Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 19 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:51 pm

Kishim një problem të madh në San Luiz: Nuk kishim Kishë ortodokse shqiptare dhe shërbimet fetare i bënim në kishën ortodokse greke të qytetit. Këtu, jo vetëm që shërbimet fetare bëheshin në gjuhën greke, por të gjithë, që e frekuentonim këtë kishë konsideroheshin grekë, pra u mohohej përkatësia nacionale. Ky fakt na irritonte. Ndaj vendosëm që me një grup shqiptarësh nismëtarë ta kthenim klubin në kishë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:51 pm

Në kishën greke, ku trajtoheshim si jo shqiptarë, e ndienim veten të fyer. Por më tepër na ishte ngulur si një peronë në kokë një fakt tepër i hidhur, që kishte ndodhur vite më parë dhe, ky fakt, sikur na thërriste me të madhe që ne të kishin kishën tonë. Dhe ja, konkretisht, disa vjet më parë kishte vdekur në Hudson (SHBA) një patriot shqiptar. Kisha greke nuk kishte pranuar t’i bënte shërbimet fetare, sepse ai ishte shqiptar i deklaruar. Atëherë shokët dhe miqtë e tij u morën vesh me një prift nga Siria dhe e nisën kufomën drejt kishës siriane. Por, ndërkohë, kishte ndërhyrë Patriarkana dhe prifti sirian nuk pranoi që t’i kryente shërbimet mortore një “njeriu të perëndisë”, vetëm e vetëm se ishte deklaruar botërisht se ishte shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:51 pm

Në çast pikëllimi bëhen edhe mrekullitë: “Kisha e Shën Dhimitrit”



Dhe pikërisht në këto rrethana del një shqiptar dhe vesh veladonin e priftit dhe vë kamillafin në kokë, vetëshpallet prift dhe i kryen shërbimet kufomës së të ndjerit shqiptar, që e kishin shëtitur të vdekur në një pajton sa andej këtej, dhe vetëm pas kësaj ceremonie apo plotësim të një detyrimi moral të shokëve dhe miqve të tij u bë varrimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:52 pm

Me që unë isha nismëtari i bërjes së klubit kishë, për nder të babait tim, kishës ia vunë emrin: KISHA E “SHEN DHIMITRIT”. Kështu ne shpëtuam dhe shqiptarët e San Luizit kishin kishën e tyre shqiptare, ku mesha celebrohej në shqip nga prifti patriot nga Korça, Vasil Marko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:52 pm

Por kisha kryente edhe rolin e klubit, duke shërbyer si qendër takimi e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje. Atje vlonte mendimi patriotik, organizoheshin veprimtari në favor të çështjes së Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:52 pm

Kthimi përfundimtar n ë Atdhe



Më 1920, ne të San Luizit, mblodhëm një shumë modeste të hollash dhe ia dërguam si kontribut për forcim shtetit të ri shqiptar. Po në këtë vit, 1920, kthehem në Atdhe me ëndrra dhe plane për ta filluar jetën në Shqipëri. U vendosa në Delvinë së bashku me vëllezërit dhe u mora me tregti, duke synuar që të bëja një jetë modeste. Në Sarandë dhe në Delvinë u bëra me punën time një figurë e nderuar dhe e respektuar. U zgjodha President i Klubit të futbollit, përfaqësues i Delvinës dhe i Sarandës dhe në disa evenimente kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:52 pm

Më dëgjohej fjala dhe, shpesh herë, isha “arbitër” në zgjidhjen e shumë problemeve, si: grindje e mërira. Isha gjithmonë në shënjestër për popullaritetin që kisha fituar.Një herë kërkova lejë ër të shkuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:53 pm

në Zagori në postkomandën greke, në Delvinë se më ishte plagosur vëllai dhe kur postkomandanti më pyeti për emrin dhe kombësinë, unë u përgjigja: “Quhet Llakan Bici. Jam me kombësi shqiptare nga Sheperi i Zagories.” Nuk m’u dha lejë. Më nxorën jashtë duke më sharrë dhe kërcënuar e duke më thënë se s’ka ortodoksë shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:53 pm

Kthimi n ë vendlindje



Më 1943 u ktheva në Sheper përfundimisht.

Viti 1948, viti i akuzimit dhe i arrestimit. Burgosje në një nga birucat e 7 penxhereve të burgut të Kalasë, por mbrojta veten dhe shpallem i pafajshëm nga akuza, duke u liruar pas 6 muajsh heqje lirie. E përse, se gjoja kisha bashkëpunuar me grekët!… Absurditet i plotë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:53 pm

N ë vend të tij



(Xhaxho Madhi i kaloi vitet e fundit të jetës i heshtur e i menduar, i mbyllur në dhomën e tij të vogël përdhese në fshat me gjakftohtësinë e një njeriu të mençur dhe patriot, i rrethuar nga librat e tij të shumta, nga familjarët, (pasi fëmijë nuk kishte), nga shokët e miqtë e tij të shumtë që kishin se ç’të mësonin prej përvojës së tij të gjatë… Ishte gojëkyçur dhe vrojtonte jetën me një sy objektiv…)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:53 pm

Një cikël që përvijon portretin



Nën këndvështrimin e të afërmve



Donika (Tala)

1. Më çuditi me gjuhën greke që fliste

Kur punoja në shtypshkronjë vjen një ditë babai, Rizua, të më takojë. Ndodhej aty dhe Kryeredaktori i Gazetës së minoritetit grek “Llaiko Vima”(Zëri i Popullit), Vasil Çami, dhe, pasi përshëndetet me babanë, filluan një bisedë interesante në gjuhën greke. Vasili u impresionua nga gjuha greke, që fliste babai dhe po e dëgjonte me vëmendje. Në fytyrën e tij shkëlqente gëzimi. Kur u largua babai, se atë ditë do të shkonte në Sheper, Vasil Çami m’u afrua dhe më tha: “Më çuditi babai juaj me greqishten që fliste. Nuk kam njohur deri më sot një njeri të tillë të flasë kaq pastër dhe bukur…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:54 pm

Unë i shpjegova Kryeredaktorit se babai e kishte mësuar gjuhën greke në shkollën e fshatit, kur ishte i vogël, pastaj këtë e kishte zhvilluar me romanet e shumta që lexonte. Biblioteka e shtëpisë sonë ishte shumë e pasur. Leximin ai e përcillte tek të gjithë ne. Por në këtë kuadër më shumë shquhej Vasili, vëllai i vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:54 pm

2. “Trasferohu, pa eja bano tek unë “…

Kur ndodhi ndryshimi në politikë, pas proceseve demokratike, ne të gjithë na u duk se u çliruam nga ajo karficë që na shtrëgonte kaq vjet në fyt. U takuam me vëllain, një ditë që erdhi nga Tepelena dhe i thamë : “Erdhi koha që ti duhet të vish tani afër nesh, të jemi të gjithë bashkë”. Ai na vështronte me sytë e tij dhe buzëgaz na tha: “S’është dhe aq e lehtë të vish nga një vend i Tepelenës në Gjirokastër e sidomos unë që jam i panjohur këtu. Dhe mua ma ka qejfi të vij pranë jush, por s’është, ua përsëris, e kollajshme. Kërkohet shtëpia, puna, se bashkëshorten e kam në punë, djalin po ashtu e kam të vogël…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:54 pm

Tek po thoshte këtë frazë, që na largonte përsëri nga vëllai dhe që donim të gjithë ta kishim afër, hidhet motra e madhe, Marika, dhe i thotë: “Ti të vendosësh për të ardhur, pa do të vish të banosh në shtëpinë time…”.

Vasili ishte tip shumë interesant, buzëqeshi, dhe u mjaltësua nga dashuria e motrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:55 pm

E kishin emëruar në Zervat mësues. Erdhi vetë në fillim… Banoi te motra e madhe, pastaj solli familjen dhe mori shtëpi me qera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:55 pm

3. “Ti e ke fajin…”

Kur ishim të vegjël unë, ngandonjëherë, punoja dhe më ndihmonte Vasili. Një ditë po mbushnim thasët me pleh për t’i shpërndarë në tokat tona. Ai bënte shaka. Unë mora lopatën dhe po hidhja plehun në thes. Pastaj fillonte të lozte. Kur unë doja të hidhja plehun, ai mbyllte thesin. Filluam grindjen. Babai e dëgjoi grindjen tonë dhe sakaq erdhi. Unë ankohesha dhe babai, në vend që të qortonte Vasilin, qortonte mua, duke më thënë: “Ti e ke fajin. Vasili kurrë nuk bën gabime.” Ai e kishte të caktuar kujt t’ia hidhte fajin gjithmonë. Kot që t’i ankoheshe për Vasilin babait Rizo. Duhet ta dije mirë që fajin do t’ia hidhte ankuesit, e në këtë rast gjithmonë unë shpallesha fajtore, se isha pak më e madhe se vëllai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:56 pm

4. “Ma thotë goja vetë!”



Mamaja Fevro, ne na donte të gjithëve se ishim pjellë e saj, por Vasilin ajo e veçonte. Gjithmonë thoshte: “Vasili kështu, Vasili ashtu…Iu bëftë nëna” apo dëda, siç shprehen në Zagori. Kur e pyesnin se gjithmonë përsëriste : “Vasili, Vasili…” ajo u thoshte njerëzve: “Ç’të bëj unë? Ma thotë goja vetë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:56 pm

5. Xhaxhai dhe Vasoja





Kur ishim të vegjël në shtëpinë tonë kishim bibliotekë të pasur. Vasoja rrinte gjithmonë pranë xhaxhait, Llukanit, i cili lexonte shumë dhe kishte në bibliotekën e tij shumë libra të Fan Nolit, Naimit, Çajupit. Xhaxhai ishte fanolist. Ai i tregonte shumë gjera Vasos kurioz, i cili donte të përpinte gjithçka që i thoshte xhaxhai. Llukani shpesh thoshte: “Kam besim tek ky djalë do të ketë të ardhme. Ndaj duhet ta kemi në sy…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:56 pm

6. Bisedonim edhe me sy

Kur më vinte në shtëpi ne bisedonim njëri me tjetrin për shumë probleme. Kur kishte probleme që nuk duhet t’i mësonin të tjerët, e ndalonte bisedën e nisur, më vështronte me buzëqeshjen e tij karakteristike. Ne kuptonim edhe me sy njëri me tjetrin, pra bisedonim me sy. Fjalorin që bisedonim e dinim vetëm ne të dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:56 pm

Petroja (Petro Dilo)

Vasili ishte shpirt njeriu, që sot kur e kujtoj lotohem…



Jo, vazhdimit të studimeve të larta!…Pasi përfundoi shkollën e mesme “Asim Zeneli” në Gjirokastër, pavarësisht nga përpjekjet totale, që u bënë për të vazhduar studimet e larta, nuk iu dha e drejta. Kjo vinte edhe si rrjedhojë e “cënimit në biografi”. Ishte nipi i Ilia Dilo Sheperit, gramaticienit të shquar, që ishte përpjekur për gjuhën shqipe, por rregjimi e kishte persekutuar. Ai kishte në shpirtin e tij një krenim për gjyshin . Kraharori i tij vlonte. E ndiente se një ditë do të vinte dita…Vasili nuk u dha përpara kësaj gjendjeje kritike, e cila vinte në pikëpyetje të ardhmen e djaloshit. Ndaj vendosi që të shfrytëzonte kohën, të mos ishte pasiv, të qëndronte duke pritur. Me guximin që e karakterizonte ai donte të fillonte një punë, por pa hequr dorë nga dëshirat e mëdha për dije. Qëndroi në fshatin e tij të lindjes, deri më datën 27 nëntor 1968, deri sa e thirrën nën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:57 pm

armë (ushtar). Pas martesës sonë, më 30 Nëntor, më datën 5.12.1968 u nis për në Librazhd për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:58 pm

Duke bërë zakonet e vendit

“Kur u martuam në vitin 1968, Vasili erdhi pas motrës në Topovë për ta shoqëruar motrën - nuse, siç ishte zakoni. Duhet thënë se e kishin thirrur në armë, ushtar. Morën lejë katër ditë që të martohej dhe motra e tij dhe pastaj të shkonte në Librazhd, ku e kishin caktuar. Ishte djalë i ri, i njomë, veç 18 vjeç. Kur i erdhi radha e dollibashit, Vasili e hoqi “vallen” bukur dhe të gjithë u befasuan se i dinte zakonet e vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:59 pm

Plotësimi i një ëndrre: Përfundimi i studimeve të larta Pasi kreu shërbimin ushtarak, nga ku erdhi disa herë me lejë dhe i shpërblyer nga Komanda e Brigatës së Librazhdit, në dhjetor të vitit 1970 Vasili përfundoi me sukses shërbimin ushtarak . Ishte burrëruar dhe gjatë kësaj kohe kishte bërë përparime, duke botuar në shtypin e kohës e sidomos në shtypin ushtarak. Karakteristika e tij ushtarake ishte e mirë. Një nga synimet e Vasilit, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, ishte të bëhej patjetër mësues. Rikërkoi punë në Gjirokastër, por rrethi ishte i “mbyllur” në një
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:59 pm

fanatizëm të madh, që nuk mund të çahej. Po kështu s’duhej pritur deri në shtator, për të bërë përçapje e për të vijuar studimet e larta. Por, që të arrihej ky synim, duhej të punësoheshe në arsim, me qëllim që të siguroje të drejtën e vijimit të studimeve të larta. Ne e ndiqnim luftën që zhvillonte djali i ri dhe shumë i guximshëm. Pasi tentativat e tij në Gjirokastër dolën të pasuksesshme, ai tentoi drejt rrethit fqinj, Tepelenës, i cili kishte nevojë edhe për kuadro, që më vonë Seksioni i arsimit të këtij rrethi, duke i dhënë dorën një kuadri të tillë të ri, do ta ndiente efektin ekësaj përzgjedhjeje, pasi ai do të rreshtohej në elitën pedagogjike të Tepelenës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 EmptyThu Jan 14, 2010 9:59 pm

E caktuan në fshatin Buz të Tepelenës. Ne u gëzuam të gjithë, kur morëm vesh për këtë emërim të tij, i cili ishte fryt i përpjekjeve të tij individuale. Profesionin e mësuesit e filloi me shumë pasion. I vëmendshëm, i kujdesshëm, kërkues ndaj vetes për rritjen e dijeve, shpejt këto veti sollën frymë të re dhe elemente të rëndësishme për ecuri. Duke parë përpjekjet e tij në kahje pozitive, ai mundi të sigurojë të drejtën të vijonte Institutin e Lartë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 35Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 19 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: