Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??

Shko poshtë 
+10
Guximi
Blerti_Gashi
Ago Muji
Kasper
agim__barja
LISI
Xili
Albona
petritkola
flamur2811
14 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
flamur2811
Fillestar/e
Fillestar/e
flamur2811


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 36
Vendi : gjermani
Registration date : 30/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyThu Oct 30, 2008 6:56 pm

Historia kombtare

Ku është Ukshin Hoti?!
Është gjallë apo i vrarë?

10 mars 2000 - Për fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti
nuk dihet fare që nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes
së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se
në përcjellje të tre
zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i
Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin
sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë
ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Lirojeni Ukshin Hotin! - thërrasin sot mijëra protestues shqiptarë me portretin e Ukshin Hotit në duar dhe për 3500 të
zhdukur e 2000 të burgosur shqiptarë, që mbahen ende pengje nëpër burgjet e Serbisë.
Ku është biri, babai dhe vëllai ynë?- presin në ankth fëmijët dhe familja e tij. (Babanë e vëllanë e
Ukshin Hotit i kanë vrarë kiminelët serbë, bashkë me 30 kusherinj të tij e 174 bashkëfshatarë të
Krushës së Madhe të Rahovecit.)
Është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti? - dyshojnë me plot drojë intelektualët shqiptarë sot.
Shumë pyetje, shumë drojë e shumë dhembje pa përgjigje deri më sot.
Ndërkohë shumë të zhdukur janë gjetur të vrarë. Disa janë indentifikuar nëpër burgjet serbe,
ndërsa disa janë liruar. Flitet edhe për pengje të luftës në Serbi. Marrëveshja e Kumanovës nuk përfshin
çështjen e të burgosurve dhe të pengjeve të luftës.

Për prof. Ukshin Hotin asnjë gjurmë!
Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Hesht Tribunali i Hagës. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare
ndërkombëtare edhe pas tetë muaj çlirimi të Kosovës!

Kush është Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të shkencave
politike dhe ka specializuar marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet amerikane të Çikagos, Harvardit në
Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C. , më 1978-1979.
Ukshin Hoti është profesor i Universitetit të Prishtinës dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai është autor i
veprave "Lufta e ftohtë dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti është veprimtar politik dhe kryetar i partisë UNIKOMB-i të Kosovës.
Profesor Ukshin Hoti sot është ndër intelektualët më të guximshëm, më të vendosur dhe më
parimorë shqiptarë.
Ai është ndër intelektualët më të përndjekur shqiptarë nga regjimi serb. Më 1981 është
burgosur, ndërsa më 1982 është dënuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), për shkak se ka përkrahur publikisht
kërkesat studentore për Republikën e Kosovës. Në muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, për shkak të
organizimit të homazhit për martirët e rënë. Në maj 1993 është përgjakur publikisht nga policia serbe.
Më 15 maj 1994 është arrestuar, ndërsa më 28 shtator 1994 është dënuar me 5 vjet burg, për shkak të
mendimit e veprimit të lirë publik.
Intelektualët shqiptarë e kanë vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot është smbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës
së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më
domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu
siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet
domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që
e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se
ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë
popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit
e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë
të vdekshme."
Fati i Ukshin Hotit sot është një çështje morale e njerëzimit.
Organizatat ndërkombëtare duhet ta kërkojnë profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse në momentin e fundit ai ishte në duar
të saj. Të kërkojnë përgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Që, më në fund, të tregojë: është gjallë apo i vrarë?!
Nëse mbahet peng i Kosovës-të tregojë. Nëse e ka vrarë- sërish të tregojë ku janë eshtrat e tij!
Ka shumë konventa ndërkombëtare që obligojnë për këtë.




"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarëve të Ukshin Hotit

Është vështirë të niset një shkrim nga fundi, aq më tepër nëqoftëse figurë qendrore e atij
shkrimi, duhet të jetë askush tjetër përpos ideologut të lëvizejs çlirimtare mbarëshqiptare, mr. Ukshin
Hoti.

Pse niset shkrimi së prapthi?
Më 4 mars në Tetovë në organizim të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik
Shqiptar në Maqedoni, u organizua një tribunë për të burgosurit shqiptar, që edhe më tej gjenden në burgjet e
Serbisë, me titull "Të tjerët për Ukshin Hotin", me theks të veçantë për fatin e mr.Ukshin Hotit.
Ç’ndodhi në të vërtetë, pse niset shkrimi së prapthi? Në momentin kur të gjithë të pranishmit
prisnin që në foltore të paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njëkohësisht ka qenë edhe mënyra e
vetme e tij për të komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atë të jashtëm disa vite me radhë, drejtuesi i tribunës
dhe kryetar i shoqatës e cila e organizoi këtë tribunë, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se për arsye se mr.Ukshin Hoti nuk
i takon vetëm familjes së tij, nuk do t’ia japë fjalën zonjës Myrvete. Eshtë e vërtetë se Ukshin Hoti, ka
kohë që nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetëm familjes së tij, por i takon tërë këtij populli, por mos
ndoshta me një veprim të tillë nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes së tij, e me këtë edhe i vet Ukshin
Hotit. Kush më mirë se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush më tepër se ajo ëstë angzahuar për jetën dhe
lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj të thotë atë çka din për jetën e tij dhe veprën e tij, aq
më tepër kur e dijmë që zonja Myrvete është njeriu më i afërt i Ukshin Hotit. Të fillojmë ashtu
siç duhet të shkruhet një shkrim, pra nga fillimi.

Çka u tha në këtë tribunë për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit
Ps fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës dhe organizatorit të kësaj tribune Xhevat Ademit, i pari
e mori fjalën Fadil Bajrami, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i Ukshin Hotit gjatë kohës
së qëndrimit të tij në Lubjanë. Fadil Bajrami kryesisht u përqendrua në aktivitetet e tyre në botimin e
revistës DEA në Slloveni. Më pas në foltore u paraqitën edhe oratorë të tjerë siç janë Berat Luzha
kryetari i Shoqatës së Burgosurve në Kosovë dhe kryeredaktor i të përditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u
ndal në gjendjen e përgjithshme të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe për të përfunduar fjalimin e
tij se "detyra jonë është që të bëjmë gjithçka për ta". Më shumë interesim tek
të pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish të burgosurit më të njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili në burgjet
serbe vuajti mbi 12 vjet burg për shkak të rastit të Paraqinit. Ai u përqëndrua më tepër nët takimet e tij me
Ukshin Hotin gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Nishit dhe në atë të Dubravës. Ai theksoi se profesor
Ukshini nga burgu i Dubravës është liruar më 16 maj i përcjellur nga agjentët e sigurimit serb, gjë të
cilët siç theksoi ai kanë mundur ta shohin disa të burgosur nga dritaret e burgut.
Më së tepërmi në foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili në çdo moment parashtronte dilemën se
është apo nuk është gjallë Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjën Myrvete, motrën e profesor
Ukshinit, saqë fitohej përshtypja se ai njeri tërë kohën rri me të, e jo se me të ndoshta nuk është
takuar asnjëherë.
Në foltoren e kësaj tribune "defiluan" edhe shumë oratorë të tjerë: prof.dr.Esat Stavileci,
përfaqësuesi i PEN qendrës daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni,
Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunë doli si kërkesë imediate të gjithë aktorëve politik shqiptar, qendrave vendosëse evropiane dhe
botërore dhe z. Bernard Kushner që të bëjnë ç’është e mundur për identifikimin e vendndodhjes së
mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht të tij dhe të të gjithë të burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e
Serbisë.
Në të gjithë të pranishmit nënshkruan edhe një peticion i cili së bashku me kërkesat e lartpërmendura do
t’ju dërgohen të gjitha instancave relevante shqiptare dhe botërore.

Çka mund të thoshim për në fund
Në këtë tribunë u thanë shumë fjalë të mëdha. U tha se Ukshin Hoti, shumë herët e kuptoj se
politika gandiste e Rugovës do të dështojë, prandaj shqiptarët duhet të përgatiten. Nuk u harrua të thuhet se
dhimbja më e madhe për shqiptarët momentalisht janë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nuk mund të
ketë liri dhe paqe në Kosovë derisa ideatori i kësaj është i burgosur. U përmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe
të tjerëve dhe me çështjen e Kosovës Lindore, nuk duhet të merremi si me larje borxhi, por si me nevojën për
ujë dhe bukë. U theksua edhe ajo se në kohën nëpër të cilën kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur
dhe brilante e Ukshin Hotit. Të gjitha këto u thanë në tribunën me titull "të tjerët për Ukshin
Hotin". Por, megjithatë vetëm u thanë. Pasi ata të cilët duhet të veprojnë në këtë drejtim,
subjekti politik shqiptar në të gjitha trojet shqiptare sikur dëshiron me çdo kusht të harrojë këtë njeri.
Athua pse?

Pse nuk mundemi ne shtatë, tetë apo nëntë milion shqiptarë (pasi edhe vet nuk e dimë se sa jemi), nuk mund të
bëjmë për një njeri të vetëm aq sa bëri ai i vetmuar për të gjithë ne (shtatë, tetë apo
nëntë milion). Shtrohet pyetja mos vallë ai është mbinjeri me formë të njeriut? Ligjet e çdo shteti
thonë se të gjithë njerëzit janë të njëjtë apo të barabartë. Religjionet gjithashtu thonë se
nuk ka mbinjeri në këtë kohë. Atëherë pse ne (shtatë, tetë apo nëntë milion) shqiptarët nuk
mund të bëjmë për një njeri, aq sa ai njeri bëri për të gjithë ne.
Lind edhe një pyetje e cila u parashtrua edhe në tribunën e lartpërmendur: "deri kur, ne shqiptarët do të vonohemi,
së paku këtë tren duhet ta zëmë, qoftë edhe në vagonin e fundit".
Megjithatë në fund të këtij shkrimi do të kisha parafrazuar vetë trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin:
Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis.
- Kjo është Filozofia Politike e Çështje Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyThu Oct 30, 2008 11:30 pm

Ne se Ukshin Hoti eshte gjalle une them ta shkembejme me Sali Berishen.
I japim serbeve Berishen dhe marrim Ukshin Hotin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyThu Oct 30, 2008 11:46 pm

Jo vetem Berishen, por edhe plot e perplot "politikan" tjere...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona


Female
Numri i postimeve : 354
Age : 35
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyFri Oct 31, 2008 5:51 pm

Ukshin Hotin, atdhetarin mbarekombetar permes heshtjes duan ta harrojne ato te cilet cdo her do vulosine te keqen per shqiptaret, Lubite serbe dhe mashat e tyre shqiptare tentojne te zhdukin dhe mos degjohet kkurr, por harrojne se vepra e ketije gjiganti eshte e perjeteshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyFri Oct 31, 2008 5:54 pm

Ukshin Hoti duhet te jet i vrarë
sepse ate dite kur eshte pershendetur me te burgosurit ne burgun e dubraves ju ka then diten e mire ju uroj te jeni te lire
se mua po me vrasin se spo me lirojn nga burgu
sepse ka qen dite e diele dhe te dieleve nuk lirohen njerezit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyFri Oct 31, 2008 6:15 pm

Xili shkruajti:
Ukshin Hoti duhet te jet i vrarë
sepse ate dite kur eshte pershendetur me te burgosurit ne burgun e dubraves ju ka then diten e mire ju uroj te jeni te lire
se mua po me vrasin se spo me lirojn nga burgu
sepse ka qen dite e diele dhe te dieleve nuk lirohen njerezit

Xili, nuk eshte e vertete se eshte pershendetur ne kete menyre...Sepse, njerezit jane gjall sot te shumte, te cileve u ka thene "Mirupafshim".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LISI
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 43
Registration date : 23/04/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptySat Nov 01, 2008 2:34 am

Përshëndetje Vllëzer dhe Motra

Do kisha lut ZOTIN që të jetë gjall por shpresat jan të pakta.Po më habit fakti se pse shokët e vet të cilët kan vepruar bashk me te e kan harruar dhe as nuk e përmendin fare.Duhet që sa më parë organet kompetente të ndërrmarrin diçka sepse ka disa informata se në vitin 2004 është parë në burgun e Nishit dhe këto të dhëna kan ardhur nga një person me nacionalitet Boshnjak.Ky far dëshmitar i cili ka thënë se është gjall ka qëndruar në burg bashk me Ukshin Hotin nji koh të gjat.Të gjitha kto të dhëna i kam ndigjuar në emisionin NJERZ TË HUMBUR

Shpresojm që një dit të lirohet apo së paku të ndriçohet rasti i tij.

Mbeteni të përshëndetur nga Lisi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Kerkesa per lirimin e Ukshin Hotit .!!   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyMon Dec 01, 2008 10:32 pm

U LIRUAN TETE USHTARET JUGOSLLAVE
Tere java e dyte e janarit 1999 ne qarqet diplomatike kaloi ne shenje te tete ushtarakeve jugosllave te ndaluar nga UCK-ja, ne rrethin e Shales se Bajgores, te cilet i trajtonte si 'rober lufte'. Perfaqesuesit e UCK-se pranuan negociatat me perfaqesuesit e KDOM-it lidhur me lirimin e tyre por me kusht qe te kembeheshin me ushtare te UCK-se, qe jane zene nga trupat jugosllave. Ushtaret e ndaluar jugosllave kane kontaktuar me familjet e tyre permes telefonit, ndersa televizioni BBC World ka bere biseda me ta. Ata kane deklaruar se "trajtimi i tyre eshte jashtezakonisht korrekt". Lirimin e tyre zeshem e kane kerkuar shume qarqe diplomatike, madje edhe vete sekretari gjeneral i NATO-s, Havier Solana. Pales shqiptare, nderkaq i ka mbetur hatri se diplomacia boterore fare nuk can koken per mijera te zene rober, te arrestuar arbitrarisht e te kidnapuar, nderkaq qe ben ngjarje mediale dhe zhurme planetare (ceshtja ka arritur deri ne OKB permes nje raporti rus) per tete ushtare te zene jugosllave.

Kreu jugosllav fillimisht ka dhene ultimatum per lirimin e ushtareve qe i trajtonte si 'pengje' ose, ne te kunderten, do ta perdorte forcen per lirimin e tyre. Gjate tere javes jane verejtur grupime trupash jugosllave dhe druhej se ky do te sherbente si pretekst per nje ofensive te re, por, te merkuren, me 13 janar, gjendja duket te jete ctensionuar. Ne Likoc te Drenices kane shkuar ambasadoret Hill dhe Petric qe te negociojne me UCK-ne per lirimin e tyre dhe duket sikur eshte arritur nje marreveshje, sipas se ciles pala jugosllave do te lironte nga burgjet nje numer te burgosurish politike shqiptare. Flitej per mundesine e lirimit te Ukshin Hotit... Mirepo, sipas burimeve diplomatike, pengesat kane dale ne momentin kur perfaqesuesit e UCK-se kane kerkuar garance me shkrim nga KDOM-i dhe OSBE -ja per lirimin e shqiptareve te mbajtur ne arrest. E, kete garanci te huajt nuk mund ta ofronin... Sidoqofte, gjithcka perfundoi me nje epilog te pritur: ushtaret jugosllave jane liruar nga UCK-ja dhe kjo ne qarqe te ndryshme politike konsiderohet si shenja e pare e mire ne kete fillviti drejt ctensionimit te situates ne terren dhe kthimit ne procesin politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyMon Dec 01, 2008 10:38 pm

pasi qe u zene robe ushtaret jugosllave u hapen dyert ne diplomacit nderkombetare dhe aty per aty UCKja njihej si nje ushtri e rregullte qe i respekton konventat nderkombetare ligjet e luftes dhe rusia me disa shtete qe u mundua UCKne ta shpallin organizat teroriste nuk ja arrijti qellimit dhe e mbare bvota i hapi nsyt dhe e pa se me te vertet ka te beje me nje ushtri qe i respekton ligjet e luftes dhe aty ju dha vula UCKse dhe serbin e detyruam te na njohe ushtri te barabaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LISI
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 43
Registration date : 23/04/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyWed Jan 07, 2009 1:55 pm

Përshëndetje Vllezër dhe Motra të nderuar,ju uroj gjith të mirat me një mbarsi në kët vit të ri 2009.
Më habit fakti se si disa nga këtu në forum kur është puna për të kritikuar apo edhe për shpikut fjal të pa bazuar në fakte bile arrijn deri aty sa që lejojn vetën për të fyer figurat tona Kombtare si përshembull Enver Hoxhën,kta, gjejn guximin të shkruajn me dhjetra komente,në mos edhe më shum.Po si nuk gjetën guximin që së paku qoft edhe me një shkrim me pak fjal të japin mendimin e tyre dhe të solidarizohen me këtë figur të ndritur Kombtare siç është Ukshin Hoti i cili dihen veprat e tij për çështjen Kombtare.
Unë bëra një pyetje ku përgjigja nuk është vështir për ta kuptuar,sepse nji fjal e urt popullore thot se ( ku dhemb dhëmbi shkon gjuha )pra DMTH,se këtyre nuk ju dhemb dhëmbi në këtë rast sepse jan të derigjuar nga ata që kanë zhdukur Ukshin Hotin dhe nuk ju shkon përshtati të merremi me këtë çështje por të kaloj në heshtje.
UNë edhe pse nuk jam edhe aq i rregull,po du me than se edhe pse nuk shkruaj shpesh,sepse nuk më premton koha,megjithate e përcjell shpesh dhe më pëlqen ky forum dhe është i pari dhe i vetmi që jam regjistruar.Mirpo kisha pas një dëshir që mos të ju japim hapsir tipave antikombtar të jen prezent këtu sepse jan një virus për këtë forum.Ndoshta dikujt i duket ky sygjerimi im si jo në rregull,por xhdo gjë me koh do të vërtetohet.
Mbeteni të përshëndetur me një shpres që sa më par të gjinden të gjith të zhdukurit ku bën pjes edhe Ukshin Hoti dhe të i mbyllet një plag kti populli,i cili si popull kemi shum plag të pa shëruara.
Dhasht ZOTI që ky vit të jet nji vit i mbar për zgjidhjen e problemeve Kombtare Shqiptare ku nji ndër ata është edhe Bashkimi Kombtar-Shqipëria e Bashkuar në nji shtet të quajtur SHQIPËRI...
Me nder dhe rrespekt LISI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyThu Jan 08, 2009 12:16 am

LISI me shume te drejte jeni shprehur ne kete menyre dhe u perkrah ne cdo fjal tuajen. Do theme vetem nje arsye pse disa antare nuk shkruajn ketu bile as qe e nxen ne goje emrin e Ukshin Hotit. Sikur se te shkruani ketu dhe te permendnin apo te vlersonin sa duhet Ukshin Hotin nuk do t'u mbetej vend qe te shkruani dhe shpifnin tek disa tema tjere te figurave kombetare. E kan me te lehte keshtu, te tregohen te heshtur.
Ata njerez ( s'po theme shqiptar) sepse dyshoj, qe e perkrahhin Ahmet Zogun, Mithatt frasherin, Sali Berishen, Ibrahim Rugoven dhe ne fund fare qe kan lidhje me "kojshit" tane-serbe-greket, as qe guxojne te permendin emrin e te madhit Ukshin Hotit. Dhe nese e mendojme mire, keshtu eshte me mire. Sepse jo cdo kush e meriton te permend emrin e tij, duhet s'paku t'i plotesojen disa parakushte. Dhe nuk mjafton vetem i te qenurit njeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyThu Jan 08, 2009 5:36 am

Ukshin Hoti nga data 16 Maj 1999 është i zhdukur

Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht, në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “Uslovni Otpust“, pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.

Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.
Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, dhe ka kërkuar zëshëm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Nga të gjitha bisedat që ka pasur znj. Myrvete ka marrë zotime dhe premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, fatkeqësisht deri më sot përveç fjalëve të ëmbla, zotimeve dhe premtimeve pa mbulesë nga unmikasit dhe institucionet e Kosovës, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Sot, edhe në këtë përvjetor të nëntë, akoma nuk dihet asgjë për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit, ndonëse spekulohet shumë në opinion për fatin e tij
!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 4:15 pm

Sipas disa burimeve Ukshin Hoti eshte burgosur ne emer te Rugoves,Azem Vllasit dhe Agim Zatriqit!Dhe sipas nje interviste qe nje i ri e dha para do kohesh ne RTK Ukshinin te dielen e kan nxjerr dhe ky ka ndegjue krismat!A eshte gjalle me tutje askushi nuk e dine!Por do te dalin nje dite ne sheshe kur historia pergenjeshtrohet sipas epsheve te qeverise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 4:20 pm

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Moz-screenshot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 4:27 pm

» TRINOMI: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova

Shkruan: Sheradin Berisha


Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 4 )

Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

* * *
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë të Mr. Ukshin Hotit?!

Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.

Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981

Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.

Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof. Shemsi Reçica.
Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.

Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.

Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.

Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.
Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;
- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;
- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;
- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;
- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;
- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;
- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;
- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe
- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.

Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 4:28 pm

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:
- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,
- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr. Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.

Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., (shiko një foto këtu) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.

• Lexo të plotë: Deklaratën politike

Mirëpo, çka ndodhi ?
Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.

Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.

• Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit

Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.

Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.

E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).

Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.


Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

5 Maj 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 4:47 pm

haxhiu01 shkruajti:
Sipas disa burimeve Ukshin Hoti eshte burgosur ne emer te Rugoves,Azem Vllasit dhe Agim Zatriqit!Dhe sipas nje interviste qe nje i ri e dha para do kohesh ne RTK Ukshinin te dielen e kan nxjerr dhe ky ka ndegjue krismat!A eshte gjalle me tutje askushi nuk e dine!Por do te dalin nje dite ne sheshe kur historia pergenjeshtrohet sipas epsheve te qeverise.
Pasi qe ishe i pari qe nise Demostratat e '81-shit ateher duhet te din me shum per Ukshin Hotin. Vetem kaq din te thuash per U. Hotin ?

Hajde pra na thuaj qfare din per Mr. Ukshin Hotin ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 5:04 pm

Blerti_Gashi shkruajti:
haxhiu01 shkruajti:
Sipas disa burimeve Ukshin Hoti eshte burgosur ne emer te Rugoves,Azem Vllasit dhe Agim Zatriqit!Dhe sipas nje interviste qe nje i ri e dha para do kohesh ne RTK Ukshinin te dielen e kan nxjerr dhe ky ka ndegjue krismat!A eshte gjalle me tutje askushi nuk e dine!Por do te dalin nje dite ne sheshe kur historia pergenjeshtrohet sipas epsheve te qeverise.
Pasi qe ishe i pari qe nise Demostratat e '81-shit ateher duhet te din me shum per Ukshin Hotin. Vetem kaq din te thuash per U. Hotin ?

Hajde pra na thuaj qfare din per Mr. Ukshin Hotin ??

ZONJE E NDERUAR UNE SHKROVA DIç PER TE NDERUARIN UKSHIN
POR MER MUA KUSH?UNE!
TE SHKRUANI PER UKSHININ E PER MUA ESHTE NJESOJ SIKURSE ME NDERTUE NJE KESHTJELLE TE SHQIPTARISE
NDER BENI ATYRE QE DHANE PER JUVE
POR E KUNDERTA PO SHKRUHET NGA SHQIPTARIA

Rrofte populli i bashkuar shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 5:16 pm

E babe po ma le nje sherr te madh amanet?
Keshtu me thoshte baba LATE sa ishte ne jete;
O bir kurr shpirti mos me dalt pa ti pa qizmet e ushtrise shqiptare duke tundur tokat shqiptare.
Por baba me vdiq sy hapur,e amanetin nuk munda tja qoi ne vend,sepse tradhetaret o baba ma nderpren amanetin ten dhe tani me ka mbetur edhe pakes kjo jete e poshter duke me rrjedhur vetem lotet e vajtimit e mallkuar tradhetaret.
Hoxhi Latif Kuçi(Krasniqi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 5:58 pm

haxhiu01 shkruajti:
Pasi qe ishe i pari qe nise Demostratat e '81-shit ateher duhet te din me shum per Ukshin Hotin. Vetem kaq din te thuash per U. Hotin ?

Hajde pra na thuaj qfare din per Mr. Ukshin Hotin ??

haxhiu01 shkruajti:
ZONJE E NDERUAR UNE SHKROVA DIç PER TE NDERUARIN UKSHIN
POR MER MUA KUSH?UNE!
TE SHKRUANI PER UKSHININ E PER MUA ESHTE NJESOJ SIKURSE ME NDERTUE NJE KESHTJELLE TE SHQIPTARISE
NDER BENI ATYRE QE DHANE PER JUVE
POR E KUNDERTA PO SHKRUHET NGA SHQIPTARIA

Rrofte populli i bashkuar shqiptar
Se pari te them te shkruash me shkronja te vogla jo gjith keto shkronja se i shohim shum mir edhe me sa e kam laxuar ne rregullore jan te ndaluara shkronjat e medha.

Per Ukshin Hotin, po me thuaj o burr qka shkruajte, sjell nje link kopje apo diqka te asaj qe ke shkruajt per te madhin Ukshin Hotin ?

Po pres...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 6:00 pm

haxhiu01 shkruajti:
Sipas disa burimeve Ukshin Hoti eshte burgosur ne emer te Rugoves,Azem Vllasit dhe Agim Zatriqit!Dhe sipas nje interviste qe nje i ri e dha para do kohesh ne RTK Ukshinin te dielen e kan nxjerr dhe ky ka ndegjue krismat!A eshte gjalle me tutje askushi nuk e dine!Por do te dalin nje dite ne sheshe kur historia pergenjeshtrohet sipas epsheve te qeverise.

Jo sipas disa burimeve, por tashme dihet sakte pa asnje dyshim me te vogel se pse eshte burgos dhe nga kush. Mjafton te lexojme vetem mbrojtjen e tij ne gjykaten e Prizrenit, nese jo me shume.

Per ty, zoteri i nderuar kam dy pyetje. E para kush eshte " ky i riu qe paska dhene ate interviste"? Dhe ka mundesi te di se kush jeni ju? ( me thuaj ne pm) se si shume po llomotit neper tema te ndryshme!

Kjo qe keni thene dhe vazhdoni te thuani neper tema te ndryshme nuk perputhet me realitet aspak. Keshtu qe jam shume skeptik ne gjithqka qe thua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 6:12 pm

Me mire tju flasi serbisht,se kesaje gjuhe ja dini drohen atedhe se ideal e keni shkinin,kujtova nje majmun i thone e thote ky Npositi
Kerkova traktor,per tja kerkuar token pjellore mjeraneve por e larget sa fara e Kofrit ,qe ishim prane stuhive,dhe tradhetirave si gaznat e bythes,dyndjeve mes nesh per shkak interesi,dhe ende ne roberi me histori te perseriture,dhe brita ikni o tradhetar ne rote te sames
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 6:20 pm

Akili

E para kush eshte " ky i riu qe paska dhene ate interviste"?

Dhe ka mundesi te di se kush jeni ju?

se si shume po llomotit neper tema te ndryshme!
...........................................................................
Mos je njeri i UDBES se serbise Akili,se keshtu me benin pyetje kur jav shkndesha mjekrrat qenefave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 6:21 pm

Po ti thua qe ke shkruajt per Ukshin Hotin, une dhe te tjeret deshirojme te shohim se qka ke shkruajt, sjelli ketu ose thuaj nuk kam shkruajt as gje gabova qe thash, sikur qe me the " Zonje " me lart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? EmptyTue Jan 20, 2009 6:23 pm

haxhiu01 shkruajti:
Akili

E para kush eshte " ky i riu qe paska dhene ate interviste"?

Dhe ka mundesi te di se kush jeni ju?

se si shume po llomotit neper tema te ndryshme!
...........................................................................
Mos je njeri i UDBES se serbise Akili,se keshtu me benin pyetje kur jav shkudesha mjekrrat qenefave

Mos e prek arushen ku nuk duhet o i mjeri ti !!
i kujt je ti hajde na trego dhe nga jeni quni mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» E SA TË JEMI GJALLË
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: