Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dr. Koço Stathi Andoni   i gjallë  në kujtesë…   Empty
MesazhTitulli: Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…    Dr. Koço Stathi Andoni   i gjallë  në kujtesë…   EmptyMon Mar 05, 2018 6:56 pm

Dr. Koço Stathi Andoni do të mbahet gjithmonë i gjallë në kujtesë…

Nga Dr. Foto Andoni

Ndërroi jetë, më 19 shkurt 2018, në Wretham Massachusetts të SHBA Dr. Koço Stathi Andoni, lindur në Vithuq të Zagorisë, më 01.06.1935. Me pikëllim të madh la pas bashkëshorten, djalin, Edmondin, fëmijët e dashur të tij dhe të vajzës , Mirelës.
Zoti ta prehi në paqe! Parajsa të jetë për të banesa e fundit.
Le të bashkohet shpirti i tij me Mirelën e tij të dashur, të cilën me aq mall e kujtonte, ku zemra e tij e lënduar vuajti për vite humbjen e saj të parakohëshme.
Dr. Koço Andoni për të arritur në stadin e tij njerëzor dhe professional kaloi në një varg përpjekjesh plot vullnet, guxim dhe dije .
Shkollën fillore e kreu në fshatin Hoshtevë në vitin 1942, mandej në Zhej përfundon shkollë shtatëvjeçare, në vitin 1946, me sakrifica të mëdha, rreth tri orë rrugë çdo ditë, duke përshkruar rrugën nga fshati Vithuq deri në Zhej. Në shi e dëborë, pa mungesa ishte çdo ditë në shkollë; shpeshherë detyrohej të strehohej në Amelikonë e famshme të fshatit Zhej. I shkëlqyer në mësime, i dashur, i urtë, i sjellshëm. Si nxënës me rezultate të larta në mësime, merr një bursë për të vazhduar shkollën e mesme mjekësore në Tiranë. Kryen me sukses shkollën mjekësore në degën ndihmës mjek, ku, me njëherë, pas përfundimit të saj, vazhdon studimet në Fakultetin e Mjekësisë.
Pas pesë vjet studimesh me rezultate të larta përfundon fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithëshme. Kthehet në qytetin e Gjirokastrës dhe emërohet mjek në spitalin e Poliçanit.
Punon për disa vjet rresht, duke ndihmuar të sëmurët, lufton fort në depistimin e sëmundjeve të ndryshme, duke u mbështetur te profilaksia. Më vonë, në kohën ,kur formon profilin e një mjeku profesionalist, transferohet në Spitalin ”Omer Nishani” të Gjirokastrës, si mjek patolog. Si një klinicist me dije, drejton shërbimin në rapartin e Pathologjisë me një ndërgjegje e kualitet të lartë. Drejton punën si shef shërbimi i spitalit, drejton seksionet shkencore, merr pjesë aktivisht në shumë sesione shkencore në rang Republike.
Dr. Koço Stathi Andoni krijoi kështu profilin e tij si një një patholog i shquar, personalitet i fushës mjekësore profesionale , kontribues në mjekësinë e re shqiptare, njeri me humanizëm të lartë.
Me aftësitë e tij është shquar në lëmin mjekësor, jo vetëm të Gjjirokastrës , por edhe të mbarë vendit. Vlerësohen lart temat e tij me një nivel të lartë. Është aktivizuar në shumë aksione që lidheshin me shërbimin mjekësor. I palodhur ai gjendet kudo, ku ishin të sëmurët…
Dr. Koçoja karakterizohej nga cilësi dhe virtyte të spikatura; ishte një njeri erudit, me plotësi kualitative, human, me ide përparimtare për kohën, përfaqësues i lëvizjeve të reja demokratike në Shqipëri. Ai shërbeu, pra shumë kohë në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, madje ka qenë dhe Kryetar i Këshillit të Kërkimit Shkencor në këtë Spital, ku kumtimet e tij sjellin risi në këtë fushë . Deri sa doli në pension, ai ishte kurdoherë në shërbim të të sëmurëve .
Është vlerësuar veprimtaria e tij profesionale dhe shoqërore me mjaft urdhëra dhe medalje dhe mirënjohje për përkushtimin profesional.
Është evidente se për shumë vite, shërbeu dhe si Kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, në Degën e Gjirokastrës, duke dhënë një ndihmesë të madhe në konsolidimin , mirëfunksionimin dhe në aplikimin e formave , mënyrave dhe trajtave për plotësimin e gjithë detyrave të Kryqit të Kuq.
Dr. Koçoja, të gjitha dijet e tij i vuri në shërbesë të popullit të tij dhe do të mbahet mend në kujtesë si një njeri shpëtimtar i jetëve…, si një specialist tejet i zoti.
Ai dha kontribut në fushën shoqërore, ne veprimtaritë e Shoqatës Atdhetare - Kulturore "Çajupi", duke qenë një veprimtar i saj i dalluar dhe autor i disa krijimeve në librat e botuara, në periudhën 1990-2000.
Kohët e fundit të jetës së tij i kaloi në SHBA, pranë djalit të tij, Edmondit.
Largimi nga jeta e tij është një dhimbje e madhe për familjen, fisin e tij, për të gjithë njerëzit që u shërbeu , por ne e ngushëllojmë familjen e tij , në këto momente dhimbjeje.
Do të mbahet gjithmonë në kujtesë të çdo zagoriti, të çdo gjirokastriti dhe të çdo shqiptari që e njohu dhe mori shërbimin e tij profesional.
I paharruar qoftë kujtimi i Dr. Koço Andonit!
Gjirokastër 22.02.2018
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NË KUJTESË TË VIKTIMAVE NGA TERRORI SERB NË KOSOVË
» Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj
» E SA TË JEMI GJALLË
» Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: