Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:12 pm

FERIT RAMADANI



RRUGËS SË SHPËTIMIT





ALL-LLAHU



Për brendi të tokës

Për të detit – thellësi

All’llahu i Përjetëshëm

Fal largësitë, lartësitë.



Qiellin se nga shtrihet

Yjet – bosht qëndrimi

Çdo të thotë një rreze

Për dritë – diell jetësimi.



Dhe hapësirë e kohë

Mund të ndryshojë brezëritë

Por, për mësim Pejgamberët

Ua dërgoj – për dritë.



Lindi Adem Alehiselami

Hava për gjallëri

Përse s’iu bind Shejtani

Kryeneçi – prapësi ?!



Pejgamberë ndër shekuj

Dhe melekë – rilind

Që hyjnë ndër mësime

Si vëllezër, si prind !



Dhe kur gëzojnë e qeshin

Dhe kur qajnë, mallkojnë

Krijuesit të përjetësisë

Çdoherë i besojnë.



Ia falin besimin

Mëshirëplotit n’çdo jetë

Se Ai krijoi gjallëri,

Dhe vdekje të ketë!



Atëherë përse tërhiqen

Të paudhët – nga urata,

Për punë të shejtanit

Kërkojnë të kenë dhurata.



Të mjerit që nuk binden

Se i mashtron shejtani

Ndaj nisin e grinden

Harrojnë ç’ thotë Kur’ ani!



S’ pranojnë Muhammedin

Shembëlltyrë urtësie,

Pejgamberin e fundit

Për ligje drejtësie.



Të gjitha si shpallje

Që i erdhën në jetë,

Tha; s’janë frymëzime të mia

Por, të All’llahut vetë.



Ndaj është e pëlqyer

Të nisim punë të mbarë!

O njerëz! Që shpesh në jetë vijmë

E jemi – udhëtarë !



Mos i ndalni shpresat

Mos ikni nga besimi!

All’llahu di për rrugët

Ai di ç’është shpëtimi.



Edhe kur është dritë

Edhe kur është terr,

All’llahu sjell të mira

Çdo gjë jep dhe merr!



Lind fëmijë në kohë

Dhe kur shkreton tmerri,

Sa lule rrit pranvera

E vjeshta sa herri!



Tek gjallesa – syrin

E krijon madhështi,

All’llahu Fuqiplotë

Kur do fal bardhësi !



Dhe zemrën, veshin, dorën

Kokën për t’menduar !

All’llahu është krijesa

S’ka të perënduar !



Mundësoi nga mjegullat

Të bijë shi i ëmël,

Dhe nga gjinjtë të rrjedhë

Gjallëria – tëmbël!



Nëse gjak i kuq

Rrjedh në çdo dammar !

Ta besojmë All’llah Fuqiplotin

Kur’anin e mbarë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:13 pm

PEJGAMBERËT



Sa here janë ngritur

Për shtigje drite

I kanë fal njerëzimit

Të mira rrite!



Kanë tretur shpirtin

Por kurrë besimin,

kërkuan të vërtetën

kërkuan zgjimin!



Nga botë e çthurrur

Shpjeguan çmenditë!

- Mos shkoni rrugës

Ku rrijnë ndyrësitë!



Pastroni shpirtin

Moralin mbani,

n’ Islam të drejtë

Jetën e ndani!



Atëherë u ndjek

Mirësia , gëzimi,

Nuk ndjeni lodhje

Urrejtje s’dini.



Për punë të kota

Mos vrisni jetën,

Se qeshet bota

Kur s’di të vërtetën!



Mrekulli madhërie

Është modestia,

Kur puna kryehet

Nga besa – urtia!



Nga fjala e All’llahut

Fitoni dobi,

kurrë nuk thyheni

nga pabesi!



U mbron urtia

Nga vlera pune,

Nga shtigje tmerri

Nga ndjenja dhune!



Kurrë nuk thyheni

Nga laku, prapësia,

Fjala e All’llahut

Mposht punë të këqia!



O njerëz! Ktheheni

Në rrugë të gjata!

Për Fjalët e All’llahut

U priftë urata!



Për Ju ne ndjejmë

Trazim në zemër

Kur’an Famëlartin

E kemi emër!



Emër t’ All’llahut

Vepër – famëlartë,

ta ndjejmë gëzimin

n’Islam të qartë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:14 pm

M E L E K T Ë



I bënë sexhde Ademit,

se ishte urdhër

dhe dëshirë e Zotit,

dhe qysh atëherë

nga shtatë qiej

rrjedhin kroje –

gëzim i lotit !



U ringjallë jeta

Për atë !

Patjetër All’llahu

Kishte fuqi,

por, atëherë –

s’iu përkul Iblisi

për atë mendjemadhësi

të tij!



U shndërrua

Mosbesimtarë,

që përvidhet

dita sot,

dhe i rrëmben njerëzit

i marri,

t’i fusë

në rrugë të kotë!



Shporruni –

Atij përgënjeshtari,

Ai vatanin varros

Për jetë,

Niseni aty

Ku është pishtari;

- Bashkim Islami

Të ketë !



Sa herë nga durimi

Ra shpresa

Por, ju o melekë

Patët dhunti,

Për vepra të mira

Për kthesa,

Na sollët –

Librin e shenjtë në gji!



Dhe me të

E me Furkanin

I ndamë njëherë e përgjithmonë

Brezëritë,

Kush është rruga –

Për vatanin,

Dhe kush shpie

Tek robëritë!



Atëherë na dolën

Më një anë :

Iblisi, xhindët,

Faraonët,

Por ,Ju –

Na shpieni matanë

Ku rrijnë –

Pejgamberët, melktë

E panteonët !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:14 pm

O NJERËZ



Kush është i zhytur

Në verbëri,

Dhe s’mundet –

Të kthehet pas

Furtuna e qiellit

E përfëshin

Të ndjehet –

Mosbesimtar i rras!



Ai i cili tokën

Ka bërë shtrojë,

E qiellin –

Kulm për dritë,

Po të dojë –

Mund t’i shterrojë

Dhe lindjet kurrë –

T’mos kenë rritë !



O njerëz! Sëbashku

Ruajuni zjarrit!

Se mosbesimtarët

Do të hudhen në të!

Kurdo që të jetë

Dhe n’kohë të beharit

Kanë për të mbetur –

Një mbi një!



Ju që dikur

Ishit të vdekur

Dhe sërish –

Keni ardhur në jetë !

Mos harroni –

S’ërish keni për t’u tretur

Ndaj qëndroni –

Besëvërtetë!



S’ka ma mirë

Se për të vërtetën

Të hidhesh në shtigje

I mishëruar,

Ashtu dhe Ademin –

All’llahu për jetën :

- E solli mëkëmbës !

- Qoftë i lartësuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:15 pm

MUSAI A.S.



Ju bëni gabim!

Pendohuni!

I tha popullit

Musai i mirë.

Jo! Ne viçin besojmë,

Ia kthyen,

Se All’llah

S’shohim në hapësirë!



Mosni!

U lut i urti Musa a.s !

- Pendohuni !

E All’llahu u mëshiron!

Por, mizorët

S’besuan kurrë

Dhe, deshën t’mos binden

Përgjithmonë!



O Zot ! Iu lut Musai

Për ujë,

Dhe nga shkopi –

I shpërthyen burime,

Por, sërish mizorët

Si të huaj,

Kërkuan n’ushqim

Ndryshime!



Në emër të All’llahut

Fliste Musai:

- Prisni një lopë -

Qimeverdhë!

Mbase nga verbëria

Ku qenë udhëzuar

Në rrugë të drejtë

Për të erdhë!



Se me pjesë të saj

I vdekuri që e vranë

Do të ringjallej

Për të treguar vrasësin e vërtetë!

Mbase kështu

Do t’u mbushej mendja

Të praptëve,

Që mizori t’mos ketë përjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:15 pm

NGA TEMPULLI



Nga lindja e perëndimi

Nga jugu, veriu e në anësi

Qoftë lartësuar i Plotëfuqishmi

Është krijues e çdo gjë di !

Mosbesimtarët flasin preras:

-All’llahu ka një fëmijë!

Jo! Ai që krijoi qiej e tokë ,

të gjithë ne jemi të tij!



Vetëm ata që s’duan të binden

Dhe kërkojnë argument,

shejtanit çdoherë i përkasin

n’xhehnem hyjnë në çdo moment!



Nga Tempulli ku kryehet namazi

Ibrahimi përkulet : - O Zoti im!

Rrjedh në breza avazi

Në përjetësi të marrim qëndrim !



Porositë që i lam të gjithë

Vallë! Cili emër i thërret ?!

Mësim i lirë e plot urtësi

Për All’llahun e botës flet!



Ndaj duhet ne: - O njerëz të kohës

Pasardhës jemi nga një rrugëtim!

Pejgamberrët, melektë kemi mirënjohës

Dhe tok me ta të bëjmë – bashkim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:16 pm

KIBLA



Mos merreni me të pavërteta

Shkurtpamësia u vret

Kush iku nga Kibla – jeta

Që dritë të mos ketë ?



Ismaili që i shpallej urtësia

Si mund të jetë kundërshtarë?

Ai kurrë s’pranoj në punë të tia

Të hyjë një përbindësh i marrë!



S’deshi ta shfaqë pejgamber as Zot

Atë që mbyti të vërtetën – vatanin

Ai Librin ua dorëzoi për Kiblën

Brezave – ta njohin tiranin!



Se ai : All’llahun përfolte i mjeri !

Dhe kujtonte se vetë është Zot !

I mallkuari burgosi e vrau

Për të jetësuar një punë të kotë!



Dhe, derisa ngriti tempullin Ismaili

O All’llah! Iu lut : Shpëtona ne!

Nga lartësitë e qiellit porosia arriti!

-U lumtë! O bij të Ibrahimit që vdisni për fe!



Jeni dëshmitarë për moment të vdekjes!

Ç’do të adhuroni pastaj!

Nga Libri – të mësojnë brezat për Kiblën

E bashkim të kërkojnë në çdo skaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:16 pm

UMRA



Nuk vdesin kurrë

Mbesin gjallë,

ata që bijnë

për rrugë të Zotit,

urtësia e tyre

është kështjellë,

e ngritet lart

për ditë të motmotit!



Dhe bekimi

Mëshira u vjen

Për rrugën e drejtë –

Bashkimin,

në shpirtin e fortë

e ndjenjë –

ndihmën e All’llahut

durimin!



Në çfarë Sofe

E Mervaje ngriten

Pollog - Pellagonia,

Iliria e brezërive,

Rrethohen t’ia bëjnë

Umrën – bijtë

Që e mësojnë Librin e shenjtë

Të lirive!



Por, dalin ca herë

Të mallkuarit

Për ta mposhtur

Atë rrugë të mbarë ,

I mallkon dhe All’llahu

Në Libër :

- Çdo kohë –

Qofshin tradhëtarë!



Se s’ia ndjejnë

Damarin tokës

Dhe njerëzve që falen,

Luten,

Nga besim i tyre

Ia tregojnë Botës,

Se : Përjetë nga Trungu

- s’këputen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:17 pm

HËNA E RE



Mos shpifni se s’ka bazë

Koha flet për përcaktim

Është rrugë e haxhxhit-

Në këtë fazë,

Hëna e re -

Është në udhëtim!



Hapen dyert e shpirtit

Devotshmëria –

S’lejon prapti !

Kush i bindet All’llahut

Le të hyjë sëmbari në shtëpi!



Nga ana e sprapme s’lejohet !

Është ajo vetëdije e mirë.

Sa herë brezat –

Do të nisen

Për në Haxh –

Të jenë të lire!



Në tempullin e shenjtë

Sulmi –

S’ka kuptim mirësie!

- Mos qëlloni!

Aty hyjnë njerëz

Të një kulmi,

Ata është mirë –

T’i bashkoni!



S’ka shpëtim :

-O sot , o kurrë !

Nuk lejohen premtime të kota !

Në këtë rrugë të drejtë,

të shenjtë të pavarësisë

ka nis e përkulet Bota!



T’i përkujtojmë atëherë

Baballarët –

Për çka All’llahu

U dha emër,

Në përjetësi

Nuk i shqetëson rasti

Përse mishërohen

Me Kur’anin - Kosovë

– në zemër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:17 pm

RRUGËS SË SHPËTIMIT



Dritë qartësie

Zbret lartësia

Deri n’zemër

Hy Kur’ani

Për shumë vepra

Urtësie

Heshtin njerëzit

Pret vatani !



Muhammedi –

Pejgamber i fundit,

|Fjalë t’All’llahut

Shpallë e thotë :

- Në çdo qytet

Dhe ata t’katundit

Duhet të lire të jenë në botë!



Kush mban popullin

Në errësirë

Ai se beson All’llahun

E s’di për të,

me atë ec

djalli me brirë

në shtigje të kota

humb çdo gjë !



Rrugës së dritës

E të shpëtimit

Nisen njerëzit

Ecin shtruar,

Për Imanin

Dhe Vatanin

Besëfortë –

Shpirtbashkuar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:18 pm

POEZI

Nënëve Të Mia Fisnike




Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
Pa fare interes me shpirt po shërbeni.

Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival,
Në shërbimin e fëmijëve s’u thotë kush ndal.

Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj,
Që po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.

Nëna po vajton se shumë brenga ka,
Djali e hedh në vetmi, bukën thatë e ha.

O nëna fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur,
Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur.
Djali nxorri nënën në vendbanim azili,
Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili.

Nënë e pafat me shpirt i rrite djemtë,
Nuk prisje nga që ty të lënë vetëm.

Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor,
A se pyesin djalin, pse e nxore me zor.

Nëna u përballua me djemtë fare të pabesë,
Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë.

A e priste këtë kur e përkundi në djep,
Djali të zgjerohet e nëna vetëm në një cep.

O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
Adhuro All-llahun se është Mëshirëbërës.

Ju prindërit po përpiqeni pa pritur pagesë,
All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:18 pm

VËLLEZËR TË DASHUR




Vëllezër të dashur që kërkoni të jetoni qetë,
Gjithnjë kuvendoni e mos thoni se e di vetë.

Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.

Në univers asgjë nuk është e çrregullt,
Madje edhe planetet qarkullojnë të rregullt.

Studioni të dy jetët për të mos u penduar,
Të mos harroni se ku keni për të shkuar.

Ruzulli tokësor është një urë e vjetër,
Plotësoni detyrat se nuk ka rrugë tjetër.
Ne duhet të zgjohemi pak më herët,
Që të mos pendohemi si ata të tjerët.

Urdhërat e Krijuesit pranoji si burrë,
E fitoji mirësitë që nuk sosën kurrë.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Se pas pak kohe ke për të shkuar.

Mos i bën kujt keq vëlla ti në këtë jetë,
Se kënaqësia përrallore atje po të pret.

Kujdesu vëlla jetës së përkohshme,
Se ke përpara një jetë të përhershme.

O vëlla! Të mos të mashtrojnë ty armiqtë,
Mos i beso atyre edhe kur të thojnë shpirt.

Zgjidhe mikun e mirë për kokë e për shtatë,
Mos puno pa logjikë se mbetesh duarthatë.

Zoti të ka pajisur me shumë lloj shqisash,
Ty të ka ndërtuar prej disa trilionë qelizash.

Shih aeroplanin madhështor që e ndërtoi dikush,
Por mushkonjën e vogël nuk mundet askush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:19 pm

KU JENI O SHQIPTARË




Ej Shqipni moj nanë e bardhë,
t'gjithë mundohen për me t'ndarë,
po t'ndalojnë me lulëzue,
filizat në rrënjë duke t'i shkatërrue.

Ku janë shqiponjat sot,
ku janë shqiptarët që s'po gjinden dot,
ku i ke bijtë që t'dalin zot,
ku i ke trimat që janë harrue ka mot.

Ku janë vllaznit që s'dojnë me u nda,
ku janë shokët që bajnë shaka,
ku janë ata që thërrasin vëlla,
ku janë vllaznit që bajnë duâ.

Mjaft me më mërina,
çoniu ju more trima,
t'shpëtoni mëmëdhenë,
kaosi ka pushtue atdhenë.

Të bashkohemi me njëri-tjetrin,
t'gjithë së bashku t'shpëtojmë vendin,
le ta shuajmë atë zjarr,
që Shqipnia t'mos kthehet n'varr.

Le të mblidhemi t'kuvendojmë,
si dikur të parët tonë,
Shqipninë ta shpëtojmë,
sa nuk është tepër vonë.

Le të shuhem dhe të tretem,
dhe as kockat të mos më mbeten,
veç e mjera nanë Shqipni,
pash atë Zot t'mos bahet hi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:19 pm

O VËLLA I SËMURË



O vëlla i sëmurë kurrë mos e këput shpresën,
Ti vazhdo duke forcuar tek All-llahu besën.

Se Zoti ty po të provon me fatkeqësi,
Që të lartësohesh po përballesh me vështirësi.

Ekzistenca nuk varet vetëm nga filli i kësaj jete,
Se ti ke ardhur që të zbulosh shumë sekrete.

Nuk u kujdese për moshën që të shkoi,
E çfarë mund të tregosh për jetën që të kaloi.

O vëlla sëmundja jote është një adhurim,
Shumë vlen dhe të ndihmon për mbarim.
Përpiqu që të durosh dhe kurrë mos u anko,
Duke radhitur vuajtjet kujt mos iu shkarko.

Pa kujdes e harxhove të gjithë atë moshë,
Duke shpenzuar kapitalin nëpër vende bosh.

Këtu ke ardhur që të arrish një rezultat,
Mos harro se sëmundja për ty është një fat.

A s’është dëm të ikësh pa marrë prodhimin,
Ti me duart e thata ta pritësh pëfundimin.

Mos iu tremb vdekjes se ajo është çlirim,
Kot e kanë ata që thonë se është mbarim.

Besimtarin vdekja e çon drejt në xhennet,
Mohuesin tortura e zjarrit atje po e pret.

O vëlla! Sëmundja për ty është një mirësi,
Inshaall-llah të shpëton nga shume ligësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:19 pm

MOS HARRO SE KE PËR TË DHËNË LLOGARI


O vëlla! Kujdesu e mos e ço jetën kot,
Se atje gjykimit nuk i shpëton dot,
Ose do të kënaqesh, ose sytë me lot,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.

Ty mos të të mashtrojë kurrë shëndeti yt,
Se të kushton shtrenjtë në jetën e dytë,
Ku e shpenzove jetën, Ai ka për të të pyetë,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Që të mos kalosh moshën duke mohuar,
Se një ditë para Zotit ke për t’u gjykuar,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.
Askujt si kalon mosha fare pa dert,
Përpiqu që ta përfundosh jetën me festë,
Mos u mendjemadhëso por bëhu modest,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Me veprimtarinë veten e ke sqaruar,
Minutat e sekondat kur i ke mbaruar,
Me fqinjtë e dashamirët si ke kaluar,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Duke bërë tregti dhe duke bërë qar,
Duke rivalizuar me shokët, duke bërë garë,
A ke qenë për tjerët shembull apo lara-larë,
Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.

Ti nëpër botë për kë e bëre vrapin,
Në çfarë vendesh e ke hedhur hapin,
Për secilën frymë do ta japësh hesapin,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

A je përpjekur ta kënaqësh Krijuesin,
A ke qenë i zoti ta mbrosh namusin,
Që të mos qash kur të tjerët bërtasin,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Se je i fortë mos i bëj kujt keq,
Bëhu si melek e mos u bën si dreq,
Se një ditë nga shokët ke me u tërheq,
Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.
Mos harro vëlla se ke me dhënë shpirt,
Doemos një ditë do t’i mbyllësh sytë,
Ose do të ndëshkohesh ose shumë dritë,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Apo do të mbyllesh në dënim e në terr,
Apo do të digjesh me katran në ferr,
Apo ke merituar të kënaqesh përherë,
Në atë ditë do të duhet me dhënë llogari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:20 pm

GJENDJA E BESIMTARIT DHE E MOHUESIT

Besimtari duke vepruar në këtë jetë,
Përpjekjet në jetën tjetër i mbështetë.

Duke vrapuar pas interesave materiale,
S’harron se nga bota një ditë do të dalë.

Beson se këto arte nuk janë pa Mjeshtër,
Në këto peshore zë vend logjika patjetër.

Beson se natyra s’mund krijojë dot,
Sepse Revelatat hyjnore nuk janë kot.

Në këtë botë vetëm njeriu mban logjikë,
Gjithashtu ai nga hiçi asgjë s’mund të shpikë.
Zoti e krijoi pranverën me shumë ngjyra,
Mosbesimtari thotë se ato i krijoi natyra.

Shpifin se babai ynë ka qenë majmun,
Me mendime të tilla gjërat ndërruan.

Përralla e tyre, gjoja majmunit i ra bishti,
Mashtruan shumë njerëz rreth këtij afishi.

Ky u bë një material për njerëz materialistë,
Formuesit e këtij propozimi janë disa ateistë.

Ato ne na shtyjnë që ta mohojmë mendjen,
Me kufizime logjike ne ta ndërrojmë gjendjen.

Thonë shihe artin dhe mohoje Atë Mjeshtër,
Natyra i ka krijuar mos mendo për dikë tjetër.

Thonë s’ka llogari, njeriu më nuk ngjallet.
Mos beso këtë që thonë se mahsheri shpallet.

Ata fare nuk mendojnë për krijimin e parë,
Nga elementet e ndryshme njeriu si është ndarë.

Të shtyjnë të mohosh shpërblimet përrallore,
Të mendosh si fëmijë në moshën madhore.

Jo vëlla, tërë shijet e tyre janë me helm,
Se një ditë Azraili do t’i bie me një shqelm.
Ne plotësisht zëjmë besë për Krijuesin tonë,
Nuk marim parasysh se çfarë ata na thonë.

Në këtë jetë do të jetojmë me plot shpresë,
Më pas inshall-llah ikëm në xhennetul firdeus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:21 pm

DITURIA SI MALL I MUSLIMANIT


Ajeti i parë ka zbritur duke urdhëruar leximin,
Prandaj të lexojmë që të forcojmë besimin.

Kur’ani thotë se nuk janë të njëjtë i dituri,
Me atë që me injorancë është bërë i padituri.

Dija është e jona qoftë ajo edhe në Kinë,
Ta kërkojmë atë në çdo çast e në çdo stinë.

Farz para çdo farzi ajo na është bërë,
Ta zotërojmë atë të dobishmen si një të tërë.

Por do të studiojmë shkencat me ato të fesë,
Se ndryshe të njëanshmit bëhen të pabesë.
Studimi vetëm i shkencave ekzakte po të fikë,
Ahtu siç disa teologë që janë bërë fanatikë.

Ne duke studiuar shkencën e biologjisë,
Të habitur mbesim në krijimin e gjithësisë.

Doktori kur hulumton burimet mjekësore,
S’mund t’ia japë njeriun shkaqeve natyrore.

Që ta njohim fizikën do të krijojmë fakultet,
Do të zbatojmë fenë që të meritojmë xhennet.

Shumë vlen për ne që të studiojmë besimin,
Për ta argumentuar atë ta vazhdojmë hetimin.

Kapitalin e moshës kurrë mos e shpenzo kot,
Se të ikën nga dora dhe nuk kthehet më dot.

Ne do të studiojmë prej djepit deri në varr,
Për ne dija është shije nuk është një barrë.

Dituria është një dritë që na ndriçon jetën,
Kur ti bashkon dy dijet ke siguruar veten.

Duhet studiuar shkakun e ardhjes këtu,
Të mos shkosh pa besë frikësohu e tutu.

Të përparojmë shpirtërisht me ato fizike,
Që të mos përballohemi fare me rreziqe.
Në kuadrin e fesë sonë injoranti s’ka vend,
Vendin e dijes nuk e plotëson asnjë send.

O vëlla! Vlerësoje atë duke vazhduar leximin,
Në këtë mënyrë e zotëron thesarin, pra besimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:21 pm

ÇFARË NA GARANTON BESIMI


Besimi në fenë islame është forcë e madhe,
Mosbesimi të ul deri në fund shkallë pas shkalle.

Besimi ta garanton një pasuri sa e gjithë bota,
Të mos harxhojmë kohën me fjalë të kota.

Me atë mund të përballosh çdo vështirësi,
Veçanërisht kur vepron me përgjegjësi.

Besimi ta garanton qetësinë e të dy jetëve,
Mosbesimi të fut mes të të shkretëve.

Besimtari vdekjen duke qeshur e përballon,
Mohuesit zhdukjen në vesh ia tingëllon.
Besimtari beson se vdekja është çlirim,
Kurse mohuesi atë e konsideron mbarim.

Besimi zemrën e besimtarit e shndritë,
E shndërron në atë gradë që s’e ka pritë.

Ne duhet t’i bindemi fort Krijuesit tonë,
Duke mos i vërë veshin se tjerët çka thonë.

Se na duhet besimi edhe kur mbesim vetëm,
Në jetën e perkohshme edhe në atë tjetër.

Të mos harrojmë vëlla se Ai na ka krijuar,
Për çfarë kemi nevojë na ka parashtruar.

Ai na ka krijuar si përmbledhje e gjithësisë,
Si komandant i qenieve, simbol i mjeshtrisë.

Besimtarëve u premton jetën e përjetshme,
Të jetojmë siç na takon si krijesa të ndershme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:21 pm

FALENDERIMI



Bamirësi gjithmonë pret falenderim,
Që të vazhdojnë mirësitë ai është burim.

Vlera e falenderimit dihet shumë mirë,
Besimtari fenë e tij kur e zbaton pa firë.

Tërë mirësitë burojnë nga Ai Fuqiploti,
Se njeriu as për nevojat nuk është i zoti.

Falendero Zotin tënd duke e mirënjohur,
Se Ai të ka krijuar në shkallën e përsosur.

Për të parë bukuritë Ai të ka dhënë sytë,
Se në vleren e njeriut nuk është kush i dytë.
Çështjet vlerësohen kur mbetesh pa to,
Kurse i mençuri i vlerëson kur i ka ato.

Falendero Atë se je në shkallën më të lartë,
Për veglat e trupit dhe për bletën me mjaltë.

Me dorën e kafshëve Ai qumësht të solli,
Por njeriu Zotin e tij përsëri e harroi.

A s’mund të ishe ti një ferrë në pyll,
Nuk i sheh të vërtetat, sytë i ke mbyll.

Ti me çfarë meritimi e more këtë gjendje,
Me cilin kontribut dhe me çfarë endje.

Vallë të jesh njeri, kërkesë mos ke shkruar,
Apo me dëshirën tënde ti je kompletuar.

Falendero vëlla se je musliman shqiptar,
Që të shpëtosh nga ferri adhuro si fetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:22 pm

KËSHILLË

Lutju All-llahut që është shumë Bujar,
Mos u përul atyreve që janë tradhtarë.

Mos iu lut atij që është pa fare mëshirë,
Që i mbështetet postit dhe është pa fytyrë.

Parashtroji kërkesat Atij që është Pasanik,
Që s’i mohon premtimet dhe është besnik.

Fuqiploti ty të ka krijuar si një mrekulli,
Prapë të ka parashtruar shumë bukuri.

Je shumë i përsosur si frut i gjithësisë,
Plot me shqisa pasqyrë e përsosmërisë.
All-llahu ty të kumtoi arsyen e krijimit,
Shkuarjen në ahiret përmes rigjallërimit.

Lutju vëlla Zotit e Atë mos e harro kurrë,
Qëndro në fjalën që ke dhënë si burrë.

Që të pasojnë fenë edhe pasardhësit e tu,
Se lumturia e të dy jetëve fitohet këtu.

Lutju për të dy jetët që të të japë të mirat,
Që të mbrojë familjen nga vështirësirat.

Adhuro Zotin se është shkak shpëtimi,
Lutu që duke adhuruar të të bëhet mbarimi.

Që të largohesh me hirën e të Gjithëdijshmit,
Ajo është lumturia e madhe e njerëzimit.

Lutju duke besuar se fjalët po t’i dëgjon,
Dhe të gjitha lëvizjet e tua Ai po t’i shikon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:22 pm

ÇFARË TË SJELLË PLEQËRIA

Po qe se ke jetuar duke mos dalë nga vija,
Ty asnjëherë të të mos dëshpërojë pleqëria.

Ti armiqësi ndaj vëllezërve të tu s’ke bartur,
Edhe në qoftë se ata s’të kanë ardhur, ti ke vajtur.

Ata ndoshta të kanë bërë keq, ti i ke bërë mirë,
Duke besuar se xhenneti nuk është fare lirë.

Po qe se amanetin e Zotit fëmijës ia ke mësuar,
I ke dhënë shkencën e fenë, duke u kujdesuar.

Meqë ke mundur të jetosh me fytyrë të bardhë,
Duke ditur se në këtë jetë për çfarë ke ardhë.
Atëhere gëzohu e qesh se ke dhënë provimin,
Ke merituar qetësinë me kënaqësi prite mbarimin.

Ti mos e humb shpresën se Zoti po të don,
Të gjithë besimtarët si ti në xhennet po i fton.

Se jeta e këtushme sipas të atjeshmes është torturë,
Për këtë arsye shpresën ti mos e humb kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:23 pm

MREKULLIA ËSHTË NJERIU



Njeriu mrekulli e madhe e gjithësisë,
Arti më i bukur, fruta e përsosmërisë.

Si një gjë më e vyer Zoti atë e krijoi,
Më të bukurin shtat atij ia ndërtoi.

Çdo pjesë e trupit ka nga një detyrë,
Miliarda njerëz nuk ngjajnë në fytyrë.

Zoti e përsosi atë me lloj-lloj shqisash,
Dhe e përbëu atë prej disa trilion qelizash.

Për të shëtitur shpejt nëpër fushë e mal,
Atij i ndërtoi një trup shumë normal.
Me syrin dhe gjuhën shijet i teston,
Nganjëherë mban zi, nganjëherë feston.

Kërkesat tuaja sekrete Ai po t’i dëgjon,
Edhe nevojat që ke prapë Ai t’i përballon.

Kurrë mos harro se Ai po të furnizon,
Për të dhënë llogari Ai të rigjallëron.

Pse s’mendon si u rrite, e me çfarë kushtesh,
Gjirin e nënës për ty çezme për qumësht.

Sytë t’i vendosi në gropa dhe u krijoi kapak,
Për të zbukuruar edhe vetullat si një hark.

Veshka në trup e ndan ujin dhe gjakun,
Duke u përpjekur ia jep detyrës hakun.

Ta ndërtoi një trup me shumë lloj qelizash,
Veshkat i vlerëson ai që sillet dializash.

Zemra ditë e natë punon fare pa pushuar,
Prapë njeriu jeton në Zotin duke dyshuar.

S’m’i jep sytë me ta dhënë gjithë Shkodrën,
Nuk ma falë mendjen me ta dhënë edhe botën.

Ku e gjete këtë trup kush e hedhi në rrugë,
Apo qe shumë i zoti dhe të ra në lugë.
Të mos adhurosh Zotin tënd a ka mundësi,
A nuk është një turp dhe kjo një ligësi.

Zbato urdhërat e Zotit e mos u poshtëro,
Se jeta jote filmohet si nëpër video.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:23 pm

MEDITIM


Njeriun e ka lartësuar mendja dhe logjika,
Që t’i gjykojë veprimet me vetëdijen që ka.

Kur përdor mendjen meriton lumturinë,
Lartësohesh dhe fiton respekt dhe nderim.

Me atë mund të ndajë të keqen nga e mira,
Ta parapëlqejë të bukurën nga e vështira.

Gjithnjë vazhdo jetën me përkushtim e shpresë,
Që të arrish qëllimin para se trupi të vdesë.

Vlerën e pakët mendja e dallon nga e shumta,
E përjetshmja kushton ndaj atyre të shkurtra.
Mendja për njeriun është shkak lartësimi,
Mban cilësitë e larta të një shërbimi.

O vëlla mos adhuro gjërat e përkohshme,
Përpiqu e merito kënaqësinë e perjetshme.

Ta përfundosh jetën me fytyrë të bardhë,
Të çlirohesh nga vendi thurur me gardh.

Në këtë jetë mos u bë vegla e sherrit,
Që të mos vuash kurrë torturën e ferrit.

Përpiqu dhe përjeto kulmin e besimit,
Në jetën tjetër bën festimin e kujtimit.

Dije rezultatin që të sjellë meditimi,
Për njeriun kjo është një shkak shpëtimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:23 pm

O BIJTË E BESIMTARËVE SHQIPTARË



Që moti tradhtarët ne janë duke na sulmuar,
Duke zhveshur motrat për të na pushtuar.

Na ndanë nga xhadeja na futën në udhë dhish,
Edhe sëmundja kaq shumë s’të prishë.

Ndërsa feja i shpëtoi femrat nga poshtërsia,
Ajo është një shkak shpëtimi nga vështirësia.

Ligji i Kur’anit muslimanëve i doli zot,
Të tjera ligje që formohen janë gafë e kot.

Nga syri i keq vajzën ai e fshehi nën perde,
Si xhevahirin në kuti që të mos mbash derte.
Ne motrat tona me përkushtim t’i mbrojmë,
Se nga All-llahu i kemi, janë amaneti jonë.

Nuk është mirë ato të hynë në çdo vend,
Është gjë naziqe që ndikohet nga çdo send.

O motër, mos ma kupto keq këtë porosi,
Se dua të jesh e pastër si qelibar pa ndyrësi.

Mbështetu Zotit që të përjetosh lumturinë,
Që të mos vuash ndëshkime nëpër terrinë.

Kurrë mos t’i përngjash lakuriqëve feministë,
Se ato nuk besojnë, janë nga rrënja ateistë.

Se stërgjyshërit tanë kanë vdekur për namus,
E vetëm për një njollë të zezë, kanë rënë në pus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI EmptyWed Mar 26, 2008 10:24 pm

BOTA



Bota është një harmoni e përgjithshme,
Për besimtarin diçka shumë e shndritshme.

Zoti e shndriti atë me lloj-lloj gjelbërimi,
Kodrat, malet e minierat për ne vend burimi.

Me begati përrallore e me fruta të shijshme,
Trëndafila, lule dhe erëra të këndshme.

Shpendë, bylbyla me zëra të bukur,
Gjethet e gjelbëra ku era rri duke i tundur.

I ka bërë Krijuesi me artet e Tij madhështore,
Dhe mbi ato njeriun si një mrekulli përrallore.
Atë e krijoi si komandant i shumicave,
Posedues i vetëdijes dhe i shumë shqisave.

Duke e angazhuar atë me vepra të bukura,
Duhet që ai të mos i veprojë krijimit kundra.

Për të dhënë provimin i ka dhënë vullnet,
Pajisur me mendje që të zgjedhë ai vetë.

I obliguar me adhurim të përgjithshëm,
Sepse në këtë bujtinë është i kthyeshëm.

Këtu jemi anëtarë të një jete të pafundme,
Ku do të meritojmë torturë apo shpërblime.

Këtu ka mundësi ta fitojmë parajsën,
Përse të përulemi të biem nën kafshën.

O njeri dije se universi po të shërben,
Po dole nga feja as pesë para nuk vlen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani
» NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: