|
| Kush ka qenë Isa Boletini? | |
|
+6voglushja Leka i Madh Orfe@ Euridika rolling luan mreti 10 posters | Autori | Mesazh |
---|
luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 3:10 pm | |
| Isa Boletini ka qen ni trim patriot shqiptar. | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 3:14 pm | |
| gjyshi i gjyshit te Avni Bobajt heehehe
nje njeri qe nuk jam i sigurte qe ka qene nje partiot.
por dihet se ka kluftuar kunder tutkut, por askush nuk e permend qe ka bere dicka kunder serbeve qe tash ia kane pushtuar kullne ne vend te vet | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:02 pm | |
| edhe kjo teme poashtu eshte zhvendosur ketu nga Informatika... pasi nuk e ka vendin atje. Rolling, per te folur per Isa Boletinin duhet ta lexosh historine e popullit shqiptar te autorve shqiptar e jo atyre nga kosova qe per Isa Boletinin i thojne keto fjal te pista siq i the ti. |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:10 pm | |
| - Lancelot shkruajti:
- edhe kjo teme poashtu eshte zhvendosur ketu nga Informatika... pasi nuk e ka vendin atje.
Rolling, per te folur per Isa Boletinin duhet ta lexosh historine e popullit shqiptar te autorve shqiptar e jo atyre nga kosova qe per Isa Boletinin i thojne keto fjal te pista siq i the ti. Pajtohem plotesisht me juve i nderuar Lancelot , atyre qe duan te dijne me mire per jeten dhe veprimtarine e te madhit Isa Boletini ju kisha sygjeryar qe t'i lexojne nder te tjera edhe keto dy vepra "
"Isa Boletini-Integristi i parë (kombetar apo i trojeve shqiptare nuk jame plotesisht e sigurte)...."nga prof.Latif Berisha si dhe librin me "Kujtime " per Isa Boletinin nga nipi i tij Tafil Boletini ... PErndryshe Isa Boletini eshte nje prej figurave me te ndritura te Historise sone kombetare dhe i cili luftoi deri ne vdekje per bashkim kombetar dhe lirimin e te gjitha trojeve shqiptare . | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:12 pm | |
| Dervish Shaqa - Kenga e Isa Boletinit
https://www.youtube.com/watch?v=Hk3WeeNi06g | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:23 pm | |
| Biligoa te falenderojme per kete kenge
Grupi i Mirëdites , gjithashtu kenge shuuume e mire per Isa Boletinin
https://www.youtube.com/watch?v=k0ILPntI_Cs | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:33 pm | |
| - Lancelot shkruajti:
- edhe kjo teme poashtu eshte zhvendosur ketu nga Informatika... pasi nuk e ka vendin atje.
Rolling, per te folur per Isa Boletinin duhet ta lexosh historine e popullit shqiptar te autorve shqiptar e jo atyre nga kosova qe per Isa Boletinin i thojne keto fjal te pista siq i the ti. une nuk kam thene qe ai ka qene i keq por vetem shpreha mnje dyshim te vockel | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:44 pm | |
| nuk ka dyshim per Figura te historise se popullit shqiptar, sepse ai qe ka dyshim per keto figura nuk eshte tamam SHQIPTAR
Vazhdoni me temen pa komentime te teperta. |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:46 pm | |
| Nje informacion i shkurter , kulla e Isa Boletinit( riprodhim) nuk eshte e pushtuar nga serbet ajo mund te vizitohet nga cdokush qe ka deshire .Kjo kulle eshte nen perkujdesje -roje te kusherinjëve dhe bashkëfshatarve te Isa Boletinit,perndryshe Kulla e Isa Boletinit ne kohen kur ai ishte gjallë permendet te jet shkolla e pare shqipe ne fshatin e lindjes te heroit (Boletin dhe rrethinë) deri sa u dogj, po ashtu njihet si nje vendluftim i shpeshtë i heroit me barbaritë serbo-malazeze ..
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:46 pm | |
| Kadri Rexha: Isa Boletini flamurtari i kryengritjeve të KosovësIsa Boletini u lind në fshatin Boletin më 15 janar të vitit 1864. U edukua në një familje të përmendur brez pas brezi për burrëri, drejtësi e trimëri. U rrit në kullën e Boletinit, e cila u bë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore në kufirin verior të atdheut, Shqipërisë. Çka nuk panë dhe çka nuk dëgjuan frëngjitë e saj?! Përmbi njëzet beteja u zhvilluan rreth atyre mureve. Gjashtë herë u dogj nga armiqtë e vendit tonë!.. Isa Boletini ishte një burrë i mrekullueshëm. Shtati i tij i gjatë, lis bjeshke, gjithmonë ishte i veshur me kostume të bukura kombëtare, që i jepnin një hijeshi të pashoqe. Në biseda fliste pak, por me vend. Edhe shekulli i XX në Shqipëri po hynte me turbullira të mëdha. Në Mitrovicë, pandërprerë, bëheshin përleshje me armë ndërmjet ushtrisë turke dhe forcave shqiptare të udhëhequra nga Isa Boletini. Siç dihet, në vitin 1902, në Mitrovicë vjen konsulli rus. Me urdhër të Isa Boletinit ai bojkotohet dhe askush nuk e pranon në konak. Të nesërmen, ai me trenin e parë detyrohet të largohet nga qyteti. Pas kësaj ngjarjeje, dalëngadalë, dukej se po vendosej paqja. Asokohe Sulltan Hamiti e fton Isanë në Stamboll. Në fillim Isai nuk pranon, por i shtyrë prej miqve dhe me shpresë se ndoshta atje mund t’i rregullonte disa çështje që po i sillnin kokëçarje në vendlindje, u nis kah mbarimi i muajit nëntor të atij viti. Për tri vjet e gjysmë, aq sa qëndroi në Stamboll, Isa Boletini u ndihmoi shqiptarëve që shkonin atje për nevoja të ndryshme. Në Stamboll ai u njohtë edhe me Plakun e Vlorës, Ismail Qemajlin, të cilit pastaj do t’i mbet besnik deri në vdekje. Kur Isa Boletini u kthye në vendlindje, në vitin 1906, Shqipëria ishte bërë vatër e një vargu kryengritjesh. Ndërsa malet e Shqipërisë së Jugut ushtonin nga pushkët e çetave patriotike, në Ferizaj, më 2 korrik 1908, u mblodhën më së tridhjetë mijë kryengritës të udhëhequr nga Isa Boletini dhe Bajram Curri, të cilët protestonin kundër qeverisë turke dhe shfrytëzimit feudal dhe në të njëjtën kohë kërkonin edhe rivendosjen e Kushtetutës së vitit 1876. Pas zbatimit të Kushtetutës dhe ardhjes së turqve të rinj në pushtet në Kosovë u bë një ngjallje e madhe në zhvillimin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore. Më gjithë këtë, Isa Boletini nuk kishte besim në asnjë reformë dhe në asnjë qeveri otomane që do të merrte pushtetin. Për xhonturqit që erdhën në sundim Isa Boletini shprehej në mënyrë lakonike: “çka lind prej mace, han minj!” Prandaj, duke e parë një rrezik te madh tek ai për Perandorinë si dhe pas refuzimit të tij që të shkruhet anëtarë i xhemjetit, turqit ia rrethojnë kullën me taborre të shumta, të sjella nga Selaniku. Pas tri ditësh lufte të rreptë, në një kohë me mot shumë të ftohtë e me borë, Isa Boletini, i plagosur rëndë, shpërthen rrethimin. Ky ishte gjaku i parë që derdhi Kushtetuta, e që u zgjerua në tërë Shqipërinë e Rumelinë. Nga kjo kohë fillon veprimtaria e gjerë patriotike e Isa Boletinit kundër politikës asimiluese të xhonturqve. Vargu i kryengritjeve për liri e pavarësi, tashti e tutje, sa vjen e rritet deri në shpalljen e Luftës Ballkanike nga aleanca antishqiptare. Dhe, kudo në ballë të forcave trime shqiptare u dallua kryetrimi i Kosovës, Isa Boletini. Pranvera e vitit 1910 popullin shqiptar e gjen në lëvizje masive. Kudo mbledhje e mitingje. Kudo propagandë dhe përgatitje për luftë. Në muajin mars të këtij viti, të Verrat e Llukës, lidhet besa për kryengritje të gjerë. Isa Boletini zgjidhet komandant i të gjitha forcave luftarake. Në mbyllje të këtij Kuvendi Isai iu drejtua burrave të dheut me këto fjalë: “Vëllazën! Me konstitucion, që si e marrim vesh ne, domethënë bashkim e liri, shpresuem se turqit e ri kanë me punua për të mirë e përparim te të gjithë kombeve nën osmanlinjtë. Ne shqiptarët, kena shpresue se do të na çelin shkolla shqipe, se ndër gjykatare do të gjykohet shqiptari në gjuhë shqipe, kena shpresue se kanë me na goditë rrugë e kan me na çelë fabrika, që të mos mërgohen djemtë tanë në dhenat t’huaj mbas kafshatës. E në vend të këtyre mirësinave që na i garanton Konstitucia, sa pritëm?Pritëm ma fortë me na trashue prangat e robnisë, djemtë tanë me na i veshun asqerë, tuj i mërgue në Azi, të dhetat me na i dyfishue me disa bidate e pagesa të reja që kurrë nuk i kishim dhe mbi gjithë këto zullume edhe me na çarmatosë ne qi tash sa qinda vjetësh me pushkë kena mbrue nderën e trollin tonë... Kështu, na gja tjetër nuk na ka mbetun, veçse me pushkë në dorë me i mprue të drejtat tona. Tokën tonë qi e thau Osmanlia, lotët tanë nuk mujtën me e njomë, e tash na kena me e vaditë me gjak të shqiptarit... Ngrehuni o vllazën, të gjithë na të bashkohemi, ta derdhim edhe ma të maramën pikë të gjakut që na ka mbet, për të drejtat e nder të Atdheut. Rrnoft Vllaznimi. Rrnoft Bashkimi!...” Me këtë fjalim të zjarrtë Isa Boletini ndezi zemrat e luftëtarëve, të cilët të papërmbajtur vetëm prisnin urdhërin e tij. Nuk vonoi shumë dhe kryengritja pëlciti. Betejat kryesore u bënë në Grykën e Kaçanikut dhe në atë të Caralevës, të udhëhequra nga Isa Boletini, Idriz Seferi dhe Hasan Budakova: Çka kanë retë që po vetojnë Dy drangoj po luftojnë N’Kaçanik deri n’Caralevë Isa Begu, Idriz Seferi Dergut Pasha me njëqind mijë Isa Begu me shqiptari Kadal, Pashë se s’je n’Rumeli Tash po sheh shqiptarë me sy Djegin vetën të përvlojnë ty Këto beteja qenë nga më të rreptat që ka bërë populli i Kosovës kundër ushtrive të rregullta të Turqisë. Çdo shkëmb i mbrojtur nga shqiptarët u kthye në një kështjellë të pamposhtur. Luftimet zgjatën më se tri javë, ku shqiptarët, me forca dhjetë herë më të vogla dhe në mungesë municioni, luftuan me bajoneta dhe gurë, që i lëshonin nga shkëmbinjtë: Kaçanik, hej, shkëmb e gurë Vritesh e pritesh për flamur... Kaçanik, hej, të raftë pika Nuk po di se çka është frika Nëntë sahat tuj u therë me thika... Mahmut Shefqet Pasha, që ishte nisur për ta zënë të gjallë Isa Boletinin, i la të vrarë dhjetëmijë ushtarë dhe nëntëdhjetë oficerë të lartë. Në këto beteja Isa Boletini ishte komandant kalorësie, këmbësorie dhe ushtar i thjeshtë midis ushtarëve, ku merr edhe dy plagë të rënda. Pas kryengritjes së armatosur, në Kosovë gjendja bëhet tepër e rëndë. Në çdo anë vërshon flaka e tymi: N’Kaçanik deri n’Boletin Tanë Kosova asht mblu’ me tym Mblue me tym e ka marrë flaka E dogj me topa Dërgut Pasha Prandaj, si shumë kryengritës, edhe Isa Boletini, i përcjellë prej bijve dhe prej nipave, u detyrua të arratiset në Mal të Zi, ku e kaloi dimrin. Edhe pse larg atdheut, ai nuk qëndroi duarkryq, por mendonte dhe punonte për një kryengritje tejpërtej atdheut. Në muajin mars të vitit 1911 Isai kthehet në Boletin. Këtë vit e kalon duke vajtur nga fshati në fshat, duke këshilluar krerët kryengritës dhe miqtë e tij më besnikë që të bëhëshin gati për një kryengritje të madhe mbarëshqiptare. Viti 1912. Kosova kryengritëse zien. Gjatë muajit mars Isa Boletini takohet me patriotin demokrat, Hasan Prishtinën, prej të cilit merr vesh se edhe Shqipëria jugore është përgatitur për fillimin e kryengritjes së madhe çlirimtare. Në këto kushte do të ndihet nevoja e një mbledhjeje të përgjithshme. Kuvendi u mbajt më 21-25 maj në Junik, ku morën pjesë mbarë paria e Kosovës. Në Kuvendin e Junikut u vendos që të luftohej deri sa të çlirohej edhe Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës. Hartues i planit të kryengritjes u emërua Isa Boletini. Lufta filloi e rreptë dhe dhëmbë për dhëmbë me armikun. Isa Boletini, në krye të trimave të kryengritjes, në fillim çliroi Tregun e ri (Novi Pazarin), pastaj, brenda pak ditëve, Mitrovicën e Vushtrrinë dhe, duke marshuar me shpejtësinë e stuhisë, ndezi luftën në kodrat e Llapit e të Gollakut. Në fund të korrikut, thuaja fare pa luftë, edhe Prishtina ra në duart e kryengritësve dhe, kështu, u hap rruga për marshimin triumfal drjet Shkupit. Në këtë luftë, për herë të parë, forcat ushtarake dhe politike shqiptare vepruan të bashkuara dhe në harmoni me njëra tjetrën, prandaj triumfuan me sukses. Më 14 gusht edhe kryeqendra e Vilajetit të Kosovës ra në duart e kryengritësve të udhëhequr nga Isa Boletini. Ngjarjet e asaj vere patën jehonë si brena ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Edhe pse nuk e sollën autonominë ato u interpretuan si një fitore e plotë e shqiptarëve drejt pavarësisë së Shqipërisë. Më 30 tetor 1912, Isa Boletini mori rrugën për në Vlorë, kësaj radhe për të mos e parë më Kosovën e tij aq të dashur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 Nëntor, Isa Boletin e gjen në krye të 400 trimave të Kosovës duke bërë rojën e nderit pranë Flamurit Kombëtar. Çast gëzimi dhe mallëngjimi qe për të ngritja e Flamurit! Pas nderimit që ia bëri Flamurit, me sy të përlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar këto fjalë: “Të lumtë dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit të luftës, Isai nuk pranoi duke thënë: “për këtë post duhen njerëz me shkollë”. Siç dihet, Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e mbajtur në Londër më 1913, duke e ndarë dhe duke e lënë gjysmën e Shqipërisë në robëri, ndaj popullit shqiptar bëri një padrejtësi të shëmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me një delegacion, shkon në Londër për t’i qarë hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotë: “Mitrovica qenka larg për t’ia bashkuar Shqipërisë” Isai ia kthen: “Zotëri, nuk kam ardhë të ankohem për Mitrovicën time, por për gjysmën e Atdheut, që padrejtësisht e keni lënë në një robëri hala më të rëndë”. Pranvera e vitit 1913 Isa Boletinin e zuri në viset moçalike të Shqipërisë Jugore. Në këto kushte u sëmurë dhe u shtri në shtrat nga malarja ai, të cilin nuk kishin mundur ta shtrojnë as ushtritë e egra të Sulltan Hamitit... Në qershor të vitit 1915, konsulli francez, Bikok, me një telegram e fton Isanë në Cetinë, duke i premtuar se do ta përcjellë në cilin do vend neutral që të dëshirojë. Në çastin kur Isa Boletini po kthehej në Kosovë, ai e tradhtoi dhe ia dorëzoi qeverisë së Malit të Zi. Komploti i organizuar nga gjenerali Veshoviq u zbatua nga Sava Llazareviqi, i njohur për krime të kësaj natyre me nofkën Savë Batarja. Prita iu zu te Ura e Ribnicës nga dy batalione xhandarësh. Pas një lufte të rreptë dhe të pabarabartë, duke lënë tridhjetë armiq të vrarë, Isë Boletini bie në fushën e nderit, më 23 janar 1916. Me Isanë u vranë edhe dy bijtë, dy nipat, i kunati dhe dy shokë të tjerë të tij. Kështu mori fund jeta e Isa Boletinit, i cili në zemrën e Atdheut ishte btuar për jetë të jetëve: “Edhe njëqind vjet jetë në paqa, të tana ia kam falë atdheut. Edhe njëqind herë n’u rrëxofsha prap kam me u çue e kam me dalë ku është balli më i vështirë i luftës. Me dekë për atdhe më duket si me le për së dyti... Unë njëqind herë jetën e jap, po kurrë armën, nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!...” |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 4:58 pm | |
| | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed May 21, 2008 8:49 pm | |
| Isa Boletini qe Garibaldi i Ballkanit me permasa po aq kolosale. Skender Luarasi i cili shkroi nje monografi dinjitoze per kete trim thoshte: Lum shekulli qe e njohu nje trim si Isane, lum te rinje qe e njohen dhe do ta njohin kete trim. | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Wed Oct 01, 2008 3:20 pm | |
| Boletini, prijsi shqiptarëve që tmerroi Stambollin
Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte në hartë fshati i tij, Isa Boletini iu përgjigj: "Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet"
Të gjitha ngjarjet e vogla e të mëdha në Kosove janë të lidhura ngushtë me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij më i madh është i lidhur me Kryengritjen shqiptare të vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë. Në të dyja këto heroi Isa Boletini ka luajtur një rol shumë të madh.
Isa Boletini u lind në viti 1962 në fshatin Boletin të Shalës së Mitrovicës.
Familja Boletini ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare për liri e pavarësi dhe me këtë frymë është rritur e edukuar edhe Isaj. Siç dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë e cila i vuri themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe ngjalli ndërgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinë e parë, me të gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo shtetet e Evropës, si gjithë herë, jo vetëm që nuk e njohën, por e nxitën Perandorinë osmane që ta shtypte sa ma më parë. Një nga ushtarët trima të Lidhjes së Prizrenit ka qenë edhe Isa Boletini, i cili luftoi për krah heronjve Mic Sokoli e Sefë Kosharja për të mbrojtur tokën amtare kundra hordhive osmane të Dervish Pashës. Isa i ri e pa me sytë e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykën e topit të armikut, për t'ju dhënë zemër luftëtarëve trima që e jepni jetën si me le. Këtë shembull do ta ndiqte më pas edhe Isa Boletini në të gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftëtarët, por duke u prirë në ballë. Ndonëse Lidhja e Prizërenit u shtyp me gjak, idetë e saj kombëtare të mbrujtura thellë në ndërgjegjen e popullit tonë nuk u shuan kurrë e jehona e saj vazhdoi gjatë duke edukuar brezat që erdhën më ndjenjën e atdhedashurisë.
Isa në Lidhjen e Pejës Në vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejës nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e në atë ngjarje të shënuar Isa Boletini luajti një rol të rëndësishëm për organizim e mbrojtjen në Kosovën Veriore. Ai morri pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhëroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane.
Isa: Jo rusët në Mitrovicë Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin. Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë 2) Të lihem i armatosun e me shokë" 3) Të banojë vetëm në Stamboll". Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia kthu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor (flijuar) dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati.
Kuvendi i Ferizajt më 1908 Në vitin 1907 turqit e rinj krijuan një parti opozitare kundra sundimit apsolut të Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre në program u premtonte të gjithë popujve të shtypur, liri e barazi me popullin turk. Në këtë parti aderuan shumë intelektual patriot shqiptar e njerëz të thjeshtë duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte të drejta kombëtare, prandaj Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit u bënë epiqendra e partisë së turqëve të rinjë. Në Manastir garnizoni i ushtrisë dhe në Kosovë paria,mobilizuan mbarë Kosovën që të merrnin pjesë në një kuvend të madh që do të bëhej në Ferizaj. Në atë Kuvend ku morën pjesë rreth 30 000 vetë. një nga organizatorët ishte edhe Isa Boletini i cili luajti një rol të rëndësishëm dhe e mori fjalën në kuvend. Në kuvend folën shumë oratorë duke demaskuar padrejtësitë masakrat që kishte bërë në popull sundimi i egër i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi që t'i dërgohej një telegram ultimativ Sulltanit që të shpallte menjëherë Kushtetutën, përndryshe Kosova e para do ta fillonte luftën kundër tij. Telegramin e firmosën 1500 vetë dhe një nga emrat e parë ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrë vesh qëlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhënë urdhër që në çdo orë që do t'i arrinte, ta lajmëronin menjëherë. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhër që menjëherë të shpallej kushtetuta e të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes së Kushtetutës u lejuan në fillim në të katër vilajetet shqiptare të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe dhe klube ku propagandohej për çështjen kombëtare. Isa Boletini ndonëse vetë ishte pa shkollë, ai e dinte mirë rëndësinë e shkollës dhe menjëherë e hapi një shkollë në Boletin e më vonë u hapën edhe në fshatra të tjera deri në Mitrovicë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse turqit e rinj sa erdhën në pushtet e forcuan qeveriosjen e menjëherë filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vënë popullit veç taksave të vjetra, edhe taksa të reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundërshtojë dhe ata dërguan në Kosovë ekspedita të armatosura në krye me Xhavit Pashën . Ndeshjen e parë ai e bëri me Isa Boletinin në Shalë, por shpejt u tërhoq dhe kaloi në Rrafsh të Dukagjinit ku bëri dëme të mëdha, por e theu kokën ne Lumë dhe u kthye i turpëruar në Stamboll. Atdhetarët kosovarë u bindën se me turqit e rinj nuk kishte më miqësi, prandaj filluan të organizonin kryengritjen e vitit 1910 me në krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Këta të dy u takuan në mars të atij viti në Prishtinë në Klubin Kombëtar në prani të atdhetarit intelektual e kryetarit të klubeve për Rrafshin e Kosovës, Nazmi Gafurri. Aty e lidhën besën e menduan planin taktik e strategjik dhe çfarë kërkesash do t'i bënin qeverisë. Ata vendosën që të bëheshin dy kuvende, njëri në Gjilan nën drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri në Rrafsh të Dukagjinit nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Ndërkohë të dy këta burra kishin bërë punë praprake për kryengritjen e armatosur. Në radhë të parë ata i kishin pajtur gjaqet që ishin plagët e vjetra të shqiptarëve që dhimbnin më shumë. Pasi hartuan kërkesat ata ia dërguan qeverisë xhonturke në emër të kryengritësëve dhe atë ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, të cilat ai do t'i shpallte kur do të ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaçanikut, Çeraleves dhe e Jezercit.Kërkesat e tyre ishin: 1.Gjithë ne që jemi shqiptarë, do të derdhim gjakun për pikë dhe kërkujt nuk i lëshojmë një pëllambë vend. 2. Sulltanin do ta njohim për mbret, vetëm atëhere kur mos të na përzihet në punët tona të mbrendshme të Shqipërisë të cilën duam na vet ta qeverojmë nën hijen e Sulltanit. 3. Duam të lëshohen të gjithë ata vëllazën tonë që i zu qeveria dhe i burgosi. 4. Duam të dërgohet një komision,në të cilin të ketë të paktën 10 deputetë shqiptarë për me u marr vesh me ne për dëmet që na ka ba Turkia dhe të na i paguaj (është fjala për ekspeditën e Xhavit Pashës) të gjitha ato". Pra këto kërkesa nuk ishin ekonomike por politike të cilat kishin të bënin me autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet.
Kuvendi i Rrafshit të Dukagjinit Atdhetari i madh Isa Boletini menjëherë filloi pregatitjen për organizimin e një kuvendi të madh në Rrafsh të Dukagjinit. Në mars të vitit 1910 të Verrat e Shugës në mes të Gjakovës e Pejës u bë kuvendi ku morën pjesë gjithë paria e Rrafshit të Dukagjinit. Në atë Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili në mes të tjerash tha:" Vëllazën, kemi pesëqin vjet që jemi pushtuar nga osmanllinjtë që na kanë shtyp. Tani ka ardhur koha që të lidhim besën së bashku për t'u ngritur në luftë kundra osmanlive për t'i fituar të drejtat tona me armë". Të gjithë e mirëpritën fjalimin e shkurtër të Isajt dhe u lidh besa se do të merrnin pjesë në luftë. Menjëherë mbas mbarimit të Kuvendit Isa Boletini i shoqëruar nga shumë kryengritës u nis për të zënë grykën e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushën e Kosovës. Në atë kohë Perandoria osmane kishte dërguar më se 100 batalione ushtarësh të armatosur me armët më moderne të kohës për ta shtypur atë kryengritje. Sapo u mësua kjo gjë, Idriz Seferi zuri grykën e Kaçanikut që lidh Fushën e Kosovës me kryeqendrën e Vilajetit, Shkupin, ndërsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykën e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtë të forcave të Isajt dhe krahun e djathtë të forcave të Idriz Seferit. Luftimet qenë shumë të mëdha e të përgjakshm e ushtria osmane u thye disa herë. Ndërkohë qeveria osmane u detyrua që të dërgonte për ndihmë Dergut Pashën me forca të mëdha. Por ai nuk mundi të depërtonte nëpër ato gryka të thella. Nisur nga kjo sirtuatë e vështirë Stambolli u detyrua të dërgonte ministrin e Luftës Mahmut Shefqet Pashën në krye të 40 mijë forcave. Isa Boletini në krye të 3000 luftëtarëve në Grykë të Caralevës luftoi me heroizëm të madh, por atë që armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armë, e mposhti me tradhti. Në kuvendin e lartpërmendur ndonëse u lidh besa, nuk morën pjesë Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi të cilët e dëmtuan shumë atë kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesë vetë në këtë kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndërsa trimat luftëtarë këndojshin sikur ishin në dasëm". Ndërsa për komandantin e kryengritësve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i së njërës kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatë zhvesh". Ndonëse kryengritja dështoi, armikut i mbetën me mijra të vrarë e të plagosur si dhe 80 oficera madhorë gjë e cila bëhet e ditur dhe nga dokumentet osmane të kohës. Ushtria osmane e udhëhequr nga gjeneralët kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bëri krime të papërshkruara ndaj popullsisë duke vrarë e varë, djegur e plaçkitur. Për këtë rapsodi popullor ka kënduar: N'Kaçanik e në Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha". | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Fri Oct 03, 2008 10:36 am | |
| - rolling shkruajti:
- gjyshi i gjyshit te Avni Bobajt heehehe
nje njeri qe nuk jam i sigurte qe ka qene nje partiot.
por dihet se ka kluftuar kunder tutkut, por askush nuk e permend qe ka bere dicka kunder serbeve qe tash ia kane pushtuar kullne ne vend te vet Heu bre burr mo se na vran zoti, po vete Isa Boletini me shoket ka qene nder te paret qe ka filluar ti beje ball pushtimit serb ne 1912. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Tue Sep 01, 2009 12:41 pm | |
| Nje pyetje kam Nese ka qen Isa kundra mala zezeve a e kishin lan me varros afer girices dhe a ja kishin lan mermeret me germa ? Dhe ja sot eshtrat e ketyre gjinden neper kese te najllonit ne Mitrovice ende pa i vaaaaarrrosurrrrr ,,,?????Qudira ka ne mesin e shqiptareve dhe beje pyetje a jena shqiptar apo shkije,sepse shum po bashkpunoin me shkije mos tju vjen inati por duhet me thene te verteten e jo ***** shkive ja beje e ja ketheje e dite e nate me ta bash qata qe bahen patriota!
Ah medet me kesi flliqesira qe po na shtypin si me shkaun adhe pa shkaun!
https://www.youtube.com/watch?v=PwRlO1F_d78
https://www.youtube.com/watch?v=BCq3JDC2klY&feature=related | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Mbesa e Isa Boletinit deklaron se eshtrat ende pa i varros Tue Sep 01, 2009 12:53 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=_ahlPg4W1Hs | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Tue Sep 01, 2009 8:52 pm | |
| | |
| | | bledselimi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 147 Age : 31 Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov Profesioni/Hobi : Nëxëns Registration date : 12/02/2010
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? Thu Feb 18, 2010 12:23 am | |
| mendoj qe ka qen patriot por ne politik nuk ka qen me shum se nje truproj e Ismail qemailit dhe personaliteteve te athershem shqiptare | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Isa Boletini? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Isa Boletini? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |