|
| Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
+36haxhiu Driniiiii ILTA Agrone Teutaa Visar Eva0506 katunariplak Xili petritkola zeriatdheut MUHAMETII rolling Epik Orfe@ rroni Leka i Madh Arta Ago Muji Zogisti_Legalist besa-bese azzurra Kosovarja Anna tom sojer Vuthjani E_Bukura robi fatlum dibranja shaban cakolli Hana Beton Riki30 Guximi Sofra 40 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 05, 2007 8:10 pm | |
| Të dashur forumist në këtë temë mundeni që të përshkruani jetën dhe veprën e heronjëve tanë të cilët luftuan dhe bënë gjithçka nga vetja për popullin dhe Shqipërin. Po filloj unë me heroin Isa Boletinin. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës më 16 janar 1864. Fati e solli që po në atë muaj të vitit 1916, tashmë në moshën 52-vjeçare të vritet në pabesi së bashku me njerëzit më të afërt të tij, dy djemtë, dy nipat e tre bashkëluftëtarët që nuk i'u ndanë deri në rrahjet e fundit të zemrës. Në këtë hark kohor të moshës së tij të prerë, 35 vjet Isa Boletini i vuri në shërbim të atdheut e të kombit i lidhur me një nga drejtimet më themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, me luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar. Në fillim si luftëtar e më vonë si prijës, Isa Boletini u rrit së bashku me lëvizjen e armatosur kundërosmane të fundit të shekullit XIX e fillimit të shekullit XX. Në këtë proces ai mësoi dhe fitoi mjaft cilësi të vyera, të cilat do t'i vlejnë në përpjekjet për organizimin e udhëheqjen ushtarake të kësaj lëvizjeje. Tiparet e një udhëheqësi ushtarak ai i shfaqi që në kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre në kullën e Boletinit në fundit e shekullit XIX. Këto tipare do të formoheshin e zhvilloheshin plotësisht dhe do të shfaqeshin me tërëë madhështinë e tyre gjartë kryengritjeve të mëdha të viteve 1910-1912, e veçanërisht në betejat e zhvilluara në Grykën e Carralevës në maj 1910 dhe në betejat e maj-korrikut të kryengritjes së vitit 1912. Për shkallën e lartë të organizimit dhe mënyrën e drejtimit të kryengritësve, oficerët turq e vlerësuan Isa Boletinin dhe krerët e tjerë kryengritës si njerëz të shkolluar e specialistë të zotë, të cilët sipas tyre, nuk mund të ishin shqiptarë. Ndërsa, shtypi i kohës e vlerësoi Isanë si gjeneral të ushtrisë shqiptare. Bashkimin e popullit shqiptar në luftën kundërosmane, ai e shihte si faktorin kryesor të brendshëm për arritjen e fitores. "Kur të bashkohen të gjithë shqiptarët, do të theksonte Isai, e të lidhin ndër vedi një besë shqiptare, do të jemë të zotë të përzomë urdinë e turkut jo me armë, por edhe me hunjtë e gardhit". Kjo u arrit në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912. Në kuadrin e përgatitjeve të kryengritjes brenda vendit, hyjnë edhe përpjekjet e Isa Boletinit e të krerëve të tjerë për të siguruar një mbështetje e bashkëpunim me vendet fqinje. Në kushtet e refuzimit të një bashkëpunimi të tillë nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritësve për armë e municion, u mundua të shfrytëzojë prirjet e Serbisë për të bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë. Isa Boletini punoi intensivisht për organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut përkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kërkesën themelore për autonominë e Shqipërisë. Për realizimin e këtij programi, ai në bashkëpunim me Hasan Prishtinën e krerë të tjerë, drejtuan forcat kryengritëse për çlirimin e qyteteve kryesore të Kosovës. Sukseset e njëpasnjëshme të kryengritjes e detyruan Portën e Lartë të ulej në bisedime me shqiptarët. Më pas, fillimi i Luftës Ballkanike në tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin përkrah bashkëluftëtarëve të tij në hapësirën e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rënies së Podujevës në duart e serbëve, Isai u tërhoq në drejtim të Shalës për t'u prerë hovin ushtrive serbe që vinin në drejtim të Mitrovicës. Rrethimi i Mitrovicës nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin të tërhiqej në drejtim të Prizrenit e prej andej në krahinat ende të papushtuara për të vijuar më tej luftën për mbrojtjen e vendit. Në Sllovë të Dibrës, Isai mësoi për aktin e madh politik kombëtar që po përgatitej në Vlorë. Vetëm aty ai pa shpëtimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të pushtuara nga ushtria e Aleancës Ballkanike. I zgjedhur si delegat i Kosovës, në krye të 100 luftëtarëve kosovarë ai u nis për në Vlorë. Në sheshin e flamurit për herë të parë ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrëngimin e dorës së tij Isa Boletini e shoqëroi me urimin "Të lumtë dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut të urtë të Vlorës vlerësimin më të lartë për kontributin që ai kishte dhënë për shpalljen e pavarësisë "Ti më dhe krahun e fuqishëëm Isa Boletini". Vëmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe të atdhetarëve të tjerë, e tërhiqte çështja e kufijve të shtetit shqiptar. Isai u zgjodh në përbërjen e delegacionit të qeverisë së Vlorës që u nis në Londër si përfaqësues i Kosovës, fati i të cilës do të përcaktohej në Konferencën e Ambasadorëve. Vendimet e padrejta që mori Konferenca e Londrës duke lënë jashtë kufijve më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, përforcoi bindjen tek Isai se një padrejtësi të tillë do ta zgjidhte vetë populli shqiptar. Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Isa Boletinin në Malësinë e Gjakovës. Përqëndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze në kufirin shqiptar dhe bashkëpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanë të linte Krasniqen e të zbriste në Shkodër, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore e në kushte tejet të vështira ekonomike, pasi gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të luftës për liri e pavarësi. Në qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrën. Për të mos rënë në dorë të tyre, Isai kërkoi strehim në Konsullatën Franceze në Shkodër dhe i kërkoi nënkonsullit që ta ndihmonte për t'u larguar në një vend asnjanës ose të ndërhynte pranë qeverisë së Malit të Zi dhe Serbisë që të lejonin kthimin e tij pranë familjes në Mitrovicë. Në qoftë se nuk do t'i realizoheshin kërkesat, Isai kishte vendosur që me çdo sakrificë të çante natën rrethimin e forcave malazeze e të largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorëzojë Isa Boletinin Malit të Zi, duke u bërë kështu drejtpërdrejtë pjesëmarrëse në krimin e shëmtuar që serbo-malazezët kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricës. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 05, 2007 8:13 pm | |
| Si u vra Isa BoletiniMbreti i Malit të Zi Nikolla shumë herë para diplomatëve të akredituar në Cetinë shprehej se "Mali i Zi pa Shkodër nuk mynd të jetojë!" Ai në fillim të Luftës së Parë Botërore kishte pushtuar Shqipërinë e Veriut (Malësinë e Shkodrës). Në mbarim të qershorit të vitit 1916 ushtria e tij hyri në Shkodër, tash dhe herën e parë me 1913. Konsulli françez me anën e Prenkë Bibë Dodës e ftoi Isën dhe i thotë: "Të fton ambasadori francez në Cetinë, sipas urdhërit të ministrisë së Punëvë të Jashtme dhe na porositi t`ju përcjellim me anije lufte në çdo vend neutral që Ju dëshironi". Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarëve Radomir Veshoviq, i cili bënte krime ndaj patriotëve shqiptarë. Një numër i madh patriotësh i interrnoi si: Mehmet Pashë Drallën, Hil Mosin, Aqif Pashën, Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë në Podgoricë e vende tjera të Malit të Zi. Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit S. Luarasi, Tafil Boletini në mes tjerash thotë: "Na tue qenë në Konsullatën franceze shihnim konsullin e Malit të Zi, A. Martinoviqin, të takohej me konsullin francez...". Konsulli francez, mbas një jave, thotë Tafili, i thotë axhës: "Tashti si Shkodra si Cetina njësoj asht. Ju duhet me shkue në Cetinë. Ambasadori ynë atje ka me me i rregullue për ndonjë shtet neutral". Isa Boletini edhe pse e njihte mirë politikën e Malit të Zi, për fat të keq u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi të shkoj në Cetinë. Atje e pat ftuar gjenerali Filips, në atë kohë atashe ushtarak i Anglisë në Cetinë, kurse më vonë ish komandant i ushtrive ndërkombëtare në Shkodër. Ai i tha: "Të vijë mysafir në Ambasadën e tyre, dhe ta nxjerrë nga Mali i Zi me aeroplan jashtë Malit të Zi". Isa Boletini iu përgjegj se kishte qenë në konsullatën e tyre në Shkodër, por e kishte gjetur të mbyllur. Ai i tregoi, për fat të keq se e kanë ftuar francezët më parë, dhe për këtë arsye nuk mund të shkelte bukën e bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhëtar. Ai ia dorëzoi Isa Boletinin me shokë Qeverisë së Malit të Zi e cila menjëherë e internoi. Mali i Zi pak gjëra bënte pa dijeninë e Rusisë e me siguri edhe këtu do të jenë gishtat e saj, si hakmarrje për ngjarjet e vitit 1903 në Mitrovicë, ku u vra Konsulli rus i cili ishte vu në krye të ushtrisë osmane në luftë kundër shqiptarëve kryengritës! Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumë dëshira të Cetinës dhe Beogradit. Isa me shokë përsëri u dërgua në Nikshiq ku ishte strehuar herën e parë me 1911, por tani me qëllime tjera të errëta. Një natë sa ishin në Nikshiq, filloi një shamatë në mes të ushtrisë në njërën anë dhe xhandarmërisë në anën tjetër. Çështja e konfliktit ishin kosovarët. Aty u ndanë dysh, kush është kundra dhe kush pro. Rolin kryesor e luajti pronari i shtëpisë së banimit, z.V. Zllatari, i cili kishte përkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati ndaj Boletinit dhe trimërisë së tij, ose për interesat e veta. Por, më në fund e mbrojti Isa Boletinin me shokë nga ekzekutimi i ushtrisë. Të nesërmen ushtria mori me vete kosovarët dhe mbërrini në Danillovgrad. Pas pak ditësh, sipas kujtimeve të Tafil Boletinit erdhëm në Podgoricë. Këtu u vendosëm në shtëpinë e Lumo-viqit. Kapterri që ishim në kompetencën e tij thoshte se aty nuk ka vetëm një vend fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Këta kanë protestuar që të jenë të gjithë së bashku për arsye se ishte Isa i sëmurë. Në fund këtu bashkë me Isën ishin strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natën e dytë organet ekzekutuese donin ta vritnin Isën me shokë, por këtij krimi iu kundërvua kapterri i cili e ktheu mbrapa kapitenin e grupit të ekzekutimit. Isën e kishte lajmëruar Abaz Selaci se çka e pret. Tafili në kujtimet e cituara thotë: M`u dhimbke axha kur thoshte: "Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin në dorë. Unë i kam edhe gjashtë djem të tjerë e s`kam gajle, po më dhimbeni ju tre nipat që nuk leni mashkull në shtëpi dhe ajo nanë e shkretë që jet pa djem !" I thashë aty për aty: "Axhë, për këtë punë aspak mos u mërzit. Në qoftë se thanë që ne të tre vllaznit të vdesim përnjëherë, ani pra le të bahet ! Kudo të ishim larg njani-tjetrit, vdekja do të na gjente, pra ma mirë me vdekë gjithë bashkë, këtu ndaj teje me nerë". Kështu ishte zhvilluar dialogu në mes të nipit dhe axhës, heronjve të Kosovës, që është edhe shembulli më i madh i rinisë kosovare për gjakun që po derdhë edhe sot për liri. Në atë kohë në Podgoricë propaganda e ndytë e qarqeve qeveritare kishte hap parullën: "Kaçakët duan ta djegin Podgoricën...!", Prandaj pronari Lumoviq i kishte thënë Isasë: "Fati iu pruni në konakun tim për me shpëtue shtëpinë dhe pasurinë që duen me plaçkitë e me djeg Podgoricën!" Herë pas here i ftonin të paraqiten në zyra ushtarake. Çdo herë zyrtarët na thonin të vinim mbas dreke. Ditën e tretë, me 23 janar 1916, të dielën përsëri na ftuan në Ministri të Luftës, rrëfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili gjithashtu përsëriti fjalët: "Të vini mbas dreke". Ushtria austriake kishte hyrë në qytet. Detyra e mbajtjes së qetësisë i ishte besuar kriminelit të njohur Savo Llazareviqit me dy batalionë xhandarë. Sipas fjalëve të Tafilit, rreth 80 xhandarë kishin rrethuar në të dy anët urën mbi lumin Ribnicë, karshi Prefekturës, afër kishës katolike. Qyteti ishte i mbyllur, pushtet më s`ka. Dy vëllezërit e mi, Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevën, po ktheheshin për në shtëpi te axha, thotë dëshmitari i tragjedisë Tafili. Patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, i ndali me urdhër të oficerit. Xhandarët gati me pushkë për të shti pyetën: "Kush është Isa Boletini? Mos shtini se nuk është me këta". Kur dëgjoi Jonuzi shpjegimet që iu dha oficeri xhandarëve, kishte vrapuar të kalonte urën për ta lajmëruar Isën se çka kishin përgatitur për të. Po pasi e kishin nxanë urën këta të tre i futën në një shtëpi me roje. Tue qenë se ura u mbyll, ata nuk u dukën deri sa hypën në urë. Me t`u dukun, u dha shenjë: "Qe Isa Boletini!" Dhe mbrapa tij e nxunë edhe hyrjen, rrëfen Tafili: Axha me Jonuzin e shokët u rrethuan në të gjitha anët. Oficeri komandues me zë të lartë i thirri: "Dorëzoni armët!" Dhe axha: "Jo besa s`ja kam dorëzuar as kralit as mbretit". Dhe nxorri shpejt naganten. Për rrëfimin autentik përsëri po japim fjalët e Tafilit: "E para shtënë qe e Niko Buriqit. Në flakë të kësaj përpjekje shtinte axha dhe shokët e tij përreth me nga dy revole në dorë sa i zbrazën të gjithë fishekët. Djali i axhës Halili që erdhi në atë çast tok me Idrizin u vra me një bombë që ia pat marrë Niko-xhandari. Këtu u vra Isa Boletini vetë i teti: të bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasë, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do të shohim në vijim, burimet e kohës thonë se edhe pala sulmuese pati tetë të vrarë dhe disa të plagosur, por numri i tyre nuk është gjetur në dokumenta të cilat i shfrytëzova për jetëshkrim të Boletinit me shokë, që është vetëm një shënim i shkurtër, sepse për të është shkruar shumë dhe në të ardhmen do të shkruhet edhe më shumë. Një kronikë malazeze e asaj kohe në mes tjerash thotë: "Fillimi i Luftë së Parë Botërore dhe okupimi i Malit të Zi nga Austria e gjeti Isën në Podgoricë. Ka banuar në anë të majtë të lumit Ribnicë, në qytetin e vjetër-sot bulevardi B. Jovanoviq, në shtëpi të Lumoviqit. Ministri i ushtrisë malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur në Podgoricë në zyrën e Drejtorisë së Qarkut deri sa të nënshkruaj kapitullimin e ushtrisë. Ai ka menduar që të organizojë luftën guerile, dhe për këtë qëllim ka menduar që Isa mund ta ndihmojë, por vetëm në qoftë se do ta vejë nën komandën e vet. Për këtë arsye ai kishte urdhëruar që të ftohet Boletini me gardën e tij për t`i çarmatosur. Kronisti më vonë shkruan se për këtë çështje erdhi më vonë deri në mosmarrëveshje. Në qoftë se ka ndodhur kështu pse ata do ta vrisnin që më përpara gjatë internimit në Nikshiq dhe Danilovgrad? Pobjeda e përditshme nga Titogradi, më 26. maj1980 e botoi kronikën e atëhershme ku thuhet se ngjarja ishte më 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dëshmon se ka qenë me 23 janar, si u shënua nga historianët shqiptar. Kronika e vjetër thotë se Boletini kishte dërguar katër veta si pararojë. Ata kur e panë se kanë ra në rrethim hynë në zyrën e parë në tokë dhe u mbyllën. Kanë shti në njerëz në rrugë! Nga ana tjetër erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi një bombë dhe ata u vranë?! Banesën e Isës nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi Ribnicë. Ai ka dalë nga banesa dhe ka mësy ta kalojë urën. Pas tij kanë shkuar njerëzit e tij. Njëri nga garda e tij sygjeroi: "Nuk shkoj, po prit!" Gjashtëdhjetë metra nga Drejtoria e pa se është i rrethuar. Ka nxjerrë "mauzerin" nga brezi dhe ka filluar të shtijë në rrugë... Ka vra disa zyrtarë dhe disa "viganë" - ekstrem-nacionalistë?! Të rinjtë që kanë sulmuar nga dogana-godina e vjetër e "Pobjedës" e qëlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranë edhe garda e tij në urë. Kronisti i këtyre ngjarjeve ka harruar se në vend të rinisë ishte xhandarmëria ushtarake e mbretit Nikolla, më i keqi lloj njerëzish në shërbimin shtëtëror. Ata bënin dhunë edhe ndaj popullit të vet, jo vetëm të huajve. Në skicën për biografinë e vet këtë ditë zie të popullit shqiptar e cek edhe Millovan Gjillas, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos në ish-Jugosllavi, pastaj disidenti numër një nga "Bota komuniste" në Perëndim. Në librin e tij "Land Without Justice", New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas kujtimeve të babait të tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisë famkeqe të lartëpërmendur "Lufta me vullnetarë të Isasë nuk zgjati shumë edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Në sulm u vra udhëheqësi e me të edhe të afërmit e tij. I plagosur rëndë është çuar në gjunjë, edhe pse i pafuqishëm të mbajë pushkën, ka shti me revolver, me dëshirë që sa më shtrenjtë të paguaj jëtën e vet..." Millovan Gjillas, në vijim i përsërit fjalët e atit Nikollë: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbështeti revolverin në dorën e majtë të tij, por nuk pati kohë që ta zbrazë. Një ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Përsëri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy të përgjakshëm. Ka fol diçka në gjuhën e vet por babai nuk e ka marrë vesh". Gjillas shton: "Babai e mori" mauzerin "si kujtimin më të madh!" Ai në tjetër vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi këtë kujtim me kokë në vitin 1941 për hakmarrje! Autori i këtij libri me hollësi njofton për veprat kriminele dhe gjenocidin e babait të vet me kolegët e tij xhandarët e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman. Në afërsi të kufirit shqiptaro-malazez, në mes të Tuzit dhe Podgoricës, në Cem, në varrezat kolektive myslimane të qytetit pushojnë eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit të shquar të Lëvizjes Nacional-çlirimtare. Së pari u varros në jug të qytetit të Podgoricës, më 25 janar 1916, ku morën pjesë të gjithë shqiptarët dhe bashkëluftëtarët e tij. Fjalën e përmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkëputi shpirtin, shpresën dhe mesazhin e tij nga populli ynë. Ai duhet të jetë inspiracioni më i madh i brezave të ardhshëm. Ai shfaqet në skenën e luftës shqiptare me moton: "Më mirë vdekjen se robërinë"! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 05, 2007 8:13 pm | |
| Isa Boletini në 140 vjetorin e lindjes së tij (1864-1916)
Prishtinë, 06.12.2003 (KeL) - Isa Boletini renditet dhe vlerësohet si një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për liri e pavarësi kombëtare dhe si një personalitet i lartë i të gjitha kohërave. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur në një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, që gëzonte autoritet në të gjithë rrethinat e Kosovës, që në moshë të re merr pjesë si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit në betejën e Slivovës. Isa Boletini më 28 Nëntor 1912 së bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritën në Vlorë flamurin Shqiptar të pavaresisë. Në kryengritjen e Carrlevës dhe në kryengritjet kundra turqve ka udhëhequr forcat duke qenë komandat i tyre, në vitin 1913 ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Londër, ku dhe ka protestuar me forcë kundra grabitjes së tokave etnike të Shqipërisë. Në janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetë i tetë nga forcat terroriste serbo-malazeze në Podgoricë.
Për familjen e Boletinëve nuk do të mjaftonin vetëm mizoritë e masakrat serbe por ato do të pasoheshin edhe nga persekutimi komunist në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrës i bën atentat të birit te Isës, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinë ushtarake dhe kishte qenë Komandant i Njësive që mbrojtën Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bë me urdhër nga jashte në bashkëpunim me komunistët shqiptar.
Në vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston të shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzën për veprimtari armiqësore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj në hetuesi ku u torturua çnjerëzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dënohet me 5 vjet heqje lirie, vite këto që i kreu plotësisht. Në vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isës, mbasi ngre flamurin shqiptar në trenin Mitrovicë-Beograd, arratiset për Shqipëri, por këtu dënohet me 8 vjet burgim dhe vuan dënimin në burgun e Spaçit. Tafil Boletini, i nipi, bashkëluftëtar i Isës, megjithëse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorëzohet jugosllavëve.
Në Kosovë, i biri i Isës, Asllani var veten në burgjet titiste, ndërsa djemtë e tjerë duke luftuar me armë në dorë kundër serbo-malazezëve, vriten dhe ekspozohen për terror në mes të Mitrovicës, kurse Skënderi pushkatohet në Tivar. Në vitin 1943 pushkatohet pa gjyq në Prizren i riu Rasim Dajçi, nip i Isës, nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin. edhe ky ushtarak i lartë, akademist. Një tjeter nip i Isa Boletinit, që dënohet nga diktatura komuniste në Shqipëri, është edhe shkollari akademist Enver Dajçi, zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja dhe si një ndër firmëtaret e parë që nënshkruan Rezolucionin për Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 1943.
Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti një nip tjetër i Isës, dënohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dënohen me nga 20 vjet në burgjet serbe. Nje nip tjetër vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ali Boletini, nip i Isës, dënohet me 20 vjet burgim dhe më pas arratiset për Shqiperi.
Këto vrasje e persekutime ndër breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe të qindra e mijra shqiptarëve nga dora makabër e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri në ditët e sotme janë fakte e dokumenta rrënqethëse të popullit tonë, që përveç vuajtjes dhe dhimbjes që kanë brenda, kanë lënë gjurmë të thella në historinë e saj. Në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë krahas patriotëve të tjerë përkujtohet edhe figura burrërore e luftëtarit të madh kombëtar Isa Boletini. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 06, 2007 10:05 pm | |
| Ku është Ukshin Hoti eshte vdekë apo mbahet diku Robë e shumë Qka tjeter rreth Ukshin Hotit Ku është Ukshin Hoti?! Është gjallë apo i vrarë? - Për fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare që nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë aiështë nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi). Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe. Lirojeni Ukshin Hotin! - thërrasin sot mijëra protestues shqiptarë me portretin e Ukshin Hotit në duar dhe për 3500 të zhdukur e 2000 të burgosur shqiptarë, që mbahen ende pengje nëpër burgjet e Serbisë. Ku është biri, babai dhe vëllai ynë?- presin në ankth fëmijët dhe familja e tij. (Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kiminelët serbë, bashkë me 30 kusherinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.) Është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti? - dyshojnë me plot drojë intelektualët shqiptarë sot. Shumë pyetje, shumë drojë e shumë dhembje pa përgjigje deri më sot. Ndërkohë shumë të zhdukur janë gjetur të vrarë. Disa janë indentifikuar nëpër burgjet serbe, ndërsa disa janë liruar. Flitet edhe për pengje të luftës në Serbi. Marrëveshja e Kumanovës nuk përfshin çështjen e të burgosurve dhe të pengjeve të luftës. Për prof. Ukshin Hotin asnjë gjurmë! Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Hesht Tribunali i Hagës. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndërkombëtare edhe pas tetë muaj çlirimi të Kosovës! Kush është Ukshin Hoti? Profesor Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të shkencave politike dhe ka specializuar marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet amerikane të Çikagos, Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C. , më 1978-1979. Ukshin Hoti është profesor i Universitetit të Prishtinës dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai është autor i veprave "Lufta e ftohtë dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995. Ukshin Hoti është veprimtar politik dhe kryetar i partisë UNIKOMB-i të Kosovës. Profesor Ukshin Hoti sot është ndër intelektualët më të guximshëm, më të vendosur dhe më parimorë shqiptarë. Ai është ndër intelektualët më të përndjekur shqiptarë nga regjimi serb. Më 1981 është burgosur, ndërsa më 1982 është dënuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), për shkak se ka përkrahur publikisht kërkesat studentore për Republikën e Kosovës. Në muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, për shkak të organizimit të homazhit për martirët e rënë. Në maj 1993 është përgjakur publikisht nga policia serbe. Më 15 maj 1994 është arrestuar, ndërsa më 28 shtator 1994 është dënuar me 5 vjet burg, për shkak të mendimit e veprimit të lirë publik. Intelektualët shqiptarë e kanë vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e Ukshin Hotit. Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot është smbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij." Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme." Fati i Ukshin Hotit sot është një çështje morale e njerëzimit. Organizatat ndërkombëtare duhet ta kërkojnë profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse në momentin e fundit ai ishte në duar të saj. Të kërkojnë përgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik. Që, më në fund, të tregojë: është gjallë apo i vrarë?! Nëse mbahet peng i Kosovës-të tregojë. Nëse e ka vrarë- sërish të tregojë ku janë eshtrat e tij! Ka shumë konventa ndërkombëtare që obligojnë për këtë "Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarëve të Ukshin Hotit Është vështirë të niset një shkrim nga fundi, aq më tepër nëqoftëse figurë qendrore e atij shkrimi, duhet të jetë askush tjetër përpos ideologut të lëvizejs çlirimtare mbarëshqiptare, mr. Ukshin Hoti. Pse niset shkrimi së prapthi?
Më 4 mars në Tetovë në organizim të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptar në Maqedoni, u organizua një tribunë për të burgosurit shqiptar, që edhe më tej gjenden në burgjet e Serbisë, me titull "Të tjerët për Ukshin Hotin", me theks të veçantë për fatin e mr.Ukshin Hotit. Ç’ndodhi në të vërtetë, pse niset shkrimi së prapthi? Në momentin kur të gjithë të pranishmit prisnin që në foltore të paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njëkohësisht ka qenë edhe mënyra e vetme e tij për të komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atë të jashtëm disa vite me radhë, drejtuesi i tribunës dhe kryetar i shoqatës e cila e organizoi këtë tribunë, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se për arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetëm familjes së tij, nuk do t’ia japë fjalën zonjës Myrvete. Eshtë e vërtetë se Ukshin Hoti, ka kohë që nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetëm familjes së tij, por i takon tërë këtij populli, por mos ndoshta me një veprim të tillë nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes së tij, e me këtë edhe i vet Ukshin Hotit. Kush më mirë se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush më tepër se ajo ëstë angzahuar për jetën dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj të thotë atë çka din për jetën e tij dhe veprën e tij, aq më tepër kur e dijmë që zonja Myrvete është njeriu më i afërt i Ukshin Hotit. Të fillojmë ashtu siç duhet të shkruhet një shkrim, pra nga fillimi. Çka u tha në këtë tribunë për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit
Ps fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës dhe organizatorit të kësaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalën Fadil Bajrami, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i Ukshin Hotit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Lubjanë. Fadil Bajrami kryesisht u përqendrua në aktivitetet e tyre në botimin e revistës DEA në Slloveni. Më pas në foltore u paraqitën edhe oratorë të tjerë siç janë Berat Luzha kryetari i Shoqatës së Burgosurve në Kosovë dhe kryeredaktor i të përditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal në gjendjen e përgjithshme të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe për të përfunduar fjalimin e tij se "detyra jonë është që të bëjmë gjithçka për ta". Më shumë interesim tek të pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish të burgosurit më të njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili në burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg për shkak të rastit të Paraqinit. Ai u përqëndrua më tepër nët takimet e tij me Ukshin Hotin gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Nishit dhe në atë të Dubravës. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravës është liruar më 16 maj i përcjellur nga agjentët e sigurimit serb, gjë të cilët siç theksoi ai kanë mundur ta shohin disa të burgosur nga dritaret e burgut. Më së tepërmi në foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili në çdo moment parashtronte dilemën se është apo nuk është gjallë Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjën Myrvete, motrën e profesor Ukshinit, saqë fitohej përshtypja se ai njeri tërë kohën rri me të, e jo se me të ndoshta nuk është takuar asnjëherë. Në foltoren e kësaj tribune "defiluan" edhe shumë oratorë të tjerë: prof.dr.Esat Stavileci, përfaqësuesi i PEN qendrës daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi. Nga kjo tribunë doli si kërkesë imediate të gjithë aktorëve politik shqiptar, qendrave vendosëse evropiane dhe botërore dhe z. Bernard Kushner që të bëjnë ç’është e mundur për identifikimin e vendndodhjes së mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht të tij dhe të të gjithë të burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisë. Në të gjithë të pranishmit nënshkruan edhe një peticion i cili së bashku me kërkesat e lartpërmendura do t’ju dërgohen të gjitha instancave relevante shqiptare dhe botërore. Çka mund të thoshim për në fund
Në këtë tribunë u thanë shumë fjalë të mëdha. U tha se Ukshin Hoti, shumë herët e kuptoj se politika gandiste e Rugovës do të dështojë, prandaj shqiptarët duhet të përgatiten. Nuk u harrua të thuhet se dhimbja më e madhe për shqiptarët momentalisht janë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nuk mund të ketë liri dhe paqe në Kosovë derisa ideatori i kësaj është i burgosur. U përmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve dhe me çështjen e Kosovës Lindore, nuk duhet të merremi si me larje borxhi, por si me nevojën për ujë dhe bukë. U theksua edhe ajo se në kohën nëpër të cilën kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Të gjitha këto u thanë në tribunën me titull "të tjerët për Ukshin Hotin". Por, megjithatë vetëm u thanë. Pasi ata të cilët duhet të veprojnë në këtë drejtim, subjekti politik shqiptar në të gjitha trojet shqiptare sikur dëshiron me çdo kusht të harrojë këtë njeri. Athua pse? Pse nuk mundemi ne shtatë, tetë apo nëntë milion shqiptarë (pasi edhe vet nuk e dimë se sa jemi), nuk mund të bëjmë për një njeri të vetëm aq sa bëri ai i vetmuar për të gjithë ne (shtatë, tetë apo nëntë milion). Shtrohet pyetja mos vallë ai është mbinjeri me formë të njeriut? Ligjet e çdo shteti thonë se të gjithë njerëzit janë të njëjtë apo të barabartë. Religjionet gjithashtu thonë se nuk ka mbinjeri në këtë kohë. Atëherë pse ne (shtatë, tetë apo nëntë milion) shqiptarët nuk mund të bëjmë për një njeri, aq sa ai njeri bëri për të gjithë ne. Lind edhe një pyetje e cila u parashtrua edhe në tribunën e lartpërmendur: "deri kur, ne shqiptarët do të vonohemi, së paku këtë tren duhet ta zëmë, qoftë edhe në vagonin e fundit".
Megjithatë në fund të këtij shkrimi do të kisha parafrazuar vetë trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis. - Kjo është Filozofia Politike e Çështje Shqiptare |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 06, 2007 10:08 pm | |
| Nëna e Ukshin Hotit
Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit. Nazifi një kohë punoi si mësues në Krushë të Madhe. Më pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar në leximin e librave e të shtypit periodik e të përditshëm, punoi në Rilindje si shitës i gazetave me një rrogë shumë të vogël. Tash do t'iu flas për djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fëmijë, ishte shumë i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollën në klasën e parë. Ishte nxënësi më i mirë, bile edhe mësuesi habitej me zgjuarsinë e tij. Katër klasa të fillores i kreu këtu, në Krushë të Madhe. Atëbotë në Krushë nuk kishte shkollë të plotë tetëvjeçare, nuk dinim çfarë të bënim, Nazifi e regjistroi në klasë të pestë në fshatin Rugovë të Hasit, ku e krej klasën e tetë me sukses të shkëlqyeshëm. Edhe në Rugovë ishte njëri ndër nxënësit më të mirë si në sjellje edhe në mësim, edhe pse udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga Krusha në Rugovë. Derisa Ukshini e kreu klasën e tetë, na lindën fëmijët e tjerë. Kushtet ekonomike në familje i kishim shumë të vështira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shëndetlig, unë isha shtylla e vetme e familjes. Por punës së përditshme shtëpiake, punoja rregullisht në ara për t'i mbajtur fëmijët. Ukshini kishte dëshirë të vazhdonte shkollën e mesme. Dëshirë imja e sidomos e Nazifit ishte që djalin mos ta lëmë pa shkollë. Nazifi më tha: Fatime, Ukën do ta regjistrojmë në Prizren, në shkollën normale, për mësues, se Uka po mëson mirë, shpejt e kryen shkollën e punësohet si mësues në Krushë dhe do ta kemi më lehtë t'i shkollojmë edhe fëmijët tjerë. Uka u regjistrua në shkollën normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katërt dhe të pestë e kreu në Prishtinë, si gjithherë me sukses të shkëlqyeshëm. Derisa ishte në Prishtinë, si nxënës i normales, Ukshini, punonte në Radio Prishtinë si spiker për ta mbajtur veten, që për ne ishet një lehtësim shumë i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mësues në krushë të Madhe, por dëshira e tij ishte të vazhdonte, studimet. Pas një viti-vazhdon nënë Fatimja, Ukshini shkoi në Zagreb dhe u regjistrua në fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohë pas kohe punonte në kooperativat studentore, por ato të holla që merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytë Ragipi shkoi në Zagreb, ku punoi si punëtor fizik për at ndihmuar Ukën dhe familjen në Krushë të Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen në afat dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Pas studimeve i vjen thirrja për shërbim ushtarak për Beograd. Në të njëjtën kohë regjistron studimet e shkallës së tretë dhe paralelisht e kryen shërbimin ushtarak dhe shkallën e tretë të studimeve-magjistraturën në lëmin e shkencave politike. Prej fëmijëve Ragipin dhe Hidajetin nuk patëm mundësi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punëtor fizik për ta ndihmuar Ukën derisa ishte në studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dërguam në shkollë. Myrvetja kreu shkollën normale dhe punon si mësuese në Prishtinë, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon në një shkollë në Gjakovë. Ukshini një kohë punon në Beograd në administratën e lartë shtetërore të ish-Jugosllavisë, kurse më pas kthehet në Prishtinë dhe emërohet sekretar i Sekretariatit Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Siç dihet bie në kundërshtim me disa kuadro të larta të atëhershme të Kosovës. Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në specializim në drejtimin e marrëdhënieve ndëkombëtare. Prej Amerikës kthehet si ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik, ku ligjëron lëndët Sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Si profeso fakulteti, punon deri në vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetëm pse i mbronte dhe përkrahte hapur demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe të drejtën e Kosovës për të qenë Republikë e barabartë me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Shpeshëherë e kam vizituar Ukën në burg. Më shihte se unë mërzitesha shumë dhe ai mërzitej sidomos për ne pleqtë, por më jepte gajret dhe më thoshte "mbahu nënë se do të bëhet mirë". Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha policore sulmuan popullsinë e pafajshme civile të Krushës së Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet në dy pjesë, gruaja e Ragipit me vajzën Arlindën e vajzën e motrës dhe një pjesë e banorëve të Krushës mbahen peng pnga policia serbe e më vonë i drejtojnë për në Prizren e Shqipëri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen në kodrinën te Vreshtat e Krushës. Ragipi të nesërmen zbret në fshat për të kërkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet më, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditëve në mes të Krushës e Celinës. Në vazhdim të rrëfimit të saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitë për atë se çka kanë përjetuar prindërit e Ukshinit gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s në shtëpi ishim unë, plaku Nazifi, të dytë të sëmurë, Ragipi me shoqen e tij, vazjën Arlindën, vajza e madhe Hidajetja me vajzën e saj. Atë ditë kur na sulmuan më 25 mars 1999 gjithë popullatra fillon të evakuohet nga fshati, në drejtime të ndryshme secili si mundej, familja jonë gjatë largimit nga shtëpia ndahet në dy pjesë, se si, nuk e di as vetë, nuk më kujtohet. Unë, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat në kodrinat e Krushës. Shoqja e Ragipit me vajzën Arlindën, me vajzen e Hidajetit, shkojnë në drejtim tjetër. Një pjesë të popullatës e Krushës mbahet peng e më vonë i drejtojnë për në prizren dhe dalin në Shqipëri. Të nesërmen Ragipi zbriti nga kodra, në fshat për të gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye më kurrë. Asgjë nuk dinim për të dhe ishim shumë të merakosur. Kisha një parandjenjë se i kishte ndodhur diçka dhe me të vërtetë ashtu doli. Pas luftës pasi u kthyem nga Shqipëria muarëm vesh se Ragipi ishte vrarë dikumes Krushës e Celinës nga paramilitarët serbë. Unë, Nazifi dhe Hidajeti në kodrat e Krushës, qëndruam tri ditë; pas tri ditëve një fshatar i Krushës me traktor na përcolli deri në fshatin nagavc, ku kishte qenë i strehuar një numër shumë i madh i njerëzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos në krah. Nga plaga e marrë dhe nga sëmundja kronike që vuante shumë gjatë, gjendja shëndetësore ju keqësuar për së tepërmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata që ishte aty, u largua. Mbetëm vetëm ne pleqtë. Në bodrumin e shtëpisë së vet, na strehoi njëfarë Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumë për ne e posaçërisht për Nazifin, i cili ishte i sëmurë dhe i plagosur. Pas tri ditësh qëndrimi në Nagavc erdhën policët serb, të cilët na thanë deri në orën shtatë të largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na përcolli deri në shtëpinë tonë në Krushë. Ato ditë nuk kishte njeri në Krushë të Madhe. Pas tri ditëve, erdhi policia serbe, deshi të na dëbojë nga shtëpia nazifi foli diçka serbisht me ta dhe kur na panë të dy pleqve të sëmurë dhe Nazifin të lënduar na urdhëruan të mos ndizet zjarr edhe pse ato ditë ishte ftohtë i madh. Nazifi nuk pranonte të shkojmë askund dhe ta se do të vdes në shtëpi. Në mungesë të kujdesit mjekësor gjendja shëndetësore e Nazifit keqësohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagën në krah nuk kishim me çka t'ia mjekonim. Më 18.04.1999 Nazifi vdes. Unë dhe Hidajeti qëndruam tri ditë pranë kufomës së tij me shpresë se do të vijë ndonjë njeri për të na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditëve Hidajeti hap një gropë në oborr, e mbështolli kufomën me najlon dhe në batanije, e ngrehu zvarrë kufomën, e zbriti ngadalë shkallëve të ballkonit dhe e varrosi. Në Krushë nuk kishte njeri të gjallë dhe pasi e varrosëm Nazifin me Hidajetin, morëm pak bukë dhe një shishe ujë dhe dolëm nga shtëpia me qëllim të shkojmë në Bellacerkë në shtëpinë e Hidajetes. Gjatë rrugës kemi hasur në kufoma të vrara. Para se me hy në Bellacerkë, serbët kanë gjuajtur me breshëri armësh, kur janë afruar dhe na panë se jemi dy gra na thanë të kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri në fshatin Celinë. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalëm në një strehë të një shtëpie, nuk më kujtohet sa qëndruam aty, derisa vijnë aty nja tri gra e dy burra, të cilët na ndihmuan të shkojmë në fshatin Xërxë. Në Xërxë strehim gjetëm në shtëpinë e Xhemë Himës, i cili është kujdesur shumë për ne. Aty qëndruam disa ditë. Më 30 prill 1999 një fshatar i Xërxës me golldan na ka përcjellë për në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me gruan e vajzën e Ragipit. Pas çlirimit, të gjithë së bashku erdhëm në shtëpi. Ragipi ishte vrarë plaku më vdiq. Për Ukshinin nuk dinim ende asgjë po mbahemi se është diku i gjallë. Gjithçka përjetova në këtë jetë. Atë ditë, kur na sulmuan serbët, u ndamë në dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta në kodër, kurse unë, mama e vajza e hallës mbetëm në fshat me shumë fshatarë, serbët na rrethuan pastaj na lejuan të shkojmë për në Prizren dhe dolëm në Shqipëri, Tiranë. Për babin, gjyshin, gjyshen e hallën nuk dinim gjë. Vëllai im ishte ushtar në radhët e UÇK-së edhe për të nuk dinim asgjë. Më 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhën në Tiranë dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur në fshat për të na kërkuar neve, dhe më nuk e kishin parë. Babai ishte vrarë më 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipëria, e gjetëm kufomën e babait dhe e varrosëm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bëmë më 15 gusht 99, për axhën Ukshin nuk kemi ende kurrfarë lajmi dhe jemi të shqetësuar për të. Ne si famolje në fshat kemi jetuar në kushte të rënda ekonomike, por duke ju falënderuar babait tim, i cili ka qenë neri me virtyte të larta patriotike, liridashëse e arsimdashëse e largpamës, edhe neve dy motrave na dërgojnë në shkollë. Unë edhe motra ime Resmija jemi ndër vajzat e para të Krushës së Madhe që vazhduam shkollimin e mesëm, unë e kreva shkollën normale dhe të lartën, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpërthimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli në anën e studentëve, të cilëve ju dha përkrhje të parezervë. Vëllai im Afrimi është një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981. Me disa shokë nga Suhareka organizoi demonstratat. Më 25 mars u arrestuar nga policia në Suharekë dhe u dënua me shtatë vjet burgim. Baca Ukë për shkak të pikëpamjeve, bindjeve e qëndrimeve të tij politike në vitin 1981 u burgos dhe u dënua me nëntë vjet burgim, kurse ka mbajtur vetëm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes së vllait Afrimit e posaçërisht bacës Ukë, ne si familje Hoti kemi qenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat. Mua më larguan nga procesi mësimos si e papërshtatshme. Po ashtu edhe motrës sime Resmijes iu mor e drejta për të punuar në procesin mësimor me nxënës edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punëtore e thjeshtë në fabrikën e tekstilit "Emin Duraku" në Gjakovë vetëm për të mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri në vitin 1986 baca Ukë qëndroi në burgjet e Jugosllavisë në Prishtinë, Mitrovicë e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanë. Derisa baca Ukë ishte në burg kujdesin dhe përgjegjësinë e ka pasur vëllau i dytë Ragipi kurse në vizitë shkonim të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukë, u vendos në fshat në Krushë të Madhe kryesisht ju kushtua punës shkencore dhe përgatiste disertacionin e doktoratës që për shkaqe të njohura nuk mundi ta mbrojë kurrë. Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë dhe shruan Alternativën e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni" në Slloveni. Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundësua puna në Lubjanë, përsëri u kthye në Krushe të Madhe dhe përsëri rreket punës shkencore. Më 1993, Ukshini viziton Adem Demaçin në pallatin e shtypit, i cili me disa të tjerë, pati hyrë në grevë urie për mbrojtjen e Rilindjes e të gazetave tjera, për ta mbrojtur fjalën e lirë shqipe. Pasi kthehet, në rrugë për Skënderaj, ndalohet nga policia në postëbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policë serbë, të cilët i shkaktojnë plagë të rënda trupore, ia thejnë dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak të pushkës. Gjykata e qarkut në Prizren, ngrit aktakuzën për vepër penale, kundër bacës Ukë, i cili arrestohet më 17 maj 1994, kurse në nëntor të po këtij viti, dënohet me 5 vjet burg. Gjatë këtyre 5 vjetëve Baca Ukë dergjet në burgjet serbe në Prizren, Dubravë, Nish e Mitrovicës e Sremit. Përgjegjësinë për kujdesin për tri vitet e fundit për bacën Ukë i kam marrë unë, të cilin e kam vizituar për çdo muaj me bashkëshortin tim, hakiun i cili gjithnjë ka qenë i preokupuar për fatin e Ukshinit. Në burg bacën Ukë e vizitonin baba, nëna, Ragipi, Resmija, fëmijët dhe të tjerët. Përpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe përmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytë e ballit, dhe gjatë luftës, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janë tri cikle të letrave- Vëllau motrës. Cikli i parë 7 letra, cikli i dytë-3 letra të botuara në Gazetën shqiptare dhe cikli i tretë-3 letra të veçanta që nuk janë të botuara. Baca Ukë në burg shumë preokupohej për nënën, babën, fëmijët e të tjerët dhe për situatën gjithnjë e më të rëndë në Kosovë. Një porosi Bacës Ukë nuk munda t'ia realizoj. Më pati porositur:" Myrvete, keni kujdes për bibliotekën". Librat ishin një thesar i pakompensueshëm. Këtë dëshirë Bacës Ukë nuk munda t'ia plotësoj. Barbarët serbë bibliotekën e kanë përmbysur e shkarravitur kurse herën e fundit dogjën shtëpinë dhe bibliotekën si dhe disertacionin e doktoraturës në dorëshkrim. Rrahman Rexhaj vijon |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Sep 11, 2007 1:25 pm | |
| Edhe kjo figur duhet qmuar me gjithse sod shumica nuk e pëlqejn por do të vij koha që historija do ta tregoj realitetit kush ishte ?
Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Autor i dhjetë librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Nën udhëheqjen e Dr.Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale më 2002. Poashtu LDK-ja nën udhëheqjen e Dr. Rugovës i fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale të 23 tetorit 2004. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 në bazë të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara në nëntor të 2001, si dhe më 3 dhjetor të vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovës në bazë të zgjedhjeve të dyta nacionale të 23 tetorit. Ibrahim Rugova është edhe kryetar i LDK-së. Në shtator 2005 u zgjodh shef i Ekipit Negociator për statusin Kosovës.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë
Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë. Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë. Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian. Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia). Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë. Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian Coudenhove-Kalergi. Po në vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë (SHBA) "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit të Tiranës. Jan të mirseardhur edhe mendimet e juaja? |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Sep 11, 2007 1:28 pm | |
| Lekë Dukagjini
Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.
Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe. "Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin. Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe. "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi. Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve. Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike". Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe. Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an Kronologjia e jetes se tij Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve. 1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit. 1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege. 1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden. 1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave. 1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri. 1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit. 1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes. 1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje. 1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren. 1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani. 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini. 1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini. 1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut. 1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes. 1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini. 1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese. 1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese. 1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini. 1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres. 1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons. 1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit. 1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve. 1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit. 1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim. 1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun. 1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi. 1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun. 1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes. 1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit. 1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes. 1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare. 1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij. 1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij. 1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Sep 11, 2007 5:41 pm | |
| HASAN PRISHTINA Hasan Prishtina RIBASHKIMIN E KEMI TESTAMENT NGA HASAN PRISHTINA Nga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë. Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës"Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina) Punoi autori Muhamet Sahiti http//www.drenica.beep.de Hasan bej Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha. Me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicë) në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së Hasan beut deputet në Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca në Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqëve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani morri përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes ’’ZUKRE’’ (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arësye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti së enjtes).Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore të qeverisë së Durrësit. Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin ’’Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’’ me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri.Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.Në fund të muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi."TRADHËTARI" HASAN PRISHTINAMë 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mbas rrëzimit të qeverisë së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, atëherë qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën. PASURIA E HASAN PRISHTINËS NË SELANIKHasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare shqiptare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit’ djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundëshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë shumë e madhe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga (dikur zonë e privilegjuar). Ndërtesa është trekatëshe dhe rrethohet prej një oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë miljon dollarë amerikan. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti. PËRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE "MAQEDONIA E RE" Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke "Maqedonia e Re’’ e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik, ku është shënuar se ai është pronar i ndërtesës së sotme "Shkolla e të Verbërve’’. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Ja dhe përshkrimi: "Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtenë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores ’’Beharnae’’ të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turur drejt rrugës ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i ik egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke. Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajne tradhëtar. Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare".
Edituar për herë të fundit nga në Sat Dec 01, 2007 5:59 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 12, 2007 12:03 am | |
| Hasan Tahsini, (1811-1881)
Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari nga Ninati i Sarandës, Hasan Tahsini që në vogëli u dha pas mësimit e diturisë, mbaroi shkollën e ulët në fshat dhe vazhdoi pastaj mësimet në një nga medresetë rnë të dëgjuara të Stambollit. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësitë e tij intelektuale ai u caktua rektor i Universitetit të porsahapur të Stambollit. Ai bëri kërkime në fusha të ndryshme të shkencave natyrore, që i paraqiti në mjaft artikuj dhe libra shkencorë në gjuhën turke, midis të cilëve dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat e astronomisë". Njohuritë dhe të dhënat që përmbajnë këta libra, janë nga më të përparuarat për kohën dhe i dhanë autorit të tyre emrin e një dijetari të shquar në Perandorinë Osmane. Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që vinin në kundërshtim me botëkuptimin zyrtar fetar-idealist ra në sy të autoriteteve shtetërore e fetare dhe shumë shpejt ai u pushua nga puna si rektor e u ndoq nga Universiteti.
Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetëm nga interesi i tij për shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtë për atdheun dhe popullin e tij. Hasan Tahsini, ashtu si rilindësit e tjerë të shquar, e kuptoi se një nga fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit të saj, ishte ajo e shkrimit të gjuhës shqipe dhe e përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Për këtë ai qysh në vitet '60 të shek. XIX, në bashkëpunim dhe me patriotë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë e të punojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Eshtë i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashkëtingëllore dhe 3 zanore, i hartuar në fillim të viteve '70. Më pas Hasan Tahsini mori pjesë në komisianin që hartoi alfabetin e Stambollit.
Hasan Tahsini u ndoq nga fanatikët dhe reaksionarët edhe për veprimtarinë e tij patriotike, bile ai njohu dyert e burgut të sulltanit. Por asgjë nuk e largoi Hasan Tahsinin nga bindjet e tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike. |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 12, 2007 6:46 pm | |
| Per mendimin tim hero i rendesishem i popullit shqipetar eshte edhe shoku Enver Hoxha Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që quan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë. Pasi përfundoi shkollën qyetëse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1924-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë (për të përfunduar Liceun) luajtën një rol të madh për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, përmes të cilëve ra në kontakt me literaturë dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste. Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 fiton të drejtën për të vazhduar studimet universitare, por në kundërshtim me dëshirat dhe pasionin e tij për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë në Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga mbretëria zogiste dhe shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta dhe një kohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientët e punëtorëve parisienë, frekuenton klubet e edukimit marksist të Partisë Komuniste të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF-së "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, por pas disa muajshë (në fillim të verës 1936) pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste. Në korrik të viti 1936 kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve i përkushtohet luftës për çlirimin e popollit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të. Pasi mbetet muajë të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të vitit 1937 mundi të siguroj një vend si profesor në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës, dhe me horizontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste të Shqipërisë. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë ( prill 1936 ), së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, Enver Hoxha veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnëtarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjëra që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë. Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra në sy të fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundër regjimit". Me kërkesën e tij dhe me vendim të qëndrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të v. 1940, Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit. Që në këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, vështirë dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist. Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qëndër të rëndësishme të lëvizjës komuniste antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinë e tij me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit u hodh në ilegalitet. Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai e kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe së bashku me ta luftoi për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t'i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror. Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nëntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Dorës së tij, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takojnë dy dokumentet e para programore të PKSh, ku përcaktohen bazat politike e organizative të Partisë: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSh drejtuar popullit shqiptar". Më 23 nëntor Ai merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSh, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare. I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregëtar e intelektual, ai gjatë gjithë dimrit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer në maj 1943 vepron kryesishtë në zonën e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj. Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit e të veprimit të shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me inisiativë e nën drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje të rëndësishme si: Konsulta e Parë e Aktivit të PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parë e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila për problemet e mëdha që analizoi zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithëshëm të PKSh. Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, për t'i bërë këto të ndërgjegjshme e për t'i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativën e PKSh e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlrimitar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSh. Në krye të KQ të PKSh, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të Partisë për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e atdheut dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ ( korrik 1943 ) e më pas Komandant i Përgjithshëm i UNÇ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇ Shqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë. Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vllezërve shqiptarë të Kosovës me troje. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarët kosovarë konsiderohet udhëheqës shpirtëror për çlirim e ribashkim kombëtar. Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për Partinë e Punës së Shqipërisë, populli shqiptar, lëvizjen revolucionare të Kosovës dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare. Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre janë botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe një varg veprash të veçanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi është antikomunizëm" (1980). Gjithëashtu janë botuar edhe një seri librash me kujtimet e shënimet Historike të Heroit të Kombit - Enver Hoxha, si: "Më Stalinin", "Hrushovianët" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" (1982), "Titistët" (1982), "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" 1984. Nga ditari politik i këtij burri të madh të kombit tonë janë botuar vëllime më vete: "Shënime për Kinën" (1979), "Shënime për Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985). Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kan ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror. Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSh e shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë Marksizëm-Leninizmit. Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë një burim frymëzimi pë gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror. Marr nga pksh.org [img][/img] | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 16, 2007 7:23 pm | |
| Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.
Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
28 nëntor 1912U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 19, 2007 3:55 pm | |
| Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat i sakrificës për liri në historinë e qytetërimit Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë. Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtare, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 6 mars të vitit 1998, po në Prekaz. Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat, jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona. Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror. Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë studimore shkencore. Fenomeni Adem Jashar, është fenomen sui generis, fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve. Duke folur për fenomene të tilla, studiuesi i vëmendshëm i etnopsikologjisë shqiptare dr. Kristë Maloku, në studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ndër të tjera ka shkruar: Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazëm djalërie si Alkibiadi, vullnet vetëflijues si Sokrati. Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon ata vetëm njëherë brenda qindra e mijëra vjetësh. Dhe, i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar. Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut, përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit, heroit të një kohe të caktuar historike. Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, të kryera në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrshme që ka sunduar ndonjëherë në botë. Filozofi më i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, Perënditë dhe njerëzit, ndër të tjera ka shënuar: Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.) Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë, i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat, të papërsëritshëm në historinë e qytetërimit. Fenomen unikat vetëflijues Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet. Ai është unikat, origjinor, autentik. Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën, Azem Galicën e Selman Kadriun. Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike, të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat me të cilat e ballafaqoi koha. Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit, një burrë trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nënë Zahides, një grua amazone shqiptare. Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar: vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjerë, në momentin përmbarues të bëmës së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955. Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparet e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, 2300 vjet më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit në moshën e tij 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë në mes njerëzve të një race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, patos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta. Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, lajmëtarit, luftëtarit, vetëflijuesit, projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores. Më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishte kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra dëshmorëve e martirëve, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë. Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit. Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën. Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit. Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhet: Veprat e vjetra do të përfundojnë Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit. Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, i jetës së ngjashme me jetën e urithit. Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese: Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shfaruese të artilerisë së Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë. Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaft kuptimplote: Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera të mizorishme, që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, së Nostradamusit, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, mirëpo pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait serb në vendin tonë. Fenomeni i përjetësisë Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembull dhënësi realist i lirisë. Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë. Vizita, që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, tani në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë. Fenomeni Adem Jashar po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo si legjendë e rrëfimeve tradicionale mitologjike, por si një personazh i veçantë dhe realist i historisë me përmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala. Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para së gjithash me origjinalitet, imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut, i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 19, 2007 4:43 pm | |
| Zylë ZarbincaTë flasësh për Sylë Zarbicën , do të thotë të flasësh për njeriun që pati ideale të mëdha, për ta bërë Shqipërinë një , të vetme gjithë andej ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë . Gjatë tërë Luftës së dytë botërore , bashkë me shokë u munduan që ta mbrojn kufirin e Kosovës Lindore nga depërtimi i forcave qetniko-partizane , me të gjitha forcat që patën . Luftuan dhe qëndruan , deri sa më në fund u bënë kurban në mbrojtje të Shqipërisë Etnike dhe gjaku i tyre u bë dritë dhe flakadan për mos me e lënë asnjëherë iden e çlirimit që të fashitet . Sylë Zarbica bashk me hoxhën patriot Mulla Idrizin , me nacionalistin idealist Muharrem Fejzën dhe me trimin sypatrembur Shefki Hajdinin me veprën e tyre prej martirësh u bënë simbol për shumë trima të më vonshëm që rrugën e tyre ta vazhdojn me përkushtim deri në përmbushjen e amanetit të tyre . Patrioti i pa harruar Metush Krasniqi nuk linte vend ku i jepej rasti pa e përmend Sylë Zarbicën dhe me e idealizue deri në përkushtim , jetën,veprën dhe martirizimin e tij . Nga vepra e tij dhe e shokëve të tij, kishin marrë frymzim edhe djemt trima si Rexhep Mala , Kadri Zeka , Nuhi Berisha e deri te ushtarët trima të UÇK-së .
|
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 19, 2007 4:44 pm | |
| Sylë Zarbica u lind në fshatin Zarbicë më 15 maj të vitit 1898 nga nëna Halimja dhe babai Shabani ishte vëllau më i madhë nga vëllezrit Murseli dhe Ramizi si dhe motra Ilmija . Fëmirinë e kaloj si të gjithë moshatarët e atëhershëm . Nëpër odat e Zarbicës flitej se Perondorija Otomane po ikte dhe ndjehej kobi i një armiku tjetër që rrinte i gatshëm për të shkelë tokat shqiptare përsëri . Ky armik ishte Serbija që vazhdimisht bënte propagand nëpër mes të popave të saj dhe mësuesve që i kishte në Kosovë , se Kosova gjoja ishte Stara Srbija dhe duhej ti bashkangjitej Sërbisë . Përvec propagandës shteti i atëhershëm serb nëpër mes të bandave të organizuara për këtë qëllim që quheshin komit , në viset kufitare herë pas here dërgonte ekspedita për të plaqkit dhe terrorizue Shqiptarët . Ishte e njohur masakra që këta komit bënë në fshatin Mavriq ku masakruan familjen e tërë të Dem Ahmetit .Shkollën fillore Syla e kishte krye në fshatin Dobërqan në gjuhën turke , ku kryesisht mësohej për mësimet e fesë islame. Ai ishte rritë me këngët që këndoheshin për Mujo Bylikbashin e për Ali Pashë Tepelenën , ku më vonë do ti këndonte edhe vetë . Nëpë mes të këtyre këngëve dhe bisedave do ta ketë formuar idealin kombëtar dhe patriotik . Ajo që rrinte si kob mbi Shqipërinë u bë realitet i hidhurë më 1912 ku pas ikjes së Perandoris Otomane , forcat serbe përkundër rezistencës që bënë kryengritsit shqiptar , hynë dhe e shkelën Kosovën anë e mban . Ushtrija serbe bëri masakra të mëdha mbi popullsin shqiptare dhe thuhej se lumi Vardar ditë me radhë mori ngjyrën e gjakut nga të vrarët dhe të masakruarit buzë tij . Edhe Zarbica me rrethinë nuk i shpëtuan kësaj masakre . Shumë burra që u zunë nuk u këthyen kurr më . Sylë Zarbica në këtë vite të mbrapsht ishte katërmbëdhjet vjeqar dhe bashkë me familje u arratisën për në thellësi të Kosovës . Pasi kaloj ajo furtuna e parë e terrorit u këthyen në Zarbicë dhe jeta filloj nën robrinë serbe , por rezistenca kundër okupatorit nuk u ndalë asnjëherë me një mënyrë ose tjetrën . Gjatë Jugosllavisë së kralit Sylë Zarbica , jetën e kaloj më ndryshe se fshatarët tjerë . Nuk u morë me punët e bujqësis , ishte këngtar popullor dhe bashkë me vëllaun Mërselin kënduan nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme Malësi dhe më gjerë . Nga natyra kishte një bukuri të jashtëzakonshme dhe vishej bukur që binte në sy nga fshatarët tjerë . Si hobi kishte edhe garimin e kujave . Ishte i njohur rasti kur në dasmën e Muharrem Fejzës në Hogosht , ati i tij në garë me shumë të tjerë kishte marrë vendin e parë . Ishte kjo një garë në nivel të Kosovës , duke u bazuar në autoritetin e babës së Muharremit - Sali Fejzës , të thirrurit ishin nga të gjitha viset e Kosovës . Gjatë kohës së kësaj Jugosllavije ishte tri vite kryeplak i fshatit apo kmet siq quheshin në ato vite . Gjatë kësaj kohe u muar me pajtimin e gjaqeve dhe disa herë i shpëtoj fshatarët nga ndjekja e xhandarëve nën preteksin e kontabandës së duhanit . Kishte edhe një forcë fizike dhe guxim të admirueshëm . Me një rast kur Jakup Karaqeva si antar i partisë ,, Xhemiet “ ishte në garë elektorale me një Serb të një partije rivale edhe Sylë Zarbica shkoj që të votonte . Votimi mbahej në Rogoqicë . Një oficier seb i ushrisë së atëhershme kishte dalë në derë dhe fshatarët i pyeste se për kend do të votonin , ata që i thonin për Jakup Karaqevën jo që nuk hynin brenda , po edhe merrnin ndonj kamxhi nga ky gjakatar . Kjo situat zgjati deri sa Syla arriti me trimat e vetë dhe i dha një dru të mirë këti oficieri dhe votimi vazhdoj në mënyrë normale . Kjo kundërvënje e Sylës , oficierit të kralit me një vend publik ja rriti prestigjin në popullë që do të ketë rëndësi për ngjarjet e ardhshme që do të zhvillohen . Sylë Zarbica u martua dy herë dhe nga këto dy martesa la tre fëmij – Feratin , Laliferen dhe Eminin . Por , koha që do ta bënë Sylë Zarbicën të pavdekshëm , zulmëmadhë dhe të paharruar është periudha e Luftës së dytë botërore , ku Sylë Zarbica i tregoj aftësit e tij patriotike, organizative dhe idealiste për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike . Kjo periudhë ishte kohë ku shumë patriot besuan se erdhi koha që njëherë e përgjithmon të shporrej robërija sllave dhe të bashkoheshin tokat Shqiptare me një shtet të vetëm . Lindi shpresa se me ikjen e fashizmit Shqipërija do të mbetej në kufijt e saj etnik dhe historik . Këtë shpresë me sa duket e ushqyen edhe patriot e intelektual të mëdhenj si Mitat Frashëri , Bedri Pejani , Ilaz Agushi , Ibrahim Lutfiu e shumë të tjerë . Këtë ide e besoj edhe Sylë Zarbica . Menjëherë pasi Zarbica mbeti nën zonën Bullgare . Syla me gjithë familjen kaloi në Kamenicë ku ishte krijuar Mbretrija Shqiptare nën mbikqyrjen e shtetit Italian . Filluan të hapen shkolla Shqipe anë e mbanë Kosovës dhe për këtë punë u kujdes Ministri i Arsimit në Mbretrin Shqiptare Ernest Koliqi , që nga Shqipërija londineze dërgoi në Kosovë mbi 200 mësues, për ta përhap dritën në gjuhën Shqipe , pas aq shekujsh errësir . Administrata filloj në gjuhën Shqipe dhe flamuri Shqiptarë valonte lirisht . Në fillim Sylë Zarbica u caktue komandant i gjandarmeris në Karaqevë dhe pastaj kaloj si komandant i vullnetarëve në Kamenicë . Forcat vullnetare u krijuan për ta ndihmuar ushtrin e rregullt në mbrojtjen e kufirit nga depërtimi i forcave serbe . Forcat vullnetare ishin nën komandën e drejtëpërdretjë të Regjimentit të katërt të ushtrisë shqiptare i dislokuar në Prishtinë . Rexhimenti në fillim udhëhiqej nga kolonel Rexhep Gjilani e më vonë nga kolonel Fuad Dibra . Sylë Zarbica ishte komandant i vullnetarëve për Kamenicë dhe zëvendës i tij ishte Hysen Ibrahim Zhuja ndërsa sekretar ishte Isen Shehu . Njësi tjera që komandoheshin nga Sylë Zarbica ishin në Fshatin Velegllav , Zajqec , në Svircë dhe në Hajkobillë . Këto njësi u përballën shumë herë me forcat serbe ku treguan trimëri dhe vendosmëri në mbrojtjen e kufirit , detyrë të cilën këta ja kishin dhënë vetes me përkushtim dhe vetë mohim . Po përballjet më të mëdha të njësive vullnetare të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera ishi ato në Kikë dhe Velegllavë.Lufta e Velegllavës filloj me datën 28 qershor 1944 dhe vazhdoj edhe me datën e 29 qershor . Në këtë luftë pati humbje nga dy palet po më në fund forcat serbe u detyruan që të tërhiqen në vijën ku ishin para sulmit . Lufta e Kikës u zhvillue me datën 26 korrik të vitit 1944 dhe lufta u shtri deri më 20 kilometra duke filluar që nga Shahiqi e deri në Tërsten . Edhe në këtë luftë armiku u thye dhe mbetën shumë të vrarë dhe të plagosur . Këtyre betejave vend të rëndësishëm ju dha organi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit ,, Lidhja e Prizrenit “ . Në këto beteja një rolë parësor kishin edhe vullnetarët e Sylë Zarbicës që dhan nga vetja të gjithë mjeshtrin luftarake pa e kursyer as jetën vetëm e vetëm që këmba e armikut mos të shkelë në tokat shqiptare . Megjithë sakrificat e shumta që bënë luftarët shqiptarë për mbrojtjen e kufirit , forcat serbe e thyen kufirin dhe depërtuan në Kosovë . Kësaj gjendje në radhë të parë i prinë rrethanat ndërkombëtare . Fuqit aleate që luftuan kundër fashizmit dhe dolën fitimtar morën vendim që as një kufi që e kishin vendos forcat e Boshtit mos të merrej parasysh , ky vendim prekte drejtëpërsëdrejti krijimin e Shqipërisë Etnike që ishte bërë nën forcat italiane dhe gjermane . Po mbi të gjitha në shkatrrimin e këtyre kufijve në Shqipëri , doli konferenca e Jaltës . Tri fuqit e mëdha të atëhershme Rusija , Anglija dhe Amerika morën vendim që Shqipëria ti takonte zonës së lindjes , apo zonës komuniste të Bashkimit Sovjetik . Para këtyre fakteve dhe para komunistëve që forcoheshin edhe në Shqipërin londineze po edhe në Kosovë forcat nacionaliste të Kosovës filluan të dobsohen dhe të shpartallohen . Në mesin e udhëheqësve u krijuan dilema të shumta , të vazhdohej rezistenca apo të arratiseshin në Perendim për të pritë ditë më të mira , për një kryengritje gjithë kombëtare . Sylë Zarbica kishte një besim se forcat anglo-amerikane nuk do të pajtoheshin me fitoren e partizanëve dhe do të zbarkonin në Jugosllavi dhe Shqipëri, për t´i ndihmuar forcat nacionaliste . Ai u tërhoq në malësin e Zarbicës për të marrë vendim se qka duhej bërë më tej . Po forcat partizane dhe pikërisht Brigada e Xll Maqedonase nuk ju lanë shumë kohë për të bërë plane dhe për ta marrë veten . Kjo Brigad që veten e quante e përgjakshme me 18 dhjetor të vitit 1944 arriti në Hogosht . Të nesërmen tri batalionet e kësaj Brigade marshuan për në malësi , thuhet se batalioni i parë u nis në drejtim të Qarrit i dyti në drejtim të Desivojcës dhe i treti në drejtim të Vriqevsit . Lajmi se Brigada gjakatare Maqedone po marshonte drejt malësisë u përhap shpejt dhe populli në panik nga masakrat eventuale u strehue në male .Thuhet se njësit që komandoheshin nga Sylë Zarbica dhe të tjerët ishin te Guri i Zi , ku pasi ishin informuar për arritjen e Brigadës në malësi , ishin të gatshëm për sulm . Sulmi i njësive të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera që komandoheshin nga Muharrem Fejza dhe Shefki Desivojca filloj në mbrëmjen e 19 dhjetorit dhe vazhdoj edhe ditën e 20 dhjetorit t vitit 1944 . Njësit e Sylë Zarbicës sulmuan nga Zarbica dhe në lagjen e zhigollëve në Desivojcë bënë kërdinë mbi partizanët e hutuar nga sulmi i befasishëm dhe nga terreni i panjohur . Vetëm grupe të vogla partizanësh mundën të shpëtojn dhe të arrijn në Gjilan . Kryengritësit shqipëtarë marshuan deri në Përlepnicë dhe aty u ndalën për të pushuar dhe për të menduar qka të bëhej më tej . Aty lindi ideja e sulmit mbi qytetin e Gjilanit . Në Gjilan ishin shumë të burgosur shqiptarë që OZNA gjakatare i pushkatonte pa kurrëfarë gjyqi , shumë nga ata i masakronin në mënyrën ma barbare . Të gjitha këto i dinin kryengritsit shqipëtar dhe urrejtja ju shtohej në zemër , ndaj këti armiku barbar që vinte me një ngjyrë shumë dinake . Vendimin për ta sulmuar Gjilanin dhe Ferizajn e kishte marrë Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare për Zonën e IV të Kosovës , në fund të nëntorit të vitit 1944 . Shtabin për sulm mbi Ferizaj e përbënin : Adem Gllavica , Qazm LLugaxhiu dhe Hysen Tërpeza , kurse Shtabin për sulm në Gjilan e përbënin : Sylë Zarbica , Mulla Idrizi dhe Muharrem Fejza . Sulmi mbi Ferizaj u bë me 2 dhjetor 1944 dhe pas një lufte të pa barabart luftarët shqiptar u thyen keq dhe u shpartalluan . Humbjen e betejës në Ferizaj e dinin luftarët shqiptar që ishin mbledhë në Përlepnicë prandaj aty kishte mendime pro sulmit dhe kundër sulmit . Në fund u vendos që të sulmohet qyteti i Gjilanit , në radhë të parë për lirimin e të burgosurëve nga burgu e pastaj sipas situatës . Gjilani u sulmue nga tri drejtime dhe për një kohë të shkurt u vu nën kontrollin e luftarëve shqiptarë me përjashtim të ndërtesës së OZN-ës dhe burgut . Partizanëve të rrethuar shpejt ju arritën ndihmat nga Ferizaj dhe Prishtina , qka ishin shumë ma numerike se luftarët shqiptar dhe shumë më mirë të armatosur . Luftarët shqiptar filluan të tërhiqen nga Gjilani drejt malësis prej nga edhe filloj sulmi mbi Brigadën e VII Maqedone . Për të qenë ma të lëvizëshëm , luftarët shqiptar u shpërndan në grupe të vogla , u dha urdhën që luftarët e thjesht të ju bashkohen partizanëve dhe ata që ishin më të vjetër të këthehen në shtëpi . Shefki Desivojca ra në Gjilan dhe nuk u përballë me jetën e rëndë të kaqakut , ndërsa Molla Idriz , Muharrem Fejza , Sylë Zarbica dhe shumë të tjerë mbetën në vetmin e maleve të rrethuar në të gjitha anët në luftë për jetë apo vdekje. Sylë Zarbica u strehue kryesisht në Desivojc , Suharrën , Novosellë , Priboc dhe rrethin . Edhe pse ishte në terren të vetin , OZNA ja kishte mbyllë të gjitha rrugët dhe rrethi i ngushtohej për ditë e më tepër. Thuhet se Sylë Zarbicën miqtë e këshillonin që të arratisej në Greqi , po këtë mundësi e refuzoj në vazhdimësi . Siq e ceka edhe më lartë ai thonte se forcat anglo-amerikane do të zbarkojn me siguri dhe do ta bashkojm Shqipërinë . Besonte vërtet në këtë mundësi apo në vetmin e maleve i rrethuar nga të gjitha anët i jepte vetes dhe të tjerëve kurajo , kjo do të mbetet enigm . Më në fund OZNA me bashkëpuntorët e vetë e vranë Sylë Zarbicën dikund kah fundi i verës së vitit 1946 në fshatin Gjergjec në malësin e Bujanocit . |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 19, 2007 4:53 pm | |
| Për vrasjen e Sylë Zarbicës qarkulluan shumë thashë e theme , varri i tij nuk u gjetë kurrë edhe pse thuhet se u vorros dikund me një malë të Gjergjecit .Si dhe ka thashë e thana se koka e tij asht pre dhe dërguar në Beograd për të hulumtur se qfar njeri ishte por të vërtet nuk ka . Së paku sipas dy dëshmitarëve që e panë kufomën e Sylë Zarbicës , mendohet se Syla u vra me një plumb në shpinë nga jataku tij apo siq thuhet sot truproja e tij . Dëshmitar që e panë Sylë Zarbicën të vrarë dhe që kan treguar më vonë ishin Iljaz Idrizi nga Novosella i njhohur në popullë si doktor Iljazi dhe Kadri Mulla Behluli nga Muhoci atëherë sekretar në komunën e Muhocit. Pas vrasjes së Sylë Zarbicës OZNA në Gjergjec bëri manevra ushtarake se gjoja Syla u rrethue dhe u vra nga forcat ushtarake , kjo u bë për t´i fshehurë bashkëpuntorët e vetë . Si dhe nga disa njeër thuhet se Syla ka qenaq i shpejt në armë dhe ja kan pas frigën ti dalin për ballë,gjëja se ka hy Syla të pastrohet dhe ati nga lart ja kan lëshuar ujin val të nxehët dhe në të njejtën koh edhe i kan ra pushk se për ndrishe nuk kan mundur ta vrasin fal aftësive dhe zgjuarsis së tij .Populli i nuhati vrasësit e këti trimi dhe gjithëmonë i urrejti me shpirt dhe me zemër , gjithënji mbetën të mallkuar dhe si farë e zezë që duhej zhdukë sa ma parë . Me rënjen e Sylë Zarbicës , ai kaloj në legjend dhe në mit , kaloj në pa vdeksi . Në të gjitha tubimet në malësi po edhe më gjerë , në gëzime dhe në hidhërime , emri i tij ishte i pranishëm . Përmendej për trimërit e tij , për bukurinë e tij e për këngën e tij , po mbi të gjitha për martirizimin e tij.
Edituar për herë të fundit nga në Sat Sep 22, 2007 6:05 pm, edituar 2 herë gjithsej |
| | | Hana Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1192 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 20, 2007 2:07 am | |
| Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) është udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Ishte djali i Mehmet Abedinit (Biberi) nga Shoshani dhe Zelfije Docit nga Deçani. Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe njënga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës. Së bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896. Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë. Më 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra në Pejë pabesisht nga Adem Zajmi, një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoritete osmane. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 20, 2007 2:53 am | |
| Bajram Curri Luigj Gurakuqi
Edituar për herë të fundit nga në Thu Sep 20, 2007 3:10 am, edituar 3 herë gjithsej | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 20, 2007 11:05 pm | |
| Buli,kjo qe keni shkruar ju ketu per patriotin tone te madh Metush Krasniqin,eshte thesar i historise Dardane,i cili na ndihmon te e njohim me perseafermi.Verejta se ju keni bere disa shkrime tjera te atdhetareve te rrethit tane dhe u gezovashume.Une si i zene me pune,i angazhuar edhe me forume tjera,sot per here te paree kam percjelle kete rubrike,qe tash e tutje do te e percjell me vemendje. Pergezime per keto shkrime te rendesishme. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Fri Sep 21, 2007 9:52 pm | |
| Në lidhje me shkrimin që solli jam buli dua të ja bashkangjes edhe këtë postim ... 'CFARE TORTURASH PERDOREN UDBASHET KUNDER METUSH KRASNIQIT...?! Sheradin BERISHA Metush Krasniqi u maltretua e u rrah mizorisht (...) Ai tregon: \"Ditën e natën më mbanin në birucë të errët, ku dridhesha nga të ftohtit e fryma më zihej nga lagështia. Natën më merrnin në pyetje, më torturonin në mënyrat më brutale: më sillnin me kërbaç, me shqelma, me shufra të hekurit... dhe ashtu të dërmuar më hudhnin në birucë. Betoni i lagsht kundërmonte erë mbytëse. Biruca ishte shumë e ngushtë. Rrija të shumtën galuc. Sapo më futnin në birucë menjëherë më merrte gjumi, por kriminelët nuk më linin të qetë as aty. E kishin hapur në tavanin e birucës një vrimë dhe çdo 15 minuta prej andej pikonte pika e ujit të ftohtë - ditën e natën. Ashtu i dërrmuar nga torturat e marrjes në pyetje që zgjatnin orë të tëra pa ndërprerje, i rraskapitur, pa ngrënë e pa pirë, pa gjumë një kohë të gjatë, më merrte gjumi menjëherë. Por, sa më merrte gjumi, pika e ftohtë e ujit pikonte përsëri në fytyrë, në dorë ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit - më dilte gjumi\".'); INSERT INTO phpbb_posts_text (post_id, bbcode_uid, post_subject, post_text) VALUES('31', '64ec667dd0', 'KUSH E TRADHTOI METUSH KRASNIQIN...?!', 'Metush Krasniqi edhe pse u rrah e dërmua shpeshherë për vdekje, asnjë fjalë nuk e foli për kolegët e punës dhe bashkëpunëtorët e vet dhe ansjëri prej tyre nuk u arrestua me atë rast. Në kohë të fundit Metushi dhe orgnaizata,kishin informata se MEHMET NUREDIN DERMAKU mund të kishte hyrë në shërbim të UDB-ës, por nuk donin ta besonin. Në të vërtet Mehmeti ishte vënë në shërbim të saj, ngase më 3 nëntor 1958 përgaditi arrestimin e Metushit në një lokal (në Shkup) nga katër inspektor të UDB-ës. Ndërkaq një ditë më përpara, më 2 nëntor 1958 burgoset Mark Gashi në Preshevë, kurse më vonë më 19 nëntor-burgoset Sejdi Kryeziu në Topanicë, më 20 nëntor Mehmet Ajeti në Zarbicë, e të nesërmen edhe Qemajl Kallaba në Roganë. Gati pas tre muajve, më 29 janar 1959, burgoset edhe denoncuesi gjegjësisht spiuni i UDB-ës - Mehmet Nuredin Dermaku, në Shipashnicë të Epërme. Me rastin e bastisjes së shtëpive të Metushit, të Markut, të Sejdiut, të Qemajlit e të Mehmet Ajetit, policët e udbashët nuk gjetën asnjë material që lidhet me organizatën. Ndërkaq te Mehmet N.Dermaku (të cilit iu është besuar ruajtja dhe fshehja e materialit) në arkën e petkave të bashkëshortes së tij, UDB-a - gjeti referatin që kishte mbajtur Metush Krasniqi në mbledhjen e organizatës së tyre, skicën e formacionit ushtarak - Brigadës së Anamoravës Lindore, Proklamatën e drejtuar popullit shqiptar të Kosovës e trojeve etnike shqiptare, trakte e disa poezi të Metushit dhe një shqiponjë të vizatuar . Të gjitha këto materiale mjaftuan që UDB-a t´i zhvillonte hetimet, e prokurori ta qëndiste aktakuzën, kundër veprimtarëve të \"Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë\". Procedura hetimore ndaj të arrestuarve, nga udbashët Jovo Gariq, Ilija Vujoviq, Shaban Kajtazi, Vlada - Shef i UDB-ës në Kamenicë etj., që nga dita e parë filloj me torturat më të egra. Derisa udbashët e ndërronin njëri tjetrin (pushonin), të burgosurit duhej t\'u qëndronin troturave të secilit. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Sep 25, 2007 5:48 pm | |
| Vrasja e vellezerve Gervalla
17 janari i vitit 1982, dita kur u vrane Vellezerit Gervalla e Kadri Zeka, ishte nje date e trishte ne historine e shqiptareve. Edhe pse kane kaluar 25 vjet, ajo dite mbetet pergjithnje e fresket me zine e saj, jo vetem per familjet, por edhe per nje numer njerezish qe kane qne te lidhur shpirterisht e organizativisht me `ta.Tri viktimat u identifikuan shpejt: I takonin kombesise shqiptare, qe te tre veprimtare kunder qeverise se Beogradit. Ne vendin e ngjarjes, Jusuf Gervalla, i cili me vone vdes, i kishte peshperitur policise: "Ka qen UDB-ja",- Policia Sekrete Jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Kur kemi të bëjmë me vrasje duhet të jemi të matur, por kur kemi të bëjmë me vrasje politike dhe atentat kundër patriotëve të mëdhenjë me përmasa kombëtare atëherë duhet të jemi edhe të matur edhe të përgjegjshëm. A thua ende jane ne liri personat qe kane mare pjese ne vrasjen e vellezerve Gervalla? | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Sep 26, 2007 4:45 pm | |
| Hogjë Jakup ef Asipi Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 20060)lindi dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumoanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetarë Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik. Jeta dhe vepraJakup Hasipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951 shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkolimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë "el-Furkan'" në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az'har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit. Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedone. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale. Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jet në gjendje ti arrij liritë dhe të drejtat e veta. Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rrgullta të bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës. Më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup - Kumanovë ndërron jetë. Kontributi në IslamKontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjt dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve multimediale. Vlen të ceket se të gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi. Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mabajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhametit, nga e cila ligjërat mbetet thënja e tij se " ...pa lexim jemi qumësht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht..." , si dhe xhirimi i ligjeratave në Prishtinë dhe Ferizaj.. Kontributi kombëtarëSi një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në teritorin e Maqedonisë proçes ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë. Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjat luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijë kan patur ndikim ndër poupllatën gjat gjith kohës. Krijimtaria Mbi 500 ligjërata mbi fenë islame | |
| | | robi Fillestar/e
Numri i postimeve : 4 Registration date : 14/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Sep 27, 2007 2:58 pm | |
| - Deli shkruajti:
- Edhe kjo figur duhet qmuar me gjithse sod shumica nuk e pëlqejn por do të vij koha që historija do ta tregoj realitetit kush ishte ?
Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Autor i dhjetë librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Nën udhëheqjen e Dr.Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale më 2002. Poashtu LDK-ja nën udhëheqjen e Dr. Rugovës i fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale të 23 tetorit 2004. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 në bazë të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara në nëntor të 2001, si dhe më 3 dhjetor të vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovës në bazë të zgjedhjeve të dyta nacionale të 23 tetorit. Ibrahim Rugova është edhe kryetar i LDK-së. Në shtator 2005 u zgjodh shef i Ekipit Negociator për statusin Kosovës.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë
Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë. Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë. Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian. Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia). Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë. Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian Coudenhove-Kalergi. Po në vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë (SHBA) "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit të Tiranës. Jan të mirseardhur edhe mendimet e juaja? Po te mos ishte Rugova sdo te ishim ketu ku jemi te lumte Deli | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 30, 2007 7:07 pm | |
| "Po te mos ishte Rugova sdo te ishim ketu ku jemi te lumte Deli"
Shume e vertete se s'do ishim ketu, por jame e sigurt qe do ishim shume me ndryshe ( me mir). | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Oct 01, 2007 12:44 pm | |
| Nuk e di se sa kush e cmon Dr.Ibrahim Rugoven, por une edhe pse nuk i perkas Kosoves mund te them nje gje si shqiptar, se po te mos ishte Dr.Ibrahim Rugova Kosoven nuk do ta njifte askush.Deri ne momentin kur Rugova vraponte poshte e perpjet neper shtetet e perendimit qe te iu tregoj Botes se Kosova po vuan, Kosova po torturohet masakrohet.Kosova eshte nje vend ne Ish-Yugosllavi me popullate etnike shqiptare, dhe Serbia po ben gjenocid ndaj ati popullit, Bota nuk e ka njohur Kosoven, as qe e ka ditur se ku egziston ne harten gjeografike. Kur ai takohej me president shtetesh, e me premier dhe u tregonte ceshtjen e Kosoves, disa te tjere ishin badigard, pastrues neper Zvicerr e Gjermani. Por ne shqiptaret e kemi nje gje, qe e harrojme shume shpejt te miren.Nderimet e mija per Presidentin legjendar te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Oct 01, 2007 2:49 pm | |
| Vuthjani, kur thua se Kosoven, nuk e njihte askush ne bote, dhe se nuk e pasken ditur nese egziston ne harten gjeografike...Nuk te kuptoj!!. "Nese" presidenti "legjendar" paska bredhur posht e lart neper shtetet e perendimit per tu ber me dije se po egzistojka nje vend diku ne mes te ballkanit, i perber me mbi 90% Shqiptar dhe se meriton te drejtat e veta si gjdo popull tjeter, ateher kete duhet ta kete ber neper rruge te perendimit, sepse une nuk di qe nje gje te tille e ka ber aty ku duhet. Pra, di qe ka ber shume gjera tjera...qe nuk dua as t'i kujtoj, e lere me shume. Por, me qe eshte nje teme krejt tjeter tani, ti vazhdo ta duash keshtu dhe ta konsideron "legjende". Nuk me habit kjo, perderisa edhe Allcaponen, qe njihet si gamgsteri me i madh deri me sot, e kan mbrojtur, pra ka pasur njerz qe e kan dashur, e ata dihet se kush kan qen...E njejta gje eshte edhe ketu. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
| |
| | | | Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |