|
| Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
+36haxhiu Driniiiii ILTA Agrone Teutaa Visar Eva0506 katunariplak Xili petritkola zeriatdheut MUHAMETII rolling Epik Orfe@ rroni Leka i Madh Arta Ago Muji Zogisti_Legalist besa-bese azzurra Kosovarja Anna tom sojer Vuthjani E_Bukura robi fatlum dibranja shaban cakolli Hana Beton Riki30 Guximi Sofra 40 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Oct 01, 2007 6:21 pm | |
| Me sa dijë unë dhe më kujtohet para daljes në sken UQK ja . Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.
Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës. si dhe gjat demostratave nëpër shtetet Evropiane Amerik e gjetiu brohoritej Kosova , Rugova si po thuaj se gjith ishin pas tijë ndësa sod shum e shajn sepse i përkasin ndoj partije tjetër apo grupacioni si dhe u vrejt edhe gjat vorrimit të tij se sa ishte i njohur nga shtetet tjera .por i mbetet Historis të tergoj të vërteten si dhe një aji ishte dhe do të mbetet Kryetari i par i Kosovës deshtëm apo nuk deshtëm kjo është realitet më habit fakti se ne shpejt ndrrojm mendjen . Thot një fjal popullore si së është moti kthje gzofinë. |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 12:43 am | |
| E Bukura, nuk e di se si e kupton ti kur them une qe askush nuk e njihte Kosoven ne at kohe, e as qe dinin se egzistonte.Kosova ishte nje vend i panjohur per gjithe Perendimin, ishte Krahine e Serbise dhe kaq.Nje gje mund ta them, se tani nuk do te ishe aty ku je po te mos ishte Dr.Rugova, ishte i pari qe ngriti zerin per te drejtat e shqiptareve, dhe vizitoj cdo kryetar shteti, ose kryeminister qe kishte ndikim te madhe ne politiken Boterore, neper Amerike dhe Evrope.Ishte i vetmi qe i mbante shqiptaret e bashkuar.Por shqiptar jemi nuk ta ze per te madhe, ne te miren e harrojm menjehere.Tani ndoshta e sheh mire mungesen e tij ne politiken Kosovare, ku nuk jane ne gjendje negociatoret Kosovar te ndermarrin nje hap pak me te guximshem, sepse ta them te drejten nuk njoh une politikan kosovar pas tij, perpos deri diku Veton Surroi. Dr.Rugova ishte idol i gjithe kosovarve, por mund te them edhe shqiptarve. Une e respektoj dhe nderoj gjithmone figuren e tij, si atdhetar dhe patriot qe u flijua per Pamvaresine e Kosoves.Historia do te shkruaj per te se kush ishte, dhe se cfare beri per popullin e vet qe nje numer i tyre eshte jofalenderues. Pershendetje... | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 2:15 am | |
| Vuthjani, shume siperfaqesisht po i shkruan gjerat. Ndoshta eshte kjo munges e njohjes se gjerave me per se afermni apo me mir te themi se "ndoshta" i njeh edhe me mir, por...Une shume mir te thash dhe prap po te them se, nuk e kuptoj aty kur thua se Kosova deri para Rugoves na ishte e panjohur per perendimin, dhe se ra ky e beni bumm!! Kjo per mua eshte e pa kuptuheshme, sepse jo vetem une, por gjdo kush jemi te vetedijshem dhe e dijm mir shume se Evro-Amerika, e kan ditur shume me perpara per Kosoven, per vuajtjet e ketij populli, per gjitha padrejtsit qe ju kan ber, duke perfshir ketu edhe vete Evro-Ameriken( apo perendimin, siq e quan ti). Por kan heshtur, apo siq edhe vete e kan pranuar zyrtar te lart te perendimit se, kane dashur ta flijojn popullin tone (Shqipetar) per hir te "paqes". Per hir te kesaj fjale qe egziston qe prej mijera vitesh dhe qe asnjher deri me sote nuk eshte arritur ne asnje pellemb te tokes qoft 24 ore paqe. Pra, paradoksi me i madh eshte ky se pikrisht keta njerz qe e pemendin paqen, jane ata te cilen e prishin ate. Tani po kthehem prap ne tem. Nuk po e mohoj ate se Rugova eshte Presidenti i pare i Kosoves. Por jam kunder as qe ti e quan "legjend","patriot", dhe qe u "flijua" per Pamvarsin e Kosoves!!!!!! Cka eshte per ty flijimi?Cka eshte per ty Patrioti?etj. Me sa di une, me kete (pa)diturin time Patriot eshte ai, i cili lufton ne nje menyr apo tjeter per atdheun e tij, por jo duke pritur te ja rrahin shpinen ata te cilet i kemi luftuar ne kete shekull qe lam pas, duke ndejtur vetem ne ate "kasollen" e tij, pa i henger palla hic se populli i tij po vuan e torturohet ne gjitha menyra me c'njerzore gjdo dite e me teper.Por gjithe ajo qe ka ber ai per popullin e tij kan qen ato "cmimet" ,per te cilat nuk ka pas nevoj, kur dihet mir se ne cfar gjendje ishte Kosova ne vitet 98-99, e ai vrapojke prej nje shteti ne tjetrin per tu "stolisur". Ketu shihet atdhe-dashuria e tij, ketu shihet patriotizmi i tij, dhe ne fund gjithe patriotizmi i tij shihet ne varrin e tij se me cfar eshte mbuluar...!!!! Vuthjani, nje gje po te bej te ditur se nuk jam kunder LDK-s, por jam kategorisht kunder ketij individi dhe disa te tjerve. Ne fund keni thene se "Historia do te shkruaj per te se kush ishte, dhe se cfare beri per popullin e vet qe nje numer i tyre eshte jofalenderues". Pse per Patriot te tjere, qe para 5 shekujsh e deri me sot, duke perfshir gjithe ata qe luftuan ne gjitha menyrat, jemi falenderues dhe s'kam ndegjuar deri me sot njeri te jete dyshuhes per patriotizmin e tyre, perveq ketij te "madhit", te "pazevendesuheshmit" Rugoves, athua pse??Apo nese ti ke ndegjuar prej dikujt se eshte dyshuhes per veprimtarin e gjithe te tjerve qe i njeh historia jone, ateher ai duhet te jete sikur ju, njeri i matur, largpames, sepse gjerat qe i ka shume afer dhe qart nuk mund t'i sheh, ngase i ka dylbit. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 11:37 am | |
| Nuk me takon mua dhe aq shume te ndihem per Rugoven, sepse ju e dini historine e Kosoves shume me mire, flas per ata qe jane nga krahina shqiptare e Kosoves, mirepo me aq sa di dhe ashtu sic i mendoj une gjerat them se:
Me konceptin e Rugoves ne nuk do te ishim ketu ku jemi: ne prag te pavaresise dhe ne nje epoke te re per kombin shqiptar.
Ndersa lidhur me ate se cilat jane figurat me te shquara te kombit shqiptar, e kam thene dhe po e them prape:
Kombi shqiptar ka shume njerez te shquar qe kane firmosur ne librin e historise qe tani disa sharlatane po duan ta rishkruajne. Gjithesesi une mbaj tre prej tyre per vlerat gjigande historike te tyre:
1. Aleksandri i Madh i Maqedonise 2. Skenderbeu 3. Enver Hoxha sepse i dha identitetin ketij kombi me te cilin ishte lozur nga Evropa sipas qejfit.
Per Bashkimin e sa me shpejt! | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 4:41 pm | |
| Nje gje mund ta them e Bukura, une nuk i perkas Kosoves,por e di dhe percjell politiken shqiptare kudo qe gjindet, ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Lugine e Presheves, Cameri etj. Keshtu qe une vetem e dhash mendimin tim, dhe as qe dua ta ndryshoj ty qendrimin per e ndjerin Dr.Rugova. Ndoshta e ke pare edhe vet se sa njihej dhe respektohej Rugova nga mbare Bota ne varrimin e tij.Ceshta e Kosoves ishte e njohur per perendimin, por e padiskutuar, sepse askush nuk conte pluhur per kete vend. Keshtu qe aty ku te gjithe jane "mire" nuk ka nevoje te intervenohet asgje.Keshtu qe Rugova ishte ai qe ua hapi syte perendimoreve me ceshtjen e Kosoves, me gjenocidin qe ngjante atje. Ku ishin te tjeret para tij qe nuk e hapen kete ceshtje, por e lane ne meshiren e Zotit, por ndoshta je e re dhe kete nuk e din.Cili shqiptar i Kosoves ka bere me shume per Kosoven ndoshta Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli? Te cilet kane pasur shume kopetenca ne Yugosllavine e Titos.Edhe ne at kohe ka pasur gjenocid dhe shkelje te te drejtave shqiptare si ne vitet '90, por eshte heshtur.Kush e ngriti zerin? Mi jep keto pergjigje ti dhe do te them bravo se une qenkam gabim.Por duhet pak me shume analizuar se kush ishte Rugova dhe se cfare beri per popullin e vet dhe Kosoven. Fjala Patriot, nuk do te thote vetem ta marresh pushken dhe te luftosh, patriotizmi tregohet ne shume menyre, ne menyren qe ti din ta besh me se mirit per shtetin tend dhe popullin tend. Edhe nje mjek qe kontribon per vendin e vet dhe shpeton shume jetra quhet patriot. Por ndoshta ti e kupton ndryshe, kjo eshte ceshtje jotja personale. Sa here kapi pushken ne dore Ismail Qemali, asnjehere, por ishte patriot dhe shpalli Pamvaresine e Shqiperise ne menyren si mundi dhe diti ai. Po a nuk te duket ty patriot menyra si qendroj Rugova ne rezidencen e tij gjate Kohes se Luftes ne Prishtine, vetem mos ta lej popullin e vet pa president, pa perkrahje.Qendroj edhe pse mundi te ikte dhe te shkonte ku te donte ai, sepse gjithku i kishte dyert hapur, sepse ane e mban Botes kishte miq e dashamir. Por qendroj me popullin e vet, deri sa forcat serbe me force e cuan ne Beograd. Me thuaj ti mua, a ke ndegjuar ndonjehere qe nje lider i paraluftes ta marre pushtetin edhe pas mbarimit te saj? Kjo ndodhi per here te pare ne Kosove, sepse 65% te popullesise e dinin mire se kush ishte figura e ndritshme e Rugoves.Dhe ne menyre masive e votuan dhe fitoj zgjedhjet sa here qe u mbajten.Sepse populli e deshi dhe e falenderoj per ate se cfare dha per vendin e vet dhe kosovaret. Ne varrimin e tij me mijera vet ne at acar qendruan neper rruget e Prishtines te ai japin nderimin e fundit.Deri neser cili do nga patriotet tu qe jane tani ne Kosove po te vdiste as 1/10 e nderimeve qe iu ben Rugoves nuk do ti kishte, nga kryetaret e Shteteve te ndryshme te Botes e deri tek qytetari me i thjeshte i Kosoves. Nuk e kam mendjen te ndryshosh mendim ti per te, vetem desha te them mendimin tim, se cfare mendoj per Dr.Rugoven dhe figuren e tij, edhe pse ai asnjehere nuk ishte kryetari im, sepse nuk i perkas Kosoves e thash, por gjithmone do te kem respekt per ate se cfare dha per Kosoven. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 4:55 pm | |
| Edhe dicka, ti mendon se asnje patriot i para 5 shekujve nuk eshte folur keq per te dhe nuk iu kane falenderuar.Po pikerisht para 5 shekujsh ishte nje patriot shqiptar, nje atdhetar i quajtur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, a nuk u tha per te qe luftoj per krishterizem e jo per Shqiperi ose shqiptar. Disa historian te lene pas dore thoshin se me shume luftoj per shtetet tjera fqinje, se sa luftoj per shtetin e vet, sepse luftoj ne ato shtete per krishterizem.Por nuk u kuptua se ndihmoj shtetet fqinje ta debojn nje perandor aq te madhe sa Turqia, sepse Shqiperise dhe gjithe shteteve Evropiane u kanosej me shume rreziku nga Turqia se nga njera tjetra. Pastaj per Enver Hoxhen cka nuk u fol nga vet shqiptaret, edhe pse per mua mbetet nje nder figurat me te medha te popullit shqiptar. Vetem ne kohen e tij, shtetet fqinje ia kishin friken Shqiperise, kurre me.Sepse vetem ai qe qe i mbajti shqiptaret e bashkuar.Por pas vdekjes se tij, cdogje ndryshoj, dhe ndryshoj edhe figura e tij, nga vet ata qe e donin dhe qanin ne varrimin e tij.Ne shqiptaret te gjitheve ua qesim nga nje njolle te zeze, keshtu qe eshte veshtire me tu hiqesh njollen. Tom Sojer nje pyetje nga une me trego mua se cfare beri Aleksandri i Madhe i Maqedonise per shqiptaret? Sepse une nuk e ditkam, e di qe ishte gjak shqiptarit, por qe nuk beri asgje per popullin e vet, ose une jam gabim... e per dy figurat tjera jam plotesisht me ty. Pershendetje... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 5:59 pm | |
| Përshëndes Vuthjanin, E Bukura, Robin dhe Tomsojerin dhe te gjithë ata që po kontribojnë për këtë temë. Sa i përket qështjes së Kosovës se a është njohur para viteve të 90-dhjeta, unë mendojë se është bukur mirë e kanë njohur qështjen e Kosovës. 1. Pikrisht Kosova njihej kur e planifikuan ndamjen e saj në vitin 1912-13. 2. Ishin studentët që nga vitet 1968-1981-89 të cilët e ngriten zërin kundër padrejtësive, shtypjes që i bënin Jugosllavët, ishin grevat e minatorëve të cilët bënë të solidarizohen edhe minatorët e shumë vendeve në Botë. Sepse për të gjitha ngjarjet që bëheshin në Kosovë si demostrata,burgosje etj me radhë lajmronte RadioTirana opinionin Botëror ... Sa i përket figurës së Ibrahim Rugovës ai nuk ka zgjedhur rrugën e duhur që të fitonte Pavarsin Kosova sepse e kishim një pushtues gjakatar me të cilin duhej vetëm përmes pushkës që ta zgjidhnim çështjen Kombëtare. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 6:10 pm | |
| Vuthjani ti mund te kesh te drejte per ate pyetje, por ajo kohe ishte e tille kur nje njeri dhe nje komb matej me muskujt, ambicien dhe hapesirat ku sundonte. Ai ishte shqiptar dhe jep nje mesazh per kombet: qe ky komb nxjerr njerez te forces, pushkes e penes dhe njekohesisht jane te bukur. Kaq them se mjafton per ta renditur Aleksandrin e Madh. Ai i jep kombit shqiptar emrin e madh shqiptar. Keshtu mendoj une. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 02, 2007 6:54 pm | |
| e nderuara Mickonja thuhet një fjal popullore fëmija pa qajt nuk e merrë e ëma . Pajtohem me Vuthjanin Po e ceki disa nga antarsija në parti grupacione të tjera nuk e shofin apo edhe nuk dojn ta shofin ashtu siq ishte Rugova por shtrohet pytja kush vall vrapoi nëpër shtete për të qar hallin e popullit të vetë që po vuan nga dhuna dhe represioni nuk vrapoi për ti dhën medalje por ato ja dhan vetë sepse e vlersonin ashtu siq ishte dhe kush vall i formoi instuticionet parale me nji shtet siq ishte shkau dhe iu drejtua ja ku jemi .dhe e mbajti deri në minutin e fundit jo me forc por me menquri nuk po i thuajakan patriot apo mendon te jen si disa patriot me baterija por dikur edhe ilëshon mbeten në mes rrugës Saj për ket pushkes nuk e kishte mundsin ti përballej ati shteti me pushk dhe formoi edhe ushtrin të qujatur Fark Forcat e armatosura të Kosovës por që nga disa persona të cilet dihet nuk kishin syrin te populli por interesa personale ja vun thikën pas shpine ,por aji kur nuk u gjunjzua edhe gjat fultës kur thuajse u zbraz Kosova ai ndejti aty nuk iku unë nuk di ndrishe si të quhet patriot . Si dhe gjata viteve 1912-13 e më von e njihnin por vepruan në dëm të saj se nuk kishte kush të thoshte ja ku jemi nuk duam më të lujan tjert me fatin ton . dhe sod shajeni e bëni si të doni por e ceka më lart historija do të shkruaj . |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Oct 03, 2007 12:03 am | |
| pERSHENDETJE
kam nderin teu rrespektoj per keto tema kombetare qe i sollet ketu.Dikur sikur u futet ne polemika.Ështe kenaqesi te sillni keto tema e te i shqyrtoni drejt,nuk ka nevoje polemika nga se figurat ne fjale vet e kane ndertuar personalitetin e tyre aq sa kane arritur,nese vijme ne mirekuptim,duate them nuk duhet ne te themi ky ishte me i persosurse ai,por te ipershkruajme mundesisht ashtu si ishin. Nderimet emia. | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Oct 03, 2007 1:29 am | |
| Fadil hoxhen se vej tek figurat kombaetare shqipatre por e vej tek figurat trathetare shqipatre si te Ahmet Zogut keta jan nji dhe mos te harrojm edhe xhavit limanin shukri alin keta nuk quen figurakombatre shqipatre por figura te lepirse te jugosllavis atij sistemi . | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Oct 03, 2007 1:13 pm | |
| Pershendetje... Pikerisht per kete qe Fadil Hoxha e shume te tjere pas tij ishin spiun te pushtetit Yugosllav, gjate te gjitha periudhave , e thash se i vetmi ishte Rugova qe beri per popullin e vet ne menyren e drejt. E sa per demostrata te viteve 81 e tjera, ato ndodhin ne cdo shtet, por rezultatet ishin te vogla, vrasje dhe rrahje, keshtu nuk ka mundur te njihej Kosova, vetem se ne lajme te Botes nese ka dal ky lajm ateher ka qene Ne nje Krahine Yugosllave e quajtur Kosove ka pasur protesta qytetare ose studentore, asgje me shume, por aty ishin te tjeret per te ua shtypur koken studenteve, ndoshta ne gjygjin e Hages keni pare se cfare i tha S.Milosevic Mahmut Bakalit, qe vet ishe ai qe dergove tanket ne Prishtine, dhe nuk e kundershtoj nje gje te tille Mahmuti, dhe me pas u fut ne AAK, kjo eshte pak turperuese, por cfare te bejme. Pastaj protestet e minatoreve, asgje nuk ishin as ato,,, ja sot po protestojne edhe ne Shqiperi minatoret, kush po ua ven syrin, askush... Por ishte vetem nje qe beri bashke shqiptaret, dhe qe e dinin se kane nje lider qe do ti udhehiqte ne nje rruge te drejte. E se Kosova a do ta zgjidhte ceshtjen e Kosoves me ane te luftes kete e ka ditur mire Dr.Rugova se nuk do te mundte, sepse Serbia po te donte per 24 ore do ta bente rrafsh Kosoven, e dim te gjithe se cfare force luftarake ka pasur Seria dhe ka.Por nuk e ka shfrytezuar ate, e mire eshte bere qe eshte nisur lufta ne Kosove, por e kane llogaritur mire qe do te intervenoj Nato,sepse vetem per 20 vjet nuk do te mund ta shlironim Kosoven, sepse nuk kishim fuqi, kete te gjithe e kuptojm.Nderimet e mija UCK, sepse kam pasur shume te aferm te mi ne te e di se cfare kane hequr neper male pa buke e pa uje.Por ishte nje grup i vogel, e gjithe Kosova numeronte rreth 5.000ushtar, per nje vend me 3milion banor ishte me te vertet shume pak. Ne Maqedoni ishin te gatshem rreth 12.000 luftetar po te ia niste lufta, por maqedonasit u treguan te matur dhe ndaluan cdogje. E ne Kosove nuk kishte organizim, sepse me shume jane vrare ne mes vetes se nga pushka e serbit, kete e dim te gjithe... Per kete gje Rugova perkrahu rrugen e paqes, dhe e beri Kosoven te njohur ne krejt Bote.Askush nuk e ka njohur Kosoven deri ne vitet e '90-ta. Edhe nese e kane njohur kane heshtur te gjithe, sepse Kosova nuk kishte nje lider qe ti udhehiqte, individualisht nuk mund te besh asgje. E sa per TMK ishte turp ata se cfare beri, qe nuk e percolli me nderime figuren e presidentit te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova. Ndersa sot percjell disa shpiun te ish-Yugosllavise, ne at kohe nuk pranoj te ia jepte nderimet ashtu sic e meriton nje kryetar shteti. Por e percolli e gjithe Bota, keshtu qe nuk u vrejt mungesa e tyre aspak, sepse njejt edhe ata e kishin president sikurse cdo qytetar tjeter i Kosoves.Ishte dhe mbetet figura me e njohur e Kosoves qe nga viti 1990-2006 per mendimin tim gjithmone... Pershendetje te perzemerta... | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Oct 03, 2007 7:47 pm | |
| Vuthjani, kur shkruaj me ty, nuk e bej kete me arsyetimin qe une jam nga Kosova, dhe mund t’i dij dhe t’i kuptoj me mir gjerat qe kan te bejn me Kosoven. Perderisa shkruajm te njejten gjuhe-Shqipen, dhe i e ndiejm qe jemi Shqiptar, ateher jemi te barabart. Pra hiqe kete prej mendjes. E kam par dhe percjell se sa eshte respektuar nga e gjithe bota, por gjithe ky “respekt” ishte si shperblim, sepse prej 90-tes, e deri ate dite kur vdic nuk e di nese ne ndonje vend ne perendim (evro-amerik), u tha ate qe duhet, apo me mir ate qe edhe vet ata e dinin por qe heshtnin.Pra, nuk kishte kohe per ate lloj “patriotizem” te tij, “Pamvarsi,pamvarsi…”.Kishte ardhur nje kohe krejt tjeter, duhej qe dikush te kete guxim tu thote ne sy gjithe atyre ( e kam fjalen te perendimit, siq i quan ti), se Kosova eshte kjo, se Kosoves dhe popullit Shqiptar u kan ber keto padrejtesi qe prej 1912, se Kosova meriton kete, pra gjitha me fakte te argumentuar, te cilat sot shum prej diplomateve te huaj edhe vet po ipranojn. Nje gje e till nuk eshte ber prej te ndjerit Rugoves,asnjhjer, por edhe sot nuk po behet nga asnjeri (politikan) tjeter, per kete edhe jemi ku jemi! Disa ketu mendojn se te tjeret qe nuk e duan, apo respektojn Rugoven, jane te partive opozitare apo te grupacioneve…Sa me perket mua, une po e shpreh haptas qe jam kunder Rugoves, kunder politikes se tij dhe kunder gjithe juve qe e quani “patriot”. Nuk po them se patriot eshte vetem ai qe merr pushken. Thashe se patriot jane gjitha ata , te cilet ne nje menyr apo tjeter kane ber dicka per atdheun e tyre. E per mua, ne asnje menyr nuk ka ber dicka per vendin e tij I ndjeri Rugova.
“Keshtu qe Rugova ishte ai qe ua hapi syte perendimoreve me ceshtjen e Kosoves, me gjenocidin qe ngjante atje. Ku ishin te tjeret para tij qe nuk e hapen kete ceshtje, por e lane ne meshiren e Zotit, por ndoshta je e re dhe kete nuk e din”
Si mendon u hapi syt perendimoreve, kur, ku, ne cilin vend, apo ne ceromoni te ndarjeve te cmimeve?? Ne vatikan, tek Papa?? Te tjeret ishin plote, por ishte ky vet, nuk ju i la, ishte ky ai qe me gjdo menyr i shkaterroj…per me shume, leco me shume se e kupton si dhe ne c’menyr I pengoj te tjeret, per te hyr rruges qe kemi pritur me shkekuj. Ju mendoni qe jame e re. Mir, mund edhe te jeme e re nese I kqyrim leternjoftimet, por nganjher mosha mendore nuk perputhet me ate kalendarike, keshtu qe, mos e mer per baze vetem moshen.
“Cili shqiptar i Kosoves ka bere me shume per Kosoven ndoshta Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli”?
Kesaj pyetje i pergjigjem, nese ti me pergjigjesh mua se, cili shqipetar ka ber me pak se Rugova??. Vetem mos m’u pergjigje me “gjithe” se gabon rend. Po te theme vetem nje sa per te kfjellur mendjen e ndritur ty, se ke gabim kyr pyet me kaq ironi se cili shqiptar i Kosoves ka ber me shum per Kosoven, dhe menjher permend emra qe i dime te gjithe, edhe ata te moshes se mitur, por harron, apo e ke nga mungesa e njohjes se te tjerve, me qe jeni kaq i dhen mbas Rugoves. “Shqiperine e pabere, beje Shqiperi te bere.Beje ose vdis”. E njehe kete? Ky pra ka qen se bashku me studentat qe nuk ka heshtur asnjeher, kurse i ndjeri, “patrioti” Rugova, ku ka qen ne ate kohe? Perveq qe nuk i ka perkrahur, ka ber dic tjeter...
“Po a nuk te duket ty patriot menyra si qendroj Rugova ne rezidencen e tij gjate Kohes se Luftes ne Prishtine, vetem mos ta lej popullin e vet pa president, pa perkrahje”
Ha ha ha, nese kete e ka ber per popullin e vete, ateher ku ishte gjate 9 viteve me perpara, pse nuk e perkrahu popullin e tij aty ku duhet, aty ku i gjithe populli i tij ishin futur, aty ku i gjithe populli i tij peruleshi ( tek varri i Adem JASHARIT)?? C’far i duhej presidenti popullit ne ate kohe, kur nuk dinte njeri se ku e i ka me te afermit e vet, ku nuk dinte njeri se nga t’ia e mbathte, ku nuk dinte njeri nese do ti qelte nje dite e re, apo mos do t’me thuash, se gjitha ketyre dha pergjigje, nuk e besoj, sepse njeher ne vite dilte neper Tv, dhe fliste fjalet e zakonshme te tij, qe i paten mesuar edhe ata femije qe sapo dinin te shqiptonin fjalet me te lehta “babi,mami”.Kete e vazhdoj edhe mbas lufte 2 her eshte paraqitur para ekraneve te Tv, nuk edi nese ka pasur alergji, por nuk e besoj, se ne te kunderten do ta kishte ber kete ne menyr tjeter, ka menyra tjera.
“Me thuaj ti mua, a ke ndegjuar ndonjehere qe nje lider i paraluftes ta marre pushtetin edhe pas mbarimit te saj? Kjo ndodhi per here te pare ne Kosove, sepse 65% te popullesise e dinin mire se kush ishte figura e ndritshme e Rugoves”.
Ketu jam shum e pajtimit me ty, eshte fakt i pa mohushem se ne asnje vend te Bote, nuk ka ndodhur kjo sikurse ne Kosove.Pra qe mbas luftes te mos fitoj krahu i luftes, por te fitoj ajo parti e cila ka udheheq para lufte. Pikrishte ketu kemi ra ne prej provimit si popull, sepse vete nderkombtaret kan qeshur dhe jan habitur me kete, por tek shqiptaret gjithcka eshte e pritur...E jo sepse 65% e popullates e din se kush ishte Rugova, por, ngase ju ka ber me shum FIKSIM, dhe kjo eshte shume gje e keqe. Une nuk mund te siguroj qe patriotet te tjer, apo siq me drejtohesh “te tut”, mund te vijn kaq njerz nga e gjithe bota apo nga vete Kosova, sikurse per “patriotin tend”, por mund te theme nje gje, se gjithe ata qe une i njoh si patriot me plotekuptimin e fjales, nuk kane nevoj per njerz nga e gjithe bota, sepse veprat e tyre flasin me shume se sa nje pjesmarrje e till me kaq njerz. Me vjen mir qe po thua se eshte vetem nje mendim i juaji, dhe po ler hapsir se mund te jete edhe i gabuar, keshtu qe edhe une ta respketoj mendimin tend, por assesi nuk mund ta pranoj si te vertete. Pra thjesht po shprehim mendimet te dyt, dhe kuptohet qe une jame ne ate pozite dhe mund t’me kuptojn te tjeret sikur se ti, se po te kundershtoj ty, me qe jeni ju i pari qe keni shkruaj per Rugoven.
“Edhe dicka, ti mendon se asnje patriot i para 5 shekujve nuk eshte folur keq per te dhe nuk iu kane falenderuar.Po pikerisht para 5 shekujsh ishte nje patriot shqiptar, nje atdhetar i quajtur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, a nuk u tha per te qe luftoj per krishterizem e jo per Shqiperi ose shqiptar”.
Vuthjani, edi kete edhe une, fatkeqesisht kam pasur rast ta ndegjoj kete shum her, por nuk me ben pershtypje aspak kjo, ngase dihet se kush e thote kete...Ata “shqiptar” te cilet nese identifikohen para dikujt thone:jame musliman shqiptar.Njerz sikur para ca kohesh ne RTK-s, ishin te ftuar si mysafir nje Hoxhe, dhe kater femra tjera, dy prej te cilave ishin me shahmi.Dhe ne pyetjen e gazetares qe ju drejtua Hoxhes, se a jeni shqiptar apo musliman?? Ai, nuk e tha qoft per hater te gjuhes qe fliste-shqip, se jam SHQIPTAR, por...Pra mos u merzit per ate se cfar thone per Skenderbeun, se per ke luftoj. Vuthjani, qendroj me shpres qe mos te mirremi me inat, sepse tek e fundit nuk eshte e nvaruar asgje prej meje as prej juve, krejt ajo qe flasim ketu eshte nje bised dhe uroj te kete mirkuptim. Por per fund, une kam nje pyetje te veteme, se si u formuar LDK-ja, si erdhi Rugova deri aty, pra te zgjedhet Kryetar e Kosoves,etj.etj??? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 12:45 am | |
| Mirë pra jam buli po ta bëjë unë një pyetje .... A ka pasur mundësi që Kosova të Çlirohet me rrugën që e kishte zgjedhur Ibrahim Rugova ? nëse po më thuaj se si do ta Çlironte Kosovën. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 1:24 am | |
| Jam buli ti pyetjes sime pak i re përanash nuk u fute në detaje e të më jepje përgjigjen që unë ta parashtrova ....
Ibrahim Rugova e ka mohuar rrugën e Luftës madje ate edhe me etiketime të Organizatave që vepronin dhe punonin Ilegalisht në Kosovë. Dmth me rrugën Pacifiste si ka pasur mundësi që të Çlirohet Kosova jam buli. Kam respekt për të gjithë ata të cilët kontribuan drejt për Kosovë me pushkë dhe me pendë.
Të lutem jam buli është një pyetje për të cilën duhet analizuar fort mirë dhe për të cilën duhet dhënë përgjegje të sakt dhe jo me hamendje .... Sepse rruga Pacifiste e ka mohuar rrugën e Luftës po ashtu edhe rruga e Luftës e ka mohuar rrugën Pacifiste që e ka udhëhequr Rugova. Ktu nuk kemi të bëjm dhe që ti ngatrrojm të dy rrugët për çështjen e zgjidhjes së të ardhmes së Kosovës. Të dy rrugët duhet dhënë përgjegje ndamas. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 1:45 am | |
| Ok jam buli dmth se rruga paçësore nuk ka pas zgjidhje dhe vetëm se jemi vonuar për 7 vjet që ta zgjidhim çështjen e Kosovës .... dhe e vetmja zgjidhje ishte Rruga e Luftës. Nëse je dakort për kto më lart që ti shkruajta mundemi të vazhdojm më tutje ....dhe nëse jo prap vlen pyetja e më sipërme; Si do të zgjidhej çështja e Kosovës përmes rrugës Pacifiste ?
.... se përndryshe do të sillemi në një rreth vicioz.
Edituar për herë të fundit nga në Thu Oct 04, 2007 1:50 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 1:48 am | |
| mbetesh i respektuar Sofra i mbajme mendimet tona. |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 1:57 am | |
| Jam buli shkruajti më lartë:
Por kur e di se forumi eshte i hapur me mjafton vetem te them se mkat per ne shqiptaret e kosoves qe nganjehere nuk shohim as para hundes sone.
Jam buli vetëm deshta të ta vërtetoj se nuk është mëkat për ata shqiptar që nuk e duan dhe ata që nuk e deshtën Ibrahim Rugovën.
Unë nuk dua askend ta lëkundi nga bindjet e veta si politike, fetare apo edhe në fusha të tjera ... Secili i ka bindjet e veta dhe është forum i hapur që të shkëmbejm mendime mes veti varsisht nga tema. Gjithashtu mbetësh i respektuar jam buli. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 4:11 am | |
| E nderuar "E bukura" pershendetje.Cdohere lexoj fjalet e tua, dhe asnjhere nuk i kundervihem. Por gjithmone e them mendimin tim personal, dhe te shume personave tjere, qe e njohim mire figuren e ish-Presidentit Dr.Rugova. Asnjehere nuk kam thene se Rugova ishte nje njeri perfekt se asnje njeri ne kete Bote nuk eshte perfekt, perpos Zotit. Une jam nga Mali i Zi, por e ndjek nga afer politiken e te gjitha vendeve shqiptare.Studijova ne Prishtine, i pashe te gjitha frymat politike se si vepronin per 5-6 vite. Cdo dite se paku nga 3-4 ore shikoj lajme dhe programe politikore, sepse me intereson kjo lemi.Por Kosova nuk pati dhe nuk ka nje politikan me te madhe se Rugova prej vitit 1990 e deri ne 2006. Ishte i vetmi qe nuk ishte i korruptuar, se perkrahu vetem nje fjale dhe nje vendim "Pamvaresine" qe e kerkoj plot dy dekada neper gjithe Boten.Rugova i tha perendimit te gjitha ato qe ceke ti me larte, se Kosova eshte kjo, se Kosoves i behen padrejtesi, se Kosova nuk ka as te drejtat minimale qe duhet te kete nje popull, per vrasjet dhe burgosjet te panumerta.Po edhe mos ti thoshte keto Rugova, Bota ishte ne Kosove por heshti, keshtu qe Kosova e kishte nje lider qe trokiste ne dyert e cdo kryetari shteti qe te ua tregonte hallet e shqiptarve. Asnjehere nuk kam qene me asnje parti as me Rugoven, as me Thacin, e as Ramushin, une vetem po them haptas se cfare mendoj per Dr.Rugoven, dhe se te gjithe se bashku nuk bene sa beri Rugova per vendin e tij. Ramushi mbetet nje legjende e gjalle dhe ashtu do te jete gjithmone, por nuk mund te krahasohet me Rugoven.E sa i perket Thacit, ai eshte i vogel shume, shume vone doli ne skene, sepse deri vone ishte sherbetor ose kurir i Brahim Kelmendit, nese keni ndegjuar ndonjehere per te.Eshte nje person shume i aferm i imi.Kur ka punuar ai me Muhamet Kelmendin e vellezerit Gervalla per ceshtjen e Kosoves Thaci ishte vetem ne puntor fizik ne Zvicerr e Gjermani.Nuk dua ta nencmoj askend, por vetem po e them realitetin.Kur u bente lufta ne Kosove ai gjindej ne villat e Shokut Enver ne Shqiperi.Pse nuk gjindej ne Kosove qe te luftonte ne nje menyre, me pende ose me pushke, por me pende nuk mundi sepse ishte i pashkolluar, e me pushke nuk ia mbajti sikur.Nje legjende e gjalle e Ushtrise Clirimtare te Kosoves eshte, e ai eshte Ramush Haradinaj, por pas lufte beri disa gabime qe nuk mund te shlyhen edhe aq lehte, per ate edhe i ra paksa reputacioni.Por per mua gjithmone mbetet i madhe, sepse dha shume per Kosoven ne menyren se si ai diti te jepte per Kosoven. E dyta nuk jam i dhene pas Rugoves aspak, jam realist dhe asgje me shume.Shoh politiken me syte e mi.Keshtu qe prap e them nje gje, qe asnje nuk dha as per se afermi sa ka dhene Rugova per Kosoven.Kush do te mundte ti mbante shqiptaret e bashkuar sic beri Rugova, kush i drejtoj me fjale qe te kene durim, sepse po te revoltohej populli i shkrete dhe te tregonte shprehje patriotike Rugova sic flasin disa pallavra disa te tjere tani, pasi qe e kane kolltukun e nxehtem ne at kohe nuk ishte e mundur.Sepse te gjithe e dinin forcen e Serbise, dhe luftrat qe i bente ane e mbane ish-Yugosllavise. Shperberja e Yugosllavise filloj ne Kosove dhe aty do te perfundoj.Ne at kohe Kosova ishte e papergatitur per lufte, sepse nuk kishte as mbeshtetjen me te vogel nga shtetet Perendimore, ne at bote Rugova ju kerkoj popullit qe e kishin zgjedhur qe ta mbajn qetesine dhe durimin.Filloj fushaten e vet neper Bote qe ta bente ceshtjen e Kosoves te njohur per gjithe Boten, sepse ne at kohe Yugosllavise po i ndaheshin Republikat, dhe askush nuk kishte kohe te merrej me Kosoven, sepse ajo ishte vetem krahine e Yugosllavise, duke iu falenderuar Fadil Hoxhes me shoke, qe ne at kohe paten mundesi ta benin republike, por nuk deshen sepse e deshen nje Yugosllavi te bashkuar komuniste, bashkim vllaznimin.Keshtu qe ishte heret te benin dicka shqiptaret me ane te luftes, sepse kete alternative do ta humbisnin per nje dite, ose me se largu per nje jave.Bente cfare te donte Serbia ne Bosne dhe Kroaci, bota nuk beri asgje, lere me te bente ne vendin e vet Kosoven,sepse Kosova ishte pjese e Serbise, e jo e Yugosllavise. E treta si do te shkonte Rugova te varri i Adem Jasharit kur ishte aq i urryer dhe i kercenuar.Sa e di une vet Adem Jashari ishte pjesetar i LDK.Nuk e di se sa e din ti, qe Rugova shume me heret e beri ushtrine e Kosoves,te quajtur Fark, qe ishte e specializuar dhe perhatitur ne menyre profesionale dhe e udhehequr nga ushtarak te shkolluar, qe njihnin ushtrine jugosllave si shtepine e vet. Por me futjen e tyre ne Kosove u ndeshen pikerisht me vellezerit e vet , ne vend qe te luftonin te gjithe me nje qellim, ata vriteshin njeri me tjetrin se ti i takon Rugoves, ti Ramushit ose ti Thacit. A ke ndegjuar ndonjehere per luften e Logjes, nese nuk e din ate e beri pikerisht Tahir Zemaj me grupin e tij, logja eshte sulmuar me airoplan luftarak MIG, por qe ushtrija e Fark-ut i beri balle dhe ne at lufte fituan ndaj ushtrise serbe.Ndoshta eshte beteja me e ndritur e shqiptarve sa i perket luftes se viteve 1997-99.Thash shqiptare, sepse te gjithe ishin me nje ideal, clirimin e Kosoves, e jo marrjen e posteve ne front.Ka kohe qe Rugova mendoj qe te futej ne lufte, por duhej kohe qe shqiptaret te perhatiteshin, e jo te futeshin ne goje te ujkut. E katerta nuk kishte ndonje krah te luftes te madhe, qe ta merrte pushtetin e pas luftes.Sepse nje numer shume i vogel iu bashkangjiten UCK-se, e thash njehere rreth 5.000ushtar, eshte shume pak per rreth 3 milion banor sa ka Kosova. Ata qe ishin neper male qen trima, e luftetar te lirise, por nje numer i tyre shkuan si qeni ne rrush e sot as qe ua permend kush emrin.Nuk pyet se familjet e tyre a kane ta hane buke.Sepse u nencmuan nga vete krahu i luftes.Pas luftes te gjithe u bene komandant, asnje ushtar nuk kishte UCK-ja.Cdokush mundohej te merrte ndonje post,ta shfrytezonte emrin UCK,sepse populli kishte respekt per te, e shfrytezuan duke vjedhur Kosoven, duke u korruptuar, duke futur njerez te vet dhe te paditur ne pune,duke fituar tendere te ndryshme, duke ndrequr villa, pompa e hotele.Nje gje te tille nuk e beri Rugova, rezidencen ia dreqi vet populli mergimtar i Kosoves, asgje nuk mori nga Kosova edhe pse kishte post, vetem se cka i dha Kosoves.E te tjeret te gjithe moren, nuk e shikoj askush interesin e Kosoves, vetem interesin e vet personal.Per ata populli i besoj Rugoves dhe ia dha voten, sepse e respektoj dhe e diti se kush ishte ai.Edhe pas takimit me Miloshevicin qe ishte i dhunshem dhe ardhjes se tij nga Italia, edhe pse disa donin ta njollosnin emrin e tij, populli e priti presidentin e vet qe i udheheqi drejt nje rruge, drejt Pamvaresise per 17 vite.Ndersa politikanet e pasluftes qe po dalin si kepurdhat pas shiut, kane ardhur ne pushtet vetem ta rjepin Kosoven ashtu edhe sic po bejne, e jo te punojn me vullnet per ceshtjen e Kosoves.Bile Rugova nuk ka pasur premtime i ka thene vetem dy fjale, "Zoti e bekoft Kosoven dhe popullin e saj" "Pamvaresi per Kosoven", por keto dy fjali ishin nga zemra e pa interes. Asnjehere nuk mundi askush ta njollos emrin e tij, po edhe pak para vdekjes kush e shpetoj Ramushin duke e bere kryeminister, vetem Rugova, ku cdo dite e vizitonte ne Rezidence per ta keshilluar nje njeri i mencur dhe i ditur, qe nje dite te behej nje politikan i ardhshem i Kosoves. Rugova aq shume beri per kete vend sa qe kurre ne nuk do te mund ta kuptojm.Beri ne menyren e vet, qe te gjithe e perkrahen dhe e deshen. Gjithmone do te mirkuptoj, jo vetem ty por te gjithe anetaret e ketij forumi, se te gjithe jemi te lire ta japim mendimin tone. Rugova u be Kryetar i Republikes se vet shpallur te Kosoves me pune dhe me respekt qe kishin te gjithe ata politikan, ose shkolltar qe e bene ate lider te tyre para 17 vitesh.Por qe shume me pare Rugova dha shume per ceshtjen e Kosoves me shkrimet e tij dhe me punen e tij. Pershendetje dhe flm per mirekuptimin tuja, kerkoj falje qe ndoshta e zgjata teper... | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 4:38 am | |
| Me rrugen qe ndogji Rugova ende sod e kishe serrbin ne kosove dhe nutralizimnin ne mardhenje pune njerzit jetonin si mos me keq iken mbi 700mij kosovar nepr bote nga ajo polik qe shifte vet rugova poltika pacifiste qe e gjuejten te gjithe dhe kosoven e nzori gishti kur filloj te luje nga serrbija jo rugova por eshte nji qe e mire qe njerzit historija i merr si per keq edhe per mire ishte koha qe u be nji tranzsion poltik gjithekun dhe rugova me shok formoj ldk dhe tash poplli nga e keqja fara e komizmit hyri i teri ne ket parti eshte shum von dhe kam kohe ti sht^rohem nji analize me te thell te kesaj poltike dhe kjo analiz sjell fakte bindese se rogova nuk qe ganti i ballkanit ja beton po lexojka librin cfare sakrifice beri gandi per ta largue anglin nga shteti i tij e cfar beri rugova ju lutem dua konkretishte apo Fadil Hoxha Mahmut bakalli veli deva ,ali shukrija ju lutem nuk mund te jen figura eminente kombetare mund te jen ne histori te mesohen me te mira dhe te keqija qe kishin por jo kombatre Kombetar thuj Bajram ,Currit thuj hasan prishtines ,mic sokolit thuj isa buletinti .azem galices luigj gurakuqit Abdyl frasherit e shum se kemi mjafte keta i morra si heroj me te hershem se ne kemi mjafte heroj qe ran edhe ne vitet e fundit nga kasapi millosheviq . | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 12:58 pm | |
| Nese do ta analizojme me mire situaten dhe politiken e Kosoves te viteve te fundit, une e jam edhe nje mendim, nuk e di se sa do te me perkrahet.por une mendoj se ceshtja e Kosoves nuk u zgjodhe nepermjet luftes.Ta shohim drejte, taman lufte nuk kishte ne Kosove, me shume kishte debim neper shtetet fqinje, djegeje shtepive, 2 masakra ne Prekaz dhe Recak, dy beteja ajo e Logjes dhe Koshares.Nje pjese e madhe e Kosoves nuk u prek nga keto trazira, ne kohen kur ne Drenice ishte lufte, lokalet e Prishtines dhe qyteteve tjera ishin plot, duke organizuar party.Mos ta harrojm edhe kete.Nje numer shume i vogel i shqiptarve e perkrahu luften, sepse cdo i ri i moshes 20 e permbi ka mundur ta kap pushken, ka mundur ta gjej menyren se si ti kontriboj Kosoves.Por 90% e popullates nuk e perkrahu kete ide, perkundrazi e shanin kete ide, sepse thoshin se shkjau do te na shkelte te gjalle.Lufte quhet lufta ne Bosne, ku u vrane rreth 250 mi njerez, 200 mi boshnjak, dhe 50 mi serb.Por aty i madhe e i vogel iu bashkangjit luftes, perkrahu luften.Ne Kosove debimi ishte numer nje, sepse rreth 70% e kosovarve u debuan, pa shkrepur asnje pushke. Kishte shume nga ata qe ishin strehuar tek ne ne Plave e Guci, qe nuk shikonin lajmet se cfare ngjante ne Kosove, por pinin deri ne mengjes neper lokale, dhe shanin Ramush Haradinin, qe i futi ne lufte, e kryesisht 90% e tyre vinin nga Decani dhe Peja.Mbi 4mi arme i gjuajten neper bjeshket e Decanit dhe Plaves disa desertor, qe dikush e dha jeten per ti kaluar ato pushke neper male, ne menyra te ndryshme me kuaj e mbi mina qe kishte vendosur ushtria serbe. Une me shume do ta quaja luften e Kosoves trazirat e Kosoves, sepse vet populli i Kosoves nuk e perkrahu luften.Numer i vogel i ushtareve sakrifikuan per Lirine e Kosoves me ane te pushkes, mos te harrojm se shume jane vrare ndermjet vetes se cilit krah i takon ti e cilit ti. Shume luftetar kane humbur koken te papergatitur ne lufte, duke paskur kampin e rekrutimit ne Tirane, ata nisnin djem te ri 18 vjecar qe nuk kishin kapur kurre pushken ne dore.Ndersa nje numer i tyre rreziteshin ne Durres dhe banonin neper vilat e Enver Hoxhes. Dhe normalisht qe ata te rinj, qe nuk jane te pergatitur per lufte, futeshin ne gojen e ujkut pa arritur ta prekin token e Kosoves, sepse ushtrija serbe e pergatitur ne menyre profesionale, bente rrethimin dhe pritat.Humbnin jeten si qeni ne rrush shume te ri qe vinin nga shtetet e Evropes dhe Amerika e larget.Keshtu qe as lufta e UCK per mendimin tim nuk qe e drejte, se edhe ushtaret kishin ndarje, edhe pse te gjithe kishin ardhur ne Kosove per nje qellim, per clirimin e Kosoves, vet komandantet e pashkolle benin ndasi, ka ndodhur ndonjerit te LDK qe kam fakte te gjalla, te mos i japin arme fare, vetem te mbaj municionin ne shpine si mushka, sepse vet komandanti duke i thene se ty nuk ta kemi besen. Kjo ishte lufta e Kosoves. Dhe merite e intervenimit te Natos ishte masakra e Recakut dhe njohurite e shume shteteve Evropiane dhe Boterore qe ua kishte dhene Rugova ne vizitat e tij qe u kishte bere.Duke mos harruar ketu edhe shume senator e kongresmen ne shtepine e bardhe ne Washington, qe ishin dora e djathte e Klintonit ne at kohe.Sepse sa per luften e UCK, nuk do te kishte intervenuar kurre Nato, mos kemi harruar qe ata i quanin gueril,dhe bota kishte fakte, sepse vet populli nuk e perkrahu UCK. Miliona para jane dhene ne fondin e UCK, per te blere armatim dhe rekrutuar ushtar, ku mbeten ato para, ku shume luftetar nuk kishin as nje revole e lere me arme tjera.Por ata qe ishin "komandant" pas luftes u pa se ku kishin shkuar te gjitha ato suma parashe qe kishin derguar emigrantet e shkrete shqiptar ane e mbare Botes. Duke ndrequr shtepi milionshe, restorante, hotele e deri te pompat e benzines.Dikush e hengri keq, e dikush ia pa hajrin Luftes se Kosoves, duke u pasuruar, dhe duke hypur ne pushtet e bere minister, kryetar partije etj etj. Kerkoj falje qe dola prej temes, por ja qe desha te them se ceshtja e Kosoves akoma nuk eshte zgjedhur, kriza vazhdon ne Kosove, ekonomike, financiare, grupe mafioze te organizuara, kontrabande, droge, prositucion, 75% e popullesise e papune, spastrim parashe etj.Me se lehti ne krejt Bote eshte te behesh milionet ne Kosove, brenda 1 viti mund te jesh i tille, vetem ta kedh dikend ne ndonje parti, dhe te futesh edhe ti, drejtor, minister, zevendes minister etj.Te gjithe kane shtepija milionshe, banesa, makina, villa, e per popullin e shkret askush nuk can pallen se a kane buke te hane a jo.Kjo eshte ajo se cfare eshte Kosova aktuale, e ne vend se te merreshin me debimin e serbeve nga Mitrovica ne vitin 1999 nje numer i tyre merreshin me hajni te TV, videove, satelitave etj. Keshtu qe tani le te debohen serbet nga Mitrovica, kurre, sepse nuk len tani Bota. Keshtu qe Kosova nuk i ka aspak punet mire edhe pse ne mendojm se po shkojm drejt rruges se drejt.Pershendetje... | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 04, 2007 7:54 pm | |
| I ndeuar Vuthjani . Me kto që thua ty jo që jan të vërtet por nuk i luan as topi dotë ,sa do që të mundohemi të miremi me thash e thëna por ky është realiteti që thua ty prandal të ,të përshëndes shum dhe vazhdo . |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Fri Oct 05, 2007 12:43 pm | |
| Shume faleminderit nga fjalet e juaja qe mi drejtuat mua, jam shume i nderuar nga ana juaj te dashur Jam Buli dhe Deli... Une vetem thash realitetin qe ka sot Kosova... Faleminderit edhe nje here prej jush, keni pershendetje vellazerore nga une Vuthjani... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Oct 17, 2007 9:52 pm | |
| Kush ishte Myslym Peza Myslim Peza u lindë në Pezë, në maj të vitit 1898. Që në moshë të re, Myslimi dalloi nga bashkëmoshatarët e tij. Ai ishte i gjatë dhe i bëshëm, babai e lë jetim që në moshë të njomë, ndaj Myslimit iu desh të kujdesej dhe për shtëpinë. Ai ishte një kundërshtar i privilegjeve që kishin shtresat e pasura. Kur Zogu vjen në pushtet, Myslimi nuk u pajtua me regjimin e tij. Kjo do t'i kushtonte ikjen nga familja dhe Peza. Ai detyrohet të largohet në mërgim dhe qëndron andej për 9 vjet. Kur kthehet, vendi ishte në një situatë të vështirë, sapo ishim pushtuar nga Italia fashiste. Myslimi menjëherë shikon si nevojë kundërshtimin e okupatorit. Ai themelon çetën e parë në vend dhe të parën në të gjithë Evropën e pushtuar. Ai mban meritën e ngritjes, organizimit dhe drejtimit të çetës. I gjithë emri i tij është i lidhur me luftën e madhe që bëri populli shqiptar kundër pushtuesve. Si patriot nacionalist ai lidhet me Lëvizjen Komuniste dhe është pjesëmarrës në shumë mbledhje të rëndësishme me karakter kombëtar, njëra prej tyre e mbajtur në Pezë e njohur me emrin Konferenca e Pezës, ku ngrit Këshilli Nacionalçlirimtar. Lista 1. Myslim Peza 2. Shyqri Peza 3. Skënder Peza 4. Dije Peza 5. Zenepe Peza 6. Feride Peza 7. Myrvete Peza 8. Abdurahman Peza 9. Hasan Peza 10. Haxhire Peza 11. Ismete Peza 12. Kajan Karafili 13. Sulejman Ymeri 14. Imer Kurti 15. Sadi Sinani 16. Muharrem Haka 17. Vath Korriku 18. Xhafer Durishti 19. Elez Peza 20. Sadik Barahysa 21. Hamdi Grori 22. Qemal Deliallisi 23. Ramazan Çoba 24. Rifat Karaj 25. Hasan Ceka 26. Nuredin Meta 27. Daut Enesi 28. Emin Çelmeta 29. Shaban Rexha 30. Shukrt Rexha 31. Sulejman Brahja 32. Zyber Peza 33. Fadil Çelmeta 34. Sherbet Harizi 35. Muharrem Çelmeta 36. Selim Çelmeta 37. Xheladin Çelmeta 38. Zenel Çelmeta 39. Ramazan Çelmeta 40. Dylejman Çelmeta 41. Zylyf Çelmeta 42. Allaman Çelmeta 43. Shaban Durishti 44. Jonuz Hakrama 45. Elez Zgura 46. Qamil Vyshkulli 47. Avdi Kasalli 48. Kasem Sinani 49. Veli Dedja 50. Ahmet Bleta 51. Beqir Kaleci 52. Hasan Lisi 53. Muharrem Tresa 54. Qazim Lleshi 55. Ferhat Leka 56. Kadri Bultica 57. Mustafa Bultica 58. Latif Trimi 59. Zija Copa 60. Hariz Kola 61. Osman Çikalleshi 62. Emin Harizi 63. Skënder Merepeza 64. Zyber Loshi 65. Myslim Karai 66. Besim Reka 67. Mustafa Uku 68. Muharrem Kola 69. Myrteza Karaj 70. Kasem Hakrama 71. Avdulla Thekja 72. Veli Bleta 73. Selman Grori 74. Muharrem Zgura 75. Andon Çobani 76. Qerim Arapi 77. Mustafa Meta 78. Xhemal Koçi 79. Sulejman Ramushi 80. Shkurt Ymeri 81. Qazim Bardhi 82. Bajazit Kosova 83. Rahaman Kosova 84. Qazim Kosova 85. Shaban Kosova 86. Dalip Proi 87. Hysen Tresa 88. Ali Shehi 89. Shaqir Ismaili 90. Muharrem Kodra 91. Rexhep Tabaku 92. Xhevdet Petrela 93. Sefer Çelmeta 94. Riza Imeri 95. Masar Merepeza 96. Hysen Rexha 97. Jahe Hakrama 98. Latif Hakrama 99. Telha Zgura 100. Mahamud Çullhaj 700 ushtarë për të shtypur rezistencën Erion HABILAJ, Armand JONUZI 65 vjet më parë është zhvilluar beteja e parë antifashiste e çetës së Pezës. Ajo u zhvillua më 16 mars 1941, vetëm pak muaj nga krijimi i të parit formacion partizan antifashist në Evropë. Për të zhdukur rezistencën antifashiste, italianët dërguan 700 ushtarë kundër 30 partizanëve që përbënin çetën. Për Sherbet Karuli një nga anëtarët e kësaj çete që nga krijimi i saj, Peza ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e vendit. Ish-partizani i çetës së Pezës rrëfen për "Tirana Observer" betejën e parë të kësaj çete kundër pushtuesve italianë më 16 mars 1941. Gazeta "Tirana Observer" boton edhe emrat e 100 partizanëve të kësaj çete. Çeta e Pezës i dha atdheut 326 dëshmorë, ndërmjet tyre 24 ishin gra dhe vajza, me në krye nënën 60-vjeçare "Heroinën e Popullit", Mine Peza, pionierin 14-vjeçar, Met Hasa dhe Heronjtë e Popullit, Kajo Karafili, Mihal Duri dhe Maliq Muço. Nën drejtimin e vëllezërve Myslim dhe Shyqyri Peza dhe me ndihmën e shokëve dhe miqve pezakë si dhe të fshatrave e qyteteve Tiranë, Durrës, Kavajë, Shijak, Rrogozhinë, Peqin, Lushnje, Elbasan, Krujë etj., u bë e mundur që në 6-mujorin e dytë të vitit 1939 të krijohej prej 30 vetash njësiti i çetës së Pezës dhe më 5 qershor 1940 u përurua çeta e parë patriotike antifashiste në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë, me komandanti, Heroin e Popullit "Myslim Peza, e cila dha shkëndijën e parë, duke ndezur një zjarr të madh në Luftën Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Formimi i çetës së parë patriotike atdhetare u bë në Pezë, jo rastësisht, por se këtu në Pezës ishte i tërë populli që e urrente nazifashizmin, e deshi lirin e grabitur. Një faktor tjetër me rëndësi në krijimin e çetës së Pezës qenë vëllezërit Peza, ndaj të cilëve populli kishte respekt e dashuri të veçantë, ku mbi këtë respekt e dashuri me shpirtin atdhetar e luftarak të pezakëve, doli Heroi i Popullit Myslim Peza, komandant i zoti, strateg ushtarak i luftës popullore partizane që e çoi çetën në shumë fitore, duke pasur qendrën e shtabit në pyje, shkurre, kasolle e shtëpitë e pezakëve. Atdheu krenohej që kjo çetë me komandant Babë Myslimin me shokët e tij të orëve të para rritën veprimtarinë e saj luftarake kundër nazifashistëve në portat e kryeqytetit, Tiranës dhe qyteteve të tjerë si Durrësi, Kavaja etj., e cila u bë tmerr për armikun. Fashistët bënë çmos ta bënin për vete Babë Myslimin, duke i afruar gradën e gjeneralit dhe shokëve të tij kolonelë e poste me rroga të majme, sipas "propozimit" që do të bënte Babë Myslimi, por të gjitha këto përpjekje dështuan me turp, sepse pjesëtarët e çetës, me në krye komandantin e tyre, ishin patriotë dhe atdhetarë dhe jo mercenarë, detyra e të cilëve ishte çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist. Përgjigjet për premtimet, ata ia dhanë nëpërmjet aksionit që bëri njësiti i saj më 13 mars 1941, duke goditur një makinë në rrugën Tiranë-Durrës, ku u vra një oficer i lartë fashist, Konti Kompela dhe prenë linjën telefonike që lidhte Tiranën me Romën. Gjithashtu përgjigje të ashpër ju dhanë 700 karabinierëve fashistë të zgjedhur në luftën e Pezës që bëri çeta më 16 mars 1941 në Pezë dhe më 22 qershor 1941 në Ramushë, ku mbetën të vrarë 89 veta dhe shumë të plagosur, mbi 60 milicë nga frika kërkuan dorëheqjen. Nga ana jonë ranë dëshmorë, duke luftuar me heroizëm Hasan Peza, Sadi Sinani, Xhaferr Durishti, Muharrem Haka, Vath Korriku dhe Sulejman Imeri. U plagosën Skënder Peza, Emin Çelmeta, Shkurt Rexha, Sulejman Brahja dhe Qemal Deliallisi. Më 21 gusht 1941, mbi bazën e çetës patriotike antifashiste u krijua çeta partizane, me komandant Myslim Peza dhe komisar Vasil Shanton. Me largimin e Vasilit në Shkodër, në nëntor 1941, u emërua Mustafa Adem Gjinishi. Gjatë viteve 1942-1943 u krijuan 6 çeta, e para në zonën e Pezës të Rrogozhinës dhe Peqinit, çeta e dytë në zonën e Bulticës, Arbanës dhe Petrelës, çeta e tretë në zonën e Kavajës, çeta e katërt në zonën e Shijakut dhe Ndroqit, çeta e pestë në zonën e Darësisë së Peqinit (përtej Shkumbinit) dhe çeta e gjashtë pranë Shtabit të batalionit partizan të Pezës, i cili u krijua më 15.03.1943, i pari batalion partizan në shkallë vendi. Mbi bazën e këtyre formacioneve u krijua grupi partizan i Pezës më 18 korrik 1943 me komandant Myslim Pezën dhe komisar Kristo Themelko, ku u organizuan 4 batalione partizane me zonë veprimi ku vepronin çetat. Në Pezë, në çdo fshat u krijuan çetat territoriale vullnetare, të cilat në qershor 1943 kishin në efektivin e tyre mbi 300 vetë. Në 9 tetor 1943, në Arbanë u krijua Brigada III e kompletuar me një pjesë partizanësh, kuadro dhe armatime e municione të grupit partizan të Pezës. Më 18 shtator 1944, në Pezë u krijua Brigada XXII Sulmuese partizane me 4 batalione, që luftoi nga Peza, Mirdita, Puka, në çlirimin e Shkodrës më 29 Nëntor 1944, deri në Vishegrad e Kosovë në ndjekje të nazistëve gjermanë nga dhjetori 1944 deri 31 dhjetor 1945, duke bërë një rrugë të gjatë prej 3 500 km me mbi 2 metra borë dhe temperaturë minus 25 gradë, duke iu shkaktuar nazistëve dëme njerëzore dhe në materiale luftarake. Nga efektivi i brigadës sonë ranë dëshmorë të atdheut 107 veta, me në krye Heroin e Popullit Met Hasa. Nga përfundimet e nxjerra e nga materialet e shfrytëzuara, rezulton se në Pezë gjatë luftës janë shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Kështu humbën jetën 326 dëshmorë, 100 të tjerë u plagosën dhe 200 u burgosën si jashtë dhe brenda vendit. Nënës 60-vjeçare nga Ballasheni i Pezës, Hamide Muka, më 16 qershor 1943, kapiteni fashist Lik Abazi i kërkoi duke e kërcënuar me pistoletë pas koke se ku ndodhej Myslim Peza me partizanët. Nëna i përgjigjet se shkoni e pyesni 89 karabinierët që lanë kockat në Pezë më 16 mars 1941 dhe më 22 qershor 1941 dhe tani pyesni 300 fashistët që lanë kockat në qafën e Belbës më 13-18 qershor 1943. Kapiteni për ta gjunjëzuar nënën i pushkatoi djalin Ramazan Muka para syve të saj, iu vunë zjarrin shtëpisë, duke hedhur dhe nënën në flakë. Hamideja përpara vdekjes thirri: "Poshtë fashizmi!","Rroftë Shqipëria e lirë!"," Rroftë Myslim Peza me partizanë!". E reja Bejte Spahiu, nuse, 18 vjeç, më 28 shtator 1942, për të mbrojtur djalin e saj 2 vjeç, Skënder Spahiun, e mbajti atë në gjoks. Por fashistët nuk kursyen breshëritë e plumbave, duke e lënë të vdekur Bejten, ndërsa Skënderi mori tri plagë dhe për fatin e tij jeton edhe sot. Në atë kohë ai mundi të zbuloi gjoksin e nënës së vrarë dhe të pijë gjirin e saj nga i cili rridhte gjak. Aty u plagos dhe Mehmet Spahiu. Këshilltarin Muharrem Hakrama e torturuan me thikë e bajonetë, duke futur kripë në plagët e tij. Fashistët më 25 dhjetor 1942 i thanë atij thuaj "Rroftë Duçja i Italisë", të shkosh në shtëpi, por Rrema nuk e thoshte dot këtë fjalë, ndaj thirri me të madhe: "Poshtë fashizmi, rroftë Shqipëria me partizanët dhe Babë Myslimin"! Kur i shkoi babë Myslimi për ngushëllim nënë së Rremës, Fatimes, ajo i tha: "Kërkoj ndihmën tuaj të rivarrosim Rremën në varre të veçanta, se e kishin futur në një gropë me 6 veta. Me Babë Myslimin ishin edhe Kajo Karafili, Nuz Hakrama, Muharrem Çelmeta, Fadil Çelmeta etj. Kur u hap gropa u dallua i pari trupi i Muharremit. Nëna tha se ky është, duke e përqafuar për të fundit herë dhe i tha hallall qumështi i nënës, në xhepin e xhokes i gjeti kutinë e duhanit dhe ia afroi Babë Myslimit e shokëve të tjerë të dridhnin nga një cigare, por të gjithëve ju dridheshin duart dhe rrjedhje lotësh në sy. Nënën Fatimeja i qortoi trimat, duke u thënë: "Burrat nuk qajnë, unë kisha vetëm këtë djalë, por tani ju kam juve dhe shumë partizanë në gjithë Shqipërinë. Shaban Shabhasën e kishin vënë për pushkatim, babai i tij, Mustafai i tha djalit "Mbaje kokën lart, se ne po japim jetën për çlirimin e Shqipërisë". Fashistët u egërsuan tepër nga kjo porosi dhe u hakmorën ndaj babait, duke i pushkatuar që të dy atë e bir! Nazistët ndërmjet 26 të pushkatuarve, më 10 nëntor 1943, në Shënkollë pushkatuan dhe Dije Salën, 35 vjeçe, por me egërsi nga më çnjerëzoret qëlluan edhe mbi vajzën e saj, 2 vjeçe, Shefikat Sala, duke e plagosur rëndë dhe duke e llogaritur të vdekur. Por kjo për fatin e saj jeton edhe sot. Nga 326 dëshmor, 219 i përkasin grupit partizan të Pezës dhe 107 Brigadës XXII Sulmuese, prej të cilëve 77 vetë kanë rënë jashtë kufirit, në tokat e Jugosllavisë deri në Vishegrad në ndjekje të nazifashistëve gjermanë dhe çetnikëve serbë. Në Pezë dështuan me humbje të rënda 18 operacione të pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Nazistët gjermanë me kapitullimin e fashizmit italian, më 8 shtator 1943, kishin planifikuar të masakronin dhe pushkatonin shumë ushtarë dhe oficerë të ushtrisë italiane, por nazistët nuk mundën ta realizonin plotësisht këtë objektiv, sepse vetëm në Pezë, me në krye gjeneralin Arnaldo Azi, komandantin e Divizionit Firence u strehuan mbi 2500 ushtarë dhe oficerë italian. Nga këta ushtarë, një pjesë u inkuadruan në forcat partizane, një pjesë u strehuan nëpër familjet e fshatarëve të territorit ku vepronte grupi partizan i Pezës, duke i mbajtur njësoj si pjesëtarë të familjeve të tyre, të cilët si në të gjithë vendin tonë, në vitin 1945 u riatdhesuan në Itali. Për këto veti të shkëlqyera të popullit shqiptar, ish-shefi i misionit britanik të ndërlidhjes pranë shtabit partizan në vitin 1943-1944, H.V. Tilmon, në librin e tij në Londër me titull "Luftë armikut të përbashkët, atje ku njerëzit dhe malet takohen", botuar në vitin 1946, ribotuar në vitin 1947, shkruan: "Shqiptarët kanë meritë të madhe për mbajtjen gjallë të atyre njerëzve që ishin përgjegjës për pushtimin e vendit të tyre. Akte shpirtmadhësie ndërmjet kombeve janë kaq të rralla, sa që ky shembull për shpërblimin e së keqes me anë të së mirës, meriton të përmendet". Me të drejt dhe sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të vendeve martire të Luftës së Dytë Botërore, Dante Kruiçhi, në takimin e madh që u zhvillua në Pezë, më 16 shtator 1999, kushtuar 57- vjetorit të Konferencës Historike të Pezës, e shpalli Pezën Vend Martir, e para zonë në Shqipëri që merr këtë titull, duke u bërë anëtare me të gjitha të drejtat e Bashkimit Botërore të Vendeve Martire. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 18, 2007 3:48 am | |
| Deshmori i Kombit, Isa Sabit Kastrati nga Hogoshti i Dardanės
JETA DHE VEPRA E DĖSHMORIT I S A K A S T R A T I
Shkruan: Ramadan S. Latifaj
Isa Kastrati u lind mė 9 Prill tė vitit 1947 nė fshatin Hogosht tė Komunės sė Dardanės. Rrjedh nga njė familje me traditė tė pasur si nė aspektin kulturor , patriotik ashtu edhe nė ate atdhetaro- kombėtar, thjeshtė rrjedh nga familja e cila kurr s’pranoj ligjet e njė shteti qė njihej me emrin Jugosllavi.
Pėr tė vazhduar mė tutje me veprėn dhe jetėn e Isa Kastratit, ju mbetemi borgj atyre tė cilėt shkaku i regjimit dhe censurės sė kohės qė na percolli nuk e kan njohur veprėn e para-ardhėsve tė tij tė cilėt e edukuan Isėn dhe tgjithė pas-ardhėsit e tyre nė frymėn mė burrėrore dhe patriotike qė rruga e tyre tė shėndris me veprėn madhore dhe kombtare qė e pėrcolli Atė dhe mbarė familjen Kastrati, thjesht, njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė Kombit Shqiptar.
Por vitet qė vinin, ishin vitet e veprimtarisė sė pafund tė familjes Kastrati ndonėse pėr pasojat dhe percjelljet qė iu bėnin, Kastratėt, shtėpi tė dytė kishin burgjet e regjimit serbosllav, u denuan nėpėr Gjykata e vuajtėn denime me burgje prej 1 deri ne 13 vite, mbi gjysėm shekulli familja Kastrati i kaloj prapa grilave, kurse babai i dėshmorit Sabit Kastrati ishe ulur me dhjetra herė nė karrigė tė zezė, Mumini, Rexhepi, Qemajli, Ismajli, Abdullahu e Salihu, tė moshave tė ndryshme, qė tė gjithė vuajten denimet me burg dhe prap se prap tė etur pėr lirinė e Kosovės dhe trojeve shqiptare, kurr s’u tremben e gjunjėzuan dhe kurr spranuan ligjet Jugosllave, I pėrcolli njė jetė me plot e pėrplot sakrifica ndonėse pėr tė kultivuar ndjenjėn e atdhe-dashurisė dinin dhe njihnin vetėm gjuhėn e bashkimit kombtar, dinin gjuhėn e Ēlirimit dhe gjuhėn e Lirisė, dinin gjuhėn e cila ishte edhe ėndrra e tyre e idealit, “Liria e Kosovės dhe pagėzimi me emrin Republikė dhe kurr nė kufijtė tė shtetit Jugoskllav”
Megjithėkėte , shifet kjartė se Isa rrugėn qė e kishte zgjedhur, ishte rruga e cila ishte nisur dekada me parė nga tė parėt e tij e nė fund ishte edhe rruga e cila dėshmoj se Atdheu ėshtė mė I shtrenjtė se vetė jeta.
Shkollėn fillore Isa Kastrati e kreu nė vendlindje-Hogosht, ndėrsa Gjimnazin nė Gjilan, mė pastaj apsolvoi nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore nė Universitetin e Prishtinės,Dega e Matematikės. Demonstratat Studentore t´’vitit 1968, Isė Kastratin e gjejnė jo vetėm si pjesmarrės aktiv por edhe si organizator direkt tė tyre, ēka si pasojė e aktivitetit qė kishte zhvilluar, arrestohet dhe denohet nga me 60 ditė burgim ku afėr kishte edhe shokėt e idealit; Rexhep Mala dhe Sami Dermaku.
E vuan denimin dhe pėr tė vazhduar punėn e matutjeshme nė sferėn politike dhe patriotike, fillon punėn si Profesor nė Shkollėn e Mesme Ekonomike tė Gjilanit e pak mė vonė edhe nė Gjimnazin e Dardanės. Isa, kudo qė punonte e vepronte, prioritare dhe nė rend tė parė kishte aktivitetin e tij kombtar, ndiqej dhe percillej nė ēdo hap, s’e kursenin kurr as ata mercenarė dhe UDBASH Serbė e Shqiptarė e kta tė fundit e neverisėshin mė sė tepėrmi, si pasoj e bindjeve tė tij politike, dhe vizionit tė tij Patriotik e largojnė nga procesi edukativo – arsimorė. I larguar nga pocesi ed-ars, Isa Kastrati detyrohet qė edhe njė herė ta rifilloj jetėn studentore por tani nė Fac.Filologjik, Dega e Gjuhės Ruse , I vetmi drejtim qė iu lejua, ku edhe diplomoj pėr vetėm 2 vite e dy muaj me note mesatare 9,75.
Nė vitin akademik 1975/1976 e zgjodhen Asistent nė Fakultetin Filologjik, por as kėtė post s’mundi ta mbaj gjatė meqė “hijet e zeza” dhe fytyrat e ndyta e pėrcillnin nė ēdo hap, nė ēdo lėvizje dhe sėrish e ndajnė nga jeta nė Fakultet duke e denuar me 6-tė vite burgim tė rėndė dhe heqje lirie.Gjithsejt 54 muaj nė ēelie mbajtėn “Bishat barbare” rrėfente Isa, gjatė njė vizite qė ia bėri I Ati me xhaxha Qemajlin, pane nė stinėn e Verės Dorėzat e zeza nė duart e tij, dorėza ato qė ia mbulonin vrragėt nga pasojat e tortures qė po pėrjetonte dhe nga gjakderdhjet qė ia shkaktonin Ndytėsirat Fashiste. Ktu edhe fillon faza e vuajtjeve shpirtrore nga Ana e Isė Kastratit dhe familjes sė tij dhe mungesa e tij pran aktivitetit me shokėt e tij tė idealit . Por ēėshtė e vėrteta se Atdhetari, intelektuali, vizionari, Strategu dhe simbili i rezistencės Kombtare i tė gjitha kohėrave Isa Kastrati as vitet me ato tortura mėse brutale nė burg se ndanė nga veprimtaria e tij Atdhetare, Me 17 korrik te vitit 1975 arrestohen njė grup veprimtarėsh prej 31 vetash, ishte ky Grupi I Adem Demaqit , nė mesin e tė cilėve veē Isa Kastratit I cili veq ishte ne vuajtje tė denimit, pa dalur nga burgu denohet edhe me 3 vite burgim si anėtarė I grupit nė fjalė, nė ktė grup ishin edhe Skender Kastrati, Rexhep Mala, Sami Dermaku e shumė tė tjerė.
Rrugėn e atdhe-dashurisė dhe edukimin ne frymėn patriotike, Isė Kastrati e gjeti pikėrisht tek familja e tij e pėr ta mėsuar mė vonė edhe si nxėnės i te madhit Bacė Metush Krasniqi. Ndonėse Isa pėrjetoj turturat mė tė rėnda, para trupit gjykues, qėndroj edhe kėsaj radhe burrėrisht duke dėshmuar nė njė moral dhe karakter tė njė atdhetari I cili ishte pėrbetuar se pėr liri dhe pavaresi tė Kosovės duhej sakrifikuar deri nė frymėn e fundit te jetės andaj edhe mė madhėshtor e bėnte qėndrimi I tij pran atyre qė ia kishin friken dhe s’e linin kurr tė qetė.
Ndonėse i pjekur nga tė parėt qė burgun e shtetit serbo-sllav e kishin si shtėpi tė dytė, Isa Kastrati denohet edhe pėr tė tretėn herė pa dalur nga burgu,denohet me 3 vite e gjysėm , kėsaj radhe me preteks qė shkaku I paknaqėsive kishte qėndruar 21 ditė nė Grevė urie, dhe pas njė pėrleshje me Gardianėt e burgut e denuan sėrish pa dalur nga ato dyer tė ndyta. Qėndroj plot 10,5 vite i burgosur por i pathyeshėm dhe thoshte pėrherė se pėr mėmedheun duhet bėrė edhe mė shumė andaj kurr s’ra nėn ndikim tė provokimeve tė cilat ia bėnin qoftė serbėt apo edhe mercenarėt shqiptarė. Isa Kastrati ishte i jashtėzakonshėm , kėshtu thonė bashkėfamiljarėt, bashkėfshatarėt, miqėt dhe sė fundi edhe bashkėluftėtarėt e tij, ishte i tillė dhe jo partiak, partia e tij e shpirtit ishte “ēlirimi i trojeve shqiptarėve” dhe qė flamuri shqiptarė tė jehoi I lirė kudo nė tokat e veta stėrgjyshore e shekullore andaj, ndonėse zhvilloj njė jetė me pėrplot turtura nga me tė vėshtirat dhe nga ato mė jo njerėzoret, Isėn kurrrrr s’munden t’a e detyrojnė tė jetė i qetė , i urtė, i pėrshtatshėm dhe pasiv para atyre qė e lodhnin me ligjerata tė kota , perkundrazi ēdo gjė qė pėrjetonte pėrballė armiqeve nė burgjet dhe kazamatet serbe, Isa ishte edhe mė i forte dhe ktė e shprehte kudo qė ishte duke ju dhėnė kurajo edhe shokėve e miqėve tė jetės dhe idealit.
Me 17 korrik 1986 lirohet nga burgu i Spuzhinit te Podgoricės. Nė fund tė kėtij viti edhe martohet me Tevide Pllanėn nga Kastrioti ku gjat 13-tė vitesh martesė, lindin 7-tė fėmije nga tė cilėt fėmiu i parė iu vdes ndėrsa 5 djemtė dhe vajza janė me plot shendet e plot krenari pėr vepren e tė Atit dhe tė parėve tė tyre. Isa i donte shumė femijėt dhe paralel kohės qė jetonte dhe situatės qė ndodhej Kosova, Emrat e fėmijėve I pagėzonte dhe I lidhte ngusht me vlerat e tokės amė, Lirisė, Qėndresės, Gėzimit, Krenarisė dhe Festimit tė Republikės sė Kosovės shtet i pavarur dhe pergjithmonė jasht kufijve tė Serbisė fashiste.
1. Fėmiu i parė qė solli gėzimin familjar ėshtė Qėndron Isa Kastrati,lindė nė vitin 1988, emėr qė tregon qėndrimin dhe qėndresėn e pathyeshme te Familjes Kastrati.
2. Fėmiu i dytė me radhė ėshtė Fiton Isa Kastrati,I lindur mė 1990, simbolizon fitore mbi armikun.
3. Fėmiu i tretė ėshtė Gėzon Isa Kastrati, 1991 simbolizon Gėzimin pas fitores gjegjsisht Gėzim pėr te cilin po vriteshin shqipet me shekuj nė trojet e veta stėrgjyshore.
4. Fėmiu i katėrt ishte Agoni, 1993, simbol agimi pėr ditet e lirisė qė do agojnė.
5. Fėmiu i pestė ėshtė vajza e tij KREJONA 1995 emrin e sė cilės i madhi dhe atdhetari Isa Kastrati e lidhė me tri dmth-nie K – Kosova , Re- republikė, jona.- e jona/dmth Kosova republikė e jona.
6. Dhe fėmiu i gjashtė ėshtė Festoni,1997 kėshtu e pagėzuan ēifti bashkėshortor ndonėse pas tė gjitha qė kronologjikisht i mendoj Isa, mbetej vetėm pėr tė festuar Lirinė e pritur me shekuj nga populli shqiptarė dhe femiun e fundit e pagėzoj me emrin Feston.
Megjithėketė, edhe pas daljes nga burgu, ndiqej dhe pėrcillej nė ēdo hap nga Shėrbimi Sekret I Punėve tė mbrendshme dhe e lodhnin me tė ashtquajturat ”biseda informative” nga tė cilat rėndom edhe kėrcnohej me likuidim fizik, gjė qė s’ju trembej syri kurr kti atdhetari ngase pėr realizimin e synimeve atdhetare kishte mėsuar nga tė parėt dhe tė thyhet s’lejoj nė asnje moment te jetės sė tij.
Njė vit pas daljes nga burgu, nė vitin 1987, Isa me familje vendoset nė PR , filloj me njė pėrkushtim studimet posdiplomike nė Degėn e Gjuhėsisė dhe la tė papėrfunduar edhe dorėshkrimin e Magjistraturės qė e kishte pėrgaditė me njė dėshire dhe pėrkushtim tė veēantė. Gjatė periudhės kur nuk kurseheshin as shkollat shqipe nga gjakpirėsit shekullor, pėr shkak tė mospranimit te ligjeve tė Arsimit Serbosllav, Shkollat mbylleshin dhe nxėnėsit dėboheshin me gjithė mėsimdhėnėsit e tyre, kėtė kohė, shtėpia e Isės u shėndrrua nė vatėr diturie, nė shkollė ku mėsimet i ndoqėn nxėnėsit e Gjimnazit “Dr. Ali Sokoli”, nė ktė periudhė Isa punonte nė Kshillin Komunal tė Financimit dhe njėkohėsisht edhe nė SHMT “28 Nėntori nė PR. Isa kishte vizion tė qartė, dinte ta ēmoj drejtėsinė dhe gėzonte rrespekt kudo qė ishte prania e tij, puna dhe vepra e Isės lidhet ngusht edhe me periudhen e pajtimit tė gjaqeve ku pjesmarrja e Isa Kastratit sillte rezultate ndėr mė tė ēmueshmet dhe prore shkelqente nė Odat shqiptare nė vitet e 90-ta. Rrėzimi I regjimit komunist dhe dalja nė skenė eI LDK-sė si lėvizje gjithėpopullore e gjejnė Isėn si aktivist plot energji, ishte plot dy mandate Kryetar I Degės sė III-tė tė LDK nė Prishtinė. Mė pastaj ishte edhe Kryetar ndėrpartiak pėr Degėt e LDK pėr Prisjtinė dhe Gollak. Isa Kastrati iu pėrkushtua me tėrė qenien lėvizjes politike pėr Ēlirimin Kombtar, ndihmoj fuqishėm Lėvizjen Studentore dhe sikur I kishte dhuruar aromė dhe energji tė re mbarė lėvizjes Kombtare nė Kosovė. Nė vitin 1997 ishte ngushtė I lidhur me shumė veprimtarė si : Hazir Borovcin, Gani e Mustafė Sopin, Sali Mustafen, Ibrahim Mehmetin, Sejdi Matoshin,Sabit Krasniqin, Nezir Gashin, Shyhrete Kastratin e shumė te tjerė, qė tė gjithė shokė tė njė ideali e tė njė gjuhe “Ēlirimin e Kosovės nga Okupatori I ndytė Serbo-sllav”.
Isa Kastrati njėherit ishte edhe organizator i dy protestave tė Marsit tė vitit 1998 bashk me veprimtaren dhe humanisten Flora Brovina nė Pr kundėr masakrave qetnike nė Ēirez e Likoshan.
Dalja nė skenė e UĒK-sė dhe fillimi i rezistencės sė armatosur e inkurajojnė mbarė familjen Kastrati e cila me petkun dhe amblemen e UĒK-sė veshi tetė anėtarė tė familjes. Shtėpia e Isės nė kėtė periudhė kohore sa ishte nė vatėr diturie , u shėndrrua edhe nė Shtėpi strehimi ku gjetėn strehim mbi 20 familje me mbi 100 anėtarė, nė shtėpinė e tij e cila u ba edhe shtėpi shėndetsore u shėruan nėntė ushtarė tė UĒK-sė, ndėr tė strehuarit ishte edhe fam e Dr.Lecit,/Lec Gradica/ pėr tė cilin pas vrasjes dhe masakrimit tė tij , nė shtėpi tė Isės edhe bėhet pritja e ngushllimeve.
Pas dhunės sė egėr tė pushtuesit barbar, nga Drenica dhe viset tjera tė Kosovės, filloj zhvendosja e qindra banorėve nė drejtim tė Kryeqendrės sonė, me iniciative tė Isa Kastratit themelohet Kshilli I emergjencės pėr Prishtinen me qrast edhe e zgjedhin nė krye te Kshillit ku energjia e palodhshme e detyronte qė natė e ditė tė ndihmojė tė zhvendosurit nė tė gjitha format qė kėrkohej.
Edituar për herë të fundit nga në Thu Oct 18, 2007 5:38 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
| |
| | | | Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |