Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ferit Ramadani

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:38 pm

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997

Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:39 pm

Krijuesi Dhe Shoqëria



KRIJUESI DHE SHOQËRIA







PARIMET KRIJUESE DHE SFONDI IDEOR


Ferit RAMADANI

Është bërë dukuri qenësore krijimtaria që synon të ndërlidhet me të gjitha sistemet e dijes për të krijuar funksionin e një organizmi që mundet dhe ka forcën e një substance të mendjes dhe trupit kombëtar. Prandaj, nga pikëvështrimi i këtij pozicioni del se parimet krijuese që bazohen në teorinë racionale të filozofisë dhe etikës së një niveli, japin një artikulim të sigurtë se në sfondin ideor të krijimtarisë kombëtare ngritet forca që përfëshi përmasën në aspektin e kufinjve të jetësimit të vlerave krahas asaj që synon ta bëjë stërkeqjen dhe degjenerimin e nivelit artistik .Kjo rrjedhë e këtij realiteti është atakuar shumëherë sa që në zhvillimin e sipër ka përjetuar zverdhjen, rrudhjen, bile edhe asgjësimet e shpeshta nga klima e tendosjeve të aparatit pushtetmbajtës.S’domend, në këtë vërdallisje, apo në këtë korrespondencë anatemash, ka dalur nga binarët e durimit dhe ka sfiduar krijimtaria që ka dashur nga shkëndija e idesë të ndezë sfidën e një agimi të ri krijues ku petku letrar do të dilte tamam si substanca trupore e qenies krijuese, bile do të rrezatonte atë dukje të realitetit që argumenton unitetin dhe realitetin që fryhet e zbrazet saherë që dridhet apo ngazëllehet disponimi i të parëve në pushtet!
Kjo esencë e lidhjes së shpirtit krijues me parimet, në realitet ky sfond ideor në zhvillimin e këtij procesi është ngritur karshi një tymnaje të mulatërisë krijuese që ia mbulon qartësinë bile ia prish edhe shijen gjithë krijimtarisë kombëtare që në natyrën e vet qysh më herët, por edhe në Rilindjen kombëtare ka ditur të sjellë gjallërinë, freskinë, mobilizimin, bukurinë, deri tek krijimi i një baze të fortë unike që ka gatuar idenë e ardhmërisë . Nga ato zhvillime ka dalë ajo Kala e madhe letrare që sot, nga ringritja artistike të zhvillohet qenësia e mendjes dhe shpirti ynë krijues të jetë më i shëndetshëm, më i plotë dhe më i ardhur .
Shikuar nga kjo prizmë del se në krijimtari lirisht mund të dallosh brezat e vërtetë krijues që lindjen , zhvillimin dhe kulmin letrar i kanë me një nivel artistik, krahas atyre që nivelin letrar e kanë bërë ashtu si u janë diktuar klimat krijuese ku dallohet veçoria e klimës adaptive që nis e mbaron me fillesë servile! Sepse ajo gjithmonë ka qenë variabile sipas disponimeve ;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:39 pm

E para : Kur breshëritë e pushtetit kanë mundur ta godasin idenë edhe krijimtaria e tyre ka dalur e tillë!Prandaj, nga shumë rrethana e kushte ajo byk- krijimtari sado goditëse që ka qenë, në afat të gjatë ka dalur e goditur dhe e mundur nga servilizmi!
E dyta: Në zhvillimin dhe kulmin e saj nga stërkeqjet, përsëritjet, narracioni, rrudhjet , shterrjet në ide, në planin e parë del pa taban kombëtarë, pa përmbajtje, pa arkitekturë! Del e thjeshtë siç janë përkushtimet për aktualitetin pushtetmbajtës dhe prekshmërinë e një ngatrrese intime perverse!
Si dhe përse është manifestuar kjo klimë krijuese për të dhënë frytet e sëmura, apo thënë ndryshe, rrita dhe zhvillimi i krijuesëve kronikë që “lënguan” nga “revolucioni” i përkushtimit për Sfinksin , dhe nga shfrimi i shthurrjeve personale, lejuan që përmasën tonë ta mbulojnë edhe me byk-krijimet e tyre një kohë të gjatë gjysmë shekullore sipas klimës së imponuar të diktatit në ide. Ky stil i të mbijetuarit, ka tërhequr pas vetes një gjeneratë krijuesish për të mbajtur gjallë
apo për të kultivuar krijimtarinë e borizanëve të komiteteve të “epokës së ndritur “ të atij sistemi të trumbetimeve për: “ vëllazërimbashkimin, vetëqeverisjen, aksionet, gjallërinë, zhvillimin”! Vargani i këtyre telallëve krijues që shtireshin për “patriotë vëllazërimbashkimesh” padyshim është i madh! Por, nuk mungon as tarafi i shehirave të mulatërisë krijuese që ngritën Kalanë e byk-krijimtarisë!
Vështrimi për rrethanat krijuese, për dehjet dhe rendjet pas privilegjeve dhe favoreve do të mundësonte një ngritje mistike apo një pjetisje superstoike të një tradicionalizmi shterp e të degjeneruar, krahas kthesës së re jetësore, ku krijimtaria nuk e ka diktatin nga lart por në sfondin e idesë ka lejuar një frekuentim ma idiotik krijues ku në planin e parë del kutërbimi dhe klithma që mblidhet si sklepa në syrin e vrarë nga vrazhdësia e jetës intime që në letërsi është kthyer në shfrenim!
Fenomeni i analizës së kësaj filozofie krijuese, kur të parët , u zhvilluan nën diktat, të dytët u shprishën nga liria krijuese dhe krijuan pa parime dhe pa sfond ideor, ka detyruar universin tonë mendor të shqetësohet. Prandaj opinioni ka ngritur kërkesën për një vlerësim sa më dinjitoz dhe sa më real të krijimtarisë duke iu friguar dozës së tepruar të krijimtarisë mulate që u shpërndahet për konsum, bile synon të vegjetojë në përmasë shumë të gjërë. Përkundër krijuesëve të parë, atyre që krijuan nëpër redaksitë e soc-realizmit, të dytët, janë liberatorë deri në ekstrem! Ata kanë mohuar të gjitha doktrinat e moralit dhe në shpirtin dhe mendjen e tyre krijuese kanë ngritur një identitet unikat të vërdallisjeve dhe rrokullisjeve nëpër zjarrin e dashurisë, siç janë edhe vërdallisjet dhe rrokullisjet e tyre nëpër bykun krijues! Megjithatë nëpër këto hapësira të gjëra ata - ato notojnë duke specializuar ndërkëmbëzat që dijnë t’i ngrisin nëpër përvjetorë, nëpër triibuna, nëpër manifestime. Në këtë disciplinë zhvillimore të krijimtarisë ndajnë profilet e të parëve, i shpërblejnë, i përurojnë, i spërkasin me ajazmën e mulatërisë krijuese dhe pastaj i fusin në detin e bordelizmit krijues ku përfillen vetëm ligjet e rrokullisjeve, gargarisjeve,...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:39 pm

Nëse të parët, qofshin poetë, prozatorë, eseistë, kritikë, gazetarë, qëndruan në ballë të privilegjeve që ua dha pushteti, në realitet, për pasionet e tyre personale u bënë “viktima” përpara një shoqërie të viktimizuar, sidoqoftë i mbajtën medaljet për shërbimet që ia bënë pushtetit, të dytët, duke kaluar nëpër flirtet e flakës dhe zjarrin e shfrimit dashuror , mbështillen me lakuriqësinë bajate dhe prarohen me rrezet e ligësisë për të bërë qëndresën krijuese me medaljet e varura në shpirtin kulim të krijuesëve dhe trupin e shfrenuar të kurtizanave!
Transmisioni i këtyre përmbajtjeve që turfullijnë në erëra e flakë çakërdisjesh vjen në kohën e një përballje të madhe me realitetin.Nga njëra anë një toborr i madh krijuesish që i sfidojnë të gjitha goditjet që i bëhen vatanit dhe tabanit kombëtar, rrezatojnë një dritë shprese se krahas gjithë damtimit, rrënimit , zbulohet shpresa e mbijetimit. Nëpër kalvarin e mundimit, vuajtjes, ndjekjes, burgosjes, vrasjes, ata kanë krijuar domethënien e parimeve dhe nga ajo tërësi e të këqiave janë kthyer në apostuj të krijimtarisë sonë kombëtare që i japin rrjedhën qëndresës, dhe ia zbulojnë rolin e vërtetë kërkesës për pranim të njohjes së vlerave dhe identitetit kombëtar. Të tillë krijues që u paraqitën në analet letrare qyshkur patën rolin e dyfisht: Sëpari ata bënë zgjimin e ndërgjegjes së fjetur të një shoqërie të nëpërkëmbur, sëdyti, i dolën zot idesë për ta realizuar në realitetin praktik.Edhepse u ndeshën me vargonjtë e robërisë, bile disa prej tyre u vranë , sërish në krijimin e klimës së unitetit veprues u paraqitën me një veçori të randësishme që në profilizimet e finales, mbetën bartës të përherëshëm të parimeve krijuese dhe të sfondit ideor.
Ky zbulim i kësaj të vërtete nuk synon ta rrisë as ta zvogëlojë shpirtin dhe mendjen krijuese të substancës sonë kombëtare, por, parasëgjithash duke forcuar pozicionet e një veçorie krijuese bën dallimin në frymimin e ndjenjës që ka pasur në përputhjen e modelit , linjës , idesë,
Figurës, mjetit , qëllimit dhe përmbajtjes së ndërtimit të asaj arkitekture krijuese ku përcaktohet formati i parimeve kombëtare shikuar në nivelin e vlerave artistike.Gjithë kjo analogji, e krijuar sipas mendjes dhe shpirtit krijues, në Panteonin tonë kombëtar është një pamje gjeografike ku shtrihen ambiente të ndryshme, ndërsa ndërmjetësimi adekuat aktivizon mekanizmat që në planin e soditjes të reduktohen proceset degjeneruese krijuese...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:40 pm

Ferit RAMADANI


KRIZANTEMAT E ZGJIMIT


Nëse hapja e re e zhvillimit mund të definohet si kohë e kthesës, padyshim edhe krijimtaria , në hap me domosdoshmëritë e një përballje, shënon vetëdien shoqërore për të . Koncepti i tillë synon të dalë nga tradicionalizmi bile , për nga metoda më tepër ik nga kthetrat stereotipe të botëkuptimeve ideologjike, prandaj, bëhet paralajmëruese e një ecjeje apo e një fillimi të goditur nga absurdi rrënimtar, ku lindja dhe zhvillimi s’kanë pasur mundësi të përurohen , e, të shpeshtën për shpërblim , kanë fituar grushtin goditës, aq më shpesh shprishjen e përçudnuar!
Pikëpamjet për një botë reale krijimtaria e soc-realizmit i ka shprehur dhe i ka zhvilluar sipas diktatit nga lart. Me këtë vizion të sëndërtimit krjiues janë përndezur shumë “shehirë” që më vonë nga bejtet e tyre kanë pretenduar duke bërë përkushtimet letrare të quhen urraganët letrarë! Veçoria kryesore e këtyre “ bijëve të shekullit të ri ” të përkushtimeve për sfinksin ka përfëshirë një hapësirë dhe dimension shumë të gjërë , për një gjysmë shekulli. Është kjo një faturë dëshmie e kohës në bilancin tonë krijues se si dhe sa janë të fortë e të pa shembur në bindjen krijuese “kultet” që s’i deshën ndryshimet, por u ngurtësuan në përngritjen e një shurdhësie përfundimtare, ku ndjenja vdiste pa mundur të bëjë klithmën e një ngadhnjimi apo të një kërkese për ngadhnjimin real. Kjo heshtje - përgjumje e krijimtarisë, për një gjysmë shekulli është përkundur në djepin e ideologjisë ku soc-realizmi është përkujdesur për kultivimin apo për ndrydhjen e atij zhvillimi letrar që mori hov .
Distanca kohore është shumë e domosdoshme për t’i mat pozicionet e krijimtarisë. Nëse pretendimi i një gjenerate ka synim të ngadhnjejë mbi gjithë tundullimat dhe të hapë skenën ku luan Drama e madhe jetësore, ku aktet e lumturisë dhe mirëqenies i ka mbuluar vreri dhe pasiguria, ku shqetësimi dhe plaga janë shprehja më e theksuar e sulmeve nga pushteti, ku zverdhjet dhe shterrjet janë bërë në mënyrën më të pamëshirëshme, dhe në horizontin krijues gjithmonë kanë lindur krizantemat e zgjimit, dhe pastaj janë shuar si meteorët për të përfunduar pa gjurmë në shtresën e heshtjes dhe harresës, del se brenda zhvillimit tonë ka pasur orientime e dezorientime të tilla që nuk kanë dalë kurrë në rrugën kryesore, por, janë praptuar në humnerën e skandalit paradoksal.
Patjetër në përfundimin e këtij rrethxhirimi katandisës ku krijimtaria dirigjohej nga lart ka pasur edhe ngrirje e shkrirje , ka pasur ngritje e rënie , ka pasur ecje e ngecje në krijimin e “individualitetit” , ashtu siç janë krijuar edhe kabinetët e sulltanëve udhëheqës nëpër institucionet krijuese. Përderisa , fatkeqësish, pendat e tilla jetojnë , bile, shumë më pak krijojnë për hirë të natyrës së peripetive të përballjeve, ata kanë mundur të zhvillohen si krijues sepse nga fillimi lëshuan xixat premtuese, e më vonë në “rrugën “ e zhvillimit u shterrën, u herrën dhe u terën! S’domend se kjo pozitë i ka vënë në binarët e dilemave krijuesit dhe ata asnjëherë nuk patën rast të krijojnë mirëqenien krijuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:41 pm

Nëse shoqëria ndeshet me krizën politike , me stazën e depresioneve, ose me inflacionin dhe deflacionin në zhvillim, edhe krijimtaria në kornizat e zhvillimit të tillë kalon përmes këtyre fazave. Ajo e ka lindjen e saj dhe rritën. E ka zhvillimin dhe mplakjen.Gjithë kjo dukje e tillë në thjerrzën e studimit të fenomenit krijues del edhe si madhështi, edhe si krim. Del edhe si pasuri edhe si varfëri. Del edhe e përuruar, por edhe e mallkuar. Prandaj në këtë ndërthurrje ku formatet
“për” dhe “kundër” shpalljeve krijuese si vlera “non grata” , rrijnë si strufullime të kultivimit të individualitetit krijues!
Orientimet e institucioneve krijuese për një lëngatë të gjatë tek ne janë filozofia e një strategjie dominuese. Ato gjithmon, në këtë mes kanë dashur bile, kanë bërë rrallimin, shterrjen, shkrirjen e vlerave. E me këtë, kanë shpallur një gjeneratë krijuese të motivuar nga ambiciet e interesit personal si konsideratë të vërtetë të favorit të vlerave, edhepse në përcaktim ajo gjneratë del skandaloze, kopjuese, dhe ndikuese nga letërsia e krijuesëve të huaj!
Vështrimet studiuese të një distance të kaluar për krijimtarinë gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli të përfunduar flasin për një fenomen unikat ku ngritet plejada e një vlere të lartë letrare, por , njëkohësisht ngritet edhe degjenerimi krijues nga teferiçët e kohës që udhëhiqnin shumë redaksi. Ky soj tartabiqësh të shpallur “ambasadorë të krijimtarisë” kishin marrë bekimin për të mallkuar e për të sharë tërësinë e çështjes shqiptare, dhe e kultivonin vetëm si fenomen të ndarë për ta zhvilluar hibridizimin e saj me petkun ortodoksist soc- realist . Bilanci i atyre krijuesëve për tirazhin e botimeve është i madh dhe i bërë me një përkujdesje të veçantë. Ata , jo vetëm që i shfrytëzuan privilegjet , por, të shpeshtën janë graduar e shpërblyer nga shumë mekanizma e faktorë të politikës dhe administratës së asaj kohe.
Nëse bëhet shpalimi i gjymtyrëve krijuese, ashtu siç ishin poziconet, strofullimet dhe dirigjimet, del sheshazi se në institucionet e krijimtarisë shqiptare, siç ishte Rilindja në Prishtinë, me të gjitha: gazeta , revista dhe edicionin e botimit , pastaj Flaka e Vëllazërimit në Shkup me revistat dhe edicionin e botimit, krahas zhvillimit e kalimit nëpër kalvare e zgripe, janë manifestuar dy transhe krijuese:
Në transhenë e parë dalin të gjithë ata që hapën brazdat e një qëllimi të mirë për krijimtarinë. Në transhenë e dytë kanë qëndruar të dirigjuarit nga kabinetët e dreqërive soc-komuniste. Këta kasapë të krijimtarisë, të pozicionuar vetëm për të përfituar nga pozitat edhe në krijimtarinë e tyre të verdhë, ashtu siç e kanë pasur shpirtin e zi, janë përpjekur të zhvillojnë temat e artit degjenerik. Në përgjithësi, krijimtaria e tyre ka arkitekturën e një sëndërtimi servil. Ajo mesazhin e ka të vëllazërim-bashkimit. Të vetëqeverisjes. Në brendinë e saj shqiptari frymon vetëm si njeri që di të përkushtohet ndaj pushtuesëve. Ai rend gjithkah për të fituar simpatinë e të tjerëve që janë të racës së privilegjuar, e për të fituar pak privilegje që do t’ia japin për të pasur edhe ai hije. Po! Hije të servilit dhe të njeriut pa un! Ashtu siç s’ e kanë pasur kurrë krijuesit e oborrit, dhe kanë bërë krijimtarinë e diktatit për ta fituar simpatinë për favor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:41 pm

Këta “ambasadorë të krijimtarisë” që prodhuan ligësi të shpeshtën janë sfiduar nga pendat e një botëkuptimi të kundërt. Por, meqë plejada e tillë nuk i kishte mundësitë për paraqitje të plotë, për arsye se në krye të institucioneve qëndroi policia letrare që i kishte lidhjet me komitetet e UDB-së, për të ndjekur sa më shumë krijues që deshën ta bëjnë atë për të cilën krijonin e shprehshin.
Policia e tillë letrare me përfundimin e këtij shekulli, duket se përfundon mendimin e logjikës së tillë krijuese e vepruese. Bile, duke bërë teslim institucionet që i kishin uzurpuar dhe dirigjuar sipas ndjenjës dhe shpirtit kulim, do të pranojnë të udhëhiqen nga Krizantemat e zgjimit që në transhenë krijuese sjellin dimensionin e krijimtarisë që ka erën e gjakut dhe gjuhës së lirë e të pavarur...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:42 pm

UNIVERSI I “ ERËS SË RE !”

Ferit RAMADANI



Nëse shumëdimensionaliteti i vlerave përkufizohet në pikëshikimin e elementit të ri që pretendon të hyjë në sistemin e zhvillimit, miti mbi krijimin e këtij universi të “ Erës së re !” në këtë “Babiloni” të lëngatave kthehet në ngjashmërinë e përrallës që krijon shpresën e mbijetimit. Dhe, nga asgjëja, në mos më tepër kjo nismë me gjuhën e shkencës mund të shqyrtohet si Zanafillë e sistemit të madh krijues në tërësinë sistemore!
T’i referohesh realitetit në këtë kohë të rënie - ngritjeve, apo të pranimit kundrejt mohimit të sovranitetit, të lindjes së pavarësisë përkundër përfundimt të federatave, të horizontit demokratik përballë centralizmit unitarist të klimës koloniste, nuk është variacion i njohjes së re të fenomeneve. Kjo prekshmëri e së kaluarës ka krijuar aq shumë energji për promemorie sa që mbetet gjatë në kujtesën e njerëzimit, ose në brezat e këtij shekulli, për atë se ka lënë vrragë, goditje, kërbaçë si dhuratë ngushëllimi!
Rrënimi i kapitalit material për qëllime të modelit të zhvillimit soc- realist, ka krijuar një ndjenjë të përçudnuar tek brumi i një shtrese njerëzish të cilët pos shpirtit të gjallë dhe ftesës si pasardhës të Ademit , të mos kenë tjetër dallim. E me çka mund të dallohen shtresat shoqërore që duan Zanafillën e krijimit të tyre ta përkujtojnë si bazë prej nga u nisën dhe rrugën e zhvillimit drejtë “Mollës së ndaluar” e shfrytëzojnë si kulm i të arritjeve?
Realiteti i të kaluarës ka dhënë një pasqyrë të një bilanci përplot nebuloza! Ai ka krijuar disponimin e ngrysur që hëpërhë të dalë i goditur nga konfliktësitë që ndodhin dhe shfaqen rreth nesh ashtu si shfaqet jeta jonë në çdo stinë. Me veçoritë e gjallimit që ngjajnë herë-herë në ngricat polare, herë-herë si jugat pranverore. Ose: Herë - herë e kanë verdhësinë e vjeshtës e, herë - herë pjekurinë verore! Në këtë diametër të kësaj optike është zhvilluar krijimtaria dhe politika. Zhvillimi dhe ngecja! Bile ca herë është ndeshur me të gjitha ! Vetëm për të mbijetuar ndaj përballjes me realitetin. Prandaj, karshi këtij rrënimi të ngritjes së idesë totalitare është përballë si racionalitet i gjetjes së zgjidhjes optimale - ndërgjegjeja kombëtare ! Pranimi i identitetit të saj! Sovraniteti! Sepse është e arsyeshme që në sistemin shoqëror dhe shtetëror, të kultivohen këto vlera të mëdha shoqërore e që në zhvillim doemos kërkohen të përdoren sipas kritereve të vlerësimit, efikasitetit, suksesit dhe racionalitetit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:43 pm

Koha e kësaj juge është e pranishme në këtë shkretëtirë polare ku mbretëroi akullnaja ideologjike me një dominim të thellë mesjetar dhe me ndjenjën mohuese ndaj pranimit të vlerës së identitetit dhe lirisë kombëtare. Ashtu si u kultivuan veprimet, u krijua edhe atmosfera e konflikteve! U shtua dhe u zhvillua skenari i çorbës së hashasë për t’u përfituar koha e tendosjes, e përgatitur sipas strategjisë në kabinetët e komitetxhinjve dhe matrapazëve udhëheqës , për ekzekutime të tronditjeve! Imagjinata e këtij miti rigjid përfëshiu përmasën e dimensionit të gjërë! Natyra e kësaj vrazhdësie u kthye në formatin përçudnues pa kuptim e domethënie nga vazhdimësia e tillë! Ndërsa, ardhmëria kërkon modele të kohës! Moda e tolerancës dhe mirëkuptimit në mendjen e njeriut kërkon t’i ndryshojë velat e një vrazhdësie dhe të lundrojë lirisht binarëve të mirësisë. Ajo në vend të ndrydhjeve përpiqet të hapë dritaren e një bote ku gjërësia e pamjeve nuk i ndesh kufizimet. Hija e ndjekjes nuk i turret frymëzimit! Gëzimin nuk e mbijeton as nuk e mund ligësia!
Kjo idilë që kaplon kohën e sëmbarës ka nis dhe manifestohet në realitetin tonë , ku pranë e pranë qëndron e kaluara e afërt e atyre që kishin pikëpamjet për një jetë unitariste. Ishte ajo
Bota e atyre që përpiqeshin për një zhvillim stereotipik . Për një majorizim ortodoksist vulgar! Atëherë, ç’rëndësi ka përkujtimi i të djeshmes së afërt me të sotmen e ngrysur kur forcat kanibale të sërbosllavëve përditë mbjellin vdekjen në Kosovë? Ose, si të heshten forcat e ringritjes së idesë për pavarësi dhe kthehen në legjenda qëndrese për Kosovën?!.
Ata që në dioptrinë e pamjeve kanë tablonë e këtij realiteti, parasëgjithash në përbërjen e këtij mishmashi paradoksal kanë edhe konkurrencën e evoluimit se: Nuk janë zgjidhje as konfliktet, as urrejtja, as lufta, as vdekja! Për njeriun është e domosdoshme jeta, zhvillimi, mirësia dhe dashuria! Prandaj, për të krijuar mekanizmin e asgjësë është shumë më lehtë se sa të krijohet diçka! Kjo logjikë ka mbisunduar mendjet e njerëzve, dhe ata janë kthyer ta presin ardhmërinë jo me shkatërrime por me ngritjen e mirëqenies. Çdo nismë tjetër e ka kuptimin por jo edhe arsyen! E përse varianta e kësaj logjike synon ta mbajë gjithë atë atmosferë ngurtësimi ku do të bëhej zhvillimi sipas “ditëve” të një interpretimi të njëanshëm?
Shumëdimensionaliteti i të menduarit , i të vepruarit , por edhe i krijimtarisë ka mundësuar analizat e prejardhjes së llojeve - racave! Fillimisht, prejardhja e llojeve - racave krijuese, udhëheqëse e administrative i ka profilet e një madhështie.Një origji përbiruesish gjithmonë e gjithkah kanë ditur ta manifestojnë forcën e përbirimeve , edhepse të fundit janë “nisur”, e të parët kanë mbërri deri aty ku kanë pasur qëllim për të vepruar kundër idesë! Si përherë ! Të parët në çdo pushtet të perandorive! Të parët ...!
Në vazhdimësinë e rrugës së zhvillimit të këtij realiteti për atë që kanë shprehi servilësh janë jo adekuatë. Për hirë të sjelljeve që bëjnë dhe hapave që munden duken lokomotiva të vjetruara që nuk ecin dot! Prandaj, shoqëria përndizet dhe shushurit për humbjet. Pikërisht kjo ndodh sa herë synon ngritja e një realiteti të ri, i cili, mundëson horizontin e një klime tjetër! Si mundet atëherë ky model i zhvillimit?! E, përse mohimet u bënë nga aparati i pushtetarëve të djeshëm?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:43 pm

Zhvillimi shoqëror sipas teorive dhe praktikës ku prin ideologjia shkencore dhe kombëtare gjithmonë ndeshet me zhvillimin e diktatit politik të instaluar në institucionet shtetërore. Në këtë realitet të deridjeshëm ndjenja e mohimit kultivohej nëpër të gjitha shtresat shoqërore duke filluar nga instancat më të larta shtetërore e deri në bazë! U kultivuan kriteret përçudnuese! Iu dha përparësi në zhvillim vetëm një shtrese. Asaj që kishte në dorë aparatin shtetëror, udhëheqjen administrative, rregullimin e tarifave tatimore, ligjin dhe dajakun! Nëpër këtë frekuentim idiotik e bizar rritej e zhvillohej një shtresë tjetër e ndërgjegjësuar për kërkesën e barabarësisë në zhvillim . Është kërkesë e arsyeshme dhe motiv i përhershëm i çdo shtrese njerëzore që në universin e qenieve të gjalla do barabarësi. Prandaj, vlera e barabarësisë, nuk është tendencë e degjenerimit. Ajo mundëson dozën prej nga mundet të rregullohet dhe të respektohet aftësia që e shpie botën përpara.
Evoluimi i këtillë ka bërë zbulimin e imazhit për rrëfimin magjik ku mund të bashkëveprojnë edhe ata që nga aparatet e hipokrizisë shtypëse të perandorive ishin të konfrontuar, dhe sot në zhvillim duhet ta demitizojnë mitin e unitarizmit për binarët e racionalizimit! Atëherë përse egzistencës së shqetësimit i lejohet dalja në rrugën e paragjykimeve? Cilët zëra të krrokamës e mbjellin atë vrer se kanë nis e bëhen degjenerime në zhvillim? Shqyrtimi i kësaj filozofie ndjellakeqe është kaptinë e veçantë e çështjeve, pozicioni i së cilës ka relacionin e ngulfatjes nga elementi i vjetër kutërbues e reaksionar në zhvillim, kundrejt elementit të ri përparimtar! E si të mos duket ashtu?
Të jeshë i barabartë në dimensionin e njeriut me njeriun, grupit me grupin, regjionit me regjonin, del pretendimi i mbinjerëzores. Kjo hapësirë multikulturore e multi konfesionale është rritur nën rrezet e një dielli që ka flakruar nga lindja e deri në perëndim. Megjithatë ngrysjet dhe lindjet e sërishme i ka pasur të ndryshme! Nëpër gjithë atë zezonë janë krijuar dallgëzimet e erërave! Tufanet që kanë pasur instinkt të krijimit të krimit! Por, krimit ballkanik i ka dalur boja në këto hapësira. Sado që prodhimi i tillë i elektriciteteve për ultrarregullime e për makroçrregullime ka dalë i përkujdesur nga strategjitë, sërish më të fortë janë ata që edhe pa pushtet punojnë si milingonat në dobi të racionalitetit dhe mbijetimit. Oktapodëve të së keqes, apo termitëve të kondicioneve të atmosferave çrregulluese, edhepse u mundësohej dominimi nga pushteti ata sërish shtegëtojnë drejt thyqafjes. Sepse rruga e thyqafjes i ndjek deri në pakufi ashtu siç është e pakufishme edhe rruga e mrekullisë për mirëqenie. Nëpër këto binarë të kësaj nisme është mirë të përqëndrohet vëmendja edhe tek ngritja e gjërave të vogla por, që e kanë madhështinë. Sepse ato shumë lehtë bijnë ndesh me kokat e matufosura të autoqefalëve unitaristë , ose, me shpirtërat që s’ preken për atë se nuk e ndjejnë të mirën.
Është e lehtë t’i thurrish rrjetat që shërbejnë për reaksione dhe degjenerime shtypëse! Megjithatë është kënaqësi t’i prishish ato për të ngritur linjat ku edhe buzëqeshja ka domethënie, ku prekja e një dore ka efekt, ku kënga e lirë është rritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:43 pm

Mospajtimi me këtë model zhvillimi është ngjarje reale që ilustrohet nga Koka e qendrës së universit Krijim! Sigurisht se kozmosi i saj ka përvojë për të ecur rreth një terreni ku në orbitën e rrotullimit për zhvillim është kalitur ndjenja e mohimit! Por zhvillimi i shkencës, ka bërë të mundur zbulimin e shumë objekteve që sjellin kundërthëniet e fakteve dhe kërkojnë pranimin e realiteteve. Në këtë pikëpamje të këtij universi përbrenda kampit ndërluftues të kundërthënieve “ era e re” e botëkuptimeve në zhvillim ka rritur shpresën për bashkëveprim dhe për unitet. Ajo e ka flakur përgjithmonë idenë e pozicionit të vendosur mbi dilemën e barabarësisë për të kultivuar shmangien e thasëve të zbrazur që s’rrijnë drejtë. Shmangien e tabletave të vjetra nga trupi i ri i zhvillimit me një univers të “erës së re”në botëkuptime të krijimtarisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:44 pm

Naim FRASHËRI - OZONI YNË KRIJUES

Ferit RAMADANI


Është dukuri e rrallë të mbesë aq i pranishëm një krijues ashtu siç ishte, është e të jetë i ndërlidhur si Naim Frashëri me sistemin e dijes, me nivelin aktual dhe artistik të veprës së tij letrare! Qyshkur u ndal sërrahuri zemra , e , mendja e tij së krijuari! Një shekull ndarjeje ! Por ai, po aq më shumë e më me forcë troket nëpër damarët dhe mendjen shqiptare!Me një fjalë, po ai Naim, edhe pas një shekulli është aq i pranishëm me substancën e tij krijuese saqë del dhe artikulohet si ozon i domosdoshëm në rrafshin mbarëkombëtarë për të na fal energjinë në aspektin e jetësimit, e për të na ngritur në nivelin intelektual qoftë si krijuesë të domethënieve filozofike, e qoftë si qytetarë të një realiteti praktik civiliues!
Nëse pas vdekjes së krijuesëve gjithmonë ka filluar të bijë harresa, ashtu siç kanë rënë edhe në të gjallë të tyre shumë trajta të tragjedive, për ta përjetuar ata zverdhjen dhe asgjësimin, e, Naim Frashëri edhepse që nga lindja e deri në vdekje të tij ec e përballet me to , tek ai, ka ndodhur e kundërta! Pas vdekjes, përpara një shekulli, fillon rilindja, rijetësimi, përjetësia e tij! Edhepse pa të, shpejt ndjehet mungesa e grahmat e vdekjes së tij janë një jehonë zezone që me trishtim e përjetojnë bashkëkohanikët, veçmas poetët si Çajupi dhe Asdreni , me veprën e tij letrare ai bëhet bashkëkomunikues dhe i përhershëm! Prandaj, të goditur nga ajo ndarje e ftohtë, ata e ndjejnë vetveten me një disponim të ngrysur që edhe në shkrimet poetike e shfaqin si një humbje kombëtare që i ka kthyer njerëzit , fushat, malet, detërat , qiellin , në mjerim! Kështu do të shkruaj Çajupi në vargjet e tij me rastin e vdekjes së Naimit:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:45 pm

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi
moj e mjera Shqipëri ...!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai...

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi,po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.

Gjithë kjo dozë pikëllimi në përmasat e Atdheut të robëruar u shfaq pas vdekjes së Naimit!Se siç e thekson edhe Çajupi: Kush do t’ia përkushtonte këngët Atdheut? Kush do t’i dilte zot? Kush do ta deshte aq shumë? Kush do të tretej si qiri...?
Edhe shumë dilema e pyetje lindën nga ajo ndarje e ftohtë! Atdheut do t’i mungonte poeti, që ia ngriti lavdinë! Ai i cili e quajti tokë të perëndive e ku “ shkruhenë në kartë / fjalët e gjuhës së zjarrtë? Kjo ngritje e lëvdatë për shqiptarët bëhet nga malli e dashuria që ndjen Naimi për ata dhe për Atdheun atje larg në mërgim ku u shpërngul të jetojë me trup por, me mendje e shpirt në çdo kohë qëndroi atje! Se:

Shqipëri ti më jep nderë , më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:45 pm

Fal fuqisë së shprehjes artistike të Naimit dhe përkushtimit të tij shpirtrorë , edhe sot po ai virtyt etik e kombëtarë e kthen atë në një profil specifik të kolosit krijues që i ngjan një gurre të përherëshme prej nga buron balsami i dijes dhe i shijes që e rrit , e shëndosh dhe e çliron gjithë
trungun Arbëror! Sdomend, kjo korrespondencë e pashkëputur mes tij dhe pasardhësve në relacion të ndërlidhjeve ka bërë të mundur përballjet për mbijetim , pasi fuqia e shprehjes së tij çdoherë ka pasur mundësi për ta rrezatuar realitetin për atdhedashurinë!
- Në agime të reja ajo ka sfiduar shkëndijat e idesë, dhe
- Në muzgjet tiranike ka përmbushur skamjen dhe mjerimin me shpresa mbijetimi!
Prandaj Naim Frashëri nëpër dekadat e këtij shekulli më shumë është ngazëllyes, njeri krijues që e argumenton unitetin për pavarësi të Atdheut, e mbi të gjitha për ardhmërinë e tij bën profetësi se:

Për Shqipërinë
Ditët e mira paskëtaj vinë,
shkoi errësira!
Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë...!

Naim Frashëri, ky kolos i Rilindjes Kombëtare, pas një shekulli vdekjeje është reflektuar me natyrën e tij krijuese përherë i gjallë! Prezenca e tij ka qenë në të gjitha zhvillimet e jetës!Edhe aty ku bëhej shkolla! Edhe aty ku derdhej djersa e punës! Edhe aty ku bëhej lufta e pavarësisë!Edhe aty ku bëhej mërgimi! Bile, ai ka qenë , është, e , do të jetë prezent edhe aty ku është robëria! Dhe , me sfidimin e tij profetik do të përballet për të mbërri deri tek agimi i lirisë!Gjithmonë me një bazë të fortë! Ashtu siç ka ditur ta gatuaj idenë edhe kur ishte i gjallë! Ashtu siç e gatoi edhe pas një shekulli vdekjeje! Ashtu siç do ta gatuaj në ardhmëri! Se ai:
-Ua ka falur freskinë gjithë trajtave të vjetruara të Atdheut,
-Ua ka falur mobilizimin gjithë forcave të lirisë,
-Ua ka falur bukurinë gjithë bëmave shqiptare! Që nga “Bagëti e bujqësi” ..., deri tek Historia e Skenderbeut! Ai gjithmonë ka mundur të krijojë kulme filozofike - artistike, që kanë ditur të përballen me gjithë stinët zullumqare që i vërsulen zhvillimit njerëzor! Ai ka ditur të përballet me të gjithë barbarët e perandorive që duan ta bëjnë robërinë në sistemet e jetës! Edhe atëherë kur ai ishte jashtë atdheut : “Në mes tuaj kam qëndruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:46 pm

E jam duke përvëluar
që t’u ap pakëzë dritë
natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni!

Qenësia e mendjes së tij i ka vërshuar gjithë fenomenet që dalin dhe bëjnë një analizë, në fakt bëjnë një zgjim të ndërgjegjes kombëtare e cila duhet të niset drejtë rrugës së bashkimit për ta fituar lirinë! Ende nuk ka formula për ta përkufizuar vlerën e domethënies dhe Porosisë së Madhe të Naimit që ai e ka përmbledhur si frekuencë përkushtimi për Atdheun! Prandaj, për Naimin sa është folur e shkruar gjatë këtij shekulli është pak! Studiuesët e tij nga shumë kënde e kanë vlerësuar sfondin e tij të pakufishëm ideor! Natyrisht, edhe sa ka mbetur pa bërë sipas asaj që ai e ka shprehur, ajo,është edhe porosi që e detyron universin mendor e veprues të kombit tonë! Sepse mësimet naimiane të shpiejnë ta ndjeshë edhe atë që nuk e ndjen! Të shohish edhe atë që s’e ke parë! Të pranosh atë që duhet pranuar! Faktikisht ai të fal edhe guximin edhe trimërinë!
Misioni i tij e koncepton shumë drejtë përparimin! Ai në modelin e zhvillimit gjithmonë e ka projektuar tërësinë shqiptare dhe asaj me epitete, simbole, metafora dhe me figura i këndon:
As hidhe gardhë
dhe shpejto pakë,

o dit’ e bardhë ,
dhe jakë, jakë,
se të pres,
nuk vdes!

Jak’, o dit’ e uruar,
që lind nga perëndon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:46 pm

Nëse këtij artikulimi etik e të bazuar në filozofinë racionale ia bëjmë matjet e përmasës në aspektin e jetësimit, do të kuptojmë profetsinë e këtij shenjtori, se ai ishte në rrjedhat e një saktësimi të përhershëm për orientimin Evropian.Në kohën kur perandoria anadollake kishte mbuluar gjithë dritën e zhvillimit shqiptarë, gjegjësisht prej saj lëngonte Ballkani, ai e kishte të çartë se orientimet nga lindja ose nga drejtime të tjera nuk ishin ato që shpienin tek liria! Vetëm orientimi perëndimor ishte ai! Aty do të kenë mundësi për t’u integruar gjithë popujt dhe lirisht do të mund ta flasin e shkruajnë gjuhë e tyre! Do të mund ta zhvillojnë identitetin e tyre me një nivel të lartë të zhvillimit e të mirëqenies! Po kështu edhe shqiptarët do të shkojnë përpara dhe lirisht do të mund ta përdorin gjuhën që:

Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe’e dlirë,
si gjuhë perëndie!

Është sa nxitëse po aq edhe kundërvënëse ndaj gjithë atyre që shqiptarët dhe shqipen deshën t’i zhbëjnë nga faqja e dheut. Po e kësaj domethënie është gjithë vepra naimiane që tingëllon fort për t’iu kundërvënë modernizmit të kohës që synon ta mbajë shqiptarin dhe gjuhën e tij me statusin e përkufizuar pa dashur t’ua pranojnë se ky popull ka vlera legjendare dhe për të edhe Homeri i madh është shprehur me admirim ! E Naimi do të shkruaj se:

Bota që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazgj u thoshin më parë,
më së fundi shqipëtarë.

Kjo formësi e këtij niveli të zhvilluar, e ka detyruar Naimin të bëhet kundërshtar këmbëngulës kundër Turqisë, dhe i motivuar nga këto dëshmi ai bën hapin nxitës me shkrime drejtë rrugës së çlirimit! Me këtë synim ai edhe në kohën e vet, por edhe brezave ua fal guximin që ta bëjnë kërkesën legjitime e natyrore të hises që e kishin por ua grabitën të huajt që shumë vonë ia behën si bisharë!
Ky zbulim poetik i Naimit që mbetet i përhershëm na e mundëson rrjedhën e qëndresës në analet jetësore. Si i tillë edhe ai edhe niveli i lartë artistik i veprës së tij letrare vijnë e mbesin si urti me shumë elokuencë! Prandaj Naimi sa është i drejtë në shprehje po aq është i vërtetë në fakte! Gjithë kjo ia ka mundësuar atij daljen e përhershme si kult profetik dhe atë:
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje është zgjimi i ndërgjegjes sonë, dhe,
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje ( përjetësie), i del zot idesë dhe synon që ajo të zgjidhet si çështje!
Gjithë kjo pamje e profilizuar në sfondin artistik të Naimit, përmes modelit. linjës, idesë, figurës, stilit, ka edhe mjetin dhe qëllimin. Gjithë vepra e tij ka fituar një përmbajtje në arkitekturën e ngritjes artistike, dhe ka mbetur kryevepra letrare.Ndërsa Naimi në përmasat e
gjeografisë shqiptare, bile deri në skutat më të thella të shtrirjeve të ambienteve shqiptare është një kolos i cili i shërben kauzës kombëtare si ozoni organeve të frymëmarrjes!
Shpalimin e rikujtesës në këtë përvjetor shekullor të vdekjes së Naimit, gjegjësisht shpalimin e domethënieve filozofike të veprës së tij letrare na duhet edhe njëherë ta manifestojmë për ta kuptuar sa më drejtë transhenë e tij qëllimmirë :Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:47 pm

NAIM FRASHËRI - MONUMENTI I VIRTYTIT DHE VETËFLIJIMIT KOMBËTAR !

Ferit RAMADANI
Të shkruash për Naim Frashërin pas një shekulli vdekjeje, nuk është as shpërthim vrulli që del nga kujtesa, as përfundim i asaj të keqeje që e ka pllakosur kombin duke u ndarë nga poeti, patrioti, humanisti, vetëm fizikisht!
Naim Frashëri është bërë qysh në të gjallë të tij lidhja e përherëshme dhe ka kaluar në pavdekësi për aspektin parimor që e shprehu në krijimin e një niveli letrar artistik, poaq edhe në aktivitetin e zgjidhjes së çështjes shqiptare! Pikërisht për këtë, ai në çdo distancë kohore, edhe në këtë 100 vjetor vdekjeje, është po aq i afërt me ne, dhe vepron në linjën e parë të aktivitetit! Ai është po aq premtues për ditët e ardhmërisë! Është sfiduesi më i saktë që përballet me realitetin që nganjëherë del i rëndë në dëshpërime e në të këqia! Megjithatë, saherë bie zezona mbi Atdheun dhe shqiptarët, gjegjësisht ata i gërryen ligësia dhe përçarja, Naim Frashëri është monumenti i një ngritjeje i cili në shumë aspekte të ndez me dashurinë dhe me parimet e të mirës për ta na rimbledhur bashkimi e për ta rimbajtur në zemër Shqipërinë!
Nga shprehjet poetike të Naimit , shqiptarët e kanë bërë rikthimin e gjendjes shpirtërore! Vargjet e tij, ua kanë shtuar emocionet, dhe ata kanë mbledhur edhe forcën edhe mendjen të veprojnë për interesat e Atdheut! Sepse atij kurrë nuk i ka munguar gatishmëria që t’i përgjigjet dilemës e cila është shtrirë në aspektin propagandistik për ta zhbërë e për ta rrudhur Atdheun e shqiptarëve që ishte Kalaja e enciklopedive për veprimet mbijetuese! Përpara rreziqeve dhe kanosjeve të shpartallimit të Shqipërisë nga interesat e fuqive robëruese, ai doli gjithmonë me një veprim unikat : Për bashkimin dhe pavarësinë! Gjithmonë duke e pasur në kujtesë Heroin Kombëtar të shqiptrëve, Skenderbeun, ai doli me dëshmi - nxitjet, se shqiptarët gjithkah në univers janë të tillë!

“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë
armët e tij kur i pashë
në Belvedere, në Vjenë, -
sikur pashë Skenderbenë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:47 pm

Është manifesti i mobilizimit që del e ngrit poemën “Parajsa”, që Naimi ua vë përballë shqiptarëve për qëllime taktike, se vetëm prej të tillëve mund të mbrohet atdheu dhe kombi, ashtu siç u mbrojtë nga Heroi ynë kombëtar! Me këtë dendësi qëndrese, të cilën e ka trashëguar nëpër shekuj shqiptari, ka mundur të mbrohet Atdheu nga egërsia pushtuese për të mbetur bota e qytetëruar e cila edhe për karakterin e të drejtës, të urtisë dhe të vërtetës mbeti Iliri! I prekur thellë në sedër për realitetin praktik dhe pasojat e atdheut të robëruar dhe, shqiptarëve të syrgjynosur, Naimi, bashkë më Abdylin dhe Samiun, dhe me shumë Rilindës të Lidhjes shqiptare, pareshur veproi për ta krijuar Platformën e Zgjimit për Çlirimin Kombëtar!
Nëpër dallgët e përmbytjeve robëruese përmbyllej kaptina e Atdheut , përmbyllej syrgjynosja e shqiptarëve për ta larguar nga zemra e nga shpirti edhe gjakun, edhe shqipen edhe Shqipërinë! Që nga Porta e Lartë e Stambollit e deri tek Tanzimati! Që nga Kuvendi i Berlinit e në Paqën e Versajës, apo, në Shën Stefan, gjendja e Shqipërisë shkonte drejt katandisë! Parafyturimi i rrëmujës dhe rrëmetit, Naimin e prekën në ndjenjat e frymëzimit për t’i shkruar krijimet për dhembjen, mallin dhe dashurinë e Atdheut:

“Mendje merr fushat e malet!Jashtë, jashtë nga qyteti!
Nga brenga, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:48 pm

Nëpër kohën e kësaj errësire, nëpër gjithë këtë tirani osmane shkuar bizantinëve, Naimi nuk u mposht nga dëshprimi. Ai u ringrit në një kolos që do të derdhë gurrën letrare për të krijuar kryeveprën, poemën Bagëti e Bujqësi, e cila me nivelin e saj artistik, me përmbajtjen dhe tërësinë, simbolin dhe metaforën, hapi horizontin ku hynin dhe gjenin frymëzime për t’u mobilizuar me ndjenjën atdhetare gjithë shqiptarët. Ky patos i brumosur i forcës shprehëse për shqiptarët u bë kushtrimi më i fuqishëm që i nxiti nga Stambolli e deri në Bukuresht ta kërkojnë lirinë! Hovet krijuese të mishëruara me hovet e përhershme shpirtërore të Naimit që i pati në parim e në platformën vepruese të tematikës patriotike, e bënë atë Pris Shpirtëror të shqiptarëve, të cilët e çmuan dhe e admiruan si kombin dhe Atdheun! Sepse, ai ua shpaloi të vërtetat për të cilat duhej këmbëngulur me guxim, ashtu siç ishte edhe poema “Shipëria” se:

“Bota , që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazg ‘ u thoshin më parë,
më së fundi shqiptarë...
Mos durofsh, i madhi zot,
të jetë në zgjedhë sot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:48 pm

Poema “Shqipëria” është sa entuziazmuese, poaq edhe dokumentuese, për shqiptarët!Ajo është e një qenësie faktike e cila, që nga krijimi ka përjetuar goditjet e perandorive të ndryshme, të cilat, ende e godasin dhe padrejtësisht vazhdojnë t’ia mohojnë edhe gjenezën , edhe gjakun, edhe gjuhën, ashtu siç u përpoqën t’ia ndryshojnë gjeografinë, që pastaj, në hapësirën e saj të kultivohej çdo farë e fe në damin e shqiptarëve!
Naim Frashëri , del si monument për t’ua zbardh të vërtetën shqiptarëve që të mbesin gjithmonë krenar dhe të ndjejnë dashuri për atdheun! Del edhe si parandalues këmbëngulës kundër gjithë atyre që i kanë pretendimet robëruese ndaj kombit! Mbase, i bindur edhe në fuqinë e “I madhi zot”, se nuk do t’i duronte padrejtësitë e tilla të mbetjes së Shqipërisë nën zgjedhë! Është sa e domosdoshme po aq e nevojshme të theksohet në kohën tonë, se Naim Frashëri edhe sot e paskëtaj është Mësuesi ynë i madh i cili na ndërlidh me temat që u ka rënë misteri, megjithatë ai i bën të dashura, dhe brezat që vijnë i detyron të ndjehen krenarë! Sepse:

Pa shihni ç’ gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe e dlirë,
si gjuhë perëndie!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 8:49 pm

Në realitet, kush nuk do t’i përkasë cilësisë së tillë?! Kush nuk do të përpiqej ta flasë atë pos djajve të cilët me çdokusht u përpoçën ta fshijnë nga autoktonia e saj me aneks administratat barbare! Megjithatë, meç ishte e cilësuar si e tillë nga Naim Frashëri - monumenti i virtytit dhe vetëflijimit kombëtar, ajo përkundër gjithë tendencave të perandorëve, bashkë me shqiptarët në çdo skaj të botës përjeton një zhvillim karakteristik! Në këtë proces të zhvillimit është edhe Lëvizja për liri kombëtare! Ajo i ka marrë nuancat e një përbetimi të përhershëm të shqiptarëve të cilët që nga lindja e deri në vdekje e mbajnë si amanet dhe gjatë gjithë jetës së tyre përpiqen ta sëndërtojnë:

“ Shqipëri ti më jep nderë, më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”.

Gjithë kjo jehonë e ndërgjegjes sonë kombëtare nuk është vënë kurrë në binarët e mohimit të vlerave të të tjerëve! Për ato, Naimi gjithmonë ka pasur respekt dhe ka ofruar bashkëpunim! Ai në kuptimin e këtij krijimi ka ringritur shpjegimin i cili hyn në misionin e ndriçimit për rreshtimin e drejtë dhe përcaktimin e plotë të Atdheut, kombit dhe gjuhës së tij, pa të cilat as që do të bëhej trashëgimia, as kultura, as trimëria! Me një fjalë, historia do ta ndjenjte mungesën për ta shkruar efektin e të ngjarave që mbeten epope të papërsëritura! Ashtu siç mbeten unikate edhe krijimet artistike të Naim Frashërit për vetëflijimin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët:

Do të tretem , të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 9:07 pm

Dialog me të dëbuarit nga Kosova 1998 – 1999!



KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS



Përmbajtja e lëndës



1. VELADONI I NËNSHTRIMIT!

2. FLAMURI I BARBARISË SËRBOSLLAVE

3. AMSHIMI I MALLIT, DHEMBJES!

4. KUR TË NDODHË ORËMIRA!

5. KOSOVA - LULEGJAKU I DHUNËS

6. KUSH DO TË FLASË PËR DREJTËSINË?!

7. PO I BIE ERA RETË E ZEZA

8. DIOPTRIA E PAMJEVE

9. BASTARDËT E PËRFUNDIM SHEKULLIT XX



Shkruan: *: Ferit RAMADANI *

Kërçovë, 14. XII. 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 9:07 pm

1. VELADONI I NËNSHTRIMIT!



Kohë kthesash!

Në stacionin e veprimeve doli koha e shthurrjeve. Rrënohet mirësia! Goditet ! Deri në ekstrem shtypet ringritja e saj! Modelet sërbosllaviste duan të mbijetojnë !Të shtypin! Të dhunojnë! Nënshtrojnë!

E për çka trumbetojnë paqëruajtësit?!

Për çka turfullojnë luftënxitësit?!

Po Kosova Lulegjaku i dhunës shekullore ?!!!

Procesi i demokracisë zhvillohet binarëve të standardit që sjell vdekje në sitinë! Fati i kohës matet me varre që hapen në seri! Në vazhdimësi ! E satanët mbajnë samite djallëzie! Në boshtin e kryqit të thyer endin veladonin e kobit, si t’ia shtijnë flakën Ballkanit. S’i t’i zhdukin nga jeta të gjithë ata që e duan lirinë ! Pavarësinë ! Si Kosova !

Po! Një shekull kob e mallkime mbi shqiptarët! Ka jehuar Ora e Zezë! Robëria! Ndarja! Përçarja!E megjithatë mbijetimi i qëndresës xixat e shpresës si sytha blerimi i rriti. Edhe në zjarr! Edhe në flakë! Edhe në burgje e mërgim. Dhe , ata u nisën ta kërkojnë të mbarën! Urtinë! Të drejtën ! Të vërtetën!

Nuk ishte punë e lehtë!Gjithë ajo ekstazë misteresh i endi udhëkryqeve të fatit që ua kishte rrëmbyer Kulti i Faraonit Sërboderr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 9:08 pm

E pas tij pa u hamendur , me boshësi në veprime pranuan gradat në gjoks oborrtarët ligaqë! Për qyqari u shpallën shenjtorë! Dhe, aq duheshte për një lamsh që kishte nisur të ngatërrohej! Vetëm aq , për t’ia hapur derën katandisë! E pastaj? Deri në vetëflijim u përballën sërish shqiptarët për një botë të re! Për një jetë të lirë! Për një rregullim sipas modës botërore! Sipas Evropës! Amerikës !

Dhe u ngritën kornizat !Skemat e murtajës së Kaukazit u zbehën nga një dukje e re! Nga tjetërsimi i ri në përballje!Por s’u zhdukën shprehitë! Ato të krimit! Të barbarisë sërbiane! Dhe në tokën e Sfinksit sërish Gogoli u shpallë i parë! Rrëmbeu piramidën dhe nisi të veprojë! Gjithkah me një ngritje bizare për esakalim. Për tendencë konfliktesh. Për ndjenjë nënshtrimi fliste. Dhe buzëqeshte shpesh. Dhe, lëmonte këlyshët që i lëpiheshin për një copë kulaqi. I shkonin pas me bishtin kular dhe ia lëmonin! E ai pastaj i merrte pas. Ua varte përqafe torbën - diplomatike, e me ndermethanë, ua mbushte kokën me byk ! Dhe i turrte deri sa djerësinin për t’ia përligjur robërinë!

Eh! Ç’kohëra dolën në skenë!, do të thoshte Shekspiri. E do të shkruante aktet për dramën me përmbajtje ku degjeneron embrioni i një eufemizmi politik. Dramën mbi parlamentarët ligaqë të dekadës së fundit të Shekullit Burg! Dramën se si në prezencë të Botës, makineria e sërboderrave gjithkah përpiqet të nxierr e pastaj të veprojë sipas ligjeve që mbjellin vetëm vdekjen dhe vegjetojnë zezonën! Gjithkah nga e kanë shtri çizmen e robërisë! Dhe kryqin e thyer të derrave të kaukazit!

Jo! Jo! Jo! S’pajtohen të nënshkruajn për paqën!

Ne jemi sovranët!, çirren tiranët. Jemi shekullorë! Qyshkur e kemi pushtuar Piramidën Shtypëse! Dhe do t’i shtypim ballkanikët në emër të Svetisavës, dhe me bekimin e Boris Derr Jellcinit! Për Millosh Viq Derriqin! Të gjithë si ai e pas tij do të shkojmë!

Urraaa! U duartrokit turma e gjaksorve! Krimin përkrah!

Nëpër ditët e Apokalipsës kalon Kosova!

E përndjekura! E burgosura! E robëruara!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani EmptyWed Mar 26, 2008 9:08 pm

Sipas dëshirës së derrave të Sërbisë, vritet e pritet! Digjet e shkon flakë qysh nga dymbëdhjeta! Edhe më dyzetën u dogj dhe u shkrumua! Mbetën shqiptarët në Srem e Tivar! Në Goliotok e Gradishkë! Në Idrizovë!Kaptinë e veçantë e një drame ku dredhia e Budimir Lonçarëve e Llazarëve u hidhëte hi në sy botës, si barin kur ua hedh gomarëve! Dhe pëllisnin të madhe:

- Jemi të rrezikuar nga separatistët, irredentistët !

Për të heshti Bota ! Heshti edhe kur dekretuan ligjin e rendit! Ligjin e qetësisë! Ligjin e dajakut! Ligjin e taksave! Dekretuan ligjin për mbulesën e veprimeve të policëve!Vrasësit! Dekretuan vjedhësit! Të trashen! Të stërviten! Të godasin; Në emër të ligjit ! Në emër të Kushtetutës së kanibalëve të Sërbisë! Gjaksorëve!

Bota heshti! Se pa të udhës të dalin jashtë kornizave të sistemit shqiptarët! Se kushedi çka mund të bëjnë!Ashtu siç janë e përbrenda të kërkojnë hapësirë! Në atë Tabu të vazhdimësisë së sfidave! Aty ku sa herë Kryefaraoni i Moskës fërtizi dhe i bëri fërlik për drekë e për darkë! Si tashti që përpiqet për nipërit e stërvitur të Dedinjës t’ua thajë damarin e mushkëritë shqiptarëve. Frymëmarrjen t’ua farojë!

Deri kur njerëzimi do të vuaj ?

- Deri kur të përkrahet fara e derrit serbosllav!, than intermediatorët e Botës për murtajën e shekullit!

T’i bijmë e ta shporrim !

T’i bijmë!

Goditje dëgjohen! Digjen e vriten njerëz! Rrënohen shtëpi! Vargani i gjatë i shqiptarëve nëpër katandi !

Kanibalët sërb janë çmendur e s’u bie ndërmend për të nënshkruar paqën ! Bota për parime vepron! Me fazën e parë! Të dytë ! Të tretë! Dhe sërish mblidhet e kuvendon për shtegdalje! Për mirëkuptime! Për pajtime!

Me cilin doni pajtim?

- Mes shqiptarëve e sërboderrave! Të bashkëjetoni!

Mesazh që vjen e tingëllon si vdekja vetë! Dhe sërish del i heshtur e kthehet jehonë:

-Mosni! Mosni!

Pak gjak e plagë kemi derdhur ne shqiptarët?

Pak rrënime e dëbime!

Nuk ju shohin sytë!

Nuk u kanë dëgjuar veshët?

Me gjarpërin nuk jetohet! Me ugurzinjt e njerëzimit!

Vetëm ne shqiptarët e dijmë kush janë gjaksorët!

Në emër të paqës, të mirësisë, të urtësisë shtypni në kokë këta djaj...! Nëse e doni lirinë! Nëse e doni pavarësinë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ferit Ramadani Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit Ramadani   Ferit Ramadani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferit Ramadani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani
» PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: