Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
AutoriMesazh
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 3:41 pm

per ushtarin e liris

sa per filim i ke tre qe per mu jan xheneral.

1 . Adem Shehu
2. Arqile Mandro
3. Feriz Trezhnjeva


kta ishin nder ata msusat e mi te artit luftarak po jo ne plazhe po ne fronte te luftes i nderuar ka ende xhaneral tjere . un nuk e kam qujtur te keq apo te mir Enver Hoxhen po kam then sikur ti qitet ne peshore puna e Enver hoxhes , kam then se fitojn punet pozitive te tij o i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 4:31 pm

Gjeneral shkruhet, ju lutem perdoreni sa me shume gjuhen letrare, dini ku po i vendosi shkronjat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 7:25 pm

RONI me fal por un e dij qe ne kohen e xhaxhit grada gjenerali nuk ka pas dhe pas kohes ENVERIT TE MADHE ne USHTRINE SHQIPTARE NUK KA PAS ME GRADE GJENERAL TE KUPTOHEMI SE PARI dhe keta qe thua ti i nderuar RONI jane NENKOLONEL jane njerzit e mire i di por ti fole se enverhoxha ka te keqija e pse nuk ithua te keqijat E ENVER HOXHES POR FLASESH FJALE QE TE KANE THANE GJENERALET E TU TE NDERUAR QE UN I KAME TAKUAR DHE KETO PERSONALITETE ATA QE NUK I QENDRUAN BESNIKE USHTRISE SHQIPTARE NE 1997 JA PRA KETO JANE FAKTET POR UN TE THASH NA SJELLNI FAKTE DHE PIK RESPEKT RONI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 8:17 pm

PO E VAZHDOJ KU E LASHE MBREME ME FALINI
Periudha e historisë së Napoleonit (Premier Empire) ishte, gjithashtu, interesante. Atë e mësonim në lice gati në detaje; c.do betejë e tij shoqërohej me harta të vec.anta, deri në atë shkallë sa dinim edhe emrat e çdo mareshali, forcat që komandonte dhe në c.'pozicione qëndronte në beteja. Sidoqoftë, ne mësuam se si terrori termidorian mbyti revolucionin, se si borgjezia që po ngjitej vendosi diktaturën e saj të egër dhe solli në fuqi një diktator, një despot, që e transformoi republikën në një perandori. Ne e admironim Napoleonin nga gjenia e tij ushtarake, nga shkathtësia në beteja, ku binte si r rufe dhe i mundte koalicionet e armiqve. Por, pavarësisht se Napoleoni ishte një reformator, një organizator i madh, një administrator i shquar dhe se ushtritë e tij, dulce zaptuar vende, dulce rrëzuar frone, c.onin kudo ku shkelnin frymën e revolucionit në Evropë. ai vetë ishte një despot, një tiran. një skllavërues i popullit francez dhe i popujve të tjerë. Shumë libra e romane kam pasë kënduar për këtë periudhë. që. natyrisht. plotësonin kulturën time dhe më forconin urrejtjen për tiranët. por njëkohësisht mësoja nga veprimet e tyre. nga zhvillimet shoqërore, nga idetë që shtjelloheshin. Të gjitha këto më përgatitnin politikisht për të dalluar më mil-ë rrugët e vështira të jetës. Përmes të cilave duhei ecur në ato vite shumë të zymta për atdheun tonë dhe për ne, djalërinë.

Periudha e mëvonshme e historisë së Francës dhe e asaj botërore, domethënë historia moderne dhe ajo kontemporane, siç i quanim dhe që na i zhvillonin në klasën e parë dhe në atë të filozofisë, na çeli horizonte dhe perspektiva të reja. Një ditë profesori, kur na fliste për Napoleonin e 3-të ose «Napolëon le Petit», për Sedanin, për Versajën, për Tierin dhe Bismarkun, na foli edhe për Komunën e Parisit dhe për komunarët. Ne ishim të parapërgatitur, prandaj ngritëm veshët. Ai për herë të parë foli për Karl Marksin dhe për «Manifestin Komunist». Unë fshehurazi kisha siguruar nga Franca «Histoire des luttes des classes en France», por «Manifestin» akoma nuk e kisha dhe s'e kisha lexuar. Ngrita gishtin dhe e pyeta profesorin:

- Po kush ishte Karl Marksi dhe ç'donte të bënte ai?

Profesori u përgjigj

- Unë s'jam marksist dhe është e ndaluar të flas këtu për të, megjithatë, mund t'ju them disa gjëra.

Dhe na tha me të vërtetë disa gjëra të çala, duke e denigruar Marksin.

Për sa i përket «Manifestit», ky më ra në dorë në mënyrë ilegale. Kisha një vit në Korçë, njihja mjaft shokë nga qyteti, njihja edhe disa punëtorë. Një të diel, kur po shëtitnim nga Mitropolia, një punëtor nga Korça, më i ri se une, që nuk ia mbaj mirë mend emrin, megjithëse mund të ishte Foni Thanoja, më tha:

- Hajde të hamë një pastë te Koci Bakoja.

Hymë atje dhe i kërkuam Kocit nga një pastë. Koci i tha Fonit

- Ç'e ke këtë student?

- Është yni, - iu përgjigj Foni.

- Po dilni edhe këndej, o studentë, - më tha Koci, - se mos i bën pastat më të mira pasticeria «Stambolli»! Apo atje ka pasqyra rreth e rrotull!

Fjalët e Kocit më dogjën. Të tretën herë që shkova te Koci, s'kishte njeri. Ai m'u afrua, më solli pastën e zakonshme dhe më tha:

- Pasta bën një lek, por kjo që do të të jap, është shumë më e ëmbël dhe pa para. Këndoje, përktheje, mbaje fshehur dhe ma kthe prapë.

Ishte «Manifesti»! E futa në gji, i shtrëngova dorën Kocit dhe ika. Rrugës për në internat më dukej sikur njerëzit më shikonin dhe më pyetnin: «Ç'ke në gji?».
Në gjuhën e letërsinë shqipe, e vetmja lëndë kryesore që në lice bëhej në gjuhën e mëmës, kishim si profesor Kostaq Cipon. Ishte një nga profesorët më të zotë, në mos më i zoti në gjithë Shqipërinë. Cipoja kishte një autoritet

të madh në lice, ne e donim dhe e respektonim shumë. Letërsinë shqipe e njihte, si i thonë fjalës, në gishta. Por, natyrisht, ai ishte i zoti edhe në gramatikë e në sintaksë.
Kishte, nga ana tjetër, një kulturë të gjerë, dinte mirë latinishten, italishten, gjermanishten, frëngjishten, greqishten, mundet dhe gjuhë të tjera. Me ne, nxënësit, Cipoja

sillej shumë mirë, na donte dhe ne e donim, pse na mbronte në çdo rast. Unë ndiqja me vëmendje shumë të madhe kurset e zotit Cipo, i cili na fliste me mjaft kompetencë për letërsinë tonë, për rilindësit, për arbëreshët. Fare pak ose

aspak nuk fliste për kalemxhinjtë e regjimit, të cilin nuk e donte, si demokrat përparimtar që ishte. Ne e ndienim që ai ishte antizogist, por ruhej shumë të fliste, bënte vetëm aluzione ironike. Ne kishim pak tekste letrare në shqip dhe ata libra të Naimit, të Çajupit etj., që ishin botuar, zor t'i gjeje t'i blije; regjimi i kalbur i Zogut as që kishte ndonjë plan botimi për ta.

Shumë gjëra, bile më të shumtat, Cipoja na i shpjegonte me go,jë, na i diktonte ose na i jepte t'i kopjonim në shtëpi. Kur fliste, qoftë në klasë, qoftë jashtë, Cipoja

ngrinte kokën dhe sytë i mbante në tavan, ose mbi kokat tona; nuk të shikonte në sy. Në shqip, unë isba nga nxënësit më të mirë të klasës; në hartimet që na jepte, dilja
kurdoherë mirë dhe isba shumë i kënaqur që kisha estimën e profesor Cipos. Në rast se nuk gabohem, Cipoja kishte mësuar në Itali dhe andej kishte kaluar nga arbëreshët, prandaj kishte një pasion të veçantë për liter aturën arbëreshe. Ne, natyrisht, i kishim arbëreshët në program.
por kur vinte radha e tyre, Cipoja shkrihej nga qejfi. Ai na bënte të donim De Radën e «Milosaon» e tij, të cilin e dinte gati përmendsh dhe na e recitonte pjesë-pjesë në të folmen arbëreshe. Ne këtë të folme e kuptonim ca me zor, por me ndihmën e Cipos iu futëm punës dhe na u bënë të dashur ashtu si De Rada edhe Zef Serembja, Gavril Dara, Zef Skiroi. Në çdo mësim Cipoja kalonte edhe nga një temë në tjetrën, bënte edhe shaka që na nxitnin të qeshnim, por me «tertip». Shumë herë Cipoja edhe na ir onizonte ne, nxënësit, por asnjëherë me zemërligësi. Fishtën, Faikun (Konicën) dhe Nolin, Cipoja na i shpjegonte mirë, megjithëse ishte antifetar. Për Fishtën ai na thoshte:

- Të përpiqemi të kuptojmë ç'ka burrnore brenda tij, restin hidheni në lumë!
Faikun e mburrte si shkrimtar erudit e si polemist. Nolin po ashtu, sidomos përkthimet e tij. Vjershat e Nolit i dëgjonim rrallë nga goja e Cipos, por ne i mësonim vetë, sidomos ato me të cilat godiste në kokë Zogun. Natyrisht unë kisha mësuar elegjinë për Bajram Currin, atë për Luigj Gurakuqin e plot të tjera, të cilat më pëlqenin shumë edhe për faktin se Noli ishte një njeri i shquar, demokrat, antizogist. Nëpër studentët flitej që. «pavarësisht se është prift, Fan Noli është komunist, ka vajtur në Rusi» etj.

Cipoja, me dashurinë e tij për letërsinë shqipe, natyrisht, nuk mund të neglizhonte edhe folklorin e pasur të vendit tonë. Shumë herë ne i kërkonim shpjegime kur lexonim nga thesari i krijimtarisë popullore ndonjë pjesë që ishte shkruar në një të folme të rëndë, të veçuar të rnalësisë. Ishte në ato vite njëfarë autori nga Veriu, i cili në shkrimet e tij nuk kuptohej fare. jo vetëm nga ne të Jugut, por as edhe nga shokët e Veriut. Kur e pyetnim Cipon të na shpjegonte fjalë nga të këtij autori, ai na përgjigjej me ironi:

- Nuk ekzistojnë në diksionerin e gjuhës gjermane!
Cipoja kishte admirim për albanologët, sidomos për ata gjermanë dhe austriakë, por dashuria e tij për ta nuk ishte idolatri, siç ishte për ndonjë tjetër. Cipoja i dente në përgjithësi autorët e mëdhenj gjermanë, ai ishte i zoti edhe në letërsinë gjermane, lëndë të cilën na e zhvillonte, pse ishte në programet e klasës së filozofisë, në qoftë se nuk gabohem. Sidoqoftë, unë që në lice këndoja me etje Gëten dhe dramat e Shilerit. Cipoja na recitante «Nibelungët», «Ulenshpigelin» e shumë pjesë nga autorë gjermanë, sidomos romantikë. Ai i njihte këta autorë ndoshta edhe ngaqë ia kërkonte programi i lëndës që jepte, por përshtypja ime ishte se Cipoja kishte më simpati për literaturën gjermane, pa qenë «gjermanofil». Ai e donte edhe literaturën italiane, por pak na fliste për të.

Ishte koha kur në Itali kishte ardhur në pushtet fashizmi, koha kur Zogolli po futej gjithnjë e më tepër nën frerët e Italisë e po shiste Shqipërinë dhe, kuptohet, këto, veç arsyeve të vjetra, bënin që populli, djalëria, njerëzit përparimtarë të mos kishin dëshirë të flitej për italianët. Për pipinot, mandolinat tona binin në akord të plotë me atë të Cipos.

Cipoja, si i dashuruar pas folklorit, na jepte detyra jashtë shkollës për ta ndihmuar. Mua më vuri detyrë që, kur të kthehesha nga pushimet në Gjirokastër, Vi përshkruaja në hollësirat më të plota «dasmën gjirokastrite».
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 8:21 pm

Më kujtohet që ia plotësova me kujdes të madh këtë detyrë, duke shënuar si zakonet, ashtu dhe një numër të madh këngësh që këndoheshin në dasma. I mbusha nja tri fletore shkoile dhe ia çova kur u kthyem në vjeshtë në lice. Cipoja mbeti shumë i kënaqur nga puna ime, nga pasioni im për folklorin. Këtë e kisha vënë re edhe në porositë që më jepte sa herë shkoja me pushime në Gjirokastër. Më thërriste dhe më thoshte me atë zë të hollë dhe të zgjatur, duke i ngritur sytë në tavan dhe duke i lëvizur dendur qepallat:

- Pa hajde ti, Hoxha, ç'do të na sjellësh të re nga Gjirokastra! Më grumbullo këto, ato etj.

Dhe unë kurrë nuk i mungova detyrës. E respe'ktoja dhe e doja shumë këtë profesor të gjuhës së mëmës, që më kaliti dashurinë për gjuhën. për thesaret e atdheut, që na orientonte kurdoherë drejt në rrugën patriotike dhe demokratike.

Më vonë, kur u emërova profesor në Korçë, u bëra koleg i tij. Pas Çlirimit të Shqipërisë, kur ish-ministri i Arsimit Gjergj Kokoshi u dënua për veprimtarinë e tij armiqësore, e thirra profesorin tim të vjetër dhe i propozova të bëhej ministër i Arsimit. Ai e pranoi propozimin dhe qoftë si ministër, qoftë si gjuhëtar punoi me ndërgjegje të lartë, derisa vdiq nga kanceri. Më erdhi shumë keq kur vdiq Cipoja, pse ruaja kujtimet e mira të jetës së shkollës, kujtoja brengat dhe gëzimet kur dhamë bakaloreatin e parë, provime shumë të rënda, dhe kur Cipoja, duke kaluar në korridor më tha:

- Hoxha, më ke bërë një hartim shumë të mirë!

Por, le të kthehemi përsëri në internat, se atje kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime shkollore. Nga internati ruaj kujtime të mira, por edhe disa jo të mira. Kujtimet jo të mira kanë të bëjnë me burokracinë e internatit, kurse nga jeta në shoqëri ruaj plot kujtime të bukura. Kurdoherë në jetën time kam qenë optimist, i hapët, i sinqertë dhe i dashur me njerëzit dhe me shokët. Përnjëherë lidhesha me ta, shoqërohesha. Kështu që, me të filluar shkolla, filloi jeta e rregullt «familjare» në internat. Ishim me të vërtetë si një farnilje e madhe, të përzier nga të gjitha krahinat e vendit, veç korçarëve. Në internat kishte shokë nga Shkodra, Mirdita, Mati, Peshkopia, Kosova, Vlor a, Tirana. Elbasani. Gjirokastr a. Mund të bëheshim mbi 150 veta dhe çdo vit vinin të rinj, vinin edhe të rritur, në klasat e mesme të liceut. por edhe në klasat e para të tij. Në internat pranoheshin nganjëherë edhe jobursistë.
Sido që kishte edhe të meta. jeta në internatin tonë ishte normale, kishte atje disa rregulla të brendshme që atëherë na dukeshin disi rigoroze, por. duke i gjykuar më mirë, shumë prej tyre ishin të doinosdoshme. Në mëngjes ne ngriheshim herët, me zile, së cilës i binte Iloja dhomë më dhomë. Kjo ishte ca e mërzitshme, por e domosdoshme. Ilon dhe Gurin, që na shurdhonin me zile, ngandonjëherë edhe i sikter isnim pa të keq, por dhe ata s'mungonin të na përgjigjeshin në të folmen e kripur korçare. Çdo veprim në internat bëhej me zile, kështu që kjo na u bë zakon. Dimër-behar, sa ngriheshim nga krevati; edhe në dimër kur bënte ftohtë e binte borë, me të dëgjuar ziien shkonim jashtë në banjat për të zënë r adhën, pastaj prapë me vrap ktheheshim me sapunin personal në dorë e me peshqir në qafë (furçën e dhëmbëve nuk e njihnim në fillim) dhe futeshim e lanim fytyrën, kriheshim në dhomë, visheshim dhe drejt e në studio. Atje bënim një orë e gjysmë studim të detyruar. Duhet të ishe punktual,* *( Nga frëngjishtja - i përpiktë.) se merrje dënim dhe dënimi më i rëndë për ne ishte të mos dilje të dielën në qytet. Kjo ishte «vdekje»!

Pas studimit të mëngjesit, shkonim hanim bukë.

Mëngjeseve zakonisht hanim djathë me çaj ose qumësht me marmelatë, asnjëherë gjellë. Gjellë kishim në drekë dhe në darkë.
Si hanim mëngjesin, merrnim librat, viheshim kurdoherë në radhë dhe shkonim në lice. Me ne vinte çdo ditë kujdestari që na shoqëronte; rrallë e tek i bënim bisht radhës. Pesë ose dhjetë minuta para se të fillonim mësimet, ne ose futeshim në oborrin e vogël të shkollës, ose vërtiteshim në rrugicë derisa binte zilja, këtë herë jo nga Guri, por nga portieri i shkollës, «i famshmi» Nisi. Kur mbaronim mësimet, sidomos të pasdrekes, po edhe në mëngjes kur mungonte ndonjë profesor, duhej të shkonim përsëri në radhë në internat. Në kthim bëheshin edhe orvatje nga ndonjëri që t'i shpëtonte radhës, me leje e pa leje. Në këto raste kishin vend edhe gënjeshtrat e vogla ndaj kujdestarit, edhe grindjet dhe marifetet që përdornim kundër portierit Nisi. Na shtynte instinkti i natyrshëm i lirisë, i pavarësisë, lufta e nxënësve kundër disiplinës burokratike. Tani atë shoqërim me rojë në çdo hap e kujtoj me humor, por fakt është se në atë kohë, kur qemë të rinj, as unë, as shokët e tjerë s'e duronim dot, na krijonte vazhdimisht një ndjenjë e gjendje të pakëndshme, gjer revoltuese. Por rregulli ishte rregull e duhej zbatuar. Ndryshe të fluturonin.

Pasi hanim drekën, vinim rrotull nëpër oborr të internatit, derisa vinte koha e shkollës, se, siç thashë, kurdoherë kishim mësim edhe pasdreke. Kishim të drejtë të hynim kur të donim vetëm në studio, kurse në dhoma që të shtriheshim ose të çlodheshim në mesditë nuk na lejohej. Ato ishin mbyllur me çelës dhe hapeshin vetëm kur vinte ora e gjumit të natës. Kur ktheheshim pasdreke nga shkolla, prapë vinim rrotull në oborr, luanim, këndonim, bënim muhabete e diskutime, derisa hynim një orë e gjysmë të detyruar në studio para se të hanim darkën dhe pasdarke përsëri, pas një pushimi të vogël, bënim edhe dy orë të tjera studim dhe vetëm atëherë hapeshin dhomat e gjumit dhe mund të veje të flije. Kush dëshironte të mësonte mund të rrinte në studio edhe më vonë. Ky ishte në përgjithësi orari i ditës në internat.

Orari i studimit ishte i organizuar mirë dhe e respektonin gati të gjithë. Kjo na ndihmonte shumë në mësime. Me të rënë zilja, të gjithë futeshim në studio dhe studionim, në qetësi të plotë. Ishte bërë zakon i mirë që ndonjë që hynte më vonë në studio, hapte derën me kujdes dhe në majë të këmbëve shkonte ngadalë në vendin e tij. Gjatë kohës së studimit bisedimet me njëri-tjetrin, se rrinim nga dy veta në një bankë, bëheshin me zë të ulët. Kur kishe nevojë të dilje, do të merrje leje nga kujdestari, i cili kurdoherë rrinte me ne në studio dhe, ngandonjëherë, kur i duhej të largohej, në vend të vet linte një nga të rr iturit. Veçanërisht në dimër, kur jashtë bënte kallkan, studioja ishte e ngrohtë nga soba, por sidomos nga frymët tona, pse, edhe kur bëheshin orët e pushimit, s'kishim ku venim dhe qëndronim brenda, diskutonim ose këndonim këngë të krahinave nga vinim.

Grindje e mëri në mes të shokëve në internat nuk mbaj mend asnjëherë. Përkundrazi, të gjithë ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk ekzistonte aspak midis nesh fryma e ngushtë e lokalizmit, nuk shikoje kurrë veç gjirokastritët, veç shkodranët, veç shokët e malësisë, veç delvinjotët e kështu me radhë. Bile ky solidaritet internati manifestohej jashtë, ngandonjëherë edhe me violencë kundër korçarëve, sidomos në lojërat e futbollit. Ne të internatit kishim ekipin tonë. Unë nuk luaja, por luanin të tjerë, sidomos disa shokë nga Veriu. Kishim mes tyre lojtarë të mirë dhe të pasionuar, si: Anton Mazrekun, Rifat Jolldashin, Zef Mirditën e të tjerë.

Një ditë ekipi ynë luajti me ekipin «Skënderbeu» të Korçës. Dhe ata kishin lojtarë të zotë, si: Pilo Peristerin, Teli Samsurin e të tjerë. Më duket se në ndeshje ne fituam, por nga mbarimi i lojës, s'di pse, gjakrat u nxehën dhe tanët u goditën me grushte me korçarët. Ne, tifozët e internatit, në bllok u vërsulëm në fushë, mirëpo në të njëjtën kohë u vërsulën edhe tifozët e Korçës dhe filloi një përleshje «e bukur», me grushte e me shkelma në mes nesh, saqë vetëm errësira e natës na ndau. U kthyem në internat kush me sy të nxirë, kush duke çaluar, kush me këmishë të çjerrë ose pa kopsa në xhaketa. Natyrisht, kjo u bë çështje në internat dhe në shkollë na qortuan, por masa nuk u morën kundër askujt. Gjakrat u qetësuan shpejt dhe më pas këtë grindje e kujtonim me shaka si «përgatitje për beteja».
Asnjëherë nuk ngjau që të na humbiste ndonjë send në internat nga dollapët e gjithsecilit. Kjo ishte një karakteristikë e lartë. Gjithashtu, nuk kishte nxënës që, po t'i ndodhej diçka për të ngrënë dhe t'ia kërkoje, të mos ta jepte.

Nga krahina e Gjirokastrës ishim një grup shokësh, si Eqrem Hadoja, Epaminonda Bulka, Feim Carçani, Myslim Çarçani, Selami Xhaxhiu, Enver Zazani, Stavro Gjollma e të tjerë. Unë, që kisha qejf të këndoja labçe në kohën e pushimit, bashkohesha me Eqr emin, me Feimin, me Kadri Babocin dhe me Abdulla Ramin e ia merrnim këngës.
Tipa të çuditshëm nga më të ndryshmit shihje në internat dhe, po kështu, në mënyra të ndryshme mbaruan ata në jetë. Epaminonda Bulka kishte prirje që në atë kohë për vjersha dhe shkrime. Atë e quanim: «Bilbili i Përmetit». Íshte i sjellshëm, i drejtë, i dashur, optimist dhe demokrat në shpirt. I tillë mbeti ai gjithë jetën. E doja shumë Nondën që në atë kohë dhe këtë dashuri e kisha në përgjithësi për përmetarët, si Sotir Angjelin dhe të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Kurse delvinjotët ishin ca fodullë dhe ambiciozë, por, në përgjithësi, mësonin mirë. Mësonte mirë Eqremi; Feimi ishte i zoti në matematikë, Myslimi ishte shumë i thjeshtë shtu, nëdhe i zoti, gjitha matematikë. Ndonjë prej delvinjotëve simpatizoi më v onë Ballin, por nuk u hodh me armë kundër nesh. Abdulla Rami mbaroi në burg si ballist, ai ishte kokëngjeshur dhe i prapë, nga ata që populli i quan martallozë.

Shkodranët ishin shokë të mirë, nuk shkëlqenin në mësime, po ishin të gojës dhe i donin sportin e humorin. I tillë ishte Anton Mazreku, të cilin e kishim oratorin e internatit dhe tifozin e topit. Kurse Tef Jakova ishte një tip i heshtur. Ai më shumë rrinte në krevat, sesa vinte në shkollë. Kurdoherë që hynim në dhomën e tij që ishte afër sobës, atë dhe Nazmi Uruçin (që më pas u bë oficer e mbaroi keq) i gjeje në dhomë, shtrirë në krevat, jo se ishin sëmurë, po bëheshin si të sëmurë. Kjo dhomë ishte e famshmja «dhomë e veteranëve» të internatit, dera e së cilës mbyllej nga brenda dhe hyhej me parulla. Kjo ishte dhoma e diskutimeve filozofike, politike e letrare. Këtu flinte Rasim Bako nga Kosova, në klasën e filozofisë, një shok shumë i mirë, i qeshur, i thellë (por nuk di ç'është bërë); aty flinte gjithashtu Shefqet Shkupi, edhe ky në klasën e filozofisë. Me të ishim edhe në Francë; ishte një djalë kosovar shumë i mirë, i ndershëm e patriot, që më pas u bë gjykatës në Vlorë. Në këtë dhomë vajti më vonë Nonda Bulka, pastaj vajta edhe unë. Nga kjo dhomë unë kam kujtime nga më të mirat. Atje vinin edhe shokë nga jashtë gë na vizitonin, si Aqif Selfoja, Sinan Imami e të tjerë. Brenda saj lëvonin muhabeti dhe cigarja. Më në fund përzihej me ne edhe kujdestari i internatit, Hasan Rami. Tef Jakova pinte me llullë dhe, kur vinte kontrolli i drejtorit të internatit, llullën e ndezur Tefi e fshihte nën jorgan për respekt, por kontrollorët i thoshin me të qeshur:

- Tef, të paktën mos na i qelb jorganët.

- Jo allahile, - thoshte Tef Jakova, - do e pres,

se më ka helmue !

Kur vinte doktori dhe kontrollonte kush ishte sëmurë

në internat, sa shkonte tek Tefi, e pyeste:

- Ç'ke Tef?

Ai i përgjigjej

- Për at zot, doktor, më dhemb tapanxha e kresë!

Në të vërtetë Tefi nuk kishte asgjë dhe kjo u bë një «frazë» e kuptueshme për doktor Hakiun, një burrë plak e patriot, i cili, kur na pyeste «çfarë ke?» dhe ne i thoshim «më dhemb tapanxha e kresë», kalonte pa na mjekuar.

Mirëpo një ditë, kur isha në klasën e pare, ose në klasën e filozofisë, ndihesha shumë sëmurë, me ethe të madhe, kisha humbur edhe ndjenjat. Kur erdhi doktor Hakiu, si më zbuloi kokën nga jorgani, më tha duke kaluar:

- Si kurdoherë, tapanxha?

Në të vërtetë unë isba shumë sëmur ë dhe i bërtita, kurse ai vazhdoi të ikte. Atëherë unë mora shishen e ujit në penxhere dhe e vërvita për t'i tërhequr vëmendjen. U alar mua i shkreti, u kthye dhe tha «ta kurojmë shpejt djalin». Në internat nuk kishte infermieri në kuptimin e vërtetë të fjalës, kështu që erdhi më mori kujdestari im, patrioti Ramiz Shehu, miku i babait tim, më çoi në shtëpinë e tij, ku ndenja disa javë, sa u shërova. Kur u çova, shkova i kër-kova ndjesë dhe e falënderova doktor Haki Mborjen.

Rasim Bakoja ishte organizatori kryesor i diskuti meve që bënim në dhomë. Një pasdreke, «Kapsulli» (ishte nofka e Nazmi Uruçit) na zuri njërin pas tjetrit ne të dhomës dhe na laj mëroi se natën vonë, në orën 10 do të ketë debate dhe do të referojë Rasimi. U mblodhëm në dhomë. Si zakonisht Rasimi ishte shtrirë, Tefi po ashtu.

Të gjithë ne të tjerët lamë studion dhe hymë te «veteranët». Debatet filluan. Rasimi e mori fjalën dhe gjatë një çerek ore filloi të flasë me terma pesimistë mbi jetën, mbi kotësinë e sai e të tjera pikëpamje të tilla, që në të vërtetë nuk përputheshin me mendimet e tij. Ne guditeshim nga i nxirrte Rasimi këto pikëpamje, qfarë ndryshimi kishte ngjarë tek ai. Gjatë diskutimit Rasimi, që ta ilustronte mendimin e vet, futi edhe çështjen e robërimit të Kosovës nga serbët, foli për vuajtjet dhe mjerimet e kosovarëve. Tef Jakova thithte llullën dhe thoshte herë pas bere:

- Jam dakord me Rasimin.

Kur mbaroi Rasimi, e morëm fjalën të gjithë ne, njëri pas tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyThu Jun 05, 2008 10:45 pm

o ushtari i liris ti vet bre me kerkove fakte emrash ja ti solla ,po e dim krejt njerzia qe keta nuk kan qen Gjeneral ne kohen e Enverit por jan rritur edukuar dhe shkolluar nga Enver Hoxha , dhe je shum gabim kur thu se nuk i qendruan besnik ushtris shqiptare , o i nderuar kjo ushtri qe luftojke ne pjesen tjeter te shqipris ne kosove a thua mor e kujt ishte , kta tre emra dhe shum emra tjer jan legjenda te gjalla te lutem , keta i qendrun besnik msimeve te Enver Hoxhes , je shum gabim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyFri Jun 06, 2008 3:09 am

Roni vella i dashtun mos te gjum drejt e te flasem shtreber por te flasim ralitetin ku ishte ushtrija shqiptar pse shkuan pas ideve BERISHJANE pse ilane kazermat ku e lane ushtrine si more roni lejohet te thehet ushtrija te jeshe gjeneral e te devijosh rugen e shejt rugen e lavdishme ata gjenarl ishin qe duahetta mbroni ti flisnin ushtareve te mos lejohet dezertimi ne mase por ata ja futen vrapit para ushtareve O RONI un i njof dhe i dij si kane rjedh gjenat e pse nuk mundn te dalin nga akademija SKENDERBEJ pse pse ketu nuk pate dezertime por ati kishte prestigj dhe dicipline ushtarake un e dij edhe sa oficer te shtetit eme kane qene ne lufte ne kosove dhe iliride por tani spo dua me e zgjet i nderuar e me dal nga tema por te them se ruga e ENVERIT u la pas dore dhe iken krjet e ty tani te paskan ardhe ata GJENERAL E TE KANE THENE ME PARAGJYKIMET E TYRE SE ENVERI KESHTU E ASHTU JO SHOKI SE KURE USHTARI NUK FLET KEQ PER KOMANDANTIN E VET SIKUR NE TANI TE DALIM E TE PARAGJIKOJM KOMANDANTIN LEGJENDARE ADEM JASHARIN PO NUK SHKON O RONI SI DO QE TE ISHTE AI EMRIN E KA KOMANDANT DHE DUHET TE RESPEKTOHET E JO ME DALE ME TREGU PALLAVRA ME PARAGJYKIME RONI OK SHOKU SPO DU ME E ZGJATE POR ENVERI ISHTE EPOPEJA E GJITHE SHQIPERISE KOSOVS HEROIKE E FRYMEZUAR NGA SHOKU ENVER HOXHA TUNG
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyFri Jun 06, 2008 9:27 am

ushtari i liris te tre keta Komandant qe i permenda ishin ata qe i mbrojten Repartet nga hajdutet ka edhe fakte me emart e reparteve qe mbeten te pa prekura, dhe keta nuk shkun pas ideve te Sales ,keta jan heronjet e Shqipris se i qun ne vend ato fjalimet e famshme te Enver Hoxhes se si duhet te luftohet per Atëdhe.Nuk na kan tregu pallavra per Enverin perkundrazi ata e perkrahen politiken e Enverit po sje ka i njef .Nuk na tregun pallavra po na msun se si duhet te qellohet ne zemer ushtari Serb o i nderuar.

edhe un pajtohem se Enver Hoxha ka qen burrshtetas me ne nivel se sa te tjeret qe e pasuan , duke i mar parasysh perpjekejt qe i beri per ruajtjen e asaj Shqiprie te vogel.normal edhe propaganten qe bente me fjalimet e tij per tokat tjera te okupuara nga te hujt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 2:14 am


  • Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Icon_post_quote_en








Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Icon_post_target nga rroni prej Wed Jun 04, 2008 10:03 pmo ti siper meje un skam nevoj ti lexoj shkrimet e askujt un shprehi mendimin tim ashtu si di dhe ka fakte se eshte ashtu , besoj se goxha mir e di veprimtarin e Enver Hoxhes edhe pse me te nuk kam pir kurr kafe ,po i kam disa shoke ish ushtarark me funksione te larta te kohes se enverit qe luftuan ne luften e fundit ne Kosove , e sado kudo ata na i kan dhen informacione te bollshme per te .....
E ti mergimtar se di a je ne mergim a jo , un i qmoj shum ata qe nuk migruan kurr jasht vendi pa marr parasysh sfidave te ndryshme qe paten.







O roni vellai i dashtu mos e kthe gezofin ka fryne era
se nuk bene ngase ato qe thua ty un i njofe bukur mire dhe ti tha shoket tu te kane treguar per enverin ..... e a tani thua se fliseshin mire ata\ dhe lufta e fundit siq e dij un ska qen ne kosove dhe keto luftra u organizuan nga keto imigrant e jo nga strvina RUGOVA qe rinte goj me goje me milloshin ishte enver hoxha qe ta beri armen ti e mua qe te uftojm shkjaun apo jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 2:47 pm

VELLEZER E MOTRA ky ka qen enveri i madhe shiqone kete video me vemendje dhe debatoni keto jane fakte qe ne asnje vend te botes nuk i ke nje popull kaq te organizume dhe kaq te gezuar qe edukohej nga i madhi ENVER HOXHA nuk ka komente jo eshte e kote te flasem ma mire i varfun e me dinjitet se sa pasuri e i degjenerum pra shiqone dhe vlersoni e flisni realitetin https://www.youtube.com/watch?v=VfDyAj4YnJ0 eshte realitet i vertet nuk jan pallavra keto e as rena por nje realitet qe dikuj ja vret syte sot respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 3:41 pm

shqiperia ne ate kohe zinte vendin e trete ne bote ne eksportimin e kromit. kjo me pelqeu shume.

mos e leni pa e shikuar kete dokumnetar te shkurter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
genta
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 42
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 4:27 pm

Tradhetar kryetradhetari i poshter ,fanatik, idiot, egersire , ndyresire ska pas dhe sdo te ket njeri me te ndyre se enveri askund ne bote jo vetem te ne Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 4:51 pm

hahhah po rrxohesh genta ahha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 5:10 pm

genta shkruajti:
Tradhetar kryetradhetari i poshter ,fanatik, idiot, egersire , ndyresire ska pas dhe sdo te ket njeri me te ndyre se enveri askund ne bote jo vetem te ne Very Happy

Genta, fillozof te ndryshem ty ti dhane te gjitha tiparet e nje kafshe, qe vec pellet ashtu si lopa ne aher dhe nuk mendon fare per pellitjet e saj.
Edhe ti vec qet fjale nga goja jote qe njerez te ngritur nuk i perfillin, nuk desha t'i perfilli as une sikurse rolling qe t'i shperfilli shume mire.
D.m.th flet per tradhtar ndonse nuk e di ca eshte, fanatik, ndonese nuk e di ca eshte, idiot qe ti sbesoj qe ia ke idene se cfare mund te jete, egersire qe hiq se hiq nuk e din. Ndonese deshira ime do te ishte qe keto atribute t'i dhuroja ty, nuk mundem, sepse kafshes nuk mund ti them tradhtare, fanatike, idiote, por egersire mund ti them.

Te pershendes perzemersisht dhe te deshiroj sherim te shpejt,
Guximi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptySun Jun 08, 2008 6:32 pm

genta shkruajti:
Tradhetar kryetradhetari i poshter ,fanatik, idiot, egersire , ndyresire ska pas dhe sdo te ket njeri me te ndyre se enveri askund ne bote jo vetem te ne Very Happy

Bravo genta me këto fjalë .... njejtë e kanë cilsuar gjithmon titëstët dhe shërbtorët e tyre, Enver Hoxhën. Arrow
Mbrapsht në krye Shko poshtë
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 1:43 am

KUbravo genta po ti qenke e perkryer genta qe na i sole keto te reja per ENVERIN po pse bre genta ti ja dinke gjith historine XHAXHIT mos e ke te afert dicka genta hahahah kujdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 1:58 am

genta shkruajti:
Tradhetar kryetradhetari i poshter ,fanatik, idiot, egersire , ndyresire ska pas dhe sdo te ket njeri me te ndyre se enveri askund ne bote jo vetem te ne Very Happy

genta pershendetje

1.- me dukeshe e njohur ne shkrime shpresoj qe mos te jeni ''dikush'' qe mendoje qe jeni se do te perjashtohesh nga forumi ( me mirkuptim) e ureje kete qe kushe te jete te mundohet te futet ne Forum me dy apo me shume nicka po jau beje me dije se perjashtohet nga Forumi FLM.

2.- per ty thene ''dikuj'' taradhetar kryetradhetar i poshter ,idiot , egersire duhet te sjellishe fakte ne teme e jo fjal te kotit te lutem.

per temen

Enver Hoxha ishte shqiptar duhet te respektohet si shqiptar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 5:11 am

E kemi be hop hop ! tani o mbylleni o duroni replika pa ofendime.

Kure do e mbyllni kete tem ?
Nga stafi dua pergjigje te sakte !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 7:35 am

Beton ke te drejte, stil i njohur, shiko vec se ka veshur ge (n) ta, mendon se nuk e njohim.

Ge(n)ta, ty sikur te ka lene i madhi Enver shtatezane! Po ti ta kesh per nder! Cne fjale te tille bre Ge(n)ta (i)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 1:35 pm

Sofra shkruajti:
genta shkruajti:
Tradhetar kryetradhetari i poshter ,fanatik, idiot, egersire , ndyresire ska pas dhe sdo te ket njeri me te ndyre se enveri askund ne bote jo vetem te ne Very Happy

Bravo genta me këto fjalë .... njejtë e kanë cilsuar gjithmon titëstët dhe shërbtorët e tyre, Enver Hoxhën. Arrow

O Sofra jarani, nuk duhet te jesh titist për ta kundërshtuar regjimin shqiptar-vrasës te Enver Hoxhes, por mjafton vetëm t'i kesh syt e hapur e t'ia duash te mirën Shqipërisë pa implikuar ideologji vrastare internacionale. Ndërtimi i stereotipeve, dhënja e emrave te caktuara njerëzve te caktuar etj. - këto janë praktika enveriste-komuniste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 2:02 pm

Xhavo, me ty s'po mundem assesi te bej nje debat nga fillimi deri ne fund. Sepse, flisni vetem brenda "perdes" te cilen ta ka thene qe moti nje antare ne kete forum. Dhe eshte shume normale qe per ty dhe te tjere te cilet jane po ne kete "perde" te mos guxoni te dini jashte, sepse gjithqka do ishte e pakuptimte dhe e kote. Jeni ju ai cili ne temen tjeter, me keni akuzuar ne menyra te ndryshme...Por une hapur kam kerku nga ty qe njeher e mire ti japim fund ketij debati, dhe te shohim se cili jemi duke fluturuar ne mendime. Por nje gje te atill se keni bere, vetem se jeni munduar te shpurdhni dhe te kaloni nga diqka ne diqka tjeter, sepse kjo eshte netyra e njerezve te cilet flasin pa menduar dy here.

Ukshin Hoti, ne librin e tij "Filozofia e Çeshtjes Politike Shqiptare", nder tjera thoeshte:"...Por t'i mohohet Shqipërisë çfarëdo arritje, madje edhe në planin e kulturës e të arsimit, s'mund të jetë më pak se idiotizëm politik. Në këtë kontekst, s'mund të arsyetohen assesi sjelljet primitive dhe vandaliste të disave, rrëmbimet e anijeve dhe ikjet në masë jashtë kufirit, rrëzimi vandalist i statujës së Enver Hoxhës dhe ankesat poshtëruese nëpër shtetet e Perëndimit. Duke i akceptuar motivet e brendshme të mospajtimit të mundshëm të këtyre njerëzve me një sistem të caktuar politik, si është e mundur vallë që ata ta harrojnë dinjitetin e të qenit shqiptar dhe vetëdijën e tyre politike se i takojnë një shteti, pavarësisht nga mospajtimet me regjimin? Shumë kohë më parë, qysh me 1912, një kryeministër serb, Nikolla Pashiqi, në një bisedë me Hartvigun, i deleguar i carit rus në Ballkan, i pati thënë atij: "S'ka komb shqiptar, ka vetëm fise shqiptare". Tërë historia e kombit shqiptar ndërkaq e demanton këtë pohim të tij të motivuar nga qëllime imperialiste. Ndërkaq sjelljet e këtyre njerëzve sot nuk janë në harmoni as me vetëdijën politike shqiptare dhe as me shpirtin kombëtar. Ato sjellje na lënduan. Ngushëllohemi me faktin se euforia - si veti e papjekurisë politike, është një fenomen që mund të ngjajë kudo".

Tani kerkoj nga ty dhe te tjere ketu, qe mos t'me perdredhni debatin, por te flasim vetem ne kete pike. Mund te thuash se ky vlersim nuk eshte i drejte, dhe pse? Mund te thuash se cili eshte perfitimi i tij ne kete vlersim? Apo do te vazhdon me perrallat e zakonshme...

Xhavo, ketu qendron dallimi se, Ukshin Hoti dhe shume te tjere nuk kan patur "perden" siq e keni ju, dhe nuk ka qen aq mendje leht sikur disa-disa, qe ti shikoj gjerat vetem nga nje kend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 2:14 pm

Ukshin Hoti me kete shkrim nuk e ka lavdëruar fare regjimin Komunist, mirpo atij i vie inat dhe turp (ashtu si mua) nga rënja e krenarisë se shqiptarit, nga rënja e moralit dhe inicimi i shkatërrimeve. Pajtohem plotësisht se sado i keq ka qenë Enveri, kjo nuk është arsye qe te shkatërrohen te arrituart e popullit shqiptar. Mirpo kjo ndodh në shumicen e revolucioneve. Dhe një popull i dresuar (spo them i edukuar) me mendesi komuniste-enveriste, qeguevariste, kaqake, do ta shkatërroj gjithnjë historinë dhe te kaluaren për qefe (mendime) te çastit.

Edhe mua me vie inatë se përse me tepër se gjysma e popullit shqiptar bredhin rrugëve për kafshatë të gojës dhe kete nuk iu siguron vendi i tyre, se përse shqiptarët nuk e kanë moralin dhe karakterin e duhur për ta mbështetur një zhvillim te mirëfillt moral, kulturore e kombtar, se përse shqiptarët te keqes i thonë e mirë.

Shkollë dhe fakultet i atij populli qe paska turpëruar Ukshin Hotin është pikërisht regjimi enverist-komunist, i infiltruar me ideologjitë më shkatërrimtare te te gjitha kohrave.

Shqiptarin e ka dalluar gjithmonë krenaria, e ajo qe e turperon Hotin është rënja e kësaj krenaria. Por kjo krenari nuk duhet te na bëj neve qe te harrojmë se njeriu para ndjenjes kombtare ka lirinë individuale. ç'i duhet nje njeriu kombi, kur ai s'mund t'i besoj as prinderve te vetë, as vllezërve e motrave te veta, se mos vallë do e spiunojnë te partia? ç'i duhet kombi një njeriu që burgoset e vritet për një fjal goje, qe nje elite mediokre nuk arrinë ta kuptojë? ç'i duhet kombi një njeriu që kurr barkun bukë nuk e mbush dhe tërë diten rrafshon kodra kot se koti?

Regjimi enverist ka prekur shumë thellë ne "shpirtin" e qytetarit, duke e shkatërruar atë deri në palc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 2:28 pm

Xhavo, kete pjes te shkurter te solla vetem te shoh se ku jeni. Doli ashtu siq te kan thene dhe ashtu siq te kam menduar une. Se ju, mirreni vetem me perralla te fes dhe aspak nuk guxoni te lexoni diqka tjeter. Ajo qe keni thene ju me siper, nuk eshte e vertete aspak, por kjo eshte deshira juaj ose s'jeni ne gjendje ta kuptoni ne thelbe shkrimin. Uroj te jete e para, perndryshe do te isha bindur se vertete jeni mendje lehte.

Xhavo, lexo kete liber qe nga faqja e par deri ne fund, dhe poashtu edhe librat tjere te ketij, sidomos "Bised permes hekurash". Do e kuptoni se qfar mendonte per Enver Hoxhen dhe per komunizmin, apo per demokracin e imponuar pas viteve te 90-ta ne shqiperi, dhe per shume-shume gjera tjera, por veshtire se do i pranoni ju, sa do qe jane te thene ne menyre me te thjeshte dhe me te argumentuar, sepse "perdja" Xhavo, s'te lejon fatkeqesisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 2:44 pm

Përse Ukshin Hoti nuk lavdron komunizmin ne Jugosllavi apo në Rusi, në Kubë apo te Qe Guevara (siç bëni ju), por atë në Shqipëri? Sepse thjeshtë këndvështrimi i tij ka qenë nacional, qe nuk i bën far as per komunizmin, as për enverizmin. 
E kam thënë edhe me heret se regjimi komunist-enverist në Shqipëri është parë shumë me ndryshe nga shqiptarët jasht Shqipërisë, d.m.th. është parë me tepër nga prizmi nacional, e jo pragmatik. Nostalgjia kombtare neve shqiptarëve nga Kosova na bën qe t'a shohim ndryshe politiken në Shqipëri sesa vetë ata dhe anasjelltas. Neve shumë pak na intereson se fitoj Sala apo Majko, fitoi Ali Ahmeti apo Menduh Thaçi në Maqedoni apo atyre rreth Ramushit apo Hashim Thaçit në Kosovë, por me tepër na intereson se si do te zhvillohen ngjarjet pozitivisht në nivel me të lartë, në nivel kombtar. 
Mirpo po qe se e shiqojmë ne kete prizëm regjimin komunist në Shqipëri, asnjëherë s'do të arrijmë te kemi pasqyrë të drejtë rreth tij dhe dëmeve që i ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve në përgjithësi. Kështë kurr nuk do te bëhemi "përjetues personal" te ngjarjeve.
Por edhe nëse e shiqojmë në nivelin e lartë, në atë kombtar të përgjithshëm, çfarë të mire i solli komunizmi dhe enverizmi kombit Shqiptar dhe çështjes kombtare, përveç izolimit, shkatërrimit, ndarjes, shuarjes se shumë çështjeve kombtare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 EmptyMon Jun 09, 2008 8:20 pm

Jo ti mund te thuash lireshem se cfare te keqe i solli Enverizmi Shqiperise se te mirat jane shume, por sdi a ka ndonje te keqe, nuk besoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 40Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 22 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: