Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
AutoriMesazh
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 EmptyWed Sep 16, 2009 9:59 am

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Hamza2nv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 EmptyWed Sep 16, 2009 9:59 am

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 437pxazemgalica6jb
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 EmptyWed Oct 28, 2009 5:15 pm

Lamtumirë Dhimitër Xhuvanit! Shkrimtari që vetëm dashuroi...

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 U1_DhimiterXhuvani1


Dhimbja, pakënaqësia, protesta... ishin këto disa prej arsyeve kryesore që e motivonin të shkruante. Jeta e tij kaloi sa në një vepër, në tjetrën. "Një stërmundim i vazhdueshëm, i përgjithshëm" thoshte, sepse për të e shkruara ishte vuajtje, shkrimtari i përjeton njësoj vuajtjet e personazhit. Ky është shkrimtari, ky është Dhimitër Xhuvani. Studioja ku qëndronte me orë të tëra deri "sa më dhemb koka", nuk do e presë më personalitetin e shquar të letrave shqipe. Dhimitër Xhuvani ndërroi jetë në orët e para të ditës së djeshme. Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale.


Dhimitër Xhuvani u lind më 23 maj 1934 në Pogradec, në një familje intelektuale. Pas mbarimit të shkollës së mesme për mjekësi, ka punuar për disa vjet me radhë në zonën e Librazhdit. Më pas studioi në Moskë për letërsi. Pas kthimit në Shqipëri, punoi në shtypin letrar pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në Pogradecin e dashur, vendin ku lindi, kthehej shpesh. Ishte "oazi" i krijimtarisë së tij, vendi ku gjente qetësinë, ku frymëzohej për të përcjellë më pas ndjesitë te lexuesi i tij. Debuton në letërsi në vitin 1958, me vëllimin e tij të parë me tregime, titulluar "Kambanat e fundit", për të vijuar më pas, në vitin 1962, me vëllimin e dytë të tij, "Midis dy netëve".


Romani i tij, i botuar në vitin 1966, "Tuneli", do të paraqiste gjendjen e vërtetë në Shqipëri në ato vite, dhe për këtë arsye shkrimtari u dëbua nga Tirana dhe punoi në Cërrik e në disa fabrika të qyteteve të tjera. "Ishin pesë vite të hidhura të jetës sime", do të shprehej në një intervistë vetë Dhimitër Xhuvani. "Më trembën dorën", është shprehur në lidhje me këtë pjesë të jetës së tij, e cila pati ndikimin e vet edhe në krijimtari. Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani "i rehabilituar" botoi në vitin 1970 romanin "Përsëri në këmbë". Ishte ky romani që u dha kthesë zhvillimeve në jetën dhe krijimtarinë e tij. E megjithatë pati provuar që ndryshimi të vinte më herët se kaq me një dramë të shkruar për Gjergj Dimitrovin, si dhe me një dramë për elektrifikimin e Shqipërisë.


Mendoi se këto dy tema do të bënin mirë për të ndryshuar pak. Pas romanit "Përsëri në këmbë", Dhimitër Xhuvani nisi punë në Kinostudio, si redaktor skenarësh. Pas këtij romani, Dhimitër Xhuvani vjen para lexuesit edhe me disa romane të tjerë, si ai në vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", në vitin 1979 me romanin me titull "Do të jetojmë ndryshe", në vitin 1981 me romanin "Vdekja e zotit Kaloti", ndërsa në vitin 1984 me "Bota ime", "Dashuri e harruar", etj. Ndërkaq, ai është angazhuar edhe me shkrimin e rreth 15 skenarëve, filmave artistikë dhe dokumentarëve. Skenarët i shkruante shumë shpejt. Asnjëherë nuk i ka dhënë dot shpjegim faktit se përse ato i përfundonte më lehtë dhe më shpejt se romanet. Thoshte se ndër skenarët që ka shkruar, i pëlqente më shumë "Mëngjese lufte",
"Rrugicat që kërkonin diell", apo "Dashuria e fundit". Vepra e fundit
kinematografike në të cilën Dhimitër Xhuvani ka qenë i angazhuar, është skenari "Lindje, Perëndim, Lindje". "Është një histori tepër e
thjeshtë", pat thënë Xhuvani për skenarin, të cilin e shkroi në
bashkëpunim me të birin, Gjergjin, dhe me Jani Durin. Është historia e
pesë çiklistëve që shkojnë jashtë për një aktivitet, pas rënies së
Murit të Berlinit. Kanë ëndrrat e tyre, kanë dëshirat e vogla të tyre,
por këto ëndrra shemben njëra pas tjetrës.


Ata nisen, arrijnë në Trieste në atë kohë kur shoqëria pothuajse u bllokua me eksodet e mëdha, ambasadat u shembën, humbën kontaktet, paratë iu mbaruan, anija që i solli nuk kthehej më, ishte e bllokuar në mol dhe ata vendosin të kthehen me biçikletat që kishin. Duhet të kalonin nga Jugosllavia për t‘u kthyer, por nuk kishin viza, kishin vetëm një për në Francë. Këtu fillojnë peripecitë, kur mbërrijnë në kufirin e fundit arrestohen nga milicia e Jugosllavisë. "Hapja për Shqipërinë në atë kohë qe një zhgënjim, qe një dhimbje, një tragjedi", do të nënvizonte Dhimitër Xhuvani. Artistë, shkrimtarë, regjisorë por edhe personalitete, miq, bashkëpunëtorë e të njohur e kanë përjetuar shumë këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe.


Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, zv.ministrja Suzana Turku; shkrimtarët Dritëro Agolli, Teodor Laço, Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Musa Vyshka, Natasha Lako, Aurel Plasari; regjisorët dhe aktorët Dhimitër Anagnosti, Vladimir Prifti, Mihallaq Luarasi, Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, Kristaq Skrami, Mevlan Shanaj, Drita Pelingu dhe Petrit Malaj i janë bashkuar kësaj dhimbjeje të madhe. "Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë kulturën dhe letërsinë kombëtare dhe për ata mijëra lexues e shikues që kanë ndjekur me interes e vëmendje veprat e krijuara gjatë gjithë jetës së tij", janë shprehur në një letër ngushëllimi të përbashkët ata.


"Me shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij", vijohet më tej në letër.

Veprat e tij dëshmojnë për një shkrimtar që u vu në radhët e para të asaj plejade shkrimtarësh shqiptarë, të cilët bënë përpjekje të shumta për ta zhvilluar dhe emancipuar këtë letërsi, për ta zhvilluar atë më tej. Xhuvani kaloi një jetë të cilën ia kushtoi me përkushtim letërsisë, dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të vlefshëm për kulturën kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: