Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:04 pm

Liria dhe barabarësia, janë kategori të patjetërsuara!

NGJARJE QË ZGJOHEN LUGAT!




Në skenën e Amfiteatrit Maqedoni drama : Ngjarje që zgjohen lugat!

As integrimi i demokracisë nuk merret si bazë, as globalizimi rajonal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:05 pm

NGJARJE QË ZGJOHEN LUGAT!




Në skenën e Amfiteatrit Maqedoni drama : Ngjarje që zgjohen lugat!

As integrimi i demokracisë nuk merret si bazë, as globalizimi rajonal



Shkruan: Ferit RAMADANI

Kërçovë, 12. 04. 2008



Në bashkësinë multikonfesionale dhe multikombëtare, ka dalë në planin e parë stërkeqja qëllimkeqe! Dhe në rolin verbërak ka krijuar harmoninë e një rashomoniade e cila, për interesa kriminale ka hedhur në pasiguri gjithë qytetarët! Netët përshkohen nëpër rrathët e ferrit e ditët i ngjajnë ankthit sa herë dëgjohen propagandimet deklaruese që e përcjellin selamin arbitrarë për t’u pranuar përgjithmon robëria!

Është bërë realitet ëndërra e skenarëve të shkruar e gjeneral Kadieviqëve politik, të deridjeshmit separatistë, e sot integristë të përbetuar në Makosllavi, dhe të integrimit të saj në nato e BE, ngulin këmbë, hungurojnë e turfullojnë t´ia arrijnë atij sylksesi , i cili, përballet me dy pikënisje!

Me demokracinë si opcion i ambalazhuar dhe me ndjenjën koloniste, nga njëra anë, ajo bëhet treg i kusuritjeve për t’i lansuar të vërtetat dhe gënjeshtrat në binarët e bashkëjetesës në relacionin e të privilegjuarve maqedonas, dhe me selektimin në kategori, ku tek, kategoria e dytë e qytetarëve janë postu shqiptarët që janë shtylla më e fortë, për argatëri dhe, pos sherbetorëve të mirë, për privilegje të tjera mos ëndërrojnë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:05 pm

Ashtu, siç e bëri përzierjen e hibridizuar në kuzhinën speciale LSDMsllavia, duke integruar në Kushtetutë të drejtën ekskluzive të unitarisë të dominojë mbi interesat e të tjerëve, edhe pushtetarët e VMROsllavisë janë ngritur në mbrojtje të saj, kundër kërkesave natyrore e legjitime të shqiptarëve, që atyre pastaj, me një shigjetë apo me kërcënimin e dhëmbëve luanesk, t’ua sjellë gjumin okupues! Sa e kotë dhe joefikase është kjo metodë tiranike e hipokrite nënkuptohet nga vërdallisja shfrenuese e veprimit dhe e deklarimit propagandues e cila në përmasë ka marrë hijen e gjakderdhjes dhe viktimave që ecin duke numruar sekondat! Megjithatë, po aq qesharake është përbetimi i liderucave shqiptarë që janë bërë borizanët e Vajazanit se si duhet të pranohet makosllavia në BE dhe në Nato!

Nga ana tjetër, sa herë që del pikëpamja e pikënisjes shqiptare që ka tendencën e shpërthimit për kërkesa të barabarësisë në bashkëjetesë, goditen si terroristë! E çka do të ndodhë sikur të kërkojnë Pavarësi ???

Të përhershmit shqiptarë! Ballistët, irredentistët, separatistët, terroristët...! Ata që përjetuan gjithçka edhe kur thanë: Dobro utro!, edhe kur thanë: Zdravo! Të mjerit ! Edhe kur kërkuan simbole kombëtare edhe kur deshën të flasin në gjuhën e vet! Edhe kur janë për integritetin edhe kur kërkojnë barazi! Edhe kur nënshkruhen për sovranitetin e shtetit, edhe kur qëndrojnë peng për marrje kredishë! Edhe kur i plaçkitën, edhe kur i gjobitën! Edhe kur ishin në shërbim edhe kur ishin në shtegtim:

U dhuruan me dajak, me kërbaqë e linqe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:06 pm

Ultimatumi i përherëshëm ishte dhe është - nënshtrimi! Me çdo kusht! Sipas konceptit të car Dushanit e Sllobodanit! Edhe qiklopi Kiro e kurorëzoi të tillë në Ladorishtë, Bit Pazar, Gostivar! Dhe s’iu kujtua ekskluzivitetit unitarist t’ i thotë: Stop! Vetëm për një qëllim: Të dalin nga hendeku i grindjeve brezat e ardhmërisë, dhe të nisen rrugëve të zhvillimit, bashkëjetimit! Ata që i duhen njerëzimit dhe për të do të hapin vizionet e kornizës së lirisë, të drejtës e sigurisë! Në realitet, njerëzimi sa pak profile Prometheu ka pas! E, ky vend do të ketë ndonjëherë të tillë që t’ua falish besimin e votës ?!!!

Shqiptarët e bënë shenjëzimin për profilin Promethe, dhe në garën e votimit u turrën për t’ia falur përfaqësimin Njeriut të ri! Atij që me shqiptarët për rreth do të ekuilibronte gjendjet. Do të krijonte relievin e ri dhe shqyrtimit të çështjeve do t’ua kthente domethënien e shpresës, për t’u bë armata e harmonisë dominantë e determinimit, që funksioni i gjeneral Kadieviqëve luftarakë të pushonte përjetë! Ashtu siç do ta merrte trajtën e drejtë në shqiptim edhe maqedoni edhe shqiptari ! Dhe, nuk do të përdoreshin në kontekstin e përrallave siç rendin t’i theksojnë shumë zotrinj politikanë, shkencëtarë e gazetarë “makedonskite albanci”, të cilët në “stilin e kopesë” u besuan dhe u ndihmuan sa herë u kanë trokitur për atë! Bile ua falën përfaqësimin pa u bërë konkurrencë në shumë nivele, duke filluar edhe nga niveli i Presidentit, sipas shpresës se do të veprojë sipas mendësisë së Njeriut të ri demokrat, që di t’i pranojë edhe vlerat e të tjerëve, dhe ato, t’i kultivojë krahas vlerave kombëtare, e jo ta vërtetojë shpirtin Don Kishotian! E të veprojë sipas huduteve të Car Borisëve dhe Putinëve të Rusisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:06 pm

Përderisa kategoritë e Orëve policore, Ultimatumeve, kërcënimeve dhe veprimeve pushtetare u ngritën si Shpata e Demokleut mbi shqiptarët - qytetarë të këtij shteti, në ndërgjegjen e vrarë të humanistëve ka dominuar lutja për paqë! Edhe voglushët me lot e ngashërime të njëjtën lutje bëjnë! Edhe të vdekurit me heshtje përgjigjen! Ndërsa Kadieviqët luftarakë e politikë nuk dëgjojnë, nuk shohin, nuk ndjejnë! Ashtu siç i ngulfatën kërkesat, propozimet, votimet mbi zgjidhjen e çështjeve në Parlament e Qeveri, ashtu siç i keqpërdorën pozitat në Gjyq, në Mbrojtje e Polici, ashtu siç i shtrembuan faktet në Regjistrim, Informim e Histori, tentojnë t’i ngulfasin pa cak edhe kërkesat e cilësuara terroriste të shqiptarëve tek intermediatorët e jashtëm ku e bëjnë përfaqësimin për demokraci unitare e raporte padronizmi në zhvillim, diktati i së cilës shprehet me shfarimin shqiptarë! Këtë trumbetim e bëjnë përditë liderët shqiptarë qofshin pozitë apo opozitë ! Ata i kanë harruar këto vuajtje të popullit, sepse i presin e përcjellin me buzëqeshje! E kush nuk të pret ashtu kur do bakshish shekullorë! Shqiptarët heshtin se flasin liderët ! Ata që majka Makedonia u kushtëzohet nga grekët me bishtaemrash! Për këtë u ka dalë ngandonjë thinjë në kokë e rrudhë në ballë! Se për të tjerat, bie fjala për mirëqenien e shqiptarëve nuk janë shumë në zor. Kur duan ia përmirsojnë ate ! Si Brodecit që ia përmirësuan orë e çast !

Tashti, ka filluar e troket momenti i interesimit të liderve. Nuk u pëlqejnë rrethanat e bllokuara në Parlament. As në Qeveri. Por do të gjejnë zgjidhje adekuate ata! Kanë energji! Kanë disponim! Vetë mos i pyetni për çka angazhohen! Mosni rastsisht t'u thuani :

- Për cilin zhvillim të matutjeshëm flisni ju kipcat e Car Dushanit plak?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:07 pm

Vargani i gjatë i shqiptarëve më 2001, priti përpara sportelëve për të marrë dokumentat e braktisjes nga vatrat e lindjes! Pasiguria i ktheu në vargan mumjesh! Heshtja e së cilës fliste për gjithçka! Fliste për pabesinë! Fliste për krimin! Fliste për zhgënjimin! Fliste për korrupcionin që e bënë zyrtarët hajdutë me disponimin shovenist që ta shfarojnë edhe kërkesën, edhe prezencën, edhe qenësinë shqiptare!

E ju, Zotëri Kadieviqët politikë e luftarakë, me urdhëra e ultimatume lejoni goditje mbi të gjithë, për ta treguar shfrenimin shovenist, pa dashur të kapërceni logjikën e cila në interesat e sigurisë duhet ta mbrojë demokratizimin! Sipas atij qëndrimi sharlatanesk të diktatorëve, shqiptari nuk duhet të mendojë për binarë racionalë dhe të barabartë se e bën shkatërrimin e integritetit territorial dhe krijon mohimin e të drejtave të të tjerëve! Edhepse me veprimet tuaja prej tuxharësh pa skaj, i keni groposur të gjallë që nga dëbimi dhe arratisjet e dekadave, prehjen nuk e gjetën as në përfundimin e këtyre proceseve që nga prapashpina i kurdisni ju ! Edhe sa herë duhet të vdesin për një bashkëbisedim! Për një marrëveshje! Po ata që krahas veprimit dhe participimit në këtë shtet edhe sa herë duhet të nënshkruhen se në kontekst të lidhmërisë stabile, kanë vënë energjitë organizuese në dimensionin e marrëveshjeve me lëshime! Dhe kurrë s’janë trajtuar drejt nga aranzhmani juaj dominues! Nga klani që del e udhëheq pa u brengos se si i ka hallet masa, por, përpiqet si të grumbullojë kapital e të dirigjojë ashtu siç dirigjon me diferencime e mohime , ndaj atyre që shumë pak u besojnë se e keni drejt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:07 pm

Ju Kadieviqët luftarak e politik, nëse keni pak ndërgjegje dhe mundeni të kaloni në pozicionin e shqiptarit, për ta prekur zemrën e tij në thellësi, shpejt do ta kuptoni hesapin i cili, për shumë arsye ëshë blombuar në Kutinë e Pandorës! Megjithatë, është koha e provës së madhe! Koha e paqës! As vrasjet, as “vetëvrasjet” që ende e kanë gjakun e njomë nëpër damarët e kësaj toke, e cila për hirë të ngatrresave dhe pengesave është bërë vatër zjarri, me mundësi shpërthimi të luftës qytetare, nuk janë as psikologji as dëshirë e shqiptarit! Mbi të gjitha, ato e kanë rrjedhën nga kodikët caristë, shtyllat e së cilëve i kanë ndërtuar e sëndërtuar shumë xhelatë që sot nuk kanë asnjëfarë kuptimi! E ju, as duhet t’u takoni atyre, as të gjasoni si ata! Edhepse në trumbetime jeni legjendarë, në veprime, jeni dëshmuar: Zuzarë e tuxharë që shitni tokën e shqiptarëve shumë lirë në pazarë !

Prandaj, për t’u bërë frytdhënëse gjithë ajo Platformë e gënjeshtrave - shpresë e cila ma shumë ëshë iluzion se sa realitet, dilni nga kaptina e unitarisë dhe ndizni një dritë e cila mund të kontribuojë në sistemin e marrëdhënieve demokratike! Është fare logjike të bëhet Maqedonia jashtë tokës së kolonizuar të shqiptarëve dhe e të gjithëve që janë në të! Po çka i obligon shqiptarët që pandal dhanë viktima e derdhën gjak për liri e pavarësi, përse i ndanë me dhunë nga Atdheu i tyre Shqipëria ! Çfarë besimi nga shqiptarët kërkoni ju tuxharët marioneta të Makosllavisë? Ashtu duhet të jenë udhëheqësit që e kërkuan votëbesimin e përfaqësuesve legjitimë, dhe shqiptarëve pastaj, ua dhan dojakun!!! Apo përse i nxitën dhe i motivuan të kontribuojnë me votat për Kryetarët, që sapo hipën në fron projektuan dhunën dhe terrorin mbi ne”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT EmptySun Apr 13, 2008 10:08 pm

Për shumë aspekte ata janë bërë akordim i shumë çështjeve të njëanshme, që i krijuan stërkeqje zhvillimit të demokracisë! E kjo, është kohë historike! Kërkon guxim për të dalë nga guaca e kokëfortësisë unitariste dhe nga trumbetimet tuaja të integrimit rivuloset kolonizimi dhe përfundimisht zvetnohet çështja shqiptare! Dhe ajo nuk është as përqindja e përmirsuar pët të qenë argat në Makosllavi, as nuk është përmasa shqiptare të prehet përjetë në djepin e demokracisë që ua mbushi çdo vend me kufoma dhe mbuloj shumë nëna me të zeza! Megjithatë ju bëheni superbusolla që e drejtoni sërish aty ku i privilegjuari privilegjon! Aty ku të shtypurve u kthehet dhuratë dajaku e jo liria! Aty ku nuk realizohet marrëveshja ndërmjet palëve që kërkojnë dhe atyre që duhet t’i zgjidhin çështjet!

Ashtu siç kanë vepruar dhe si veprojnë pushtetet shtypëse mbi shqiptarët, edhe shumë borgje nuk munden t’ua lajnë! Ndaj, ju aq ma pak duhet të pretendoni me kokëfortësi për aneksin kolonist mbi ta! Sepse mbi të gjitha, makosllavët me tendencë dhe pandal na thërrasin “pakica” dhe “ makedonski albanci”, në tokën e të parëve tanë të kolonizuar me djallëzi!

Në realitet çka kërkohet prej jush, e çka duhet të krijoni ?

Liria dhe barabarësia, janë kategori të patjetërsuara! Vetëm kolonët i kanë rrëmbyer gjatë etapave të njerëzimit dhe pastaj janë detyruar të flaken në muzeumin e tiranëve! Ata që i kanë kërkuar të drejtat, sado që kanë derdhur gjak, i kanë fituar dhe kanë mbetur liridashës ! I përshkon lavdia e brezave dhe përkujtohen me dashamirësi!

Prandaj, Amfiteatrit Maqedoni nuk i duhet drama: Ngjarje që zgjohen lugat! I duhet partnerizmi i vërtetë dhe aktorët me shpirt Prometheu që u qasen dhe i zgjidhin çështjet...! Sa më parë, makosllavët të dalin nga territoret që i kanë kolonizuar, dhe Ju argatët e tyre, të ndërprisni trumbetimet se jeni për integritet..., në kohën e krijimit të shteteve sovrane e të lira...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty
MesazhTitulli: Re: Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT   Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferit RAMADANI : NGJAREJHE QE ZGJOHEN LUGAT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: