Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:24 pm

LËVIZJA POZITIVE


Kush përpiqet që ta udhëzojë njeriun,
Me detyrim s’mund as plakun as t’riun.

Në kohën tonë secili quhet i qytetëruar,
Përmbaju pozitivizmit pa u shndërruar.

Kur mëson dikë detyrimi s’kalon dot,
Parimet e vjetra të gjitha sot janë kot.

E kuptove se çfarë i paraqitesh llojit tonë,
Edhe pajtimi mes nesh mos të mbesë vonë.

Kurrë mos u hidhëro me vëllezërit shqiptarë,
Sidomos me ato të afërmit që i ke fis e farë.
Me myslimanët shqiptarë përqafoju mirë,
Duaji besimtarët që të mos pësojnë firë.

Muslimanët luten për ne pesë herë në ditë,
Ne edhe me ata duhet të jemi vëllezër për shpirt.

Kur shërojmë dikë mos t’i hapim edhe plagë,
Që të jesh ndikues politikës qëndroji larg.

Binde vëllain se ti me të vërtetë e do atë,
Në këtë rast fjalët e tua mund të kenë fat.

Udhëzimi s’ka shans kur shpik përçarje,
Nuk bëhet përmirësim duke bërë ndarje.

O vëlla nuk janë ndikues fjalët artificiale,
Se çështjet serioze s’bëhen vetëm me llafe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:25 pm

LIRIA

Liria është një mirësi për të kulturuarin,
Por tradhtarët atë shumë keq e përdorin.

Tek ata liria e demokracia mbesin në teori,
Se ata janë me dy fytyrë nuk kanë burrëri.

Me intriga të ndryshme na vjedhin të drejtat,
Na okupojnë vendet na i marrin sendet.

Materialisti gjithnjë egon e adhuron,
Kur t’i arrijë qëllimi negativen ai tregon.

O Zot shpëtona nga dëmi i materialistëve,
Që të lirohemi nga zgjedha e egoistëve.
Që ta fitojmë lirinë e pastër të fesë hyjnore,
Duhet shpëtuar nga veset e këqija shtazore.

Ta përjetojmë fenë e vërtetë të botëkuptimit,
Që të arrijmë në majën e kulturës së shpëtimit.

Nën maskën e drejtësisë të mos bëjmë dhunë,
Duke i kundërshtuar Zotit të mos bëjmë punë.

Se feja i edukon të rinjtë, i ndalon nga dhuna,
I shtyn t’i nderojnë pleqtë, e të vrapojnë nga puna.

Femrat i largon nga turpi që ta mbrojnë nderin,
Të mos ecin zhveshur e të mos sulmojnë tjetrin.

Islami mirësi e madhe, lehtë për t’u zbatuar,
Atje me lumturinë përrallore ke për t’u përballuar.

O vëlla, liria e duhur është në fenë islame,
Aty ku çdo gjë është thurur si muslimane.

Është zbritur njerëzve që t’u garantojë jetën,
Ta përjetojnë xhennetin, kur të ikin në atë tjetrën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:25 pm

KULTURA

I kulturuari kurrë nuk e ha hakun e kujt,
E fiton me djersë duke e gërmuar me thonjtë.

Duke njohur Krijuesin e zbaton fenë,
I copton tërë dyshimet, mitet i thyen.

E përmirëson njeriun e bën të sjellshëm,
Në zemër kontrollin, e bën të ndershëm.

Këshillën e bën me vepër e jo me fjalë,
Nëse e ngacmon dikush menjëherë ia falë.

Këtë mund të na garantojë ligji hyjnor,
Ta pranojmë me dëshirë e jo me zor.

Ai mund të na sigurojë qetësinë përrallore,
Duke na ruajtuar fort nga jeta shtazore.

Kjo besimtarin e qetëson edhe në varr,
Në jetën tjetër rezultat të mirë do të marrë.

Besimtari i del zot fesë, qëndron si burrë,
Se Islami është një shije që nuk soset kurrë.

Duke i nderuar pleqtë mëshirohet me të rinjtë,
Mirë sillet me fqinjët, shumë i do fëmijët.

Bashkëshortja e tij në të kurrë nuk dyshon,
Bëhet besnik i vendit e rrugën nuk e lëshon.

Kurrë nuk i bën keq kujt, vetëm se mirë,
Që t’ia falë gabimin dikujt nuk i vjen vështirë.

I kulturuari ndaj Krijuesit bëhet i sinqertë,
Nëse e sheh dike në zor vrapon me të shpejtë.

Ndaj kushteve të All-llahut është besues,
Bile edhe ndaj krijesave shumë sakrifikues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:26 pm

VËLLEZËR SHQIPTARË



Vëllezër shqiptarë mbrojeni nderin,
Sepse shkoi dimri, tani pritni verën.

Sikurse fëmijërinë që e pret rinia,
Ashtu edhe despotizmin e pason liria.

Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
Pa masë dhe pa hesapë ne na dëmtuan.

Ndërsa na zhduken traditat e mira,
E humbëm thelbin po na pason fira.

Ligjeve të pahijshme i dolëm zot,
Pa menduar fare se ajo ështe kot.
Nga kokat e burrave e hoqën plisin,
Ajo qe fillimi për të na humbur fisin.

Nga kokat e grave u hoq shamia,
Nuk shkoi vetëm ajo po edhe lumturia.

Burrat u shndërruan e u bënë si femrat,
E humbëm burrërinë së bashku me emrat.

Me forcat e huaja i kundërshtuam fesë,
Tek ne nuk mbeti, as respekt as besë.

Mbrojini vëllezër cilësitë e larta,
Dhe ligjet e fesë se ato janë të arta.

O vëlla! Traditat e tua kombëtare,
Janë përgatitur me brume fetare.

Kombi me fenë janë si lëkura me mish,
Ato nuk ndahen këtë duhet ta dish.

Nderi, respekti dhe bujaria,
Janë famët tona nga historia.

Shumë na do neve Perëndia,
Ajo na përmblodhi nga gjithësia.

Duke na mbushur me pasuri,
Na ka parashtruar çdo mirësi.

Ajo na ka afruar frymën tek hunda,
Asgjë nuk i vjen mendjes kundra.
Të gjitha qeniet njeriut shërbëtor,
Madje edhe diellin madhështor.

Nuk luan rol asnjë mençuri,
Që të shpëtojmë pa dhënë llogari.

Pa hy në varr s’mund të shpëtosh fare,
Pa e dhënë këtë shpirt nuk ke ti çare.

Secili në varrin e tij ka me hy vetë,
Duhet të përgatitemi për të fjetur qetë.

Kurse nga kjo jetë ikin të barabartë,
Të gjithë t’ëmbëlat me ato të thartë.

Ndërsa mizori shkon me të shtypurin,
Edhe i vobekti bashkë me të ngopurin.

Çdo mirësi duke pritur falenderimin,
Ne pa u përgatitur po presim mbarimin.

Të bëhëmi gati se na pret lumturia,
Por për mëkatarin edhe vështirësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:26 pm

O NJERI

O njeri! Pse krenohesh me begatitë e huaja,
Dije se edhe veglat e trupit nuk janë të tuaja.

Ke angazhuar trupin me shumë ngarkesë,
Duke mos mbajtur fjalën u bëre i pabesë.

Kush i ngjyrosi njerëzit me shumë ngjyra,
Asnjëri nuk përgjan tjetërkujt në fytyra.

Pa mangësi po të shërbejnë të gjithë qeniet,
Mos kundërshto Zotin dëgjoji thëniet.

Duke patur mundësi ta zgjedhësh të mirën,
Fare nuk mendove dhe e zgjodhe firën.
E shpenzove moshën në vende boshe,
Me shokët e këqinj mendjen e bërë shoshe.

S’e mendon fare se kush ta dha këtë trup,
A e ke blerë në Tiranë apo në Shkup.

Për të vërtetën përse nuk mendon,
Vlerësoje jetën se po ikën e po shkon.

Falendero Zotin se të krijoi si njeri,
Përkundra ndëshkohesh e vuan tek ferri.

Kujdesu e mos i vepro krijimit kundra,
E mos jeto vëlla me mendime të shkurtra.

Duhet t’i nënshtrohesh fesë së vërtetë,
Se Zoti të krijoi ty si mrekulli e sekret.

Ti duke qenë qenie e gradës eprore,
Si po mund të përulesh në jetën shtazore.

I dëgjove tradhtarët dhe e humbe besën,
Duke iu bindur veseve e zhduke shpresën.

Ti përpiqu të bësh punën që të ka hije,
Fito rininë e përjetshme plot bukurije.

Ligji i All-llahut gjithnjë ty po të thotë,
Kapitalin e moshës mos e harxho kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:27 pm

O DJALË I RI



O vëlla i dashur mysliman shqiptar,
Ashtu si gjyshërit e të tu, bëhu fetar.

O vëlla që ke pasur stërgjyshërit trima,
Kurrë mos u ndaj në copa e në grima.

Përgjigjen e pyetjes se çfarë sjellë rinia,
E merr në burgje e spitale plot vështirësira.

Në vend që i riu të drejtohet me mendje,
Veset atë e fusin nëpër të tjera gjendje.

Armiqtë po të godasin me armë të forta,
Duke të sulmuar të kanë ardhur tek porta.
Mjaft i kanë zbuluar motrat shqiptare,
Që të mos mbesë tek ato më turp fare.

Vëlla i dashur! Zgjohu e mos u mashtro,
Ke qenë me sedër e tani mos u poshtëro.

Një krijesë që s’krijon as veten dot,
Tradhtarët atë e bënë Krijues dhe Zot.

Mendja duke i parë gjërat fare pa dritë,
Detyrën ia dha syrit, tani s’po ndritë.

Vëllezër të dashur, ju lavdia e ardhmërisë,
Ju që jeni shpresa e fortë e shqiptarisë.

Mos pyesni mësuesin për Zotin tuaj,
Pyesni shkencat e trimërisht thuaj.

Në universin e madh nuk ka rastësi,
Secila krijesë është një mrekulli.

Bëhu besimtar i fesë së vertetë,
Adhuro Krijuesin që të jesh i qetë.

Nuk po ngop materia frutin e gjithësisë,
Se vetëm islami është burim i qetësisë.

Në qoftë se do të jesh rehat e qetë,
Asnjëherë problemet mos i zgjidh vetë.

Po të pret një rini që nuk zhduket kurrë,
Për të mos e humbur qëndro si burrë.
Kurrë mos harro se Zoti po të provon,
Për t’u penduar fare nuk është vonë.

Kujdesu mirë se koha është e vështirë,
Lumturia e xhennetit nuk është e lirë.

Atje do të përballohesh me plot mirësi,
Ose do të ndëshkohesh me shumë vështirësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:27 pm

LIBRAT

Librat janë shkruar për të lexuar,
Dhe duke i lexuar duhen kuptuar.

Përqafo librin për të përparuar,
Dhe jetën tjetër duke mos e harruar.

Duhet të mësohemi që të lexojmë,
Duke lexuar mund të mësojmë.

Kur ta marrësh librin për të lexuar,
Mësoje atë se kush e ka shkruar.

Me çfarë qëllimi në të është betuar,
Me çfarë mendimi gisht ka luajtur.
Apo ka qenë ndonjë zullumqar ateist,
Apo shpall dyshime ndonjë reformist.

Po qe se ka qenë autori simbol me vepër,
Kjo ty të mjafton e mos kërko tjetër.

Ti pas kësaj mase vazhdo leximin,
Duke lexuar, mos ndërpre hetimin.

Që të kuptosh çdo ngjarje që ndodh,
Duhet të lexosh e të shkosh në shkollë.

Për të shpëtuar nga errësira e keqe,
Nga koka yte injorancën hiqe.

Duke operuar libri nuk hap plagë,
Ka nevojë të lexojë qoftë i ri apo plak.

Dija s’kufizohet vetëm me diplomë,
Lexo vëlla sa nuk është tepër vonë.

Mosha është kapital, mos e ço atë kot,
Mësoje pse ke ardhur ti në këtë botë.

Libri edhe dija e lartësojnë njeriun,
Mosdija gjithnjë ty ta afron terrin.

Mosdija të bën armik me çdo send,
Dija të përparon nuk të lë në vend.

Lexo dhe përgatitu për të dy jetët,
Duke lexuar mos ia numëro fletët.
I dituri gjithmonë di si të sillet,
Kurse i padituri vazhdimisht shkilet.

Injoranti kurrë nuk është fytyrëbardhë,
As di si të shkojë as edhe me ardhë.

Njeriu është i fshehur nën gjuhën e tij,
Që të flasë mirë ai shumë duhet të dijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:28 pm

SHPRESA


Shpresa është një forcë që të jep zell,
Pashpresia është ajo që të bën dembel.

Të pashpresit i ndalet jeta në vend,
Jo, pa të s’mund të bësh asgjë send.

Shpresa është cilësia që të shpëton,
Me to shumë kënaqësi përjeton.

Në sajen e tij arrin në vendet e larta,
Se me to mund të hapësh portat e arta.

Shpresa ty të nxitë që të përparosh,
I thyen pengesat që të mos mbarosh.
O mik i dashur! Mos e humb shpresën,
Bindu tek Zoti e mos e humb besën.

Ajo është shkak që të bësh sukses,
Për këtë jetë dhe për ditën kur vdes.

Shpresa ndriçon jetën tamam si dielli,
Atë mund ta humb vetëm dembeli.

Ngjitu shpresës fort e atë mos e humb,
Se dembeli gjithnjë jeton nën turp.

Pra shpresa është burimi i çdo mirësie,
Me të mund t’i dalësh ballë çdo vështirësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:28 pm

PUNO

Puno, puno ditë e natë,
Ditët e punës bëji shtatë.

Puno që t’i shërbesh njerëzimit,
Që të mos vuash urinë e dimrit.

Që të mbrosh nderin e lartë,
Që të mos mbetesh duarthatë.

Që të mos të kapllojnë brengat,
Që t`i shmangesh pengesat.

Qe të jetosh me fytyrë të bardhë,
Që t’i thuash mikut, mirë se ke ardhë.
Puna për punëtorin është një qetësi,
Edhe në zemër ndien lehtësi.

Me lehtësi ai i zgjidhë problemet,
Atë nuk e duan vetëm dembelët.

Punëtori në jetë bën edhe mirë,
E liron fatkeqin nga çdo e vështirë.

Puno kur të punojnë këmbët e duart,
Pushon kur shpërblehesh me paratë.

Puna nuk është turp kur je shëndosh,
Është turp të endesh si përtac bosh.

Sëmurët punëtori kur është pa punë,
Përtaci vjedh apo bën edhe dhunë.

Puna vlen shumë kur fal namaz,
Mos harro kurrë se atë e kemi farz.

Në këtë rast jeta jote quhet adhurim,
Duke kaluar sprovat ke dhënë provim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:28 pm

MUHAMMEDI (a.s.m.)


Ardhja e Profetit zhduku errësirën,
Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën.

Kur erdhi ai ngjyra e jetës u shndërrua,
U zhdukën armiqësitë njerëzimi u shpëtua.

Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin,
All-llahu me të, botës i solli shpëtimin.

Ai është lavdia e tërë qenieve të gjithësisë,
Drita e universit dhe sjellësi i qetësisë.

Një argument që flet për ekzistencën e Zotit,
Edhe shkak i xhennetit të Atij Fuqiplotit.
Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë,
Edhe armiqtë për besnikërinë e tij dëshmojnë.

Me gishtin fisnik u nda hëna në dy,
Për të parë këtë s’ka nevojë për të veçantë sy.

Profetësinë e tij e dëshmuan ujku dhe deveja,
Personalitetin dhe botëkuptimin ia vërteton feja.

All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli,
Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri.

Miliona hadithe të tij janë nga një yll,
Bulevardin e tij askush nuk e mbyll.

I Dërguari i Zotit është një prijës shembullor,
Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor.

Është kryetari dhe vula e të gjithë profetëve,
Simbol i moralit të mirë dhe drita e qyteteve.

Ai është shkaku i lumturisë së të dy jetëve,
Edhe shkak i ndritjes së të gjitha shteteve.

O Zot! Pashë Madhërinë Tënde mos na dëno,
Sipas gabimeve tona për të keq mos na shëno.

Për nder të Profetit (a.s.m.), neve mos na turpëro,
Duke na dhuruar kënaqësinë ne mos na torturo.

Amin Amin Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:29 pm

ÇFARË ËSHTË KUR`ANI


Kur’ani një kushtetutë deri në mbarim,
Atij nuk i përngjan as edhe një shkrim.

Ai ështe i freskët që kurrë nuk plaket,
Po edhe vlera e tij asnjëherë si paket.

Atë asnjë libri nuk mund t’ia përngjasësh,
Dhe një shok të Tij nuk mund ta hasësh.

Kur e krijoi njeriun Ai Zot Fuqiplotë,
Ia dërgoi ligjin që të mos shkojë kot.

I zbritur e i plotësuar për një periudhë të gjatë,
Nuk është si të tjerët që janë bosh e thatë.
Ai është i freskët, megjithë se ka shumë vjet,
Ka mundësi të qeverisë me ligj çdo shtet.

Kur`ani është një libër krejt i paarritshëm,
Derisa të krisë kiameti ai është i shndritshëm.

Ajetet Kur’anore përbëhen prej disa kuptimesh,
Janë të mbushura plot me lloj-lloj shpëtimesh.

Nga ai kanë dalur mbi treqind mijë komente,
Prapë është një thesar plot me sekrete.

Atë e dinë përmendsh miliona Hafizllarë,
S’mund të formojë një tjetër asnjë shkollar.

Njeriu për njeriun pak ka mundësi të mësojë,
Kuptohet se ligj për të s’mund të formojë.

Sot gjendja e shteteve është një fakt i gjallë,
Një ligj të ngjashëm a mundën ta bëjnë vallë.

Unë dua ta këndoj Kur`an derisa të vdes,
Shumë mirë e di se një ditë s’do të mbes.

O All-llah! Plotësomi ditët me Kur`an e besim,
Të fitoj kënaqësinë Tënde që të gjej shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:29 pm

FUQIA E ZOTIT


Zoti me fuqinë e Tij është Absolut,
Mbështetu tek Ai dhe kurrë mos u tut.

I urdhëron Bëhu e bëhen të gjitha,
Lumenj, kodra, male dhe lisa.

Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije,
Mirësitë e botës asnjërën pa shije.

Ka parashtruar botën plot me mirësi,
Dhe të gjitha bukuritë pa fare ligësi.

Drurët për ne, të mbushur me fruta,
Ndonjëri i gjatë e disa të shkurtra.
Bleta një makinë vetëm për mjaltë,
Mollën e bukur, të ëmbël e të thartë.

Delen e bukur për mish e për lesh,
Qumështi i lopës për të bërë përshesh.

Ditën e shndritshme për të punuar,
Natën e kapllon terri për të pushuar.

Kafshët i veshi nga koka tek thembra,
Ato janë dy lloj, mashkuj dhe femra.

Njeriu si përmbledhje dhe frut i gjithësisë,
E ka në dorë vetë çelësin e lumturisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:30 pm

Vëllazërimi



Shumë ju thirra ju kërkova,
zërin tuaj s'jua dëgjova.

O ju vëllezërit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Më mori malli mua për ju,
nga kjo ëndërr dua me u zgju.

Më kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime është dërmuar fare.

Për një vëllazëri po flitet shumë,
por unë i gjori s'po e gjej askund.

O ju vëllezërit që sakrifikoni,
njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
në këtë botën e mbytur.

Pa më thoni ju të dashur,
ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

Ç'ka që qan dhe gjëmon,
shpirti im fort më rënkon.

Ëndrra ime po më shkatërrohet,
Gjumi im po më trazohet.

...le të mblidhemi edhe një herë,
le ta sjellim atë pranverë.

Pranverë me gonxhe plot,
lule të harruara nga mot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:30 pm

MOTRA IME FISNIKE



Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:31 pm

O ZOT!




O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,
Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi,
Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi.
O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit,
Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë,
Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
Për ta zotëruar atë nuk duhet ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Krijuesin e vet,
Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
Të ndjekin rrugën Tënde që i çojnë pas shpëtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
Ajo është një shkak i bukur për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,
Që të mos harrojnë se kush atyreve ua sjellë bukën.

O Zot! Kujtoju tanëve që të dinë se do të japin llogari,
Të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,
Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
Duke u zgjuar, të pëlqejnë sendin më të vlefshëm.
O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjera sende.

O All-llah! Sjellna të bashkohemi me besim në Zot,
Për ndryshe nuk vlen jeta, përpjekjet shkojnë kot.[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:31 pm

F E J A I S L A M E



Është dritë e Zotit

Rrugën na ndriçon,

Nga terri i kobshëm

Të gjithëve na shpëton.



Më e vleshmja dhuratë

Nga i madhi Perëndi,

Amanet i parë dhe i fundit

Për krijesën njeri.



Që nga hazreti Ademi

Njeri e pejgamber i parë,

Kjo e vërtetë nga All-llahu

Përherë është shpallë.



Sa herë që njeriu

Është tjetërsuar,

Pejgamberi i kohës

E ka udhëzuar.



E ka udhëzuar

Njeriun e shkretë,

N’udhëkryqe të jetës

Sa herë që ka mbetë.



Në formën e përsosur

Kjo Fe e Vërtetë,

Ju shpallë e plotësuar

Të Lavduarit-Muhammed.



Këtë e dëshmon Kur’ani

Fjala e Perëndisë,

Të vërtetën e plotësuar

Që ia shpalli njerëzisë.



Kush është besimtar

Le të jetë krenar,

Aq më tepër vlen

Kur t’jetë atdhetar…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:32 pm

FJALA E DËSHMISË



La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ullah.



Fjala e dëshmisë

Shenjë e dashurisë.



Rreze e jetës

Thelb’i së Vërtetës.



Gur’i besës

Shkëndijë e shpresës.



Dritë e amshuar

Zjarr i pashuar



Gjurmë ndër shtigje

Urë ndër brigje.



Dy emra në fjali

Më e shtrenjta stoli.



La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ull-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:32 pm

LAVDI ZOTIT



Lavdi paç i Madhi Zot

Je plotë Mëshirë e Mirësi,

Asgjë nuk krijove kot

Ne t’paskajshmen gjithësi.



Je burim i dashurisë

Rrugën prej Ademit e trasuat,

Besimit,Paqjes,Drejtësisë

Mos t’i ndahemi na urdhëruat.



Për çdo popull dërguat

Nga një pejgamber,

Disave edhe libra u dhuruat

Që të ketë dritë përherë.



Musai, Dauti dhe Isaja

Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,

Vula e tyre-Muhammed Mustafaja

Me Kur’an si Hënë e Diell.



E para fjalë që na zbuluat

Ikre! Mëso! N’emër të Perëndisë,

Sheriatin – Ligj e pruat

Për të mbarën e njerzisë.



Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë

Që të njihemi më mirë,

Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar

E mos të jetë më në errësirë.



Lavdi paç i Madhi Zot

Në rrugë të mbarë na drejto,

Se t’mirat s’mund t’i numëroj dot

Veç në fenë Islame na udhëzo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:32 pm

Mëshira e njerëzimit

( Muhammedit a.s. në përvjetorin e lindjes)





Lavdia të qoftë përherë o i Madhi Zot

Për krijesën më të përsosur në gjithësi,

Për Muhammedin (a.s.) që lindi sot

Shembulli më i shkëlqyer për njerëzi.



Lavdia të qoftë gjithmon o i Madhi Zot

Për këtë ditë- lindje vërtet të bekuar,

Nga mallëngjimi kemi gaz edhe lot

Në këtë ditë të bardhë, vërtet të madhëruar.



Ai na mësoi Fenë Islame e Kur’anin

Që janë Drita dhe Fjala e Jote,

Na urdhëroi të duam Atdheun-Vatanin

Djepin e qëndisur të kësaj bote.



Ai ia mbylli të gjitha dyert errësisë

E varrosi çdo besim të rremë, të kotë,

Pishtar i pashuar i mbarë njerëzisë

Me besimin e pastër, të vërtetë, në një Zot.



Ai mposhti urrejtjën-ndezi dashurinë

Urdhëroi vetëm mbarë për të vepruar,

Kudo që t’a gjejmë t’a marrim diturinë

Se vetëm ajo ka për t’na lartësuar.



Të lutem bekoi o i Madhi Zot

Muhammedin dhe Familjen e Tij,

Shokët, shehidët, për jetë e mot

Dhe të gjithë besimtarët e rinj.



Për ty o Muhammed i Lavdëruar

Salavate e selame të dërgojmë gjithë jetën,

Se rrugën e shpëtimit na ke ndriçuar

Me besnikëri na përcjelle të Vërtetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:33 pm

Miliona haxhinjë-miliona dashuri





Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

U nisën, po nisën

Nga toka, deti dhe qielli

Atje ku lindi Dielli

Për të vizituar

Vendin e Shenjtëruar

Qaben e Madhëruar

Meken e Bekuar

Për të zbritur

Në Medinen e Ndritur



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Nga të dy gjinitë

Po i lënë shtëpitë

Po i lënë foletë

Po i lënë atdhetë

Me mall, me lot,

Por me shpirtin plot

Veç për t’Madhin Zot



Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Të bardhë e të zinjë

Të vjetër e të rinjë

Rradhë-rradhë këndojnë

All-llahun e Madhërojnë

Para Tij nënshtrohen

Para Tij pendohen…





Haxhinjtë shqiptarë

Rreth flamurit kombëtar

Me zemër të pastruar

Me shpirt të lartësuar

Kujtohen edhe për ne

Që jemi n’Atdhe:

Lutën për Kosovën, Çamërinë

Lutën për Shqipërinë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:34 pm

Lum Shqipnija për këtë burrë



(Haxhi hafiz Sabri Koçi)

(1921-2OO4)





Kush beson kurrë s’dëshprohet

E rrëxojnë-përsëri çohet.



Natë e ditë me shpresë duke pritë

Që mëngjesi të zbardhë me dritë.



Në Shkodër kur Xhamia e Plumbit u çel

Sikur trëndafili nga gonxhja kur del.



Haxhi Hafiz Sabriu fliste kjartë

Për Udhën e Drejtë e të Lartë.



Errësirës s’i lë vend askund

Dritën Islame e përhapi gjithkund.



La Ilahe il-Lall-llah

Muhammedur-Resul-ull-llah.



Si valë deti i shkonte zëri kah qielli

Në Shqipëri po lindë Dielli.



Po lindë Dielli i Islamizmit

Po perëndon terri i komunizmit.



Fliste Hafiz Sabriu për Komb e Atdhe

Jemi vëllezër nga cilado Fe.



Kemi një Krijues, All-llahun,Perëndinë,

Kemi një Atdhe-me Kosovën e Camërinë.



Fjalët e tij- rreze të Kur’anit

Po ndriçojnë çdo anë t’Vatanit.



Kanë me ndriçue për jetë e mot

Sepse është Drita e të Madhit Zot.



Të Madhit Zot i lutem për mëshirë

Për Hafizin-Njeri,Burrë e Dashamirë.



Se goja mjaltë i rrjedhte si gurrë

Lum Shqipnija për këtë burrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:35 pm

FLUTURIMI I FUNDIT

ME DALLËNDYSHET



Shehides-Yllka Domi (1982-1999)





Fluturimi i fundit me dallëndyshet

nuk ishte i fundit,

por ishte Dëshira

për Dashurinë

për Bukurinë

për Lirinë e Kosovës…



Yllka e Gjakovës,

mos u shqetëso

Zoti lutjen e pranoi,

Pëllumbesha jonë,

për çupërinë

për djelmërinë e Kosovës…



Amaneti, Lotët,

Dashuria e Amshuar,

Kënga e Pranverës,

Liria, Lumturia, Malli,

janë kristale që nuk thyhen…



Nuk thyhet Dashuria,

Nuk thyhet Afrimi,

Nuk thyhet as Kosova

Përderisa jemi afër Zotit…



Përderisa jemi afër Zotit,

Fluturimi fundit

me dallëndyshet na pret

në tjetrën jetë,

sikur që je ti, vetë,

në Xhennet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:35 pm

ATY KU KA RAMAZAN…..



Aty ku ka Ramazan

Aty ka dritë

Aty ka paqë

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që gjuhën e vet

E mbajnë në fre…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka frymëzim

Aty ka gjallërim

Për të zgjuarit

Për të penduarit

Dhe nga dita në ditë

Ju hapen sytë…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka dashuri

Aty ka mëshirë

Për të gjithë

Që janë vullnet mirë

Dhe zemrën, shpirtin

Nuk e lënë m’u nxirë…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka shumë gëzime

Aty ka edhe lot

Ata që kanë nevojë

Janë gati të pranojnë

Ata që kanë dhurojnë

Ju mbushen zemrat plot…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka harmoni

Aty ka barazi

Për të gjithë ne

Mbi këtë dhe

Që dhëmbjet

Njëri-tjetrit

Me kohë

Ja kanë ndi…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka bekime

Aty ka lehtësime

Për secilin nga ne

Në këtë dhe

Që flakë zemërimin

Që mposhtë hidhërimin…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka shëndet

Aty ka jetë me ibadet

Aty ka shpresë

Për secilin që kupton

Pse ka lind

Pse po jeton

Pse duhet të vdes…



Aty ku ka Ramazan

Aty ka përparim

Aty ka zhvillim

Aty ka fitore

Për secilin që e ushqen

Mendjen, zemrën dhe shpirtin

Me Dritën Hyjnore…



Aty ku ka Ramazan

Aty s’ka pikëllime

Aty s’ka dëshprime

Aty nuk ka etje

Aty s’ka uri

Është një jetë e re

Është një agim i ri…



Aty ku ka Ramazan

Aty unë jam

Aty jemi ne

Po ti more vlla

Ku gjindesh?

Po ti moj motër

Ku je…?



Aty ku ka Ramazan

Aty gjenë vatan

Aty gjenë atdhe

Për të gjithë ne

Aty gjenë një votër

Aty gjenë në një sofër

Aty gjenë vlla e motër…



Aty ku ka Ramazan

Aty mprehet mendimi

Aty kthjellohet kujtesa

Që të mos fundosemi

Duhet të forcohet besa

Aty ku ka besë

Aty ka edhe shpresë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:36 pm

SI TË JETOJMË NË RAMAZAN…



Kujdes shpirt

Hapi sytë zemër,

Nuk jeni të huaj

Në natën më të vlefshme

Se një mijë muaj,

Filloi t’u zbresë

Krijesave njerëzore

Drita Hyjnore…



Më i dashuri i Perëndisë,

Më i zgjedhuri i njerëzisë,

Mëshirë, rahmet,

Për botën mbarë

Me frymëzime hyjnore

Erdhi për t’na udhëzuar

Për në fitore…



Por,

Në këtë muaj

Aq të bekuar,

Si të jetojmë,

Qysh të veprojmë

Që të fitojmë…?



Asnjë ditë

Të mos na kalojë

E gjymtuar:

Pa agjëruar,

Kur’an pa kënduar…



Asnjë natë

Të mos flejmë

Pa u penduar

Pa bërë llogari:

A veprova sot

Sikur ka urdhëruar

I Madhi Zot…?



Pyete veten:

Kend e ndihmova?

Sa ndryshova?

A dashurova?

Sa përparova?

Që të lulëzojë

Kjo Fe e Vërtetë,

Ky komb i shkretë,

Pa e harruar

Atdheun e coptuar….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 10:36 pm

MIRË SE NA VJEN RAMAZANI



Mirë se na vjen o muaji i bekuar

Mirë se vjen për botën mbarë,

Zoti me Kur’an të ka madhëruar

Me gëzim të prêt çdo besimtar!



Mirë se na vjen o muaj i agjërimit,

Që shkëlqen nga rrezet e së vërtetës,

Mirë se na vjen pranverë e njerëzimit

Stina më e bukur e jetës!



Mirë se na vjen o muaji i adhurimit,

Të presin xhamitë e mbushura plot,

Aty, po, shtrihet dora e pajtimit,

Aty ,po, lidhet besa me të Madhin Zot!



Mirë se na vjen o muaji i pendimit,

Jemi mëkatarë, ishim të verbuar,

Kurrqysh s’e gjenim rrugën e shpëtimit,

Zotin e Vërtetë e kishim harruar!



Mirë se na vjen o muaj i ngadhënjimit

Kurrë s’na ke gjetur kaq të hutuar,

Por me shpresë jemi nisur drejt qëllimit

Siç ka urdhëruar Zot’i i Lartësuar!



Mirë se vjen në trojet arbnore,

Ku ende del tymi i temjanit,

Por fundi ynë është i lidhur me fitore

Si fundi yt me Ditën e Bajramit!



Mirë se na vjen n’Kosovën me diell

Me diell që shkëlqen zbehtë,

Zbehtë në tokë, zbehtë në qiell,

Ashtu zbehtë qysh jemi edhe vetë…!



Të falenderojmë o i Madhin Zot,

Që të pritëm edhe sivjet,

Lamtumirë deri në mot

Dhëntë Zoti, në Dritë të Vërtetë…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI   FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani
» NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: