|
| Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani | |
| | Autori | Mesazh |
---|
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:41 pm | |
| Ferit Ramadani KUR’ANI - POROSIA E MADHE Kur flitet e shkruhet për një vepër siç është Kur’ani – Famëlartë, fjala e All’llahut xh.sh., i përmbledhur dhe i shpallur për njëzet e tri vjet nga frymëzimi dhe porosia që e përcolli Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s , nuk mundet të mos theksohet boshti i përshkrimit unikat që përbrenda çështjes së zhvillimit njerëzor trajton shumë risi , ndërsa nëpër breza , trajtohet qoftë përmes mishërimit shpirtëror të popujve, qoftë përmes inkuadrimit institucional të sistemeve që bëhen bartës të imponuar për ta zgjëruar botëkuptimin e fesë. Edhe për fenë Islame janë prezente mendimet e tilla. Megjithatë, Kur’ani, në Islam është një vepër që ka mishëruar Urtinë – kur shkalla e prapësisë shfaqej dhe shfaqet dita sot, për hir të rrethanave të zhvillimit të xhelozisë për të dominuar njëri mbi tjetrin. Kur’ani institucionalizon të Vërtetën dhe qëndron kundër të pavërtetës që krijohet nëpër aparate e rende të ndryshme të sistemeve shoqërore e shtetërore . Kur’ani edhe për nga aspekti praktik e sendërton të Drejtën kundrejt synimeve që të rrënojnë me padrejtësi që rrëmbejnë përmasat e përditshmërisë sonë. Gjatë gjithë kësaj kohe sa kaloj, 14 shekuj, Kur’ani, kur e kur, pati tendenca që pluhuri i harresës ta mbulojë e ta fshijë pa gjurmë e pa nishan. Kur e kur, Kur’ani kaloj nëpër zgripe e katandi . Por, sot, e paskëtaj, Kur’ani shfaqet e do të shfaqet si Porosi e Madhe , ku njeriu do ta kuptojë dhe do ta ndjejë çdo të thotë jeta, do ta kuptojë dhe do ta ndjejë gjallërinë dhe vakumin e krijuar nga ata që u përpoqën ta zbehin , por kurrë ta mposhtin, apo ta nxjerrin nga binarët e Ligjit preciz të Krijimit të Gjithësisë, e cila, do të jetojë e do të zhvillohet për aq sa ia ka nda All’llahu . Edhe pse, gjatë kësaj të kaluare shekullore, për Islamin pati tendenca të ngushtimit, Kur’ani pati ngulitje në frymëmarrjen shpirtërore të njerëzimit, i cili, në shumë variante përpjekjesh e ruajti dhe e kultivoi moralin që ta bëjë jetësimin e përballimit me gjithçka se: Mbi të gjitha Kur’ani është fjala dhe vepra e Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit, Fuqiplotit – All’llah! Brendia e një domethënie për nga kuptimi i të rrëfyerit, të jep të kuptosh tërë qëndresën e përhershme të Krijimit të Gjithësisë. Kjo dëshmi u bëhet ritual i pranimit të gjithëve por, e pranojnë ata njerëz të urtë të brezave që ngado të shkojnë do të përballen me parandjenjën se: All’llahu i ruan nga e keqja sa herë t’i lutesh, ndërsa, për çdo çast ua shikon gabimet, ndaj, ata ruhen nga ato. Në këtë klimë dhe në këto rrethana të jetës është përforcuar ndjenja se binarët e kësaj qëndrese mbahen me zbatimin e rregullt të detyrave kryesore të Islamit, gjegjësisht , me zbatimin e sharteve të Islamit. Vetëm atëherë pretenduesi i këtij niveli mundet t’i arrijë, t’i prekë, mbase edhe t’a hapë derën e Xhennetit, që të hyjë e të prehet në botën e Ahiretit . | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:42 pm | |
| Gjithë kjo është sfida e shpalljes se si do të bëhet përulja ndaj Krijuesit , i cili, ua bën të mundur dhe është tolerues për pamundësitë që, jeta ua nxori njerëzve . Kjo shkallë e përhershme e mirëkuptimit dhe e trajtimit që i përfill drejtë veprimet dhe lutjet e njerëzve që punojnë në bazë të Kur’anit i shpie ata nën ndikim të drejtë për drejt të All’llahut, prej ku lind e zgjerohet rrethi i bashkëpunimit, i bashkëjetesës dhe synimeve të përhershme të bashkësive të njerëzve që duan mirëqenie dhe zhvillim të vlerës së barazisë.
Shikuar nga ky këndvështrim, në prizmin e trajtimit del haptazi se Kur’ani në vete jo vetëm që i ka të gjitha, por, duke pasur edhe kodin special ai njëkohësisht i hap çështjet dhe flet për to me tabanin e fortë të elokuencës se hapi i përparimit dhe shkalla e krijimit të një lumturie nuk i takon vetëm kësaj jete të materializuar, por, ka edhe më shumë se kaq që shpie deri te arritja e lumturisë shpirtërore, e cila, lumturi arrihet atëherë kur krijesa e Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit, Fuqiplotit - All’llahut , Njeriu , tenton që nga fitimi qoftë në dituri e, qoftë në pasuri ta shpërndajë atë drejtë dhe me një qëllim që t’i ndihmojë të tjerët për aq sa ai ka mundësi dhe për aq sa , të tjerët prej tij kanë nevojë. Në mësimet e Kur’anit, jo rastësisht është bërë shtyllë kryesore detyra e Zeqatit, sepse, krijon mundësitë e boshtit prej ku nis rrjedha e kanalit të ndihmave që u del brezave në përballime kur janë të vënë në relacionin e gjendjeve: I pasuri – i varfëri; i punësuari – i papunësuari; i riu – plaku; prindi – fëmija. E, në shumë raste janë në përballje i shëndoshi – i sëmuri.
Në këtë rrethxhirim shprehet gjithë trajtimi i racionalitetit të Kur’anit që krijon relacione për të vërtetën e ndodhive jetësore, mbase, prej saj ndërlidhet edhe me pasojat se çka mund t’u ndodhë po atyre brezave nëse ata, për hir të gjendjes që kanë dhe pozitave që arrijnë në pushtet, bëhen përbuzës të detyrave të përcaktuara në Islam, apo predikues të veprimeve dhe të furnizimeve me mall haram. Në këtë segment ku bashkëveprojnë njerëzit duke kryer detyrat e Islamit, ashtu siç trajtohen në Kur’an, krijohet një linjë e përgjithësuar e njësimit se , ashtu siç është shahdeti, namazi, ramazani e haxhxhi, detyra shpirtërore, trupore e materiale , po aq si detyrë e njëkohësisht, është obligim edhe zeqati, i cili përgjatë jetës së njeriut qyshkur lind , rritet , zhvillohet e plaket, ai, ka nevojë për t’u ndihmuar, e njëkohësisht , në këtë periudhë, ka mundësi edhe të ndihmojë… ! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:43 pm | |
| 1. LIDHJA E TREFISHTË NË KUR’AN
Vlera e të shprehurit në Kur’an është e një domethënie të veçantë. Aq më e theksuar bëhet ajo kur hy në jetësimin praktik të përditshmërisë. Qyshkur platformën e Islamit e predikonte Muhammedi a.s., ai e përjashtoi tutelën e dorës së fortë. Kështu, fitoi një përmasë të madhe krijimi i bindjes dhe urtisë që sado që rrjedh koha , bëhet qartësimi ndër breza se një qëndresë e tillë ka mundur t’i bëjë ballë batërdisë së jobesimtarëve , apo kundërshtarëve të Islamit vetëm nëse shfaqja e tij është bërë përmes atyre që vërtetë ishin të shenjtë. Në këtë dimension fitohet përshtypja se Kur’ani me aktualitetin dhe me funksionalizimin që merr, tek njerëzimi, krijon hapësirën e veprimit të Islamit se është një e vërtetë që duhet, një e drejtë legjitime dhe një urti parimore. Në këtë lidhje trefishe të këtij kulmi del se Kur’ani në vete përfshi botëkuptimin e një çlirimi rrënjësorë, esenca e së cilit mbështetet në domethënien se : Ai që lind – vjen në jetë – ndaj duhet të ketë tabanin e një arsyeje për zhvillim , që mbështetet në atë se sa ia ka fal All’llahu ta arrijë atë. Pavarësisht prej kësaj, se ku është i përkufizuar nga të parët e tij, njeriu, duhet ta gjejë vetveten. Ndërsa, në mësimet e Kur’anit ai ka mbështetje për të fituar nivelin se ai i cilësdo ngjyre, race apo gjinie qoftë, është njeri.
Por, çështja e së kaluarës dhe e përditshmërisë sonë ushqehet dhe ngryset me përmasa të influencave të ndryshme qoftë për hir të besimeve apo të mosbesimeve. Mbase kjo përmasë bëhet edhe ma e theksuar kur del influenca e dominimit të bllokut politik apo influenca e dominimit të bllokut tjetër fetar. Është një e vërtetë e përhershme se Islami nuk e ka ngritur kurrë dorën e dominimit për të realizuar qëllimin dhe interesin e vet që të fitojë prestigj. Edhe kur është ndeshur nga rryma të forta që patën qëllim të përcaktimit të karakterit në besim, e pastaj, për hir të një “emancipimi” të shkallës së lartë të njeriut dhe zhvillimit ekonomik që krijohej, zhvillohej propaganda qëllimkeqe dhe goditëse e Islamit. Realiteti praktik edhe pse diktonte mirëqenie të tepruar , ai binte në sjellje, binte në moral.
Kur’ani me mësimet e tij është faktori ma i madh si të mbrohesh nga e keqja. Ai është në mospajtim të përhershëm me shtrembëruesit e sharteve të Islamit. Për hir të atyre dukurive të këqija u nxitën dhe u rrëmbyen nga valët e turbullta të arsyes shumë breza të njerëzimit dhe krijuan shterpësi në gjendjen shoqërore. Me, një fjalë, e mbushën atë me dhembje, plagë e tragjedi. Megjithatë, gjithë ata që ishin prijës të këtyre tundimeve , si përfundonin kur ishin në pragun e vdekjes. Ata, edhe dita sot ri përsëriten. Shfaqen gjithkah. Ata për hir të pushtetit turren të zaptojnë kulltukë që prej asaj pozite ku influenca është e madhe, bëjnë trysni për gjithçka duke harruar se dalin nga besimi, nga Islami. Ata, nuk mbesin as në kornizat e kombit, gjuhës, traditës. Ata kërkojnë shtigje të përmasave të tjera ashtu siç pretendoi djalli, e pas tij Keopsi, apo Lehebi…Megjithatë këto shtigje përfundojnë dhe vetë pretenduesit përjetojnë zhgënjim. Ata më kot përpiqen të rikthehen ku duhet. Për ata është vonë. Ndaj, të vetmuar mbesin në udhëkryq!
Ata që krijuan një vetëdije nga mësimi i Kur’anit , ata që nuk lejuan thyerje dhe mohime të All’llahut dhe Islamit, nuk përjetuan as rënie të tilla si krijesa të All’llahut. Nga forca e argumenteve të bëjnë të mendohesh . Ndërsa nga lidhja e një tërësie trefishe njeriu i përcaktuar në Islam nuk mundet të humb e të katandiset kur ka gjykimin e drejtë , mendjen e pastër, shpirtin e moralshëm, qofshin ata edhe pa asnjë fije pushteti. E kundërta ndodh me të gjithë ata që për hir të pushtetit që kanë , e përdorin atë sipas ndikimit të pijeve dhe hajeve të ndaluara, krijojnë mundësi dhe shtigje të mbesin narkomanë të përhumbur . Tek ata nëpër të gjitha portat e jetës dhe të shpirtit depërton padukshëm shundi dhe prostitucioni, dhe ata, kushdo qofshin në gradat e pushtetit përfundojnë në udhëkryqin mister të jetës atëherë kur krahas peshës së pleqërisë edhe për atë që ishin jobesimtarë, ajo u hakmerret .
Prandaj, të ndikuarit nga mësimi i Kur’anit kudo qofshin të përcaktuar në Islam apo në botëkuptime të tjera fetare, nuk e harrojnë kurrë se lindjen e një fëmije e presin ashtu siç e ka dashur All’llahu. Jetën e një njeriu e kuptojnë si mundësi për t’u mirëkuptuar e për t’u përkrahur me marrëdhënie korrekte e humane, sepse mbi të gjitha All’llahu ia ka dhënë mundësitë çdo krijese siç, ka dhënë edhe pëlqim për jetë. Sipas mësimit të Kur’anit del qartë se nuk duhet bërë pengesë as ngarkesë e tjetrit, sepse atëherë vetëm shpirtin tënd e ke ngarkuar. Prej kësaj del bindja se edhe në ndarjen e kujtdo qoftë nga kjo botë, me ndërgjegje e me moral ndahen të përudhët e Islamit, sepse ata kanë njohuri dhe dinë si të ndahen, aq ma tepër kur ndahen me shehadet … | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:44 pm | |
| 2 . KONSUMI I VLERËS SË KUR’ANIT
Kur’ani si botëkuptim i predikimit të Islamit ka qenë i rrënjosur në shpirt dhe në mendje të brezave. Ashtu si ka mundur të ruhet, pastaj, si ka mundur të kuptohet, sepse, për shumë arsye të shkrimit në gjuhën arabe, ashtu siç është bërë shpallja e tij, komunikimi masiv ka qenë i pamundur. Ata që e pranuan Islamin por që në përcaktimin kombëtarë nuk ishin arabë dhe në komunikim të përditshmërisë patën gjuhën e vet amtare , nuk e humbën vazhdimësinë e mësimit ritual të Kur’anit . Ata me një reciprocitet të lartë e vendosën kuptimin e drejtë të shprehive domethënëse të Kur’anit në tërësi, dhe të ajetëve të tij si veçanti.
Kështu ndodhi edhe me shqiptarët. Konsumi i vlerës së Kur’anit ka mundur gjatë kësaj periudhe shumëshekullore të kishte edhe shumë përcaktime e kahe kuptimesh më të gjëra, por, për atë se në shumë raste Kur’ani është mësuar si ritual e kurrë nuk ka pasur mundësi që në institucione të shtrihet që të dominonte domethënia e tij. Atij një studim për aspektin e zhvillimit njerëzor ende nuk i është bërë i plotë. Megjithëse, aty këtu kanë dalë shumë trajtime për aspektin e zhvillimit shpirtëror.
Për atë se bëhet ballafaqimi i predikimeve fetare njëkohësisht ballafaqohen edhe blloqet politike deri tashti është bërë çka mos që Islami të mbesë aty ku ndodhet sot. Ndërsa Kur’ani të trajtohet vetëm si një ritual lexues nëpër faltore. Ndër shqiptarët ende ka mbetur doza e shtrëngimit nga dora e padroneve shtypës. Realiteti flet për rrënime të mëdha të xhamive. Bilanci i krimit nëpër këto vende është shumë i trishtuar. Janë asgjësuar librat. Janë torturuar ata që bënin predikim fetarë. Megjithatë , edhe pse mungoi mirëkuptimi për Islamin, veçmas mungoi mirëkuptimi për pejgamberin Muhammedi as., që u shpreh pastaj, se në përgjithësi mirëkuptimi mungoi edhe për All’llahun . Ka raste të tilla edhe sot. Ca kombe, apo individë të atyre kombeve siç janë sllavët e shajnë çdo gjë duke filluar nga Zoti, buka , dielli …
Shqiptarët që patën mësim nga Kur’ani e ruajtën me kujdes xixën e shpresës për All’llahun, për Kur’anin dhe me fenë Islame patën shpresë se mund të hapin e të arrijnë në shtigjet e një mirëqenie dhe lumturie. Për këtë arsye ata patën një interesim të madh dhe e ruajtën përcaktimin fetarë në një përmasë shumë të gjerë, duke pasur bindjen se vetëm feja Islame mund të na ruante nga e keqja, nga asimilimi që ishte pretendim i madh sllav që në këtë anë deshi të na shfarosë. Veprimeve të tilla ata ua shtuan edhe përdorimin e haram ushqimeve , ua shtuan predikimin e rrejshëm, amoralitetin, shundin, primitivizmin e botës së “emancipuar” . Ata kështu do ta kishin ma lehtë që robërinë ta rrënjosin mbi ne e në territoret e Pollog - Pellagonisë.
Duke e njohur përmasën e kësaj dukurie në këto territore ku hordhia e sllavëve bëri të paparën për ta shtypur Islamin e krahas asaj , se si u ballafaquan besimtarët e Islamit për ruajten e fesë me devotshmëri e dashamirësi të mishëruar në shpirt e në zemër ua përcollën brezave t’i shpëtojnë nga rreziku i asimilimit . Ata kudo që lindën , edhe atje ku punuan, por, edhe atje ku mërguan për kafshatën e bukës, me mësimet e Kur’anit ia arritën qëllimit. Domethënien e errësirës që ia veshën qëllimkëqinjtë e Islamit e kuptuan edhe vetë, se ajo nuk qëndron. Ata e hetuan se një pjesëtar i Islamit është çdoherë i gatshëm për veprime të mira. Megjithatë, ata duke qenë të ngarkuar me urrejtje e kanë ndezur gjithmonë sinjalin e kuq për fenë Islame, dhe akoma e mbajnë në shënjestër çdo pjesëtarë si të rrezikshëm. Por kjo, nuk do të thotë se nga Kur’ani ata nuk nxorën mësime që përpiqen t’i realizojnë për qëllimet e veta. Ata edhe në grupe edhe në përmasa e ndoqën mësimin e Kur’anit dhe nga xhelozia siç duket nuk janë të gatshëm që ta pranojnë urtinë e mësimit të tij. Shkurt, që ta aplikojnë në praktikën e përditshme mësimin e Kur’anit dhe të Islamit si fe, ata duhet ta zbulojnë shpirtin e tyre të zi të krijuar nga shterpësitë që u nguliten gjatë liturgjive absurde që mbahen nëpër kisha e nëpër sinagoga të ndryshme ku e përdorin fjalën AMIN . Por, ata janë përbetuar se do të shërbejnë sipas asaj që i ka rrëmbyer djalli , për të ngërdheshur dhëmbët e perandorëve barbarë.
Në këto vështrime, e nga këto hapësira ku janë përcaktuar ata që predikojnë Islamin qoftë në shkallën e lindshmërisë që është dhuratë dhe gëzim që ua fal All’llahu e jo prapambetja, siç i plasojnë në shkarravinat e tyre qëllimkëqinjtë , qoftë për nga forca dhe shkalla e qëndresës për ta përkrahur njëri – tjetrin flet se edhe në kohën e një robërie të thellë e plot tortura që në shpirt e në trup e ndjeu edhe Muhammedi as., dhe bashkëkohësit e tij , ndërsa sot, po atë dhunë e terror e ndjejnë edhe shqiptarët dhe shumë predikues të tjerë të Islamit. Megjithatë, mbi ne dhe mbi ata “nëntëmbëdhjetëshi vigjilon” në ndjenjën e humanitetit dhe të urtisë. Mbase edhe shpëtimi vjen nga mësimet e Kur’anit – Porosia e madhe e shpallur nga All’llahu xhsh.- Krijuesi i Gjithësisë… | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:44 pm | |
| 3. DIMENSIONI I KUPTIMIT TË KUR’ANIT
Duke e lexuar Kur’anin apo duke dëgjuar për të, qoftë në xhami apo siç ndodh të shpeshtën të flitet nëpër dhoma ku shënohen përvjetorët e lindjes se Pejgamberit Muhammedi as., në mevlude, bie shpesh fjala për mësimet e Kur’anit . Pikërisht në ato çaste zgjohet apo lind kureshtja për t’u kuptuar e drejta e mësimit të Kur’anit. Megjithatë mu atëherë ndodh paradoksi për dimensionin e kuptimit të Kur’anit, varësisht se cilën domethënie apo se si e shpjegon hoxha... Në këtë drejtim , janë angazhuar , mbase ia kanë arritur ta plasojnë elokuencën se Kur’ani assesi nuk bën të preket e të flitet për të, pa e pasur abdesin . Megjithatë , nuk e kanë plasuar se është shumë mëkat pa e pasur Kur’anin çdo shtëpi e çdo familje.
Sot ndeshemi me shumë njerëz e me shumë raste që krahas interesimit që e kanë për Kur’anin , ata kanë edhe vizion për ta vlerësuar domethënien e tij. Sepse, Kur’ani – porosia e madhe , është mbi të gjitha edhe dëshira dhe urdhri i All’llahut që njerëzit duhet ta miratojnë e me pas ta zbatojnë që të arrijnë atje ku preferohet nga Krijuesi i Gjithësisë. Në këtë hap që shpie drejt diturive të tij , as i ngrit e as i ul vlerat nëse ai hapet në horizontin institucional të arsimit, ku brezi i ri shkollohet . Sepse, edhe në shtigje të tjera fetare që nuk i binden Islamit përpiqen t’ia shkëpusin brendinë e domethënies dhe në të gjitha kuptimet e mësimit nga Kur’ani, përpiqen të shpërndajnë revizione të reja .Të tilla risi në Islam ka pasur , por sistemi i zhvillimit të Islamit , sidomos mësimet e Kur’anit nuk kanë pësuar. Ata mund të mbesin në brendinë e asaj esence të lidhjes së trefishtë dhe origjinale. Aftësia për ta kuptuar një vepër të tillë si Kur’ani nuk u takon autorëve as veprës së tillë që synon përshtatjen. Ajo i takon qasjes studiuese për të . I takon nivelit të personave që duan por kurrë nuk ia arrijnë saktësisht ta shtrojnë domethënien e Kur’anit që të afrohet për të hy në praktikën e përditshmërisë ku, as me anë të sistemit, rregullave dhe principeve njerëzore, ku bëhet mishërimi i kryerjes së detyrave shpirtërore, trupore e materiale të Islamit, ashtu siç i ka edhe parimet se pa namaz e pa punë nuk ka as xhehnnet, nëse për të paraprakisht , nuk ka dhënë urdhër All’llahu. Në kuptim të mishërimit shpirtëror raporti i sendërtimit të sistemit të Islamit ka krijuar obcionin unik, edhe obligimin që duhet kryer për së gjalli , por në rrethana e kushte të së mundshmes, ka lejuar raste, ashtu siç parashihen mundësitë për agjërimin, zeqatin dhe haxhxhin.
Në këtë kontekst lidhja e trefishtë e tij zgjon kërshërinë te njeriu, por ai kurrë nuk mundet ta përmbyllë ose ta zbërthejë mistikën e gjithë asaj mrekullie të krijuar në atë gjithësi të krijimit të strukturës së librit të shenjtë siç është Kur’ani. Sado që të hyjë njeriu në përgatitjen teorike apo në studimin e dimensioneve në Kur’an, atij i mbetet shumëçka pa ia arrirë që ta kuptojë, e pastaj ta zbulojë atë tërësi komplekse .
Në praktikën e këtyre parimeve ka dalë dhe ka rrezatuar shumë sekrete e mrekulli domethënia e Kur’anit. Qoftë në vlerësimin për të mirë, qoftë në vlerësimin për të keq , njeriut, si krijesë e All’llahut, Kur’ani ia shpjegon jetën që nga momenti i zanafillës, e deri “kur të fryhet në Sur”. Megjithatë, ashtu siç mbetet mister rënkimi i lindjes, edhe përsiatjet jetësore, krijojnë po ata rënkime, për atë se jetën të tillë e kanë shpjeguar edhe pejgamberët, se është e ngarkuar me barrë e me halle. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:45 pm | |
| Qysh në hapin e parë të jetës qeniet e gjalla dhe njeriun , i shoqëron ajri i padukshëm që ua mundëson frymëmarrjen. Çfarë kujdesi , e çfarë rëndësie i kushtohet atij ? Po hajeve dhe pijeve haram ? Ndërsa mushkërive të trupit gurgullon çdo çast ajri dhe pa të jeta nuk mundet !
Lidhja më e fortë e njerëzimit është bërë qysh nga Ademi as. Atëherë, prej ku gjithë këto dallime të kësaj race që kanë një emërues të përbashkët prej nga vijnë në jetë. Por, për jetën nuk është vetëm kjo domosdoshmëri. Për të jetuar njeriut i duhet ushqimi, tambli, uji, buka, mishi. Ato të mira materiale që kthehen në artikuj të domosdoshëm për zhvillim e për të jetuar. E megjithatë kanë një gjenezë të krijimit. Po ashtu si dita e nata që shndërrohen përpara syve tanë .Si stinët e vitit që vijnë pa u vonuar dhe bëjnë domethënien e vet. Po ashtu edhe njeriu vjen në këtë jetë t’i prekë gjithë të mirat hallall, që vijnë nga All’llahu, e njëkohësisht të kënaqet me mësimet e Kur’anit. Gjithë kjo nuk arrihet njësoj. Sepse , secilit nuk i bie ndërmend se tok me këto ndryshime që bëhen gjatë ditës e natës, gjatë muajit e vitit, gjatë jetës, janë prurje prej atij që i ka caktuar, por njerëzit duan t’i përvetësojnë e t’i kenë përgjithmonë deri në pavdekësi. Ndërsa, padiktueshëm ecin në përfundim. E për ku ecin ata vallë, u bie ndërmend ? Me çka arrihet atje ? Me pasuri? Me forcë ? Me krime ? Jo!
Ja! Kjo është bota e ndërlidhjes që të shpie tek harresa e obligimeve shpirtërore . Kjo është tendenca që të largon nga detyrat primare që duhet kryer me urti. Kjo është jeta që perëndon dhe në vend që të krijosh suksese që duhen dhe vetëm si të atilla mund të shënohen, krijohen prapësi, çudira dhe dhunë, që janë kundër çdo dëshire e urdhri të All’llahut. Në vend që të nisen përpjekjet për të krijuar diçka , synohet që të kalohet jeta duarkryq e duke pritur dhe ëndërruar me kotësi se nga qielli do të pikojnë të mirat. Mund të bëhet përjashtim, se gjallëria e tokës është shiu që bie nga qielli, por, kuptimi i tillë e ka dhe domethënien tjetër, se nga qielli nuk bie e mira nëse nuk i turresh që atë ta bësh vetë . Pra, edhe mësimet e Kur’anit do të bëhen praktike nëse synojmë dhe nisemi t’i realizojmë ato.
Për ta futur në jetën praktike mësimin e Kur’anit të krijuar si mishërim dhe bindje shpirtërore, na duhet ta shohim dhe ta kuptojmë vetveten ku e kemi. Ky nivel i këtij kuptimi është shpallur dhe është shprehur shumë herë në Kur’an. Ai është i ndërlidhur me realitetin dhe në linjën e trefishtë të arsyes dhe të bindjes që na sprovon. O njeri ! Eja dhe hy në këtë rreth për të parë isharetët e një jete që preferohet të jetë e ndershme e për hir të rrethanave dhe asaj dëshire që lind si grykësi mos u përçudno! Se bëhesh katran ashtu siç e merr ngjyrën dita e kthjellët kur ngryset dhe befas ia nis shiu. Pra, në jetën pa iman ka pandershmëri. E jeta e pandershme mund të jetë e turbullt dhe me ngarkesa të veprës së keqe e cila rrezaton vetëm errësirë dhe kurrë dritë .
Në mësimet e Kur’anit gjithë këto botëkuptimeve janë shtruar për mirësi, për mirëqenie, për bashkëveprim dhe bashkëjetesë. Ky integrim i përhershëm i njerëzve sipas Kur’anit, i ka detyruar të gjithë të pushtetshmit të krijojnë strategjitë se si mund të mendohet edhe për pushtimin e qiellit, tokës , detit... Po për ahiretin ? | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:45 pm | |
| Në botëkuptimet e mishërimit shpirtëror nuk mund të flaken lidhjet prapavajtëse. Shpeshherë ato janë bazë e madhe që nisin prej gjyshit – djalit – nipit, dhe krijojnë klimë për zhvillimin e një rrethi ku ringjallen shumë gjëra që identifikohen në trashëgimi . Për atë themi se gjithçka ka një qendër rreth së cilës rrotullohet. Apo, “ gjithçka ka zemër “! Ndërsa zemra e Kur’anit është Ja’sini, prej të cilit do të citojmë ajetët 82 dhe 83, ku thuhet : “Mjafton urdhri i Tij, vetëm t’i thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Prandaj qoftë lartësuar Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha , dhe te ai do të kthehemi “.
Ky rreth xhirim i këtillë lë përshtypjen se në të njëjtën kohë botës së krijuar edhe i plaken edhe i rriten , edhe i lindin edhe i vdesin vlerat qofshin ato me moshë të vjetër, apo me moshë të re, ku kuptimet herë do – kurdo shkojnë e vijnë në një domethënie se i Gjithmëshirshmi, Fuqiploti, All’llahu, kur do e çka do rregullon dhe kontrollon.
Në këtë përkufizim të kësaj lidhjeje del sheshazi pasqyra e të reflektuarit se si plaku po rënkon nga dhembjet e nga barra e shpirtit mu në vitet e pleqërisë së thellë dhe dita – ditës po përpiqet të përmbushë përbetimet, lutjet, namazin , ndërsa biri turret e turret pas punëve e ngarkesave që i dalin apo që i krijon për hir të dëshirës së madhe për të arritur pozitën materiale, politike, kulturore në një ane e duke i lenë pas dore detyrat e Islamit. Ndërsa nipi, i përkdhelet jetës për t’u kthyer në idenë e përcaktimit fetar. Në këtë përmasë të këtij shembulli mund ta fusim Pollog – Pellagoninë që për hir të ngushticave të damarit Islam u deshtë që të kalojë nëpër katandi të përndjekjeve dhe t’i qëndrojë besnike rrënjës shpirtërore ku popullata e përcaktimit Islam dhe shqiptarët bënë përpjekje për t’u përkrahur ndërmjet veti. Gjithë kjo bëhej vetëm me një qëllim të mbijetimit, sepse ballafaqimi me kundërshtarët e Islamit krijonte kërkesën e përhershme që të bëhej asimilimi në aspektin kombëtar, dhe asimilimi në aspektin fetar. Kjo ndjenjë mohuese qëndroi mbi besimtarët e Islamit si shpata e Demokleut. Bile , në gjysmën e dytë të shekullit XX thundra e ideologjisë sllavokomuniste bëri batërdi. Por, assesi nuk ia arriti ta shporrë Islamin nga përmasa e atyre që kishin falur gjithçka vetëm ta ruajnë fenë Islame dhe të veprojnë sipas mësimeve të Kur’anit .
Në këto rrethana populli shqiptarë ku më pak e ku ma shumë shpirtërisht e moralisht i fortë nuk lejoi që në botëkuptimin Islam të hyjë dhe të rrënjoset ideja e një “emancipimi” plot prapësi. Në këtë përballje ai krijoi kritere sepse ishte i distancuar nga imponimet e huaja. Kjo mbyllje në vetvete dhe veprimi i tij sipas lidhjes trefishe të mësimeve të Kur’anit, ia krijoj mundësinë që ta trashëgojë Islamin, ndërsa barazi me këtë arriti ta ruaj edhe ndjenjën e identitetit kombëtar që iu nëpërkëmb e kurrë nuk iu përfill nga politika e mësimeve të ndjenjës mohuese e diskriminuese deri në shkallën e barbarizmit dhe të despotizmit të anarkisë. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:46 pm | |
| Pikërisht , mu në atë kohë kur edhe Islami gjendej përballë tmerrit të paparë, në xhami e në dhoma ku shënoheshin përvjetorët e lindjes se Pejgamberit Muhammedi as., ka ngjarë që të kalohet mbi mësimet e Kur’anit edhe shkarazi . Duke qenë të shtrënguar nga rrethanat e politikës ditore nuk ka mundur të bëhet mësimi i organizuar as nëpër xhami e ku të flitej nëpër shkolla që ktheheshin dita – ditës në qendra të edukimit dhe të mësimit të gjeneratave si të bëheshin pabesimtarë që gjenezën e njeriut ta kërkonin nga majmunët. Megjithatë , mësimet e Kur’anit gjithkah nga bëheshin ishin ma kuptimplota dhe depërtuan në përmasën e njerëzve për t’ua zgjeruar atyre kuptimin për domethënien reale. Mbase është përvjedhur dhe është ngulitur thënia se në parimin e domethënies urti Kur’ani ka paraprirë me domethënien : Imani – Vatani, duke mos e mohuar as parimin tjetër të domethënies : Vatani – Imani.
Në pikëqëndrimin e këtyre lidhjeve ku raporti i flijimit është dëshmi e madhe e një krajate jetësore e një populli të ndarë e të përçarë në territor, por edhe në përqendrimin fetar nga qëllimkeqinjtë që në shpirt e në zemër ruajnë ndjenjën e padronëve duke imponuar ndikime të përcaktimit të vet fetar, shenjat e batërdisë së tillë haptas shfaqen dhe janë ngritur kryekëput në ndjenjën e mohimit të Islamit. Vrazhdësia e terrori u ka rënë si barrë e rëndë pishtarëve që u përpoqën ta ruajnë e kultivojnë drejt duke e nderuar dhe duke iu bindur se All’llahu është ai që krijon gjithçka, e pastaj pejgamberët, që thirren në emrin e Tij për në Islam. Prandaj, Kur’ani mbeti libri prej ku dolën dhe dalin mësimet e urtisë që nisin drejt shtigjeve që i mbyllën pabesimtarët , dhe predikueseve të Islamit deshën me çdo kusht t’ua krijojnë zezonën e përjetshme .Çdo gjë në këtë pozitë nuk ka qenë rastësi. Ata që u ndoqën , u ndoqën për hir të pushtetit dhe politikës dinake që sundoi gati një shekull. Megjithatë , po ajo politikë dhe pushtet dinak kishte rënë shumë herë përpara Islamit. Sërish e përjetoj asgjësimin. Ndërsa ata që përkrahën Islamin shënuan zhvillim shpirtëror dhe shkallë të lartë të devotshmërisë kombëtare, krahas thyerjes shpirtërore të atyre që shkuan nga pozitat e prapësisë që t’i ngjajnë djallit ! Zoti i mallkoftë...! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:46 pm | |
| 5. ALL’LLAHU – PEJGAMBERËT – NJERËZIT
Ky trekëndësh i ngritur në lidhjen e trefishe tregon raportin e mishërimit të madh me botën qiellore – tokësore, dhe atë të ahiretit. Përderisa në çdo rast e në çdo përkufizim të idesë për realitetin objektiv është përcaktuar raporti i qëndrimit të njëri – tjetrit është krijuar edhe domethënia e Suretul Fatihasë në Mekkë :
Lavdërimi është për All’llahun , Zot i botës.
Në këtë lidhje të tillë kur Pejgamberët kanë krijuar mishërimet shpirtërore dhe mrekullitë i kanë zbatuar sipas urdhrit ashtu të përulur përpara të Gjithmëshirshmit- Mëshirëplotit . I tillë ishte Miraxhi i Pejgamberit Muhamed as. Siç ishin të tilla edhe bisedat e hazreti Musait. Ata, çdo herë me modesti kanë pritur të marrin urdhra të zbatojnë punën e tyre , por, gjithmon në emër të All-llahut u përpoqën ta përcjellin me bindje dhe urti tek njeriu që tërhiqej e dita sot tërhiqet drejtë botës jallane.
Ka ngjarë dhe ngjan çdo herë në mesin e njerëzve të përvidhet prapësia .Duke i shkëlqyer rrugët e mashtrimit, njeriu është nisur me bindje të plotë se është vetë i plotfuqishëm ! Dhe në atë rropatje është larguar edhe nga Pejgamberët edhe nga All’llahu. Edhe sot e këtë ditë , sa e sa herë për hir të një fitimi personal ose për hir të marketingut të interesit politik, sa e sa shoqëri, parti, organizata bile edhe taborë që gjenden në akademi shkencash, lejojnë teza joracionale , përpilojnë programe e propaganda të tepruara vetëm e vetëm që të ndezin në damarin e gjakut të njeriut dhe në arsyen e të menduarit të tij demonët e shterpësive . Shpeshherë edhe kleri ortodoks apo kleri i katolicizmit në këtë anë janë të prirë që të tejkalojnë porositë që i marrin nga librat e shenjtë të atij drejtimi për atë që janë në shërbim të politikës ditore të pushtetit.
Në ato raste mbi të vërtetën , mbi gjykimin e drejtë , mbi urtinë mundet të mbisundojë çdo gjë që s’ka lidhje me racionalitetin e urtisë dhe të së vërtetës që i duhet në shërbim , realitetit praktik. Bile, në atë klimë ku kontrolli është i pamundur ka ngjarë të ndodhë e pabesuar! Lexo : Si e pa Musai popullin pas bisedës me All’llahun. Ndërsa mësimi i Kur’anit qëndron në lidhjen trefishe ku raporti i Gjithëfuqishmit – Mëshirëplotit, çdo herë qëndron nga anësia , por, në gjithësi di, shikon, dëgjon. Megjithatë urdhrin e tij e zbatojnë Pejgamberët.: “Si mundeni ta mohoni All’llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni “ ( El - Bekare, 28 ). Ndërsa në ajetin 29 : “ Ai është All’llahu që ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe i rregulloj shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni “. Në këtë kuptim urdhrat e pejgamberëve kanë vetëm forcën, por, hyjnë në zbatim përmes shëmbëlltyrave e mrekullive të tyre të përsosura si në sjellje, si në gjykim dhe, si në qëndrim!
Sa e sa herë është vënë pozita e tyre ndërmjet moralit dhe amoralitetit, por kurrë s’janë rrëmbyer nga udhët e paudha. Sa e sa herë ka mundur të plasë sherri për ndonjë ndodhi për hir të gjykimit. Sa do të kishin pësuar ose do të ishin shkatërruar shpirtërisht e moralisht vetë njerëzit ndër breza! Sa e sa here një qëndrim i tyre do të shmangte rastet e vlerave të Islamit për hir të paqartësisë. Prandaj me një vetëmohim të lartë ata në çdo vend e në çdo kohë e përfillën, zbatuan dhe e shfaqën atë që ishte marrë si vendim nga i Gjithmëshirshmi, Mëshiruesi, Fuqiploti – All’llah.
Sot kur ndeshemi me përballje të ndryshme të situatave, sa herë ngjan që për qëndrime të njëanshme, për gjykime jo të pjekura , për hir të shkallës së ulët të moralit shpirtëror të botëkuptimit fetarë tek njerëzit paraqitet arrogancë. Mbase kjo vë edhe në përballim popujt që vijnë deri te përplasjet , konfrontimet, gjakderdhjet, siç ndodhi me rastet e shumta në historinë njerëzore, dhe konkretisht kur blloku ortodoks dhe ai i krishterë bëjnë çka mos për të dominuar e për të imponuar sipas totemëve të pushteteve dhe klaneve të ndryshme që i përkrah kleri, për interesa të veta . Vallë ! Ku ndjehet ndërgjegjja e të tillëve që krahas meshave që bëjnë të dielave mbajnë mallkimin e shumë nënave e baballarëve të atyre që ua morën lirinë, vatanin, jetën !
Çka do të bëhet me robtë tanë ? ( citim i lirë).
Kjo vlen të përmbyllet se ai që prin kurrë nuk shikon se çka do të flijojë nga shpirti i tij. Sepse shpirti, zemra dhe trupi i tij i mishëruar thellë me lidhjen e ashtuquajtur : All’llahu – Pejgjamberët – Njerëzit, kërkuan për të gjithë shpëtim …! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:47 pm | |
| 6. PLANI HORIZONTAL NË KUR’AN
Për tërë atë që duket e nuk duket , mund të ndjehet e të kuptohet, dhe për një botë të përmasës që përfshin rritën dhe zhvillimin e gjallesave deri në vdekjen e tyre, ndërsa në përjetësinë e jetës qëndrojnë duart e All’llahut që për hyrje-daljet mbajnë rend dhe krijojnë shtigje për t’u plotësuar nevojat që dalin si vlera e mbivlera shoqërore, dhe nga një rrjedhshmëri që përkufizohet në pikëqëndrimet e kritereve të domosdoshmërisë së krijimit të të mirave materiale që një herë mirëqenia në tërësi të ketë nivelin e duhur, nga këndi i plotësimit, e për të rritur baraspeshën në shoqërinë njerëzore ku humaniteti dhe urtësia janë kuptim i parimit jetësor, së pari, drita e mësimit të shkencës së Kur’anit hidhet mu në ndriçimin e asaj që është e krijuar si shtatë qiej, tokë e dete, për t’u kthyer përgjithmonë mëkëmbja dhe gjallëria e njeriut!
Prandaj, nga tërë ky konglomerat që për sa e sa vite s’do të mundet të arrijë zhvillimi i forcave prodhuese atë fuqi që të krijojë madhështi të mbërthyer në brendinë e vet ku tërë ato të mira materiale, qyshkur e deri sot e kësaj dite janë të krijuara në përmasën dhe brendinë e tokës, ndërsa shkenca po i hulumton t’i gjejë e t’i zbulojë ashtu siç i zbulon shkenca e kimisë elementet e reja të sistemit periodik të metaleve dhe sisteme të tëra ku faktori njeri, edhe pse i vetëdijshëm se ka bërë çka ka mundur ose çka i është shkruar qysh kur ka lindur si individ, nuk ka arritur deri aty që ta zbërthej atë që në shkencën e ngritjes Porosia e Madhe – Kur’ani e mban në brendi, e thekson dhe , njeriu duhet ta zbërthejë për ta kuptuar domethënien e kuptimit, që t’i përvetësojë vlerat që do t’i arrinte si thesar i mrekullive! Ndaj, duke hyrë në thelbin e diturive që aty për aty hapin horizonte mësimesh ku shtigjet e shumë shkencave synojnë , fare lehtë mund të konstatohet se mësimi i Porosisë së Madhe – Kur’anit , ngërthen në vete automatizëm të përsosur linjash për mësim që përmes veprimeve që i bëjnë të dërguarit e All’llahut tek bashkëkohorët për atë që nuk do të bindeshin ose, për atë që do të ndiqnin predikim jo të devotshëm do të gjenin dënimin që do t’u vinte jo nga ata, por nga i Gjithëdijshmi, i Gjithëfuqishmi, i Githmëshirshmi ! Ndërsa për ata që do të predikonin rrugët e urtisë, të së vërtetës, të së drejtës, shtigjet e një shpagimi të mirësisë do të bënin të mundur mirëkuptimin e drejtëtrajtimit nga brezat që do të vinin.
Ja ! Për këto raste, mbase plani horizontal si një taban i shtruar ngrihet në rregullin preciz të All’llahut, që në mësimin e Kur’anit e zhvilloi përmes dëshmive që u ngritën në krajatat jetësore siç ishin edhe rrugët e shpëtimit të Nuhit as., bile, për hir të mrekullive që ndodhën përpara syve të pabesimtarëve edhe atëherë , edhe sot , kur njeriut, aty për aty mund ti lindë paradoksi, e t’i hapen dimensione të ndryshme të akuzave, ashtu siç ishin edhe akuzat për hazreti Mejremen që e lindi Isan, që ai pastaj t’u përgjigjet me domethënien e vet të mrekullive nga djepi ku rritej, pastaj për t’ua bërë një grusht tokë – zog që ngjitet lartësive fluturim, dhe t’ua bijë të verbërve dritat e syve. Nga ana tjetër po të njëjtën sprovë për ta dëshmuar krahas atyre jobesimtarëve që me shpirt e ndjenjë xhelati i vardiseshin ta mposhtin edhe Musën që nga shkopi i rridhnin burime, e , shkopi i shndërrohej në gjarpër, ose i ndahej uji i lumit më dyshë për të kaluar ai që të shpëtonte nga rreziqet. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:47 pm | |
| Mbi shenjtërinë e një porosie kaq të madhërishme mund të vërehet mbështetja kryekëput e planit horizontal se si edhe Muhammedi as., që nga lindja e tij e deri në ditët e fundit të jetës ka përjetuar krahas asaj që i kanë thënë pësim, edhe fitoren e devotshmërisë vetëm e vetëm përse ka qenë në shtigje ku All’llahu ka vënë duart e Tij të shpëtimit krahas kundërshtarëve individual të Pejgamberit dhe të kundërshtarëve të Islamit në përgjithësi. Një gjë e tillë vërehet në shumë vende ku veproi, por, theksohet në Bedër ku humbën krahas numrit të madh , kundërshtarët e Pejgamberit as., dhe të Islamit, humbën ashtu siç humb begatinë fusha e mali kur e kaplon thatësia. Humbën, sepse në atë rregull precizë të ballafaqimit të vënë nga All’llahu fiton vetëm ai i përudhur që pret me besim të madh në shpirt dhe punon sipas mësimit të shpallur në Kur’an .
Në të kundërtën e pikë shikimeve të qëllimkëqive se njeriu krijon me punën mendore dhe aftësitë e tij për të hapur shtigje të sukseseve për platformën e një mirëqenie nga mësimi i Kur’anit rrjedh e vërteta e tabanit të shtuar material si forcë e pashterur e prodhimit, nga mundësitë e Gjithëfuqishmit për të krijuar çdo gjë, ku në këtë ndërlidhje të botëkuptimit ngrihet çështja e kuptimit të gjallërisë si në materien e krijuar për gjashtë ditë të krijimit ashtu edhe njeriun si mëkëmbës, përkundër dredhive e shtrembërimeve në jetë që i udhëheq djallëzia! Mbase për të , bëhet i mundur krijimi i të mirave materiale krahas mundësive të shtimit të tij që në përmasën e shtrojës tokë të ketë të mira e vlera të dobishme siç ka pasur ajër të mjaftuar dhe, nga kulmi i lartësive të qiellit të lëshojnë dritën dhe ngrohtësinë e vet Dielli, Hëna, yjet që i shërbejnë dhe i përkulen ligjit preciz të lëvizjes ashtu siç u përkulën melekët gjatë mëkëmbjes së njeriut të parë, Ademit as. ! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:48 pm | |
| 7. PLANI VERTIKAL NË KUR’AN
Ky vëzhgim i këtillë na shpie tek mësimet që kanë çelësin e një përjetësie, ku gjallëria në këtë botë , patjetër kërkon mbrojtjen e domosdoshme, siç janë të drejtat për jetë, në pasuri, në moral….! Sepse , për të hyrë në këtë brendi vertikale ku mësimi i Kur’anit orienton apo, hap shtigje si të ballafaqohet njeriu në raste kur vdekja i ngërdheshet orë e çast nga ligësitë , nga të papriturat , si të krijojë mirëqenie ku në çdo moment me përcaktime të ndryshme nga aparate shtetërore ose nga mekanizma të palejuar në Islam, siç janë vjedhja, rrena, lojërat e bixhozit, pijet alkoolike dhe qëndrimi në pijetore ku përdoret alkooli, vjen shpesh deri tek derdhja e pasurisë pa arsye, ndërsa për hir të asaj që i thonë “përparim dhe emancipim i botës së qytetruar”, ku reklamat e shundit dhe prostitucionit janë të dukshme ndërsa administratorët dhe funksionarët tok me bylykun e vet, hidhen e përdridhen të lakuriqësuar salloneve ku shfaqen premiera, sjellin deri tek thyerjet e thella shpirtërore ku dita sot edhe këtu në vendin tonë për nga privilegji politik ndjehen ca totemë të zhvilluar ekonomikisht, ndërsa për nga shkalla e moralit dhe aspekti fetar janë zero.
Nga një porosi e tillë e Kur’anit fare qartë mund të konstatohet se elementi i ruajtjes së traditës së një tabani të shëndoshë , vjen dhe mirëmbahet nga elementët e ngritjes shpirtërore përmes besimit në All’llahun. Përcaktimi në Islam të obligon në shtigjet e devotshmërisë! Ndërsa duke dalluar rolin e sharteve të Islamit, bëhet i mundur depërtimi në planin vertikal ku ndahen obligimet për të kryer sipas kërkesës dhe rregullës precize detyrat shpirtërore e trupore; Shehadetin, namazin, agjërimin, haxhxhin. Njëkohësisht, zeqati si detyrë materiale, është botëkuptimin i të shprehurit shkencor ekonomik. Ai ngrihet në shtigjet e një hapi racional që shoqëri të ndryshme e synuan ndërsa, në këndin e humanitetit po ai e hap çelësin e kriterit të ndërgjegjes së lartë njerëzore. Ndaj, krahas dy detyrave kryesore ku hyjnë katër shartet e domosdoshme të Islamit detyra materiale ose, adhurimi për nga pasuria sot është ekuilibri harmonik i mbijetimit. Kur kthetrat e pushtuesve shtrëngojnë e shfarosin pjesëtarë të Islamit, në çastet e katakombës së hashasë, ku ngrihet e rrënjoset kryqi i thyer mbi Sahatkullat e kohës, kur Keopsi pretendon të bëhet Zot, ndërsa , për këtë e mbajnë përkrahësh shumë shërbëtorë që harrojnë se All’llahu është i madh, Zeqati, është boshti prej ku bëhet lidhja e trupit dhe e shpirtit Islam. Kundërshtarët e Islamit, duke pasur dëshirë për fitime personale dhe privilegje politike , kthehen në djaj që i bijnë këmbanës djallëzore për të shlyer përjetësisht domethëniet e porosisë së madhe – Kur’anit, pikërisht për sistemin racional të zhvillimit njerëzor që synon barazi të plotë dhe liri njerëzore.
Nga pirgu i lartësisë së shtigjeve ku devotshmëria Islame qyshkur u nis në hapje të sigurt ku përballë saj qëndronte shpirtërisht , fizikisht e materialisht, Muhammedi as., për atë që ishte i mishëruar e plot dashuri, për atë që ndjente dhembshurinë dhe nuk hiqej nga sakrifica, për atë që në rrugën e All’llahut do ta gjente mirëqenien shpirtërore, materiale e politike për vetveten dhe “ummetin” e tij, pandërprerë kërkonte krijimin e mundësive për bazën e veprimit racional e human që të vinte e të rrënjosej ndjenja e bashkëveprimit të ndërsjellë e reciprok ashtu siç vjen edhe porosia se : “nëntëmbëdhjetshi vigjëlon”! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:48 pm | |
| Megjithatë nga tërë ai mishërim dhe ajo ide ku roli i një praktike të tillë lehtë mund të zhbëhej nga ajo që iu kundërvunë, bile, në zgjidhjen fatlume të shoqërisë të marrë kuptime prapësie, suksesi i një veprimi shikuar në planin vertikal shënoi zgjerimin e një riprodhimi shoqëror në të vrojtuarit e aspektit kulturor, politik dhe ekonomik. Në këtë rregull të këtij sistemi , kriteret e përparësisë i luan njeriu i ndërgjegjes së lartë, ku nuk ka keqtrajtim, jo siç ngjet shpesh nëpër aparatet shtetërore të ideologjisë, ku rrinë mbi kokë xhelatë për një fjalë . Atëherë përse shkalla e një rrite, në të mire të brezave, të mos hyjë në rrjedha? Ndërsa , kushtëzime të tilla të xhelatëve kanë hedhur në kthetra e në robëri shumë gjenerata duke i asgjësuar nga sulmet e kanosjet që ua bënë, përse ata morën mësimet e Kur’anit që ua zgjonte vetëdijen , dhe me ato mësime deshën të zbatojnë realitetin praktik në politikë, ekonomi, kulturë . Ky zbatim për shfrytëzimin e këtij konsumi të përbashkët u pengua dhe tashti bota është në disproporcione të thella të ndasive, edhepse synohet për mirëkuptime marrëveshjesh.
Islami dhe kultura e tij kanë ndikuar në pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të të gjithë atyre krijesave që vijnë në jetë. Të gjithë e kanë obligim pjesëmarrjen në kryerjen e detyrave të Islamit, pa përjashtim obligohen të gjithë ata që kanë vullnet dhe dëshirë të përcaktohen në Islam, duke i plotësuar edhe kushtet e tij. Trajtohen të barabartë sepse, janë krijesa të All’llahut që i parapëlqeu për t’i kthyer në jetë. Por, njëkohësisht , janë edhe pjesëmarrës të barabartë në shpenzimet e përbashkëta apo në buxhetin e mbledhur nga Zeqati. Sepse nga mësimi i Kur’anit ai del se është i destinuar t’u shërbejë të gjithëve njësoj e kurrësesi cinikëve kryetarë që përhirë të ndjenjës dominuese derdhin dhe orientojnë arkën shtetërore të mbledhur nga djersa e popullit në aparatin e mbrojtjes së klanit të tyre, në polici, në ushtri, në gjykatë, ku kryhen vepra të ndyra e padrejtësi sipas gishtit urdhërues! Mbase, për hir të sigurimit shtetërorë parametrat e kamxhikët e dorës së forte ndjehen orë e çast vetëm e vetëm të mos ketë pavarësi shpirtërore dhe kombëtare, e , të mos ketë Islam …! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:48 pm | |
| 8 . PLANI INTEGRAL NË KUR’AN
Sado që një përmasë e këtillë ku shtrihet bota e të kuptuarit Islam, nuk ka mundur që ta përjetojë mirëkuptimin në koordinata të mëdha, ajo është shfaqur dhe shfaqet si dritë për t’iu kthyer shpresa e shpëtimit – njeriut. Pasi në këtë botë ku diametralisht shtrihen besimet edhe në vizion të kuptimit ngërthejnë kundrimet e kundërshtive, hapen linjat e negacionit se çka mund të përmbyset e çka mund të jetësohet. Prandaj, në këtë lëvizje ku rënie-ngritjet janë orientim i asaj që hy si integrale shpirtërore për të përfshi mësimin e Porosisë së Madhe – Kur’anin Famëlartë , bën të mundur që edhe në këtë kohë të lamtumirës së fundit nga ideologjia “sllavo komuniste – ortodokse “ edhe për nga premtimet e një “ humanizmi demokratik evropian “ të horizontit katolik, Islami si botëkuptim i lirë ku urtia, e vërteta, e drejta, qysh në frymën e parë të mëkëmbjes deri në atë të fundit, në jetë tek njeriu vjen e ngulitet sipas kritereve të përcaktimit të detyrave : shpirtërore, trupore e materiale, në ngritjen e vetëdijes së një deklarate të përjetshme dhe të përhershme të : La ilahe il-la llah Muhammedur Resulul-llah !
Ky potencial i lidhjes shpirtërore në brendi të një ndërlidhje integrale shpie tek përcaktimi i përjetshëm që ngrihet dhe jetësohet në ndjenjën e lartë shpirtërore, në përgjegjësinë e madhe të moralit, dashurisë ndaj sakrificës, ku gjatë shtigjeve jetësore ndeshet e kundrohet nga specifika e ndodhive ! Prandaj ashtu të kanalizuar e të udhëhequr nga ndjenja e lartë e mësimit të Kur’anit , atë, të parët për zbatim e morën pejgamberët, të cilët, në vetëdijen e njeriut e përcaktuan drejt Islamin. Nga vrojtimet dhe kthesat shumëdimensionale në botëkuptimin e zbërthimit , Kur’ani, dhe Islami pranohet si ideal i lartë, i qëndrueshëm nga njerëz e breza të tërë! Pasi të gjitha shtigjet të nisin e të shpijnë gjatë tërë jetës tek kriteret dhe principet e njëjta që pikëpjekjet i kanë në burimet e parimeve të mëdha të një mbivlere të gjerë të barabarësisë së plotë ku e drejta , e vërteta dhe urtia hyjnë e mbështeten në trungun e plotë të zbatimit të linjës trefishe të detyrave Islame, duke pasqyruar rrezatim të pesë shtyllave kryesore ku bartës i përhershëm dhe çelës i vetëdijes njerëzore është All’llahu xh.sh. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani Wed Mar 26, 2008 10:49 pm | |
| Përderisa All’llahu e ka bërë të mundur jetësimin e njeriut që sa të jetë gjallë, të jetë i pavarur, edhe predikimi i mësimit të Kur’anit shpie drejtë një adhurimi të pavarësisë. Nga kënd shikimi i botëkuptimeve krijesat e tij, njëri-tjetrit i kushtojnë rëndësi , i japin përkrahje, ia njohin dhe vlerësojnë meritat, sepse vetëm ashtu plotësojnë detyrat dhe mbajnë të pastër Islamin. Sadopak që të hyjmë në vëzhgimet konkrete të një integrali të këtillë , do të shohim se në praktikën e përditshmërisë të shpeshtën e rasteve të përudhurit e Islamit nuk kursejnë që ta ndajnë pasurinë , qoftë ajo materiale apo shpirtërore, tok me ata që i ka vënë në kthetrat e veta varfëria. Qoftë ajo edhe një kafshatë buke që e kanë për shpirtin e vet janë të gatshëm ta ndajnë në gjysmë! Sepse, aty gjejnë përkrahje dhe shpëtim për t’u drejtuar në shtigje të shpresës ku mirësia nuk ka përkufizime. Ndaj, sa e sa herë ndeshemi edhe në kohën kur kërleshjet e ndjenjës së mohimit të Islamit ndizen me vrer dhe urrejtje , siç ishte rasti i okupimit të Kosovës, vrasja e muslimanëve të Bosnës dhe Hercegovinës , pastaj, përplasjet për të ndezur fitilin e konflikteve gjithkah ku ka predikues të Islamit, sipas skenarit të shkruar të vandalëve që e rrënojnë kulturën Islame, vënien e kryqave mbi Sahat Kulla, bastisjet dhe përndjekjet e predikuesve të fesë Islame, deri tek likuidimet edhe nëpër xhami në ditët e festës së Bajramit, edhe ditëve kur falet namazi i xhumasë, prezenca e të tillëve që kërkojnë ndihmë edhe pse të shpeshtën e rasteve janë të përkatësive të atyre që mohojnë Islamin, dhe që i bëjnë pa ndal krim, për të dominuar politikisht , kanë qenë të përkrahur dhe përkrahen nga muslimanët, saherë u trokasin për ndihmë, sepse: Ndihmoni atij që kërkon ndihmë ! Të keqen le ta gjejë prej vetvetes! Megjithatë, ata, në këtë shpirtgjerësi të Islamit kanë përfituar me djallëzi, vetëm e vetëm të ngrihen fuqishëm kundër tij . Në këtë përmasë të sinqeritetit ka humbur shumë feja Islame, vetëm e vetëm për atë se ka treguar gamën e gjerë të tolerancës nëpër specifika të ndryshme të jetës. Meqë qëllimi kryesor i Islamit është që skamnorët , të sëmurët, të ndihmohen, për të dalë më lehtë nga analet e shëmtisë . Në taborin e sjelljes racionale mund të flitet për humanizmin e lartë si opcion që në Porosinë e Madhe të Kur’anit zë vend dhe është bosht i veprimit.
Vrulli i jetës që ka marrë në domethënien e vet lustrën e një “emancipimi” me ngjyrë dhe shkëlqim të rrejshëm në mësimin e Kur’anit përjeton një kritikë të rreptë dhe nuk u mundësohet aktorëve të tillë të bëjnë orvatje sa për sy e faqe. Prandaj, as që merret si mundësi dhe lehtësim për t’i zënë shtigjet e tilla ku dominon hipokrizia e vetëkënaqësisë - vetëvrasjes si në fe po ashtu edhe në politikë ! Sepse në këtë pozitë kundrimesh, plani integral në Kur’an shfaqet jetësim i forte që është e drejtë legjitime e një populli. Sa për ta vënë në sy të dëshmisë, aty ku ka predikues të Islamit duhet patjetër të jetësohet kuptimi i lire i organizimit institucional fetar, ku do të bëhej e mundur që mësimi i Kur’anit të hynte në çdo pore për t’u përjetuar barabarësia e nivelit të lartë. Në të kundërtën aty ku primatin e ka feja që ndeshet me Islamin do të thotë robëri, ose okupim pa ndjenja e shpirt njeriu. Të gjithë të tjerët në këtë plan integral që përpiqen ta zbusin e ta thyejnë atë që e ngriti Islami me fakte , thyhen përpara bindjes dhe urtësisë . Pra, kundërshtarët e Islamit, edhe pse shtiren se janë tolerantë, janë shërbëtorë të djallit të mallkuar .Janë qafirë…! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: POTENCIALI SHKENCOR – TEKNIK NË KUR’AN Wed Mar 26, 2008 10:49 pm | |
| 9. POTENCIALI SHKENCOR – TEKNIK NË KUR’AN
“Thuaj! A me të vërtetë, ju mohoni atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok? Ai është Zoti i botës. Ai nëpër të , përmbi, ka bërë kodra të pa lëvizëshme, i ka bekuar edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë, - sqarim për ata që pyesin! (Suratu Filisat 9, 10).
Shtigjet e ngritjes së një mundësie të këtillë e të kësaj përmase ku ngrihet e mbështetet Porosia e madhe në Kur’an, është pasqyra e të Madhërishmit, Fuqiplotit, që për aq sa do edhe mundet të ndërtojë e, padyshim, edhe të rrënojë ! Forca e të mundshmes për të krijuar një tërësi që shoqëri e breza që shkuan e që vijnë në jetë dhe rëndësia e përgjegjësisë dhe domethënies mbinatyrore mundet të plotësojë nevojat për mirëqenien e të gjithëve që krijojnë sipas figurës dhe formës, madhësisë dhe modelit, tërësisë dhe aftësisë për krijim të pikave kryesore në kthesat jetësore, sipas rasteve dhe vendeve që zënë!
Nga njëra anë, ky potencial kaq i madhërishëm i këtij krijimi s’ka si të mos hyjë në kornizën e botëkuptimeve të mendimtarëve, që vrasin mendjen dhe hyjnë në kontura të botëkuptimeve të ndryshme të mendimtarëve , që vrasin mendjen dhe hyjnë në llojllojshmëri radhitjesh! Ndërsa nga pika tjetër e shikimit në fazën zhvillimore të industrializimit të lartë ku shkenca dhe teknika kanë shënuar kthesë me domethënie të rëndësishme në ndryshimet rrënjësore të arritjes së produktivitetit që për shoqërinë ka shumë rëndësi, shikuar në ecuri zhvillimi. Por kuptuar në bazë të potencialit kaq të theksuar të një krijimi për mundësi të aktivitetit prodhues sipas citateve të ajeteve të lartë theksuara, një hap i tillë as që është arritur e as që është tejkaluar!
Në zhvillimin shoqëror të brezave ku për nga specifikat e tyre ndahen sistemet, domethënie të madhe ka pasur faktori politik, i cili ka ndikuar në shkallën e zhvillimit, në dinamikën e rritës, në shpejtësinë e rritjes shkencore e teknike që nga Porosia e madhe e Kur’anit , del se shkenca dhe progresi teknik janë potencial të primatit të parë! Sepse, pa ngjyrime politike, ajo që është krijuar “ i ka bekuar edhe prodhimet e saj” që shumë breza t’i kenë për t’i shfrytëzuar si të mira materiale, të shënojnë ngritjen e mirëqenies shoqërore për aq sa domethënia e mirësisë të zinte vendin kryesor!
Shkalla e produktivitetit krijues nga pozita e paraqitjes në ajetet e lartë thekësuar, për tu fituar lloji i prodhimit të tillë (si në formë e si në ide), ka në brendi të tërë asaj edhe nivelin e përkufizimeve , siç është rasti i krijimit të tokës “për dy ditë“! Pastaj për tërë atë plleshmëri të asaj që do ta japë si prodhim për çdo kohë, niveli informativ i të sqaruarit në ajet vë dijeninë për përbërjen e shumëllojshme e të ndërthurur të një potenciali të një ekipi të tërësishëm të aktivitetit ekonomik në tërë rruzullin tokësor!
Për tërë këtë strategji ngritjesh ku qëndrojnë vepra pavdekësie s’kemi se si të flasim e as të kërkojmë tërësi sistemore të masës se si u ngrit Gjithësia, ku mbështetet qielli, kur lëvizin yjet... Gjithë ky ndërtim si u bë. Kush ishte arkitekti ? Mjetet që e ngritën, numri i të punësuarve , kualifikimi i kuadrit të tillë. Sepse, mbi të gjitha qëndrojnë duart e All-llahut që instalojnë ngritjen e një potenciali të tillë tekniko shkencorë që vihet në raport të asaj që vjen përmes Porosisë së madhe – Kur’anit. Mbase një dëshmi e tillë bazohet në kontura pyetjesh të drejtuar: “Ju mohoni atë i cili ka krijuar tokën? Atë që mbanë llogari për gjithçka dhe për çdo gjë di !
Sfera ku ngrihet e ripërtërihet prodhimi ose gjallëria e llojllojshme bimore e shtazore e saj, në përjetësi sipas strukturës thuajse është shumë e gjerë. Diametri i gjerësisë së përkufizimit as që dihet e as që mund të shikohet, kur, gjallëria e lloj lloj gjallesave është e mundur edhe në brenditë e thella të tokës! Prandaj ky degëzim i shtresuar ka dhe theksin e veçantë të një shkalle të lartë të automatizimit ku parametrat e matjes, të funksionimit dhe të kontrollit padyshim se punojnë nën urdhrin e All’llahut dhe sipas ligjit preciz. Koeficienti i krijimit të këtyre vlerave është i madh, ndërsa humbjet as që parashikohen. Lirisht mund të thuhet se nuk krahasohet as modernizimi i nivelit ma të lartë i atyre të mirave materiale që në vete kanë forcë për prodhime serike sepse dikur e humbin pjesërisht apo krejtësisht. Me çka e si të matet forca e krijimit të Gjithësisë për serinë e “prodhimeve që ka bërë për katër ditë“, dhe që ka shënuar për aq vite prodhim pa asnjë shkallë të amortizimit! Sepse botëkuptimi i ndërrimit të këtij fitimi për atë që mund të ndodhë sipas Porosisë së madhe Kur’anit të All-llahut, amortizimi i tërësishëm i saj, ku qëndruan “kodra të palëvizshme” mund të ndodhë atëherë “ kur të fryhet në sur”!
“Pastaj vazhdon ngritja e qiellit ku ishte mjegullnajë dhe i tha atij dhe tokës: Qasuni (largoheni – nënvizimi im), me dëshirë a me dhunë! Dhe caktoi për dy ditë shtatë qiej dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruan yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit, të Gjithëmëshirshmit! (Suratu Fussilat 11, 12).. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani | |
| |
| | | | Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |