|
| PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT | |
|
+16Ago Muji Leka i Madh rroni feneri gjakushi Nezir Myrta Urata besa-bese shaban cakolli azzurra E_Bukura renan petritkola gishteza Beton Sofra 20 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Oct 23, 2007 2:19 am | |
| PËRBËRJA NACIONALE E REPUBLIKAVE TË BASHKIMIT SOVJETIK_______________________________________________________Republika Popullsia vendas rusë të tjerënë milionë në % në % në % _______________________________________________________Rusia 137,6 83 83 17Ukraina 46,8 75 19 6Uzbekistani 15,4 66 13 22Bellorusia 9,6 81 10 9Azerbajxhani 6,0 74 10 16Gruzia/Xheorgjia 5,0 67 9 25Moldavia 3,9 65 12 24Taxhikistani 3,8 56 12 32Kirgizia 3,5 44 29 27Lituania 3,4 80 9 11Ermenia 3,0 89 3 9Turkmenia 2,8 57 15 29Letonia 2,5 57 30 13Estonia 1,5 68 25 7________________________________________________________Tabela është e bazuar në regjistrimin e vitit 1979 (shih Zbigniew Brzezinski, Post-Kommunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989/90). Përfundimi implicit dhe eksplicit i tabelës është se BRSS-ja duket sikur është e pamundur të shthuret pa trazira të mëdha që do ta kanosnin paqen dhe stabilitetin në botë. Këtij përfundimi i bashkangjiten gati të gjithë njohësit e kësaj problematike, por edhe Georg Kennan, babai i pakontestueshëm i politikës së SHBA ndaj BRSS.Instruksionet e KennanitAmbasador amerikan në Moskë gjatë viteve 50, Georg F. Kennan (takimet me të gjatë vitit 1976 në Dubrovnik, për shkak të humanizmit të theksuar politik, më impononin respekt), me artikujt e tij mbi shoqërinë sovjetike dhe mbi determinantat fundamentale mbi të cilat do të duhej të mbështetej politika amerikane ndaj sovjetikëve e shndërruan atë në analitik përmasash botërore. Në vitet e fundit të pleqërisë ishte profesor emeritus në Shkollën e Studimeve Historike të Institutit për Studime të Avancuara në Princeton, New Jersey (Prinston, Nju Xhersi). Ajo që ia dha atij statutin e gjeniut në teorinë politike amerikane është artikulli i tij "America and the russian future" (Amerika dhe e ardhmja ruse), botuar për herë të parë në prill të vitit 1951 në revistën "Foregn Affairs" me të cilin i anticipoi gati në tërësi ndryshimet e sotme në BRSS kur edhe i dha drejtimet kryesore me të cilat do të duhej të udhëhiqej politika amerikane ndaj rusëve në kontekstin e ndryshuar politik. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të këtij artikulli, revista në fjalë e ribotoi atë në tërësi dhe pa asnjë ndryshim në numrin e vet të pranverës së vitit 1990. Dhe për shkak se politika zyrtare amerikane ndaj BRSS akoma edhe sot i përmbahet instruksioneve të Kennan-it, në këtë tekst do të veçohen nga ky artikull disa pika të shkurtra.Kennani niset nga një konstatim i pranueshëm se 1) në Rusinë cariste realisht kishte munguar tradita e pronës private në industri "buisnessi i madh i brendshëm,- thotë ai,- ishte më tepër tregtia se sa industria. Ekzistonte një klasë tradicionale tregtarësh thellësisht ruse, por nuk ishte në përgjithësi e njohur apo e respektuar për gjerësi botëkuptimesh ose për çfarëdo koncepti të vetëdijshëm të përgjegjësisë së vet ndaj shoqërisë. Portretimi i saj në literaturën ruse është në përgjithësi negativ dhe depresiv". Ndërkaq, pronarët e tokave, shija dhe paragjykimet e të cilëve ishin autoritative në fushën sociale, e drejtonin shikimin kah buissnessi, por i shmangeshin pjesëmarrjes në të. Andaj, "çfarëdo që të ketë qenë prona private në Rusi, ajo nuk arriti të ketë asgjë që do t'i ngjante respektit dhe rëndësisë në sytë e popullit të vet, e cila u arrit në vendet e tjera merkantile".Komunizmi që e ndërpreu traditën e vjetër ruse, nuk solli tradita të reja. Megjithatë, meqë "çfarëdo sistemi që zgjat me dekada të tëra nuk mund të jetë tërësisht pa merita", amerikanët nuk duhet të presin që "alternativa e kërkuar e bolshevizmit të jetë replikë e ëndrrës demokratike të Perëndimit"; 2) se amerikanët duhet ta braktisin tendencën e vlerësimit të të tjerëve sipas kutit të vet, d.m.th. sipas asaj se sa të tjerët u përngjajnë amerikanëve. Kennani në këtë pikë thirret në Alexis de Tocqueville (Aleksis dë Tokëvill) i cili qysh në vitin 1831, duke shkruar nga SHBA, kishte vënë re se: "Sa më tepër që shoh nga ky vend aq më shumë bindem në të vërtetën e cila më përshkon tej e përtej, se nuk ka asgjë absolute në vlerësimet teorike të institucioneve politike dhe efikasiteti i tyre varet gati gjithmonë nga rrethanat origjinale dhe nga kushtet sociale të popullit te i cili ato zbatohen". (shih Alexis de Tocqueville, Demokracy in America, Doubleday and Company Inc. N.Y.1969). (Duke e ditur orientimin amerikan që nga kjo kohë, autori i këtyre rreshtave nuk e ka kuptuar ndonjëherë hidhërimin e njerëzve që mbajnë lidhje me Amerikën për shkak të insistimit të tij në demokracinë autentike). Në pajtim me këtë botkuptim, G. Kennan qysh në v. 1951 kërkon: "Jepuni atyre (mendon në rusët) kohë. Lërini të jenë rusë! Le t'i zgjidhin problemet e tyre të brendshme në mënyrën e vet! Rrugët nëpër të cilat popujt avancojnë drejt dinjitetit dhe vetëdijësimit në qeverisje janë ato që i përbëjnë proceset më të thella dhe më intime të jetës nacionale". Kennan-i ndërkaq nuk ishte kurrfarë rusofili. Artikulli i tij i famshëm i nënshkruar me «X», dhe depeshat e tij diplomatike drejtuar State Departament-it, sovjetikëve u kushtuan shumë shtrenjtë gjatë luftës së ftohtë politike të periodës së mëvonshme, pavarësisht nga fakti se atë e formoi Xhon Foster Dalls (John Foster Dulles). Fjalët e cituara nuk e kanë kuptimin e mbrojtjes së rusëve, por të kujdesit që të mos shkaktohet konfuzion i cili do t'i rrezikonte interesat amerikane. Humanisti politik Kennan nuk mbetet në sferat e romantizmit politik. Ai është realist dhe i kthehet praktikës politike: 3) Interesi nacional rus, mendon ai, në rrethanat e ndryshuara, jo vetëm që do të vazhdojë të ekzistojë, por edhe do të riafirmohet me siguri më fuqishëm. Kundërvënja e hapur e këtij interesi është çështje vigjiliteti, në qoftë se do të binte ndesh me interesat nacionale amerikane. Amerikanët, pa frikë se do ta kalonin legjitimitetin e politikës së tyre, do të mund të insistonin që autoriteti i qeverisë sovjetike të mos e kalojë vijën përtej së cilës do të shndërrrohej në totalitarizëm; që rusët të përmbahen nga imponimi i një zgjidhjeje opresive mbi popujt tjerë, që njëherë e përgjithmonë ta heqin murin e hekurt që i ndan dy botërat; që të pranojnë ca limite të brendshme të autoritetit të qeverisë dhe që ta braktisin si të pavlefshme dhe shkatërrimtare lojën e vjetër të ekspanzionit dhe të shtypjes imperialiste; 4) Kennan është i vetëdijshëm për ekzistencën e shumë nacionalizmave të tjerë, por vlerëson se ekzistenca e tyre ekonomike është e lidhur me atë të Rusomëdhenjve. "E ardhmja do të sjellë një minimum të ndërprerjes së këtyre lidhjeve dhe kjo në vete normalisht do të garantonte një lidhje më të afërt politike, e cila seriozisht do të varet nga shkalla e tolerancës së ndërsjellë dhe aftësia e kultivimit të lidhjeve të këtilla mes veti.(shih Georg Kennan, America and the Russian Future, Foreign Affairs, Spring 1990) . Humanisti Kennan (humanist për shkak se pavarësisht nga bindjet e tij politike, që mund të diskutohen, u besonte thellësisht parimeve demokratike) nuk i shpëton dot ndikimit të mendjemadhësisë së njohur anglo-saxone lidhur me faktin se vetëm ata dijnë të qeverisin, e jo edhe të tjerët, dhe se vetëm ata e njohin demokracinë, përderisa të tjerët akoma duhet ta mësojnë. I ndikuar nga kjo ndjenjë, Kennan në artikullin tjetër të titulluar «Komunizmi në historinë ruse», të cilin e botoi «Foreign Affairs» në numrin e vet të dimrit 1990/91, ripërshtatjen e raporteve ndërnacionale në Rusi e konsideron si të pashmangshme, por jo edhe pavarësimin e popujve sovjetikë. Fakti se të tri republikat Baltike, -thotë ai, -e meritojnë pavarësinë e vet, dhe se eventualisht do ta kenë, është jashtë çdo dyshimi. Ndërkaq, ka të tjerë që e kërkojnë statusin e sovranitetit, por tek të cilët eksperienca dhe maturia e nevojshme e udhëheqjes, si dhe burimet e tjera esenciale, duhet akoma të demonstrohen. Ka edhe etnitete të tjera jo-ruse ku kërkesa për pavarësi ende nuk është e shtruar seriozisht dhe tek të cilat aftësia për t'i bartur shtrëngimet dhe përgjegjësitë e një statusi të pavarur është edhe më tepër në pyetje. Duke u nisur nga kjo bindje, Kennan konstaton se "asnjë model i vetëm, dhe bile as prej botës së jashtme, nuk do të mund të ishte përgjigje e dobishme për të gjitha problemet që do të rezultonin nga një ndryshim i tillë i situatës. Raportet që kanë ekzistuar midis shumë pjesëve joruse, -shton ai, -të kësaj strukture tradicionale shumë-kombëshe dhe qendrës ruse, kanë rrënjë të thella historike. Tepër pak njerëz do të ishin të përgaditur për situatën e cila do të paraqitej po qe se të gjitha këto lidhje do të ndërpriteshin menjëherë. Konfuzioni ekonomik do të ishte enorm. Aq më keq, sikurse e tregojnë faktet gjithnjë e më evidente, sikur disa entitete jo-ruse të lejohen befasisht vetëm, ato ose do të bënin luftë kundër njëra-tjetrës, ose do të shndërroheshin në subjekte të konflikteve të mëdha destruktive qytetare brenda kufijve të vet. Më në fund, është edhe problemi serioz që do të krijohej me fragmentimin e përgjegjësisë për armët nukleare që tani ndodhen në duart e sovjetikëve. Duke mos e fshehur shqetësimin e vet, Kennan përfundon me ankth: "…ajo që tani është duke u paraqitur në territorin tradicionalisht të njohur si Rusi nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë Rusi e carëve. Dhe as që mund të jetë Rusi e komunistëve. Mund të jetë vetëm diçka esencialisht e re, konturat e së cilës, për ne, dhe bile edhe për vetë rusët, janë akoma të errëta" (shiko, G.F. Kennan, Communism in Russian History, Foreign Affairs, Winter 1990/1991). Mirëpo atë që Kennan-i nuk deshi ta thotë, duke e kërkuar kujdesin e politikës amerikane ndaj rusëve, është fakti se BRSS në kufijtë e tashëm, të cilët amerikanët do të dëshironin t'i rektifikonin në favor të republikave Baltike, i përgjigjet interesave globale të politikës amerikane: Sovjetikët në kufijtë e tanishëm janë pengesë e depërtimit aziatik në Evropë. Bashkimi i shthurur Sovjetik do të ishte territor transverzal i atij depërtimi si në kohën e dyndjeve mongole, shek. i XII-të. Nga ana tjetër, shthurja e Bashkimit Sovjetik do të ishte hyrje në shthurjen e ndërtesës së tanishme ndërkombëtare të ngritur pasë Luftës së II-të Botërore dhe kjo pastaj do të ishte një e panjohur e madhe për rolin e kombeve të mëdha në politiken botërore. Mirëpo, ta ndërpresim diskutimin me z. George F. Kennan, tashmë të ndjerë (vdiq para ca kohe) dhe t'u kthehemi vetë rusëve. Kategorizimi i LeninitNë qoftë se Brzezinski, Kennan e autoritete të tjera amerikane mendojnë se nuk është i mundur dekompozimi i Bashkimit Sovjetik, kësaj i kontribuan vetë sovjetikët. Menjëherë, pas Revolucionit të Tetorit të v. 1917, nën ndikimin e botëkuptimeve politike të Vladimir Iliq Leninit, këtij korifeu të revulucionit të popujve, meritat e të cilit në avancimin e mendimit politik në përgjithësi nuk guxuan t'ia mohonin as mendjet më të ndritura të kundërshtarëve më të mëdhënj të tij, por tani në Prishtinë ia mohojnë ca gazetarucë-fodullë duke kujtuar se koha ecën prapa e jo përpara, nacionalitetet sovjetike u klasifikuan në kategoritë si vijojnë: 1) Kombet të cilat para Revolucionit të Tetorit e kishin arritur shkallën kapitaliste të zhvillimit dhe ishin zhvilluar si kombe të plota borgjeze. Ato e kishin klasën e vet punëtore, intelegjencien dhe një kulturë relativisht të zhvilluar nacionale. E përbënin Rusët, Bjellorusët, Gruzianët (Xhorxhianët), Ermenët, Azerbejxhanët, Moldavët, Tatarët etj. Ndonëse këta e përbënin grupin më të madh të shtetit sovjetik, prapseprapë, i cilësonte një shkallë e pabarabartë e zhvillimit; 2) Kombet të cilat e kishin zhvilluar rrugën e zhvillimit kapitalist, por që nuk kishin arritur t'i zhvillonin plotësisht raportet kapitaliste, dhe për këtë arsye i karakterizonin mbeturina të forta të raporteve feudale. Këtë e përbënin Uzbekët, Kazakët, etj. 3) Popujt të cilët para Revolucionit të Tetorit ndodheshin në një shkallë të raporteve feudale ose feudalo-patriarkale. Sipas mendimit të teorikëve sovjetikë, ato u zhvilluan në kombe me ndihmën e socializmit dhe duke iu falenderuar atij, dhe 4) grupin e fundit e përbënin popujt në shkallë të raporteve feudo-klanore dhe feudo-patriarkale, të cilët banonin në Veri, në Lindjen e Largët, Siberi, si edhe në viset malore te Kaukazit dhe në Azinë Qendrore (shih USSR Academy of Sciences, vep. cit. f. 147). Nga kjo pasqyrë e kategorizimit të popujve në Bashkimin Sovjetik është interesant avancimi i arsyetimit ideologjik: socializmi tani e zëvendësonte krishterizimin dhe civilizimin e popujve të pazhvilluar, të cilët dikur shtetet e mëdha imperialiste (duke e përfshirë në radhë të parë edhe Rusinë Cariste) i përdornin si pretekst për kolonizimin e tyre.Kur u braktis komunizmi?Duket se V.I.Lenini sinqerisht e besonte fitoren përfundimtare të socializmit në botë. Marrëveshjen e Brest-Litovskit të v. 1918 që shkonte ndesh me këtë besim të tij (sovjetikët për herë të parë qenë të detyruar të lëshonin pe në favor të ruajtjes së Revulucionit të Tetorit por në dëm të revolucionit proletar në Gjermani), duket se e konsideronte lëshim taktik e jo edhe strategjik. Në favor të këtij konstatimi shkon fakti se Lenini nuk i pati mbyllur kufijtë e federatës sovjetike: ato u lanë të hapura për t'iu bashkuar vendet ku do të fitonte revolucioni proletar dhe të cilat do të ndodheshin sukcesivisht, në afërsi të federatës sovjetike. Kjo gjë në Perëndim natyrisht u vlerësua si fillim i formimit të imperiumit proletar, andaj, edhe u kundërshtua me të gjitha mjetet në disponim (intervenimi i forcave imperialiste). Mirëpo, ndonëse kah viti 1922 përfundon procesi i formimit të BRSS, këtë ide mbi zgjerimin suksesiv dhe mbi permanencën e Revolucionit, Stalini ia përshtati jo vetëm rrethanave aktuale -të nevojës për bashkëpunim ekonomik në vend të konfrontimit me po ato qeveri imperialiste, rrëzimin e të cilave gjithsesi e preferonte, por edhe rrethanave të brendshme të forcimit me çdo kusht të shtetit sovjetik. Viti 1924, kur u vendosën marrëdhëniet ekonomike me Britaninë e Madhe, në Londër komentohej si shitje e komunizmit për hir të kapitalit, d.m.th. të nevojës për shpërthimin e bllokadës ekonomike. Mirëpo britanikët u mashtruan. Stalini bashkëpunimin ekonomik me Perëndimin tani e vuri në funksion të forcimit me çdo kusht të shtetit Sovjetik dhe me qëllim të mundjes së po atij Perëndimi. Ai edhe do të vdesë me bindje të plotë mbi këtë ide, por stalinistët më vonë, pas vitit 1953, do të jenë të detyruar të jetojnë midis joshjes së kësaj ideje dhe realitetit nuklear dhe termonuklear që pas vitit 1946 (Hiroshima dhe Nagasaki) i kishte përfshirë të dy superfuqitë. Zhvillimi i raketave interkontinentale i godiste të dy vendet njësoj. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Oct 23, 2007 7:26 am | |
| Andaj, komunizmi, si ide e permanencës së revolucionit, objektivisht u braktis pas vitit 1953 (vit i shpërthimit të ngarkesave nukleare sovjetike me qëllime eksperimentale), ndërsa realisht me 1959 (udhëtimi i N.S. Hrushovit në Camp David) dhe materialisht me vitin 1963 (vit i krizës së Karaibeve rreth instalimit të raketave sovjetike në Kubë). Ndërkaq definitivisht do të përfundojë me inicimin e luftës së yjeve në SHBA, në gjysmën e viteve 80, e cila, po ta ndiqnin edhe sovjetikët, BRSS-ja do të përjetësohej si fshat i madh atomik, pa zhvillim të madh të industrisë. Garat në armatim, me fjalë të tjera, e kushtëzuan realisht braktisjen e komunizmit Sovjetik (mbi këtë çështje të paritetit në armatim shiko : Mr Ukshin Hoti, Lufta e ftohtë dhe Detante-i, Qendra Krahinore për Arsimin Marksist, Prishtinë, 1976. si edhe botimin Serbokroatisht të po këtij viti).
«Amalgamimi» në funksion të fuqisë së shtetit
Zgjidhja e çështjes nacionale për të cilën Stalini konsiderohej se ishte autoriteti më kompetent i proveniencës së mendimit proletar, për të esencialisht ishte në funksion të idesë mbi maksimalizimin e fuqisë së shtetit sovjetik. Realisht u fillua nga premisa egoiste teorike: formimi i një kombi sovjetik dhe forcimi i një shteti sovjetik. Kombi-shtet ose shteti i tillë sovjetik, pastaj, siç e shpjegonin vetë sovjetët, do të ishte garancion për suksesin e lëvizjeve revolucionare kudo në botë (principi i internacionalizmit). Mirëpo nuk ngjau ashtu. Qysh në fillim fuqitë e tjera (imperialiste) ishin shumë më të forta, dhe, megjithë dështimin e intervenimit ushtarak në favor të kontrarevolucionit (kjo tani quhet ndërprerje e zhvillimit të natyrshëm të proceseve atje), prapseprapë, fitorja e revolucionit u arrit vetëm brenda kufijve të vjetër të Rusisë Cariste. Të kërkohej nga revolucioni i atëhershëm rus që në emër të teorisë (sikur bënin ca liderë nga India) të vazhdohej revolucioni, do të thoshte të vulgarizohej teoria. Për rusët akceptimi i saj do të ishte idiotizëm politik. Në vend të kësaj ata e filluan forcimin e shtetit sovjetik, duke mos patur skrupulla as ndaj idiotizmit ideologjik të masave të veta, as ndaj të tjerëve.
Me fjalë të tjera, të gjitha kategoritë e përmendura të popujve dhe të kombeve të ndryshme, siç e shpjegonte Stalini, por nga e cila nuk hoqën dorë as të tjerët më vonë, duhej të "amallgamoheshin" mes vete. Në nivelin e shtetit multincional:
a) Principi i "amalgamimit" të kombeve zbatohej (teorikisht) me "vullnetin" e tyre të lirë dhe ishte shprehje e parimit të vetëvendosjes, sipas të cilit, çdo komb ose popull, poashtu "vullnetarisht" mund të "ndahet dhe të krijojë shtetin e vet të pavarur; të mbetet pjesë e ndonjë shteti tjetër ose të lidhë raporte federale etj., me të" (shih Stalin, Marksism and National Question, San Francisco, Proletarian Publishers, 1975). Duke e njohur mendimin dhe natyrën e sistemit të vendosur nga Stalini nuk ka dyshim se ai do ta preferonte opcionin e fundit (lidhjen me shtetin tjetër), pasi që një gjë e tillë me siguri do të reduktohej në inkorporimin e atij shteti brenda kufijve të shtetit Sovjetik. Çdo popull që "me dëshirën e tij" vendoste "të amalgamohej" me popujt tjerë brenda BRSS, nuk mund të "çamalgamohej" më ndonjëherë, pikërisht për shkak se kërkohej fitorja e komunizmit dhe e revulucionit në suaza planetare; b) Shteti multinacional Sovjetik duhej të formohej edhe të forcohej edhe duke u mbështetur mbi principin e barazisë së plotë dhe të të drejtave të barabarta të të gjitha republikave të bashkuara sovjetike. Mirëpo kishte shumë sosh dhe ishin llojesh të ndryshme. Një numër i njësive federale (republikave) në frymën e principit mbi amalgamimin e popujve, ishin poashtu multinacionale: RSSA (Republika Socialiste Sovjetike Autonome) e Dagestanit, p.sh., përbëhej prej 10 nacionaliteteve, ndërsa RSSA Haberdin Ballkare; Çeçeno-Ingushe; Haraçejevo-Çerkese dhe Krahina Nacionale Manti-Mansi, janë entitete shtetërore me nga dy nacionalitete kryesore. Ndërkaq, disa kombe e nacionalitete të tjera janë ndarë në nga dy formacione shtetërore: RSSA e Oshensias Veriore ndodhet brenda RSFS Ruse, kurse Krahina Autonome e Oshensias Jugore ndodhet brenda RSS të Gruzisë; brenda RSS të Azerbejxhanit ndodhet RSSA e Nakçaunshanit; RSS e Ermenisë krahinën autonome të Nagorni Karabahut e ka brenda Azerbajxhanit; Gruzianët e kanë RSSA të Axharëve, ndërsa Bajratët i kanë edhe krahinat Autonome të Ust-Urdëve dhe të Aginëve, etj. (krahaso USSR Academy of Sciences... vep.cit. f. 155). Ndarjet e tilla administrativo territoriale, përkundrejt qëllimeve të proklamuara për barazi dhe të drejta të barabarta, në të vërtetë i ndihmonin qëllimit të parë -amalgamimit të kombeve, dhe jo barazimit të zhvillimit të tyre. Teorikët sovjetikë e ndjenin këtë mungesë, prandaj e bënin dallimin midis "barazisë shoqërore" dhe asaj "nacionale". E para konsiderohej parakusht për realizimin e së dytës. Megjithatë për realizimin e të dy qëllimeve konsiderohej si me rëndësi: "eliminimi i raporteve antagoniste klasore.. të diferencave substanciale midis fshatit dhe qytetit, midis punës fizike dhe mendore..." Me fjalë të tjera, "barazia e vërtetë midis popujve në socializëm është vetëm parakusht i domosdoshëm i barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve në pikëpamje të furnizimit të tyre me vlera materiale e shpirtërore" (vep.cit.f.161). Teoria dukej e drejtë, veçse realizimi i postulateve të saj parashihej për kohë të ardhme të komunizmit. Gjer atëherë vlente vetëm në nivelin formal-juridik, e jo edhe në atë praktik-politik; c) Principi i tretë mbi të cilin mbështetej forcimi i shtetit multinacional sovjetik ishte ai i sovranitetit të të gjitha kombeve e nacionaliteteve dhe i shtetësisë së republikave; d) veçse në dritën e principit të IV-të duhej të kuptohej edhe përmbajtja e të tretit (të sovranitetit). Centralizmi demokratik e shprehte "principin internacionalist të koordinimit të detyrave internacionaliste dhe të interesave nacionale". Shteti Sovjetik konsiderohej garant i sovranitetit të republikave, ndërsa këto të fundit e garantonin mvehtësinë dhe liritë e realizuara përmes bashkimit "vullnetar" me shtetin multinacional sovjetik.
Metodat e mëtejshme për njësimin e kombit/shtet
Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetëm në mbështetje të katër metodave të përmendura pa mbështetjen e proceseve të tjera integrative do të ishte i pafrutshëm. Në instancën e fundit do të rezultonte në formimin e një mekanizmi të pashpirtë që do t'i koordinonte pjesët e saj të ndryshme, por i cili gjithmonë do të rrezikohej nga tejveprimi i njërës ose pasiviteti i tjetrës. Për këtë shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative të cilat, në instancën e fundit, është dashur të rezultonin në formimin e një kombi sovjetik që do ta mbështeste shtetin multinacional sovjetik. Këto metoda të tjera kanë të bejnë me a) përkrahjen e proceseve integrative të popullsisë dhe me përzierjen e përbërjës nacionale të republikave, të regjioneve dhe të krahinave nacionale. Ndonëse është i ngjashëm me parimin e amalgamimit të kombeve nuk është identik me të. Amalgamimi është parim më i lartë dhe lidhet me vendimin e vullnetshëm për ta pranuar tjetrin në një komb të bashkëformuar. Ndërkaq, proceset e migracionit dhe të përzierjes së popullsisë janë derivative, praktike dhe sovjetët i quanin "internalizim i shtetësisë nacionale sovjetike". Me këtë shprehje i nënkuptonin "proceset objektive historike të akumulimit në rritje e sipër të karakteristikave të përbashkëta të formave dhe të metodave të operimit me shtetësinë nacionale të kombeve dhe të nacionaliteteve sovjetike" (USSR Academy of Sciences. vep.cit.f.221). Andaj, është e qartë se me këtë proces synohej formimi i një kombi sovjetik. Ndërkaq, me procesin tjetër, -të internacionalizimit, - që përcaktohej me përmbajtjen e vet klasore, synohej në plan të brendshëm -përmbajtja e njëjtë klasore e kombit të tillë sovjetik, dhe në plan të jashtëm -ambienti i përshtatshëm për ekzistimin politik të kombit të tillë/shtetit sovjetik, eventualisht, formimi i ndonjë imperiumi proletar në krye me BRSS: b) principi i barazisë kombëtare i përmendur më lartë duhej të përcillej me përpjekje për nivelizimin e zhvillimit të tyre ekonomik. Mirëpo, meqë kjo tregohej e pamundshme, sepse lufta për eliminimin e veprimit të ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik (shkencërisht e argumentoi Marksi) e nënkuptonte stagnimin relativ të vullnetshëm të kombeve të zhvilluara ("ndërkaq të fortit me qejf nuk heqin dorë nga forca" = Bertrand Russel), atëherë proceset integrative në nivel ekonomik i ngjanin atyre që e bënin përzierjen e popujve: u formuan rreth 19 regjione ekonomike që nuk ishin baras me njësitë autonome. Një regjion i tillë ekonomik ose i përfshinte disa sosh (njësi autonome) ose një njësi autonome ndahej në disa regjione ekonomike. Në këtë mënyrë, regjionalizimi ekonomik në të vërtetë ishte në funksion të proceseve integrative sovjetike, dhe jo aq në funksion të qëllimeve ekonomike. Kjo bëri që Kennan-i të konstatonte se ekonomia e popujve jo-rusë, e sidomos e atyre jo-sllavë, ishte e lidhur me rusomëdhenjtë.: c) Proceset e tilla integrative përkraheshin edhe me zhvillimin e lidhjeve reciproke kulturore të kombeve dhe të nacionaliteteve sovjetike. Lidhjet kulturore e "reflektonin unitetin e interesave të njeriut punues të të gjitha nacionaliteteve", andaj, sipas Sovjetëve "nuk është thjesht e arsyeshme që të shquhen faktorët etnikë dhe të bëhen çfarëdo ndryshimesh në format e shtetësisë nacionale Sovjetike" (vep.cit.f.190). Ndërkaq, kundërthënien midis shtetësisë nacionale (që e presupuzon principin territorial-kombëtar dhe forcimin e elementeve nacionale në federatën Sovjetike) dhe të kategorisë një komb/një shtet, duhej ta zbërthente aplikimi i principit të centralizmit demokratik me të cilin rregulloheshin interesat e ndryshme nacionale dhe esenca klasore e shoqërisë sovjetike në ndërtim e sipër. Se si dukej në praktikë zbatimi i këtij principi (centralizmi demokratik) s'ka ndonjë nevojë të komentohet. U pa nga vetë ndryshimet në linjën e përgjithshme politike gjatë zhvillimit socialist të BRSS; d) Metodë tjetër me rëndësi për avancimin e proceseve integruese ishte dhe akoma është përdorimi i gjuhës ruse si lingua franca e nacionaliteteve sovjetike. Përdorimi i rusishtes në rend të parë zbatohet në organet e shtetit: "Organet e shtetësisë nacionale, -siç thonë sovjetikët, -gjithnjë e më tepër e përdorin jo vetëm gjuhën amtare të nacionaliteteve indogjene, por gjithashtu edhe rusishten si mjet të komunikimit. Ky funksion bi-lingual i organeve të shtetësisë nacionale është trend i rëndësishëm për internalizimin e mëtejshëm të formës nacionale të shtetësisë së popujve të BRSS". Fjala internalizim këtu e ka kuptimin e akceptimit vullnetar të rusishtes si lingua franca të nacionaliteteve të ndryshme, por edhe kuptimin e akceptimit të natyrshëm, të paimponuar, të ngritur në nivel gati të gjuhës amtare, për nacionalitetet jo-ruse. Në këtë mënyrë, zhvillimi i bi-linguizmit të nacionaliteteve sovjetike shndërrohet në "proces të natyrshëm të zhvillimit linguistik të popujve sovjetikë" (vep.cit.f.188). Kishte, natyrisht, edhe forma të tjera që u ndihmonin proceseve integruese në Bashkimin Sovjetik, por këto ishin më të rëndësishmet dhe nga to nxirreshin edhe të tjerat.
Populli /kombi/-shtet Sovjetik
Thelbin e proceseve të këtilla integrative e përbënte ligji i "lulëzimit dhe i afrimit" të popujve, të cilin Sovjetikët e cilësonin si jashtëzakonisht pozitiv: "Procesi i zhvillimit të shtetësisë nacionale-thoshin ata -është në rend të parë i determinuar me interakcionin e dy ligjeve të përgjithshme: e para, me lulëzimin e mëtejshëm dhe gradual të kombeve Sovjetike, dhe e dyta, me zhvillimin e përgjithshëm dhe me përmirësimin e demokracisë socialiste gjatë ndërtimit të komunizmit" (vep.cit.f.183). Veprimi i këtij ligji i nënshtrohej prioritetit të klasores mbi nacionalen dhe të internacionales mbi nacionalen. Sa i përkiste aspektit nacional të çështjes (principi i formacionit nacional-shtetëror), ai e nënkuptonte vetëm faktin se "një territor i caktuar integral duhet të jetë i banuar në mënyrë kompakte me anëtarët e ndonjë nacionaliteti të caktuar (ndonjëherë me dy ose tri nacionalitete të tilla), që mund të formojnë, qoftë shumicën relative, qoftë atë absolute, ose pak a shumë, një pjesë të rëndësishme të popullatës". Mirëpo shteti, sipas teorikëve sovjetikë, nuk mund të formohet, e as të ekzistojë vetëm me këtë kusht; principi nuk mund të zbatohej në mënyrë të njejtë, si në socializëm ashtu edhe në komunizëm, ku tani një kohë të gjatë "veproi procesi i natyrshëm progresiv i forcimit të mobilitetit dhe i ngritjes së natyrës multinacionale të popullsisë nëpër republika dhe çarqe"(ibd.) Në këtë mënyrë bëhej e qartë se shteti Sovjetik e synonte krijimin e një kombi të vetëm sovjetik. Sigurisht nën presionin e shembullit amerikan, ku pohohej se tashmë ishte krijuar një melting pot (kazan tretës) për pjesëtarët e kombeve të ndryshme që jetonin atje, teoria dhe politika sovjetike bukur heret, qysh në vitet 60, u ngut të konstatojë se populli /kombi/ sovjetik tashmë ishte formuar. Çfarë ishte populli sovjetik sipas këtij konstatimi? "Populli Sovjetik -pohon Akademia e Shkencave të BRSS -në rend të parë, është një kolektivitet integral socialist (faqe 20 rreshti 5, -fjala e dytë e palexueshme) i cili i ka karakteristikat e përbashkëta të jetës së vet ekonomike, politike, ideologjike dhe shpirtërore dhe e ka përbashkësinë e interesave dhe unitetin e qëllimeve që realizohen si rezultat i aktiviteteve të përbashkëta të anëtarëve të barabartë të këtij fenomeni. Në rend të dytë është bashkësi social-klasore që karakterizohet me përbashkësinë e jetës ekonomike, strukturës sociale, të sistemit shoqëror-politik, ideologjisë marksiste-leniniste, me përmbajtjen socialiste të kulturës, me mënyrën e jetesës dhe traditat, me psikologjinë nacionale, me lingua franca të përbashkët dhe me vetëdijën e përbashkët mbi përkatësinë e vetëm një atdheu unik dhe një bashkësie të re historike. Në rend të tretë, populli sovjetik është një etnitet unik i formuar prej llojllojshmërisë nacionale dhe prej kombeve, nacionaliteteve dhe grupeve të ndryshme nacionale" (vep.cit.f.219). Populli i tillë sovjetik i mbështetur nga shteti sovjetik në të vërtetë e përbën kombin/shtet sovjetik ose së paku, synimet e qëllimit të tillë në realizim e sipër. Nga ato nuk u hoq dorë as me ndryshimet demokratike në Bashkimin Sovjetik. Aq më tepër, në BRSS llogaritet se me to mund të pritet forcimi i kësaj tendence.
Kritika e thelluar-aspekti teorik
Parashtrimi i tillë i metodave dhe i instrumenteve për realizimin e zhvillimit kardinal të politikës dhe të teorisë politike -komb/shtet sovjetik, nuk është bërë me qëllim që të quhet si utopik e as përpjekjet për zgjidhjen e çështjes nacionale atje nuk do të cilësohen si kamuflim ideologjik. Tek e fundit, shumë teorikë jshtë BRSS megjithatë konstatojnë njëzëri se rusët, duke e tentuar asimilimin e të tjerëve, morën nga ata, (d.m.th. nga nacionalitetet jo-ruse), shumë veti kulturore. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Oct 23, 2007 2:44 pm | |
| Ndërkaq, në tendencat e tanishme pa dyshim është e pranishme edhe frika për të ardhmen e largët, kur shtimi demografik i popullsive jo-ruse eventualisht mund t'i "gëlltisë" rusët, pikërisht si në Indi, ku pushtuesit eventualë, gati gjithmonë shndërroheshin në të pushtuar dhe asimiluesit në të asimiluar. Mirëpo, tani për tani, këto gjëra ndodhen larg realitetit të mundshëm. Synimet e tilla për formimin e kombit/shtet sovjetik nuk cilësohen si utopi e kamuflazhë, për shkak se proceset atje akoma nuk kanë përfunduar, ndonëse duken qartazi të dështuara dhe për shkak se synimet për realizimin e qëllimeve të tilla janë njësoj prezente edhe tek pala tjetër siç u pa nga teoritë e parashturara të proveniencës përendimore dhe kudo në botë. Ndryshimet e preferuara në Evropë nuk e vënë në pyetje qëllimin, por vetëm metodat. Sa i përket qëllimit, komunistët e besonin lindjen e ardhshme të parajsës komuniste dhe për aq mbetën të mashtruar. Ndërkaq të tjerët i besuan metodat, qëllimin e nënkuptonin, dhe nuk e lodhnin mendjen me përmbajtjen e tyre (thelbësisht të njejtë). Moslodhja e mendjes për inteligjencien e kombeve të vogla është një luks që kushton shtrenjtë. Për këtë shkak, vërejtjet nga aspekti i kritikës së thelluar të aspektit teorik të çështjes ndoshta do t'i ndihmojnë mendimit të drejtë.
Teza mbi prioritetin e klasores në raport me nacionalen, e cila esencialisht do të thoshte se zhvillimi i përgjithshëm i kombeve dhe i nacionaliteteve Sovjetike, në pikëpamje të formës ishte nacional dhe në pikëpamje të përmbajtjes -socialist, d.m.th. klasor, e gjente mbështetjen e vet në teorinë marksiste. Mirëpo teoria marksiste këtë teori e kishte vënë në kontekst të qëllimit revolucionar: proletariati si subjekt -bartës i revulucionit, kudo ishte njësoj dhe kudo e kishte qëllimin e njejtë-përmbysjen e borgjezisë. Proletariati, megjithatë, këtë funksion mund t'a kryente vetëm si klasë e kombit të vet. Konstituimi si klasë e kombit të vet nuk e nënkuptonte formalizimin e vetive kombëtare, relativizimin e interesave të veta kombëtare dhe nënshtrimin e tyre ndaj interesave të tjera (internacionaliste), por arritjen dhe realizimin e atyre interesave me luftën e përbashkët të klasave, në suazat e kombeve individuale dhe në ambientin e përbashkët ndërkombëtar. Në frymën e teorisë së vet, sovjetikët i ndihmonin lëvizjet revolucionare të Botës së III-të, por gjithnjë në kontekst të kujdesit për reakcionin e palës tjetër (amerikanëve), i favorizonin grupet e caktuara por ndihma e tyre rrellëherë ishte në nivel të nevojave reale. Ndërkaq, në plan të brendshëm, në kushtet kur proletariati e kishte marrë pushtetin, theksimi tej mase i klasores e kishte për qëllim shpejtimin e proceseve integruese në kuptim të asimilimit të shpejtuar e jo të tretjes së vullnetshme të tyre siç shpjegonin sovjetikët. E presupozonte ekzistimin e një qendre dhe të një administrate të centralizuar, formimin e një kombi/shtet me një gjuhë të vetme - rusishten, në fillim si lingua franca, e më vonë si gjuhë e vetme për të gjithë pjesëtarët e të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve sovjetike; e nënkuptonte një botë ku rusishtja do të dominonte si gjuhë e vetme komunikimi ose së paku do të shtyhej baraz me anglishten; një imperium proletar rus në suaza të planetit, që ishte pikërisht e kundërta e ëndrrës anglosaksone: imperiumi borgjez anglosakson me sundimin e anglishtes. Rusët, me fjalë të tjera, nuk e luftonin imperializmin me qëllim të çrrënjosjes së eksploatimit, por me qëllim të barazimit me të. Socializmi nuk u konsiderua qëllim në vete, e as për dobi të njerëzimit, por vetëm instrument i forcimit të interesave vitale të kombit rus të shkrira në interesat vitale të shtetit sovjetik. Kjo gjë, sikurse dhe te pala tjetër, e vërteton tezën se sistemet e mëdha të mendimit gjithmonë janë globale, dhe nuk kufizohen në suaza nacionale, e as regjionale. Mbeten humane për aq sa mund t'i shërbejnë njerëzimit në përgjithësi, dhe jo vetëm kombeve të veçanta, ose po qe se tregohen humane për këto të fundit, mund të jenë të dobishme edhe për njerëzimin, por jo duke e tretur individualitetin e popujve dhe të kombeve.
Në çastin kur marksizmi në BRSS dhe në vendet e real-socializmit dhe të socializmit në përgjithësi, detyrimisht ishte shndërruar në teori sunduese të shoqërisë së dhënë, revulucionariteti i saj (i teorisë) doemos duhej të reduktohej në komponentën e ndërtimit socialist, d.m.th. në të kuptuarit e këtij realitetit (politik) si vazhdimësi e revulucionit. Përndryshe, po të mbetej vetëm si teori e pushtetit, sikurse që ndodhi, do të shndërrohej në teori të status-quo-së politike. Do t'i ngjante, siç i ngjau, teorive të tjera globale (krishterizmit, islamizimit), të cilat e ndanë fatin e njejtë të transformimit prej teorive revolucionare në ato të status quo-së. Do të dështonte nga domosdoshmëria e zhvillimit të proceseve shoqërore dhe duket se dështoi: Bota e mileniumit që vjen nuk mund të jetë botë e atij që na braktis.
Mirëpo, proceset shoqërore askund nuk u zhvilluan në mënyrë lineare; askund nuk përfunduan në mënyrë kategorike, të pastër; askund nuk u zhdukën pa gjurmë. Andaj, ato vazhdojnë të koekzistojnë; të thyhen ndër vete; të papërfunduara dhe pa mundësi që të përfundojnë përfundimisht. Mençuria konsiston në faktin që të ndihmohen mendimet dominante që e çajnë rrugën përpara dhe e zhvillojnë shoqërinë në tërësi.
Rusët dhe sindromi i sigurisë
Në plan të politikës së jashtme, insistimi mbi prioritetin e klasores përkundrejt nacionales doemos duhet vështruar në kontekst të mundësive për realizimin e një qëllimi të tillë. Mundësitë e një shteti të madh janë gjithashtu të mëdha. Për këtë shkak teza e këtillë deomos paraqitet në funksion revulucionar-ekspanzionist në plan të jashtëm (imperium proletar) dhe në funksion të forcimit të Unionit Sovjetik, në plan të brendshëm;- të ekzistimit të një qendre të caktuar, të një force drejtuese-shtytëse. Teoria sovjetike, në kontekst të këtij konstatimi, e theksoi rolin e veçantë të kombit rus në formimin, por edhe në konsolidimin e Unionit Sovjetik. Ajo e bënte këtë sepse, sipas saj, Revolucioni i Tetorit kishte shpërthyer më parë në Rusi, e pastaj ishte zgjeruar edhe tek të tjerët, sepse kombi rus, në Rusinë Cariste, kishte qenë më i zhvilluari dhe zhvillimi i tij i kishte ndihmuar edhe të tjerët, dhe sepse kishte pasur merita kolosale në mundjen e fashizmit gjatë Luftës së II-të Botërore. Të gjitha këto fakte, nga aspekti i qëllimit të sotëm, mund të kontestohen, por mjafton të konstatohet se teoria sovjetike që e pretendonte mbështetjen në marksizëm, në këtë mënyrë kishte rënë në pozitat e teorive mbi maksimalizimin e fuqisë: krijimi kombit/shtet sovjetik; proceset e përshkruara integruese; rusishtja si lingua franca etj. e kishin vetëm një drejtim -atë të rusifikimit të nacionaliteteve të tjera sovjetike dhe asimilimin e tyre e jo atë të forcimit të identitetit të tyre dhe as të zhvillimit. Shoqëria e përzier sovjetike rusët i kishte bartës të saj, pikërisht si edhe tek amerikanët: shoqëria e përzier amerikane -anglezët i kishte bartës të saj. Ideologjia komuniste dhe teoria marksiste në këtë mënyrë ishin vënë në shërbim të aspiratave dhe interesave vitale të kombit rus.
Mirëpo në nivel praktik-politik, formimi dhe forcimi i shtetit sovjetik filloi si formim dhe forcim i pushtetit të klasës. Shteti konsiderohej aparat dhune në duart e klasës (punëtore). Në këtë masë roli i ideologjisë dhe teorisë nuk mund të reduktohej tërësisht në kamuflim të interesave ruso-mëdha. Më vonë shteti u konsiderua si aparat gjithëpopullor "i cili i shprehte interesat dhe vullnetin e punëtorëve, fshatarëve dhe intelegjencies së të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve (shih N. Pashiq, Uporedni Politicki Sistemi, Beograd, 1978, f.206), por të cilin e karakterizonte nënshtrimi rigoroz i të gjitha republikave ndaj principit të centralizmit demokratik edhe në ekonomi dhe në të gjitha aktivitetet tjera"(ibd.). Shteti i tillë Sovjetik nuk do të mund të funksiononte pa përfaqësimin, së paku simbolik, të nacionaliteteve jo-ruse në organet e pushtetit. Sipas një tabele që e bënë z. Brzezinski dhe S.P.Huntington (shiko tabelën!), përfaqësimi i nacionaliteteve jo-ruse në organet e larta të pushtetit dhe të PK të BRSS ishte shumë më i ulët se sa pritej. Nga ana tjetër u vu re një rënie konstante e këtij përfaqësimi në krahasim me periodën e Leninit; një disproporcion i madh midis përfaqësimit të kombeve sllave dhe jo-sllave dhe në fund, një tendencë që kombet jo-sllave të përfaqësohen më tepër në organet reprezentative, të cilat cilësoheshin si "organe dinjitoze (dignified), e jo në ato ekzekutive, të cilësuara si institucione efikase të pushtetit (efficient organs of power). Për këtë shkak, ndonëse do të ishte e arsyeshme të besohej se ideologjia komuniste nuk u vu menjëherë në shërbim të interesave shteto-mëdha ruse, ajo ngjau paralelisht me forcimin e organeve të reja, dhe roli i tillë forcohej paralelisht me forcimin e pushtetit. Sipas faktit të rënies së përfaqësimit të nacionaliteteve jo-sllave në organet e larta të pushtetit sovjetik; sipas veprimit të ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik i cili për shkak të logjikës inherente të përmbajtur në të dërgoi në thellimin e diferencave të zhvillimit dhe jo në zhdukjen e tyre, dhe sipas shumë indikatorëve të tjerë, duket se atje komunizmi nuk dështoi befasisht, por qe braktisur gradualisht, dhe pikërisht atëherë kur trumbetohej se kishte triumfuar plotësisht. Ky konstatim është me rëndësi, jo për të kundërshtuar modën (është bërë modë të festohet dështimi i tij), e as për të apeluar kthimin e tij (se nuk mund të jetë i njëjtë), por për perceptimin e drejtë të së ardhmes. Popujt nuk janë kalamaj që vazhdimisht të manipulohen. Vetëdija e tyre është në rritje e sipër dhe ajo do të materializohet si e vërtetë për veten pavarësisht nga forca totalitare e aparatit të shtetit.
Duket sikur përfaqësimi i nacionaliteteve jo-ruse, e sidomos jo-sllave, e ka patur funksionimin përcjellës të eleminimit të vetmisë ruse, të mosmbetjes vetëm, të një sigurimi shpirtëror kolektiv të materializuar si politikë. Paralelisht me forcimin e rusëve si komb, reduktohet përfaqësimi i nacionaliteteve jo-ruse dhe jo-sllave. Sindromi i tillë i sigurimit të rusëve duket të mos jetë i rastit. Lidhet me pozitën e tyre gjeografike dhe gjeopolitike. Dikur vendet imperialiste të Evropës pushtimet dhe zgjerimet imperiale i bënin duke qenë të sigurt në Evropë. Ndërkaq, Rusia Cariste zgjerohej duke e shtyrë vazhdimisht kufirin e vet, përderisa në vitin 1650 (shek. XVII) nuk u konfrontua me Kinën në Azinë Qendrore dhe më vonë, (shek. XIX) në lumenjtë Usur dhe Amur, për të përfunduar në konfrontimin me fuqitë tjera imperialiste në territorin e Kinës (shek. XX). Përpjekjet e saj për të depërtuar në ujërat e nxehta të Oqeanit të Qetë gjatë shekullit XIX dhe gjatë fillimit të shek. XX u kundërshtuan nga Japonezët, nga Kina dhe nga fuqitë imperialiste të Evropës, veçanërisht nga Britania e Madhe, e cila i frikësohej rrezikimit të rrugës për në Indi (koloni e saj). Në këtë mënyrë pati dështuar plani i supozuar se Rusia Cariste e kishte ndërmend të formonte një punkt të ri të perandorisë në Lindjen e Largët dhe të delte në detin e nxehtë kinez (shih Harrison E. Sulisbury, The War Between Russia and China, Pen Books, London, 1969. f.19). Dalja në ngushticën e Beringut (1784) nuk ishte supstitucion për të parën dhe nuk paraqiste rrezik për interesat amerikane, me të cilët, pas blerjes së Alaskës, i ndante ngushtica e Beringut.
Rusia Cariste u formua si shtet dy-kontinental (me kokën në Europë dhe me trupin në Azi): "E ndarë -shkruan një disident Sovjetik, -ajo e stimulon sulmin, por e bashkuar, e stimulon ekspanzionin në të gjitha drejtimet" (shih Vernon V. Aspaturian, The Soviet Union as an Actor in the International System, në Roy C. Macridis, ed. Foreign Policy in World Politics, V-th ed. Prentice-Hall, Inc. Engelwood Cliffs, New Jersey, 1976, f.165). Mirëpo kjo ngjet jo vetëm sepse BRSS i zë dy gjysma të dy kontinenteve, siç mendon Aspaturian, por edhe sepse e posedon pikën kyçe të Euro-Azisë (me regjionin e gjerë rreth Uralit). Duke filluar nga kjo, sigurimi fizik i Rusisë dikur në mënyrë decidive lidhej me hapësirën tokësore që e synonin Aziatikët, si p.sh. sulmi i mongolezëve gjatë shek. XII-të, por edhe gjermanët nga Evropa, me sulmet sukcesive gjatë historisë. Ndërkaq, sigurimi psikologjik lidhej me nevojën për centralizimin e pushtetit shtetëror (faktori subjektiv).
Sipas Halford J. Mackinder (vepra klasike: "Democratic Ideals and Reality", New York, Holt Rinehart and Winston, 1942):
"Ai që e sundon Evropën Lindore, komandon me Heartland-in (Heart land=zemra e dheut), në kuptimin e gjerë -EuroAzia ose ujdhesa botërore; në kuptimin e ngushtë=regjion i gjerë kufitar midis dy kontinenteve i pikasur rreth Uralit); ai që e sundon heartland-in e komandon ujdhesën botërore, dhe ai që e sundon ujdhesën botërore, komandon me botën" (vep. cit.f.150).
Këto botëkuptime ekstreme të determinizmit gjeografik nuk mbetën pa u reflektuar edhe te liderët e nacionalizmit gjerman të cilët "Drang nach Osten-in" e tyre (Depërtimin drejt Lindjes), d.m.th. drejt BRSS, e kuptonin si të drejtë të natyrshme të kombit në ekspanzion (gjermanëve) e të industrializuar pas rivalëve të tyre në Perëndim (Franca, Britania). Mirëpo edhe më herët (qysh në shek. XIX) rivaliteti me gjermanët do të jetë bazë e një miqësie dhe e aleancave të shumta ruso-franceze, por edhe e pretendimeve të herëpashershme për të formuar një cordon sanitair rreth Gjermanisë, dhe i cili do të pretendonte t'i lidhte kombet sllave dhe të zgjatej gjer në Adriatik (Entente-a e Vogël midis dy luftërave botërore), ose si imperializëm carist, të depërtonte në Bosfor dhe mundësisht të vendosej në Stamboll (Konstatinopol) prej nga do t'i kontrollonte Dardanelet (viti-1877 gjer në Luftën e I-rë Botërore).
Pretendimet dhe synimet e këtilla të imperializmit carist dhe kundërthëniet me imperializmat e imperatorive të tjera (britanikët, francezët, më vonë amerikanët në rolin e trashëgimtarit të interesave britanike) u reflektuan edhe në BRSS, por tani ideologjia komuniste ishte më rigoroze; shteti Sovjetik-më i fortë dhe drejtimet e zgjerimit më të theksuara: Stalini e vendosi kontrollin e shtetit sovjetik mbi tërë Evropën Lindore, pos në Jugosllavi, që e humbi në v. 1948, dhe në Shqipëri, në vitet 60. Stalinistët tjerë më vonë e vendosën kontrollin e shtetit Sovjetik në Kubë (ku orthodoksizmi doktrinar i Fidel Castros gërshetohej me orthodoksizmin fetar të grekëve); në pjesë të Lindjes së Mesme (veçanërisht ku kishte orthodoksë, si në Liban e Siri), në Afrikë (poashtu te shtresat sunduese orthodokse në Etiopi) e gjetiu. Në Evropë kontrolli i shtetit Sovjetik mbi Evropën Lindore arsyetohej me interesat e sigurimit të shtetit Sovjetik, por me një fjalor ideologjik komunist, i cili në të vertetë mund të përkthehej si interes i sigurimit të regjimeve komuniste (të cilat ishin të imponuara dhe të cilat nuk i donin popujt e këtyre vendeve). BRSS më vonë nga kjo hoqi dorë. Por prej cilës gjë nuk hoqi dorë dhe akoma nuk mund të heqë dorë?
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Wed Oct 24, 2007 5:58 am | |
| Sovjetizimi i interesave ruse BRSS sipas Kushtetutës së v. 1977 definohet si shtet unik federativ multinacional ... që e mishëron unitetin shtetëror të popujve, i bashkon të gjitha kombet dhe nacionalitetet me qëllim të ndërtimit të përbashkët të komunizmit (shih Zbirka Novijih Ustava, Savremana Administracija, Beograd, 1979. f.135). Tani atje ndryshimet zhvillohen në drejtim të akceptimit të demokracisë, por ato nuk mund të bëhen duke mohuar menjëherë çdo gjë socialiste, në mos për asgjë tjetër, atëherë për shkak se shtresat e zhvilluara burokratike gjatë viteve të zhvillimit socialist do të duhej t'a mohonin veten dhe vullnetarisht do të duhej t'ia lëshonin pozitat shoqërore dhe shtetërore të tjerëve; do të duhej të krijohej një strukturë tjetër e organizimit shtetëror dhe do të duheshin shumë gjera të tjera. Për t'u arritur këto gjëra në thelb të "perestrojkës" dhe të "glasnostit"-it, do të duhej të ishin revolucioni dhe jo reformat. Andaj, meqë në thelb të tyre janë reformat e jo revolucioni, d.m.th. përmirësimi i raporteve shoqërore dhe jo çrrënjosja e tyre radikale, atëherë mbetet të shihet nëse mund të priten ndryshime në përcaktimin e interesave vitale të shtetit sovjetik. Tani për tani është vështirë të priten ndryshime të tilla. Duke filluar nga elementet përbërëse të shoqërisë sovjetike, Vernon V. Aspaturian është i mendimit "se BRSS-ja në marrëdhëniet ndërkombëtare është e pajisur (në të vërtetë, e dhuntuar=endowed) me një shumësi identitetesh" (multiple identities) dhe se e "zbulon veten si agregat të pesë personaliteteve të institucionalizuara dhe të ndërvarura: . . . 1) të shtetit; 2) të partisë; 3) të kombit rus; 4) të kombeve jo-ruse (variabël) dhe 5) të bashkësisë multinacionale (vep.cit.f.153). Për këtë shkak, Bashkimi Sovjetik, shkruan Aspaturian "duhet deomos t'i artikulojë interesat e konstituentëve shoqërorë brenda sistemit shoqëror-politik në harmoni me strukturën lëvizëse të pushtetit dhe të prioriteteve. Kjo nga ana e vet, -shton ai, -doemos duhet të koordinohet me kërkesat e nacionaliteteve brenda rendit multinacional sovjetik dhe të harmonizohet me interesat e shteteve të tjera komuniste në nënsistemin ndërkombëtar (d.m.th. brenda vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës), para se të veprojë brenda sistemit të përgjithshëm ndërkombëtar (vep.cit.f.154). Siç është theksuar më herët, përfaqësimi në organet e larta të pushtetit sovjetik i nacionaliteteve jo-ruse nuk ka qenë gjithaq i theksuar, por megjithatë ekzistonte. Dhe nuk ishte proporcionalisht i njëjtë në të gjitha organet qendrore të pushtetit Sovjetik (gati fare nuk i përfshinte organet ekzekutive). Kjo do të thotë se nacionalitetet jo-sllave nuk luanin ndonjë rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të shtetit. Për këtë shkak, por duke u nisur nga komponenta historike, edhe Aspaturian mendon se BRSS në rend të parë funksiononte si trashëgimtar dhe rojtar i interesave të kombit rus dhe i vlerave të tij. Në këtë kuptim kombi rus bile i ka "universalizuar" normat kulturale të rusëve si norma sovjetike dhe këtë e ka bërë në emër të progresit e jo në emër të rusifikimit të tyre (vep.cit.f.157). Interesat e kombit rus shteti sovjetik gati i ka realizuar në tërësi. Megjithatë, Aleksandër Solzhenjicin pikërisht nga pozita e këtij kombi më vonë do t'a bëjë njerën nga kritikat më të fuqishme kundër sovjetizimit të kombit rus. Në qoftë se fshatarët gjithkund janë bartësit e kombit dhe të kombëtares, e të këtillë, mendon Solzhenjicini, sidomos ishin në Rusi, atëherë pikërisht fshatarët e pasur (kulakët, siç i quajti Stalini) e luajtën një rol të tillë prioritar. Shkatërrimi i dhjetëra milionë kulakëve gjatë kolektivizimit në kohën e Stalinit, por edhe sovjetizimi i rusëve më vonë, kanë ndikuar në humbjen e shpirtit të kombit rus. Solzhenjicini, duke rënë në pozitat e errëta të misticizmit feudal, ua tërhoqi vërejtjen sovjetikëve mbi veprimet e mundshme retroaktive të historisë (shiko artikullin e tij të fuqishëm nga fjalimi famoz në Harvard më vitin 1978). Duke e dëgjuar këtë fjalim një ditë të vrënjtur me re e shi, i ulur mbi shkallët e bibliotekës së Harvardit, e vëreja se Solzhenjicini me mjekrrën e tij të gjatë, të nxiste përfytyrimin e një prifti rus që e kërkonte perëndinë, i vetmuar në horizontin e gjerë të stepes. Këtë fjalim të tij me të cilin i krahasonte sistemet e botoi revista Foreig Affairs, Spring, 1980.Me fjalë të tjera, ajo që me gjenialitetin e shkrimtarit botëror e vërente Aleksander Solzhenjicini ishte e lidhur me frikën instiktive nga sovjetizimi edhe i vetë sovjetizuesve (rusëve). Solzhenjicini e preferonte ri-orthodoksizimin e shpirtit rus dhe jo sovjetizimin e tij. Mirëpo frika e Solzhenjicinit ka të bëjë me sistemin ku artikulimi i interesave nuk bëhet vetëm përmes kanaleve të instaluara të pushtetit, por edhe përmes luftës së brendshme për pushtet. Në kuptimin global, duke e marrë parasysh realitetin teknologjik, nuklear e termonuklear dhe të bartjes interkontinentale të ngarkesave të tilla, qëllimet e politikës së jashtme sovjetike u reduktuan me kohë në maksimalizimin e fuqisë, të prestigjit dhe të pozitës së favorshme ndërkombëtare të vendit, e jo në proletarizimin ndërkombëtar. Konflikti i v. 1948 me Jugosllavinë dhe ai i viteve '60 me Kinën dhe me Shqipërinë, ndikuan në drejtim të kristalizimit të konceptit të sigurimit në BRSS: parafytyrimi mbi rrezikimin permanent të sigurisë së BRSS u zëvendësua me perceptimin e sigurisë permanente, të rrethuar me vende miqësore socialiste, e më vonë edhe kjo u braktis. Siguria tani u mbështet mbi fondin e armatimit; vizioni fiks i Stalinit dhe i stalinizmit mbi koekzistencën midis dy kampeve të papajtushme ndërkombëtare u zëvendësua me akceptimin e rrugës jo-kapitaliste të zhvillimit (që akoma nuk u braktis, por që do të braktiset); doktrina mbi domosdoshmërinë fatale të luftës qëmoti u braktis në favor të kondominiumit, por edhe të modus-vivende-ve të ndryshme. Me fjalë të tjera, qëllimet universaliste ideologjike i erroduan vlerat e brendshme (sepse nuk mund të realizoheshin). Një ploitikë reale e jashtme e presupozonte ekzistimin e drejtpeshimit midis interesit nacional (në këtë rast sovjetik) dhe universalizmit ideologjik. Gjatë një kohe (prej Kongresit XX të PK të BRSS) një gjë e tillë e mundësoi paraqitjen e dy tendencave në politikën e jashtme sovjetike: 1) të njërës, që nuk hiqte dorë plotësisht nga premisat staliniste të politikës së jashtme dhe 2) tendencës së dytë, që ngulte këmbë në një vlerësim më "nacional" të situatës ndërkombëtare dhe të detyrave të politikës së jashtme sovjetike: "Perestrojka" dhe "Glasnosti" esencialisht janë mbisundim i tendencës së dytë. Proceset integruese të Evropës i ndihmojnë asaj. Mirëpo çështja e inkuadrimit të BRSS në Evropën e Bashkuar është çështje e komplikuar në vetvete, e cila do të zhvillohet varësisht nga ajo se sa BRSS interesat e sovjetizuara ruse do t'i perceptojë si interesa sovjetike e jo ruse, d.m.th. si interesa të të gjitha kombeve dhe nacionaliteteve të Bashkimit Sovjetik, e jo vetëm si interesa të kombit më të madh ose të një grupacioni kombesh (të kombeve sllave). Pavarësisht nga dëshira që t'i afrohet standardeve Evropiane, Bashkimi Sovjetik nuk është vetëm shtet evropian por edhe aziatik. Edhe po të dojë, ai nuk mund të heqë dorë nga një detyrë ambivalente që i imponohet: si një shtet edhe aziatik, do ta marrë me vete edhe Azinë, apo do të shkëputet prej saj? Me fjalë të tjera, evropeizimi i Evropës e nënkuptonte evropeizimin edhe të Bashkimit Sovjetik, ndërsa evropeizimi i BRSS e nënkuptonte evropeizimin (të përkthyera si sovjetizim) të pjesës aziatike të tij, por në mënyrë indirekte edhe të Azisë. Ky do të duhej të ishte shkaku i vërtetë i shqetësimit të letrarëve sovjetikë si Solzhenicini: do të orientohen për në Evropë apo do të mbeten në Azi? Dy shalqinj është gjë e vështirë të mbahen në një dorë, por kjo u përket sovjetikëve dhe jo neve. Ndonëse konsekuencat e vërteta të tilla do të jenë temë e shqyrtimit në artikujt tjerë që pasojnë mbi Evropën, tani është e udhës të konstatohet se është joserioze të manipulohet mbi dekompozimin e mundshëm të BRSS. Reflektimi i këtyre tezave në Kosovë nuk është në interesin e Kosovës. Ajo ka detyra të tjera që mund t'i realizojë dhe të cilat ajo do t'i realizojë vetëm duke e akceptuar drejt vendin e vet në nënsistemin dhe në sistemin e mendimit dhe të realitetit politik. Lubjanë, Mars 1991 5. SHQIPTARËT DHE INTERESAT VITALE TË KOMBIT (Kumtesë e paraqitur në Simpoziumin Shkencor të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, të mbajtur në Prishtinë në qershor të vitit 1991 me temën: "Shqiptarët dhe Evropa - dje, sot dhe nesër" dhe që në realitet është pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull të përbashkët "Kosova dhe Evropa") Shtrirja e problemit Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme shqiptarët janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Thuhet relativisht për shkak se kjo varet nga çasja dhe definicioni i asaj që nënkuptohet me fjalët popull dhe komb. Po t'i qaseshim problemit p.sh., nga aspekti antropologjik, atëherë shqiptarët do të bënin pjesë ndër popujt mesatarë për kah numri, madje ndoshta ndër popujt mesatarisht të mëdhenj për kah numri, dhe do ta zinin një vend sigurisht jo ndër të fundit. Xheson Klej (Jason W. Clay), një antropolog i angazhuar në studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kombet i definon si "…grupe njerëzish me identitet të fortë kulturor dhe politik që janë të vetëdefinuara dhe të njohura nga të tjerët ... grupe të cilat e kanë ushtruar kontrollin politik të fatit të tyre në të kaluarën (gjer në njëfarë shkalle) dhe të cilat kontrollin e tillë të fatit të tyre akoma e shohin si strategji të mundshme të së ardhmes..." Për ndryshim nga termat: popull indogjen (grupe distinkte kulturore që e kanë okupuar një regjion të caktuar shumë para ardhjes së imigrantëve ose grupeve koloniste), popull fisnor (tribal), grup distinkt kulturor që e ka ruajtur një ndjenjë të fortë të identitetit, (me gjuhë dhe me kulturë të ndarë nga të tjerët), të bazës territoriale dhe të një organizimi socio-politik të vetëmjaftueshëm që nga koha para krijimit të shteteve moderne; grup etnik (grupe distinkte kulturore brenda shtetit, që e ruajnë identitetin e tyre kulturor duke akceptuar dhe njëkohësisht duke operuar); brenda suazave institucionale dhe politike të shtetit, kombet i ruajnë institucionet e domosdoshme sociopolitike me të cilat e qeverisin veten; mund t'i kenë pushtuar të tjerët ose dhe mund të jenë pushtuar prej të tjerëve, por kufijtë shtetërorë rrallë herë janë shprehje e sipërfaqeve tradicionalisht të okupuara prej kombeve. "Për këtë shkak kohëve të fundit është shtuar termi kombi-shtet i cili reflekton dëshirën për krijimin e identiteteve të reja që korrespondojnë me kufijtë aktualë, por jo edhe të drejtë, politikë. Jason W. Clay pohon se gjatë procesit të formimit të shteteve, brenda tyre u përfshinë edhe rreth 600 milionë njerëz që u takonin kombeve të cilat nuk merrnin pjesë, ose vetëm pjesërisht merrnin pjesë, në kontrollimin e shtetit, por që gjithsesi nuk ishin bartës të tij. Këta njerëz klasifikohen në reth 10.000 kombe, përbëjnë mbi 10% të popullatës botërore dhe u takojnë rreth 30-40% tö sipërfaqes dhe të resurseve të përgjithshme të globit (shih Jason W. Clay,The Ethnic Futur of Nations, Third World Quaterly, October, 1989). Nga këto kombe, vetëm rreth 500 gjer 1000 syresh mund ta mbrojnë veten po të kenë armë. Të tjerat i nënshtrohen rrezikut të eksterminimit, ndërsa shekulli që pason do të vendosë për fatin e përgjithshëm të tyre (ibd.). Ndërkaq qasja jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb-shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t'u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre. Në mënyrë të koncetruar dhe në një territor kompakt jetojnë në Shqipëri dhe në viset jugore të Jugosllavisë (Kosova, Maqedonia Perëndimore, në Serbinë jugore /Preshevë dhe Bujanovc/ dhe në Mal të Zi). Viset shqiptare në Jugosllavi gjeografikisht konsiderohen kompakte. Ndërkaq nga aspekti administrativo-politik janë të ndara në katër republika: (Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi) dhe në Shqipëri si shtet-amë. Synimi për një sovranitet shtetëror të republikave në fjalë çështjes shqiptare në Jugosllavi i jep një dimension të ri. E vë atë në kontekst të kërkesës për bashkimin e kombit, ashtu siç e parashtron Akademik R. Qosja (Zëri i Rinisë, nr. 1400-1401, 27 Prill-4 Maj 1991, "Çështja shqiptare dhe Jugosllavia"). Ndërkaq, në këtë punim fillohet nga premisa se Jugosllavia edhe më tutje do të ekzistojë si shtet dhe se kjo gjë nuk e përjashton mundësinë e shqyrtimit akademik të të gjitha varianteve dhe aspekteve të zgjidhjes së çështjes shqiptare në përputhje me synimet, me kohën dhe me mundësitë. Vlerësimet e përgjithësuara statistikore theksojnë se shqiptarët në Jugosllavi përbëjnë rreth 40% të popullsisë së tërësishme shqiptare. Ndërkaq, duket se popullsia e përgjithshme shqiptare jashtë kufijve të shtetit-amë, Shqipërisë, është më e madhe. Ky fakt ka rëndësi të veçantë politike në radhë të parë për vetë shqiptarët, ndërkaq ai peshon edhe mbi politikën globale të fuqive në Evropë. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sat Oct 27, 2007 10:02 pm | |
| Profetet edhe te vdekur jane te rrezikshem, prandaj Ukshin Hoti nuk ka dhe ndoshta nuk do te kete kurre nje varreze. Por perse politika dhe qeveria shqiptare (ne te gjitha trevat shqiptare...) nuk e kerkon qe edhe per Ukshinin te kete nje varreze? A jane ata ne unison me armiqte tane ? | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sun Nov 04, 2007 4:14 pm | |
| Agim Doçi
KU ASHT UKSHIN HOTI?!…
Pyeta të gjithë njerzit Asnjë fjalë s'më thanë Pyeta zogjt e malit: - A mos e kanë parë!?…
Psherëtinë Kosova -Po ku gjëndet vallë?… Po thotë Krushë e Madhe: "Mbeti në Dubravë…"
Ti ishe buzqeshja! Uniteti i kombit! Luftëtarët po pyesin: Ku është Ukshin Hoti?!
Po të pret Prishtina! Po të pret Prizreni! Ku je Ukshin Hotin? Po të pret Kuvendi!
Mbi supet e tua Peshon vetë lirija. Nuk lidhet me pranga Ukshin Shqiptarija!
Fluturimi i shqipes Lart ku puthen retë Birin e Kosovës Atje e ka gjetë!
Ti je tek Flamuri Tek palët e tija. Je tek rrënjët e Burrit Që ka SHQIPTARIJA! | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Nov 13, 2007 7:18 pm | |
| Letër Ukshin Hotit
Nga Besnik Kryeziu
Profesor, Republika e Kosovës është ende peng
Profesor i nderuar,
Më falë që e zgjodha këtë lloj komunikimi me ju. Në fakt, nuk e di nëse ekziston apo edhe më lejohet një komunikim i këtij lloji për faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni të konsideroheni si i zhdukur. Shumë nga të gjallët e vdekur do të habiten me këtë letër, do të thonë: si është e mundur të komunikohet me një të zhdukur apo siç e thonë pas shpinës, me një të vdekur që nuk i dihet varri, edhe pse gjithçka mund të ketë për ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sepse jeta dhe vdekja në ditët tona i kanë ndërru rolet, askush nga ne nuk e dimë se ku jemi. Sot jemi jeta, nesër mund të jemi vdekja, e pasnesër kush e di ...? Ka shumë arsye që më shtynë ta bëj një komunikim të tillë me ju, ndoshta të pazakontë por gjithsesi të domosdoshëm për kohën në të cilën po jetojmë. Arsyeja kryesore e këtij komunikimi është se: Republika e Kosovës po vazhdon të mbahet peng, ashtu siç kishit shkruar ju shumë vite më parë. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aç duket se po e devijojmë këtë cakë. Vllau i madh (Rusia) i ka dalë në mbrojtje vllaut të vogël (Serbisë), bile këto ditët e fundit ka shku aç larg sa që e ka përcaktu edhe vijën e kuqe të cilën nuk do ta kalojë për asnjë çmim. Profesor i nderuar Kosova është para një sprove të rëndë, ndoshta nga ato më të rëndat deri më tani që kur e ndanë nga trungu shqiptar. Ajo është në hapat e fundit në rrugëtimin e saj për ta mundur vdekjen njëherë e përgjithmonë, për tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtëpisë pa u vrarë siç do të shprehet poeti, por jemi edhe shumë afër për t´ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet vërdallë mbi kokat tona. Nëse dje kemi bërë përpjekje për ta mundur vdekjen, sot jemi në pritje të shpëtimit nga ajo. Nëse donë që ta dish se në cilën kohë jemi sot lirisht mund të them se jemi në kohën e pritjes. Gjithçka është në pritje, mu sikur atëherë kur ti ishe këndej pari. Sa herë përmendet Kosova fillon të rrotullohet bota, ata që janë fajtorë për ndarjen e Kosovës nga trungu shqiptar fillon t'i kaplojë frika sepse sipas tyre vetëm duke mbetur peng shqiptarët ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave ndërkombëtar. Ju e dini se edhe atëherë të gjithë e donim shtetin e Kosovës, e dinim cakun për ku ishim nisur por nuk e dinim rrugën se si të vinim deri aty. Juve, ju kujtohen lutjet e imamit të atyre kohërave që i bënte të xhymoave në Prishtinë për ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosovës, por ato lutje nuk i dëgjoi askush. Edhe sot mu sikur atëherë prapë po lutemi për shtetin e Kosovës, e xhumaja po vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e politikës në hapësirën tonë. Tani nuk e kemi imamin e vjetër, e kemi një gjeneral të ri, ti do të thuash gjeneralët nuk luten, ata luftojnë në beteja burrërisht e trimërisht dhe i fitojnë ato. Ndoshta nuk e di profesor, por ky gjenerali ynë e ka zhveshur uniformen ushtarake pa e përfunduar betejën dhe ka hyrë në politik për t'u lutur dhe mund të sigurojë se këtë punë po e bënë shumë mirë, por edhe lutjet e tij po bien mu si atëherë në vesh të shurdhër . E more profesor, është shurdhuar bota kur përmendet Kosova. Nga respekti i shumtë për miqtë tanë ndërkombëtarë e kemi harru vetveten. I ftuam në shtëpinë tonë për të na ndihmuar dhe për ndihmën që na dhanë ju jemi mirënjohës sa të jetë jeta, por.... i pritëm si miq duke ju thënë: Ndihuni si në shtëpinë tuaj, por mos harroni se jeni mysafirë, ata kanë harruar janë ulur në vatrën tonë sikurse në shtëpinë e vetë duke na sunduar nëpërmes një të dërguari special të OKB-së. Ty, patjetër se të kujtohet koha e princit Vid në Shqipëri, diçka i njejtë është edhe ky, i dërguari i OKB-së. E more profesor, nuk kanë ndryshuar kohërat hiq, nga atëherë është ndalur ora e Kosovës në pritje. Mu sikur atëherë që na bënin thirrje për durim, po na bëjnë thirrje edhe sot, mu si atëherë që flitej për ndarjen e Kosovës po flitet edhe sot, mu si atëherë që na ndërruan flamurin po donë që të na ndërrojnë edhe sot, mu si atëherë që na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe sot po bëjnë eksperimente për ta krijuar një komb të ri. Plani që e hartuan më herët si deshën vetë, plan i cili Kosovën e copëtonte brenda për brenda, në çdo pjesë të Kosovës e bënte nga një Serbi të vogël, nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit sepse nuk u pajtua Rusia, i kërcënojë evropianët dhe amerikanët dhe ata u tërhoqën shumë lehtë. Tash na kanë caktu edhe një fazë të re bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe më fort në fyt që eventualisht të mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbisë. Politikanët tanë të mjerë po bërtasin me sa zë që kanë se e duan planin e Ahtisarit, se ai plan është i pa prekshëm e dokrra të tilla, strategji tjetër për të dalë nga ky udhëkryq nuk kanë. Elitës intelektuale në vend i ka humbur udha në oborr, e di se ti do të thuash se të humbur e kanë pasur. Antivlerat po na mbysin në çdo pore të jetës. Sikur të ishe sot këndej pari do të habiteshe se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjëri do t'i hapte dyert për ty, se atëherë i Prishtinës t'i mbylli, edhe pse e di se ti nuk do ta pranoje një gjë të tillë sepse ti ishe vlera e këtij kombi dhe nuk do të bëheshe pjesë e këtyre krimeve që po bëhen me arsimin në Kosovë. Sa doktorë, sa magjistra kemi të gjithë janë me grada por ashtu siç pate thënë ti atëherë, ,,diplomat e tyre kanë aq vlerë sa për t´ja ngjitur maces për bishti''. Profesor, e di se ju nuk keni nevojë më për ne, por më besoni se ne kemi shumë nevojë për ju, për veprën tënde. Në emrin tim, si prestarë i brezit të ri, i brezit që ditë e më shumë po mishërohet me veprën tënde heroike po e kupton filozofinë tënde politike, na fal për të gjitha, na fal që nuk të kuptuam, atëherë kur ishte e domosdoshme të kuptonim, na fal që nuk bëmë përpjekje sa duhet për të liruar nga pengmbajtja serbe, ndonëse kishte mundësi, sidomos gjatë konferencës në Rambuje. Po, ti e dinë, i ke njohur ata politikanë që morën pjesë në këtë konferencë, të paktën një pjesë të tyre gjithsesi se i ke njoftuar. Se benë një hapë të tillë sepse ju gëzuan tragjedisë tënde duke u krekosur se po hynë në histori, po bëhen pjesë e saj. Turpi raft mbi ta. Njësoj siç vepruan me ty po vazhdojnë të veprojnë edhe me liderin e brezit tim, z Albin Kurti. E kanë izoluar sa herë kanë dashur, e kanë burgosur kur kanë dashur, shtëpinë ia kanë bërë burg sepse i tmerron vizioni i ri politik, e ne prapë po heshtim. Asnjë përpjekje për lirimin e tij nuk po e bëjmë, mendimi ndryshe mund të kushtojë sot mu si atëherë profesor. Nuk e kuptuam se Serbia duke të mbajtur ty peng po e mbante edhe shtetin e Kosovës sepse ti ishe arkitekti i këtij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i rëndësishëm paska qenë roli i individit respektivisht i juaji në proceset politike. Kur ishe këndej pari e dinë ti si silleshin ndaj teje, e ke thënë edhe vetë i ke bërë përgjegjës për burgosjen tënde. Edhe sot mu si atëherë asnjë fjalë për ty, edhe kur flasin, flasin ashtu sipërfaqësisht pa e prekur substancën e punës tuaj, flasin kur ju duhet për fushata zgjedhore. Nuk e di se cili popull në botë do të heshte për një figurë si ju. Nuk e thënë të vërtetën për ju sepse në momentin kur e thonë këtë të vërtetë, bëhen vetë të vdekur, bëhen prapë majmun sepse nga mungesa jote u bënë mbret.
Kaq për këtë herë, do të të shkruaj prapë, varësisht se si do të ecën ora e Kosovës. Ndonëse nuk janë bashkuar ende republikat e bashkuara shqiptare, ashtu siç na përshëndete ti nga gjykatorja e okupatorit, e as Prizreni ende nuk është bërë kryeqytet, megjithatë unë po të përshëndes në të njejtën mënyrë, mirë u pafshim në republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk do të shihemi kurr sepse ti po mbahesh peng së bashku me shtetin e Kosovës. /Botuar më: 12 Sep 2007/F.F. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sun Nov 18, 2007 1:47 am | |
| Shumë poezi e mirë besa besë dhe shkrimi po ashtu E bukura. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Dec 25, 2007 6:21 pm | |
| Shkruan:Gazmend ISLAMI
Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta për ty, ndiej dhimbje që nuk je në mesin tonë, nuk dimë ku je por me filozofin tënde dhe kontributin tënd për kombin je udhërrëfyes për shumë student, intelektual,profesorë .Ndoshta dikujt i shkon për shtati dhe gëzohen kur në shtypin tonë nuk gjen shumë hapësirë emri juaj, ta kanë frikën intelektuale, xhelozin shpirtërore sepse kurrë nuk munden të mundin intelektualisht.
Kjo ishte ajo që i mundonte, largpamësia e juaj politike që ata për momentin ata nuk shihnin më shume se deri te hunda e tyre. Vitet kalojnë shpejt,shekujt derdhen neper horizont, mijëvjeçarët humbin sikur të mos ishin, por emri juaj mbetet i skalitur në zemrën e çdo shqiptari. Të kota ishin përpjekjet e sahanlëpirësve që të thyejnë shpirtërisht i qëndrove besnik idealeve tuaja se duhet luftuar deri ne fund për arritjen e asaj që e donë shumica Shqiptare bashkimin Kombëtar. Lapsi im i vogël nuk e ka fuqinë e madhe për të shkruar për emrin e juaj të madh. Por unë ndiej një lehtësim shpirtëror kur të kujtoj dhe të mbaj ashtu si duhet t mbahen bijtë e atdheut në zemrën e çdo qytetari. Atdhedashuria është nocion që rreth vete thith energjinë e të qenit i përkryer,por ja që të pakët janë ata që mund ti përballoj këtij nocioni sepse vetë mënyra e të jetuarit për Komb dhe Atdhe do që të përmbushësh diçka që të jep qumështi i nënës loke që të përkund me dëshirën më të madhe që tek ne këndohet ne djep për të marr rrugën e drejt kombetarisht. Duke lexuar librin e madh të Tribunit tonë Ukshin Hotit ”Filozofia Politike e çështjes Shqiptare” më ngjallë disi ndjenjë e krenarisë asaj që ne kemi humbur në valët e të qenit të drejt karshi atyre që ndërruan historinë .Te flasësh për filozofin politike të Ukshin Hotit duhet një studim i mirëfilltë nga studiues të lëmime të ndryshme duke pasur parasysh kapacitetin e tij politik. Për të pasur më të qartë rolin e madh që ka luajtur Ukshin Hoti në lëvizjen patriotike politike të popullit tonë, është e nevojshme që të punohet me intensitet të madh. Duke bërë shtjellimin e çdo fjalie të thurur nga njëri ndër njerëzit më të zotë të çështjes Kombëtare në fundshekullin e 20. Ukshini ishte Profesor i politikës ndërkombëtare në qendrën e marrëdhënieve ndërkombëtare gjithashtu edhe në Qendrën për studime strategjike ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit në SHBA. Ishte i specializuar në temën e reflektimeve të politikave globale në regjione të ndryshme. Ishte autor i një libërthi të vogël mbi “Luftën e ftohtë dhe detantin”më vonë ishte ministër i jashtëm i ish krahinës së Kosovës,profesorë në Universitetin e Prishtinës. Kjo ishte vetëm një rezyme e shkurtër mbi kapacitetin e tij politik e intelektual .Me fillimin e demonstratave të vitit 1981 Ukshini edhe pse mbante poste të larta në hiararkin politike të krahinës,vihet haptas ne mbrojte te kërkesave të demonstruesve për Kosovën Republikë. Mbajti edhe një ligjëratë që argumentoi me fakte duke njohur problemet globale se Kosovës de fakto dhe de juro i takon e drejta e republikës dhe e drejta për vetëvendosje. Ukshin Hoti qysh të nesërmen burgoset mbas mbajtjes së ligjëratës edhe dënohet me burgim. Nuk po më trondite, kjo që ka ndodhur në vitet e 80, kur kihet parasysh se ishim nën pushtimin e Serbisë dhe frika që kishin pushtetarët e asaj kohe nga një njëri gjenial që kishte kapacitet të jashtëzakonshme. Trimëri që vriste edhe vdekjen. Por për mua është tronditëse se pas lirimit të tij nga burgu ne vitet e 90 se si erdhe deri te burgosja e fundit e tij. Si erdhi deri te eliminimi i tij politik nga klasa politike e asaj kohe kur dihej se ai me mish dhe shpirt punonte për një Kosovë të pavarur dhe Bashkim Kombëtar. Duke mos dashur që të etiketojmë ndukë, por duke u munduar që një kolos të tillë ta mbajmë gjallë na duhet të flitet e vërteta. Pjesën më të madhe të fajit për të mbajnë edhe disa njerëz që në at kohë ishin në krye të proceseve politike. Dihet se Ukshini ishte edhe kryetar i degës së LDK-së për Rahovec. Kishte dhënë një kontribut të cmushëm në këtë parti me shumë ish të burgosur politikë. Disi ky njeri i madh shantazhohej nga vetë njerëzit e vetë, këtë e thotë vet. Në librin e tij te fundit, shihet qartë se ai nuk shihej mirë dhe nuk ishte i mirëseardhure as në politikën kosovare të asaj kohë. Nuk ishte e rastësishme që ky politikan ,vizionar të quhej edhe i çmendur . Quhej njeri pa ndjenja duke bërë etiketime të ndryshme për veprimtarin e tij patriotike nga njerëz që sot për fat nuk mbajnë pozita politike por që në at kohë kishin pozita të tilla. Ndër ta është Milazim Krasniqi dhe Ali Aliu ata të cilët kishin për detyrë ta degradoj figurën e madhe të kombit me shkrimet e tyre nëpër gazetat ditore të asaj kohe që ishin te lejuara nga pushteti i dhunshëm i Serbisë. Nuk është rastësi që ky strateg kombëtar të izolohet nga vet shqiptarët nga propaganda famëkeqe e udhëhequr nga njerëz që mbi kurrizin e tyre mbajnë përgjegjësi morale dhe do të ishte e udhës ti kërkojnë falje publike edhe nëse ai nuk jeton më ,nuk është turp nëse ata edhe njëherë e lexojnë librin e tij dhe besoj sinqerisht se do të skuqen nëse mund të shohin fytyrën në pasqyrën e tyre të thyer. Për veprimtarin e tij të madhe kombëtare unë ndiej dhembje që asnjëherë nga as një institucion i yni nuk flitet për të. Po t ë shikosh ne prizmin polikë dhe po të analizosh punën e tij dhe veprat e tij të shkruara të para dhe pas daljes nga burgu janë aq mirë të analizuara që ende janë aktuale thëniet e tij filozofike politike. Prandaj krejt ato sqarime qe ai me diturin e tij i elaboron ne vitet e 80 janë gjeniale. Ndiej mëkat që nuk mbahet ndonjë simpozium shkencor që veprimtarin e tij politike-kombëtare ta vlerëson drejt dhe ta merr vendin e merituar karshi figurave të mëdha të kombit. Profesorë nuk të harrojmë kurrë se ishe ai që na frymëzove se si duhet atdheu. Na mësove filozofin politike se si duhet të mbesim shqiptarë. Do të kaloj kohë që emri juaj të merr vendin e merituar duke pasur parasysh pengesat që ke pasur gjatë gjithë jetës. Është mëkat që të njëjtit janë edhe sot në pushtet, por jam i bindur që gjeneratat e reja të mbajnë thellë në shpirtin e tyre. Luftove i paepur për një Shqipëri etnike me gjithë fuqinë tënde për atdhe, je më i madhi ndër më të mëdhenjtë e kombit tonë. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Dec 25, 2007 6:30 pm | |
| Ukshin Hoti - Uragan i Mendimit Politik Shqiptar Kumtesë nga: Ibrahim Shala Tribunë Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Profesor Ukshin Hotit/17.05.2004, Prishtinë
Njohja me profesorin Në këtë kumtesë, unë nuk pretendojë të paraqesë biografinë jetësore të professor Ukshin Hotit, edhe pse ajo do të na shoqërojë në çdo paragraf të këtij shkrimi. Njohja ime me profesorin kishte ndodhur para se unë te behesha student i tij, në kohën kur ai qendronte ne Lubjanë te Sllovenisë duke punuar në revistën “Alternativa”. Më vonë pata nderin dhe shansin që të jem edhe student i tij. Dua të theksoj se ai asnjëherë nuk i ngatrroi raportet pedagogjike student – profesor, me raportin shoqëror të dy ish të burgosurve politikë. Është me rëndësi të theksohet se kur e mora temën e diplomës tek profesori nga lënda e Sociologjisë politike, pati një reagim të çuditshëm tek kolegët e mi, të cilët më thanë: si pate guxim që ta marrësh temën te profesor Ukshini?! Mund të ngelësh pa diplmuar, atij nuk i dihet se kur mund ta burgos policia serbe. Ky mendim zotëronte tek studentët, sepse profesori ishte një armik i perbetuar i pushtuesit serb, dhe ai këtë qendrim nuk e kishte fshehur asnjëherë. Kur i tregova ngjarjen, ai nuk u befasua, përkundrazi u ndi këndshëm, sepse këtë e mori si vlerësim pozitiv të pozicionit të tij politik dhe intelektual, që e bënte atë të veqantë nga të tjerët. Por në atë kohë askush nga studentët nuk e shtroi pyetjen: pse vetëm idetë e profesor Hotit ishin të denueshme nga Serbia, kur të gjithë bënin “politikë të madhe kombëtare”. Ai edhe gjatë ligjërimit ndryshonte nga professorët tjerë, si nga mënyra, po ashtu edhe nga thellësia e trajtimit të temave. Ai shembujtë shkencorë i merrte pa ngurrim nga realiteti politik shqiptarë, sepse ai kishte sigurinë shkencore për ta bërë atë dhe për tu përballur me të panjohurën, kjo qasje e bënte lendën shumë interesante dhe më të afërt për studentët. Ai ishte kundërshtarë i abstrakcionizmit shkencor, që nu kishte edhe elemntin e dobishmërisë praktike. Për dallim nga shumë professor të tjerë, ai nuk kishte qendrim frenues dhe monopolizues ndaj ngritjes së studentëve në lendët profesionale, përkundrazi ai nga njohjet e studentëve madhërohej dhe ekzaltohej kur degjonte ndonjë përgjigjje ose koment me nivel shkencorë. Porosia e fundit e tij për studentët ishte, që njohurit e fituara në Universtitet, të mos ngelen qellim në vete, por të vihen në sherbim të shoqërisë dhe Atdheut.
Në kërkim të hapsirës krijuese Edhe pse ishte kohë e tranzicionit politik ai nuk kishte gjetur hapsirë të mjaftueshme për të publikuar qendrimet e tij politike dhe shkencore. Nga këto rrethana ai shtegtoi në Lubjanë të Sllovenisë, ku botoi në revistën Alternativa të shoqërisë “Migjeni”. Pak kohë më vonë ai nxori gazetën politike DEA - Demokracia Autentike. Që nga titulli I kësaj gazette ai mbronte idenë, se demokracia nuk mund të importohet përmes shablloneve të gatshme, por duhet të vetëlindet nga rrethanat e caktuara nacionale dhe shoqërore të një vendi. Pas kthimit në Kosovë, jeta dhe rrethi nuk do të jenë shum bujar ndaj tij. Për shkak të pa mundësisë për ta tejkaluar madhështinë e personalitetit të tij dhe pamundësisë për tu matur me te, përmes një marrëveshje të heshtur u thurr një qendrimi anti Ukshin Hot, që të anashkalohet dhe minimizohet personaliteti i tij. Nga ky qendrim hipokritë i klasës së re politike, ai ngeli i izoluar, apo siq e quante vet i ostrazicuar, në fshatin e tij të lindjes. Është e ditur se një gjeni, në një mes të tillë rural, përshkak të disnivelit me rrethin, patjetër se perjeton një vetmi të madhe. Gjithashtu është thënë mase një herë, se provinca i hanë intelektualët e lartë dhe personalitet e mëdha, por kjo nuk mund të ndodhte me profesorin përshkak të nivelit intelektual dhe vetëdijes së lartë të tij. Përkundrazi nga ky qendrim ai njohu më mirë shpirtin e popullit dhe aspiratat e tij. Gjatë kësaj kohe, nga rrethi fshatarëve gjysëm të arsimuar dhe disa intelektual të qullët kishte vlerësime se: profesori është i ashpër, megaloman dhe shpesh prepotentë!!? Kjo përfolje ishte përshkak të mos përputhjes së nivelit të këndëveshtrimeve dhe përplasjeve konceptuale. Qasja e profesorit bazohej në argumente të literaturës shkencore, kurse kuazi intelektualët arësyetonin në stilin: mua po merr mendja ose mua po më duket. Për hirë të së vertetës nuk duhet të harrojmë faktin se, atë literaturë politike, që ne të tjerët kishim filluar ta studjojmë pas viteve 90-ta, profesori e kishte lexuar 20 vite më parë, gjatë studimeve të tij në SHBA dhe qendra tjera universitare. Duke pasur përparësinë e distancës kohore, pa modesti është lehtë të konkludohet sot, se profesori ka qenë më shumë se sa duhet tolerantë, komunikues dhe popullor. Në këto rrethana të ostrasicizmit ka pasur vizita nga organizata dhe parti të ndryshme politike që shkonin për tu konsultuar me profesorin, për programet dhe strategjitë politike të mundshme. Të interesuarit profesorin e pyesnin për të gjitha, por merrnin në menyrë selektive vetëm atë që e vlerësonin të dobishme sipas tyre. Kuptohet se në këtë mënyrë bashkëpunimi nuk pati ndonjë efekt konkret, sepse nga sistemi politik i rrumbullaksuar i profesorit bëhej ndarja metafizike e pjesës nga e tëra. Në konceptimin e veprimtarisë politike kombëtare në kushtet e okupimit, ai e kishte parasysh edhe momentin e sakrificës sublime, flijimin e jetës për ideal përmbajtësor, për objektivin madhorë, pa e ndarë asnjëherë të drejtën kombëtare nga koncepti universal i lirisë. Ai në mënyrë të argumentuar e mbronte idenë: se jeta ia vlenë të sakrifikohet, vetëm kurë është në sherbim të jetës. Në kuadër të amgazhimit patriotik militant, në realizimin e objektivave kombëtarë, gjetjen e rrugëve dhe metodave për realizimin e tyre, profesori është i pakompromisë. Ishte qendrim etik dhe politik i profesorit, se ky akt sublim duhet bërë me vendosmëri, me devizën origjinale të tij alla shqiptarqe “Bëje ose vdisë”!!! Kësaj devize ai ju përmbajtë me konsekuencë tërë jetën e tij. Kjo devizë ishte kundervënje dhe revoltë ndaj konceptit të kohës, që ish bërë i modës, se çështja e Kosovës dhe liria e saj, mund të zgjidheshin me dilog, inercion dhe deklarata për shtyp. Duke qenë njohësi dhe predikuesi më i thellë i filozofisë shtetformuese në Kosovë, profesor Ukshin Hoti do të ngelët i vetmi intelektual, i cili do të ngrejë hapur dhe në mënyrë argumentuese, nevojën e lindjes dhe organizimit të forcës mbrojtëse të Kosovës. Ky vizion do të bëhej realitet shumë vite më vonë, me lindjen e UCK-së. Lindjen dhe faktorizimin e UCK, ai do ta perjetonte nga burgu, duke nxjerrurr analiza shumë të sakta për bartësit e luftës, misionin historik në raport me dimensionin politik kombëtarë dhe nderkombtarë. Si vizionar ai shumë herët e kishte ndjerë lirinë, me daljen e UCK-së u bind se ajo ishte në Kosovë, kurse me bombardimet e NATO-s duhet të ketë parë shtetin e Kosovës. Ai nuk ishte vetëm vizionar, ideolog dhe teoricien ushtarak, ai edhe në jetë mbeti njëri ndër ushtarët më besnik të Atdheut.
Metodologjia shkencore Në studimet dhe trajtesat politike profesori është i vetmi teoricienë që në metodologjinë e trajtimit të lendës, ka për qellim fokusimin te thelbi i problemit, pa humbur kohë e drejton lexuesin që aty të përqendrojë vemendjen, për këtë në shkrimet e tij e hasim shpesh nëntitullin “esenca e problemi” apo “esenca e çështjes”. Kjo nënkupton se profesori është marrë me hapjen e shtigjeve të reja të mendimit politik, me tema të rënda, duke ju lënë hapsirë të tjerëve që ti rrahin dhe zgjerojnë ato. Ai me guxim dhe siguri hapte shtigje në pyllin e pa shkelur të shkencës, sepse ai ishte vizionar dhe uragan i pandalshëm i mendimit politik shqiptarë. Ai në fuqinë e mendimit, karakterizohej nga forca e madhe gjeneralizuese e nxjerrur përmes induksionit logjik. Me ramjen e sistemit socialist në ish BRSS dhe Evropën Lindore bashkë me të edhe të ideologjisë komuniste, ai vlerësoi drejtë rikthimin e ideologjisë fetare, të kamufluar me forma të ndryshme të humanizmit modern dhe ndikimin e tij në vendimmarrjen politike. Ai në këtë kontekst analizoi gjerësisht edhe raportin e shqiptarve me tri fetë dhe në veqanti me islamin. Ai në asnjë moment nuk do të knaqej me pozicionin e njeriut që jep këshilla nga anash duke jetuar në kullën e fildisht duke nxjerë teoritizime boshe. Vetëm për të parë realitetin nga afër dhe për të nxjerrë konkluzione sa më të drejta ai u kthye nga Sllovenia në Kosovë përmes zonave të luftës të Krocisë dhe Bosnjes. Për të verifikuar një tezë të tij, ai do të dilte direkt në teren, edhe atëherë kur do ti kushtonte shtrejtë, siq ishte rasti i rrahjes së profesorit nga policia serbe te kryqi i Komaranit. Ai e mori rrugëtimin nëpër komunat kosovare, për të deshmuar se Serbia nuk mund të bëjë getoizimin dhe enklavizimin e komunave kosovare me qellim të dobësimit të lidhjes kohesive dhe solidaritetit brenda shqiptarë. I neveritur nga qendrimiet labile të intelektualve pa kurrizorë, me moral të dyfisht, ai i hyri studimit të intelektualit kosovar deri në psikoanalizë. Duke nxjerrë konkluzionin se shumica kryenin fakultetet për prestigj të familjeve patriarkale, duke i tipizuar si “djemtë e haxhi babave”. Koha e deshmoi se këta intelektual asnjëherë nuk mund të dilnin mbi mentalitetin e rrethit dhe familjes, duke zgjedhur si rrugë mbijetese servilizmin dhe oportunizmin me privilegje të momentit. Profesori është ndër më të rrallët e kombit që në personalitetin e tij do të bashkojë veprimtarinë politike, studimin shkencorë dhe qendrimin patriotic, në profesion jetësorë. Duke mos pretenduar që të zëvëndësojmë mendimin kompetent të specialistëve të fushës, konstatojmë se, gjuha e shkruar në shkrimet e profesor Ukshin Hotit është e një stili të lartë, gjuha e saktë shkencore, shqipja e pastër letrare, fuqia shprehëse, figuracioni i begatshëm, pershkrimet krahasuese, shprehja emocionale e fuqishme, shkurt stil dhe nivel i të shkruarit kadarean.
Arrestimi i profesorit Ai shumë kohë përpara e dinte se do të arrestohej dhe kishte mundësi për të ikur jashtë si shumë të tjerë. Por ai nuk iku edhe pas shumë lutjeve dhe insistimeve. Pse? Sepse ai kishte moral të forte prej pedagogu dhe patrioti. Ai nuk mund të vepronte në asnjë rrethanë në kundershtim me ato vlera etike dhe politike, që u kishte mësuar studentëve të tij. Rasti i tij shumë fuqishëm na kujton shembullin e filozofit antik Sokratit, që më parë zgjodhi të pijë gotën e helmit, se sa shkeljen e mësimeve të tija. Me ndjenjen e dhimbjes dhe krenarisë, ne studentët e tij ndjehemi krenar se profesor Ukshin Hoti ishte një Sokrat i shekullit XX, një Sokrat shqipatrë i paperseritshëm. Ende është temë për diskutim, pse u arrestua Ukshin Hoti ende pa u shpallur mirë Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, kur në Kosovë vepronin aq shumë parti, me aq shumë kryetar?!! Përgjigjja duhet të jetë: se Ukshin Hoti ishte i vetmi Kryetar që dinte, mundte dhe guxonte për të vepruar, për të marrë vendime politike, me të cilat vendime, o do të leviznin gjërat përpara, o do të qirreshin maskat e liderëve pseudo patriotë. Arrestimi i tij dhe zhdukja e pa gjurmë, kanë lënë pasoja të pallogaritshme për rrethanat që ka kaluar Kosova. Armiku kishte përllogaritur mirë aftësit e profesorit në politikën nderkombëtare, dhe sa mirë e njifte mekanizmin e vendimmarrjes në qendrat e vendosjes politike botërore. Këtë përllogaritje Serbia do ta bëjë në kontekstin, se sa i rrezikshëm do të ishte ai, për politikën serbe, po të arrinte të bëhej liderë i Kosovës. Prandaj Sherbimi Sekret serb do të kujdesej, duke përdorur të gjitha mjetet, që kjo të mos ndodhte në asnjë rrethanë.
Programi politik kombëtarë Në diskutimet politke, në analiza dhe shkrime të ndryshme, na ka rastisur që të degjojmë mendimin: se ne shqipatrët nuk kemi program politik kombëtarë. Se është e pafalshme që dy Akademi të Shkencave, nuk e kanë bërë ende këtë Program Kombëtarë. Që nuk e kanë bërë këtë Akademitë tona del se është konstatim i vertetë, por nuk është i vertetë përfundimi, se shqiptarët nuk kanë Program Kombëtarë. Me bindje të thellë konstatojmë se Programin Kombëtarë Shqiptarë e ka bërë i vetëm profesor Ukshin Hoti dhe atë në rrethana të jashtëzakonshme. Ai këtë Program e paraqiti në mbrojtejn e tij para trupit gjykues serb, në Gjykatën e Prizrenit në shtator të 1994. Ai këtë Program e përpunoi deri në imtësi, duke e arësyetuar me domosdoshmërinë e procesit zhvillimor, me të drejtën e patjetërsueshme për liri dhe me angazhimin e faktorit njeri të organizuar. Ai këtë Program e mbrojti me forcë të argumentit, me vendosmëri dhe me zë të lartë, duke qenë i vetëdijshëm, se ky veprim mund t’ia rëndonte gjendjen dhe t’ia rrezikonte jetën. Programi Kombëtarë i profesorit, i argumentuar jo në Akademi shkencore, por në Gjykatë okupuese, lirisht mund të krahasohet me veprën programtike të ideologut të Rilindjes Kombëtarë Sami Frashëri “Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bëhet”. Ky Program – mbrojtje dhe akuzë njëherësh, i ka dhënë profesorit vendin e nderit, vendin e merituar të Ideologut të Filozofisë Politike të Çështjes Shqipatre. Epitetin – ndergjegjja e zgjuar e kombit.
Harresa dhe vogëlsia e të gjallëve Sot në trajtesat poltike të Kosovës së lirë, në orët e mëdha të historisë, dhe akademitë përkujtuese, rrallë ose fare pak permendet emri i professor Ukshin Hotit, duke menduar se po nuk ia permendem emrin, personaliteti i tij nuk do të na imponohet. Kjo qasje sigurisht nuk është duke ndodhur për herë të parë vetëm me Ukshin Hotin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ideologun e Levizjes Kombëtare Hasan Prishtina. Këta dy burra i harrojmë qellimisht, sepse që të dy janë të zorshëm që të mirren për model. Është e vështirë që të ndiqet shembulli i tyre, sepse ata shkrinë jetën dhe pasurinë për Shqipërinë dhe Kosovën, kurse gjyhnaqarët e sotëm janë në gjendje të shkrijnë Kosovën për mirëqenje dhe pasuri personale. Prandaj për të qenë në rregull me figurën e Ukshin Hotit, bota shkencore ka obligime të natyrës së veqantë, detyrë që veprës së tij shkencore ti jap vendin e merituar. Bota intelektuale ka për detyrë që të trejtojë figurën e tij në mënyrë multidisplinare dhe shumë dimensionale, kurse Akademia e Shkencave si e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë, e kanë për detyrë që professor Ukshin Hotin ta bëjnë anëtarë të plotë në mungesë. Analiza shkencore e jetës dhe veprës së shkruar të professor Ukshin Hotit, nuk mund të bëhet me disa kumtesa sado qofshin ato të thelluara. Kjo gjendje aktuale, neve studentëve, shokëve, kolegëve dhe miqëve të tij të ngushtë, na obligon që të thellohemi në studimin e krijimtarisë, që të zbardhim dhe sistemojmë trashegimin krijuese të Filozofisë Politike të professor Ukshin Hotit. Ndërsa obligimet institucionale dhe shtetrore ndaj figurës së profesorit fillojnë, nga gjetja e tij dhe mësimi i së vertetës për fatin e tij. Nga kjo e vertetë lindin obligimi tjera morale, politike, kombëtare dhe shkencore që duhet të jenë në përputhje të drejtë me dimensionin e figurës politike, shkencore, intelektuale dhe kombëtare të professor Ukshin Hotit. Në fund fare, lirisht mund të konstatojmë se veprimi politik, kontributi shkencorë dhe veprimtaria patriotike me të drejtë profesor Ukshin Hotin, e bëjnë Skenderbe të fushës së mendimit, themelues dhe yll polar të shkencës politike shqiptare.
Ju falemnderit | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 2:58 pm | |
| Shqipëria viabël
Nga ana tjetër, territori ku jetojnë sot shqiptarët rreth kufijve të shtetit amë, për kah sipërfaqja (mbi 10. 000 km/2. vetëm në Kosovë; X Km/2. në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi), ndërsa po të merrej parasysh edhe territori i Çamërisë (Epiri) në Greqi, do të duhej të ishte mbi gjysma e territorit të Shqipërisë (mbi 28.000 Km/2). Duket qartë se politika globale Fuqive të Mëdha në të kaluarën nuk e përgjysmoi Shqipërinë, siç mund të dëgjohet ngandonjëherë, por e reduktoi në një Shqipëri viabël, siç do të thoshte Arben Puto (shih "Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha", Tiranë, 1978) për interesat e drejtpeshimit të forcave në Evropë. Shqipëria viabël e kishte kuptimin e ekzistimit të një prapavije të mjaftueshme për mbrojtjen e portave detare dhe të aftësisë për mbajtjen e vetes pa shpenzime të fuqive. Mirëpo ajo nuk i përmbushte aspiratat legjitime të popullit shqiptar. Nga ky aspekt mund të thuhet se çështjen shqiptare e krijuan Fuqitë e Mëdha dhe se ato, normalisht, edhe do të duhej t'a zgjidhnin. Mirëpo Fuqitë e Mëdha nuk merren me zgjidhjen e çështjeve të tilla pa patur interesa të veta dhe sidomos jo pa u bërë inicimi i zgjidhjes së një çështjeje të këtillë nga vetë faktori politik shqiptar. Në të kaluarën, duke qenë prezent në vetëdijen politike shqiptare, por edhe objektiv evident i kombinimeve të ndryshme të strategjisë politike të Fuqive të Mëdha, zgjidhja e kësaj çështjeje u aktualizua herë pas here, por akoma mbeti për t'u zgjidhur. Problemi është kompleks dhe i ndërlikuar. Konsiston nga ajo që të dihet se a është e mundshme zgjidhja definitive e çështjes, si është e mundshme dhe në çfarë kohe?
Diaspora shqipare
Jashtë vend-koncentrimit dhe të origjinës së tyre në Ballkan, shqiptarët më së shumti u shpërngulën në Turqi. Ka vlerësime të ndryshme mbi numrin e shqiptarëve në Turqi, por nuk ka shënime të sakta statistikore mbi këtë. Në radhë të parë për shkak se Turqia në regjistrimet e veta statistikore nuk i shënon si të veçantë, por të gjithë ata që nuk deklarohen turq i shënon si të tjerë ose ardhacakë. Të tjerë atje janë edhe kurdët (vlerësohet se janë rreth 12 milionë), kurse ardhacakë janë edhe muslimanët e Bosnjës (numri i tyre vlerësohet prej 500 mijë vetave gjerë në një milion). Megjithatë, në saje të disa iniciativave dhe hulumtimeve të mëhershme shkencore te ne në Kosovë, numri i shqiptarëve në Turqi, të vetëdijshëm për përkatësinë e vet kombëtare, që e flasin gjuhën shqipe dhe që janë të gatshëm që në mënyra të ndryshme t'i mbrojnë interesat vitale të popullit të vet, vlerësohet në mbi një milion veta (më sakt, rreth një milion e dyqind mijë veta). Ky numër gjithsesi mund të kontestohet, por nuk mund të kontestohet historia e tyre 500 vjeçare në kuadër të Perandorisë Otomane (do të ishte, p.sh., interesant të vlerësohet numri hipotetik i shqiptarëve të asimiluar gjatë kësaj periode); nuk mund të kontestohen dyndjet e shqiptarëve për në Turqi: me rastin e luftërave të ndryshme Ruso-Otomane; me rastin e mundjes së armatave turke në Ballkan dhe të tërheqjes së tyre për në Turqi (aleancat anti-osmane të Ballkanit, luftërat ballkanike; Lufta e Parë Botërore; transferimi për në Turqi i "turqëve" grekë nga Çamëria dhe nga viset tjera (viti- 1923) dhe tani as që mund të kontestohet shpërngulja e shqiptarëve me presion politik dhe ekonomik në periodën midis dy luftërave botërore dhe në periodën pas Luftës së II-të Botërore). Kur të kihen parasysh këto fakte, numri i sipërpërmendur prej rreth 1.2 milion shqiptarëve në Turqi, bile përkundrejt rrethanave të ndryshme me ndikim në vetëdijen e tyre (p.sh. shkalla e indentifikimit në bazë të religjiozitetit), mund të konsiderohet optimal. Vende tjera të ngulitjes së shqiptarëve janë Evropa Perëndimore, Amerika dhe Australia. Në vitin 1976, derisa ndodhesha në postin e Sekretarit të atëhershëm për marrëdhënie me botën e jashtme, një zonjë nga Australia (drejtoresha e bibliotekës së shtetit nga Victoria) m'u pat drejtuar me lutje që t'i ndihmonim me libra në gjuhën shqipe për lexuesit shqiptarë në Melburne për të cilët vlerësonte se ishin mbi 40.000 veta. Në saje të këtij numri vlerësoja asokohe se në gjithë Australinë do të duhej të ishin rreth 100.000 veta me origjinë shqiptare. Aq më tepër, për shkak se Melburne-i vërtetë ishte njëri ndër qytetet e mëdha, por jo edhe i vetmi qytet i madh australian, dhe për shkak se konsideroja që shqiptarët e shpërngulur nuk ishin njerëz që i përtonin vendosjes edhe në komunitetet më të vogla të Australisë. Ndërkaq për numrin e shqiptarëve në Amerikë janë dhënë shpeshherë vlerësime të ndryshme që sillen prej 100.000 gjer në 500.000 veta. Mirëpo meqë vetëm në qytetin e New York-ut vlerësohet se ndodhen mbi 30.000 shqiptarë nga Kosova, është pak e besueshme se në gjithë kontinentin e Amerikës të ndodhen më pak se 500.000 shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare. Kur këtij numri të shqiptarëve të shpërngulur në vendet anglosaksone dhe në Amerikën Latine i shtohet numri gati i njëjtë i shqiptarëve të shpërngulur dhe të vendosur "përkohësisht" në Evropën Perëndimore, fitohet një shifër gati po aq me rëndësi sa edhe ajo në Turqi. Me fjalë të tjera, popullsia e përgjithshme shqiptare për kah numri nuk është edhe aq pa rëndësi. Në relacion me popujt tjerë të Jugosllavisë dhe të Ballkanit, ajo në përgjithësi nuk është as dukshëm më e vogël dhe as e fundit. Komponenta e tillë të imponon nevojën për zgjidhjen e çështjes shqiptare në pajtim me nevojat për zhvillim dhe për integrimin e vet në Evropë. Shifrat megjithatë u përmendën për të theksuar nevojën e precizimit të tyre të mundshëm në interes të shtjellimit të mëtejshëm të temës.
Për një politikë gjithëshqiptare
Me siguri duke i marrë parasysh edhe këto fakte, Peter Prifti, një profesor amerikan me prejardhje shqiptare, në librin e tij «Albania» (botimi i vitit 1978, në Boston, Massachussettes) kur flet për politikën shqiptare, pos Shqipërisë dhe Jugosllavisë (shqiptarët në Jugosllavi) e thekson edhe faktorin e tretë -shqiptarët në Amerikë, dikur të organizuar rreth «Vatrës» së Nolit, më vonë rreth revistës «Dielli» e tani edhe në një lobby të veçantë shqiptar në Kongresin e SHBA. Shqiptarët në Australi, Evropë dhe në Turqi, me përjashtime në kohë, para vitit 1981 duket se nuk mund të ushtronin ndonjë ndikim të veçantë në politikën e qeverive të vend-qendrimit të tyre dhe vështirë se mund të flitet për ta si për ndonjë faktor kontinuitiv në mbrojtje të interesave politike gjithëshqiptare. Tani mërgata shqiptare në përgjithësi duket se me të drejtë konsiderohet si një faktor i veçantë politik që mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Zgjerimi i demokracisë në tërë Evropën këtë gjë do të duhej ta mundësonte më tepër, me kusht që të ketë kujdes për mosimponimin e zgjidhjeve të ndikuara nga vend-qëndrimi i tanishëm i tyre. Shqiptarët e diasporës shqiptare, me fjalë të tjera, nuk mund të jenë bartës eventualë të një politike gjithëshqiptare. Ndërkaq Shqipëria, për shkak të peshës politike që ka shteti në suaza ndërkombëtare politike, nuk mund të jetë bartëse e një politike që mund t'a rrezikonte cilësimin e vet si politikë që i cënon normat ndërkombëtare juridike dhe politike të sjelljes së shteteve. Këto norma, pavarësisht nga ndryshimet në Evropë, akoma janë në fuqi.
Nga ana tjetër, në qoftë se me nocionin komb nënkuptohet përmbajtja anglo-saxone e tij, d.m.th. kombi i konstituuar si shtet (nation-stat) atëherë do të ishte fare e natyrshme dhe e logjikshme që Shqipëria të jetë bartëse e një politike gjithëshqiptare, sikundër që është e natyrshme dhe e logjikshme që shumica absolute e shqiptarëve të diasporës shqiptare ta synojnë qëllimin e bashkimit, por duke mos e rrezikuar ekzistencën e vet si komb, dhe të shtetit amë -Shqipërisë. Në këtë kuptim mund të flitet për interesat vitale të kombit: a) të ekzistojë si komb; b) si komb i konstituuar në shtet -Shqipëri, dhe c) të bashkohet. Në thelb të definimit të një politike eventuale gjithëshqiptare ndodhet pikërisht komponenta e bashkimit, por gjithnjë duke mos e vënë në pyetje ekzistimin e Shqipërisë si shtet-thelb i gjithë shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Andaj, çdo politikë që do të çonte drejt realizimit të qëllimit të tillë mund të cilësohet si politikë gjithëshqiptare. Si një pikësynim ideal, në shqyrtimet serioze politologjike nuk mund të kontestohet. Brenda suazave institucionale dhe normave ndërkombëtare juridike Shqipëria është dhe duhet të jetë bartëse e një politike të tillë.
Si e tillë, d.m.th. si synim gjithëshqiptar, ishte prezent që prej fillimit të vetëdijësimit nacional shqiptar. Luftërat anti-Osmane të Skendërbeut vështirë që mund të zhvishen nga kjo komponentë. Nga ana tjetër, luftërat e shumta Iliro-Romake, nga të cilat veçohen ato të Teutës dhe të Pirros në Epir dhe të Dardanëve me Filipin e Maqedonisë, kishin karakter të mbrojtjes së territoreve të veta, të vetes së tyre dhe të mënyrës së jetesës -komponenta këto me rëndësi të shtetësisë dhe jo të fisnisë. Një nga teorikët e mëdhenj amerikanë -Hans J. Morgenthao (shih "Shteti dhe interesat vitale të kombit") vë re se kombet formohen në raport me të huajt. Në qoftë se kjo vërejtje është e saktë (nuk ka ndonjë arsye që të mos jetë e saktë), atëherë së bashku me procesin e formimit të shtetit, historikisht është ngadalësuar edhe procesi i vetëdijësimit nacional. Ka mbetur gjuha si element kontinuitiv i kombit. Historia shqiptare duket sikur dëshmon fuqimisht se gati çdo qoshe e tokës së dikurshme ilire (tani jugosllave) në përgjithësi, e sot shqiptare në veçanti, sikur të kishte pasur një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për romakët, pikërisht sikurse më vonë për bizantinët, turqit, rusët, gjermanët, italianët, francezët etj. Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, d.m.th. gjatë kohës së konstituimit të shteteve nacionale në Ballkan, sërish erdhën në shprehje interesat globale të Fuqive të Mëdha. Në konfrontimin dhe thyerjen e ndërsjellë të interesave të dy grupacioneve të fuqive të mëdha: të Boshtit Tripartitësh (Austro-Hungaria, Gjermania dhe pjesërisht-Italia) dhe të Aleancës (Rusia, -gjer me 1917, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe të satelitëve të tyre të instrumentalizuar në Ballkan, erdhi gjer te reduktimi i Shqipërisë në një Shqipëri viabël. Ndër shqiptarët, natyrisht, formimi i Shqipërisë u pagëzua si fitore e madhe e faktorit politik shqiptar. Gjatë Luftës së II-të Botërore, Konferenca e Bujanit, me rezultatet praktike të luftës, u vu në kontekst të një potezi taktik-luftarak të aleatëve të luftës, meqë aleatët kryesorë (Churchill-i dhe Roosvelt-i) qenë marrë vesh që në prag të luftës për ripërtëritjen e Jugosllavisë në kufijtë e saj të paraluftës. Dukej sikur autonomia e pasluftës e Kosovës të ishte, pos tjerash, edhe një si kompromis midis qëndrimeve të Kominternës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe qëndrimeve të padefinuara të qeverive anglo-saxone që ndikoheshin nga grekët dhe nga qeveria mbretërore jugosllave në ekzil për copëtimin e Shqipërisë midis Veriut dhe Jugut. Kjo gjë më pastaj, në kontekst të interesave globale të superfuqive, rezultoi në forcimin e autonomisë së Kosovës (viti 1974) dhe në kërkesën për konstituimin e saj si Republikë e barabartë me të tjerat në Jugosllavi (viti 1981). Ndërkaq, në Shqipëri, pas prishjes me Kinën, rezultoi në një izolim dhe bllokadë të lidhjeve politike me botën, duke u distancuar njësoj si nga njëra, ashtu edhe nga superfuqia tjetër. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:02 pm | |
|
Konteksti jugosllav i Republikës së Kosovës
Republika e proklamuar e Kosovës me Kushtetutën e Kaçanikut natyrisht nuk ishte zgjidhje definitive e çështjes shqiptare. Republika e Serbisë e refuzon njohjen e Republikës së Kosovës si ndërprerje dhe shkëputje e lidhjeve me të, por edhe si vazhdimësi të sundimit të po atyre forcave titiste. Në kontekst të konfederalizimit eventual të Jugosllavisë sipas modelit Kroato-Slloven, një Republikë e Kosovës me status konfederal brenda bashkësisë jugosllave, për rezonimin e tanishëm politik të Serbisë është e papranueshme. Serbia gjithashtu ka shprehur mospajtim kategorik me Republikën e Kosovës të barabartë me të tjerat në një federatë të modernizuar jugosllave. Nga ana tjetër, një koncept i tillë për zgjidhjen e krizës jugosllave, në pjesën veri-perëndimore të vendit u cilësua si "Serbosllavi" dhe Republika e tillë e Kosovës, së bashku me konceptin e federatës së modernizuar (APJ, Serbia, Mali i Zi), duket se do të refuzohet me qejf edhe nga këto pjesë të vendit, edhe për shkak se në barazpeshën eventuale midis Veriut dhe Jugut jugosllav, ajo do të rëndonte në jug për shkak të problemeve të zhvillimit me të cilat ballafaqohet. Tani për tani konfrontimi në mes të këtyre koncepteve në nivel jugosllav akoma nuk ka përfunduar. Duket sikur paraqitet rreziku real që të përfundojë në një luftë qytetare me përmasa të gjëra brenda Jugosllavisë dhe në dezintegrimin e saj të tërësishëm. Mirëpo një gjë e tillë mbetet për t'u parë. Objektivisht gjërat janë shumë më të komplikuara se sa duken në jashtësinë e tyre: 1) sepse Jugosllavia u krijua si shtet edhe me synimet e brendshme të forcave të caktuara brenda popujve të saj dhe u konfirmua si e këtillë edhe në Luftën e II-të Botërore; 2) sepse proceset e bashkimit të Evropës duket se nuk do ta synojnë dezintegrimin e aktorëve të saj. Suprimimi i kufijve në gjithë Evropën është tendencë e pashmangshme. Mirëpo, tani për tani, ndërkaq nuk dihet se sa do të zgjasë kjo tani për tani/, një gjë e tillë, po qe se do t'a përfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, do të rezultonte në instancën e fundit në mbisundimin e sllavizmit (rusëve) në të, dhe me një gjë të tillë ka pak gjasa se do të pajtoheshin edhe fuqitë e tjera Evropiane , dhe 3) për shkak se një përzierje e tillë e pakontrolluar në Evropë, në aspektin social do të shkaktonte konsekuenca që nuk mund të parashikohen. Për këto shkaqe me siguri të plotë mund të konstatohet se njëra nga cilësitë kryesore të ndryshimeve të gjertanishme politike në Evropë, por edhe e atyre që do të pasojnë, pavarësisht nga mënyra e manifestimit të tyre, është zhvillimi i tyre i "dozuar", nën kontroll, por edhe kontrollimi i orientimit të tyre social, pluralizmi politik, sistemi shumëpartiak, parlamenti, zgjedhjet e lira, do të duhej ta amortizonin tehun e mprehur politik që ka rezultuar si pasojë e pakënaqësive të grumbulluara me decenje të tëra. Kjo gjithmonë do të thotë se ndryshimet në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë edhe Jugosllavinë e Shqipërinë, janë duke u zhvilluar së paku jo me kundërshtimin e subjekteve të dikurshme politike të këtyre shteteve. Nga një aspekt i përgjithshëm i shqyrtimit të gjërave mund të thuhet se të gjitha këto shtete e synojnë arritjen e efikasitetit të sistemit pa e dëmtuar fuqinë e vet të brendshme dhe pozitën ndërkombëtare. Pozita ndërkombëtare e BRSS, p.sh., mbështetet në strukturën e krijuar socio-politike (pozita prioritare e rusëve në raportet ndërnacionale); në shtresën e priviligjuar të tekno-menaxherisë, të oficerëve të policisë dhe të armatës dhe në armatimin nuklear-raketor. Nga ky aspekt shthurja e Traktatit të Varshavës duket më tepër braktisje, dhe nuk do të thotë dobësim me rëndësi i pozitës ndërkombëtare të BRSS. Për këtë shkak dhe për shkaqe të tilla, ngjarjet e tanishme në Jugosllavi, dhe reflektimi i tyre në Republikën e Kosovës, duket se e kanë për qëllim ri-rregullimin e raporteve të brendshme politike dhe jo dezintegrimin e tyre. Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe ndryshimi e objektivave të politikës së jashtme të SHBA.
Motivet e ndryshimeve politike
Në vlerësimin e motiveve për ndryshimin e objektivave të politikës së jashtme të SHBA dhe në nënyrë indirekte të ndryshimeve të tanishme në Evropë, autorët eminentë amerikanë që moti, por tani gjithnjë e më tepër, e theksojnë stagnimin dhe rënien e fuqisë ekonomike amerikane: "Dështimet e ndryshme të politikës amerikane - shkruan Stejnli Hofmën (Stenly Hoffmann), profesor me kompetencë i sistemit politik në Harvard, -i kanë rrënjët në vendin që vërtetë e vendos rënien amerikane jo në zgjerimin e tepruar imperial, as në ndonjë rënie katastrofale të figurave agregate të burimeve materiale, por në komponentat e brendshme të fuqisë -kursimi i ulët, investimet e pamjaftueshme produktive, veçanërisht në sektorët kryesorë; në obsesionet e buisness-it me profite afatshkurtra; në sistemin e varfër të edukatës teknike dhe mbi të gjitha, në aftësinë e pamjaftueshme të mobilizimit të resurseve të brendshme dhe jo të prekshme që rezultojnë nga gjendja e keqe e infrastrukturës amerikane (veçanërisht e asaj urbane), rezistenca popullore ndaj tatimeve dhe mungesa e udhëheqjes" (shih Stanley Hoffman, A New World and its Troubles, Foreign Affaires, Fall 1990). Ndërkaq, kur është fjala për stagnimin ose rënien e fuqisë ekonomike amerikane duhet pasur kujdes se nuk është fjala për parametra klasikë të matjes së rritës ekonomike. Në të vërtetë fjala është për ngecjen prapa në konkurrencë me japonezët. Kështu Inman dhe Burton vërejnë se me prodhime të elektronikës konsumuese (p.sh. fonografi, gypat katodialë, radiot, akceptorët televizivë, magnetofonat, tranzistorët, videot, video-kasetat, etj.) kompanitë amerikane në vitet '70 mbulonin rreth 90% të tregut amerikan, por tani mbulojnë vetëm 1-10% të tij. E njëjta gjë, sipas tyre, ka ngjarë me zbulimet e mëvonshme në fushën e teknologjisë, me gjysëmpërquesit (semiconducters) të përbërë nga silikoni, germaniumi apo galium arsenidi; pastaj me superpërquesit (superconducters), me përquesit e elektricitetit pa humbje të energjisë; me TV të definuar lart (high definition TV), një emër që i rrjedh nga qartësia e fotografisë, dhe me ca zbulime të tjera nga sfera e elektronikës. Meqë luftën konkurrente me japonezët (plus Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapuri) rreth vetëm disa prodhimeve me rëndësi nga kjo fushë gati e humbën, amerikanët tani kanë ardhur në përfundimet si vijojnë: 1) se fuqia kompetitive e industrisë amerikane nuk është rrezikuar vetëm në industrinë dhe teknologjinë klasike (p.sh. industria automobilistike), por edhe në atë të avancuar; 2) se problemi nuk qëndron te mungesa e hulumtimeve bazike, fundamentale mbi teknologjinë e avancuar, por te aftësia e aplikimit të shpejtë të zbulimeve teknologjike (përparësia e pushtimit dhe e mbajtjes së tregut); 3) se gjithnjë imponohet si imperative nevoja e riorientimit programor dhe institucional të qeverisë drejt teknologjisë komerciale (term me të cilin përfshihet ndihma e qeverisë në shkurtimin e kohës së nevojshme për aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike në praktikë) /shih Admiral B.R. Inman-Daniel, F. Burton, Jr. Technology and Competitiveness: The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Spring 1990/. Mirëpo gjërat do të mbeteshin të paqarta sikur të ishin të veçuara nga aspekti politik. Interesimi për "përkthimin" e hulumtimeve fundamentale në produkte dhe procese me dobi ushtarake dhe ekonomike në planin politik në SHBA u reflektuan në nevojen për riorientimin e disa objektivave të politikës së jashtme amerikane: nga ato tradicionale (ekcepcionalizmi, antikomunizmi, liberalizmi ekonomik botëror) në ato bashkëkohore, por ende tërësisht të padefinuara. Tani kujdesi tradicional për sigurimin nacional, pos çështjeve të strategjisë politike dhe ushtarake, duhet njësoj të drejtohet në çështje strategjike të ekonomisë: "Atje ku është fjala për teknologji të avancuar nuk është më e mundur të trajtohen si çështje të ndara politike mbrojtja dhe ekonomia". Për dekadën e ardhshme të viteve '90 dhe për më vonë veçohen si me rëndësi të veçantë zbulimet në sferën e: 1) Bioshkencave (Biosciences), të cilat përfshijnë biologjinë molekulare dhe atë celulare. Në qoftë se në gjysmën e parë të shekullit XX zhvillimi i shkencave fizike (teoritë mbi atomin, teoria e Kant-it dhe fizika bërthamore) i kanë ndihmuar kuptimit të natyrës, botëkuptimit mbi materien dhe energjinë, atëherë shkencat biologjike po i ndihmojnë sot kuptimit të jetës: "duke na lejuar të krijojmë forma të ndryshuara (alternative) të jetës; duke e bërë të parëndësishëm dallimin midis asaj që është natyrale dhe sintetike dhe duke ngritur çështje të rëndësishme me implikacione ndërkombëtare rreth të drejtave dhe kufizimeve të tyre të përshtatshme në fushën e pronësisë e të lidhura me "intervenimet në natyrë" (shih Keneth H. Keller, Science and Technology, Foreign Affairs, Fall. 1990). Megjithatë, ajo që zhvillimet teknologjike në këto shkenca i dallon me të parat ka të bëjë me çështje të jetës. Bioshkencat janë të lidhura ngushtësisht me bujqësinë dhe me shëndetësinë, d.m.th. me fusha të një sensibiliteti të madh politik dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme sociale; 2) zbulimet dhe zhvillimet teknologjike në sferën e shkencës mbi materialet (material science) nuk janë më me pak rëndësi. Kjo shkencë i lidh përparimet në hulumtimet solide fizike që kanë për qëllim të kuptuarit fundamental të sjelljes së materies së kondenzuar me prodhimin e materialeve me cilësi shpesh të parëndomta (shiko veprën e cituar më lart). Këto materiale, si p.sh. çipet për përçues elektronikë, tani një kohë janë duke shkaktuar revolucion të vërtetë në prodhimet e idustrisë elekronike; 3) Ndërkaq, ndikim të madh në politkën e SHBA, por edhe të fuqive të tjera, kanë pasur zbulimet teknologjike në sferën e informatave (teknologjia informatike). Kjo teknologji konsiston në të mbledhurit e informatave përmes senzorëve, teknikave imagjinative e telefotografive, pastaj procesimit, deponimit në kompjuterë, dhe transmetimit të tyre përmes rrjetave të komunikimit e radio-lidhjeve. Meqenëse themeli i taktikës dhe strategjisë ushtarake konsiston nga komandimi, kontrolli, komunikimi dhe informimi (C3+1) është e natyrshme rëndësia që i kushtohet zbulimeve teknologjike të kësaj sfere. Ato, d.m.th. zbulimet në këtë sferë, tani e kanë rrezikuar jo vetëm privatshmërinë e individit, por edhe të shtetit.
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:06 pm | |
|
«Autobusi» i Hoffmann-it dhe konsekuencat e shkencës
Marrë globalisht, avancimet në hulumtimet shkencore-teknologjike kanë rezultuar në rritjen e sovranitetit nacional të shteteve. Në kushtet e lehtësimit të komunikimit midis personave (individëve) është reduktuar shumë aftësia e kontrollimit të shpërndarjes së informatave. Zbulimet shkencore gati nuk është më e mundur që të ruhen për vete dhe të përdoren vetëm në dobi të maksimalizimit të fuqisë së shteteve të veçanta. Informata akoma mund të jetë burim i fuqisë, por fuqia ndahet tani midis shumë subjekteve. Në plan të gjerë, zbulimet në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, për shkak të avancimeve informatike, kanë pasur efekte të dyfishta negative: nga një anë i kanë nxitur orekset dhe aspiratat e të tjerëve për mënyrën dhe për standardin e njëjtë të jetesës (të cilin e shohin në ekranet e TV-së), kurse nga ana tjetër, janë ngushtuar mundësitë e tokës për mbajtjen e civilizacionit (Gaia-hipotezat), sepse në njërën anë është duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse në anën tjetër janë duke u shumëfishuar efektet negative të rritës demografike të njerëzimit. Nga këto dhe nga shkaqe tjera të lidhura me to, si Keneth Keller, poashtu edhe Stanley Hoffmann, Admiral Inman etj., janë të mendimit se humbja e monopolit në udhëheqjen teknologjike dhe ngecja në formimin e infrastrukturës socioteknike, logjikisht do të duhej t'i detyronte ShBA-të të tërhiqen në vete dhe t'i kushtohen arritjes së këtyre objektivave. Mirëpo në ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Në një anë, për shkak të zvogëlimit drastik të kohës së nevojshme për aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike (gjersa dikur për disa zbulime duheshin rreth 40 vjet për t'u aplikuar në praktikë, tani kjo gjë bëhet gati në formë paralele) dhe për shkak të disperzimit të qendrave të diturisë (dituria nuk është më monopol i një fuqie), kurse nga ana tjetër, për shkak të thellimit të diferencave midis Veriut dhe Jugut, të rëndësisë së problemeve që duhen zgjidhur në nivel planetar (Gaia-hipotezat), u imponuan si të domosdoshme: 1) vendosja e një sistemi të ri të sigurimit në Evropë i cili do t'ia mundësonte asaj të merret me problemet e theksuara planetare. Kjo gjë logjikisht ta imponon përfundimin se çështja shqiptare do të duhej të zgjidhej përfundimisht dhe jo vetëm pjesërisht. Sistemi i ri i sigurimit në Evropë do të mund të mbështetej në NATO-n e reformuar e jo edhe më tutje të dominuar nga SHBA-të, në një organizatë evropiane të mbrojtjes dhe në një organizëm të krijuar nga Konferenca mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë; 2) një marrëveshje për forcimin e regjimit për moszgjerimin e armëve nukleare dhe për kufizimin e shitjes së armëve dhe të teknologjisë së avancuar, dhe, 3) të një pajtimi mbi ndarjen e fuqisë midis aktorëve të organizatave ndërkombëtare ekonomike dhe financiare të SHBA, Japonisë dhe Bashkësisë Evropiane. Meqenëse resurset e shteteve të zhvilluara "janë zënë midis nevojave dhe pritjes së popullit të tyre, si dhe frikës prej kaosit të jashtëm" (S. Hoffmann), ato, me qëllim që t'i shmangen këtij kaosi, në botën e organizuar në mënyrë policentrike duhet t'i fusin BRSS dhe Kinën, në qoftë se kjo e fundit një ditë do t'a shndërrojë potencialin e vet të madh në fuqi efektive. Ndërkaq, polet e këtij policentrizmi janë të pajisura me lloje të ndryshme të fuqisë ushtarake (Sovjetikët), ekonomike dhe financiare (Japonezët dhe Gjermanët) demografike, (Kina dhe India), ushtarake dhe ekonomike (SHBA). "Bota i përngjan një autobusi, -shkruan Stanly Hoffmann -shoferi i të cilit, ekonomia globale, nuk e ka kontrollin e plotë të makinës, po edhe vetë është jashtë kontrollit, në të cilin fëmijët -popujt, joshen t'a shtypin qoftë frerin, qoftë gasin, kurse të rriturit -shtetet, janë udhëtarë të brengosur. Një lidhje pasagjerësh ndoshta nuk do të mjaftojë për t'a mbajtur autobusin në rrugë, por akoma nuk ekziston ndonjë zgjidhje më e mirë" (Stanly Hoffmann, vep. cit.).
Gjermanët në kontekst të Evropës
Modeli i Hoffmann-it për rregullimin policentrik të botës tani për tani është vetëm një pikësynim i cili po e drejton gjer diku kahjen e zhvillimit të ngjarjeve në Evropë. Ai është një projekt i zhveshur nga kundërthëniet e brendshme, por doemos e përfshin Evropën si njërën nga shtyllat e policentrizmit në fjalë. Është çështje më vete se a do të mbetet i kufizuar vetëm në Evropë, në raportet e saj me SHBA-të, apo do të zgjerohet për të përfshirë njëmend edhe polet tjera, për të drejtuar bashkarisht botën policentrike. Këto janë çështje ende të paqarta dhe nuk dihet drejtimi i zhvillimit të tyre të njëmendët, por janë çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për përcaktimin e drejtë të natyrës dhe të karakterit të proceseve integrative të Evropës.
Çështja e bashkimit të Evropës, duhet theksuar që në fillim, nuk është aspak ndonjë dukuri e re. Është bërë "çështje e re" pas Luftës së II-të Botërore për shkak të ndarjes së Gjermanisë. Duke mos hyrë në analiza të hollësishme të kësaj çështjeje komplekse tani të përfunduar, mjafton të konstatohet se çështja e bashkimit të Evropës shpesh u identifikua me çështjen e bashkimit të Gjermanisë: "Gjermania është e ndarë, sepse Evropa është e ndarë, -pohonin gjermanët, -dhe Evropa është e ndarë sepse Gjermania është e ndarë". Porosinë politike të kësaj sintagme e shpjegonte Reinischer Merkur: "Die Deutsche Einheit kann niemals ohne und erst recht nicht gegen Evropa errungen werden" (Rheinische Merkur, Oct. 24. 1985). Analitikët politikë të Perëndimit vlerësojnë se ndarja e Evropës zgjati aq shumë për shkak të identifikimit të interesave vitale të shtetit sovjetik me ideologjinë komuniste (shih Rusët dhe interesat vitale të shtetit sovjetik): "...për shkak se - siç shkruan CH.Bertram, -sigurimi i BRSS-së nuk e mbështeste vetëm integritetin territorial të Bashkimit Sovjetik, por edhe atë ideologjik ... prezenca e regjimeve komuniste në Evropën Lindore ishte interes vital i sigurimit të Bashkimit Sovjetik (shih Christoph Bertram, The German Question, Foreign Affairs, Spring, 1990). Duke mos u lëshuar në shqyrtimin e vlerësimeve të tilla, mjafton të konstatohet se BRSS qoftë për shkak të interesave për të zënë vrapin e zhvillimit, qoftë për shkak të ngecjes së tepruar të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik të vendit (fshat i madh me armatim modern), por gjithsesi për shkaqe objektive, kah fundi i viteve '80 e ndërpreu lidhjen midis sigurimit nacional dhe konformitetit ideologjik, por gjithnjë duke mbetur superfuqi për shkak të bazës së gjerë industrialo-ushtarake dhe të resurseve të mëdha natyrale e njerëzore; i përkrahu ndryshimet e brendshme në Evropën Lindore; i tërhoqi forcat ushtarake nga këto vende, u pajtua me bashkimin e Gjermanisë dhe me shuarjen e Traktatit të Varshavës. Me faktin e pajtimit me bashkimin e Gjermanisë u pajtua edhe me bashkimin e Evropës. Kulmi i përbashkët i ndërtesës së re të Evropës (M. Gorbaçov) do të duhej t'i mbulonte edhe Sovjetikët. Kjo do të thotë se bashkimi i Gjermanisë nuk u arrit për inat të Bashkimit Sovjetik. Anne -Marie Burley, një eksperte e shquar e çështjes gjermane (Der Deutschen Frage) në Universitetin e Chicago-s në Chicago, Ilionis, e jep një pasqyrë instruktive të luftës teoriko-politike gjermane për realizimin e qëllimit në fjalë. Sipas saj, në Gjermani me kohë u kristalizuan tri koncepte të kësaj lufte: 1) Koncepti tradicionalist, që e përfaqësonin krahu i djathtë i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU); Kristiano-Social (CSU) dhe organizatat e refugjatëve. Franz Josef Straussi ishte portparoli kryesor i tyre. Kërkesat për ribashkimin e Gjermanisë i mbështetnin në përvojën e shek. XIX, në luftën e kohës para Bismarck-ut. Në këtë kohë, siç pohonin tradicionalistët, gjermanët nuk kërkonin një Grossedeutschland në kuptimin e maksimalizimit të fuqisë (për të luajtur rolin e fuqisë së madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare politike), por të kuptimit të vetë shprehjes politike të identitetit kombëtar. Me këtë nuk e synonin mjegullimin e kujtesës për të kaluarën e afërt, por për vënien e saj në kontekst afatgjatë historik. Në të njëjtën kohë i theksonin aspektet juridike të çështjes gjermane, veçanërisht mungesën e marrëveshjes së paqes, duke i përkujtuar në këtë mënyrë Fuqitë e Mëdha vazhdimisht me faktin se çështja gjermane mbetet e hapur. Koncepti tradicionalist insistonte në mentalitetin e viktimës: të jesh gjerman do të thoshte të jesh i vetëdijshëm se i takoje një kombi të ndarë dhe t'a pranoje obligimin për tejkalimin e një gjendjeje të këtillë. Për tejkalimin e kësaj gjendjeje nuk insistonin në ndryshimin e kufijve, por e theksonin ribashkimin e të dy shteteve gjermane në suaza të Perëndimit. Me fjalë tjera, e kërkonin çlirimin politik të Gjermanisë Lindore nga komunizmi që e mbështeste Bashkimi Sovjetik. Në këtë mënyrë çështjen gjermane e vinin në kontekst të politikës së aleatëve të Perëndimit, duke i detyruar t'a konsideronin si çështje të vet politike; 2) Konceptin evropeist e mbështesnin forcat e qendrës (të Djathtës dhe të Majtës politike). Portparoli kryesor i këtij koncepti ishte ministri i punëve të jashtme të gjermanisë Hans Ditrih Gensher (Hans-Dietrich Genscher). Këto në radhë të parë luftonin për bashkimin e Evropës me qëllim të bashkimit të Gjermanisë. Ambicjet e veta i kufizonin në theksimin e nevojës së gjermanëve për liri, pushtet dhe influencë, por jo edhe për një shtet-komb (maksimalizimi i fuqisë) me të cilin mund t'i frikësonin fqinjët. Duke e indentifikuar ndarjen e Gjermanisë me ndarjen e Evropës, rrugëdaljen e kërkonin në theksimin e një identiteti pan-evropian. Ndërkaq, në raportet ndërgjermane e theksonin principin e unitetit dhe të vetëvendosjes, por me atë ndryshim që me të parin e nënkuptonin një vetënjohje kolektive si një popull unik me një identitet historik, gjuhësor, kultural, etnik dhe gjeopolitik, pavarësisht nga diferencat politike, ekonomike dhe sociale. Ndërkaq, në principin e vetëvendosjes nuk e nënkuptonin çlirimin e gjermanëve lindorë nga komunizmi, siç bënin tradicionalistët, por sigurimin e të drejtës për të gjithë gjermanët që lirisht të vendosin për mënyrën e qeverisjes dhe të qeverisë. Marifeti politik ishte i qartë: duke mos i theksuar kërkesat për ribashkim i theksonin vetëm ato që të çonin drejt tij; 3) Koncepti universalist. Ishte koncept relativisht i ri. E mbështeste krahu i majtë i Partisë Social-Demokratike (SPD) dhe të Gjelbërit. I jepnin përparësi vlerave universaliste (si p.sh. paqa) për të cilat besonin se i ngërthenin në vete vlerat e arsyeshme gjermane. Pozita e Gjermanisë në vijën e parë të frontit të ndonjë holocaust-i potencial nuklear në Evropë i kishte bindur në rrezikun real nga nacionalizmi. Për ta çështja gjermane kishte pushuar së qëni çështje politike. Ishte shndërruar në çështje fundamentale nacionale: duke i elaboruar dhe duke i ndihmuar vlerat e reja sociale, politike dhe ekonomike me të cilat do të duhej të formohej struktura pan-evropiane e shoqërisë civile jashtë kufijve territorialë dhe ideologjikë, i ndihmonin gjermanëve t'a transcendonin të kaluarën dhe të shndërroheshin në katalizator të transformimit të rendit ndërkombëtar të periodës së pasluftës në një strukturë të paqes permanente. Paqja për ta nuk ishte vetëm sinonim i sigurisë, por fryt dhe farë e një gjendjeje më të lartë morale dhe intelektuale. Otto Schili (shih Reden Yber das eigene land: Deuteschland), një përfaqësues i tyre eminent, mendonte se gjermanët duhej t'a "kërkonin identitetin e tyre në jetën e lirë spirituale dhe në vendosjen paqësore të universalitetit të intelektit (Geist) dhe të kulturës" (Otto Schily, vep. cit. f. 35). Kjo gjë ishte parakusht për ngritjen e paqes në nivel kulminant, e cila pastaj do t'a mundësonte kthimin e vëmendjes drejt problemeve reale të botës së sotme (p.sh. uria); drejt konsekuencave të panjohura të shoqërisë Evropiane në periodën post-industriale dhe drejt aspektit human të modernizimit të Evropës Lindore: "Identiteti i ri gjerman"-përfundon Otto Schily- "është identitet Evropian, human" (ibd.). Në këtë mënyrë, duke e vënë Gjermaninë në shërbim të idealeve më të larta, universalistët në të vërtetë i shërbenin qëllimit të njëjtë -ribashkimit gjerman, sepse nuk mund të ndërtohej ndonjë Evropë më e mirë, pa eleminimin e problemit gjerman që ishte thelb i saj.
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:08 pm | |
|
Epilog: Republika në funksion të bashkimit
Çështja e bashkimit politik të shqiptarëve nuk është e njëjtë me atë të Gjermanisë. Ndryshimet reduktohen thelbësisht në faktin se shqiptarët, për ndryshim nga gjermanët, realisht nuk ishin në gjendje t'i kontribonin krijimit të çështjes shqiptare. Gjatë historisë atë ua krijuan të tjerët. Mirëpo doemos duhet të jenë në gjendje që t'i kontribuojnë zgjidhjes së saj të drejtë. Dhe zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare është bashkimi i tyre në kontekst të proceseve integrative të Evropës. Sot asnjë faktor i pjekur politikisht nuk mund ta kontestojë këtë të drejtë. Si komb i viktimizuar në funksion të barazpeshës midis Fuqive të Mëdha dhe të ruajtjes së paqes (e cila edhe ashtu nuk u ruajt) në të kaluarën, me suprimimin e ndarjes ideologjike të Evropës do të duhej të mundësohej realizimi i interesave vitale të kombit -bashkimi me qëllim të zhvillimit dhe të kultivimit të idenditetit kombëtar, të renditjes në rendin e popujve të barabartë dhe të avancuar në Evropë. Mirëpo problemi i çështjes shqiptare nuk qëndron te bashkimi, por te rrugët për realizimin e këtij qëllimi. Kur thuhet se bashkimi duhet të vihet në kontekst të proceseve integrative të Evropës, mund të konsiderohet se është thënë gjithçka, por edhe asgjë. Për këtë shkak kërkohet një shqyrtim pak më i thelluar i çështjes.
Në vitin 1981 u shtrua kërkesa për konstituimin e Kosovës në Republikë. Në prapavijën e kërkesës qëndronte besimi se problemi shqiptar në Jugosllavi esencialisht reduktohej në të drejtën për t'u konstituuar si plotësisht i barabartë me të tjerët, si shtet me të gjitha të drejtat idividuale dhe kolektive që i gëzonin republikat (shtetet) në bashkësinë e republikave (shteteve) Jugosllave. Politika zyrtare, atëbotë, kërkesën e tillë e shpalli si kërkesë kontrarevolucionare, duke shpjeguar, ndoshta jo tërësisht pa bazë, se Kosova, me t'u konstituuar në Republikë, do t'a ushtronte të drejtën e vetëvendosjes dhe do t'i bashkangjitej Shqipërisë. Ndërkaq, Republika e Kosovës shihej edhe në funksion të zhvillimit të shpejtuar; të barazimit me të tjerët; të kultivimit dhe të zhvillimit të identitetit kombëtar, por edhe në funksion të zhbllokimit të kufirit me Shqipërinë dhe të rolit të theksuar të Kosovës në raportet Jugosllavo-Shqiptare (shih "Gishti i trashë i Vëllait të madh", dhe "Viti '81 dhe proceset e demokracisë"). Fillohej nga premisa se "përparësitë e këtij solucioni të çështjes shqiptare ishin të trefishta: 1) se nuk do ta shkaktonte acarimin tej mase të raporteve ndërnacionale (ato megjithatë u acaruan); 2) se do të ishte solucion efikas dhe i pranueshëm për të gjitha palët e interesuara, pos për shovenizmin serbomadh; dhe 3) se nuk do t'a lejonte instrumentalizimin as të shqiptarëve dhe as të serbëve në funksion të interesave të huaja globale apo regjionale (shih "Shteti dhe interesat vitale të kombit"). Besohej se e drejta e konstituimit të Kosovës në Republikë, logjikisht do të duhej t'i paraprinte bashkimit të kombit dhe njëherit do të ishte në funksion të stabilitetit politik të Jugosllavisë dhe të Ballkanit në përgjithësi. Përse? Përgjigja është e pranishme në premisën e tretë të citatit të shënuar, por duket se janë të nevojshme edhe ca shpjegime plotësuese.
Nga shembulli i zgjidhjes së çështjes gjermane është e qartë se sanksionimi i saj i plotë kërkohet në kujdesin për moscënimin e interesave të sigurimit të shtetiti sovjetik, ndonëse komunizmi si model i zhvillimit dhe si parakusht i interesave të sigurimit dështoi edhe në Bashkimin Sovjetik. Integrimi i sovjetikëve në "autobusin" e Hoffmann-it, simbolikisht shpreh vazhdimin e njohjes së Bashkimit Sovjetik si superfuqi. Për këtë shkak bashkimi i gjermanëve nuk u bë mbi baza të antisovjetizmit dhe as për inat të Bashkimit Sovjetik. Në analogji me këtë shembull qëndron edhe çështja e konstituimit të Kosovës në Republikë (tani e jetësimit të saj të plotë) dhe çështja e bashkimit, e cila duhet të realizohet në kontekst të proceseve integrative të Evropës, jo për inat, e as përkundër të tjerëve, por sepse ajo (Republika) ishte e drejtë elementare e konstituimit të kombit në Jugosllavi dhe e zhvillimit të tij të barabartë me të tjerët.
Nga ana tjetër, fjala është për bashkimin e Evropës. Në të vërtetë, jo vetëm që e besonin gjermanët, por edhe shumica e analitikëve të tjerë politikë ishin të mendimit se bashkimi i Evropës ishte nus-produkt i nevojshëm dhe i domosdoshëm i ribashkimit të Gjermanisë. Një Evropë e bashkuar, në të cilën fuqia gjermane do të ishte në funksion të interesave të saj (Evropës), e jo vetëm në funksion të interesave partikulare gjermane përmes mekanizmave të krijuar dhe në ndërtim e sipër të bashkëpunimit dhe të forcimit të sigurisë, do t'a frenonte fuqinë gjermane në mënyrë që të mos kërcente shumë përtej mesatares së të tjerëve. Kjo komponentë e Evropës së bashkuar është recidiv i politikës së dikurshme britanike (që të mos lejojë forcimin e ndonjë fuqie në kontinent e cila do të shndërrohej në një rival të rrezikshëm për interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e përbashkët anglo-saxon për strategjinë e ndryshimeve në harmoni me qëllimet globale të politikës së tyre. Ky është gjithashtu çmimi që Gjermania ia paguajti Evropës për të drejtën e ribashkimit të vet.
Historikisht, trojet shqiptare (fjala është për procesin e konstituimit të shteteve në Ballkan), por edhe më gjerë, ishin vend-ndeshjeje dhe vend-thyerjeje i interesave të fuqive të Evropës. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:09 pm | |
|
Fakti se populli shqiptar globalisht u nda në dy e më tepër shtete, por në njërin i pavarur, e në tjetrin mbeti në fillim si pakicë kombëtare, e cila në periodën midis dy luftërave botërore kontestohej, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u njoh herë si pakicë, e herë si kombësi, këtë e dëshmon më së miri. Austro- gjermanët e përkrahën formimin e shtetit viabël shqiptar të cilin në bisedat diplomatike e kontestonin rusët, kurse në terren serbët. Pozita e tanishme shqiptare esencialisht është rezultat i thyerjes dhe i kompromisit midis këtyre dy etnikumeve (austro-gjermanëve dhe sllavëve), por edhe i presioneve të mëdha nga jashtë që e pengonin vlerësimin e drejtë dhe real të faktorit ndërkombëtar dhe bile pjekjen e faktorit shqiptar, i cili duhej ta bënte një gjë të tillë në favor të interesave shqiptare. Të tjerët, si Italia, Franca dhe Britania, më tepër mbanin qëndrim pritjeje, duke u marrë në të njëjtën kohë me negociata të ndërsjella, me qëllim të instalimit të interesave të veta. Ato, d.m.th. interesat e tyre, vinin në shprehje paralelisht me rënien e ndikimit gjerman në politikën evropiane, por themelet e vëna në Konferencën e Londrës nuk u lëkundën qenësisht, pos gjatë periodës së luftërave, kur këto troje shndërroheshin në teatër të operacioneve ushtarake, sepse esencialisht, edhe raportet e interesave të fuqive në Evropë mbeteshin të njëjta, pavarësisht nga ndryshimet që i shkaktonin luftërat. "Evropeizimi" i interesave gjermane dhe "gjermanizimi" i interesave të Evropës, duket se tani për tani akoma është mbulesë për vazhdimin edhe për një kohë të caktuar të raportit të njëjtë të interesave. Nga aspekti i raporteve strategjike, "evropeizimi" i tillë i interesave gjermane realisht e shpreh edhe kujdesin, ndoshta në rend të parë këtë, për moslejimin e interesave të shtetit Sovjetik, ose të interesave të sovjetizuara ruse. Është pak e besueshme se rusët do të lëshonin pe edhe nga ky aspekt, përveç atij ideologjik. Për këtë shkak, problemi i tanishëm i proceseve integrative të Evropës konsiston nga përgjigja korrekte që do t'i jepet pyetjes se në çfarë mënyre dhe si do të arrihet "evropeizimi" edhe i interesave të shtetit Sovjetik dhe i rusëve në te? Kjo njëherit e shpjegon edhe intransigjencën serbe, por edhe luhatjen e të tjerëve, si në raportet gjithëjugosllave, poashtu edhe në ato me shqiptarët. Serbët do të dëshironin t'i ruanin tokat e pushtuara në rrethana të tjera historike, si minimum të dhënë për integrimin e tyre në Evropë, me çmimin e provokimit të luftës në Ballkan. Kjo do të thotë se ata shprehin gadishmërinë për instrumentalizimin e vetes në funksion të mosndryshimit të politikës sovjetike ndaj gjithë situatës në Evropë dhe të ruajtjes së statusit prioritar të etnikumit sllav në politikën ndërkombëtare.
Nga ky aspekt, politika serbe natyrisht se e ka të qartë se, së paku në raport me shqiptarët, nuk është fjala për toka serbe. Argumentimi historik në këtë rast është dubioz dhe në instancën e fundit i paqëndrueshëm. Fjala është më tepër për shpresën se, sikurse në të kaluarën, komponenta religjioze e argumentimit politik do t'a luajë rolin e vet në vendimet përfundimtare të rregullimit të çështjes. Politika e Fuqive të Mëdha në Ballkan në të vërtetë u formësua duke qenë e ndikuar edhe prej kësaj komponente. Operacionet luftarake dhe konferencat diplomatike në Ballkan dhe rreth tij Fuqitë e Mëdha i arsyetonin si luftë interesash në Perandorinë Otomane dhe jo si copëtim të tokave shqiptare. Për to formimi i një shteti relativisht të fortë shqiptar me popullsi kryesisht të besimit islamik do të paraqiste, shprehur simbolikisht, një pykë aziatike në tërësinë e krishterë të Evropës. As atëherë dhe as sot komponenta religjioze nuk u konsiderua si relevante për diskutime në argumentimin politik, por kjo nuk do të thotë se ishte më pak prezente në refleksionet dhe në motivet e nxjerrjes së vendimeve politike: "Ekziston një seri kolosale e kontesteve të mundshme tradicionale në një botë, -shkruan Stanly Hoffman, -ku akoma ekziston së paku një ideologji e konflikteve të dhunshme -fundamentalizmi islamik, dhe ku zhdukja ose rënia e ideologjive sekulare e lejon nacionalizmin në pjesën më të madhe të planetit si të vetmin indikator të lojalitetit" (S.Hoffmann, vep.cit.). Me fjalë të tjera, relevanca e këtij faktori në raportet ndërkombëtare politike, për shkak të një vargu motivesh, po sidomos për shkak të burimeve të energjisë, pavarësisht nga avancimet në fusha të ndryshme të shkencës, është ngritur. Andaj, ndonëse shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me fundamentalizmin islamik, është fare lehtë, ndonëse jo korrekte, t'u mvishet ai si hipotekë. Këtë hipotekë nuk mund t'a heqim vetëm duke e theksuar areligjiozitetin e njohur shqiptar, (religjioni konsiderohet si arritje e qytetërimit), por duke u mbështetur në traditën e rrallë të tolerancës fetare, duke e kërkuar vendin e vet në pikat e afërta ose të përbashkëta kristiano-islamike dhe duke e avancuar rolin e vet në afirmimin e mentaliteteve dhe të botëkuptimeve të të dy sistemeve të mendimit religjioz dhe politik.
Në kontekst të argumenteve të theksuara, për politikën globale të fuqive, fakti se jashtë kufijve të shtetit amë ndodhen më tepër se gjysma e popullit, ndërsa në Jugosllavi jetojnë rreth 40% të popullsisë së gjithëmbarshme shqiptare, është një problem që duhet zgjidhur. Mënyrën fatlume të zgjidhjes së tij do të duhej t'a gjenin vetë shqiptarët, por duke mos e rrezikuar paqen, interesat e baraspeshës dhe orientimin global politik. Për këtë shkak përkrahja eventuale e Shqipërisë për bashkimin e tokave shqiptare vetëm nga njëra palë e multipolaritetit (e bëri Gjermania gjatë Luftës së Fundit) ose e bipolaritetit të forcave (supozohet se e bëri Stalini në funksion të anti-amerikanizmit), nga pala tjetër u konsiderua instrumentalizim i Shqipërisë në funksion të interesave globale të palës së kundërt. Në kontekst të proceseve të tanishme integrative të Evropës, bashkimi shqiptar, në mbështetje të ndonjë roli të theksuar eventual gjerman në Evropë, do të thotë bashkim via-gjerman. Ndërkaq, situata e kundërt -përkrahja eventuale e shqiptarëve në Jugosllavi që ta bashkojnë Shqipërinë, dhe jo të bashkohen me Shqipërinë, objektivisht do të thotë bashkim via-Beograd. Kjo poashtu nuk është gjë e re. Ekzistonte si projekt i mundshëm i federatës ballkanike para (vetëm teorikisht) dhe gjatë Luftës së II-të Botërore. Në qoftë se një bashkim të tillë hipotetikisht do t'a mbështesnin forcat ose regjimi properëndimor politik në Beograd, në instancën e fundit, bashkimi i tillë do të konsiderohej si cënim i interesave të sovjetizuara Ruse dhe Serbe me supozimin se një Shqipëri e tillë do t'ishte via-facti anti-Ruse e anti-serbe dhe jo vetëm anti-komuniste. Këmbëngulja serbe që në çfarëdo rrethanash Kosova të mbetet me Serbinë realisht është shprehje e frikës se një gjë e tillë mund të jetë objektivisht e mundshme.
Marrë globalisht që të dy qasjet e bëjnë minimizimin e rolit të faktorit politik shqiptar në përcaktimin dhe në realizimin e qëllimeve të veta nacionale. Për këtë shkak, ngjarjet e vitit 1981 që i karakterizoi kërkesa e theksuar fuqimisht për Republikën e Kosovës, në esencë e nxorën në sipërfaqe pikërisht rolin e këtij faktori. Republika e Kosovës, si do që të duket, mund të konsiderohet zgjidhje e pjesëshme, paliative e çështjes shqiptare. Mirëpo zgjidhjet paliative të çështjeve të mëdha mund të konsiderohen dhe janë cilësi e luftës politike dhe produkt i mençurisë së faktorit politik shqiptar në vlerësimin e tërësishëm të rrethanave, rrugës së zhvillimit të proceseve dhe synimeve përfundimtare të tyre. Objektivat politike shqiptare kanë karakter të të drejtave të natyrshme dhe demokratike dhe jo të maksimalizimit të fuqisë me qëllim të instrumentalizimit të saj në lojën e vjetër të fuqisë dhe të ligjit të xhunglës. Mundësitë tona për të kapur hapin e botës së zhvilluar në avancimet teknologjike, të bioshkencave, të megashkencës, të shkencës mbi materialet, të informatikës etj., janë të vogla por kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga përpjekjet maksimale për tejkalimin e pazhvillueshmërisë në të cilën ndodhemi dhe për krijimin e infrastrukturës së nevojshme që do t'a mundësonte akceptimin dhe aplikimin e inovacioneve nga fushat e përmendura të shkencës, pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta në shekullin e XXI. Andaj, lufta politike për realizimin e kërkesave legjitime është e motivuar nga nevojat reale të popullsisë shqiptare për zhvillim. Ajo nuk është e orientuar në mohimin e nevojave të ngjashme të serbëve. Përkundrazi. Duke u ndodhur në nivele të ngjashme të madhësisë demografike, të shkallës së zhvillimit, të orientimit civilizues, të pozitës historike dhe gjeografike, për kah përmbajtja e brendshme thërret për përfundimin definitiv të raporteve të subordinacionit dhe të dominacionit, kërkon heqjen dorë nga instrumentalizimi i vetes në funksion të interesave të huaja, implikon vënie të raporteve kualitativisht të reja, evitim të ndikimeve negative të huaja dhe është shpërthim i energjisë së re kreative, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha palët e ngatërruara në krijimin e pengesave për fitorën e së resë. Republika e Kosovës, me fjalë të tjera, pavarësisht nga ajo se kush mund jetë në nivelin institucional bartës i një politike gjithëshqiptare, në rrethanat e dhëna është realizim i njërit prej interesave vitale të kombit. Si e tillë, mund të qëndrojë vetëm në funksion të bashkimit por edhe të forcimit të raporteve të reja në gjithë territorin e Ballkanit, të Mesdheut dhe të Evropës. Këtë rol mund t'a luajë me sukses në kontekst të proceseve integrative të Evropës, që do të kenë konsiderata për të gjithë pjesëmarrësit dhe për gjithë drejtimin historik të zhvillimit të proceseve pozitive.
Krushë e Madhe, 22 maj, 1991
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:11 pm | |
| PJESA II
VITI '81 DHE PROCESET E DEMOKRACISË Kohëve të fundit në Kosovë duket se dominojnë dy parulla: ajo mbi demokracinë dhe ajo mbi Evropën. Me demokraci mendohet të arrihet në Evropë, ndërsa me Evropë mendohet të kihet demokraci (zhvillim). Duket se që moti është bërë imperativ precizimi i përmbajtjes së tyre dhe shpjegimi më i hollësishëm i raportit të tyre me ngjarjet në Kosovë dhe me synimet e saj. Për këtë shkak, në qoftë se në pjesën e parë të letrës së drejtuar redaksisë së revistës beogradase «Intervju», tentimi i argumentimit teorik, nga aspekti i vetëdijes, sado pak i ka vënë në dyshim paragjykimet mbi atë se ngjarjet dhe kërkesat e vitit 1981 inspiroheshin ekskluzivisht nga RSP e Shqipërisë; në qoftë se teksti i diskutimit nga viti 1981 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë ngjarjet e atij viti i ka vënë në kontekst të lëvizjes botërore konvulzive autonomiste, kurse vetë kërkesën kryesore për Republikë, në kontekst të synimeve natyrale për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, atëherë duket e udhës dhe e drejtë të konstatohet se Kosova nuk mund të stoliset me një demokraci të imponuar nga jashtë; se asaj demokracia nuk i duhet për t'u stolisur (se edhe ashtu është e bukur), e as për të vallëzuar me të. Do t'i duhet, natyrisht, edhe për këto, por jo vetëm për këto, sepse atëherë vështirë që do të arrinte në Evropë. Me fjalë të tjera, Kosova nuk mund të arrijë në Evropë pa një demokraci autentike, të vetëlindur prej saj. Pikërisht për këtë shkak, kjo pjesë e analizës (pjesa e II-të), tenton të koncentrohet në çështjet që kanë të bëjnë me raportin midis ngjarjeve të këtij viti dhe proceseve të demokratizimit të jetës politike në Kosovë. Pa këtë, nocionet «demokraci» dhe «Evropë», nuk mund të kuptohen drejt, nuk mund të kenë përmbajtje adekuate. Vetëm duke i vënë në relacion me ngjarjet e vitit 1981, me tërë kontinuitetin e ndodhive të viteve '80, mund të arrihet gjer te përcaktimi i drejtë, jo vetëm i përmbajtjes së tyre, por edhe i synimeve të mëtejshme të proceseve të tanishme e të djeshme, si edhe i lidhmërisë së tyre me ato procese të demokratizimit që e synojnë një Evropë të përbashkët për të gjithë popujt e saj (që do të jetë temë e pjesës së III-të të kësaj analize). Nga ky aspekt, duket se viti 1981 është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen e drejtë të gjërave dhe të proceseve. Natyrisht, ato mund të lëvizin edhe pa zbërthimin e kësaj nyjeje. Dhe, gjatë historisë, rëndom, vetë ajo i ka zgjidhur nyjet e ngjashme, veçse çmimi rëndom ka qenë tejet i lartë. Është paguar me lajthitje, me ngecje dhe me tragjedi, herë-herë fare të panevojshme, dhe herë-herë tepër të ekzagjeruara. Ndërkaq, ndonjëherë tërësisht e kanë ndërruar kahjen e zhvillimit të tyre, në mënyrë që pastaj historianë të zotë janë detyruar të merren me vlerësimin e asaj se ç'do të kishte qenë më mirë — të mos ishte bërë ai ndërrim i kahjes, apo më mirë që ishte bërë? Dhe historia në këtë pikë doemos do të ishte shndërruar në filozofi dhe filozofia doemos do të çonte në përsëritjen e proceseve të njëjta, me përmbajtje të ngjashme, por gjithsesi me çmimin adekuat edhe për kohën, edhe për energjinë e shpenzuar materiale dhe shpirtërore. Dhe qëllimi i këtij shqyrtimi nuk është ta ndryshojë historinë. Po të mendohej një gjë e tillë, do të ishte një prepotencë e padëgjuar dhe e paparë. Mirëpo, megjithë modestinë e domosdoshme, nuk mund të mohohet se kjo analizë e synon kontributin e autorit në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve. Në qoftë se ato procese pa dashjen e tij e kanë përfshirë përpara, e kanë ndrydhur dhe e kanë zhveshur nga subjektiviteti në shoqëri, tani është rendi që proceset të kenë veshë për subjektin dhe ta braktisin verbërinë e spontaneitetit. Me një fjalë, është rendi ta pranojnë edhe kritikën, edhe kontributin qëllimmirë të subjekteve qëllimmira. Kritikë të tjerë, subjekte të tjera të ndrydhura e të pandrydhura, natyrisht do të pyesin me të drejtë — përse pikërisht viti 1981? Përse jo ndonjë vit tjetër, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjë vit i mëhershëm, të mos ishte nyja pa zbërthimin e së cilës nuk do të ecej përpara? Dhe përgjigja mund të duket arrogante, por në esencë e saktë: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinë. Të gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit të historisë. Do të thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit të proceseve, rritjes së kuantitetit, por kërcimin kualitativ, vetë shndërrimin e kuantitetit në kualitet, e bëri vetëm viti 1981. Jo se ishte një vit mrekullibërës, por sepse pikërisht në atë vit ishin pjekur të gjitha kushtet, ishin akumuluar të gjitha proceset, ishin arritur të gjitha nivelet për shndërrimin e kuantitetit në kualitet, dhe rastësisht i ndrydhi subjektet që nuk deshën të pajtoheshin me ndrydhjen. Po të ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do të kalonte njësoj sikurse edhe vitet tjera. Rreth ngjarjeve të këtij viti ekziston vlerësimi zyrtar se ato ishin tentim kontrarevolucioni dhe ekziston koha e cila tashmë e tejkaloi një vlerësim të këtillë. Mirëpo problemi qëndron pikërisht këtu: tejkalimi i një vlerësimi të tillë politik me vetë zhvillimin e ngjarjeve në kohë dhe në hapësirë nuk është njësoj me tejkalimin e tillë të vlerësimit në mbështetje të argumenteve kritike. E pra, objektivisht kjo do të thotë ngadalësim i proceseve; shpenzim i panevojshëm i energjisë materiale e shpirtërore, dhe mjegullim dhe zhdavaritje e qëllimeve për realizimin e të cilave zhvillohen proceset. E dyta e bën të kundërtën: i kristalizon qëllimet dhe i hap rrugë zhvillimit të proceseve pozitive shoqërore. Ndërkaq, lajthitja, zvarritja apo devijimi i proceseve, rëndom nuk ngjan për shkaqe spontane, ndonëse edhe kjo nuk mund të përjashtohet, por për të arritur ndonjë qëllim të caktuar, të arsyeshëm shoqëror. Dhe arsyeshmërinë e qëllimeve të këtilla e përcaktojnë subjektet vendimtare të proceseve, por legjitimitetin e tyre historik nuk e përcaktojnë ato, veçse arsyeshmëria historike e qëllimit — idealit, d.m.th. e qëllimit final që e synon tendenca historike e zhvillimit të proceseve. Çdo proces që nuk është në harmoni me këtë tendencë mund të arsyetohet në mënyra të ndryshme, mund të ketë legjitimitet afatshkurtër politik, por nuk mund të ketë legjitimitet historik, e as ta pretendojë atë. Për këtë shkak është i nevojshëm shqyrtimi i ngjarjeve të vitit 1981 në kontekst të definimit të kontrarevolucionit. Vetë fjala «kontrarevolucion» definohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga tema e shqyrtimit, por definicionet e ndryshme nuk mund ta injorojnë përmbajtjen e këtij nocioni, të përfshirë në «Enciklopedinë politike». Aty ajo definohet si: «aksion i organizuar politik i drejtuar kundër sistemit shoqëror të krijuar me revolucion, kundër fryteve revolucionare, kundër forcave dhe raporteve shoqërore që e synojnë transformimin revolucionar të shoqërisë. Si dukuri shoqërore e kundërt me revolucionin, kontrarevolucioni shënon ndryshimin kualitativ të një gjendjeje shoqërore ose sistemi në drejtim të restaurimit të raporteve të mëtejshme të lëkundura dhe të mënjanuara politike dhe të prodhimit», («Politiçka Enciklopedija, Savremena Administracija». BGD.1975,f.476). Shpjegimi i vlerësimit të kontrarevolucionit në Kosovë më vonë është plotësuar me botime të veçanta mbi problemin e Kosovës. Nga ana tjetër, shtypi me shkrime të vazhdueshme polemizonte njëanshëm me kërkesën dominante të ngjarjeve të vitit 1981. Esencialisht, me një gjimnastikë të veçantë mentale, provohej të argumentohej: 1. se kishte ngjarë tentim kontrarevolucioni dhe 2. se kërkesat dominante të atij viti e synonin përmbysjen e rendit shoqëror. Për të argumentuar tezën e parë theksohej se ngjarjet e atij viti kishin qenë të organizuara. Varësisht nga këndvështrimi, por më tepër nga orientimi ideologjik i autorit, theksohej se ato i kishte inicuar Beogradi, gjegjësisht Tirana, por gjithmonë përmes forcave pro-rankoviçiste, pro-informbiroiste, pro-staliniste, pro-marksiste-leniniste etj. të Prishtinës, d.m.th., të Kosovës. Pjesëmarrja e konsiderueshme e të rinjve në ato ngjarje relativizohej qëllimisht ose edhe minimizohej, ndërsa vetë autorët e veprave të inkriminuara, në mënyra të ndryshme denigroheshin. Jepnin shënime se gjatë pjesës më të madhe të viteve '80 ishin zbuluar nëntë (9) organizata bukur të mëdha dhe 83 grupe ilegale që kishin marrë pjesë të drejtpërdrejtë në kontrarevolucion («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990). Spekulohej me mundësinë e shpërthimit të kryengritjes së armatosur dhe me mundësinë e ekzistimit të qendrës së kontrarevolucionit. Në këtë tekst dhe në momentin e tanishëm nuk është e mundur të shqyrtohet as niveli organizativ e as karakteri i organizimit të organizatave dhe të grupeve të përmendura ilegale. Këtë duhet ta bëjnë ata që i kanë këto shënime dhe atëherë kur do të jetë e mundur që me to të disponojnë edhe të tjerët. Mirëpo është e mundur, madje edhe e nevojshme, që qysh tani, në mbështetje të nevojës dhe të përshtypjeve personale, të jepet mendimi se i përgjigjej apo jo karakteri i organizimit dhe niveli organizativ i tyre përmbajtjes së definuar të kontrarevolucionit? Në qoftë se forma (organizimi), merret e ndarë nga përmbajtja (aktorët dhe qëllimi), që rëndom fillonte nga treshet (2 + 1, d.m.th. dy veta që nuk dinin për njëri-tjetrin dhe njëri që dinte për dy të tjerët), dhe kjo pastaj rritej me progresion gjeometrik në dhjetëshe (3 x 3 + 1), në qindshe (99 + 1), në mijëshe (999 + 1), atëherë është e qartë se kjo mënyrë e organizimit mund t'i përgjigjej çdo qëllimi, pra edhe revolucionit e jo vetëm kontrarevolucionit. Nga kjo rezulton se është punë e kotë të merresh me ndarjen e formës nga përmbajtja. Me fjalë të tjera, theksimi i nëntë (9) organizatave pak si më të mëdha dhe i 93 grupeve ilegale, vetvetiu nuk e argumentonte tezën mbi ekzistimin e tentimit kontrarevolucionar, e as të kontrarevolucionit. Ashtu mund të argumentohej edhe ekzistimi i të kundërtës së kontrarevolucionit, d.m.th. i revolucionit. Meqë këto dy nocione e përjashtojnë njëri-tjetrin, shihet se argumenti është i pavlerë, sepse me të njëjtën premisë nxirren dy konkludime të kundërta që e asgjësojnë njëri-tjetrin. Në qoftë se kësaj i shtohet edhe fakti se nuk u argumentua ndonjëherë ekzistimi i qendrës së kontrarevolucionit del se argumenti i theksuar nuk është kurrfarë argumenti. Megjithatë, një kohë bukur të gjatë u aludua në qendrën për nxjerrjen e vendimeve politike në Kosovë si qendër të kontrarevolucionit. Dhe, meqë qendra e tillë në Kosovë ishte pjesë përbërëse e qendrave të tjera në vend dhe e qendrës së vendit në tërësi dhe më larg, atëherë dilte se kontrarevolucioni në Kosovë ishte pjesë përbërëse, hallkë nismëtare e një kontrarevolucioni të tërësishëm të vendit në përgjithësi, bile edhe e tërë Evropës Lindore. Pavarësisht nga ajo se në pjesën e parë të tekstit dërguar revistës «Intervju» e theksoja se nuk ma merrte mendja që mund të identifikohej qendra për nxjerrjen e vendimeve politike me qendrën e kontrarevolucionit në Kosovë dhe pavarësisht nga ajo se tani gati tërësisht jam i sigurt për këtë, jo, gjithmonë do të varet nga ajo se çfarë në të vërtetë synohej me zhvillimin e ngjarjeve: restaurimi i raporteve të mënjanuara e të likuiduara politike apo krijimi i raporteve të reja? | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:16 pm | |
|
Duke u nisur nga pika e njëjtë, tani është e qartë se forca të ndryshme revanshiste dhe antikomuniste e presin restaurimin e raporteve të vjetra, kthimin e fuqisë së humbur gjatë luftës, shërimin e komplekseve të vjetra, dhe shfrimin e pasioneve të ndrydhura me vite. Bile për këtë «festë» të tyre të përgjakshme ato i mprehin thikat, kamat dhe jataganët. Ato e marrin si të kryer kthimin e tyre në pushtet dhe hakmarrjen e tyre të madhe. Komunizmi për to është mundur në saje të kredive dhe mendjes dinake të kapitalit të madh. Meqenëse kurrnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë vlera të reja, por vetëm t'i imitojnë vlerat e huaja, t'ua vjedhin kreatorëve për qëllimet e tyre të papastra, ato tani janë të gatshme t'i shërbejnë (gjithmonë dinin ta bënin vetëm këtë), qëllimeve të errëta të forcave të «kohërave të përhimta», të mezokohërave. Ato megjithatë e harrojnë një gjë të vogël por të rëndësishme: se bartësit e ngjarjeve të vitit '81 nuk ishin kontrarevolucionarë e as të manipuluar nga ata, apo nga cilado forcë tjetër e mezokohërave. Mirëpo, te këto çështje do të kthehemi më vonë në këtë tekst dhe në tekstet e ardhshme. Tani është me rëndësi të theksohet se, meqë forma nuk mund të analizohet pavarësisht nga përmbajtja e saj, atëherë del se ngjarjet e vitit '81 nuk mund të analizohen as pavarësisht nga subjektet e tyre e as pavarësisht nga qëllimi, ideali i tyre.
Për hir të thjeshtimit të gjërave tani do të merremi me shqyrtimin e relacionit midis qëllimit final, kërkesës kryesore të ngjarjeve dhe të bartësve të tyre për konstituimin e Kosovës në Republikë, dhe vlerësimit të saj si kontrarevolucionare. Ndonëse me të nuk synohej as shkëputja nga Jugosllavia e as përmbysja e raporteve shoqërore në Jugosllavi, prapëseprapë u theksuan këto shpjegime:
1. se Republika e tillë do ta shfrytëzonte të drejtën për vetëvendosje dhe do t'i bashkangjitej Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të cënohej integriteti territorial i Jugosllavisë;
2. se ajo e provokonte luftën qytetare dhe hipotetikisht përmbysjen e rendit shoqëror të Jugosllavisë; dhe
3. se ajo në esencë e provokonte revidimin e kufijve në Ballkan dhe më gjerë, në Evropë.
Përveç faktit se operohej me hipoteza dhe nocione hipotetike, që të tri argumentet nuk kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me kontrarevolucionin. Nga definicioni i theksuar i kontrarevolucionit është e qartë se kërkesa për Republikë mund të vihej në lidhje direkte me kontrarevolucionin vetëm poqese me të synohej restaurimi i raporteve të kundërta me revolucionin, të atyre raporteve të cilat dikur i kishte përmbysur akti revolucionar i forcave revolucionare të vendit në tërësi. Kontestimi i kësaj kërkese, me fjalë të tjera, nuk vihej në relacionin me karakterin e sistemit eventual që synohej (realizimi i barazisë së plotë brenda sistemit të përmirësuar, tani brenda radhëve të reja që dalin nga fryma e kohës), por vetëm në konsekuencat eventuale që mund të rezultonin nga kundërvënia e forcave të tjera. Këto forca tjera përsëri supozoheshin si revolucionare, pasi që nuk ishte e logjikshme që forcat kontrarevolucionare t'i kundërviheshin qëllimeve kontrarevolucionare. Forcat revolucionare në këtë pikë duket se e ruanin njërën nga frytet e revolucionit — rregullimin federativ të vendit dhe pozitën ekzistuese të republikave dhe të krahinave të përcaktuar me kushtetutë. Dukej, sepse rendi i vendosur kushtetues që në start nuk ishte treguar i suksesshëm: në fillim ishte nisur nga huazimi jokritik i konceptit leninist mbi nivelizimin e zhvillimit të gjithëmbarshëm të kombeve, ndërsa shqiptarët, si më pak të zhvilluar, i kishte vënë nën mbikëqyrjen e RS të Serbisë dhe brenda saj, në mënyrë që më vonë, me kushtetutën e vitit 1974, t'ua siguronte një pozitë dubioze (edhe brenda Serbisë, edhe si element konstitutiv i Federatës). Megjithë fisnikërinë e vet, Lenini nuk kishte mundur as për të gjallë të vetin, e as të tjerët më pastaj, që në federatën sovjetike të rregulluar në mbështetje të konceptit mbi nivelet e dhëna të zhvillimit të kombeve (e cila në të vërtetë i reflektonte përpjekjet e francezëve dhe të anglosaksonëve për inkorporimin e kolonive të veta në sistemet e tyre politike), ta suprimonte veprimin e ligjit mbi zhvillimin e pabarabartë ekonomik. Ndërkaq, ky i «përjetësonte» nivelet e tilla, sepse zhvillimi i kombit më pak të zhvilluar gjithmonë ngecte prapa zhvillimit të kombeve më të zhvilluara (ndonjëherë edhe për disa herë) dhe kështu, ndonëse zhvillohej edhe kombi më pak i zhvilluar, diferenca me kombet më të zhvilluara thellohej gjithnjë e më tepër. Për këtë shkak, zhvillimi i kombeve më pak të zhvilluara i përngjante zhvillimit në moszhvillim. Pasardhësit e tij nuk e panë të udhës, ose nuk mundën (gjë që është njësoj), t'ia përshtatnin rregullimin e vendit nevojave reale të rritës së kombeve. Andaj, po qe se rregullimi i vendosur federativ i sovjetikëve në fillim i ndihmoi zhvillimit të kombeve më pak të zhvilluara, më vonë duket se u shndërrua në pengesë të rritjes së tyre të mëtejshme. Në vitet '60, këtë problem francezët dhe anglosaksonët e zgjidhën me kërcim kualitativ, duke u pajtuar me pavarësimin e kolonive të veta, por gjithashtu duke e ruajtur pozitën e vet të privilegjuar përmes raporteve neokoloniale. Zhvillimi gjithnjë e më i madh i shkencës, i teknikës dhe i teknologjisë dhe ngecja e vendeve në zhvillim e redukton gjithnjë e më tepër nevojën e përdorimit të dhunës fizike për ruajtjen e këtyre raporteve. Në këtë mënyrë, opcionet e pavarësisë politike në dukje rriten, ndonëse realisht mund të kenë edhe kahje të kundërt. Mirëpo, është me rëndësi se metropolet e dikurshme, por edhe kolonitë e tyre, e hoqën nga rendi i ditës aspektin shpirtëror të çështjes. Problemi i zhvillimit të vendeve në zhvillim u shndërrua në çështje të forcave të tyre të brendshme dhe të aftësisë së tyre vetanake për t'u gjetur në raportet e botës së jashtme. Ndërkaq, te sovjetikët ky problem ndodhet në zgjidhje e sipër, sikundër edhe te ne, por dallimi qenësor qëndron në faktin se zgjidhja e tij edhe te ne edhe te sovjetikët u inspirua me nevojën e zhvillimit të gjithëmbarshëm, pra të nevojës që të zhvilloheshin edhe vetë kombet më të zhvilluara, e jo vetëm ato në zhvillim.
Nga ky aspekt, zbërthimi i këtij problemi nuk është më rëndësi vetëm për kombet më pak të zhvilluara, por ka rëndësi të jashtëzakonshme në radhë të parë për vetë kombet më të zhvilluara brenda rregullimeve të dhëna federale. Dhe pikërisht edhe për këtë shkak, ngjarjet e vitit '81, duke kërkuar suprimimin e dubiozitetit të pozitës së Kosovës brenda Federatës jugosllave, në të vërtetë e kërkonin suprimimin e pengesave për lirimin e hovit kreativ të forcave prodhuese. Zbërthimi i problemit në dëm të krahinave (ndryshimet kushtetuese në favor të Serbisë), nuk ka asgjë të përbashkët me lirimin e forcave kreative të Serbisë. Ato njësoj u «lidhën» edhe më tepër, pikërisht sikurse ato në Kosovë. Për këtë shkak, në qoftë se pajtohemi se zhvillimi është nevojë imperative për të dy palët; në qoftë se poashtu pajtohemi se forcat kreative të njëmendëta janë bartëse të vërteta të zhvillimit të çdo kombi veç e veç, dhe të shoqërisë në përgjithësi; dhe në qoftë se pajtohemi (e doemos duhet të pajtohemi), se pozita e gjertanishme kushtetuese e Kosovës që moti u shndërrua në pengesë të hovit të forcave kreative, jo vetëm te shqiptarëve, atëherë doemos duhet të pajtohemi se kërkesat dominante të vitit 1981 për konstituimin e Kosovës si Republikë, nuk kishin asgjë të përbashkët me kontrarevolucionin.
Ndryshimi tjetër thelbësor në zgjidhjen e problemit të zhvillimit, qoftë në raport me anglo-saksonët, qoftë me sovjetikët, ka të bëjë me nivelin historik të zhvillimit global të kombeve në fjalë. Shqiptarët dhe serbët janë kombe të cilat përafërsisht nuk kanë pasur diferenca të mëdha as në nivelin e zhvillimit të tyre global, as në numër të popullsisë (i takojnë kategorisë së kombeve relativisht të vogla); nuk kanë pasur religjion të vetin (orthodoksizmi u lind në Bizant, katolicizmi në Romë, ndërkaq islamizmin ua eksportuan otomanët). Andaj, nuk kanë pasur mundësi (pa marrë parasysh përpjekjet e vona të serbëve), që atë ta shndërrojnë në instrument të ekspanzionit sikurse kombet tjera të mëdha. Historikisht, pozita e tyre në dukje pak më e privilegjuar në raport me njëri-tjetrin, ishte gjithmonë rezultat i prezencës së interesave të huaja (otomanët, rusët, gjermanët, francezët etj.), por jo i rritës së shpejtuar autentike të njërit ndaj tjetrit. Kanë mundur t'ia huazojnë njëri-tjetrit edhe kulturën edhe religjionin, por nuk kanë mundur as ta krishterizojnë njëri-tjetrin e as ta modernizojnë, pa i marrë parasysh bindjet e Pashiqit që ia thoshte Hartwig-ut në prag të luftërave ballkanike. Për këtë shkak marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, gjegjësisht raportet midis tyre, nuk mund të jenë raporte të hierarkisë, por të barazisë së plotë; jo raporte të përbuzjes, por të respektit të plotë reciprok të identiteteve të tyre. Hapësira gjeografike të dy palëve u dikton raporte miqësie, por miqësia nuk qëndron në qoftë se nuk mbështetet në barazinë e plotë dhe në respektimin e së drejtës të secilit për t'u zhvilluar në pajtim me mundësitë e lira në bashkësinë më të gjërë. Për këtë shkak, kërkesa për t'u konstituar në Republikë historikisht do të thotë vënie e raporteve kualitativisht të reja, evitim i ndikimeve negative të huaja dhe shpërthim i energjisë së re kreative për të dy popujt. Ndërkaq kjo nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me kontrarevolucionin.
Vazhdimi i procesit që e synonte realizimin e barazisë së plotë të shqiptarëve, por edhe zhvillimi i procesit të demokratizimit në Evropë, me kohë e zhvlerësoi një vlerësim të tillë mbi ngjarjet e vitit l981 si kontrarevolucionare. Ky vlerësim tanimë as që theksohet, por kundërvënia kësaj kërkese më vonë u mbështet në kalkulimet e karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin eventual të hartës politike të Evropës: «Menjëherë pas demonstratave masovike të shovinistëve dhe të separatistëve shqiptarë në vitin 1968 (të cilat, gjë që është karakteristike, nuk kanë kurrfarë lidhje as me natyrën e as me kuptimin e kontestacionit botëror dhe jugosllav nga viti '68), e sidomos në vitin 1981 kur haptas u shpreh kërkesa «Kosova — Republikë», ishte e qartë se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqohen me strategjinë e drejtuar në prekomponimin dhe dekomponimin e Serbisë, të Jugosllavisë dhe të Ballkanit, e me këtë edhe të Evropës. Fjala është për tentimin që të bëhet revidimi i kufijve të Evropës, gjë që bëhet edhe më evidente, po të kihet parasysh se Shqipëria nuk e ka nënshkruar dokumentin përfundimtar të Helsinkit me të cilin shtetet nënshkruese e garantojnë pandryshueshmërinë e kufijve të Evropës pas Luftës së II Botërore» («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990).
| |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Jan 29, 2008 3:32 pm | |
| Ukshin Hoti, ky bard i sfidës…
UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Shkruan: Ferit RAMADANI Kërçovë, 09. 11. 2007 Ukshin Hoti, ky bard i sfidës
Është natyrë e ndërlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e çështjes shqiptare’, botuar në Tiranë 1995! Edhe vlerësimi për të, edhe mbështetja rreth zgjidhjes së drejtë të po kësaj teme të zhvilluar në përcaktimin e kësaj tërësie, ma tepër del si synim që i trajton, bile i thellon njohuritë për rrethanat të cilat jo vetëm që presin një sfidim, por, kërkojnë binarët e ringritjes e cila mbështetet edhe në faktet shkencore, edhe në realitetin veprues! Ashtu siç mund të bëhen Rilindasit udhërrëfyes drejtë një ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bëhet dritërrëfimi i shkencës politike, prej ku del e krijohet një amzë e strukturës për ta bërë Legjislativën e Formësisë! Si njohës i raporteve shoqërore në shkencën politike, Ukshin Hoti, padyshim , është kthyer në Enciklopedi peripetishë, e cila, për shkak të njohurive, dhe për qëndrimin rigoroz në fiksimin e raporteve, ka përjetuar golgotën, vetëm e vetëm ta kthejë, gjegjësisht ta ndryshojë kuptimin veprues, nga një mekanizëm i makinerisë paqësore që okupatorit sërbosllav ia mundësonte një përmbajtje imagjinare të kauzës! Me një fjalë, Ukshin Hoti, ky bard i sfidës, zhvillimin e procesit kombëtar, kurrë nuk e lejoi t’i përshtatet interesit grupor, apo, interesit të momentit politik! Ky qëndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vërtetë e qenies së njeriut, të cilën, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri të përqëndrohet me dinjitet të paluhatshëm, dhe ai, iu qas konvergjencës për ta demitizuar mitin mbi zhvillimin në Kosovë! Në këtë relacion ai e pa ,bile, në hollësi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatë gjetjes së obcionit që t’ia bënte të mundur Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, nismën drejtë një rruge prej nga do të bëheshin edhe të famshëm, edhe të pavarur! Në këtë drejtim, ai e nisi mbështetjen në pjesën e parë të librit “Filozofia politike e çështjes shqiptare” të përqëndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesë që i përket, dhe brënda asaj tërësie, trajtoi çështjen shqiptare! Duke poseduar me një kapital njohurishë, që nga antika politike, e deri në strategjinë bashkohore të rregullimit të ri botëror, Ukshin Hoti, del një unikat shkencëtar i cili ka një prekshmëri të veçantë, dhe prej saj e bën negacionin kritik të një realiteti të sëndërtuar mbi marrëdhëniet në mes shqiptarëve që synojnë ta fitojnë lirinë, dhe tiranëve sërbosllavë të cilët me çdokusht duan të mbesin perandorë! Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektualeNë këto raporte të ndërthurrjeve, Ukshin Hoti ka bërë ridimensionimin politik i cili, ma drejt se çdokush e ka krijuar të kuptuarit e një arsyeje e cila i përbënte edhe qëllimet, edhe interesat e asaj pjese të quajtur Kosovë sovrane! Karshi opinionit botëror, i cili kishte përshtypje të stërkequra për definimin e çështjes shqiptare, e cila përballej me një barbari tinzake të sërbve dhe instrumentëve të politikës së shqiptarëve që e përcaktuan Politikën si art i së mundshmes, me një spiralë të utopisë së rezistencës paqësore, dhe u ndeshën me kodin i cili përbrenda ambientit shoqëror krijonte ligjshmëritë objektive të nënshtrimit! Pretendimet e shkencës Hotiane, nuk e kanë ngarkesën e romantizmit, por, janë hapa që dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamëdyshje, e shpie Kosovën në Evropë, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrë rolin e vërtetë të zhvillimit! Kjo vetëdie është kategoria themelore që ia ka mundësuar Ukshin Hotit të dalë poaq kuptimplotë dhe kompetent për atë që e synon në zhvillimin politik! Në këtë distancë kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovës kanë një kuptim të vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes së tij, e cila flet për vrasjen e talentëve! Kjo praktikë famëkeqe i ka ndjekur gjithmonë gjenitë, prandaj edhe këtë herë, me veprimin kundër Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bë një vepër groteskë e cila ka në tërësi bilancin e kanibalizmit, por me specifikën e këtij rasti, ajo ka shkuar edhe më larg kufinjve të atij ekstremi egërsues, të përzgjedhjes dhe zhdukjes së gjenive! Duke ia njohur dimensionet e një intelektuali - njohësi të shkencës politike, tiranët e sërbosllavisë, e kanë marrë në shënjestër bardin e kësaj sfide i cili, me qëndrimin e drejtë rrethë pozitës dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare, ka bërë ndriçimin mbi të vërtetën shkencore politike, e me të ka atakuar afirmimin e gënjeshtrës institucionale të perandorëve sërbosllavë dhe gjithë mekanizmave të instrumentalizuar të irreales paqësore! Ukshin Hoti - Kundër sindromit të përkuljes, ngriti
arkitekturën e mospajtimit
Është shumë e domosdoshme të hyjë në rrjedhat e një studimi të mirëfilltë domethënia dhe qëndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbështetet në vlerat reale që i duhet t’i ketë përparasyshë një shtet dhe komb! Duke i ditur në hollësi teoritë e zhvillimit, ai ka shtruar në rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i përjashton gjithë solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzën e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori në autostradën e një funksioni demokratik që lidhej direkt me Evropën dhe Amerikën si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim në zgjidhjen e çështjeve, për tu arritur sovraniteti dhe mirëqenia e popujve të robëruar. Ndërsa, makineria shqiptare e poviniencës paqësore dhe pushtuesit e sërbosllavisë po këtë domosdo të kauzës shqiptare e shëtitën nëpër rrugicat dhe qorrsokakët e lokalizmit, që ta mbajnë në oborrin e eksperimentimit të durimit dhe në sprovimin gjithëjugosllav të kolonializimit! Kundër sindromit të përkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturën e mospajtimit , veçmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me këtë sfidim u përpoq për të dalë jashtë kornizave të asaj robërie klasike, dhe me një elokuencë u përball deri në pyetjen: -”Gjer kur? Përse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisë Autentike”? Athua njëmend pritet të mos dihet se heshtja është e lidhur me inteligjencinë dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencisë nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë?”, shkruan ai në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”. Kundër kësaj konkurrence të qëllimeve ku synon mendja e këtij shkencëtari të politikës reale, është ngritur pushtuesi sërbosllav. Prandaj ai me çdokusht e bën privimin e Ukshinit, për ta privuar edhe karakterin e drejtë të politikës shqiptare e cila, duke i marrë nivelet e vetëdies do të bëhej kundërshtare e kodikut të doktrinës okupuese! Në këtë relacion, Ukshini shumë çartë i ka bërë analizat e shtetit dhe interesat vitale të kombit, i cili qëndronte në kornizat e parimeve sipas proviniencës së Perëndimit dhe, kundërshtonte proviniencën e Lindjes. Në këtë rrafsh të sintezës analitike, Ukshini ka pasur parasyshë ta nxierrë të vërtetën e shtrirjes së problemit shqiptar, të cilët “ Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme, janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Megjithatë me këtë relativitet, në përputhje me gjithë veprimtarinë që e kanë bërë, nuk janë si ato kombe që nuk mund ta mbrojnë veten!”. shkruan Ukshin Hoti: -”Qasja e jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb - shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t’u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre”. Qenësia e Ukshin Hotit ka marrë trajtën e
një shenjtori të ngujuar!
Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qëndrimeve të paluhatshme e kanë bërë Ukshin Hotin shtyllë të pamposhtur që di t’i nisë proceset e demokracisë të cilat dominuan që nga “Viti 1981” dhe u bënë lëvizje konvulzive për pavarësinë e Kosovës, për shqyrtimin e drejtë të qëllimeve shqiptare për t’ia ndryshuar historinë e aneksimit duke u integruar si tërësi dhe pa kufinj administrativë në Bashkësinë Evropiane, dhe, në institucionet botërore! Në këto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bëjë edhe analizat por edhe t’i shpjegojë fenomenet të cilat ishin të një prejudikimi paradoksal për ngjarjet e “81-it”, ashtu siç ishin pozicionet e inteligjencisë së asaj kohe, bartësit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundër dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njëra anë, dhe shurdhërisë Botërore nga ana tjetër! Në këtë kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinë e peripetive, e shndërruan në peng misterioz , dhe qenësia e tij ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar! Vetëm shkrimet e shkruara që i la, dalin me nivelin e lartë dhe flasin rreth trajtimit të fenomeneve dhe qëndrimit dinjitoz të një personaliteti unikat , indikatorët e të cilit mbeten përjetësi...! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sun Feb 10, 2008 4:21 pm | |
| Sofra E_bukura Urata e gjithe te tjeret ju falemenderoj per mundin qe bene,e dije eshte munde i madhe e ju falemenderoj shume qe na jepen mundesia te lexojm keta shkrime shume po shume me vler. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Tue Feb 19, 2008 3:21 am | |
|
„FAJTORË“ JANË SHQIPTARËT, I NDERUAR PROFESOR!
Shkruan: Dritan GOXHAJ *
Tiranë, 02. 10. 2007
Profesor,
po të nis një letër, pasi një letër të tillë nuk kam kujt t’ia nis tjetër. Do të flas pak për Kosovën. Për Kosovën “E lirë”. “Të lirë”, por me një litar rreth qafe. Ështe litari i ankthit. Litari i pavarësisë. E tash Kosova me litar për qafe po kërkon një degë ku të varet. I ka provuar të gjitha e po kërkon degën më të lartë. Për pavarësinë. Eh, na u bë si një përrallë kjo pavarësia, ku ka tash 17 vjet që kallëzohet. Kallëzohet e diskutohet në salla, hotele e konferenca ndërkombëtare. Por përpara se ta japin pavarësinë, ta heqin litarin nga fyti. Duan ta mbjellin një komb të ri. Por harrojnë, ose nuk e dinë ta bëjnë punën e “bujkut”. Dihet që bujku para se të mbjellë një farë të re, duhet t’i vërë zjarrin fushës që të digjet fara e vjetër.
Do ta mbjellin profesor, kombin me të ri në rruzull, kombin kosovar. Sepse ndërkombëtarët e ca nga këta vendorët tanë me dokumente azilanti në xhep (70 për qind e qeverisë dhe e parlamentarëve në Kosovë janë me dokumente zvicerane e gjermane në xhep, e vazhdojnë të marrin pensionin e azilantit), po përpiqen të na mbushin mendjen: për rrethanat e jashtëzakonshme, për shtetin e çfarë është edhe më e rëndësishmja, ajo çka këta e quajnë standard e që nuk është tjetër, veçse liria në robëri.
Profesor,
mos më pyet se kush janë këta azilantët që kanë tash e 8 vjet me pushime në Kosovë. Ti i njeh më mirë se unë. Janë po ata të njejtët që sa ishe ndër ne të luftuan, të burgosën e u munduan të të harrojnë. E tash që mendojnë se je i vdekur, prej teje po mundohen të perfitojnë. Po, duan një Kosovë me “kosovarë” e jo një Kosovë me shqiptarë, pasi për ta e për shumë të tjerë edhe këtej nga nahija ime, Shqipëria, profesor i nderuar, ëshë nga presidenca e Bamir Topit e deri te kulla blu e Sali Berishës. Shqipëria për ta, i nderuar profesor, është vetëm çka kap syri e ledhaton dora. Harrone se Kosova është gjaku i dëshmorëve që nuk falet!
E di profesor,
që tash po të shkon në mendje kryeministri serb në 1912, Nikolla Pashiç, i cili pati thënë: “S’ka komb shqiptar, ka vetëm fise shqiptare.” E unë e di se po të ishit ju tash ndër ne, do t’u thoshit këtyre azilantëve me imunitet, se “sjelljet e këtyre njerëzve sot nuk janë në harmoni as me vetëdijen politike shqiptare e as me shpirtin kombëtar shqiptar”. Populli i ngratë shqiptar në Kosovë ngushëllohet me faktin se e kanë nga euforia. E ndërkohë, populli vazhdon edhe më tutje të jetë në një gjendje ankthi e me atë litarin në fyt që të tregova në fillim të letrës, i nderuar profesor.
Në fillim të letrës të them se Kosova është e lirë. Po, është e lirë nga ushtria e policia serbe dhe e okupuar nga mafia e rrugës e ajo qeveritare e ndërkombëtare në pushtet. Mos u çudit profesor, e gjithe dynjaja ka ardhur në Kosovë. Erdhën para 8 vitesh të na ndihmojnë. Pasi ndenjën pak, nisën ta ndajnë Kosovën mes veti. Por ata nuk u ngopën me pak, e pabesisht, me ndihmën e azilantëve në qeveri, na e përmbysën kupën.
Po si? - do pyesni juve?
Po ja, një ditë na thanë ndërroni ngjyrën e syve, e një ditë na thanë ndërroni emrin, një ditë ndërroni flamurin, ndërsa tash na thonë të ndërrojmë edhe lëkurën. Eh mor i nderuar profesor, në bukën e në kripën tonë, këta të huajt po pështyjnë e po shkelin rëndë. Ashtu si dikur mbretër, sulltanë e gjeneralë që kanë kaluar në Kosovë, edhe këta të huajt ose UNMIK-asit si i quan populli, janë nis tash rishtazi me hap varre. Edhe këta si gjithë pushtuesit e tjerë do ikin dikur, e si gjithë të tjerët, varre do lënë pas. Nuk dua të dukem mosmirënjohës për ndihmën që na kanë dhënë kur ishim në ditë të këqija. Por ju e dini profesor, e jam i sigurt se jeni në një mendje po të themi se: shqiptarët gjithnjë kanë pasur konsideratë për ndihmën e jashtme, por se nuk mund të lejojmë humbjen e identitetit e të dinjitetit për hatër të asaj ndihme.
Po të them profesor,
se kjo shtëpia ime dhe e jotja së bashku, që quhet Kosovë, ka mbetur pa një zot. Të zotin e shtëpisë profesor, UÇK-në (Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës) e vranë. Eh, lanë pa çelë as edhe një dritare. Shtëpia, profesor, ka mbetur edhe pa derë. Në oxhak kanë bërë fole sorrat, ndërsa shqiptarët presin me gisht në gojë se kur do tymojë përsëri. Jam i bindur profesor se edhe ty, ashtu si unë për të gjallët, të ka marrë malli. Se të vdekurit i kemi për çdo ditë në televizor, duke na hedhur fall për ditën e pavarësisë. Qëkur të vdekurit ia kanë nis me vendos për Kosovën, shqiptarët e kyçin derën e shtëpisë dy herë profesor. Një herë për ujkun e një herë për gjahtarin. Ju ndoshta nuk më besoni, por po të vini tash në Kosovë, do shihni se asgjë nuk është në vendin e vet. Edhe varret profesor i kanë levizur. Po të vinit tash në Kosovë, i nderuar, do të të zihet fryma nga pallatet e zhgërryera. Do të të zihet fryma nga tymi i makinave qeveritare me xhama të zinj e nga tymi i makinave të xhandarëve vendorë e të huaj.
- Po, profesor, xhandarë. E kanë mbushë Kosovën me xhandarë. Ca flasin shqip e të tjerët një dreq u bie në fije. I kanë sjellë e i kanë veshur që të ruajnë demokracinë.
A të kujtohet, profesor, si pate thënë dikur: “Demokracia nuk mund të eksportohet, sepse me atë rast do të duhej ta ruanin xhandarët dhe asnjë ndryshim thelbësor nuk do të ndodhte”. Po, i nderuar, ke pasur të drejtë, se as edhe një ndryshim nuk ka nga atëherë që e pate thënë. Ashtu si atëherë, profesor, këtu në Kosovë të zihet fryma nga intrigat e maskarenjve. Ashtu si atëherë, të zihet fryma nga krekosja e pështirë e debilëve nëpër poste qeveritare.
Eh, i nderuar e i ndritur me dije e me nder.
Kosova është sosur në ditë të kiametit. Aq sa nuk po merret vesh kush po shumohet ne apo vdekja. I dashur profesor, kështu nuk shkohet më, kështu nuk mundet me ecë përpara. Kështu nuk arrihet asgjëkund.
E di që do të më pyesësh: “Po ju, ç’beni”?
Eh, ne profesor?!
Do të tregoj diçka i nderuar. Është një njeri, profesor, i gjallë, një Albin Kurti që sillet këtej pari. Është një djalë i ri, që kundërshton gjithcka që këta UNMIK-asit flasin e bëjnë në Kosovë. E gjithë bota profesor, e kontestojnë, e arrestojnë, për arsye se për ta ai thotë gjera skandaloze si: Vetëvendosje! Por tash ai nuk na dëgjon, se e kanë arrestuar përsëri e unë profesor, po të them diçka në vesh: Ai djali ka të drejtë. Ka 100 herë të drejtë. Ka 1000 herë të drejtë.
E veç një gjë është e saktë këtu në Kosovë. Këtu ligji është bërë dhunë. E kur dhuna bëhet ligj, kjo do të thotë se liria është afër, i nderuar. Po për të gjitha sa të tregova me lartë, fajtorë na kanë bërë ne. Thonë se fajtorë qenkemi ne shqiptarët për të gjitha. Edhe kur na vrasin në demonstratë, fajtore jemi ne. Po profesor, akoma si atëherë shqiptarët vriten në demonstratë. Epo fundja poeti thotë: “Na vrasin që të na bëjnë të pavdekshëm/Ku ta kesh atë fat/ Njëherë në njëqind vjet /Ndodh të krahasohesh me Zotat!”
- E prapë fajtore janë Shqiptarët.
- Fajtorë sepse flasin shqip!
- Fajtorë pse mendojnë shqip!
- Fajtorë pse shajnë shqip!
- Fajtorë pse dhjesin shqip!
* Autori ka qenë Komandant i Zonës Operative të Qarrit në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Wed Feb 20, 2008 4:24 am | |
| KËRKESA PËR REPUBLIKË ËSHTË KËRKESË PËR ZHVILLIM MË TË SHPEJTUAR Nga teksti i diskutimit në OB të LK në Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinë 1981, shkëputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ të LKJ më 25 qershor 1987Shkruan: Mr.Ukshin HOTIPrishtinë, 19 nëntor 1981______________________________________________ Të pranishmit e dinin se unë kisha specializuar në Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare, se këtë lëndë e kisha ligjëruar për një kohë të gjatë në Fakultetin Juridik dhe në Shkollën Politike të Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" në Prishtinë dhe që pikërisht nga aspekti i kësaj shkence do të flisja edhe mbi ngjarjet që ishin zhvilluar tek ne. Marrja me këtë shkencë e parakuptonte nënkuptimin e njohurive mbi politikën aktuale ndërkombëtare por edhe mbi rrethanat që i kushtëzojnë dukuritë bashkëkohore. Në këtë kuptim, një kohë të gjatë isha marrë me hulumtimin e ngritjes dhe të rënies së imperatorive koloniale dhe të paraqitjes së atyre neokoloniale. Gjatë këtyre studimeve kisha vënë re gjëra shumë interesante. Kisha vënë re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatë kohës së rritës dhe të ekspanzionit të vet, nuk kishte pasur probleme të theksuara ndërnacionale as me Uellsin dhe as me Skocinë. Është vërtetuar se p.sh., me 1945, Partia Nacionale, nuk e di se si quhej saktësisht, por e cila në programin e vet angazhohej për pavarësimin e Skocisë nga anglezët, pati fituar gjithsejt rreth 28% të votave. Pas fitimit të pavarësisë së Indisë, në vitin 1947, numri i votave në favor të kësaj partie u rrit në rreth 37% në mënyrë që sot (dmth. kah fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorëzimin eventual të Kanadasë me Mbretërinë Britanike, ky numër u rrit në rreth 40% në favor të partisë së përmendur. Rënia ose rritja e kërkesave nacionale të popullsisë joangleze është vërtetuar se ka qenë e lidhur dhe në korrelacion me rritjen, me ekspanzionin ose me rënien dhe me zhdukjen e kësaj imperatorie. Sociologë të ndryshëm kanë vërtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisë është reflektuar në plan të brendshëm si kërkesë për sigurimin e së ardhmes, të vendeve të punës, të statusit të ngjashëm, të kuadrove të profileve të ndryshme të përkatësive nacionale joangleze. Ndërkaq poashtu është vënë re edhe një luftë më e ashpër e kuadrove të përkatësisë nacionale angleze për ruajtjen e statusit të tyre, të pozitave dhe të privilegjeve të fituara. Kjo gjë midis këtyre dy grupeve krijonte tendosje të vazhdueshme. Kështu, në shembullin e Imperatorisë Britanike vëmë re se si mund të ilustrohet ndikimi i një dukurie të jashtme në raportet e brendshme të një vendi. Është interesant se një gjë e ngjashme mund të vërehet edhe në raportet midis kanadezëve anglo-amerikanë dhe francezëve të Kuebekut. Në fillim të viteve 70 atje është aprovuar një kushtetutë mjaft demokratike me të cilën francezëve të Kuebekut u forcohej autonomia dhe e drejta për një lloj të statusit autonom, nëse jo edhe special, në marrëdhëniet me Francën. Në qershor të vitit 1975 Rëne Lëveku, atëherë Kryetar i qeverisë së Kuebekut të Kanadasë, në revistën "Lë mond Diplomatique" e pati shkruar një artikull mjaft të rëndësishëm me të cilin e arsyetonte zhvillimin e raporteve specifike me Francën në të mirë të francizimit të sërishëm të francezëve të Kuebekut. Së bashku me të tjerët në këtë provincë kanadeze, ai pati ardhur gjer në përfundimin se anglishtja, përmes zhvillimit më superior të teknologjisë anglo-amerikane, automatizimit dhe të informatikës, gjithnjë e më tepër po e ngushtonte përdorimin e gjuhës franceze. Zhvillimi i raporteve me Francën francezëve të Kuebekut do t'u ndihmonte në ruajtjen e gjuhës së tyre dhe në begatimin e kulturës franceze në Kanada. Jugosllavia, natyrisht, nuk është imperatori britanike, e as që ka ambicie të tilla. Kosova nuk është Skoci, Uells apo Kuebek. Mirëpo poashtu është interesant se kërkesat për një autonomi më të madhe në vendet perëndimore ngushtësisht janë të lidhura me gjendjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike dhe me pozitën e secilit vend individualisht në këto raporte. Kjo na solli gjer ke përfundimi i dytë se procesi i forcimit të kërkesave autonomiste, t'i quajmë kështu me një emërues të përbashkët të gjitha ato tendenca konvulsive në botë që i njohim me emra të ndryshëm, është gjithashtu ngushtësisht i lidhur me krizën e botës së kapitalit. Marksistët qëmoti i vunë re lidhjet e dukurive të tilla të pranishme në definicionin e Marksit mbi politikën si shprehje të koncentruar të ekonomisë. Për këtë shkak kjo që ngjau, dhe kërkesat që u shtruan në atë mënyrë, esencialisht ndodhën brenda kësaj ligjshmërie dhe nuk mund të shpjegohen jashtë saj. Me fjalë të tjera, kërkesa për Republikë në esencë nuk është asgjë tjetër veçse kërkesë për zhvillim të shpejtuar dhe të gjithanshëm ekonomik. Si e tillë figuron në të gjitha dokumentat e LKJ-së dhe të shtetit të RSFJ-së, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnë momentin; e shprehin pakënaqësinë me tempon e realizimit të asaj që u definua si qëllim politik i politikës sonë; e vënë kërkesën për instrumentin autokton që do të mund të përdorej në dobi të tempos së zhvillimit të shpejtuar. Akademik Hajredin Hoxha tha se ne e kemi zgjidhur çështjen nacionale më së miri në botë. Për ta argumentuar këtë pohim ai betohet se është ashtu. Unë nuk dëshiroj të merrem me kontestimin e pohimit të tij, por do t'ia tërhiqja vërejtjen akademikut se betimi nuk është argument shkencor. Nga ana tjetër, përveç asaj që e theksova lidhur me skocezët dhe lidhur me francezët e Kuebekut, do ta plotësoja diskutimin tim edhe me ca shembuj të tjerë. Më duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua në fillim të viteve '70, apo më sakt, më 1972. Kjo kushtetutë i vë në pozitë të barabartë valonët dhe flamanët në Belgjikë, bile flamanëve u jep të drejtën e raporteve specifike me Holandën. Mendoj se flamanët industrialisht janë më të zhvilluar se valonët, por megjithatë, siç tregojnë ngjarjet e fundit atje, një pjesë e mirë e tyre i akuzojnë valonët se e mbajnë "lidhjen franceze" në planin ekonomik dhe atë kadrovik, d.m.th. mendojnë se ndodhen në pozitë të pabarabartë dhe se ekonomikisht janë të eksploatuar nga valonët, pa marrë parasysh kushtetutën demokratike të Belgjikës. Suedezët në Finlandë poashtu e kanë universitetin në gjuhën e tyre dhe mbajnë lidhje të gjalla me Suedinë. Të gjitha këto vende kanë kushtetuta demokratike dhe ky është realiteti i tyre. Zezakët në SHBA pjesën më të madhe të të drejtave të tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet në kushtetutën e tyre, por tani amerikanët janë të preokupuar me të ashtuquajturin integrim të tërësishëm të zezakëve, gjë që do të thotë se kjo çështje e ka burimin te raportet klasore e jo tek ato nacionale e racore. Me fjalë të tjera, me integrimin e zezakëve të pasur në jetën publike dhe politike të vendit, amerikanët mendonin se e kishin zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatë i demantoi. Tani ndodhen para pyetjes se ç'duhet bërë me shumicën e varfër dhe të pakënaqur të zezakëve. Ata pozitën e vet inferiore në planin ekonomik gjithmonë e veshin me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit të tyre, d.m.th., problemi i zhvillimit të përgjithshëm të tyre, reflektohet si kërkesë për pozitë të barabartë të racës zezake. E tillë është logjika e ligjshmërive shoqërore. Reflekton disi në mënyrë indirekte, shtrembër e jo në mënyrë të drejtpërdrejtë e si në pasqyrë. Te amerikanët është interesante edhe një dukuri nga mesi i viteve '70 e njohur si dukuri e gjurmimit të përkatësisë etnike (ethnicity). Nga ajo nuk bënë kurrfarë problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me fillimin e krizës ekonomike të botës së kapitalit (v. 1973, përkatësisht 1975). Kushtetutën e fundit ne e aprovuam me 1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit të mëtejshëm të jetës politike dhe shoqërore tek ne. Gjithsesi nuk mund të thuhet se kjo ishte e lidhur me ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike të vendeve të tjera, por askush nuk mund ta mohojë bindshëm se proceset e demokratizimit shoqëror dhe politik te ne nuk janë pjesë e proceseve të demokratizimit e të civilizimit të Evropës, dhe pjesë e ecjes së përgjithshme progresive të njerëzimit. Çdo kushtetutë i reflekton raportet dhe qëllimet e forcave politike të vendit të vet. Për këtë shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate të mëdha, por jo më të mira në botë, në zgjidhjen e çështjes nacionale, atëherë një gjë të tillë duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e përgjithshëm të raporteve demokratike të vetëqeverisjes socialiste. Zgjidhja e çështjes nacionale, këtë do të duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, është në mënyrë të pandashme e lidhur me tempon dhe shkallën e demokratizimit të përgjithshëm të shoqërisë, me natyrën dhe me karakterin e vetëqeverisjes socialiste në Jugosllavi. Për aq sa ky sistem është më demokratik, më human, më i mirë, më integral, mund të thuhet se për aq edhe çështja nacionale është zgjidhur në mënyrë më demokratike, më humane, më mirë dhe më integrale. Çështja qëndron në faktin që të shihet se sa kemi arritur ne që sistemin e vetëqeverisjes socialiste të normativizuar në dokumentet partiake, në kushtetutë dhe në ligje, ta realizojmë në praktikë, sepse pozita e vërtetë dhe reale e kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë është e lidhur pikërisht me këtë. Për këtë shkak, mendoj se ngjarjet janë edhe protestë kundër deformimeve në zhvillimin e vetëqeverisjes dhe kundër deformimeve në praktikën politike, dhe njëkohësisht, ato janë kërkesë për zvogëlimin e jazit midis asaj që është normative dhe realitetit; midis fjalëve dhe veprave. Në instancën e fundit, kjo është një kërkesë për zhvillimin e shpejtuar të Kosovës. Nga ana tjetër, akademik Hajredin Hoxha tha se në botë ekzistojnë dy lloje të socializmit: socializmi dogmatik i Shqipërisë dhe socializmi vetëqeverisës i yni. Mua nuk më është e qartë se cilit lloj të socializmit i takojnë p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami, dhe tani Angola e Etiopia, si dhe një numër i tërë vendesh që veten e konsiderojnë socialiste? Ai thotë se ashtu shkruan në Programin e LKJ. Por programi i LKJ është aprovuar në vitin 1958 dhe ai nuk mund të kuptohet në mënyrë dogmatike. Atëherë LKJ nuk do të mbante marrëdhënie me asnjë parti komuniste në pushtet, as që do të mbante raporte diplomatike dhe politike me këto vende. Sa më përket mua, plotësisht më është e qartë se cila nga këto parti e monopolizon të drejtën që vetëm ajo të ketë të drejtë dhe e pranon vetëm socializmin e vet. Sovjetikët e pranojnë socializmin real të Traktatit të Varshavës; unë e pranoj linjën e LKJ-së mbi rrugët e veçanta të zhvillimit të socializmit në çdo vend të veçantë, por meqenëse akoma nuk i njoh të gjithë parametrat me anë të të cilëve në mënyrë të pagabueshme do ta matja socializmin, nuk kam mundur vetes t'i ofroj përgjigje kategorike se sa lloje të socializmit ekzistojnë në botë. Si anëtar i LKJ-së i përmbahem linjës së saj. Ua kam lënë popujve të vendeve socialiste që të gjykojnë mbi socializmin e tyre. Nuk e konsideroj si oportune të merrem me vlerësimin e socializmit në Shqipëri sepse ndodhem në një mbledhje partiake dhe jo në një simpozium shkencor. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë në përgjithësi, dhe raporteve midis Universitetit në Prishtinë dhe të atij në Tiranë në veçanti, tashmë jam deklaruar në mbledhjen e Komisionit Ndërkombëtar të KK të LK të Kosovës. Unë jam kundër suspendimit të këtyre marrëdhënieve. Nuk e besoj se na kanë indoktrinuar. Kam qenë njëri nga bartësit kryesorë të këtyre marrëdhënieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanë qenë në interes të të dyja palëve dhe në interes të zhvillimit të tërësishëm të kombësisë shqiptare në Jugosllavi. Puna ime në zhvillimin e këtyre raporteve ka qenë në pajtim të plotë me parimet e politikës së LKJ. Për këtë e kemi pasur përkrahjen e të gjitha forcave progresive të krahinës, andaj edhe të Universitetit tonë. Akademik Syrja Pupovci ka qenë njëri nga ata që e përkrahte këtë bashkëpunim gjatë tërë kohës së udhëheqjes sime në Sekretariatin për Marrëdhënie me Botën e Jashtme. As atëherë dhe as sot nuk kam konsideruar se kemi qenë të mashtruar. Nuk ishim fëmijë. Tani nuk jam i dëshpëruar me rezultatet e punës sime në këtë drejtim, por përkundrazi, krenohem. Por do të dëshiroja që akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a është akoma ai i djehit, që na përkrahte në zhvillimin e këtyre raporteve, apo ai i sotit, i cili angazhohet me të madhe për ndërprerjen dhe për suspendimin e tyre. Nuk do të dëshiroja që një ditë të vijmë në pozitën prej nga do të angazhoheshim për rishqiptarizimin e gjuhës shqipe, ose për rishqiptarizimin e shqiptarëve. Një kohë të gjatë kam punuar në politikë. Kurrnjëherë nuk kam dëshiruar, dhe as që dëshiroj, që forcat reaksionare jashtë dhe brenda Kosovës të manipulojnë me të. Shokët që tani janë në pozitë, këtë nuk duhet ta lejojnë.Prishtinë, 19 nëntor 1981 |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Thu Feb 21, 2008 5:11 pm | |
| ANATEMIMI I UKSHIN HOTIT NGA KLASA E PAPËRGJEGJSHME POLITIKE
Të nderuar miq,
Këto ditë kur populli shqiptar po i gëzohet pavarësisë, është iluzore dhe skajshmërisht e papërgjegjshme të mos e kujtojmë veprën dhe sakrificën sublime të intelektualit dhe politologut tonë të madh Mr. UKSHIN HOTI.
Me dhimbje të thellë shpirtërore, e kam përjetuar anatemimin e plotë të kësaj figure emblematike, më 17 shkurt 2008, nga kjo klasë (plotësisht e pandërgjegjshme) politike. Pa Ukshin Hotin unikat e të papërsëritshëm në historinë tonë kombëtare, nuk mund të shkruhet as edhe një fjali e zgjeruar, për hitorinë tonë të dy decenieve të fundshekullit XX.Personalisht nuk çuditem për anatemimin e bacit Ukë( kështu e thërrisnim në që e kemi njohur nga afër) nga presidenti Fatmir Sejdiu, sepse dihet mirëfilli që LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën atë e kannë luftuar në format më të ulëta deri në momentin e burgosjes, në vitin 1994. Ajo që më çudit është anatemimi i bacit Ukë nga lidershipi i ri në krye me kryeministrin Hashim Thaci, të cilët qenë bartës të luftës çlirimtare. Prandaj, pa hezitim them zëshëm: Turp! Turp! Turp! për ju Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramë Buja e të gjithë të tjerët me radhë, që dikur jeni frymëzuar nga vepra dhe sakrifica e të madhit Mr. Ukshin Hoti...!
Në shenjë respekti për këtë njëri të madh shumëdimensional, me këtë rast sjellë perpara jush shkrimin e Moikom Zeqos:
IDETË E PAVDEKSHME TË UKSHIN HOTIT
Shkruan: Moikom ZEQO
Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit.
Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër. Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaportë emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.
Dhe kam besuar akoma më shumë tek idetë e pavdekshme.
Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.
Kam parandjerë se historia nuk humb, nuk e asgjëson kurrë vetveten, nuk është vetëm një vorbull e marrëzishme apo cikël i përjetshëm humbjesh absurde, nuk është aspak një "perpetuum mobile" ekzistencial i një jete të rreme, i një kronologjie të rreme, i një statu kuoje fatale.
Kam rigjallëruar vetëdijën time.
Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin e neveritshëm, mbi kultet dhe mbi tabutë, mbi përçarjen e përbindshme, mbi mungesën e stimuluar të perspektivës, mbi vdekjen e programuar dinakërisht dhe kafshërisht të kombit.
Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.
Kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore.
Kam analizuar edhe një herë rrethanat antishqiptare për të mësuar se si mund të kthehen në shanse shqiptare.
Se filozofia politike e çështjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare, e pashkëputur nga filozofia e historisë botërore.
Se kënga funebre e mjellmës nuk mund të jetë edhe kënga e fluturimit të lirë të shqiponjës.
Se vonesat historike mund të jenë deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtërore e sidomos mendore.
Se në fundin e mijëvjeçarit të dytë ne shqiptarët nuk do të kemi asnjë apokalips.
Se mijëvjeçari i tretë është Shpresa e Madhe, me substancën e shenjtë dhe ndjellandritëse të realitetit.
Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar.
Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare.
Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme.
Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.
Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."
350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë.
Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë.
Politika si teori e një pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme. Politika si operacionalizim i teorisë është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale dhe vizionare të vetë teorisë, në përputhjen adekuate të teorisë me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtëzuar nga këndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit të saj. Bota si politikë e një hierarkie bizantine të elitës nuk mund të jetë edhe botë e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundërvihet e ta asgjësojë homo homonis-in që e parakupton edhe homo etnikus-in.
Nocionet politike që shpesh janë shumë relative dhe aspak tabu të primitivitetit të së kaluarës, nuk mund të jenë gjithmonë dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.
Nocionet politike burojnë nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janë instrumente të njeriut që merret me politikë, për ta "asgjësuar" një ditë vetë politikën, dmth., për ta bërë atë të panevojshme, mbasi kështu njeriu do ta realizojë vetveten si qenie e plotë njerëzore, pa qenë nevoja që të jetë vetëm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikës është i përjetshëm dhe i pakundërshtueshëm.
Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar.
Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.
Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës.
Historia politike e fundit të shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit të Berlinit, me projektin e Evropës së Bashkuar etj., është në fakt një materie e gjallë përplot kontradikta. Naiviteti në të kuptuarit e këtyre kontradiktave është i pafalshëm. Këto kontradikta duhet të na e mprehin vetëdijen akoma më shumë ne shqiptarëve. Nuk mund të jetë dhe nuk ka liri themelore të njeriut pa lirinë e tij etnike. Të drejtat civile nuk i mohojnë të drejtat që e strukturojnë këtë liri etnike. Në këtë kuptim, demokracia e nënkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi është shprehje e demokracisë, në atë masë që lejon të realizohet liria e lirive të njeriut dhe të kolektiviteteve etnike të secilit njeri në botë.
Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot.
Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.
Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet.
Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë. Nga ana tjetër, teoria e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën është e papranueshme nga Karta e OKB-së, ku të paktën juridikisht nuk njihet asnjë formë e kolonializmit, sepse nuk përputhet me parimet universale të të drejtave të njerëzve dhe të kombeve.
Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.
Politika shqiptare e një rezistence pasive është një degradim dhe falsifikim i vetë gandizmit, i cili çoi në pavarësinë e Indisë. Rezistenca si afirmim është e ndryshme nga rezistenca në heshtje e humbjes së personalitetit.
Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët.
Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten.
Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.
Nga kompleksi i inferioriteit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.
Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit.
Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.
Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.
Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata.
Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar. Për çdo intelektual shqiptar, të veshur me këmishat ceremoniale të konferencave të shtypit, të masmedias, të mjediseve moderne të aeroporteve dhe të hoteleve luksoze, imazhi i këtij të burgosuri është një thirrje për ballafaqim moral dhe shpirtëror.
Vetëdija e tyre duhet të bashkohet me vetëdijen e tij për të mos u tjetërsuar.
Historia nuk e pranon asnjë lloj alibie, qoftë e formuluar mjeshtërisht, si truket e prestidigjitatorëve të paarritshëm. Historia është mbi individët, dhe individët bëhen të saj në atë kuptim kur ata shndërrohen në histori.
Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.
|
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sat Mar 29, 2008 7:35 pm | |
| Ukshin Hoti, ky bard i sfidës…
UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Shkruan: Ferit RAMADANI Kërçovë, 09. 11. 2007
Ukshin Hoti, ky bard i sfidës
Është natyrë e ndërlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e çështjes shqiptare’, botuar në Tiranë 1995! Edhe vlerësimi për të, edhe mbështetja rreth zgjidhjes së drejtë të po kësaj teme të zhvilluar në përcaktimin e kësaj tërësie, ma tepër del si synim që i trajton, bile i thellon njohuritë për rrethanat të cilat jo vetëm që presin një sfidim, por, kërkojnë binarët e ringritjes e cila mbështetet edhe në faktet shkencore, edhe në realitetin veprues! Ashtu siç mund të bëhen Rilindasit udhërrëfyes drejtë një ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bëhet dritërrëfimi i shkencës politike, prej ku del e krijohet një amzë e strukturës për ta bërë Legjislativën e Formësisë! Si njohës i raporteve shoqërore në shkencën politike, Ukshin Hoti, padyshim , është kthyer në Enciklopedi peripetishë, e cila, për shkak të njohurive, dhe për qëndrimin rigoroz në fiksimin e raporteve, ka përjetuar golgotën, vetëm e vetëm ta kthejë, gjegjësisht ta ndryshojë kuptimin veprues, nga një mekanizëm i makinerisë paqësore që okupatorit sërbosllav ia mundësonte një përmbajtje imagjinare të kauzës! Me një fjalë, Ukshin Hoti, ky bard i sfidës, zhvillimin e procesit kombëtar, kurrë nuk e lejoi t’i përshtatet interesit grupor, apo, interesit të momentit politik! Ky qëndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vërtetë e qenies së njeriut, të cilën, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri të përqëndrohet me dinjitet të paluhatshëm, dhe ai, iu qas konvergjencës për ta demitizuar mitin mbi zhvillimin në Kosovë! Në këtë relacion ai e pa ,bile, në hollësi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatë gjetjes së obcionit që t’ia bënte të mundur Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, nismën drejtë një rruge prej nga do të bëheshin edhe të famshëm, edhe të pavarur! Në këtë drejtim, ai e nisi mbështetjen në pjesën e parë të librit “Filozofia politike e çështjes shqiptare” të përqëndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesë që i përket, dhe brënda asaj tërësie, trajtoi çështjen shqiptare! Duke poseduar me një kapital njohurishë, që nga antika politike, e deri në strategjinë bashkohore të rregullimit të ri botëror, Ukshin Hoti, del një unikat shkencëtar i cili ka një prekshmëri të veçantë, dhe prej saj e bën negacionin kritik të një realiteti të sëndërtuar mbi marrëdhëniet në mes shqiptarëve që synojnë ta fitojnë lirinë, dhe tiranëve sërbosllavë të cilët me çdokusht duan të mbesin perandorë!
Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale
Në këto raporte të ndërthurrjeve, Ukshin Hoti ka bërë ridimensionimin politik i cili, ma drejt se çdokush e ka krijuar të kuptuarit e një arsyeje e cila i përbënte edhe qëllimet, edhe interesat e asaj pjese të quajtur Kosovë sovrane! Karshi opinionit botëror, i cili kishte përshtypje të stërkequra për definimin e çështjes shqiptare, e cila përballej me një barbari tinzake të sërbve dhe instrumentëve të politikës së shqiptarëve që e përcaktuan Politikën si art i së mundshmes, me një spiralë të utopisë së rezistencës paqësore, dhe u ndeshën me kodin i cili përbrenda ambientit shoqëror krijonte ligjshmëritë objektive të nënshtrimit! Pretendimet e shkencës Hotiane, nuk e kanë ngarkesën e romantizmit, por, janë hapa që dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamëdyshje, e shpie Kosovën në Evropë, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrë rolin e vërtetë të zhvillimit! Kjo vetëdie është kategoria themelore që ia ka mundësuar Ukshin Hotit të dalë poaq kuptimplotë dhe kompetent për atë që e synon në zhvillimin politik! Në këtë distancë kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovës kanë një kuptim të vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes së tij, e cila flet për vrasjen e talentëve! Kjo praktikë famëkeqe i ka ndjekur gjithmonë gjenitë, prandaj edhe këtë herë, me veprimin kundër Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bë një vepër groteskë e cila ka në tërësi bilancin e kanibalizmit, por me specifikën e këtij rasti, ajo ka shkuar edhe më larg kufinjve të atij ekstremi egërsues, të përzgjedhjes dhe zhdukjes së gjenive! Duke ia njohur dimensionet e një intelektuali - njohësi të shkencës politike, tiranët e sërbosllavisë, e kanë marrë në shënjestër bardin e kësaj sfide i cili, me qëndrimin e drejtë rrethë pozitës dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare, ka bërë ndriçimin mbi të vërtetën shkencore politike, e me të ka atakuar afirmimin e gënjeshtrës institucionale të perandorëve sërbosllavë dhe gjithë mekanizmave të instrumentalizuar të irreales paqësore!
Ukshin Hoti - Kundër sindromit të përkuljes, ngriti arkitekturën e mospajtimit
Është shumë e domosdoshme të hyjë në rrjedhat e një studimi të mirëfilltë domethënia dhe qëndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbështetet në vlerat reale që i duhet t’i ketë përparasyshë një shtet dhe komb! Duke i ditur në hollësi teoritë e zhvillimit, ai ka shtruar në rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i përjashton gjithë solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzën e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori në autostradën e një funksioni demokratik që lidhej direkt me Evropën dhe Amerikën si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim në zgjidhjen e çështjeve, për tu arritur sovraniteti dhe mirëqenia e popujve të robëruar. Ndërsa, makineria shqiptare e poviniencës paqësore dhe pushtuesit e sërbosllavisë po këtë domosdo të kauzës shqiptare e shëtitën nëpër rrugicat dhe qorrsokakët e lokalizmit, që ta mbajnë në oborrin e eksperimentimit të durimit dhe në sprovimin gjithëjugosllav të kolonializimit! Kundër sindromit të përkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturën e mospajtimit , veçmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me këtë sfidim u përpoq për të dalë jashtë kornizave të asaj robërie klasike, dhe me një elokuencë u përball deri në pyetjen: -”Gjer kur? Përse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisë Autentike”? Athua njëmend pritet të mos dihet se heshtja është e lidhur me inteligjencinë dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencisë nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë?”, shkruan ai në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”. Kundër kësaj konkurrence të qëllimeve ku synon mendja e këtij shkencëtari të politikës reale, është ngritur pushtuesi sërbosllav. Prandaj ai me çdokusht e bën privimin e Ukshinit, për ta privuar edhe karakterin e drejtë të politikës shqiptare e cila, duke i marrë nivelet e vetëdies do të bëhej kundërshtare e kodikut të doktrinës okupuese! Në këtë relacion, Ukshini shumë çartë i ka bërë analizat e shtetit dhe interesat vitale të kombit, i cili qëndronte në kornizat e parimeve sipas proviniencës së Perëndimit dhe, kundërshtonte proviniencën e Lindjes. Në këtë rrafsh të sintezës analitike, Ukshini ka pasur parasyshë ta nxierrë të vërtetën e shtrirjes së problemit shqiptar, të cilët “ Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme, janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Megjithatë me këtë relativitet, në përputhje me gjithë veprimtarinë që e kanë bërë, nuk janë si ato kombe që nuk mund ta mbrojnë veten!”. shkruan Ukshin Hoti: -”Qasja e jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb - shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t’u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre”.
Qenësia e Ukshin Hotit ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar!
Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qëndrimeve të paluhatshme e kanë bërë Ukshin Hotin shtyllë të pamposhtur që di t’i nisë proceset e demokracisë të cilat dominuan që nga “Viti 1981” dhe u bënë lëvizje konvulzive për pavarësinë e Kosovës, për shqyrtimin e drejtë të qëllimeve shqiptare për t’ia ndryshuar historinë e aneksimit duke u integruar si tërësi dhe pa kufinj administrativë në Bashkësinë Evropiane, dhe, në institucionet botërore! Në këto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bëjë edhe analizat por edhe t’i shpjegojë fenomenet të cilat ishin të një prejudikimi paradoksal për ngjarjet e “81-it”, ashtu siç ishin pozicionet e inteligjencisë së asaj kohe, bartësit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundër dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njëra anë, dhe shurdhërisë Botërore nga ana tjetër! Në këtë kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinë e peripetive, e shndërruan në peng misterioz , dhe qenësia e tij ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar! Vetëm shkrimet e shkruara që i la, dalin me nivelin e lartë dhe flasin rreth trajtimit të fenomeneve dhe qëndrimit dinjitoz të një personaliteti unikat , indikatorët e të cilit mbeten përjetësi...! | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT Sun Mar 30, 2008 11:36 am | |
| Nezir Myrta / SHQIPONJA
O Shqipëri... ............................................................Kosova thrret ....O sot o kurrë! .................................................Motrën e Vet! ..........Të Bashkohemi. ....................................Shqipja Jonë ................Dy Kokë! ...................................Me një kokë .......................Shqiptarë! .............Do t'Bashkohemi ...................................Në Një Tokë! ......Shqipërisë t'i Prijë Shqiponja Zemërzjarrta ma eZonja Në Sy - ka Mprehtësinë e Tehut të Guximit e Guximin E Tehut të Mprehtësisë - Mprehtësinë dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Në Mendje ka - Maturinë e Shpatës të Vëndosmërisë dhe Atë Vëndosmërinë e Shpatës së Maturisë - Mendjen e Ka Shpatë! Në Zemër ka Vrullin e Orës së Pamposhtëshmërisë dhe Atë Pathyeshmërinë e Vrullit të Orës - Zemrën e ka me Orë! Në Flatra ka - Mjeshtrinë e Shpejtësisë së Rrufeshme dhe Atë Rrufenë e Mjeshtrisë të Shpejtësisë! Flatrat i Ka Rrufee! Në Kthetra ka - Fshehtësinë e Forcës të Rrëmbimit - dhe Atë - Forcën e Rrëmbimit të Fshehtësisë! Kthetrat i ka Forcë! - Në Shpirt ka Mbretërinë e Paskajshme të Yllësive, të Paskajshmerisë Qiellore dhe Atë - Pakapshmerinë e Universit Mbretëror!- Shpirtin e ka Mbretëri të Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!...Në Dashuri - Ka Fuqinë e Tërheqjes së Bukurisë dhe Atë - Bukurinë e Fuqisë Magjike! - .................Dashurinë e Ka Magjii! Në Jetë ka - Pavdekshmerinë! .....................E Qendreses ....................Jetë të Yllësisë! ...................E Yllësinë e Saj ............ .....Të Pavdekshmerisë! .................Në Vdekje Ka -............... ........Mbijetesën Madhore! ............E Madhështinë .................................E Mbijetesës Të Sajë! .....................Madhështia e Vdekjes.............Vdekja - Madhështi! ................................Bashkohu o Yllësia e Shqiponjes! ............................................Dardhania - ..............................................Arbania! .................................................NJË .............................................Shqipëria! (1992)
| |
| | | gjakushi V.I.P
Numri i postimeve : 841 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Ferit RAMADANI : UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE! Fri Apr 18, 2008 1:31 am | |
| Ukshin Hoti, ky bard i sfidës…UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE! Shkruan: Ferit RAMADANIKërçovë, 09. 11. 2007Ukshin Hoti, ky bard i sfidës Është natyrë e ndërlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e çështjes shqiptare’, botuar në Tiranë 1995! Edhe vlerësimi për të, edhe mbështetja rreth zgjidhjes së drejtë të po kësaj teme të zhvilluar në përcaktimin e kësaj tërësie, ma tepër del si synim që i trajton, bile i thellon njohuritë për rrethanat të cilat jo vetëm që presin një sfidim, por, kërkojnë binarët e ringritjes e cila mbështetet edhe në faktet shkencore, edhe në realitetin veprues! Ashtu siç mund të bëhen Rilindasit udhërrëfyes drejtë një ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bëhet dritërrëfimi i shkencës politike, prej ku del e krijohet një amzë e strukturës për ta bërë Legjislativën e Formësisë! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT | |
| |
| | | | PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |