Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE

Shko poshtë 
+3
Begu
bukla
gjakushi
7 posters
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyWed Apr 16, 2008 6:39 pm


MakoRajhu vepron!

KURORA E TUTANKAMONËVE




Shkruan: Ferit RAMADANI

Kërçovë, 16. 04. 2008



Ka pushtuar gjithë hapësirën për të krijuar forcën e MakoRajhut!

Ashtu e kërkojnë standardet dhe pozitat e funksionimit sipas planprogrameve të fushatës zgjedhore, që ua sfidonin për mirëqenie qytetarëve, duke rrahur gjoksin rreth një muaj përpara sa të rrëmbenin mandatet e pushtimit! Dhe krijuan pushtet . Rajh që vijon botëkuptimin, të dëshmohet absurdi!

Absurdi i atyre përkrahësve që shkuan deri në vetëflijim , t’u ndihmojnë të vijnë në krye udhëheqësit, për premtimet se do të bëhet mirë! Të vijnë në krye udhëheqës dinjitozë , e të tillë, të mbesin pa u ngrysur për kërkesat e çështjes kombëtare ! Jo si ata përpara, që ulën armët majëmaleve, për marrëveshje të Shën Stefanit në Ohër, e pastaj, u kapërdisën me kamxhik për të ashtuquajturin integrim, dhe me kallashnikovë, mbushën kutitë e votimin për Brankon ! Jo! Shqiptarët, pritën të vinin në krye udhëheqës për të qeverisur sipas programit që krijonte mundësinë e të shprehurit i pavarur, kundrejt një zallahie integriste që na fuste në humbellë…Çfarë ëndërrimi i këndshëm që përfundoj qysh ditën e hipjes mbi shalën e harlisur të MakoRajhut hunguritës për shtypje e mjerim, me thapathupjet e Nikollës!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyWed Apr 16, 2008 6:39 pm

***

Ranë kalorësit e parë! Shyqyr! Do të kalërojnë mbi shalën e harlisur të MakoRajhut ata që dijnë ta bëjnë zap harlisjen e tij !, mendoj mileti. Duartrokiti dhe u gëzua. U gëzua për plejadën e rishtakëve, që do t’ia nxierrin gjoksin para, të keqes shekullore, dhe, kombit do t’ia hapë horizontin e zhvillimit ! Do t’ia krijojë rrethanat e pajtimit për unitet !

Çfarë zhgjëndërre! Çfarë makthi! Si u katandisën shpresat e sëmbarës askush s’e di. Vetëm Shehirat e bakshish Kohës ala VmroVremes, që mbushin faqet e saj - bëjnë Rubaira ! Të tjerit, pengohen, censurohen të heshtin ! Diçka në grykë u lidhet, dhe atë ose ta bëjnë me leje ose ta përshtasin për qejfet e zagarëve që nuhasin për t’iu turr viktimës e ta shndërrojnë në lepur !

Veçmas prej kësaj, sahanlëpirësit rendin e rendin të marrin një kulltuk MakoRajhu! Dhe përditë u japin nga një kafshore ! Janë dorëdhanë ! Pastaj, qysh se në kusinë e Makorajhut lëpihet mellasi ! Le të shkëlqejnë edhe ata ! Prandaj, denbabaden e kanë luajtur atë rol prej servili, ashtu siç i ka dashur dhe i ka kultivuar pushteti ! Edhe Makorajhu i tillë është!

Deri dje, soji i servilëve, çka s’bënë duke shërbyer në kazanin e hashasë udbeske ! Edhe kodiku i kishave di e jo i UDB-ës, ku turren me dëshirë ata të rrethit të ngushtë të Liderit! Edhe sot, të tillë servilat, bëjnë lepe-peqe! Por nga kënde të tjera futen ! Nga muftinitë si muderrizë ! Janë kunguar e spërkatur me ajazmën e hashasë dhe Rajhut ia bëjnë aminin! Si haxhi-efendi-mufti Lati, ai hoxha i dosjeve, për shumë vëllezër që kaluan burgjeve të Idrizovës, Gradishkës e GoliOtokut! Ai hoxha mufti që la pa sigurim hoxhallarët dhe në vend të tyre bëri sigurimin e popave të Ilisë, sipas marrëveshjes me gospodin Stefanin! Poashtu si muderrizi, edhe KaraAhmeti! Ai gjykatësi i gjithë proceseve të të burgosurve shqiptarë! Ai numri dy i gjithë kasabasë për marrje ryshfet e për dallavere në Gjykatën ku diktonte krimi! Dhe gradohen! Natyrisht!

U falen mëkatet që bënë në kohën e murtajës së kuqe të titizmit!

U falen dallaveret dhe korrupcionet e kohës së Qikllopit Gligor !

U falen malverzimet integriste !

Dhe për to, gradohen, në kohën e internacionalintegrizmit vojvodist! Dhe, rigradohen në MakoRajhun e Thapathup Nikollës, me bekimin e Lider Vojvodës! Sepse ata dijnë të shërbejnë mirë!

Përshtaten! Përpunohen! Lakohen. Zhbirohen…!

Ashtu edhe "stuhisë malore " të nëntorit i duartrokasin sikur ajo do t’ua sjellë lulet e bukura të pranverës ! Ashtu duartrokitën dhe krijuan traditë për duartrokitje sa herë MakoRajhu krijoj procese sistematike të krimit!

Po! Latushat dhe Kara Afmetushat, si AfërditëYlber LilëPushtat, u ndihmuan të dalin ngadhnjimtarë! Edhe në kohën e "aferës së armëve" ishin ata që u ranë në erë dhe i mblodhën dosjet. Se, natën i shisnin armët, e ditën, turreshin jepnin informata te sveti Ilija…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyWed Apr 16, 2008 6:40 pm

***


Megjithatë ajo kohë shkoj! Kurrë mos u riktheftë ! Ndërsa kjo që erdhi , me rikuperimin në Rajh, qysh në hapin e parë hapi buçetën e stërmbushur dhe shpërndau dhuratat si sheqerkat që derdhin vjehrrat mbi koçinë e nuseve, për turlifarë procesesh! Edhe për fishkëllimat e studentve ndaj sfiduesit të prerjes së kthetrave të shqiponjës, kur mori pjesë në përvjetorin e Universitetit Tragjik të Tetovës, shpërndau dhurata që thyen nofulla e brirë të rinjsh ! Sa efektive ! Jo si ato të kohës së Antonios nga Dvorci , që me barbi Gordanën i shpërblyen me dhuratën vdekje gjashtë vëllezër të gjakut ! I gradoj me gradat e lulegjakut brodecasit e malësisë së Sharrit plak! Dhe u bëri selam të gjithë shqiptarëve, se kjo mund t’u ndodhë të gjithëve :

Ashtu si qiklopi Gligor kur vrau Bit Pazarin!

Ashtu si Cërvenkoja ,që vrau Gostivarin!

Ashtu si Car Borisi që u bë ushtarak dhe harroi votat që ia dhan shqiptarët për carevinën , ndërsa ai për shpërblim, i shndërroj në shkrum e hi . Pastaj, befas i ra mallkimi dhe e theu kaptinën…! Tym e hi s’i mbeti !

Prandaj, MakoRajhu nuk vepron ndryshe ! Ai i ka në amzën e tij instalimet e çiftave, sojeve, llojeve me shekuj! Dhe, askush nuk e fajson për këtë? As nuk e mallkon, se kushedi çfarë mallkimi mund ta zejë ?! E mbesim pa të! Dhe pa argatët e tij si muderriz Lati e, Kara Ameti ! E tashti: Laneti! Ibreti! Kok Shkreti…u rrasen për argatëri !

E kush do të na i jepte gjithë këto farë dhuratash kur ne shqiptarët shtohemi shpejt. Shtohemi dhe përditë egërsohemi, në vend që të zbutemi ! Prandaj, edhe MakoRajhu , që të na shpërblejë sa ma shpejt, përditë ka yshtur e po ysht argatët e skandallodonisë që, ta bindet Junani dhe të pranojë me kompromis se ky emër I skandaleve i shkon përshtati këtij vendi.

Shqiptarët qyshkur janë regjur me dhurata të tilla. Sado t’i kenë përmasat e së keqes, ata i durojnë . Se me halle kanë lindur dhe të tillë do të vdesin ! Ata me qetësinë dhe lumturinë nuk janë të mësuar. Se sa për stuhitë e rrufeshme të MakoRajhut, qysh kur nxierrin kokën nga mitra e nënës bëhen imunë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyWed Apr 16, 2008 6:40 pm

***


Të tillë qenkan edhe brodecasit !

Ata që bënë mëkat duke strehuar "grupet e kriminelëve " që ikën nga pallat-zëndanet e Idrizovës dhe të Dubravës të krijuara enkas nga YugoRajhu, për jetën e lumtur të shqiptarëve!

Prandaj, gjithë kjo rrëmujë! Gjithë ky kungim për të kryer inkuizicionin në Brodec! Atje ku kishin gjetur skutat të shpëtonin kokën shqiptarët e ngratë. Por, MakoRajhu ngadhnjeu! I vrau me marrëveshje ! Dhe i quajti kriminelë ! Si dikur Bajram Currin në Shpellën e Dragobisë! Si Luigj Gurakuqin! Si Jusuf Gërvallën! Si Avni Elmazin! Si Beqir Limanin…

Dhe, se mbylli me aq. U kthye i dalldisur për të festuar fitoren me këngët për brat Luben që, shndërroj në zi gjithë nënat e motrat shqiptare! Këngë për rikthimin e tij në MakoRajh ! Se i tillë është! Dhe përkujdeset për të vetit ashtu siç ndau mjete nga buxheti i mbledhur i shqiptarëve ta nxierr brat Luben nga Haga! Të dalë ai e të jetojë i lirë pa i rënë një qime nga koka. Ndërsa Xhaviti, Visari,,,, çka ? Janë kriminelë ! Qysh kur kanë lindur shqiptarë! Prandaj u turr MakoRajhu drejt Brodecit . Dhe ia doli ! I vrau! I plagosi dhe i burgosi të tjerit se i kanë ndihmuar! U kanë bërë konak! U kanë dhënë drekë e darkë nga copa e ndarë e sofrës së barkcullakëve të malësisë !

Për këtë bëhet gjithë kjo zallahi. Në dirigjimin e star Lubishës mbahet tragjedikomedia në Parlament. Në rolin kryesor ZëvendësRajhu. Ai që për shumçka duhej të ishte i trishtuar. Por jo! Ai është ngadhnjimtarë! E ka fituar betejën ! Gjashtë të vrarit kanë pasur plan organizimi. Flet edhe dosja për ta!... Mileti duhet ta dijë !

Ndaj, MakoRajhu patjetër të veprojë në drejtim të gjetjes së grupeve të tjera që egzistojnë. Se Buçkoja me shokë blenin e shisnin tanke dhe armatime, por ato, s’janë gjë! Edhe sa e sa të tjera si TMRO e MAAKat! Për ta ka arsye. Shqiptarëve nuk u lejohet…!

MakoRajhu vepron! I ka aktivizuar gjithë faktorët për t’i krijuar mundësitë e shtypjes deri në shfarosje të të gjitha grupeve kriminale! Të shqiptarëve ! Shkrimtarët ! Profesorët ! Gazetarët! Studentët që fishkëllojnë! Ata që kundërshtojnë! Të gjithë: Gaditu…!

Vetëm atëherë shqiptarët do të përjetojnë lumturinë ! Për qetësinë e përjetëshme pa frymëmarrje! Vetën në heshtjen e thellë të përkuljes deri në themrën e Thapathup MakoRajhut! Sepse, vetëm atëherë argatëve të tij, do t’u përkulen me përzemërsi: servilat, debilat, katilat, kopilat…! Ndërsa, kurorës së tutankamonëve, do t’u shtohen surratet, në suitën e të cilve, përgjithmon do të ndodhen edhe haxhi-efendi-mufti Latë për salavate, e padyshim edhe kara Ahmet gjykatësi për ligjshmëri … duke u ushqyer me bereqetet e zek-kumit…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyWed Apr 16, 2008 6:41 pm

***


Kohë ndryshimesh ! Lideri sfidon! Lideri Kërkon gjashtë pika! Ta fshijë njëherë e përgjithmonë çështjen shqiptare nga rendi i ditës! E me të të mbesë legjendë e integrizmit që e luftoj me platformë partiake, por, për t'ia siguruar prapanicës së servilëve të çiftit të Zizes kolltukun detyrohet të bëhet fleksibil. Dhe atë e dëshmon me vizitën në Zabel të Zajazit! Turren dhe i dalin para Zizet mashkuj që kthejnë prapanicën t'u hipë kushdo që e fiton pushtetin. Apo, ia kthejnë shpejt e shpej shpinën secili që nuk është në pushtet.

Lideri buzëqesh në Zabel! I mjeri u buzëqesh po atyre që nuk lanë pushtet e lider që nuk e pritën! Soji i tillë që nga koha e sërbit të vjetër presin e përcjellin në zabel zvarranikë të hakërritur të pushteteve!

Fushata zgjedhore flilloj! Përballë saj Lideri dhe në shoqërimin e Zizeve mashkuj, që nuk lan gjë pa bërë në dam të çështjes shqiptare hallakatet në pafundësinë e mjerimit! Dhe, në fillim qershor, defilimi do të bëhet me fitoren pa mos mundur t'ua bllokoj kush pushtetin se strukturat e një kurore të Tutankoamonëve do të kalitet me Zizet që shkëlqejnë si ndrikulla !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyThu Apr 17, 2008 11:00 pm

E pergëzoj dhe e përkrah plotësisht autorin. Ata që shkuan dje nëpër gjithë partitë për të mbetur në postet e drejtorëve sot janë rreshtuar pas . Populli i di ata fytyra kodoshësh. Ata që mbushën dosjet e shqiptarëve që i përndoqën . Ushtarakët apo oficerët rezervë që njëkohësisht kryenin veprime udbasheske ishin në karriget e para që e ndoqën tubimin në Zabel ! Ata që morën tenderët dy miljon evra nga Aliu sot qëndronin të fitojnë tenderë se si të bëjnë dallavere!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Begu
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 62
Registration date : 15/04/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyThu Apr 17, 2008 11:25 pm

Jam i mendimit se këtë që e bëjnë partitë duke përkrahur sahanlëpirës dhe servilë për vota nuk është mirë.

Ata që dje mbanin flamurin përpara liderit të integristve sot janën me flamurin e pushtetit të vojvodëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 12:34 am

Gjakushi për tema si kjo që e keni hapur ju, ne forumistët kemi shumë nevojë gjithashtu e pasurojnë forumin dhe antarët me idenë e bashkimit.

I lexova postimet radhazi, por nuk është dhënë ndonjë ide se ç'duhet bërë që të dalim nga kjo situatë.

Përderisa një pjesë e popullit e dinë se është rrugë e gabuar politika aktuale e shqiptarve ... por ç'duhet bërë që të dilet nga kjo rrugë ?

A mund të na thot dikush. Si të veprojmë ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 12:53 am

Sofra shkruajti:
Gjakushi për tema si kjo që e keni hapur ju, ne forumistët kemi shumë nevojë gjithashtu e pasurojnë forumin dhe antarët me idenë e bashkimit.

I lexova postimet radhazi, por nuk është dhënë ndonjë ide se ç'duhet bërë që të dalim nga kjo situatë.

Përderisa një pjesë e popullit e dinë se është rrugë e gabuar politika aktuale e shqiptarve ... por ç'duhet bërë që të dilet nga kjo rrugë ?

A mund të na thot dikush. Si të veprojmë ???

Sofra e lexova dhe më duhet të ndërlidhem. Ky shkrim i postuar në pjesë është një tërësi e veprimeve për këtë periudhë qeverisjeje të atyre që trumbetonin se nuk janë për integrimin e shqiptarëve në Makosllavi, gjegjësisht janë pë ndarje.

Që nga dita e ardhjes sërish në pushtet, rrijnë e hallakaten për integritetin makosllav ma keq se integristët ! Bile, kan mbledhur pas vetit gjithë sojin e atyre shqiptarëve që njihen për gjithçka por jo për shqiptarë të vërtetë që e pranojnë binarin për Bashkim dhe pavarësi! Jam i mendimit, se ne duhet ta sfidojmë edhe ma tepër një rrugë të tillë që i fut shqiptarët në garën e turpit duke bërë zgjedhje për të fituar deputetë - kukulla, pranojnë jetëgjatësinë e shtetit kolonist ! Pranojnë Makosllavinë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 1:45 am

duke u nise nga ajo qe sot media eshte thuajse e tera ne sherbim te politikes (pushtetarve) ,temat e ketij karakteri jane shuume te nevojshme dhe me interes .
falemnderit dhe pergezime per temen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 6:45 pm

Tutankamonet shqiptarë që hedhin flamurin se do të bëjnë makosllavi përditë e ma tepër hyjnë në hurdhën e autoqefalisë që të mbesin me kryqin e Vodnos në shpinë !

Në thyqafje shkofshin ai soj i shopëve si menduh saqi e refet baçi, ernad kacaleci e Ruzhin Kukubeci !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 6:56 pm

Deri dje, soji i servilëve, çka s’bënë duke shërbyer në kazanin e hashasë udbeske ! Edhe kodiku i kishave di e jo i UDB-ës, ku turren me dëshirë ata të rrethit të ngushtë të Liderit! Edhe sot, të tillë servilat, bëjnë lepe-peqe! Por nga kënde të tjera futen ! Nga muftinitë si muderrizë ! Janë kunguar e spërkatur me ajazmën e hashasë dhe Rajhut ia bëjnë aminin! Si haxhi-efendi-mufti Lati, ai hoxha i dosjeve, për shumë vëllezër që kaluan burgjeve të Idrizovës, Gradishkës e GoliOtokut! Ai hoxha mufti që la pa sigurim hoxhallarët dhe në vend të tyre bëri sigurimin e popave të Ilisë, sipas marrëveshjes me gospodin Stefanin! Poashtu si muderrizi, edhe KaraAhmeti! Ai gjykatësi i gjithë proceseve të të burgosurve shqiptarë! Ai numri dy i gjithë kasabasë për marrje ryshfet e për dallavere në Gjykatën ku diktonte krimi! Dhe gradohen! Natyrisht!


Të dy këto tradhëtarë njihen shumë mirë !

Muftiu e pranoj se i siguron gjashtë popa të Kishës sipas urdhërit të Ilija Kitanoskit, për ta bërë djalin nëndrejtor në Termoelektranë ! Ai ka qenë edhe autor i shumë dosjeve të të përndjekurve dhe të burgosurve shqiptar. Bile, në dasmën e Haxhi Sulejman Rexhepit , në shenjë dhurate i dërgojnë me Afmetlimanhohxhen një derr të pjekur sepse e kanë ble ma lirë dhe në Motel krushinë ua kane pergaditur për darke.

I dyti Karaafmetushi , ai që dënoj "Bombashët" duke ia nisur nga Fatmir Limani, u kërkoj edhe nga 10 000 Euro familjarëve që t'u ndihmojë te procesi.

Vendin që e mori e ka paguar 30000 Euri, paratë ia jep Matosh Lavoshit , përmes rrjetit të ministrisë së mbrojtjes ku i punon i dëshmuari komunist Hajçoja bashkëpunëtori numër një i Pero Markoskit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyFri Apr 18, 2008 8:59 pm

Të tillë personazhe që janë në shënjestrën e kritikës ka gjithkah. Por, pse nuk i kritikojnë dhe përse nuk bashkohen në këto tema për të krijuar pozicion habitem. Mendoj se u pëlqejnë temat e tralalave në kohën kur tuxharët e çështjes shqiptare realizojnë projektet sërbe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptySat Apr 19, 2008 12:04 am

bukla shkruajti:
Të tillë personazhe që janë në shënjestrën e kritikës ka gjithkah. Por, pse nuk i kritikojnë dhe përse nuk bashkohen në këto tema për të krijuar pozicion habitem. Mendoj se u pëlqejnë temat e tralalave në kohën kur tuxharët e çështjes shqiptare realizojnë projektet sërbe!

Keni të drejtë. Personalisht jam i pa kompromis kundrejt këtyre zhvillimeve që trumbetojnë se duan të arrijnë mirëqenie për shqiptarët, duke ua lënë gjymtyrët e ndara të atdheut kolonistëve, ndërsa shqiptarët i stërvisin për të qenë argat të dëgjueshëm !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE EmptyThu Jan 29, 2009 8:09 pm

Ne duhet ta sfidojmë edhe ma tepër një rrugë të tillë që i fut shqiptarët në garën e turpit duke bërë zgjedhje për të fituar deputetë - kukulla, pranojnë jetëgjatësinë e shtetit kolonist ! Pranojnë Makosllavinë !

Mendojë se në të njejtën kohë duhet demaskuar këtë politikë dhe rreshtuar rininë në binarin e duhur dhe të jenë të gatshëm për situata të reja.

Vazhdim të mbarë me postimet e radhës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE   Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT
» Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: