Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË

Shko poshtë 
+3
agim barja
rroni
feneri
7 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:32 pm

Të heqësh dorë nga 28 nëntori, do të thotë të heqësh

dorë nga vetvetja…!



· Sot, kryeministri i Kosovës, e heqë nga kalendari i festimeve 28 nëntorin. Të heqësh dorë nga 28 nëntori, do të thotë të heqësh dorë nga vetvetja, do të thotë të heqësh dorë nga e kaluara e jonë e lavdishme, ta varrosësh atë, do të thotë ta vrasësh të ardhmen tënde. Por a duhet ne të lejojmë ne një gjë të tillë? A duhet ne të lejojmë një turp të tillë? A duhet ne ti lejojmë përpjekjet për shkombëtarizim tonë? A duhet ne të lejojmë të sillen kështu me ne? A duhet ne të lejojmë....

Shkruan: Nebih FAZLIU

Prishtinë, 22. 05. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:33 pm

Ferit RAMADANI:

28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË




Ka data që në historinë e njerëzimit flasin për vlerësime të natyrave të ndryshme! Ka data që flasin për pasoja të cilat kanë lënë vrragë në gjendjen shpirtërore të njerëzve! Ka data mallkimesh e zemërimesh të cilat i kanë ngritur sundimtarët në kronikën e historisë . Ndërsa shqiptarët, krahas gjithë datave që flasin për vepra gjeniale të mbijetimit kanë mbidatën : Ditën e Flamurit - 28 Nëntorin!
Kjo datë që nga koha e Skenderbeut , në kohën e Ismail Qemalit e paskëtaj, është karakteristika e një drejtimi pas së cilës lidhet fati ynë kombëtar! Pikërisht këtë datë, bëhet manifesti i krenarisë për shumë arsye! Hapet horizonti i faqes së përballjes shqiptare në shumë dimensione! Dhe në kaptinën e qëndresës pikëqëndrohet me të gjitha kacafytjet e kurdisjeve nga besëprerjet tinzake të perandorëve dhe argatëve të tyre , e të tillë , ka pasur , dhe, fatkeqësisht ka e, do të ketë… !
Kjo datë i përngjan ringjalljes e cila vjen me emblemën gjeniale të shqiptarëve që nisen drejtë bashkimit dhe pavarësisë, dhe ndeshet nëpër lakadredhat e mbrapshtisë për ta përjetuar persekutimin , akuzimin! Edhe pse, është data e një humanizmi të madh ajo, ende trajtohet nga qarqet e armiqëve, si datë e pikëpamjeve radikale! E projektuar në vendimet e sunduesve të shqiptarëve, si datë qëllimkeqe, është bërë shenjëzim i përhershëm, të digjet, për t’u kthyer në harresë!
Megjithatë, 28 Nëntori, është bërë dritërrëfimi i përjetëshëm i shqiptarëve mbarë rruzullit tokësor! Kjo datë, shqiptarëve, gjithkah, ua ka shpie porosinë e përjetimit, se si munden të jenë të ndritur drejtë synimeve sovrane të një Legjislative bashkëformuese në territorin e prerë nga projektet okupuese. Ua ka ndezur zemrat, se si ta shprehin dinjitetin kombëtar edhe përmes vetëmbrojtjes! Ua ka ndezur frymëzimet si t’i bëjnë këngët për Atdheun dhe Flamurin legjendar!
Esenca e kësaj Date të Madhe është Barabarësia! Është Liria ! Është Pavarësia! Bashkimi! Është jehona e një kushtrimi kundrejt atyre që ndërtojnë standarde projektesh për robëri e përçarje ! Është përballje kundrejt gjithë borizanëve të kotësisë që bartin jehonën e një stafete të përçudnuar se shqiptarët patjetër duhet të jetojnë të ndarë e të okupuar dhe si kasnecët trumbetojnë se janë për integrim - pranimin e okupatorëve në aleancat evroamerikane !
Me çfarë dëshmishë të tmerrshme shqiptari doli ta bëjë këtë manifest në përfundimshekullin XX ?! Me çfarë kënaqësie e dhembjeje e shpreh, në nismën e Shekullit të ri?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:33 pm

Ata që ia shtuan gjithë fatkeqësinë përpara fakteve gjithmon dalshin djaj! Të mallkuar qofshin!
Shqiptarët në jetë nuk e kanë pasur natyrën e përcaktimeve robëruese! As nuk kanë bërë synime të robërojnë! Enciklopedia e peripetive shqiptare nga sundimtarët dhe argatët e tyre, është bërë kulmi më fatkeq i tendencës për ta zhbërë nga Atdheu. Megjithatë, 28 Nëntori, gjithmonë është bërë Pika e ndezjes së një ambienti të ri, prej ku është bërë motivi i ringritjes! Bukuria mahnitëse dhe dashuria e pakufishme për bashkimin dhe pavarësinë, i ka ndez zemrat shqiptare ! Ndaj, kjo datë është përjetimi i kënaqësisë për Liri !
Edhepse këtë datë është bërë gjysmë - skalitja e Shqipërisë së pavarur , në ndjenjën e çdo shqiptari është kompozuar përherë shfaçja e një Tërësie ! Ajo ka dalë nga lashtësia e bedenave të Krujës dhe me zë kushtrimi nëpër shekuj , ka mbërri t’ua shtojë guximin dhe trimërinë Shtëpi - Kullave që rritën trima dhe s’u mposhtën nga armiqtë! Ajo është bërë monumenti më i lartë i ndërgjegjes shqiptare, qofshin ata malsorë e qytetarë të shtrirë nga Janina e deri në Tivar, apo nga Manastiri e deri në Kalabri! Ajo është bërë jehona e kushtrimit që vjen nga largësia! Nga Amerika dhe Azia! Evropa dhe Australia! Dhe i mbledh të gjithë për një qëllim: Ta bëjnë manifestin e kremtes së Ditës së Flamurit, se, siç do të shkruante Noli tek himnizimi poetik : Hymni i Flamurit, ka qenë:

“Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmb Romani as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani
Flamur i math për Vegjëli.”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:38 pm

Nëpër krajatat e mbijetimit të 28 Nëntorit, janë rilindur idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kanë dalë në sheshin e përballjes me jehonën e kushtrimit Abdyl Frashëri dhe Mic Sokoli, Sylejman Vokshi e Sefë Kosharja, t’i japin zemër Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit dhe Vehbi Dibrës me shokë, për ta përmbajtur Ismail Qemalin, ta vulosë emblemën e Rritës Kombëtare. S’është vulosur ajo emblemë vetëm për gjysmën e Atdheut! Me jetë e me gjak trimash është bërë, dhe me lotë gëzimi e krenarie është shpërndarë nëpër Pollog - Pellagoni , nëpër Artë, Prevezë , Janinë e Çamëri, nëpër Plavë e Gusi! Ashtu siç bëhen jehonë për liri Presheva Bujanoci e Medvegja, t’ia shtojnë tërësinë Kosovës së Adem e Hamzë Jasharit , Fehmi Ladrovcit , Muedin Aliut, dhe Ismet Kumanovës legjendarë!
Kaptina e faqes së lavdisë për 28 Nëntor, i ka përmbledhur tërësitë! Në amzën e lidhjes janë futur martirët e kombit dhe shkruajnë përkushtime si Asdreni, Fishta, Poradeci! Me dritën e Qiririt të Naimit i zbardhin ëndërrat e bashkimit, Jusufi , Bardhoshi e Kadriu! Edhe në kantierët e Evropës, edhe në restoranët e Amerikës, edhe në Burgjet e Sërbosllavisë ku mbeti Ukshini, e qëndron Albini, dhe atë të Idrizovës ku kaloj rininë Avni Elmazi, Mehmet Riza Gega…, me shokë! Bëhen bashkë ta festojnë këtë datë të shndërruar në manifest kënaqësie e dhembjeje!
Vetëm tuxharët rrijnë anësh nëpër furrikët e sobranieve dhe vlladave të kolonistëve, dhe projektojnë me syrin gjarpëror , përfitimet personale! Dhe enden t’ia presin gjymtyrët Atdheut të mbesë cung! Të mbesë me emblemë pushtimi e përçarjeje!
28 Nëntori, Dita e Flamurit, është bërë data e shpalimit të Epokës e cila përqëndrohet në themelimin e fuqishëm të ngritjes sonë e cila, nuk lejon t’i cënohet liria! Edhepse shqiptarët dolën të ndarë e të përçarë, nga ai përfundimshekull – burg , dhe, u nisën në Fillimshekullin e ri - me gjyqe arbitrazhi , në parimin e një vullneti të tërësishëm, janë bashkë! Dhe gjatë shekujve ecën e do të ecin në dimensionin e atij synimi me Flamurin e himnizuar të kombit:

O Flamur gjak, o flamur shkabë
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:38 pm

Shumë vite të këtyre shekujve perandor, nëpër të cilët kaluan shqiptarët e Atdheut të ndarë, veçmas, gjatë ditës së kësaj mbidate Kombëtare, që të shuhet në harresë, tiranët perandorë kanë ushtruar dhunë, kanë përdorur kërbaçin dhe vrasjet, burgosjet e shqiptarëve. Megjithatë, kurrë nuk i kanë mposhtur! Megjithatë kurrë nuk i kanë larguar ! As do t’i largojnë nga synimi i :

“Përlintja shpirtin dhe fuqinë,...
Për botën ëndërr e qiell i ri...!

28 Nëntori gjithmonë është në bekimin e uratës të bëhet manifest i trimërisë se mbahet nga valëvitja e shqiponjës dykrenore që u ngrit në Krujë e pastaj në Vlorë! Edhe në Kullën e Jasharajve valon për Ditëlindjen e Ademit Legjendarë, i cili, pas gjithë asaj dhune të shkinës sërbosllavi, e cila për një shekull bëri krimin në Kosovë , ra heroikisht, që të rinidizet jehona e kushtrimit të UÇK-së, të bëhet Pavarësia ! E shkaba, Valoj edhe mbi kufomat e vëllezërve e motrave të vrara e të dhunuara : Gjithmonë me një domethënie! Gjithkah me një porosi që përcillet brezpasbrezi! Me një përbetim kombëtar për bashkimin ! Se është:

Flamur që lint Shën Konstadinin,
Pajton Islamn ‘ e Krishtërimin”
Çpall midis feve vllazërimin
Flamur bujar për Njerëzi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:39 pm

28 Nëntori i paharruar



Të heqësh dorë nga 28 nëntori, do të thotë të heqësh

dorë nga vetvetja…!



· Sot, kryeministri i Kosovës, e heqë nga kalendari i festimeve 28 nëntorin. Të heqësh dorë nga 28 nëntori, do të thotë të heqësh dorë nga vetvetja, do të thotë të heqësh dorë nga e kaluara e jonë e lavdishme, ta varrosësh atë, do të thotë ta vrasësh të ardhmen tënde. Por a duhet ne të lejojmë ne një gjë të tillë? A duhet ne të lejojmë një turp të tillë? A duhet ne ti lejojmë përpjekjet për shkombëtarizim tonë? A duhet ne të lejojmë të sillen kështu me ne? A duhet ne të lejojmë....



Shkruan: Nebih FAZLIU

Prishtinë, 22. 05. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:40 pm

Të shkruash për 28 Nëntorin nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë sepse kjo ditë është nga më të shënuarat në historinë tonë kombëtare. Kjo ditë ngërthen në vetvete përpjekjet e panumërta e të përgjakshme të popullit tonë për liri e pavarësi. Janë të shumta luftërat e përgjakshme por edhe të lavdishme që bëri popull ynë për të ardhur deri te kjo ditë. Ne nuk do të ishim këta që jemi sot, po të mos ishte 28 nëntori i djeshëm. Ne nuk do të ishim këta që jemi sot, po të mos ishin të parët tanë të mençur, trima e të papërkulur përpara vështirësive të panumërta, rrebesheve e stuhive të kohës. Sa herë ka ardhur kjo ditë, ne i kemi nderuar të parët tanë, luftërat e tyre të lavdishme, kemi nderuar vetveten tonë. Më 28 nëntor 1912 në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë, u ngrit flamuri kombëtar dhe u formua qeveria e parë kombëtare nën kryesinë e Ismail Qemalit. Kufijtë e kësaj pavarësie të shpallur nga Ismail Qemali, shtriheshin gjithë andej, siç thotë populli ynë, “aty ku i thuhet ujit-ujë e bukës-bukë”. Sa herë ka ardhur kjo ditë, ne e kemi festuar atë. E kemi festuar këtë ditë edhe kur kemi qenë nën pushtim klasik, në rrethana shumë të vështira. E kemi festuar këtë ditë kudo ku kemi qenë. Dhe s’ka dyshim se do ta vazhdojmë të festojë prapë, pavarësisht çfarë thonë politikanët e sotëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:40 pm

Sot, kryeministri i Kosovës, e heqë nga kalendari i festimeve 28 nëntorin. Të heqësh dorë nga 28 nëntori, do të thotë të heqësh dorë nga vetvetja, do të thotë të heqësh dorë nga e kaluara e jonë e lavdishme, ta varrosësh atë, do të thotë ta vrasësh të ardhmen tënde. Por a duhet ne të lejojmë ne një gjë të tillë? A duhet ne të lejojmë një turp të tillë? A duhet ne ti lejojmë përpjekjet për shkombëtarizim tonë? A duhet ne të lejojmë të sillen kështu me ne? A duhet ne të lejojmë....



Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet ta miratojnë një projektligj të tillë. Ata duhet me forcë ta kundërshtojnë një gjë të tillë. Disa prej deputetëve të këtij kuvendi, kanë vuajtur në kurrizin e tyre torturat më çnjerëzore nga pushtuesit nëpër burgjet jugosllave, pikërisht për këtë flamur të lavdisë e krenarisë kombëtare. Disa prej deputetëve të Kosovës kanë qenë bashkëluftëtar të dëshmorëve të kombit, që kanë dhënë jetën për liri, pavarësi e flamur. Dëshmorë e kombit janë mbuluar me flamur kombëtar dhe janë përcjellë në banesën e tyre të fundit. Prandaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të lejojnë kurrsesi që data 28 nëntor, të mos figurojë si festë kombëtare. Nëse në damarët e tyre rrjedh gjak i kulluar shqiptar, ata nuk duhet të pajtohen me këtë projektligj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 8:41 pm

Populli ynë nuk duhet të pajtohet me këtë. Ai duhet të ngrihet kundër këtij projektligji antishqiptar. Ai duhet të përdorë forma të ndryshme për ta kundërshtuar këtë. Ai duhet ti thotë ndal kësaj të keqeje të madhe. Sot o kurrë, populli duhet të ngrihet në këmbë për të kundërshtuar projektligjin në fjalë. Sot o kurrë, subjektet që kanë qëllime të larta patriotike duhet të bashkohen për të kundërshtuar. Duhet të bashkohen, si një trup i vetëm, dhe së bashku më popullin ta pamundësojnë miratimin e tij. “Bashkimi bënë fuqinë”,- thotë i madhi popull. Le ta dëgjojmë këtë mësim të madh të tij. Le të ecim gjurmëve të mësimeve të tij. Le ta dëgjojmë sot këtë mësim, se nesër bëhet vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyThu May 22, 2008 9:59 pm

I nderuari Feneri

Eshte me rendsi se kjo politik qe po udhëheq tani Kososven, mandatin e shumices se popullit nuk e ka se dihet botrisht se sa pak popull dal ne votime , kshtu qe pajtohem me ty se populli duhet te kundershtoj fuqishem kto projet ligje anti kombetare se nuk kem qa presim nga ata qe jan ne parlament se ata nje zeri i kan mbeshtet te gjitha keto qe parashihen ne pakon e famshe Ahtisari , ne jemi shum mic qe nuk kemi dal ne zgjedhje dhe pajtohem me ty se duhet fuqishem te protestojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyFri May 23, 2008 1:01 am

dihet mire se edhe ne veteranet e UCKse jemi deklaruare publikishte se jemi kunder zgjidhejeve dhe sot nuk munden te thirren ne emere te veteraneve askushe e ase ne emere te luftese dhe nje gje duhet ta dijne keta politikan te sodit e se nuk kan ate force qe munden te ndalojn festen e 28 nentorit dhe ketu kish pas nje propozim qe me 28 nentore 2008 ta festojmi ne vendlindjen e herojit tone kombetare ISA BOLETINIT ne Fsh. Boletin qe ti bejmi me dije se ne shqiptarete e kemi vetem nje flamure e ai eshte flamuri kuq e zi me shqiponjen dy krenare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyFri May 23, 2008 1:24 am

28 Nëntori jo vetëm në Boletin por gjithka ku ka shqiptarë duhet të Manifestohet. Sepse ashtu është manifestuar, sado që Kosova dhe viset e robëruara kanë përjetuar dhunë e përgjime që atë festë mos e festojnë !

Megjithatë 28 Nëntori është manifestuar edhe nëpër burgje, edhe nëpër Baushtellët e restoranët e Evropës dhe Amerikës. Atje ku i ka shpier fati dhe nevoja Shqiptarët. Ndaj në Kosovë kjo datë patjetër duhet të jetë e shenjtë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
smaka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
smaka


Numri i postimeve : 111
Registration date : 22/09/2007

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyTue May 27, 2008 1:30 am

o patrijotat e pllastikes po qka po qoni pluhur rreth qeshtjes se 28 netorit a ishim ne ata qe kerkuam me gjdo kusht pavarsi
me sa une di 28 nentori esht dita e flamurit
kosova sot esht e pa varur dhe ka nje flamur te vetin shtetror dhe ne kalendarin efestave shtetrore te kosoves e ka te ndaluar te ket festa dhe simbole te njejta me nje shtet tjeter shkaku i kesaj nuk ben te futet ne as nje menyr 28 netori si dita e flamurit
mes po vrej ketu ne keto shkrimet e me hershem jan dy qeshtje ne pyetje njerzit ose nuk kuptohen mir me politiken dhe detyrimet e te qenurit shtet ose kan nje tjeter qellim qe ta nenvlersoj punen e qeveris qe krijoj shtet
vendimi i qeveris THAQI per ta largu nga kalendari 28 netorin nuk pati mbeshtetjen e shum deputetve mbrenda kualicionit qeveritar por ne fund plitika dhe vizjoni i thaqit per kete qeshtje ka dal fitimtar
parlamenti i kosoves ka miratuar ma ne fund edhe 28 nentorin si fest ne kalendarin e festave shtetrore por 28 netori qe do festohet ne kosove esht dita e shqipetarve dhe nuk esht i njejt me 28 nentorin qe festohet ne shqiperi qe esht dita e flamurit dhe e pavarsis se shqiperis
pra ketu kemi nje loj te fort poltike nga qeverija e drejtuar nga politikanti numer 1 ne rajon THAQI
ketu te gjith dalin te knaqur shqipetaret do vazhdojn ta festojn festen e tyre me te dashur 28 nentorin ndersa ne kalendarin e festave shtetrore do fikuroj si dita e shqipetarve qe ne politik ne sqarimin me nderkombtaret i bije kosova dhe shqiperija jan dy shtete te pa varura por kan nje te perbashket qe koincidon ne mes tyre kan 28 nentorin si fest por dallimi esht ky ne shqiperi kjo dat esht data dhe festa e flamurit ndersa ne kosove esht dita e shqipetarve
ksaj i thon politik.

do kalojn edhe 50 vite qe njerzit ne kosov ti vlersoj drejt kapacitetin politik te KRYEMINISTRIT aktual

KRENOHU ME KOSOVEN fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albin dibra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 14
Registration date : 19/05/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyTue May 27, 2008 2:36 pm

Te nderur dhe te respektuar vllezer shqiptar si po e perjetojn dhimbjen shqiptaren ne lugin te presheves ku ne qdo sekond i maltreton njesiti famkeq i serbis qa duhet te bejm dhe si te ju ndihmojm atyre qe te mos provokohen se lideret e atjeshem jan veq figura si ne lojen e shahut .
DHE SI JAN SHQIPTARET NE ILIRID
Me sa e di une ka shum shqipfoles ne ket koh ne tokeat tona po ne ilirid kesaj radhe me duket se jan ba argat te dreqit po me se shumti me dhemb dhe me bahet e pa durushme kur e ni mendu thaqin tu fol per vlera te luftes dhe ku aj njeri me organizimet e tija duke i urdheruar daut regjepin leken agim krasniqin gjezair shaqirin e shum te tjer qe i di me fakte na i vran djemt ma te mir te luftes po i permeni
AVNI BEQIRIN
KASTRIOT VOKSHIN
MENDIMIN
GJAVIT MORINEN
IMER GAVAZIN
RAMADAN SHITIN
KETA NGA KOSOVA QE U VRAN NE PABESI si dhe sot i kemi ne dy djem ne burg qe na i burgosi mendu thaqi BEDRI E NEXHDET RAMA po si te tejkalojm ket gjendje me thuani argat i kujt eshte mendu thaqi dhe zagart e tij deri kur keshtu pse nuk e thot as kush realitetin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
smaka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
smaka


Numri i postimeve : 111
Registration date : 22/09/2007

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyWed May 28, 2008 2:09 am

albin dibra te tregoj une shoku se argat i kujt esht MENDU THAQI aj nuk esht argat i askujt perveq argat i EGOIZMIT politik qe e ka treashigim nga ARBER XHAFERI


NJE FJAL E VJETER THOT GJDO POPULL MERITON LIDERET QE KA por kjo nuk mund te thuhet per shqiptaret ne maqedoni ata nuk e meritojn nje fatkeqsi te till

shpetimtari i keti populli quhet ALi AHMETI ( BDI )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË EmptyWed May 28, 2008 2:54 pm

Na ishte njihere nji poet qe therriste:
Landovice a ndjeve o
dy trima dy hero
etc,etc
Na ishte po ne at Landovice edhe nje permendore e ktyre dy trimave,herojve ku beheshin homazhe-atyre dhe vellazerim- bashkimit!Permendorja quhej e dy herojve-nji kohe(fatkeqsisht jo dhe aq te shkurte-disa dekada)me vone,e dy "budallenjeve"e tash ska emer fare sepse eshte fshi nga kujtesa e njerezve.
28 Nentorin - Diten e Flamurit nuk e fshine nga kujtesa jo dekadat po as shekujt,armiqte e te gjitha sojeve e sorollopeve e qe do ta fshijne"fiqfiriqat"e sotem as qe diskutohet!
Njeriu - njerezimi ka gjera te shenjta - ato lindin e nuk shiten e blehen,ndryshojne apo tjetersohen!
I tille eshte FLAMURI KUQ E ZI - FLAMURI KOMBETARE!
Shqiptaret,edhepse,politikanet(po mundohem ti kursej,qe te mos i quaj matrapaze),do te deshironin nje gje te tille,nuk jane pakurrizor-perkundrazi-kane kurriz shume me te forte - kurriz qe historikisht i ka mbajte drejte dhe krenar sepse kane pase SHQIPEN perpara e ate do ta kene gjithhere!
Nuk eshte hera e pare qe po tentohet qe te iu ndrrohet flamuri shqiptareve-nuk do te jete as e fundit-por une jam i bindur se AI-Flamuri kombetar sdo te ndryshoj kurr!
Per ata qe flamurin e konsiderojne kemishe nuk e denjoj te flas!
Zaten ata dhe jane rrite pa kemishe e tash i kane blere disa sosh -aso te 1 e 30(gjithcka 1 euro e 30 cent)-edhepse thuhet se rrobet nuk e bejne njeriun-mendoj se ato flasin per ate qe i veshe!
Ata,cfare i kane rrobat(kemishat)aq dhe vlejne!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË   Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: