|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
loredana Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 886 Registration date : 24/04/2008
| Titulli: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Apr 28, 2008 8:52 pm | |
| krejt nuk munen me kan propaganda. pse nuk u qu propaganda per rugoven se e ka shit kosoven po bash per enverin. ni fjali te mir kurr se harroj "nese nuk e hen hudren, mos u tut se te vjen era." SP: pse shka kam me ja pas inati enverit allahile hahaha... sofra mua nuk um pelqen ky njeri e kam ni film dokumentr te vjeter per enverin,po fatkeqsisht e kam ne nje videokasset e jo ne pc, se nven e kishna leshu ktu ne forum shka ka dit me ba enveri ne popullin shiptar. ai njeri ka bashkpunu me armiqt ma te mdhejt per popullit shiptar siq esht kina, rusia... ne at filem ka shum fakte asht teper i mir a. tregohet se ka myt njerz edhe tani trupat e vdekur i ka shti per ti hanger qet. ku po don dishka ma brutale a?? ka dasht vetem aj me kqen ne ket bot i drejt. aj me kan zot, po qe sja ka mrri shyqyr. na shiptart mujm edhe pa ta rrnoft ramushi hahahahaha... te pershendes sofra me fal nese te kam nervozu se po e adhurojshe enverin teper. kerkoj falje ok. nuk kam qef me ngacmu kerkan. thjesh e thash mendimin tem shka mendoj une per enverin. tung kaloni mir :alien:per flladitje sofra hahaha... kalo mir vlla |
|
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Apr 28, 2008 9:33 pm | |
| pse nuk u qu propaganda per rugoven se e ka shit kosoven po bash per enverin.
Ha ha ha shume kam qeshe me kete rresht shkrim .!!!! Rugova jo qe veq e shiti por e masaktoj per shekuj Kosoven e gjithe Popullin shqiptar aman .!!!
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Apr 28, 2008 10:47 pm | |
| Loredana, nga cili planet po shkruan oj vogelushe? Te pakten emrin e vendlindjes duhet t'a shkruani mire ( Kosovë), nuk po te theme per drejteshkrim, pasi qe shkruani nga mergimi dhe ju falet. Kur t'i meson dhe kupton gjerat elementare, ateher mund te provon edhe per ato te nderlikuarat. Mere si keshille dhe jo si kritike. Ne menyre qe mos te mirrem me ate qe ke shkruar, po pres te meson edhe ndonje emer tjeter ( perveq Rugoves, Ramushit dhe Enverit). Xhavo, a nuk te mjaftuan gjithe keto argumente qe i kane sjellur Lisi dhe Zeriatdheut?! Dhe c'fare shkruajtet me pas...Se ne qenkemi sikur ata Minatoret...O bo, bo. E din se c'fare mund te jeni ju? Nese e keni lexuar Platonin, e gjen veten ne shembullin e tij, kur flete per NJOHEJEN, ne shembullin e shpelles. U mesuam me ty dhe njerez si ty, qe u ka bere feja fiksim. Nuk dini asgje me shume veq: feja, feja, feja, feja dhe feja...Asgje s'mund te pranoni jashte kesaj "perde". Njerezve si ty, edhe vellau nuk ju pelqen nese del jashte kesaj "perde", kam pare kesi raste shume shume, dhe ndiej keq ardhje vertete. Shendet. | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Apr 28, 2008 11:12 pm | |
| Ju kisha lut te gjitheve qe merrni pjese ne kete teme dhe ne gjitha temat tjera kur te futeni se pari shkruani per temen e jo per anetarin nuk behet fjale ketu as per Loredanen as per xhavon por per Enver Hoxhen , respekte per te gjithe dhe 1 her ju lutem permnajuni temes mos dilni nga tema . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Apr 29, 2008 12:17 am | |
| - loredana shkruajti:
krejt nuk munen me kan propaganda. pse nuk u qu propaganda per rugoven se e ka shit kosoven po bash per enverin.
ni fjali te mir kurr se harroj
"nese nuk e hen hudren, mos u tut se te vjen era."
SP: pse shka kam me ja pas inati enverit allahile hahaha... sofra mua nuk um pelqen ky njeri e kam ni film dokumentr te vjeter per enverin,po fatkeqsisht e kam ne nje videokasset e jo ne pc, se nven e kishna leshu ktu ne forum shka ka dit me ba enveri ne popullin shiptar. ai njeri ka bashkpunu me armiqt ma te mdhejt per popullit shiptar siq esht kina, rusia... ne at filem ka shum fakte asht teper i mir a. tregohet se ka myt njerz edhe tani trupat e vdekur i ka shti per ti hanger qet. ku po don dishka ma brutale a?? ka dasht vetem aj me kqen ne ket bot i drejt. aj me kan zot, po qe sja ka mrri shyqyr. na shiptart mujm edhe pa ta rrnoft ramushi hahahahaha... te pershendes sofra me fal nese te kam nervozu se po e adhurojshe enverin teper. kerkoj falje ok. nuk kam qef me ngacmu kerkan. thjesh e thash mendimin tem shka mendoj une per enverin. tung kaloni mir per flladitje sofra hahaha... kalo mir vlla |
|
Valla bash po kam nevojë loredona me m'flladit pak ... Merre një gjethe të madhe edhe si ata zezakt që i flladitin zotritë kur ata shtrihen edhe e shikojnë kaltërsinë e detit.... E ku me u ba nervoz pastaj unë loredana ?! Nejse unë nuk jam i asaj natyre që arrin dikush të më bëjë nervozë sepse i kam tejkalu ka kohë nervozizmin se ato janë veti të atyre që janë në fazën e pubërtetit apo adoleshences... Unë nuk kam nevojë të të bindi ty se ishte i mirë apo ishte i keq Enver Hoxha ate do ta drejtoj Historia me historianët, e ne vetëm sjellim fakte aq sa kemi lexuar dhe aq sa dim apo na kujtohen ato vite para nëntdhjeta loredana.Mua psh më kujtoen ca emisione, lajmet, filmat apo dramat teatrale të cilat i ke edhe sot po deshte t'i shikosh. Ti më lart shkruan loredana se Enver Hoxha ka dasht të jetë më i drejti ... Po cili ishte i drejt në këtë botë, ata që ja mësyenin Shqipërisë t'ja përmbysnin Pavarsin e vendit apo ky që mbrohej dhe ua shkurtonte thonjtë ua zbulonte planet e mshefta të gjithëve... këto të duken përralla tani por ishin të vërteeta dikur kur ai ishte kryetar i Shqipërisë. Loredona ti i përmend faktet në postimet që i bënë më lart por ato askund nuk po i shoh unë, nëse flet me fakte sillmi këtu e flasim me fakte sepse përndryshe të mbesin shterpe faktet nëse i nxjerr nga koka e jote.... argumente dhe fakte dua. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Apr 29, 2008 12:40 am | |
| Per temen, ne librin "Tradhetia e madhe" nga Nicolas Bethel, nje antikomunist i terbuar, i cili ne kete liber flet per planet anglo-amerikane per ta rrezuar me ane te forces pushtetin ne Shqiperi, thote shumcka. Ndere tjera thote:"Te gjitha operacionet ushtarake dhe politike, qofshin dhe jo te shkalles se gjere dhe zyrtarisht te miratuar, kane pasur si qellim kryesor dhenien fund te qeverise komuniste ne Shqiperi ".(Nikolas Bethel, faqe 44). Ku frut i kesaj ishin me dhjetra banda qe u derguan ne Shqiperi ne vitet 1949-53, per te shkaktuar trazira dhe per te vrare e terrorizuar popullin. Ata qe e njohin historin e Shqiperis e dine mire kete plane te deshtuar te turpshem. Te gjithe e dine se nje veprim i tille perbente dhe perben nje shkelje te rende te normave te se drejtes nderkombetare. Kete e pranon edhe vete, Nikolas Betheli. Por mundohet ta justifikoj kete qendrim.....shfletojeni vete me pas.
Meli, uroj qe ju te keni shkruaj me gjakftohtesi ( edhe pse me dukesh ndryshe), sepse une kam shkruar si gjithmon me gjakftohtesi.
Shendet.
Edituar për herë të fundit nga E_Bukura në Tue Apr 29, 2008 12:54 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Apr 29, 2008 1:24 am | |
| Rihapet tema perseri shpresoj te ket vazhdim te mbare pa ofendime pa dalje nga tema ju pershendes . | |
| | | LISI Fillestar/e
Numri i postimeve : 43 Registration date : 23/04/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 1:36 pm | |
| Përshëndetje të përzemërta për të gjith,e po saqërisht i përshëndes të gjith ata që din të i vlersojn vlerat tona Kombtare ku zë një vend të rëndësishëm edhe historia.Kur jemi tek Historia,domosdo nuk mundemi ta anashkalojm edhe Figurën e të Madhit Enver Hoxha dhe shum të tjer.Të vlersosh drejt është gjë reale për xhdo Shqiptar që në venat e tyre rrjedh gjak Shqiptari dhe nuk iu është bërë gjaku ujë.Kur flasim për Enver Hoxhën,nuk kemi se çka të shtojm asgjë,mjafton të mundemi t'i përfshijm të gjitha veprat e tij,por do të duhej ndoshta edhe nji koh e gjat që t'i përfshijm deri diku.Historinë e Xhaxhit Enver nuk e kemi shkruar ne,bile askush,por ato i ka shkruar vet me veprat e tij.Atë histori të lavdishme të popullit Shqiptar,të kohës së Enverit dhe shokëve të tij të Luftës Nacional Çlirimtare e shkruan me gjakun e derdhur për liri,bile them se me xhdo plumb të shkrepur mbi armikun dhe tradhtarët,kan shkruar një shkronj më tepër në histori.Pra,historia nuk është shkruar vetvetiu,por ajo rrjedh nga vepra.Gjëja më fisnike për ne është që ate histori ta vlersojm drejt dhe mos të merremi me dezinformata që çojn ujë në mullirin e armiqve tanë. Kush ka qenë Enver Hoxha? Kjo është një tem e qëlluar dhe don të debatohet nga një debat i mirfillt.Vet fjala debat don të thot se aty marrin pjes pjesmarrës të ngjyrave të ndryshme politike të cilët disa jan për dhe disa jan kundër ku është gjithçka normale.Mirpo,çka po shoh unë këtu,i tejkalon normat e jasht xhdo normaliteti ma merr mendja,sepse këtu po hidhet balt mbi figura të ndritura të Kombit Shqiptar.Një fjal popullore thot se (Kau lidhet për briri,e Njeriu për Fjale) mirpo paska të atill që nuk po u lidhkan për fjale,edhe pse ato jan të dhëna me fakte të pa mohuara,interesant.Shtrohet pyetja se çka kërkojn dhe dëshirojn më tepër fakte që të binden se ajo që është e bardh është e bardh dhe mos t'i thuhet e zezë.Me sa pash unë,pati mjaft fakte që as që don diskutim.Mirpo shtrohet pyetja se çka i shtyen kta njerz të shprehën në këtë mënyr kundër Enverit,ma merr mendja se nuk është e vështir të kuptohet,sepse mesiguri jan kategoria e ati që u vra në Pariz nga Avni Rrustemi,apo të atij që kur u sulmua Shqipëria,ai ik nga vendi.Nuk është hiç çudi se këta i ngjajn ati që,kur Drenica digjej flak,dhe kur bëheshin maskra të tmerrshme në Kosovë,dikush shkonte në Beograd dhe përqafohej me Millosheviqin.Pra sipas konstatimit tim ma merr mendja se kta njerz i përkasin kësaj kategorie,por fatmirsisht nuk jan shum.
Me që debati vazhdon dhe dikush kishte shkuar aq larg me gënjeshtra sa që kishte thënë se Enveri e shiti Kosovën,unë ju them se jo.Kosovën e kanë shitur Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu,kta kanë qen ata që kan nënshkruar mbetjen e Kosovës nën Jugosllavi,konkretisht nën Sërbi.Me që nuk ja vlen të merrem edhe aq shum me tipa të cilët flasin Shqip dhe mendojn krejt diçka tjeter unë po ua sjell disa video dhe shiqoni me kujdes ju lutem..
1 http://fr.youtube.com/watch?v=ofXqWpVdzcE 2 http://fr.youtube.com/watch?v=uK_KtlOxTv0 3 http://fr.youtube.com/watch?v=0Fd2UcDN9bc 4 http://fr.youtube.com/watch?v=Ko-8TMDzIH8 5 http://fr.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y
Mbeteni të përqshëndetur dhe shum të rrespektuar dhe Ju uroj shiqim të këndshëm për ata që i vlersojn drejt krse për ata të cilve ua vrasin syt,u them POSHT TRADHTARËT LAVDI VEPRËS E TË MADHIT ENVER HOXHA RROFT KOMBI SHQIPTAR RROFT RIBASHKIMI I SHQIPËRISË RROFT FRONTI PËR BASHKIM KOMBTAR SHQIPTAR RROFR ARMATA KOMBTARE SHQIPTARE LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 2:05 pm | |
| LISI hallall more djale e vlersoj shume shkrimin tend, dhe pajhtohem pa as dushimin me te vogel me ate shkrim.
Te pershendes dhe vazhdo me shkrimet e tua te mire
Rrofte bashkimi kombetar, rroft Enver Hoxha. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 2:16 pm | |
| Perseri edhe pse e dua Enver Hoxhen, do tua kisha bere nje pyetje Sofres dhe Lisit: A kisht ndonje plan E.Hoxha per qlirimin e Kosoves, bile kam degjuar disa fjale qe thon se me shum gjerman ka pasur ne UCK se sa shqiptar te Shqiperis, kete pytje u mundova ta gjej ne net po nuk mund po te me jap ndonjeri pergjegje do jem mirenjohes. Pse ishte kaq e heshtur Shqiperia ne qeshtjen e Kosoves?
Ju pershendes | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 3:53 pm | |
| Kam qene tek "Lisi i Prere" tek "Trungu i Prere" ne Kosove dhe me jane perlotur syte. Lisi te lumte goja. lum nena qe te ka!
Guximi, nuk jemi ne gjendje ne te merremi me kete ceshtje. Tema Kosove ka qene teper e nxehte ne ato vite dhe kur duhej Enver Hoxha e ka bere te qarte qendrimin e vet hapur per boten, por mos harroni se plane te tjera kishte dhe gjera te tjera ndodhnin nese i mbani mend levizjet kosovare per pavaresi, gjuhe e flamur. Pa mbeshtetjen e Shqiperise ato nuk do te ndodhnin. Nuk kishte Kosove pa Shqiperi ashtu sic nuk ka Shqiperi pa Kosove, Mal i Zi, Maqedoni e Cameri.
Haka do te veje shume shpejt tek i zoti, thote populli. E drejta menon, por nuk vonon. Sot mbrojtja e figures se te madhit Emver Hoxha eshte bere guri i proves i shqiptarit te vertete. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 4:09 pm | |
| Tom Sojer te pershendes te falenderoj e kam respekt per ty, dhe shkrimin tende.
Tung | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 8:43 pm | |
| - guximi shkruajti:
- Perseri edhe pse e dua Enver Hoxhen, do tua kisha bere nje pyetje Sofres dhe Lisit: A kisht ndonje plan E.Hoxha per qlirimin e Kosoves, bile kam degjuar disa fjale qe thon se me shum gjerman ka pasur ne UCK se sa shqiptar te Shqiperis, kete pytje u mundova ta gjej ne net po nuk mund po te me jap ndonjeri pergjegje do jem mirenjohes. Pse ishte kaq e heshtur Shqiperia ne qeshtjen e Kosoves?
Ju pershendes guximi ; Kete pergjigje e ke ne nje teme ne kete forum (nese nuk gabohem nga antari Sofra) Enver Hoxha kishte Plane Sekrete per çlirimin e Kosoves ,kete plan e kan ditur vetem tre veta,kerkoj ndjes qe une i kunderpergjigjem pyetjes suaj per me shume shpresoi se Sofra te pergjigjet ne kete pyetje. pershendetje guximi. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Apr 30, 2008 10:13 pm | |
| Veli Llakaj, në shënimet e tij të radhës që jepen sot për lexuesin, i rikthehet situatës tepër të rëndë në ushtrinë shqiptare, pas dënimit të Ministrit të Mbrojtjes, “armikut” Beqir Balluku, emërimeve të reja në krye të ministrisë si dhe fillimin e ndëshkimit për Petrit Dumen, Hito Çakon dhe pjesëtarë të tjerë të “kastës ushtarake”
Grupi “Puçist” i Beqir Ballukut, ndëshkimet dhe emërimet e reja në Ministrinë e Mbrojtjes
Veli Llakaj
Pas Beqirit, “Gijotina” dhe për Petrit Dumen e Hito Çakon
Shkarkimi i Beqir Ballukut nga ministër i Mbrojtjes, cilësimi “armik”, shpejt do të pasohet me ndëshkime të tjera në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht me ushtarakët madhorë Petrit Dume e Hito Çako, që fatkeqësisht, edhe këta do të pësonin të njëjtin fat si dhe Beqiri. Pikërisht, këto momente kritike në udhëheqjen e ushtrisë, kur Partia sapo kishte zbuluar “grupin puçist”, sjell në shkrimin e radhës Veli Llakaj. Është momenti kur ai, ashtu si disa kuadro të tjerë dhe punonjës të lartë të partisë në jetën civile, thirret me urgjencë në ministrinë e Mbrojtjes nga Mehmet Shehu. Vjen nga Fieri ku ishte me detyrën e Komandantit të Korpusit, me ankthin e një ndëshkimi të mundshëm (si shumë kuadro të tjerë të ushtrisë në atë kohë), pa e ditur se më 14 dhjetor 1974, do i komunikohej detyra më e lartë në ushtri, ajo e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zëvendësministrit të Parë të Mbrojtjes. Në të njëjtën ditë, pikërisht në orën 16.00 të pasdites, ai dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë, mësojnë se ish-drejtuesit madhorë Petrit Dume e Hito Çako, jo vetëm shkarkoheshin nga detyra, por edhe çmobilizohen nga detyra. Është pikënisja e një fundi tragjik që nuk do të vononte, pushkatimi si “armiq e puçistë” të dy nga personaliteteve dhe ushtarakëve më madhorë të vendit, në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Nga Kujtim Boriçi
Nesër do të lexoni: -Kush ishin 50 kuadrot e lartë të ushtrisë që u shkarkuan (disa u pushkatuan, të tjerë u burgosën) nga Komiteti Qendror i Partisë, në vazhdën e ndëshkimit të “puçit ushtarak” -Sigurimi i Shtetit në gatishmëri për situatën në ushtri -Frika dhe paniku për ndëshkime të tjera në radhët e ushtrisë
Me datën 14 dhjetor 1974, më lajmërojnë të paraqitem në orën 10.00 tek Ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Ky lajmërim m’u duk kobndjellës, se diçka do të kishte ndodhur, me këto lloj materialesh që po diskutoheshin në ushtri e parti, dhe mendova se kërkoheshin sqarime të mëtejshme, përveç atyre që u zbardhën në arkivin e partise, të Korpusit. Në ora 9.00 isha në Ministri. Të parin që takova në bufenë e kësaj ministrie, ishte gjeneral Abas Fejzo. Sa më takoi me thotë: “Përse keni ardhur këtu, keni ndonjë punë me dikë nga drejtoret e ministrisë, apo do të takohesh me shokun Mehmet? - Por- vazhdoi ai, - eja te pimë nje kafe, po të premtoi koha, se kur vijmë neve andej, ju nuk të lini pa një kafe”. Nuk e bëra të gjatë, dhe shkuam në bufe. Atje biseduam shumë përzemërsisht, me gjeneral Abazin, me gjithë ato xanxarllëqet që kishte si tip tepër i hedhur, i shkathët dhe i zgjuar. Unë e mora i pari fjalën dhe i them: “Shoku gjeneral, çfarë flitet këtej nga ju, dhe si po veprohet me ato diskutime të atyre materialeve që po i shikojmë si ëndrra?”. Me këtë doja të mësoja se mos ai dinte diçka dhe më çlironte nga ankthi që kisha. Abazi më thotë: “Këtej nga ne është bërë m..., se ne ja kemi futur njëri-tjetrit dhe nuk i kemi lënë vend vetes. Në analizën e aktivit të partisë së ministrisë, nuk ka ngelur njeri pa akuza, të qëna e të pa qëna. Shoku Petrit e Hito, ma merr mendja se do ta kenë të vështirë ta kalojnë klasën, por pa gjë nuk do të ngelemi dhe ne të tjerët. Ose me mirë të them, se ne jemi si në narkozë. Po ju andej si po kaloni, dhe çfarë ka dalë ndonjë gjë për ne të ministrisë andej?”. Pra ai m’u hap, për disa nga ato që unë kisha marrë vesh se na i kishte thënë Haki Toska në aktivin e partisë në Fier, por i qëndrova i mbyllur për ta informuar, por shkurtimisht i them: “Po ja, si këtej dhe andej, por Nikollaq Sallabanda është kritikuar më shume se kushdo tjetër, këto janë per ju, se çfarë do ti thonë atij nga ato diskutime që dolën, e di vetëm Haki Toska që ishte i deleguar”. Me kaq u ndamë me Abazin. Ai iku në punë të tij, ndërsa unë shkova tek zyra e Mehmet Shehut, pasi po shkonte ora 10.00. Qëndrova në paradhomën e tij, në pritje e në akth, mbasi dhe Abazi nuk më tha asgjë, pra nuk kishin asnjë lloj informacioni për këtë çështje. Pas pak vjen Maliq Sadushi, ish-shef Shtabi i Korpusit në Shkodër, i shkarkuar në vitin 1974, dhe tani pedagog ne Akademinë Ushtarake, pas tij Llambi Gegprifti, ish-drejtor i Minierës se Bulqizës, Tahir Minxhozi, ish-sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Krujës dhe Nazar Berberi, ish-komandant i Artilerisë së Korpusit të Korçës. Duke parë të gjithë këta, që do të takoheshin me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mehmet Shehun, u bëra optimist se nuk kishte gjë të keqe, por të mirë të “papritur”, për ato kushte. Te gjithë shokët që erdhën, i njihja personalisht dhe i kisha shokë prej kohe. Ne ora 10.00 fiks, erdhi Mehmet Shehu, me atë seriozitetin e tij dhe hijen e rëndë, për aq sa e njihja unë në atë kohë. Përshëndeti me kokë, hyri brenda në zyrë, dhe na lajmëroi të paraqiteshim. Takimin e pare e beri me Tahir Minxhozin, duke u përqafuar. Ai ishte anëtar i KQP, dhe sekretar me vite të tëra në disa rrethe, pastaj na takoi me radhë dhe nuk u ul në karrige. Ne qëndronim në këmbë. Ai si me shaka, por që në të vërtetë kështu duhej, na thotë: “Nuk duhet të uleni pa urdhër, se unë tani jam ushtarak e jo më civil, dhe kur të urdhëroj unë mund të uleni, kjo është demokracia në ushtri, jo ajo që kemi ne or Tahir”. Më pas shtoi: “Atëherë po ju jap komandë! “Nëpër vende uluni!”,- dhe ia dha të qeshurit”. Kjo sjellje na dha zemër qe te flisnim sa më çiltër me të. Mehmeti mbasi na pyeti se si po shkonim, si e ndjenim veten, më pas shtoi: “Sidomos ju ushtarakët, se këta civilët, të cilët do të bëhen ushtarakë, tani do të marrin detyra ushtarake me rregullore te prera!”. I saktë, serioz dhe i prerë siç ishte në detyrë vazhdoi: “Ju kam thirrur për një takim, që do të bëjmë pasdite ne ora 16.00, me shumë kuadro të tjera te ushtrisë, për t’u komunikuar një vendim te Byrosë Politike të KQP. Këto që do t’u them tani, janë vetëm për ju dhe për asnjeri tjetër. Këtë duhet ta marrin vesh vetëm pasdite. Pra, për ju është vendosur; Veliu emërohet zëvendës Ministër i Parë i Mbrojtjes dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, shoku Maliq Sadushi, emërohet zëvendës Ministër i Mbrojtjes për Stërvitjen, shoku Nazar Berberi emërohet zëvendës Ministër i Mbrojtjes për Artilerinë, shoku Llambi Gegprifti emërohet zëvendës Ministër i Mbrojtjes për Prapavijat. Ty shoku Tahir, të lashë në fund, se do të kemi të parë, pra në krye është Partia, prandaj, ju emëroheni Sekretar i Komitetit të Partisë së Ministrisë së Mbrojtjes”. Pas këtij komunikimi ai afroi shumë detyra që ne kishim përpara, dhe pse bëheshin këto ndryshime në ushtri. Foli për veprimtarinë infektive që ka patur puna e Beqir Ballukut, e cila me dashje apo pa dashje, ka lënë gjurmë tek shumë kuadro te ushtrisë. Pas kësaj ai mbajti vetëm Tahir Minxhozin në zyrë, kurse ne të tjerët na la të lirë, deri ne ora 16.00, duke na porositur që askujt të mos i thuhet kjo, gjithçka do të merret vesh në orën e caktuar. Ne, për të mos qenë në takimet e shokëve, se edhe nuk dinim kush do rrinte e kush do të dënohej e përse do të dënohej, menduam që të largoheshim diku, ku të mos na shihte njeri. Prandaj vendosëm të shkonim në klubin e Ministrisë së Brendshme, të pinim ndonjë kafe, të hanim drekën dhe te kalonim atë kohe qe na u caktua, deri tek paraqitja në sallën e kolegjiumit të ministrisë. Në orën 16.00 u grumbulluan të gjithë kuadrot drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe shume kuadro të tjerë të njësive, që do të emëroheshin në detyrat e komandave kryesore të ushtrisë. Nuk merrte pjesë në këtë takim kuadrosh Petrit Dume dhe Hito Çako, te dy ish-zëvendësministra të Mbrojtjes deri ne ato çaste. Të gjithë të pranishmit qëndronin në pritje, por me qetësi aq të madhe sa dhe miza nuk lëvizte, me përjashtim të neve që na u komunikua detyra (e dinim), ku na u caktua dhe vendi se ku do të zinim, në kohën që Mehmeti do të bënte këtë takim. Pra, do të ishim të gjithë pranë tij. Shumëkush në këto momente, e kuptoi se ne do të ishim tani në udhëheqje të ministrisë e të ushtrisë. Në këtë takim ishin marrë dhe masa sigurimi nga Sigurimi i Shtetit, duke përfshirë dhe vetë zëvendësministrin e Brendshëm, Feçor Shehu që mori pjesë në këtë takim. Po kështu, kishte dhe një grumbullim të theksuar makinash të parkut të veturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Mehmet Shehu e hapi mbledhjen kështu: “Shokë kuadro të ushtrisë, jemi mbledhur sot në përfundimin e analizave të bëra në shkallë ushtrie, në organet e partisë, për thellimin e mëtejshëm të veprimtarisë “armiqsore” te Beqir Ballukut, prandaj me keqardhje po ju komunikoj vendimin e Byrosë Politike te KQP, per masat e shëndoshjes së gjendjes në ushtri. Filloi te komunikojë në fillim shkarkimin e lirimin nga ushtria të dy zëvendës ministrave të Mbrojtjes, Petrit Dumes e Hito Çakos, pastaj shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Sami Meçollarit, megjithëse nuk kishte as tre muaj që ishte emëruar në këtë detyrë, dhe emërimin tim në vend të tij. Po kështu me radhë, shkarkimet dhe emërimet e secilit në detyrë në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe në komandat Operativo-Strategjike, pra të Korpuseve. Nuk ishte e lehte që të shkarkoje të gjithë Komandat e Korpuseve dhe të aparatit te ministrisë, të atyre kuadrove gjenialë, që kishin një jetë të tërë në ushtri, që kishin bërë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe përgatitjen e modernizimin e ushtrisë, për një kohë të gjatë. Ishte një masë dragoniane, karshi gjithë kësaj armate të mrekullueshme, ashtu siç i kishim konsideruar deri në këtë moment. Dhe me të vërtetë, ishte tepër e dhimbshme, e sidomos kur dëgjuam që dy figurat me operative të ushtrisë, Petrit Dume e Hito Çako, përveç të tjerave edhe çmobilizoheshin nga ushtria. Nuk dihej se çfarë mund të ndodhte më tej, me fatin e tyre. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu May 01, 2008 3:33 am | |
| - guximi shkruajti:
- Perseri edhe pse e dua Enver Hoxhen, do tua kisha bere nje pyetje Sofres dhe Lisit: A kisht ndonje plan E.Hoxha per qlirimin e Kosoves, bile kam degjuar disa fjale qe thon se me shum gjerman ka pasur ne UCK se sa shqiptar te Shqiperis, kete pytje u mundova ta gjej ne net po nuk mund po te me jap ndonjeri pergjegje do jem mirenjohes. Pse ishte kaq e heshtur Shqiperia ne qeshtjen e Kosoves?
Ju pershendes I nderuari guximi në faqen 9/10 në këtë temë kam bërë postimin me titull; Si u bë hartimi i këtij plani sekret, me emërin e koduar "Shpërthimi" ... e pata sjellur një pjesë nga intervista e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj. Kurse sa i përket fjalëve se në UÇK ka pasur më shumë gjerman se sa ushtar të UÇK-ës, pyeti ata se sa ushtar gjerman janë vrarë në Kosovë që paska pasur më shumë ?!!!Kurse sa i përket heshtjes së Shqipërisë, jo se kanë heshtur por politikanët e kanë tradhtuar Kosovën fund e krye.... madje çka ka vendos Evropa politikanët nga Shqipëria ia kanë bërë aminin se ishin përball Evropës servil dh ende vazhdojnë të jenë të tillë.Kurse populli mbrenda mundësive të veta e ka treguar veten edhe me pushkë por edhe me pritjen që ua bënë për ta strehuar popullin që e shpërngulen serbet.Mos ta harrojm kontributin e Dilaver Goxhait ( Shpëtim Golemit) dhe të Adem Shehut dhe qindra luftëtar tjerë që luftuan në tri luftërat kundër sllavëve. Ushtarë greko-fanariot në kufirin shqiptar në vitin 1949. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu May 01, 2008 12:20 pm | |
| Faleminderit shum Sofra tani e kam te qart planin e Enveri Hoxhes per Kosoven.
Te pershendes, e klm | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Fri May 02, 2008 2:54 pm | |
| Me pelqeu nje dite edhe pse nuk e lexova ne teresi nje fejton te Hakif Bajramit per kontekstin historik te Luftes Nacionalclirimtare ne trevat shqiptare. Me pelqeu jashtezakonisht pohimi i tij i drejte se vetem lufta e drejte cnacionaclirimtare e shpetoi Shqiperine nga mosekzistenca. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 05, 2008 10:10 pm | |
| Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-es, e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Delano Ruzvelt-President i Amrikes. Josif Visarionovic Stalin-Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Çurcill-Kryeminister e Britanis se madhe. Ne keto kushte Enver Hoxha, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare, te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetmja rruge. Besimi se kominizmi e socializmi do ta zgjiedhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperis ekzistuese. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive Perendimore, per te cilat flitet shume sot, ishte i sakte dhe i bazuar. Kishin qene keto fuqi qe i kishin coptuar trojet shqiptare, Ishin perseri keto fuqi qe mbeshteten jugosllavet gjate luftes se dyte boterore. Ata qe e njohin historine e dine mire nje gje te ketill. Po eshte mire qe t'ju freskojme mendjen e "ndritur" te disave dhe te s'qarohet cdo shqiptare i thjeshte. Qe ne muajin qershore 1943, Vinston Çurculli, vendosi te dergoje prane Titos, nje mision ushtarak, te kryesuar nga nje deputet konservativ dhe gjeneral, i quajtur Fitzroy McLea. Pas raportit te derguar ne misionin ushtarak, ai pa nguruar vendosi te mbroje deri ne fund Titon dhe te mos u jape asnje perkrahje cetnikeve te Drazha Mihajllovicit. Ne shenje simbolike te kesaj, vendosi te dergoje prane Titos, djalin e tij, te quajtur Randolf Çurculli. Tani shtrohet pyetja per disa nga ketu: Si e shpjegoni nje gje te tille? Si e shpjegoni qe Anglia antikomuniste, gjate luftes se dyte boterore ne Jugosllavi, u lidh dhe mbeshteti jo antikomunistat, por Ushtrin Nacional-Çlirimtare jugosllave, qe drejtohej nga komunistat? Gjithashtu, gjate luftes se dyte boterore, ne Angli u strehuan nje sere monarkish dhe qeverish qe iken nga shtetet te ndryshme te Evropes. Midis tyre, ishin qeveria poloneze ne mergim, mbreti i Jugosllavis, Peter dhe qeveria e tij e kryesuar nga Subashici, francezet te kryesuar nga De Goli dhe Mbreti i Shqiperis Ahmet Zogu. Eshte nje fakt historik, se te gjithe keto qeveri ne mergim, anglezet i njohen. Me nje perjashtim. Ata asnjeher nuk e njohen zyrtarishte mbretin e Shqiperis, Ahmet Zogun. Si e shpjegoni nje gje te tille??? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun May 18, 2008 3:53 pm | |
| Kush në të vërtetë ishte Enver Hoxha. Ç'bëri për Shqipërinë dhe shqiptarët Enver Hoxha. | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun May 18, 2008 9:00 pm | |
| :fla:Enver hoxha nje deshtim kishte pasi qe nuk u lidh me heret me Amerikan po me kinez e rus . Se sa per at se si ka udhehequr SHqiprin ne kohen e vet nuk ka pas mundsi ma mir , dihet shqipria edhe pse e coptuar kurr nuk kan ndaluar sulmet e armiqve per ndarje edhe mu tutje , e Xhaxhi Enver mir e mbrojti ket Shqipri te vogel sa kishte mbetur , ka punuar shum ne sferen ushtarake per qellime te rimarr prap tokat shqiptare si Kosoven ,pjesen e Maqedonis , Malit te zi , per ket kam pas rast te komunikoj me ish ushtarak tani ne pesion , ku kan shku gati deri ne plane operacionale per te rimarr tokat e veta. Eshte e vertet se populli ka hjek , por e ka ditur shum mir per qfar po hjek dhe po punon . | |
| | | aurora jasini Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Registration date : 13/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 19, 2008 12:58 pm | |
| enver hoxha ka qene ndyresira me e madhe qe ka pare ndonjehere historia shqiptare ne shekuj,diktatori dhe perbindeshi me i madh i koherave kundrejt shqiptareve,prosllavogreku dhe antikombetari,vrasesi e shtypesi i mendimit te lire e demokratik shqiptar,vrasesi i kultures, i tradites,i besimit,i rinise e intelektualitetit,njolla e zeze e historise shqiptare... pergjegjesi kryesor per ate c'ka ndodh kudo ne shqiperi/te e sotme.... | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 19, 2008 3:27 pm | |
| - aurora jasini shkruajti:
- enver hoxha ka qene ndyresira me e madhe qe ka pare ndonjehere historia shqiptare ne shekuj,diktatori dhe perbindeshi me i madh i koherave kundrejt shqiptareve,prosllavogreku dhe antikombetari,vrasesi e shtypesi i mendimit te lire e demokratik shqiptar,vrasesi i kultures, i tradites,i besimit,i rinise e intelektualitetit,njolla e zeze e historise shqiptare...
pergjegjesi kryesor per ate c'ka ndodh kudo ne shqiperi/te e sotme.... me rego nje shmbull se cka ka bere. askuhs nuk di pse e akuzon enverin por tjojne vetem keto fjale qe i thua ti. kur njeriu nuk ka aresyje per nje bindje, ai fillon te thure vargje magjike per ate gje, keshtu po beni edhe ju tash | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 19, 2008 5:31 pm | |
| - aurora jasini shkruajti:
- enver hoxha ka qene ndyresira me e madhe qe ka pare ndonjehere historia shqiptare ne shekuj,diktatori dhe perbindeshi me i madh i koherave kundrejt shqiptareve,prosllavogreku dhe antikombetari,vrasesi e shtypesi i mendimit te lire e demokratik shqiptar,vrasesi i kultures, i tradites,i besimit,i rinise e intelektualitetit,njolla e zeze e historise shqiptare...
pergjegjesi kryesor per ate c'ka ndodh kudo ne shqiperi/te e sotme.... Aurora se pari te uroj mirseardhje ne forumin tone. Por, mendimi im dallon nga i juaji sa i perket Hoxhes. Enver Hoxha nuk ka qene prosllavgreku sic pandehni ju, se po te ihste si thoni ju atehere si ka mundesi qe mbijetoi nje Shqiperi e tille pa iu shkelur per gjysme shekulli sovraniteti. Pra, akuza juaj bie. Kurse, edhe akuza e dyte e juaj bie kur e akuzoni Enverin per vrases te kultures e tradites. Ju nuk paskeni jetuar fare ne Shqiperi po me duket, ndryshe nuk do te flisnite keshtu. Ne kohen e Enverit, kultura shqiptare dhe tradita njohen lulezimin e plote. Cdo fshat edhe malor kishte qendrat kulutrore, qe perpunonin traditen dhe kengen. Te mos zgjatem per perparimet e folklorit, kenges, etj. Dhe akuza e trete e juaj bie me te paren, se gjoja Enveri ka faj pse ndohin keto gjera te keqija ne Shqiperi. Fajin per keto gjera kokekembe e kane politikanet dallkauk shqiptar, nanoist a berishist, nje lloj jane. Sepse sa qe gjalle Enveri mundesi teorike nuk ka pase qe te ndohnin gjera te tilla/. Miqesisht | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 19, 2008 5:54 pm | |
| Aurora, camet, nga ku vini edhe ju, u perzune ne menyren me fashiste nga trojet e tyre dhe ishte ky vend ku drejtonte ky "diktator" perbindesh qe ju strehoi, ju ushqeu, ju lejoi te zini disa vende te bukura ne kater anet e atdheut sepse ishit gjaku yne. Une e kuptoj se nje pjese e cameve jane pronare dhe llogjikshem e vendosin veten djathtas, por e di mire se kam shume shoke came, madje edhe nje me kete mbiemer tendin, qe jane njerez te ekuilibriuar e me mend ne koke. Njerez qe nuk merren aq shume me politike, por shikojne punet e bizneset.
Nga na dole ti, nje nxenese apo studente shkolle, nga nje lokal ne Itali, qe as ke pare e as ke degjuar, lexuar jo e jo se nuk do flisje keshtu, dhe ne vendos qe Enver Hoxha na ka qene diktator i keq, prosllavit e grekut, e felliqesira te tilla te paverteta? Nuk eshte mire Aurora.
Nuk eshte mire Aurora sepse pikerisht ti hap nje teme tjeter per te ardhmen e Shqiperise dhe shpreh shqetesimin tend. Me kete postim ketu ti na tregove se ai shqetesim i yti per Shqiperine nuk eshte aspak i sinqerte. Nje njeri i sinqerte nuk flet me kete gjuhe, me sharje e mllefe gjysherish, por jep argumeta se perse Enver Hoxha na ishte i tille e i tille per ty.
Pra pergjigje edhe per temen tjeter, nuk ben perpara Shqiperia me kete gjuhe urrejtjeje edhe ne gjuhen e nje zogthi qe sapo i kane dale puplat. | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon May 19, 2008 7:48 pm | |
| Jam i nje mendimi deri diku me AUROREN,por me vjen keq aspak me moderatorin,siç duket nuk keni jetuar ne SHQIPERI.Qe ishte nje tiran,diktator, shtypes i mendimit te lire,qe vrau,burgosi,internoi me qindra e mijera shqiptare,kete se luan topi.Vetem duke u nisur nga kjo pike,mund te bejme nje analize korrekte,por pyetja eshte se te gjitha fajet duhet te bien mbi te,une them se jo,nuk duhet te bejme te njejten gje si serbet me MILLOSHEVIçIN duke hedhur te gjitha pergjegjesite mbi te per krimet e tyre ndaj popujve te tjere te Jugosllavise,po ashtu dhe ne SHqiperi,ENVER HOXHA qe nismetari,te tjeret zbatuesit e zellshem,qe me shume hov madje shkonin edhe me tej urdherave.Tani i jap tom sojerit disa argumente,ne rradhe te pare çamet qe erdhen ne Shqiperi ishin nje numer shume i vogel flitet nga 30000-50000 persona,pjesa derrmuese e tyre iken ne TURQI,shifrat jane rreth 250000-300000,dhe sa per vendet me te bukura nuk eshte e vertete,çam ka kudo ne Sarande,Vlore,Elbasan,Fier,lushnje,Kavaje,Durres,dhe Tirane pra kudo.Fakti qe shume çam preferuan Vloren dhe Saranden qe thjesht per te qendruar sa me afer çamerise.Ne qofte se duhet te ngrejme lart Ever Hoxhen per kete,turqve qe sollen vaporet per ti marre ç'duhet ti bejme?çamet kane vetem nje faj ne syte e Enverit,qe s'pranuan te luftojne perkrah komunisteve greke.Une nuk jam student as nuk frequentoj kafenete,ah me fal nuk jam as çam por kjo eshte historia e ketyre 50 viteve izolimi,qe e mbajten SHqiperine te vetburgosur. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |