Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??

Shko poshtë 
+10
Guximi
Blerti_Gashi
Ago Muji
Kasper
agim__barja
LISI
Xili
Albona
petritkola
flamur2811
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 EmptyTue May 19, 2009 10:05 pm

JU LUTEM TA GJENI E TA LIRONI UKSHIN HOTIN
Dibër, 3 shkurt 2000 (Kosovapress)

Haki Torte, plak 97- vjeçar nga Dibra, i ka dërguar letër të hapur Bill Klintonit, OKB-së, Kofi Ananit, Tony Blerit, Këshillit Evropian, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Forumeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe të gjithë atyre që mund të ndihmojnë në gjetjen dhe lirimin e Mr.Ukshin Hotit dhe mbi 6000 të rrëmbyerve/burgosurve të tjerë.


Të nderuar Zotërinj,

Jam plaku më i vjetër i Dibrës, i një qyteze në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Prandaj, kur dal ndonjëherë në qytet, nuk takoj asnjërin nga shokët e brezit tim. E vështirë është të jotosh gjatë kur je i robëruar, sepse vazhdimisht do të shohësh vetëm vuajtjet e popullit tënd.

Gjatë gjithë jetës sime kam parë vetëm vuajtjet e popullit tim, që iu shkaktuan nga pushtuesi serb.

Me gjithë peshën e moshës, tërë ditën qëndroja para televizorit për ta ndjekur luftën e fundit në Kosovë, që e imponuan serbët, dhe gjenocidin që ushtrohej ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Se këtë e keni ditur mirë edhe Ju, e dëshmuat me angazhimin dhe ndihmën Tuaj, që më në fund Kosova të çlirohet nga bisha e tërbuar serbe, të cilën unë pata fatin e keq ta njoh qysh në moshën time të re, kur në vitin 1912 u detyruam t'i lëmë vatrat tona në Dibër e të shpërngulemi, për gjashtë vjet, në Tiranë, për të shpëtuar nga hanxharët dhe pushkët serbe, që edhe atëherë, si sot, nuk kursyen as fëmijë, as gra, as pleq. Dogjën e vranë sa mundën. Kur u kthyem pas 6 vjetësh, qytetin e gjetëm shkrumb e hi. Nga 26 mijë banorët që kishte qyteti mbetën vetëm 6 mijë. Çka nuk na panë sytë atyre viteve. Tërë qyteti ishte në tym e flakë dhe plot viktima, kasaphanë e vërtetë. Edhe gratë luftonin bashkë me burrat, për të shpëtuar nderin dhe Dibrën e tyre, për t'ua ndalur turrin serbëve grabitqarë, që synonin ta pushtonin Durrësin dhe detin, që u pëlqenin aq shumë krajlëve serbë dhe carëve rusë.
Të njëjtat metoda barbare serbe u përdorën edhe në luftën e fundit në Kosovë vitin që shkoi. Masakrat, djegiet dhe dëbimet me dhunë të shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore. U mbush kupa, prandaj NATO-ja e mposhti kuçedrën e Ballkanit, duke e detyruar të shporret nga Kosova, sepse aty nuk e ka pasur vendin kurrë. Serbosllavët, që kur kanë ardhur në Ballkan e në Kosovë, kanë ardhur dhe janë zgjeruar duke vrarë e djegur breza të tërë të popullit shqiptar. Ja, po ua tregoj edhe një faksimil të një harte të Enciklopedisë Ruse, që tregon kufijtë e Serbisë në vitin 1817, kur Serbi ka qenë vetëm Pashallëku i Beogradit. Këtë hartë, rastësisht, e ka gjetur biri im, gazetar. Kaq ka qenë, por është zgjeruar si kanceri nëpër tokat e huaja, sidomos ato shqiptare.

Unë, asnjëherë në jetën time nuk i jam lutur askujt, përveç Zotit. Sot po ju lutem Ju, që ta gjeni e ta lironi mr.Ukshin Hotit e të tjerët që po mbahen pa të drejtë nëpër kazamatet serbe.
Mr.Ukshin Hotin e kam njohur personalisht. Ishte shok me djalin tim Rexhepin, gazetar. Gjatë viteve shtatëdhjetë erdhi disa herë te ne në Dibër si mysafir. Ukshini ishte shumë i mençur, por shumë modest, gojëmbël dhe gjithnjë i qeshur. Lexonte shumë. Sa e kam njohur dhe kam ndenjur me Ukshinin, asnjëherë nuk kam vërejtur se ai mund ta urrejë dikë, përkundrazi, në bisedat me të, shikoja një njeri bujar, zemërbardh, të urtë dhe me një brengë të madhe në zemër për popullin e tij. Mr.Ukshin Hoti ishte shumë i afërt me njerëzit. Kur e shihje të krijohej përshtypja se e ke njohur prej kohësh. Më hyri në zemër ky djalë fisnik dhe e desha si fëmijët e mi. Gëzohesha pa masë kur vinte te ne në Dibër.
Ukshin Hoti ishte i urtë e i dashur në familje, i zellshëm dhe student shembullor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, i përpikët dhe shumë aktiv në të gjitha vendet ku punoi. Mbeti vetëm me titullin e magjistraturës, siç më thoshte edhe vetë ai, sepse e pengonin edhe profesorët e Universitetit të Zagrebit dhe ata të Beogradit, duke mos ia pranuar temat e doktoraturës, pasi Ukshini propozonte tema që kishin të bënin edhe me pozitën e popullit shqiptar.
Më vonë, dëgjova se është burgosur dy herë nga regjimi serb. Unë dhe tërë familja ime u pikëlluam shumë, kur në maj të vitit 1994, pamë Ukshinin në emisionin e lajmeve në televizor të rrahur e të përgjakur nga policia serbe. Netë të tëra nuk më mori gjumi nga shqetësimi për fatin e Ukshinit. E ndoqa edhe gjykimin qesharak që ia bëri regjimi serb, duke e dënuar me 5 vjet burg. U gëzova shumë kur mora vesh se më 17 maj të vitit 1999 ishte liruar nga burgu, por pastaj nuk u dëgjua asgjë për Ukshinin. Ai nuk u pa askund. Tani flitet se e kanë liruar nga burgu dhe përsëri e kanë arrestuar. Dreq o punë, ta mbash në burg e ta keqtrajtosh Ukshinin, është njëlloj sikur ta burgosësh e ta keqtrajtosh një engjëll, sepse Ukshini askujt nuk i ka bërë as të keqen më të vogël. Ai ka dashur lirinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në trojet e veta shekullore.

Ky djalosh nuk e ka merituar të burgoset dhe të vuajë sepse, shpirti i tij veç humanizmit nuk njeh gjë tjetër. Vendlindjen e tij, Krushën e Madhe, serbët e dogjën. Ukshinit ia vranë babanë në oborrin e shtëpisë, ia vranë edhe vëllanë Ragipin, por këtë në fushëbetejë, si luftëtar të UÇK-së. Tani kanë mbetur vetëm nëna e Ukshinit, dy motrat, Mirvetja e Resmija, dhe vëllai i vogël Afrimi. U shkrua dhe u fol se mr. Ukshin Hotin e liruan më 17 maj nga burgu, një ditë më herët se ç'pritej. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që ta kenë liruar dhe përsëri ta kenë arrestuar kriminelët serbë.
Unë, si më i moshuari i Dibrës, duke ndjekur angazhimet dhe përpjekjet që po bëhen në Kosovë, Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës për gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit, i lutem z.Klinton, OKB-së, z. Anan, z.Bler, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Forumeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe gjithë atyre që mund të kontribuojnë në këtë drejtim, këtë mijëvjeçar të ri ta fillojmë me një hov dhe angazhim të ri e të gjithanshëm dhe të bëni çmos për gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë, që mbahen nëpër burgjet famëkeqe serbe, sepse me këtë do të nderoni edhe më shumë të drejtën dhe botën demokratike, drejt së cilës synojmë krahëhapur edhe ne shqiptarët, sepse vetëm aty e shohim ardhmërinë tonë të lumtur, sepse me këtë do të shëronit sadopak plagët e thella të familjes së mr. Ukshin Hotit, të familjeve të tjera dhe të tërë popullit shqiptar. Duke vepruar kështu do të ma shëronit edhe mua, plakut 97- vjeçar, dhembjen e thellë për Ukshin Hotin dhe për mijëra shqiptarë të tjerë të rrëmbyer dhe të burgosur pafajsisht nga regjimi i egër serb. Le ta fillojmë vitin 2000 me suksese konkrete në këtë drejtim, suksese që mund t'i arrini vetëm Ju me pozitën dhe autoritetin Tuaj.

Paçi shëndet dhe suksese në punën Tuaj Humane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 EmptyWed May 20, 2009 12:53 am

Murturi te falemenderit per keto shkrime, qe i sjell ne forum.
Haxhiu tu kisha lutur te jeni pak me i kudeseshem ne fjalori tuaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 EmptyThu May 21, 2009 3:34 pm

Drini

I nderuar une nuk e di qe e lendova dike me fjalorin tim,pos e kam thene te verteten!
Nese e kam lenduar dike kerkoi ndjese .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??   Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ?? - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» E SA TË JEMI GJALLË
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: