Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Shko poshtë 
+16
Ago Muji
Leka i Madh
rroni
feneri
gjakushi
Nezir Myrta
Urata
besa-bese
shaban cakolli
azzurra
E_Bukura
renan
petritkola
gishteza
Beton
Sofra
20 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Naki
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Mr Ukshin Hoti   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Sep 01, 2007 6:26 pm

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT 200px-Ukshin_hoti
Mr.Ukshin Hoti
Ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C.
Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.
Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.
Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.
Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.
Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!


Ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Sep 07, 2007 10:55 am

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT UkshinHoti01 Në kohën kur shumica e popullit ishte magjepusur nga politika paqësore në Kosovë, ishin analizat largëpamëse dhe veprimet e profesor Ukshin Hotit i cili shkruante në gazetën "Demokracia Autentike" i cili i parashikonte gjërat se pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe të Bashkimit Sovjetik, Shqipëria e sidomos Jugu , mund të jetë sheshi i ardhshëm i konflikteve edhe politike edhe sociale e deri tek një luftë civile, për shkak të ekuilibrave të rinjë gjeopolitikë global e rajonalë.
Në tubimin e subjekteve që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare në Tetovë ( Konsulta e Tetovës 1 dhe 2), profesori Ukshin Hoti e ngriste lart zërin për domosdoshmërin e unifikimit të faktorit politik shqiptarë për zgjidhjen e çështjes kombëtare për emancipim të gjithanshëm dhe sa më shpejt përparim ekonomik dhe shoqëror ... dhe një ide e tillë e dobishme për të ardhmen e vendit u minua nga dy partitë në Shqipëri dhe në Kosovë...
Se sa ishte gjenial në parashikime profesor Ukshin Hoti tregojn vërejtjet që i bënte dhe shqetsimet e tija për fatet e kombit, ato po i shofim sot, siç po i shofim pasojat nëpër të cilat po kalon Kombi jonë.
Në kohën kur askujt nga politikanët dhe shumicës së popullit nuk guxonin të mendonin se mund të ndesheshin me regjimin shtypës të Beogradit, profesor Ukshin Hoti fliste haptas se; " Kosova duhet ta ketë Ushtrinë e saj Çlirimtare". Ishte letra e profesor Ukshin Hotit dërguar studentëve të Universitetit të prishtinës e cila ngriti në këmbë tërë studentët dhe ca profesor aty këtu , në kohën kur 99% të pacifistëve me subjektet e tyre politike në Kosovë shpejtonin për t'ju ndal hovin dhe për të pamundësuar protestat në Kosovë: Profesor Ukshin Hoti u bë udhërrëfyes, ideator dhe frymëzues për protestat e studentëve ai me idet dhe frymzimin që e përhapte e shkundi psikologjinë e robit ndër shqiptarët dhe u bindë rinija dhe populli për domosdoshmërin e rrugës për luftë çlirimtare.

Të nderuar forumist jepne mendimin tuaj për këtë temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyThu Sep 13, 2007 1:31 am

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT 46
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyThu Sep 13, 2007 1:46 am

Fati i Ukshin Hotit


Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Sep 14, 2007 2:15 pm

Ku është Ukshin Hoti?!
Është gjallë apo i vrarë?

10 mars 2000 - Për fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare që nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.

Lirojeni Ukshin Hotin! - thërrasin sot mijëra protestues shqiptarë me portretin e Ukshin Hotit në duar dhe për 3500 të zhdukur e 2000 të burgosur shqiptarë, që mbahen ende pengje nëpër burgjet e Serbisë.
Ku është biri, babai dhe vëllai ynë?- presin në ankth fëmijët dhe familja e tij. (Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kiminelët serbë, bashkë me 30 kusherinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.)
Është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti? - dyshojnë me plot drojë intelektualët shqiptarë sot.
Shumë pye
tje, shumë drojë e shumë dhembje pa përgjigje deri më sot.
Ndërkohë shumë të zhdukur janë gjetur të vrarë. Disa janë indentifikuar nëpër burgjet serbe, ndërsa disa janë liruar. Flitet edhe për pengje të luftës në Serbi. Marrëveshja e Kumanovës nukpërfshin çështjen e të burgosurve dhe të pengjeve të luftës.


[size=12]Për prof. Ukshin Hotin asnjë gjurmë!
Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Hesht Tribunali i Hagës.
Heshtin UNMIK-u e KFOR-i.
Heshtin asociacionet humanitare ndërkombëtare edhe pas tetë muaj çlirimi të Kosovës!


Kush është Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të shkencave politike dhe ka specializuar marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet amerikane të Çikagos, Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C. , më 1978-1979.
Ukshin Hoti është profesor i Universitetit të Prishtinës dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai është autor i veprave "Lufta e ftohtë dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti është veprimtar politik dhe kryetar i partisë UNIKOMB-i të Kosovës.
Profesor Ukshin Hoti sot është ndër intelektualët më të guximshëm, më të vendosur dhe më parimorë shqiptarë.
Ai është ndër intelektualët më të përndjekur shqiptarë nga regjimi serb. Më 1981 është burgosur, ndërsa më 1982 është dënuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), për shkak se ka përkrahur publikisht kërkesat studentore për Republikën e Kosovës. Në muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, për shkak të organizimit të homazhit për martirët e rënë. Në maj 1993 është përgjakur publikisht nga policia serbe. Më 15 maj 1994 është arrestuar, ndërsa më 28 shtator 1994 është dënuar me 5 vjet burg, për shkak të mendimit e veprimit të lirë publik.
Intelektualët shqiptarë e kanë vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot është smbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."
Fati i Ukshin Hotit sot është një çështje morale e njerëzimit.
Organizatat ndërkombëtare duhet ta kërkojnë profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse në momentin e fundit ai ishte në duar të saj. Të kërkojnë përgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Që, më në fund, të tregojë: është gjallë apo i vrarë?!
Nëse mbahet peng i Kosovës-të tregojë. Nëse e ka vrarë- sërish të tregojë ku janë eshtrat e tij!
Ka shumë konventa ndërkombëtare që obligojnë për këtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Sep 14, 2007 2:18 pm

"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarëve të Ukshin Hotit
Është vështirë të niset një shkrim nga fundi, aq më tepër nëqoftëse figurë qendrore e atij shkrimi, duhet të jetë askush tjetër përpos ideologut të lëvizejs çlirimtare mbarëshqiptare, mr. Ukshin Hoti.
Pse niset shkrimi së prapthi?
Më 4 mars në Tetovë në organizim të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptar në Maqedoni, u organizua një tribunë për të burgosurit shqiptar, që edhe më tej gjenden në burgjet e Serbisë, me titull "Të tjerët për Ukshin Hotin", me theks të veçantë për fatin e mr.Ukshin Hotit. Ç’ndodhi në të vërtetë, pse niset shkrimi së prapthi? Në momentin kur të gjithë të pranishmit prisnin që në foltore të paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njëkohësisht ka qenë edhe mënyra e vetme e tij për të komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atë të jashtëm disa vite me radhë, drejtuesi i tribunës dhe kryetar i shoqatës e cila e organizoi këtë tribunë, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se për arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetëm familjes së tij, nuk do t’ia japë fjalën zonjës Myrvete. Eshtë e vërtetë se Ukshin Hoti, ka kohë që nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetëm familjes së tij, por i takon tërë këtij populli, por mos ndoshta me një veprim të tillë nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes së tij, e me këtë edhe i vet Ukshin Hotit. Kush më mirë se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush më tepër se ajo ëstë angzahuar për jetën dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj të thotë atë çka din për jetën e tij dhe veprën e tij, aq më tepër kur e dijmë që zonja Myrvete është njeriu më i afërt i Ukshin Hotit. Të fillojmë ashtu siç duhet të shkruhet një shkrim, pra nga fillimi.
Çka u tha në këtë tribunë për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit
Ps fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës dhe organizatorit të kësaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalën Fadil Bajrami, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i Ukshin Hotit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Lubjanë. Fadil Bajrami kryesisht u përqendrua në aktivitetet e tyre në botimin e revistës DEA në Slloveni. Më pas në foltore u paraqitën edhe oratorë të tjerë siç janë Berat Luzha kryetari i Shoqatës së Burgosurve në Kosovë dhe kryeredaktor i të përditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal në gjendjen e përgjithshme të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe për të përfunduar fjalimin e tij se "detyra jonë është që të bëjmë gjithçka për ta". Më shumë interesim tek të pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish të burgosurit më të njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili në burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg për shkak të rastit të Paraqinit. Ai u përqëndrua më tepër nët takimet e tij me Ukshin Hotin gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Nishit dhe në atë të Dubravës. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravës është liruar më 16 maj i përcjellur nga agjentët e sigurimit serb, gjë të cilët siç theksoi ai kanë mundur ta shohin disa të burgosur nga dritaret e burgut.
Më së tepërmi në foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili në çdo moment parashtronte dilemën se është apo nuk është gjallë Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjën Myrvete, motrën e profesor Ukshinit, saqë fitohej përshtypja se ai njeri tërë kohën rri me të, e jo se me të ndoshta nuk është takuar asnjëherë.
Në foltoren e kësaj tribune "defiluan" edhe shumë oratorë të tjerë: prof.dr.Esat Stavileci, përfaqësuesi i PEN qendrës daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunë doli si kërkesë imediate të gjithë aktorëve politik shqiptar, qendrave vendosëse evropiane dhe botërore dhe z. Bernard Kushner që të bëjnë ç’është e mundur për identifikimin e vendndodhjes së mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht të tij dhe të të gjithë të burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisë.
Në të gjithë të pranishmit nënshkruan edhe një peticion i cili së bashku me kërkesat e lartpërmendura do t’ju dërgohen të gjitha instancave relevante shqiptare dhe botërore.
Çka mund të thoshim për në fund
Në këtë tribunë u thanë shumë fjalë të mëdha. U tha se Ukshin Hoti, shumë herët e kuptoj se politika gandiste e Rugovës do të dështojë, prandaj shqiptarët duhet të përgatiten. Nuk u harrua të thuhet se dhimbja më e madhe për shqiptarët momentalisht janë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nuk mund të ketë liri dhe paqe në Kosovë derisa ideatori i kësaj është i burgosur. U përmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve dhe me çështjen e Kosovës Lindore, nuk duhet të merremi si me larje borxhi, por si me nevojën për ujë dhe bukë. U theksua edhe ajo se në kohën nëpër të cilën kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Të gjitha këto u thanë në tribunën me titull "të tjerët për Ukshin Hotin". Por, megjithatë vetëm u thanë. Pasi ata të cilët duhet të veprojnë në këtë drejtim, subjekti politik shqiptar në të gjitha trojet shqiptare sikur dëshiron me çdo kusht të harrojë këtë njeri. Athua pse?
Pse nuk mundemi ne shtatë, tetë apo nëntë milion shqiptarë (pasi edhe vet nuk e dimë se sa jemi), nuk mund të bëjmë për një njeri të vetëm aq sa bëri ai i vetmuar për të gjithë ne (shtatë, tetë apo nëntë milion). Shtrohet pyetja mos vallë ai është mbinjeri me formë të njeriut? Ligjet e çdo shteti thonë se të gjithë njerëzit janë të njëjtë apo të barabartë. Religjionet gjithashtu thonë se nuk ka mbinjeri në këtë kohë. Atëherë pse ne (shtatë, tetë apo nëntë milion) shqiptarët nuk mund të bëjmë për një njeri, aq sa ai njeri bëri për të gjithë ne.
Lind edhe një pyetje e cila u parashtrua edhe në tribunën e lartpërmendur: "deri kur, ne shqiptarët do të vonohemi, së paku këtë tren duhet ta zëmë, qoftë edhe në vagonin e fundit".
Megjithatë në fund të këtij shkrimi do të kisha parafrazuar vetë trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis.
- Kjo është Filozofia Politike e Çështje Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyMon Sep 17, 2007 11:38 pm

Ne vitin 1994 ne Durres u shtyp libri i Ukshin Hotit "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare", qeveria e atehereshme ndaloj qarkullim ne Shqiperi te ketij libri.

Une e bleva ne vitin 1997, atehere kur nuk kishte qeveri shqiptare per te ndaluar shperndarjen e librit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
renan
Fillestar/e
Fillestar/e
renan


Numri i postimeve : 17
Registration date : 09/10/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyWed Oct 10, 2007 12:08 am

Ukshin Hoti ishte nje shqiptar i madh edhe qysh ne fillim ka thene se Kosova duhet me pas ni ushri me cilirue venin prej shkaut per ato edhe e hjeken pej LDK je edhe kjo parti e futi me shkaun ne burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyWed Oct 10, 2007 7:49 pm

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Singelkueshteukshini PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Fotou.hoti1
Në përkujtim të kolosit të madh të lëvizjes sonë kombëtare Mr.Ukshin Hotit

KU ËSHTË UKSHIN HOTI? - AI NUK I PËRKET HARRESËS! Në këtë përvjetor 100% mbretëroi heshtja! Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Shera1
Shkruan: Sheradin BERISHA
19.05.2007
“Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret”. Proverb kineze
***
Më 16 maj 2007 u mbushën plot tetë vjet që kur nuk dihej asgjë për fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij burri të madh të mendimit politikë shqiptar. Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht (në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “UCLOBNI OTPUST” (shih më poshtë dokumentin *), pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Burguidubravesuka
Burgu i Dubravës (Maj 1999)
Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.
***
“Ku është Ukshin Hoti?" - është thirrur qindra herë nëpër protesta të organizuara pas përfundimit të luftës.
“A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?” - ishte njëra nga pyetjet më të shpeshta që është bërë në këto tetë vite të pasluftës në Kosovë.
Por, për fat të keq, deri më tani askush s’ka dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Fotoeukshinneprotesta
Ku është Ukshin Hoti?
***
Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, mbi 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Për tetë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur dhe po presin akoma në ankth një lajm të mirë për bijtë e tyre të zhdukur (të pagjetur), a të marrë pengë nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot e kësaj dite shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërsa akoma nuk dihet për fatin 2087 shqiptarëve të tjerë.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Ukwshininemesinepopullit
Mr.Ukshin Hoti në mesin e popullit
Përkundër kësaj gjëme kombëtare, këto ditë në Kosovë ka nisur një iniciativë me moton: “Fillesa shqiptare për pajtim me popullin serb”, dhe çuditërisht kjo iniciativë është bërë publike më 16 maj 2007, pikërisht atë ditë kur u mbushën plot tetë vjet nga”zhdukja pa gjurmë e Mr.Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismëtarët e kësaj “fillese për pajtim” (me ata që nuk kërkuan kurrë falje për krimet e kryera në Kosovë) pikërisht më 16 maj, është një veprim i keq dhe si i tillë skajshmërisht i papërgjegjshëm. Dora e zgjatur e z.Ibrahim Kelmendi (që ka vu firmën mbi këtë nismë) dhe të gjitha duartë e atyre që qëndrojnë prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull në ajër, sepse dora e përgjakur e palës tjetër, edhe pse kanë vrarë e prerë fqinjët shqiptarë, nuk do të afrohet për këtë ”pajtim historik”!!!
***
Në qershor të vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqos, nëpërmjet një apeli për opinionin publik shqiptarë, si dhe atë ndërkombëtar “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, që - siç thotë ai: “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”
M. Zeqo në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar (po citoj): “Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Myrvetja-afrimifotoukes
Motra Myrvete dhe vëllau Afrim Hoti
Që nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bëri këtë apel, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas tetë vjetëve, kjo kast politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm nuk folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin.
Kjo heshtje e tarafit politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm. Moikom Zeqo në apelin e tij për Ukshin Hotin, zëshëm thotë (po citoj):”Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.
***
Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, ku ka kërkuar me ngulm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga të gjitha takimet që ka pasur znj. Myrvete ka marrë premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, për fat të keq, deri më sot përveç fjalëve të ëmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanët tanë të tredhur politikisht, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Dhe, kështu për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij!
***
Edhe këtë 16 maj (si çdo vit tjetër) nuk u mbajt asnjë tubim përkujtimor për Mr. Ukshin Hotin – për këtë simbol të sakrificës shqiptare. Askush, asnjë fjalë të vetme nuk e tha se ku është Baca Ukë!
Në këtë përvjetor 100% mbretëroj heshtja!
Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!
Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, vërtet shumë e çuditshme !!!


* Vendimi i drejtorit të burgut të Dubravës Aleksandar Rakoçeviq
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Fletleshimiihotit16.05.99
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyWed Oct 17, 2007 8:42 pm

Mr.Ukshin Hoti

Ktu mund të lexoni mendimet nga i madhi Ukshin Hoti ....

Kam rigjallëruar vetëdijën time.
Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin e neveritshëm, mbi kultet dhe mbi tabutë, mbi përçarjen e përbindshme, mbi mungesën e stimuluar të perspektivës, mbi vdekjen e programuar dinakërisht dhe kafshërisht të kombit.
Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.
Kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore.
Kam analizuar edhe një herë rrethanat antishqiptare për të mësuar se si mund të kthehen në shanse shqiptare.
Se filozofia politike e çështjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare, e pashkëputur nga filozofia e historisë botërore.
Se kënga funebre e mjellmës nuk mund të jetë edhe kënga e fluturimit të lirë të shqiponjës.
Se vonesat historike mund të jenë deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtërore e sidomos mendore.
Se në fundin e mijëvjeçarit të dytë ne shqiptarët nuk do të kemi asnjë apokalips.
Se mijëvjeçari i tretë është Shpresa e Madhe, me substancën e shenjtë dhe ndjellandritëse të realitetit.
Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar.
Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare.
Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme.
Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.
Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."
350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë.
Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë.
Politika si teori e një pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme. Politika si operacionalizim i teorisë është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale dhe vizionare të vetë teorisë, në përputhjen adekuate të teorisë me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtëzuar nga këndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit të saj. Bota si politikë e një hierarkie bizantine të elitës nuk mund të jetë edhe botë e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundërvihet e ta asgjësojë homo homonis-in që e parakupton edhe homo etnikus-in.
Nocionet politike që shpesh janë shumë relative dhe aspak tabu të primitivitetit të së kaluarës, nuk mund të jenë gjithmonë dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.
Nocionet politike burojnë nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janë instrumente të njeriut që merret me politikë, për ta "asgjësuar" një ditë vetë politikën, dmth., për ta bërë atë të panevojshme, mbasi kështu njeriu do ta realizojë vetveten si qenie e plotë njerëzore, pa qenë nevoja që të jetë vetëm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikës është i përjetshëm dhe i pakundërshtueshëm.
Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar.
Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.
Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës.

A ka të interesuar që të vazhdoj me postime nga Libri i Ukshin Hotot... këtë libër;

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Ballinalibritteu.hotit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Oct 19, 2007 3:36 pm

Sofra, nuk besoj qe shkon ne dem te ndokujt kjo qe po beni ju...Une edhe pse e kam lexuar disa her kete liber, prap vazhdoj ta lexoj, sepse gjithnje kuptoj dicka, prandaj une jam provazhdimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Oct 19, 2007 4:53 pm

Une kam shume deshire Sofra qe te gjithe ket liber nese ke mundesi te bejsh postime,po akmdeshire te lexoj shume ket liber interesant te Ukshin Hotit.

Vazhdim te kendeshen te uroj dhe personalisht te faliminderona shume,per te gjithat informacione qe na sjell ketu te popullit shqiptar,ty dhe normal te tjeret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyFri Oct 19, 2007 6:32 pm

Tema si kjo e Ukshin Hotit,i japin kuptimin e plote qofte nje forumi,qofte qdo nisme te mire kombetare.Naki ishte inicues i kesaj teme fillimisht ne "Hapësirën Qiellore Shqiptare",e më pas te "Bashkimi kombëtar";dhe janë rrahur shumë mendime për të hedhur sado pak dritë mbi këtë enigmë"KU ËSHTË UKSIN HOTI-ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR?":Më vjen mirë që njerëzit qëllimmirë përpiqen të thyajnë heshtjen,nga se ajo që ishte në duart e atyre që mund të flisnin për te,që mund të kontribonin përte,që mundtë ndriqonin për te,ata heshten.Heshtja për një njeri që në zemër ka kombin,është më e rëndë se vdekja.Tani muamë duket se Ukshin Hoti ka rënë një viktimë e një shoqërie të pa ndërgjegjshme.Afatet të cilat flasin për skadimin e mbajtëjes së tij në burg,nuk lënë shpresë që ai të jetë i gjallë,nga se Ukshin Hoti meshkathësinë e tij,nuk do të mundësonte qëndrimin e tij në burg aq kohë pa dhënë asnjësinjal.Ne duhet të mbajmë shpresat se është gjallë,por edhe duhettë pregaditemi të pranojmë edhe ngushëllimin.Nëse Ukshin Hoti,ndeji aq shumë ne burg,dhe ne heshtëm aq shumë,është e pa justifikueshme tani shumë vonë edhe nëse zëri ynë tingëllon aq larg për te.Ka pasur nota proteste për të burgosurit shqiptar edhe ngakreret e udheheqejeve tona dikur,po quditërisht ndihej një thirreje e zbehtë dhee pa kuptimtë"Të lirohen të gjithë të burgosurit politik,edheUkshin Hoti",kështu ishte motoja e protestave,e cila linte vend të kuptohej,se thënja edhe Ukshin Hoti, e bënte më pak të rëndësishme figurën e tij!E pa pëlqyera tjetër e shoqërisë ishte se Ukshin Hoti,sa kohë kishte lënë nënën dhe fëmijët në një
gjendëje të mjeruar,kurse vetë kishte sakrifikuar për kombin,kurse kreret e kësaj shoqërie nuk po shkonin njëherë të i bëjnë një vështrim,këtyre fëmijëve të një veprimtari të shquar kombëtar.Unë e kam njohur personalisht Ukshin Hotin,kohën kur isha në studime,më pas kam lexuar shumë prej tij dhe për te.Heshtja për një figurë si ishte ai më brenë,por shprehja e mendimeve tuaja për te më jep zemër.Fillimisht kam përcjellur nga Sheradin Berisha,shkrime shumë të argumentuara për veprimtarinë kombëtare tëUkshin Hotit,pastaj shkrimi i Gishtëzes jep shumë detaje që ndoshta opinjoni nuk ishte i njohur ,për ato thënje që janë rrahur nëpër tribuna,dhe si i tillë shkrimi i Gishtëzes është një kontribut dhe ndriqim për ne që duhet të e përshëndesim.Ukshin Hoti,njëri ndër personalitetet më të shquara kombëtare,i ishte dhe i është i nevojshëm Kosovës,aq sa ajri dhe drita e diellit.Heshtja që eshtë bërë për te nuk do të na falet,edhe nëse tani bërtasin shumë.Megjithate heshtja prap është e pa pranueshme,por duhet një zë që kërkon me ngulm këtë ndriqim,pa mos u lëkundet asnjë qast ,deri në ndriqimin e plotë të fatit të tij.Këto shkrime nga Naki,Sheradin Berisha,Gishtëza,Adem Berisha,Sofra,e shumë të tjerë janë shkrime që thyajnë heshtjen.Por lypset fillimisht zëra që shkojnë në qarqet e duhura,këta zëra me peshë,fillimisht zera të kryetitullarëve të Kosovës,lideret shqiptarë.UNMIK,KFOR,e pse jo edhe Tribunali i Hagës,i cili në agjenden e vet duhej qe të kishte lënden e Ukshin Hotit,para se të mirrej me disa tjera hiqtë rëndesishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 5:57 am

Të më falni ishte një mos kuptim i imi për librin e Ukshin Hotit por rastësisht nëse hasi në librin e tijë do ta postojë në këtë temë...

Në vend të atijë libri do të postojë këte...





Arkivi / Ukshin Hoti / Botime / KOSOVA DHE EVROPA

Ekskluzivisht vetëm për lexuesit e Kosovës së lirë (KeL)
Për internet përshkroi dhe përgatiti: F. Alaj
Data/Vendi: Prishtinë, 02.02.2000


Pjesa e parë!
FILOZOFIA E ÇËSHTJES SHQIPTARE 1

Mr.Ukshin Hoti një nga politologët më të shquar shqiptarë të kohës së sotme, me punimet e tij ngriti në shkencë trajtimin e problemit kombëtar. Idetë e këtij libri janë shkaku i vërtetë i tij nga pushteti serb.

1. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë
Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë" etj, të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë, statike.Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do ta dilnin nga një analizë e tillë.
Nga ana tjetër vështirësitë në precezimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurnjëherë nuk manifestohen ddrejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk egzistojnë terma adekuatë, jo vetëm në gjuhen shqipe, por ehde në gjuhët e tjera, m të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë e tjera që nuk egzistojnë tek ne kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë erë pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes së shoqërisë hinduse e kastave të ndryshme, p.sh., nuk guxojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiskimit të raporteve, të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndponjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda të mndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. e Tërë historia politike e cilit do vend në botë është e mbushur me fakte të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalët adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për ketë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet e më me interes për temën tonë në shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturë e qenies së njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit- shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithë-përfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizmit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë, Hegeli, një spontanitet të tillë të konvergimit të njeriut me shtetin do ta ngrejë në nivelin e aktit të vetëdijshëm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë", të "çliruar nga detyrimi i punës ("mbretëria e domosdosë") dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nënkuptone kategorinë e shkllevërve, sikundër që tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnë ekonomisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Njëherit kjo e shpjegon edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim, kur politika vihet në funksion të pasurimet privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm!"

Politika- intelekt llogaritës dhe talent profesional
Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte bindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare, e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve q2ë e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesionalduhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të treg4tarëve si klasë në forcim e sipër.
Pragmatizimi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës të Hobsi, në sek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e ntyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Për shkak se nje gjendje e tillë do të rezulonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin, i cili për Maks veberin do të thotë "shans që personat e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje, të caktuar". Ndërkaq, "pushteti" për Veberin, "është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtushmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshhim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si" çdo shans osse mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

E Vërteta e kohshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës
Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo, në këtë funksion, d.m.th të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet,- konstatojnë Rührih dhe Narra,- se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: le të shpëtojë kush të mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disaa teorikëve dhe filozofëve, është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës, gjatë procesit të zhvillimit të saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se *ajo që zakonisht merret si qëllim- lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, domëthënjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th njeriu) përkundrejt materies në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijen e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillë prapa, në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", të cilat rezultojnë nga fakti se, në njëren anë, është plaçkitur planeti, për shkak të tedencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj, njerëzimit në tërësi, i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhrin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozionidemografik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur të vërë drejtpeshimin, por, me një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të domminimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Presik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu,. aspekti i pollitikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1. si mundësi e programimit të luftës për srritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre, detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim e rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe islamizmit në tërësi, në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2. si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe . aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit), qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve), doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportin e kufomave. Irakianët nuk kanë bërë një gjë të tillë, por, megjithatë, zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpoo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Presik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adomo do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohshme", d.m.th., kohësisht e përcaktuar.
Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Çdo tentativë që me thyrjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit europian. Abstaksioni, vegël e ilunizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..përkthimi sebokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe të shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës... në procesin automatik, i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijëshem.
Pjesët vazhdojnë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 9:42 am

Sofra une personalishte nuk e kam lexuar kete liber,nese ke kohe pjes pjes te sjellshe ne forum kete liber do te ishte knaqesi per mua qe me jepet fati ta lexoi,e mendoi edhe per shume antare tjere te kety forum,mir e ka then e E_bukura nuk mendoj se shkon ne deme.

flm Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 2:07 pm

Mr. Ukshin HOTI


FILOZOFA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE


Zgjodhi dhe redaktoi:
Bislim Elshani
Recenzentë:
Shaban Sinani
Moikom Zeqo
Kopertina:
Lisian Zoto
Korrektura:
Flora Hasani
Botimi i kësaj vepre u realizua
me përkujdesjen dhe bashkëpunimin e
„Zërit të Kosovës“
Zvicër
Shtëpia botuese
ROZAFA
Tiranë
U shtyp në
Tipografinë Ushtarake
Tiranë, 1995










Në vend të parathënies

MoikonZeqo





Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit.

Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër.

Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaportë emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.

Dhe kam besuar akoma më shumë tek idetë e pavdekshme.

Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.

Kam parandjerë se historia nuk humb, nuk e asgjëson kurrë vetveten, nuk është vetëm një vorbull e marrëzishme apo cikël i përjetshëm humbjesh absurde, nuk është aspak një "perpetuum mobile" ekzistencial i një jete të rreme, i një kronologjie të rreme, i një statu kuoje fatale.

Kam rigjallëruar vetëdijën time.

Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin e neveritshëm, mbi kultet dhe mbi tabutë, mbi përçarjen e përbindshme, mbi mungesën e stimuluar të perspektivës, mbi vdekjen e programuar dinakërisht dhe kafshërisht të kombit.

Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.

Kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore.

Kam analizuar edhe një herë rrethanat antishqiptare për të mësuar se si mund të kthehen në shanse shqiptare.

Se filozofia politike e çështjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare, e pashkëputur nga filozofia e historisë botërore.

Se kënga funebre e mjellmës nuk mund të jetë edhe kënga e fluturimit të lirë të shqiponjës.

Se vonesat historike mund të jenë deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtërore e sidomos mendore.

Se në fundin e mijëvjeçarit të dytë ne shqiptarët nuk do të kemi asnjë apokalips.

Se mijëvjeçari i tretë është Shpresa e Madhe, me substancën e shenjtë dhe ndjellandritëse të realitetit.

Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar.

Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare.

Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme.

Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.

Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."

350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë.

Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë.

Politika si teori e një pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme. Politika si operacionalizim i teorisë është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale dhe vizionare të vetë teorisë, në përputhjen adekuate të teorisë me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtëzuar nga këndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit të saj. Bota si politikë e një hierarkie bizantine të elitës nuk mund të jetë edhe botë e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundërvihet e ta asgjësojë homo homonis-in që e parakupton edhe homo etnikus-in.

Nocionet politike që shpesh janë shumë relative dhe aspak tabu të primitivitetit të së kaluarës, nuk mund të jenë gjithmonë dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.

Nocionet politike burojnë nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janë instrumente të njeriut që merret me politikë, për ta "asgjësuar" një ditë vetë politikën, dmth., për ta bërë atë të panevojshme, mbasi kështu njeriu do ta realizojë vetveten si qenie e plotë njerëzore, pa qenë nevoja që të jetë vetëm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikës është i përjetshëm dhe i pakundërshtueshëm.

Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar.

Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës.

Historia politike e fundit të shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit të Berlinit, me projektin e Evropës së Bashkuar etj., është në fakt një materie e gjallë përplot kontradikta. Naiviteti në të kuptuarit e këtyre kontradiktave është i pafalshëm. Këto kontradikta duhet të na e mprehin vetëdijen akoma më shumë ne shqiptarëve. Nuk mund të jetë dhe nuk ka liri themelore të njeriut pa lirinë e tij etnike. Të drejtat civile nuk i mohojnë të drejtat që e strukturojnë këtë liri etnike. Në këtë kuptim, demokracia e nënkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi është shprehje e demokracisë, në atë masë që lejon të realizohet liria e lirive të njeriut dhe të kolektiviteteve etnike të secilit njeri në botë.

Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot.

Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet.

Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë. Nga ana tjetër, teoria e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën është e papranueshme nga Karta e OKB-së, ku të paktën juridikisht nuk njihet asnjë formë e kolonializmit, sepse nuk përputhet me parimet universale të të drejtave të njerëzve dhe të kombeve.

Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.

Politika shqiptare e një rezistence pasive është një degradim dhe falsifikim i vetë gandizmit, i cili çoi në pavarësinë e Indisë. Rezistenca si afirmim është e ndryshme nga rezistenca në heshtje e humbjes së personalitetit.

Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët.

Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten.

Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

Nga kompleksi i inferioriteit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.

Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit.

Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.

Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.

Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata.

Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar. Për çdo intelektual shqiptar, të veshur me këmishat ceremoniale të konferencave të shtypit, të masmedias, të mjediseve moderne të aeroporteve dhe të hoteleve luksoze, imazhi i këtij të burgosuri është një thirrje për ballafaqim moral dhe shpirtëror.

Vetëdija e tyre duhet të bashkohet me vetëdijen e tij për të mos u tjetërsuar.

Historia nuk e pranon asnjë lloj alibie, qoftë e formuluar mjeshtërisht, si truket e prestidigjitatorëve të paarritshëm. Historia është mbi individët, dhe individët bëhen të saj në atë kuptim kur ata shndërrohen në histori.

Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.



Moikom Zeqo, Durrës, 12 qershor 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 2:24 pm

PJESA I


KOSOVA DHE EVROPA
1. PËR NJË QASJE SHKENCORE TË POLITIKËS NË KOSOVË




Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është i lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë tërësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e konstatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa prej tyre, si p.sh. i termave: "politikë", "politikë e jashtme /e brendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë", etj., të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë e statike. Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do të dilnin nga një analizë e tillë.

Nga ana tjetër, vështirësitë në precizimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se si ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, ashtu dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurrnjëherë nuk manifestohen drejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk ekzistojnë terma adekuatë jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët tjera me të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë tjera që nuk ekzistojnë tek ne, kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë herë pa e precizuar kuptimin e tyre. P.sh. dukuria e ndarjes së shoqërisë indiane në kasta në kuptimin burimor nënkupton rregulla tejet të formalizuara të raporteve midis tyre; pjesëtarët e kastave të ndryshme p.sh., nuk guzojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiksimit të raporteve të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndonjë procesi ose të paraqitjes së ndonjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre, me metoda të ndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. E tërë historia politike e cilitdo vend në botë është e mbushur me fakte të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalë adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për këtë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet më me interes për temën tonë në shqyrtim.



"Zoon-politikon"- Politika - strukturë e qenies së njeriut



Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.-kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit-shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithëpërfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih Vilfred Röhrich -W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f.28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit, në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizimit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë Hegeli, spontanitetin e tillë të konvergimit të njeriut me shtetin, do ta ngriste në nivelin e aktit të vetëdijshëm, dhe njeriu (d.m.th. ai i Hegelit), do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë" të "çliruar nga detyrimi i punës (mbretëria e domosdosë)" dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli p.sh. nuk e nënkuptonte kategorinë e skllevërve, sikundër që tek Hegeli liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, -thekson ai, -ndikojnë ekonomikisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociologie der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Kjo e shpjegon njëherit edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim kur politika vihet në funksion të pasurimit privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm".



Politika - intelekt llogaritës dhe talent profesional



Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte bindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli psh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Röhrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve që e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesional duhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtëri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të tregtarëve si klasë në forcim e sipër.

Pragmatizmi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës te Hobsi në shek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore e politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e natyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pasi që gjendja e tillë do të rezultonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin i cili për Maks Veberin do të thotë "shans që personat e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje të caktuar". Ndërkaq, "pushteti, -për Veberin, -është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtueshmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si "çdo shans ose mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M.Weber Wirtschaft und Geselschaft", Tübingen, 1976,f.556).



E vërteta e kohëshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës



Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte e lidhur me raportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo në këtë funksion, d.m.th. të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe i politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet, -konstatojnë Röhrih dhe Narra, -se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: -le të shpëtojë kush të mundet! (Röhrich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disa teorikëve dhe filozofëve është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës gjatë procesit të zhvillimit të saj e vë re sidomos Maks Horkhaimeri. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se "ajo që zakonisht merret si qëllim -lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, -domethënien e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M.1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th., njeriu) përkundrejt materies, në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijën e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetiteljstva, Sarajevo, 1974, f.54) Goditja e tillë prapa në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike" të cilat rezultojnë nga fakti se në njërën anë është plaçkitur planeti, për shkak të tendencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj njerëzimit në tërësi i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhërin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th. duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozioni demografik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezultonte lufta totale, ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur ta vinte drejtpeshimin, por me një zhvillim të tillë të pavarësuar është shndërruar edhe vetë në një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të dominimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Persik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu aspekti i politikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1) si mundësi e programimit të luftës për arritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim i rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe të islamizmit në tërësi në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2) si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke i përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe 3) aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale, edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit) qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve) doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportimin e kufomave. Irakianët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por megjithatë, zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Persik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adorno do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohëshme", d.m.th. kohësisht e përcaktuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 2:32 pm

Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Çdo tentativë që me thyerjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit evropian. Abstraksioni, vegël e iluminizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit., përkthimi serbokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe e shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës...në procesin automatik i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijshëm. Nga kjo gjë logjikisht rrjedh se atij i duhet kthyer refleksionin si njohuri e vetvetes e cila e çliron njeriun nga vartësia mbi hipostaziminë e fotografive" (Jürgen Habermas, Technik und Wissentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M.1970.f.159 ose "Tehnika i znanost, kao Ideologia" Zagreb, 1968,f.122)) por edhe e ndryshon jetën. Ndërkaq autorefleksioni është një akt që e ndryshon jetën dhe e paraqet lëvizjen e emancipimit e cila nuk është gjë tjetër përveç se një "shprehje për atë që quhet diferencim antropologjik. "Gjendja e tillë e jo-diferencimit antropologjik (njeriu-pjesë e natyrës) e nënkupton jo-identitetin e njeriut që manifestohet në veprimet e tij. Ajo paraqitet në shkencë me kërkesën mbi të vërtetën e cila presupozon "të dhënën ekzistenciale të së pavërtetës" (shih Röhrich-Narra, vep. cit.f.10) por vetëm në kuptim të dukjes, aparencës, e cila duhet zbuluar në interes të emancipimit. Nga ky aspekt, shkenca është gjurmim racional i lidhjeve midis qenies dhe aparencës. Detyra e saj konsiston në faktin që aparencën empirike të mos e marrë për qenie. Për këtë shkak, e vërteta shkencore duhet të përfitohet me përpjekje këmbëngulëse të njohjes së përcaktimeve të objektit të dhënë. Gjurmimi për të vërtetën bëhet gjithmonë në rrethana konkrete historike. Mirëpo këmbëngulja në racionalitet do të thotë se e vërteta shkencore nuk është një çështje e ndriçimit momental, por çështje e punës mbi objektin që duhet njohur. Për këtë shkak e vërteta shkencore, ose të njohurit, mund të ndryshohet, prandaj ajo është e kohëshme, (kohësisht e përcaktuar). Interesi për emancipim është me rëndësi për shkencën politike e cila duhet t'i vë në dukje kundërthëniet midis nevojave të individit dhe rendit shtetëror ekzistues... të "zbulojë faktorët që e pengojnë iluminizimin (vetëdijësimin) e individit mbi nevojat e veta" (shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.11-12). Në relacionet tona edhe një shembull tjetër do të mund ta ilustronte kompleksitetin e çështjes: Akademia e Shkencave Serbe në fillim të viteve '80 e shpalli, ndonëse jo në mënyrë të rregullt, memorandumin e saj të mirënjohur mbi pozitën e Serbisë në federatën jugosllave dhe mbi nevojën për ndryshimin e asaj pozite në raportet federale të Jugosllavisë. Ajo pra, e bëri vetëdijësimin (iluminizimin) e opinionit serb mbi pozitën e supozuar inferiore të Serbisë në ato relacione. Në frymën e botëkuptimeve të theksuara, ajo e bëri krijimin e një të vërtete shkencore me të cilën synohej krijimi i së vërtetës tjetër -ndryshimi i raporteve nacionale në favor të saj dhe në disfavor të shqiptarëve. Në këtë mënyrë intelekti politik i Serbisë u vu në funksion të interesave partikulare të kombit të vet, ose të një pjese të atij kombi, dhe jo në funksion të zgjidhjeve optimale për të gjithë pjesëtarët e federatës jugosllave. Këtë pastaj e bënë edhe të tjerët me opcionin mbi zgjidhjen konfederale të krizës. Sikur Kosovës të mos i sigurohej statusi i Republikës, i njëjtë me republikat tjera, atëherë praktikisht do të argumentohej cinizmi i paparë dhe i padëgjuar i politikës si intelekt jugosllav. Kjo do të thoshte se me Kosovën është manipuluar gjatë 10 viteve të plota për t'i realizuar qëllimet që nuk kishin të bënin fare me të. Kjo pastaj do ta kishte kuptimin e një vulgarizimi ekstrem të politikës në funksion të interesave partikulare. Mirëpo politika nuk mund të qëndrojë si e tillë dhe nuk do të ngjajë ashtu.



Politika si nënë e shkencave



Çdo e vërtetë shkencore, qoftë "e kohëshme" ose jo, sikurse dhe çdo shkencë, është në funksion të diçkafit, ose në funksion të interesave të caktuara. Shkenca, apo shkencat politike, gjithashtu nuk bëjnë përjashtim nga një rregull i tillë. Natyrën dhe karakterin e interesave të tilla nuk e përcakton shkenca por raporti i forcave, vetë bartësit e atyre interesave. Meqenëse politika ka të bëjë me rregullimin e punëve shoqërore (të hetojë raportin midis aparencës dhe qenësisë së gjërave në dobi të emancipimit) atëherë është e kuptueshme (deri diku) që shumica e njerëzve e identifikojnë shkencën me mjeshtërinë politike. Në raste të tilla harrohet se politika është lëndë me të cilën merret shkenca politike. E vërteta "e kohëshme" e politikës shndërrohet në objekt sundimi të së vërtetës shkencore të shkencës politike.

Politikën si veprimtari shoqërore Adolf Bibiçi e definoi si "veprimtari shoqërore...që ka të bëjë me rregullimin e pozitës së njeriut dhe të elementeve strukturale të shoqërisë së bazuar mbi ndarjen shoqërore të punës". Veprimtaria e tillë në shoqëritë klasore para së gjithash e rregullon pozitën e klasave në "raportin e përgjithshëm të prodhimit". Në qoftë se një gjë e tillë rregullohet përmes shtetit "atëherë është fjala për politikën në kuptimin e ngushtë, në qoftë se subjektet e kësaj veprimtarie janë çfarëdo, mendohet për politikën në kuptimin e gjerë "(shih A.Bibiç, Politicka Znanost, Predmet i Sustina, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb, 1971). Nga kjo del se komponenta kryesore, e cila lejon që një veprimtari e caktuar ta ketë vulën e politikës, e të quhet politike dhe jo p.sh. ekonomike etj., është e lidhur me rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri dhe të elementeve strukturale të shoqërisë. Mirëpo Adolf Bibiçi duket sikur nuk është plotësisht i saktë, sepse rregullimi i pozitës së njeriut në shoqëri nuk e nënkupton statizimin e asaj pozite, pa e marrë parasysh nivelin. Është në natyrën e njeriut që të mos jetë i kënaqur me pozitën e vet në shoqëri dhe që vazhdimisht të luftojë për avancimin e saj. A.Bibiçi andaj e bën definimin e politikës nga pozitat dominante shoqërore: "Politika është veprimtari që merret me rregullimin e pozitës së njeriut në raportet e produksionit në shoqëri" dhe -mbaroi puna! Sikur politika të kishte qenë e suksesshme dhe ta bënte një gjë të tillë lidhur me pozitën e shqiptarëve në shoqërinë jugosllave, nuk do të kishte pasur nevojë që ata të kërkonin republikë. Flamanët në Belgjikë, p.sh. nuk kishin pozitë edhe aq të keqe në shoqërinë belge, e sidomos jo në raportin e produkcionit, por megjithatë e kërkonin vazhdimisht përmirësimin e saj. Ndërkaq pozita e shqiptarëve në Jugosllavi nuk kishte qenë në rregull. Përmes aktivitetit politik ata e kërkojnë jo vetëm rregullimin e pozitës së tyre autonome (vazhdimisht më të mangët nga të tjerët) por në radhë të parë avancimin e asaj pozite në nivelin e Republikës së barabartë me republikat tjera. Për këtë shkak duket më i arsyeshëm definimi i politikës si aktivitet për rregullimin dhe avancimin e pozitës shoqërore të subjekteve të saj d.m.th. të njeriut. Këtë veçori të politikës e vë re një numër i konsiderueshëm i autorëve nga vendet në zhvillim. Ahmed Seku Ture, p.sh., duke e theksuar me ngazëllim të tepruar këtë veçori të saj, politikën e merr si nënë të të gjitha shkencave: "Në qoftë se ndokujt, -shkruan ai, -politika i duket lojë, mjeshtëri për t'u nxjerrë nga vështirësitë, ose për t'i mashtruar të tjerët, për partinë tonë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo është shkencë mbi jetën shoqërore. Politika shndërrohet prandaj në shkencë që e mundëson përdorimin e shkencave të tjera në dobi të njeriut dhe të shoqërisë. Me anë të saj, dhe përmes saj, njeriu e kupton se ligji, e vërteta, shkenca, vlejnë për aq sa i kthehen popullit, i cili, njëkohësisht, është objekt i të gjitha përkujdesjeve tona. Andaj e përgjithshmja është në shërbim të individit, ashtu si individi duhet ngritur në nivelin e së përgjithshmes (shih Ahmed Sekou Toure, Demokratska Revolucija, në librin e Ivan Vekoviqit "Afrika i Socijalizam", Beograd 1976)". A.S.Ture ishte Kryetar i Partisë Popullore Demokratike dhe i RD të Guinesë - Konakri. Më 1958 De Goli qe hidhëruar me të sepse ai nuk ia kishte pranuar propozimin që Guineja, pas fitores së pavarësisë, të mbetej anëtare e Unionit francez. Për këtë arsye Franca i tërhoqi nga Guineja të gjitha shërbimet dhe të gjithë konsultantët e vet, por Seku Ture megjithatë mbeti demokrat, ndoshta vërtetë i "tam-tamit", siç do ta quanin kundërshtarët e tij, por sidoqoftë demokrat. Në këtë kontekst ishte fare e natyrshme që ai ta mbitheksonte rolin e faktorit politik në zhvillimin e vendit të tij dhe të politikës si shkencë e shkencave, por e vërteta shkencore prapseprapë nuk mund të reduktohet në utilitarizëm të kulluar. Ajo e përmban në vete edhe të vërtetën e "kohëshme", por edhe atë për vete, të vërtetën për hir të ngritjes, por edhe të destruksionit (p.sh. hulumtimet në sferën e atomistikës).

Najdan Pashiqi, një përfaqësues tjetër eminent i mendimit politik të Jugosllavisë, kuptimin e politikës e lidh me dukuritë politike të cilat gjithmonë janë të dykuptimshme: 1. ato mund të konsiderohen si aksion i vetëdijshëm i subjekteve të ndryshme të veprimit politik, por edhe si: 2. "realitet objektiv i raporteve politike, kompleks i fuqive politike", me një fjalë, "realitet i raporteve politike" (shih N.Pashiq, Klase i Politika, Beograd, 1968). N.Pashiqi në të vërtetë e bën operacionalizimin e botëkuptimit francez mbi politikën ose më sakt, mbi dy aspektet e politikës, për të cilat flet Moris Dyverzhe (shih Moris Diverzhe, Uvod u politici, Beograd 1966) duke i krahasuar me dy fytyrat e perëndisë Janus (shih Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike, Rilindja, 1985).



Politika si art = "policy" dhe "politics"



Aktivitetin e vetëdijshëm të forcave politike, ose të subjekteve politike, gati të gjithë teorikët e politikës e vënë në kontekst të shtetit, duke e konsideruar atë si instrument shoqëror me të cilin udhëheqin forcat subjektive. Ndërkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar këtë aspekt të politikës në funksion të rregullimit të konflikteve, e përqendrojnë vëmendjen e tyre në "format e rregullimit të konflikteve" gjë për të cilën e huazojnë termin anglo-sakson "politics" dhe në përmbajtjen e konflikteve, gjë për të cilën poashtu huazohet termi anglo-sakson "polic" ose "issue" që do të thotë çështje. Meqenëse të gjitha konfliktet, marrë logjikisht, nuk duhet të kenë kuptim politik, ata e kontestojnë këtë me faktin e totalitarizimit të jetës shoqërore dhe të përzierjes së shtetit modern madje edhe në raportet private të familjes (disa teorikë të tjerë, të cilëve një ditë medoemos do t'u kushtojmë vëmendje, konstatojnë me pikëllim se "shtetëzimi" i jetës private është bërë total: "asgjë e shenjtë nuk ka mbetur jashtë kthetrave të pushtetit (ne do të shtonim se ato, kthetrat, kërcënojnë të rrezikojnë çdo bashkëshortësi dhe çdo fëmijë legjitim të martesave legjitime). Në diskutimin politiko-shkencor të viteve '60 (Bachra/Baratc dhe të tjerët), u fut nocioni i jo-vendimeve (non-decisions) me qëllim të tërheqjes së vëmendjes mbi numrin e temave që nuk u lanë në disponim të tubimeve. Me fjalë të tjera, si jo-politike mbetën ato sfera të jetës shoqërore të cilat politika, në saje të një koncensusi të përgjithshëm të nënkuptuar, nuk deshi t'i njihte si të tilla. Ato megjithatë ekzistojnë dhe paraqiten si rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik; dalin në sipërfaqe atëherë kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin në skenë. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonë të tilla, rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik, sepse edhe politika, po të jetë e tillë, e humb kuptimin e vet.

Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojën e artikulimit të kërkesave dhe të orientimit të politikës në rregullimin e konflikteve (politikë janë të gjitha format joluftarake të zgjidhjes së konflikteve) e thekson të folurit si kriterium të shprehjes së cilësisë së politikës: "Kudo që është fjala për relevancën e të folurit, në lojë doemos futet politika, sepse njerëzit janë të prirur për politikë vetëm për shkak se janë qenie që e kanë dhuntinë e të folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63)." Megjithatë, njerëzit merren me politikë për shkak se kanë nevoja dhe interesa. Dhuntia e të folurit e mundëson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse që politika nuk mund të reduktohet vetëm në format jo-luftarake të zgjidhjes së konflikteve. Teoria politike që moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftën si vazhdim i politikës me mjete të tjera. Fjalët e cituara të H.Arendtit mund të kuptohen vetëm në kontekst të intencës për zhdukjen e luftës si metodë dhe formë të vazhdimësisë politike, por kjo është një çështje tjetër.



Politika si art dhe morali



Në fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinë, 1980) fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si "policy", "issue" etj., për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri. Puna është se arti inspirohet me të bukurën dhe të mirën. Ndërkaq metodat me të cilat realizohet e bukura dhe e mira në art mund të jenë gjithashtu të bukura por mund të jenë edhe jashtë saj, siç ngjet zakonisht me kushtet në të cilat realizohet ndonjë vepër artistikisht e bukur. Dredhia, dinakëria dhe dhelpëria mund të hyjnë në kuadër të mjeshtërisë së artistit për të realizuar të bukurën. Me këtë rast përsëri do të mbeten art, sepse qëllimi (vepra e bukur artistike) e përcakton përmbajtjen e tyre si aftësi të artistit për të paraqitur të bukurën. Mirëpo ato mund të jenë edhe metoda, madje prioritare, të ndonjë imitatori apo falsifikatori të veprave artistike. Në rast të tillë këta do të bënin pjesë në mjeshtërinë e imitacionit, të falsifikimit dhe të hajdutllëkut. Përmbajtja e qëllimit të imitimit (p.sh. për të gënjyer opinionin me qëllim të përfitimit material) do t'i klasifikojë si të pamoralshme dhe të dëmshme për njerëzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptySat Oct 20, 2007 2:34 pm

Në politikë gjërat qëndrojnë njësoj si edhe në art, por konsekuencat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme. Përderisa me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me ndonjë vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull apo më shumë sish si dhe anasjelltas, me veprën e falsifikuar mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt. Nuk lypset ndonjë mençuri e veçantë për të kuptuar se konceptimi i politikës si art apo mjeshtëri, veçuar nga morali shoqëror, i përgjigjej (në të kaluarën) borgjezisë në formim e sipër, por jo edhe asaj tashmë të formuar, sepse shkonte ndesh me botëkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorësiake, dhe se në mënyrë të drejtëpërdrejtë i cënonte botëkuptimet, por edhe interesat e pjesës më të madhe të popullsisë. Për shkak të interesit për avancimin e gjithmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike. Opinioni i krijuar mbi atë se ç'është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të ishte qëllim i arsyeshëm nga aspekti i logjikës së shtetit -ruajtja e qetësisë publike. Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm që është akt i pamoralshëm, por akti i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit. Në kontekst të kësaj, qëllimi i ruajtjes së qetësisë publike ose i pengimit të kaosit në të vërtetë shndërrohet në qëllim të ruajtjes së dominacionit të padëshiruar, imoral dhe të padrejtë në vetvete. Ndër ne, p.sh., shpeshherë dëgjohet komentimi se serbët janë politikanë të zotë, që do të thotë se janë mjeshtër të politikës si art i së mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikës dhe të Kushtetutës nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e quajti si akt "kaçaniko-kaçak" (Kaçaniçko-kaçaçki Ustav) duke e pasur për qëllim denigrimin e rëndësisë së këtij akti si akt të pamoralshëm meqë e shpallën "kaçakët" dhe jo deputetët. Në këtë rast nuk vihej në spikamë fakti se "kaça(ni)kët" e tillë ishin të zgjedhur si deputetë pikërisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetë ata -serbët, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë në kushte të imponuara konspirative. Përkrahja masovike e popullsisë e bën të pamoralshëm tentimin e politikës serbe që ta denigrojë një akt të tillë fisnik. Andaj thënia se serbët janë politikanë të aftë në sytë e shqiptarëve lidhet me konotacion negativ, ndërkaq në sytë e serbëve, pavarësisht nga përparësitë momentale që mund t'ua sigurojë "aftësia" e tillë, në një plan afatgjatë mund t'i kualifikojë vetëm si manipulues të mirë për qëllime afatshkurtra por në kundërshtim me interesat afatgjata dhe pozitive të popullit serb, siç është p.sh. miqësia me shqiptarët.

Politika si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit të parashtruara në librin e tij "Il Principe" (Sundimtari), të botuar për herë të parë më 1514. Për të politika esencialisht është shumë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet me qëllim të shfrytëzimit të tij. Mirëpo këtij botëkuptimi pragmatist për politikën që nuk ka të bëjë fare me moralin, përafërsisht në të njëjtën kohë i kundërvihet Thomas Mori, në librin e tij të botuar më 1516 Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. U-topia=vend që nuk ekziston, si intencë, drejtim i mendimit (utopist) është ëndërr mbi rregullimin e drejtë të jetës, ëndërr që është në kundërshtim me kontekstin special, përkatësisht, që është negacion kritik i situatës historike. Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si përfytyrime mbi një të ardhme më të mirë. Ato në këtë mënyrë, më tepër në mënyrë indirekte, komandohen në pikëpamje përmbajtësore si alternativë e së tanishmes ekzistuese. Andaj, çdo nocion relevant i Utopisë, doemos e reflekton momentin e saj shoqëror, luftën e saj kundër njëmendësisë së keqe"(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31). Tejkalimi i njëmendësisë së keqe, për Makiavelin, varet nga aftësia (virtu) e sundimtarit për të ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresës së cilës i takon (d.m.th. borgjezisë në lindje e sipër). Për të sistemi moral dhe politik qëndrojnë njëri pranë tjetrit, pothuajse paralelisht, por njëkohësisht nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin. Ndërkaq Utopia e Morit është një alternativë e moralshme, e cila niset nga fakti se "në asnjë shtet nuk mund të ketë drejtësi dhe as që do të sundojë ndonjëherë brenda tij lumturia" (vep.cit.f.33). Ky botëkuptim natyrisht do të jetë "...përfytyrim i parë i ëndrrave-dëshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.) dhe të cilat sërish, së paku në Evropë, do të mbeten midis utopisë dhe synimeve shoqërore, meqë si komunizëm i praktikuar mendohet të ketë dështuar. Kjo megjithatë nuk e nënkupton dështimin e politikës si intelekt, si shkencë, por përkundrazi, dikur e tretur në materializmin dialektik të vendeve të socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si një nga shkencat që në vetvete i ngërthen rezultatet e Ekonomisë Politike, Sociologjisë Politike, Psikologjisë Politike dhe të disiplinave tjera të lidhura me Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Mirëpo edhe si shkencë, edhe si aktivitet politik, gjithnjë e më tepër do ta marrë parasysh aspektin moral të çështjeve të caktuara, qoftë si norma të stabilizuara morale gjatë mijëra vjetëve të historisë njerëzore, qoftë si norma të kodifikuara të se Drejtës Ndërkombëtare Publike. Si aktivitet i vetëdijshëm për avancimin e interesave të caktuara zhvillohet brenda ambientit të dhënë shoqëror, duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të caktuar shoqërore. Realiteti politik i krijuar kësisoji e lejon definimin e politikës si "sferë të jetës shoqërore me vend të veçantë në strukturën e përgjithshme të raporteve dhe të institucioneve shoqërore, dhe me ligjshmëritë e veta objektive"(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillë, ajo në Kosovë gjer më tani nuk ka ekzistuar, por tani janë hapur rrugët për zhvillimin e saj të gjithanshëm. Edhe me këtë rast, si edhe më parë, shteti, dhe gjithçka që është e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve të shkencave politike, ndërsa avancimi i pozitës dhe i interesave të caktuara shoqërore mbetet përmbajtje e politikës si të tillë. Kosova, në këtë pikë, nuk duhet të bëjë kurrfarë përjashtimi.



Lubjanë, më 30 Janar 1990



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyMon Oct 22, 2007 11:28 pm

2. PRAPAVIJA E QASJES




-"Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe në të drejta". Po shqiptarët? "Janë të shpërblyera me arsye dhe me vetëdije". Po zyrtarët? "Dhe ndaj njëri tjetrit duhet të sillen në frymën vëllazërore". Po raportet serbo-shqiptare, të cilat qysh moti e kanë tejkaluar një frymë të tillë, si mund të zhvillohen më tutje? (Nga Neni 1 i Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut të OKB, 1948. Ndërhyrjet e autorit U.H.)



Titulli "Kosova dhe Evropa", pa dyshim që duket, dhe në të vërtetë edhe është pretencioz, por jo me qëllim. Duket sikur me të nënkuptohet vajtja e drejtpërdrejtë e Kosovës në Evropë, pavarësisht nga Jugosllavia dhe pavarësisht nga Shqipëria. Po të shqyrtoheshin gjërat nga një pikëvështrim i veçantë, i stërholluar e ironik, dhe po të ishte çështja më pak e ndjeshme, do të lejohej një komentim i veçantë, ndoshta tragjikomik, por në esencë i vërtetë: këto dy shtete nuk qenë të afta as t'a zgjidhnin problemin dhe as të merrnin parasysh vullnetin e kosovarëve. Kosovarët andaj qysh heret, po sidomos në vitin 1981, vendosën ta merrnin fatin e tyre në duart e veta, dhe të vetmuar, por të vendosur, u nisën drejt Evropës! Mirëpo, puna është të arrinin atje. A do të mund t'ia lejonin këto dy shtete ecjen e saj të vetmuar për në Evropë? Dhe a do ta mirëpriste si të tillë Evropa? Dhe, së fundi, a është vallë i njëmendët vullneti i tyre për të ecur të vetmuar për në Evropë? Për këto shkaqe, gjatë leximit të kësaj serie të artikujve dhe të autorëve kompetentë për çështjet e Evropës, lexuesi me siguri do të bindet se titulli i përbashkët i tyre vetëm duket pretencioz, por në realitet nuk është i tillë. Tema për të cilën është fjala është aq e vjetër sa edhe vetë historia e vetëdijësuar politike shqiptare, por gjithashtu sa edhe vetë vetëdijësimi i proceseve integrative të Evropës. Megjithatë këta artikuj nuk merren me historinë e vetëdijësuar politike shqiptare. Me të do të duhej të merreshin institucionet adekuate të shoqërisë. Iniciativa e Institutit Albanologjik në Prishtinë p.sh. që të organizojë një simpozium shkencor mbi temën "Shqiptarët dhe Evropa, dje dhe sot" është pikërisht ajo që do të ishte me interes për historinë e vetëdijësuar politike shqiptare. Historia e vetëdijësuar politike shqiptare i nënkupton interesat kombëtare për të cilat dihet në të kaluarën, për të cilat është shkruar dhe shkruhet në mënyrë analitike dhe për të cilat është bërë tashmë një sintezë kompetente teorike, me qëllim të vënies së tyre në kontekstin aktual politik dhe në kontekst të zhvillimit të proceseve politike në të ardhmen. Dhe kjo është aq më parë e nevojshme dhe me rëndësi kapitale, për shkak të ndryshimit radikal të kontekstit politik të vetë aktorëve - bartës të interesave të tilla kombëtare (rënia e përcaktimit ekskluziv komunist, akceptimi i pluralizmit politik) dhe për shkak të ndryshimit të ambientit ku këta aktorë dhe ato interesa mund të veprojnë (afirmimi i proceseve integrative të Evropës). Këto dy gjëra -aktorët (shtetet, kombet), dhe ambienti i veprimit të tyre, Evropa, bota, në të vërtetë e përbëjnë atë që quhet politikë e jashtme e shteteve, e cila gjithmonë niset nga interesi vital i kombit, dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare politike, ku interesat e tilla vitale thyhen, realizohen ose mbeten si të tilla.

Konotacioni "Dje" dhe sidomos "Sot" në titullin e simpoziumit të menduar shkencor të Institutit Albanologjik këto gjëra sigurisht që i nënkupton. Tema e serisë së artikujve që ndodhet në duart e lexuesit ka të bëjë me atë që nënkuptohet me "Sot" dhe gjithsesi me atë që nënkuptohet me "nesër". Mirëpo as "Sot" dhe as "Nesër" nuk mund të nënkuptohen pa "Dje-në". Për këtë shkak, aktualizimet e së kaluarës në këto tekste bëhen gjithmonë në kontekst të së ardhmes.



Qasja e problemit



Mirëpo politika, për fat të keq, është një shkencë dhe një veprimtari shoqërore për të cilën shumë njerëz të painformuar as për njërën dhe as për tjetrën e konsiderojnë veten si kompetent. Në këtë pikë politika barazohet me poezinë. Sikurse që në poezi çdo vjershëtar nuk bëhet automatikisht edhe poet, edhe në politikë, çdo njeri që merret me të nuk bëhet automatikisht edhe njohës i saj, dhe aq më pak, njohës i shkencës mbi politikën ose i shkencave politike. Dallimi konsiston në faktin se si duket, për t'u marrë me politikë, në rrethana të caktuara ia mësyejnë më tepër njerëz se sa në poezi. Ndoshta për shkak se u duket më lehtë ta provojnë "patriotizmin" e tyre, apo për shkak se është në natyrën e njeriut të ngazëllehet me mendimet e veta edhe atëherë kur ato i shërbejnë vetëm atij e jo edhe të tjerëve, ose ndoshta edhe për shkak se politika u duket një fushë aq e gjerë e veprimtarisë shoqërore sa që u duket e pamundshme të mos gjejnë bashkëmendimtarë për një mendim apo ide të veten. Duket sikur njerëzit në përgjithësi nuk e njohin karakterin e shkencave politike dhe e bëjnë përzierjen e aspekteve të ndryshme të saj. Dhe ky nuk është vetëm një gabim i rëndomtë i njerëzve në përgjithësi. Ai është një gabim tipik që e bënte dikur, dhe akoma e bën, edhe pjesa më e madhe e inteligjencisë, e cila nuk është marrë ndonjëherë seriozisht me hulumtime politike. Mjafton vetëm një vështrim sipërfaqësor i shtypit të ditës, por edhe i shkrimeve dhe i deklaratave me pretendime ca më serioze nga lëmi i politikës, për të konstatuar se zakonisht nuk bëhet dallimi themelor midis politikës si veprimtari shoqërore dhe politikës si shkencë, se nuk janë të qarta definicionet mbi termat e ndryshme politike dhe mbi nocionet e saj, se mungojnë njohuritë themelore mbi dukuritë dhe proceset e ndryshme politike dhe se shpeshherë mungon plotësisht vetëdija mbi konsekuencat e mundshme të këtyre gabimeve. Shumica e njerëzve, duke dashur artificialisht të paraqiten si njohës të mirë të politikës, as që japin për të kuptuar me ndonjë fjalë apo fjali se shqyrtimit të ndonjë problemi eventual politik i qasen nga aspekti i shkencës apo i profesionit të vet me të cilin merren. Ndërkaq, ata të cilët dikur merreshin me shkrime politike, juridike, sociologjike, filozofike etj., të cilët shpeshherë në mënyrë artificiale në qarqe të caktuara i konsideronin si kompetentë të këtyre lëmenjve, ndonëse akoma u duhej edhe shumë punë për t'u bërë vërtetë kompetentë, në qoftë se nuk kanë qenë të heshtur me dhunë, tani sikur kanë heshtur vetë. Mund të ketë ndodhur kjo ndoshta për shkak të rrebeshit të kritikës së një praktike dhe një teorie të thyer, të cënuar në "pacënueshmërinë" e saj, dhe të dështuar gati në tërësi. Ndoshta për shkak se akoma nuk janë të gatshëm që postulatet e teorive të dikurshme t'ia nënshtrojnë rivalorizimit të kritikës së vetëdijësuar politike dhe akoma presin ditë më të mira. Dhe ndoshta për shkak se akoma dëshirojnë ta ruajnë "pacënueshmërinë" e "teorive" të tyre të vogla për të provuar "ringjalljen" në ditët e mëdha! Ato, dmth. "ditët më të mira" dhe ato "më të mëdha", me siguri se do të vijnë, por vetëm në kontekst të luftës së ideve dhe jo në kontekst të absolutizimit të tyre me dhunë, në kontekst të afirmimit të vlerave të njëmendëta dhe jo në kontekst të imponimit të gjysmëvlerave dhe të gjysmë-ideve, në kontekst të hulumtimit të së vërtetës dhe jo në kontekst të hulumtimit të mundësive për të afirmuar gënjeshtrën në vend të së vërtetës, në kontekst të luftës për progresin e njëmendët të shoqërisë dhe jo në kontekst të ruajtjes së pozitave të pamerituara në shoqëri. Demokracia këtë tani do të duhej ta bënte të mundshme, madje edhe të domosdoshme.

Ata nuk do të duhej ta ndjenin veten të prekur nga dështimi i një praktike e cila edhe ashtu në vete e përmbante dështimin. Fuqitë e veta intelektuale, përvojën politike, vizionin e botëkuptimeve të veta progresive do të duhej t'i vinin në shërbim të ndërtimit të raporteve të reja demokratike. Ata do të duhej ta dinin më mirë se të tjerët se e vjetra nuk mund të kthehet. Çdo kohë i ka të vërtetat e veta, por ato të vërteta që ngriten mbi mohimin e gjithçkafes edhe vetë do t'i mohojë e ardhmja. Ato nuk mund ta pretendojnë kurrsesi amshimin. Megjithatë askujt nuk duhet t'ia hajë mendja se brenda raporteve të reja demokratike dhe brenda suazave mbi të vërtetën e një kohe do të mundet që për një kohë të gjatë, ashtu si përpara, ta përvjedhë praktikën e vjetër të kanibalizmit intelektual, të vrasjes që në start të talenteve. Ajo "Der Geist" e Hegelit, të cilën e pretendoi të amshuar dhe të përjetshme, ajo sentenca e bukur e Goethes se "Intelekti e njeh intelektin" që doli nga thellësitë e gjeniut të tij letrar, le të lejohet të interpretohet si -intelekti do të duhej t'i shërbente popullit dhe jo vetëm vetes, dhe gjithsesi më pak egoizmit individual. Talenti le ta prodhojë talentin dhe jo ta ngulfasë atë.



Nofkat dhe demokracia



Nga ana tjetër, me dashje ose pa dashje, shumë të tjerë u përfshinë në vorbullën konvulzive të historisë. Këtyre nuk u ha mendja se e rrotulluan dynjanë. Këta natyrisht e dijnë se fjala është për demokracinë dhe jo për imitimin e saj, se ndërtimi i së resë nuk mund të fillojë nga hiçi, se nuk mund të mbështeten në mohimin kuturu të gjithçkafes, se nuk mund t'i mohojnë rezultatet e arritura të një periode të tërë të zhvillimit në emër të një periode tjetër. Këta e dijnë se një gjë e tillë nuk do t'i përngjante historisë por vetëm një gjurulltie historike. Brenda së vjetrës gjithmonë ka qenë e pranishme e reja. Ajo me të cilën nuk duhet pajtuar është praktika e vjetër politike dhe jo rezultatet pozitive të asaj praktike. Janë metodat e vjetra politike që, duke ngecur prapa nevojave dhe kërkesave, e frenuan edhe zhvillimin, jo vetëm në një moment të caktuar, (në momente të caktuara mund të shkaktohen përmbysjet, "rrotullimet" e pozitave, ndërrimi i raporteve etj.), por gjatë gjithë kohës. Në qoftë se në fillim i ndihmuan paksa zhvillimit e kohës, koha pastaj i tejkaloi. Ky ishte një fat, një ligjshmëri e zhvillimit shoqëror gjatë historisë. Mirëpo kjo ligjshmëri nuk guzon të shërbejë si pretekst për t'i frenuar proceset pozitive, as për të arsyetuar pasivitetin e dikurshëm apo aktual, indiferencën, shmangien nga lufta. Nuk ishte faji i të tjerëve që praktika e vjetër politike dhe arsyetimi i saj intelektual në emër të komunizmit, me qëllim apo pa qëllim, nuk deshi ose nuk diti t'i prijë kohës. Për këtë shkak, këta do të pajtohen me gjithçka të ndershme (metodat e pandershme nuk mund të të çojnë drejt realizimit të qëllimeve fisnike) që i ndihmojnë ndërtimit të së resë, ngritjes së popullit. Këta nuk mund të pajtohen as me intencat e vetëdijshme ose të pavetëdijshme, as me synimet e qëllimta ose të paqëllimta dhe as me metodat e menduara ose të pamenduara që e frenojne ecjen përpara. Dhe për shkak të këtij qëllimi të tyre nuk mund të përjashtohen nga jeta shoqërore me metodën e vjetër të etiketimit më parë si irredentist e nacionalist, kurse tani si "të kuqë", "komunistë" e "marksistë-leninistë". Disa, si duket, kujtojnë se demokracia është pronë e tyre private. A thua demokracia doemos duhet të ngritet mbi mohimin total të së djeshmes, apo është fjala për tentimin që të vazhdohet e djeshmja nën vellon e demokracisë?

Këto "nofka", në kontekst të faktit se kush kujt ia vë, në kontekst të kuptimit real të përmbajtjes së tyre dhe të qëllimit të kohës dhe të rrethanave historike, janë punë tejet joserioze: komunistët e dikurshëm të sistemit i etiketojnë bartësit e njëmendët të demokracisë, ata që që i kontribuan fuqimisht lindjes së saj, dhe ua mohojnë të drejtën e pjesëmarrjes në jetën shoqërore të demokracisë, me pretekstin e "majtizmit" të tyre. Në emër të kujt dhe të çkafit e bëjnë një gjë të tillë? Në momente serioze talljet nuk kanë vend. Demokracia u akceptua në mënyrë plebiscitare nga të gjithë, andaj, ku mund të ndodhet mbështetja dhe qëllimi i "nofkave" të tilla? Këta, si duket edhe Abraham Linkolnin, po të ishte gjallë, dhe po të deklaronte si qëmoti, se "demokracia është në shërbim të popullit e për popullin" padyshim do ta merrnin për "të majtë". Ndërkaq, Jawaharlal Nehru-në, mbase do ta merrnin edhe për një "marksist-leninist", meqë kishte lindur në një vend të pazhvilluar dhe meqë kishte pasur guxim që në autobiografinë e tij të shkruante se "Politika ime i takon klasës sime, borgjezisë", për të konkluduar më vonë me pikëllim, pas një përshkrimi të kushteve të llahtarshme të kategorive të ndryshme të popullsisë indiane, se "e kuptova më shumë se kurdoherë më parë se sa kishim qenë të ndarë nga populli ynë dhe sa kishim jetuar, punuar dhe agjituar në botën tonë të vogël dhe të izoluar nga ai" (shih Jawaharlal Nehru, An Autobiography, Allied Publishers, 1961, New Delhi). A mos kishte bërë ai ndonjë akt militant "prej komunisti" kur e kishte lënë amanet që afër urnës me hirin e tij në Nju Delhi të shkruheshin fjalët: "Isha në shërbim të popullit të Indisë"? Dhe së fundi, a nuk ia vunë edhe Fan Nolit, demokratit tonë revolucionar, nofkën "bolshevik"! Më në fund, a është real dhe i mundshëm anatemimi i një sistemi të tërë mendor, ndalimi me ligj i së majtës, dhe a thua nuk do të rezultonte një gjë e tillë në riaktivizimin e tij, në kushte të ndryshuara, si një vulgatë e fuqishme në një Evropë të ardhshme, akoma të palindur? Duket sikur nofkat dhe demokracia nuk mund të ecin së bashku.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyMon Oct 22, 2007 11:29 pm

Korrektësia e qasjes



Nga ana tjetër, në qoftë se është e naryrshme dhe si dukuri e rëndomtë që në fazën fillestare të së resë të kritikohet e vjetra, kjo nuk mund të shërbejë si pretekst për ta arsyetuar mungesën e korrektësisë në sjellje. Ata që e bëjnë këtë punë me ngazëllimin e konsiderueshëm prej fillestari do të duhej ta kishin të qartë programin e tyre, përmbajtjen e qëllimeve që i synojnë dhe atë që duan t'a arrijnë. Ndër ne, p.sh., është e qartë se dëshirohet ndërtimi i shoqërisë pluraliste, por sikur nuk është plotësisht e qartë se shoqëria pluraliste nuk mund t'ua mohojë të tjerëve (që nuk mendojnë njësoj), të drejtën e pjesëmarrjes në jetën politike. Është e qartë se dëshirohen zgjedhjet e lira, por sikur nuk është plotësisht e qartë se ato e nënkuptojnë edhe të drejtën e të tjerëve për të votuar dhe për t'u zgjedhur në votime. Sikur harrohet se lindjes së demokracisë i kontribuan edhe punëtorët, edhe fshatarët, bile në radhë të parë ata. Çfarë pluralizmi politik do t'ishte ai i cili përfaqësuesve të tyre nuk do t'ua mundësonte shprehjen e lirë të mendimit, luftën sindikale për interesin e klasës punëtore?

Në Jugosllavi akoma mungojnë përgjigjet e plota për shumëçka. Fajësimi i komunizmit edhe si ide edhe si praktikë e deformuar e realitetit shoqëror, in abstracto, për të gjitha të këqiat, duket se është i ngutshëm, jo-frytdhënës, jo-bindës dhe jo i plotë. Gjithsesi është fjala për një qasje jokorrekte. Një Jugosllavi qe ndërtuar tashmë një herë mbi themele të rrejshme, ose, përkatësisht, të deformuara më vonë. Do të ishte një tragjedi e vërtetë, në vargun e tragjedive të kaluara të popujve të saj, në qoftë se edhe ndërtimi i një Jugosllavie të tretë, me republikën e barabartë të Kosovës brenda, do të ngritej mbi themele poashtu të rrejshme për të ardhmen. Në Jugosllavi gjithashtu është akceptuar pluralizmi politik në frymën e kohës. Andaj është iluzion të ëndërrohet kthimi i sistemit njëpartiak në çfarëdo forme dhe me çfarëdo preteksti. Përcaktimi për demokraci ka qenë edhe rezultat i njohurive se monizmi politik nuk ka mundur ta zgjidhë çështjen fundamentale të të drejtave të njeriut, ose pse nuk ka pasur kohë, ose sepse është deformuar teoria. Tani kjo nuk ka më rëndësi. Në anën tjetër, edhe studjues seriozë të demokracisë në Perëndim e kanë të qartë tashmë se kuptimi i demokracisë ka nevojë të zgjerohet. "...Kërkesa për demokraci ishte dhe mbetet aq e thellë dhe kuptimplote sa që e zgjeron kuptimin e vetë demokracisë. Duhet të ecim jashtë demokracisë politike parlamentare dhe të ekonomisë shtetërore në mënyrë që ta përfshijmë "demokracinë civile" në shoqërinë civile. Do të thotë se pjesëmarrja demokratike dhe kërkesat e përfshijnë, por edhe e zgjerojnë, kuptimin e saj përtej kufizimeve institucionale të demokracisë politike parlamentare dhe të demokracisë ekonomike...Kuptimi ynë i demokracisë andaj, kërkon revidimin dhe zgjerimin e saj"(shih David Brown, Ethnic revival: perspectives on state and society, në Third World Quaterly, Oct 1989). Dhe, kuptimi ynë i demokracisë, tani për tani, konsiston nga kërkesa që të respektohet pluralizmi politik dhe institucionet tjera të demokracisë.



Uni dhe autorësia



E gjithë kjo që u tha më sipër nuk është gjë tjetër pos një diskutim në prapavijë për Europën. Eshtë pak e besueshme se të gjitha këto, e gjithë kjo luftë politike, mbi edhe nën rrogoz, është apo janë të rastit, incidentale, të paqëllimta. Edhe supozimet në formë të premisave se njerëzit nuk e duan, ose edhe se nuk e njohin politikën, vetëm kushtimisht mund të jenë të vërteta. Njerëzit mund të të duan ose edhe të të mos duan. Dhe mund ta njohin ose jo politikën, por zakonisht ngjet edhe e para edhe e dyta, edhe të duan edhe nuk të duan. Të duan atëherë kur kanë ndonjë dobi prej teje dhe kinse të duan atëherë kur je në pozitë të nxjerrësh gështenja nga prushi për ta. Ndërkaq nuk të duan fare atëherë kur u thua: "Mjaft më! E tepruat!" Bile fillojnë edhe të të urrejnë nëse papritmas mbeten në zall, pa marrë parasysh faktin se dikur mund t'i kesh dëgjuar nëpër burgje duke pëshpëritur: "Hidhjani fajin atij se është komunist e nuk e dënojnë!" Ndërkaq ty mund të të kenë dënuar në ndërkohë me 9 vjet burg, ndërsa ata do të kenë vazhduar të sillen akoma gjer më sot sipas shembullit të Judës, apo në stilin e vargjeve plot vrer të Nolit të Madh:

"Vareni, se me botën, me ne s'shëmbëllen,

Se na ndreq shtrembëritë, edhe kurrë s'na rren,

Se e do vegjëlinë, e tiran' e urren:

Kryqësoje Pilat, Në Kalvar, Golgotha!"

Njerëzit mund edhe të të urrejnë, sepse ashtu në të thatë, nuk mund të notojnë më tutje. Ndërkaq ata do të dëshironin të notonin ashtu, hipur kaluar mbi ty, pa asnjë falenderim, ngase falënderimi eventual do t'u dukej fyerje, përulje, varësi e mëtejshme nga përparësia jote dhe jo e tyrja. Dhe pastaj sërish do të kujtohen vargjet e Nolit, dhe sërish, pikërisht si atëherë gjatë atij dimri të madh të vitit 1978 mbi varrin e tij në Boston, do ta pyesje veten: "Përse edhe këtë nuk e pranuan tërësisht në radhët e veta? Përse e kishin lënë të vetmuar në varrezat e Forest-hill-it? Dhe ishe përgjigjur vetë, po atë mbrëmje, në atë disko-kafenë e Harvard-squerit, ku midis tingujve shurdhues të një muzike moderne, e kishe kërkuar qetësinë e shpirtit. Atë mbrëmje të kishin munduar shumë pyetje, por Noli të ishte përgjigjur vetëm pjesërisht:

"Vrajeni se përunj dhe përmbys pasurinë,

Pasuron dhe çliron, dhe forcon varfërinë

Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë:

Kryqësoje Pilat, në Kalvar, Golgotha!"

Pastaj i shqetësuar me intensitetin e mendimeve që të vërshonin trurin, i mbërthyer me mallin e vendjetesës sate Prishtinës dhe i mërzitur me përfytyrimin e bisedës që mund ta kishe pasur me priftin e atëhershëm të Kishës, mezi konstatove se nuk e njihje Nolin, se po të ishte ndryshe, qysh atëherë do t'i kishe ditur ato cytjet e brendshme, motivet e vërteta, të cilat një prift si ai nga shkrepat e Ballkanit, e kishin detyruar ta zgjidhte Amerikën, atë copë bishti të Evropës që e tentonte shndërrimin në kokë të saj, për vendjetesë për pjesën e jetës që i kishte mbetur për ta jetuar? Çfarë do të ishte ai dhe çfarë Shqipëria, po ta kishin pranuar ashtu siç ishte, politikan " të shenjtëruar" me shpirt kryengritësi?

Shumica e njerëzve i di përgjigjet dhe di ta vlerësojë korrektësinë e sjelljeve të veta, por nuk e preferon pranimin e jo-korrektësisë. I duket virtut edhe atëherë kur nuk është veçse ligësi. Ata vazhdimisht akuzojnë, në vend se të mendojnë. Disa akuzojnë sepse në shkrimet e gjertanishme i kisha paraqitur të padijshëm, kurse të tjerët akuzojnë se i "ke ngritur lart pa sens të mjaftueshëm politik". Ndërkaq e vërteta është se nuk kishe polemizuar me ta. E kishe mbrojtur tezën politike se të rinjtë e moshës 18-24 vjeçare, që i kishe takuar nëpër burgje, por edhe jashtë tyre, nuk mund të kishin qenë, edhe po të kishin dëshiruar, njohës të thelluar të sistemeve komplekse të mendimit dhe se andaj, politika e dënimeve të tyre të rënda nuk kishte qenë me vend. Për çfarë sensi politik mund të ishte fjala në argumentimin e një prototipi, qoftë edhe të një gjenerate? A nuk preferohet vallë pjekuria politike e çdo gjenerate? Dhe si mund të pritet integrimi në Europë pa pjekurinë politike të bartësve të këtij integrimi?

Pastaj filluan të nxirrnin në shesh gjëra të parëndomta: veprimet e motivuara me një politikë të caktuar të një kohe deshën t'i arsyetojnë dhe t'i relativizojnë me mistifikimin e shtetit në kohën tjetër. Në qoftë se me një tezë të tillë synohej bindja e të tjerëve, atëherë ç'u duhej vallë të thirreshin në dëshminë e të vdekurve për të arsyetuar veprimet e të gjallëve? Dhe po të ishte ashtu siç thuhet, atëherë si shpjegohet fakti që si redaksia e "Zërit të Rinisë" ashtu dhe redaksitë e gazetave të tjera në gjuhën shqipe, si edhe ato të vendit në tërësi, asnjëherë nuk e panë të arsyeshme gjatë më tepër se 9 vitesh të plota, të bisedonin edhe me palën tjetër, me atë të dëmtuarën? Pretekstet e ndryshme dhe të llojllojshme sikur e kanë për qëllim të shënohen në librin e Ginisit. Ato nuk mund të shërbejnë për të ndriçuar të vërtetën dhe nuk janë në funksion të saj. Ekziston apo nuk ekziston akoma cenzura e shtypit ndër ne? Ndoshta një ditë duhet të jepen përgjigje në këto pyetje dhe ndoshta ato janë të lidhura me vetë karakterin e demokracisë që synohet të ndërtohet: demokraci që do të mbështetej ekskluzivisht në formalizmin logjik apo demokraci që do ta demokratizonte shoqërinë në tërësi? Përmbajtja e konceptit të parë është e shtytur nga jashtë. Përmbajtja e të dytit buron nga vendi. Është e drejtë e secilit të zgjedhë rrugën e tij, por jo në kurriz të tjetrit, dhe as në kurriz të së vërtetës. Asnjë superioritet teknologjik i armatimit të huaj nuk do të përdoret në funksion të bllokimit të së vërtetave shoqërore. Ata që dikur një gjë të tillë e bënin pa përtesë, pikërisht ndeshja e logjikës formaliste me realitetin gjithnjë e më tepër po i detyron të kuptojnë se vazhdimi i kësaj politike do të ishte në dëm të të gjithëve, por më parë në dëm të vetë atyre. Demokracia që do t'i përsëriste përvojat jonjerëzore të raporteve shoqërore nuk është demokraci por neofashizëm. Shqiptarët u përcaktuan për diç tjetër dhe ajo do të ndërtohet, deshën apo nuk deshën të tjerët. Akceptimin e një demokracie të tillë do ta bëjë edhe Evropa, pavarësisht nga dëshira e atyre që deshën të imponojnë zgjidhje të tjera.

Më në fund akuzonin se në shkrimet me të cilat vazhdimisht synohej gjetja e përgjigjeve e jo thellimi i krizës, theksohej ca si tepër uni autorial. Këtë nuk e bënin më parë (atëherë kur kur mungonin përgjigjet, sepse nuk lejoheshin, në mendime të shtrembëruara) por e bëjnë tani me pretekstin e depersonalizimit të së vërtetave shkencore. Megjithatë mund të kenë të drejtë, por duhet kuptuar se Politika Ndërkombëtare është një disiplinë e veçantë shkencore, me metodë të theksuar të kontributit personal të atyre që kanë një përvojë të tillë. Një shfletim vetëm sipërfaqësor i shkrimeve nga kjo lëmi mjafton që të përfundohet se duke e bërë sintetizimin e përvojës në harmoni me ngritjen profesionale të autorit synohet gjetja e rregullave të caktuara të sjelljes së aktorëve ndërkombëtarë dhe shquarja e ligjshmërive që i kushtëzojnë ato. Për këtë shkak, njëri nga ekspertët e njohur të kësaj disipline shkencore, duke u përgjigjur në vërejtje të ngjashme shkruan: "Por nuk ekzistojnë shtigje njëmend të shkurtra, nuk ka rrugë mbretërore për të arritur gjer ke njohuritë, dhe gjithmonë na duhet të mësojmë nga përvoja praktike dhe studimi i së kaluarës ku vetëm disa mund të kenë sukses; është një shfaqje vërtetë e rrallë një njeri që në vetvete e bashkon njëherësh përvojën praktike me shkollarin kompetent" (shih Charles McClelland, International Relations: Wisdom or Science? në James N.Rosenau, Internatinal Politics and Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.New York,1969).

Në rrethanat e ndryshuara politike, vështrimi mbi "Kosovën dhe Evropën" nuk është përgjigje ndaj askujt, përveç ndaj atyre që e preferojnë manipulimin me injorancën; nuk e rrezikon askend, përveç ëndrrave të pabazuara të cilësdo palë të interesuar (ndoshta edhe të vetvetes) dhe nuk e pretendon ekskluzivitetin e kompetencës, përveç në relacion me inkompetencën. Për këtë shkak, porosia që të mos merrja përgjegjësi mbi vete ishte e tepërt dhe ambivalente: ata që dikur nuk merrnin kurrfarë përgjegjësie mbi vete, tani do të dëshironin të delnin me merita, por meritat nuk u takojnë atyre, sepse nuk i patën. Ato thjesht i takojnë popullit, sepse ai e barti barrën e luftës, të vuajtjeve dhe të gjakosjes. Populli e di kontributin e secilit veç e veç, sikurse edhe qëllimin e atij kontributi. Lëreni popullin të vendosë vetë për besimin e tij, sepse historia askujt nuk i fal asgjë. Evropa e tij nuk është ajo e lugetërve të kohëve të shkuara, por është Evropë e gjeneratave të ardhshme që do të dijnë t'i lidhin fijet e holla, të padukshme, të krenarisë kombëtare, të bujarisë dhe të fisnikërisë me rrezet e holla të universit, të kohës dhe të perspektivës. Hapësit eventualë të mundësive të këtilla le të jenë mendjendritur dhe le të kenë rrugë të mbarë!



Lubjanë, më 19.I.1990



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyTue Oct 23, 2007 1:55 am

3. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TE KOMBIT -I




A) Teoritë e proveniencës së Perëndimit



Politika e jashtme si realitet është pjesë e politikës në përgjithësi, ndërkaq si shkencë, është degë e shkencave politike. Teorikë të ndryshëm definimit të saj i qasen në mënyra të ndryshme. Në Jugosllavi definimi i saj mbështetej më tepër mbi botëkuptimin për dykahshmërinë e proceseve politike: "Proceset politike janë dykahëshe, -shkruan N.Pashiq, -ato shprehen në njërën anë përmes formave të ndryshme të veprimit të vetëdijshëm dhe të ndikimit të shoqërisë në ...shtetin dhe në politikën e shtetit, dhe nga ana tjetër, përmes ndikimit retroaktiv të shtetit në shoqëri dhe në të gjitha raportet shoqërore." (shih N.Pashiq, op.cit.f.29.30) Botëkuptimi i tillë reflektohet në definimin e politikës së jashtme si art ose mjeshtëri apo kompleks metodash për realizimin e interesave të shtetit. Vladimir Ibler, psh. politikën e jashtme e definon si politikë "e cila tenton të gjejë dhe të zbulojë rrugën që duhet ndjekur në mënyrë që në kushtet konkrete të bashkësisë ekzistuese ndërkombëtare shtetit të vet t'i sigurohet një pozitë sa më afatgjatë dhe sa më e mirë si dhe përparësi tjera llojesh të ndryshme" (Shih Vladimir Ibler, Medjunarodni Odnosi, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb, 1971, f.17). Kujdesi që të theksohet realizimi i interesave të shtetit e jo të kombit është veti e përbashkët për shumicën e definicioneve që mbështeten mbi botëkuptimin dualist të proceseve politike. Jugosllavia, si shtet multinacional, ngritej mbi principin e proklamuar të barazisë së kombeve, andaj nuk mund të bëhet fjalë për realizimin e intersave të kombit, meqë automatikisht do të shtrohej pyetja se për interesat e cilit komb ishte fjala. Theksimi i realizimit të interesave të shtetit e jo të kombit, siç do të shihet pak më vonë, ishte gjithashtu veti e teorive që buronin nga vendet e ish-socializmit real. Këtu poashtu ndikonte përbërja multinacionale e shtetit (sidomos e BRSS), por edhe orientimi ideologjik, sipas të cilit shteti ishte në funksion të klasës e jo të kombit. Përderisa në Jugosllavi vetëqeverisja socialiste, logjikisht e barazonte klasën me kombin, andaj shteti duhej të funksiononte mbi raportin dialektik të këtyre dy komponentave, në vendet e real-socializmit shteti ideologjikisht duhej të funksiononte si instrument i klasës. Politika e jashtme e shtetit të tillë nuk mund të ishte tjetër përveçse instrument (art, kompleks metodash) praktik në funksion të ideologjisë dominante shoqërore -komuniste. Kategoria e klasës esencialisht shtrihet në përmasa botërore. Për këtë shkak, politika e jashtme e kuptuar në këtë kontekst (d.m.th. të klasës) në esencë ishte ekspansioniste, prandaj ajo në Perëndim konsiderohej si e rrezikshme për interesat e tyre, sidomos për shkak të faktit se shteti sovjetik, si një fuqi e madhe, realisht mund ta rrezikonte pozitën e vendeve perëndimore.

Mendimi politik i botës perëndimore, siç e tregon Roj Mëkridis (Roy C. Macridis), por edhe shumë të tjerë, me kohë i kristalizoi dy qasje ndaj politikës së jashtme: a) qasjen personaliste, ndonjëherë të emërtuar si qasje ideologjike, e cila politikën e jashtme e konsideronte shprehje ose refleksion të politikës së brendshme, "thjesht, shprehje të bindjeve dominante politike, sociale dhe religjioze". Kjo ishte një qasje tradicionale e botës së Perëndimit, e cila raportet e shtetit me botën i shihte në suaza psikologjike, i "konsideronte motivet ose ideologjitë e udhëheqësve ose të qeverive si përcaktues qenësorë, nëse jo edhe të vetëm, të politikës". Nga kjo gjë nuk është e vështirë të konstatohet, së bashku me Roj Mëkridisin, se politika e jashtme "konsiderohej funksion i sistemit politik në veprim ose të preferencave apo të bindjeve të liderëve politikë që e zbatonin programin e tij" (të sistemit politik). Është interesant se një botëkuptim i tillë tradicional mbi politikën e jashtme, për të cilin tani lirisht mund të thuhet rudimentar, nëse jo edhe primitiv, ishte mjaft i përhapur në disa qarqe me rëndësi politike në Jugosllavi, por edhe në Kosovë. Ndoshta për shkak se kjo u përgjigjej ambicjeve lideriste në të gjitha nivelet apo mentalitetit të thjeshtësuar bajraktarist, i cili ndër ne akoma sundon në mënyrë të papenguar. Kjo, natyrisht, i dha krahë kritikës serbe të na akuzojë për voluntarizëm në raportet me Shqipërinë, veçse kritika e tillë nuk ishte e sinqertë, meqë mbështetej pikërisht mbi premisa të një bajraktarizmi shqiptar, që mund të arsyetohej me pazhvillueshmerinë e mendimit politik ndër ne e madje edhe me një lloj të fetishizmit të këtij lëmi të veprimtarisë politike. Mirëpo mendimi politik serb gjithsesi nuk i ka këto justifikime. Ai shpjegohet me ambiciet dhe me synimet që kombit të vet (serb) t'i sigurohet një pozitë e privilegjuar dhe jo e barabartë me të tjerët, ose ndoshta edhe për ta eliminuar sindromin e të vetmuarit.

Mirëpo qasje të tilla në politikë rezultojnë në konsekuenca të padëshiruara. Mëkridis do të thoshte se i bëjnë padrejtësi elementeve kontinuitive të politikës së jashtme. Me fjalë të tjera, ato, d.m.th. qasjet ideologjike ndaj politikës së jashtme, nuk mund t'i shpjegojnë kontradiktat objektive të pranishme në praktikën politike. Ato, psh., nuk mund ta shpjegojnë faktin se përse partitë opozitare, kur vijnë në pushtet, në shumicën e rasteve, (pothuajse rëndom), e ndjekin të njëjtën politikë të jashtme si edhe garniturat e mëparshme politike? Përse nuk mund të dalin jashtë suazave të përcaktuara politike të definuara si interesa themelore të shtetit? Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera, b) qasja e dytë, analitike, e zhvilluar gjatë tre shekujve të fundit (XVIII,XIX dhe XX) e pretendon plotësimin e së parës. Sipas botëkuptimit analitik, politika mbështetet mbi një shumë të caktuar të determinantave "duke përfshirë traditën historike të shteit, lokacionin gjeografik, interesat dhe qëllimet nacionale dhe nevojat e sigurimit". Determinantat e theksuara në të vërtetë janë elemente që e përcaktojnë kontinuitetin e politikës së jashtme. Andaj çdo burrështeti që kërkon t'i formulojë qëllimet e politikës së jashtme dhe t'i realizojë ato në praktikë, doemos duhet t'i marrë parasysh "disa kufizime të palëvizshme" që i nënkuptojnë determinantat në fjalë. Pavarësisht nga bindjet filozofike, politike apo religjioze të individëve "ekzistojnë interesa të gjerë strategjikë të lidhur intimisht me pozitën gjeografike të kombit dhe me rolin ndërkombëtar që duhet ruajtur". Këto interesa me kohë kristalizohen si pjesë e mendimit kolektiv "të mendjes nacionale" e cila pastaj edhe vetë shndërrohet në determinantë të veçantë të politikës së jashtme. Interesat e shtetit në këtë mënyrë paraqesin "suazën brenda së cilës doemos duhet të zhvillohet kontesti i brendshëm politik rreth politikave të jashtme". Disa nga faktorët determinantë ndikojnë në ndryshimin e perceptimit të interesave ose të qëllimeve të politikës së jashtme. Faktori teknologjik, p.sh. "mund të kërkojë rivlerësim të vazhdueshëm të sigurimit nacional" (shih për këtë Roy C.Macridis, Foreign Policy in World Politics, fifth edition, Engelood Cliffs, New Jersey, 1976, f.3-5). Ndryshimi i situatës politike në Evropë poashtu e kërkon rivlerësimin e interesave dhe të qëllimeve strategjike të shteteve, të mëdha e të vogla, por edhe të kombeve brenda tyre, në kontinentin e Evropës. Ky është edhe njëri nga qëllimet e këtyre artikujve.



Shteti si subjekt ndërkombëtar



Politika e jashtme si kompleks metodash për realizimin e interesave të shtetit është shprehje e shtetësisë së shtetit apo e sovranitetit të kombit. Me norma juridike të së drejtës së brendshme, dhe me norma të veçanta të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, përcaktohen organet të cilat i kanë në kompetencë disa sfera më të rëndësishme të politikës së jashtme. Në të vërtetë, me normat e së Drejtës Ndërkombëtare Publike precizohen organet titullare të komunikimit ndërkombëtar (shefi i shtetit, ministria apo ministri i punëve të jashtme, organet e përfaqësimit diplomatik), dhe shteti si i tillë njihet si subjekt më i rëndësishëm i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, por edhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Politike. Aty-këtu, njësitë federale të shtetit federal e gëzonin të drejtën e përfaqësimit në OKB, si p.sh. Bellorusia dhe Ukraina e BRSS, por ato nuk mund të merreshin me aktivitete ndëkombëtare të cilat nuk do të ishin në harmoni me kushtetutën e federatës sovjetike. Njësitë federale në Jugosllavi, sipas kushtetutës së vitit 1974, nuk ishin subjekte të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, por të tilla nuk ishin as Kuebeku në Kanada, Skotlanda apo Uellsi në Britani, Baskia në Spanjë e Francë, Flandria në Belgjikë apo Bretanja në Francë. Njësitë federale në Jugosllavi mund të merreshin me "realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar", "të vendosnin, të mbanin dhe të zhvillonin" raporte, por vetëm me "organet dhe organizatat e shteteve tjera" dhe brenda suazave të politikës së jashtme unike të vendit. Pozitë të ngjashme, me një volum më të vogël, kishte edhe Kosova. Ndryshimet në Evropë natyrisht edhe në këtë plan kërkojnë rivlerësime të cilat megjithatë akoma nuk mund të jenë kategorike, ndonëse dëshirat janë të qarta.

E Drejta Ndërkombëtare Publike i rregullon, përmes normave juridike, raportet midis shteteve, ndërkaq vetë këto raporte paraqesin aktivitetin e shtetit në ambientin ndërkombëtar. E Drejta Ndërkombëtare Publike e synon formalizimin total të raporteve midis shteteve, përderisa motivi kryesor i veprimtarisë së shtetit është forcimi i pozitës së tij në relacionet ndërkombëtare. Këto dy tendenca mund të jenë kongruente, por jo gjithmonë: në qoftë se logjika e brendshme e normave juridike shprehet si tendencë e vazhdueshme për rregullimin total të sjelljeve politike të shteteve, ato nuk mund të përmblidhen të tëra me norma juridike: aktiviteti informativ, i spiunazhit, i kontraspiunazhit; lufta psikologjike, monopoli teknologjik etj. janë esenciale për politikën e jashtme të çdo shteti, por ende nuk janë krijuar mundësitë për rregullimin e tyre ndërkombëtar juridik. Me fjalë të tjera, kufiri midis së drejtës së shtetit që të veprojë për realizimin e interesave të veta në ambientin ndërkombëtar dhe normave juridike ndërkombëtare nuk është tërësisht i precizuar. Duket qartë se e tërë veprimtaria e jashtme e shtetit nuk mund të rregullohet me norma juridike. Andaj pyetjes se a janë shtetet tërësisht sovrane në veprimet e veta politike nuk është lehtë t'i jepet përgjigje e plotë dhe kategorike. Do të kalojë edhe shumë kohë, në qoftë se do të bëhet fare e mundshme, që bashkimi i Evropës ta eliminojë nevojën e dhënies së përgjigjeve të tilla. Sovraniteti, siç dihet, është koncept politik që shënon raportin themelor midis bartësit të pushtetit dhe pushtetit, princip i pushtetit suprem dhe të pakufizuar të individit, kur është fjala për monarkinë (diktaturën personale), të popullit, kur është fjala për demokracinë, të shtetit, kur është fjala për raportin me shtetet tjera. Shteti konsiderohet sovran në raport me shtetet tjera sepse, tek e fundit, për realizimin e interesave të veta, mund të zhvillojë edhe luftë. Megjithatë, edhe në luftë ato nuk janë tërësisht sovrane. Janë të kufizuara në veprimet e tyre, qoftë me norma juridike, për të cilat janë marrë vesh mes vete, qoftë me ato morale, të cilat gjatë shekujve janë kristalizuar si të tilla. Me fjalë të tjera, sovraniteti i shtetit (subjektit ndërkombëtar juridik dhe politik) nuk është absolut. Kufiri i sovranitetit në kohë lufte është ajo që përgjithësisht cilësohet si jo njerëzore (p.sh. kanibalizmi ose trajtat tjera të keqtrajtimit të robërve të luftës, janë të ndaluara edhe me norma morale në luftë, e jo vetëm me norma të së drejtës së luftës). Në kohë paqeje kufiri i tij (i sovranitetit) në njërën anë ndodhet tek sovraniteti i shtetit tjetër dhe nga ana tjetër, në atë që zakonisht konsiderohet e pranueshme në relacionet ndërkombëtare politike (p.sh. dënimi i veprimtarisë agresive). Shteti (subjekt i së Drejtës Ndërkombëtare Publike), vepron në ambientin ndërkombëtar të cilin e përbën tërësia e raporteve ndërkombëtare të shteteve dhe të subjekteve e të faktorëve të tjerë politikë.

Mirëpo ambienti i tillë ndërkombëtar, ose bashkësia ndërkombëtare, i krijon edhe ligjshmëritë e veta objektive të zhvillimit. Hulumtimin e tyre e ka për detyrë Shkenca mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare Politike ose edhe Politika Ndërkombëtare. Është me rëndësi se analiza e ligjshmërive objektive që ndikojnë në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare i ndihmon ndriçimit të faktorëve që ndikojnë në veprimin e shteteve dhe anasjelltas, analiza e motiveve dhe faktorëve të veprimit të caktuar të shteteve, subjekteve individuale, i ndihmon perceptimit më të drejtë të tërësisë së bashkësisë ndërkombëtare. Shteti është subjekt më i rëndësishëm edhe i Politikës Ndërkombëtare, por nuk është i vetëm dhe as unik. Në rrethanat e ndryshuara të Evropës, megjithatë duhet pritur ta vazhdojë rolin e vet si të tillë, ndonëse mund të pritet (në kushtet e Evropës së Bashkuar) edhe folklorizimi i këtij roli (të shteteve të vogla).



Shteti në funksion të kombit



Botëkuptimi se vetëm shtetet (subjektet ndërkombëtare) mund të bëjnë politikë, dhe se nuk ka politikë jashtë tyre, mbështetet në kuptimin hegelian të shtetit si një e mirë supreme, ose edhe si një inkarnacion organizativ i shoqërisë. Politikisht, kjo do të thotë se shteti ndodhet në "funksion të plotësimit të nevojave të qytetarëve" (shih Joseph Frankel, The Making of Foregn Policy, Oxford University Press, London, 1967, f.55). Nisur nga një aspekt idealist, vërtetë do të duhej të ishte ashtu. Siç do të thoshte Frankeli, njerëzit "e shpikën" shtetin për t'i plotësuar nevojat e veta. Dhe shtetet rëndom, së paku ato regjime që e gëzojnë legjitimitetin e pjesës më të madhe të popullsisë, përpiqen t'i plotësojnë nevojat elementare të popullsisë. Mirëpo problemi në nivel teorik paraqitet së bashku me pyetjen se çka konsiderohet nevojë elementare në kohën e dhënë dhe çfarë është plotësimi i tyre në raport me mundësitë ekzistuese të shtetit? Nga ky aspekt edhe Frankeli detyrohet të konstatojë se "shtetet mbeten rojtarë të kulturave nacionale, por tani janë të paafta të ofrojnë siguri, dhe në shumicën e rasteve nuk mund ta sigurojnë mirëqenien ekonomike"(vep.cit, f. e njëjtë). Ndërkaq teorikë të tjerë e vënë seriozisht në pyetje edhe funksionin e mbrojtjes së vlerave kulturore (p.sh. nga imperializmi kulturor) por jo edhe nga aspekti parimor, nga i cili zhvillohet kjo analizë. Nga ky aspekt, Xhon Stësinger (John G. Stoessinger) e bën identifikimin e plotë të shtetit me kombin: "Bota jonë, -shkruan ai, -është e përbërë prej më tepër se 100 shteteve-kombe". Ndërkaq, "...ajo që në kohën tonë e përbën kombin mund të cilësohet si vijon: e para, dhe më e qenësishmja, kombi është njësi sovrane politike; e dyta, është populli, i cili, meqë disponon me një identitet të theksuar kolektiv, të krijuar me përfytyrimin e përbashkët mbi të kaluarën dhe të ardhmen e vet, e përjeton një shkallë më të lartë ose më të ulët të nacionalizmit. Dhe më në fund, kombi është popullsi e cila e banon një territor të caktuar, e njeh qeverinë e përbashkët, dhe zakonisht, ndonëse jo gjithmonë, e ka një gjuhë dhe një kulturë" (shih J.G.Stoessinger, The Might of Nations, Random House, N.Y. 1967, f.7-Cool. Kombi, sipas këtij botëkuptimi, është popullsi e mishëruar me shtetin dhe jo kategori historike dhe as instrument i klasës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyTue Oct 23, 2007 2:04 am

Ato (kombet) janë vetëm abstraksione që synohen përmes nacionalizmit të kuptuar si tendencë e vazhdueshme e emancipimit. Ndërsa vetë emancipimi nuk është tjetër pos "forcë kohezive" kundër dominacionit të huaj ose edhe "forcë lëvizëse" për emancipimin dhe pavarësimin e kombeve (shih vep.cit.f.83-89). Në identifikimin e kombit me shtetin edhe më i përcaktuar është teoriku zulmëmadh amerikan Hans J.Morgenthao, për të cilin "kombi si i tillë, nuk është entitet empirik". Nga kjo premisë gjenerale ai e nxjerr përfundimin se kombi është abstraksion i numrit të individëve të cilët i kanë disa karakteristika të përbashkëta". Ajo që i bashkon këta individë është tendenca për fuqi në plan të brendshëm apo ndërkombëtar. Kombin e përbën pozita e tij gjeografike, pasuritë natyrale, kapacitetet industriale, teknologjia, morali dhe elemente tjera të ngjashme. Në të vërtetë, kombin e përbëjnë të gjitha elementet që e përbëjnë shtetin (shih Hans J. Morgenthao, Politics Among Nations, A.A.Knopf, N.Y.1967, f.97-100). Njësoj decidiv si edhe Morgentao në identifikimin e kombit me shtetin është edhe profesori i shquar i politikës ndërkombüëtare në Universitetin En Erbor (Ann Arbor) në Miçigen, i cili mund të quhet lirisht anatomist i politikës: "Kombi, në rend të parë dhe mbi të gjitha, -thotë ai,-është njësi politike ("a potencial unit"). A.F.Organski, siç quhet ky profesor, natyrisht e ka të qartë se kombi dhe shteti nuk janë pikërisht një. Andaj ai shpjegon më tutje: "Thënë në mënyrë më specifike, kombi është njësia më e gjerë politike që nuk njeh asnjë superioritet politik. Anëtarët e të njëjtit komb mund të kenë, dhe zakonisht kanë të përbashkët, më tepër gjëra se sa qeverinë dhe territorin e njëjtë. Ata poashtu mund të kenë ekonomi, gjuhë, kulturë, religjion, ideologji politike dhe histori të përbashkët. Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se këto karakteristika të tjera, ndonëse janë të zakonshme, nuk janë universale. Njeriu, faktikisht, mund të mendojë për përjashtime gati në çdo rast. E vetmja cilësi të cilën e ndajnë të gjithë anëtarët e kombit dhe për këtë nuk mund të ketë përjashtime, është ajo se ata të gjithë ndodhen nën jurisdiksionin e së njëjtës qeveri" (shih: A.F.K. Organski, World Politics, A.A.Knopf, N.Y.1968, ed.II i reviduar, f.18/7).

Në kontekst të përbërjes multinacionale të shtetit, sipas botëkuptimeve të theksuara, shqiptarët në Jugosllavi do t'ishin vetëm "nationality (nacionalitet -shtetas), kuptimi i së cilës te anglosaksonët nxirret nga identifikimi i theksuar i kombit me shtetin, andaj, në instancën e fundit, kuptohen si jugosllavë! Insistimi për t'i paraqitur si të veçantë, si komb më vete e jo si jugosllavë, në frymën e botëkuptimeve të këtilla do t'i nxirrte si grup etnik, për të cilin do të ishte i kuptueshëm nacionalizmi si formë e luftës për ndonjë copë më të madhe të pushtetit, por jo edhe për t'u ndarë nga pushteti i vendosur një herë. Në thelb të teorive anglosaksone mbi kombin dhe identifikimin e tij me shtetin qëndron e vërteta e kohëshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës e Theodor Adornos, për të cilën u fol më heret (shih artikullin "Për një qasje shkencore të politikës në Kosovë", DEA, nr.4.1991) dhe e kuptuar si e vërtetë e krijuar së bashku me kohën: shtetin multinacional nuk e përbën një komb, por me kohë mund ta përbëjë një komb; Evropën e përbëjnë shumë kombe dhe shumë shtete, por proceset integrative të mbështetura nga politika e planifikuar e qeverive, me kohë do t'a shndërrojë në një komb-shtet.

Po Kosova?



Shteti në funksion të demokracisë



Për kombet jugosllave, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Jugosllavi, problemi qëndron tek mënyra e integrimit në Evropë, së bashku apo individualisht? Për shqiptarët në Jugosllavi problemi është edhe më specifik: së bashku me Shqipërinë apo me jugosllavët? Dhe përgjigja varet nga rëndësia që i jepet qëllimit, bashkimit të Evropës; nga vlerësimi i rëndësisë dhe i kapaciteteve të faktorëve të veçantë (kombeve individuale) dhe nga vendosmëria për ruajtjen e paqes në këto treva. Karakteristika kryesore e teorive në fjalë është rezonimi në suaza të fuqisë. S'ka dyshim se forcat politike në prapavijë të teorive të shtruara janë fuqimisht të interesuara për bashkimin e Evropës pikërisht edhe për shkak të këtij rezoni. Pikësynim ideal i këtij bashkimi do të ishte një Evropë e bashkuar pa kufij të brendshëm të shteteve, por ky tani për tani është vetëm një pikësynim ideal, jo edhe realitet i mundshëm. Për këtë shkak, pavarësisht nga shembulli gjerman, ato mund ta përkrahin në këtë fazë një bashkim të shteteve ekzistuese të Evropës, por jo dhe të kombeve të tyre individuale. Jugosllavia, si shtet multinacional, dikur shtet-tampon i drejtpeshimit të forcave, tani sërish i nënshtrohet ndikimit të raporteve globale. Me fjalë të tjera, dekompozimi i saj eventual nuk mund të jetë çështje e raportit vetëm me njërin nga polet e dikurshme të bipolaritetit të forcave. Një gjë e tillë do të ishte hyrje në dekompozimin e BRSS, e kjo ka pak gjasa të ngjajë pa trazira të mëdha, dhe aq më tepër, për shkak se rezonimi i tillë i fuqisë është prezent edhe tek pala tjetër.

Po qe se sipas teorive në fjalë, lufta e kombeve për pushtet, (fuqi), është imanente në vetë natyrën e kombit, autorët e tyre nuk janë naivë që të mos e dijnë se shqiptarët janë komb ashtu si dhe kombet tjera të formuara, dhe se është poashtu në natyrën e këtij kombi, ashtu si dhe te kombet tjera, synimi për t'u shtetëzuar, për të pasur pushtet dhe për ta maksimalizuar fuqinë. Ato forca natyrisht do të mund ta përkrahnin Shqipërinë e demokratizuar (është në natyrën e gjërave në Perëndim që shtetet ta përkrahin shtetin) në funksion të "përmirësimit" të "gabimeve" historike, pos nëse nuk ekzistojnë interesa tjera më të mëdha. Në një rast të tillë kjo gjë do të ishte kundër logjikës së tyre dhe është e kotë të shpresohet, pasiqë shteti, në kontekst të këtyre botëkuptimeve, njeh interesa dhe jo emocione. Një përkrahje e tillë doemos do të haste në kundërshtimin e serbëve në funksion të pararojes së interesave ruse (sovjetike) dhe përsëri do të varej nga interesat për bashkimin e Evropës, nëse një përkrahje e tillë do të ishte efikase. Në funksion të përkrahjes së Kosovës për t'u bashkuar me Shqipërinë përsëri do të hasnin në kundërshtimin e njëjtë. Ndërkaq, në funksion të përkrahjes së Kosovës për ta bashkuar Shqipërinë me veten, për shqiptarët shtrohet pyetja se ku do të mbetej Kosova, brenda Serbisë apo brenda një republike të shtatë shqiptare në Jugosllavi? Ne kemi qenë gjithmonë të mendimit se Shqipëria duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe se Kosova duhet të jetë Republikë e barabartë me republikat tjera në Jugosllavi. Procesi i bashkimit të shqiptarëve është dashur të zhvillohet brenda suazave të proceseve integruese të Evropës, përderisa vetë integrimi i Evropës nuk mund të imponohet pa luftë. Ajo mund të akceptohet si bashkim i vullnetshëm i të gjitha palëve të interesuara, dhe jo si imponim i njërës palë ndaj tjetrës. Mendonim se përparësitë e këtij solucioni të çështjes shqiptare ishin të trefishta: 1. Nuk do ta shkaktonte acarimin tejmase të raporteve ndërnacionale, 2. Do të ishte solucion efikas dhe i pranueshëm për të gjitha palët e interesuara pos për shovenizmin serbomadh, dhe 3. Nuk do ta lejonte instrumentalizimin as të shqiptarëve dhe as të serbëve në funksion të interesave të huja globale apo regjionale. Mirëpo, tani një kohë të gjatë është duke ngjarë e kundërta: më parë refuzimi, e pastaj edhe okupimi serb i Kosovës u parapri me mos-deklarimin e qartë të partive politike shqiptare në favor të Republikës së Kosovës. Solucionin e këtij mat-pozicioni të tanishëm do ta bjerë padyshim koha, por është detyrë e jona të theksojmë se instrumentalizimi, çfarëdo qoftë dhe i kujtdoqoftë, nuk është bërë ndonjëherë në histori në të mirën e popujve, por vetëm në të mirë të interesave afatshkurtra (jo afatgjata) të nomenklaturave të tyre, të brendshme apo të jashtme. Dhe meqë vetëm popujt janë të përjetshëm dhe jo nomenklaturat e tyre, atëherë është e qartë se në plan të përgjithshëm, tehu i luftës duhet të shkojë drejt ndërtimit të raporteve të njëmendëta demokratike në kuptimin e autenticitetit të kushteve konkrete të Republikës së Kosovës, në drejtim të konfrontimit të njëmendët ideor dhe teorik me ata që Kosovën e pandehin oborr eksperimentimi dhe sprovimi të raporteve gjithëjugosllave dhe gjithëballkanike me qëllim të konstatimit se a është e mundur që të çlirohen nga "sindromi i vetmisë" së tyre, nga mbështetja në vëllezërit e mëdhenj dhe nga instrumentalizimi i vetes në interes të politikave të huaja; me ata që atë e pandehin si parcelë ekzotike të përzjerjes së kulturave dhe të qytetërimeve në truallin e Evropës për të sprovuar qëndrueshmërinë e teorive të llojllojshme globale e me qëllim të konstatimit se a do të ishte i mundshëm respektimi i aspiratave legjitime shqiptare, dhe me ata që me shekuj u mësuan të peshkojnë në ujëra të turbullta. Kosova ka shumë kundërshtarë, jo vetëm të drejtpërdrejtë (se askujt nuk ia pati zënë rrugën), por edhe të tjerë, që e provojnë drejtpeshimin e forcave. Po qe se Inteligjencia e Kosovës (në radhë të parë ajo shqiptare, por edhe të tjerët) tregohet sterile në perceptimin e kontekstit real të forcave dhe të drejtimeve realisht të mundshme të zhvillimit të mëtejshëm të proceseve politike, atëherë ajo sërish do të bjerë në provim. Gjer kur? Përse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i "Demokracisë Autentike"? A thua njëmend pritet të mos dihet se heshtja është e lidhur me inteligjencinë dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencisë nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë. Përse kjo gjë akoma nuk po ngjet dhe a ekziston vërtet bindje e njëmendët se është duke u vepruar drejt, në kongruencë me qëllimet që i nënkupton Evropa dhe që i synon Kosova, Jugosllavia dhe Ballkani?



Shteti në funksion të interesave vitale të kombit



Shteti i identifikuar me kombin, shteti-komb, sipas teorikëve të botës perëndimore, ndodhet në funksion të interesave kombëtare, në funksion të kombit dhe jo të klasës. Në përcaktimin e interesave kombëtare, pjesa dërrmuese, por jo edhe të gjithë teorikët e politikës, nisen nga një paralelizëm me botëkuptimin darvinist apo Hobsian mbi natyrën e njeriut të cilësuar si agresive. H.J.Morgentao mendon se përmes agresivitetit njeriu i realizon qëllimet e veta të cilat mund të konsiderohen si interesa. Morgenthao është përfaqësuesi më eminent i drejtimit realist në teorinë politike. Në thelb të botëkuptimit realist mbi interesin ndodhet kategoria psikologjike e aspiratës së njeriut për t'u bërë i fuqishëm, me qëllim të sigurimit, më parë të jetës së vet, pastaj edhe të mundësive të tjera që shkojnë bashkë me zhvillimin e njeriut. Morgentao në të vërtetë, e bën zgjerimin e kësaj kategorie (të interesit) duke e aplikuar te shteti dhe duke e ngritur në raportet midis shteteve: "Indikacioni kryesor që i ndihmon realizmit politik për ta gjetur rrugën në panoramën e politikës ndërkombëtare është koncepti i interesit të definuar si fuqi". Sepse, interesi i definuar në këtë mënyrë, mendon Morgentao, "...e jep lidhjen midis arsyes që përpiqet ta kuptojë politikën ndërkombëtare dhe fakteve që duhen kuptuar. E përcakton politikën si një sferë autonome të aksionit dhe të kuptimit, të ndarë nga sferat tjera, siç është ekonomia (e kuptuar në suazat e interesit të definuar si pasuri) etika, estetika apo religjioni. Pa këtë koncept, teoria e politikës ndërkombëtare apo të brendshme, do të ishte tërësisht e pamundshme (vep.cit.f.5). I preokupuar tërësisht me kategorinë e interesit, Morgenthao konstaton kategorikisht se "Ideja e interesit është vërtetë në thelb të politikës dhe se nuk dëmtohet nga koha dhe hapësira". Për ta plotësuar argumentimin e kësaj teze të shtrirë në kohë dhe në hapësirë ai shërbehet me pohimin e Tuqididit se lidhja e interesave është lidhja më e sigurt, qoftë midis shteteve, qoftë midis individëve" (koha antike); të Dizraelit: "shtylla e vetme e bashkimit që zgjat midis kombeve është mungesa e interesave të kundërta"(shek.XIX) apo të Georg Washingtonit: "Interesi është princip sundues i gjithmbarshëm". Dhe Morgentao përfundon me tezën se "Politika ndërkombëtare, si çdo politikë, është luftë për fuqi"(vep.cit.f.25).

Në shpjegimin e këtyre koncepteve ataviste dhe të ligjit të xhunglës është edhe më i vrazhdët psikologu amerikan Kristiën Bej (Christian Bay) i cili gjithashtu niset nga premisa të ngjashme mbi natyrën e njeriut. Ai niset nga një fakt banal i jetës që thotë se çdo individ esencialisht lind për të jetuar, dhe se prandaj interesi i tij esencial (vital) është të mundësuarit e jetës përmes ndikimit në kushtet e dhëna objektive ose në rrethin shoqëror. Frojdi këtë tezë do ta ilustronte me reaksionet instinktive të foshnjave ndaj rrethit (së ëmës) si dhe ndaj nevojave dhe kërkesave të saj. Mirëpo këtë tezë frojdiste K.Bej e ngriti në nivelin e parimit: "Interesat më vitale të individëve brenda kombit janë mbrojtja e jetës dhe e rrënjës së saj, si edhe ruajtja e lirisë nga lloje të tjera të dhunës". Po si shpjegohet atëherë gadishmëria e njerëzve-individë që ta flijojnë jetën e tyre për një ideal ose për atdhe? Si shpjegohet ndjenja e patriotizmit tek njerëzit, individët apo në shoqëri? Gjithnjë psikolog politik, K.Bej edhe për këto pyetje ka shpjegime të ngjashme: interesi vital i kombit-shtet, ose i kombit të organizuar si shtet, është sigurimi nacional i cili te ai reduktohet në ruajtjen e jetës së kombit apo të kombit shtet. Ndërkaq, preokupimi më vital i sigurimit nacional (këtë do të duhej ta mbanin mend forcat e armatës dhe të policisë) është të penguarit e luftës ose të vëllimeve të ngjashme të shkatërrimit që rezultojnë nga shtypja. Dhe preokupimi i dytë vital është evitimi i situatave ku shoqëria në masë të madhe do t'i nënshtrohej dhunës, qoftë përmes dominacionit të huaj, qoftë përmes diktaturave autoktone. Me fjalë të tjera, interesi i dytë vital për Bejin është i lidhur me ruajtjen e lirisë dhe me demokracinë brenda shtetit të dhënë. Ndjenja e patriotizmit andaj shpjegohet me interesin e njerëzve që t'i evitojnë situatat rrënuese të cilat mund të rezultojnë në shkatërrime të mëdha të jetës dhe të sigurisë së lirisë, si suazë e autokreacionit, vetëkrijimit ose të vetëzhvillimit të njeriut në shoqëri, të shoqërisë në shtet dhe të shtetit në ambientin ndërkombëtar. Mirëpo siguria, qoftë individuale, qoftë kolektive, nuk është absolute. Për këtë shkak, sipas K.Bejit, "qëllimet tjera të sigurimit nacional konsistojnë nga arritja e mëvehtësisë për nxjerrjen e vendimeve unilaterale të qeverisë nacionale dhe nga maksimalizimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i zgjeruar format instituciuonale të mbrojtjes së tyre". Në thelb, ai e identifikon interesin me të drejtën, nga e cila rrjedh se e drejta e jetës është elementare dhe e para (krahaso: K.Bay, The Structure of Freedom, Stanford University Prss, California, 1970). Në qoftë se pra, do të shtonim ne, e drejta është tendencë e vazhdueshme e rregullimit normativ të jetës politike të demokracisë, dhe nga ky aspekt, demokracia është politikë e rregulluar me të drejtën, ose që mbështetet në norma juridike, interesi i shtetit andaj realizohet në realitetin objektiv përmes metodave të lejueshme, legale: në kohë paqeje -përmes diplomacisë, ndërsa në kohë lufte -përmes luftës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyTue Oct 23, 2007 2:11 am

Operacionalizimi i teorisë -shembulli i vashës



Kosova formalisht nuk ndodhet në gjendje lufte, por në gjendje okupimi. Është shpallur, por nuk është konstituuar si shtet, ndonëse do të konstituohet si e tillë dhe do të jetë shtet. Ndërkaq gjendja shpirtërore e popullsisë është e rëndë. Poezitë e cituara të një vashe në faqen e parë të DEA-s nr.5 asociojnë pyetje të mëtejshme: cila është e drejta e saj elementare dhe e para në kontekst të teorive të shkoqitura? Ideali i saj i republikës duket sikur është vetë jeta. Demokracia e saj dhe e të tjerave si ajo duket se është çlirimi i dyfishtë, nga prangat e së drejtës zakonore dhe nga ato të robërimit politik. Jeta dhe liria e shkoqitur si republikë janë bërë një. Gjendja e saj shpirtërore është një apel i fuqishëm drejtuar të gjitha forcave politike për çlirimin e saj të kuptuar si sendërtim i idealit: "Në vdeksha e re, të mos qajë askush për mua". S'ka asnjë teori me të cilën do të mund të arsyetoheshin fjalët e tilla të vashës, dhe nuk ekziston forcë që do të mund të pajtohej me vdekjen e saj apo të kujtdo qoftë në moshën e tillë rinore. Andaj, le të jetojë vasha dhe le të jetojë Republika! Teoritë le të shërbejnë për kthjellimin e mendjes.



Vazhdimi i teorisë, shkallëzimi i interesave



Shumica absolute e teorikëve të politikës, pavarësisht nga orientimet ideologjike, në një mënyrë apo tjetër, e akcepton rangimin e parashtruar organik të interesave: interesi vital nacional përgjithësisht lidhet me pavarësinë, me sigurinë, me ekzistencën nacionale apo me ekzistencën e shtetit. Interesi i kuptuar në këtë mënyrë barazohet me qëllimin: është interes vital i kombit-shtet të formuar tashmë një herë që të ekzistojë. Ky është njëherit edhe qëllimi i tij. Mirëpo qëllimi definohet pak më ndryshe nga interesi, i cili mund të jetë thjesht edhe ndjenjë e lidhur me gjendjen ekzistuese të gjërave (interesi i ekzistencës). Ndërkaq, qëllimi definohet si "gjendje e ardhshme e gjërave, të cilën ndokush e konsideron si të dëshirueshme dhe të vlefshme për t'u përpjekur për ta realizuar"(A.F.Organski, vep.cit.f.62). Megjithatë, në një farë shkalle, doemos do të vijë gjer te identifikimi i interesit me qëllimin. Interesi i ekzistencës p.sh., mund të duket qëllim në vete, ndonëse në thelb çështja është e diskutueshme: asnjë gjallesë dhe asnjë entitet nuk lind vetëm për të ekzistuar. Ekzistimi vetëm për vete nuk ka ndonjë kuptim. Ekzistenca si gjendje e dhënë mund të ketë kuptim vetëm si gjendje-pritjeje, potencial vetëkrijimi dhe krijimi. Mirëpo edhe në këtë shkallë duhet bërë përpjekje për të ekzistuar pa frikën se ndokush mund ta cënojë ekzistencën time. Me fjalë të tjera, duhet forcuar për t'u bërë sa më pak i lëndueshëm, sa më pak i cenueshëm dhe sa më imun ndaj goditjeve të jashtme. Pasi që të jenë siguruar këto dy gjëra (ekzistenca dhe rezistenca), mund të luftohet për vlerat tjera, të cilat mund të jenë kompetitive ose absolute, të qarta ose difuze, statike ose dinamike etj. Për Xhon Stësingerin nuk ekziston një koncept i vetëm me të cilin do të shpjegohej interesi nacional për shkak se ai i nënshtrohet ndryshimeve konstante (The Might of Nations, vep.cit.f.31). Megjithatë Organski, duke u nisur nga fakti se ato, d.m.th. interesat, mund të jenë të panumërta, e bën një kategorizim të ngjashëm: a) ato për të cilat është i interesuar një segment i rëndësishëm, në mos shumica e popullsisë, b) ato, realizimi i të cilave ndihmohet nga qeveritë nacionale, dhe c) ato, të cilat kanë efekte të konsiderueshme te pjesëtarët e kombeve tjera. Ai e pranon ekzistencën e interesave kompetitive (maksimalizimi i fuqisë) dhe të atyre absolute, por ky tipologjizim e përshkon tej për tej ndarjen e qëllimeve nacionale në 4 kategori të tjera të gjera: a) fuqia si qëllim nacional mbështetet në faktin se çdo vend kërkon të jetë zot në shtëpinë e vet dhe i lirë nga kontrolli i huaj. Në këtë kuptim, fuqia ose forca nuk është qëllim në vete, por vetëm instrument për realizimin e qëllimeve të tjera. Nga ky aspekt, duke iu kundërvënë Morgentaos, ai thekson se "të gjitha shtetet përpiqen që së paku ta ruajnë minimumin e fuqisë, në mos për tjetër, atëherë për të gjallëruar si entitet politik (vep.cit.f.66). Pasuria është qëllim kompetitiv, por edhe absolut. Si minimum ajo është e domosdoshme për ekzistimin e shteteve. Ajo e përfshin territorin adekuat, pasuritë natyrale dhe tepricën e prodhimit (mbivlerën) e cila shfrytëzohet për investime të mëtejshme dhe për mirëqenien e elitës së shtetit. Pasuria shprehet përmes standardit të jetës dhe është karakteristikë e shoqërive dinamike, por edhe e të gjitha kombeve moderne, c) qëllimet kulturore. Meqë shumica e shteteve nuk janë vetëm njësi politike por edhe kulturore, ruajtja e vlerave kulturore është poashtu interes nacional i çdo shteti. Këto vlera shprehen si mënyrë e jetës së përbashkët (p.sh., "american Way of life"), si preferencë e gjuhës së përbashkët ose edhe të institucioneve politike, ekonomike dhe religjioze. Pavarësia si interes vital i çdo shteti "e mundëson afirmimin e kulturës nacionale, ndërsa pushtimi i huaj mund ta absorbojë ose radikalisht ta ndryshojë"(vep.cit.f.69). Për ruajtjen e vlerave kulturore shtetet përdorin instrumente të ndryshme politike (p.sh. kufizimi i imigrimit në vendet anglosaksone dhe në Evropë). Mirëpo kultura gjithashtu mund të jetë edhe barrierë për ndryshimet e nevojshme teknologjike, sidomos në vendet në zhvillim. Andaj, Organski e quan politikë të drejtë të qeverive të këtyre vendeve atë që i lejon ndryshimet në kulturën e vendeve të tyre në përputhje me traditën pozitive kombëtare dhe me kërkesat e epokës, d) paqja, si interes nacional, do të thotë mungesë e luftës që shteteve ua siguron realizimin e interesave të tjera të lidhura me maksimalizimin e fuqisë. Shumica e teorikëve të proveniencës perëndimore bën klasifikime të ngjashme të interesave, por duke i plotësuar interpretimet. Marksistët dikur e bënin dallimin midis a) interesave unike (që e gëzonin përkrahjen e pjesës më të madhe të popullsisë) dhe atyre divergjente (që u shërbenin grupeve të ndryshme brenda shoqërisë). Teorikët e botës perëndimore këto i emërtonin si interesa të qarta dhe difuze; b) midis interesave nacionale dhe atyre humanitare. Distinkcioni mbështetej në pyetjen se a thua interesi i përgjithshëm i një shteti është i dobishëm edhe për shtetet tjera dhe për njerëzimin në përgjithësi? Vështirësia e këtij distinkcioni lidhet me çështjen e insistimit të shteteve në karakterin universal të qëllimeve të tyre. Britanikët dikur mendonin se "Paxa Britanica", d.m.th. paqja e vendosur me imponimin britanik, është në interes të të gjitha kombeve, sikur që këtë sot e besojnë amerikanët; c) midis qëllimeve të përgjithshme dhe atyre specifike. Në të vërtetë, qëllimet zakonisht janë specifike, por prezentohen si të përgjithshme; d) midis qëllimeve të proklamuara dhe atyre aktuale (kur shtetet proklamojnë realizimin e qëllimeve të caktuara dhe pastaj, në vend të tyre e bëjnë realizimin e qëllimeve të tjera), dhe e) midis qëllimeve të status quo-së dhe atyre dinamike (kur gjendja ekzistuese e gjërave konsiderohet e përshtatshme për realizimin e interesave të caktuara, përkatësisht, kur ndryshimi i kësaj gjendjeje e bën të mundur realizimin e tyre praktik.

Klasifikimet marksiste të interesave, ndonëse me interpretim të veçuar, esencialisht nuk ndryshojnë nga klasifikimet e teorikëve të tjerë të Perëndimit. Për këtë shkak ato do të konsiderohen si kontribut i veçantë ndaj zhvillimit të mendimit politik mbi këto çështje, por nuk do të pajtohemi me relativizimin e nacionales në favor të klasores. Andaj, ndonëse rangimet e ngjashme të interesave nuk mund të jenë imune nga kritika, do të përfundojmë me klasifikimin që e bëri Profesor Northexhi (F.S.Northedge) nga Londra. Duke tërhequr vërejtjen mbi faktin se artikulimi i interesave ndryshon në mënyrë konstante gjatë kohës, fillon nga 1) ajo që quhet interes vital i kombit, të cilin e identifikon me vetprezervimin, me ruajtjen e integritetit fizik të vendit dhe të unitetit të popullit apo popullsisë, kur është fjala për vendin multinacional. Menjëherë pas tij vjen 2) ruajtja e pavarësisë, që e nënkupton lirinë relative të shtetit për të mos e lejuar përzierjen në punët e tij të brendshme; 3) tërësia e atributeve që nënkuptohen me fjalët influencë, autoritet ose status, 4) totaliteti i interesave materiale të shtetit (investimet, por edhe ruajtja e status quo-së, që i përgjigjet vendeve të zhvilluara, dhe 5) lufta për rritjen e standardit (shih F.S.Northedge, The Foreign Policyes of the Powers, The Freedom Press, N.Y.1974, f.20-21)



Kritika franceze, konteksti evropian



Kritika franceze ndaj botëkuptimeve anglosaksone të kategorisë së interesit ka përmbajtje të njëjtë: maksimalizimin e fuqisë, por kontekst të ndryshëm, pozitën e Francës në Evropë. Gjatë dy shekujve të fundit (XVIII-XIX) Franca e konsideronte veten si fuqi më të madhe ushtarake të Evropës, ndonëse vazhdimisht ndodhej në raporte rivaliteti me Britaninë e Madhe. Ka qenë e mundur prej koalicionit të madh evropian në luftrat e Napoleonit (fillim i shek.XIX), por kjo nuk ka ndikuar në humbjen e vetëbesimit kolektiv: "Zotëri, -thoshte Tallierandi, - e nënshtruat me shpatë Francën, por s'do të mund të uleni dot mbi majën e saj". Fjalët e Tajleranit, ministër i atëhershëm i punëve të jashtme, e kishin kuptimin e barazisë, në mos edhe të superioritetit të Francës, në raport me secilën fuqi evropiane veç e veç. Territori asaj ia mundësonte daljen në det (Oqeani Atlantik) dhe shndërrimin në fuqi detare. Rivaliteti me anglezët, në kohën moderne, lidhej me kontrollin e rrugëve detare që të çonin në kolonitë e tyre në Afrikë dhe Azi. Ndërkaq, në Lindje, që nga lufta me prusianët (1870), gjermanët u shndërruan në një rival të saj të rrezikshëm për shkak të resurseve më të mëdha natyrore dhe për shkak se me numrin e popullsisë dhe të shtimit vjetor të saj (prej vitit 1905 Gjermanisë i shtoheshin nga 5 milionë banorë të rinj në vit) ia tejkaloi Francës: "Prej vitit 1870, dhe aq më tepër, prej vitit 1914 e këtej, shkruan një historian i njohur, -Franca në mënyrë morbide ishte e vetëdijshme për dobësitë e veta në raport me Gjermaninë"(shih E.H.Carr, International Relations Between the Two World Wars, St.Martin's Press,N.Y.f.26). Ky vullnerabilitet bënte që francezët interesat e tyre nacionale t'i perceptonin në "miqësi me rusët, në njërën anë, dhe në përpjekje të vazhdueshme për posedimin e Rhinit (Rajnës) dhe të urave të saj në anën tjetër". Në qoftë se kjo nuk tregohej e mundshme, atëherë ajo e tentonte posedimin e bregut të saj lindor (nga ana e Francës) ose së paku demilitarizimin e kësaj zone, qoftë edhe për një kohë të caktuar, siç ishte rasti me marrëveshjet e Versajit të vitit 1918. E ndodhur midis rrezikut nga ekspansioni gjerman dhe rivaliteti detar me anglezët, gjatë një kohe të caktuar, interesin e sigurimit të saj (interes vital) e kërkonte në rolin e rojtarit të status quo-së territoriale që ishte vendosur në kuadër të Ligës (Lidhjes së Kombeve), e pastaj edhe në rolin e garantit të një varg marëveshjesh që njihen me emrin e Antantës së Vogël (Çekosllovakia, Rumania, Jugosllavia) e cila esencialisht, përkundër animozitetit me komunizmin Sovjetik, prapseprapë, si një rryp gati i pandërprerë i shtrirjes së sllavizmit gjer në Adriatik, e siguronte Francën nga depërtimi gjerman.

Duke u nisur nga perceptime të tilla të pozitës gjeopolitike të Francës, Pjer Rënuvë e Zhan Baptist Dyrosell, (Pierre Renouvin dhe Jean Baptiste Duroselle) bënë nga një vështrim kritik lidhur me kategorinë e interesit; "Ideja mbi interesin nacional, -thonë këta, -korrespondon me besimin në të vërtetë konfuz që në një situatë të dhënë, objektivisht është e mundur të përcaktohen qëllimet, të largëta dhe të afërta, të cilat kombet duhet t'i ndjekin" (shih P.Renouvin, J.B.Duroselle "Introduktions a l histoire des Relations Internationales, Librairie Armand Colin, Paris, 1970, f.134). Për Francën, e cila kolonitë e veta i konsideronte departamente të shtetit francez, identifikimi i interesave të vendeve të kolonizuara me interesat çlirimtare që i artikulonin elitat e tyre nuk ishte i pranueshëm. Për këtë shkak, Renuvë dhe Dyrosell, të dëshpëruar me politikën e qeverive të veta (që ndërroheshin sukcesivisht), sepse nuk e gjenin dot rrugën e harmonizimit të këtyre interesave, pyetën: "A thua interesat superiore të shtetit, të involvuara aq shpesh, mos janë, përveç në raste të rralla, një mënyrë e kamuflimit të interesave shumë më pak fisnike, dhe gjithsesi të veçanta?"(vep.cit.f.135). Megjithatë, pavarësisht nga hamendjet, konstatojnë se "Të gjithë burrat e shtetit me përgjegjësi, doemos duhet të formojnë, dhe objektivisht e formojnë, një përfytyrim, më pak ose më shumë stabil, më pak ose më tepër preciz, më pak ose më tepër të elaboruar, mbi interesin nacional"(ibd). Dhe ky gjithsesi nuk mund të jetë identik me atë të anglo-saksonëve (gjë që i prekte amerikanët) të cilët vazhdimisht pohojnë se interesat e njerëzimit në tërësi, dhe jo ato të kombeve të tyre, e paraqesin qëllimin primar të aksioneve të tyre. "Ata, anglosaksonët, të rrethuar me vende të dobëta ose miqësore, gjë që nuk ishte rasti me Francën, dhe larg nga Evropa, duke disponuar territor kolosal me resurse të begatshme (sidomos amerikanët) shumë shpejt filluan të besojnë se kjo pozitë e jashtëzakonshme rezultonte nga një mbrojtje speciale e providencës, në mbështetje të karakterit moral të politikës së jashtme amerikane" (vep.cit.f.316). Autorët në fjalë në të vërtetë aludojnë në pozitën e avancuar të shoqërisë amerikane në raport me ato të Evropës, dhe në angazhimin amerikan në favor të demokracive evropiane (luftërat botërore). Përndryshe, H.Morgentao dhe Xhorxh Kenan e filluan të parët kritikën kundër botëkuptimeve të tilla amerikane (American Diplomacy, 1950), duke u mbështetur në parimin i cili thotë që "zotimi se do të jesh i virtutshëm nuk është vetë virtuti", dhe pasi që aksionet politike amerikane filluan shpesh të binin në kundërshtim me parimet e doktrinës. Për autorët e përmendur francezë, esenca e çështjes reduktohet në pyetjen nëse morali privat dhe interesi nacional i formuluar dhe i kuptuar më së miri mund të koincidojë me interesin e njerëzimit në tërësi? Në zgjidhjen e kësaj çështjeje u thirrën në Enciklikën "Pacem in Terris" (Paqa në botë) të Papës Xhovani XXIII, sipas së cilës "i njëjti ligj moral që e rregullon jetën e njerëzve, duhet gjithashtu t'i rregullojë edhe raportet midis shteteve". Vështirësia megjithatë qëndron në shquarjen e interesave të njëmendëta nacionale, meqë interesat partikulare, të veçanta dhe egoiste, shpesh vishen me petkun e të parit. Gjithnjë duke pasur parasysh pozitën e Francës, autorët e përmendur francezë interesin nacional e kuptojnë si sigurim të shtetit (pa marrë parasysh se çfarë, homogjen, multinacional, historik apo tjetër) të cilin e përbëjnë elementet në vijim: a) ruajtja e pavarësisë dhe sovranitetit, b) ruajtja e integritetit territorial, c) ruajtja e popullsisë, etj. Sigurimi mund të jetë aktiv (kur kërkohet sigurimi i vijës së mbrojtjes strategjike, duke e pushtuar atë) ose pasiv (evitimi i luftës, kompromisi me qëllim të përfitimit në kohë ose të realizimit të qëllimeve të tjera).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT EmptyTue Oct 23, 2007 2:14 am

Sigurimi mund të jetë aktiv (kur kërkohet sigurimi i vijës së mbrojtjes strategjike, duke e pushtuar atë) ose pasiv (evitimi i luftës, kompromisi me qëllim të përfitimit në kohë ose të realizimit të qëllimeve të tjera). Pasi që të jenë siguruar elementet përbërëse të sigurimit nacional, shtetet mund të zgjedhin prioritetet midis:

-serisë së qëllimeve abstrakte: fuqia, pasuria, vlerat, dhe

-serisë së qëllimeve konkrete: hapësira-ari-popullata (vep.cit. f.324).

Nga ky rangim i interesave kombëtare nuk është vështirë të konkludohet se megjithë kritikën në adresë të teorive anglosaksone, edhe teoria franceze e P.Rënovënit dhe J.B.Dyrosellit në të vërtetë është e ngjashme. Ndryshimet kanë të bëjnë me tendencën që edhe në nivel teorik Francës t'i sigurohet një vend i veçantë, një status origjinal në mesin e teorive të tjera të proveniencës perëndimore, të cilën Dë Goli përpiqej ta siguronte në planin praktik politik.



Në vend të epilogut



Veti e përbashkët e teorive të parashtruara të botës perëndimore është fakti se gati të gjitha nisen nga botëkuptimi biologjik i natyrës së njeriut si agresive dhe këtë pastaj e zgjerojnë në raportet midis shteteve: me aktin e lindjes së njeriut përcaktohet nevoja e tij për të jetuar, me aktin e formimit të shtetit, përcaktohet nevoja e tij për të ekzistuar. Nga këto premisa nxirret konkludimi se sigurimi i jetës së shtetit (si edhe tek njeriu) është interes i tij vital. Meqë shteti dhe kombi janë një, atëherë ai është interes vital edhe i çdo kombi. Pika e dytë e përbashkët e këtyre teorive është e lidhur me faktin e maksimalizimit të fuqisë. Me fjalë të tjera, për ta ruajtur pavarësinë politike dhe integritetin e tyre territorial, shtetet (ashtu si edhe njerëzit) kanë nevojë të forcohen, d.m.th. ta shtojnë fuqinë e tyre. Sipas disave, fuqia është qëllim në vetvete, por edhe instrumenti i luftës për ekzistencë, e cila pastaj e nxit që të dominojë: "Ja rrënjët reale të imperializmit, -shkruan një profesor i Universitetit të Harvardit, -organizimi anarkik i sistemit ndërkombëtar të shteteve", sepse, tendenca e vazhdueshme e shteteve për fuqi në lojën e vjetër të njohur të fuqisë, bën që ato "t'i dorëzohen tentimit për të dominuar për shkak se janë të motivuara ta maksimalizojnë pozitën e vet individuale të fuqisë, sepse janë të preokupuara jashtëzakonisht me problemin e sigurisë nacionale, sepse sistemi formalisht është në gjendje anarkie. Logjika e dominacionit buron drejtpërsëdrejti nga ekzistimi i sovraniteteve konkurrente nacionale (shih Benjamin J.Cohen, The Question of Imperialism, Basic Books, Inc. Publishers, N.Y.1973.f.245). Ky ligj, sipas botëkuptimeve të porsashtruara, është i përjetshëm. Lufta e përjetshme e shteteve për fuqi në sistemin e tillë ndërkombëtar anarkik të shteteve megjithatë rezulton në njëfarë rendi, veçse rendi i tillë është rezultat i drejtpeshimit të forcave, dhe jo rezultat i veprimit të faktorëve dhe ligjshmërive të tjera. Në këtë luftë të përjetshme të shteteve për fuqi, disa shtete-kombe, shpërthejnë në sipërfaqe, dalin të parat si më të forta. Sipas të njëjtit "ligj natyral" ato e përvetësojnë të drejtën "t'i gëlltisin" kombet ose shtetet më të vogla, në tërësi ose vetëm pjesërisht. Në qoftë se disa shtete-kombe më të vogla mbeten në sipërfaqe, ato këtë nuk e kanë bërë me forcën e vullnetit të tyre, por vetëm duke iu falenderuar aleancës ose miqësisë me shtetin (kombin) më të madh dhe afërsisë së interesave me të; ligjit të drejtpeshimit ose mungesës së interesave të të mëdhenjve. Me këtë, botëkuptimet e tilla arritën gjer në konsekuencat e tyre ekstreme: logjika e brendshme, inherente, e fuqisë, vazhdimisht insiston në rritjen e saj. Nuk do mend se amerikanët, sidomos pas luftës me Irakun, këtë e arsyetojnë me vendosjen e një rendi të ri në sistemin ndërkombëtar juridik, të cilin ata do ta mbronin me fuqinë e armës së tyre. Në natyrën e këtyre teorive, me fjalë të tjera, e kjo është me rëndësi të parëndomtë, është arsyetimi i tendencës së universalizimit të këtyre raporteve në nivel planetar. Në kontekst të këtyre tendencave doemos duhet vënë edhe proceset integrative të Evropës, të cilat gjer kah fundi i viteve 80 duket se i pengonte ideologjia komuniste, kurse tani duket se paraqiten si pengesë tendenca të ngjashme të palës tjetër. Është e pamundur të perceptohet interesi nacional i shqiptarëve në mënyrë të drejtë, pa kuptimin e thelbit të interesave dhe të botëkuptimeve edhe të palës tjetër. Territoret ku shtrihemi ne ishin vende të ndeshjes së botëkuptimeve dhe të interesave globale. Për këtë shkak, është me interes shqyrtimi i botëkuptimeve edhe të palës tjetër.

4. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TË KOMBIT -II
B) Teoritë e proveniencës së Lindjes


Populli /kombi/-shtet Sovjetik



Presidenti amerikan Bush në një fjalim të ngazëllyer me të cilin arsyetohej lufta me Irakun dha të kuptohej se demokracia do të duhej të sundonte kudo. Ai theksoi se Amerika do t'i mbrojë shtetet e vogla, po qe se ato do ta akceptonin demokracinë, dhe se do t'i luftonte regjimet politike që do t'i kanoseshin parimeve të saj universale. Në frymën e teorive tashmë të parashtruara në DEA, presidenti Bush rolin e SHBA-ve e sheh në funksion të garantit të raporteve ashtu të universalizuara dhe të shtrira në tërë globin tokësor. S'ka dyshim se ky është një ideal i përhershëm i politikës amerikane. Mirëpo presidenti Bush me atë rast nuk e shpjegoi natyrën e vërtetë të raporteve me sovjetikët. Ndërkaq ata që e përcillnin me vëmendje luftën me Irakun, nuk mbetën pa e vënë re se përkundrejt dëshirës së disa qarqeve politike (veçanërisht të lidhura me Izraelin) që ta vazhdonin luftën edhe në territorin e Irakut, dhe jo vetëm në atë të Kuvajtit, gjer në eliminimin përfundimtar të faktorit ushtarak irakian dhe të Sadam Huseinit, prapseprapë qenë të shtrënguar t'i ndërprisnin operacionet luftarake me të çliruar Kuvajtin. Nuk mbetën pa u vënë re as insistimet e herëpasherëshme të zyrtarëve sovjetikë që SHBA-të t'i përmbaheshin rezolutës së KS të OKB, e cila e kërkonte çlirimin e Kuvajtit por jo edhe nënshtrimin e Irakut. Këmbimi i vazhdueshëm i porosive midis zyrtarëve të të dy palëve duket se ndikoi në përfundimin e luftës brenda suazave të vëna të rezolutës në fjalë të Këshillit të Sigurimit, ndonëse zhvillimi i ngjarjeve atje (në Irak) akoma nuk ka përfunduar. Me fjalë të tjera, s'ka dyshim se administratat amerikane gjatë tërë periodës së pas Luftës së II Botërore, por edhe tani, BRSS-në e konsideronin si rival të barabartë me veten; një pol tjetër të drejtëpeshimit bipolar të forcave; pjesëmarrës aktiv të garave në armatim dhe në zhvillimin global të shoqërisë dhe rrezikues potencial të interesave globale amerikane. Mirëpo tejkalimi i luftës (politikës) së ftohtë; përfundimi me sukses si i detente-it në marrëdhëniet midis dy superfuqive dhe veçanërisht rënia e komunizmit në vetë Bashkimin Sovjetik dhe në tërë Evropën Lindore, ka shtruar pyetje të reja dhe ka nxitur shpresa të mëdha te popujt që ndodhen brenda Bashkimit Sovjetik, por edhe brenda sferës së interesave globale sovjetike. Një pjesë e vogël e opinionit edhe ndër ne në Kosovë, e nxitur nga këto procese, filloi menjëherë jo vetëm të riorientohet, por edhe të ri-rreshtohet: dikush në funksion të interesave egoiste individuale, dikush tjetër në funksion të interesave të sektorëve të harruar shoqërorë dhe politikë, të tjerët në funksion të drejtpërdrejtë të interesave të qarqeve të ndryshme politike në Perëndim, të cilët kujtojnë se u ka ardhur koha e larjes përfundimtare të hesapeve me komunizmin e dikurshëm, ndërsa të tjerët ndershmërisht e besonin hapjen e rrugës për çlirim definitiv, por paqësor, nga "përqafimi vëllazëror" i sllavëve të jugut. E keqja është se ata rënien e komunizmit në tërësi e morën si mundje të tij nga ana e Perëndimit, si fitore definitive dhe të pakontestueshme të amerikanëve në rivalitet me sovjetikët dhe jo si dështim të një modeli zhvillimor. Dallimi midis dështimit dhe fitores është i vogël, por tejet i rëndësishëm. Fitorja e nënkupton dorëzimin e kundërshtarit pa ndonjë kusht të veçantë. Ndërkaq, dështimi e nënkupton dorëzimin edhe të vullnetshëm të rivalit në lojën e rivalitetit. Andaj, në qoftë se do të mund të flitej për mundjen e komunizmit, atëherë do të duhej të flitej për mundjen ekonomike dhe teknologjike, për mundjen e modelit zhvillimor, i cili për shkak të faktorëve objektivë që e përbëjnë fuqinë akoma nuk mund të konsiderohet, (dhe vështirë që ndonjëherë do të mund të konsiderohet, pa ndonjë luftë totale midis dy superfuqive) edhe mundje politike. Komponenta e tillë e pranishme në proceset e tanishme politike nuk ishte e njohur për këto forca, ose edhe ishte, po injorohej me qëllim prej tyre. Mirëpo injorimi i një komponente të tillë në formulimin dhe në zhvillimin e ndonjë politike të caktuar vetanake mund të të çojë vetëm në aventurizëm, ndonëse mund të jetë e kuptueshme vetëm për këtë fazë të tanishme të zhvillimit të proceseve politike. Megjithatë nuk mund të jetë i kuptueshëm agresiviteti i bartësve të kësaj tendence, të cilët luftën e argumenteve e zëvendësojnë me trillime, me shpifje e me intriga. Fjala është për një shqyrtim dhe për një qasje më serioze ndaj problemeve të rënda dhe delikate dhe jo për luftën për pushtet. Me të le të merren ata që s'kanë ndonjë punë tjetër, por le të mos shpresojnë se kjo gjë do t'u sjellë lumturinë.

Me supozimin se Bashkimi Sovjetik nuk do të shthuret si shtet, ndonëse disa procese që po zhvillohen atje të japin një përshtypje të tillë, precizimi i interesave globale ruso-sovjetike shndërrohet në një çështje të një rëndësie vitale për shqiptarët dhe jo një çështje e përshtattshme vetëm për diskutime akademike. Diskutimi emocional mbi këtë çështje, nga ana tjetër, sikundër që u theksua më lart, dhe sikundër që vihet re nëpër faqet e gazetave në gjuhën shqipe, por edhe në bisedat verbale, është i mundshëm, por jo edhe frutdhënës. Politikisht është steril, t'i shpenzon kot energjitë, i sfilit shpirtërat, dhe gjithnjë i rezervon mundësitë për paraqitjen e konsekuencave të panjohura. Duke u nisur nga këto premisa, shqyrtimi i kësaj teme në këtë tekst është i zhveshur nga paragjykimet dhe nga ngarkesat emocionale. Gjërat janë ditur, vetëm është i nevojshëm rivlerësimi i tyre nga pozitat e kontekstit të ndryshuar. Ndërkaq, mbase edhe nuk janë ditur për aq sa është kujtuar.



Nga biseda me amerikanin



Literaturë politike mbi perceptimin e interesave vitale të shtetit sovjetik, në mënyrën si shqyrtohen ato në botën e Perëndimit, në Lindje nuk ka, për shkak se këtij problemi autorët sovjetikë gjer më tani i janë qasur nga aspekti i ideologjisë komuniste. I intriguar me aspektin teorik të çështjeve të tilla, gjatë viteve 1977-78 vija re se shumica e autorëve perëndimorë, pothuajse të gjitha institucionet hulumtuese sovjetologjike në SHBA e gjetkë, si dhe shumë institucione të tjera të themeluara apo të ndihmuara nga qeveritë, në thelb të interesimit të tyre hulumtues-kërkimor e kishin qoftë zgjidhjen (rregullimin) e çështjes nacionale në BRSS, qoftë armatimin nuklear dhe aftësinë e bartjes interkontinentale të ngarkesave nukleare dhe termonukleare. Në esencë të interesimit të tyre, me fjalë të tjera, ishin po ato premisa të interesave vitale të shtetit sovjetik, që i kishin për shtetet e veta: sigurimi i shtetit dhe maksimalizimi i fuqisë së shtetit sovjetik: "Interesat materiale dhe jo idetë, -do të thoshte Maks Weber, -dominojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi veprimet e njerëzve." Përkthyer në gjuhën e politikës ndërkombëtare, ky konstatim i Weberit do të shpjegohej si vijon: fuqia materiale e shtetit është ajo që duhet të merret në konsiderim dhe jo ideologjia e tij. Gjatë një bisede me një autor tejet kompetent amerikan të studimeve politike, emrin e të cilit nuk do ta përmendja për arsye private (d.m.th., jo shtetërore), pyetjes sime se përse institucionet sovjetologjike në Amerikë në thelb të interesimit të tyre e kanë rregullimin e çështjes nacionale në Bashkimin Sovjetik, ai iu përgjigj: "Por ata po na shkaktojnë probleme brenda sferës së interesave tona. Është e udhës t'ua kthejmë." "Profesor, -i pata thënë unë, -Walter Lipmani dhe një plejadë e tërë autoritetesh amerikane nga kjo fushë pohojnë se interesat amerikane dhe ato ruse askund nuk konfrontohen drejtëpërsëdrejti. Ndërkaq kjo që po më thoni tani është çështje e konfrontimit të interesave nacionale apo çështje e rivalitetit të ineresave globale?"."Mirëpo djalosh, -më tha ai (ishte shumë më i vjetër se unë), -sikur të mos ekzistonin rusët, me kë do të mateshim ne?". "Mbase nuk do t'ju pëlqente roli i xhandarit të vetëm", -përfundova unë. Profesori u qesh. Ndërkaq, me vete mendoja se çështja e Republikës eventuale të Kosovës (atëherë akoma ishte eventuale) mund të konsiderohej vetëm çështje rivaliteti, pa cënimin e paqes në këto troje. Natyrisht këtë nuk ia thashë, por ika me bindjen se do të kuptoheshim edhe po t'ia thoja. Rusët do të duhej të pajtoheshin doemos me një gjë të tillë, ngase Republika e Kosovës esencialisht do të ishte barazim i pozitave me anglosaksonët në sferën e interesave globale të të dy palëve.



Përbërja nacionale e BRSS



BRSS, siç dihet, është një shtet multinacional me mbi 108 nacionalitete, pa e përfshirë popullsinë e cilësuar si "të tjerët". Dhe kjo sipas regjistrimit të vitit 1956, ngase ky përmbante të dhëna më të sakta, (shih Anne Sheehy, "Population Trends in Central Asia and Khazakhstan", 1959-1965, Central Asian Rewiew, nr.4.1965). Ndërkaq teorikët sovjetikë në shkrimet e tyre rëndom thirren në numrin e mbi 100 nacionaliteteve (term me të cilin përfshihen si kombet ashtu dhe kombësitë). Thuhet se në BRSS shkruhet në 75 gjuhë të ndryshme, 40 prej të cilave e kanë fituar alfabetin dhe nivelin e shkrimit vetëm pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 (shih "The Theory and Practice of Proletarian Internationalism" USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moscow, 1976, f.158) kushtetuta sovjetike i njeh 58 njësi politiko-administrative, 15 prej të cilave e kanë statusin e republikave sovrane të Unionit (republikat federale); 2 nga ato e gëzojnë statusin e republikave autonome; 8 janë krahina autonome dhe 10 të tjera njihen si krahina apo regjione nacionale. Prej afro 300 milion banorëve (më sakt 290 milion) rreth gjysma e tyre janë rusë, kurse gjysma tjetër është e shpërndarë në 14 republikat tjera (145 milion rusë. 145 milion jo-rusë). Sipas autorëve amerikanë (dhe ata sigurisht që janë të mirë-informuar) rreth 25 milion njerëz të përkatësisë kombëtare ruse jetojnë nëpër viset tjera të përzier me kombet jo-ruse, dhe rreth 40 milion jo-rusë jetojnë jashtë territoreve të tyre etnike. "Këta të huaj, - shkruan një autor i impresionuar nga kjo gjendje, -të cilët të kombinuar janë mbi 65 milion njerëz, paraqesin shkak potencial rrënues, sikundër që mund të jenë viktimë e çdo lufte të gjerë nacionale." Këtë fakt ai e ilustron me tabelën vijuese:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Vihen themelet e Shtëpisë - Muze të Ukshin Hotit
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: