët dhe pjesëmarrjet e përbashkëta në veprimtari shkencore brenda
vendit.









SPROVA TË MIRËSEARDHURA NË STUDIMIN E ARSIMIMIT


BILING
TË MINORITETEVE GJUHËSORE



Nga Prof. Asoc. Artur Lamaj


Këto ditë nxora dy libra nga biblioteka familjare. Në arkivat e kujtesës
shpaloset sjellja e kujdesshme e mikut, sepse autografet që mbajnë firmën e
Vasilit, përcjellin mesazhe dashurie, miqësie e repekti, por edhe profilin i
një studiuesi shumëpërmasor.



Në këtë prag pranvere na vjen si mysafire
ditëlindja e tij, por dritarja jetësore është e hapur edhe për
ditëkujtimet.



Në udhën shkencore ai dëshiroi e lëvroi në lëmenj ku gjuhësorja dhe
komportimi njerëzor shoqërohen me rrethana, dukuri e mjete të një rrafshi
tjetër: jogjuhësoren.



Vasili kërkoi e realizoi një bashkëpunim të vazhdueshëm me institucione,
redaksi e njerëz të spikatur në fushën e shkencës. Ai shpërfaqi repertorë të përmasave
të një studiuesi serioz. Në revistat shkencore “Kërkime universitare”,
“Gjuha jonë”, “Reflekse social –
pedagogjike”, “Revista pedagogjike” kanë gjetur mirëseardhjen njohuritë
teorike, përvoja arsimore disavjeçare, prurjet e shqyrtimet gjuhësore.



Djali i Zagorisë mbarti në shpirt
bukurinë e vendlindjes dhe dinjitetin bashkëkohësve të tij, por edhe të disa
individualiteteve letrare e shkencore, prej të cilëve mori frymëzimin patriotik
e guximin shkencor. Duke përshkruar poezinë e Çajupit
apo gramatikën e Ilia Dilo Sheperit, ai pasuroi albumin e kërkimeve shkencore,
të tradittave, zakoneve, edukatës e të sjelljes zagorite, e në këtë udhë pati
miq të shtrenjtë, si Evjen Peri e Eli Vito, e shumë të tjerë.



Duke vështruar udhëkalimin shkencor, të vjen ndër mendje se gjithçka e bukur që u ndërtua prej tij, është mbështetur dukshëm në mësimdhënien bashkëkohore
të orëve të mësimit, në aktivizimin si metodist në rrethet Tepelenë e
Gjirokastër, në njohjen e parimeve psikopedagojike të individëve e grupeve të
identifikueshme, në modelimin dhe gjedhet strukturore arsimore, në pasionin e
zellin shembullor. Falë virtyteve të tilla erdhi si mysafire e mirëprtiur
monografia “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, e cila është
vlerësuar “si një sintezë dinjitoze e akumulimit dhe prodhimit shkencor të
dhjetë viteve të fundit”
[1].









[1] Terpo, V. Parathënie e
monografisë “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, f. 7. Tiranë,
2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:21 pm

shkencor të dhjetë viteve të fundit”[1].


Ky punim mori fytyrë edhe falë udhëtimeve të këtij studiuesi në dijet me
karakter psikolinguistik, sociolinguistik, etnolinguistik e antropologjik të
gjuhëtarëve evropiane e më gjerë, por edhe në shkollën e re shqiptare me profil
sociogjuhësor.



Vështrimi i sotëm sociolinguistik ka lënë pas pikënisje e teza të gjuhësisë
tradicionale. Hapësira e re ka vërtetuar se variabilitetet dhe sjellja
gjuhësore janë të lidhur me tregues etnikë, fetarë, moshorë, krahinorë,
arsimorë etj. Nga pikënisja për kundrimin sociogjuhësor të të folmeve të
fshehta apo për lidhjen midis dialekteve dhe gjuhës
standarde në vititet 50 - 60, zëdhënësit e një modeli të ri shestuan, anketuan
përgatitën pyetësorë e tekste universitare, treguan se arealet shqiptare
janë pasuri që presin punë dhe kërkime
të reja
[2]. Në këtë shkollë Vasili mori drejtimin e vet. Hapsira e trevave të Jugut u
bë burimi dhë zëdhënësja e kureshtive shkencore.



Cilat janë meritat e këtij
studiuesi në lëmin e sociolinguistikës?
Cilat
janë burimet njohëse që e ndihmuan
gjuhëtarin e periferive kulturore për të dialoguar me trinomin mësues – nxënës
– prindër në arsimimin e minoritetit gjuhësor grek?



Së pari, ai jo vetëm iu drejtua
sociolinguiststëve të autoriteshëm, si Uriel Uajanrajhu, Uiliam Mackeyit, F.
Grosejanit,
[3] të cilët botuan monografi klasi
për bilinguizimin e bingualitetin, por ndoqi edhe modelin, klasifikimet
tipologjike për dygjuhësinë greko – gjermane, të bëra prej studiuesve të kësaj
fushe në universitete greke, si M. Dhamanaqis, A. Kuliari, E. Kitis etj.










[1] Terpo, V. Parathënie e
monografisë “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, f. 7. Tiranë,
2001.






1 Bici, V. vep. Cit. 63 – 64.


[2] Shih për këtë ndihmesën Q. Haxhihasanit për të folmen
e dogançes, artikujt e A. Kostallarit, J. Gjinarit për dialektet dhe gjuhën standarde; ndihmesën tërësore socio e etnolinguistike të Gj.
Shkurtajt, prurjet e Rr. Memushajt për planifikimin gjuhësor e
bilinguizmin.






[3] Ëeinreich,
U. Languages in Contacct, Findings and Problems, Neë York, 1953; Macke, U. Bilinguisme et
contact des langues, Klincksieck, 1976; Grosjean, F. Life ëith tëo Languages:
an Introduction to Bilingualism, Havard, 1982.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:21 pm

Së dyti, kualifikimi
pasuniversitar, rifreskimi i njohurive për gjuhësinë krahasuese e
gjenerativizmin, studimi i vëmendshëm i veprave të J. Fishmanit, U. Labovit, R.
Hudsonit
[1] e i teksteve universitare shqiptare për sociolinguistikën, e ngritën në
nivelin e dijetarëve që dëshiron e gëzon statusin e metropoleve kulturore.




monografinë “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave” ai arrin të zgjedhë
e të përndajë shkencërisht termat biling e bilinguizëm, bingualitet e diglosi,
të kuptojë kontaktin dhe inferencën
midis gjuhëve.



Duke parashtuar disa hipoteza,
autori merr pozicionin e
psikolinguistit që kërkon ontnogjenezën e bilinguizmit, të linguistit të
gjuhësisë së aplikuar që jo vetëm e lidh
edukimin biling me mësimin e kodeve, por shpërfaq edhe përparësitë, kënaqësitë
dhe çekuilibrimet që sjell një edukim i tillë; të gjenerativistit që vlerëson
kontaktin dhe ndërkëmbimet midis gjuhëve; dialogon me rolin e planifikuesit të
gjuhës dhe ndjen kënaqësi për efektet e mirëprituara që sjell parnia e
minoriteteve gjuhësore.



Ky punim shkencor, në të shtatë
krerët e vet paraqet një problematikë pedagogjike me truall sociolinguistik
[2]. Në kreun e parë përshkruhen situatat bilinge dhe politika gjuhësore
shqiptare për mësimin e gjuhës greke prej këtij minoriteti, të përcjella me
Vendimet e Këshillit të Ministrave në vitet 1995, 1996.



Analizat dhe përfundimet e nxjerra janë zëdhënës të ideve të reja të
poziocionit gjuhësor të minoriteteve: në haëpsirat e Greqisë kemi nje vdekje
graduale të gjuhës së minoritteve, një homogjenizëm pozitiv pas viti 1951, që
shkon në favor të standardit e njihet vetëm një mioritet mysliman në Thrakën
Perëndimore; ndërsa shqipja është një gjuhë e papërfillur, e panjohur
zyrtarisht ku folësi shqiptar druhet të flasë. Greqishtja në truallin shqiptar
është e përkrahur, zyrtare, dhe flitet nga 3% e popullsisë.
[3]


Në kreun e dytë autori bën një
paraqitje të thukët të prurjeve teorike. Situatat në cilat ndodhen folësit
bilingë marrin udhë sipas origjinës, identifikimit, kompetencave dhe
funksionimit të gjuhëve, falë të cilave arrihet një komunikim i mbarshëm.



Në epokën e sotme bilinguizmi dhe
bingualiteti janë fenomene botërore. Është një e vërtetë që e ka burimin prej
realiteteve gjuhësore, sepse me mijëra dhe miliona folës kodojnë mesazhe në dy a më shumë gjuhë, me qëllime e në kontekste
të ndryshme.



Duke u mbështetur në një metodologji shkencore e në konceptet e dijeve gjuhësi, sociologji, psikologji, sot ndeshim një
terminologji të bollshme për bilinguizmin: ai vishet me termat: individual, social, krahinor, kulturor, vertikal,
simetrik, parashkollor, teknik etj. Në këtë udhë është afruar edhe
gjuhëtari Vasil Bici, duke mëshuar më shumë në vështrimin psikolinguistik. Duke
perifrazuar tezat S. Hermanit, Giles, ai jep të dhëna për individin folës
(nxënësin minoritar) që dëshiron ose nuk e sheh të nevojshme ta përshtasë
ligjërimin e vet me një bashkëfolës shqiptar.
[4]

Në kreun e tretë autori,
duke parashtruar terminologjinë e M. Dhamanaqisit për bilinguizmin e njëanshëm,
gjysmëgjuhësinë, bilinguizmin e fuqishëm, pseudo - gjuhësinë, shpreh mendimin e përpunuar nga
sociolinguistët më me zë evropianë e










[1] Fishman, J. sociolinguistique, Paris, 1971;
Hudson, R. Sociolinguistika, Tiranë. 2002,


Labovë, sociolinguistique, Paris, 1976.






[2] Terpo, V. Parathënie për punimin e V. Bicit
« Çëshjte të dygjuhësisë në shkollat e pakicave ». Tiranë, 2001, F.8.






[3] Shih më gjerë kreun I






[4] Bici, V.
vep. cit. f. 35.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:22 pm

shqiptarë, se sjellja gjuhësore e bilingut, varion nga një folës tek
tjetri, cilado qoftë kompetenca e tij
gjuhësore, e kështu bilinguizmi mund të përimtohet në reciprok e joreciprok
[1]


Në kreun e katërt, Formimi gjuhësor i
nxënësve minoritarë në shkolla, ndeshim
përpjekjet që ka bërë gjuhëtari e
metodisti për të treguar se edukimi biling
bëhet i efektshëm kur shoqëria, familja, shteti i kanë përcaktuar drejt
objektivat, strategjitë, politikat për të ardhmen gjuhësore të fëmijëve.
Arsimimi i fëmijëve në vendet evropiane, por ndalur më kontreshit në dy shtetet
fqinje, bëhet sipas modeleve të caktuara, si asimilimi, inkuadrimi, modeli shumëkulturor,
antiracist, ndërkuturor, e prej tyre modeli më i sukseshëm është ai
ndërkulturor.
[2]


Në udhën e gjatë të kërkimeve e
anketimeve, ai është ndeshur me fëmijë që kanë shfaqur kompetenca të larmishme
gjuhësore e kulturore. Kjo njohje i ka dhënë mundësinë për të vërtetuar
pikëvështrimin sociogjuhësor për kompetencën bilinge. Kështu, ndërrimi apo
përzgjedhja e kodeve përcaktohen sipas natyrës së gjuhës, distancës
ndërgjuhësore e kushteve të mësimit të gjuhëve. Me gjithë punën e bërë në instiucionet arsimore, kopshte e shkolla të
cikleve të ndryshme, ku gjuha e dytë (shqipja) paraqitet fillimisht si
lojë më vonë si gjuhë e huaj e mjet përvetësimi për gjysmën e lëndëve
[3], ende ka mangësi që duhen shmangur për të mirën e gjitha mjediseve
shoqërore.



Në krerët e tjerë vemendja është
drejtuar në tekstet e gjuhës greke e gjuhës shqipe, por edhe në tekstet e
shkencave të tjera. Falë bashkëpunimit
me zonjat M. Gjokutaj, N. Pepivani , u çuan në bankën e nxënësve minoritarë dhe
në dorën e mësuesve shumë tekste e fjalorë.



Duke rishkuar ato nga pozicionet e sociolinguistikës e pedagogjisë
bashkëkohore, ai kërkoi prej vetes dhe
të tjerëve më shumë kujdes, që nxënësit minoritarë të ndjehen mirë e të gjejnë
vetveten në këto tekste.




psikologjinë e shumë grupeve shqiptare shpërfaqet ideja e dijes dhe kulturimit. Ato e veshin njeriun me
një prestigj, i cili zgjerohet edhe me njohjen e civilizimeve moderne, e në radhë të parë të shteteve fqinje. Në këtë
udhë u ngjiz gjithçka gjuhësore e
pedagogjike prej mendjes e penës së Vasilit.



Sot, ne komunikuam me Vasilin, ridiskutuam për sprovat e tij shkencore, e
ndiejmë dhimbjen për mospraninë fizike, por në udhën universitare ai vjen si mësimdhënës
e krijues i paharruar.



(Prof. Assoc. Ilir Bozgo dhe
Magistër Vasil Muka



Mbajtëm kumtimet , të cilat janë
paraqitur në këtë libër në rubrika të veçanta. Shënimi im K. SH.)










[1] Mackey, Ë. Bilinguisme, në
vepr ën e Marie – Louise Moreau, Sociolinguistique, f. 62, Paris, 1997.






[2] Bici, V. vep. Cit. f. 56.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:22 pm

Kapaku i florinjtë i “Jetari”-t











Vezullim në hapësirën e memorjes kombëtare


Prof. Assoc.Dr. Vasil Bici i mbylli përjetësisht sytë. U shua Vasil Bici
madhërishëm, por jo emri, veprimtaria e shumllojshme dhe vepra e tij që la pas.
Trashëgimi shkencore, pedagogjike dhe sociologjike e Vasil Bicit, zagoritit të
përkushtuar pas Sheperit dhe Zagorisë, është në ato përmasa sa e përjetëson
denjësisht emrin e tij të nderuar, të respektuar dhe padyshim me autoritet të
merituar. Është emër ky i ngritur lart, i përjetësuar sa të jetë jeta, që ka
për të vezulluar përgjithmonë në hapësirat e memories kombëtare shqiptare me
virtyte dhe cilësi të kompletuara dhe komplekse në fushën e arsimit, të
shkollës, të shkencës dhe kulturës.



Evjen Peri
Mësues i Merituar,studiues



Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “Çajupi”























#


“Vasili ishte pak më i vogël se unë në moshë. Në
kontaktimet e bëra me të jam entuziazmuar nga prezenca e një intelektuali të
mirëfilltë, kompetent në fushën e vet gjuhësore, shumë entuziast për Zagorien tonë dhe me këndvështrime të
reja të ardhmërisë së saj, i dallueshëm në hartimin dhe zbatimin e projekteve
të tij intelektuale. Pra kishte një shpirt realizator. Në këtë kontekst ai do të mbetet si ndriçues i aspiratës dhe i besimit të
ndryshimit”.



Thimio Kondi, jurist
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:22 pm

Vasil Bici ishte një njeri shumë dinamik,
mbushamendës, i afërt, shumë i përzëmërt
me të gjithë. Karakteri, inteligjenca, afëria e tij të linin hapësirë
për përpunim mendimi dhe konkludim.
Këtë
përfundim e nxora që në kontaktet e para me të. Në konstatimin e parë
thoshe se kishim kohë që ishim njohur.
Ai ishte i pajisur me një art të veçantë në përpunim të fjalës dhe në
përcjelljen e saj si dhe karakterizohej nga një dinamizëm aktiv. Ai ishte njeri
që përpunonte tjetrin për t’I imponuar një miqësi dhe veprim moderator të
realizueshëm. Gjatë kësaj periudhe ne kemi jetuar dhe jetojmë me imazhin e
Vasilit.






Anesti Deçka, Prefekt i Qarkut
të Gjirokastrës






#


“Unë mora disa herë pjesë i ftuar në veprimtari të Shoqatës Atdhetare -
Kulturore “Çajupi” Gjirokastër dhe konstatova se Vasil Bici ishte një
gjenerator i lëvizjeve intelektuale të përcaktuara mirë dhe se kishte fituar
një popullaritet ,jo vetëm te bashkëkrahinasit, por edhe më gjërë. Me
frymëzimin e tij të pashtershëm dhe me krenarinë ligjitime zagorite ai
pretendonte me të drejtë të bënte shumë gjëra me vlerë”.



Viktor Dervishi, studiues





“Eqrem Çabej dhe Kultura
shqiptare”



Ti s’arrite ta shohësh këtë libër për të cilin punuam të dy bashkë. Le të
mbetet si një kujtim yti për fëmijët dhe familjen tënde dhe si një dëshmi e
punës tënde të palodhur”.



Prof. Asoc.Dr. Thoma Dhima


Gjirokastër, 15.06.2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:23 pm

Një vend i veçantë në kujtesën time





nga Kristo Semi





Kërkesa e natyrshme


Në moshën e rinisë, kur mendimi filloi të punonte, idhujt e mi, të
cilët doja t’i imitoja apo t’ju ngjaja, ishin mësuesit dhe pedagogët e mi të
shquar të profesionit tim.



Më vonë, me kalimin e viteve,
kërkesa e natyrshme për shokun dhe mikun e mirë gjeti edhe një vend të veçantë
për Vasil Bicin, i cili natyrshëm hyri në jetën time si një njeri i afërm dhe shumë
voluminoz.



E takova vonë


E takova vonë, por gjenezën
familjare të një fisniku sheperiot ia njihja. Ai shpalosi njohuritë më të mira
të origjinës së tij, duke i shumfishuar ato me kulturën dhe ngritjen e tij të
lartë shkencore si një studiues i mirëfilltë, i cili mendonte dhe prodhonte vetëm mirësi.



Jetova pak vjet me të


Duke banuar në një pallat, për
shumë vjet, kishim kontaktime të shpeshta e diskutime të shumta. I veçantë në
familje, i respektuar e i dashur me fqinjët, gjithmonë me kërkesë për ambientin
ku jetojmë.



Në një festë të Shoqatës
Atdhetare – Kulturore “Çajupi” Vasili e quajti komunitetin zagorit si
komunitetin më të integruar në qytetin e Gjirokastrës. Një nga pasqyrat e këtij
komuniteti ishte edhe Vasil Bici, të cilin e pranoi gjithë bashkësia jugore si
drejtuesin më të aftë.



“Është hera e parë, - u shpreh
një mësues, - ku vendi gjeti njeriun”. Këndvështrimi i tij për Zagorien dhe
njerëzit e saj ishte i veçantë, shumë largpamës, i zhveshur nga meskinitetet
provinciale, shumë dashamirës dhe nuk kultivonte mllefe dhe hakmarrje për të
kaluarën e tij dhe të njerëzve të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:23 pm

E njoha shumë





Këtë përfundim e arrita tani,
kur ai na mungon. Në bisedat e shumta, që bëja me të, mësoja mënyrën e
komunikimit dhe sjelljes me fëmijët: si rriten ata sot, si jemi rritur ne;
kërkesat e jetës dhe mundësitë tona. Por, tema jonë “përplasej “ gjithmonë për
Zagorien dhe zagoritët, për të kaluarën dhe të ardhmen e saj.



Sjellja, komunikimi,
buzëqeshja e sidomos prania dhe puna e tij janë mishërimi i ajkës së intelektualëve
zagoritë.


Ndjesia jonë ngacmohet shpesh
në çdo bisedë shokësh e miqsh; vuajmë dhe ndjejme mungesën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:23 pm

***


Për Vasil Bicin, ne të
komunitetit zagorit në Gjirokastër, duke u nisur nga njohja racionale që kishim
për të, mund ta përkufizojmë si njeriun
që i donte të gjithë dhe realizonte për të gjithë. Ai i kishte të hapura portat
e zemrës për t’u miqësuar me njerëzit…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:23 pm


Pirro Dilo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:24 pm

Një rresht gurësh të skalitur





Qiriako Hila, ish pedagog,


tashmë në pension,publicist





Megjithëse koha e njohjes
nga afër me Vasil Bicin ka qenë relativisht e shkurtër, kjo nuk më
pengon të shpreh edhe unë mendimet e mia vlerësuese për të.



Këto mendime modeste le të përbëjnë një “rresht gurësh të
skalitur” në ”përmendoren e përjetësisë”, që i ngriti atij poeti dhe shkrimtari
Kristaq F. Shabani me këtë monografi.



Tek Vasil Bici kam njohur pedagogun erudit, me kulturë të gjerë
dhe botë të pasur shpirtërore. Në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës
ai është shquar për punë studimore e kërkimore në fushën profesionale, duke
dhënë një kontribut të vyer në didaktikë dhe në historinë e mendimit didaktik
shqiptar. Ai bën pjesë në grupin e atyre pedagogëve seriozë, sistematikë,
pasionantë, produktivë dhe të përkushtuar në kryerjen e detyrës. Përvoja e
pasur shumëvjeçare në ushtrimin e profesionit të mësuesisë si dhe veprimtaria e
tij shkencore e botuese në fushën profesionale e kanë bërë Vasil Bicin një
pedagog me emër të respektuar për të kultivuar tek studentët në përgatitje
dashurinë për profesionin fisnik të mësuesit.



Në fizionominë e tij moralo - qytetare kanë qenë të trupëzuara
gjer në çimentim, si një e tërë, tipare e virtyte të rralla, që do t’i kishte
zili çdo njeri i ndershëm.



Në marrëdhëniet e tij me studentët ka spikatur mirëkuptimi,
respekti reciprok, afrimi shpirtëror, komunikimi i ngrohtë dhe konsulenca
shkëncore e profesionale.



Megjithëse
fizikisht ai nuk është më, imazhi i tij do të jetë midis nesh, miqve, shokëve,
ashtu siç qe elegant, i mençur, serioz, komunikues, i zhdërvjelltë dhe i
respektuar.



***



Kur
e caktuan Vasil Bicin prefekt unë thashë shprehimisht:




Tani prefekt caktuan njeriun perfekt…”



Zaim
Hysa , Drejtor i Shkollës së mesme “11 Shkurti” Libohovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:24 pm

###


“Ka njerëz që rrojnë shumë, por mbeten në kujtesën shoqërore
për pak kohë, por ka edhe njerëz, të cilët
jetojnë pak, por, që me punën dhe veprën e tyre lënë gjurmë të
përjetshme në memorjen shoqërore. I tillë është meteori zagorit Prof.Assoc. Dr.
Vasil Bici. Brezat e studentëve dhe të pedagogëve do ta kujtojnë Prof. Bicin si
simbol i punës, i kulturës dhe korrektesës shoqërore”.




Dr. Shyqyri Hysi, Universiteti ‘Eqrem Çabej” Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:24 pm

###


Simboli i virtyteve më të mira njerëzore


Fori Bici sjell ndërmend gjithçka. I kujtohet dhe
sentimentalizohet.



“E kisha shumë
të afërt, kushëri të parë, vëllezër. Sidomos kohët e fundit ishim shumë
të lidhur. S’kishte ditë që të mos takoheshim dhe ta kërkonim njëri - tjetrin.
Në të gjitha veprimtaritë që organizoheshin, sidomos në Zagorie, më merrte me
vete.
Unë e ngacmoja shpesh, por ai
nuk e merrte për të keq. Me qeshjen e tij karakteristike më nxiste dhe më
tregonte se e dinte që s’e kisha seriozisht. Kur i thoshja se duhet të
zhvillonim mbledhje të shoqatës, ai më thoshte: “Tashmë kemi koncepte të reja
të funksionimit të saj. Pse ç’pandeh ti, çdo ditë do të bëjmë mbledhje?” E
adhuroja për inteligjencën dhe vullnetin si dhe për preokupimin e tij shkencor.
Ai arriti në disa fusha si në didaktikë të mos kishte shok të dytë… Më pëlqente
që e donte shumë vendlindjen, për të cilën linte kokën, por edhe që shkonte shumë mirë me Jorgo Mandilin, jo
vetëm që ishin të afërt, por me të ishte
shumë i lidhur, pasi të dy kishin qenë në të njëjtën kohë në gjimnaz.



Vasoja do të mbetet simbol i virtyteve më të mira
njerëzore, sipas përcaktimit tim.



Gjirokastëer, më
18. 03. 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:25 pm


lëndët e tij ishim pjesëmarrës aktivë



Irida
Bojo



ish studente në
Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër






“Nëse do të jepja përshtypëzime për pedagogët tanë të
Parashkollorit në Universitet, unë do të veçoja , pa dyshimin më të vogël,
Prof. Assoc. Vasil Bicin. Kishte një art të veçantë në përgatitjen
profesionale. Në shpjegim të lëndës ishte autoritar dhe e zotëronte me aftësitë
e tij potenciale auditorin. Në lëndën e tij ne ishim të gjithë të pranishëm dhe
pjesëmarrës aktiv. I ndiqnim me shumë kureshti leksionet e tij, të cilat
ndryshonin nga rëndomsia e disa të
tjerëve. Kjo vinte se ai profesionin e kishte me pasion dhe novatorizmin e
kishte pronë. Ai nuk shpjegonte, por “luante” me shpjegimin, e bënte atë fantastik,
duke kombinuar format dhe metodat, duke impulsuar, duke ngritur situata të reja
dhe interesante problemore dhe si rrjedhojë shpjegimi ngjante me një arenë të
bukur ku interpretohej. Ne studentët dhe studentet e ndienim nga afër dashurinë
dhe sjelljen e tij në një afëri prindi. Ishte kënaqësi të bisedoje me
profesorin. Ai me kulturën dhe mirësjelljen e tij të bënte për vete dhe
detyrimisht të krijonte avancën në përvetësimin e dijeve. Një nga cilësitë e
tij ishte se ai bënte vlerësime reale dhe asqë mund të pajtohej me neglizhime
dhe spekullime në dëm të shkollimit, arsimimin dhe të dijes. Më kujtohet që kisha për të dhënë
provim me profesorin në AEDP dhe kërkoja të merrja vlerësim maksimal. Këtë
synim e kisha edhe nga që isha paraqitur mjaft mirë në leksione, seminare dhe
ia arrita qëllimit. Ai më përgëzoi për arritjen time reale. Kështu ishte
Profesori i dashur, i sinqertë me marrëdhënie niveli Pedagog – student që do
t’ia kishte zili çdo pedagog i jo vetëm i Universitetit “Eqrem Çabej”, por në shkallë kombëtare.



Edhe kur u bë Prefekt unë pata rastin që të kontaktoja me
të. Ai më priti shumë entuziast dhe, madje, më foli e më përshëndeti si kolege.
Më premtoi aktivizim, por jeta iu ndërpre në mes.



Humbëm një nga Profesorët më të zotë të kulturuar e të përkushtuar… Ishte një
humbje e të gjithëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:25 pm

#


“Me Vasilin kisha lidhje dhe
miqësi. Kjo vinte nga fakti që ai ishte një njeri me kulturë të gjerë dhe
mendimet e tij sillnin guxime të reja, sillnin lëvizje në hapësira të reja.
Kishte një mendim shumë konstruktiv dhe konsultimi me të ishte një mësim i
madh”.



Ylli Asllani, ish Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:25 pm

Kancelari që hodhi bazat shkencore






Etleva Peta,



Kancelare e Universitetit “Eqrem Çabej”


Qenia e Prof. Assoc. Dr. Vasil Bicit si Kancelar i Universitetit “Eqrem Çabej, ka
lënë mbresa të pashlyeshme në Universitetin tonë. Si Kancelari i parë ai hodhi
bazat, themelin në këtë “element të ri” drejtimi ekonomik të krijuar në vitin
1995. Me shumë aftësi, pavarësisht se nuk vinte nga profesioni “ekonomist”, ai
arriti brenda një pesëvjeçari në krye të
Kancelarisë të krijoi një përvojë të
pasur, të ndryshojë me zgjuarsi “tablot e mjediseve dhe strukturën arkitektonike
të Universitetit tonë me mendim krijues.
Po kështu dha kontribut në pajisjen
mjedisore dhe kabineteve me të gjithë elementet aktive e funksionale.
Vetëm një energjizëm dhe vullnet plotor,
kërkues dhe pikësynues mund të arrijë në këto kuota. Prof. Vasilit nuk i
mungonte përvoja e transformimit dhe principi i ndryshimit. Ai kishte kaluar
mjaft sprova. Kontaktimet me mjediset universitetare në Angli, Itali, Maqedoni,
Greqi e tjerë si dhe marrja pjesë në shumë projekte e studime të mirëfillta
shkencore realizuan thellësinë e njohjes dhe të aplikimit. Vetia e tij e
spikatur për të kundruar thelbin, bënte që ai të ishte shumë praktik në
realizim. Ne e kishim konsulent të parë edhe gjatë kohës që Ai ishte në Universitetin tonë në ushtrimin e
profesionit të tij si pedagog në Departamentin e Gjuhë - Letërsisë. Kryesorja ishte se ai të
ndihmonte me shpirt, me synim ecurinë dhe progresivitetin.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 EmptyTue Feb 02, 2010 10:25 pm

Telefonatat
e vona






Peçoja


“ Zoti Kristaq, jam Peço Kagjini . Flas nga Bidenfordi…” Dhe Peçoja flet i malluar. Më
pyet për gjithçka. Do që të ketë informacion. Më pyet për gazetën letrare “Pegasi”,
për gazetën”Intelekt 2001…”, për Lidhjen e Krijuesve”Pegasi”,lidhje krijuesish
me shumë emër, jo vetëm në Shqipëri dhe më gjerë, pasi është anëtar i saj.
Pastaj më informon për veprimtarinë e tij
shkrimore e shkencore. Befasohem nga puna e tij e vrullshme dhe e
spikatur, nga vullneti i tij. Më së fundi më pyet se ç’kam në dorë.



I them që përfundova “Jetarin”, monografi, jo me
“formatet e para” të realizimit dhe
protagonist është intelektuali ,zagoriti i mençur ,Vasil Bici.



Hesht. E ndien në shpirt dhe në zemër humbjen e
parakohëshme të tij. Çlirohet pak nga dhimbja dhe më thotë: “ Sa keq është për
shoqërinë që ikin të mirët!…Të përgëzoj për këtë vepër të re që në mënyrë të
ndritshme, kam besim, se do të dalë figura e tij edhe për ata që nuk e kanë njohur
nga afër… Unë e kam marrë lajmin në një moment, kur kisha dy gëzime. I harrova
gëzimet dhe u hidhërova. “Si aksident? “- pyeta veten dhe s’besova që ai djalë
i qeshur, lastar, i mençur, korrekt, inteligjent, me talent, të cilin e kisha
njohur në një sesion për Ilia Dilo Sheperin në Sheper dhe që më kishte
entuzizmuar me potencën, argumentin dhe elokuencën e tij si dhe me vërtetësinë
shkencore në paraqitjen e materialeve, të mos ishte më midis nesh. “I ke vënë
një emër të bukur, të gjetur: “Jetar”…



Dhe vazhdoj bisedën duke e njohur me kompozicionin e
veprës. E kuptoj që ndihet mirë. “Të lutem, - më thotë, - kur të botohet ma
dërgo “Jetari”- n.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 33 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 33 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 32, 33, 34, 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: