|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Jun 09, 2008 8:33 pm | |
| PO ok po themi keshtu po me si u clirua kosova xhavo a shef me sy ty xhavo se te sjellim fakte mor bure e ti nuk e don faktet ti i ke merak perallat more o qyqan po ENVERI BASHKOJ KOMBIN HOQI FENE QE ISHTE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE KU KE PA TY NJE QYTET NE ATE KON 1940APO ME PARE KA PAS 140 XHAMI VETEM TIRANA ME NJI POPULL SA VENDI IM MORE POR ENVERI I SHKATREOJ EMANCIPOJ GRUAN NE nivel me te madhe kulturor e beri te bara barabart ngriti moralin e kombit si mbrenda shtetit edhe jashte na mbajti qe te mos asimilohemi fryma e enverit po ketu nuk po flasem per komunizem por per frymzymin qe i tìdha popullit per lirine qe ja dhuroj kosove ehde pse nuk ishte gjalle po na la armen dhe na dha frymezimin na dha edhe msimin se si luftohet armiku te gjith eproret ishin te kohes enverit qe stervitnin UCK e ti xhavo PO DEL SOT DHE PO ME FLET PER BANDITE KRIMINEL BURGJESH DHUNUES UDBASHE ETJ ETJ MOS SHOKU PO UN TE KAM THANE HIQ HSAHADET KUR TE PERMENDISH ENVERIN DHE LAJE SYTE EDHE DUART KUR TE LEXOSH PER TE MIRE TE THA PREMTIMI TI FLET PAS PERDES XHAVO DIL DIL NE MENJDAN DHE NJE PYETJE XHAVO KU PIQET KUNGULLI ME THUAJ NEN HIJE APO NE DIELL RESPEKT | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 12:02 am | |
| per disa ketu kungulli piqen ne hije, atyre nuk ju ngutet por duhet ta dijme qe historia punon per enverin se heret a vone historia ka me i tregu do sene qe na si te verber nuk po i shohim.
ata njereq qe kane perde para syve nuk po shohin te dalin ne mejdan, po i pengon kjo perde | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 11:18 am | |
| ROLLING mendimin tend e kam ne kornize,prandaj kurseje kohen per te shkruajtur dhe bej pak me shume diksion,te mungon shprehja hahahahaha.....Mejdani eshte shesh lufte apo jo,une e di qe komunistet jane paçifista hahahahaha...... Pershendetje revolucionare 4x4 | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 11:31 am | |
| Xhavo jo Qe Guevara, por Che Guecara ose Çe Guevara.
Enver Hoxha na mesoi shkrim e kendim. | |
| | | idol Anëtar
Numri i postimeve : 349 Age : 86 Registration date : 16/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 12:07 pm | |
| Nuk kam mesuar shum per enver hoxhen por kam pasur shoke nga shqiperia gjate kohes kur isha ne egzil,ata nuk flisnin fjale te mira per te por nje gje mepelqen nga xhaxhi arsimimi dhe ajo qe nuk u jepta krahun partive fetare | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 12:14 pm | |
| Forumistë të nderuar Enver Hoxha ishte i madhë (ishte Krytar Shteti ,Kryetar Partis Komuniste ) Udheheqi Luftën nacional qlirimtare të Shtetit shqiptar .(pa gjysen e kombit të vet që i mbeti jasht kufijve të shtetit e që sod me po e vuajm atë ) dhe ktu po shkruhen thuajse vetëm anët pozitive . Dhe posa të filloj dikush të shkruaj anët negative kritikohet dhe fyhet që është për të ardhur keq , Por duhet të jemi real dhe ti pranojm si ato positive ashtu edhe ato negative ,sepse edhe ka edhe shum gjëra që jan bër nën udhëheqjen e tij me apo pa dije ,mirpo faji i bie atij (në emer të partis jan pushkatura me mija e mija vetëm pse kishin ide ndoshta më të mira dhe ishin më të zgjuar se aji apo edhe kur e vrente se po i humb karrika nuk kursente as gjë si qdo kryetar vetë e vetëm për ta mbajt postin ,ka ende sod shum familje që nuk i din as vorrvet e prindve të tyre që deri sa ishte aji gjall as nuk kishin guxar ti pëmendin se kishin pas prind ndoj her por ishin detiruar që atë edhe ti fajsonin nga vet familja e tyre e që son një demokraci po dalin me faktete e tyre se qka ishin dhe kush ishin . (Edij so të pasoj me një rend kritika por ju luetm pa ofendime dhe të jemi të kjart se si kemi fakte për ato positive kemi edhe për ato negative )që duhet sejcili ti dij ,sepse ka kalura koha e patriotizmit sod rolin po eluan një politik tjeter dhe shum më ma emir që ka drejt sejcili ta jep mendimin e vetë a realizohet aji apo jo ? |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 12:22 pm | |
| - tom sojer shkruajti:
- Xhavo jo Qe Guevara, por Che Guecara ose Çe Guevara.
Enver Hoxha na mesoi shkrim e kendim. Enveri iu ka arsimuar, iu ka mesuar shkrim-kendim por nuk iu ka bërë njerëz, nuk iu ka edukuar, nuk ka aty fisnikrim. Njeriu socialist, si ti, ka arsimim pa humanizëm. Arsimimi nuk iu ka bërë me te lirë, as me te mirë, as me human. Ai mund t'iu ketë aftësuar, t'iu kete bërë me efikas qe te beheni me te dobishem si objekt manipulimi dhe t'e viheni ne sherbim te ligësisë. Ju keni perfunduar shkollat nga foshnjorja deri tek fakultetit, por asnjehere skeni ndegjuar se duhet te jesh njeri i mire dhe i drejtë. Ne vendet komuniste arsimimi ka qene rreptësisht i indoktrinuar, i dirigjuar dhe i nënshtruar interesave të ideologjisë sunduese dhe sistemit politik. | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 2:30 pm | |
| XHAVO i ke rene ne pike.Kjo fara kuqe eo qe shte fare e keqe,qe prishi nje popull te tere,me thoshin gjysherit doe mi qe perpara nuk ishte nevoja te mbyllje deren me çelsa o drniyna,ne kohe te xhaxhit doli hajdutlliku,vidhej kudo,neper, fabrika,ara,frutore,sepse njerezit s'ngopnin barkun me buke.Te shaje xhaxhin te thernin te gjalle,per situaten e keqe,sot po çirren duke bertitur dhe share per demokracine,sepse e dine qe ne demokraci mund te thuash ate qe don dhe s'te ndodh gje.Keta e duan ti pergjigjesh me po ato mjete mizore qe perdoren ata,por ketu eshte diferenca mes nesh dhe atyre,qe ju lejojme te thone ate qe deshirojne pa cenuar lirine e mendimit.Kur i bashkangjitemi zerit te tyre qe sot ne kombin tone gjerat nuk shkojne ashtu siç duhet,kjo gje i pelqen por sapo themi qe ne te kaluaren kemi vuajtur shume behen si belva,te shpallin armik,reaksionar.Tomi te falenderoj per 4x4-tren me dhe nje ide te shkelqyer. PERSHENDETJE REVOLUCIONARE by 4x4 | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 3:27 pm | |
| - besim78 shkruajti:
- ROLLING mendimin tend e kam ne kornize,prandaj kurseje kohen per te shkruajtur dhe bej pak me shume diksion,te mungon shprehja hahahahaha.....Mejdani eshte shesh lufte apo jo,une e di qe komunistet jane paçifista hahahahaha...... Pershendetje revolucionare 4x4
ne kete rast kjo eshte nje lloj lufte fjalesh, po qite kungullin ne diell se nuk piqet ndryshe dhe askush nuk ju ka thene qe komunistet jane pacifista, nje thenie te enverit: "shqiperia i do miqte, por kur miku punon kunder nesh ne do ti pergjigjemi ne te njejten menyre" | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 3:32 pm | |
| a po me tregoni pse kane 'vujatur' aq shuem, jeni toruturuar, jeni shpallur reaksionar, armik e keni marrur shume epitete tjera qe ne shume raste edhe i keni trilluar? ju sigurisht e kini nje aresyje | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 3:51 pm | |
| Nuk dua te shkruaj gjate, sepse po me duket humbje e kohes per momentin. Por kam nje pyetje per ty Xhavo, Besim dhe te tjere. E kam fjalen per ju qe i pergjithsoni gjerat, pra qe gjithnje niseni me ate se komuniste dhe... Bajram Curri, nese keni degju apo lexuar ndonjeher per kete atdhetare, e pate quajtur Lenin "Hazreti Lenin". Mund te me thote dikush se, pse e ka qujtur keshtu? Veq mos u mundoni te hudhni balte edhe per Bajram Currin, se ishte tradhetare apo diqka te ketij lloji, sepse ateher do jemi detyruar te fokusohem vetem ne kete teme, dhe te ju sjell historin qe nga Skenderbeu dhe deri tek keto dite te sotit. Pres nje pergjigje... |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 3:59 pm | |
| Nëse ka dikush qe po perpiqet te hedhë baltë mbi figurën e Bajram Currit atëhere ai je pikërisht ti, sepse kërkon te gjurmosh një thenjë te çastit te nje patrioti. Bajram Curri para se te jetë patriot, ai është njeri, qe padyshim gabon dhe mund te ketë pasur ndonjë qëndrim te gabueshëm politike, mirpo përpjekja e tij nuk mohohet. Kjo do të thotë se ne nuk kërkojmë "qime në vezë", por në atë që ka qenë konsekuente, e vazhdueshme. Njerëzit gjatë jetës mund te kenë mendime te ndryshme, varësisht nga përjetimet dhe pervojat e tyre politike, mirpo padyshim, pamarrë parasysh se kush e ka thënë atë, ajo është shumë gabim. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 4:14 pm | |
| Xhavo, une spo perpiqem te hedhi balte mbi Bajram Currin, sepse une kam nje arsye me teper se ty apo dikush tjeter ketu, qe ta them vetem te verteten. Une po perpiqem te tregoj ty se historia nuk mesohet vetem aty ky na pelqen, por duhet mesuar nga fillimi dhe duhet pare gjerat nga kendveshtrimet te ndryshme dhe ne fund te mendojme dhe te shprehim nje mendim per nje figur te caktuar. Xhavo, jeni nje oratore i perkryer, sepse me nje mjeshteri dhe diplomaci te madhe i keni hikur pyetjes. Vetem njerez si ju din te bejn nje gje te ketill, te marre lakmi per kete. Une te thash se Bajram Curri, kete e ka then ne nje kohe te caktuar dhe per nje arsye te veqant, nuk ja ka fute kot siq beni ju. Mund ta theme edhe arsyen pse eshte shpreh ashtu per Leninin, por kete nuk e bera, sepse une te njejten kohe edhe shkruaje dhe te mas impulsin ty, te mas njohurit ne kete drejtim. Dhe gjithnje vetem se po vertetohet ajo qe kam qen ne dilem per ty. Leri perrallat dhe me jep nje pergjigje, pse Bajram Curri eshte shprehur ashtu per Leninin, qofte edhe nese ka gabuar ne ate kohe. Me duhet te di nga ty, si njeri qe e 'dini" historin, per qfar arsye eshte shprehur dhe e ka kalsifikuar si te atill Leninin. Xhavo, te paralajmerova ne fillim, mos u mundo t'ma perdredhesh edhe kete here ne kete pyetje, sepse do fokusohem vetem ne kete teme, jo qe te bind ty apo dike tjeter, sepse do ishte budallakia me e madhe nese e mendoj kete, por vetem e vetem qe te tjeret te cilet jan ne dilem me ty, ta kuptojne njehere e mire se kush jeni dhe qfar mendoni. |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 5:55 pm | |
| Enver Hoxha , njeri bre ka qenë | |
| | | echo Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1470 Age : 34 Registration date : 29/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 6:16 pm | |
| | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 10, 2008 6:46 pm | |
| Përse po pyet kur e din? Thuaje vet mendimin tënd. Bajram Curri ka mendu ashtu, por e ka pasur gabim.
Unë vetëm një gjë ta them: Rusia është shkaktari kryesor dhe mbase ndër te vetmit qe qysh para Leninit, gjatë Leninit dhe pas Leninit ka copëtuar tokat shqiptar; ka luftuar, lufton dhe siç duket do vazhdoj te luftoj qështjen shqiptare. Nëse Lenini ia ka qu një gotë vodka gerbaçov dhe i verbuar per momentin nga "internacionalja komuniste" iu paska tek me i thanë dy tri fjalë te mire për Enverin e Shqipninë komuniste, kjo aspak atë nuk e bën as të mirë e as proshqiptar, sepse gjithnjë vllezeria sllave (pansllavizmi) ka qenë ideali i tyre kresore (edhe ne past qenë i fsheht). Aty ska pas çka te kerkoj Enver Hoxha e t'i futë hundt me shkije e shkina. Politika kontinuale, konsekuente, e vazhdueshme e Rusisë ka qenë dhe mbetë politike antishqiptare, qoftë edhe nese fillojmë nga marrëveshja e "Shën Stefanit", pa shkuar me larg. Rusia, si superfuqi, si gjithnjë, qoftë direkt apo përmes satelitëve te saj, vazhdon ta rrezikoj ekzistencën e kombit shqiptar.
Ja ç'thotë Mid'hat Frashëri per nder te lidhjes se Prizrenit: "Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta ruso-turke e motit 1877-‘78. Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj, i çkëputte copa toke, disa drejtpërdrejt në favor të saj (në jugë të Kaukasit), të tjerat për shtetet e vegjël të Ballkanit, klientë dhe agjentë të saj. Edhe, në qoftë se për veten e saj merrte thela nga trupi i Turqisë aziatike, prej Ballkanit cënonte dhe tokën shqiptare, për një shtet të krijuar rishtazi dhe vetëm truallin arbënor për të tre shtetet drejpërdrejt fqinjë. (viti 1928)" | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 11, 2008 1:05 am | |
| Nuk desha që të shkruaj dhe të merrem me polemika,por kur është fjala për figura të ndritura Shqiptare siç është i Madhi ENVER HOXHA ,dua të ju them vetëm një gjë se ju lutem lexoni me vëmendje pak më shum dhe do të bindeni vet.Të hedhish balt mbi Figurën e ENVER HOXHËS , apo SKENDER BEUT është më tepër se turp,këtë e them me faktin se historia Shqiptare i njef veç 2 Burra shteti që kan krijuar dhe e kan mbajtur shtetin Shqiptar si shtet me plot kuptimin e fjalës më gjat. Ju e dini se si ishte Shqipëria në vitet 1941-1946,si pasoj e luftës ishte edhe më e shkatërruara në Evrop.Pra edhe pse ishte e rrethuar me armiq,ai Burr arriti ta bëj një Shtet të fuqishëm që kush nuk mundej të ja prekte qoft as një pëllëmb toke të Shtetit Shqiptar,si nga ata sovjetiko sllav ashtu edhe ato evroperendimor të cilët e coptuan Shqipërin siç ishte më par.
Ju lutem,të flasim për figurën e ENVER HOXHËS duhet të jemi më të menqur dhe vetëm pastaj të japim kritika,apo sugjerime.Ju lutem të bëjmë edhe ne siç bëri ENVER HOXHA ,ai e çliroi një pjes të Shqipërisë etnike dhe ne ta bëjmë në vazhdim ti çlirojmë të gjitha trojet Shqiptare dhe ta bëjmë Ribashkimin e Shqipërisë,edhe pse sod e kemi edhe më të leht sepse mbështetje si burim furnizimi logjistike e kemi Shqipërinë e të madhit ENVER HOXHA, edhe pse pushtetarët e sodshëm e shkatërruan xhdo gjë të ndërtuar me mundin dhe djersën e popullit për 50 vjet.Këtë e them me fakte të pa mohueshme,që sot është turp të i krahasosh paradat ushtarake të sotshme me ato të kohës së ENVER HOXHËS.
Shiqoni veç pak dhe e shifni vet ju,kur të gjitha shtetet për rreth nesh armatosen me armë edhe më të sofistikuara,Shteti Shqiptar i shkatrron edhe ato që i ka,mendoni vetëm pak,ku që nga viti 1985 nuk është bërë as një investim si për shëndetësi ashtu edhe në sektoret e tjera si përshembull ate te arsimit,këtë e kan pohuar edhe vet ministrat e korroptuar të qeverisë së sodshme.A thua a ka fakt më të madh se sa e sa fabrika të ndërtuara në ish kohën e Xhaxhit ENVER,sot kan mbet si të shkreta ku disa ju kan mbet veç muret sepse jan vjedhur e gjith mekanizmi brenda,e disa kan përfunduar në gërmadha.Kurse disa nga ato uzina që kan pasur fatin t’i shpëtojn vandalizmit,jan shitur biznismenave të huaj ,si atyre Grek Italian etj,për hesape të veta.Para një viti apo më shumë u deklarua se xhdo shtetas i Shqipërisë i po sa lindur është borxh diku rreth 650 euro,kur ta bëjmë llogari se sa popull ka në Shqipëri na del përfundimi se Shqipërinë tash më e kemi të shitur.A thua a mund dikush ta marr me mend dhe jo të krahasoj situatën energjitike të sodshme me të kohës së Xhaxhit ENVER,ku ka qen më e përparuara në rejonin e ballkanit e ndoshta edhe në evrop.A jeni në dijeni se në Maqedoni dhe shtete për rreth ka ende fshatra që nuk ka pas kurr,dhe ende nuk ka rrym.
Ju më thoni se ka qenë Diktator ,ka vrarë,ka persekutuar,interrnuar varrur njerz.A thua a keni bërë pyetje se pse??? Çka kanë bërë këta njerz?? Çfar vepra penale ? Jo këtë nuk e tregoni,sepse po ta tregoni do të dilni edhe vet ju ndoshta e njejta kategori.Po ja unë po ua ceki disa gjëra,
Në kohën kur disa shtetas të Shqipërisë binin ndesh me ligjin në Shqipëri dhe vinin kërkonin strehim në ish Jugosllavi,ata duheshin të i kenë të plotësuara këto kushte:ai duheshte ta kishte kryer ndonjë vrasje apo ndonjë dëm të madh në Shqipëri që t’i pranohej strehimi në Jugosllavi.Po në rast se nuk ka kryer nji nga këto krimet e lartpërmendura,ati i jipej shanca që të futet fshehurazi në Shqipëri dhe të kryente ate aksion të cilin e urdhëronin UDB-ja Jugosllave,ku në të shumten e rasteve i thonin që në rast se ka ndonjë familje në gjak,ai urdhërohej të vriste gjaksorin dhe kështu ajo familje që ishte në gjak do ti hudhet faji dhe do të bie ndesh me ligjet e shtetit Shqiptar dhe shteti do të merrte masa kundre tyre.Pra ky ishte edhe plani UDB-së Jugosllave që me një gur tä vrasin dy zogj,edhe ate ta gjuajsh gurin dhe ta mshefish dorën.Nga po këto aktor të krimeve të njejta që i ceka,disa nga po këto kriminel gjinden për momentin dhe jetojnë në Belgjik,megjithse tashmë në moshn e pleqris.A keni dijeni se sa her kan tentuar agjentura të huaja për të u fut ne Shqipëri dhe për ta shkatërruar shtetin Shqiptar?këtë kur nuk munden ta arrijnë në kohën e Xhaxhit Enver,ate ja arritën pas vdekjes së tij,kur në pushtet erdhën tradhëtarët e Kombit.Po ua bëj vetëm nji krahasim,kur Xhaxhi Enver u dilte në mbrojtje Shqiptarëve në ish Jugosllavi,më vonë ish presidenti i shqipërisë Sali Berisha e njeh shtetin e Maqedonis para se shteti Maqedon të ua njoh të drejtat Shqiptarëve,pastaj edhe e furnizon me armë shtetin Maqedon ku Shqiptarët e Maqedonis ua kanë pa sherrin pa mas këtyre arëmve sepse Maqedonët bënin komplote po me këto armë,dhe para mediave paraqitnin,ja gjetëm armë për të i arsyetuar aksionet policore...Kur xhaxhi Enver bënte plane për çlirimin e Shqiptarëve nën Jugosllavi si përshembull “Shpërthimi” (për më shum lexo këtu http://lajme-shqip.skyrock.com/14.html ) Sali Berisha bën të kundërtën dhe ndihmon Sërbinë i jepte naftë,kur e gjith bota i bënte embargo Sërbisë.Pra dalim në përfundim se ka pasur plotësisht të drejt Enver Hoxha që i ka mbajtur të mbyllura kufijt
KUJDES!!!
Ju kisha lut që të kemi kujdes me figura të ndritura të Kombit tonë se përndryshe do të na mallkoj historia. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 11, 2008 5:48 pm | |
| - xhavo_ shkruajti:
- Përse po pyet kur e din? Thuaje vet mendimin tënd. Bajram Curri ka mendu ashtu, por e ka pasur gabim.
Unë vetëm një gjë ta them: Rusia është shkaktari kryesor dhe mbase ndër te vetmit qe qysh para Leninit, gjatë Leninit dhe pas Leninit ka copëtuar tokat shqiptar; ka luftuar, lufton dhe siç duket do vazhdoj te luftoj qështjen shqiptare. Nëse Lenini ia ka qu një gotë vodka gerbaçov dhe i verbuar per momentin nga "internacionalja komuniste" iu paska tek me i thanë dy tri fjalë te mire për Enverin e Shqipninë komuniste, kjo aspak atë nuk e bën as të mirë e as proshqiptar, sepse gjithnjë vllezeria sllave (pansllavizmi) ka qenë ideali i tyre kresore (edhe ne past qenë i fsheht). Aty ska pas çka te kerkoj Enver Hoxha e t'i futë hundt me shkije e shkina. Politika kontinuale, konsekuente, e vazhdueshme e Rusisë ka qenë dhe mbetë politike antishqiptare, qoftë edhe nese fillojmë nga marrëveshja e "Shën Stefanit", pa shkuar me larg. Rusia, si superfuqi, si gjithnjë, qoftë direkt apo përmes satelitëve te saj, vazhdon ta rrezikoj ekzistencën e kombit shqiptar.
Ja ç'thotë Mid'hat Frashëri per nder te lidhjes se Prizrenit: "Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta ruso-turke e motit 1877-‘78. Rusija fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj, i çkëputte copa toke, disa drejtpërdrejt në favor të saj (në jugë të Kaukasit), të tjerat për shtetet e vegjël të Ballkanit, klientë dhe agjentë të saj. Edhe, në qoftë se për veten e saj merrte thela nga trupi i Turqisë aziatike, prej Ballkanit cënonte dhe tokën shqiptare, për një shtet të krijuar rishtazi dhe vetëm truallin arbënor për të tre shtetet drejpërdrejt fqinjë. (viti 1928)" Xhavo, meqense nuk po e din, ose po behesh i ketill ( sepse s'te pershtatet) po te tregoj. Mendoj qe e din se shqiptaret gjithnje kan qen te kercenuar nga armiqt e tyre, bile shume here permes shteteve te medha ( per te cilat kemi menduar se i kemi miq)! Nuk po shkoj me heret, por po filloj nga 28 Nentori 1912, kur Ismail Qemaili, shpalli Pavaresin e Shqiperis. Qka ndodhi me pas? Nuk dua te shkruaj per tradhetaret borgjez te asaj kohe, sepse gjithnje kan ekzistuar, edhe sot ekzistojne, fatekeqesisht. Por, besoj e din se qfar u be me 1913 ne Londer? Me pas me 26 Prill 1915 Anglia, Franca dhe Rusia nenshkruajne traktatin e zi kur bregdeti shqiptar prej derdhjes se Bunes deri ne derdhjen e Drinit ijepej Malit te Zi dhe Serbis, Korca dhe Gjirokastra i jepet Greqise, Vlora, Sazani e disa toka me gjere Italis. Dhe jo vetem kaq, Italia do te kishte te drejten e protektoratit mbi ate pak Shqiperi te mbetur, duke perfaqesuar ajo shtetin shqiptare ne marredheniet diplomatike me jashte. Ne lidhje me kete dhe te gjitha traktatet e fshehta kunder shqiptareve, te kesaj kohe eshte folur shume, bile edhe sot se, shqiptaret pasken patur nje mik te madh e shpetimtare: Ameriken me ne krye presidentin Uillson. Me gjithe konsideraten per kete burre shteti, nuk beri asgje, nuk e denoncoi ne kohen e duhur traktatin e fshehte te Londres, dhe nuk beri asnje deklarat te madhe pro Shqiperis. Ishte tjeter kush ai qe e denoncoi boterisht traktatin e fshhte te Londres. Ishte Lenini, udheheqesi sovjetik dhe i proletariatit boteror, qe fill pas fitores se Revolucionit Socialist te Tetorit me 1917, vendosen ne Kongresin e Dyte te Sovjetikeve botikimin e Traktatit te fshehte te Londres ne shtypin sovjetik. Pra, populli shqiptare ketu e mesoj nga Lenini se q'kishte ndodhur fshehtesishte ne Londer dhe kjo ka qen arsyeja qe Bajram Curri e cilesoi udheheqesin e lavdishem te bolshevikeve "Hazreti Lenin". Gjithashtu, ka qen pikrishte kjo arsyeja qe Avni Rrustemi, do te detyronte parlamentin shqiptare me 1924 te mbante 5 min. heshtje per vdekjen e Leninit. Qendimi i Leninit ne mbrojtje te Shqiperis e frymezoi edhe poetin e madhe sovjetik Vladimir Majakovskin te ngrihej me vargje te zjarrta ne mbrojtje te Shqiperis. Ndersa per Lidhjen e Prizrenit, mund te debatojme ne vazhdim po deshe, por nuk eshte ashtu siq ju e keni pare ( ndoshta nga ajri). Ishin fuqite e medha qe e nenshkruajten ne marse te 1877 ne Londer, nje protokoll qe detyruan Turqine per autonomi te disa provincave ne Bosnje dhe Bullgari. Ku provincat autonome bullgare perfshinin edhe tokat shqiptare si Kacanikun, Tetoven, Gostivarin e Dibren. Mali i Zi perfitonte poashtu zgjerimin kufijsh ne drjetim te Shkodres. |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 11, 2008 9:43 pm | |
| Per ZERIATDHEUT: Ti nuk je zeriatdheut ,por zeri partise komuniste,mos abuzo me emrat.Rolling mundohu te shkruash me qarte,se kur zgjatesh me tej se nje fjali te humbet filli,ke nevoje per diksion dhe drejtshkrim,ta thashe nje here nuk ben per ty,je nje rast i pakorrigjueshem.Jeni te mrekullueshem per bese,i kthyet herojte e kombit ne komunista te flakte.Nga te gjithe ata komunista te vendosur,te guximshem dhe plot shpresa per nje te ardhme me te mire(Qemal Stafa,nena e te cilit nuk ja fali derisa vdiq ENVERIT vrasjen e te birit,Vasil SHanto,Asim Vokshi,Mustafa Gjinishi,Ymer Dishnica,dhe shume e shume bij te popullit,per çudi te gjithe u vrane,nuk ngeli asnje i gjalle.Diktatori qe leu duart me gjakun e djemve te rinj shqiptare,mizori i popullit te vet,jetoi si drakula duke u ushqyer me gjakun e popullit te tij.GJithe keta komuniste te nisur per te miren e kombit u vrane ne rrethana te çuditshme ,shumica te pushkatuar nga gjygji partizan.Nje diktator qe mban pushtetin me dhune tamam si nje mbret mizor,shtazarak,per 50 vjet me rradhe s'eshte veçse nje diktator,nje tiran i perbindshem,sikur edhe nje shqiptar te vetem te kete vrare ai,do te mbetet ne histori si nje vrases. PERSHENDETJE REVOLUCIONARE 4x4 | |
| | | idol Anëtar
Numri i postimeve : 349 Age : 86 Registration date : 16/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 11, 2008 10:52 pm | |
| Nuk e njoh mire por mendoj se i kishte edhe anet pozitive. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jun 12, 2008 12:48 am | |
| Enveri e bëri Shtetin po gjys shteti sepse një pjes e madhe i mbeti jasht kufijve pa ashjen e tij dhe nk kishte forc që ti kthente ,ndoshta me një politik të hapur ndaj botës do kishte mundur të bënte diqka më shum dhe jam i bindur se do të i arrinte qëllimin mirpo aji u mbyll në vete përbrena atyre kufijve që i mbeten dhe num mirrej më kta , por filloj të mirret mbrenda për mbrenda me Popullin e vetë dhe i humbte nga faqja e dheut ata të cilët ishin të zgjuar apo edh ekishin mendim tjeter qëka raste as sod nuk i dihen varret . Xha Enveri bëri pun të madhe në një kultur të madhe si shkollim të mirfillt por që shumica e tyre nuk arritnin të bënin gjërat në praktik sepse ka pasun njerzë shum të zgjuar dhe kan ditë më mir por uk i ipte numdsia (sepse dëshironte të jet aji mbi të gjitha ) Kisha edhe një lujte për ju të gjith më interson të dij më teper se sa kishin gisht në kohen e Enverit shtetet tjera dhe interesi i tyre ,mos vall deshi dikush nga jasht tëshof Shqiprin të mbyllur apo ishte vetëm vendim i partis ,ju falem dhe pa keq kuptime dhe besoj se do më sjellni sado pak ndihmes. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jun 12, 2008 1:56 am | |
| Nuk ishte fajtor Enver Hoxha qe nje pjes i mbeti jashte kufijve me vjen keqe !
Kjo ç'shtje ka qen para Enver Hoxhes mos te bejm tani fajtor Enver Hoxhen
pershendetje | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jun 12, 2008 1:58 am | |
| Atehere DELI : KY person qe mik i ngushte i TITOS,kur TITO pati kontradikta me STALININ,ENVERI Preu lidhjet me TITON duke qene nxenes besnik i STALINIT.Me vdekjen e Stalinit ne 53 dhe ardhjen ne fuqi te KRUSHOVIT,i cili denoncoi krimet e STALINIT,gulaget,kampet e perqendrimit ku burgoseshin kundershtaret politik,vrasjet e disidenteve komunist,por mbi te gjitha kultin e individit,kjo i dogji dhe me shume ENVERIT,atehere SHQIPERIA nderpret lidhjet me B SOVJETIK,afrimi i KRUSHOVIT me TITON i fut friken ENVERIT i cili hidhet ne krahet e MAO CE DUNGUT,deri ne vitin 1978 SHQIPERIA gezoi ndihmen kineze pa shterim,shiko metalurgjine e ELBASANIT dhe mallra te ndryshme,dhe mbi te gjitha armatime.Me viziten e NIKSONIT presidentit amerikan ne PEKIN,ENVERI yne nderpret edhe me kinezet lidhjet.Kjo shenoi fundin e ekonomise shqiptare,aty filloi dhe me shume çmenduria e rregjimit,varferimi gjithnje e me shume ekonomik i shqiptareve,deri ne vitin 1990,me vone te tjerat jane histori qe e din gjith bota.SHpresoj sadopak te kem shuajtur kureshtjen tende. PERSHENDETJE. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jun 12, 2008 2:23 am | |
| Kjo shenoi fundin e ekonomise shqiptare,aty filloi dhe me shume çmenduria e rregjimit,varferimi gjithnje e me shume ekonomik i shqiptareve,deri ne vitin 1990,me vone te tjerat jane histori qe e din gjith bota.SHpresoj sadopak te kem shuajtur kureshtjen tende. PERSHENDETJE.
besimi 78
ka mundesi te sjellish fakte ne teme per kete qe ke thene shoku cilat mendoni ju i nderuar qe shenoje fundin e ekonomis shqiptare dhe cili ishte varferimi per ç'viti po flet ketu ???
Flm per mirkuptim por nuk e kam te kjarte kete qe ke shkruar ? | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Jun 12, 2008 2:26 am | |
| po kerkon pishin ne shkretetire hahah nuk ka fakte furnizuesi i ka fajet, ka ra prodhimi | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |