Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 21 ... 40  Next
AutoriMesazh
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:16 pm

he pra besim pergjigju
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:18 pm

ku piqet kungulli besim a nen hije apo ne diell
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:20 pm

Keq per kungull qeke.Ai imi eshte maturu me kohe,po sot s'ka problem gjen boll,po s'gjete provo me TRANGULL,rezultati per ty eshte njelloj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:26 pm

hahahahah po besim po se edhe ti si kungulli i pjeter arbnorit je rite ne birucat e spaqit apo te burelit shoki per ate je i pa pjekur e flet per enverin keq se je mesuar ti zotrote te hskelish veten tnede neper kembe me tregon demokracij ti duhet te piqesh ne diell por per fat te keq enver te paska lane pa pjek dhe me mire bil se sikur te ishe i pjekur nuk e dije se ku dote shkonte shqiperija me pallavrat tua ketu ne kete teme duhen prova argument djalo jo fjale rugesh ose fjale qe i keni perdore ne shtet e huaja per te fituar azilin apo leje qendrimin hahahaah qesharake nuk keni argumente dhe beni si miza ne prush
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:31 pm

pajtohem me ushtarin e lirise.

askush nuk sjell argumente kunder enverit, kurse secili nga ne kemi plot argumente qe e deshmojne madheshtine e enverit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:31 pm

Argumentin ta japin 1 milion shqiptar te emigruar per 15 vjet,rekord boteror per nje shtet 3 milionesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:35 pm

po mese e vertet besim apo mos valle ishte enveri qe i nxori jasht e kush te fajsohet per kete besim po flasem tani debatojme kete pyetje e ke fol burnisht por nga erdhi kjo dhe fai i kujte ishte kush tha te prishet cdo gje qe beri I MADHI ENVER me thuaj se thane prishni cdo gje ENVERISTE se amerika apo evropa do na i bej me te mira
ja cfare beri amerika edhe europa a mos valle eshte fai I ENVER HOXHES ME THUAJ BESIM SA EMIGRANT KISHTE SHQIPERIJA NE KOHEN E TE MADHIT ENVER POR BERU I SINQERT DHE DREJT FOL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:36 pm

leje o uishtar se nuk e njeh asnje dhe nuk te kallxon drehjte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:51 pm

Nuk kishte dite qe djem te rinj tentonin te kalonin kufirin,shume vriteshin,pak arritnin te arratiseshin,populli thote qe frika e ruan vreshtin,prandaj shume mendoheshin mire se raprezalja do ishte e tmerrshme ndaj gjithe anetareve te familjes.Eksodi shqiptar filloi ne korrikun e 1990 ishin akoma komunistet ne fuqi,kur 10000 persona hyne ne ambasadat e huaja,dhjetor 1990 30000 persona kaluan kufirin grek,mars 1991, 20000 persona rrembejne vaporet dhe shkojne ne itali, te mjaftojne per tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:51 pm

E shef rolling se rasen ne biruca kur ju ben pyetje te pergjigjen suk kane qa thojne heshtin se frigohen mos po ngjallet XHAXHI hhaahaaahaahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 10:59 pm

hahahhahaahahh qesharake mor i gjore po pse a nuk ishte bullgariaja me zije edhe rumanija me 22 milion banore edhe ato bene reforma por hajde te themi por regjimi komunist i ramiz alise nuk vrau asnje shqiptare me thuaj pse ndodhi kjo q te behen gjith rbelohen ne ate mnyre dh kus h ka tentuar te dal kufirin ka qen nen sherbimin e huja serbo grek apo dicka tjeter por jo mor bilbil se nuk munesh me dhane argumente ashtu e pse u prishka fabrika pse nje njeri don me dal ne europe apo si mendon ti i gjore ky eshte argument per ty kush ju tha te shiten motrat rugeve kush ju mesoj me shite drogen apo lloj lloj flliqesina qe behen sot edhe keto i beri ENVERI apo si mendon ti i gjore sa te anlfabet i ke sot ne shqiperij me thuaj sa droga shitet ne shqiperij me thuaj edhe keto enveri i beri apo si ku flenin studentet ne kohen e XHAXHIT dhe ku flejne sot me thuaj te thash mos fol pallavra apo ndytesina por ARGUMENTE ARGUMENTE AGUMENTE OK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptySun Jun 01, 2008 11:11 pm

Or vella ju kaloi koha ju,ajo iku edhe shyqyr zotit s'ka per te ardhur me kurre.Turku komunistet i djeg te gjalle,nuk eshte per ne fara kuqe,eshte fare e keqe ajo.s'mund te dush fort vendin tand po u bone ortak me ideologjine e kuqe,po qe se ke mall per ate rregjim,shko ne KORE te VERIUT,ke e veriut thashe,jo ke e jugut.S'ka shurdh me te keq se ai qe s'don me ndigju thote populli.PERSHENDETJE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyMon Jun 02, 2008 4:34 am

besimi 78 Enver Hoxha ishte shqiptar dhe nëse e përdori një ideologji të caktuar që e kishte pothuajse gjysma e rruzullit tokësor, nuk do të thot që tani të ofendojm forumistët sikurse që ofendon ti me disa këtu.
Shqipëria mbijetoi përmes asaj ideologjie dhe udhëheqsit Enver Hoxha. Shqipëria përmes sistemit që e kishte u ngritë në arsim, edukat,art, kulturë me një fjalë në të gjitha rrugët e jetës aq sa kishte hapsirë i nderuar. Askush si Enver Hoxha historikisht nuk i dha më shumë Shqipërisë. Enver Hoxha po të kishte mundësi do të bënte edhe më shumë, por kishte telashe me armikun e mbrendshëm i cili ishte i lidhur me të jashtmin kundër Shqipërisë dhe Enver Hoxhës që u turpëruan gjithmon posa ja mësyenin tokave tona.
Por ti ke mendimin tëndë që unë nuk dua të ndërhyjë në ate që ke, mbaje për vete e mos na trego rrugët kah të shkojm se e duam Shqipërinë, vendin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 4:51 pm

Enveri në pullë kushton 100 $


Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Albania1951-EnverHoxha

Po të ketë ndonjë gabim, ngjyrë të ndryshme nga simotrat e saj të së njëjtës seri, të jetë shtypur mbrapsht apo të ketë dalë me tirazh të vogël që në krye të herës, edhe më shumë e duan filatelistët. Janë thjeshtë pulla postare, por në drejtorinë e postave na tregojnë se ato në sytë e filatelistëve vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të çmuara. Megjithëse ka pulla të shumta me imazhin e Enver Hoxhës, një e tillë nga ato të 60-ës, tani mund të kushtojë mesatarisht 100 dollarë, ndërsa “Vepra Industriale”, një pullë e 1967-ës, është ndër më të kërkuarat nga filatelistët. Duket se edhe përmbajtja ka rolin e vet në këtë histori të çuditshme dashurie me copëzat e letrave ngjitur me pështymë mbi zarfe, ndërsa drejtori i Postës Arliqe Gorea shprehet se ato janë më shumë se sa objekte tërheqëse për filatelistët, sepse janë dokumente historike. Pikërisht për të rrëfyer këtë fakt, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të hapet edhe një ekspozitë e madhe e historisë së pullës shqiptare.
Më 5 maj pulla jonë mbush 94 vjeç dhe ky është sebepi për të zgjuar nga arkivat pullat e kahershme, që nga ajo e para që daton më 5 maj të vitit 1913, tek ato pleqësisë së Shqipërisë së mesme, mandej tek pullat e Ahmet Zogut e Viktor Emanuelit, pa harruar dot pullat e Enver Hoxhës dhe të tematikave ideologjike e deri tek pullat e sotme që rehabilitojnë figurat e harruara nga regjimit, por blatojnë edhe ndonjë të gjallë si për shembull Nënë Terezën e cila është ndër të vetmet shqiptare që është bërë pullë në të gjallë të saj, pas viteve ‘90-të. Por me sa duket radha për t’u përjetësuar në pullë u ka ardhur edhe protagonistëve politikë të pas ‘90-ës, pasi në Drejtorinë e Postave na tregojnë se është propozuar që t’i kushtohet një seri e veçantë pullash edhe Azem Hajdarit. I njëjti propozim është bërë edhe për Adem Jasharin, ndërsa pritet miratimi për të vijuar procedurën e krijimit dhe shtypjes së imazheve të dy të konsideruarve heronj të ditëve të sotme.
Krahas Azem Hajdarit, në proces për t’u kushtuar pulla për herë të parë janë edhe dy perandorët romakë me origjinë ilire, Galerio Maksimiliani dhe Flavio Anastasi, ndërsa pritet që të miratohet vendimi për t’u kujtuar zyrtarisht nga shteti shqiptar me anë të pullave edhe shqiptarët e njohur jashtë Shqipërisë si aktori John Belushi, fotografi Gjon Mili, piktori Ibrahim Kodra dhe deri tek arkitekti shqiptar i mesjetës i njohur si Arkitekt Sinani. Megjithëse pullat shqiptare janë të mbushura me emra njerëzish, për herë të parë një e tillë do t’i kushtohet papës shqiptar, Papa Klementit të 13. Vetëm para disa vitesh në pullat zyrtare janë përjetësuar edhe disa nga gurutë e shqiptarizmës Gjegj Fishta apo Mit’hat Frashëri, ndërsa Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytë janë ndër të paktët të lartësuar në pullë që në të gjallë të tyre, pas Enver Hoxhës që ka edhe numrin më të madh të pullave.
Arqile Gorea
“Duam të ringjallim pullën shqiptare”
Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea thotë se ekspozita që po përgatitet të hapet në Galerinë Kombëtare do të rrëfejë rrugën e pullës shqiptare që nga lindja e vet në 1913 e deri sot, por i mëshon faktit se ky aktivitet do të sjellë edhe një lobin të postave në rang ballkanik, sepse do të jenë të ftuar edhe specialistë e drejtues të postave të rajonit të Ballkanit për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta. Në ekspozitën që do të hapet në GKA do të jenë të ftuar të ekspozojnë koleksione te tyre private edhe filatelistë të shumtë dhe duket se nuk do të mungojnë shitje-blerjet e pullave ndërmjet tyre.
Mbreti në pulla
Në fakt temat politike kanë mbizotëruar për një kohë të gjatë në pullat. Në vijim të një tradite edhe të vendeve të tjera, në pulla filloi të dukej përherë e më shumë portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (në periudhën deri në 1939 shumica e pullave janë me fytyrën e tij), ndërsa gjatë pushtimit italian spikat shpesh fytyra e Viktor Emanuelit III.
Filatelistët e parë,
Sami Frashëri, Murat Toptani, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi
Filatelistët e parë shqiptarë i përkasin periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Ndër ta do të janë rilindasit Thimi Mitko, Sami Frashëri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani, më vonë Luigj Gurakuqin dhe sidomostë mirënjohurin Lef Nosi,Ministrin e parë të Postave të shtetit shqiptar, që ka merita të veçanta në konceptimin dhe emetimin e pullave të para shqiptare. Në nderim të tij filatelia shqiptare ka një emision me portretin e Lef Nosit.
Pulla e parë, si lindi 94 vjet më parë
Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, për vetë rrethanat në të cilat ndodhej administrata e Qeverisë së Ismail Qemalit, vazhduan të ekzistojnë postat osmane. Madje ishin po ata nëpunës, që deri në maj 1913, përdorën vulat dhe pullat turke. Gjërat hynë në normalitet duke filluar nga 5 maji i vitit 1913, kur u emetua dhe u vu në qarkullimpulla e parë kombëtare shqiptare. Madje në këtë kohë Postë Telegrafa ka qenë ministri e veçantë e drejtuar nga Lef Nosi. Qeveria e Ismail Qemalit i kushtoi vëmendje të veçantë veprimtarisë postare përgjithësisht dhe emetimit të pullave. pullash.
Emisioni i parë, ose pulla e parë, u realizua afro gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ajo nuk ishte e zakonshme, siç janë pullat aktualisht, por kishte formën e një vule në ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypën gjithsej 2232 zarfe. Kjo pullë-vulë në zarfe me ngjyra të ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxor në shitje në 11 qytete ku funksiononin zyrat postare të ngritura gjatë pushtimit osman. Ajo u vu në qarkullim më 5 maj 1913. Karakteristikë ishte edhe prerja e vulës nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimi mbi zarfe të tjerë, praktikë e njohur dhe e përligjurnga Ministria e Postave.
Të rrallat
Zarfat me vula ari
Filatelia shqiptare e periudhës 1913-1944 duket se ka qenë nga më interesantet.
Disa prej këtyre emetimeve janë bërë tejet të rralla: zarfat me vulë ari të pullave me fytyrën e Skënderbeut, zarfi me vulën e Zyrës së Financave të Elbasanit, zarfi me vulën e Tepelenës, zarfi me vulën e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen “Mbr . Shqiptare”, pullat e Komisionit të Kontrollit Provizor të Korçës, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes së flamurit në fortesën e Shkodrës, ato të pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, që spikat veçanërisht për shumëllojshmërinë e gabimeve..
Edhe Dollma me pullë
“Gjellë që gatuhet me të brendshmet e bagëtive, por dhe me mbushje me oriz dhe e mbështjellë me gjethe rrushi, fletë lakre etj.” Dollma ka pullën e vet në koleksionin e pullave, ashtu si edhe gjellë të tjera tradicionale shqiptare si Byreçka trekëndore, që gatuhet me miell përzier me ujë dhe qe hapet ne pete te cilat mbushen me mish, veze, perime ose djathë, petë të cilat pasohen në mënyrë trekëndore, por edhe Çorba me mish e cila përgatitet me copa mishi te cilat kaurdisen me qepe, pak speca e erëza, shtohen dhe pak hudhra e uthull, pjatë karakteristike e zonës së Shkodrës.
Pullat për përvjetorë, si dikur
Quhet 60 vjetori i fitores mbi fashizmin. Në fakt duket sikur të jetë ideuar para ‘90, ndërsa është emetuar vetëm në 2005. Lidhet me 9 Maj 2005 kur në të gjithë botën u përkujtua fitorja e përbashkët e popujve kundër nazifashizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 9:08 pm

Normal qe nuk ka njeri pa gabime , po per mendimin tim Enver Hoxha po flas per kohen sa ishte udhheqes mund te themi se po ta qesim ne peshore punen e tij sigurisht se do ja mujn anet pozitive .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 9:23 pm

rroni shkruajti:
Normal qe nuk ka njeri pa gabime , po per mendimin tim Enver Hoxha po flas per kohen sa ishte udhheqes mund te themi se po ta qesim ne peshore punen e tij sigurisht se do ja mujn anet pozitive .

Shume qesharak na qenke bre rroni , sjelli pra ti gjerat negative , kuptohet me argumente e jo me fjale qe ke ndegju nga te tjeret... nga injorantet qe nuk deshirojne ta mesojne te verteten dhe kundershtaret e tij ...

Lexoj se paku disa postime te "E_Bukura" dhe do ta kuptosh se kush ka qene Enver Hoxha , kuptohet nqs nuk je injorant si disa antare ketu ne forum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyWed Jun 04, 2008 11:03 pm

o ti siper meje un skam nevoj ti lexoj shkrimet e askujt un shprehi mendimin tim ashtu si di dhe ka fakte se eshte ashtu , besoj se goxha mir e di veprimtarin e Enver Hoxhes edhe pse me te nuk kam pir kurr kafe ,po i kam disa shoke ish ushtarark me funksione te larta te kohes se enverit qe luftuan ne luften e fundit ne Kosove , e sado kudo ata na i kan dhen informacione te bollshme per te .....
E ti mergimtar se di a je ne mergim a jo , un i qmoj shum ata qe nuk migruan kurr jasht vendi pa marr parasysh sfidave te ndryshme qe paten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:12 am

RONI eshte nje gabim qe ti kur thuaa se jam informuar nga disa ushtarak po cilet jan ata ushtarak qe te pasken informuar ty dhe te paskan thane qe enveri qenka i keq mos mor roni mos i ngatro gjerat se ushtarak ne lufte te kohes enver hoxhes nuk ka pas e ato sa i dij un jan kane ne shqiperi por jo mbrenda ne front ata kan ushtruar kan stervite por jo me luftu e ske pse ma mbush mendjen roni por KA TE drejt mergimtari
dhe kur thua se ti mergimtari se di ku je e ti qenke qe ke bere sfidat atje ok e kuptoj se keni pas probleme por nga mergimi dhepo nga keto mergimtare u organizuan luftrat mos e haro kete edhe nje se ne lufte u qune me ardhe te gjith mergimtaret edhe pse ishin shum te nevojshem te rine e te ndimojne luften me financa por ata t gjith shprehen deshire ehde te vine ne vijat e frontit pra ok mos dal nga tema roni po mos te ishi armet e TE MADHIT ENVER TI AS EDHE NJE ZE NUK DOTE NXIRSHE E LE ME ME JU KUNDER VY SHKJAUT se me armen e TE MADHIT ENVER KE LUFTUAR nese ke luftuar ok dhe ske pse me tregon fjale odash ketu apo kafenesh apo libra te kolaborocinisteve shqiptaare me prejardhje titste keto jan vetem fjal roni por per ENVERIN na sjellni fakte agomentone me fakte jo me fjale me ka thene m ka tregu thoni keshtu kish be keshtu me tha njoni apo eproret ti qe te pasken thane po lej vella keto pralla respekt roni sdua me u be nervoz por fakte ketu jo fjale boshe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:23 am

ENVER HOXHA


VITE TË RINISË



Korça zë një vend të veçantë e të preferuar në jetën time. Në Gjirokastër linda e kalova fëmijërinë, argasa këmbët në rrugët e rrugicat e saj të gurta e të dashura, hapa sytë e mora mësimet e para për atdheun, për njerëzit e për jetën. Kurse Korça është qyteti i r inisë sime dhe rinia është mosha kur formohet karakteri e përcaktohet rruga e njeriut në jetë.
Atje fiilimisht shkova për të përfunduar tre vjetët e liceut, vite nga më të bukurat e më të paharruarat e jetës sime, e më vonë, pas gjashtë vjetësh largimi erdha përsëri në Korçë, tash profesor në po atë lice ku isha diplomuar edhe vetë.
Kanë kaluar tridhjetë-dyzet vjet qysh atëherë dhe sot e kam të vështirë të them se ç'më bëri përshtypje më fort në këtë qytet, cila ishte gjëja më me vlerë që mësova e fitova atje, ndaj kujt duhet të drejtohem me nderimin e konsideratën më të thellë.

Liceu i atjeshëm ishte në ato kohë, pa dyshim, shkolla e mesme më e njohur dhe më e kualifikuar dhe unë, si ish-nxënës i saj, gjithmonë kam kujtuar e do të kaitoj me mirënjohje e respekt gjithçka na dha kjo shkollë mua dhe brezit tim në fushën e dijes e të kulturës.

Por Korça nuk ishte vetëm liceu. Çdo gjë e saj, që nga planimetria e rrugëve, e rrugicave dhe arkitektura e ndërtesave, që nga historia e lashtë dhe e re e qytetit e gjer te jeta e përditshme e tij, te zakonet dhe sjelljet e njerëzve, te hallet dhe përpjekjet e tyre, të gjitha u bënë per mua e shokët e mi dritare të reja, më të mëdha per njohjen dhe kuptimin më të thellë të jetës. E quaj fat të madh që më takoi të mësoj e të jetoj në Korçë tamam në ato vite kur atje, më qartë se kudo në Shqipërinë e asaj periudhe, kishte nisur të lëshonte rrënjët e para e të hidhte hapat e pare një ideologji e lëvizje e re, ideologjia e lëvizja komuniste. Të etur jo vetëm per të mësuar e per të zgjeruar dijet vetjake, por sidomos të dëshiruar e të preokupuar per t'i shërbyer sadopak atdheut e popullit që vuante në mjerim e kërkonte rrugë shpëtimi, ne, të rinjtë e asaj kohe, do ta ndienim shpejt erën e re që kishte nisur të frynte në Korçë e do të jepeshim me të gjitha forcat e pasionet pas saj. E per këtë u kam qenë e do t'u jem mirënjohës gjer në fund korçarëve punëtorë, të civilizuar e përparimdashës, sidomos pjesës më të përparuar të tyre, proletarëve korçarë. Nuk e teproj kur them se ata i dhanë rinisë sonë drejtimin e duhur në jetë, nuk e kam thënë per t'u bërë qejfin, kur kam theksuar se ata ishin mësuesit tane të pare të komunizmit. Ata proletarë të ndershëm, të sfilitur nga puna e mundimet e që po kaliteshin si luftëtarë per një botë të re, i kujtoj gjithmonë me respekt të thellë e me mall të veçantë, ashtu sic kujtoj me respekt e mall gjithë ç'pashë, njoha, mësova në Korçë në vitet e para të rinisë sime.

Siç kam treguar me hollësi edhe gjetkë, per herë të pare në këtë qytet shkova në vjeshtën e vitit 1927 per të kryer tre vjetët e fundit të shkollës së mesme në liceun e atjeshëm.

Dite e nate me radhë në Gjirokastër zjeu shtëpia nga përgatitjet per nisjen. Sa më shumë afronte çasti i ndaries aq më shumë mallëngjehesha, por dëshira per t`u nisur per në Korçë zotëronte mbi të gjitha. Dhe më në fund, një mëngjes herët, pasi u putha e u ngalasa me anenë, xhaxhain, Sanon, farefisin e shokët, i hipëm «fluturidhës» bashkë me shokët dhe u nisëm.




Rruga nga Gjirokastra per në Korçë është e gjatë dhe në ato kohë ajo bëhej në dy etapa, duke qëndruar një natë në Përmet. Udhëtimin e bënim me një kamion të vjetër, i cili prishej shumë herë rrugës dhe shoferi e ndalonte në çdo krua per t'i hedhur ujë radiatorit, që e shfrynte avullin si një plak kur i zihet fryma. Neve nuk na durohej sa të arrinim në Korçë, por edhe gëzim kishim që ndalonim rrugës, pse soditnim vendin, qytetet dhe fshatrat që na dilnin gjatë udhëtimit.
Ishte hera e pare që bëja rrugën Gjirokastër-Përmet-Leskovik-Ersekë-Korçë. Sa gjëra të bukura do të shikoja! Ja, urën e lumit, ku aq herë kisha kaluar me shokët e vegjëlisë sime e lamë pas. Lamë, gjithashtu, pas bregun e «Baba Manes», ku luanim dhe thithnim si bletët lulet e verdha të sfakave. Ja edhe Viroi me ujin e tij të ftohtë. Më tutje, i rrethuar me kavakë, na shfaqet mulliri i Dino Çiços. Ky mulli ishte kufiri deri ku ne, të rinjtë, ecnim me këmbë; Dino Çiçoja ishte «fundi i dynjasë».
Ai ishte per ne një njeri misterioz, i marre apo i ditur, pse flitej që mbyllej në ode dhe diçka bënte. Kynjeri pa shkollë mundohej të shpikte një makinë, që «dotë lëvizte pa u ndalur kurrë». Këtë makinë ai dhe njerëzit e tij e quanin «Devri daim»*. *( Nga turqishtja, ekuivalente e shprehjes latine perpetuum mobile. Në rastin konkret me kuptimin: makinë në lëvizje të përhershme, që ecën në tokë, fluturon në ajër, lundron në det etj) Kjo «e famshme» makinë, të cilën e bënte vetëm me dru që e gdhendte vetë me një biçak prej çobani, që «të punonte, të fluturonte, apo të notonte», sipas tij, nuk kishte nevojë as per ajër, as per benzinë, as per naftë! Dinoja rrinte në lagjen Hazmurat, atë e shihnim rrallë të dilte, vishej me poture të zeza, me qylaf të bardhë dhe me shark të bardhë.

- Mirëmëngjesi, xha Dino, - i thoshim ne, nxënësit, kur e takonim në rrugë, - kur do ta nxjerrësh «Devri daimin»?

Ai na përgjigjej

- Durim, mor djem, pa do ta shihni.

Po «Devri daimin» ne s'e pamë kurrë, megjithëse edhe në Vjenë e shpunë Dino Ciçon. Ai shkoi vetë atje i shoqëruar me «të famshmin» Xhevat Kallajxhinë (Hundashin), po u kthyen andej pa zhurmë, pse «shpikja» e tij nuk ishte veçse një mekanizëm i thjeshtë sahati prej druri.

Shoferin, që kënaqej nga këngët tona, të cilat basñkoheshin me zhurmën e madhe të automobilit karakatinë, e lutëm të na ngrinte mushamanë e karrocerisë. Kështu që «u kënaqëm» nga dielli që na binte në kokë dhe nga pluhuri që na bënte si «millona», sidomos kur makina ndalej. Por ne, të rinjtë, s'donim t'ia dinim prej tyre, mjaft të ngopnim sytë me malet dhe me fshatrat e Labëricë, me Mashkullorën e Çerçizit, urën e Kardhiqit, Picarin e Çelos, e matanë me malet e Lunxhërisë dhe fshatrat që na kalonin përpara syve njëri pas tjetrit, siç na kalonin në mendje, kur na i mësonte mësuesi, zoti Arshi.

Kamioni dridhej në kthesat përmbi Drinon plak, që ne e njihnim mirë, por që nuk e dinim të ishte kaq i bukur sa e shihnim në këto anë. Këtej lumi kalonte në mes rrapesh plot hije, uji i tij kishte një ngjyrë blu të thellë. Në këto anë kishte «ingjirë» të bukur, sigurisht plot me peshq. Xha Haxhiu (Shurdhi) me siguri këtu vinte i zinte peshqit që na shiste.

Ja, më në fund dhe Uji i Ftohtë i Tepelenës. Pushim bëri makina, pushim bëmë edhe ne, udhëtarët; «pinte ujë makina», pinim edhe ne, por ne të paktën shkundnim pluhurin e rrobave, lanim fytyrën, kurse makina vetëm sa hante në turi ndonjë kovë me ujë që iû hidhte shoferi.

- Mos u mërzitni, djema, - na thoshte ai. - Do të keni kohë edhe për t'u mërzitur pse kemi akoma rrugë për të bërë.

Vazhduam rrugën dhe më pas u futëm në grykën e Mezhgoranit e të Këlcyrës. Kjo grykë, rrethuar nga të dyja anët me male të larta na dukej pa fund. Vjosa rrëshqiste poshtë rrugës e qetë, kurse ne ecnim pa mbarim në drejtim të kundërt të saj. Nuk na durohej sa të shihnim «qytetin» e Këlcyrës.

Më në fund, automobili ynë u ndal me rënkime të mëdha, në mes një pluhuri të dendur, përpara një dyqani të vjetër.

- Kush të dojë, le të zbresë, - bërtiti shoferi. Vizitoni djema qytetin! - thoshte ai me ironi, pse, në fakt, këtu nuk kishte veçse ca dyqane të vjetra, një han pis dhe disa shtëpiza. Vetëm një shtëpi ishte atje e madhe, ajo e xhaxhait të Ali bej Këlcyrës, një tirani të poshtër për fshatarët.

- I shikoni atje lart ato gërmadha? - na thoshte shoferi me zë të ulët se mos e dëgjonte beu i Këlcyrës. - Atje kanë qenë sarajet e bejlerëve. Ja, andej ata i hidhnin fshatarët në Vjosë.

- Po mirë, - e pyeti shoferin një shok, - si bëhet që Ali Këlcyra është demokrat, kundër Zogut dhe në arrati?

Shoferi, më kujtohet si sot, fshiu djersën e fytyrës me kasketë dhe na tha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:24 am

T'ëmën Ali beut, bir kurve është edhe ai, mos u besoni kurrë atyre qëne, se derrat një turi kanë.


Pasi hëngrëm ca bukë, ia hipëm përsëri kamionit dhe u nisëm për në Përmet. Rruga këtu ishte e drejtë, se kalonte nëpër një fushë. Larg dukeshin malet e Dhëmbelit e të Nemërçkës. E dinim se matanë Dhëmbelit binte Zagoria, vendlindja e Cajupit, poet i dashur i neve të rinjve. Papritur automobili u ndal.

- Ç'ngjau? - pyetëm.

- U ça goma, - tha ndihmësi i shoferit, Çomja. Ky ishte një shoku im i mëhallës, i cili e kishte shtëpinë afër Çoro Kasapit, që shiste mish «në këmbë», kasap pa dyqan, siç i thoshin në Gjirokastër. Çoroja ishte i këputur; «kripë e Sajadhës», ai i shiste herë pas here plakut ndonjë paça ose zorrë. Mua më kujtohet që zorrën aneja na e gatuante duke e mbushur me oriz; ishte «bumbari», siç i thoshim. Çomja nuk erdhi kurrë në shkollë, ai kishte pasionin e automobilit. Që në vegjëli vente pas shoferëve, Arshiut, Pandeliut, Arapit dhe u shërbente. Çomen e shihje mbi kamionë e nën kamionë, duke i grasatuar dhe dulce u hedhur atyre ujë, frynte gomat etj. Ishte djalë i shkathët, plot humor, «shakaxhi», siç e quanim, po kurdoherë ishte i rreckosur, i vajosur dhe kasketën pis e mbante mbi sy.

- Çome, zbrit! - briti shoferi.

Dhe Çomja në këmbë.

- Sa do të vonohemi, Çome? - e pyetnim ne.

- Dhjetë minuta, - përgjigjej ai, por kjo punë zgjaste një orë e gjysmë. Kur bëhej gati të fuste krikon për të ngritur makinën Çomja bërtiste:

- Ej, po ju, o dembelat e hanit, atje sipër mbi automobil do të më rrini? Pa zbritni një çikë dhe më jepni një ndihmë.

Ne bënim sikur e ndihmonim, por ruanim me kujdes rrobat se mos na bëheshin me graso. Më në fund Boma u ngjit, u vu në vend trova me ujë e radiatorit. Çomja mori pastaj manivelën, e futi në motor, e vërtiti me forcë shumë herë dhe makina u ndez.

- Forca Arshi! - i bërtiti Çomja shoferit. - Shkelja gazin, se na pret rakia në Përmet!

Çomja ia dinte huqet shoferit, i cili, si gjithë shoferët në atë kohë, e kishte qejf rakinë, po sidomos birrën me meze.

Më në fund, në të ngrysur, u duk Guri i qytetit, u duk Përmeti përtej Vjosës. Kapërcyem urën dhe u futëm në qytet. U ndalëm në një hotel të vjetër. Do të flinim atje atë natë dhe të nesërmen do të niseshim për në Korçë. Futëm shpejt valixhet në dhomë dhe dolëm të shihnim qytetin rr eth e qark, sa kishte akoma dritë. Shoferi ia shtroi rakisë, kurse Çomja zbriste thasët nga makina. Përmeti më pëlqeu, se i ngjiste Gjirokastrës, me rrugë e me dyqane të vogla, me kalldrëme, ku të mbaj tura mirë dhe ku të prishura e me gropa me ujë. Ishim kuriozë, donim të shihnim çdo gjë dhe pyetnim: «A do ta shohim burimin e Vjosës? A kalohet këndej për në Zagori? Si e quajnë atë majë?» Po kjo ishte një copë herë e vogël, se erdhi nata dhe na mblodhi hoteli, u bashkuam me shokët në një dhomë dhe hapëm kartën e bukës për të ngrënë ato që na kishin mbetur. Në restorant nuk mund të shkonim, se kushtonte shtrenjtë dhe ato pak lekë që kishim, i ruanim si sytë e ballit që t'i kishim për në Korçë.

- E mor studentë, - na thoshte i zoti i hotelit, - nuk do të na bëni ndonjë çikë spezë këtu, apo jeni «kripë e Sajadhës»?

Në qoftë se ne ishim «kripë e Sajadhës», edhe dhoma ku fjetëm e krevatet ku u shtrimë ishin pis. Kushedi sa kohë kishin çarçafët pa u ndërruar, kushedi sa veta kishin fjetur mbi ta njëri pas tjetrit. Sidoqoftë, lodhja na i mbylli sytë. Në mëngjes u çuam herët, lamë faqet në çezmën e përbashkët të hanit dhe përsëri dolëm në rrugën e pazarit. Çomja nuk ishte zgjuar akoma, ai po flinte në automobil.

- Çome, kur do të nisemi? - e pyetëm.

- Ç'më çani kokën, lërmëni të fle!

- Çome, kur do të nisemi? - i thamë prapë ne,

se po vjen dreka.

- Për një çerek ore, - na u përgjigj Çomja, po çereku i orës ishte një orë e gjysmë në mos dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:26 am

Më në fund u nisëm dhe u futëm në luginë. Rruga gjarpëronte, edhe Vjosa gjarpëronte e ne pyetnim:
- Ku është kufiri grek? A arrijmë shpejt në Meso Ura*? *( Kështu e duanin në Jug pikën kufitare të LeskowiRut mbi Çanshovë («Tri Urat»), ku në vitet 30-të ndodhej një rrugë kalimi mes Shqipërisë dhe Greqis)

Ja më në fund dhe toka gr eke matanë. Arritëm në Meso Ura, ku automobili u ndal dhe dëgjuam shoferin që bërtiti

- Tungjatjeta xha Nuri, si je, si shkon?

Xha Nuriu (Nuri Cuçi) ishte nëpunës i doganës. Në urë pamë një xhandar «gushëkuq» në anën tonë dhe matanë një korofillak. Ura në mes ishte e ndarë me një tra.

Vazhduam rrugën dhe afër drekës, duke kaluar male e kodra, arritëm në Leskovik. Zbritëm, blemë disa kumbulla, pak rrush, u ulëm te rrapi dhe pritnim sa të mbaronte Arshi shoferi rakinë dhe Comja mos gjente ndonjë udhëtar për Ersekë dhe Korçë. Mbi ne qëndronte mali i Melesinit, për të cilin më kujtoheshin vargjet:


«Melesini maja, maja
Gjëmon topi e kumbaraja...»








Së shpejtï, në rrugën për në Korçë, ne do të kalonim nga Barmashi, nga Poda. Gjithë rrugës në këto vende koka më ziente nga Brama «Fe e kombësi» e Kristo Floqit që kishim shfaqur në Gjirokastër, në të cilën unë kisha luajtur rolin e Zylyftar Podës. U recitoja shokëve në automobil pjesë. Çomja hapte sytë, dëgjonte me vërejtje, nganjëherë psherëtinte dhe bërtiste:

- More, ç'na kanë bërë këta turq dhe këta grekë!

Nganjëherë thoshte:

- Ama, trima janë këta kolonjarët o Enver!

Në Ersekë s'ndenjëm shumë, hodhëm sytë andej-këndej, s'pamë gjë përveç një kazerme, ca dyqaneve dhe shtëpive të vogla. Fusha atje na pëlqeu, sidomos malet rreth e rrotull, Gramozi, Qafa e Kazanit.
U nisëm për në Korçë, dolëm në Qafën e Qarrit, pas së cilës u shfaq fusha e madhe dhe e bukur e Korçës. Ne u habitëm. Ishim kuriozë të shihnim Kor çën e bukur. për të cilën kishim thurur kaq ëndrra të gëzuara.
- Ja, ja Boboshtica, ja Drenova, ja dhe Korça! - na thoshin gjithë gëzim ata që kishin kaluar edhe herë tjetër në këto rrugë.
Si hymë në qytet, u ndalëm në agjenci, ku kishte plot njerëz. Ambienti këtu na dukej krejt ndryshe nga Gjirokastra. Rrugët ishin shesh, njerëzit sikur ecnin më shpejt, kishte më shumë dritë elektrike. Natën e parë fjetëm në një han dhe të nesërmen që në mëngjes një pjesë nga ne do të par aqiteshim në internat si bursistë që ishim.
Dy objektet më të rëndësishme që ne dëshironim të shikonim e të njiheshim me to sa më parë, ishin internati dhe liceu. Që pa gdhirë lamë hanin dhe me valixhe në duar u nisëm për në internat, në shtëpinë tonë, ku do të jetonim tre vjet me radhë. Ishte një ndërtesë «e madhe» me dy kate, e rrethuar me mure të larta. Dera e saj rrinte kurdoherë mbyllur. Duhej të trokisje, pa të hyje, se për të dalë duhej të tregoje se kishe leje nga kujdestarët e internatit. I ramë derës me zemër të gëzuar, por edhe me kureshtje, pse nuk dinim si do të na pritnin, në ç'dhomë do të na vinin, me cilët shokë të rinj e të panjohur do të caktoheshim.

Na hapi derën një plak i shkurtër me fytyrë të ngrysur, me qepalla të trasha, me vetulla plot qime e mustaqe të bollshme. Ai na pyeti i vrenjtur:

- Ç'doni? Kë kërkoni?

Kur iu përgjigjëm se jemi bursistë, vijmë nga Liceu i Gjirokastrës, ai na tha:

- Hyni.

Ky portier ishte Guri. Dukej i vrenjtur, po nuk ishte burrë i keq. Gjatë tre vjetëve që ndenjëm në internat nuk u zemëruam, as u grindëm ndonjëherë me të. Ai na tregoi shkallët, duke na thënë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:27 am

Ngjitni shkallët dhe nga e djathta është drejtoria. Paraqituni atje.





I ramë derës së drejtorit. Ishim edhe kur iozë. por edhe me zemër të dridhur ca, pse nuk dinim çfarë njeriu ishte. Hymë brenda dhe përshëndetëm. Përpara kishiln një burrë me leshra të thinjura, fytyrë të verdhë. të hollë dhe me cigare në gojë. Ne kujtuam se ishte drejtori.

- Unë s'jam drejtori, po ekonomi Pero, - na tha ai.
U shkrifëruam ca. «Ky do të na ushqejë», thamë me vete. Na mori emrat, na regjistroi në një defter të zi, të madh, na tregoi rregullat e inter natit, na këshilloi si të silleshim dhe, gasi mbaroi me këto formalitete që i dinte përmendsh dhe, si duket, ua përsëriste të gjithëve, i r a ziles. Hyri menjëherë një djalë i gjatë, i hollë, me një fytyrë gjysmëkali e me sy të kuq. Njërin nga kapakët e syrit e kishte të përveshur ca.

- Ilo, i tha Peroja, - merri djemtë dhe çoji disa në këtë dhomë, të tjerët në atë dhomë.

Mua më vuri në një dhomë të katit të parë, përballë drejtorisë, ngjitur me «kabinën» e kujdestarit.
Dhoma me penxhere të mëdha mund të kishte nja dhjetë a pesëmbëdhjetë krevate. Më pëlqeu. Në mes çdo dy krevateve kishte nga një dollap me dy kate me çelësa. Unë zgjodha një krevat pranë penxheres hapa valixhen, nxora teshat dhe i vura në dollapin tim. Krevatin afër meje e zuri Selami Xhaxhiu. U gëzova shumë. Më vonë dhoma jonë u mbush. Më kujtohet që në atë dhomë kishte shokë që ishin në klasën e dytë, të parë dhe ndonjë në atë të filozofisë. Ismail Topçiu, Shaqir Gjebreja, Vehap Ciu, Lezo Cami, Epaminonda Bulka, Anton Mazreku e disa të tjerë, që nuk më kujtohen, flinin në një dhomë me ne. Më vonë u njohëm mirë me njëri-tjetrin dhe me të gjithë shokët e internatit.

Vizituam pastaj dhomat e tjera, sipër. Ato ishin shumë të mëdha, me dy sërë krevatesh dhe me një rrugicë në mes, sic ishte dhe jona. Sipër rrinin më të vegjlit, që nga klasa e tetë e liceut dhe devi tek e katërta dhe e treta. Ky kat ishte si një pazar i madh kur hynin liceistët të flinin, kurse dhomat tona ishin më të mbledhura. Një dhomë përbri nesh ishte më e vogël, ajo ishte për shokët më të vjetër në internat. Më vonë atë dhomë e laklnomm. pse ishte dhoma e muhabeteve pas studimeve, dhoma e diskutimeve letraro-politike. dhoma ku hynin më pak kujdestarët, pse kishte disa shokë që tymosnin ilegalisht, apo si me thënë gjysmilegalisht. Poshtë katit të parë ishin dhoma e Peros, ekonomatit. depoja e ushqimeve, salla e ngrënies pa penxhere fare, vetëm me një derë në krye dhe me dritë, të cilën e hapnim dhe e mbyllnim kur hynim dhe dilnim. Dyshemeja e saj ishte me cimento, në mes kishte një sobë, tavolina e stola të gjatë dhe asgjë tjetër. Në krah të saj gjendej një dhomë me musllukë në mure, ku laheshim. Kuzhina ishte jashtë, përbri, e veçuar. Nga pas internatit, në fund të një oborri të vogël ishin një sërë nevojtoresh me radhë. Në krahun e hyrjes së oborrit, shtruar me pllaka guri, ishte studioja, një sallë e madhe me banka nga të dyja anët, që kishte në mes një sobë, ndërsa përballë hyrjes, pranë murit ndodhej tryeza e ngritur e kujdestarit.

Shkurt ky ishte internati ku jetova tre vjet, për të cilin në përgjithësi ruaj kujtime të mira. Disa prej tyre do t'i përmend më poshtë.

Gjëja tjetër më e rëndësishme dhe gëzimi im më i madh ishte të shikoja liceun, të regjistrohesha. Dhe kështu bëmë. Në radhë, me dëftesat e shkollës me vete, të gjithë ne, internatistët, shkuam në lice. Ishim të gëzuar, qeshnim dhe këndonim rrugëve, të cilat i shihnim me kujdes. Shikonim me kureshtje njerëzit, të rinjtë e të rejat, shtëpitë, dyqanet. Dolëm në një shesh të vogël. Përpara nesh ngrihej kinemaja «Mazhestik». një ndërtesë e përçmuar me cimento, pastaj morëm nga e djathta dhe u futëm në një rrugicë të vogël e të ngushtë me kalldrëm. Në të dyja anët e rrugës kishte shtëpiza të vogla si vila, të pastra. me penxhere me perde të bardha. Edhe kopshtet e tyre ishin të pastra dhe plot me lule. Nuk ecëm shumë. kur në të majtë na u shfaq ndërtesa e liceut, porta e madhe e tij me dy kolona. Më bëri shumë përshtypje dhe ndieja kënaqësi të madhe që do të mësoja në këtë institucion me emër dhe nga më seriozët e shkollave të mesme të vendit tonë.
U futëm brenda. Një korridor i gjatë hapej para nesh dhe një palë shkallë në krye. Nga të dyja anët e korridorit kishte klasa. Ne shikonim me vërejtje tabelat e klasave. Unë interesohesha të shikoja klasën time, klasën e dytë. Siç dukej ajo do të ishte në katin e dytë dhe në fakt atje ishte, sapo ngjitje shkallët. Në krah të klasës ishte drejtoria dhe pranë saj sekretaria. Ne u drejtuam në sekretari. Aty do të hynim një nga një të regjistroheshim. Gjatë kësaj kohe, sa të më vinte radha, vizitova klasën ku do të punoja dhe do të mësoja një vit të tërë. Ishte dhomë e bukur, me katër penxhere të mëdha plot dritë, bankat ishin radhitur në dy sërë, me një korridor në mes. Në një qoshe ishte dërrasa e zezë dhe përballë bankave tona ndodhej tavolina e ngritur e profesorit.
Në katin e dytë ishin të gjitha klasat e larta të liceut, salla e fizikës, e kimisë, që përdorej edhe për korin e për muzikën. Po në këtë kat ndodhej dhe një «furriçkë»* *( Këtu në kuptimin dhomë shumë e vogël.) për kryekujdestarin e liceut. Më erdhi radha për t'u futur në sekretari. Më ranë menjëherë në sy regjistrat e mëdhenj. Aty çdo gjë ishte e pastër, në rr egull, sido që dhoma ishte e vogël. Në tryezë, përpara regjistrave, qe ulur një mesoburrë, i gjatë, dukej i hollë, me një fytyrë karakteristike, me preka në fytyrë dhe me leshra të kuqe dhe të dredhura. Ky ishte Poçi, «i famshmi» sekretar i liceut që kur ky u çel dhe derisa e mbyllën italianët, pasi pushtuan Shqipërinë. Poçi, me një zë karakteristik të hollë, më tha:
- Më jep dëftesën!

E mori, e lexoi, hapi një regjistër dhe më porositi:

- Të mësosh mirë !

- S'ka asnjë dyshim - ia ktheva unë.

Pasi më regjistroi, më zgjati dëftesën dhe më tha:

- Merre dëftesën e Liceut të Gjirokastrës.

- Zoti Poçi, - e pyeta, - kur do të vijmë të marrim librat?

- Për ju, internatistët, nesër pasdreke.

Marrja e librave ka qenë gëzim i madh për mua.
Më në fund çdo gjë u rregullua. Dita e parë e hapjes së shkollës erdhi. Rrugët ishin plot me nxënës, sidomos sheshi i «Mazhestikut» dhe ulica e liceut. Të gjithë profesorët francezë kishin ardhur. Kur afroi ora tetë u radhitëm të tërë përpara derës së madhe dhe pritnim se do të na fliste drejtori francez i liceut. Atë e quanin Baji Komt (Baylli Comte). Ishte një burrë i shkuar, me flokë të bardha, me një mjekër të vogël, me fytyrë shumë simpatike, po ishte i çalë dhe ecte me shkop. Ai doli në krye të shkallës tok me disa profesorë, shqiptarë dhe francezë, fytyra të gjitha të reja për mua. Baji Komti na përshëndeti me zë të lartë, na uroi punë të mbarë e na këshilloi të mësonim me kujdes. Ne e duartrokitëm dhe pastaj të impresionuar u futëm nëpër klasa. Filluan kështu për mua, si për gjithë shokët, mësimet e para në Liceun e Korçës.

Ne, që vinim nga Liceu i Gjirokastrës, për sa u përket mësimeve nuk patëm asnjë vështirësi, pse programet ishin të njëllojta, si në çdo lice francez. Kështu që çdo gjë filloi mirë. Ndryshonin vetëm profesorët, por edhe me këta u njohëm gjatë javës së parë e shpejt u simpatizuam me ta. Vura gjithë përpjekjet e mia që të dilja mirë me mësime. Isha i kujdesshëm në çdo drejtim, si në shkollë, edhe në internat. Përveç teksteve shkollore, që na i dhanë të gjitha në lice, në çdo klasë kishim biblioteka me libra të ndryshëm letrarë, të zgjedhur posaçërisht dhe me kujdes nga profesorët francezë. Të gjithë këta libra na ndihmuan shumë të zhvillonim më tej kulturën tonë, njohjen më mirë të literaturës franceze dhe botërore dhe të praktikoheshim më mirë në mësimin e gjuhës frënge.

Unë isha një lexues i madh jo vetëm i librave të klasës sime, por edhe të klasave të tjera, më të ulëta dhe më të larta. Veç këtyre huaja edhe nga shokët që sillnin libra nga Franca ose që i blinin në librarinë e Pepos. Brenda tre vjetëve që qëndrova në Liceun e Korçës, mund të kem lexuar me qindra libra letrarë, shumë romane dhe libra shkencorë që plotësonin mësimet e klasave. Librat i këndoja me kujdes, mbaja shënime, frazat dhe vargjet që më pëlqenin i mësoja përmendsh. Çdo fjalë që nuk e kuptoja, nuk e lija pa e gjetur në diksionerin «Petit Larousse» (që e ruaj si relike edhe sot në bibliotekë) dhe e përsëritja vazhdimisht derisa më ngulej në kokë. Kisha edhe një bllok, ku i shkruaja këto fjalë. Një studim i tillë i kujdesshëm i gjuhës më ndihmoi shumë jo vetëm që të dilja shumë mirë në gjuhën frënge, por të kuptoja mirë edhe lëndët e tjera, edhe ato më të rëndat.

Në frëngjisht isha nga më të mirët e klasës. Në hartim, në këndim, në komentimin e teksteve dhe në recitim isha, gjithashtu, nga nxënësit më të mirë në klasë.
Profesori i frëngjishtes në klasën e dytë ishte francezi Delion (Deslion), një mesoburrë i trashë, me fytyrë të rr umbullakët, mjekrosh me syze dhe gjysmëtullac. Ishte një burrë i shkuar, i sjellshëm, i dashur me ne, por edhe ne e donim dhe e respektonim. Meqë ishte i trashë dhe mjekrosh, ne e quanim «Tarrtarin», të influencuar nga romani* *(«Tartarini i Taraskonit» - roman i shkrimtarit francez Alfons Dode.) i Dodesë dhe jo pse ishte egzuberant* *( Nga frëngjishtja, këtu në kuptimin e njeriut tepër të gjallë, gazmor e disi të hazdisur) si ai, por se kur shpjegonte, kishte disa manira të atilla pr ej bonhomme*, *( Frëngjisht - bablok, babaxhan. ) që na bënin të qeshnim.
Shumë herë unë i kërkoja shpjegime për librat që lexoja. Ai nuk mungonte të me përgjigjej herë në klasë, herë kur mbaronte ora e mësimit. Ndalej në pupitrin* *( Nga frëngjishtja - bankë shkolle.) dhe më shpjegonte çka i kërkoja, herë-herë edhe duke zbritur shkallët me çantën plot me libra dhe me fletoret tona që mbante nën sqetull. I mjeri Delion vdiq në Korçë po atë vit. U hidhëruam shumë, vamë e varrosëm me shkollën e me ceremoni në varrezat e ushtarëve francezë të Luftës së Parë Botërore 1914-1918. Varri i tij, si kurdoherë, edhe tash ndodhet atje. Si duket s'ka pasur njeri të tij që të interesohej për Via tërhequr eshtrat në atdhe.

Po atë vit vdiq edhe drejtori i liceut, Baji Komti. Dhe ky ishte një burrë i mirë, që e donim dhe e respektonim. Në vend të tij na erdhi Viktor Kutani, drejtori i Liceut të Gjirokastrës. Kjo na gëzoi shumë ne, nxënësit e tij të vjetër, që shkuam e pritëm dhe i uruam mirëseardhjen. Ai u gëzua. Siç dukej Liceun e Gjirokastrës po e varfëronte regjimi nga profesorët francezë, pse Kutani hoqi pas vetes Andrë Brezhonë, Garigun e disa të tjerë. Por edhe drejtor Kutani, kur shkoi për pushime në Fr ancë, vdiq dhe në vend të tij, kur kalova në klasën e parë, erdhi një drejtor i ri që quhej Leon Pere. Ai erdhi me gruan dhe me djalin e tij, Rozhenë, i cili ishte në një klasë me mua.

Liceu ishte një qendër arsimore me shumë r ëndësi për Shqipërinë dhe në veçanti për Korçën, sidomos në ato kohë të regjimit feudal të satrapit Ahmet Zog. Programet e kësaj shkolle ishin të njëllojta me ato të të gjitha liceve të Francës dhe regjimi i Zogut nuk kishte të drejtë të ndërhynte për Vi ndryshuar, ose të cungonte lëndët që jepeshin atje. Regjimi i Zogut nuk e kishte të gjatë dorën kundër profesorëve francezë, pse ata kishin ardhur me kontratë e në bazë marrëveshjesh të rregullta, prandaj s'i pushonte dot, ndryshe detyrohej të paguante dëmshpërblimet. Kështu që pikëpamjet me të cilat pajiseshin nxënësit në këtë shkollë, pavarësisht se atje jepej një kulturë borgjeze dhe profesorët, borgjezë me origjinë, qenë me tendenca politike të ndryshme, që nga ato ruajaliste dhe deri në socialiste, prapëseprapë ishin si nata me ditën në krahasim me pikëpamjet feudale të regjimit të Zogut. Për ne, në ato kohë, Liceu i Korçës ishte një qèndër përparimtare dhe revolucionare. Them përparimtare, pse nga çka mësonim dhe lexonim atje, ne armatoseshim kundër regjimit feudal ,dhe, nga

ana tjetër, nëpërmjet liceut, hcrë fshehur e herë gjysmëlegalisht, na vinte edhe literaturë me të vërtetë progresiste, revolucionare dhe komuniste. Këtë literaturë të fundit ne e qarkullonim fshehurazi në shokë të besuar dhe e lexonim kurdoherë jashtë, në kodrat rreth Korçës dhe kurrë në internat, se mund të na diktonin. Kështu unë kam lexuar që në atë kohë disa pjesë të shkëputura të veprës së Leninit «Shteti dhe revolucioni», disa fjalime të Stalinit, disa përkthime të vogla nga libra të Karl Marksit dhe «Nënën» e Gorkit, e cila në atë kohë ishte e ndaluar dhe akoma e papërkthyer.

Studimi në hollësi i Revolucionit Francez, i revolucioneve të tjera në Francë dhe në vendet e tjera, -dori te Revolucioni i Tetorit, që edhe ky trajtohej në mënyrën borgjeze, prapëseprapë neve na hapte horizonte të reja mendimesh, të cilat i plotësonim dhe i sqaronim me lexime të shumta të veçanta historike dhe letrare.

Historia e Francës ishte shumë e pasur në evenimente, por edhe me literaturë që i trajtonte këto evenimente. Në bibliotekën e liceut, përveç teksteve zyrtare, vinte jo vetëm literaturë klasike, por edhe literaturë sipas prirjeve dhe tendencave politike të profesorëve. Kështu, për shembull, unë, që në lice, përveç historisë zyrtare mbi Revolucionin Francez studioja dhe veprat e shumta historike rreth këtij revolucioni të shkruara në periudha të ndryshme nga Lavisi, Mishëleja, Matiezi, Madëleni, Maleja dhe Isaku, fjalimet e Dantonit, diskuret e zjarr ta të Robespierit, të Sen Zhystit e kështu me radhë.

Natyrisht, për ne djemtë e popullit, pikënisja dhe qëllimi ishin lufta kundër Zogut dhe përmbysja e r egjimit të tij antipopullor, prandaj merret me mend sa me kujdes dhe çfarë interpretimesh u bënim në kokat dhe në zemrat tona atyre çka mësonim në lice. Më kujtohet sa u gëzova kur këndova për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:28 am

herë të parë Ronsarin, tek i cili gjeta një sonet për trimëritë e Skënderbeut. Na gufonin zemrat, si mua dhe shokëve të mi kur recitonim në frëngjisht e pastaj, të përkthyera nga ne vetë edhe në shqip, vargjet për heroin tonë lavdimadh:

«O ti, nder i këtij shekulli O shqiptar i shënuar prej fatit Dora jote mundi turqit njëzet e dy herë Shtire tmerrin në radhët e tyre 1 bëre të lënë eshtrat në muret e kështjellës!»* *Kur ishim në lice, secili i përkthente vargjet e të madhit Ronsar sipas aftësisë dhe prirjeve. Ishte vërtet kënaqësi të dëgjoje Epaminonda Bullcën, kur e deklamonte sonetin, gjithë gjeste e pasion me zërin e tij të mprehtë e me fytyrën që i bëhej prush e kuqe. Tash që po hedh këto kujtime, përkthimin po e citoj sipas Nondës. (Shënim i autorit.)

Përmbajtja e thellë e sonetit, arti me të cilin qe shkruar na ngazëllenin dhe akoma më të fuqishme bëheshin këto ndjenja kur mësonim se autori i tyre, Ronsari, ishte një nga poetët më të mëdhenj të Francës, bile udhëheqësi i Plejadës frënge. Me kohë iu futëm më me zell studimit e kërkimit dhe e festonim si ngjarje të vërtetë çdo «zbulim» të ri që bënim për Shqipërinë e shqiptarët në krijimtarinë e autorëve të shquar ose edhe më pak të njohur të Francës. Ngazëlleheshim kur lexonim se edhe Volteri i madh kishte shkruar për Skënderbeun e familjen e tij, kurse libri disavëllimësh i Lamartinit me titullin «Historia e Turqisë», na mbushte me krenari për pasazhet e gjata e kapitujt e tërë ku flitej me fjalë të zjarrta e vlerësime të mëdha për shqiptarët, për Skënderbeun, për virtytet e larta të popullit tonë, për luftërat e trimëritë e pareshtura e famëmëdha të shqiptarëve. Edhe më vonë e kam shfletuar këtë libër dhe pavarësisht nga mangësitë shkencore, kufizimet ideore e të meta të tjera të kuptueshme (Lamartini mbi të gjitha ishte poet), duhet të them se fjalët e konsideratat e tij për shqiptarët e virtytet e tyre, jo vetëm janë nga më të lartat që ka shkruar në shekullin e kaluar një pene e huaj, por edhe shprehin të vërtetën. Këto lexime më nxitën të këndoja shumë shkrimtarë të tjerë francezë, veçanërisht autore të shquar të Plejadës franceze. Edhe leximi i Montenjit, filozofit udhëtar, më solli kënaqësi të madhe, kur, që në fillim të «Eseve» të tij, merrte si shembull virtytet e larta të Skënderbeut tonë të famshëm. Gjithçka që shkruhej per Shqipërinë, dhe e vërteta është se shkruhej pak, ne e gjurmonim; pyetnim dhe profesorët francezë mos dinin se ku shkruhej më shumë per të.

Ne komentonim në klasë, lexonim jashtë klasës, recitonim dhe trajtonim tema kompozicionesh nga të gjithë klasikët e mëdhenj të shekujve që nga Klement Maro, Dy Belei, Kornei, Rasini, Molieri. Bualoi e të tjerë. Ne u hodhëm nga gëzimi kur profesori që na bënte «Andromakën» e Rasinit na tha se skenat e tragjedisë zhvilloheshin në Butrint të Shqipërisë. Kjo më bëri që të lexoja me kujdes të gjitha dramat e Rasinit, megjithëse nuk më pëlqenin dhe aq shumë. Edhe letrat e Madame dë Sevinjesë nuk më bënin shumë përshtypje, pse, megjithëse ishin shkruar bukur dhe lidhur e thurur me mjeshtëri, ishin tipike të një gruaje llafazane, të papunë, që mban vesh andej-këndej ç'thuhet dhe ua fillon thashethemeve. Natyrisht, ato kanë vlerë si kronikë e shekullit kur ajo jetoi.
Komeditë e Molierit më pëlqenin më shumë, pse ato jo vetëm ishin shkruar bukur, ishin plot me espri*, *(Nga frëngjishtja - këtu në kuptimin shprehje të mprehta, mendjeholla.por të bënin edhe të mendoje per t'i kuptuar, edhe të reflektoje per të nxjerrë konkluzione mbi jetën, zakonet dhe mendimet e shekullit të tij. Në Gjirokastër, se në Korçë nuk kishte organizime të studentëve, kam luajtur në disa pjesë të Molierit që pasi i përkthenim, i interpretonim vetë në skenë.

Fabulat e La Fontenit, zinin natyrisht, një vend të rëndësishëm në orët e letërsisë franceze. Shumë prej tyre i dinim përmendsh. Maksimet e La Roshëfukosë më pëlqenin, por duhej të vrisje mendjen shumë per t'i kuptuar. Profesori i letërsisë, si duket, meqë e pëlqente, kishte një të keqe: na jepte per teme kompozicioni (hartim mujor e tremujor), një nga ato maksime. Edhe Bualoi më pëlqente per kritikat e tij therëse, të thata dhe të ftohta sl thika.
Kur filluam studimin e fazës së Revolucionit Francez, epoka më e rëndësishme dhe më interesante e historisë franceze, kujdesi e vëmendja jonë ishin shumë të mëdha. E ndiqja zhvillimin e tij me pasion të veçantë jo vetëm nga librat e historisë, por edhe nga shpjegimet që na bënte profesori dhe nga materialet që ai na rekomandonte të lexonim jashtë teksteve. Kështu që e dija mire lëvizjen e fraksioneve të ndryshme që përplaseshin, që nga zhirondinët, montanjarët, fejantët dhe jakobinët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:29 am

Dija më shumë se në libër ç'ishte Miraboja, ç'fliste dhe ç'bënte ai prapa shpinës së revolucionit. Po kështu më pëlqente shumë e më rrëmbente figura e shquar e Maratit. Më pëlqente thirrja e Dantonit «de l'audace, encore de l'audace et toujours de l'audace»*. *( Frëngjisht - guxim, prapë guxim dhe gjithmonë guxim.) Kështu na duhet të tregohemi edhe ne per të rrëzuar monarkinë e urryer të Zogut, i thosha shokut tim të asaj kohe, Enver Zazanit, kur shëtitnim në vreshtat e Shëndëllisë.

Ndiqja me mendje kokat, që nga ajo e Luigjit të 16-të dhe deri te koka e revolucionarit, të pakorruptueshmit Robespier, që ua priste gijotina dhe binin në shportë. Përshtypje më bënin fjalët e fundit të Dantonit, kur i kërkoi xhelatit ta lejonte që të puthte shokun e tij per herë të fundit. Xhelati nuk e lejoi dhe Dantoni i tha fjalët e famshme: «Megjithatë, ti nuk do të na ndalosh dot të puthemi në shportë». Por mbi të gjithë une doja jakobinët, Robespierin e Sen Zhystin, pse ishin të drejtë, patriotë e të rreptë kundër feudalizmit dhe monarkisë, të rreptë kundër fraksioneve reaksionare të borgjezisë që po ngjitej. Ata ishin mjeshtër për ndërtimin e një ushtrie revolucionare dhe të një politike revolucionare si brenda, ashtu edhe kundër koalicionit të mbretërve rreth e rrotull Francës.
Me këtë rast më kujtohet një moment prekës për mua. Isha kthyer nga Korça për pushime në Gjirokastër dhe një ditë pyeta:
- Ku është Vehip Qorri, miku im i mjerë?

Më thanë se ishte i sëmurë. I kërkova plakut (babait) disa lekë, bleva një çyrek bukë të bardhë, një copë djathë dhe një shishe me qumësht dhe shkova të shihia Vehipin në haurin e tij të mjeruar. Vehipit nuk kisha nevojë t'ia thosha emrin, se më njihte nga zëri. Hapa derën e haurit, ku, në një qoshe i shkreti Vehip, ishte mbuluar me brucë.

- Xha Vehip, mirë se të gjeta, - i thashë me zë të lartë, - të jenë të shkuara!

Vehipi hoqi brucën, lëvizi me mundim dhe foli me bejte, siç bënte ngahera. Afërsisht ai më tha këto:

«U gëzova shumë që m.ë erdhe ti, Erësi e sive m'u duk se m'u fshi, Fyelli i Vehipit këndon përsëri O i ziu unë që s'të shoh me si Po ti je Enveri, shoku im i ri».

U ula afër tij, më përqafoi, i ngroha qumështin në një okare të vjetër që kishte, ia bëra përshesh dhe filluam muhabetin. Më pyeste për shkollën, për mësimet dhe thoshte:

- O i ziu unë që s'kam si e s'mësova kurrë.

Për t'i ngritur kurajën i thashë:

- Edhe të tjerë njerëz të mëdhenj kanë pësuar fatkeqësi trupore, - dhe i tregova se ishte një muzikant i madh me emrin Bethoven, që luante në piano, i këndonte Revolucionit Francez, pastaj u bë shurdh.

- Ti je qorr, por ti i bie curles me mjeshtëri të madhe, i këndon popullit që do të ngrihet një ditë në revolucion, - i thashë pastaj Vehipit.

Vehipi, ngriti ata sy pa jetë dhe më pyeti:

- Po ç'do të thotë revolucion?

Unë fillova t'ia shpjegoj, i fola për Robespierin dhe

më në fund i thashë:

- Do të vijë dita, që popullin do ta ngremë me armë

në dorë dhe do t'ua hamë kokën mbretit dhe agallarëve. Vehipi me lugë në dorë dhe me fytyrë të ndezur nga

ethet më tha

- Ma thuaj dhe një herë emrin e atij francezit!

- Robespier, - iu përgjigja dhe Vehipi e thuri bej

ten zjarr për zjarr:



«Nur o Robespier, as të njihja kurrë,
Po Enveri sot më tha se ishje burrë
Trim i papërkulur, që s'u theve kurrë...»
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 EmptyThu Jun 05, 2008 1:31 am

Kur u ndava me Vehip Qorrin ky më pyeti:

- A do ta arrij unë revolucionin?

- Po, do ta arrish dhe do të gëzosh frytet e tij, pse atëherë do të vijë populli në fuqi, - i thashë.

Pas Qirimit, kur shkova në Gjirokastër, më doli Vehipi përpara. Shokët ishin kujdesur për të. Ai më përqafoi dhe më tha:

- Enver, e mbajte fjalën, tani le të vdes.

- Jo, - i thashë, - xha Vehip, tani duhet të rrosh, pse duhet t'u këndosh me fyell heroizmave të popullit, të Partisë, të partizanëve.

Ai jetoi i përtëritur dhe i gëzuar, derisa vdiq, në azilin e pleqve të Gjirokastrës.

Por, gjersa erdhi dita që edhe Vehip Qorri në Gjirokastër të shihte triumfin e revolucionit tonë, kishin rrjedhur shumë ujëra e qenë rrokullisur shumë ngjarje nga ato vite të rinisë sime, kur unë vetë në Korçë isha futur gjithë zell në libra e diskutime që të mësoja ç'ishin revolucioni e revolucionarët.

Në ato vite për mua kishte rëndësi jo vetëm si u rrokullisën ngjarjet e revolucionit, por edhe si u përgatit ai. Prandaj lexoja me etje enciklopedistët, veprat e Didëmit që nga «Nipi i Ramoit» dhe devi te «Murgesha» e «Letrat e D'Alamberit». Këndoja «Kontratën sociale» dhe «Emilin» e Rusoit, vepra të shumta të Volterit si: ron:anet filozofike, «Diksioneri», «Kandidi». «Historia e Kalasit» dhe deri te «Karnavalet e Venecias».

lië kujtohet një shok që kishim në lice nga Gj1rokastr a, Vehap Ciu. Ishte një klasë më lart se unë. matematicien shumë i zoti; zgjidhjet e problemeve të tij ishin aq origjinale, saqë shtypeshin në analet e matematikës rë Francë krah për krah me ato të liceistëve francezë. Vehapi flinte në një dhomë me mua. Ai edhe të hante harronte; djathi që i dërgonin nga Gjirokastra i qelbej në dollap e binte erë dhoma.

Një natë kur shkuam në dhomën e gjumit dhe filluam diskutimet filozofike, sic. e kishim zakon, i them Vehapit:

- A mundet, Vehap, të më zgjidhësh këtë problem të pakuptueshëm për mua? Në një vend, ku janë mbledhur mbretërit e Volterit, në «Karnavalet e Venecias», është një kolltuk bosh (këtë e stisja unë). Nuk e kuptoj pse e ka lënë bosh Volteri?

Vehapi më thotë:

- Më bëj pyetje për ndonjë teoremë gjeometrike të të përgjigjem, se këto që më thua ti, s'i marr vesh.

Kërceu një shok tjetër dhe më pyeti:

- Po pse e ka lënë bosh, Enver ?

- E ka lënë që të vejë mbreti Zog, - i them, pse do të vijë dita që edhe ai, si mbret i shkurorëzuar. do të vejë në «Karnavalet e Venecias»...

Kur një nga profesorët e mi francezë më dha historinë e Matiezit dhe atë të Zhoresit mbi revolucionin, atëherë unë i kuptova akoma më mirë ngjarjet, rolin e masave. të borgjezisë. të revolucionarëve dhe përleshjen e ideve të tyre.

Një sërë romanesh të Dymasit (atit). të Viktor Hygoit, të Anatol Fransit, më plotësonin dijet e mia. Dymasin e përpija, Anatol Fransi më pëlqente shumë. Viktor Hygoi ishte poeti im më i preferuar. Gati të gjitha veprat e tij në prozë. në dramë dhe sidomos në vargje. i thithja me etje të madhe. Me mijëra vargje të veprave të tij i dija përmendsh. Viktor Hygoin e doja dhe e mbroja.

Profesori i letërsisë frënge. Maravali. që nuk e donte aq shumë Hygoin. më fila një ditë:
- Të mungojnë leshrat e gjata dhe jeleku flambua jant* *( Nga frëngjishtj;r - i kuq si flaka.) si i Teofilit*, *( Teofil Gutie - Strkrirntar francez, një nga përkrahësit më të zjarrtë të Viktor Hygoit në betejën letrare për «Hernaninë- më l830.) për të mbrojtur Hygoin.

Në provimin e bakaloreatit të parë më ra pikërisht një temë për Hygoin. Pyetjet vinin në zarf me dyllë që nga Parisi dhe ishin të njëllojta për të gjitha licetë e Francës. Natyrisht unë e dhashë provimin e frëngjishtes shumë mirë. Më ndihmoi Viktor Hygoi. Me falni sekam me shku ne pune po e vazhdoj neser ne mbremje tung respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 40Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 21 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: