Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 19 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:43 pm

sakrifikohej. Dituria shpërndante mjegullën e robërimit total disashekullor, ndizte zjarre të vegjël, që bashkoheshin në një zjarr të madh, i cili përvlonte dhe shpërndante injorancën. Qielli i Diturisë të dritëson. Por, që të realizohej kjo, kërkohej guxim i madh, kërkohej arsimim i përgjithshëm. E dinte se kjo rrugë, që kishte zgjedhur, ishte rruga e përleshjes midis mosditjes dhe dijes, midis errësirës dhe ndriçimit, midis jetës dhe vdekjes. Armiqtë e Shqipërisë ishin të shumtë dhe asnjë s’mund ta pranonte që Shqipëria të ishte në mëvetësi, të kishte dhe të fliste gjuhën e bukur shipe, gjuhën e shqiponjës së trimtë. Shqiptari dhe në atë gjendje, që ishte, gjatë gjithë sundimit të madh turk në kohë, ishte problem për papërkulshmërinë e tij, që kërkonte gjithmonë lirinë, ishte problemi Nr.1, që nuk donte dhe urrente nënështrimin. U vu në shënjestër ky njeri përpjekës, i cili mbronte me konseguencë parimet e tij të mëdha. Ëndërronte dhe meditimet e çonin në një dialogim të heshtur:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:43 pm

“Si s’kishe frikë, gjysh, nga barbarizmi i përdorur dhe ekzektutimi i kolegëve të tu të idealit gjuhësor?”

“E kisha vendosur të përkushtohesha dhe përkushtimi ndaj një çështje të madhe kërkon dhe sakrificën më të madhe. Për një ideal gjuhësor është heroike që njeriu i mënçur të sakrifikohet…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:43 pm

“Ai i zbulove shpejt armiqtë e tu të mëdhenj, gjysh?”

“Ata ishin të zbuluar nga të tjerët, më parë se unë, se sakrifica ishte e njohur që më parë. Njerëzit e Patriarkanës silleshin rreth e rrotull, piketonin, të vinin në shënjestrën e tyre, duke përdorur lloj formash eliminimi… Jugut donin t’i ndryshonin ngjyrimin e gjuhës. Ishte një nga synimet e platformës së saj. Gjuhës sonë duhet t’i coptoheshin tingujt dhe të përcillej në mosekzistencë, të humbiste pa nam e nishan…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:44 pm

“Gjysh, si të dënuam me vdekje?”

“Është e vërtetë. Në padinë absurde se mësoja gjuhën shqipe dhe se shkollën greke të fshatit e kisha kthyer në shkollë shqipe...”.

“Kur ka ndodhur ekzaktësisht kjo, gjysh?”

“Shtëpinë time në shkollë e kam kthyer në vitin 1907… Këtu e ka burimin dhe përgjigjja e urtë e stoiciste: “Edhe kur të më prisni kokën, në grykën time do të gjeni një A, një B dhe një C”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:44 pm

***

… Ah, sa ëndërr e bukur! Po bisedonte me gjyshin e tij. Ai nga një “figurë” e improvizuar po transformohej në një ëndërr të bukur reale.

E ndjeu fare afër gjyshin atë ditë të bukur prilli. Iu konturua aq bukur. Ishte diçka e magjishme. Ishte herë e parë që e “takonte”, që e pyeste dhe gjyshi i tij i mirë i përgjigjej. S’ishte i plakur. Siç i kishin thënë më të mëdhenjtë: “Kur merresh me gjuhën, nuk të plak gjuha, por të mban të rinuar…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:45 pm

Nuk e ndalte vrapin për në shtëpi. Mezi priste t’i thoshte mëmës së tij se e kishte takuar gjyshin e ditur. Arriti me një frymë: “Nënë, o nënë, do të të them një gjë të bukur.”

“Thuaje, more djalë…”

“Takova sot gjyshin…”

“Kë gjysh?”- pyeti Thevrua dhe po vështronte e çuditur për fantazinë e djalit të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:45 pm

“Gjysh Ilinë…,”- u përgjigj me të shpejtë.

Në atë çast u mblodhën dhe fëmijët e tjerë, të cilët u befasuan: “Si Vasua kishte takuar gjyshin? Pse ata nuk patën fatin e mirë ta takonin dhe ata?”

“Gjyshi ka njëzet vjet që ka ikur nga kjo Botë! Ç’thua kështu?”

“Mama, e pashë,” – dhe filloi të tregojë bisedën që kishte zhvilluar me të.

Të tjerët dëgjonin dhe mbetën gojëhapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:45 pm

#

I urti vijonte rrugën,

pa kthyer kokën

dhe rruga nga mundimi urtësohej…

Koka e të Urtit vërtiste Botën,

Ekuadori i saj çuditërisht hollohej.



Hollim Ekuadori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:45 pm

A kishte ndonjë rast tjetër identik si ky i gjyshit të tij? Të hapësh shkollë shqipe në shtëpinë tënde? Ta fillosh zgjimin nga shtëpia jote me një përkushtim, zell kaq të madh? Dhe shkollë të tillë kombëtare e ndërtuar mbi themele flijimi, sakrifice në një privim total dhe kërcënimi në çdo kohë ka autor një njeri të dashur, shumë të afërm… Pse nuk e pranojnë dhe ta evidentojnë historianët dhe pushtetarët e sotëm, të cilët vetëm duan të nxijnë një vepër kaq të madhe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:46 pm

Donte të përjetonte përsëri një takim kaq ëndërror për të udhëtuar në vijimin e bukur.

U mundua të realizonte takimin natën e parë. Por, asgjë s’u fanit. E njëjta tablo ndodhi edhe ditën e dytë, të tretë. Kështu zgjati një javë të tërë. “Magjia, - mendoi, - nuk do të na pushtojë më… Gjyshi nuk do të më fanitet më”.

Por ndodhi çudia. Një natë iu fanit prapë.

“Erdha, të vazhdoj bisedën atje ku e lamë, duke u nisur nga interesi yt”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:46 pm

“Të faleminderit, gjysh!”

“Këto që po të them t’i mbash mend. T’i fiksosh mirë dhe, kur të vijë koha, t’i shpalosësh, se ajo kohë do të vijë, nuk do të jetë e largët. Ky është një sekret që ti duhet ta dish. Kjo s’duhet të të trembë dhe ki besim, se ti do të bëhesh diç në jetë, kur të kesh hapësirë, po vazhdove të pëlqesh gjuhën dhe, të merresh me gjuhën. Dëgjomë me vëmëndje. “

“Po të të dëgjoj, gjysh.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:46 pm

“Në vitin 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë e saj, pas shumë shekujsh torturash dhe robërimi. Kjo fitore ishte një përpjekje mbarëkombëtare e njerëzve, që kërkuan mëvetësinë, që u përpoqën me pushkë dhe me penë për Mëmëdhenë. Dhe në këtë kuadër edhe Zagoria dha kontributin e saj të madh. Unë, pas shpalljes së Pavarësisë, i vura vetes si qëllim të afirmoja veten në planin tim të diturisë. Të shpërndaja Dituri. Për këtë duhet të shndërrohesha në një njeri të përkushtuar në fushën e arsimit dhe të dijes dhe, shumë shpejt, arrita që të njihem si personalitet në këtë fushë. Iu përvesha punës, hartova tekste, programe mësimore të shtetit të ri shqiptar, duke u nisur e ballafaquar me realitetin e ri të krijuar. Këtë punë kolosale e dëshmova në pjesëmarrjen aktive në Kongresin Arsimor të Lushnjës, në vitin 1920, në Kongresin Arsimor të Tiranës, në vitin 1922. Në historitë tuaja ky fakt nuk është shkruar, është shuar…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:46 pm

Vasili, po e ndiqte me shumë kujdes monologimin e gjyshit dhe nuk donte ta ndërpriste…

“Punova i përkushtuar për të realizuar gjithë planet e mia si mësues në shkollat e mesme si dhe inspektor arsimi në zonat e Gjirokastrës e të Vlorës. Veçanërisht, në këto detyra, i kushtova rëndësi zgjerimit të rrjetit shkollor, rritjen e procesit mësimor dhe edukativ. Por, duhet thënë që, krahas këtij procesi të pandërprerë, unë pata një aktivitet të dëndur edhe në fusha të tjera të shërbimit kombëtar. Më 23 nëntor 1919, në prag të Kongresit të Lushnjës, isha në radhë të parë të intelektualëve patriotë gjirokastritë, që themeluam shoqërinë “Vëllezëria”, në Gjirokastër. Kjo shoqëri u karakterizua nga një aktivitet i madh për mbrojtjen tërësore të territorit tonë si dhe të drejtave kombëtare nga Fuqitë e Mëdha, të cilat kërkonin vetëm coptimin e vendit tonë. Një nga pikat më të zjarrta të veprimtarisë sonë ishte puna e madhe shumëplanshme në përhapjen e shqipes. Po kështu u arritën rezultate në disa fusha si: kulturore, artistike e sportive…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:47 pm

“Gjysh, do të dëshiroja të më flisje pak për veprën “Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe”- i tha i kërshëruar Vasili.

“Pas një pune intesive arrita një kulm të përpjekjes sime. Në vitin 1927 botova këtë vepër, e cila u vlerësua si një nga tekstet më të mira të gramatikës sonë për arsimin e mesëm. Kriteret e përdoruara për këtë tekst, kritere këto shkencore, bënë që ky tekst të ndikojë për të stabilizuar shumë pikëpamje deri atëherë të pastabilizuara”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:47 pm

“Gjysh, kur keni dalë në pension?”

“Në vitin 1933, ku iu kushtova tërësisht punës sime shkencore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:47 pm

“A mund të më përmendësh ndonjë fakt që ke treguar lartësinë tënde patriotike?”

“Unë me politikën merresha vetëm atëherë, kur Atdheu dhe Politika kishte nevojë për mua, për personalitetin tim. Kështu mund të përmend: Pas shpalljes së Pavarësisë, kur shteti ri shqiptar kërcënohej për t’i bërë coptim të plotë. Në Kongresin e Lushnjës dhe në Luftën e Vlorës unë dhashë ndihmën time të vyer. Për coptimin jam shprehur: “Shqipëri pa Kosovë nuk ka, ashtu siç nuk ka Kosovë pa Shqipëri”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:48 pm

Papritur, Vasili po kapërcente ëndrrën e madhe dhe dëgjoi një përshëndetje gjyshi: “Mirupafshim, nipi im i mirë që jeton me dëshirën për të mësuar shumë gjëra për mua”.

Vetëm, kur hapi sytë, ekishte kuptuar që ishte në ëndërr. Çuditërisht gjyshi ishte shfaqur për së dyti dhe e kishte filluar rrëfimin e tij, pikërisht, aty ku e kishte lënë, në takimin e parë.

Ishte i qeshur, por këtë radhë nuk tregoi asgjë, se pjesëtarët e tjerë të familjes do të çuditeshin me ëndrrat e tij, që kishin realen brenda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:48 pm

###

I babëzitur

në rrugë harkore

preu venat me inat brisku…

U përlotën qerpikët e halorëve,

theu degët

plot inat fiku…

Inat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:49 pm

Etalion krahëshVasili gjithmonë krenohej për xhaxhanë e tij. I kishte mbetur në kujtesë monologimi i tij i bukur, jetësor, ku kishte gërshetim të planeve, ku dilte në pah edhe një “krah” tjetër, krahas atij të Dilos, që ai pengohej në ecjen përpara. Por, ai nuk tulatej për këto dy krahë, që të tjerët i konsideronin si krahë, të cilët sillnin mosecjen, ngeljen në vend, mbytjen e aspiratës, të dëshirës, optimizmit. Djaloshi i ri kishte në kraharorin e tij plot dëshira. Shpesh herë me mendësinë e tij i ngjiste dy “krahët e origjinimit” atë atësor dhe mëmësor dhe sajonte një trup patriotik etalion për atdhetarizmin, për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:49 pm

gjuhën shqipe. Biografia e këtij trungu të krijuar figurativisht lartësohej si obelisk gjuhe dhe valvitej ajërisht si simbol. Të dy Ilia dhe Llukani e bënin të rendtte në hapësirat e mëdha e plot sakrifica të pasurive mençurore të Botës, paçka nga stërkëmbthet, dredhitë e të tjerëve, zëmërkeqëve, produkt të sistemit të instaluar keqas. Injoranca shërbente me mendësinë e një fanatiku të pandreqshëm, që hidhte rrënjë në hemisferat trunore, duke rritur përmasat e punës së nesërme për çrrënjosje… I rikthehej monologimit, siç i kthehemi një jete të bukur të ndërthurur, të arkitekturuar me penelata shprehëse dhe shpresimi i dallgëzuar drejtohej në idealin e ecjes konkrete e jo të improvizuar. Dhe forca mençurore punonte ilegalisht, hidhte mendimet e saj, përpunonte dhe “bumi” erdhi me ngjasimin e një prurje ujore të një lumi të rrëmbyeshëm, i cili derdhej në një ujëvarë shkencore… Çuditërisht të dy krahët e bashkuar figurativisht biskuan edhe një herë vrullësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:49 pm

Monologu i xhaxha Llukanit (Xhaxho Madhit)



Mërgim dhe përpjekje mbijetimi

Linda vetëm dy dekada pas Çajupit në të njëjtin fshat. Mësimet e para i mora këtu në vendin e mëmës. U brujta me dashurinë e madhe për vendlindjen, atdheun dhe flamurin shqiptar. Ne zagoritët këto i kemi transmetuar me urtësi brez pas brezi. I transmetojmë si një pasuri trashëgimish. Vështirësitë ekonomike më bënë, bir, që të mërgoj qysh i ri. Stacionet e mia të punësimit ishin plot: Turqi, Greqi etj. , por puna s’më vajti mbarë dhe u ktheva si në atë thënien e Çajupit “me qesenë sa një kokërr hudhër”. Familja jonë e madhe mbahej nga babai, Dhimitri, shkurt e thërrisnin Mite. E ç’sakrifica bënte babai të mbante këtë familje kaq të madhe. Ai ishte mjeshtër i punimit të shollëve me xhufkë, të cilat përdoreshin shumë atëherë. Ai lëvizte në Gjirokastër dhe Delvinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:50 pm

Emigrimi i dytë

Nuk mund të shkohej më tej me këtë pakicë të ardhurash, ndaj nisa emigrimin e dytë për në vendin ku mund të pasurohesha, për të nxjerrë familjen nga amullia. Isha ende i ri, vetëm 20 - 22 vjeç, por e ngarkova veten me përgjegjësi të rëndë. Fillova të punësohem në punë të vështira. San Luizi, ku u vendosa për të banuar, u tregua zemërgjerë me mua. Punova si metalurg, emër, të cilin më parë s’e kisha dëgjuar as në ëndërr. E ç’isha: një punëtor krahu! Pas disa kohësh tërhoqa në Amerikë dy vëllezërit e mi: Orestin dhe Andonin. Fillova të zgjeroj rrethin e njohjes, në cilin përmblidheshin njerëz të ndershëm dhe më së fundi, pas një periudhe të vogël kohe, filluam të punësoheshim në punë më të lehta. Kështu ndodh: Të rinjtë punësohen në punë të rënda, që kanë shkallë të lartë vështirësie dhe pastaj zëvendësohen me të rinj emigrantë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:50 pm

Në shoqërinë ”Vatra”

Emigrantët vijnë e vijnë në Amerikë, një ardhje zinxhir. Këta njerëz duhej patjetër që të lidheshin në komunitet. Dhe u bë një gjetje: U futëm në shoqatën atdhetare “Vatra”, që ngriti edhe degën në San Luiz, ku unë u vura, si njeri i zellshëm, me disa të tjerë në krye të këtij komuniteti.

Në ato vite të zymta, kur shtrohej në plan të ditës coptimi i Shqipërisë, kishte një etje të madhe ngrënëse dhe nga fqinjët edhe nga Udhëheqësit e fushatave antishqiptare. Madje, edhe në Amerikë, shqiptarëve u mohohej nacionaliteti, duke i quajtur shqiptarët si ortodoksë grekë. Në këtë kohë në Amerikë kishte personalitete të mëdha, intelektualë, që luftonin me mësimet e Nolit për të mbrojtur shqiptarizmën. Kjo ndikonte fuqimisht edhe në Shqipëri, Bullgari dhe në vendet e tjera, ku kishte shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:50 pm

Klubi i Shqiptarëve të San Luizit





Ç’duhet të bëja në këtë moment dramatik?Me niciativën time, krijova një grup shqiptarësh në San Luiz, që të mblidheshim dhe të qanim hallet e “vatanit”. Ky grup patriotësh me kursimet dhe me ndihmën e secilit arriti, së fundi, të blejë një lokal të rëndomtë, të cilin e kthyem në Klubin e Shqiptarëve të San Luiz. Këtu ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 EmptyThu Jan 14, 2010 9:51 pm

mblidheshim, çmalleshim, bisedonim njëri me tjetrin. Filluam të bëjmë veprimtari atdhetare për një Shqipëri të lirë e të pavaruar, kundër çdo lakmie e synimi për coptimin e saj dhe shkombtarizimin e shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 35Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 19 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: