Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:48 pm

Unë aktor në rolin kryesor.Gjurmët e së keqes i
fëshija.E niste hapi im i parë në skenën e
mbarësisë.Për zërin e gëzimeve të flitej.Në skenën e
gjatë të pikëllimit lahuria e këngës të valonte.Të
mblidheshin shtegtarët e mërguar në çerdhe
lumturishë!Zëri i perënduar i foshnjeve të lindëte...!
Hej!Ti je ai që del nga misteri i së
keqes?Kurorës së mbarë t'ia zgjasish
varganet?Është jeta e dallgëve ajo.Përmbytjet i
shfaq befas!E ti duhet të notosh në të!Brigjet nuk
duken...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:48 pm

III.
Babai urdhëroi të ndezeshin dritat e shtëpisë.Ishte
lajmi se krijon atmosferën e dasmës. Pasi
shpërndamë ftesat filluan të vijnë për urime e të
mblidhen në mbrëmje farefisi për të ndarë detyrat
rreth kuzhinës e punëve të tjera që dilnin. Nga
Kryeqendra, siç e quaja unë qytetin P.,mbërrini
telegrami.
Ftesat i morëm. Urime!U trashëgofsh e me jetë
të gjatë. Na prit se do të vijmë ! Abidini,
Moni, Sherifi, Ismeti,
Hasani dhe Hyseni!
Ndjeva një gëzim në shpirt që ata do të merrnin
pjesë në dasmë. E pastaj, kur të takoheshim në Kryeqendër,
do të më bënin komplimente. E dija se i pari
Sherifi do të krijonte diçka, pasi kishte prirje të gjejë
gabime edhe aty ku s'ka. Megjithatë kisha një kënaqësi
shpirtërore! Më vinin shokët që i njoha në
studime dhe kalova vitet pa e ndier kurrë. Aq ma
tepër se do të njiheshin edhe me një rreth tjetër që
unë i kisha po aq të afërt e s’më ndaheshin nga
kujtimet.
Me këtë rast s’munda pa e ftuar profesorin e
letërsisë, e që unë i thosha mësues. Ai katër vjet më
mësoi gjuhën shqipe në tetëvjeçare. Dhe, çdo gjë që
bëhej në krijimtarinë time letrare më duket se tabani
i saj ishte po ai, mësuesi Mustafë!
- Juve për të gjitha u jam mirënjohës, mësues! - i
thash njëherë.
Ai buzëqeshi me ngrohtësi shpirtërore. Me një
lëvizje të shpejtë, siç ishte dinamik, m’u kthye:
- E kam pasur detyrë! Aq kam mundur!
- Po të mos kishit qenë aq të përkushtuar ju!,- i
thash, ne s’do të kishim hapur asnjë shteg. Ju na
hapët dritaret e arsimit. Kush na i sillte gazetat e
revistat atëherë pa të holla? S’do të dinim edhe gjatë
për ato. E lapsat dhe fletoret për të shkruar poezi?
- Ha!Ha!Ha! - qeshi ai. - Ti i mban mend të gjitha,
Valon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:49 pm

S’i kam harruar, jo! Sepse qysh atëherë mbeta pa
fjetur, mësues. E di! Gjithë natën s’bëra gjumë për të
shkruar një strofë. E të nesërmen ju na pyetët.
- Hë! Kush ka shkruar gjë? Ti Valon?
- Është punë e vështirë mësues! Për një strofë
gjithë natën kam mbetur pa gjumë.
- Përpiqu dhe kur të të lindë frymëzimi e shëno.
Shkrimet janë si zogjtë që fluturojnë. Rastësisht
mund t’i zësh me dorë. Por, po i lëshove, të ikin...!
Vërtet ashtu ishte. E tashti me këtë rast më dukej
se hapja kaptinën e re të jetës. Një zë i ndërgjegjes
më vinte si kushtrim: Lamtumirë rini! Lamtumirë
beqari!
Nga tjetra anë më dilte përpara thënia e Tolstoit.
Po! Martesa - është shpellë ku hyn me dëshirë! Don
të dalish pastaj, por s’mundesh! Pikërisht për këtë i
prisja edhe shokët, farefisin, miqtë. Ta shohin hyrjen
time në shpellë! Ta shikonin se si lidhet kurora për
ta plotësuar dëshirën e nënës Xife që në jetë as dritë
e as diell s’pa. Vetëm lot e pikëllime! Vetëm
dhembje e durime kishte përjetuar. E tashti, isha unë
ai që i ktheva për një shpresë se jeta paska bardhësi!
E desha ato çaste t’i kem pranë të gjithë për të parë
se nëna ime mbërriu atë ditë, kur unë hyja në
gjerdek!
Gjatë gjithë kohës tek prisnim në dhomë, e pyeta
Xanin, kushëririn tim:
- Hë! Erdhën ata?
- Jo, bre!, - më përgjigjej ai.
Vallë! Çdo t’u ketë ndodhur?,- mendova. Ishte
rrugë e largët. Me borë. E pastaj kohë e turbullirave
që në Kryeqendër herë-herë ndiheshin! Nata s’i
ngjante natës. As momenti momentit. Shqetësohesha
për vonesën e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:49 pm

Vijnë, vijnë! - erdhi haberi.
Të gjithë drejtuan sytë nga dera. Sikur vinte kushedi
kush. E në derë hynë Moni,Abdyli, Hyseni e
Bali, një shok i paftuar. I kishte shoqëruar për të
marrë pjesë me vetë dashje. Dhe ne u përqafuam. Ia
shtërnguam gjatë njëri-tjetrit dorën. E, ata më
uronin martesën dhe trashëgimet.
-Po Abidini, Sherifi, Ismeti? Ku janë? - i pyeta.
- S’patën mundësi. Të përshëndesnin e me
keqardhje që s’mundën të na bashkohen, të dërguan
urime të përzemërta dhe të dëshironin jetë të lumtur
e të gjatë bashkëshortore, Loni.
Të gjithë në dhomë heshtën. Dikush pinte duhan
e dikush bisedonte me zë të ulët. Ndërsa këngëtar
Neli e Isa me shokët befas, për ta thyer heshtjen, ia
nisën këngës: Vaj zamani djemve të ri, pa u bërë
njëzet vjet...!
Zëri i tyre theu heshtjen .Fjalët e këngës mbushnin
shpirtrat tanë. Aq më shumë të Monit,Abdylit,
Hysenit e Balit që i dëgjonin për së pari herë. E ata
me sy të gapërruar ndiqnin çdo fjalë të këngës që ma
tepër ishte mallëngjim!
- Ju lumtë! - u tha Moni i gëzuar. Na kënaqët. Ne
andej nga Kryeqendra ndryshe këndojmë. E më
bëhet mua se ju këtu paskeshit melos të
mrekullueshëm. Apo jo, Loni? - mu kthye.
- Edhe mua më duket ashtu Moni. Por mos më thuaj
se jam lokalist. E ju vonë erdhët të vërtetoheshit.
Në çardak filluan të bëjnë zhurmë.
- Nisemi. Gati janë!
Të gjithë u çuan sikur diçka do të ndodhte. Atë
çast s’e di përse aq ngadalë desha të nisem. Iu
bashkova turmës që shkonte drejt gjerdekut tim. Më
përcillnin për të më futur në kurorën e
bashkëshortësisë. Ca më shikonin e ca më uronin.
Ca më hidhnin nga një fjalë ngacmuese pa ditur se
në shpirtin tim shumë thika herë nguleshin e herë
dilnin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:49 pm

Përse gjithë ai trazim në shpirtin tim s’e di. Isha
unë ai i fundit nga të katër vëllezërit e parë që më
preheshin nën dhé, t’ua fshij ca dhembje e t’ua ndez
ca shpresa babait e nënës sime.
Përpara derës së shtëpisë qëndronin ata.Prisnin
me sy shkëlqyes të mblidhen .
- Jeni gati!, - tha hoxhë Ademi. E pastaj këndoi
një lutje. Përqafova babain pastaj nënën!Ashtu siç
më kishin porositur !Pastaj u nisa me shpejtësi
shkallëve të shtëpisë për të hy në gjerdek.
-Këtu i thonë lamtumirë beqarisë!,- mendova tek
ecja shkallëve me shpejtësi.
Tërë natën në oborr u dëgjuan këngë e gëzime.
Kushërinjtë, motrat, kushërirat, tezet e hallat bënë
valle e kënduan këngë. Vetëm nëna, pasi ishte ndarë
nga miqtë, ishte kthyer e para për të qëndruar pas
dere tek çardaku. Ishin brengat dhe shqetësimet e saj
për djalin e nusen të mos u bëjnë magji!
Në agimin e parë martesor, siç i presin çiftët të
dalin bashkë, dolëm! Lija para, e unë pas saj. Në
çardak të shtëpisë na prisnin thuajse gjithë farefisi. U
shikuam tinëz, sepse ishte shenjë e ndarjes për atë
ditë.
- Është dasmë grashë e dhëndërri s’është mirë të
jetë këtu!
Nisa hapat për të dalë nga oborri në rrugë. Dhe
prita të vijë ndonjë veturë për të plakur atë ditë në
qytet.Kur u ndava nga shoku që më solli deri në
shesh të qytetit befas takova profesor Fazliun. Ai
ishte në mbrëmje e tashti me një buzëqeshje më tha:
- Hë! Më dukesh më ndryshe sot!
- Ke të drejtë, mund të më ngacmosh, profesor.
- Atëherë, hyjmë në kafenenë “Uskana” ta pimë
nga një kafe!,-shtoi.
Pa ngritur gotat e lëngjeve, përpara nesh qëndroi
Kasa.Ai qyshkur punonte në organet e pushtetit. Por,
njihej si njeri i mençur e i matur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:50 pm

Ulu! - i tha profesor Fazliu.
Pas përshëndetjes, ai u ul. Porositi një kafe dhe
ndezi një cigare. Një heshtje ra në mesin tonë dhe
s’dinim kush duhej ta thyejë i pari.Prisnim njëritjetrin.
- Çka ndonjë të re, Kasë? - e pyeti Fazliu.
- Dreqi i marrtë të rejat. Nganjëherë se si
ngatërrohen! Do t’ua them një, që e dëgjova sa hyra
në vendin e punës. Aty, thua të gjitha ngjarjet që
ndodhin gjatë natës, zbulohen në mëngjes.
Desha të pi nga lëngu një fyt! Nisa dorën për ta
marrë gotën dhe e tërhoqa. Prisja të di çka kishte
ndodhur. E Kasa lëshonte nga goja tymin e duhanit i
thelluar në mendime apo në brenga.
- Çka ngjarë, na thuaj Kasë!, e nxiti Fazliu.
- I kanë burgosur Abedinin, Sherifin dhe Ismetin,
tha ai.
E ndjeva atë çast se tavani i kafenesë Uskana më
mbulonte ngadalë. Diçka m’u errësua. Një lamsh në
shpirt erdhi e m’u lidh nyjë. Nuk munda as të pyes
përse.
- Le t’i burgosin, le t’i burgosin! Do të vijë koha
të burgosen vetë tiranët, tha Fazliu, e pastaj u
ndamë.
- I kanë burgosur! - më ushtonin fjalët e Kasës
gjatë gjithë kohës.
Tek ecja nëpër qytet vetvetja më dukej se më
lëshonte ngapak. Ca herë më vinte të klith, e ca herë
një vrull i madh mallëngjimi ma zinte frymën. Në
një kiosk mu në shesh të qytetit bleva Rilindjen. I
hodha një sy fletë më fletë.Nuk kishin shkruar gjë
për të burgosurit!
- Ju që jeni përmallë, s’duhet të merreni me këto
gjëra!, -m’u bë se më tha Miranda. Dhe, mendja më
iku te nëna e Abidinit që do ta priste e do të
përvëlohej për të kur të merrte vesh .
- T’i telefonoj Mirandës!, - thash dhe u nisa drejt
postës së qytetit. Për çka të bisedoja, dihej. Por se si,
fillova ta vras mendjen. Megjithatë vendosa. Kishte
një kohë të gjatë që me të s’isha dëgjuar.
- Nga t’ia nis?, - u mendova në kabinën numër tre.
Vërtita numrin ca herë.E ai s’hynte në linjë.
- Dreqi i marrtë këto linjat!, -pëshpërita dhe
intervenova tek nëpunsja që rrinte në sportel me një
hije të rëndë e të egër.
- Ka mundësi për këtë numër? - i thash.
Ajo uli sytë në numrin hyrës. Pastaj me një ton
mospërfillës m’u kthye:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:50 pm

- Tashti provo!
Kyqi një linjë dhe me një vështrim hetuesje filloi të
më ndjekë.Ma mori mendja se bisedat e tilla që
zhvilloheshin për në Kryeqendër nuk preferoheshin.
Aq ma tepër në këtë kohë, kur përgjoheshin.U
ktheva në kabinë dhe rrotullova sërish numrin. Hyri
në linjë dhe një zë u paraqit.
- Urdhëroni, jam Miranda!
- Mirëdita, Mirandë. Këtu Loni. Paraqitem nga
qyteti K.
- Mendova se s’je askund, e ti qenke në qytetin
K., - më tha.
- E kërkon nevoja, Mirandë. Këtu e kam
vendlindjen. Ti ke fatin të jetosh e të veprosh në
Kryeqendër. Me shëndetin si je. Familjen si e ke.
Çka ndonjë gjë me rëndësi!
- Atë që ta thash përpara se ju hasretët s’jeni për
punë të tilla! - mu përgjigj.
- E kuptova, Mirandë dhe e ndiej një peshë !Të
tre?
- Bashkë!,- m’u përgjigj.
-Është shumë keq për mua, Mirandë. Pikërisht
natën e parë martesore, kur unë kam lidhur kurorë!
- Ashtu? - u befasua ajo. Atëherë urime e trashëgime!
Do ta ruash atë datë me dy karaktere Loni.
Përqafoje bashkëshorten për mua dhe e falëndero!
- Të falënderohem, Mirandë. Mirupafshim!
- Na vizito me gjithë shoqe. Eja!
Ndërpreva bisedën dhe dola nga kabina. Pas pagesës
me një ndjenjë shkujdesie u nisa nëpër qytet.
Këmbonaret e kishës më çanin timpanet e veshëve,
ndërsa acari më përvlonte në fytyrë.
-Si do të kalojnë qelive të ftohta?,- mendova kur
prisja të mbushej kombibusi me udhëtarë për në
Llag.M’u kujtua buzëqeshja e Lijes në mëngjes. M’u
bë se ishte rreze që vezullonte e të ndizte një
kënaqësi në shpirt. Nisesha përsëpari herë në jetë i
përmalluar për te! E fjalët e Mirandës më
oshëtinin.Ndërsa brenga për shokët e burgosur m’u
ngul si hanxharë në zemër. Si t’ia kumtoja të gjitha
këto Lijes? E s’më durohej pa ia thënë! Andaj mezi
e prisja takimin me të. Ndërsa kombibusi s’nisej.
-Eh! Kjo Miranda!,- klitha në heshtje. Çfarë nderi
e mirësjellje që pati gjatë tërë kohës së studimeve.
Edhe tashti! Përqafoje gruan për mua!,- më tha. E
sikur t’ia tregoj shkurt e troç këto Lijes, si do të më
kuptojë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:51 pm

-Ç'është kjo Miranda? Pse mu sot e bëre bisedën
me të? Për atë më përqafon? Shporru edhe ti dhe
ajo!,- m’u bë se do t’më thoshte.E pastaj ashtu e
hidhëruar do të dilte nga dhoma me sy të përlotur. E
nëna do t’i dilte përpara.
- Nuse! Ç'ka ngjarë? Ndalu!? Më trego, të lutem!
- Më morët në qafë me këtë njeri. Pa u bërë dy
net martesë, ky në telefon. Dhe, do të më përqafojë
për ate...! Kurrë! Kurrë! Kurrë!
Atë çast më shkuan rënqethje nëpër trup. M’u
kërlesh edhe shpirti dhe ndjeva një ankth.
- Ke të ftohtë? - më pyeti shoferi.
- Jo! - iu përgjigja. Nuk ndihem mirë. Do të
presish edhe më?.
- Edhe dy vetë sa të vijnë.
- I paguaj unë për dy! , - i thash. Nisu!
- Dakord!,- buzëqeshi shoferi dhe ndezi kombibusin.
Atë çast mendova martesën. Vallë? Ç’na qenka
ajo? Sikur isha tjetërsuar atë moment. Vërtet.
Martesa s’qenka si shoqëria!Sikur ta kisha shoqe
rasti Lijen e t’ia thosha këto. Atëherë edhe nëse
hidhërohej, çka? Mund të vazhdonte po të dojë me
përshëndetjet dhe shoqërimet. E nëse jo, s’prishte
punë asgjë. E tashti a kisha mundësi t’i thosha :Jo!
Vargani i pyetjeve më ecte nëpër mendime.
Ndërsa përgjigje se si ta zgjidhja atë dilemë s’kisha.
E një forcë nga brengat që kisha për shokët më
thoshte t’ia rrëfej fije e për pe. Edhe bisedën me
Mirandën.Edhe nëse lindte diçka, e kisha arsyen.
E ndjeva përsërpari herë përbetimin shpirtëror. Sa
e zjarrtë m’u shfaq ndjenja që të jem i sinqertë ndaj
saj. T’ia rrëfej fije e për pe të gjitha lidhjet e mia
shoqërore. Të kaluarën time në shkollim.
Miqësitë!Detyrat dhe obligimet. Thuajse ishin pjesë
e pandarë e jetës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:52 pm

Edhe Lija kurrë s’do t’u shmangej. Do të ishte
prezente dhe do t’i ndihmonte me aq sa do të kishte
mundësi.
-Sikur të kisha pasur kontakte që nga dita e parë e
fejesës?, pëshpërita mu atë çast kur kombibusi i
afrohej Kodrës së Fetos!E, Llagu me shtëpitë e tij
priste si kreshnikët në pusi. Ndërsa "Ara ndërmjet
udhave" e mbuluar nga bora shtriheshte si tufa e
dhenve, kur mrizon!Një shelg i madh e krahapur
qëndronte si bariu përpara tufës. Sa herë në pranverë
e vjeshtë e takova në këto ara Lijen. Por, kurrë
s’patëm guxim të ndalemi e të bisedojmë. Vetëm
për një gjë shtyllat e ndarjes sonë si thyem.Për të
nderuar principet e prindërve pritëm takimin në
gjerdek.
Pas tërë këtyre mendimeve u kujtova se kisha kaluar
nga vendi i zbritjes për dyqind metra larg. Shoferi
ndaloi ! Unë zbrita për të bërë takimin e dytë me
Lijen. Krahas gjithë asaj se çka më hante në shpirt e
në zemër, desha të di si ka kaluar ajo. A është lodhur
e mërzitur?...
Si ta definoj qëndrimin tim!Nëpër rrugët e ferrit
hyja apo në parajsë.Muza e shqetësimeve më vinte
në shpirtë.Trokëllinte befas në portën e mbyllur me
pikë.Dhe rrinte gjatë në pritje.Kuptimin gëzimit nuk
ia mësova t'ia them.Edhe atëherë kur ai gurgullonte
damarit.Vorbulli i mbledhur rrinte në hije.Muzgu ua
mbulonte gjymtyrët me kurthë.E niste kalvari i
dhembjeve në katrahurën jetë.Atëherë kur Nimfa m'i
falte blerimet.
-Eja me ne!,-më ftonin muzat djaloshare!Në mos
fitofsh gëzime e lumturi do t'i ndiesh shqetësimet!E
lumi i shqetësuar ka jetë!T'i nuk rrin n'amullinë e
heshtjes dhe durimit.
Shkoj vërdallë nga oshëtima.Dritarja e
ardhmërisë ma sjell muzgun e zi.E si ta thyej atë
murtajë që vardiset!T'mi përthajë damarët me
krrokamë!E kulaçit të rreshkur në hi t'ia helmojë atë
shije!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:52 pm

Udhëkryqe më dalin përpara.Mistere.E rri
përballë Nimfa ime e dashur plagë e
pashëruar.Buzëqesh për t'mi falur gëzimet.E hyjë
unë Sizifi në binarët e gjatë.Marr botën më sy t'i
kaptoj gjithë malet.Po!Malet brenga ime e madhe!E
gjërësia e fushës së bleruar derdhet si plagë.Rriten
blerimet me ngjyrën e shkrumit.Gulojnë gurra vreri
në damarë!
Jam unë ai që dal nga rrëmeti.Për ta nisur një
këngë më duhet një jetë!E ku t'i lejë ato gjurmë
prapsie!Nga shpirti i nënës s'i shkarkoj dot!E
kërrusin, e thyejnë, e rrudhin!Por,nuk e përkulin
dot!
Të presim!Të presim!Eja me ne!Mos na lë shkret
të mbesim në udhëkryq!Gjymtyrët na zverdhen nga
heshtja.Vdesim në pritje e tretemi në margjina!
Shuhemi e shushatemi ne!
Libër i Durimit!,-Pirg i dhembjes sime!Tek ti
përndiqen e shporren mëritë.Krrokamës i ndalet
fryma.Zverdhen në gjymtyrë bisharët.Rrëshqanorët e
zi.Hyjnë përvjedhurazi në gëzime e mbjellin helm e
vrer.Biblioteka e durimeve ua ruan mëkatet.Uratat
shushaten në skëterrë!Aty u mbulohen dukjet!
Skajet! Për të mbetur nën thundrën e saj!E ju muza
të mia djaloshare eni!Eni se në shpirt u mbajë!
Ja!Ua kam falur brendinë përgjithmonë.Për ju do të
bëhem hi !
Qetësi!Mbetën në pritje këngët e
mia,rrëfimet,idetë!Të paluara në fletoret e
rreshtuara në vitrinë.Herë dukeshin si perla urate e
herë si perifrazë pa rimë...!Sa herë që nisesha në
binarin e jetës me Nimfën,ato mbesnin si jetimë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:53 pm

IV
Jeta thuajse s’kishte të ndalur! Herë-herë
shpejtonte pa pasur mundësi t’ia zëshë hapin. E
ngjeshur me konfliktet e saj kishte një shije që e
ndieva në shpirt. E ditët e martesës kalonin duke
krijuar ide se si në të ardhmen duhej ndërtuar ajo.
Megjithatë, diçka ma rrëmbente kohën pa hetueshëm
e s’e kuptoja! Vetëm atëherë kur ajo
kalonte e s’kisha mundësi të ndalesha për një shkrim
e as të lexoja literaturën për provime, shqetësohesha.
Një mëngjesi më doli gjumi befas! Atë çast frymëzimi
për të shkruar një prozë më shkonte vërdallë
në tru. Ngadalë dola nga krevati, e Lija bënte gjumë!
U përpoqa të gjejë një laps e fletore.
- Loni, çka kërkon? - më tha.
- Asgjë! - ia ktheva. - Më fal! Të zgjova!, - i
buzëqesha asaj.
- U zgjova vetë!,- ma ktheu duke dalë nga krevati
e duke mbajtur shikimin në pasqyrë.
Idenë për ta shkruar frymëzimin sikur e kisha
parë në ëndërr.E tashti s’më kujtohej. Ktheva
shikimet tinëzisht dhe pashë se ajo qëndronte e
veshur me të holla. Duke rregulluar flokët që i binin
mbi supe.E ndjeva shijen e nënës Xife për ta pasur
një nuse përkrah djalit.
-Eh! Nëna ime! Klitha. Ke pasur të drejtë.
Lija ktheu shikimin nga unë tek flisja me një
gjuhë sikur isha jerm.
- Po! Po! - i thash. - Ka pasur të drejtë nëna ime që
të zgjodhi ty.
- Përndryshe ti s’do t’më zgjidhje, Loni? - më
buzëqeshi.
- Përkundrazi!Do të rrëmbeja! Po rastet s’na
mundësuan!,ia ktheva.
- S’u përpoqe ti që t'i bësh!
Mes asaj që thash , e si përgjigjej ajo, kishte
diçka të vërtetë. Por një gjë dihej. Ishin po ato
mundësi si idetë për të krijuar, që vijnë e të mbesin
ndonjëherë në shpirt e si nxjerr kurrë në letër. Ma
tepër s’kisha çka të them. E kaluar e harruar.
- S’ta shpjegoj dot atë të kaluar, shpirt!Vetëm për
rrëfime do të mbesë.Si ide që s’e kuptoj e as që
mund ta shpreh!
- Ma thuaj mua. Ndoshta unë e kuptoj! - më tha
duke më buzëqeshur.
Heshta. E ndjeva praninë e saj dhe të trokiturit e
zemrës sime. Ishte afshi që më përshkonte gjithë
trupin e në shpirt më ndizte dashuria. Ishte hera e
parë që ndieva frymëzime për të shkruar për të. E ajo
kërkonte t’ia them. T’ia shpreh!
- Ja!, - ia ktheva.Desha ta shkruaj një rrëfim për
Jetën. Çka mund të më thuash për të?
- Varet si do ta pranosh! Shumë mund të thuash
për të!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:54 pm

- Atëherë thuaje një ide!
Ajo buzëqeshi. Rrotulloi drejtimin nga pasqyra.
Mblodhi flokët e shprishura që i binin mbi supe.U
drejtua nga unë dhe më tha:
- Unë s’di ta shpreh aq mirë, Loni. Nuk e pata
rastin ta mësoj mjeshtërinë e tillë. E jeta ka shumë
kuptime. Tashti që unë e ti duhet t’i bëjmë ballë,
mund të themi çka duam. Për shembull, tashti që ti
më njeh, e më do? Vallë? Mundesh pa mua?
Ajo heshti. Unë ndjeva një rënqethje në trup.Ishte
ide e këndshme, por e tmerrshme që s’e prisja e s’e
përballoja dot. Ashtu i shastrisur nga pyetja, mbeta
meit! Ajo e ndjeu shqetësimin tim dhe bëri një hap
drejt meje.
- Loni!, - tha e buzëqeshur. - Mundesh pa mua?
Lëvizi çerpikët e syve atë çast.E nga ta doli një
dritë që më shkrinte gjithë trupin. Më digjte shpirtin.
U përmenda nga ndjesia e këndshme, kur ra mbi
kraharorin tim. Ishin vrullet e sinqerta të dashurisë
dhe aroma e pranverës bashkë.
Ajo çoi kokën për të më shikuar drejt në sy. Me
një zë të ulët pëshpëriste:
-Unë s’mundem pa ty, Loni!
-Edhe unë pa ty!Të kam shpirt!, i thash.
-E nëse..., - se përfundoi ajo
-Çka shpirt? - e pyeta.
-Nëse vdes!
Nga fjala vdekje m’u rënqeth trupi.Shikova fytyrën
e saj tek vezullonte. Çova dorën dhe ia lëmova
faqet.
-Atëherë, ç’kuptim ka jeta, shpirt? Ashtu i mbetur
pa krah! Pa zemër! Pa dashuri!
- Cung don t’më thuash?!,- buzëqeshi ajo.
- Po! Cung i mbetur në vetmi!.
- E ti, Loni, krahët i ke. Edhe zemrën. Edhe
shpirtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:55 pm

- Pa ty jo!, - ia ktheva. I kisha kur isha i
pamartuar,e dashur!.
Ajo heshti. Heshta edhe unë. Diçka më
rrotullohej në mendje. E biseda e tillë më jepte
frymëzime për ta shkruar një prozë të ngjeshur me
klithma. Vërtet, ç’kuptime mund të ketë ndarja e
tillë?, - pyeta vetveten.
- Unë s’mundem pa ty! Më beso! - më oshëtinte
koka.
- Jetojmë së bashku, Lije! Kurrë! Kurrë s’do të
ndahemi! - i thash.
Atë çast m’u kujtuan vargjet për Vashën time!I
kisha lexuar me rastin e tetë marsit në një orë
letrare.Dhe nga valigjeja, ku kisha të paluar shumë
gjëra, mora një kasetë të incizuar.Pastaj e vura në
prizë radion dhe ia ndrydha një sustë. Zëri oshëtiu:
I rëndoi shekulli mbi shpinë, ferexhja e
zezë - sterrë,
ia vodhën lumturinë në dhomën me katër
qoshe,
Vashës sime - zog i mbyllur në kafaz!
Ëndërroj të shkruaj me laps në fletore
qëndisi me gjilpërë në pëlhurë!
E dënoi kanuni me punë sizifi!
Ka qarë gjatë në vetmi -
Vasha ime - zog i mbyllur në kafaz -pa
dashuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:55 pm

Ajo dëgjonte në heshtje zërin që shpërthente me
ankth nga brendia e radios. Kush e di se si mund ta
pasqyronte tërë atë brengë që e kisha mbledhur qysh
atëherë kur u fejuam dhe s’munda pa e shpërthyer
ashtu.
- Po ti, nga e dite, Loni?, - më tha.
- E ndieva, Lije. E ndieva!Atje në dhomën e
konviktit në Kryeqendër. Pas fejesës, të shpeshtën
mendova për ty. E kush është Lija ime?,- pyesja
vetveten. Si do të më kuptojë, vallë, ajo kur unë ca
herë me anë të shkrimeve po përpiqem t’i shëroj
ndjenjat e shpirtin?
-S’janë gjë shkrimet!, -më bëhej se do të më
thoshe ti.
Ajo qeshi me butësi.Fytyra i vezulloi si kaltërsia
e qiellit kur i hiqen mjegullat.
-Isha shumë e re, Loni kur nëna ime më ndau nga
lojërat fëmijërore.Ti je e rritur!, - më tha.E një ditë
do të fejojmë. Të kesh kujdes si në qëndrime, në
fjalë e në buzëqeshje, bijë. Dhe, një të shtune e
porositi babain për ca metra pëlhurë të zezë.
- Cuca ka hedhur shtat!I duhet ferexhe!- i tha.Nga
ato fjalë, m’u rënqeth trupi! Vallë! Rritën time duhet
mbuluar me të zi?Dhe erdhi babai nga pazari. Ndau
të gjitha gjërat që kishte blerë.E pastaj nxori me një
kënaqësi pëlhurën.
- Ja! Ta bleu babai!E grisësh me shëndet, bijë! -
më tha e, ma la në prehër.Të bëhesh e mençur!, -
shtoi, e pastaj doli në oborr për të bërë ca punë.
Sakaq pëlhurën e mori nëna dhe filloi të ma
masë. Unë rrija gatitu e pastaj i ndihmova në të
prerë. Tek më lëshonte gjerësinë dhe gjatësinë iu
luta:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:56 pm

- Ma të shkurtër e ma të ngushtë, nënë!.
- Jo bijë! Ti rritesh, e ajo do të zvoglohet. Le të
jetë më e gjerë dhe më e gjatë.
Ferexhen time e qepi Xhika. E vetmja ajo kishte
në atë kohë makinë.E një mbrëmje shkoi dhe e solli
nëna. Që të nesërmen në mëngjes u nisëm për të
korrur grurin tek "arat ndërmjet udhave". Pasi pimë
nga një gotë tambël, i veshëm ferexhet.U nisëm
pastaj. Nëna para e unë pas saj ecja. E ndieva peshën
e rëndë të saj.Qysh atëherë edhe shoqërinë me cucat
e lash. Dalëngadalë u tërhoqa për të bërë punët e
shtëpisë dhe të fushës. E dikur ia fillova të qëndis
me gjilpërë në pëlhurë.
Shoqet që më vizitonin, të shpeshtën më thoshin e
qeshnin:- Ti shumë herët ia nise për punë nusërie,
Lije. E unë heshtja. Megjithatë, më mirë më vinte të
punoj diçka se sa të shëtis nëpër oborret e shtëpive.
Me një fjalë, ashtu edhe e kaloja kohën se sa ta
humbja kotnasikoti!
Ajo heshti. Se nga i shpërndau mendimet atë çast
s’e di. E vëreva tek qëndronte e mallëngjyer. Vetëm
buza e poshtme iu dridh. E befas një lot i rrëshqiti
nga sytë nëpër faqe.
- Lije! Të lutem, mos u trishto!.
- Jo, Loni! - mu përgjigj. Mirë e ke shkruar
poezinë! Vërtet!.U mësova pastaj unë të qëndroj si
zog i mbyllur në kafaz. Babai e nëna shkonin për të
bërë punët në ara. E merrnin edhe Nazën se ishte
shumë e vogël. E unë bëja punët e shtëpisë, duke
dëgjuar zërin e radios që e solli Qemoja nga kurbeti.
Më beso, Loni, se pa çdo gjë mund të qëndroja, pa
radio jo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:57 pm

U rënqetha atë çast.Çfarë përjetimesh për jetën e
vajzërisë pëshpërita.Dhe paramendova vënjen e
ferexhes mbi supet e saj.Ndarjen nga loja
fëmijërore.Nga librat e nga shkolla!
- E sikur të vazhdoje mësimet, Lije?, e pyeta.
- S’e di, Loni. Jeta e të shkolluarve është ndryshe.
- Mendon ti,se s’do të pëlqente atëherë nëna Xife?
- Ndoshta... edhe ti!, e la përgjysmë ajo.
- Me siguri po! Me siguri...! - iu përgjigja!
Këngën diçka ma la pa mbaruar.E dogji zjarri
dhe e kalli flaka.Në çerpikë të syrit mu varën
pikëllimet.Shqetësimi për fjalët krijonte hata!
Sa e fortë është dashuria!I ngjan një rrebeshi që
përmbyt gjithçka.S'e mbrthejnë prangat ,kufizimet .
Shpërthen vrulli i rrëmbimeve.Fatet mbesin në
mera.Çfarë misteresh shkëlqejnë në vringëllime?!
Mos jam ferrë që shpërthej trandofila!,-
pëshpërita.E ti Nimfa ime e dashur - vasha e mbyllur
në gotë, mos e kafshojë gjarpëri?!
Diçka e padukshme më mbërthen.Nuk e di!Dua
apo urrej!Dikur e desha këngën.Më beso!Shpirti më
krijonte dehje nga ajo.Tashti iku nga unë.E shoh tek
rend e nuk kthehet.Më kot i turrem ta zë.Më dalin
përpara mendimet.Një lamsh ma zë kraharorin.Më
shtërngon!As gjumë e prehje nuk kam!Ndjejë vetmi!
Hallet e mia rinore!Në zgripce të katandisë më
sollët.Ku ta gjejë drenushën e agimeve?Si t'i bëj
takimet?Në shtigje të përmbylljes rri e sodis.E
ngriten muret shekullore.Paragjykimet e marra,për
të ndarë zemrën nga zemra.Për të djegur shpirtin
për shpirtin!E këngëve t'u shtojnë verdhësi.Lëngatë
për dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:57 pm

Darkën e vetmisë kam shtruar!Gotën e pikëllimit
përbijë!Me verbësi mbushen dritat.Cilës rreze t'ia
varë shpresat e të dal nga kjo katandi?T'i pres ato
agime të marra që vijnë për dreqëri?Nimfa ime e
dashur,plagë e pashëruar,le të prishet bota e
tillë.Ajo që kurthat e ndarjes ngrit.Në skenë ndan
role shëmtie.Dukjes së blerimit t'i falë zezonë!
Nga pritja çdo të mbesë pastaj?Shkrumi i saj
përditë më bën hi.Më rrëmbejnë frymëzimet për të
dalë jashtë vetvetes.T'i them ato fjalë të pathëna!Atë
shuk të zi!Apo domethënjen e tyre ta lë porosi?Unë i
çmenduri i kësaj nate.Në ekstazën e vetmisë
përmbytem.Për t'u shndërruar në hiç kam nisur
mendimet!E filozofinë e jetës nuk e duroj dot.Ma
mirë në pirgun e vrerit të klith.Se heshtja më shporr
pa nishan.E nuk di përse kam rënë në hall.Zërin
diçka ma shterrë e këngën ma ndal...!
Jeta pa dashuri nuk paska kuptime.Domethënja e
saj rrënohet në greminë!E ditët me shterpësi
palohen si gurrë mbi muranë.Tunxh i rëndë në atë
shëmti.Çerdhe vuajtjesh ngrisin mendimet. Të
kërleshura me krrokamë!E kujtimet ikin,ikin,ikin!Si
pulëbardha!Shtegëtojnë kënaqësitë.Puthjet, ledhatimet!
Ne aktorë blerimesh ku larg e ma larg mbesin
agimet...!
Darkën e vetmisë kam shtruar!Gotën e pikëllimit
përbijë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:58 pm

V
Sa më tepër që koha kalonte lidhesha e
rrëmbehesha pas saj. Shprehitë e krijuara për
studime i zbeha. E, Kryeqendra përditë po mërgonte
nga mendimet.
Një ditë, kur mendova për ndryshimet, më doli
përpara banesa në qytetin G., ku lexoja fragmentet
për jetën e Ali Pashës! E duke dashur të dëgjoj
mendimin e cimerëve u rrëfeva për të!
- Ka qenë azgan!, u përgjigj Shukja.
Se për çka tha, s’u kuptua. Për trimëritë apo për
martesën e tij.
- Dreqi e marrtë!,- shtoi Neshyti!
Midis dy kontinentesh gjer ’e gjatë i shtrirë,
Si një mal ku era fryn e ulërin stuhia.
Zbardh mjekërr e rrallë si bora në brinjë,
Si mjegull te koka të rri Vasiliqia.
Po ishin këto vargjet plotësuese të Kadaresë që
desha t’ua përmbush se si dhe sa ia çmonin veprimet...
Ndërsa në tru më shkonte vërdallë pamja e
asaj gruaje mjegull, që rrinte mbi hijen e trupit të tij
e se linte t’i shuhej shpirti. U kujtova kur më qasej
Lija dhe më merrte nga duart shumë punë për t’i
kryer . Filloj të lajë e të pastrojë teshat që shumë
vite në shkollë vetë kujdesesha. Hekuroste e më
fshinte këpucët...Edhe sa punë të tjera që duhej unë
t'i bëj! Ishin shprehitë e krijuara për një dekadë
kur unë kalova me mendimin se:
- Njeriu duhet të jetë pasqyrë për pastërti.Ashtu i
ka hije të riut.Mbase i rrëmbehet zemra ndonjërës!
Ndërsa kur desha të dal i thosha:
- Grua, do të dal në qytet!
- Ja! po t’i sjell teshat të vishesh.
- Edhe kështu bën!, - i përgjigjesha.
- Jo! Ta sje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:59 pm

ll unë këmishën e hekurosur. Pantallonat,
këpucët...
Aty përfundonin grumbulli i nxjerrë i teshave.
As që mendova për larjen e tyre.Megjithatë edhe në
punët e shkrimeve dhe të librave s’kisha shumë
kujdes. Ajo i rregullonte për herë .
Një ditë kur pastroi pluhurin e librave nga vitrina
dhe i paloi radhë-radhë,qëndrova pranë e
përkëdhelsha me të. E buzëqeshur si gjithmonë kryente
punët për t’ia kthyer pamjen e mirë dhomës dhe
për të mbushur me kënaqësi shpirtin tim. Në atë
pamje të tillë krijova një dehje shpirtërore. M’u
kujtuan ca vargje të shkruara!Fillova t’i recitoj .
- Hë! Çka pëshpërit vetmevete? - më tha.
- Ja!, Po deshe t’i recitoj!iu përgjigja.
Ajo heshti.Ndaloj së punuari dhe priste të
dëgjojë. E mua m'u dridh buza.Se di përse! Sikur
për së pari herë po recitoja përpara dikuj.
Nimfa ime e dashur plagë e pashëruar,
është jeta e zbrazur e kotë pa dashuri,
sa herë asaj rruge kam për të kaluar
zjarr e lot do të dalin nga dy sytë e mi!
Ajo dëgjonte vargjet dhe shikonte përlotjen e
syve të mi. S’kishte as forcë të më buzëqeshë. Sikur
diçka ndodhte e duhej vënë kapaku për ta mbyllur
plagën e çastit. U ul përballë dhe heshtëte. Në atë
qëndrim të tillë, ku heshtja mbulonte mesin tonë, ajo
mblidhte ca thërrmija që kishin mbetur mbi qilim. E
unë u përpoqa ta zë një mizë që më shkonte
rretherrotull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 3:59 pm

- Më iku shejtanja! -pëshpërita për të.
Ajo çoi kokën e befasuar. S’e pa pse thash ashtu.
- E ti brengosesh, Loni!?
- Jo!, - ia ktheva, i buzëqeshur e duke e ditur për
çka mendon.
- Atëherë, përse po përlotesh?. Kur recitove t'u
drodh buza!
- Për kujtimet,e dashur!. Për të kaluarën!
- E kaluar e harruar,i thonë!
- E kaluar që vjen e të ndez në shpirt!, - iu
përgjigja.
- E tashti, mos jam unë fajtore që...!, - Uli kokën
dhe heshti.
- Përkundrazi!,- iu përgjigja. Ja! E vëreva se në
jetë paska shumë përmbytje. Dhe, në ato përmbytje,
kemi ndodhur ne të dy. E tashti po kujtohem. Po
tmerrohem nga jeta e nga njerëzit. Atje në shkollë, e
pastaj në studime. Vetë laj e vetë pastro...
- Nuk përloten sytë për ato, Loni! - mu përgjigj
në shenjë mospajtimi.
- Për cilat mendon ti, Lije? - e pyeta.
- Ndoshta për ato...! Ajo uli kokën dhe heshti një
çast. Pastaj e çoi sikur ishte penduar e vazhdoi: -
Ndoshta për Nimfat Loni!.
- Hahaha!, - qesha me zë. Pikërisht për nimfën
Lije ,e dashur! Pikërisht për të më dridhej buza e më
digjte shpirti. E si të të pagëzoja atëherë, kur s’ta
dija as vetëtimën e syrit nga larg? E tashti e ndiej!Në
vargjet e shkruara përshkohet nostalgjia për një jetë
të kaluar e të zbrazët.Pikërisht ajo zbrazëtirë më
shfaqet kudo.
- Cila është ajo, Loni?
-E di edhe ti,zemër! Koha e fejesës
sonë!Paramendo takimet, puthjet, ledhatimet.
Paramendo kënaqësitë që na ikën e në vend të tyre
mendimet, vuajtjet për t’u takuar!
Ajo zgudulloi sytë e befasuar. Për një çast u
shtang e pastaj me një lëvizje të lehtë m’u afrua
pranë. Me shikim të prerë në sytë ledhatues i shfaqej
vrulli i dashurisë. Dhe heshtëte.
- Më kupton shpirt, pse i krijova ato vargje? - i
thash.
- Ke të drejtë Loni. Unë isha e penguar nga
rrethanat. S’dija e s’munda asgjë.Ti ke vuajtur. Të
kuptoj, Loni!Të kuptoj!
- Jam vetë fajtor e dashur! - Është dashur të vij pa
ftuar...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 4:00 pm

- S’mund të të them asgjë!
- Prandaj!E ndiej se duhet shkruar Libri i ndarjes
sonë, mu në lule të rinisë shpirt!
- Do të qeshin me ne!
- Pikërisht për këtë e bëj. Le të qeshin! Do ta
kuptojnë ma vonë!
Ajo heshti. Në atë heshtje ndjeu një të rrahur.
Shtriu dorën e djathtë tek dora ime. Ma mbërtheu e
ma tërhoqi drejt barkut të saj.
- Ja dëgjo!
Ishin të trokiturat e foshnjës që po e lindnim.
Ndihej i gjallë ai.Asaj i shkëlqyen sytë nga gëzimi.
Atë çast ndjeva gëzimin e madh.M’u deh shpirti e
zemra më gufoi. Hapa duart dhe e përqafova gjatë,
për ta shuar atë zjarr të kohës së fejesës.
-Për kohën e ndarjes sonë!, i pëshpërita në atë
përqafim të zjarrtë!
- Do të bëhesh baba, Loni! - më tha.
- Edhe ti nënë, Lije! - iu përgjigja.
Ishte hera e parë që përjetova takimin pas
fejesës, duke ia vënë unazën në gisht. E drita e hënës
na përkëdhelte me rrezet e saj.
- Le të jetë kjo kurorë e fejesës, Lije. Trokitja e
foshnjës sonë!.
- Le të jetë unazë e zjarrtë e dashurisë që e përmbushim
tashti, Loni! - mu përgjigj.
-Do ta përmbushim, shpirt! Do ta përmbushim...!,
- i thash!...
Tiktaku i orës trokëllin.Ndarja krijon largësi!
Kalojnë ditët,javët,muajt!Stinët e vitit ndërrohen.Sa
data të shënuara ngjallen në kujtesë.Bisturia e tyre
gërryen!Del nga dritat e bardha, në binarët e pengut
hy!Dhe më shtërngon damarët e lindjeve!Ngrysjet e
mia.Mbesin meit!Të ngrira nga udhëtimet.Atje ku
shpresa e mendimi më shpiente dasmorë
ëndërrimesh të mbes!Deri në mesnatën e gjatë!Kur
shuhen dritat e yjeve.E qielli mbulohet në zi.Unë
kalorës shtegtimesh.Me krushq të ngrirë qëndroj.
Darkën e vetmisë përmbyll.Gotën e pikëllimit
zbraz...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 4:01 pm

Deri kur këto kthetra tmerri?Përse më ndjekin
këto hije?!Ç'është kjo shtërngatë?!!
Është veladoni ndarje kjo!Jemenia e gjatë.M'i ka
mbuluar pamjet!As rreze shkëlqimi nuk hy në atë
errësirë.Vetëm kujtimet! Trokëllimat!Hijet! Buzë -
qeshjet! Më bëhen pasqyrë.E dalin pamjet.Nis pika e
jetës.Damari frymon.Ec vargan i gjatë - dashuria!
Rrëmbimet,ledhatimet!Dehen frymëzimet!Gofi i
përkujtimit më tret!
Rrita ime u bë nëpër zgripce.Ecte lakadredhave
që të përplasin në hon!E mbahej sa herë që
ngatërrohej.Nga lehjet e zagarëve nuk ndjeu
trishtim!Tuxharët ani se bënin pazarë!Sërish
zbrazëtia u mbinte në ugarë!
Unë i prita agimet çdo natë!E nuk më plasi
durimi!Grindesha ca herë pa inatë!Ashtu vijnë të
mbarat!Ngadalë!Nga bulëza djersësh mbijnë e
rriten.Nga rrëmetet - ngriten!
Heshta!E heshtja më bëhej oshëtimë.Çka s'më
tha për ikjet.Perëndimet pa cak.E dritës muzg i
derdhi.U shfaq hijena e tmerrit!Ai grumbull dhenishan!
Vullkan i pikëllimit dashurinë time përthan!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 4:02 pm

Pres!E pres!Deri sa të vdes në pritje do të
rri!Orteku i shkretëtirës vetmi le të bëhet pirg!Pirg i
dhembjes sime!Lartësi e pa parë që më mbulon me
peshën e rëndë të muranës!E nis nga sytë rigon ai
det i mbërthyer nga brigjet.E grindet në
brendi!Përmbytet varka e gëzimeve!Humbet pa
nishan!Pulëbardha e agimeve të mia ngec në liman!
Ku t'i varë ëndërrimet?Ato copa shpresash të
përflakura.Ku t'i zë pusitë për takime?Rri mbi dy
grumbuj dhe - nishan ! Sa afër qëndrojmë!Ajo na
ndan.Shtrihet në heshtje dashuria ime e
vrarë.Përmasë e gjërë shëmtie!Nuk është Rrozafa
përgjysmë e varrosur!Nuk i rrjedh kroji i urtësisë
asaj,t'i japë gji binjakut!Ta mbajë!
Përkulem!Pëshpëris lutjet e mia.E premtja e zezë
mbi kokë më rri!E shfaqet ajo e hanë-muranë!Nismë
e fjalëve të pathëna!Çka të them unë fatpreri!Çfarë
lutjesh të bëj! - Ngriteni nga varri!!!
-Jo!Të vdekurit duhet të prehen në qetësi!Mos i
pëmbyt me lot!,- më oshëtiu një zë.
-Atëherë, mos më lini këtu!Pa ju nuk mund të
jetoj!Rrezet e diellit më verbojnë!Vdekja vonon...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 4:02 pm

VI
Pesë net Lija mungonte në shtëpi. Kushuriri i saj
Kurta martonte djalin e madh Remziun! E meqë
ishin rritur bashkë, ajo mori pjesë në dasmë.Nga
fillimi i saj e deri në mbarim qëndroi pa u ndarë.
- Nuse! - i tha nëna Xife. Mblidhi teshat që do të
duhen dhe rri e ndihmou në punë. Mos u kurse për
ca punë që duhet kryer si tek prindërit!
Përcolla bisedën e saj.Ia mata qëllimet !E ia shkrepa
syrin tinëzisht Lijes. Ishte shenjë se desha ta nxis
nënën Xife për të folur akoma!
- Po, nënë, kjo këtu nuk punon e lëre atje!
Ajo m’i drejtoi shikimet! Nuk pajtohej me ato. Iu
afrua Lijes dhe e zuri për qafe për të shprehur
ndjenjën e dashurisë!
- Hë! Të vjen inat ty!,-tha. S’e kam marrë të më bëjë
punët që nga ditët e para të martesës!,-shtoi.
- Jo!S'më vjen inat nënë, por,... - heshta atë çast.
- Atëherë, çka të pengon? Apo pse e kam nuse si
një anë mali e më ndriçon shtëpinë si hana kur del
natën. Apo, përse do të ma mbushë shtëpinë me
zërin e ëmbël të foshnjave...
Ajo fliste sikur deshi të dëshmojë për vyrtytet e
për dobitë që i priste pikërisht nga Lija. Dhe e
përqafonte për të shprehur lumturinë që ndjente.E
Lija buzëqeshte.
Atë çast tek qëndronin tok më bëhej se nëna Xife
është njeriu më i lumtur në botë.
- E lumja unë!, - tha paspak ajo. - E mbërrina edhe
këtë ditë t'më gëzohet zemra. Vetëm i lutem zotit
edhe për diçka! E mbase ai është i madh e do të ma
plotësojë këtë dëshirë!
Ajo heshti. Lija u shkëput ngadalë nga krahët e saj
dhe filloi t’i rregullojë ca tesha për t’u bërë gati të
niset. Ishte urdhëri i nënës Xife dhe pa tjetër duhej
zbatuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 EmptyFri Mar 28, 2008 4:03 pm

- E po ç’dëshirë ke o nënë? - e pyeta.Dhe sa për ta
ngacmuar, vazhdova. - Mos po do që edhe njëherë të
më... S’e thash deri në fund mendimin por ajo e
kuptoi.
- Pthu!Pthu!- Pështyjë në gji, or rezil!S’të mjafton
kjo nuse që e ke sa një anë mali.
Lija buzëqeshte e bëhej gati. E unë, duke dashur
t’ia shpalos të gjitha qëndrimet nënës Xife,
vazhdova:
- Nënë, më kupto drejt, të lutem. Edhe vetë e thua
se kjo është sa një anë mali. Edhe tjetra sa një anë
bëhen tamam mal!
Nëna Xife heshti për një çast.Se si mori një
pamje trishtuese. Iu kujtua diçka nga e kaluara dhe
ajo filloi të rrëfejë:
- Më dëgjoni këtu!Unë e kam parë dhe e kam
përjetuar në jetë.Vetë u rrita jetime, se nëna më
ndërroi jetë. Mbeti babai dhe ne tri motra pa
vëlla!Dhe ai një natë solli një grua në shtëpi. Na tha
ta thirrim teze. Dhe ne ashtu e thirrëm !Dhe e
deshëm. Na deshi edhe ajo. Rriteshim ne dhe asaj i
lindnin fëmijët. I ndihmonim në rritë dhe çdo ditë
mishëroheshim me njëra-tjetrën. E një herë, sa për
shaka, e pyetëm babanë:
- Na trego! Duam ta dimë! Cilën e deshe më
shumë? Gruan e parë apo këtë?
Aty për aty atij i doli një rrudhë e thellë në ballë.
U ngrys. Mori një pamje trishtuese e melankolike.
Edhe pse na dukej se ajo plagë i është shëruar e,
duke jetuar me marrëveshje mes nesh e me gruan e
dytë, po kthente lumturinë në shtëpi, e në shpirt!
- M’i trandët vullkanet e një mali dhe po m’i
përmbysni të gjitha gëzimet. E meqë më pyetni e
doni ta dini, po ua them: Përsheshët e parë
gjithmonë janë më të shijshëm!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: