| "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:32 pm | |
| Historia e figurave tona të shquara kombëtare është shpesh befasuese, Luftatarët, kreshnikët që bënin lufëtrat e revolucionet e lavdishme, jo rrallë, shkruanin rapsodi e vepra letrare, publicistikë e fjalorë, duke mbetur në histori edhe si luftëtarë, edhe si dijetarë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:33 pm | |
| Ndër ta, Marko Boçari, sulioti që u bë Heroi Kombëtar i Revolucionit grek, na vjen në histori edhe si leksikograf. Tashmë është i njohur “Fjalori” i shkruar me dorën e tij në Korfuz, më 1890. Kontributet e albanologëve të njohur, si: Lumo Skëndo,Titos Jophalas, Jup Kastrati, Dhori Qiriazi e tj. me publikimet e studimet e tyre serioze, e kanë vënë këtë vepër në “qarkullimin shkencor”. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:33 pm | |
| Kur shqyrton botimin e fjalorit, së pari tek “Kalendari Kombiar” (1926) e më pas në shtëpinë botuese “Kristo P. Luarasi”, në po atë vit, prej Lumo Skëndos, vetvetiu të lindin disa pyetje: “Përse u shkrua dhe si u shkrua ky fjalor; cili qe fati dhe ç’rëndësi pati botimi i tij?” | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:33 pm | |
| Mendimi se “Fjalori” u shkrua me qëllim që të ndihmonte suliotët për të mësuar greqishten!, nuk është bindës për disa arsye:
1.Mënyra se si u përpilua Fjalori, pa rend alfabetik, tregon se nuk kishte qëllim përdorimi, por më tepër regjistrimi. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:33 pm | |
| 2.Në Fjalor mungojnë fjalët e përdorimit të përditshëm.
3.Po të paracaktohej për të ndihmuar suliotët në përballimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të përditshme ndërmjet tyre dhe grekëve,”Fjalori” nuk do të qe greqisht - shqip, por shqip – greqisht. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:34 pm | |
| 4. Nuk u bë asnjë përpjekje për botimin e Fjalorit, përkundrazi ai u mbyll prej Pukëvilit në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Parisit.
5.Fjalorit i mungon parathënia që zakonisht shpreh shtysat dhe adresimin e botimit.
6.Suliotët e dinin greqishten, po aq sa hartuesit e Fjalorit: ata ishin bilingë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:34 pm | |
| 7.Vendosja e fjalëve shqipe nën ndikimin e rendit të greqishtes, flet për një nisje nga greqishtja e jo nga shqipja që mund t’u interesonte më tepër suliotëve.
Atëherë, pse u shkrua ai? | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:34 pm | |
| Mendimi mbizotërues është se ai u shkrua me kërkesë të Pukëvilit, në atë kohë Konsull i Përgjithshëm i Francës, i cili kishte interesa shkencore për gjuhën shqipe. Fakti që në kodeksin e dorëzuar në Paris, ku përfshihet “Fjalori”, janë edhe dy materiale të Pukëvilit: studimi “mbi gjuhën shqipe” dhe një fjalor i shkurtër frëngjisht – shqip, flet në të mirë të këtij mendimi. Gjithashtu, përfshirja në “Fjalorin” e Pukëvilit e shumicës së fjalëve shqip të Fjalorit të Boçarëve, shfaq qartë synimin e ndërmarrjes së tij të përbashkët me luftëtarët shqiptarë të Sulit. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:35 pm | |
| Edhe mënyra se si u shkrua “Fjalori” lidhet me qëllimin e shkrimit të tij. Siç e përshkruan albanologu T. Johallas, Pukëvili shfrytëzoi praninë në Korfuz të suliotëve dygjuhësh si dhe miqësinë me ta. “Fjalori” u shkrua “me kërkesën e konsullit francez në Janinë, Pouqueville, dhe përpara syve të këtij”. 2) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:35 pm | |
| Në atë kohë shqipja shkruhej me alfabetin turk dhe grek. Në Sul shqipja nuk njihej në variantin e saj të shkruar dhe Boçarët ishin thuajse të pashkollë (Markoja shkrimet e para i mësoi nga murgu shqiptar suliot, Samuili). 3) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:35 pm | |
| Ndaj dhe fjalët shqip të “Fjalorit” janë në alfabetin grek. Pukëvili, në rolin
e një “anketuesi” (Dhori Qirjazi, 1990) është ulur mes Boçarëve që i dinë të dyja gjuhët dhe ngacmon bisedën duke e drejtuar atë në ato fjalë apo që biseda i nxjerr ndërkohë e sipër. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:35 pm | |
| “Shkruesi, siç shprehet Pukëvili, është Markoja 19 vjeçar, i cili duhet të ketë qenë më i zoti e më i përshtatshmi për përballimin e një roli të tillë. Në këtë ndërmarrje ndihmojnë të gjithë: Pukëvili, Markoja, i ati, Kiçoja, xhaxhai, Noti dhe vjehrri, Kristaq Kallojeri. Pra, vepra është produkt i një mjedisi biling që shfaqet pa sforcim, natyrshëm. Miqtë kuvendojnë lirshëm, ndoshta me verë a raki përpara, në një mjedis tipik shqiptar. Një diplomat i shquar bashkëbisedon me luftëtarë të lavdishëm që kanë një botë më të madhe se kaq. Fjalët greqisht që u kërkon “miku” apo ato që nxjerr biseda, ata i përkthejnë shqip dhe i shënojnë në Fjalor, ashtu siç u vijnë. 4) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:36 pm | |
| Kjo procedurë, e cila mund të ketë zgjatur me seanca e ndërprerje, vërtetohet në fjalët që përsëriten në Fjalor, në lajthitjet apo interferencat tipike të gjuhëve sipas natyrës së greqishtes e tjera. Rrethanat e bilinguizmit janë evidente në të gjithë lëndën e Fjalorit. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:36 pm | |
| Nuk ka të drejtë Johalasi, kur vë në dukje ndikimet sintaksore të greqishtes
në shqipen e Sulit, ndërsa aty do të vënë re një situatë gjuhësh në kontakt, marrëdhënie të ndikimit reciprok. Dhori Qiriazi kundërshton me të drejtë pohimin e Johalasit që në greqishten e bilingëve të Sulit nuk vihet re asnjë ndikim sintaksor i shqipes. Ai i shikon rastet e pjesës shqipe të Fjalorit, që shkojnë disa raste sipas strukturës së greqishtes, si një përkthim fjalë për fjalë nga Boçarët e strukturës së togfjalëshave përgjegjës të greqishtes, duke dashur t’i qëndronin sa më besnikë asaj strukture. 5) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:36 pm | |
| Mungesa e kompentencës gjuhësore të luftëtarëve “leksikografë”, mjedisi biling, interferencat gjuhësore të shqipes e gegërishtes tek njëra – tjetra, mungesa e destinimit të përdorimit praktik, të mosmenduarit “shqip”, kur është fjala për të përkthyer një frazë të greqishtes në periudhën përgjegjëse shqipe apo përkthimi “fjalë për fjalë” i frazës greke në shqipe, 6) bën që “Fjalori” të përfundojë më tepër në një monument historik gjuhësor me vlera studimi, se sa në një fjalor praktik. Konstatimi i botuesit të parë të këtij “Fjalori”, Lumo Skëndo, m ë 1926 se Fjalori “paraqit një interes thjesht kurioziteti, si një kujtim i të famshmit kapedan Suliot pa ndonjë rëndësi literare ose filologjike të vërtetë 7), ndonëse jo plotësisht i saktë, s’është edhe pa bazë. “Fjalori” ndenji 72 vjet pa u vënë re dhe vetëm më 1881 Nikolaos Dhosias njofton ekzistencën e tij. Edhe pas botimit nga shtypshkronja “Luarasi”, pasaktësitë e shumta e vështirësitë në përdorim, bën që ai të mos përdorej gjerësisht as nga studiuesit. Transkriptimi dhe transliterimi i “Fjalorit” nga albanologu grek Titos Johalas i Akademisë së Athinës më 1980, e pruri veprën në ditët tona si një vlerë të re të botuar në një studim shkencor serioz, të cilën, albanologu Jup Kastrati e çmon si një “model të shkëlqyer të punimeve të kësaj fare për autorët tanë të vjetër”. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:37 pm | |
| Megjithë vlerat e mëdha e të pakundërshtueshme shkencore e metodologjike, vepra e Johalasit s’i ka shpëtuar edhe ndonjë “lapsusi” nga ato që, në kontekstin grek të propagandës, qoftë edhe “shkencore”, janë të pranishme në rastet e identitetit kombëtar të trimave shqiptarë me kontribute të lavdishme në Greqi. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:37 pm | |
| Të pretendosh se gjuha amtare e Boçarëve qe greqishtja dhe, për këtë, të biesh për argument ndikimet e fuqishme të saj në fjalët shqipe të fjalorit, është si të hedhësh poshtë me naivitet gjithë atë seriozitet shkencor që vepra e Johalasit përmban në të vërtetë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:37 pm | |
| Boçarët bilingë nuk u shkolluan dot në gjuhën shqipe, por ata e dinin shumë mirë gjuhën e nënës, shqipen e trashëguar gojë më gojë nga të parët e tyre.
Shqiptarësinë e Boçarëve e vënë në dukje Hygoi, Bajroni, Pukëvili e gjithë rilindësat tanë. Pukëvili nënvizon se suliotët janë shqiptarë të papërmbajtur.9) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:37 pm | |
| Deri në ditët tona në More dhe në Greqinë e Veriut është ruajtur një këngë ku, midis të tjerash,thuhet:
Kjo gluha arbërishte
është gjuhë trimërishte,
e flet Navarko Miauli
Boçari dhe gjithë Suli 10). | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:38 pm | |
| Jup Kastrati në traktatin e tij “Historia e Abanologjisë” i bën një kritikë të rreptë shkencore hipotezës pa bazë të Johalasit që konteston shqiptarsinë e Marko Boçarit.11) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:38 pm | |
| Trashëgimia që na la “Fjalori” i Marko Boçarit janë dëshmitë e rëndësishme për leksikologjinë, fonetikën, morfologjinë historike. “Fjalori” është më i pasur se e folmja çame në gjendjen e dy shekujve më parë “e folme që nuk dihet të ketë qenë shkruar tjetër herë”.12) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:38 pm | |
| Duke vlerësuar “Fjalorin”, Eqrem Çabej vëren me habi si “njeri jo i pendës,
por i armës dhe folës i një dialekti në skaj të trevës gjuhësore, si Marko Boçari prej Suli, përdor në fillim të shekullit të kaluar leksema të sferës kuptimore - abstrakte, si kërkim, madhësi, i papunë, i pamasë, ashtu si dikur Gjon Buzuku në Veri…”. 13) | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:39 pm | |
| Boçarët nuk qenë njërëz të thjeshtë, të zakonshëm, por me një botë të gjerë shpirtërore e kulturore. Ndaj dhe “Fjalori” i tyre del nga kornizat e gjuhës konkrete të së përditshmes së Sulit. Këtë e vërteton përdorimi në “Fjalor” i emrave të tjerë abstraktë e prejfoljorë, si: keqësi, dashuri, shoqëri, marrëzi, urdhërim, përnderim, kërkim, dëshërim, gjakësuar, dhurim, urtësi, kujtim, | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:39 pm | |
| lajthim, rëndim, gëzim e tjerë apo i fjalëve, si: arsenal, astrolog, martir, gjeometri, gramatikë, arkond, idhull e tjerë.
“Fjalori” është një monument i vogël kulturor përkrah atij trimëror të Boçarëve dhe ka hyrë tashmë në historinë e leksiografisë dhe të gramatikës historike të gjuhës shqipe.
Kapedanëve me famë, si trimat Boçarë, u ka hije një vepër e tillë që u shton edhe më lavdinë e madhështinë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani Sun Jan 17, 2010 9:39 pm | |
| Shënime:1) Dh. Qirjazi: “Fjalori I M. Boçarit” “Gjuha jonë” nr.4 1990, faqe 98.2) Dh. Shuteriqi: “Shkrimet shqipe nëvitet 1332 – 1850”, Tiranë1976,faqe 165.3) Jup Kastrati: “Historia e Albanologjisë “Tiranë, 2000, faqe 30.4) Xh. Lloshi : “Fjalori i Boçarëve”. Revista “Ylli” Nr.12,1987, faqe 30.5) Dh. Qiriazi: Po aty (vepër e cituar), faqe 102.6) J.Kastrati : Po aty (vepër e cituar), faqe 472.7) Fjalori I M. Boçarit,Tiranë IMPRIMERIE Kristo P.Luarasi, 1926 (prej Lumo Skëndos). J.Kastrati: : Po aty (vepër e cituar), faqe 469.9) F.C.H.L. Pouqueville: “Historia de la regeneration de la Grece”, Livre premier, faqe 70.10) K.Xoxe: “Marko Boçari”, Tiranë,1988, faqe 6.11) J.Kastrati: Po aty (vepër e cituar), faqe 473 | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani | |
| |
|
| |
| "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani | |
|