Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! Empty
MesazhTitulli: A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!   A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! EmptyMon Sep 13, 2010 8:46 pm

I përket harresës.
Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”- ka thënë studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në një APEL drejtuar opinionit publik, në qershor të vitit 1999.





* * *



Më 16 maj, bëhen 11 vjet që nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e Ukshin Hotit, të këtij kolosi të madh të mendimit politikë shqiptar. Njëmbëdhjetë vjet më parë, më 16 maj 1999, Ukshin Hoti, derisa ishte në Burgun e Dubravës, papritmas pranon vendimin “Reshenjen” në çirilicë, nr. 24/2241/05 që e kishte nënshkruar drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq. Në këtë vendim thuhet se “….i denuar Ukshin Hoti….lëshohet me kusht…” nga burgu, pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren në shtator të vitit 1994.



* * *



Pas përfundimit të luftës, shokët e burgut që ishin ndarë për herë të fundit me Ukshin Hotin, kanë deklaruar se ishte ditë e diele (një ditë e pazakontë për t’u liruar nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 - 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe, pas këtij episodi, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.



* * *

· KU ËSHTË UKSHIN HOTI?! - pyesin për njëmbëdhjetë vjet rresht shqiptarët!

· A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - është pyetja e radhës që bëjnë për çdo ditë shqiptarët!

Deri më sot, në këto pyetje s’ka pasur asnjë përgjigje në mënyrë institucionale, ndërkohë që për këtë rast të dhimbshëm janë thurur parreshtur shumë spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se Ukshin Hoti është gjallë, dhe se ai po mbahet në burg shtëpiak, për „kusuritje politike“!!!

P.Sh. Në një shkrim të Z.Kastratit, botuar në gazetën „Kosova sot“ (E premte, 31 Mars 2000, fq.3) me titull: „Sipas një avokati nga Presheva - Serbia kushtëzon lirimin e Ukshin Hotit“, thuhet:



„Një avokat nga Presheva informon se ka dëshmi të mjaftueshme se Ukshin Hoti, i burgosur politik kosovar, është gjallë. Ky avokat, i cili tani për tani deshi të mbetet anonim, pohon se këto të dhëna i ka siguruar gjatë një kontakti që ka pasur ditë më parë me një avokat serb në Nish të Serbisë, i cili ka theksuar se Ukshin Hoti është gjallë dhe se ai e ka vuajtur burgun, por mbahet në burg shtëpiak. Sipas tij, Ukshin Hoti deri para disa ditësh ka qenë në qytetin e Mitrovicës së Sremit, ndërsa tani ndodhet në Nish. Ky avokat i njohur serb ka theksuar se nëse nga burgu i kampit „Bonstill“ në Sojevë të Ferizajt, lirohen dy serbë të paraburgosur, të akuzuar për krime lufte, lirimi i Ukshin Hotit do të bëhet menjëherë dhe pa kurrfarë problemi. Pra, fjala është për kusuritje politike“. ( !!!)



* * *

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe vranë e masakruan në format më barbare, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar mijëra femra shqiptare. Për 11 vjet rresht, familjet shqiptare kanë pritur dhe akoma vazhdojnë të presin me shpres e ankth, një lajm të “mirë” për bijtë e tyre të zhdukur, nga forcat kriminale të varrmihësit Millosheviç. Dhe për fat të keq, shumica e të zhdukurve, pas luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërkohë që akoma nuk dihet për fatin e rreth 1900 shqiptarëve të tjerë.



* * *

Në qershor të vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nëpërmjet një APELI drejtuar opinionit tonë publik dhe atij ndërkombëtar, pra “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, në mënyrë që Ukshin Hoti “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”

Moikomi në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar:

“Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri - tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”



Që nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bëri këtë APEL, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas njëmbëdhjet vjetësh, kjo nomenklaturë politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm rrallë folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin. Kjo heshtje e këtij tarafi politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm, dhe M.Zeqo jo rastësisht në apelin e tij për U.Hotin thekson, se: ”indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.



* * *

Pas përfundimit të luftës, familja e Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, ku ka kërkuar zëshëm ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit. Në një bisedë të gjatë që kam pasur me znj.Myrvete në verën e vitit 2008 (gjatë qëndrimit të saj tek vëllau Afrim Hoti në Würzburg të Gjermanisë), ajo ka thënë: se pas luftës shumë herë i ka takuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, (në mesin e tyre edhe Ibrahim Rugovën), ata të Shqipërisë si dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni, prej të cilëve ka kërkuar që të interesohen seriozisht për fatin e Ukshin Hotit. Në të gjitha takimet, thotë Myrvetja, është pritur shumë mirë, dhe të gjithë i kanë premtuar se, çështja e Ukshinit do të ngritet në çdo takim zyrtar me faktorët relevant ndërkombëtarë, për ta detyruar Serbinë që të zbardhë fatin dhe vendnodhjen e tij. Por, për fat të keq, deri më sot (pas 11 vjetësh) asnjë premtim i dhënë nga politikanët tanë (pozitë e opozitë) nuk është mbajtur.

Shqipdon Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! Empty
MesazhTitulli: Re: A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!   A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! EmptyMon Sep 13, 2010 8:55 pm

Shqipdon eshte e njeta teme per Ukshin Hotin ne forum, pore jo nje e dy pore edhe njeqinde tema mi hapur per Ukshin Hotin jane pake, une ty te uroj per temen shpresoj se do te na sjellish ndonje lajme gezimi per Ukshin Hotin.
Mirembetshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» 11 Shtatori (13 Shqipetar te Vdekur)
» Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: