Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Shko poshtë 
+16
Ago Muji
Leka i Madh
rroni
feneri
gjakushi
Nezir Myrta
Urata
besa-bese
shaban cakolli
azzurra
E_Bukura
renan
petritkola
gishteza
Beton
Sofra
20 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 4:32 pm

Rroni, me mire sikur ta kishin degjuar dikur ( kur ka qen koha) dhe ta kishin perkrahur, sot do ishim shume me mire shqiptaret ne pergjithsi, dhe jo vetem ne Kosove. Nuk do te kishin ndodhur shume gjera jo te mira, duke perfshi edhe luften 98\99, por......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 4:50 pm

Konferenca e Londrës vazhdon punën në Gjenevë me programin e miratuar në Londër, në të cilin na është caktuar statusi i komunitetit etnik, përkatësisht i minoritetit. A kemi bërë mjaft që në këtë program të mos futeshim si minoritet dhe të mos e kishim statusin e njëjtë si të Vojvodinës e të Sanxhakut, por më të avancuar? A mund të ndryshohet ky status, dhe nëse po, ç'duhet bërë për ta ndryshuar?

Unë vazhdimisht jam i preokupuar me këtë pyetje. Çka mund të bëhet që shqiptarët të jenë subjekt politik ndërkombëtar dhe jo vetëm objekt? Gjithë biseda që zhvilluam buron nga fakti se ne jemi duke u trajtuar më tepër si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja në esencën e saj do të reduktohej në atë se çfarë mund të bëhet që të trajtohemi si subjekt politik. Kjo është në duar të popullit dhe nga kjo del se mund të bëhet një organizim më aktiv dhe më i madh i faktorit të brendshëm. Mund të rregullohen raportet, nëse nuk janë në rregull, brenda atij faktori, dhe rezistenca të jetë aktive dhe më e madhe e faktorit të brendshëm. Ndërsa që rezistenca të jetë më aktive, kjo nënkupton se duhet të jesh më i pranishëm në ngjarjet, më agresiv në kërkesat, më i vendosur në pikëpamjet tua dhe më demokratik në hapësirën informative. Kjo do të thotë që t'i shqyrtosh problemet më haptas dhe të mos kënaqesh me atë që është. Se ne të gjithë po konstatojmë se ka shumë gjëra për të ndryshuar dhe se ekziston një hapësirë e madhe për të ndryshuar shumëçka.
Duke i pasur të gjitha këto parasysh, kam frikë se do ta pësojmë ashtu siç e kemi pësuar në vitin 1913. Gjë që do të thotë se do të jemi rezervë e forcave politike të Evropës për qetësimin e shpirtrave të Ballkanit, etj., por jo edhe për qetësimin e shpirtrave të shqiptarëve.
Dihet se ministri britanik i punëve të jashtme, i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar i Konferencës së Londrës më 1913, ka deklaruar përafërsisht kështu: "Për fat të keq, e viktimizuam një popull për ta ruajtur paqen e Evropës". Pas përfundimit të konferencës, ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se populli shqiptar është ndarë për hir të ruajtjes së paqes në Evropë, por çfarë ka ngjarë më vonë? Konferenca ka përfunduar më 1913, Lufta e Parë Botërore ka filluar më 1914. Dmth. nuk ka pasur kurrfarë ruajtje të paqes por ka pasur viktimizim të shqiptarëve për plot 80 vjet. Unë po i frikësohem sërish kësaj dhe sinqerisht po them se a mos në fund të konferencës së Gjenevës do të deklarojë sërish ndonjë ministër i punëve të jashtme, ose ndonjë kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le të na falin shqiptarët se i viktimizuam pak për t'i qetësuar jugosllavët." Prej kësaj duhet të frikësohet çdo subjekt i vetëdijshëm politik shqiptar.
A kemi bërë mjaft ne që të mos ngjajë një gjë e tillë, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervë, si objekt për qetësimin e situatës gjithë-jugosllave, gjithë-ballkanike, për vendosjen e një rendi ndërkombëtar ku po bëhet lufta? A kemi bërë mjaft që të mos mbetemi rezervë, por të jemi një subjekt aktiv? Për këtë secili duhet ta pyesë vetveten. Përgjigja ime është kategorikisht negative. Nuk kemi bërë asgjë. Aq më tepër, janë bërë gabime të tilla të rënda që kanë shkuar në shkeljen e faktorit të brendshëm dhe në disperzimin, përkatësisht, në shpërndarjen e forcave të cilat kanë qenë të interesuara që të rezistohet aktivisht.

Shpeshherë dëgjohet të flitet për rezistencën aktive dhe atë pasive prej njerëzve të ndryshëm. Cila është, sipas jush, ajo rezistenca aktive, që ju e përmendët më parë, që do të ndikonte më shumë në rezultatet e konferencës së Londrës?

Çështjes së definimit të rezistencës aktive dhe asaj pasive njerëzit i qasen në mënyra të ndryshme. Unë nënkuptoj në rend të parë që subjektet politike të Kosovës, që e kanë marrë bajrakun dhe që ndodhen në krye të proceseve politike që po zhvillohen në Kosovë, duhet ta marrin edhe përgjegjësinë për atë që po ndodh në Kosovë. Dmth. jo vetëm të manipulojnë me ngjarjet, por ta marrin përgjegjësinë edhe për udhëheqjen e asaj rezistence.
Çdo rezistencë politike nënkupton atë që e merr përgjegjësinë për punën e kryer. Në qoftë se popullit i thuhet se do të zhvillojmë këtë dhe atë aktivitet, atëherë duhet folur haptas: ne do të zhvillojmë këtë aktivitet me qëllim të arritjes së këtij qëllimi politik. Po në qoftë se populli vetë e zhvillon një aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e zhvilloj unë, atëherë nuk jemi fare në rregull. Kjo do të thotë se përgjegjësia e subjekteve politike për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë nuk ekziston. Ekziston vetëm përgjegjësia a posteriori. Gjithçka nuk mund t'i lihet popullit. Populli duhet orientuar. Ai është nganjëherë një grumbull i padefinuar. Në kuptimin politik, populli gjithmonë orientohet.[/size]
Në këtë drejtim, rezistenca aktive nënkupton thjesht kristalizimin e përgjegjësisë së forcave politike të këtij populli. Ky kristalizim është mungesë kardinale te ne dhe kjo po vazhdon që prej 3 vitesh. Dmth. nuk është se po ngjan vetëm sot.

Pastaj, rezistenca aktive nënkupton edhe definimin e qëllimeve politike. Ne qëllimet politike i kemi definuar me opcione, por nuk e kemi definuar se kush është ai që do t'i realizojë ato opcione. Po, kush është në krye të popullit? E kemi zgjedhur. Në rregull. Mirëpo është çudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr përgjegjësinë për ta orientuar në mënyrë të drejtë. Kurrkush nuk po e merr përgjegjësinë as për fitoret dhe as për humbjet. Ç'është e vërteta, për fitoret po e marrin ata që s'e kanë përnjëmend. Në këtë pikë kërkohet që të definohet rezistenca aktive. Rezistenca aktive nuk nënkupton, të themi, pasivitetin, pritjen. Këtu nuk është fjala për rezistencë aktive. Kjo që po bëhet te ne nuk është kurrfarë rezistence. Është fjala për një durim të popullit, durim i imponuar nga forca tjetër, nga mungesa e orientimit politik të popullit, po nuk është fjala për rezistencë aktive. Rezistenca aktive nënkupton një forcë të caktuar politike, nënkupton një udhëheqje të caktuar, nënkupton një përgjegjësi të caktuar. Ne këto nuk i kemi, dhe jo vetëm që nuk i kemi, por as që i kemi diskutuar ndonjëherë. Madje as që po e hapim një mundësi të tillë të diskutimit nën pretekstin se mos po përçahemi apo mos po shkaktojmë farë problemi të padëshirueshëm, nën farë preteksti se jemi në kushte të jashtëzakonshme e gjepura të ngjashme.
Mendimi im është se momenti historik i popullit shqiptar është i tillë që imponon doemos organizimin e shumë çështjeve. Në qoftë se nuk sqarohen çështjet sot, në qoftë se nuk kërkojmë që gjërat të kristalizohen, që populli të dijë se ku është dhe nga duhet t'ia mbajë, atëherë më nuk mund të flasim se jemi duke bërë ndonjë punë të madhe.
Mund të flasim për stihinë e këtyre gjërave, mund të flasim për ndonjë spontanitet, mund të flasim se qysh do të na lërë Evropa kështu e ashtu, për ndonjë shpresë se nuk do të na lërë në baltë Amerika ose Gjermania, por këto janë çështje shprese, nuk janë çëshje politike. Çështje politike do të ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani ose aziatiku se unë dëshiroj të arrij këtë qëllim me këto kushte dhe me këto mundësi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, është një çështje për të cilën ne tash do të përlahemi atje në konferencë. Por ta reduktosh ti tërë aktivitetin e një populli, gjithë pakënaqësinë e një populli, në një lëvizje spontane, qysh t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj të bësh konferencë atje, pastaj të kërkosh që aktivitetin tënd ta reduktosh në lutje të thjeshta drejtuar faktorit të jashtëm që të na merrë parasysh, kjo mund të jetë shaka politike por jo edhe politikë. Është politikisht joserioze dhe pa përgjegjësi historike.

Nga sa u tha më lart ndër të tjera rezulton edhe një gjë që më parë nuk ka qenë aktuale ose të paktën nuk është thënë publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe të qeverisë së Kosovës me popullin mungojnë. Pastaj ju thatë në një farë mënyre se ç'është rezistenca aktive, por nuk thatë se kush duhet ta organizojë atë?


Është interesant ai relacioni midis udhëheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe më parë, se e ka orientimin të qartë, por nuk e ka të qartë se qysh duhet arritur atje. Mirëpo këtë duhet t'ia tregojnë subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetëm se ka mungesa të mëdha në komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe mungesa rreth koordinimit të qëndrimit midis vetë subjekteve politike në Kosovë. Ka mungesa të tilla të cilat shihen qartë, dhe tani mund të shtrohet pyetja se përse po mbyllen sytë përpara një fakti objektiv? Është e vërtetë se për këto nuk është biseduar dhe nuk po bisedohet.
Ka vlerësime të tilla që unë po i ndëgjoj të thuhen përafërsisht kështu: "Sot në kushte të demokracisë ekziston një cenzurë e tillë e shtypit që nuk ka ekzistuar as në kushtet e fashizmit më të rëndë". A ka bërë ndonjëherë ndonjë subjekt politik protestë kundër një cenzure të tillë? A i është treguar popullit ndonjëherë se me të vërtetë nuk i kemi shqyrtuar problemet në mënyrë të hapur? Se çfarë jemi duke bërë në të vërtetë unë nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se përse në të vërtetë unë u izolova, për çfarë arsyesh? Të gjitha ato që unë i thosha sot dolën qartë. Tani po i thonë edhe më troç. Përse atëherë nuk po izolohen edhe të tjerët? A mos u mor dikush në përgjegjësi për këtë? A do të bartë dikush konsekuenca për çështje të tilla?

Thuhet se këto çështje nuk po i bisedojmë thjesht me pretekstin se "gjendemi në kushte të veçanta". Mirëpo kushtet e veçanta mund të imponojnë vetëm luftë të veçantë, një tempo më të shpejtuar të zgjidhjes së problemeve, dhe jo të shërbejnë si pretekst për prolongimin e moszgjidhjes së problemeve.

Kur jemi te Qeveria e Kosovës, dhe jo vetëm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund të konkludohet se edhe këtu ka shumë mungesa dhe parregullsi.
Qeveria e Kosovës, së pari, me sa po shoh unë, nuk është në Kosovë. Unë nuk e di se ku është dhe nuk e di se kush është anëtar i qeverisë. E di një kryetar, por nuk e di se kush janë anëtarët, kush është ministër i asaj apo kësaj ministrie. Dhe përderisa këto nuk i dimë, atëherë si do të veprojmë politikisht? Pastaj e dimë bie fjala, se ti je i zgjedhur deputet i kuvendit, ndërsa kuvendi i vjetër, i cili gjithashtu nuk është mbledhur kurrë, vazhdon të veprojë. Cilit kuvend i duhet besuar në këtë rast, të vjetrit apo të riut?
Shumë çështje te ne nuk po funksionojnë, por duhet t'i rregullojmë, sepse përndryshe nuk ka ecje përpara. Të paktën unë nuk po shuh ndonjë rrugëdalje. Thuhet se s'paska pasur mundësi që kuvendi të mblidhet në kushte të këtilla. Pallavra. Si s'paska mundësi? Ka pasur mundësi të mbahej në Shkup, ka pasur mundësi të mbahej në Tiranë, ku kurrkush nuk do t'i kishte ndalur. Mund të ishte mbajtur madje edhe në Krushë të Madhe. Po po, mund të mbahej edhe në Krushë, sepse pikërisht këtu janë thyer shumë gjera, e pranuan këtë të tjerët ose jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:00 pm

U larguam pakëz nga Londra. Le t'i kthehemi sërish asaj.

Ne biseduam rreth organizimit, rreth marrjes së përgjegjësisë, rreth intensifikimit të rezistencës aktive etj. Është demagogji, sipas mendimit tim, që sot të flemë gjumë me parullën se më vonë do t'i zgjidhim problemet. Gjatë 2.500 viteve kemi luftuar duke i lënë problemet të zgjidhen më vonë.Por gjithmonë kemi mbetur të shtypur për shkak se s'kemi pasur ndonjë guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me zgjidhjen e pozitës ndërkombëtare.
Zgjidhja e pozitës sonë ndërkombëtare doemos kërkon zgjidhjen e pozitës sonë të brendshme. Këto të dyja shkojnë bashkë dhe nuk e di se çfarë teorishë të reja politike po na zbulohen tani! Njëherë kështu, e pastaj ashtu. Njëherë po e çlirojmë Kosovën e pastaj… Po qysh deshe ti ta çlirosh Kosovën? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe të ngrihesh në nivelin e subjektit politik? Vetëm duke thënë se, valla, edhe unë jam subjekt politik? Jo more! Për të qenë subjekt politik duhet luftuar[
Kur një popull arrin t'i njohë jo vetëm interesat e veta, por edhe mënyrën e realizimit të atyre interesave, vetëm atëherë mund të flitet se mund të kihet shpresë dhe mbështetje për optimizëm. Por kur një popull manipulohet me parulla të ndryshme, atëherë nuk mund të flitet as për shpresë dhe as për optimizëm.

Në fillim u paraqitëm me tri opcione për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Jugosllavi, përkatësisht në Kosovë. Tani na intereson mendimi juaj rreth qëndrimit tonë. I kemi definuar qartë kërkesat tona për Londër dhe Gjenevë apo ende jemi në konfuzion?


Këtu mund të thirremi pakëz në një artikull timin të botuar kohë më parë në formë fejtoni me titull "Republika dhe lufta në kontekst të Evropës". Unë këtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe qëndrimin tonë zyrtar e kam quajtur politikë joserioze, politikë që publikisht orientohet me mundësi dhe opcione të ndryshme të zgjidhjes së problemit. E kam thënë qartë: një popull ose është i gatshëm të luftojë për një opcion të caktuar ose nuk është i gatshëm. Është çështje e vlerësimit të subjekteve politike se për cilën çështje je i gatshëm të luftosh. Tani, nëse njëherë i thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndërsa herën tjetër as republikë, po duam autonomi, atëherë nuk ja vlen të bisedohet për këtë. Në këtë nivel nuk mund të bisedohet sepse nuk është fjala për një politikë serioze.

Duhet t'i shqyrtojmë hesapet në mes veti. Përderisa nuk zgjidhen këto çështje, nuk mund të ecet përpara. Këto tregojnë se çështja shqiptare, ose e Kosovës, është lënë ekskluzivisht në duart e faktorit të jashtëm, dhe për këtë shkak jepen deklarata herë kështu e herë ashtu. Pra nuk ka mbështetje në faktorin e brendshëm por vetëm në atë të jashtmin, sepse vetëm ai i jashtmi mund të bëjë shaka e të të thotë në këtë moment kështu e në atë moment ashtu, për shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo vetëm interesin tënd.
Faktorit të brendshëm duhet t'i bëhet e qartë se çka dëshirojmë të arrijmë në të vërtetë. Duhet t'i bëhet e qartë edhe se si arrihet ai qëllim. Duhet t'i bëhet e qartë edhe se a është e mundshme arritja e atij qëllimi. Vetëm pas analizës së këtyre mundësive komplekse duhet të caktohet ajo që është optimale dhe e realizueshme.

E kemi bërë ne këtë?

Në bazë të deklaratave po shoh se kjo nuk është bërë, por duhet të bëhet. Madje janë çastet e fundit. Po qe se kjo nuk bëhet, dhe po qe se edhe më tutje do të jemi rezervë e kalkulimeve të ndryshme politike të faktorit të jashtëm, situata do të zhvillohet në një drejtim tejet të pakëndshëm, tejet të pavolitshëm për ne.
Është ky një mendim i imi i zi, por s'mund të jetë i bardhë, gjersa ekzistojnë indikacione që tregojnë vetëm zi.

Çfarë do ta pyesnit më në fund ju vetë Ukshin Hotin?

Po. Do t'ia kisha bërë një pyetje të thjeshtë: në çfarë cilësie po flisni për Konferencën e Londrës, edhepse nuk jeni i informuar ashtu qysh duhet të jeni dhe ashtu siç janë të tjerët të informuar? Dhe unë do të isha përgjegjur se nuk e di as njërën dhe as tjetrën. Duhet pyetur ata që më kanë izoluar këtu.


Shtator 1992

Bisedoi: Ibish Neziri


Marrë nga "Spektër shqiptar - intervista"

Biel/Bienne, Zvicër, 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:04 pm


BËJE OSE VDIS
(Me rastin e dyvjetorit të vrasjeve në fshatin Brestovc)


Të gjithë brezat e shkuar i vinin themelet e së ardhmes, por kohët nuk thyheshin gjithmonë. Ato ngecnin në vazhdimësi me qëllim që të shpërthenin më vonë. Mbase për t'i gjetur përgjigjet në pyetjet që i shtronte mendja. Ndër shqiptarët, të gjitha thyerjet e kohës e kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropën, por ajo kishte pasur interesa të tjera. Më në fund ajo e kishte dëgjuar zërin e brendshëm të një shpirti që kishte urdhëruar: "Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen!" Jehona ishte shpërndarë kudo nëpër Kosovë. Ndërkaq shpirti i shqetësuar kishte konstatuar me hidhërim: "Si ka mundësi vallë që mendja e njeriut të zbresë në nivelin e bishave?" Mirëpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja, shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia për ta hijeshuar Republikën.

I. Në mëngjezin e 27 janarit të vitit 1990, nga Krusha e Madhe, një fshat ku degëzohen tri rrugë, ato që të shpien në Prizren, Gjakovë dhe Rahovec, një grup i madh njerëzish, burra e djelmosha, ishte nisur për në Rahovec. Rrugës iu kishin bashkuar edhe të tjerë nga fshatrat e afërta, nga Celina (të cilët ngulnin këmbë se janë nisur nga Celina), Nagavci, Hoça e Vogël, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kërkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikën. Një numër policësh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenë të armatosur dhe të hipur nëpër makina, të cilat nuk i kishin ngarë shpejt, po vetëm sa për t'u qëndruar afër. Dhe sa më shumë që kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjë e më mbrapa.

Në fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon të gjarpërojë mengadalë përpjetë për të arritur në Rahovec, ua kishte zënë pritën një togë e policisë speciale, me automjete të blinduara, me rroba speciale anti-plumb, të pajisur me armatim të lehtë këmbësorie. Nga pikëpamja taktike, pozita e tyre kishte qenë më e favorshme. Ndodheshin më lart se demonstruesit, të cilëve, për të bërë përpara në drejtim të tyre, u duhej të ngjiteshin përpjetë. Nga ajo pozitë e lartë ata i kishin vënë re demonstruesit që kërkonin Liri e Demokraci dhe që e kishin menduar Republikën. I kishin pasur si në pëllëmbë të dorës. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtëpive private në ndërtim e sipër që mund t'u shërbenin për zënien e pozitave të shkëlqyera në rast lufte me demonstruesit. Por këta të fundit kishin qenë të paarmatosur. Dhe ashtu të paarmatosur, duarthatë e gjysmëzbathur, kishin kërkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikën.

II. Akoma pa arritur lart, afërsisht kah gjysma e përpjetëzës, përmes megafonit, policia speciale u kishte bërtitur: "Stoj!" Mirëpo këta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenë në vendin e tyre, ndërsa urdhërin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dëgjuar. Kishin bërtitur gjer në kupë të qiellit: "Liri dhe Demokraci", -dhe gjer në thellësitë e shpirtit e të tokës e kishin gjakuar Republikën. Qielli nuk i kishte dalluar, se tokën ndërkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellës. Gumëzhima e krismave të pushkëve dhe të automatikëve e kishte çarë ajrin. Ky i kishte kthyer në jehonë. Fishkëllima e plumbave dhe zhurmërima e autoblindave e kishin shaktuar një zallahi të përgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerë dot as dhembjet prej goditjeve të rënda të çizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndërruar në pushtet. Ndërsa pushteti në shënjestër. Ishin vrarë pesë vetë, ndonëse thoshin katër, dhe ishin plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë.

III. Dhe dëbora ishte skuqur. Aty ku s'kishte pasur borë, dheu ishte përzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte përgjakur, ndërsa dielli kishte bërë sehir. Ngadalë kishte filluar të skuqej edhe ai. E kishte parë dheun e ftohtë të dimrit të përzier me gjakun e nxehtë të trimave dhe ishte fshehur pas një reje. S'kishte dashur ta besonte zallahinë që po ndodhte mbi tokë, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste një realitet politik për ta lindur demokracinë. Mirëpo dielli megjithatë ishte skuqur ditën e katrahurës mbi dhé, atëherë kur në qiell fluturonin predhat për t'u ngulur më pas në trupin e njeriut. "MANTRA MË THOSHTE", -kishte thënë Bapuja në një kohë dhe në një vend të largët, por që tani, si njëra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njësoj të afërt -"BËJE OSE VDIS!":

"BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DESHMITARË SE NUK DO TË QENDRONI TË QETË DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINË, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETËN DUKE E KËRKUAR LIRINË. AI QË E HUMB JETËN E TIJ DO TA FITOJË ATË, NDËRSA AI QË E KËRKON SHPËTIMIN E JETËS, DO TA HUMBË ATË. LIRIA NUK ËSHTË PËR QYQARËT DHE AS PËR FRIKACAKËT" (M.K.Gandi, My Non-Violencë, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Këta djem, në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit, e dhanë jetën për ta fituar atë. Nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për Bapunë, por njësoj e kishin kërkuar lirinë dhe demokracinë dhe e kishin gjakuar Republikën. Dhe njësoj kishin mbetur të pavdekshëm.

IV. "Bacë, -më tha Afrimi, vëllai im, që për pak sa nuk ishte vrarë edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi, kushëriri ynë, djali i bacës Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami të trashë. Prapa tyre sytë i dukeshin të palëvizshëm, por dukej se ishte i shqetësuar me themel. Nëna, e bërë asht e lëkurë nga brenga, rrinte e palëvizshme, si një mumje. Vite më parë, më 1984, po në këtë mënyrë ia kishin kumtuar vrasjen e djalit të të vëllait, të cilin e kishte rritur vetë, pasiqë familja i ishte shuar, prandaj atë e kishte trajtuar si djalin e saj të katërt, si shpresë te vetme për ripërtëritjen e familjes së saj, dikur shumanëtarëshe. Mirëpo ai kishte qenë pa fat. E kishin vrarë në moshën 34 vjeçare, pa lënë asnjë pasardhës pas vete, dhe kjo fatkeqësi e kishte tretur trupin e nënës sime. E vranë kur unë me Afrimin ndodheshim në burg, mbase sepse nuk deshën të kisha edhe një krah të djathtë, për ta bërë edhe pajtimin pakëz më vonë me shantazh, duke e frikësuar nënën se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti është vrarë qe 6 vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysëm zëri, pa lëvizur, si një mumje. "Jo nënë, por Halimi i bacës Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe Halimi", -fliste ajo gjithnjë me veten.

"Është vrarë edhe shoku im, Nesimiu, djali i bacës Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nënën. Dukej e përhumbur dhe vetëm pëshpëriste: "Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti është vrarë biri im".

"Po nënë, -e dëgjova veten duke thënë, -edhe daja është vrarë, por para 6 vjetësh, e jo tash." Por ajo nuk po më dëgjonte. Dhembja që kishte qenë e ndrydhur për 6 vjet, tani po i shpërthente me tërë intensitetin e saj të pandalshëm. Kishte qëndruar si një mumje, por tani buzët nisën t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahërori i hajthëm i nënës sime të stërvuajtur u mblodh. Ajo u bë kruspull. Isha dëshmitar i materializimit fizik të dhembjes që e synonte daljen nga shtrofka e thellë e shpirtit. Nesimiun e njihja si një aktivist të flaktë e të pakompromis për republikën. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Së bashku me babain tim, si pleq që i kishte afruar si fati i përbashkët, ashtu edhe mosha, i kishin vënë trastat mbi shpinë, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur për rrugë, për t'i kërkuar bjtë e tyre nëpër burgjet e Jugosllavisë. "Merr vesh, ti, Nazyf, biri im për pak sa nuk më sikterisi", -kishte thënë Xhemaili. "Mirëpo ti ke dashur t'i flasësh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin kujtuar çastet e hidhura nga vizitat nëpër burgje. Dhe pastaj përçafoheshin. Djalë i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarë. Me ta marrë lajmin, babai i tij Xhemaili ishte përçafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu në mes të odës së burrave dhe pastaj ishin larguar që të vajtonin në vetmi. Mirëpo vetëm më vonë do të ndëgjoja për këto skena. Tani po e shikoja nënën. Ajo akoma po pëshpëriste me vete. Akoma po i dridheshin buzët dhe akoma po qëndronte si mumje, por tani ulur galiç dhe e bërë kruspull. Dhembja e kishte mbështjellë si bolla. Një gur i heshtur që dridhej. Një gur që dridhet dhe nuk flet. U llahtarisa nga kjo pamje, por u përmbajta. "O zot, -thashë me vete, -ç'kanë hequr këto nëna që t'i rrisnin bijtë e tyre që tani po ua vrisnin!" Mendova që të kacafytesha me mendimet e Bapusë, ashtu sa për ta larguar trishtimin, por Afrimi nuk po heshtte. E dëgjova sërish zërin e tij dhe mu bë se e kishte fituar një tingëllim metalik, të thekshëm, të pamëshirshëm, depërtues. Mu duk se do të më pëlciste timpani i veshit, që edhe ashtu nuk e ndjeja mirë, por nuk më pëlciti. "Eshtë vrarë edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizës nga Celina. Edhe Hilmiu, djali i Rexhepit nga Hoça e Vogël, si dhe janë plagosur shumë të tjerë." Këtë të fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizën. Kishin qenë të afërt me nënën time familjarisht, ndërsa vdekja kishte qenë shoqëruesja e tyre e kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire të shpeshtë. Mirëpo kjo tani nuk kishte ndonjë rëndësi. Dëshiroja ta vëzhgoja edhe më tej nënën, por ajo kishte vajtur në dhomën e prindërve. Ashtu e kruspullosur, kishte rrëshqitur e padukshme si një hije, ose ndoshta thjesht ishte rrokullisur në dhomën e saj, dhe atje, në heshtje të plotë, do të ketë dënesur me tërë thelbin e shpirtit që i kishte mbetur. Nëna ime nuk e duron dot vdekjen, mirëpo ajo kishte qenë mysafire e shpeshtë dhe pa ndonjë rend në trojet tona. Nënat dhe Vdekjet tek shqiptarët urrehen në mes tyre më shumë se kudo në botë, ngase nga ajo rëndom kishin pësuar nënat. Ato pësojnë kudo, por tek shqiptarët kjo kishte qenë e veçantë. Për këtë shkak isha përpjekur ta kuptoja arsyen e kësaj veçantie, por kisha arritur që vetëm ta kapja disi me intuitë dhe nuk kisha gjetur dot fjalë për ta shprehur.

V. Pastaj i kisha vizituar kufomat. I kisha prekur një nga një dhe vdekja gjithkund kishte qenë njësoj: hijerëndë dhe e pazbërthyeshme, disi e rëndomtë, por kudo jashtë rendit, e pazakonshme, ireale, e madhe, por e ftohtë. Shikoja përreth dhe e hetoja se ajo ishte futur në shpirtin e njerëzve. I kishte shqetësuar gjer në palcë dhe kishte tentuar që të barazohej me jetën, por akoma nuk e kishte arritur atë shkallë. Sidoqoftë, kishte pasur aq shumë vdekje brenda një çasti të vetëm saqë kishte humbur rendi i gjërave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle në shpirtin e njerëzve dhe fytyrat ishin zbehur. Ishin bërë dyll të verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bërë një? Këtë nuk mund ta dija.

Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde në Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhën po ua zbërtheja fytyrat. Kolonialistët portugezë ia kishin vrarë djalin (fëmijë), të cilit pastaj ia kishin fërguar gishtërinjtë e dorës. Fytyrat e zeza të zezakëve ishin zverdhur dhe mendja për disa çaste ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshëm. Plaka ishte përpjekur t'i refuzonte gishtërinjtë e fërguar të të birit, por kolonialistët kishin ngulur këmbë. Në këtë lojë morbide me vdekjen kishte pësuar mendja e të gjallëve. Në këtë mënyrë jeta dhe vdekja ishin bërë baras. E para nuk kishte pasur vlerë as dhe një qindarkë më tepër se sa e dyta dhe ia kishte pasur lakmi së dytës.

VI. Më duhej të flisja. Doemos më duhej të flisja në homazhin e fundit, por fjalët e kishin humbur kuptimin. Më dukej se fjalët nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre. Ishte larguar dhe bënte një ekzistencë të veçantë, jashtë kallëpeve ku mund ta vinin fjalët. Kështu që edhe kuptimi, edhe fjalët, bënin ekzistencë të veçantë, secili për vete. Dëshirova ta pyesja Behajdinin nëse mund të më ndihmonte ta bashkoja disi kuptimin me fjalët, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot. Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Një protagonist i tij në "100 vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrë me zbulimin e së zbuluarës. Mbase e kishte kërkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose të zbulimeve. Kjo nuk ishte e vërtetë, por në atë çast nuk e dija se përse nuk ishte e vërtetë. Më vonë, gjersa po i rregullonin dritat e traktorit për të ndriçuar errësirën e varrit të hapur, e kisha kuptuar më në fund Kadarenë. Të tërin. Edhe ironizimin e stërholluar aziatik të vdekjes në mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencën cinike ndaj vdekjes të Kus Babait. Dhe nuk më kishte pëlqyer. Atë çast nuk e gjeja dot nëse kjo e fundit kishte qenë pjellë e aziatizimit të mendjes evropiane apo e evropeizimit të mendjes aziatike.

VII. Deklarova se Halimin po e përshëndesnin shokët e tij të vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenë e barazuar me jetën dhe njësoj mund ta përshëndesnin edhe të gjallët që e ndjenin vdekjen në jetën e tyre, por këtë nuk e kisha thënë. Më ishte dukur e tepërt. Për një kohë kisha heshtur, por të gjallët tani kishin nisur të dënesnin me zë. Dënesja mbi varrin e Halimit ishte diçka jashtë rregullave, por mua më ishte dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:

"E vranë sepse nuk e besoi që mendja e njeriut të kishte zbritur në nivelin e bishave; sepse e kërkoi dialogun dhe sepse nuk kishte besuar që rruga për në Evropë të kishte qenë e shtruar me plumba.

E vranë sepse deshi që Unin e popullit të vet ta barazonte me Unin e të tjerëve dhe sepse nuk deshi të besonte që mendja e njeriut mund të provonte ndalimin e rrugës së progresit dhe të qytetërimit.

E vranë, por vdekja e kishte nderuar jetën e popullit të tij, ndërsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e vdekjes së tij."

VIII.Të nesërmen, mijëra të rinj, gra, burra, pleq e fëmijë, parakalonin rrugëve të fshatrave dhe të qyteteve të Kosovës. I kishin ngritur të dy gishtërinjtë në formë të shkronjës V. Vdekja ishte mbjellë nëpër të gjitha anët. Kosovën e kishte mbuluar tymi, të shtënat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depërtuar angushtinë. Çdo gjë kishte marrë fund. Demokracia ishte vetëlindur dhe e kishte hijeshuar Republikën. Më në fund fjalët e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalët do të bashkëjetonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:10 pm

Viti 1981 kishte përfunduar më 27 janar të vitit 1990

IX. Jeta dhe vdekja kishin qenë të barazuara gjatë tërë dekadës së viteve 80, dhe kjo kishte përfunduar me lindjen edhe të Republikës, edhe të Demokracisë.

Nuk kishte qenë fjala për kurrfarë gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarë Satiagrahe të asaj natyre siç e kishte shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, që të tjerët e quanin herë Bapu dhe herë Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenë qendrore të kulturës indo-ariane, Dharmën, që ishte diç më tepër se besim. Ajo e prezentonte konceptin e obligimeve njerëzore të përmbushjes së detyrave ndaj vetes. Duke e bërë komentimin origjinal të Bhagavat Gitës në Mahabharata, ai e kishte provuar harmonizimin e të tri rrugëve të përparimit njerëzor: të intelektit (dijes), të aksionit (veprimit aktiv) dhe të besimit (feja dhe vendosmëria së bashku). Konceptin e nirvanës, që ishte i pranishëm në Budizëm, ishte përpjekur ta shpjegonte me terma pozitivë. Ajo tani nuk ishte shndërrim i vetvetes në hiç përmes përqendrimit të mendjes në një objekt të caktuar, por pikërisht e kundërta: filozofia e Satiagrahës (kërkimi i së vërtetës) durimin përqendrues të indianëve e aktivizonte në luftë joviolente, në veprime jo të dhunshme për arritjen e qëllimit praktik: të largimit të britanikëve dhe të pavarësimit të Indisë. Ai në thelb, nirvanën e besimit budist, ia kishte kundërvënë frikës. Kështu, mendjen e fjetur të një populli të vjetër e kishte ngritur në nivelin e rezistencës dhe të mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret vetëm të vrarit por edhe vrasësit, dhe e kishte fituar davanë. India në vitin 1947 e kishte fituar pavarësinë. Anglezët nuk kishin mundur t'i ndryshonin totalisht kodet e tyre morale dhe të shndërroheshin që të gjithë në vrasës, torturues e kriminelë. Ishin pajtuar me pavarësinë e Indisë.

X. Shqiptarët nuk u përngjanin indianëve as për nga numri, as për nga zakonet e adetet, as për nga raca e as për nga besimi. Në mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana. Religjionet e tyre ishin të importuara, por edhe si të tilla, nuk e përmbanin nirvanën dhe as teknikën e arritjes së saj. Ata nuk ishin në thelb popull religjioz dhe as të prirur për meditim. Megjithatë, gjatë shekujve të përmbytur me shtërngata e dyndje të panumërta të popujve, ata qëndruan shqiptarë. Ndoshta sepse ishin të lidhur me tokën e tyre, të cilën në thellësi të shpirtit të tyre kolektiv e barazonin me jetën. Për këtë shkak dukej sikur nuk e kishin të vështirë të vdisnin, ndonëse jetën e çmonin njësoj si të tjerët. Për ta universi do të duhej ta kishte thjeshtësinë e tokës dhe nuk ishte prapavijë e veçuar shpirtërore por vetëm pjesë e jetës mbi tokë e rregulluar me ligjet e amshueshme të natyrës. Ishin një popull i vjetër evropian, të nxitueshëm e të pangeshëm, që mosmarrëveshjet shpesh i zgjidhnin me armën në dorë. Parimin juridik të maturisë, për të cilin flet Kadareja, e zhvilluan jo aq ngase e kishin të lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti për të mos u zhdukur si popull. Në këtë kuptim mund të flitet për të vetëm si pjesë, karakteristikë, vijë e karakterit të tyre të derivuar nga një çasje e veçantë estetike dhe modeste, në instancën e fundit, nga një njësim i thjeshtë dhe i bukur me natyrën. A nuk e reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohën e trojeve të veta?

Ballkani në përgjithësi, kishte qenë pikë-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve të ndryshme të popujve që i kalonin kryq e tërthor kontinentet për t'i gjetur vend-plaçkitjet dhe vendqëndrimet e reja. Në rrugë e sipër për këto caqe u dilnin përpara Adriatiku ose Egjeu. Në vorbullat që krijoheshin nga pështjellimi i kësisojshëm i popujve, kujdesi dhe maturia që ishte bartur tek shqiptarët gjatë historisë, do të duhej t'u kishin ndihmuar paraardhësve të tyre në ruajtjen e identitetit iliro-shqiptar në raport me ardhacakët. Andaj, themeli i qëndresës shqiptare nuk ishte durimi i satiagrahës së Gandit, por përbuzja e rendit të panatyrshëm të gjërave që e lëndonte ndjenjën e tyre estetike mbi natyrën dhe mbi botën; gadishmëria që të dëshmonin se në mendjen e tyre kolektive burimore asnjëherë nuk kishte pasur as despotizëm aziatik dhe as cinizëm të Evropës. Tunxh Hatai dhe Kus Babai i Kadaresë, me indiferencën dhe me cinizmin e tyre të tmerrshëm ndaj vdekjes, artistikisht e përfaqësonin karikaturimin ekstrem të barazimit të jetës me vdekjen, por duke qenë në funksion të individuumëve "të shtrembëruar" të kohës, mund të përfytyrohej edhe mundësia rrënçethëse e fatuum-it të etnosit të tyre kolektiv. Do të duhej të merrej me mend se çfarë përbindshash do të mund të delnin prej tyre sikur të mos kishin mbetur shqiptarë; me çfarë logjike të çoroditur do të ishin udhëhequr sikur të mos e synonin zhvillimin në harmoni me vetveten dhe me kohën?!

Duke ecur kryelartë drejt automatikëve, ata nuk deshën ta bindnin Evropën për akceptimin e metodave joviolente të zgjidhjes së problemeve. Demokracia ndër shqiptarët kishte qenë e pranishme në vetë qenien e tyre. Me qindra dhe me mijëra vjet në truallin e Ballkanit kishin jetuar të përzier me popujt tjerë. Nuk kishin provuar që ndonjëherë të tjerëve t'ua impononin sundimin e vet, mirëpo nuk ishin pajtuar as me nënshtrimin e vetes së tyre. Nuk e kishte mësuar demokracinë Ballkani prej Evropës, por Evropa e kishte trashëguar atë prej Ballkanit. Barazimi i jetës me vdekjen ndër shqiptarët simbolikisht kishte qenë i shprehur me shallin e bardhë të rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropën për asgjë. Vetëm ia kishin përkujtuar dimensionin evropian të Unit të tyre dhe pjekurinë me të cilën i kishin vlerësuar kohërat. E kishin kërkuar nga ajo njohjen e realitetit në truallin e tyre dhe zbatimin praktik të parimeve të proklamuara.

XI. Satiagraha e Bapusë e synonte riedukimin e anglezëve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik është dashur të mundej nga forca morale e së vërtetës gandiste -satiagrahës. Dhe u mund. Ndërkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur Evropën, por mahnitja kishte qenë edhe një nusprodukt i kacafytjes së principeve të ndërsjella të materializuara në masakrimin e 1500 vetave dhe në rrahjen masive të të tjerëve. Më në fund anglezët ishin neveritur me veten e tyre, ndërsa njerëzimi ishte turpëruar me krimin e anglezëve.

XII. Serbia, e pëlqyer prej vetes në rolin e "mbrojtësit" të krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i shqiptarëve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikë dhe t'i vriste pikërisht si të tillë. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohën. Për këtë shkak shqiptarët i ishin drejtuar Evropës me përbuzjen e vdekjes, me atë përbuzje rrrënçethëse që të shtangte në vend dhe që ia përkujtonte Evropës se politika e lojërave e të manipulimeve në Ballkan në hesap të shqiptarëve do të duhej të merrte fund një herë e përgjithmonë.

XIII. Nga ndeshja e vendosmërisë njerëzore me plumbat, e Unit kolektiv me çelikun, e syrit pishë me barotin, Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kësaj drame kishin zgjatur 9 vite të plota, por porosia e mishëruar në përbuzjen me buzëqeshje të vdekjes në Brestovc ishte bërë e qartë: Shqiptarët e kishin bërë evident Unin e tyre evropian dhe Evropa ua kishte respektuar.

XIV. Serbët nuk kishin qenë as më të mirë dhe as më të këqinj se anglezët, por vetëm një popull i lajthitur me përkrahjen e të mëdhenjve, dhe pastaj, i hidhëruar me rolin e reduktuar në suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veçoritë e shqiptarëve si popull, por në vend që t'i respektonin, në vend që t'i ndërtonin urat e miqësisë së ndërsjellë, për gati 80 vjet rresht kishin rënë në kurthin e imitimit të madhësisë së të mëdhenjve. Kishin shkatërruar pothuajse çdo gjë që do të mund t'i lidhte me ta. Në funksion të vëllait të madh, kishin harruar se atë e kishte shpikur Orwelli, një anglez i Evropës, që i kishte pasur interesat e veta. Ata e vazhduan dramën e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarët, i lartësuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujë të ndotur të izolimit të vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenë politikë e dështimit dhe jo e vetëbesimit, refleksion i dëshpërimit dhe jo i perspektivës, rezultat i lajthitjes dhe jo i vërtetësisë, politikë e vendnumërimit dhe jo e progresit, e përmbytjes dhe jo e shpëtimit. Vetëm se nuk e dinin se përse e bënin një gjë të tillë...

XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftës së Bapusë, për të cilin Bapuja shkruante se ishte një kolos i Indisë, por ishte trim i çartur, prandaj pikërisht për këtë shkak vetëm së shoqes së tij, zonjës Narajan, do të mund t'ia besonte ahimsën (mësimin mbi jo-dhunën) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe mund të shpërthente. E kisha takuar në hotelin "Ashoka" të Nju Delhit më 1970 dhe pastaj në Ilixha të Sarajevës, më 1972. Ishte në moshë të shtyrë të pleqërisë. Kishte qenë i prekur me Bapunë, dhe për këtë shkak, më vonë, në vend që të bëhej vetë Kryetar i Indisë, ia kishte lëshuar postin Llall-Bahadur Shastrit. I kishte braktisur të gjitha funksionet dhe ishte tërhequr në Himalaje. Në vetmi të plotë kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer sërish në mes njerëzish, me qetësinë e shënjtorit në pamje. Rrezatonte prehje shpirtërore dhe nuk kishte pasur asnjë njeri tjetër në jetën time që për një kohë aq të shkurtër të qëndrimit me të (vetëm dy javë, kohë pas kohe) të më kishte lënë përshtypje më të thellë se ai. "Ashoka"! -e përshëndeta kur e takova në Sarajevë, duke dashur t'ia kujtoja hotelin në Nju Delhi, por edhe rolin e këtij mbret mbi mbretërit të historisë së re të Indisë në përhapjen e kulturës indiane. "Vid", -ma ktheu në sanskritishte, duke dashur të dinte nëse kisha lexuar ndonjë gjë nga Vedat (vid -dituri) që m'i kishte rekomanduar atëherë. "Më ka pëlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashë unë, -se e simbolizon shpirtin e munduar të njeriut nga epoka në epokë. Po ju shenjtëri, a keni arritur që përmes meditimesh tuaja t'i harmonizoni të tri rrugët e përparimit njerëzor: të intelektit (dijes), të veprimit (aksionit) dhe të besimit?" Më ishte përgjigjur me një citat nga "Upanishadat": "Me të vërtetën është e shtruar rruga gjer ke e shenjta... Udhëhiqem nga irealja në realen! Udhëhiqem nga errësira në dritë! Udhëhiqem nga vdekja në pavdekshmëri!" "Plak i shenjtëruar, -thashë me vete, -nuk po të marr vesh". "Kanalizoje energjinë tënde, -tha ai, -lexoji "Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punë! -thashë përsëri me vete, -ç'punë kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirëpo ai, sikur t'i lexonte mendimet e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth all things in that Self, and Self in everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai që i sheh të gjitha sendet në një Unë, dhe Unin në të gjitha sendet, nuk do të fshihet më tej ajo" (mbase dituria)). Kështu ishte menduar, thoshin disa, para më se 5-6 mijë vitesh, dhe ishte bartur më vonë në "Upanishadat" e Indisë, në njërin nga dokumentet e shkruara më të lashta njerëzore, ndërsa motivi themelor qysh atëherë kishte mbetur i njëjtë: LIRIA, SUAZË E VETËKRIJIMIT TË SHPIRTIT TË NJERËZVE. Megjithatë, disa vjet më vonë, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte kthyer sërish politikës. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse ajo ishte përpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisë. E kishte hequr atë dhe pastaj ishte tërhequr në shenjtërinë e përjetshme të pasvdekjes. Ai kishte vdekur, por edhe Indira, pasiqë ishte kthyer sërish në pushtet, nuk kishte provuar kurrë më ta përsëriste një gjë të tillë.

Po ne?

XVI. Vetëdija e deformuar mbi realitetin duket se i ka mjegulluar gjërat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng. Me pretekste nga më të ndryshmet, nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit shtyhet realizimi i tyre i plotë. Ndërkaq, në esencën e kësaj shtyrjeje të vazhdueshme duket se qëndrojnë interesat, poashtu nga më të ndryshmet, që prej interesit të dominimit mbi popullin tjetër, gjer tek interesat karrieriste të ruajtjes së privilegjeve të pamerituara. Ekziston vetëm një interes i denj për njeriun, interesi i jetës me dinjitet njerëzor. Mendja do të duhej t'i njerëzojë interesat në mënyrë që realizimi i tyre konkret:

-MOS T'I SHNDËRROJE NJERËZIT NË BISHA,

-POPUJT NË KOPE UJQËRISH,

-KOMBET NË PËRBINDSHA ÇELIKU, BAROTI E PLUMBI.

[size=12] Nata e gjatë makabër e lojës me vdekjen do të duhej të përfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dëgjuar zërin e brendshëm të shpirtit që urdhëronte: BËJE OSE VDIS PËR TA VRARË VDEKJEN! Duke e gjakuar jetën me dinjitet, e kishin fituar atë. Ai që e kërkon shpëtimin e saj me indiferencë ndaj jetës së të tjerëve, nuk do ta jetojë me nder!

BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË SE DO TA NDËRTONI NJË REALITET TË RI POLITIK, ME REPUBLIKËN E KOSOVËS SI SUAZË TË DENJ PËR VETE, TË BARABARTË ME TË GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE NË FUNKSION TË ASAJ QË ËSHTË MË NJERËZORE NË NJERIUN DHE NË POPUJT;

BESATOHUNI NË VENDIN KU E DHANË JETËN, ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË SE DO TË NGRITENI NË NIVEL TË SHEMBËLLTYRËS, SE DO T'I PËRKUJTONI RRËNJËT DHE KOHËN, SE NUK DO TË HUTOHENI DHE DO TË NGULNI KËMBË NË ATË QË U TAKON -TASH, DHE MENJËHERË, SE DO T'I RESPEKTONI MIQTË POR KURRNJËHERË NUK DO TA HARRONI VETEN.

BESATOHUNI NË VENDIN KU U DERDH GJAKU I TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DËSHMITARË, SE NUK DO TË NDALENI PARA ASNJË VËSHTIRËSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKËSOHENI VDEKJES QË DO TA VRISTE VDEKJEN.

Krushë e Madhe, maj 1990 -janar 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:15 pm

KRONIKA E RRËNIMIT TË NJË JETE
(Letër Dr. Edi Shukriut dhe një segmenti të inteligjencisë në Kosovë),

I

Reintegrimi i kushtëzar


Këto ditë, Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit Filozofik të Universitetit në Prishtinë ia dorëzova kërkesën për formimin e komisionit për vlerësimin e përshtatshmërisë së temës dhe të kandidatit për tezë të doktoranturës. Kjo u bë, por megjithatë gjërat sikur kanë mbetur pezull tani një kohë bukur të gjatë. Nga disa indikacione të raporteve të mia të gjertanishme me fakultetin dhe me shoqërinë në tërësi, kam fituar përshtypjen se pranimi im atje dhe reintegrimi im në shoqëri bëhet disi në mënyrë të kushtëzuar, ndonëse formalisht nuk ekziston asnjë arsye për të qenë kështu siç është. Le ta ilustrojmë përshtypjen në fjalë: 1) Nuk më është lëshuar ndonjëherë vendimi për kthimin tim në vendin e punës, apo vendimi për zgjedhjen e punës, me të cilin 12 vitet e punës së ndërprerë do të mbeteshin pezull. Juridikisht nuk do të ekzistonin dhe gjithçka do të rifillonte aty ku patëm mbetur para 12 vitesh. Rreth kësaj çështjeje nuk u pyeta ndonjëherë ndërsa as unë vetë nuk u përzjeva gjer më sot. 2) Ndoshta edhe duke u mbështetur në këtë status të paqartë, gjatë gati dy viteve të fundit shkollorë të punës sime aty nuk u ftova ndonjëherë, dhe as që mora pjesë, në mbledhjet e katedrës ku punoja, dhe përveç rastit të fundit, as të Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit. Mbetesha thjesht i painformuar për mbajtjen e tyre, me pretekstin "prekës" se do të më shkaktonin shpenzime të mëdha të rrugës, 3) Gjatë vitit të kaluar shkollor zhvilloja ligjërata të rregullta, por gjatë këtij viti i mbaja vetëm provimet. Si me ndonjë magji u patën zhdukur edhe mundësitë e gjetjes së sallës, por kur unë desha vetë t'i paguaja ndonjë pronari kohën e shfrytëzimit të ndonjë salle, atëherë papritmas u zhduk interesimi i studentëve për to. Kjo poashtu u bë si me ndonjë magji dhe sërish u gjetën pretekste "prekëse" si p.sh. shpenzimet e mëdha të studentëve për rrugë, të cilat, për çudi, nuk ishin të mëdha për dëgjimin e ligjëratave nga lëndët tjera. Këto ligjërata natyrisht, ishin të kohës. I njoftonin studentët me gjërat elementare nga politika, por dikush, në vend të tyre kishte vendosur që ata të mësonin vetëm Aristotelin dhe Kantin, pa ditur se ç'do t'u hynin në punë më tutje.

Në Fakultetin Filozofik dhe në Universitetin e Prishtinës akoma shumë gjëra mbeten të paqarta dhe shpjegimi i vazhdueshëm për këto paqartësi mbetet tek gjendja e përgjithshme e okupimit në Kosovë.

Nuk e ndaj plotësisht këtë mendim, pasiqë gjendja e përgjithshme e okupimit në Kosovë mund të pengojë në realizimin e asaj që do dhe jo në të mësuarit e asaj se çka do. Mirëpo tani do të vazhdohet në ilustrimin e gjendjes nga një sferë tjetër e jetës.

Me siguri ke dëgjuar se prej 1 marsit gjer më 24 prill të këtij viti isha në vuajtje të dënimit prej 55 ditësh në Burgun e Qarkut në Prizren. Gazetat në gjuhën shqipe me atë rast bënë pakëz zhurmë. Disa forume, parti dhe institucione politike protestuan dhe e kërkonin lirimin tim nga burgu. Megjithatë, gati në asnjë rast nuk dëshironin të më "linin vetëm". Emri im në fillim shoqërohej me kërkesat për mosburgosjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës -Dr. Ejup Statovcit, dhe pastaj me kërkesat për lirimin e tij. Kuriozitet mjaft interesant, ndonëse kërkesat ishin me vend. I falenderoj për këtë, por do t'i falenderoja edhe më tepër sikur njëra nga këto gazeta, apo sikur njëri nga këto subjekte, të kishin denjuar ta citonin qoftë edhe një pjesë të aktakuzës me të cilën do t'i shpjegonin opinionit se përse në të vërtetë isha dënuar.

Më 27 janar 1990, siç e di, në fshatin Brestovc patën rënë viktimat e para për demokraci. Më 27 janar 1992 ishte dyvjetori i masakrës në fjalë, kur u vranë 4 dhe u plagosën 19 të tjerë. Këtë ditë, duke shkuar së bashku me shumë të tjerë për t'u bërë homazhe martirëve të demokracisë, gjatë rrugës, nga forcat e policisë serbe u plagos rëndë një kushëri i imi student, Gafurri. Dy të tjerë qenë lënduar lehtë. Gafurri ishte i plagosuri i njëzetë gjatë dy viteve të fundit. Është një tregim më vete mënyra e informimit të opinionit për këtë rast në kohën kur ndodhi, por nuk do të lëshohemi në analizën e tij. Prapavija politike e këtij tentimi, e kjo shihej edhe nga aktgjykimi i Gjykatës për Kundravajtje në Rahovec, ishte kërkesa për jetësimin e Republikës. Ndërkaq u veprua sikur të mos i kishim pasur interesat e njëjta. Përse?

Më 27 maj të këtij viti i bëra një vizitë Z. A.Demaçi, Bacit, dhe grevistëve të tjerë të urisë në Pallatin e Shtypit në Prishtinë. Gjatë kthimit, në rrugë e sipër për në Krushë, desha t'i vizitoja edhe ca shokë të burgut nga Gllogovci, për të cilët kisha lexuar në shtyp se ishin rrahur keqas nga ana e policisë. Policia në Komoran ma bëri kontrollin e rastit të dokumenteve të vozitjes. Në pyetjen time të drejtpërdrejtë në ishte rruga e hapur për në Gllogovc, polici u përgjigj me një kundër-pyetje: "Mos kisha dëgjuar gjë ndryshe?" Duke mos dashur ta zgjasja bisedën, përgjigjen e tij e interpretova si pozitive dhe së bashku me bashkudhëtarin tim, një student i ri, djalë i një shoku tim të klasës, Agron Nebih Limani nga Krusha e Vogël, e vazhduam rrugën për në Gllogovc. Patrulla e dytë policore na ndali te stacioni i autobusave dhe na dërgoi në stacionin e policisë në Gllogovc. Atje mua më morën në bisedë informative në katin I kurse Agronin e mbajtën poshtë, në korridorin e hyrjes, ku edhe e kishin rrahur. Duke e deklaruar qëllimin tim, nuk munda ta ndaja mendimin e tyre për fajësimin pa fakte të shqiptarëve rreth vrasjes së dy policëve serbë në Gllogovc dhe plagosjes së të tjerëve. Nuk i kisha dhënë kurrfarë rëndësie ekzistimit të versioneve të ndryshme mbi këtë ngjarje fatkeqe. Megjithatë, më siguruan se i kuptonin motivet humane të vizitës sime dhe se nuk do të më pengonin. Rreth orës 21 pas një kontrolli të hollësishëm të veturës na lëshuan, por rrugës, duke u kthyer nga stacioni i policisë, na printe një pitzgauer përplot me policë. Te udhëkryqi, afër stacionit të autobusave, u ndal për t'u bashkuar me patrullën tjetër policore që priste aty. Na ndalën dhe e bënë të vetën në mënyrën e vet. Tërësisht të përgjakur, nuk kishte ndonjë kuptim vizita në Gllogovc, prandaj u kthyem për në shtëpi. Pra rrahja brutale nuk ngjau në Komoran, siç deklaroi Z.Rugova në një konferencë shtypi, por në Gllogovc. Edhe këtë herë fjala është për relativizimin e vazhdueshëm të rëndësisë së akteve politike, por qëllimet mbetën të panjohura dhe të dykuptimshme. Sidoqoftë, do të kisha dëshiruar që shërbimet informative të shtetit dhe jo vetëm të LDK-së, ta përmirësonin informimin e vet në drejtim të korrektësisë për gjërat që kanë të bëjnë me mua. Është interesant se këtë mungesë evidente të korrektësisë e ndjeja qysh para ngjarjeve të vitit 1981 dhe jo vetëm tani, apo gjatë dekadës së viteve 80. Përjashtim i vetëm nga ky rregull ka qenë viti 1982 me rastin e gjykimit të I, por atëherë unë nuk isha edhe aq korrekt me veten, ndonëse nuk u pendova ndonjëherë.

As gjatë dy rasteve të fundit të përshkruara, ndonëse shumë njerëz vinin të më vizitonin, ti nuk denjove ta lejoje bijën tonë Erletën, të ma bënte një vizitë, qoftë edhe të shkurtër. Në të vërtetë, as që e prisja një befasi të këtillë, por mendoja se ndoshta diç do të kishte ndryshuar në rezonimin e moçëm politik dhe, duke mbetur pa mbështetjen e tij, shpresoja se do të ndryshonte pakëz edhe avazi i vjetër. Shembujt e përshkruar më lart tregojnë mjaft bindshëm për përmbajtjen e këtij avazi -një kushtëzim i pafund për reintegrim në shoqëri, por me koncizitet të duhur dhe pa emocione, në letrën drejtuar miqve tanë të dikurshëm Karl-Peter dhe Petra Reinhold në Duisburg të Gjermanisë, përshkruhet situata në të cilën u ndodha falë këtij rezoni dhe këtij avazi. Kjo letër ka edhe rëndësi të shumëfishtë për analizën e një kohe të tërë ndër ne. Për këtë shkak e përktheva nga anglishtja dhe e inkuadrova në këtë letër, përveç një paragrafi të shkruar gjermanisht nga një mik tjetër që nuk ka të bëjë me këtë. Nëntitujt janë të mëvonshëm.

( Nese jo me shume, te pakten kete pjese me siper eshte mire te lexoje qdo njeri qe nuk e ka lexuar gjithe librin. Do kuptoni shumeqka....)

Premtimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:30 pm

Letër miqve

Të dashur Peter dhe Petra


Do të dëshiroja që të dy së bashku ose, nëse ashtu ju pëlqen më tepër, secili veç e veç, (ata poashtu janë të ndarë, v.i.U.H.),ta lexoni këtë letër, por vetëm pasi ta keni përkthyer në gjuhën gjermane.

Është një zakon i popullit tim rreth të cilit kurrë nuk do të kisha ditur gjë po të mos më kishte ngjarë që t'i humbisja të dy familjet e mia. Paraqitet dhe njeriu mund ta takojë vetëm në situata të tilla. "U paraqit" dhe "e takova" në të dy rastet e mia, me Edin dhe me Sevdinë (Sevdije Zeqiri, e diplomuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, v.i.) gjithashtu, por në rastin e parë (shkurorëzimi me Edin) nuk isha mjaft i mençur sa për ta njohur, ndërsa në rastin e dytë (ndarja me Sevdinë) isha më i vjetër, më i pjekur dhe më i mençur se më parë.

Në të vërtetë, si kur u shkurorëzova me Edin, edhe kur më braktisi Sevdija, shumë njerëz vinin për të më parë. Të rinjtë do të bisedonin me ty ose mes vete për shumë gjëra me rëndësi ose me më pak rëndësi, por jo edhe për atë që në të vërtetë kishte ngjarë. Më të vjetrit, vetëm do të uleshin rreth teje, si tek indianët e Amerikës, do të dëgjonin me pasion çfarëdo që t'u thoje, por edhe ata gjithashtu kurrë nuk do të thoshin gjë, ose me asgjë nuk do ta komentonin atë që në të vërtetë kishte ngjarë. Ky fakt gjithnjë më vinte në një situatë tejet të çuditshme. Sepse e vetmja gjë për të cilën dëshiroja të bisedoja ose të dëgjoja në ato çaste ishte situata e krijuar. Zakonisht më pëlqente ta fajësoja palën tjetër. Vetes i dukesha i pafajshëm si një engjëll, gjersa pala tjetër më dukej se ishte e shoqëruar me djaj. Çdo gjë që më takonte ose që ndodhej në anën time ishte e pastër si kristali, ndërsa çdo gjë që i takonte ose që ndodhej në anën tjetër, ishte e dyshimtë dhe e turbullt. Po qe se këta njerëz kishin ardhur të më vizitonin, përse atëherë nuk më përkrahnin, përse heshtnin dhe përse nuk më thonin asgjë? Natyrisht kjo gjë më hidhëronte shumë. Pyeta shumë njerëz rreth kësaj situate, por kurrnjëherë nuk mora ndonjë përgjigje të saktë.

Për këtë shkak një ditë prej ditësh vendosa ta vizitoja një plak të vjetër në fshat. I kishte rreth 112 vjet dhe meqë nuk mundte të lëvizte, shkova vetë tek ai. Vendosa të përfitoja nga situata dhe ta pyesja rreth asaj që e ndjeja si të padrejtë. Më thanë se ishte i zgjuar vetëm në momente të rralla, por me kohë e vura re se kthjellohej për një kohë më të gjatë, vetëm atëherë kur vërtetë i interesonte tema e bisedës. Në një moment të përshtatshëm ia bëra një pyetje të drejtpërdrejtë: përse njerëzit që më vizitonin nuk i përkrahnin qëndrimet e mia rreth çështjeve të shkurorëzimit? Nuk u përgjigj menjëherë. I mbylli sytë dhe për një kohë të gjatë qëndroi i palëvizshëm. Mu sikurse një mumje. Mirëpo isha këmbëngulës dhe vazhdova ta shikoja në fytyrë. Zbulova se nuk e kishte humbur orientimin. Ishte vetëm duke menduar, ose nuk dëshironte të përgjigjej. E ndjeva disi se i pëlqente të qëndroja aty. Kështuqë qëndrova duke pritur në heshtje. Pastaj, pas një pauze të gjatë të heshtjes reciproke, e vura re se si po përpiqej t'i mblidhte buzët e veta të tretura në një mënyrë të çuditshme që do të duhej t'i përngjante buzëqeshjes. M'u duk se vetë shekulli po përpiqej të buzëqeshte. U bëra kurreshtar që ta përjetoja këtë buzëqeshje të shekullit. Pas pak filloi të fliste mengadalë. "E vërteta, -tha ai, -midis burrit dhe gruas kurrnjëherë nuk mund të dihet nga pala e tretë. U është e njohur vetëm atyre". "Qen bir qeni", -thashë me vete me hidhërim. "E pamundur" -shtova. Mirëpo ai, sikur të më dëgjonte me ndonjë shqisë të veçantë, vazhdoi: "Njerëzit nuk janë perëndi. Ata zakonisht e mësojnë mësimin tepër vonë. A merr vesh? -pyeti, dhe unë thashë "Po", ndonëse nuk kuptova asgjë. "Po më pëlqen, -vazhdoi ai, -sepse ti po e kondenson moshën time përmes ngjarjeve që po i përjeton". Më vonë fillova t'ia sqaroja vetvetes kuptimin e plotë të fjalëve të tij. Shumë vdekje kishin ngjarë përreth dhe brenda meje, por disi kisha arritur të ruaja diç nga vetja.

Kohë më parë sërish dola nga burgu. Këtë herë nuk kishte qenë ndonjë dënim i gjatë (vetëm 55 ditë) por burgjet në mënyrë të çuditshme ndikojnë në njeriun. Isha nginjur me arrestime dhe me burgje dhe isha duke menduar se si ta braktisja vendin dhe të emigroja ndokund për ta kërkuar paqen e brendshme. Por, medet, duke ecur nëpër një rrugë të pluhurosur të fshatit për në shtëpizën time që ndodhej në fund të saj, e pashë një grup prej 10-15 vajzash të moshës 10-12 vjeçare që po bisedonin mes tyre duke ecur në drejtimin tim. Meqë u takuam në një pikë të rrugës ato u ndalën, më shikuan turpshëm dhe thanë njëzëri: "Mirëdita profesor dhe mirë se na erdhët!" Pastaj, duke i ulur çerpikët e syve, e vazhduan rrugën e vet me faqe të skuqura. Asnjërën nga ato nuk e njihja dhe këtë lloj përshëndetjeje e kisha tërësisht larg mendjes. U preka thellë, meqë fëmijët i dua shumë, dhe meqë kjo ishte tërësisht e pazakonshme për doket e fshatit. Rrugës për në shtëpi sapo qeshë duke e ndërruar mendimin tim rreth kërkimit të paqes së brendshme në ndonjë qoshe të Evropës, për të cilën bëra aq shumë duke e tentuar evropeizimin e vendit dhe të popullit të cilit i takoja.

I doja ata fëmijë, por me të arritur në shtëpizën time, nuk e gjeta asnjërin nga 3 fëmijët e mi (12, 7 dhe 3 vjeçar). Realiteti i ftohtë i shtëpisë së zbrazët më tha se fëmijët e mi jetonin me nënat e tyre, të cilat ndoshta më kishin harruar ose madje edhe më urrenin. I dua fëmijët e mi për së tepërmi, por që nga viti 1981 dhe më vonë, pas ndarjes me gruan e dytë, nuk qe e mundur asnjëherë që të ishim vërtetë së bashku. Andini, (tani gati 7 vjeçar) i kishte rreth 3 vjet kur u ndamë me nënën e tij, dhe Brisilda (tani 3 vjeçare) i kishte më pak se 1 vit kur nëna e tyre edhe praktikisht më braktisi. Duke e bërë këtë ajo ndoshta mendoi të më ofronte shansin që të vendosja lirisht për njërën midis të dyjave, por njeriu nuk mund të vendosë midis fëmijëve të tij, andaj fare natyrshëm e zgjodha rrugën e normalizimit të raporteve të mia me të dy palë fëmijët para se të mund të vendosja për diçka tjetër.

Është interesant se gjatë tërë kohës që jetoja me Sevdinë, kurrë nuk mu lejua të komunikoja normalisht me bijën time Erletën. Ishte fare e qartë se ajo po përdorej për shkatërrimin e martesës sime të dytë (tradicionale, jozyrtare). Meqë ky fakt kombinohej me presione ekonomike dhe sociale (ekonomikisht isha totalisht i varur nga të tjerët, sepse sërish nuk pata mundësi të gjeja punë, ndërsa njëkohësisht, intelektualisht isha gati tërësisht i izoluar gjer në vitin 1990) isha i bindur se Z-a Edi ishte shoqëruar me një lloj shoqërie të përdreqtë që nuk mund ta duroja. Natyrisht mund të supozoja se ato presione ishin koinçidenca, por kësosh kishte tepër shumë dhe ishin tejet të ndërlidhura mes tyre. Për këtë shkak vendosa ta pranoja sfidën dhe të mos dorëzohesha.

Ajo që në të vërtetë e dëshiroja në atë kohë ishte të më thuhej tërë e vërteta rreth shkurorëzimit tim (kjo nuk mu tha as sot e kësaj dite, me që ky fakt e nënkuptonte sinqeritetin e plotë midis të dyve). Natyrisht që m'ishte e qartë se në raportet me mua ajo do të ishte cazë më e dobët, por duke qenë pakëz tradiconal, e konsideroja tërësisht me vend që një grua shqiptare ta pranonte një lloj të disiplinës familjare të kërkuar nga burri i saj. Duke qenë një person shumë i zgjuar, ajo e dinte shumë mirë se ç'dëshiroja, por nuk e pëlqente pozitën prioritare të burrit. E inkurajuar nga prapavija sociale, e quajti këtë si "konzervativizëm timin feudal" dhe meqë atëherë nuk mund t'i përgjigjesha publikisht, e filloi një luftë publike kundër meje. U paraqit me një sërë poezishë të botuara nëpër gazeta dhe revista dhe pastaj i botoi edhe dy libra që qenë duke më shkatërruar. Askund nuk më përmendte me emër, por aluzionet ishin mjaft të qarta, dhe meqë ambienti intelektual ishte i vogël, gjithkush e dinte se për kë ishte fjala. Asnjëherë nuk iu pata përgjigjur, sepse frikësohesha për të ardhmen e bijës, Erletës, por ia pata shkruar dy letra private me të cilat i refuzoja aluzionet e përmbajtura në poezitë dhe në librat e saj dhe iu kërcënova me botimin e tyre po qe se do të vazhdonte të më sulmonte. E pranoja se kisha qenë pakëz tradicionalist, por isha shumë larg prej "konservativistit feudal" siç më paraqiste ajo.

Shoqëria në këtë kohë e përkrahu në tërësi, ndoshta sepse ajo kurrë nuk u martua sërish, po më së shumti sepse unë isha një ish-i dënuar që kishte marrë guximin ta rrezikonte rendin shoqëror dhe paqen e tyre. Mirëpo, duke e përkrahur atë pa kurrfarë rezerve, shoqëria faktikisht vazhdoi të më konsideronte jo si një ish-të dënuar, por si një të dënuar aktual. Edhe më keq, duke nxjerrë ca vendime gjyqësore që kishin të bënin me mua, madje edhe duke mos më informuar fare, shoqëria gjatë një periode të kohës e kishte anuluar jo vetëm ekzistencën time politike, por edhe atë juridike, madje edhe atë totale. P.sh., asnjëherë nuk më pyetën për regjistrimin e veturës sime në emrin e saj, nuk u informova asnjëherë se Gjykata në Prishtinë në vitin 1988 kishte vendosur t'ia bartte Edit banesën time dy-dhomëshe edhe pa pëlqimin tim, ndërkaq asnjë instancë juridike nuk vendosi ndonjëherë për ndarjen tonë materiale. Me kalimin e kohës më bëhej gjithnjë e më qartë se seanca gjyqësore e cila në vitin 1985 kishte vendosur për shkurorëzimin tonë (ky gjykatës 6 vite më vonë u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, v.i.) në të vërtetë mund të konsiderohej e rrejshme. E nxori atë vendim fatkeq mbi shkurorëzimin tonë me 24 maj, përderisa nga burgu kisha dalur vetëm tri ditë më heret, me 21 maj. Kjo nuk ishte me vend, madje as formalisht. Nuk qe respektuar afati kohor i paraparë me ligj prej 6 muajsh pritjeje para se gjykata të mund të vendoste për çështje të këtilla. Shkurt, qe bërë çdo gjë me qëllim të nënshtrimit tim, ose të kthimit të status quo antes (gjendjes së mëparshme të gjërave) pa më kërkuar falje. Përkundrazi, Z.a Edi mendonte se unë duhej t'i kërkoja falje asaj. Ndoshta edhe do ta kisha bërë këtë, ndonëse nuk e konsideroja veten fajtor për asgjë. Sidoqoftë, meqë ishte në pyetje vajza ime Erleta, do ta kisha bërë këtë po të mos e kisha vënë re se asaj i pëlqente një mbrojtje e tepërt dhe e panevojshme e shoqërisë në llogarinë time. Për këtë shkak, siç mund ta dish edhe ti, më me qejf nuk e bëra një gjë të këtillë. Megjithatë, gjithnjë mbajta qëndrim korrekt ndaj saj. Më 1991, kur gati sa ishte duke u shkatërruar ajo nga disa grupe të rëndësishme politike, përmes një funksionari të lartë të kishës katolike (Edi nga nëna është e krishterë, vër. e red.) e kërkova dhe m'u dha mbrojtja e saj. Me fjalë të tjera, për hir të bijës sime Erletës unë mund të falja dhe fala, por nuk mund të harroja dhe nuk harrova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:31 pm

...


Mirëpo meqë realiteti së paku teorikisht ndryshoi në përputhje me bindjet e mia fillestare politike dhe jo në të kundërtën, me kohë, si duket, u bëra i rëndësishëm për grupe të ndryshme politike që luftonin për pushtet dhe jo për shtet. Sidoqoftë, duke qenë për shumë vite i vetmuar në bindjet e mia politike të deklaruara hapur, si një ish-anëtar i elitës, në ndërkohë u shndërrova në hiç ekonomik dhe social. Meqë asnjë grup nuk deshi të marrë asnjë përgjegjësi për këtë, ato as që dëshironin ta njihnin ndonjë përparësi timen. Më me dëshirë e zgjodhën rrugën e ndikimit në të afërmit e mi, duke besuar se ajo ishte mënyra më e mirë për të më mbajtuar edhe më tutje nën kontroll. Natyrisht, isha tejet i hidhëruar për këtë, por nuk mund të bëja asgjë. E dija gjithnjë se Erleta që nga viti 1981 mbahej si një lloj pengu, por që nga viti 1991 e tutje isha dëshmitar se si Andini e Brisilda gjithnjë e më tepër konsideroheshin poashtu si pengje. Gjërat u komplikuan dhe nuk dija se si t'i ndihmoja fëmijët e mi që ishin aq të vegjël dhe nuk mund të kuptonin se ç'po ngjiste. Ishte supozuar me saktësi se nuk kisha forcë personale që ta vrisja ndokend dhe ata e dinin se nuk do ta bëja një gjë të këtillë. Për këtë shkak, si duket, gabimisht u konkludua se do t'i bashkohesha njërës nga palët në disponim dhe se do ta luftoja tjetrën me ndihmën e së parës. Nuk dëshiroja të bëja ashtu, sepse isha i interesuar për ta ndërtuar shtetin dhe jo për t'u përzier në luftën politike për pushtet. Gjithsesi nuk ishte korrekte. Ndodhej jashtë shijes sime dhe poashtu jashtë karakterit tim.

E dija se e kisha një lloj të forcës që qëndronte diku midis qiellit dhe tokës, d.m.th. askund dhe gjithkund, që do të thotë se ishte potenciale dhe jopraktike. Pastaj një ditë, duke i parë fëmijët e mi në një pozitë të tillë mizore, dhe duke mos pasur forcë të qëndroja edhe më tutje, e zgjodha rrugën time. Vendosa ta eksponoja veten para dyerve të prindërve të Sevdisë dhe të prisja atje gjer sa të bëheshin të mëshirshëm për të m'i kthyer fëmijët e mi. Ishte ky një hap i rrezikshëm meqë mund të konsiderohej si provokim i tërë fisit të saj feudal, por pasiqë fisi im feudal nuk qëndronte pas meje, pas nja 48 orësh të pazarllëkut fisnor në fund të shekullit XX në mes të Evropës, u vendos që t'i kthenin fëmijët e mi përmes Sevdisë që e përcillnin një grup prej 10 ose më tepër ndërmjetësuesish! Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i hidhëruar. Ishte kjo diçka tërësisht jashtë mundësisë së kuptimit intelektual dhe ndjenjës së qytetërimit, por e ruajta kontrollin. E dija se dëshironin të fillonin diskutime të pafundme rreth ne të dyve, me qëllim të rikthimit të status quo antes dhe jo me qëllim të gjetjes së solucionit real, i cili mund të rezultonte thjesht nga fakti se mund të na linin vetëm, pa u përzier vetë. Mendova se ishte metodë tejet e shplarë t'i përdorje fëmijët si pretekst për rikthimin e status quo antes që u humb jo me fajin tim, ose së paku jo tërësisht me fajin tim.

Për këtë shkak, iu drejtova ish gruas sime: "Zonjë, -i thashë, -gjatë këtyre 7 orëve sa i qeshë eksponuar territorit të fisit tënd feudal, ti, natyrisht, mund të më shkaktoje telashe të mëdha, por kurrë nuk do të mund të gjeje arsye për t'i arsyetuar ato. Nuk do ta dij kurrë nëse më ke dashur ose jo, por fëmijët u lindën, ata ekzistojnë, rriten dhe i dua shumë. Pikërisht për këtë shkak nuk dëshiroj që t'i ndaj me forcë nga nëna e tyre, por dëshiroj që të kuptohet një herë e përgjithmonë se ata nuk janë pronë e asnjërit nga ne, por vetëm pjesë e jona. Detyrë e prindërve, e të gjithë prindërve të botës dhe e të gjitha bishave poashtu, është që t'i aftësojnë për ta jetuar jetën e tyre. Qeniet njerëzore dallojnë prej bishave edhe nga ky aspekt, sepse i ndihmojnë fëmijët e tyre që ta ndërtojnë identitetin e vet të dobishëm për veten, familjet e tyre dhe për shoqërinë. Sa u përket vetë atyre, për shkak se jeta konsiderohet si një seri e gjatë betejash konkurrente për diçka më të mirë, atëherë do të duhej t'u ndihmohej t'i ndërtojnë sa më tepër që është e mundur identitetet e tyre. E konsiderojmë se është krim primitiv e barbar të provosh t'i shndërrosh ata në vegla për hakmarrje, në instrumente për kompensimin e ëndrrave të parealizuara, në armë për të fituar forcën e cila në të vërtetë të mungon, vetëm sepse janë të pafuqishëm. Lëri të rriten të lirë. Mos i përdor si pengje për çfarëdo qëllimi që do të dëshiroje të arrije sepse kjo doemos do të duhej t'ishte problem i yt dhe jo i tyre. Për shkak të moshës së vet ata këtë nuk mund ta kuptojnë. Nuk ishte punë as e guximshme dhe as e mençur nga ju që të më sillni në një situatë të tillë. Mund t'i kuptoj intencat tuaja, por nuk mund ta falë sjelljen tuaj".

Duke i thënë këto gjëra, natyrisht isha i neveritur (edhe me veten), saqë dola jashtë dhe i lashë ta diskutonin problemin në mungesën time. Kurrë më nuk munda të bëhem i njëjtë si më parë.

Ky problem tani është zgjidhur, por vetëm pjesërisht. Fëmijët tani lirisht mund të lëvizin tek secili nga ne, por nuk janë më të lumtur. Më duan shumë. E duan edhe nënën e tyre.

Meqë janë të regjistruar në emrin tim, por jetojnë me nënën e tyre, iu drejtova gjykatës, e cila tani ndodhet në kompetenca të Republikës së Serbisë, me lutje që ta bëjë një përjashtim nga rregullat e luftës dhe të vendosë mbi atë se me cilin prind do të duhej të rriteshin ata? Lloji i institucionit të cilit ju drejtova dhe i cili në këtë çështje i ka kompetencat e gjyqit, thjesht heshti. Nuk deshi të vendosë. Meqë nuk kam pasaportë, sepse nuk më është dhënë, dhe meqë si tërësi situata është tejet e paqartë, nuk i di të gjitha konsekuencat juridike të një situate të këtillë.

Situata bëhet edhe më e keqe, meqë Erletës akoma nuk i lejohet normalizimi i raporteve të saj me babën e vet, d.m.th. me mua. Kjo pastaj reflektohet drejtpërsëdrejti në raportet me Sevdinë dhe ndikon në pozitën e dy fëmijëve të mi të tjerë.

Shumë herë mendoja të ndërmerrja diçka rreth kësaj çështjeje, por meqë Edi ishte një anëtare tejet e çmuar e elitës politike e intelektuale, nuk mund të bëja asgjë. Një herë, në fillim të këtij viti, hyra në banesën time në Prishtinë përkundër kundërshtimit të saj, me qëllim që disi ta detyroja të fliste me mua, por ajo thjesht e thirri policinë dhe ata më hodhën jashtë. Shumë herë mendova t'ia filloja një polemike publike me të dhe bile iu kërcënova me një gjë të tillë, por ajo s'i dha pesë para. Shumë shkrimtarë, avoketër, gjykatës, profesorë, zhurnalistë e të tjerë ndodheshin në anën e saj. Me fjalë të tjera, elita në raport me mua qëndronte si bukur shumë unike. Në të kaluarën Edi gjithmonë kishte sukses në rrotullimin e gjërave dhe në fajësimin tim për gjëra që nuk kisha mundur t'i merrja dot me mend. Në këtë drejtim duket sikur gratë janë më superiore se burrat andaj ishte fare e natyrshme që tërë elita ta përkrahte me gjithë zemër, madje edhe një pjesë e familjes sime më të gjerë, për motive dhe interesa të ndryshme. Kjo ishte një metodë e cila për një periodë të gjatë kohe më bëri të mos isha i barabartë me të, për ç'gjë nuk isha as i përgaditur dhe as i mësuar dhe së cilës gjer më sot më me dëshirë iu shmanga.

Mirëpo situata nuk ndryshon thelbësisht. Desha ta ndryshoja, duke proklamuar se nuk e kisha ndërmend të martohesha sërish dhe duke kërkuar që të dy palë fëmijët e mi të lejoheshin lirisht të komunikonin me mua. Sevdija këtë e pranoi në nivel të fshatit, por ajo në të vërtetë nuk ka mjete që t'i mbajë fëmijët dikund tjetër, jashtë fshatit. Mua më është ofruar një shans që të riintegrohem në Prishtinë përmes Universitetit, por meqë nuk pata sukses në normalizimin e raporteve të mia me Erletën, Sevdija nuk do t'i lejojë fëmijët të vijnë me mua. Sikur të vendosja të shkoja vetëm (është tejet e dyshimtë se a do të pranohesha vetëm) me siguri se do t'i humbisja të dy palët. Andaj është fare e natyrshme që nuk dëshiroj që një gjë e tillë të më ngjajë sërish në Kosovë dhe as që mund të duroj edhe më tutje ta shikoj shkatërrimin e tyre gradual. Eshtë kjo një gjë që më dëmton për së tepërmi, dhe tani me vite po shkatërrohem edhe vetë.

Është kjo një situatë e çuditshme dhe njëkohësisht tmerruese. Nuk mund të gjej fjalë të përshtatshme për ta përshkruar, por mbi të gjitha, më tmerruese janë këshillat që mi japin pikërisht ata që mund ta ndryshojnë këtë situatë vetëm përmes një thirjeje telefonike ose një bisede të rëndomtë. Sipas tyre, nuk duhet të mërzitem për fëmijët meqë janë duke u rritur me nënat e tyre. Kur të rriten do të kthehen tek unë, sepse do të dijnë se jam baba i tyre. Nuk dua ta përshkruaj anën tmerruese të saj, pasi vetë për vete mund ta supozosh. Kuptimi i vërtetë i këtyre këshillave është kërkesa që të pritet zgjidhja e tërësishme e situatës, por pikërisht kjo është arsyeja që konsideroj se ata mbahen si pengje. Dhe pikërisht për këtë arsye insistoja vazhdimisht që të katapultohen jashtë tensioneve aktuale të shkaktuara nga politikat e kundërta. Ishte kjo esencialisht kërkesë për shpëtimin e privatshmërisë së familjes. Fatkeqësisht, nuk pata sukses të plotë, por meqë po hyjmë në shekullin XXI, lufta ime prej mohikani ishte e dobishme të provohej. Ndoshta ky ishte edhe njëri ndër shkaqet e rrahjes sime barbare nga ana e policisë speciale më 27 maj të këtij viti. Megjithatë, nuk mund të pajtohem në asnjë mënyrë në reduktimin e qenieve njerëzore në makina të pandjeshme, të ftohta, indiferente. Privatshmëria e familjes është e nevojshme për këtë qëllim. Në qoftë se shekulli XXI do ta vrasë këtë, atëherë nuk mund të jetë i vlefshëm për t'u jetuar.

Pas një refleksioni të gjatë, erdha në përfundimin se zgjidhja e vetme racionale për këtë problem do të ishte që të bëja vetëvrasje politike, d.m.th. që t'i ndërprisja të gjitha raportet me të kaluarën dhe të tanishmen dhe të provoja të jetoja vetëm për veten time, por në një vend tjetër dhe jo këtu. Meqë akoma mund të punoj çdo gjë që mund të më ofrohet, prej pjatalarësit e publicistit, gjer ke profesori i universitetit, së paku nga një distancë gjeografike mund të provoja t'i ndihmoja edukimit të ardhshëm të fëmijëve të mi dhe kështu të bëhem edhe materialisht, dhe jo vetëm nominalisht, baba i tyre. Kjo gjë akoma nuk do të më bënte një baba komplet, por së paku diçka më të mirë se ky i tanishmi. Gati shumica e baballarëve të fëmijëve shqiptarë pothuajse historikisht janë të këtillë. Ky ishte njëri nga shkaqet që kërkova të ma bëje një vizitë të shkurtër. Desha të të konsultoja për një vendim aq të rëndësishëm për mua.

Ti nuk erdhe. Fillova menjëherë të mendoja se qeniet njerëzore, pas të gjithave, nuk janë edhe gjithmonë plotësisht racionale (kjo gjithashtu do të duhej të ishte ndonjë komponentë e privatshmërisë së tyre) dhe, meqë nuk janë plotësisht racionale, atëherë më me qejf do të qëndroja këtu. Kështu më në fund vendosa ta mbroja doktoratën time në Universitetin e Prishtinës.

Kështu, Peter dhe Petra, unë i dua proverbat e popullit tim. Njëra nga ato thotë se duke m'i treguar hallet e mia, të tuat do t'i kuptosh më mirë. Jua tregova një pjesë të halleve të mia me qëllim që ju të kuptoni se, si duket, jeni duke i përjetuar problemet e moshës së viteve 50 kur befasisht keni mundur të zbuloni se nuk jeni edhe më tutje të rinj dhe se nuk mund të vazhdoni t'i bëni gjërat që ishit mësuar t'i bëni në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtin tempo. Përse atëherë nguteni? Përse nuk prisni t'i përshtateni moshës?



Krushë, Të fala:

5 qershor 1993 Ukshini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:36 pm

III

Zonjë,

Dekurajimi me homo politicus-in

Letra çiftit Reinhold nuk është e përfunduar, me gjithë përmbajtjen dhe kuptimin shumëdimensional. Kjo që të drejtohet ty dhe segmentit të inteligjencisë pas teje është e shkruar në gjuhën shqipe dhe ka për qëllim zgjimin tuaj të tërësishëm. Do të përkthehet, natyrisht, edhe anglisht.

Në letrën time të fundit të para një viti (24 prill 1992) me një ton pak si të ashpër që tani nuk më pëlqen sepse nuk pata mundësi t'i qëndroja besnik ashpërsisë së saj, desha t'i rrotulloja gjërat, t'i vija në vendin e tyre dhe ta mbyllja kaptinën e fundit të raporteve midis nesh në historinë e Republikës. T'u kërcënova se, po qe se nuk do ta lejoje normalizimin e raporteve me bijën tonë Erletën, do ta përgadisja një seri ligjëratash me titull të përbashkët "Morali dhe politika" dhe se në këtë mënyrë do të zhvilloja luftë publike kundër teje dhe rezonimit të vjetër politik. Mirëpo ato dolën më të thella se ç'prisja. Më dekurajoi lidhja e tyre me mentalitetin e bipërkatësisë kolektive të homo-politikusit shqiptar, andaj e gjykova se nuk ishte koha e tyre. Nuk i ligjërova dhe as që i botova. Megjithatë, duke qenë i bindur se nuk i duhet lënë vetëm kohës t'i sqaronte gjërat edhe më tutje, vendosa që ta shtyj pakëz kohën për t'ia ndërruar përmbajtjen, që së paku kualitativisht të jetë diç tjetër.

Në këtë drejtim, një sërë hapash që u ndërmorën gjatë vitit të kaluar në emrin tim, por jo gjithmonë me iniciativën time, e në shumicën e rasteve as me njohurinë time paraprake, por vetëm me njoftimin tim me dështimet e pësuara, më bënin kurreshtar. E kuptova se njerëzit, në mënyrën e vet, e tentonin afrimin tonë, por kjo nuk u bëri punë, sepse kishte kohë që dashuria jonë kishte vdekur, ndonëse dikur, si tek të gjitha çiftet e lumtura, konsiderohej e pavdekshme. Pata provuar shumë herë që ta ruanim korrektësinë në raportet tona në mënyrë që Erleta ta përballonte më mirë sfidën e kohës, por ti refuzove. Në këtë mënyrë e vdiqe edhe miqësinë. Nga këto përpjekje dhe nga këto hapa u krijua një propagandë e tmerrshme që vazhdimisht më përcillte dhe intensifikohej sa herë që kanosej "rreziku" i normalizimit të raporteve me të. Një çështje tërësisht inosente dhe private gjatë vitit që shkoi u hodh në terren politik, në armiqësinë me ata të cilët me mundin dhe me gjakun e tyre fuqimisht i kontribuan krijimit edhe të Republikës edhe të Demokracisë. Këtu diçka nuk vlente. Ishte përfundimisht e prishur. Përsëri si edhe më parë në kohën e komunizmit, insistohej në mënyrë indirekte që të bëja lutje për normalizimin e raporteve të mia me bijën time, por nuk u binte ndër mend të bënin lutje që t'i normalizonin raportet me mua. Ndonëse patën ngjarë shumë gjëra dhe pati ndryshuar shumëçka, nuk ndryshoi pozita e saj dhe as raportet midis nesh, sikurse do të duhej t'ishte midis personave të civilizuar të botës bashkëkohore. Vazhdimi i avazit të vjetër në kushtet e ndryshuara tani nuk e dëmtonte vetëm bijën tonë Erletën, por edhe të dy fëmijët e mi të tjerë që u lindën nga martesa e dytë, Andinin (7 vjeçar) dhe Brisildën (3 vjeçare), por edhe të gjithë ata që e donin, në radhë të parë prindërit dhe vëllezërit e mi, me të cilët gjatë një periode u manipulua shumë keq me gënjeshtra të paturpshme, duke e shfrytëzuar nivelin e vetëdijës së tyre, të raporteve farefisnore dhe të gjendjes materiale. Në këtë luftë nuk u dëmtuan vetëm ata që të përkrahnin, të cilët me gjithë demagogjinë e tyre ishin dhe mbetën të integruar në shoqëri, të cilët ti dikur as i doje dhe as të donin dhe të cilët tani, njësoj, e përkrahnin edhe tjetrën në luftën e saj kundër meje, ndonëse as kjo dikur nuk i deshi dhe as që e honepsën ndonjëherë. Në këtë mënyrë u krijuan raporte të çuditshme: prindërit dhe vëllezërit e mi vazhdimisht mbeteshin fajtorë për gjëra për të cilat nuk kishin kurrfarë haberi; të tjerët, kinse me mospërzierjen e tyre në "çështjet private" vazhdimisht mbeten të pafajshëm; kurse fëmijët e mi të mitur dhe unë vazhdimisht mbetemi viktima. Kështu ishte në kohën e komunizmit, kështu mbeti në kohën e euforisë nacionale dhe kështu është akoma edhe sot, në kohën e krizës dhe të ngecjes në të gjitha drejtimet. Është evidente se kështu nuk duhet dhe as që mund të mbetet.

Si anëtare e elitës politike dhe intelektuale të Kosovës, sikur të mos ishte zhvilluar një luftë e hapur kundër meje dhe jo aq kundër një politike që do të duhej të luftohej, sikur kjo elitë, gjatë një periode të caktuar të instalimit të vet në pushtetin paralel politik të kishte zhvilluar luftë parimore për pozitën e Kosovës dhe jo për pozitën e vet në Kosovë, dhe sikur ti në këtë luftë, së paku të ishe diferencuar, bile përmes Erletës, ndoshta do të kisha besuar se nuk ke dashur që bija jonë Erleta ta përjetonte drejtpërsëdrejti rënien e babës së saj. Ndoshta do të kisha besuar se duke dashur ta ruaje veten nga rënia së bashku me të, ishe e detyruar ta ndaje bipërkatësinë politike të një ambienti dhe të një kohe që akoma po zgjat. Në rrethana të këtilla e pranoj se do të ishte një obligim fisnik i babait që ta ruante të bijën nga inkonviniencat e kohës. Bile nga kjo fushë kemi edhe shembuj konkretë të lavdishëm. Në një libër mbi Z.Adem Demaçi të një autori sarajevas, Baci shpjegon se si kishte qenë i detyruar ta linte familjen me qëllim që ta shpëtonte nga maltretimet dhe nga provokimet e kohës. Këtë ia besoj, por gjithashtu e besoj se përfundimisht e kishte pasur gabim, sepse në këtë mënyrë e la të paprekur rezonimin e moçëm politik, duke besuar se kishte ndryshuar së bashku me kohën. Me gjithë konsideratat e larta ndaj tij, (isha i pari që i futa në përdorim për të shprehjet "histori e gjallë" dhe "simbol i rezistencës kombëtare") unë nuk isha Z.A.Demaçi. Kisha rënë pikërisht si ai, por jo vetëm kaq. Kisha qenë në nivelin e gjendjes së një populli të tërë, i cili jo vetëm gjatë 12 viteve të fundit ishte trajtuar mizorisht nga tërë një makineri policore dhe ushtarake e një regjimi që e dënoi historia. Mirëpo në këtë gjendje kisha rënë nga lartësia e konsiderueshme e hierarkisë shoqërore dhe me njohuri të pjekura teorike dhe praktike të funksionimit dhe të ndërlidhjes midis regjimit, sistemit politik dhe shtetit. Për këtë shkak, nuk e synoja vetëm ndryshimin e ambientit, por edhe të rezonimit politik në kohë. Pa ndonjë mbështjetje dhe pa ndonjë lidhje me ata që konsideroheshin të informuar dhe që vetëm i ekzekutonin vendimet e të tjerëve, u orientova drejt dhe qëndrueshëm. Falë biografisë sime, origjinës së pastër shqiptare-kosovare dhe njohurive të mia, ky orientim ndikoi fuqimisht në ndryshimin edhe të ambientit edhe të kohës, si edhe të shumë segmenteve të rezonimit të moçëm politik. Për këtë shkak, prezentimet që iu bënë faktorit të brendshëm nuk kishin lidhje me të vërtetën, por vetëm me ruajtjen e pozitave dhe të privilegjeve të një shtrese të caktuar shoqërore, së cilës dikur i takoja edhe unë.

Ato e patën efektin e ngecjes së proceseve të lidhura me jetësimin e plotë të Republikës dhe tani të zbrapsjes së tyre praktike. Dhe, përsëri angazhimi dhe qëndrimi im praktik dhe me shkrim i zhdavariti mosbesimet e krijuara artificialisht dhe e shquajti një rezonim të ri politik i cili akoma ndodhet në rrugë e sipër të formimit dhe të forcimit të vet, por që tanimë me asgjë nuk mund të ndalet. Në kontekst të këtyre fakteve, për kë, për çfarë ambienti, për çfarë kohe, për cilat arsye dhe me çfarë të drejte e largoni edhe më tutje bijën time nga unë? Ose në rezonimin tënd dhe të këtij segmenti të inteligjencies akoma nuk ka ndryshuar asgjë, ose synohet diç tjetër, gjë që për shkak të konsekuencave që akoma po i bart, për mua është njësoj.

Ta marrim të dytën. E para edhe ashtu shihet vetë. Nuk qenë në pyetje 12 ditë, 12 javë dhe as 12 muaj, por vite të tëra të lidhura me zhvillimin e situatës së përgjithshme në Kosovë e më gjerë. Gjatë këtyre 12 viteve më arrestuan dy herë, më burgosën, më izoluan 7 vite të plota. Me instrumente të nëntokës politike që nuk u shihen dhe aq lehtë, por që u ndjehen konsekuencat, e zhvilluan një luftë të tmerrshme që më dëmtoi për së tepërmi dhe më në fund më lënduan shumë rëndë. E kalova Golgotën që e përjetoi një popull i tërë. Së bashku me të, në çdo pikë, i dhashë provimet më të rënda të pjekurisë politike. Mirëpo, gjatë këtyre 12 viteve të kësaj golgote të tmerrshme, nuk denjove ta lejoje normalizimin e raporteve të mia me bijën tonë Erletën, dhe në këtë drejtim të përkrahu segmenti i Inteligjencies për të cilën është fjala. Përse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:36 pm

... Të gjitha iniciativat në këtë drejtim i vrisje që në start. Ndaj prindërve të mi pleq, sa herë që deshën të të vizitonin, ta takonin ose ta shihnin mbesën e tyre, u solle në mënyrë arrogante. Herën e fundit kur e provuan një gjë të tillë, i porosite që të të mos mërzisnin edhe më tutje. Plakut që me ndikimin e vet progresiv e kishte bartur mbi shpinë thyerjen e tërë një epoke të mbërthyer në prangat feudo-klanore të rrethit të vet, kur, i përmalluar, pa dijen dhe pa lejen time, e thirri të mbesën në telefon, si gjithmonë, si djalit të tij e babait të saj, ia mbyllët telefonin. Pastaj arsyetoheshit se ashtu sillej e mbesa dhe jo ti që e edukoje atë. Këtë paturpësi e brohoritën me vite edhe disa nga ata që plaku i kishte rritur dhe i kishte shkolluar në luftë të vazhdueshme me prangat e së kaluarës, ndërsa njëkohësisht e siguronin se ishin me të. Kur të tjerët e shfaqnin mospajtimin e tyre me këtë hipokrizi rrënqethëse, kërkohej mospërzierja në emër të afërsisë së gjakut. Raportet feudo-klanore që Evropa i kishte vdekur para më se 1000 vitesh, në Kosovë e manifestonin tërë shkëlqimin e vet të mykur. Ato sundonin në mënyrë sovrane. E vrisnin çdo talent që në embrion dhe si kurva më e poshtër, viheshin në shërbim dhe e servisonin çdo pushtetmbajtës që e synonte ngecjen dhe jo avansimin drejt dinjitetit individual dhe lirive kolektive. Kjo alfë dhe omegë e çdo dominimi të huaj duhej luftuar, por lufta kundër saj në Kosovë u tregua si lloji më i vështirë i luftës që mund ta zhvillonin Perënditë dhe jo qeniet e vdekshme njerëzore. Dhe në shkallën që unë e zhvilloja si njeri, i munda perënditë. Mirëpo ato nuk të falin, ose një gjë të tillë e bëjnë tepër rrallë. Më shpesh hakmerren, duke e vazhduar lojë-luftën e tyre morbide me jetën. Ka momente të tilla kur vdekja është më e lehtë se sa lojë-lufta me jetën, por vdekja si mundje dhe jo si humbje. E provokova tri herë, por nuk më deshi. Herën e katërt nuk desha ta provokoja vrasjen, por e dija se mund të vinte dhe isha indiferent ndaj saj. Getoizimi violent i regjioneve të caktuara ishte dukuria më e fëlliqur e këtij shekulli. Kishim mësuar ta urrenim që në bankat e shkollës. E provokonte rëndë ndërgjegjen time intelektuale, dhe ndjenjën njerëzore të njeriut. Më lënduan rëndë, por më lanë të gjallë për t'u kthyer i plagosur në rrugën time të moçme të lojës morbide me vdekjen. Dhe tani ishin përzier gjërat: lojë-lufta morbide me jetën e perëndive dhe loja morbide me vdekjen e njeriut në mënyrë të padiktueshme ishin shndërruar në një. Qëmoti nuk dihej se cila do të rëndonte më tepër në çaste të caktuara të kohës.

Mirëpo nuk ishin goditjet e policisë ato që më shkaktonin dhembje më të mëdha. Nga goditjet, lëndimet dhe të shtënat e tyre mund të vdisje, siç vdiqën shumë të tjerë, mund të mbeteshe sakat, siç mbetën shumë të tjerë ose edhe mund të shëroheshe siç u shërova edhe unë. Ajo që vërtet më lëndoi ishin fjalët: "Ik, ti nuk je babai im", dhe pastaj: "do ta ndërroj mbiemrin", të shqiptuara me gojën e bijës sime 12 vjeçare, të cilën, në momentin e takimit nuk e njoha. Ishte rritur. Ishte bërë goxha vajzë, por nuk e njoha, sepse nuk u lejova ta përcillja rritën e saj. Ato fjalë delnin nga thellësitë e mllefit dhe të urrejtjes sate, ndonëse nuk pate kurrfarë të drejte as të mllefoseshe dhe as të më urreje. Ishin rezultat i edukimit që ia dhe, sepse nuk më njihte drejtpërsëdrjeti, pos përmes teje. Kontrolli i hekurt i shpirtit të saj të njomë gjithmonë më kishte larguar të tmerruar për fatin e saj.

Ajo që më lëndoi njësoj rëndë si edhe këto fjalë ishte tmerri që e ndjeja sa herë që e kujtoja faktin se një segment i rëndësishëm i inteligjencisë së lartë të Kosovës për 12 vjet rresht e aprovoi dhe e inkurajoi një sjellje të tillë. Ishte kjo pikërisht ajo inteligjencie që e kisha mbrojtur me këmbëngulje, me çmimin e pjesës më të mirë të jetës sime, me besimin e plotë se një ditë do ta kuptonte gabimin e kohës komuniste, se do të korrigjohej dhe se do të futej në luftën e Republikës dhe të Demokracisë. Ajo këtë e bëri, por me rezonimin dhe me frikën e vjetër për privilegjet e kohës komuniste. Erleta atyre duhej tu shërbente si një lloj garancie nga përmbysja e mundshme. Për këtë shkak, sa herë që e tentoja normalizimin e raporteve të mia me bijën time, më delnin përpara "bedelët" e tyre. Më vinin gjithmonë para alternativës së shkatërrimit të bijës sime, të luftës ose të tërheqjes. E zgjidhja tërheqjen taktike për të mos shkaktuar përmbysjen.

Mirëpo ata vajtën larg: më shpallën të krisur, konservativ, komunist a prokomunist, marksist-leninist e gjepura të tjera. Vajtën edhe më larg:-e tentuan mohimin e dëshmorëve të parë të rënë për demokraci dhe për liri në Brestovc. Iu përgjigja me artikullin "Bëje ose vdis" (Fjala, 5-12 shkurt 1992), por e heshtën diskutimin, e ndryshuan kontekstin e gjërave dhe ranë në kundërthënie me vetveten. Pastaj i mohuan atëbotë tri kërkesat e mia: themelore 1) Për Republikën e barabartë të Kosovës në ish-Jugosllavi, 2) Për ruajtjen e integritetit territorial të ish-Jugosllavisë dhe 3) Për respektimin e pavarësisë së Shqipërisë (shih artikujt në DEA prej 1-6, 90/91, sidomos artikullin redaksional "DEA dhe sulmet"). Pasoi një propagandë e tmerrshme, por asnjë përgjigje serioze. Përhapnin fjalë se isha kundër bashkimit me Shqipërinë. Për të qenë efekti diskreditues më i fortë, i shpjegonin popullit nëpër oda se bashkimi me Shqipërinë ishte çështje e kryer, sapo që nuk kishte ngjarë, po ja që unë po i pengoja! Sikur kjo çështje të varej nga unë dhe jo nga lufta e përbashkët aktive e të gjithëve! Qëllimi i kësaj propagande të tmerrshme verbale, dhe jo vetëm verbale (atëbotë e izolonin edhe familjen time në Krushë) nuk mund të ishte vetëm likuidimi im politik, por diç më e madhe. Ata nuk mund të mos e dinin se në atë kohë nuk ishte në rend të ditës Bashkimi me Shqipërinë por Republika. Nuk mund të mos e dinin se diskontinuiteti total politik do të shkaktonte luftë totale për të cilën nuk bënin kurrfarë përgaditjesh. Nga kjo ishte e qartë se llogarisnin në forca të huaja. Efekti politik i këtij qëndrimi ishte instrumentalizimi total i Kosovës për interesa të huaja dhe jo për interesa të veta. Qysh heret e kisha kuptuar se disa qarqeve shkencore-politike amerikane nuk do t'u bëhej vonë po qe se problemin shqiptar do ta zgjidhnin duke e futur Shqipërinë si Republikë të shtatë brenda ish-Jugosllavisë. Mendimet e tilla kishin mbetur recidiv i planeve të Luftës së II Botërore. Isha i bindur se SHBA-të nuk kishin interesa të drejtëpërdrejta në Ballkan, përpos atyre që i trashëgonin prej britanikëve. Për këtë shkak, supozoja se disa qarqeve "kokë-nxehta"(hot-heads) të atjehit nuk do t'u bëhej vonë edhe po qe se një gjë e tillë do të rezultonte me luftë. Me luftë ata e mendonin luftën lokale, sepse kjo atëherë "ishte në modë" dhe jo luftën totale. Nuk e kishin të zhvilluar ndjenjën e duhur për interesat kontradiktore të fuqive të Europës dhe për këtë shkak nuk do të përtonin të eksperimentonin me qëllim të shquarjes së tyre. Nga kjo mund të konkludohej fare lehtë se po qe se një luftë e tillë lokale do të komplikohej, nuk do t'u bëhej vonë po qe se nga dëshira për ndërprerjen e konflikteve të mëtejshme do të rezultonte një Shqipëri e reduktuar dhe e bashkuar muslimane. Mirëpo mua më bëhej vonë dhe nuk më dukej mirë. Një Shqipëri e bashkuar, -e mendoja me vete, -pa Devollin apo Sarandën, me një Republikë të Shkodrës dhe ndoshta edhe të Mirditës në mes, ku do të sundonin raportet feudo-klanore, me ndonjë aga të feudo-kapitalizmit në udhëheqje të parashutuar nga jashtë, e pranoj se nuk më pëlqente. Pastaj mendoja se populli shqiptar pikërisht për shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenë origjinal dhe unik në Evropë, në ndërtimin e asaj që Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se kjo "Volks geist" e shqiptarëve, me shekuj i kishte përbuzur tentativat që ta coptonin në baza religjioze. Kjo qëndresë e përbashkët e të tri feve e kishte begatuar pastaj shpirtin e tyre, dhe jo vetëm frymën, dhe për këtë shkak ky kishte qenë kontributi më origjinal i tyre në ndërtimin e kombit dhe argument i fuqishëm në tërë qytetërimin e Evropës për perzistencën e kombit si kategori e rrënjosur. Andaj e pranoj se nuk mund ta merrja me mend një Shqipëri të tillë të reduktuar vetëm në një fe. Më dukej se ajo nuk do të ishte edhe më tutje e njëjtë, me shpirt të brumosur nga fe e kultura të ndryshme, por, si e imponuar nga larg dhe nga të tjerët, në thelb do të ishte një Shqipëri pa shpirt. Për këtë shkak besoja se problemi shqiptar ishte akoma problem dhe jo çështje, dhe se ishte i natyrës së barazimit të plotë me republikat tjera në ish-Jugosllavi dhe i barazimit të popullit në pikëpamje të forcës materiale, në radhë të parë me veten dhe pastaj edhe me të gjithë popujt tjerë në Ballkan dhe në Evropë. Duke u nisur nga këto premisa, ashtu si më dukej e mundshme në atë kohë, përgjigjet i dhashë në fejtonin "Republika dhe lufta në kontekst të Evropës"(Janar-shkurt -1992). Pastaj në vende të ndryshme i thashë me gojë edhe ca gjëra të tjera që më brengosnin, si p.sh., se politika e pasivizimit në formë të durimit e deziluziononte masën dhe i ndihmonte shpërnguljes, se evropeizimi i Kosovës nuk mund të reduktohej në shpërnguljen e rinisë dhe në asimilimin e saj në Evropë, se metodat mafioze në politikë nuk të çonin askund e shumë gjëra të tjera. Më akuzuan se po ua përçaja popullin, i cili nuk kishte asnjë haber për motivet e vërteta të sulmeve kundër meje. Nuk u përgjigjën asnjëherë botërisht, por më dëmtuan tepër shumë pas shpine. Me fjalë të tjera, qarqet "kokënxehta" në Amerikë i kishin pasur dishepujt e tyre edhe në Beograd (se këtë gjë ua kishte anda) por edhe në Prishtinë (se nuk u binte ndërmend finalja por vetëm starti).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:37 pm

Një piramidë e arkeologjisë shoqërore


Nuk e di nëse edhe ti e duartrokisje këtë dëmtim pas shpine, por e di se Erleta nuk vinte. Kush ishin ata që në mënyrë të organizuar, përmes "bedelëve" të tyre, ia mundësonin vajzës ikjen nga takimi me babën e vet sikur ky t'ishte ndonjë kriminel dhe jo një njeri i rëndomtë si të gjithë të tjerët? Këta ishin shumë nga ata që dikur i njihnim së bashku, por që tani të përkrahnin vetëm ty, që në të vërtetë nuk më kishin përkrahur kurrë përpos në masën që u kishte konvenuar atyre. Këta qysh atëherë nuk kishin pasur botëkuptime të drejta mbi raportin familje-shoqëri dhe rrjedhimisht, mbi asgjë. Koha e luftës dhe ajo menjëherë pas saj u kishte imponuar kriteriume politike mbi jetën private. Ky kishte qenë kompromisi i parë i tyre. Të gjitha kompromiset tjera të natyrës politike kishin qenë më të lehta, më të parëndësishme dhe më pak e më rrallë shqetësuese. Për këtë shkak, nuk mund të pritej nga këta këmbëngulja në mbrojtjen e parimeve dhe shumë rrallë e njihnin funksionin e tyre. Procesi i racionalizimit në mendjen e tyre nuk i kishte lejuar ta kuptonin të vërtetën; -nuk e ndjenin se mendimet i kishin sipërfaqësore, të pathelluara dhe as që mund t'i thellonin. Për këtë shkak ishin të prirur t'i besonin tepër shumë argumentit të autoritetit dhe jo autoritetit të argumentit. Ishin të bindur se duhej ta konsideronin veten "super-burra" në kuptimin niçean të fjalës, por pa nevojën e përdorimit të kamxhikut, pasi që këtë e zëvendësonin pozitat e larta shoqërore. Në thelb, intelektualisht të pakompletuar, veten e identifikonin me këto pozita. Si rrjedhojë politike e këtij identifikimi doemos paraqitej karrierizmi i tepruar i cili ndodhej në raport të zhdrejtë me shkallën e kompletësisë intelektuale dhe të identitetit personal. Për këtë shkak, frika nga rreziku për humbjen e tyre i drejtonte të gjitha veprimet tjera, si në raport me veten, ashtu edhe në raport me të tjerët. Andaj është e kuptueshme se ishin tejet të pandjeshëm për problemet që nuk i rrezikonin pozitat e tyre dhe tejet të ndjeshëm për çdo synim të kundërt. Ky kishte qenë dhe kishte mbetur i vetmi kriterium i sjelljes së tyre gjer me ndryshimin e ambientit politik, i cili akoma nuk kishte përfunduar.

Pjesa tjetër që vinte menjëherë pas tyre, u ngrit në sferat më të larta shoqërore pa ndonjë prapavijë dhe traditë të duhur intelektuale. Raportet familjare të kësaj pjese poashtu i karakterizonte pabarazia, bile edhe më shumë se sa në rastin e parë, sepse të parët qysh heret qenë të detyruar t'i përmbaheshin imixhit mbi pjesëmarrjen familjarisht në luftë. Si rrjedhojë, gruas i mbetej të identifikohej jo me veten, as me burrin, por vetëm me pozitën e tij në shoqëri. Ajo mund të ishte grua e filan doktorit, inxhinjerit, profesorit etj., sikurse që në rastin e parë simotra e saj prezentohej si grua e filan kryetarit, sekretarit, ministrit etj. Ajo nuk mund të ishte filan-fistekja, me identitetin dhe me dinjitetin e emrit të vet personal, sepse si të tillë nuk e njihte askush, dhe as që ishte ajo vetë e orientuar për të qenë e vetvetes. Ky orientim i femrës shqiptare për të mos qenë e vetes, por si fëmijë -e filan kolektivitetit familjar, ndërsa pak më rrallë -e filan babait, dhe në moshë të rritur -e filan burrit, ishte pothuajse tradicional. Atë e mësonin që në fëmijëri për të mos qenë e vetes por vetëm e të tjerëve. Shoqëria tradicionale shqiptare ishte përfundimisht arkaike. Nga ky arkaizëm buronin pastaj tragjedi të shpeshta dhe të rënda, ndonëse kishte lindur si mekanizëm mbrojtës i shoqërisë nga imponimet e jashtme. Puna ishte që ky arkaizëm patjetër të luftohej dhe jo të kultivohej në rrethana të ndryshuara. Ndërkaq kjo luftë ishte një "condicio sine qua non" i çdo evropeizimi të shëndoshë e jo të çoroditur.

Në të dy rastet, mbikëqyrja dhe edukimi i fëmijëve, si edhe punët e shtëpisë, mbeteshin detyrë ekskluzive e gruas. Intelektuali ynë i lartë, nga ky aspekt, ndodhej në pozitë të ngjashme me cilindo shkollar të familjeve kolektive nga fshati që e përbënin hallkën e tretë të piramidës shoqërore në Kosovë, po qe se numrimi i tyre do të fillonte nga lartë poshtë. Ishte kjo një piramidë e vjetër sa edhe vetë shoqëria -një piramidë arkaiko-arkeologjike në shumë kuptime, ndonëse skeleti i strukturës bazë nuk mund të ndryshonte askund.

Burrat nga këto tri kate ose hallka shoqërore, në vetëdijen e tyre të lajthitur konsideroheshin si "super-burra", pasi që ashtu i kishte bindur procesi i racionalizimit të kompromiseve që i kishin bërë me ndërgjegjen e tyre në ngutje e sipër për të arritur sa më lart që të ishte e mundur. Në të dy hallkat e fundit, e ndonjëherë edhe në hallkën e parë, burrat ishin të zhveshur nga përgjegjësia e brendshme familjare, nga përgjegjësia për kujdesin ndaj fëmijëve. Kjo pastaj e mundësonte ripërtëritjen e piramidës arkeologjike në shumë kuptime. Në të dy hallkat e para këtë ua mundësonte bashkëshortja me identitet të tretur, ndërsa në hallkën e tretë, kësaj i ndihmonte edhe kolektiviteti familjar në frymën e traditës. Kishte edhe raste ekstreme, kur burri nga hallka e dytë i linte gruan dhe fëmijët në fshat nën kujdesin e kolektivit familjar, përderisa në banesën e vet në qytet e vendoste një grua tjetër jolegjitime. Dhe për këtë nuk e brente kurrfarë ndërgjegje, sepse ky kishte qenë kompromisi fillestar i një pankompromisiade të mëvonshme gjithëshoqërore, kur burrat-fëmijë nga hallka e tretë, madje edhe gratë e tyre, e konsideronin si normale një martesë "ashiqare" në Kosovë, dhe një tjetër "për të cilën nuk flitej" në Evropë. Vetëm nga ky fakt fatkeq është fare e qartë natyra e moralit që kishim filluar ta kultivonim.

Të trija këto hallka të shoqërisë e përbënin shtresën sunduese të saj. Këto ushtronin ndikim të madh në krijimin e mentalitetit dhe të ambientit politik. "Super-burrat" e kësaj shtrese konsideroheshin të civilizuar, madje edhe në nivel të Evropës, por gabonin, ndonëse nuk ishin të vetëdijshëm, kur dukuritë devijante dhe me rëndësi margjinale i merrnin për thelb të moralit evropian. Disa nga ata natyrisht edhe mund ta dinin të vërtetën, por të gjendur para dilemave të shumta që kishin të bënin me ta, u dukej më e lehtë ta zgjidhnin rrugën e oportunizmit utilitar: me çmimin e flijimit të gjërave që dukeshin se nuk janë aty për aty evidente për rrethin e vet, dëshironin me çdo kusht të bëheshin dhe të mbeteshin dikushi.

Objektivisht anëtarët e të dy grupeve të fundit ishin martuar heret, në moshën kur akoma kishin qenë vetëm bij të kolektiviteteve familjare dhe jo njerëz të formuar, me identitet të vetin. Ishin martuar rëndom me dëshirën, por pa vetëdijen e tyre të plotë mbi rrugët që do t'i kalonin në të ardhmen e vet dhe gjithnjë në kohën e varësisë së plotë materiale, kur nuk kishin patur as mundësi reale t'i rezistonin presionit eventual të saj (të familjes kolektive). Megjithatë kjo gjë mund të ndihmonte në kuptimin e mangësive, por nuk mund t'i arsyetonte ato. Njëmendësia e luftës së zhvilluar për t'u ngritur, ose më tepër, për të zënë pozita në shoqëri, kishte qenë faktori kryesor që e përcaktonte karakterin e tyre. Meqenëse kjo luftë gjithnjë e më tepër bëhej më e vështirë, pritej që nga ky bazament shoqëror një kategori e konsiderueshme të mbetej e paintegruar dhe me kohë të rritej numerikisht dhe të forcohej intelektualisht. Dhe ashtu ngjau. Duke e synuar zhvillimin dhe forcimin e individualitetit të Kosovës, i përkraha që nga fillimi i formimit të tyre si kategori e veçantë shoqërore. Pastaj në gjysmën e dytë të artikullit "Viti '81 dhe proceset e demokracisë", i ngrita qëllimisht lart në piedestalin politik, por hallkat e integruara shoqërore te këta e kishin parë vetëm rrezikun për pozitat e tyre. Më vonë një pjesë e rëndësishme por e vogël e tyre u integrua në alternativën kosovare, ndonëse duke iu përshtatur rezonimit të moçëm politik dhe jo duke luftuar për ta ndryshuar atë. Ndoshta kësaj përshtatjeje të tyre i kishte ndihmuar edhe ndryshimi i rrethanave ndërkombëtare, por kjo njëherit e vërtetonte argumentimin tim se fjala ishte për të rinjtë që e synonin të njëjtën gjë.

S'ishte kurrfarë çudie prandaj që të dy palët të më konsideronin si të tyrin dhe të gjenin argumente për këtë. Mirëpo meqë me të parët nuk e kisha ndarë bipërkatësinë politike, ndërsa me të dytët as moshën dhe as injorancën e kuptueshme për proceset politike, njësoj mund edhe të më refuzonin nga vetja. Ashtu edhe ngjau. Edhe më deshën, por edhe më hodhën atëherë kur menduan se nuk u duhesha. Në këtë mënyrë mbeta vetëm i vetes, ashtu siç kisha qenë gjithmonë.

Mirëpo përkundër gjithë kësaj lufte, të cilën herë-herë e zhvillonin të gjitha palët kundër meje, njëkohësisht, dhe në të gjitha drejtimet, unë qëndrova konseguent: e besoja se inteligjencia e Kosovës, anëtare e së cilës je edhe ti, heret a vonë do t'i kuptonte gabimet e rezonimit të moçëm politik të kohës së komunizmit në Kosovë. Për këtë shkak edhe të arsyetova, dhe meqë për asnjë milimetër nuk i kishe tejkaluar kufijtë e gabimeve të tyre, e kërkova mbrojtjen tënde edhe për kohën e demokracisë dhe jo vetëm për kohën e komunizmit. Mirëpo ti e vazhdove avazin e vjetër ndërsa ata e vazhduan rezonimin e moçëm të përkrahjes së njëanëshme. Kjo më tmerroi. Ata që e pretendonin udhëheqjen e luftës për dinjitetin dhe identitetin e një populli të tërë, të cilëve populli u besonte me fanatizëm të verbër, nuk e shihnin dot se kishin startuar shtrembër. Duke e përkrahur një praktikë përfundimisht imorale, binin në provimet elementare të etikës dhe nuk e shihnin lidhjen e saj me politikën. Për këtë ua tërhoqa vërejtjen dhe më akuzuan për bajraktarizëm. Për ta individi nuk mund të lozte ndonjë rol të madh në ecurinë e proceseve dhe duke mos e parë trashëgimin e botëkuptimeve të vulgarizuara staliniste mbi rolin e masës në revolucionet shoqërore, më akuzonin pikërisht për stalinizëm! I kishin hutuar titujt dhe gradat e larta të shkencës dhe të politikës, pasi që tashmë e kishin harruar mënyrën e arritjes së tyre. U binda përfundimisht se ata demokracinë e barazonin me interesat e veta të veçanta. Për këtë shkak, metodat mafioze për sendërtimin e këtyre qëllimeve jo vetëm që i prezantonin si demokratike por fatkeqësisht edhe i besonin si të këtilla. E kishin përvetësuar qasjen cinike dhe jo atë idealiste ndaj demokracisë, duke harruar se pikërisht kjo e kishte avancuar demokracinë. Rendi, skrupujt, ligji, ligjshmëria, normat etike, me vetë qasjen e tillë, ishin të eliminuara nga rezonimi i tyre politik. Bukuria sublime e demokracisë duhej të ekzistonte vetëm për budallenjtë si unë. Politikën e kishin reduktuar në një mjeshtëri për dallavere dhe për pazarllëk. Bënin tregti me opcionet politike dhe nuk e ndjenin se fjala ishte për interesa fundamentale të një populli të tërë. Si rezultat i këtyre botëkuptimeve të rrotulluara mbi demokracinë, sot nuk ka vetëm ngecje, por edhe retardime të rënda dhe tragjike të proceseve politike.

Ata që këto gjëra nuk duan t'i shohin sot, ata që për këto nuk mërziten tani, nuk do të mërziten kurrë. Ata janë një soj karrieristësh tejet të zhdërvjellët, dhe padyshim që do të mbeten me çdo kusht në pushtet në çfarëdo rrethana. Ky ishte dhe mbeti qëllimi i tyre i vetëm, por nuk e di se kujt, pos vetë atyre, do t'u duhet ai pushtet? Pushteti mbi një popull të përgjysmuar nga çdo drejtim nuk është tjetër veçse një karikaturë e mjerë e vetes.

Besova se nga ai bazamenti i përmendur i piramidës arkeologjike -dhe arkeologjike në shumë kuptime, do të shpërthente kategoria në fjalë e të rinjve që tanimë nuk ishin të rinj. Dëgjova se të kishin zgjedhur anëtare të Këshillit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Pikërisht aty ishin të koncentruar shumë nga këta të rinj të moshës së pjekur. Meqë dikur i kisha ngritur lart në piedestalin politik, kurse të tjerëve u kisha premtuar se me çmimin e jetës nuk do ta lejonim rrënimin e jetës (shiko ligjëratën: "Individi dhe procesi politik") nuk desha t'i besoja një kauboji të Texasit se edhe ugandezi Amin Dada një herë kishte qenë i zgjedhur në forume të ngjashme. Desha të besoja se këta nuk do ta lejonin përvjedhjen e praktikave që do ta cënonin integritetin moral të forumit në fjalë. Desha të besoja se edhe ti vetë nuk do ta lejoje një gjë të tillë. Mirëpo edhe këta u treguan oportunistë si të parët. Edhe ti u pajtove me këtë oportunizëm. Lufta politike që duhej të zhvillonit u reduktua në evidentimin e eksceseve, të ndodhive dhe të krimeve dhe në arkëtimin e tyre në forumet e larta të komunitetit evropian. Me kaq përfundonte lufta politike e të rinjve të pjekur. Thua se Evropa nuk i dinte dhe nuk i shihte ato. Thua se ajo vetë nuk i kishte provuar tashmë. Kjo më hidhëroi. Ua thashë edhe më parë me gojë, por tani po ua përsëris: ose nuk e njihnin natyrën e luftës politike, ose nuk e besonin fare atë. Në të dy rastet do të duhej të ishin të ndershëm. Po qe se nuk ishin të gatshëm të ballafaqoheshin me konsekuencat që doemos i nënkupton lufta politike, atëherë le të hiqnin dorë nga ajo! Le të merreshin me diç tjetër që nuk ka konsekuenca të tilla, si psh. me bujqësi ose me tregti, por jo me luftën politike për liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë! Në këtë mënyrë ata e shkaktuan humbjen totale të besimit të dhënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:39 pm

Një mbledhje

Gjatë një viti të tërë shkollor punonim në të njëjtin fakultet, por nuk u takuam ndonjëherë. Pastaj, meqë ishte fjala edhe kinse për mua, më ftuan në mbledhjen e përmendur të 1 korrikut të këtij viti. Ti erdhe me vonesë, dhe pikërisht kjo gjë më dha rastin të të shikoja drejtpërsëdrejti. Pikërisht ashtu siç mund t'i përcillte Suzana , e cila si me porosi ishte ulur mbase kastile përballë meje, ndryshimet e mundshme në fytyrën time. Mirëpo më ra ndër mend me kohë. Nuk i dhashë rast ta kryente këtë detyrë. Ka kohë që jam mësuar ta komandoj brendinë time. Gjërat që i vërejta tek ti, shihej qartë se nuk vinin nga pleqëria. Dëshirova t'i zbërtheja. Për këtë shkak i mbërtheva tamthat me gishtërinj, dhe sakaq më dolën para sysh dridhjet e Andinit.

Skena të tmerrshme kishte përjetuar Andini. Atë vetë dhe të motrën i mbanin peng në nivel mëhalle, (mahallisht). Një herë, pas një nate të tmerrshme të kaosit shpirtëror, kur kisha kërkuar që ta shihja, kish qenë dëshmitar i vërsuljes së dajallarëve të tij për të më rrahur, sepse kisha guxuar t'ua prishja gjumin (kishte qenë ora 8 e mëngjezit). Nuk e dija se për ta bërë një gjë të tillë ishte dashur të kaloja procedura të posaçme. Po atë ditë fshati qe mbarsur me propagandën e aktivistëve të LDK-së. Kisha bërë gabim të madh, thoshin ata, ndonëse nuk e shpjegonin dot se ku konsistonte gabimi. Që nga ajo ditë Andini e bart në vete një shqetësim të dridhshëm, një dridhje shqetësimi sa herë që dëgjon se do të kaloj aty pari, kah dajallarët e tij. Ndoshta edhe për këtë shkak, qysh kur ai ishte në moshën 4 vjeçare, i tërë një fshat me të pesë mijë banorët e tij, i bënte sehir udhëtimet e Andinit. Një vocrrak 4 vjeçar udhëtonte gati për çdo ditë prej një skaji në skajin tjetër të fshatit nëpër vapën e verës, nëpër baltërat e vjeshtës e nëpër stuhinë e dimrit, duke i kaluar pritat e qenëve, dhe shkonte për ta parë babain e tij që donin t'ia rrëmbenin. Në fillim kishin qeshur me udhëtimet e tij, sepse i kishin interpretuar si produkte lazdrimi, pastaj kishin filluar ta admironin për guximin dhe gjindshmërinë që e kishte treguar gjatë atyre udhëtimeve. Më në fund, kur e kishin koptisur esencën e çështjes, ajo kishte mbetur sërish aty ku kishte qenë -e pazgjidhur. Andini i vogël gradualisht ishte shndërruar në një legjendë lokale, por pa ndonjë përmendore të ngritur si ajo e Manequen Pisse-it në Bruksel të Belgjikës. Mendoja me vete: sikur udhëtimeve të Andinit t'u ngritej ndonjë përmendore si atij në Belgjikë, atëherë ajo patjetër do të duhej t'i përmbante dridhjet shqetësuese të Andinit, do të duhej të simbolizonte indolencën ndaj imponimit të një politike nga jashtë brenda, shkatërrimin përfundimtar të rendit të gjërave. Ndërkaq figura e Manequin Pisse-it nuk përmbante asgjë të këtij lloji përveç një përbuzjeje të lehtë me të cilën protestohej eksportimi i një politike nga brenda -jashtë. Nuk përmbante asgjë tmerruese, por përkundrazi, një protestë sharmante, një fakt që nuk i përkiste atij vetë, por edhe shoqërisë, që i kishin lënë vrragë të thella që do të duhej t'ia mbulonte koha, por që ajo kurrsesi nuk po vinte.

Pastaj m'u kujtua Brisilda, vajza ime tri-vjeçare. E kishin bërë shoshë nga prapa me inxheksione, por nuk e kishin parë të arsyeshme të më tregonin. Ftohja e saj, si gjithmonë, u ishte dukur e parëndësishme. Mirëpo rezultat ishte largimi i saj nga unë, ashtu si edhe Erleta më heret: më urrente sepse nuk kisha qenë pranë saj kur kishte pasur dhembje. Nuk e kisha mbrojtur dhe as ngushëlluar. Kisha mbetur për të një i huaj i paarritshëm, ndonëse thoshin se isha baba i tyre. Pastaj unë desha ta urreja gjithë botën e femrave, por ti ishe aty. Të pashë dhe e ndjeja prezencën tënde. Në të vërtetë nuk të pashë, por vetëm të lexova e të shkoqita shpirtërisht.

I mbylla sytë dhe desha të përqendrohesha, por tani më doli përpara Eranda. Ti nuk e njeh Erandën. Është bija 7 vjeçare e vëllait tim -Afrimit, dmth., mbesa ime. Është tejet e hajthme por inteligjente. Ditën që u nis ia kishte përkujtuar babait të vet që veturën e tyre të ma linin mua "Axhit Ukshin". U kishte shpjeguar se ajo do të më duhej pasi që udhëtoja rregullisht për në Prishtinë dhe mund ta takoja -Erletën. Pastaj kishte kërkuar të përshëndetej me mua, por unë kisha ikur. Nuk kisha mundur të ndahesha dot prej tyre. Për këtë shkak ia kishte plasur vajit. Vajit të saj iu kishte bashkangjitur edhe Bulena (Albulena) 4 vjeçare, që e kishte kërkuar Andinin, por ky si zakonisht nuk e kishte honepsur, ngase i dukej si tepër e bezdisshme. Më në fund i kishte pajtuar Bresha (Arbëreshja) 3 vjeçare "Do t'i çojmë, -kishte propozuar ajo, -Axhit Ukshin ma:ka". Me këtë propozim ishin pajtuar që të trija dhe iu kishin bashkuar prindërve të vet në rrugën e gjatë të mërgimit. Të 19 shokët e Afrimit që i njihja më parë, kishin vajtur tashmë qysh heret. Lëndimi im, pas rrahjes, e kishte bindur përfundimisht se duhej të shkonte edhe ai. Dhe shkoi me gjithë familjen, si të gjithë shokët e vet.

Thashë me vete: ç'i duhej Millosheviqit të manipulonte aq shumë për ta arritur një qëllim aq të kollajshëm? Por përgjigjet mu dukën si tejet triviale. Andaj i heshta.

Përderisa nxirrja konkludime të tilla, më pengoi, por edhe më zgjoi, zëri i asaj kolegeje që të vardisej. I shikova njerëzit përreth. Ishin po ata njerëz që 12 vjet më parë i kisha parë në sallën e arsimtarëve të Fakultetit Filozofik. Mungonin ca më kryesorët, por shumë prej tyre ishin bërë të mëdhenj dhe u ndjehej prezenca përmes bedelëve. Disa i kishin avansuar gradat dhe pozitat, por nuk ishin avansuar edhe vetë. "Një fatkeqësi e rëndomtë e intelektualëve tanë, -mendova, -është se nuk avansojnë dot së bashku me gradat." Të gjithë e pretendonin unitetin, por shpërthenin lehtazi në sipërfaqe të njëjtat përkufizime grupore si dikur: në ata që pretendonin se e kishin pushtetin, por që kishin zbritur në bodrumet e shtëpive private. Në ata që pretendonin humbjen e pushtetit, por që megjithatë me dinakëri, mençuri dhe gjelozi e ruanin, duke pretenduar se e ndanin me të parët, por po ashtu nëpër bodrumet e shtëpive private. Dhe më në fund, në ata që i bënin sehir të dy grupet në fjalë dhe nuk prisheshin me asnjërin, duke e pritur përfundimin e luftës së tyre për pushtet dhe jo për shtet. Të gjithë pretendonin se ishin kundër Serbisë, përderisa ajo vetëm sa i kishte braktisur, dhe këta nuk e kuptonin përse. Mendoja: këta nuk e dinë se Eranda, Bulena dhe Bresha tashmë kishin vajtur. Nuk dinin asgjë as për Sildën 3 vjeçare e cila në mënyrën e vet fëminore protestonte kundër ndarjes me babain e vet. Kishin dëgjuar mbase për Erletën, por nuk mund ta njihnin botën e saj të brendshme. Dhe konkludova: një inteligjencie me një popull të përgjysmuar nga të gjitha drejtimet. Mirëpo këtë e kisha konkluduar edhe më heret. Motivi për të konkluduar për të dytën herë po të njëjtën gjë s'mund të ishte vetëm personal. U përpoqa ta gjeja motivin dhe sakaq m'u kujtua biseda me atë intelektualin, ish-mikun tim, që i takonte grupit të parë (që e pretendonin pushtetin, por që ky u kishte ikur, bile edhe nga Tirana): "Nuk kishim pasur popull, -thoshte ai,-por vetëm fis". Ndoshta vërtetë ishte kështu, por ky nuk kishte të drejtë ta thoshte një gjë të tillë. "Qen bir qeni, -thashë me vete, -e dëshiroje luftën por jo edhe përgjegjësinë!" Me imoralitetin e këtij qëndrimi e katandisën çdo moral në gjendje të amullisë shpirtërore të një populli të tërë dhe pastaj me një paturpësi të hapur deklamonin se nuk kishte pasur popull por vetëm fis dhe për këtë i fajësonin të vdekurit dhe jo veten e tyre.

Intensiteti i mendimeve po më shkaktonte mundime. Për këtë shkak e ndërrova vendin, por tani më dhimbnin edhe plagët. Megjithatë arrita të koncentrohesha sërish. Ç'kërkoja unë në këtë vend? -e pyeta veten, dhe sakaq m'u kujtua se gjatë tërë vitit e kisha kërkuar Erletën, por nuk e kisha gjetur. Nuk ishte edhe më tej vendi im aty, përfundova me vete, dhe përsëri të vura re. Befas m'u bë e qartë gjithë e vërteta jonë e hidhur. Nuk pata nevojë ta mësoja nga bisedat dhe as që të ma rrëfenin. Thjesht m'u bë e qartë dhe e kthjellët si kristali, por dhe e rëndë si tunxhi:

TË KISHIN PËRDORUR TY PËR TA SHKATËRRUAR JETËN TIME. POR PËR TA BËRË SHKATËRRIMIN ME THEMEL TË JETËS SIME, TI NUK U KISHE MJAFTUAR. E KISHIN (OSE -E KISHA) GJETUR EDHE NJË TJETËR, POR KËTË E MËSOVA NË NDËRKOHË. ATË QË NUK E DIJA DERI NË ATO ÇASTE DHE PËR TË CILËN NUK KISHA QENË I VETËDIJSHËM ISHTE FAKTI SE MË KISHIN GJETUR EDHE MUA PËR TA RRËNUAR JETËN TËNDE DHE JO VETËM PËR TA SHKATËRRUAR ATË. PASTAJ E KISHIM GJETUR NJËRI-TJETRIN PËR TA RRËNUAR JETËN E FËMIJËVE TANË. KY RRËNIM CIKLONIK KISHTE VAZHDUAR ME VITE TË TËRA DHE AKOMA VAZHDON EDHE SOT. PËRKUNDËR PREMTIMIT SE ME ÇMIMIN E JETËS NUK DO TA LEJONIM RRËNIMIN E JETËS, JETA NË KOSOVË VAZHDONTE TË RRËNOHEJ. TANI E RREZIKON EDHE VETË EKZISTENCËN E KOMBIT. KJO NUK DUHET LEJUAR!



Krushë e Madhe, Ukshini

18 korrik 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu May 15, 2008 5:43 pm

Bibliografia

ALTHUSER, LUJ Za Marksa, Nolit, Beograd 1971

ARENDT, HANA Vita activa oder vom tatigen leben, München

ARISTOTELI Politika, Prishtinë

B.R. ADMIRAL; DANIEL INMAN; BURTON, F. Jr. Technology and Competitiveness, The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Fall 1990

BACKER, BERIT Behind the stone walls

BAY, KRISTIAN The Structure of Freedom, Stanf. Un. Pr. California 1970

BERTRAM, KRISTOF The German Question, Foreign Affairs, Spring 1990

BIBIÇ, ADOLF Politicka znanost, predmet i sustina; Hrestomatija politicke znanosti, Zagreb 1971

BLOH, ERNEST Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M, 1973

BROWN, DAVID Ethnic Revival, Perspectives on state and society, Third Word Quaterly, Oct. 1989

BRZEZINSKI, ZBIGNJEV Post Komunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989-90

BRUNET, RENE The New German Constitution, 1922

CARR, E.H. International Relations Beetween the Two World Wars, St. Martins Press, N.Y.

CARVER, GEORGE Jr. Intelligence in the Age of Glasnost, Forreign Affairs, Summer 1990

CLAY, JASON, W., The Ethnic Futur of Nations, Third Word Quaterly, October 1989

COHEN, BENIAMIN J. The question of Imperialism, Basic Books, Inc. Publishers, N.Y. 1973

DYVERZHE, MORIS Uvod u politici, Beograd 1966

ENLOE, CYNTHIA Policia, armija i etniciteti, Zagreb 1990

FRANKL, JOZEF The Making of Foreign Policy, Okll.Univers.Press, London 1967

GANDI, M.K. My Non Violence, Navajivan Publishing House, Ahmedabad 1960

HABERMAS, JURGEN Technik unt Wisentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M, 1970

HEGEL, G.W.F. Estetika I, Beograd 1975

HOBBES, THOMAS, Leviathan (ed. and. intr. by C.B.Macpherson) Harmondsworth, Eng., Penguin, 1968

HOFFMAN, STANLEY A New World and its Troubles, Foreign Affairs, Fall 1990

HORKHEIMER M. Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M, 1967

HORKHEIMER, MAKS und ADORNO, THEODOR Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947

IBLER, VLADIMIR, Medjunarodni odnosi, Hrestomatija Pol. znanosti, Zagreb 1971

KANT, IMMANUEL, Kritika cistoga uma, Beograd, Kultura, 1970

KELLER, KENET, H. Science and Technology, Foreign Affairs, Fall 1990

KENNAN, GEORG, America and the Russian Future, For. Aff. Spring 1990

KENNAN, GEORG, Comunism in Russian Histori, For. Aff. Winter 1990-91

KIPOLA, KARLO, The economic Decline of Empires, 1970

KOBER, STANLEY, Idealpolitik, Foreign Policy, Summer 1990

LASWELL, HAROLD, Psichopathology and Politycs

MACKINDER, HALFORD J. Democratic Ideals and Reality, New York 1942

MAKIAVELI, Sundimtari (Il Principe), Prishtinë

MARKSI, K. Kapitali, Tiranë

MARTIN, ALFRED von,Sociologie der Renaissance...Frankfurt 1949

MACRIDIS, ROJ Foreign Policy in World Politics, New Yersey, USA 1976

MCLELLAND, CHARLES, International Relations, Wisdom or Science në James N.Rosenau, International Politics and Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.N.Y. USA 1969

MOR, TOMAS Utopia, Prishtinë

MORGENTHAO, HANS J. Politics among Nations, A.A.Knopf, N.Y.1967

MOREN, EDGAR, Kako misliti Evropu, Sarajevo, 1989

NORTHEDGE, F.S. The Foreign Policyes of the Powers, The Freedom Press, N.Y.1974

NEHRU, JAWAHARLAL, An Autobiography, Allied Publishers, New Delhi, 1961



ORGANSKI, A.F.K. World Politics, A.A.Knopf, N.Y.1968

PASHIQ, NAJDAN, Uporedni politicki sistemi, Beograd 1978

PASHIQ, NAJDAN, Klase i politika, Beograd 1968

POLITIÇKA ENCIKLOPEDIJA, Savremena Administracija, Beograd 1975

PRIFTI, PETER, Albania, Boston, Masachussettes, 1978

PUTO, ARBEN, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, Tiranë 1978

RENOVEN, P., DUROSELLE, J.B. Introduktion a l historie des Relationes Internationales, Librarie Armand Colin, Parsis 1970

RÖHRICH, WILFRID - NARRA,W.D. Politika kao znanost, Zagreb 1989

STALIN, J.V. Marksism and National Question, San Francisko, Proletarian Publishers 1975

STOESINGER, JOHN, G. The Might of Nations, Random House, N.Y, 1967

SULISBURY, HARRISON, E. The War Between Russia and China, Pen Books, London 1969

SHEELY, ANNE, Population Trends in Central Asia and Khasakstan 1959-1965, Central Asian Rewiew, 4.1965

TOQUEVILLE, ALEXIS dë Democracy in America, Doubleday and Company, Inc. N.Y.1969

The theory and practice of proletarian internationalism, USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moskow 1976

VEKOVIQ, IVAN, Afrika i socijalizam, Beograd 1976

WEBER, MAKS, Wirtschaft und Geselschaft, Tubingen 1976

ZAMAROVSKI, VOJTECH, Heronjtë e miteve antike, Prishtinë 1985

ZBIRKA NOVIH USTAVA, Savremena administracija, Beograd 1979




Biografi e shkurtër e autorit


Ukshin Hoti është i lindur në Krushë të Madhe, fshat në komunën e Rahovecit, Republika e Kosovës, në vitin 1943 nga i ati Nazyfi dhe e ëma Fatimja, në një familje me gjendje të mesme ekonomike (babai -gazetashitës, ndërsa e ëma -shtëpiake).


Nga fshati i tij ndahet në moshën 12 vjeçare për shkak të shkollimit (8 vjet shkollë fillore, 5 vjet shkollë normale në Prizren e në Prishtinë, 4 vjet studime në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, 2 vjet studime postdiplomike në Beograd - drejtimi i Marrëdhënieve Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare, pas të cilave specializon për një vit në universitetet amerikane të Çikagos, të Harvardit në Kembrixh -Boston dhe në Washington D.C.).

Që nga gjysma e dytë e viteve 70 gjer më 1981 ka punuar në detyra të ndryshme politike e arsimore në Kosovë; ka qenë ligjërues i vitit III dhe IV të Fakultetit Juridik, drejtimi -Juridiko-Diplomatik, i vitit III të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, i shkollës politike të Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist "Edvard Kardel", ka qenë Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Botën e Jashtme të KE dhe të Kuvendit të KSA të Kosovës, ka qenë anëtar i pothuajse të gjitha forumeve federale që merreshin me politikën ndërkombëtare.

Pas diskutimit të tij në një mbledhje të organizatës bazë partiake të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi -Sociologji, në Prishtinë me 19 nëntor të vitit 1981, me ç'rast vihet në mbrojtje të hapur të studentëve, të demonstratave të tyre dhe të kërkesës së tyre themelore për konstituimin e Kosovës në Republikë, arrestohet dhe dënohet me 9 vjet burg, dënim i cili i ulet në 3,5 vjet nga Gjykata Supreme. Pas daljes nga burgu ai detyrohet të kthehet në fshatin e tij të lindjes në kushtet e një izolimi ostracist. Të gjitha përpjekjet për shpërthim tregohen të pasuksesshme.

Më 1990 angazhohet në Lubjanë në revistat "Alternativa", "Republika" dhe në atë me titull "Demokracia Autentike -DEA" të cilën e drejton vetë si ideator politik dhe si kryeredaktor. Duke qenë se gazeta bllokohet me metodat financiare të politikës së qarqeve të caktuara të Prishtinës, ai kthehet sërish në vendlindje nga ku vazhdon të veprojë herë me kontribute politiko-eseistike, herë si profesor i Sociologjisë Politike në Universitetin e Prishtinës. Në fillim të vitit 1993 (në muajt mars-prill) e mban edhe dënimin e tij të dytë politik për shkak se një vit më heret kishte organizuar një homazh masiv për martirët e demokracisë në Brestovc. Po këtë vit ai rrahet për vdekje nga një pritë e njësiteve speciale serbe në Gllogovc, pas kthimit të tij nga vizita e grevistëve të urisë në Pallatin e Shtypit në Prishtinë të inicuar nga Adem Demaçi.

Gjatë këtij viti ai merr pjesë edhe në tubimet e organizuara në Tetovë me përfaqësues politikë gjithëkombëtarë ku merren qëndrime politike lidhur me nevojën e bashkimit të kombit shqiptar në një shtet unik . Në vazhdën e këtij aktiviteti ai vihet në krye të partisë me program politik kombëtar UNIKOMB. Mirëpo shteti, duke parë tek aktivizimi i tij i plotë politik rrezikun e prishjes së baraspeshës politike dhe të marrëveshjes së heshtur me subjektet e pasivizuara politike shqiptare të Kosovës, e burgos sërish dhe e dënon me 5 vjet burg nën pretekstin e anëtarësimit ilegal në LPRK e në UNIKOMB me qëllim të minimit të sistemit kushtetues e të tërësisë territoriale të Jugosllavisë.

Aktualisht gjendet në vitin e dytë të dënimit në "Dubravë" të Istogut.



/1995/




PËRMBAJTJA



PJESA I


KOSOVA DHE EVROPA



1. Për një qasje shkencore të politikës në Kosovë

2. Prapavija e qasjes

3. Shteti dhe interesat vitale të kombit -I

(Teoritë e proveniencës së Perëndimit)

4. Shteti dhe interesat vitale të kombit -II

(Teoritë e proveniencës së Lindjes)

5. Shqiptarët dhe interesat vitale të kombit



PJESA II



1. Viti '81 dhe proceset e demokracisë

2. Republika dhe lufta në kontekst të Evropës

3. Shqiptarët në kontekst të interesave aktuale strategjike

4. Çështja shqiptare, faktori kombëtar e ndërkombëtar

5. Individi dhe procesi politik -I

6. Individi dhe procesi politik -III (Fjala e mbrojtjes para gjyqit)



PJESA III



1. Kërkesa për republikë është kërkesë për zhvillim më të shpejtuar

2. Gishti i trashë i vëllait të madh

3. Mbi karakterin autentik të demokracisë

4. Demokracia autentike kosovare

5. Armata dhe politika

6. Mbi të gjitha nderimi i vetvetes

7. Axhamillëku i ynë politik

8. Bëje ose vdis

9. Kronika e rrënimit të një jete

10. Biografi e shkurtër e autorit


( Sofra edhe E_Bukura, ate qe kishit filluar ju, arrita ta perfundoj une me knaqesin me te madhe. Shpresoje qe qdo njeri do ta menaxhoje kohen mire dhe te te harrini te lexoni nje dite...Do ju ndihmoj te kuptoni gjithqka.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyFri May 16, 2008 5:14 pm

Sot isha ne nje akademi kushtuar ketij gjigandi te inelegjences shqiptare - Ukshin Hoti. Aty u shperfaqen vlerat e ketij kolosi te madh. Ishte domethenese vecmas fjala e Moikon Zeqos te ardhur nga Shqiperia. Tevona u shfaq nje film mbi jeten e Ukshinit.

E vetmja mangesi e ketij perkujtimi ishte nje figure. Ajo e Hashim Thacit, i cili e ofendoi kete perkujtim. Hashim Thaci nuk ka te drejte te flase per Ukshinin, sepse dallon thelbesisht rruga e Ukshinit nga rruga e pandershme e Hashim Thacit.

Edhe dicka ishte shume censuruese, shume fyese. Ne fund te filmit, kur fliste Ukshin Hoti (ne film) per demonstratat e studenteve te udhehequr nga Albin Kurti, zeri i filmit qellimisht dhe dashaligesisht u ndalua. Vetem per tu mos u degjuar fjala ' demonstrate' qe aq shume urrehet nga Thaci dhe junta politike ne Kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyTue May 20, 2008 10:59 pm

Fjala e Dr.Moikom Zeqos në Akademinë politike kushtuar
Mr.Ukshin Hotit më 16 Maj 2008

Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të
shndërruar në histori

· [i]Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën.. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot !


· Foto: Mr.Ukshin Hoti në mesin e popullit

· Foto: Mr.Ukshin Hoti, gjatë procesit gjyqësor në vitin1982

· Foto: Vigani i pamposhtur Mr.Ukshin Hoti


Shkruan: Dr. Moikom Zeqo

Prishtinë 16 maj 2008


Me dorën që kam shkruar shkurt këto vjersha epigramatike për dhimbjen e madhe, por edhe për nderimin e madh, kam tokur dikur dorën e gjallë të Ukshin Hotit, që tani është përtej vdekjes, por asnjëherë në vdekje. Ajo qe dora e një mendimtari luftëtar, e një kalorësi të idesë. Në Ditën e të pagjeturve të Kosovës, emrat e tyre grishin tërë historinë, tërë kohërat, por jo nën siglën e disfatës, por të siglës së fitores. Dhe të mos harrojmë; Pavarësia e Kosovës është një ngjarje epokale, që ndodh një herë në dymijë vjet, një triumf i shqiptarëve dhe i komunitetit progresiv botëror, një plotfuqishmëri dhe sekret inkandeshent, novator, i habitshëm i integrimit demokratik .

Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën.. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës prë të gjithë. Dje dhe sot !

Kriticizmi i tij qe human dhe modern.

Substanca e librave dhe shkrimeve të tij, qe ajo e një intelektuali dhe politikologu të klasit të parë. Me një formim të shkëlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetë dhe sulmoi tabutë e fosilizuara. Për Ukshin Hotin, politika si një teori e një pozitivizimi shkencor, si një art i mundësive ( edhe mbi pamundësitë) si funksionalitet , si një tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e një rëndësie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !

Politika si operacionalizim i teorisë, është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale, burimore dhe vizionare të vetë teorisë. Nocionet politke burojnë, ftillësohen nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janë dinamike, jo të ngurta, ato shërbejnë për të realizuar autenticitetin e individit dhe të shoqërisë, dhe jo për t’i deformuar. Kjo filozofi e politikës është shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerëzimit. Dje dhe sot!

Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti të shqiptarëve të mitizuar nga të tjerët, kapërcen funksionin e strukturave arkaike të strukturave të pa drejta dhe shpall se të drejtat etnike nuk mund të kuptohen pa të drejtat civile, se vetëdija e së vërtetës bën që politika teorike të bëhet politikë historike. Kjo vërteton se duart e heronjëve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria.

Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, qoftë edhe e formuluar mjeshtërisht si truket e perstixhiatorëve të famshëm. Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !

Kosova e martirizuar është një plebishit i çdoqastshëm i martirëve të saj. Kjo është tashmë një shembëlltyrë universale, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë të tjerët. Dhe mos të harrojmë se liria e Kosovës ështëe dhe një premisë e lirisë së vetë Serbisë. Aksioma madhështore historike; një popull që robëron një popull tjetër, nuk është vetë i lirë, është absolutisht një e vërtetë që çliron, krijon liri për të gjithë. Dje dhe sot!

Qytetërimi juridikisht… i të drejtave të njeriut dhe kombeve, është mrekullia e integrimti demokratik. Në këtë rrafsh, Kosova dhe pavarësia e saj, janë në pararojë së bashku me komunitetin progresiv botëror dhe jo në një periferi të mjegulluar dhe të harruar të historisë moderne. Beteja e fituar e juridicitetit të pavarësisë së Kosovës, pasuroi shkencën politike të njerëzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesër !

Mendimtarët politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, në rrafshin e mendimit politik ndërkombëtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenë të fortë…

Në arkivin tim ruaj dy fotografi; njëra tregon shtëpinë e djegur të Ukshin Hotit dhe tjetra nënën e tij të ndjerë. Do t’ja dhuroj Muzeut të Kosovës. Në fund shtëpia e UkshinHotit, nuk është varri i pagjetur, por tërë Kosova dhe njerëzimi. Nëna e tij janë tërë nënat shqiptare dhe të botës.
…………………..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 4:44 pm

26.05.2006/.. Opinion:
PËR UKSHIN HOTIN HESHTËN TË GJITHË !

Sheradin Berisha
-„A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?“ Kjo është pyetja, që më së shumti është shtruar, në këto shtatë vitet e pas luftës në Kosovë.
-“Kërkojmë lirimin e Ukshin Hotit!“ - është thirrur qindra herë, nëpër protesta të organizuara nga shoqatat e dalura nga lufta...
***
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 UkshinHoti01 Më 16 maj 2006 u bënë plotë shtatë vjet, që kur nuk dihet fare për fatin e Mr.Ukshin Hotit,këtij njeriu të madh të dijes politike shqiptare. Atë ditë maji 1999, atij i kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit prej 5 vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren. Dhe bashkëvuajtësit e tij thonë, se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu), kur Baca Ukë (kështu e thirrnin ata) në përcjellje të tre punëtorëve të sigurimit serb është nxjerrë nga ambientet e burgut të Dubravës.
Dhe, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë..., për fatin e këtij atdhetari të shquar!
***
Për shtatë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur në ankth një lajm të mirë, për bijtë e tyre të zhdukur, a të marrë peng, nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot dihet se shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa për qindra të tjerë, që mbaheshin peng nëpër burgjet serbe, tashmë janë liruar.
Dhe, edhe pas kësaj gjëme të rëndë kombëtare, akoma nuk dihet se ku është Ukshin Hoti.
***
Familja e profesor Ukshinit,(motra Myrvetja dhe vëllai i tij Afrimi), për të mësuar të vërtetën rreth fatit të Ukshinit, kanë trokitur në shumë dyer të institucioneve, të UNMIK-ut dhe ato të Kosovës, mirëpo përveç fjalëve të ëmbla e premtimeve të dhëna, duket se nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.
Për prof. Ukshin Hotin akoma asnjë gjurmë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij !
***
Në këtë përvjetor asnjë tubim përkujtimor s´u mbajtë për këtë simbol të sakrificës shqiptare! Në këtë përvjetor asnjë fjalë s´u tha për vendndodhjen e tij!
Në këtë përvjetor, mbretëroj heshtja!
Heshti UNMIK-u ! Heshti KFOR-i ! Heshti policia ! Heshti gjyqësia ! Heshtën institucionet e Kosovës ! Heshti persidenca,qeveria,kuvendi i Kosovës,...por heshti edhe opozita !
Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, shumë e çuditshme !!!
Më 25.05.2006/Sheradin Berisha/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptySun Dec 28, 2008 2:57 am

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Mrukshinhoti011db4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 1:34 pm

Flet Mr.Ukshin Hoti

SHQIPTARËT DUHET TË JENË SUBJEKT POLITIK DHE JO VETËM OBJEKT I POLITIKËS NDËRKOMBËTARE




Brenda 80 vitesh, dy herë u vendos në Londër rreth Ballkanit dhe kufijve të tij. Se si u vendos herën e parë, me 1912-13, u pa gjatë këtyre 80 viteve. Ç'mund të thuhet për herën e dytë, meqë herën e parë më duket se nuk ishim në margjina por në qendër të vëmendjes? Cili ishte vendi ynë në këtë konferencë, dhe meqë shpesh dëgjohet të flitet për suksesin dhe për mossuksesin e "Londrës 2", ku qëndron ai sukses, nëse ka pasur, dhe ku mossuksesi?

HOTI
:
Vendi ynë në këtë konferencë në njëfarë mënyre u tregua edhe në vetë pyetjen. Pra ishte në margjina fatkeqësisht dhe me sa shihet, po aty ka mbetur, pasiqë nuk e kemi vendin e duhur as në Konferencën e Londrës dhe as në atë të Gjenevës.

Mr.Ukshin Hoti thotë: Lexo këtu


Tani për tani, me sa po shoh unë, nuk po paraqiten objektivisht në shtyp rezultatet e kësaj konference të cilat janë në disproporcion me qëllimin politik të shqiptarëve. Unë nuk pajtohem me vlerësimin se ka pasur sukses. Për të pasur sukses duhet të themi se jemi të përfaqësuar në mënyrë adekuate në Konferencën e Londrës, dhe se kemi arritur vendin që e kemi synuar. Mirëpo edhe ndaj kësaj duhet pasur rezervë, sepse nuk i dihet. Ndoshta gjatë procesit të përfundimit të kësaj konference do të ndryshojnë gjërat dhe ndoshta aty do të dalë ana pozitive e pjesëmarrjes sonë. Fakti se ne jemi prezentë si problem, si një çështje që duhet zgjidhur, fakti se vetëdija për nevojën e zgjidhjes së këtij problemi është prezente te forcat që marrin pjesë në konferencë, është pozitive. Mirëpo sërish, ana negative del aty se ne nuk jemi të kënaqur vetëm me faktin se dihet për ne. Ne si faktor i brendshëm, si shqiptarë, nuk jemi të organizuar në atë nivel që çështjen tonë ta inicojmë në nivelin më të lartë të prezencës sonë.




Me sa u vu re, delegacioni i Kosovës, me t'u kthyer nga Londra, ashtu si dhe herat tjera kur kthehej nga Evropa, solli optimizëm, ndërsa delegacioni i Shqipërisë jo vetëm që nuk solli optimizëm, por përkundrazi, kishte një dozë bukur të madhe pesimizmi. Ç'mendoni për këtë?

HOTI
: Për këtë mendoj se duhet pyetur delegacionin e Kosovës se ku e mbështet optimizmin e vet. Ne si dëgjues të rëndomtë, ose si përcjellës të ngjarjeve, si të interesuar për atë konferencë, ma merr mendja se nuk jemi mjaft të informuar se ku mbështetet optimizmi i tillë i delegacionit të Kosovës. Ndërkaq ma merr mendja gjithashtu se, me sa po shoh unë nëpër gazeta, nuk po shpjegohet edhe se ku po mbështetet pesimizmi i delegacionit të Shqipërisë.

Në ndonjë intervistë që po lexoj kohët e fundit, si ajo e Pjetër Arbnorit etj., po shoh se ata në mënyrë kategorike po pohojnë se qëndrimet janë të koordinuara mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Nëse ato raporte i kanë të koordinuara, atëherë nuk do të duhej të kishte ndryshime në vlerësime. Mirëpo në qoftë se megjithatë ka ndryshime në vlerësime, ndërsa në anën tjetër pohojnë se qëndrimet i kanë të koordinuara, atëherë diçka nuk është në rregull dhe për këtë opinioni nuk është i njoftuar, ashtu si edhe unë. Prandaj këto pyetje le të shkojnë në adresë të tyre.

Unë si dëgjues i rëndomtë mund të konstatoj se nuk po i shoh arsyet në të cilat mbështetet optimizmi i delegacionit kosovar, mirëpo nuk po shoh as mjaft arsye të bindshme në të cilat do të mbështetej pesimizmi i delegacionit nga Shqipëria, por po përfundoj se në raportet e tilla nuk është diçka e qartë.



Ndryshe nga "Londra 1", ku nuk kishte ndonjë përfaqësues nga trojet shqiptare, "Londra 2" i kishte thirrur madje 4 delegacione nga trojet etnike shqiptare. A mund të shpjegohet kjo si një përligjie, si një pranim i një ndarjeje të trojeve shqiptare?

HOTI
:
Këtë unë do ta shpjegoja me qëndrimet e mëparshme të subjekteve politike shqiptare për mundësitë optimale të zgjidhjes së problemit shqiptar. Ka qenë njëfarë qëndrimi i përgjithshëm që Kosova të ketë statusin e Republikës, që shqiptarët në Maqedoni të figurojnë në kushtetutën maqedonase si element shtetformues dhe që shqiptarët në Mal të Zi të kenë të drejta njerëzore e individuale të garantuara me dokumentet e Helsinkit. Mbase pikërisht në kuadër të këtyre orientimeve kanë shkuar 4 delegacione në vend të një delegacioni.

Është çështje tjetër nëse momenti i tanishëm politik dhe një konferencë e tillë, kanë lejuar ose jo mundësi të tjera. A ka qenë më mirë që në një konferencë të tillë këto delegacione të merren vesh mes tyre për ndonjë opcion tjetër apo qëndrimi i tyre ende është që të mbeten në një opcion të zgjidhjes kësisoji, kjo është një çështje të cilën ato vetë duhet ta sqarojnë.

Unë si dëgjues, si përcjellës i këtyre ngjarjeve, nuk i di arsyet se përse nuk është shkuar me një opcion tjetër, por mund të theksoj se plotësisht pajtohem me vlerësimin e Prof. Qosjes se një shkuarje e tillë në një konferencë ku shqyrtohet çështja shqiptare, në njëfarë mënyre shënon një përligjie të coptimit të trojeve të tyre nga vetë shqiptarët. Është kjo pasojë e mos-unitetit të tyre, të mos-zgjidhjes komplete, por të një zgjidhjeje të parcializuar të problemit shqiptar.



A do të thoni se kjo përligjie është e vetë shqiptarëve dhe jo edhe e organizuesve të Konferencës?

HOTI:
Jo, por e vetë shqiptarëve. Shqiptarët, sipas mendimit tim, është dashur të shkojnë në një konferencë të tillë me një kërkesë maksimale. Kërkesa maksimale teorikisht do të impononte një delegacion të vetëm të shqiptarëve. Mirëpo këta e kanë parë të arsyeshme që të shkojnë me 4 delegacione, gjë që do të thotë se qysh më parë janë pajtuar me një status, me një zgjidhje të tillë që do të ishte zgjidhje parciale e problemit shqiptar.

A kanë pasur arsye të mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë, apo kanë pasur mundësi të tjera, këtë unë nuk e di. Për këtë duhet pyetur ato subjekte që kanë marrë vendime të tilla. Unë vetë nuk kam qenë në ato rrjedha dhe nuk i di arsyet e vërteta se pse është vepruar kështu. Por e di se Qosja teorikisht ka të drejtë kur thotë se vetë shqiptarët në këtë mënyrë e kanë përligjur ndarjen e vet. Ndërkaq arsyet se përse është vepruar kështu duhet t'i tregojnë vetë ata që e kanë bërë veprimin.

Ne si popull, si njerëz që i përcjellim këto, kemi të drejtë të kërkojmë shpjegimin e arsyeve. Ne nuk mund të sjellim gjykime pa i ditur arsyet e vërteta.




Meqë në Londër, me sa po duket, edhe një herë iu vu vula ndarjes së popullit shqiptar, madje kësaj radhe me vetë praninë e shqiptarëve, a u bë diç që kjo të mos ngjante?

HOTI
:
Kjo mund të lidhet si me pyetjen, ashtu dhe me përgjigjen e mëparshme. Por duhet qenë i kujdesshëm në vlerësimin se a iu vu vulë ndarjes sonë ose jo? Konferenca ende nuk ka përfunduar dhe akoma nuk mund të flitet për vënien e ndonjë vule. Por mund të flitet lidhur me atë që thashë më parë, se vetë ne shqiptarët nuk jemi mjaft agresivë në kërkesat e duhura optimale, kërkesa të mundshme.

Kërkesa kapitale e popullit është një: për të qenë bashkë. Populli s'ka orientim tjetër. Tani çështja mbetet te vlerësimi i subjekteve politike. At duhet të vlerësojnë nëse është e mundshme një gjë e tillë ose jo. Në qoftë se ato kanë vlerësuar se është e mundshme një gjë e tillë në këtë moment, dhe megjithatë kanë shkuar 4 delegacione në vend të njëshit, atëherë së paku kanë borxh t'i shpjegojnë këtij populli se përse kanë vepruar kështu, në mënyrë që edhe ne të kuptojmë. Por në qoftë se kanë vepruar ashtu për shkak të ndonjë arsyeje subjektive, ose të pozitave politike, apo të mosnjohjes së mjaftueshme të proceseve politike në Evropë, atëherë këto janë arsye që populli duhet t'i dijë për të reaguar në mënyrën adekuate.

Nëse ti nuk i njeh proceset e Evropës dhe ke marrë pjesë në një konferencë ku vendoset për fatin e popullit tënd, atëherë është e udhës që të japësh dorëheqje. Do të thotë, duhet vetë populli të kërkojë prej teje që ta lëshosh atë vend dhe të mos ua zësh rrugën të tjerëve.

Mirëpo përderisa nuk i dimë saktësisht arsyet se përse është vepruar ashtu, nuk mund të veprohet ndryshe, pos që të kërkohet shpjegimi i atyre arsyeve. Unë për veten time po kërkoj që të më shpjegoj dikush se përse është vepruar ashtu, dhe të më bindë se është dashur që të veprohet pikërisht ashtu. Po ta merrja përgjigjen, mund të propozoja edhe se ç'duhet bërë.




Konferenca e Londrës vazhdon punën në Gjenevë me programin e miratuar në Londër, në të cilin na është caktuar statusi i komunitetit etnik, përkatësisht i minoritetit. A kemi bërë mjaft që në këtë program të mos futeshim si minoritet dhe të mos e kishim statusin e njëjtë si të Vojvodinës e të Sanxhakut, por më të avancuar? A mund të ndryshohet ky status, dhe nëse po, ç'duhet bërë për ta ndryshuar?

HOTI
:
Unë vazhdimisht jam i preokupuar me këtë pyetje. Çka mund të bëhet që shqiptarët të jenë subjekt politik ndërkombëtar dhe jo vetëm objekt? Gjithë biseda që zhvilluam buron nga fakti se ne jemi duke u trajtuar më tepër si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja në esencën e saj do të reduktohej në atë se çfarë mund të bëhet që të trajtohemi si subjekt politik. Kjo është në duar të popullit dhe nga kjo del se mund të bëhet një organizim më aktiv dhe më i madh i faktorit të brendshëm. Mund të rregullohen raportet, nëse nuk janë në rregull, brenda atij faktori, dhe rezistenca të jetë aktive dhe më e madhe e faktorit të brendshëm. Ndërsa që rezistenca të jetë më aktive, kjo nënkupton se duhet të jesh më i pranishëm në ngjarjet, më agresiv në kërkesat, më i vendosur në pikëpamjet tua dhe më demokratik në hapësirën informative. Kjo do të thotë që t'i shqyrtosh problemet më haptas dhe të mos kënaqesh me atë që është. Se ne të gjithë po konstatojmë se ka shumë gjëra për të ndryshuar dhe se ekziston një hapësirë e madhe për të ndryshuar shumëçka.

Duke i pasur të gjitha këto parasysh, kam frikë se do ta pësojmë ashtu siç e kemi pësuar në vitin 1913. Gjë që do të thotë se do të jemi rezervë e forcave politike të Evropës për qetësimin e shpirtrave të Ballkanit, etj., por jo edhe për qetësimin e shpirtrave të shqiptarëve.

Dihet se ministri britanik i punëve të jashtme, i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar i Konferencës së Londrës më 1913, ka deklaruar përafërsisht kështu: "Për fat të keq, e viktimizuam një popull për ta ruajtur paqen e Evropës". Pas përfundimit të konferencës, ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se populli shqiptar është ndarë për hir të ruajtjes së paqes në Evropë, por çfarë ka ngjarë më vonë? Konferenca ka përfunduar më 1913, Lufta e Parë Botërore ka filluar më 1914. Dmth. nuk ka pasur kurrfarë ruajtje të paqes por ka pasur viktimizim të shqiptarëve për plot 80 vjet. Unë po i frikësohem sërish kësaj dhe sinqerisht po them se a mos në fund të konferencës së Gjenevës do të deklarojë sërish ndonjë ministër i punëve të jashtme, ose ndonjë kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le të na falin shqiptarët se i viktimizuam pak për t'i qetësuar jugosllavët." Prej kësaj duhet të frikësohet çdo subjekt i vetëdijshëm politik shqiptar.

A kemi bërë mjaft ne që të mos ngjajë një gjë e tillë, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervë, si objekt për qetësimin e situatës gjithë-jugosllave, gjithë-ballkanike, për vendosjen e një rendi ndërkombëtar ku po bëhet lufta? A kemi bërë mjaft që të mos mbetemi rezervë, por të jemi një subjekt aktiv? Për këtë secili duhet ta pyesë vetveten. Përgjigja ime është kategorikisht negative. Nuk kemi bërë asgjë. Aq më tepër, janë bërë gabime të tilla të rënda që kanë shkuar në shkeljen e faktorit të brendshëm dhe në disperzimin, përkatësisht, në shpërndarjen e forcave të cilat kanë qenë të interesuara që të rezistohet aktivisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 1:34 pm

Shpeshherë dëgjohet të flitet për rezistencën aktive dhe atë pasive prej njerëzve të ndryshëm. Cila është, sipas jush, ajo rezistenca aktive, që ju e përmendët më parë, që do të ndikonte më shumë në rezultatet e konferencës së Londrës?

HOTI: Çështjes së definimit të rezistencës aktive dhe asaj pasive njerëzit i qasen në mënyra të ndryshme. Unë nënkuptoj në rend të parë që subjektet politike të Kosovës, që e kanë marrë bajrakun dhe që ndodhen në krye të proceseve politike që po zhvillohen në Kosovë, duhet ta marrin edhe përgjegjësinë për atë që po ndodh në Kosovë. Dmth. jo vetëm të manipulojnë me ngjarjet, por ta marrin përgjegjësinë edhe për udhëheqjen e asaj rezistence.

Çdo rezistencë politike nënkupton atë që e merr përgjegjësinë për punën e kryer. Në qoftë se popullit i thuhet se do të zhvillojmë këtë dhe atë aktivitet, atëherë duhet folur haptas: ne do të zhvillojmë këtë aktivitet me qëllim të arritjes së këtij qëllimi politik. Po në qoftë se populli vetë e zhvillon një aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e zhvilloj unë, atëherë nuk jemi fare në rregull. Kjo do të thotë se përgjegjësia e subjekteve politike për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë nuk ekziston. Ekziston vetëm përgjegjësia a posteriori. Gjithçka nuk mund t'i lihet popullit. Populli duhet orientuar. Ai është nganjëherë një grumbull i padefinuar. Në kuptimin politik, populli gjithmonë orientohet.

Në këtë drejtim, rezistenca aktive nënkupton thjesht kristalizimin e përgjegjësisë së forcave politike të këtij populli. Ky kristalizim është mungesë kardinale te ne dhe kjo po vazhdon që prej 3 vitesh. Dmth. nuk është se po ngjan vetëm sot.

Pastaj, rezistenca aktive nënkupton edhe definimin e qëllimeve politike. Ne qëllimet politike i kemi definuar me opcione, por nuk e kemi definuar se kush është ai që do t'i realizojë ato opcione. Po, kush është në krye të popullit? E kemi zgjedhur. Në rregull. Mirëpo është çudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr përgjegjësinë për ta orientuar në mënyrë të drejtë. Kurrkush nuk po e merr përgjegjësinë as për fitoret dhe as për humbjet. Ç'është e vërteta, për fitoret po e marrin ata që s'e kanë përnjëmend. Në këtë pikë kërkohet që të definohet rezistenca aktive. Rezistenca aktive nuk nënkupton, të themi, pasivitetin, pritjen. Këtu nuk është fjala për rezistencë aktive. Kjo që po bëhet te ne nuk është kurrfarë rezistence. Është fjala për një durim të popullit, durim i imponuar nga forca tjetër, nga mungesa e orientimit politik të popullit, po nuk është fjala për rezistencë aktive. Rezistenca aktive nënkupton një forcë të caktuar politike, nënkupton një udhëheqje të caktuar, nënkupton një përgjegjësi të caktuar. Ne këto nuk i kemi, dhe jo vetëm që nuk i kemi, por as që i kemi diskutuar ndonjëherë. Madje as që po e hapim një mundësi të tillë të diskutimit nën pretekstin se mos po përçahemi apo mos po shkaktojmë farë problemi të padëshirueshëm, nën farë preteksti se jemi në kushte të jashtëzakonshme e gjepura të ngjashme.

Mendimi im është se momenti historik i popullit shqiptar është i tillë që imponon doemos organizimin e shumë çështjeve. Në qoftë se nuk sqarohen çështjet sot, në qoftë se nuk kërkojmë që gjërat të kristalizohen, që populli të dijë se ku është dhe nga duhet t'ia mbajë, atëherë më nuk mund të flasim se jemi duke bërë ndonjë punë të madhe.

Mund të flasim për stihinë e këtyre gjërave, mund të flasim për ndonjë spontanitet, mund të flasim se qysh do të na lërë Evropa kështu e ashtu, për ndonjë shpresë se nuk do të na lërë në baltë Amerika ose Gjermania, por këto janë çështje shprese, nuk janë çëshje politike. Çështje politike do të ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani ose aziatiku se unë dëshiroj të arrij këtë qëllim me këto kushte dhe me këto mundësi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, është një çështje për të cilën ne tash do të përlahemi atje në konferencë. Por ta reduktosh ti tërë aktivitetin e një populli, gjithë pakënaqësinë e një populli, në një lëvizje spontane, qysh t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj të bësh konferencë atje, pastaj të kërkosh që aktivitetin tënd ta reduktosh në lutje të thjeshta drejtuar faktorit të jashtëm që të na merrë parasysh, kjo mund të jetë shaka politike por jo edhe politikë. Është politikisht joserioze dhe pa përgjegjësi historike.



Nga sa u tha më lart ndër të tjera rezulton edhe një gjë që më parë nuk ka qenë aktuale ose të paktën nuk është thënë publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe të qeverisë së Kosovës me popullin mungojnë. Pastaj ju thatë në një farë mënyre se ç'është rezistenca aktive, por nuk thatë se kush duhet ta organizojë atë?

HOTI
:
Është interesant ai relacioni midis udhëheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe më parë, se e ka orientimin të qartë, por nuk e ka të qartë se qysh duhet arritur atje. Mirëpo këtë duhet t'ia tregojnë subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetëm se ka mungesa të mëdha në komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe mungesa rreth koordinimit të qëndrimit midis vetë subjekteve politike në Kosovë. Ka mungesa të tilla të cilat shihen qartë, dhe tani mund të shtrohet pyetja se përse po mbyllen sytë përpara një fakti objektiv? Është e vërtetë se për këto nuk është biseduar dhe nuk po bisedohet.

Ka vlerësime të tilla që unë po i ndëgjoj të thuhen përafërsisht kështu: "Sot në kushte të demokracisë ekziston një cenzurë e tillë e shtypit që nuk ka ekzistuar as në kushtet e fashizmit më të rëndë". A ka bërë ndonjëherë ndonjë subjekt politik protestë kundër një cenzure të tillë? A i është treguar popullit ndonjëherë se me të vërtetë nuk i kemi shqyrtuar problemet në mënyrë të hapur? Se çfarë jemi duke bërë në të vërtetë unë nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se përse në të vërtetë unë u izolova, për çfarë arsyesh? Të gjitha ato që unë i thosha sot dolën qartë. Tani po i thonë edhe më troç. Përse atëherë nuk po izolohen edhe të tjerët? A mos u mor dikush në përgjegjësi për këtë? A do të bartë dikush konsekuenca për çështje të tilla?

Thuhet se këto çështje nuk po i bisedojmë thjesht me pretekstin se "gjendemi në kushte të veçanta". Mirëpo kushtet e veçanta mund të imponojnë vetëm luftë të veçantë, një tempo më të shpejtuar të zgjidhjes së problemeve, dhe jo të shërbejnë si pretekst për prolongimin e moszgjidhjes së problemeve.

Kur jemi te Qeveria e Kosovës, dhe jo vetëm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund të konkludohet se edhe këtu ka shumë mungesa dhe parregullsi.

Qeveria e Kosovës, së pari, me sa po shoh unë, nuk është në Kosovë. Unë nuk e di se ku është dhe nuk e di se kush është anëtar i qeverisë. E di një kryetar, por nuk e di se kush janë anëtarët, kush është ministër i asaj apo kësaj ministrie. Dhe përderisa këto nuk i dimë, atëherë si do të veprojmë politikisht? Pastaj e dimë bie fjala, se ti je i zgjedhur deputet i kuvendit, ndërsa kuvendi i vjetër, i cili gjithashtu nuk është mbledhur kurrë, vazhdon të veprojë. Cilit kuvend i duhet besuar në këtë rast, të vjetrit apo të riut?

Shumë çështje te ne nuk po funksionojnë, por duhet t'i rregullojmë, sepse përndryshe nuk ka ecje përpara. Të paktën unë nuk po shuh ndonjë rrugëdalje. Thuhet se s'paska pasur mundësi që kuvendi të mblidhet në kushte të këtilla. Pallavra. Si s'paska mundësi? Ka pasur mundësi të mbahej në Shkup, ka pasur mundësi të mbahej në Tiranë, ku kurrkush nuk do t'i kishte ndalur. Mund të ishte mbajtur madje edhe në Krushë të Madhe. Po po, mund të mbahej edhe në Krushë, sepse pikërisht këtu janë thyer shumë gjera, e pranuan këtë të tjerët ose jo.




U larguam pakëz nga Londra. Le t'i kthehemi sërish asaj.

HOTI
:
Ne biseduam rreth organizimit, rreth marrjes së përgjegjësisë, rreth intensifikimit të rezistencës aktive etj. Është demagogji, sipas mendimit tim, që sot të flemë gjumë me parullën se më vonë do t'i zgjidhim problemet. Gjatë 2.500 viteve kemi luftuar duke i lënë problemet të zgjidhen më vonë. Por gjithmonë kemi mbetur të shtypur për shkak se s'kemi pasur ndonjë guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me zgjidhjen e pozitës ndërkombëtare.

Zgjidhja e pozitës sonë ndërkombëtare doemos kërkon zgjidhjen e pozitës sonë të brendshme. Këto të dyja shkojnë bashkë dhe nuk e di se çfarë teorishë të reja politike po na zbulohen tani! Njëherë kështu, e pastaj ashtu. Njëherë po e çlirojmë Kosovën e pastaj… Po qysh deshe ti ta çlirosh Kosovën? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe të ngrihesh në nivelin e subjektit politik? Vetëm duke thënë se, valla, edhe unë jam subjekt politik? Jo more! Për të qenë subjekt politik duhet luftuar.

Kur një popull arrin t'i njohë jo vetëm interesat e veta, por edhe mënyrën e realizimit të atyre interesave, vetëm atëherë mund të flitet se mund të kihet shpresë dhe mbështetje për optimizëm. Por kur një popull manipulohet me parulla të ndryshme, atëherë nuk mund të flitet as për shpresë dhe as për optimizëm.



Në fillim u paraqitëm me tri opcione për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Jugosllavi, përkatësisht në Kosovë. Tani na intereson mendimi juaj rreth qëndrimit tonë. I kemi definuar qartë kërkesat tona për Londër dhe Gjenevë apo ende jemi në konfuzion?

HOTI
:
Këtu mund të thirremi pakëz në një artikull timin të botuar kohë më parë në formë fejtoni me titull "Republika dhe lufta në kontekst të Evropës". Unë këtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe qëndrimin tonë zyrtar e kam quajtur politikë joserioze, politikë që publikisht orientohet me mundësi dhe opcione të ndryshme të zgjidhjes së problemit. E kam thënë qartë: një popull ose është i gatshëm të luftojë për një opcion të caktuar ose nuk është i gatshëm. Është çështje e vlerësimit të subjekteve politike se për cilën çështje je i gatshëm të luftosh. Tani, nëse njëherë i thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndërsa herën tjetër as republikë, po duam autonomi, atëherë nuk ja vlen të bisedohet për këtë. Në këtë nivel nuk mund të bisedohet sepse nuk është fjala për një politikë serioze.

Duhet t'i shqyrtojmë hesapet në mes veti. Përderisa nuk zgjidhen këto çështje, nuk mund të ecet përpara. Këto tregojnë se çështja shqiptare, ose e Kosovës, është lënë ekskluzivisht në duart e faktorit të jashtëm, dhe për këtë shkak jepen deklarata herë kështu e herë ashtu. Pra nuk ka mbështetje në faktorin e brendshëm por vetëm në atë të jashtmin, sepse vetëm ai i jashtmi mund të bëjë shaka e të të thotë në këtë moment kështu e në atë moment ashtu, për shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo vetëm interesin tënd.

Faktorit të brendshëm duhet t'i bëhet e qartë se çka dëshirojmë të arrijmë në të vërtetë. Duhet t'i bëhet e qartë edhe se si arrihet ai qëllim. Duhet t'i bëhet e qartë edhe se a është e mundshme arritja e atij qëllimi. Vetëm pas analizës së këtyre mundësive komplekse duhet të caktohet ajo që është optimale dhe e realizueshme.



E kemi bërë ne këtë?

HOTI
:
Në bazë të deklaratave po shoh se kjo nuk është bërë, por duhet të bëhet. Madje janë çastet e fundit. Po qe se kjo nuk bëhet, dhe po qe se edhe më tutje do të jemi rezervë e kalkulimeve të ndryshme politike të faktorit të jashtëm, situata do të zhvillohet në një drejtim tejet të pakëndshëm, tejet të pavolitshëm për ne.

Është ky një mendim i imi i zi, por s'mund të jetë i bardhë, gjersa ekzistojnë indikacione që tregojnë vetëm zi.



Çfarë do ta pyesnit më në fund ju vetë Ukshin Hotin?

HOTI
:
Po. Do t'ia kisha bërë një pyetje të thjeshtë: në çfarë cilësie po flisni për Konferencën e Londrës, edhepse nuk jeni i informuar ashtu qysh duhet të jeni dhe ashtu siç janë të tjerët të informuar? Dhe unë do të isha përgjegjur se nuk e di as njërën dhe as tjetrën. Duhet pyetur ata që më kanë izoluar këtu.



Shtator 1992

Bisedoi: Ibish Neziri




· Marrë nga "Spektër shqiptar - intervista" Biel/Bienne, Zvicër, 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 1:55 pm

MENDIMI POLITIK I UKSHIN HOTIT ËSHTË NJË MENDIM SUI GENERIS NË KOSOVË,
POR EDHE NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE...
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Arsimbajrami
Arsim BAJRAMI
Ukshin Hoti është një përfaqësues tipik i filozofisë realiste politike
Ukshin Hoti është një figurë e ndritur e kombit tonë i cili tërë potencialin e vet shkencor ia kushtoi çështjes sonë madhore, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai është martir i vërtetë kombit i cili u vetëflijua për idealet e mëdha kombëtare. Mendimi politik i Ukshin Hotit është një medim sui generis në Kosovë, por edhe në trojet etnike shqiptare, meqenëse shquhet me tri atribute që atë e bëjnë të posaçëm.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Librateukshinit
Librat e Mr.Ukshin Hotit
-Atributi i parë është fakti se mendimi i tij është mendim profesional dhe shkencor. Ai me një kompetencë të veçantë profesionale dhe shkencore i qaset problemit të Kosovës si dhe problemeve që janë të lidhura me Kosovën.
-Atributi i dytë është realizmi. Ukshin Hoti është një përfaqësues tipik i filozofisë realiste politike. Ai fenomenet dhe dukuritë politike i trajton ashtu siç i sheh, pa zbukurime, i jep mendimet e veta si dhe porositë e qarta.
-Atributi i tretë që e shquan mendimin politik të Ukshin Hotit është pragmatizmi. Si politikan, si arkitekt i mendimit politik, ai nuk i jep vetëm vlerësimet reale, por njëkohësisht i jep edhe qasjet e tij pragmatike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Natyrisht se një qasje të tillë të thelluar atij ia kanë mundësuar njohja e shkëlqyeshme e doktrinave politike si atyre të Perëndimit, ashtu dhe të atyre të Lindjes.
(Shkëputur nga Dokumentari televiziv për U. Hotin, RTSH - qershor 98, autor Qani Mehmedi)
Kthehu ne fillim
___________________
UKSHIN HOTI, ËSHTË NJË HERO I GJALLË I KOMBIT SHQIPTAR, PRANDAJ NUK HABITEM PSE SERBËT
MBAJNË NË BURG ATË DHE JO NDONJË PERSONALITET TJETËR TË KOSOVËS
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Bedridedaj
Shkrimtari: Bedri DEDJA
_____________________________________
Ukshin Hoti, personalitet – flamur
Për mua, Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar. Unë madje nuk habitem pse serbët mbajnë në burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjë personalitet tjetër madhor të Kosovës. Vepra e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» të kujton veprat e mëdha, si «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet» e Sami Frashërit, «Çështja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.
Vepra të tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unë jam shumë i brengosur që atë po e torturojnë shpirtërisht edhe si prind. Këto tortura kanë synim më të largët. Ato duan të errësojnë horizontin e tij kombëtar dhe politik. Por kam shumë besim se nuk do t'ia arrijnë. Ukshin Hoti do të dalë nga burgu si feniksi. Shkëputur nga një intervistë dhënë Zi-ut në dhjetor 1997
Kthehu ne fillim
_____________________________
UKSHIN HOTI INTELEKTUAL ME KONCEPTE TË QARTA E PËRKUSHTIM
TË LARTË NDAJ KOMBIT, SHTETIT, POLITIKËS E DEMOKRACISË
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Agimvinca
Prof.Agim VINCA
_______________________
Njeriu me «Unë» të fortë Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afërta miqësore, por kam pasur respekt - e kam çmuar gjithmonë - për qëndrimin e tij dinjitoz e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse Ukshini është publicist, eseist, politolog...
Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinë serbe kanë qenë edhe më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë në mesin e shqiptarëve. Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg. Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij gjykimi absurd e të kërkojmë lirimin e tij.
Po prej kujt?
Prej gjyqit serb, që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh që të kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen (jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i fyejmë, i rrethojmë me heshtje, i injorojmë, i nënçmojmë, i linçojmë... Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më është dukur viteve të fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Ukshiniprapagrilave2
Mr.Ukshin Hoti prapa grilave
_______________________________
Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri, krenaria, kryelartësia. Ai është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë, edhe pse kushton shtrenjtë. Intelektual me koncepte të qarta e përkushtim të lartë ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqitjet e tij, veçmas në revistën «DeA», ai u angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokraci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u angazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare.
Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit, ka thënë një poet.
Fjalim i mbajtur në një mbrëmje proteste për lirimin e Mr.Ukshin Hoti
Prishtinë, 24. 09. 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 1:56 pm

UKSHIN HOTI ËSHTË JO THJESHT NJË PATRIOT LIBRASH, POR NJË PATRIOT I
MADH QË I VË SUPET SHQIPËRISË
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Dritero_agolli

Shkrimtari Dritëro AGOLLI
Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në
Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit,
ku janë vëllezërit tanë.
Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës. Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Ballinalibritteu.hotit
Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka patur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar. Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh? Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem.
Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh. Se ka lloj lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Dhe fakti që gjëndet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai. Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk munt të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.
Shkëputur nga një intervistë në RTSH, mars 1998
Kthehu ne fillim
_________________________________________

UKSHIN HOTI, NJOHËS I MIRË I SISTEMEVE POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Stavileci
Akademik: Esat STAVILECI
____________________________________Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.
Me këtë rast do të thksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë. Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.
Shkëputur nga dokumentari për Ukshin Hotin - RTSH, qershor 98
Kthehu ne fillim
___________________________________

UKSHIN HOTI, PO BËHET AJO QË ISHTE DHE ËSHTË ADEM DEMAÇI SOT: SIMBOL I MARTIRIZIMIT PËR
LIRINË E KOSOVËS, SIMBOL I QËNDERSËS SHQIPTARE - thotë aklademik Rexhep QOSJA
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Qosja
Akademik Rexhep QOSJA
Ukshin Hoti po bëhet ajo që ishte dhe është Adem Demaçi sot: simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës, e kjo domethënë, simbol i qëndresës shqiptare. Kur është burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetësh, gazetat tona e kanë botuar lajmin me disa ditë vonesë. Mbasi që është burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadër universitar, Universiteti ynë nuk e ka ngritur zërin kundër mbajtjes së tij në burg. Sot kanë ndryshuar punët. Sot Ukshin Hoti përmendet shpesh në shtypin tonë. Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur promovimi i librit të tij. Për të shkruhet gjithnjë e më shpesh. Diçka ka ndryshuar në shtypin tonë dhe në Universitetin tonë. Diçka po ndryshon në jetën tonë, në politikën tonë. Kemi filluar të vijmë në vete dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi ndaj Ukshin Hotit.
Ne po jetojmë "të lirë" nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë "të lirë" politikë, nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e të tjera, nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie! Ne për lirinë e Kosovës po "luftojmë", duke marrë rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e përcjellë mysafirë me dreka e darka zyrtare - si parardhësit tanë politikë komunistë, e Ukshin Hoti po dënohet me burgje, për shkak të përpjekjeve për lirinë e Kosovës! Me mbajtjen në burg të Ukshin Hotit dhe të te burgosurve të tjerë politikë, regjimi serb dëshiron ta arrijë sot, atë që synonte ta arrinte me mbajtjen në burg të Adem Demaçit dhe të të burgosurve tjerë politikë!
Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkëmendimtarëve të tjerë në burgjet e Serbisë e rëndon shumë ndërgjegjen e njeriut tonë politik sot, dhe i qet hije të rëndë politikës që bëjnë bashkimet tona politike. Deshëm s'deshëm ta pranojmë, Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet njeriun e gatshëm për sakrifica.
Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që e rrezaton sot emri i tij.
Shkëputur nga një intervistë , zhvilluar me z.Qosja - 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 2:03 pm

Mr.Ukshin Hoti
NË BURG ME UKSHIN HOTIN
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Bajrushxhemaili
Shkruan: Bajrush XHEMAILI
_____________
Intelektual me njohuri e thellësi të rrallë gjykimi
Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (ne që ishim këtej), ta dallonim: shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavionin tonë të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Ukshinhoti
Mr. Ukshin Hoti
Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurishë për fusha të ndryshme e me thellësi të rrallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jokomunikues. Por, në të vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pakompromis. Karakteristikë tjetër që dallohej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë me rastin e vizitës që i bënte djali i tij Andini. Kur kthehej në pavion, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të. Por mbi të gjitha të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u bëheshin të burgosurve. Ishte karakteristikë e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njësoj fuqishëm si për padrejtësitë që u bëheshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk do të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s'ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore. Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtërat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.
Ukshin Hoti 50 ditë nën tortura e vetmi
Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizonte edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturuar në mënyrë të veçantë. Po atyre torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do të takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët… Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më torturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.
Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini
Ne ishim së bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu."Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ashtu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrojtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha.
Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se ç'do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku,vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s'lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam një ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg.
E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqentonë
Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin kthyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dinim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitarët, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ç'të bënim, përpos të prisnim se ç'do të ngjajë me ne.
Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, ose thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t'i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të formonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin.
"Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time,
dhe pikë!
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Ukshini_vajza
Mr.Ukshin Hoti me vajzën e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyMon Jan 05, 2009 2:03 pm

Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t'u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shkonte?! Më në fund na tha: "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë!". Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të ketë qenë ndërmjet orës 10 dhe 11 në paraditen e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t'u habitur. Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndonjëherë që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharevcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunden, më 13 tetor. Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që kishim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç'të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë".
«Dua t'ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!»
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t'u përshëndetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e "cimerave" të tij. Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t'i dhënë kurajo, në ato momente të rënda, i thashë se si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej e që edhe më parë e kishim thënë. Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm. Sapo deshi edhe dikush të përshëndetet me të tha: "Jo ,nuk dua të përshëndetem më me askend, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t'ju përshëndes vetëm me një mirupafshim". Këtë e kuptuam si përpjekje të tij për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me "cimerat" e dhomës së tij.
Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të niset drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më. Në të vërtetë të burgosurit ordinerë që punonin jashtë do të na tregojnë edhe se profesorin e kanë parë edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë. Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë se më në fund paska shpëtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevoitet Kosovës. Madje aq shumë e besuam këtë të pavërtetë sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojë qarqet e caktuara ndërkombëtare se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë.
Dhe, vërtet - ku mund të jetë Ukshin Hoti?
Kur na transferuan në burgun e Lipjanit (pas masakrës në Dubravë), një i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-të e pavionit tonë, një ditë, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe më thotë në fshehtësi prej të tjerëve: "Kam dëgjuar dy gardianë duke i thënë njëri-tjetrit: Ku është ai profesori? Dhe ai tjetri i përgjigjet: Ou, atë e ka vrarë ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianët nuk e kanë vërejtur ku ky i ka përgjuar. Andaj nuk mund të merret si provokim ndaj tij.
Videokaseta - përgjasimet dhe hamendjet
Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndrri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t'iu thoja diçka se mos mbaja mend ndonjë rrobë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu. Kufoma që e shihja në videokasetë e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt në mos edhe e njëjtë me të profesorit.
I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e maskruar. Kjo koincidencë e kufomës poashtu pa kokë të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal i veçantë!!!
Megjithkëto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme informative në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë.
Prishtinë, më 12 maj 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu Jan 22, 2009 1:35 am

Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.

Vendimi i drejtorit të burgut të Dubravës Aleksandar Rakoçeviq



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Fletleshimiihotit16.05.99
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 EmptyThu Jan 22, 2009 4:32 am

petritkola shkruajti:
Profetet edhe te vdekur jane te rrezikshem, prandaj Ukshin Hoti nuk ka dhe ndoshta nuk do te kete kurre nje varreze.
Por perse politika dhe qeveria shqiptare (ne te gjitha trevat shqiptare...) nuk e kerkon qe edhe per Ukshinin te kete nje varreze? A jane ata ne unison me armiqte tane ?

Per cilen qeveri e ke fjalen Kolo,a se dine se qeveria e nxiti serbin me ja humbe faren e Ukshinit ????KOLO mos e humbe rrugen heiiii
Kolo qeveria frigohet mos po qohet lugat Ukshini e ua merr shpirterat e tradhetareve qe na morren ne qafe a je ka kupton o Kolo sa shpifesa ka ne kete forum qe tradhetaret i shendrroin ne atedhetar he çka mendon ????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Vihen themelet e Shtëpisë - Muze të Ukshin Hotit
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: