|
| Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
+36haxhiu Driniiiii ILTA Agrone Teutaa Visar Eva0506 katunariplak Xili petritkola zeriatdheut MUHAMETII rolling Epik Orfe@ rroni Leka i Madh Arta Ago Muji Zogisti_Legalist besa-bese azzurra Kosovarja Anna tom sojer Vuthjani E_Bukura robi fatlum dibranja shaban cakolli Hana Beton Riki30 Guximi Sofra 40 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 18, 2007 3:53 am | |
| Pėrkundėr ndihmave dhe punės nė kshillin e Emergjences, Isa Kastrati me guxim tė pashoq organizonte dhe masivizonte strukturen ushtarake te UĒK-sė nė Pr dhe rrethinė me emrin “Guerilja B I A – Baza –Skifterat nė qytetin e Prishtinės. /bia;/, e emruan keshtu nė shenje rrespekti tė heronjėve tė kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.
Isa Kastrati me nofkėn “GACA” bashkė me veprimtarėt; Hazir Borovcin, Gani Sopin e Sabit Mshicėn arrestohen ne vitin 98-tė ku pas njė keqtrajtimi jo njerėzorė dhe brutal, denohen me nga 30 ditė burgim, denimin e vuajnė nė burgun e Lypjanit. Ndonėse i dėrmuar nga turturat , megjithekėtė Isa dhe shoket e tij s’u gjunjėzuan dhe ngelėn tė pamposhtur para fytyrave gjakėpirėse dhe smundėn t’ia dalin tė mėsojnė diē pėr Guerilen “BIA” tė Prishtinės. Tė qėndrosh e bisedosh me dikė qė e njihte nė tė vėrtet Isa Kastratin, ėshtė mahnitėse dhe tė bėnė ma shumė se krenar ndjenja pėr njė burrė, trim e vėlla shqiptar qė patėm. Gjatė kohės si i burgosur ē’eshte karakteristike se ishte i vetmi i burgosur shqiptar qė tri herė ishte denuar pa dalur dot nga burgu!!!. Ėshtė kjo njė dėshmi e kjartė se sa ia kishte friken armiqtė qyqar Isė Kastratit. Ėshtė pėr t’u ēmuar, nderuar e rrespektuar se si njė 50-tė vjeēar i cili kishte kaluar mbi njė dekadė nėpėr kazamatet serbe, se si I pėrballonte ‘t’gjitha ato tortura fizike e psiēike, se si torturohej e kurr s’kaloj nė pesimizėm, por nė tė kundėrtėn prania e tij me at moral tė forte e burrėror, na jepte kurajo ngulmimi dhe qėndresa e tij e pathyeshme e tij. Ato qė ne i bėnim, Isa Kastrati do t’i bėnte edhe pa ne, por atė ēka I S A e bėnte, ne kurrrr s’do t’ia dalim ta bėnim pa Isėn thoshte ndėr tė tjerash shoku I idealit Hazir Borovci, ish anetar I Shtabit te Gueriles BIA tė UCK-sė.
Nė ofenziven e parė me 18 prill 1999 nė Gollap nė pėrleshje me forcat ushtarake e policore armike, bėhet edhe ndeshja e parė frontale e tyre me Brigadėn 153 te UĒK-sė, Zhvillohet njė luftė e ashpėr, Brigada udhehiqej nga Komandant Adem Shehu nga Shqipėria dhe krahu I djathtė I tij Komandanti pėr moral dhe politikė I shėndritshmi Isa Kastrati. E themi I shėndritshmi ngase figura dhe radhitja e Isės nė vijėn e parė tė frontit ishte jo vetėm krenari por edhe nderė dhe dritė pėr tė shėndritur lirinė qė sikur shihej nga ato lartėsi se si njė komandant pėr moral udhėheqė bashkė me ushtarė dhe thjesht Strategjia e tij ishte largėpamėse. Nė vije tė parė me shumė shokė bashkėluftėtarė ishte edhe Isė Kelmendi, pak me larg edhe Sokol Sopi, Afrim Vitia e shumė bashkėluftėtarė tė tjerė, Isė Kelmendi lidhur me betejėn nė fjalė thotė: „Dy ditė luftuam pa ndėrprerė me Isa Kastratin dhe bashkeluftetaret e tjerė nė vijen e pare tė frontit por tė madhit Isa Kastratit as ēerpiku i syrit s’i luante e me nje heroizem te pashoq qendroj si nje burrė qė sdinte kurr mpapa te shkonte, zėri dhe fjala I kumbonte deri nė qiell bashk me krismat,morali i tij i pazėvendsuar tregonte kjartė se Liria e Kosovės kishte marrė rrugėn qė Isa e kishte kėrkuar plot njė jetė”.
Nė mbrėmjen e sė martes sė 20Prillit 1999, nė frontin e Vitisė /sė Marecit/ u plagosėn rėndė Sokol Sopi e Afrim Vitia, me njė urgjencė u tėrhoqėn nga vija e frontit dhe u sollėn nė shtėpinė e Bajram Vitisė, tė nesėrmen nė mėngjesin e tė mėrkurės me 21 Prill 1999 nėn breshėrinė e fuqishme tė granatave ēetnike I tėrhjek Isa dy tė plagosurit nė spitalin e improvizuar tė!Skifterave”nė ZLLASH, ishin nėn pėrkujdesje tė Doktoreshėsh Teuta Hadri deri nė oret e pasdites por nė mungesė tė mjeteve Doktoresha smunde te bente shumė pėt te plagosurit dhe pėr tė shpėtuar ata duhej dėrguar nė LLAP nė ndonjė Spital ushtarak. Mblodhi fuqinė dhe lėshon zėrin nėn dhimbjen e hidhur tė plagėve Sokol Sopi dhe thot, vetėm me Bacėn Isė do ta mirrja at rrugė, kėshtu shprehet edhe AfrimVitia duke iu drejtuar Isa Kastratit djhe I thonė me njė buzėqeshje: “Do tė na dėrgosh baca Isė”? “Ėshtė fjalė kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa, “Qysh mos t’I qoj Baca trimat e vet…Pėr ju do tja mėsyja madje edhe vet zjarrit vetėm e vetem most ė harroni se shpejt do tė ju mbyllen plagėt e tevona do tė ktheheni e do e largojmė ktė bishė Sllave nga ēdo pllėmbė e Kosovės sonė, na prźt edhe dasma e Afrimit ku baca Isė do tė kėrcej nė valle nga toka nė qiell, e shihni se si do tė vallėzoj Isė Kastrati!!! A po Afrim?Por ti je mė I vogėl e njėherė do ta martojmė Sokolin e ky besa ėshtė edhe vėlla I 6 motrave, Ishin kta zėrat e krenarisė sė maleve tona dhe vendoset qė nė mbrėmje tė nisen pėr nė LLAP. Me 21 prill 1999 para mbrėmjes nisen DY xhipa dhe njė kombi me ushtarė tė plagosur, nė xhipin qė e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarėt e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia. Gjatė udhėtimit dhe rrugės tejet tė dėmtuar, si pasoj Kombi paska ngelur nė njė baltė me qrast xhipi I dytė paska filluar tėrhekjen e tij, gjendja shėndetsore e dy tė plagosurve; Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqėsohej dhe Isa kastrati vazhdon rrugėn dhe papritur bėhet njė ngatrrim i rrugės nė njė kryqėzore dhe se nė vend qė tė merrte drejtimin e Prapashticės, niset kah „bullajt“ /lagje nė Marec/ dhe si pasojė bien ne pritė tė forcave ushtarake ēetniko-serbe. Pas alarmimit tė forcave armike me tė shtėna, Isa Kastrati ia del qė t’I nxjerr nga Xhipi dy tė plagosurit pėr ti bartur nė njė largėsi dhe arrin tė kthehet pėr tė vazhduar luftėn me forcat Ēetnike. Bazuar nė deklaratat e fshatarėve tė lagjės aty ishte bėrė luftė heroike dhe shumė e rreptė, luftė tejet e pabarabartė ngase Isa ishte vetėm. Zhvillonte luftė ballore dhe nė afėrsi deri nė 10 m, nė saje tė gjurmeve, ishte dėshmija se kishin mbetur 5 policė tė vrarė, Isa Kastrati bie heroikisht ndėrsa mė pastaj vriten edhe dy tė plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet qė bishat ēetnike psuan nė betejėn me Isa Kastratin, sikur s’i besonin as armėve tė veta dhe nė trupin e pajetė tė Isės nė shenjė revolte dhe dėshprimi kishin shti breshėri plumbash ndėrkaq nė kokė ishte I goditur edhe me Kazmė. Ra pėr tė mos vdekur kurr. Rėnja e Isa Kastratit ishte humbje e madhe pėr UĒK_nė, dhe mbarė Kosovėn qė e deshti mė shumė se ēdo gjė nė jeten e tij, e deshti dhe u flijua pėr Lirine e saj qė ne tani e gėzojmė. Rėnja e Isa Kastratit tronditi thell zemrat e shokėve, bashkėluftetarėve e nė veēanti preku thellė nė Familjen Kastrati nga Hogoshti, Dardana, Gjilani, Prishtina,Tetova e Shkupi, Zvicra e deri nė Amerikėn e largėt. Megjithėkėtė shembuj tė krenarisė Kombtare Kosova ka shumė, e njėri ndėr ta qė nė kujtesėn tonė gjithmonė do mbetet i paharruar ėshtė padyshim intelektuali dhe luftėtari i cili ishte origjinal nė jetė dhe origjinal edhe nė mendime, shumė - dimensional, trim e human me vyrtytet mė tė larta tė njė atdhetari Dėshmori I Kombit Isa Kastrati nga Hogoshti i Dardanes.
Kosova din tė ēmoj gjakun e dėshmorėve tė saj, historisė iu shtua edhe njė emėr I lavdisė, folklorit, artit, dramės, poetit e kėngėtarit i lindėn frymėzimet e reja pėr krijime tė reja pėr emrin dhe vepren mė shumė se madhėshtore pėr njė veprimtari nga e cila fjalėt sdo tė mjaftojnė kurrrrr ngase Dėshmori Isa Kastrati ēdo gjė paralel fjalės e shėndrroi nė vepėr. Nė shenjė tė rrespektit dhe dashurisė, nė shenjė nderi dhe krenarie, emir i Isa Kastratit ndodhet gjithkund i shėnuar me germa tė Arta, sot nė varrezat e dėshmorėve pushon trupi i Heroit, aty afėr iu ėshtė ngritur edhe busti, rruga e cila nisėt nga varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė e deri tek lagjja e Spitalit, e takon dhe lidhė me rrugėn E “Muharrem Fejzė Kastratit” , bashkohen Nip e Xhaxha pikėrisht nė at kryēėzim rrugėsh nė Prishtinė, mė pastaj nė shenjė rrespekti pėr veprėn heroike dhe veprimtarinė qė kurr s’do arrimė ta sprehim permes fjalėve tė heroit Isa Kastrati nė qendėr tė fshatit tė lindjes nė Hogosht, iu ėshtė ngritur pėrmendorja, ndėrkaq Dardana ka edhe Shtėpinė e kulturės me emrin e tė madhit Isa Kastrati.
Sot pas veprės madhore e pas rezistencės sė Tij dhe tė gjithė luftėtarėve e heronjeve te Lirisė, Hogoshti, Dardana dhe mbarė Kosova frymon mė e lire se kurdohere me pare. Mesazhi I familjes Kastrati ėshtė jo i gjatė por i pėrmbledhur nė njė fjali, Ne nuk bėm diē qė sduhet tė bajmė pėr atdheun tone, ne rrespektuam dhe kultivuam fuqishėm thėnien e Marin Barletit I cili ka thėnė: “Pėr atdheun kurr nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur tepėr gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria e atdheut ia kalon ēdo dashurie tjetėr”
prandaj
“ Kurrr t’mos shkilet mbi vlerat e luftės dhe mbi gjakun e dėshmorėve tė Kombit ”
Lavdi deshmorit Isa Kastrati lavdi te gjithe deshmoreve te kombit. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 18, 2007 5:56 am | |
| Gjergj Kastrioti - SKËNDERBEU (1405-1468) Hero Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkim politik -shtetëror të popullit shqiptarë. Pinjoll i një familje të madhe sunduese feudale, Skënderbeu ishte më i vogli i katër djemve të Gjon Kastriotit. Fëminia e tij bie në vitet kur vërshimet grabitqare osmane erdhën duke u shtrirë në tokat shqiptare që nga Jugu drejt Veriut, duke i inponuar vendit një regjim që sillte një rëndim të përgjithshëm ekonomik-shoqërorë të masave popullore të vendit. Nën këto gjendje u gjendën qysh herët edhe zotrimet Kastriotëve, që shtriheshin në Shqipërinë Qendrore-Lindore. Lufta kundër këtij pushtimi me rrjedhime shkatrrimtare që vinin në rrezik gjithë zhvillimin e arritur nga vendi si dhe të ardhmen e popullit shqiptar, përbënte përmbajtjen kryesore dhe detyrën themelore të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut, si dhe të gjithë epokës që mori prej tij, si figurë qendrore, emrin. Ndërsa ka mjaft të dhëna arkivale për veprimtarinë e Skënderbeut, janë të pakta të dhënat për jetën e tij personale për rininë dhe periudhën e parë të veprimtarisë së tij deri më 1443, që mbetet mjaft e errët. Burimi kryesor dhe më i rëndësishëm, është vepra e shqiptarit Marin Barleti, ku të dhënat kanë ardhur duke u vërtetuar, plotësuar dhe korigjuar në një varg rastesh edhe nga shumë burime tjera, midis tyre edhe osmane. Skënderbeu u lind më 1405, siç mundë të llogaritet nga data e sakt e vdekjes, 17.01.1468, kur ai, sipsa Barletit, ishte 63 vjeç; nuk mundë të thuhet se cili nga zotërimet e Kastriotëve ishte vendlindja e tij. Nga burimet e ndryshme vërtetohet e dhëna e Barletit se pasi kishte qenë dorëzuar peng qysh më parë (1410) një vëlla më i madh, u dorëzua edhe Gjergji në moshë të njomë, bashkë me dy vëllezërit tjerë. Ky dorëzim mundë të ketë ndodhur pas vitit 1415, kur osmanët me marrjet e Krujës u vendosën tashmë në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qendrore. Në oborrin e Mehmetit I dhe mandej të Muratit II, Gjergji hyri dhe u edukua në radhët e "Iç - Ogllanëve", ku, për të zhveshur vendet e pushtuara nga forcat, më të afta drejtuese, djemt e sunduesve të nënshtruar përgatiteshin në mënyrë të veçant për funksionet e ardhshme si qeveritarë të bindur e sidomos në ato vende, ku sundimtarët osman hasnin në qëndresën e popullsisë. Gjergji u shqua qysh herët për aftësit e tij të mëdha ; në fushata të ndryshme ushtarake të osmanëve në Ballkan dhe në Azinë e Vogël ai fitoi përvojë të madhe ushtarake. Duke përqafuar Islamin, me emrin e ri "Skënderbej" që e mbajti vet gjat gjithë jetës dhe me të cilin u bë i njohur në gjithë botën, ai arriti në poste të larta në rdhët e feudalëve ushtarak osman. Largimin nga familja nuk e shkëput Skënderbeun nga vendlindja ku ai mundë të kthehej kohë më kohë, dhe nga fatet e saj. Familja e Kastriotëve, edhe pse e shtrënguar gjithnjë e më fort prej presionit osman, ruajti ende për një kohë, deri më 1430, si vasale e sulltanit, zotërimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtarë të tjerë shqiptarë, rrethana më të favorshme për të hedhur poshtë sundimin e huaj. Në fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmonë si pjestarë të saj e bashkësundimtarë me të drejta të plota dhe e përfshiu emrin e Gjergjit në një varg veprimesh që zhvilloi në vitet 20-30, 1420 në marrëveshjen tregëtare me Raguzën, më 1426 në aktet e dhurimit të disa fshatrave për një manastir në malin Atos, si dhe më vonë më 1437, kur i ati kërkonte mbrojtjen e Venedikut dhe më pas të Raguzës. Kjo ndodhte kur në të njëjtën kohë (1428) dihej se ai, siç thoshte vetë i ati, "ishte bërë turk e musliman" dhe kishte marrë urdhër nga sulltani të sulmonte zotërimet e Vendikut dhe të të atit. Më 1430 pas një inkursioni shkatërrimtar, Kastriotët humbën thuajse gjithë zotërimet që iu nënshtruan tani regjimit të timarëve, kurse edhe Gjoni vetë u detyrua të përqafonte islamin. Por për të qetësuar qëndresën e fortë qëndresën e fortë që haste në këto zona kufitare Veri-Perëndimore më të largëta të pushtimeve të tyre, Murati I i la Gjon Kastriotit një pjesë të vogël të zotërimeve të dikurshme në formën e një ziameti - Krahinë e Mysjes në Perëndim të Krujës deri në bregdet. Vetë Skënderbeu u emërua po për këtë qëllim qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës, ku iu la gjithashtu një feud më vete. Vala e kryengritjeve popullore që pat përshirë pas v. 1432 viset jugore, u shtri edhe në viset e posanënshtruara në Veri; këto rrethana e nxitën Gjon Kastriotin të vihej përsëri në lëvizje. Në këtë periudhë kastriotët sulmuan Krujën, por përpjekja nuk pati sukses. Situata në ish zotërimet e tyre mbeti e turbullt; edhe pse vetë Skënderbeu nuk përmendet në këto ngjarje kryengritëse me emër, nuk mundë të dyshohet se ai nuk ishte i lidhur me veprimet e të atit. Për këtë flet fakti që Murati II iu shtuan dyshimet kundrejt Skënderbeut; pas vdekjes së Gjonit (1437) atij iu mohua trashëgimi i ziametit të Mysjes, për të cilin ngriti pretendime, madje iu hoq edhe feudi që kishte pas mbajtur dhe më në fund u largua më 1438 edhe nga posti i qeveritarit të vilajetit të Krujës. Kësaj situate Kastriotët u përpoqën t'i përgjigjen duke kërkuar mbështetje tek Venediku dhe Raguza. Po kësaj kohe i përkasin ndoshta edhe kontaktet e para me mbretërinë e Napolit. Me këto masa Skënderbeu dhe Stanisha që kishin mbetur nga të katërt djem, përgatiteshin për perspektivën e një aksioni që do të zbatohej më vonë, në kushte më të favorshme. Pas viti 1439, emrin e Skënderbeut nuk e gjejmë të përmendet më tokat shqiptare; siç duket, Murati II që e kishte sjellë për të qetësuar zotërimet e paqeta të Kastriotëve, e largoi tani nga Shqipëria, siç bëri në të njëjtë kohë edhe me një pinjoll të një shtëpi tjetër sunduese, Jakup Bej Muzaka. Ka mundësi që Skenderbeu të ketë qenë dërguar si sanxhakbej në një zonë jo të largët të gadishullit Ballkanik. Përvoja e 30 vjetëve të parë të shek. XV i kishte treguar Skënderbeut gadishmërinë e masave popullore për të luftuar, po i kishte treguar edhe se lufta e veçant e zotëruesve të ndryshëm feudal si edhe kryengritjes e popullore në krahinat e ndryshme veçmas, sado të fuqishme të kishin qenë, nuk ishin në gjendje të ndalnin pushtimin osman dhe të çlironin vendin. Po ashtu ishte bërë e qartë për Skënderbeun se sulltani nuk lejonte në asnjë mënyrë që zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara qoftë në formën e një ziameti më veti në kuadrin e një Sanxhakut shqiptar, që ishte formuar më 1431. Këto ishin rrethanat në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe filloi ajo etapë e re më lartë në luftën kundër pushtimit osman dhe në gjithë historinë e Shqipërisë që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeut. Kjo kthesë që zhvillohet më vitet 1433-1444, i ka rrënjët në kushtet objektive e subjektive të brendshme, por u favorizua edhe nga disa rrethana të jashtme. Përparimi osman në viset qendrore të ballkanit drejt Danubit, pushtimi i tokave serbe më 1439, goditjet e njëpsanjëshme të Mbretërisë Hungareze, e detyruan të kalonte që nga v. 1442 në një politikë kundërsulmesh të fuqishme kundër osmanëve. Përfaqësues i kësaj politike u bë Janosh Huniadi, i cili pas Skënderbeut u bë një nga figurat më aktive të luftës antiosmane. Nën udhëheqjen e tij, një ushtri hungareze në vjeshtë të vitit 1443 kaloi Danubin. Për t'i siguruar asaj mbështetje në këto vise, u zhvillua një veprimtari e gjallë diplomatike, në të cilën u përfshi edhe Shqipëria. Në dritën e të dhënave duhet të mendohet se edhe Skënderbeu ishte në dijeni të saj që po përgatitej, ndonëse emri i tij nuk përmendet. Qëndrimi i Skënderbeut në betejën e Nishit në ditët e para të nëntorit 1443, ku forcat osmane pësuan disfatë, nuk ishte një veprim i lindur spontanisht, por rezultat i një plani të paramenduar. Në këtë ndeshje në të cilat mori pjesë me repartet e veta si gjith sanxhakbejt e tjerë, Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete, ose që mundi të mblidhte. I pajisur me një ferman që ia mori me forcë, siç na thonë shumë burime, sekretarit të vulës së Bejlerbeut, me shpejtësi të rrufeshme Skënderbeu mori rrugën e kthimit për në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit. Gjithçka varej tani nga vendosmëria dhe shpejtësia e veprimit, për të ngritur në këmbë masat, për të zënë në befasi garnizonet e armikut, për t'u marrë atyre kalatë, pikëmbështetjet e tyre të fuqishme në të katërt anët e vendit. Faktori vendimtarë që e lehtësoi planin e Skënderbeut ishte përgjigja që e gjeti që në hapat e parë ky veprim në tokat shqiptare. Mobilizimi masiv që i forcave që filloi së pari në Dibër dhe erdhi duke u zgjeruar prej andej valë valë në gjith vendin, ishte prova se këtu ishte fjala për një veprim që u kthye brenda pak kohe në një kryengritje të përgjithshme. Në këtë gjenin shprhje aspiratat dhe interesat e shtresave më të gjera të shoqërisë shqiptare - të masave fshatare mbi të cilat rëndonte prej kohësh pesha kryesore e sundimit të huaj, por edhe të asaj pjese të klasës feudale që ishte shpronësuar tashmë ose në rrezik të shpronësohej me zgjerimin e mëtejshëm të pushtimit osman. Në muajt e parë të kthimit, Skënderbeu zhvilloi një veprimtari të ethshme, të palodhshme dhe vendimtare deri në skajet më të largëta. Brenda tre muajsh u morën kalatë e mëdha dhe u çlirua principata e Kastriotëve si dhe pjesa më e madhe e trevave shqiptare prej viseve në veri të matit deri në Dibër, Rekë e Polog, deri në Çermenikë e Malet e Mokrës, në krahinat midis luginës së epërme të Devollit e Semanit. Bashkë me viset deri atëherë të papushtuara në Veri-Lindje të Drinit si dhe në Kosovë, këto zona përbënin pjesën kryesore të trojeve të banuar prej shqiptarëve.. Se sa lartë e çmonte Skënderbeu gadishmërinë luftarake të masave popullore, sipsa Barletit, në çastet solemne kur në kështjellën e Krujës së çliruar, më 28 nëntor 1553 u ngrit përsëri flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe, që u bë tani e tutje flamuri hiostorik i luftëtarëve për liri i popullit shqipëtarë: "Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj...armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahror, në ballë, në shpatë, në hushtat!" Duke nxjerrë mësime nga përvoja e dhjetra vjetësh luftimesh e dështimesh në planin shqiptar dhe ndërkombëtar dhe duke u përgatitur për të ardhmen, Skënderbeu vuri tani në jetë përfundimin e madh, që u bë guri themeltarë i gjith veprimtarisë së tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet e ardhme, se pa kapërcyer pozitat e vjteruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politike-ushtarake të organizuar e të qëndrueshme, pa bashkërenditur veprimet e brendshme me lëvizjet antiosmane që organizoheshin në plan të jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Ishte merita e madhe e Skënderbeut që u bë shprehësi dhe zbatuesi i qartë, më i ndërgjegjshëm dhe i vendosur i kësaj domosdoshmërie që impononte situata objektive.
Edituar për herë të fundit nga në Thu Oct 18, 2007 5:59 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 18, 2007 5:59 am | |
| Pas fitoreve të para të viteve 1443-1444 filluan gjithnjë e më të forta kundërgoditjet e ushtrive osmane, në të cilat niseshin nga bazat e tyre të mëdha në portat e trojeve shqiptare, në Ohër, Manastir, Kostur e Shkup me forca gjithnjë e më të mëdha, me ekspedita të organizuara vit për vit me një rregullsi të paramenduar, në kohën e mbjelljeve e të korrave, për të shterrur forcat njerëzore dhe mundësitë ekonomike të vendit. Detyrës më urgjente së vendit, i shërbeu thirrja e Kuvendit në Lezhë (2.3.1444) dhe themelimi i një besëlidhjeje të sundimtarëve shqiptarë si organ politik dhe krijimi i një arke lufte për të mbajtur ushtrinë e përbashkët të Lidhjes. Me autoritetin e vet si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqsues i njërës nga principatat më të rëndësishme të vendit nga pikëpamja politike dhe ushtarake-ekonomike, Skënderbeu mundi t'u imponohej sundimtarëve feudal dhe përfaqsuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallë mbarshqiptare që njihet në historinë e Shqipërisë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i përgjithshëm. Nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtria që ai organizoi, kaliti e komandoi, u bë një armë e fuqishme tejet e shkathët për mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare për më se 25 vjet mundën t'u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, të mbiquajtur "pushtues të botëve", për të zhdukur këtë vatër qëndrese e front të ri që u hap në brinjën e tyre perëndimore, në një kohë kur vëmendja e osmanëve ishte drejtuar parasegjithash drejt Veriut, Danubit. Në Shqipëri dështoi politika e tyre e frikësimit, e mbështetur në epërsinë numerike dhe të armatimit. Duke shfrytëzuar veçoritë e terrenit shqiptar, luftën tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshtër i artit luftarak me operacione të mëdha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale, Skënderbeu kundërshtarin e lodhur me pusi e kurthe, alarme e shqetësime të vazhdueshme, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe e shkatërronte përfundimisht. Me këtë strategji të mbrojtjes aktive, me parimin "mbrohu duke sulmuar", ai arriti rezultatet të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël, duke vënë në jetë parimin e tij "se kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri pre 10-12000 vetash, nuk do të mundë ta bënte këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe". Kjo ushtri bashkonte vrullin e një ushtrie popullore me përvojën e reparteve të zgjedhura, të specializuara për detyra të veçanta të një ushtrie të qëndrueshme, të rroguar, me komandant të dalë nga radhët e popullit që u rritën e u kalitën bashkë me ushtrinë nën komandën e Skënderbeut. Me këto forca komanda shqiptare arriti të fitonte dhjetëra beteja kundër ushtrive kufitare osmane. Fushat e Pologut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Drinit e Shkumbinit sidomos në vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit të Bardhë (1457), të Livadit pran Ohrit (1462), të Vajkalit (1465) etj. u bënë sheh disfatash të ushtrive të rëndësishme osmane. Me këto koncepte taktike-strategjike Skënderbeu arriti të prapste e të thyente edhe forcat kolosale të ushtrive perandorake të llogaritura në mbi 100 000 veta, që erdhën me Muratin në krye për rrethimin e Sfetigradit (1448) dhe të Krujës (1450), si dhe Mehmetin e II për rrethimin e dytë e të tretë të saj më 1466-1467. Taktika e shkatrimit sistematik të vendit, masakrat masive të zbatuara sidomos, nga Mehmeti II (në Çidhën u vranë më 1467 mëse 10 000 pleq, gra e fëmijë), nxitja e lëkundjeve dhe konflikteve midis anëtarëve të Lidhjes Shqiptare nuk mundën të përçanin bashkimin e Skënderbeun në krye. Këto momente krikite udhëheqësi i luftës mundi t'i përballonte me sukses, sepse kishte mbështetjen masive të qëndrueshme nga ana e shtresave të gjera sidomos të fashatarësisë, që shihnin në luftën konsekuente të udhëhequr nga Skënderbeu rrugën më të efektshme për të përballuar rrjedhimet shkatrimtare të luftës. Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtëzonin njëri-tjetrin. Kryetari dhe komandanti i Lidhjes së Lezhës, i cili në një fazë të parë nuk kishte qenë veçse "një i parë midis të barabartëve", u detyrua tani të ndërhynte kur qe nevoja, në interes të luftës së përbashkët, në zotërimet e aleatëve të tij, duke cenuar autonominë e tyre, çka çoi, sidomos në vitet 50, në konfliktet me Arianitët, Muzakët, Dukagjinët, ndonëse ishin të lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotët, madje midis vet këtyreve, konfliktet që shkuan deri në tradhëti (M. Golemi 1456, Hamza Kastrioti 1457 etj.). Këto rrethana e detyruan Skëndebeun të merrte masa energjike madje duke vënë dorë mbi tokat e tyre dhe duke marrë masa shtrëngimi, deri edhe dënimi me vdekje. Me një evolucion të brendshëm, besëlidhja e sundimtarëve shqiptar filloi të kthehej në një aparat shtetëror, në një shtet të përqëndruar, që kishte si bërthamë zotërimet e Kastriotëve. Në gjirin e klasës sunduese, në këto kushte, pozita kryesore në aparatin politik-shtetëror e ushtarak kaluan kryesisht në duart e feudalëve të vegjël, të cilët qëndronin besnikërisht prapa përfaqsuesit të pushtetit qendror. Që nga fundi i viteve 50, në vartësinë e këtij shteti hynë edhe zotrimet e një vargu sunduesish që ishin përpjekur të ruanin pozitën e vet duke kërkuar mbështetje në forca të jashtme. Formimi i këtij shteti ishte një hap i rëndësishëm për bashkimin politik të shqiptarëve, edhe pse nuk përfshinte gjith trojet shqiptare; jashtë tij mbeteshin viset në Jug të vijës Seman-Vjosë ku prapa krahëve të osmanëve gjendeshin një varg zonash të lira që përbënin vatra qëndrese, pjesë të luftës së përgjithshme. Principata e Kastriotëve nën sundimin e Skënderbeut përfshiu kështu në një shtet politikisht të pavarur pjesën më të madhe të trojeve shqiptare të papushtuara nga osmanët. Duke iu referuar historisë Skënderbeu deklaronte veten si pasardhës e vazhdues i veprës së bashkimit politik, që kishin ndërmarrë në fund të shek. XIV sundimtarët nga dinastia e Balshajve. Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit të përqëndruar shqiptar e bëri atë një faktor politik e ushtarak të rëndësishëm aktiv edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lufta që zhvillohej në Shqipëri ishte pjesë e asaj lufte për liri me të cilën popujt e Evropës Jug-Lindore, e midis tyre në rradhë të parë shqiptarët, duke gozhduar forca të mëdha në trojet e tyre u bënë një ledh mbrojtës kundër vërshimit shkatërrues të agresionit, i cili vinte në rrezik fatet e qytetërimit evropian në përgjithsi. Për Skënderbeun ishte e qartë se një nga kushtet ndihmëse për zhvillimin e luftës antiosmane në Shqipëri ishte bashkëpunimi me forcat e jashtme, të interesuara për t'iu kundërvënë vërshimit osman. Që më 1443-44 e më tej 1448-56 Skënderbeu krijoi lidhje me Huniadin për të arritur një front të përbashkët në Kosovë, dhe për t'i ndihmuar forcat hungareze që luftonin në Belgrad. Nuk mungonin poashtu lidhje bashkëpunimi me sundimtarët e fundit ballkanas, mbretin e Bosnjës, despotët e Sërbisë dhe të Artës, me kryepeshkopin e Ohrit, të cilët qenë në fakt ata më të interesuar të përfitonin nga lufta që zhvillohej në Shqipëri. Vëmndje u kushtoi Skënderbeu sidomos përpjekjeve për të tërhequr në një bashkëpunim efektiv shtetet perëndimore më të afërta - Republikën e Venedikut, Mbretërinë e Napolit, Papatin e Romës, duke llogaritur se ishte vet interesi i këtare shteteve që të ndihmonin aktivisht, materialisht e ushtarakisht luftën në Shqipëri për të siguruar krahët nga sulmet osmane prej Ballkanit. Por këto shtete synonin vetëm të përfitonin nga lufta e popujve ballkanas, duke ua lënë atyre gjithë barrën e duke i përcjellë me fjalë të mira e urime. Republika e Venedikut i trembej përforcimit të Lidhjes Shqiptare e të pozitës së Skënderbeut që mundë të vinte në rrezik zotërimet e saj në Shqipëri. Ajo bëri kundër Skënderbeut një luftë të fshehtë që synonte vrasjen e tij dhe përçarjen e Lidhjes dhe arriti deri në luftën e hapur në dy fronte, të kombinuar nga osmanët më 1445. Edhe kur Republika hyri në luftë me sulltanët më 1463 dhe u lidh me marrëveshje me Skënderbeun dhe Hungarinë, ajo e konsideronte luftën në Shqipëri vetëm si një aksion për të lehtësuar frontin e saj në Peloponez. Skënderbeu i dënoi ashpër këto qëndrime sidomos në situatën e vështirë të rrethimit II e III të Krujës (1466-1467), duke deklaruar se "nuk kishte besuar që mundë të ekzistonte një shpirtligësi e tillë siç e treguan këta priftërinjë" dhe se "duhej luftuar më tepër kundër këtyre se kundër turqve". Edhe Mbretëria e Napolit ishte e interesuar t'ia hapte rrugën ekspansionist të saj drejt Mesdheut Lindor, me anë traktatesh të lidhur me një varg sundimtarësh ballkanas, me traktatin e Gaetës të përfunduar më 1451 me Skënderbeun, Alfonsi i V i Argonisë i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmëm ushtarake financiare kundër osmanëve, ndërsa Skënderbeu po të plotësohej ky kusht do të njihte Alfonsin si kryezot, me cilësinë e vasalit për tokat që do të çliroheshin me forca të përbashkëta. Ky bashkëpunim që nuk cenonte politikën e pavarur të Skënderbeut pa u realizuar; lufta që synonte Skënderbeu kërkonte një angazhim tërësor të forcave që Alfonsi s'kishte ndërmend ta bënte. Një orvatje të dytë për të angazhuar Napolin dhe aleatët e tij, Milanon, Papatin, në një aksion të përbashkët kundër osmanëve, bëri Skënderbeu në vitet 1460-62 me ekspeditën ushtarake në ndihmë të Ferdinandit kundër banorëve kryengritës në Italinë e Jugut, duke treguar qartë, siç ishte qëllimi itij, vlerën luftarake të forcave shqiptare për atë aksion. Në mendimin politik të njerëzve më të qartë të kohës po bëhej gjithnjë e më e dukshme rëndësia e Shqipërisë si kryeurë për kalimin e osmanëve drejt Perëndimit. Invazioni i Evropës është i sigurtë, shkruante në këtë kohë një ushtarak anglez, sepse s'ka fuqi që mundë të bëjë rezistencë po të bjerë kështjella shqiptare". Ndërgjegjja për funksionin evropian të luftës së shqiptarëve gjeti shprehje në planet që u hartuan në konferencën e disa shteteve evropiane në Mantova më 1458 si dhe më vonë më 1464, kur u hodh ideja për një front të gjerë politik e ushtarak antiosman, që do të përfshinte Burgonjën e disa shtete kryesore italiane, Shqipërinë dhe Hungarinë si dhe kundërshtarët e Mehmetit II në Azi. Por politika dritëshkurtër veçanërisht e shteteve italiane bëri që të dështonin këto plane. Për këtë fuksion evropian të luftës së shqiptarëve ishte i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu kur i deklaronte një princi italian se "po të mos ishte lufta jonë, ato vende që thoni se janë tuajat, do të kishin rënë prej kohësh në duart e turqve". Skënderbeu vdiq i sëmurë në Lezhë, ku do të organizohej një kuvend i krerëve shqiptarë, dhe u varros po aty. Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit luftarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit feudal bashkëkohës të Perëndimit. Luftëtarë i thjesht midis luftëtarëve, ai luftonet me "mëngë të shpërvjelura", në krye të një kalorësie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale, bartës i një emri me famë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 23, 2007 3:19 pm | |
| Ali Pashe Tepelena, Luani i JaninesShekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena, qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit. Ali Pashe Tepelena me pamje Luani KarrieraNuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822. Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim(nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores. Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrifi Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrifi Delvines. Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices, tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar. Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng. Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre. Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij. Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines, me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut(shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifitte sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha. Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje. Ndertimi i Shtetit ShqiptarMe marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen. Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine. Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit. Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes. Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese, qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi. Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij. Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet. Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke. Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan. Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut. Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur. Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje. Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tërhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare. Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargës dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarë, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan. Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezët nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratë prej 20 topash. Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata. Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Oct 23, 2007 3:40 pm | |
| Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe. Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes.
Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum.
Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut
Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty Ne ty, me njerez te ashper kujdestare Kryqet bien, minaret lartesohen (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit)
Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se:
Nuk do të harroj kurre ditën kur hym në Tepelenë, ne oren pese të mbremjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar. Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof përmbrënda. Te gjithe këto kostume të bukur plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashës formonin nji pamje fort të kandshme për nje të huej. Më futën në nje dhomë që ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për shëndetin mbas modës turke. Nuk më lejuan të paguaj as për fjetjen, as për ushqimin dhe as për ndonje send tjetër.
Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut:
Veziri ishte nji burrë i shkurtën dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Syte i kishte të kaltërt me lëvizje të shpejta që të banin me kuptuar menjiherë se nuk gjindesh përpara nji Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtezakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për nje njeri ne ate pozitë. Në sa vise të Turqise që vizituem nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në ate mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.
Prostituta qe u kthye ne Shenjtore
Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre.
Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh.
Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.
Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve
Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.
Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.
Renia e Pashallekut te Janines
Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.
Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifitte Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.
Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.
Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar. Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 25, 2007 3:18 pm | |
| Azem dhe Shote Galica
Azem Bejta u lind me 10 dhjetor 1889. I rritur ne gjirin e nje familje me tradita luftarake e patriotike, qe nga fillimi u percaktua per lufte te pakompromis me secilin që do t´i cenoje vatrat e te pareve.
Si femije perjetoi ngjarje te hidhura dhe tragjike. Turqit ia vrane babane dhe ia dogjen shtepine, duke i lene te pastrehe. Rropatjet e kesaj familjeje neper dallget e egra te jetes ia forcuan ndjenjen e atdhedashurise dhe ia ngriten ne nje ideal te pashuar, per te cilin e dha edhe jeten.
Tiparet e nje trimi te paepur dhe te nje vizionari të mprehte u manifestuan qe ne rinine e hershme te ketij djaloshi. Si i vogel dallohej nga moshataret. Ishte i zgjuar e i shkathte. I pelqenin shume kenget e trimerise dhe rrefimet e pleqeve per ngjarje te ndryshme nga historia kombetare. Ne odat tona - shkolla, mori mesime te mira. Ky shpirt i shendoshe qendronte ne nje trup te shendosh, sic do thoshin latinet. Edhe per zhdervjelltesi ua kalonte te gjitheve. Ne mundje, me eobane ishte i pari. Por mbi te gjitha ate e cilesonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushken e dajes, e pati plagosur nje serb te Selacit, (Stojanin) te cilit ia kishin friken te gjithe.
Shumehere burrat e Selacit (dajet e tij) dhe te Galices bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajeve apo babait? Kur nxeheshin shume i qetesonte plaku i urte i Galices, mixha Rexhep duke u thene: «O burra, pse po lodheni aq shume. Kah t´gan mire asht, dajte tirma e baben trim.»
Gjate viteve 1910 - 1912 shperthyen kryengritjet e pergjitheshme per pavaresine e tokave shqiptare. Me 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli ne Drenice, ku e dha kushtrimin per nje lufte mbarkombetare kunder Perandorisë osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit ne cetat kryengritese te Drenices, te udhehequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanet ishin nisur per lufte perbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kale e i shoqeruar nga disa trima. Ne mes te shume trimave i ra ne sy djaloshi sypatrembur e i etshem per lufte.
- I kujt eshte ai djale? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejte Galices, Azemi - iu pergjigj njeri nga trimat qe e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u pershendet me te ia vuri doren ne krah dhe e pergezoi: - Te lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dergosh ne vend amanetin e babait tend, ta vazhdosh, rrugen e tij luftareke. Kjo eshte rruge e veshtire por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu be mal nga gezimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh ne syte e tu te etshem per liri. Ai e paska lene nje trim qe do ta nderoje Kosoven dhe mbare kombin. Me fat rruga e lavdise, se nje vend qe lind brezni trimash nuk do te humbet kurre...
B e t e j a t e atyre viteve qene te veshtira dhe te pergjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe benin plane djallezore per copetimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancen ballkanike dhe atehere kur bisha evro-aziatike po bente perpelitjet e fundit, ne njeren ane, dhe shqiptaret ishin molisur nga betejat e pareshtura, ne anen tjeter, ato u inkuadruan ne lufte. Keshtu, mbi tokat e posacliruara shqiptare, u versulen si nje lukuni ujqerish grabitqare ushtrite serbo-malazeze. Secila mundohej te kafshoje nje cope me te madhe nga trupi i gjakosur.
Nese lufterat ballkanike per disa popuj ishin fatlume, se ua sollen lirine, per shqiptaret e Kosoves ishin te kobshme, sepse u sollen roberi te reja. Fitorja e 28 Nentorit ishte gjysmake.
K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullaten shqiptare. U sulmuan cdo gje kombetare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e te tjera, me qellim qe te behen shperngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapen edhe shume burgje e kampe turture. Ne Drenice kampi me famekeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shume dernicas.
Azem Bejta te gjihta keto ngjarje i perjetoi vete, ne vijen e frontit. Kurr nuk iu nda luftetareve te lirise. Mori pjese edhe ne Betejen Legjendare te Merdarit, beteje kjo shume e ashper ku mbeten mijera te vrare.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa dite ishte mbajtur ne stacionin e Ternavcit. Per cdo dite e detyronin te punoj ne rrugen Mitrovice - Peje. Nj dite derisa po punonin ne Vojtesh ra ne konflikt me xhandarin qe i shoqeronte (ruante). E qelloi çekan duke e plagosur per vdekje. Atehere e derguan ne kampin e Runikut. Atje kalonte shume keq. Jeta ishte e rende dhe e mundimshme. Te burgosurit i kishin futur ne nje balte te madhe midis nje livadhi te rrethuar me tela xhembace e me roje te dyfishuara. Shume vdisnin nga mundimet dhe torturat. Nje dite drenicasit e sulmuan kampin. Organet shteterore, te mllefosur, i qesin ne pushkatim te burgosurit. Azemi arrin te shpetoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmria serbe, e ndihmuar edhe nga nje spiun shqiptar, vehet ne ndjekje te tij. E hetojne dhe e rrethojne ne malet e Mikushnices. I parmatosur dhe duarlidhur plagoset ne dorn e majte (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palevizshem). Pas disa oresh kapet dhe dergohet ne burgun e Mitrovices.
Te nesermen ia arrestojne edhe te dy vellezerit: Seferin dhe Zenelin dhe bashke me shume te rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditesh te gjithe i nisin per ne Serbi. Pak dit i mbajne ne Zajecar e pastaj i transferojne pr ne Pozharevc, ne burgun me te rende te kohes.
Ne burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa per te mos vdekur. Mbi nje vit e kaluan ne vetmi te plote, neper qelite e nendheshme perplote lageshti, erresire e myk. Krahas tyre mbi ta per cdo dite ushtrohej edhe shume torture barbare e tipit mesjetar. Por, megjithate, ata ishin te paepur.
Azemi ishte optimist dhe mbante qendrim burreror. Kurre nuk u gjunjezua as nuk humbi krenarine. Ne zemren e tij kishte zene vend dashuria per Kosoven. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qe po vuante prapa grilave te hekurta. Tashme ajo ishte shendrruar ne nje ideal te pashuar jetesor. Gjithnje shpresonte se nje dite do te kthehet ne Kosove dhe do ta vazhdonte luften per clirimin dhe pavarësimin e trojeve Shqipetare. Shpesh e endrronte Kosoven e lire. Kete ua thoshte edhe shokeve. E shihte veten te lire duke vepruar drejt saj. Si ne vegim e degjonte zerin e mekur te nene-lokes qe e thirrte ne rrugen e nderit, ne rrugen e pavdekshmerise...
Dhe, nuk vonoi shume, ajo dite e bardhe agoi. U keputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbyten rojet dhe, u kapercyen telat. Trimi vete i shtati u gjend jashte grilave ne ajre te paster, i lire, si shqipja e Alpeve shqiptare ...
Organet serbe, ai mengjes pranveror i gjeti te hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zera te shqetesuar e tere ankth:
- Alo...alo Komanda e Mitrovices, a me degjoni? Jam drejtori i burgut te Pozharevcit. Te lutem, degjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh nje skandal shqetesues. Nje grup te burgosurish eshtë arratisur. Te gjithe jane nga rrethi juaj. Atyre u prine ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtare i kemi gjetur te mbytur perdhunisht. Te lutem shume, merri te gjitha masat per t´i kapur, se po e mori vesh lartmadheria e pat jeta ime...
- Cfare, cfare?! -u carkedis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta te arratiset nga ai burg me gjithe ato labirinthe enigmatike e mu ne zemer te mbreteris sone. A guxon te ndodhe kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk me besohet se perndryshe do te cmendem. Kjo eshe e tmerrshme, kjo eshte fatale. Medet c´na paska gjetur ne qe do te kemi pune me te. Kurre me organet tona nuk do te kene qetesi ne keto ane. Lirisht xhandaret e postkomandave tona le ta leshojne Drenicen. S´do te kete qetesi ase krali yne në Beograd. Phu, ju marrte djalli, ju marrte, more kukuvajkat e dreqit!...
Te arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa care koken c´po ndodhte ne qarqet shtetrore. Pas nje udhetimi te gjate e te mundimshem, naten e diten, maleve e fushave, te lodhur e te uritur, arriten ne Kosoven e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohe, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë ceten e vete luftarake. Bashke me dy vllezerit dhe disa trima nga fshartrat perreth që u grumbulluan ne Galice. Nen hijen e Qarrit qindravjecare (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulen rreth saj. Nena Sherife ua solli flamurin shqiptar, qe e kishte ruajtur ne fund te arkes dhe pasi e shpalosi mire e shtroi mbi sofer. Trimat me doren e majte ne zemer e me te djathten mbi flamur njezerit u betuan:
«Betohemi ne kete flamur te shenjte se sa te jemi gjalle do te luftojmë per lirine e ketyre trojeve.
Betohemi dhe bejme be se per Kosove japim jeten sikurse me le».
Kjo cete, e cila me vone do te behet «Nena e cetave kacake te Kosoves», menjeher filloi aksionet e veta luftarake. Keshtu nisen edhe ditet e tmerrit per xhandaret e posteve ne Drenice dhe per spiunet. Dhe gjate trembedhjete vjeteve, sa ekzisoi kjo cete, arriti t´i zhviloj mbi shtatedhjete beteja te suksesshme e fitimtare. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Thu Oct 25, 2007 11:27 pm | |
| ymer Haxhi Prizreni Ymer Haxhi Prizreni, (ose njohur si Ymer Drini ose si Ymer Prizreni)
Portreti i Ymer Haxhi Prizrenitlindi në vitin 1826 dhe vdiq në vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.
Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.
Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881.
Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje e ofiqe të farta. Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Nov 24, 2007 5:58 pm | |
| M E T U SH K R A S N I Q I
19 .08. 1928 - 15 . 10. 1986
Metush Krasniqi u lind më 19 .08. 1928, në Dajkoc,fshat i cili kufizohet me Muqivercin,Bllaten dhe Qarakovcin, pra i takon fshatrave te Komunes se Dardanes (ish Kamenices). Ciklin e ulet te shkolles fillore e kreu ne fshatin Hodonoc (Komuna e Dardanes) edhe ate ne gjuhen serbe, ndërkaq nga klasa e peste e deri ne te teten dmth nga viti 1942-1946 i vijoi dhe kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.
Gjate viteve ‘47-‘49 bace Metushi do te kryej një kurs pedagogjik në qytetin e Pejës e të Gjakovës ku me pastaj ne vitin 1950 merr diplomën per mesimdhenes mësues në Shkollën Normale të Gjakovës.
Në vitin 1950-1951, filloi punën si mësues në shkollën fillore në fshatin Shipashnicë të Epërme diku 6 km larg Dajkocit. Aty ku do te vepronte e punonte i madhi bace Metush Krasniqi, menjehere krijonte miqe dhe bashkpunetore dhe rendom nendeja e oda temat e bisedes ishin ato te historise, pra qeshtja kombetare shqiptare.I frymëzuar nga shume veprimtarë te LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metushin e transferojnë në shkollën e Strezovcit njeashtu ne Komunen e Dardanes por shume me larg vendlindjes se tij . Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn. Pas një viti Metushin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-Kamenicës), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit, me gjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim, M.Krasniqi u emrua drejtor i pare i shkollës fillore në këtë fshat.
Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me përkushtim vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor 1958 burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metushi i kaloi disa vjet në fshatin e lindjes në Dajkoc, ku i kryente të gjitha punët e fshatit. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metushi më pas regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, atë nuk e lanë të punoj i qetë. Me vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metushi u largua nga arsimi.
Metush Krasniqi meqë gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë por edhe në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik si: Hasan Dermakun, Rexhep Malën e Skender Kastratin nga Hogoshti; Njazi Korçën nga Gmica, Kadri Zekën nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajramin nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazin e Rafet Bajramin nga Gjilani; Jusuf Gërvallën, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë. Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi".
Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a permes informatorëve shqiptar,dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 burgoset,torturohet rëndë nga udbashi Selim Brosha e shumë të tjerë.
Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shume here gjate ndejave me miqe e shoke te idealit Bace Metushi thoshte se shume me lodhin e malltretojne me keto biseda informative, qeshte me e keqja shumica e provokatoreve dhe gjakpirseve jane shqipfoles- shqipetare.
Më 4 nëntor 1985 ne mengjes forca policore te sistemit te atehershem serish ia mesuejne shtepise se tij ne Prishtine, Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi e kishin dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm,simboli i rezistences kombetare duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë sipas amanetit te tij nen dardhen e Jahise ne fshatin e lindjes Dajkoc.
Ndonese varrimi i tij eshte bere ne prezence te forcave poicore, pjesmarrja e shokeve te idealit dhe rrethit nuk kishte munguar, qeshte me e keqja nga frika shume adhurues, dashamire dhe njerez te rretit nuk ishin ne varrim thone familja e tij. Me kujtohet se te pranishmit ne pershendetjen e fundit dhene mesuasit dhe atdhetarit te tyre nderonin me rite fetare Bace Metushin por kurr sdo ta harroj figuren e Sabit Kastratit (i Ati i deshmorit Isa Kastrati) dhe te vellait Qemajlit nga Hogoshti ku i bene nderime disa here me radhe dhe fytyrat e tyre ishin te lara me lote…
Ndrron jete simboli i rezistences Metush Krasniqi me deshiren e tij qe trojet shqiptare te bashkohen nje dite, pas vete la bashkeshorten dhe femijet Xhevatin, Mitatin (Mjek ne Gjermani) Besnikun (tani ne Australi) dhe vajzat Lulja e Teuta. Pas vete kalene edhe nje mori deshmishe dhe letrash nga burgu.
Pas vepres dhe aktivitetit plot nje jete te Bace Metushit shume bashkeatdhetare e kujtojne me krenari sakrificen e tij, ne vitin 1998’1999 me iniciative te disa bashkeatdhetareve ne Gjermani themelohet shoqata atdhetare “Metush Krasniqi” me seli ne Dortmund, bartesit e saj ishin nga Komuna e Dardanes si Shaip Thaqi, Ramadan Latifaj, Asllan Krasniqi, Njazi Biqku e shume e shume te tjere. Me pastaj disa rruge kane marre emrin e Metush Krasniqit si ne komune edhe me gjere megjithekete shkolla fillore ne Rogaqice(Rogane) ku edhe ishte drejtori i pare i saj sot me plot krenari mban emrin e bashkevendasit te saj Metush Krasniqi.
Torturat kunder Bace Metushit
Metush Krasniqi u torturua dhe u rrah ne menyren me te vrazhde dhe me mizore Ai rrefente se"Ditën e natën më mbanin në birucë të errët, ku dridhesha nga të ftohtit e fryma më zihej nga lagështia. Natën më merrnin në pyetje, më torturonin në mënyrat më brutale: më sillnin me kërbaç, me shqelma, me shufra të hekurit... dhe ashtu të dërmuar më hudhnin në birucë. Betoni i lagsht kundërmonte erë mbytëse. Biruca ishte shumë e ngushtë. Rrija të shumtën galuc. Sapo më futnin në birucë menjëherë më merrte gjumi, por kriminelët nuk më linin të qetë as aty. E kishin hapur në tavanin e birucës një vrimë dhe çdo 15 minuta prej andej pikonte pika e ujit të ftohtë - ditën e natën. Ashtu i dërrmuar nga torturat e marrjes në pyetje që zgjatnin orë të tëra pa ndërprerje, i rraskapitur, pa ngrënë e pa pirë, pa gjumë një kohë të gjatë, më merrte gjumi menjëherë. Por, sa më merrte gjumi, pika e ftohtë e ujit pikonte përsëri në fytyrë, në dorë ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit - më dilte gjumi\".');
KUSH E TRADHTOI METUSH KRASNIQIN?!',
Metush Krasniqi ndonese e rrahin dhe e dërmojne shpeshherë për vdekje,kurr asnjë fjalë nuk e foli për bashkëpunëtorët e vet dhe ansjëri prej tyre nuk u arrestua me atë rast. Në kohë të fundit Metush Krasniqi dhe orgnaizata e tij kishin informata se MEHMET NUREDIN DERMAKU mund të kishte hyrë në shërbim të UDB-ës, por nuk donin ta besonin. Në të vërtet Mehmeti ishte vënë në shërbim të saj, ngase më 3 nëntor 1958 përgaditi arrestimin e bace Metushit në një lokal (në Shkup) nga disa inspektor të UDB-ës. Ndërkaq një ditë më përpara, më 2 nëntor 1958 burgoset Mark Gashi në Preshevë, kurse më vonë më 19 nëntor-burgoset Sejdi Kryeziu në Topanicë, më 20 nëntor Mehmet Ajeti në Zarbicë, e të nesërmen edhe Qemajl Kallaba në Roganë. Gati pas tre muajve, më 29 janar 1959, burgoset edhe spiuni i UDB-ës - Mehmet Nuredin Dermaku, në Shipashnicë të Epërme. Me rastin e bastisjes së shtëpive të Metushit, të Markut, të Sejdiut, të Qemajlit e të Mehmet Ajetit, policët e udbashët nuk gjetën asnjë material që lidhet me organizatën. Ndërkaq te Mehmet N.Dermaku (të cilit iu është besuar ruajtja dhe fshehja e materialit) në arkën e petkave të bashkëshortes së tij, UDB-a - gjeti referatin që kishte mbajtur Metush Krasniqi në mbledhjen e organizatës së tyre, skicën e formacionit ushtarak - Brigadës së Anamoravës Lindore, Proklamatën e drejtuar popullit shqiptar të Kosovës e trojeve etnike shqiptare, trakte e disa poezi të Metushit dhe një shqiponjë të vizatuar . Të gjitha këto materiale mjaftuan që UDB-a t´i zhvillonte hetimet, e prokurori ta qëndiste aktakuzën, kundër veprimtarëve të "Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë".
Lavdi jetes dhe vepres te atdhetarit tonë Metush Krasniqi.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:12 pm | |
| HASAN PRISHTINA
RIBASHKIMIN E KEMI TESTAMENT NGA HASAN PRISHTINA
Nga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë. Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës
"Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina) Hasan bej Prishtina ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha. Me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicë) në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së Hasan beut deputet në Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca në Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqëve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri.
Esat Pashë Toptani morri përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar.
Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes ’’ZUKRE’’ (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arësye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti së enjtes).
Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore të qeverisë së Durrësit. Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin ’’Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’’ me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri.
Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922.
Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.
Në fund të muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.
"TRADHËTARI" HASAN PRISHTINA
Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë.
Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mbas rrëzimit të qeverisë së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut.
Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, atëherë qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me KosovënPASURIA E HASAN PRISHTINËS NË SELANIK
Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare shqiptare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit’ djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundëshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë shumë e madhe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga (dikur zonë e privilegjuar). Ndërtesa është trekatëshe dhe rrethohet prej një oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë miljon dollarë amerikan. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.
PËRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE "MAQEDONIA E RE" Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke "Maqedonia e Re’’ e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik, ku është shënuar se ai është pronar i ndërtesës së sotme "Shkolla e të Verbërve’’. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Ja dhe përshkrimi: "Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtenë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores ’’Beharnae’’ të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turur drejt rrugës ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i ik egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke. Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajne tradhëtar. Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare".__________________ HASAN PRISHTINANJI SHKURTIM KUJTIMESH MBI KRYENGRITJEN SHQYPTARE TE VJETIT 1912Shkodër SHTYPSHKRONJA FRANCISKANE 1921 (Ribotim i parë) SHTEPIA BOTUESE "EURORILINDJA" 1995 Redaktor: Ramadan Musliu Përgatiti për botim: Adem Istrefi ParathânëTue lanë botimin e nji libri mâ të plotë per atë herë kur kam me pasë në dorë dokumentat q'i perkasin kryengritjes shqyptare të vjetit 1912, të cilat më gjinden në Stambollë e Kosovë; tesh për tesh, po e shoh të nevojshme vetëm me qitë ket broshurë me qëllim për me ndritsue pjesësisht mendimin e përgjithëshëm e me forcue pa vjeftsin e disa çpifjeve pa-logjikë qi përfliten për punë të kesaj kryengritje. Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshure, kam m'e kushtue për sigurim t'arësimit të fëmivet jetima të Kosovës, Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni. Hassan Prishtina._____ Shënim: - Tue kënë se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhë në Vulçitirn nga katundi Polancë (Drenicë), prandej mbi-emni em duhet me kenë "Polanca ". Por mbas qi u zgjodha deputet i Prishtinës e mbrapa, ndeper shkrime, fletore e tjera më quejshin Hassan Prishtina, për ket shkak po me vazhdon gjithnji ky mbi-emen.Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912 I. Shkaqet e kryengritjes:Shkaqet e kryengritjes janë të shuma e shum nduersh. Por po i shkurtojmë ndër këto qi janë mâ kryekreje: 1) Shovinismi i komitetit "Jeune-Turc". 2) Pa pajtimi i traditionevet e zakonevet të Shqypnis, sidomos të Gegnis, me konditionet e liris tyrke. 3) Intrigat panislamike t'administrationit. 4) Të përzimunit t'ushtris në politikë. 5) Mizorit tyrke të vjetit 1910. 6) Shvillimi i ndërgjegjes komtare në Shqypni. 7) Systemi mizuer e i pa ligjëshëm qi ndoqi qeverija e tyrqvet të rij ndëpër zgjedhje të vjetit 1912. II. Para lëvizjes s'armatisun.Nji ditë historike në Parlament Othoman.Nji mizori pa farë frêni mbretnonte në Shqypni fill prej asaj dite qi operationi i Turgut Pashës (1910) mori fund me fitim të plotë të Turkis. Nuk kish ma në Shqypni as klube, as komitete e shkolla. Bashkimxhit (emën qi u epshin tyrqit nacjonalistve shqyptarë), ishin shperda e krejt organizimi komtar nuk shënonte veç se nji shkatrrim; kësaj gjendjeje të dishprueme i dhanë deri diku nji shkas positiv lëvizja malcore e vjetit 1911, veprimi i komitetit bullgar ndër viset e Makedonis, ngatrresat qi paten le e u shvilluen në mes t'elementave othomanë mbas themelimit të partis "Marrveshtje e Liri" e lufta Italo-Turke qi plasi për çashtjen e Tarabullusit. Kah fundi i vjetit 1911, tue u frymëzue nga idhnimet e mizoris turke, partija kundreshtare bani nji pyetje mbi gjendjen e Shqipnis e e ngushtoi Hakki Pashën me dhanë hesape mbi ket pikë përpara Parlamentit. Shumica e deputetënvet të Shqypnis më paten ngarkue me i ba ball shpjegimevet të Vizirit tyrk, tue i u mbështetë dokumentavet qi kishim mbledhun përmbi këto mizorina. Biseda u hap e qysh në fillesë shkoi tue u ashprue. Çashtja kishte nji landë të pa kufizueme. Na ishim të fortë në lamë të logjikës e me prova të gjalla në dorë. Mora pra edhe unë fjalën. Kritikova ashprisht politikën të turpshme qi po ndiqej në Shqypni. I derdha arësyenat qi më shtyjshin në ket kritikë kaq të rreptë e ma në fund tue permbledhë krejt energin t'eme i a lidha kryet me ket frasë: "Në kjoftë se Qeverija nuk ndrron politikë e administrim në Shqypni, në kjoftë se shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat e tyne politike, asht për t'u vu oroe qi kanë me shpërthye nji varg ndodhinash të përgjakëshme e t'idhta". Nji deputet arab ma priti: "Ç'kuptoni me fjalën ndodhina të përgjakëshme e t'idhta?" I përgjegja: "Po due me thanë qi në kjoftë se "Tyrqit e Rij" vijojnë në zbatim të këtij systemi mizuer në lamë të politikës së përmbrendëshme, kam me kenë njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam për t'a ngrehë flamurin e kryengritjes". Ky deklarim përpara ma se dy qind deputetënve, kabinetit tyrk e mija ndigjuesve u bani efektin e njij bombe. Hakki Pasha u çue në kambë e tha: "Hasan begu t'a kishte përdorue kët fjalë për dobi të vendit pat me krye nji shërbim të madh. Por, Hasan begu me këto fjalë ka për qëllim me i a shti zjarmin krejt Perandoris". I a prita: "Pashë, Pashë, nuk po flas veç se nji të vërtetë. Në kjoftë se nji ditë themelohet në ket vend nji liri e vërtetë, vendi i yt e i shokvet t'uej nuk ka për të kenë këtu; por në Gjygj të Naltë (divan alii)". Kur duelem nga Parlamenti, deputetent e Shqypnis e shqyptarët e Stambollit rrëfyen nji gëzim të pa kufizuem e më përshendetën me nji sympathi krejt të posatshme. Ismail Kemal begu më përgëzoj nxehtësisht e më proponoi me u gjetë në darkë në shpi t'eme për me pasë shteg me bisedue pak ma gjatë mbi situation të ri. Kështu mbaroi këjo ditë historike qi nuk pat lanë shteg pajtimi në mes të Shypnis e të Komitetit "Jeune-turc". | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:14 pm | |
| Vendimi Ismail Kemal begu, sikur m'a pat dhanë fjalën, u gjet në shpi t'eme për darkë dhe e kaluem natën së bashku. Gjanë e gjatë biseduem mbi fatin e Shqypnis e ma në fund venduem me i dhanë mbarim mizorivet tyrke me nji kryengritje. Biseda u mbyll me këto fjalë: Ismail Kemali begu: "Hassan beg, i besoi fetarisht karakterit të Zotnis s'Ate. Ky besim më ka shty me i shkrue në zemër t'eme me ato fjalë qi i përdorove në Parlament tue thanë: kam me kenë njeni e ndoshta i pari i atyne qi kam për t'a ngrehë flamurin e kryengritjes"!...I përgjegja: "Ismail beg, para se me folë nji fjalë matem shum e mbasandej flas; por, mundem me Ju sigurue qi zakon i em asht me mbajtë nji fjalë qi më del nga goja. Pra mbassi edhe Zotnija e Juej po e ndin nevojën e njij kryengritje, ndoshta vetëm vendimi i ynë nuk mund të mjaftojë për me qitë në krye ket qëllim, e më duket qi do të na duhet me u bashkue edhe me katër, pesë vetë rreth ketij vendimi". Ismail Kemal begu më përgjegji: - "Poh, edhe unë jam në mendim të Zotnis s'Ate". Mbasandej më proponoi me u gjetë n'e nesre në Hotel "Pera Palace" e me vijue bisedën aty mbi ket pikë.
Në Hotel "Pera Palace". Të nesermen kuvendi në mes t'Ismail Kemalit e meje zgjati ma se tre sahat e, në fund, venduem me mbajtë nji kuvend tue pasë me vedi këta Zotnij: Myfid beg Libohovën, Esad Pashë Toptanin, Aziz Pashë Vrionin e Syreja beg Vlonën. Me disa prej tyne u muer vesh Ismail begu e me disa unë. Kur kuptuem se këta zotnij mendoheshin si na të dy, venduem me ba nji mbledhjë në shpi të Syreja begut, në Taksim.
Komploti i Taksimit Mbledhja u mbajtë nën kryetari t'Ismail Kemalit. Tue marrë para sysh randësin e çashtjes qi kishim për të bisedue proponova me u betue të gjith para se të fillojshim kuvendin. Ky proponim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkuj shka do t'u flitte e t'u vendote n'at mbledhje. Mbas betimit filloi kuvendi. U numruen e u përmenden dhe nji here krejt mizorit e "Jeune-turqvet" në Shqypni e politika e tyne në çashtje të shkollavet e të shkrolavet qi pat shkue gjithnji tue u rreptësue. Sa per ndonji privilegj politik e administruer jo me u marrë vesh, por nuk ish punë as me hy në bisedë me 'ta. Pra kuvendi nuk zgjati shum e të gjith shokët u bashkuen mbi ket pikë: "Per me i dhanë fund politikës tyrke në çashtje të kultures komtare e për me sigurue disa privilegje politike për Shqypni nuk ka tjetër mjet veç se me fitue më nji kryengritje të përgjithëshme". Kështu pra u vendue qi t'u organizonte kryengritja e biseda nisi me rrjedhë mbi ket pikë të dytë: Qysh do t'u organizonte këjo lëvizje e kur kishin me fillue veprimet? Ne ket mes rolin ma të çmueshem kishte për t'a luejtë Kosova. Për ket arësye u vendue me gjetë e me i futë ndëpër Mal të Zi në Kosovë pesë-mbëdhetë mijë pushkë "mauzer" e me mbajtë n'urdhen t'em, posë ketyne, edhe dhetë mijë napoleona ari. Zbatimin e këtij vendimi e mori mbi vedi Ismail Kemal begu qi pat tëfaqë nji uzdajë të fortë me sigurue ket punë ndepër Europë. I sigurova shokët se kisha per ta organizue kryengritjen ndepër të gjitha krahinat e Kosovës e këjo kryengritje kishte për të plasë kur armët e të hollat do t'i kishe në disposition t'em. Me gjith këtë, per me fitue ma mirë e ma shpejt, menduem se nuk kishte me mjaftue nji lëvizje e kufizueme vetëm në Kosovë. Pra, shtova, se kishte me i u dashtë si Toskënis ashtu edhe Shqypnis së Mesme me marrë pjesë në kryengritje disa dit mbas Kosovës. Esad Pasha, tue u përgjegjë, siguroi me dalë vetë e me i pri Shqypnis së Mesme e Mirditës. Sa per Myfid begun, Aziz Pashën e Syreja begun edhe këta zotnij dhan fjalën me u gjetë në krye të çetavet të Jugut drejtë për së drejti. Ismail Kemal u detyronte me mbetë n'Europë e me na ndihmue me armë e me të holla tue sjellë në të mirë të lëvizjes s'onë mendimin e përgjithëshëm t'Europës. Këto ishin fjalët t'ona para se me dalë prej shpis së Syreja begut: Tue i u perdrejtue shokvet u thaçë! ''Jam i bindun, se të gjith jeni të ndershëm; por, po ju deklaroj edhe nji herë qi, ku të dalë le të dali, unë kam për të kenë në mal kur ka me tingllue çasi i kryengritjes. Per këte kam vu peng pak përpara fjalën t'eme të nderes. Ju lutem pra mos me më lanë vetëm, pse jeni betue edhe Ju. M'u përgjegjen të gjith me nji heri: "Mundeni me kenë të sigurt se edhe na kemi për t'a krye detyrën t'onë". Kështu mori fund kuvendi e u mbyll komploti i Taksimit.
Nji pritje prej anës së Sulltanit (audience). Nuk ishin vetëm shqyptarët qi i kundërshtoheshin sundimit "Jeune-turc", por krejt elementat e perandoris, edhe nji pjesë e popullit tyrk, punë këjo qi na i lehtësonte më nji mënyrë të posatshme veprimet në lamë të përgatimevet e na siguronte sympathin e krejt elementavet të Shtetit të Turkis nder minuta të para të kryengritjes. Pra: per me i dhanë nji shkas pak ma të gjallë lëvizjes antijeunëturke, me initiativë të grupit shqyptar u formue nji deputation prej pesë deputetensh (shqyptarë, arabë, tyrk, qyrd, armen) per me ia paraqitë Sulltanit ankimet e partis kundërshtare. Mora pjesë në ket deputation edhe unë. Nafi Pasha, përfaqësuesi i grupit arab, kritikoi me ashprim politikën e partis Jeunë-turke dhe shtoi se këjo politikë heret a vonë kishte per t'i tronditë themelet e Perandoris. Kur Nafi Pasha i mbaroi fjalët e veta, mora fjalën unë tue i thanë Sulltanit: "Mbreti i im, në kjoftë se nuk i nepet fund nji orë e ma para politikës së shtrembët qi po ndjekë partija Jeunë-turke ndepër të gjitha krahinat e Perandoris, vendi ka per t'u ba lama e shumë ndodhinave të përgjakëshme dhe do të heci me vrap kah njij rrënim i plotë. I vetmi shpëtim per t'a pritë ket rrezik asht të largumunit e partis së turqvet të rij nga fuqija". Fjalët e mija ban nji përshtypje aqë të thellë sa Sulltanit i u përlotuen syt. Audienca muer fund mirë, por, fitimi mbeti fjeshtë moral, pse Sulltani nuk e kishte at fuqi sa me shkatrrue sundimin Jeunë-turk. Këte, muejtem me e kuptue të nesermen kur "Tanini", organi i partis Jeunë-turke, botoi nji artikull të rreptë kundra mejet me ket titull: "Hassan begu nga Vulçitirni, deputeti i Prishtinës, filloi me na kercnue (tehdidë) perpara Mbretit".
Nji ftim në dyluftim (duel) Ky artikull, tue më shtrëngue me përgjegjë, hapi në shtyp të Stambollit nji polemikë t'ashpër qi u përfundue me nji ftim në dyluftim (duel) qi i a çova Hysein Xhahidit, drejtorit të "Taninit". Sheih-islami, mbi këtë, botoi nji fetva me të cillen kundërshtoi tue gjykue duel-on kundra parashkresave (presceiptions) të Sheriatit e Mbreti, jo vetëm ndaloi me ba duel, por dhe na shtrengoi me u pajtue. U pajtuem me Hysein Xhahidin e "Tanini" nuk shkroi ma as kundra mejet as kundra shqyptarvet.
Partija "Marrveshtje e Liri" e kryengritja Shqyptare. Tue i u mbështetë levizjes vepruese qi paten pasë nder këto kohna komplotistet e Taksimit ndeper konflikte të partis "Marrveshtje e Liri" me partin "Bashkim e Perparim" shumë zotnij paten pretendue ma vonë se kryengritja 1912 u organizue me dijeni e me bashkpunim të partis "Marrveshtje e Liri" Këjo dava asht fare kundra së vërtetës, pse as na nuk ishim aqë të pa mendë sa me i lajmue tyrqit mbi nji komplot shqyptar, as tyrqit nuk kishin pranue qi shqiptarët t'i rrokshin armët kundra ushtris së tyne. Komplotistët kanë përfitue nga antagonismi i partivet politike, por pa i a bjerrë me as nji mënyrë karakterin fjeshtë komtar Komplotit. Partija "Marrveshtje e Liri" ka muejtë me dijtë aq sa partija sunduese d.m.th, "jeune-turke'" Roli i komplotistvet në ket mes asht kufizue më këte: Me e ndezë me çdo mënyrë antagonismin e këtyne dy partivet kryesore të politikës othomane.
Të shpërdamit e Parlamentit othoman. Partija kundërshtare ishte tue fitue dita me ditë, antagonismi pat mërrijtë më nji shkallë aq t'ashpër sa partis Jeunë-turke nuk i pat mbetë tjetër armë për veç se me shpërda parlamentin, mjet qi mund të quhet fysheku i dishprimit qi i takon me provue ase me kerkue me provue çdo partije politike në të bjerrun të davas. Partija Jeunë-turke përfitoi nga karakteri i vet revolutionar e guximtar dhe e përdoroi me fitim ket fyshek të mbramë. U shpërda pra parlamenti tue lanë mbrapa nji pezmetim të pashoq nder rrethe t'oppositionit. Më ket rasë u thashë deputetenvet arabe e qyrdë qi Xhemeitxhit kanë për të kerkue të fitojnë ndeper zgjedhjet e reja tue perdorue mënyra të pa ligjëshme e ndoshta edhe mjetet e terrorismit e kështu nuk ka me na mbetë ne veç se me i rrokë armët për me i dalë zot të drejtavet t'ona politike. Qëllimi i em me ket propogandë ishte, me i u dhanë guxim e me i shty edhe ata kah udha e kryengritjes.
Komiteti bullgar i Makedonis e kryengritja e 1912-ës. Mbassi u shpërda parlamenti othoman, Ismail Kemal begu u nis per Europe e unë për Kosovë, tue vendue me permbajtë korrespodencën ndepër mjet të Konsulatës Britanike të Shkupit. Kur arrijta në Shkup puna e parë qi m'u desht me krye kje me qitë nji hap të njimendëshëm per nji të marrëm-vesh Shqiptar-Makedonas. E kerkova dhe u poqa me Z.Pavlof, ish-deputetin e Shkupit në kohë të Turkis e ambassadori i Bullgaris pranë Mbret Wied-it më 1914. Këtu po shkurtoi proponimin qi i bana: 'Tyrqit, mbas konstitutionit 1908, kanë ba e po "bajnë mjaft mizori në Shqypni e në Makedoni". "Nuk i kanë nderue kurrqysh të drejtat e shqyptarvet e të bullgarvet". "Terrorismi i tyne po shkon gjithnji tue u ashprue e po ndjekun nji politikë fjeshtë panturkiste. Pra, më duket se ka arrijtë koha me pështue prej kësaj zgjedhe mizore ndeper mjet të njij kryengritje të përbashkët tue pasë për qëllim me krijue nji shtet autonom shqyptar-makedonas". "Më duket shumë e nevojshme qi mos t'a bjerrim ket rasë e unë jam aq i sigurët qi kemi për të fitue tue kenë se po pranoni të merrni pjesë në kryengritje vetëm atë-herë kur keni për të pa se shqyptarët po fitojnë". Z.Pavlof m'u përgjegj: "Proponimi i zotnis së Juej ka nji randësi aq të madhe sa nuk mundem me Ju përgjegj pa dergue nji njeri të posatshëm në Sofje e pa marrë urdhna prej qendrës së përgjithëshme të Komitetit t'ynë. Qandra e Shkupit nuk ka kompetencë me vendue mbi nji çashtje kaq të randësishme. Ju lutem pra me më dhanë lejë deri sa të më këthehet njeriu".
Të përpjekunat me Konsulin e Anglis të Shkupit. Tue pritë pergjegjen e Z.Pavlof i u perdrejtova Konsulit Britanik të Shkupit dhe i bana ket deklaration me gojë: "Na shqiptarët, për me i dhanë fund mizoris tyrke në Shqypni si edhe pengimevet qi po na bahen në çashtje t'alfabetit e kultures s'onë komtare, kemi zgjedhë si të vetmin mjet shpëtimi me ba nji lëvizje t'armatisun kundra sundimit turk. Më ket rasë të rrezikëshme kemi nevojë të madhe per përkrahjen e Anglis. Ju lutem pra të lajmoni Ministerin t'Uej të Punëvet të Jashtme mbi ket deklaration". Konsuli ish nji zotni shumë liberal. Më pergjegji tue më thanë se kishte per t'i a komunikue me nji herë ket deklaration qeveris së vet e cilla sigurisht nuk kishte per t'a kursye nji përkrahje të gjallë në të mirë të njij Shqypnije qi rrokë armët për liri. "Me gjith ketë, shtoi Konsuli Britanik, kam me muejtë me ju dhanë nji pergjegjie të këputme mbassi të marr pergjegjen e Londrës" _____ Shënim: - Mbas disa ditesh Konsuli Britanik më ftoi në çajë me anen e dragomanit të tij z.Haxhi Havadis e me tha se Qeverija e tij i kishte përgjegjun mbi deklarationin t'em tue thanë se Anglia nuk ka interes nder çashtje Ballkanike, prandaj s'ishte as kundra as antare e nji kryengritje së Shqyptarvet.
Të parët e Kosovës. Në Kosovë mbretnonte nji pezmetim shumë i ashpër kundra Xhemjetit. Pra, kujdo qi i a hapa nevojën e njij levizje me armë m'u përgjegj positivisht. Kuvendova me shumë Zotnij nga Parija mbi shvillimin e njij kryengritje; por damas e me reservë të madhe. Çashtja ish shumë e randë e sberthimi i saj kerkonte nji mëshehtësi e mjeshtri sa as nji punë tjetër. Pra, ata qi u merrshe fjalën nuk muejshin me njoftë shoqishoin e të gjith ishin lidhë në mue. Tue kenë se nji pjese e këtyne zotnive rrnon edhe sot në Kosovë, ku po mbretnon mizorija sllave, nuk kam se si me permende këtu veç se emnat e atyne qi kanë dekë, ase qi nuk mund të kenë ndonji dam prej sundimit barbar të Serbis. Riza beg Kryeziu nga Gjakova, Zeinullah begu, im kushëri, nga Vulçitirni, Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina, Halim beg Deralla, Ahmed beg Gjakova, nji nga nji, u besatuen me mue qi kanë për të hecë deri në fund. Kështu m'a dhanë besen dhe krent e Llapit e të Drenicës. Kryengritja kishte per të fillue at ditë qi unë kishe me i mbathë opengat e me dalë në Drenicë (Malci e Vulçitirnit e e Mitrovices). Mbas mejet kishin me i marrë malet krejt ata qi më patën dhanë besën.
Ismail Kemali. Koha e shënueme për kryengritje u afronte gjithnji. I shkrova Ismail Kemalit qi t'a kryente detyrën. M'u pergjegj me sot e neser e me premtime të thata. Unë, aqë rreptas i pata hy punës sa nuk muejshe me bjerrë as nji minutë nga friga sidomos qi mos po dishprohen e mos po lodhen ata qi ishin betue. Kështu, bjen fjala, më ngjau me Nexhip beg Dragen. Ky zotni m'a pat dhanë fjalen si tjetër: Nji ditë më vjen Selim Fanda e më thotë: "Nexhip begu më ndeshi te Ura e Gurit e më tha: "A po shef Selim aga qi policët po duen me më xanë!" "A thue Nexhip begu ka dijeni mbi kryengritje qi organizohet?" "Jo" i thashë, nuk din gja. "T'ishe kenë polic, m'a priti Selim Fanda, kishe me nxjerrë shumë sende e punë nga tuta qi diktova te ky zotni". Me gjith qi ket lajm e prita me gjak të ftohët, kuptova mirë qi kishe nevojë me qetësue Nexhip Begun. U poqa me zotnin e tij në Kafe t'Izzetit prej nga shkuem në Kafe "Turati". Aty, mbassi hapem biseden tue kuvendue mbi disa punë të pa randësishme, gjeta rendin dhe i thashë: "Me gjith qi Ju pata diftue se do të na u lypte me u pergatitë per nji kryengritje të pergjithëshme, kam muejtë me kuptue tash vonë se realisimi i këtij mendimi nuk asht i mundëshem veç se mbas dy vjetve e per hesap t'em kam hjekë dorë tash per tash nga caktimi qi kishim;'" Me ket dredhi i dhashë fund tutes së Nexhip begut. Më tjetren anë, per të holla e për armë nisa me ngushtue Ismail Kemal begun pak ma seriozisht. Nder këto ditët ma të kritikëshme të pergatimevet z.Pavlof-i më bani nji vizitë në shpi e më lajmoi se bullgarët nuk mundshin kurrsesi me marrë pjesë më nji kryengritje. U çudita e kurrqysh nuk muejta me marrë vesh pse Makedonasit refusojshin me u lidhe me ne kur ata, më nji kohë jo shumë larg, kanë pasë kundershtimin ma të madh prej nesh nder lëvizje të tyne për librim të Makedonis. 1) Këjo pergjegje tue u bashkue me apathin qi diftoi Ismail Kemal begu në të kryemunit të detyres së vet, na pat krijue nji gjendje gadi të dishprueshme. Nuk kishe veç se krejt pak të holla e puna qi i pata hy ishte shumë e madhe. M'u lypte me gjetë të holla e me gjetë pa hall! Nuk më pat mbetë veç se nji rrugë: me i shitë magazet qi kishe në Shkup e me fillue veprimin e kryengritjes me ket kapital. I shita pra magazet e me pretekst të zgjedhjevet u nisa për Vulçitirn bashmë me Nexhip beg Dragen qi shkonte për në Mitrovicë. Prej Vulçitirni çova më katër anë njërës per me i lajmue besnikët e lidhjes se ishte afrue çasi i veprimit. _____ 1) Lidhja Ballkanike qi u tfaq kahë fundi i vjetit 1912 na jep dorë me gjetë shkakun e vertetë të pergjegjes negative të Z.Pavlof-it. Nuk mund të mirret me mend se çfarë ndryshimit pat me i pru kohës s'onë ma se historike të kishte pasë këjo përgjegje nji natyre të përkundërt. Tue u gjetun nji herë në Vjenë më ra rasa me kuvendue me nji njeri të famshëm të diplomacis austro-hungare mbi çashtjen e propozimit t'em bullgarve për nji marrveshtje mbi autonomin shqyptare-makedone. Diplomati austro-ungar më tha se po t'a kishin pranue bullgarët propozimin t'em e po t'ishte realizue ky mendim, për sigurë se jo vetem lufta ballkanike nuk do të kishte ndodh, por edhe lufta botnore kishte muejtë me u zgjatë për shumë kohë.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:19 pm | |
| Kryengritja Drenicë-Jynik Me 5 Maj 1912 ishe në Drenicë bashkë me Zeinullah begun, burrë në shej per besniki, nationalisëm e bujari. Nga Drenica shkrova dy letra, nji per nenprefekturen e Vulçitirnit e nji për Nexhip beg Dragen në Mitrovicë. Letra e parë permblidhte me pak fjalë këtë: "Tue u bindë qi politika Jeunë-turke po vijon mizorisht në Shqipni, ashtu si pata deklarue në Parlament, po e ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit të Turkis". Letra e dytë shkurtohet si vijon: "Krejt Kosovasit e unë ngrehem flamurin e kryengritjes kundra tyrqve të rij. Në kjoftë se nuk dishroni me u da prej popullit të Kosovës, ky njeri ka per detyrë me ju pri deri në vend ku gjindem unë e shokët e mij". Këto fjalë u ndrruen në mes të Nexhip beg Drages e Ahmet Prekazit, derguesit të letres: - Ku asht Hasan begu? - Nuk dij. Nuk kam kohë për me folë shumë e me ndigjue shumë. Në patshit menden me ardhë, jam i gatshëm me ju pri. - Jam i smuet. Nuk mundem me ardhë - i a ka këthye Nexhip Begu. - Ket letër i a çova Nexhip begut, per mos me muejtë nji ditë me më kritikue e per mos me i mbetë shteg fjalës së tij të thonte ndo i herë se Hasan Begu nuk më ka lajmue e prandej s'kam marrë pjesë në kryengritje. Naten e parë bujtem në Balincë e të nesermen, me dy-qind pushkë ram në Prekaz, te Ahmet Delija ku i mblodhen krenët e Drenicës dhe kerkuen qi t'a perësritshim besën e dhanme. Besa u lidh me këto fjalë: "Bajmë be e japim besen e burravet, se kemi me ba çfardo flije e në kjoftë nevoja kemi me i ba kurban me duer t'ona robët e fëmit t'onë." Kur arrijtem në Gjyrxhevik (krahin'e Pjejes) tu Sadik Rama u persërit besa, dhe në ket krahinë e prej këndej ram në Pozhar, krahin'e Gjakovës. Fuqija e jonë shkonte gjithnji tue u shtue e aty per aty ishim të zotet me çue në kambë nji ushtri të madhe fort kryengritësh. Kështu erdhem në Jynik, vendi historik ku gjithmonë bashkoheshin e lidhshin besë Peja e Gjakova per me i ra Turkis.
Lidhja e Jynikut. Populli i Jynikut na priti shumë mirë. Me t'arrijtun këtu i a perdrejtova Riza beg Gjakoves nji letër qi mund të shkurtohet në këto fjalë: "Arrijta në Jynik bashkë me shokët per me realisue qellimin. Ketu po Ju pres, Ju e parin e Gjakoves". Të nesermen Riza begu u gjet në Jynik. Ahmed begu, i biri i Myrteza Pashes, pat mërrijtë në Jynik bashkë me ne. Pak mbrapa mërrijti edhe Hassan Feri me pari të Plavës e të Gucis. - Nder këto dit Malcija e Gjakoves, tue nxjerrë per preteks çashtjen e zgjedhjevet e me të shtyme t'Ahmet begut pat fillue me u turbullue e me i u kercenue Gjakoves. Malcorët patën nisë e kerkue qi të mësohet gjuha komtare ndër shkollat e Shtetit. Zeqir Halili, nji prej krenvet ma në shej të Krasniqes, i pat pri kësaj levizje. - Zeqir Halili, në kryengritje të 1912-ës i ka krye pikë per pikë instruktionet qi ka marrë dhe ka mbushë plotësisht detyren e vet komtare. - Në Jynik u bashkuen per pak ditë shumica e atyne qi muejshin me perfaqësue popullin e Kosovës. Në ket mes arrijti dhe Bajram beg Curri pak si idhnueshëm pse nuk e pata lajmue kur ishim në Shkup. Tue pa qendrimin e zemrueshem të Bajram Begut u solla e i thashë si tue u mahite: - Shka kishe me ba, kur Ju pashë se kishi lidhë mjaft miqësi me xhemietxhit? - Jam shqyptar, m'a priti, nuk kam mendue kurr veç se si shqyptar e këtë koha ka per t'a provue. - Bajram beg, na kësaj pune i kemi hy. Jemi të shtrenguem me dalë me nderë e me i sigurue Shqypnis disa privilegje. Në kjoftë se kësi shtegu nuk mundemi me realisue qellimin kemi per të ra n'at gjendje qi gjinden tyrqit e fushes "Hajmana", e kështu kanë per t'u vërtetue fjalët e Talat begut, kryetarit të Jeunë-turqvet. 1) _____ 1) Tyrqit e Hajmanës perbajnë at pjesë të popullit tyrk qi janë shtypë ma së forti nga Turkija. Bajram Begu nuk vanoi me kuptue randësin e gjendjes e biseda në mes t'onë vijoi: - Për me luftue me nji Perandon e me fitue kundra saj duhet me pasë shumë sende e sidomos armë, munition e të holla - tha Bajram Begu. - Unë i përgjegja: - Ismail Kemal begu ka pasë marrë mbi vedi mena dergue 15.000 pushkë e 10.000 napoleona. Si duket këto nuk kemi për t'i pasë, mbassi deri me ditë të sodit as të hollat nuk na i ka çue. Por Bajram beg nuk kemi edhe fort nevojë per keto sende. Mos muejshim sot me ngrehë krye pse nuk kemi pushkë e të holla do të bahemi razi me jetue si tyrqit e Hajmanes e kurrgja kurrkujt... - Poh, tha Bajram begu, keni të drejtë. Asht nji detyrë e shejtë per ne me luftue kundra çdo anmiku dhe mos me pasë as pak pushkë. Lufta na u ka ba detyrë. Pra duhet t'i dalim zot të drejtavet tona e të pështojmë prej robnis. Në Jynik ishin të mbledhun shumica e paris së Kosovës Paris së Pejes nuk i besojshim mjaft e pra dhe ket pari e ftuem në Jynik. Zejnel begu, Sejfeddin begu e Jashar Pasha erdhen e i u diftuem pse po u bante mbledhja. Këta zotnij, jo vetëm nuk diftuen nji vullndesë të mirë, por filluen tinzisht me ba nji propogandë per me paralisue qëllimin. Deri diku ia paten këthye mendjen dhe Riza beg Gjakovës. Na muejshim me i hy punës dhe pa pasë fort nevojë per parin e Pejes; por dishrojshim m'u duke fare të bashkuem per me fitue ma lehtas e ma mirë. Na duhej pra me ba nji hap guximtar e me i lanë të parët e Pejes e Riza beg Gjakovën perpara nji "fait accompli". U mora vesh me Ahmet begun e Myrteza Pashës qi i u dha urdhën çetavet të Berishes me i a fillue pushken ushtris tyrke nder rrethe të Pejës. Të nesermen heret, para se me u zbardhë dita, pushka krisi me tyrqit tue mos i lanë shteg kurrkujt me u marrë ma me diplomati. Riza begut i a çuem nji njeri qi u shti sikur me pasë ardhë prej Gjakove at ditë per me i kallzue se tyrqit e kishin dënue për dekë e, në kjoftë se do të këthente në Gjakovë, kishin per t'a xanë e gri. Kuvendi nuk kishte se si shtyhet ma. Të ndeshunat u shvilluen rreptësisht e krejt parija ram në Strellc, katund afër Peje ku u ngreh qandra e kryengritjes. Populli nisi me u mbështjellë rreth kësaj qandre.
Rrethimi i Pejes. Kryengritja u shvillue shpejt e me nji energi t'egersueshme rreth Pejes; katundet rreth qytetit u pushtuen e qarku i rrethimit u ngushtue e të mësymet kundra kodravet të forcueme me topa shkuen tue u ashprue pa pra. Xhafer Tajari, kommandanti i këtij vendi, bani mrekulli qindrese per mos me na i lëshue kodrat e Jarines e të Karagaçit. Furija e kryengritsvet kishte marrë nji fytyrë aq të mnerrshme sa u bind dhe Xhafer Tajari se qindresa per te duhej t'ishte nji qindresë dishprimi. Tri dit e tri net nuk pushoi as nji minutë gjimimi i topavet e fishkullimi i plumbavet. Numri i kryengritsavet ishte shumë ma i madh se ai i ushtris; por shqyptarët kishin nji pushkë per ma se dhetë vetë, me fort pak munition e ushtrija tyrke ish ngujue nder llogore e pika strategjike me krejt veglat rrenuese të teknikes së shekullit XX. Lufta u ashprue gjithnji e kur fortesat ishin tue ba qindresen e mbramë, regimenti 21 tyrk i Gjakovës, bashkë me regimentin e parë të Stambollit shperthyen tue na ra kahë shpina e na shtrenguen me i u veshë malevet qi shtrihen kahë Rugova e Plava. Kështu hovi i parë i kryengritjes u thye mjaft keqas perpara Pejes; por morali i shqyptarvet nuk u prish fare e mënija e shpagimit (intikamit) u shtue edhe ma teper nder zemra të tyne.
Trathtija e paris së Pejes. Mbas këtij të thymuni dy vende na paten mbetë ku muejshim me u përmbledhë e me vijue kryengritjen: Rugova e Pejes ase Malcija e Gjakoves. U preferue Rugova 1) "per ku nguli kambë Zejnel begu i Pejes bashkë me dy shokët e vet. Rugova me gjith qi na priti mirë, me gjith këte i u perkrah-paris së Pejes e cila ishte e marrun vesh me Xhafer Tajarin para se me ardhë në Jynik bashkë me krenët e Rugovës, pose Qerim Begut. Nuk na pat mbetë pra, tjetër mjet per me pështue prej nji kurthe trathtare, veç se me lëshue Rugovën. Qandra e kryengritjes nguli në Krasniqe prej kahë na duhej me komandue nji levizje qi shkonte tue u shtri nder të gjitha krahinat e Kosovës e ma rreptas nder rrethe të Mitrovicës, nen prisi t'Isë Boletinit, e nder rrethe të Prishtines.
Nji çpallje. Mu nder keto minuta kritike të levizjes, kur nuk muejshim me dijtë kush ka per t'a fitue davan, a Shqyptarët apo Turkija, u pa si e arësyeshme me i lëshue popullit othoman nji thirrje per t'i dhanë shkas kryengritjes e per me fitue sympathin e krejt elementavet të Perandoris në të mirë t'onë. Nuk kishim se si me fitue luften pa i a shti çarten dhe ushtris tyrke. Këjo çpallje u shtyp ndeper të gjitha gazetat dhe mund të shkurtohet si vijon: "Qëllimi i të ngrehunit të flamurit të kryengritjes asht per me i dhanë fund sundimit barbar të jeune turqve, qi nen fytyrë të liris janë tue perkrye të gjithë llojet e mizorinavet në vendin tonë të cilat të shtyjnë me pasë ndjesë per absolutizëm të Sulltan Hamidit. Ata qi duen atdhen e nderin, i perkrahen landsisht e moralisht trupit t'onë kryengritës, qi ka dalë në fushë me ketë qëllim të shejtë. Ata qi dishrojnë qi osmanlijt mos të mërrijnë në nji gjendje të dhimbshme, mblidhen nen flamurin t'onë kryengritës. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Dita asht sod e minutat janë afrue per me pështue prej të këqijave të jeune-turqve. A pështim a vdekje!" _____ 1) Rugova asht krahina ma e forta e Pejes qi shtrihet kah veri i qytetit me nji grykë të gjatë e teper strategjike e me nji popullsi në za per trimni e shëndet.
Lufta e Qafes së Prushit. Nuk kishim kohë per të bjerrë; na duhej me fitue nji luftë per me çue moralin e popullit nder rreth të Pejes e të Gjakoves. Këtu Bajram Curri permbledhi fisin e vet Krasniqen e mësyni qafen e Prushit (Has). Në Has Turkija kishte lanë nji garnison prej katër bataljonash. Nji luftë e pergjakëshme qi zgjati ashprisht nen komandë të Bajram Currit, tue marrë pjesë Hasi, Gashi e Bityçi nder rrethe të Qafes së Prushit me të mësyme e kundra të mësyme i shperdau këta katër bataliona. Tyrqit u thyen keqas tue na lanë në dorë shumë munitione, armë, mitraloza e topa, me qinda të dekun, të plaguem e robë lufte. Gjallnimi i ynë ishte aq i plotë sa i dha shpirt e zemer krejt popullit. Robët e luftes shka ishin ushtarë, u liruen mbassi u çarmatisen e mbassi i mashtruem tue i thanë se kryengritja nuk kishte tjetër qëllim veç se me pështue katundarin shqyptar e anadollak prej njij sundimi mizuer. Këta të mjerët me habi të madhe e perbijshin ket propogandë e kur u këthyen në Gjakovë demoralizuen gadi krejt ushtarët e garnisonit t'atij qyteti. Nji lidhni me ushtrin othomane të Gjakoves. Fitimi i njij lufte mjaft me randësi, demoralisoi deri diku ushtrin e Gjakoves dhe i dha dorë atyne oficiervet të partis kundershtare me tfaqë pa kënaqësin e tyne ndaj regimit Jeune turk tue sympatisue çiltas kryengntjen shqiptare. Këjo ndodhi fort pak e pritme na dha dorë mos me bjerrë kohë perpara Gjakoves e fuqija e jonë komtare heci guximisht mbi fushen e Kosoves.
Pushtimi i Prishtines. Per pak dit ma se 12.000 kryengritës u duken perpara Prishtines tue u betue të gjith me pushtue qytetin me luftë ase paqsisht. Në ket mes kryengritësit e krahinavet të Gilanit, të Kaçanikut, të Prizrenit e të Tetoves i paten xanë grykat e Kaçanikut e të Cernoleves e shqyptarët e rrethit të Prishtines, me Isë Boletin e Xhemal Beg Prishtinen e Beqir agë Vulçitirnen në ball, i paten thye tyrqit në Llap e në Gollak e ata të Drenicës, nen komand të Zejnullah Begut, pushtuen Vulçitirnin. Kommandanti i garnisonit të Prishtines deshti me ba si Xhafer Tajari perpara Pejes dhe morri të gjitha masat ushtarake per me mburue qytetin kundra çdo të mësymes. Por disa prishtinas trima e ndaluen rrezikun e njij lufte mizore tue i a vu koburen në gojë komandantit të vendit mbrenda në zyrë të telegrafit e tue e ngushtue këte me nenshkrue nji urdhen qi ndalonte ushtrin nder llogore me ba çdo kundreshtim në kjoftë se kryengritësit dishirojnë me pushtue qytetin. Populli i këtij qyteti na priti me nji enthusiasëm të pa shoq në kronologji të lëvizjevet komtare e i madh e i vogël u bashkuen me ne. Tash qandra e kryengritjes ish Prishtina e numri i kryengritësvet pat arrijtë më 30.000. Në ket mes korrespodentat e shtypit të huej si të "Times" "Neu Freu Presse", "Novoje Vremja" etc., u çuditshin sidomos mbi këto dy pika: a) Si muejten me fitue shqyptarët kundra nji ushtrije tyrke prej ma se 60.000 vetësh. b) Dishiplina e madhe qi mbretnonte në mes të kryengritësvet. Këtu po shkurtoj nji intervistë qi bani me mue në Prishtinë redaktioni i fletores së Petresburgut "Novoje Vremje". - Shka asht natura e fuqis qi po siguron dishiplinën në mes të këtij populli kryengritës. Pse edhe nji ushtri e rregullshme në kohë të luftës nuk kishte me muejtë me mbajtë nji dishiplinë kaq të madhe; sidomos kur dihet qi ky popull asht i pa dijshëm? - Poh, i thashë unë, shqiptarët nuk mund të thomi se janë të dijshëm; por, kanë nji intelligencë qi i dan në shej nder sa e sa popuj, Shqyptarët në kohë të luftës mund të sillen si sot, porsi nji ushtri e dishiplinueme, në kjoftë se prisat dijnë me perfitue nga psykologia e tyne. - Me të vertetë, m'a priti korrespodenti rus, jam i bindem sot qi shqiptarët përbajnë popullin ma të zgjuem të Ballkanit. Munden me meritue nji t'ardhme të shkelxyeshme. Rrëximi i kabinetit Jeunë-tyrk. Pushtimi i Prishtinës na lëshonte në dorë krejt vilajetin e Kosovës. Në Stamboll filloi me mbretnue nji frigë aq e madhe sa shkaktoi dorhjekjen e Said Pashes, ministri i parë i kabinetit Jeunë-turk. Në vend të tij formoi kabinetin e Turkis Qamil Pasha, i njoftëm si ma i madhi anmik i Xhemietit. Qamil Pasha na lajmoi telegrafisht se kishte vendosë me çue në Prishtinë nji mission zyrtar nen kryesi t'Ibrahim Pashes, ish qeveritar e kommandant i Tarabullusit, me Ali Danish Prishtinen, ministri i Punevet të Mbrendëshme e me Sylejman Pashë Kolonjën, senator. Ky mission kishte per detyrë me u marrë vesh me shqiptarët e me i dhanë fund kryengritjes. Qellimi i im u permblidhte në këto pika kryesore: a) Të njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis. b) Autoritetet civile e ushtarake të ken komsin Shqyptare. c) Ushtrija shqyptare të sherbejë në Shqypni e të jet komanda prej oficiervet shqyptarë. ç) Veprimet zyrtare në Shqypni të bahen në gjuhë shqype. Ibrahim Pasha këto pika i gjykoi si shumë të randa e si hapi i parë qi qitet per me u da nga Perandoria othomane. Pra, kerkoi prej meje qi t'i lehtësojshe këto pika e më tha qi nuk kishte me i pasë hije Shqypnis me kerkue kësi pikash, pse populli asht muhamedan. - Pashë i a prita; feja nuk ka shka të bajë me komsi, Zotnija e Juej jeni nga Manastiri, pra shqyptar si unë. Këto pika lypet t'i gjeni teper të lehta per me lanë kështu nji emën të mirë në histori të Shqypnis. Pritëshe prej Zotnis së Juej qi të më këshilloni me kerkue dishka ma me randësi. Pse jeni ma shumë të vaditun se unë për kësi punësh. Sido qi të jet, vijova, nuk pranoj kurrfarë pergjegjsije në kjoftë se këto pika nuk pelqehen e na mund të hecim kështu deri më Stamboll e aty mund të mirremi vesh me Turkin. Besojmë se këjo punë nuk asht aq e vështirë per ne. Ibrahim Pasha kerkoi prap me fjalë t'ambla me më kallxue se sjellja e ime ishte kundra myslimannismit e nuk u dam mirë me te. Në tjetrën anë Ibrahim Pasha filloi me i lëmue kryetarët tjerë qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me të gjith fuqin e vet per me shti dasin në mes t'onë. Sidomos filloi me perfitue në ma të mirën mënyrë prej pa dijes së Riza Beg Gjakoves e të fanatizmit fetar të tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Boletini filluem me thanë: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund të dahemi prej osmanlive". N'anë tjeter filluen me u perpjekë me konsulin serb në Prishtinë. Konsuli do t'i u ket thanë se do tu epte armë, mbasi ma vonë, moren prej Serbis shumë pushkë. Gjendja ishte tue shkue per ditë e ma keq. Para se me lanë Prishtinën u mundojshe me sigurue shkaqet per të xjerrunit e privilegjeve; pse ishte e mundun me sigurue qellimin ma lehtësisht në Pnshtinë. Por në njenën anë Ibrahim Pasha e në tjetrën konsuli i Serbis kishin mërrijtë me futë farën e dasis në mes t'onë me propoganda qi bajshin nën dorë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:28 pm | |
| Kur shkuem prej Prishtine në Ferizoviq ishte nevoja me shkrue privilegjet qi do t'i kerkojshin prej qeveris edhe me i a kumtue asaj në nji mënyrë kategorike. Ma në fund, me vështirsina e mbas shumë fjalimeve i u ba kerkesa Ibrahim Pashës qi përmbante 14 pika; e cila kje pranue prej Qeveris së Qamil Pashës. Në ketë rasë, me të vertetë, asht per t'u permendë mundi e zelli i Bajram Beg Curit, (Kur ishim në Ferizoviq krejt parsija e Shqypnis jugore, per secillën punë, më kishte ba perfaqsues të vetin edhe më kishte dhanë nji autorizim të plotë. Në librin qi kam me shkrue ma gjansisht per kryengritjen e vjetit 1912, kam me pershkrue ndodhinat e rrjedhuna në Shqypnin e Jugut e të Mesmen). Pikat janë këto : 1 ) Me perdorue në Shqypni nëpunës të praktikuem qi dijnë gjuhën e zakonet e vendit; 2) Me ba sherbimin ushtarak vetem në Shqypni e Makedoni, per jashta kohës së luftës; 3) Me ba e me vu në zbatim ligjë tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) për disa krahina në të cilat asht forcue me fakte se nuk mund të xierret kurrnji fryt prej organizmit të drejtsis. 4) Me i dhanë shqyptarve armët e nevojshme e moderne, mënyra e të damit të cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende të randësishem deposita armësh, të cilat, në rasë të nevojes, do të mund t'i merrshin shqyptarët). 5) Me themelue e me hapë shkolla reale në të gjitha Prefekturat e qandrave të Kosoves, të Monastirit, të Shkodrës e të Janinës qi numrojnë ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapë edhe shkolla bujqsije si të Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti në program të mësimeve gjuhen e vendit. 6) Me hapë shkolla theologjike moderne ndër vende ku asht nevoja; 7) Me kenë i lirëshëm në Shqypni të hapunit e të themeluemit e shkollave private; Me u mësue gjuha e vendit në shkollat fillestare, qytetse e në gjymnaze; 9) Me i dhanë randsi të posaçme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapë udhët e hekurit; 10) Me vu në veprim organizimin e krahinave: 1) 11) Me u kujdesue me ruejtë ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare; 12) Me çpallë amnistin (faljen e pergjithshme), pa vështrue klasë e racë, per të gjith othomanët qi kanë marrë pjesë ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanë lanë ushtrit e vendet e veta si edhe per të liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes; 13) Me u dhanë çdamim, mbas çmimit të vertetë, prej Qeveris Turke për të gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane të zotve çdamimi si edhe për ato qi u prishen e u rrenuen kësaj here; 14) Me i marrë në gjyq të naltë pjestarët e kabinetvet të Haki e të Sait Pashes; _____ 1) Këto janë propozime per me diftue kufijt e Shqypnis heshtimisht (tacitement). Me folë kjarisht per caktimin e kufijve të Shqypnis u donte të vrahemi me Riza Begun. Këto kërkesa kjenë ba me qellim per me perhapë ma shpejt e ma themelisht organizimin e propagandës. Sidomos dobija e organizimit të krahinave, n 'administratë, nuk mund të mohohet.
Kush mundet me mohue pra, se këto privilegje nuk kanë kenë hape të mëdha kahë indipendenca e jonë. Poh, vetem, lufta ballkanike u ba shkak qi këjo nder e famë t'i mbetet Vlones e jo Kosoves e ne vend të nji Shqypnis se madhe të bahet nji Shqypni e vogël. U nisëm prej Ferizoviqit per Shkup. Nuk kishim ma shumë fuqi se 20% t'asaj fuqije qi kishim në Prishtinë. Shkaku i svoglimit të fuqis ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pështue Sulltan Hamidin, qi ishte i burgosun në Salonik e prandej me kenë qi u shikonte me nji fuqi të madhe, tue mos muejtë me dallue antarët e Riza Begut e t'Isa Boletinit, kishim frigë e drojshim se ndjeksat e tyne do t'u bashkojshin me këta dy për pështimin e Sulltan Hamidit e kështu e pam me nevojë për me shperda fuqin kunder ç'do rase qi mund të ndodhte. T'ardhmen në Shkup, çashtja e Sulltan Hamidit ndër qëllime të Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumë kjartas; e per ket arsye u prishëm keqas me këta dy. Ishe i bindun se ishte nevoja me shpërda nji orë e ma parë fuqin, qi kishim në Shkup, abolla qi mos t'i mbette vend ndodhinave të pakandshme. Per ket shkak fillova me ba të perpjekuna ma të shpeshta me Ibrahim Pashen. Edhe ky ishte frigue tepër keqas prej çashtjes së Sulltan Hamidit. Ibrahim Pasha, tue mendue se shqyptarët kishin nji fuqi të pakët, kishte qitë ceken me xanë Riza Begun e Isa Boletinin bashkë me ushtarët e Turqis edhe këte m'a pat thanë edhe mue Ibrahim Pasha kujtonte se unë do t'a pranojshe ket propozim, mbassi e dinte se unë nuk ishe i marrun vesht e nji mendimi me Riza Begun e Isa Boletinin. Unë i pata kundershtue këtij propozimi rreptsisht edhe i pata thanë qi ma parë t'a vete në veprim ket punë kunder meje se kunder të permendunve e kështu ma ne fund, merrijta m'e shporrë prej këtij mendimi Ibrahim Pashen. Qellimi i em për të mprojtun të Riza Begut e t'Isa Boletinit ishte per mos me damtue prestigjin e shqyptarvet. Me të vertetë këta të dy, n'at kohë, nuk mendojshin ndonji send tjetër veç me pështue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk mund t'u flitte me ta per punë t'independences; por nuk mund t'u permendte gja as per autonomi pse keto ishin fjalë qyftri (mkati) per Riza Begun e Isa Boletinin. Unë qindrojshe në mendimin qi edhe me kenë nevoja me i ndeshkue dy të permendunit, t'u ndeshkojshin me anë te shqyptarve e jo të tjeter kujt. Me gjith këte këjo kryengritje na ka mësue shum të vërteta t'idhta e na ka dhanë eksperiencë të madhe. Paten ardhë në Shkup si perfaqsuesa te Shqypnis se mesme ZZ.Abdi Beg Toptani, Mustafa Krueja e Kapidani i Mirdites, Marka Gjoni. Kur e pan shkallen e fanatizmit, të Riza Begut t'Isa Boletinit e të shokve të tij, të thuesh se u dishpruen. U vërtetuen edhe ata se atë herë nuk ishte e mundun t'u ngrehte flamuri i independences. Unë u pata thanë këtyne zotnive të ndershem, se mbas tre a kater mujve do të bajshim prap nji kryengritje edhe se atë herë do t'a çpallshim independencen t'onë. Veç kësaj u pata shtue se nder këta tre a kater muej do t'a perhapshim organizimin t'onë ma gjansisht edhe do t'i bajshim të pa kenun, n'emen t'intereses së Shqypnis, disa vetë të cilët muejshin me kenë nji pengim per t'arrijtun qëllimin e shejtë. Per ket çashtje patem ra në godi me ZZ. e naltpermendun. Me të vërtetë, patem fillue me u organizue ma themelisht se perpara, por çka të bajshim mbassi mbas pak kohe krisi lufta ballkanike, e cila i qiti poshtë të gjitha planet t'ona.
| Perfundim e Vertetime. Në faqe 30 kam folë mbi përfaqsimin t'em të Shqypnis së Jugut në Kryengritjen me 1912 e autorizimin qi më kishin dhanë atdhetarët e asaj pjesë të Shqypnis në ket kryengritje. Për vërtetim të këtyne fjalve po botoj këtu nji letër të Z.Nenkolonel Ismail Haki Tatzatit:
Shkodër, me 15.6.1921
Fort të ndertit Zotni Zot.Hasan Beg Prishtinës Deputet i Dibres në Shkodër
"Kam marrë vesht se Zot. e Juej jeni tue gatue nji broshurë mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare në vjetin 1912. Ju lutem të keni mirësin m'e pranue edhe ket pjesen teme e m'e shti në broshuren e siperthanun; mbassi ka të bajë me kryengritjen qi bahet fjalë: "Në vjetin 1912, me qellim per m'u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unë (atë herë ishe kapitan), Ahmed Dakli; e shumë atdhetar tjerë e të gjith sbashkut u bamë kund 40 vetë qi patëm formue nji komitë edhe kjemë mbledhë në katundin Martanesh; vend i permetueshem per të sjellun të komitës. Këtu kje bashkue me ne edhe Zot. Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikë prej Dibre. Çeta e jonë mbet në Martanesh nja dy javë e në ket kohë pat ardhë deri në kufï të Martaneshit nenprefekti i Matit, kapiten Esadi me nji bataljon ushtar e dy topa per gjurmimin e kësaj çete; por kje ndalue prej saj. Tue kenë qi prap në ket ditë paten ardhun prej Dibre; çeta kje detyrue me u largue në nji mal të fort të Martaneshit, ku filloi me ba gatimet e nevojshme, per mos me lanë në qetsim ushtrin e ardhun; por këto forca ushtarake u këthyen mbas 24 orëve per mbas nji urdhni të marrun. "Edhe çeta e jonë kje ba 80 vetësh e shkoj në Domre e Shpat t'Elbasanit. Këtu u bashkuen me ne edhe kapiten Tajar Begu me shumë oficjera tjerë. Kur i u afruem Elbasanit, morem, lajmin se ishte vu kabineti i Qamil Pashës. Tue kenë në Domre e Shpat paten ardhë edhe shumë atdhetarë tjerë e kje ba forca e jonë afer 800 vetësh. Këjo çetë u marshtronte prej Aqif Pash Elbasanit e shumë atdhetarve tjerë. Në ket kohë, në Fieri kjenë mbledhë Komitetet e Vlonës, të Lushnjes, Beratit, Mallakastres, e të Korçes nën kryesi t'Ismail Kemal Begut per me bisedue disa çashtje të randësishme edhe per ket punë paten lajmue komiten e Elbasanit telegrafisht; mbas të cillit lajmim kjenë dergue prej Elbasanit, per me marrë pjesë nder këto bisedime, unë, Ali agjah Begu, Hasan Beg Elbasani, Timor Efendija e Zenel Hoxha". "Nder këto dit Qeverija osmane kishte shenjue Ibrahim Pashen e Sylejman Pashen per me u marrë vesht me komiten e Kosovës. Gadi krejt Tosknija kishte zgjedhë e lajmue telegrafisht per mëkamës të vetin Hasan Beg Prishtinen per mu gjetë në ket bisedim. Qe pra edhe në Fieri paten fillue me u ba bisedimet mbi ket çashtje. Nder këto bisedime ishin edhe Ymer Pashë Virjoni e Aziz Pash Virjoni". "Ismail Kemal Begu i pat ba nji propozim mbledhjes per me zgjedhë per secillen krahinë nga dy vetë edhe me i dergue në Kosovë per me bashkpunue me Hasan Beg Prishtinën në të mprojtun të qëllimit e të kerkesavet shqyptare". "Mbledhja, tue kenë se ket mëkambsi i a kishte lanë qysh ma para Hasan Beg Prishtinës, nuk e pelqej ket propozim e kështu Ismail Kemal Begu pat mbetë vetëm në ket mendim". "Mbledhja propozoi qi Ismail Kemali t'u niste me nji herë per Stambollë per me u marrë vesht me kabinetin e ri edhe ai e pat pëlqye ket propozim". "Tue kenë per të nisun, nji ditë para, mbledhja muer nji pergjegje me telegrafë prej Drejtorit të Telegrafes se Prishtinës. Ky telegram i marrun kje kendue para mbledhjes e ishte në ket mënyrë: "Hasan Beg Prishtina asht nisë per nji vend qi së dihet stop Telegrami nuk mujt me i u dorzue stop". Kur mbledhja ishte tue e komentue në gjithfarë menyrësh ket telegram, Zot. Qazim Kokoshi i pat dergue tekstualisht mbledhjes nji lajm të marrun prej disa fletoreve italjane. Fletoret thojshin: "Hasan Beg Prishtina qysh në piken e parë të kerkesave asht prishë me delegacjonin othoman, edhe asht tue shkue gjithnji kahë Shkupi me të gjith fuqin e vet. Me te asht tue u bashkue me gëzim edhe ushtrija". "Mbas këtij lajmi, Izet Beg Zavalani e shumë të rij tjerë ndin nji zemrim në vedi edhe filluen me gatue çetat e me dhanë urdhën per me marrë në dorë depositat e Vlonës e të Beratit. Ismail Kemal Begut i pat këcye nji nervositet prej ketyne lajmeve e prej kësaj sjellje edhe i pat thanë Z.Zavalanit: "Ti, shko në Korçë e bani ball fuqis qi do të vinë prej andej. Deposita e Vlonës më perket mue". "Plaku ishte idhnue aq fort sa i shkojshin lotët prej syve. Por e pat mbledhë vedin e pyette mbledhjen: A thue ishin të themelshem këto lajme a po jo?" "Tetëdhetë për qind prej pjestarve të mbledhjes i thojshin qi munden me kenë të vërteta këto lajme. Ismail Kemal Begu thonte se jo edhe se nuk mundet me kenë kurrsesi këjo punë e vertetë; pse ka edhe njerz qi do të mendojnë per ardhjen e fatin e Qeveris othomane, e në qoftë se këto lajme kanë me kenë të vërteta, atë herë, na shqyptarët e osmanllit të fillojmë me kja pse ka me fïllue mbas kësaj kohe nji katastrof per të dy elementat". "Nuk ishte e mundun me ndalue zemrimin e çetave. Ma në fund, u ndalue nisja e Ismail Kemal Begut per Stambollë edhe kje vendue qi t'u niste me nji herë per Bari per me marrë vesht, sa ma shpejt a ishin të verteta keto lajme a po jo". "Ismajl Kemali kje nisë per Bari e pa pasë mërrijtë atje i erdhi mbledhjes së Fierit nji telegram prej Hasan Beg Prishtinës. Telegrami asht ky: "U morem vesht mbi 14 pikat me delegacjon stop. Asht e udhshme qi secilli të shkojë në vend stop. "Tue u ba keto bisedime në Fieri, nji pjesë prej komitës, qi ishte afër Elbasanit, hyni në zyre të telegrafës edhe bani mëkambës të vedin Hasan Beg Prishtinën. Edhe këjo komitë kje shperda me nji telegram të marrun si ai i sypermi". "Komitat e Permetit, të Klisurës e të Leskovikut ishin nen urdhen të togerit Melek Beg Frasherit. Asht per t'u permendë telegrami i Z.Toger Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut në pergjegje të nji telegrami q'i pat dhanë ky i mbrami Hasan Beg Prishtinës tue i thanë se: "po vi". Telegrami i Z.Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut mbassi e pat perzanë nenprefektin e Permetit ishte në ket veshtrim:" "Po kje qi nuk ju dhimbet qoshku magnifik i Juaji ju pres të vini. Kah unë eni jo kah Hasan Begu".
Nenkolonel Ismail Haki Tatzani m.p.
* * *
Per me diftue, si argument, sa mendime të gabueshme janë per kryengritjen e vjetit 1912 e perfundimet e saja po e shoh të nevojshem me pershkrue tekstin si asht të nji artikulli të botuem në Nr.166, me 16 të vjeshtës së parë 912 në fletoren "Dielli" të shkruem prej kryetarit të tashem të Partis Popullore, Emzot Fan Nolit nen titullin "Per zgjedhjet të deputetve". Artikulli asht ky:
Per zgjedhjet të Deputetve. "Pas nji muaji Shqiptarët do të ftohen prej guvernes të zgjedhin perfaqësonjësit e tyre per Parlamentin e Perandorisë turke. Ne u-lençin të lirë, memedhetarët t'anë do t'apin voten e tyre vërberisht per sa njerës, të "mëdhej" pas mendjes së tyre dhe çarllatane pa cipë pas mendjes s'onë, pa i lidhur me një program dhe pa venë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë "të shkelqyer dhe me nam" që do të dalim pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinës". Ç'behet Gjetkë. "Ne viset e qyteteruara, kur del nje njeri perpara popullit dhe i lyp voten per të dalë deputat, i kerkojnë pik'së pari t'u tregojë programin që do të mbajnë në Parlament po të zgjidhet. Ç'do kandidat ben hesap që do të harxhojë një sumë të madhe per të shtypur këto programe dhe një sumë tjetër me të madhe per të shetitur qytet me qytet e fshat me fshat që t'u ç'koqitet zgjedhsve pikë pas pike e t'u pergjigjet ç'politikë do të mbajë në çeshtje, të cilen harroj t'a verë në program. Kjo eshtë pjesa me e lehtë e fushatës elektorale. Se çdo vagabond munt të paguajë qatip, që t'i shkruajë sa programe, ne të cilat t'i zotohet turmes që, po të zgjidhet, do tu mbarojë deshirat të gjithë zgjedhsve të tij. Çobeneve do t'u thotë që, po të behet deputat, dhent e tyre do të pjellin nga dymbedhjet shqera; bujqerve arat do t'u siellin grurë dhe miser pa leruar; hajduteve do të zbresë hena t'u thotë ku munt të vjedhin kecer dhe misiroke pa gjakosur hunden per lavdi të memedheut; memdhetarëve do t'u mbijnë shkolla dhe mesonjës si kepudhra pa levizur vendit e pa futur dorën në xhept; medreserat do të lulëzojnë, ylefete do të shtohen, puna do të pakësohet, plaçkat do të lirohen, në vent të shiut do të bjerë raki nga qielli, dhe në vent të debores muhalebi. Po turma e qytetëruar, ndonëse i perkedhelet veshi nga gjithë këto bekime që do t'i vijnë, ka dyshime dhe nisë e pyet cili ështe ky nieri që do të bejë këto çudira : ç'gjera ka berë në jetë të tij më parë që të garantitin ato që zotohet? Në mos ka berë veç të keqia gjer aherë, si do të ndrrojë me një herë e do të perhapë miresira dhe lumerira më të gjitha anët? Kandidati duhet të pergjigjet në të gjitha këto pyetje. Duhet të thotë cili është, ç'ka berë per popullin dhe të hedhë dritë mi gjithë pikat e errëta të jetës së tij. Ne mos e beftë ay, do t'a bejnë armiqt e tij, të cilët do mos lenë asnjë cip të jetës së tij pa gervishtur, asnjë fjalë, asnjë shkrim, asnjë punë pa nxjerë në shesh e pa kritikuar. Dhe kjo është pjesa më e renda e fushës elektorale në viset e qytetëruara".
| |
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:33 pm | |
| "Po le të thomi qi kandidati u shtroj zgjedhsve një program të pelqyer, që u pergjegj në gjith pyetjet e tyre që jet e tij e shkuar qe pa njollë dhe u zgjoth deputat. Mos pandehni se zgjedhësit e tij do t'a lenë të lirë. Jo! po venë re si sillet në Parlament, a mban programin e tij dhe ne u provoftë qe e shkel, mblidhen, kritikojnë politiken që mban dhe e thërresin të japë demicjen. S'ka njeri të nderçim në boten e qyteteruar i cili të qendrojë deputat, posa zgjedhsit të protestojnë kunder tij". "Po në Shqipëri nuk çajnë koken per gjithë këto hollësira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojë t'u kërkojë një program të shkruar me ngjyrë të zezë në kartë të bardhë Ismailit të Vlorës dhe Hasanit të Prishtinës. Asnjë do mos u kërkojë të shpjegojnë pse kanë ndrruar aqë herë mendje dhe s'kanë mbajtur kurrë zotimet që dhanë. Do t'i zgjedhin verberisht se i kanë degjuar per njerës të "mëdhej". Po ne qe jemi rritur në qendra qytetërie Anglosaksone, ku ka lindur dhe ngaha u perhap gjetke forma koshtutale e guvernes kemi detyrë t'a ndriçojmë popullin, dukë i treguar ç'duhet të kërkojë nga njerëzit që i lypin voten. Dhe në është populli i verber e s'di ç'tu kërkojë, do t'i pyesim ne drejt per drejt". "Hasani dhe Ismaili duhet të na tregojnë programin e tyre, të na zotohen që do t'a mprojnë me gjithë fuqi në Parlament të Turqisë, të japin demicjen nga deputatesia porsa qe të protestohen zgjedhësit e tyre e t'i denojnë si genjeshtarë që shkelë zotimet që bejtin. Kështu bejnë njerëzit e nderçim që vihen kandidatë per nje ofiq në viset e qyteteruara".
Ismail Qemali. "Po Hasani dhe Iasmaili NUKË do t'i japin popullit shqipetar asnjë program, se bota e terë i njeh per njerës të nderçim, të mëdhej dhe patriote. Fort mirë po jeta e tyre e shkuar therrët per kunder që janë njerës pa cipe e pa nder, carllatanë pa ndergjegje, tregëtarë patriotikë me zemer Kucovllahu dhe Serbi, Turq dhe Anadollakë gjer në palcë e gjer në koskë". "Per të nisur me Ismailin, - se, siç thotë fjala frenge "a tout seigneur tout honneur" - si, si mor Shqipetarë pike- vrarë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dergoni në Parlament? Përse nukë hithni nje sy mi jeten e tij të shkuar, që është një Iliade carllatanirash, batakçillekesh dhe tradhetirash? Përse nukë pyesni ç'ka bërë per Shqiperinë gjer me tani? A eshtë nevojë të ndyj penden që t'ua thom unë? Ky kallpozan s'ka berë në jetë të tij tjater gjë veç të shesë yje të Shqiperisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberaleve, dhe të genjejë Greket dukë u falur Epirin. Per Shqiperinë s'ka hapur kurrë gojen boterisht as në Parllament, as ner gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin në Gegeri pa mëshirë, Ismaili heshtte, dhe bente hesap sa para dhe fitime munt të nxiere nga këto turbullime. U sull në Mal të Zi dukë u këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregetoj gjakun e Malesorëve dhe pastaj u tha Toskeve që është koha të ngrihen. Sivjet gjith'ashtu u-zotua që do t'a çlironte fare Shqiperinë me një kryengritje. I beri që të dyja, u'a shiti Liberaleve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj Tosket të mos kerkojnë nga guverna veç gjera që të munt t'u jipen. Pas këtyreve të gjitha Myzeqarët munt t'a besojnë per njeri të math Ismailin e t'a zgjedhin deputat, Shqipetarët e vertetë s'duhet t'a bejnë kabull as t'a peshtyjnë".
Hasan Prishtina. "Vijme te Hasan i Prishtinës. Ky njeri gjer kater vjet më parë ish nje tregëtar i nderçim që shiste mobila dhe qe s'trazohej në politikë*). Po koshtuta e solli ne patalok te Parlamentit. Si deputat u suall mjaft mire, foli sa mundi si Liberal kunder Xhon-Turqve edhe dergoj cesa diema në Shkollen Normale me harxhet _____ *) Nuk kam kenë kurr tregtar mobiljash. - Sh. i auk.
e tij*). Kjo e funtmja e ngjiti ne shtimë te Shqipetareve nacionalistë dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinës vërtet na u duk ahere si një patriot i vërtetë dhe pa perquasie me i besiesë se Myfïti, i cili dha vetem 10 lira per shkollen e Shqiperisë, dhe Nyzllet be Vrioni dhe Ismaili që sdhanë fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqet bejtin një mijë menyra që të mos dalë persën deputat, Hasani u-muar vesh me Liberalet nga njera anë, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben'e e Jakoves ngajtjatra, i gënjeu keta të funtmit me një program autonomist dhe i futi ne zjarr të kryengritjes. Degjuam ne krye qe qellimi i tij që të krijojë një Shqiperi me vete, me një flamur të veçantë dhe me një princ nga gjaku i Skenderbeut. Pastaj mësuam se Hasani do t'a bentë Shqiperinë t'onë një Republikë malesore si të Svizeres. Gjaku u-derth rreke, Isa Boletini u plagos,**) Por në funt Shqipetarët muntne. Ahere Hasani i shtroj guvernes kondidat e tij të cilat qenë: Të zgjidhet Parlamenti dhe të hapen me teper medresera. Kur Riza Beu dhe shoket e tij kerkojin autonomi ky kerkonte reforma per mbeterinë Othomane. Isa Boletini me Riza Benë të genjyer me një paturpësi dhe dinakëri aqë të poshtë, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe t'a lenë Hasanin të mbledhë pemet e mundimeve të tyre. He per he Hasani mon një "Osmanie" nga Sulltani; per pak kohe do të shohim si do t'ja çperblejnë sherbimet Liberale që theu Xhon-Turqet me gogolin e kryengritjes gege. Serbet edhe Turqet duhet t'a ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me kater vilaetet prej guvernes turke. Po Shqipetarët e vertetë, kur t'u kerkojë voten, duhet t'a dergojnë të verë kandidature në Konjë a në Belgrad që e ka me afer". _____ *) Nxansit u derguen në Shkollë Normale me ndihmat qi mhlodh'a nga bashkatdhetarët. - Sh.i auk. **) Nuk ka kenë plagosë. - Sh.i auk.
Konkluzia. "Gjer kur do të beheni kleçka të verbera të ca intriganeve që tregëtojnë me gjakun t'uaj? Sa para bejnë kryengritjet t'uaja kur pemet-i mbledhin dy a tre çarllatanë dhe ju mbeteni si pul'e lagur? Ç'fitim kini që dergoni deputetë në Stamboll, që heshtin kur therren Shqipetarët e çnderohen pleqtë dhe gratë dhe, në vent që të mprojnë të drejtat t'uaja, i ndihin armikut që t'ju mbytë e t'ju shuajë?". '"Bota qesh me marresitë t'uaja dhe ne qajmë. Se kurrë s'na shkonte nga mendja që do të derthnit aqë gjak per medresera. Kur s'jini të zoterit të perfitoni nga trimeria juaj, rrini urtë dhe mos e zgjeshni pallen si palecora që të behemi gaz'i armiqve. Kur nukë dini cilet të zgjithni deputetë, a mos dergoni fare a çoni ca Serber, ca Kucovlleh, ca Greker dhe ca Evgjiter, po jo carllatanë Shqipetarë tregëtarë të patriotismit me damke në ballë. Po, ne doni të beheni njeres në funt e të veni ment, kërkojuni t'ju shtrojnë një program të çkoqur, pyesni pastaj ç'fare njeres janë dhe ç'politikë mbajtin ne jetën e tyre të shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t'ju dalin gënjeshtarë dhe kthejuni kurrizin per gjithënjë. Kështu dhe vetem kështu do të muntni të perparoni. Se s'arrin vetem palla që të fitoni të drejtat t'uaja, po duhet dhe pakë mendje dhe pakë gjykim, o luane nga trupi dhe foshnja nga truri".
F.S.NOLI. Boston, Mass., 6 Vieshto I, 1912. Shkruesi thotë se jam mashtrue në dekoracjonet (nishanet) e Sulltanit. Ç'mendim i gabueshem! Shum, e sidomos, shqyptarë të randësishëm dijnë mirë filli, se Jeune-turqit më kanë pasë dhanë shumë randsi e se kanë kenë gadi me ba shumë sakrifice të medha vetem me kusht qi të bashkpunojshe me ta. Perveç tjerve Hysein Hilmi Pasha, inspektor i Pergjithshem i Rumelis e qi ka kenë sa herë edhe Vezir i madh: më pat thirrë nji ditë në Zyren e Senatit në Stambollë ku ndrruem këto fjalë: "Hasan Bey, e din sa fort ju due! Kam me ju ba nji propozim. Kerkoj qi të më nepni fjalen se keni m'e pranue doemos!" I pergjegja: "Ekselencë, e dini se kam nji nderim të posaçem ndaj jue, por si mundem me ju dhanë fjalën pa dijtë se ç'farë propozimit do të më bani?" - Prap qindroj Pasha në fjalen e parë. Me të vërtetë unë kishe nji nderim të madh ndaj të! por, natyrisht, pa dijtë propozimin nuk mund t'i epshe pergjegje. Mbi këtë tha Hysejn Hilmi Pasha: "Jam pa me Mahmud Shevqet pashen edhe me Tal at Begun e kena vendue me ju emnue tash nji here gouvernor ne Brusë e mbas dy a tre muejsh me ju dhanë nji prej ministrinave". Unë i pergjegja: "Ekselencë, Jam gadi me krye ç'do urdhën t'Uej por ket propozim nuk mundem m'e pranue, pse me pelqimin e tij duhet me lanë kundershtimin kunder jeune turqve, e cila punë asht krejt kundra parimit t'em". Prap pasha qindroj në fjalë, por unë, per me i dhanë fund propozimit të tij i thaçë: "Parimin t'em nuk mund t'a ndrroj jo per nji ministri; por as per nji kambë mbretnore". Mbassi muer ket pergjegje definitive Hysejn Hilmi Pasha, më tha edhe këto fjalë të mbrame. "Hasan Beg me të vërtetë je nji shqiptar shum inadçi!"
* * *
Me gjith qi historija e vërtetoi me shkelqim se shenimet e artikullit t'Emzot Nolit nuk pajtohen me të vërtetën; prap pershkrova ket bisedim me Vezirin e Turkis me qellim qi me diftue se disa bashkatdhetarë, të muejtun prej smirave personale, shpesh herë duen me harrue shum të vërteta e perveç kësaj i shtyejnë pendat e tyne ma të shumten si t'i vinë ndër çashtje të randsishme per pa ba shqyrtimet e nevojshme thellësisht. E ky kje qellimi kryekreje, si thaçë në fillim, qi po botoj, ket shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e 1912-ës, tue kenë se asht nevoja qi me botime e shenime qi i perkasin historis komtare lypet kujdesim e pa - ansi e madhe e perveç kesaj asht e nevojshme qi per nderin e tjervet duhet me pasun kujdes të madh nder botime; pse sikur dihet, me marrë neper kambë nderin e nji njeriu, ndonji herë, asht ma rrezik se me luejtë me zjarm.
Shtojcë: Deklaratë e Hasan Prishtinës botuar në gazetën "Ora e Shqipnisë". me të cilën hedh poshtë propogandën e Beogradit. shpifjet e Ahmet Zogut dhe shpreh vendosmërinë për të luftuar deri në fund për çështjen e Atdheut.
[i]Vjenë, më 22 maj 1928 "DERI NË VDEKJE" Nuk kam menden të baj me ket shkresë nji ekspoze të gjatë mbi veprën teme politike në të tana këto vjet qi, bashkë me nacionalistat të tjerë shqiptar, jam mudue me krye deri në fund detyren teme ndaj atdheut. Atë ditë qi për të mirën e atdheut hyena në fushën e politikës, kam pranue edhe të gjitha ataket, kundërshtimet, akuzat e shpifjet e atyne të cilët në veprimet e mija o do të shifeshin të gënjyem, rrënimin e atdheut, o do të konsideroshin, të mërzitun, pengimin e realizimit të qëllimevet të tyne personale. Do të baj vetëm disa shënime mbi relacionet e mija me shtetin jugosllav, nga të cilat edhe i verbti do të kujtohet se sa qesharake janë veprimet e disave. Pikë se parit duhet vu oroe se në politikën me shtetet e hueja fjalëve "miqësi e simpati" unë nuk u jap tjetër vështrim veçse atë të nji interese reciproke. Merret vesht prej vetvetiu të nji interese reciproke të një shteti me nji shtet tjetër e jo të nji shtetit me nji personë apo me nji klasë. Unë jam kenë dhe jam prap sot anmik i rrebët i politikës jugosllave në Shqipni, pse kam kenë dhe jam prap sot plotësisht i bindun qi interesat e atij shtetit janë fare në kundërshtim me interesat e shtetit tonë shqiptar. Po erdh nji ditë, shka unë nuk besoj, qi Jugosllavia të pranojë me ndreqë kufit... Vetëm me këtë ndreqje kufinit unë kuptoj e pranoj parullen "Ballkani i Ballkanasvet. Jo vetëm por në atë rasë unë për me mbrojtë indipendencën e këtyne tokave ballkanike kishe me kenë gati me luftue krah per krah me ushtarët e Jugosllavisë kundra çdo uzurpatorit t'huej. Në kjoftë se Jugosllavia paqësisht nuk do të pranojë at ndreqje kufinit e se shqiptarët do të kenë dikur rasen me rifitue tokat qi atyne natyrisht u perkasin, at here ata nuk do të kondendohen ma me ndreqjen e siperthanun, por do të kërkojnë nji Shqipni me kufit e vjetit 1912. Kur në vjetin 1923 u gjendeshe bashkë me Bajram Currin në shpellat e Gashit dhe të Krasniqes, qeveria jugosllave na propozoj me hye në marrëveshje me të. Pajtimi me Jugosllavinë na binte personalisht dobina mjaft të mëdha. Konditat e pajtimit ishin këto: 1) Me na u dorëzue të tanë pasunia; 2) me na u shpërblye të tana damet; 3) me na plotësue të tana dëshirat; 4) me pasë ndihmën e duhun t'organizojmë nji forcë për me rrxue qeverinë e atëhershme. Prej nesh qeveria e Belgradit kërkonte vetëm të hiqshim dorë nga ideja jonë. E mësyemja e Tiranës ishte në këto kondita send fort i lehtë. Ahmet Zogu ma vonë hyeni në Tiranë....dihet prej gjithkuj se populli i Gjakovës i Shkupit, edhe i qytetit të Dibres kje kundra Zogut e levizjes së tij. Pra rolin që luejti Zogu me levizjen e tij kishim muejtë me e luejtë ne shumë ma parë e ma mirë se aj mbasi, natyrisht emnat tonë, si vendas, kishin ma influencë në popullin e Kosovës se emni i nji begut të Matit. Na refuzueme dhe refuzueme në nji kohë kur shumë herë rrishim kah 24 orë pa ngranë e nuk kishim as aq të holla sa me ble letra cingaresh. Kishe atherë të çilun dhe kam prap sot nji rrugë tjetër, jo me bashkëpunue me Jugosllavi, por vetëm me hjekë dorë nga kundërshtimi. Fryti i këtij abstenimit tem do t'ishte, si m'asht propozue, kthimi imediat i të tanë pasunis s'eme në Kosovë, sot sekustrue nga Jugosllavia. Shteti jugosllav nuk e ka pasë as nuk ka nevojë me ble me t'hollat e koskes së tij bashkëpunimin e në mos tjetër dorëheqjen teme nga kundërshtimi: i mjafton me më kthye gjanë t'eme, at gja me çmimin e të cilës kishe me muejtë te peshoj ne ar sigurisht në mos nji t'atyne zotërivet t'mi kundërshtarë prej qimes së flokëvet deri në gishtat e kambëvet. E kush dhe për ket ka dyshim le të pyesë ndoj kolegë të vet kosovar qi sot asht kundërshtar i em. Qe shka kërkonte e kërkon interesa e eme personale. Une me pase dashtë me kqyrë e me punue mbas interesavet të mija personale e jo mbas interesavet t'atdheut nuk kam pasë as nevojë të pres ndihmën e shtetit jugosllav mbasi dera e madhërisë dhe ambicjes, të kishe dashë me shkelë interesat e vendit t'em me ka kenë e çilun qysh në kohën e Tyrkisë kur kishe rasen fare të kollajtë m'u ba ministri i nji perandoris 33 miljonësh e me marrë konçesjone prej të cilavet kishe mujtë të bahem mjaft i pasun. Por ne vend të nji kolltukut me turp në Stamboll preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës. Akuza, shpifje, kërcnime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurr deri me sot e kundërshtarët e mij le të jenë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit. Unë kam nji rrugë të caktueme para mejet: ate kam shkelë dhe ate do të shkeli deri në vdekje- rrugën e indipendences ma të plotë të tanë Shqipnis! Rrugen e tradhetis as nuk e kam shkelë as nuk do ta shkeli kurr edhe pse disave sot po u kande me më quejtë publikisht tradhtor! Në kjoftë se këta kanë ngulë sytë në personen t'eme tue kujtue se unë trembëm prej shpifjevet të tyne e do të ndërroj rrugë, u diftoj kjartas se kan gabue adresë. Nderin t'em si njeri e si shqiptar e çëmoj, e tham me kreni, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n'idenë t'eme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqvet!
Ka me më shtrue vetëm vdekja!
(Marrë nga Hasan Prishtina "Dokumente" Tiranë 1983) | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Dec 01, 2007 6:35 pm | |
| SI TË FLASIM PËR HASAN PRISHTINËN Me drejtësi, vetëm me drejtësi. Ç'është e tij, le të mbetet e tij dhe ç'është e të tjerëve, e të tjerëve qoftë! Dhe për këtë ai gjithmonë na kujton: "Para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni gjykimin tuej". Po si foli pseudohistoria dhe si duhet të flasë historia për të? Dhe dihet se pseudohistoria ka për perëndi politizimin, konjukturalizmin, dhe zhurmërinë e gjysmëtevërtetave. Në peshoren e saj gjithmonë mat një djall çalaman, me një gjysmë syri picërrak e me kamzhik në dorë. Prandaj në këtë peshore figura shumëpërmasore e Hasan Prishtinës s'kish se si të matej ndryshe. Prandaj edhe shfytyrimi dhe njollosja e tij qenë domosdoje për rivrasjen e këtij kryeheroi. Dhe rivrasja "është edhe më e zezë se vetë vrasja. Me vrasjen e një poeti, bie fjala, shkurtohet e vritet jeta e tij, po jo vepra e tij, ai rron përmes librave. Po kur vriten edhe librat, atëhere rivrasja ç'emër ka? Dhe rivrasja e Hasan Prishtinës u bë për vite më radhë nga kjo pseudohistori. Deri më 1962 qe shpallur tradhtar. Ne të gjitha tekstet e historisë kështu qe emërtuar. Madje edhe në një dramë1), kështu u paraqit. Në vitet e mëvonshme diçka sikur ndërroi, diçka sikur u bë: i sollën edhe eshtrat e tij nga Selaniku dhe u gjet më në fund një copë tokë në Kukës për prehjen e tyre. U tha ndër fjalime se i lahet një borxh historisë. Me gjysmë zëri, po u tha. U tha si në një farsë të luajtur keq. Hijet e zeza të pseudohistorianëve prapë gërrithnin. Megjithatë në shpirtin e popullit shpalosej gëzimi edhe për kaq sa u bë. Në shpirtin e popullit kurrë s'ishte varrosur; kurrë s'ishtë vrarë. Le të ishtë dënuar gjashtë herë me vdekje, vdekje s'mund të kishte për këtë bir të tij. Le të ishte vrarë më në fund prej tri pushkëve të kralëve të Ballkanit, në shpirtin e popullit kishte po atë vend që duhet të kishte. "Pa konë Hasan Prishtina, tyben s'ta lëshova vendin", do të vazhdonin të thonin malësorët e Malësisë së Gjakovës pranë zjarrit bubulak të dimrit. Se ai deklaratën "Deri në vdekje" kështu e pat nënshkruar: "Mue në idenë teme patriotike nuk ka mujte as nuk do te muej me më shtrue ari i tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet!". Prandaj, në shpirtin e popullit dhe në dëshmitë e historisë qe ka perëndi të shenjtë vetëm faktografinë e vetëm të vërtetat e saj, ai shpaloset si një vigan i përmasave të rralla, si kryeprotagonist i akteve më dramatike të historisë sonë. Përndritja e rolit të tij është edhe përndritja e luftës sonë për të drejtën legjitime njerëzore të përbashkimit kombëtar, të luftës për mëvetësi, përparim, dinjitet e demokraci. Le të mos harrojmë përse e shkriu të gjithë pasurinë e tij e të gjitha energjitë e tij. Le të mos harrojmë përse nuk pranoi pozita të larta as ne kabinetin ministror turk dhe as në atë jugosllav më pastaj, pse nuk u josh prej këtyre lakmive. Le të mos harrojmë rolin e tij kryeudhëheqës në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të 1912-ës dhe në kryengritjet e kaçakëve në Kosovë. Le të mos harrojmë luftën trimërore në parlamentin turk dhe në atë të shtetit shqiptar. Le të mos harrojmë se ai qe kryeministri i republikës më demokratike të Evropës se asokohshme, që, doemos, s'do të mund të zgjaste më shumë se pesë ditë. Le të mos harrojmë trimërinë e tërheqjes se tij trishtuese: reaksioni i çifligarëve të mëdhenj e i bizantinëve të tjerë dhe ai i kralëve ballkanikë s'mund të lejonim ekzistencën e një republike që synonte përbashkimin e pajtimin kombëtar. Prandaj dhe anatemimi i këtyre shtriganëve se ai po vinte në lojë dhe po rrezikonte edhe ekzistencën e kësaj grimëze Shqipërie që mezi u krijua s'do të ishte pa gjurmë dhe s'do të ishte "argument" dosido për pseudohistorianët. Prandaj në këtë tërheqje ai tregoi urtësinë që të mos shkaktonte ndonjë gjakderdhje vllavrasëse e me pasoja katastrofale për kombin. Reaksioni feudal e lakmitarët e pangopshëm për pushtet ishin të përndezur në tru e gjak ta çonin popullin në këtë kacafytje. Dhe Hasan Prishtina s'mund t'ia jepte këtë shkas egërsimit të tyre. Kuptoi e vlerësoi drejt raportin e forcave. Përmbi të gjitha për të qëndronte interesi i Atdheut. Por ai kurrsesi s'do të mund të tërhiqej nga lufta për zgjidhjen e nyjeve të fatit të kombit. Kurrsesi s'do të mund të rronte i tërhequr. Jashtë kësaj lufte, i zhgënjyer në përpjekjet e tij, i mbyllur dhe i vetëburgosur në një qoshk të qetë Evrope as që mund të parafytyrohej. Përndryshe s'do të quhej Hasan Prishtina. Përndryshe do të flitnim edhe për inkonsekuenca të këtij burri të shquar që historia e Atdheu shumë borxhe i kanë, ndërsa ai të gjitha një për një i lau, pa harruar asnjë peng. Prandaj së pari s'do të ishte detyrë ngritja e një shtatoreje madhështore në sheshin kryesor të kryeqytetit, pikërisht në vendin ku është ajo e Leninit? Nejse, Hasan Prishtina, historia ndryshe do ta hapë gojën e do të flasë për ty. Ti s'je nga ata që ashtu si hyjnë, ashtu dalin (si në enciklopedinë e hartuar nga Akademia e Shkencave). Kujtesa për ty është si kujtesë për një dramë të hidhur që përsëritet e luhet me aktorë të tjerë. Teatri po ai. S'guxojmë të mashtrohemi. S'guxojmë të mos dimë. Duhet të dimë të fitojmë pa asnjë alternative tjetër. Historisë s'duhet t'i mbetemi borxh.
Botuar në gazetën "Republika" Tiranë, 14.2.1991 (Nr.2) ADEM ISTREFI
______ 1) Është fjala për dramën "Dragoi i Dragobisë të Xhemal Brojës", që kur u shfaq për herë të parë në Bajram Curr, salla gati mbeti pa dyer. Natën e dytë pati vetëm tre spektatorë, edhe ata nëpunës nga Tirana, të ardhur me shërbim. (Shënim im -A.J.)
P.S. Këtij botimi i shtohet deklarata "Deri në vdekje" (botuar së pari në gazetën "Ora e Shqipnisë ", Vjenë, më 22.5.1928 nr. 7) si vijim logjik i fjalës së papërmbyllur të autorit të këtyre "Kujtimeve" dhe si kapak floriri i një profecie dhe i një jete të jetuar kreshnikisht. U ruajt drejtshkrimi i kohës së botimit dhe u bënë fare pak ndreqje që u patën parasysh si gabime shtypi.
Fund | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Tue Dec 11, 2007 12:23 pm | |
| | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Jan 06, 2008 2:07 am | |
| Ja pa edhe një Histori e Figurave Shiptare më të njohura .Herojt e Kombit. por kto jan vetën nga Shqiprija pa përfshir edhe pjest tjera të Kombit . Nga Ismail Qemali tek Haxhi Lleshi, ja kush janë ata që dhanë kontribut të lartë shtetit shqiptar
Për herë të parë botohen 154 Heronjtë e Popullit. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur të sigurojë listën e plotë të atyre që populli i shpalli heronj të tij. Kjo listë është marrë në "Kryesinë e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut". Titulli Heroi i Popullit është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull në sistemin e kaluar jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike. Ai jepej me motivacionin "Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë". Me ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, ky titull "hiqet nga qarkullimi", duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Për kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Dytë Botërore.
Ismail Qemali: Burrë shteti, patriot, një nga kontribuesit më të mëdhenj në Shpalljen e Pavarësisë. Kryeministri i parë i vendit, por edhe ministri i parë i kësaj qeverie.
Qemal Stafa: Aktivist, patriot i Lëvizjes Kombëtare Antifashiste, anëtar i Komitetit Qendror të përkohshëm dhe sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste.
Enver Hoxha: Një nga themeluesit e Partisë Komuniste. Sekretar I i Komitetit Qendror, komisar Politik i Frontit Antifashist, shef i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Bule Naipi: Një nga aktivistet e para femra të Lëvizjes Antifashiste, partizane e varur në litar në Gjirokastër nga gjermanët.
Vasil Laçi: Anëtar i njësiteve guerile që vepronin vend, atentatori i mbretit Viktor Emanueli III, kur ky i fundit ishte për vizitë në Tiranë.
Myslym Peza: Themelues i çetës së Pezës, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit.
Avni Rustemi: Patrioti i shquar i lëvizjes kombëtare. Ai në Paris të Francës do t’i bëjë atentat me pasojë vdekjen Esad Pashë Toptanit, një prej figurave antikombëtare.
Rahman Parllaku: Pjesëtar i Luftës Antifashiste. Mori poste drejtuese në ushtri, nga komandant batalioni e deri tek komandant divizioni. Pas luftës ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes dhe deputet.
Petrit Dume: Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste, kuadër i lartë i Partisë Komuniste. Dënuar nga Enver Hoxha në 1974 bashkë me disa prej bashkëpunëtorët e tij.
Hito Çako: Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste në brigadën që mori pjesë në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.
Vasil Shanto: Patriot, kundërshtar i pushtuesit fashist. Pushtimi fashist e gjeti duke vuajtur dënimin me burg për idetë e tij patriotike. Ai ishte nga të parët që mori armët kundër italianëve.
Hekuran Pobrati: Pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste. Pas çlirimit ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ishte një nga kontribuesit për shkatërrimin e bandave antikomuniste.
Asim Aliko: Kundërshtar me armë i pushtuesit. Pas çlirimit futet në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka një kontribut të veçantë në luftën kundër bandave antikomuniste.
Haxhi Lleshi: Pjesëmarrës aktiv dhe një nga drejtuesit kryesor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mbajti postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Hysni Kapo: Komisar i brigadës V Sulmuese. Një nga kuadrot më të lartë të Partisë Komuniste dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vdekjen e tij.
Margarita Tutulani: Një nga gratë e para që iu kundërvu pushtuesit fashist. Aktiviste e Partisë Komuniste bashkë me shoqet e saj ajo dha një kontribut të madh në luftë.
Mehmet Shehu: Një nga komandantët e Luftës Antifashiste. Ishte themeluesit e parë të ushtrisë shqiptare. Komandant i Brigadës së I Sulmuese. Pas çlirimit ishte kryeministër i vendit.
Mujo Ulqinaku: Një nga organizatorët e parë të lëvizjeve popullore në qytetin e Durrësit kundër pushtimit fashist. Humbi jetën në luftë me forcat italiane në momentin e zbarkimit në tokën shqiptare.
Myslym Këta: Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare, një nga pjesëtarët e guerileve të qytetit të Tiranës. Pas çlirimi ishte një nga kontribuuesit në Ushtrinë Shqiptare.
Perlat Rexhepi: Pjesëtar i Luftës Nacionalçlirmtare. Intelektual i zoti ai ishte nga të parët që organizoi të rinjtë komunistë kundër pushtuesit fashist.
Qemal Stafa Heroi i Popullit Punoi për organizimin e shoqërisë “Besa Shqiptare”. Ai ishte një nga shkruesit më të shpeshtë të organit të shoqatës. Për idetë e veprimtarinë e tij u arrestua dy herë brenda vitit 1937. Studioi në Itali për Drejtësi në qytetin e Firences. Kur u kthye në Shqipëri në vitin 1939 u arrestua dhe u burgos, gjyqi e dënoi me 6 vjet burg dhe punë e detyrueshme. Kur vendi u pushtua nga italianët, Qemali përgatiti rebelimin në burg duke siguruar dhe arratisjen, por ku dhe u plagos. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të vazhduar studimet, por u arrestua nga autoritetet italiane sepse zhvillonte një propagandë antifashiste. Ai u burgos në Firence ku qëndroi disa muaj, u lirua për mungesë faktesh dhe mundi të rikthehej në Shqipëri. Për punën e tij ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisë komuniste. Vritet në 5 maj 1942.
Dekreti i shpalljes Hero i Popullit Titulli i nderit Hero i Popullit është një titull që është dhënë gjatë regjimit komunist, me propozim të Kryesisë së Byrosë Politike ndaj Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai titull shpallej me dekrete të veçanta. Ky titull është dhënë deri në fillim të viteve 1990 dhe më pas u zëvendësua me titullin me të njëjtat vlera Urdhri i Shqiponjës.
Heronjte e Popullit Ismail Qemali Qemal Stafa Perlat Rexhepi Zaho Koka Ali Demi Qeriba Derri Abaz Shehu Avni Rustemi Alim Xhelo (Tërbaçi) Beqir Balluku (hequr titulli) Koci Bako Manush Alimani Llambro Andoni Enver Hoxha Ramiz Aranitasi Bule Naipi Muzafer Asqeri Fuat Babani Shyqyri Alimerko Memo Bejko Xheladin Beqiri Fato Berberi Bardhok Biba Ylbere Bylybashi Isa Boletini Hyqmet Buzi Hajredin Bylishi Shkurte Cara (Skuraj) Riza Cerova Bajram Curri Skënder Çaçi Hysen Çino Reshit Çollaku Zonja Çurre Ilia Kici (Dashi) Ndoc Deda Nik Ndreka Rexh Delia Gjok Doçi Inajete Dumi Mihal Duri Hajdar Dushi Laze Ferraj Abdyl Frashëri Musa Fratari Shote Galica Liri Gero Meleq Gosnishti Mihal Grameno Luigj Gurakuqi Jaho Gjoliku Naim Gjylbegu Met Hasa Ahmet Haxhia Dervish Hekali Sado Kosheno Vojo Kushi Vasil Laçi Zigur Lelo Hydajet Lezha Mbrik Lokja Dede Gjoluli Nuri Luçi Haxhi Lleshi Misto Mame Dile Marku Theodhori Mastora Mustafa Matohiti Ndoc Mazi Kanan Maze Ram Metaliaj Memo Meto Pal Mëlyshi Fejzi Micoli Kastriot Muço Maliq Muço Sali Murati (Vranishti) Selam Musai
Kozma Naska Kozma Nushi Estref Osoja Hibe Palikuqi Shefqet Peçi Mine Peza Myslym Peza Nimete Progonati Llazo Palluqi Fahri Ramadani Avni Rustemi Nazmi Rushiti Mumin Selami Çelo Sinani Mic Sokoli Çybra Sokoli Sadik Stavaleci Vasil Shanto Myslym Shyri Hajdar Tafa Lefter Talo Marte Tarazhi Prenda Tarazhi Bajo Topulli Çerçiz Topulli Bajram Tusha Margarita Tutulani Mujo Ulqinaku Ramiz Varvarica Themi Vaso Zylyftar Veleshnja Asim Vokshi Sulejman Vokshi Mitro Xhani Mustafa Xhani (Baba Faja) Ajet Xhindolli Asim Zeneli Shyqyri Ishmi Fran Ivanaj Shenjaze Juka Mustafa Kaçaçi Xhemal Kada Dino Kalenja Hysni Kapo Kajo Karafili Ali Kelmendi Myslym Këta Hasan Gërxhaliu Persefoni Kokëdhima Tom Kola Teki Kolaneci Emine Metaj Rahman Parllaku (hequr titulli) Hekuran Pobrati Vehbi Hoxha Vangjel Argjiri Branko Kadia Hito Çako (hequr titulli) Petrit Dume (hequr titulli) Abdyl Elmazi Jordan Misja Jorgo Sulioti Hajredin Bylyshi Hiqmet Buzi Muhamet Prodani Ndreko Rino Rexhep Kolli Sadik Bekteshi (hequr titulli) Veli Dedi Xhoxhi Martini Zija Kambo Tuk Jakova Mehmet Shehu Emin Duraku Spiro Kote Asim Aliko |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Mar 10, 2008 1:43 am | |
| Ja dhe një pjes e shkuter për heroin ton me gruan e vetë.
Marr nga libri "AZEM BEJTË GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar më 1995 nga shtëpia botuse SHKËNDIJA, në Prishtinë.
Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve - Shotë Galica Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve. Si fëmijë përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dha edhe jetën. Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siç do thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë. Shumëherë burrat e Selacit (dajët e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajëve apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.» Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, ku e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane. Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë. - I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini. - I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte. Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit. Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë, se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...
B e t e j a t e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur. Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.
K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas. Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, betejë kjo shumë e ashpër ku mbeten mijëra të vrarë. Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëherë e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913. Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës. Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës. Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shumë torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, ata ishin të paepur. Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk humbi krenarinë. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante prapa grilave të hekurta. Tashmë ajo ishte shëndrruar në një ideal të pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve Shqipëtare. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë... Dhe, nuk vonoi shumë, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend jashtë grilave në ajrë të pastër, i lirë, si shqipja e Alpeve shqiptare ... Organet serbe, ai mëngjes pranveror i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth: - Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prinë ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime... - Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme, kjo është fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!... Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915. Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan:
«Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve.
Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».
Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.
Edituar për herë të fundit nga Deli në Mon Mar 10, 2008 1:45 am, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Mar 10, 2008 1:44 am | |
| Bejtë Galica Dikur, para më se 200 vjetësh, Galica ishte një fshat i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte më trimi e më bujari. Azemi kishte vetëm një djalë, Bejtën.Bejtau lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë. Që nga fëmijëria, duke qëndruar nëpër odat e fshatit, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e vet, për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke dhe për qdo gjë kombtare. Krahas tyre, në anën tjetër, i shtohej urretja kundër pushtuesve që nuk po e linin rehat këtë tokë stërgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) në moshë më të re se moshatarët e tij, pse ishte mashkulli i vetëm në familje. E martoi me një vajzë nga Kutllovci, me të cilën i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesë vjetësh i vdes gruaja e parë dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijën e Kurt Selacit që ishte i njohur në tërë Shalën e Mitrovicës për trimëri dhe menquri. Me të i pati edhe tre fëmijë: Azemin, Mihanën dhe Ademin. Edhe fëmijët Bejta i edukoi në frymën patriotike dhe luftarake. Këtë e bënte jo me fjalë, por me veprime konkrete duke marrë pjesë aktive në qdo kryengritje që organizohej kundër hordhive otomane.Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për ndryshime administrative në Vilajetin e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para. Siq dihet Drenica i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Sulltani ishte i interesuar që të krijojë një rreth të posaqëm në Drenicë, në mënyrë që ta kishte nën sundim të plotë këtë trevë të papërkulshme. Ai si vend të përshtatshëm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave të mëdha të Drenicës, në mes Polacit, Llaushës dhe Prekazit. Pasi u bënë përgatitjet e duhura filloi puna me ndërtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet të dalë në punë "vullnetare". Për qdo ditë lartësoheshin muret e ndërtesës e bashkë me to rritej mllefi dhe urrejtja në zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nënpunësit e tjerë të Sarajit me emrin HAMIDI*vendësit u ngriten në këmbë. Kështu, më 14 janar 1891 afër vetë të udhëhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpërnda dhe kështu pashai turk (Xhelil Pasha) dështoi, nuk arriti ta nënshtroj Drenicën, për qka koka e tij do të përfundonte në kamarën e turpit.Në këtë bejtej të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet. Bashkë me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup. Pashai turk kishte dalur në ballkon dhe po i vështronte të arrestuarit që ecnin kalldrëmeve të pluhrosura. I bëri përshtypje një burr i hajthëm. me tirq të zi e plis të mprehtë në kokë, i cili ecte krenarisht dhe me një mospërfillje. I urdhëroi rojet që t´ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari në zyrë pashai e pyeti si të quajnë more djalosh i padëgjushëm?-Bejtë Azemi, por të gjithë me thërrasin Bejtë Galica, -iu përgjigj ai gjakftohtë e duke e shikuar në sy.-Hë, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonë i ka duart e gjata sa t´ju arrijë edhe në ato malet tuaja të egra, ku gjeten vdekjen mijëra e mijëra ushtarë tanë- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vërtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetën e ka të shkurtër. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnë t´i shkelë këmbë e huaj. Nuk janë mësuar në robëri. Burra e gra luftojnë. Edhe vetë toka, po s´pati kush ta mbrojë, hapet dhe do t´ju përbijë të gjallë, por ikni sa s´është vonë...-Mjaft more zog kaurri - briti me zë hakërrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi të dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona të errëta se je nga ajo farë e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrënjë. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram që quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili më 1389 me thikë të helmuar e therri sulltan Muratin I, që kishte ardhur për ta cliruar Kosovën nga te pafetë. Ai ua ka lënë amanet që të luftoni kundër nesh. Ka pesë shekuj që sundojmë tërë Europën e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Në shpirtin tuaj ka hyrë i paudhi dhe s´ju lë të qetë. Por ai që ngirtet kundër perandoris sonë të Shenjët do të pësoj kështu si ti, në qelitë tona të ftohta. Nga to do të dilni vetëm të vdekur... unë jam katil për rebelët si ju... Merreni e ma shporrni syshë këtë qafir! -u briti rojeve që qëndronin gaditu para derës se tij.Vërtet, Bejta u dënua me burgë të përjetshëm, me 101 vjet.-Me 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelis. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkupë më 12 dhjetor 1902. Ai për t´i mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë e bëri amnestimin e disa të burgosurve. Në mesin e tyre u gjend edhe Bejtë Galica, i cili pasë 11 vjetësh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarve nga fshatrat: Galicë, Dubovcë, Mikushnicë, Beqiq dhe Krasaliq. Në muajin shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi keto fshatra në tubimin e kretërve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz. Aty u vendos që të mbahet sa më shpejtë një kuvend i ngjashëm me ato të Gjakovës dhe të Llugës.Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë pa pengesa të mëdha. Të nesërmen u nisen për në Mitrovicë për t´u ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.Lëvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin përfshir mbar Kosovën. Në muajin korrik 1907 shpërtheu revolta e armatosur në Drenicë. Të gjithë kryengritësit e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca të shumta gjendej në Mitrovicë. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli që sa ma shpejt të shuhet me gjakë kjo kryengritje. Ky menjëher i nisi dy taborre nën drejtimin e major Vehbi Efendiut për në Drenicë. Posa arritën në Llaushë krusën pushkët e para. Vehbi Efendiyt iu desh të zbres nga kali dhe ta ruaj kokën e vet. Beteja e përgjakëshme e cila zgjati tërë ditën, u zhvillua midis Rezallës dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica. Ai kishte mbetur keq përmbys. Një ushtar i kësaj ane e njeh dhe don ta kthejë mbar Vehbi Efendiu iu kërcënua: - Largohu more edepsëz se po të këpus me kamxhik. Ai është harambash që ka kundërshtuar dovlentin. Ashtu le të vdesë, përmbys!Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpin në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtë Galicës nuk u shua rezistenca e armatosur në këtë familje trime. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë, |
| | | Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Mar 10, 2008 2:05 am | |
| - guximi shkruajti:
- Per mendimin tim hero i rendesishem i popullit shqipetar eshte edhe shoku Enver Hoxha
Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që quan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë.
Pasi përfundoi shkollën qyetëse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1924-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë (për të përfunduar Liceun) luajtën një rol të madh për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, përmes të cilëve ra në kontakt me literaturë dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.
Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 fiton të drejtën për të vazhduar studimet universitare, por në kundërshtim me dëshirat dhe pasionin e tij për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë në Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga mbretëria zogiste dhe shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta dhe një kohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientët e punëtorëve parisienë, frekuenton klubet e edukimit marksist të Partisë Komuniste të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF-së "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, por pas disa muajshë (në fillim të verës 1936) pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste. Në korrik të viti 1936 kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve i përkushtohet luftës për çlirimin e popollit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.
Pasi mbetet muajë të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të vitit 1937 mundi të siguroj një vend si profesor në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës, dhe me horizontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste të Shqipërisë.
Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë ( prill 1936 ), së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, Enver Hoxha veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnëtarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjëra që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë.
Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra në sy të fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundër regjimit". Me kërkesën e tij dhe me vendim të qëndrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të v. 1940, Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit. Që në këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, vështirë dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist.
Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qëndër të rëndësishme të lëvizjës komuniste antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinë e tij me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit u hodh në ilegalitet.
Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai e kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe së bashku me ta luftoi për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t'i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror.
Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nëntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Dorës së tij, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takojnë dy dokumentet e para programore të PKSh, ku përcaktohen bazat politike e organizative të Partisë: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSh drejtuar popullit shqiptar". Më 23 nëntor Ai merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSh, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregëtar e intelektual, ai gjatë gjithë dimrit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer në maj 1943 vepron kryesishtë në zonën e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.
Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit e të veprimit të shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me inisiativë e nën drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje të rëndësishme si: Konsulta e Parë e Aktivit të PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parë e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila për problemet e mëdha që analizoi zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithëshëm të PKSh.
Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, për t'i bërë këto të ndërgjegjshme e për t'i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativën e PKSh e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlrimitar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSh.
Në krye të KQ të PKSh, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të Partisë për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e atdheut dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ ( korrik 1943 ) e më pas Komandant i Përgjithshëm i UNÇ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇ Shqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.
Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.
Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vllezërve shqiptarë të Kosovës me troje. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarët kosovarë konsiderohet udhëheqës shpirtëror për çlirim e ribashkim kombëtar.
Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për Partinë e Punës së Shqipërisë, populli shqiptar, lëvizjen revolucionare të Kosovës dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare.
Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre janë botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe një varg veprash të veçanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi është antikomunizëm" (1980). Gjithëashtu janë botuar edhe një seri librash me kujtimet e shënimet Historike të Heroit të Kombit - Enver Hoxha, si: "Më Stalinin", "Hrushovianët" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" (1982), "Titistët" (1982), "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" 1984. Nga ditari politik i këtij burri të madh të kombit tonë janë botuar vëllime më vete: "Shënime për Kinën" (1979), "Shënime për Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985).
Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kan ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.
Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSh e shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë Marksizëm-Leninizmit.
Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë një burim frymëzimi pë gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror.
Marr nga pksh.org
[img][/img] Me fal po ky nuk e meriton te jete as ne fleten e fundit te historise kombetare. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Mar 10, 2008 2:14 am | |
| I nderuar Zogist_Legalist te pershendes se pari e te uroj mirseardhe ne kete forum shpresoi te ja kaloish mire ne mesin tone.
Me fal po ky nuk e meriton te jete as ne fleten e fundit te historise kombetare.
Nuk e meriton pse te masakroj anlafabetin ne shqipri.? Nuk e meriton pse kishte nje Akademi te Shencave me vler.? Nuk e meriton pse e rinderoi Shqiprin.? Nuk e meriton pse shume e shume hidocentrale rindertoi? Nuk e meriton se fliske shqip edukonte shqip prodhonte shqip etj etj e jo Greqishte apo serbisht.?
Nuk e meriton pse ndertoi shume Fakultete? Nuk e meriton pse ne shkolla kishte diciplin eduakt ku nxensi dhe puntori me uniformat kishin dallim Nuk e meriton pse historin e hulumtoi bile bile me laps te holle Nuk e emeriton pse te ruajti libra te lexoim sote e mesoim etj etj etj etj.... | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Mar 12, 2008 6:19 pm | |
| Kerka sje bre shoku Beton,ai nuk e meritonte sepse beri forcimin e kombit dhe shtetit Shqiptare,saqe shtet fqinje te ndiheshin te rrezikuara prej tij. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Mar 12, 2008 6:35 pm | |
| Pse prisni me shume apo u vije kaq habitshem nje reagim sikur se ky Zogist_legalisti. Nuk guxojne ta pranojne Enver Hoxhen ashtu siq ishte ne te vertete, ngase do duhej te beheshin shqiptar. E si mund te behesh dicka, kur nuk ke deshire? Ketyre u mungon deshira qe te jene shqiptar, prandaj jane Zogista... | |
| | | Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Mar 12, 2008 7:46 pm | |
| Se di kujt i mungon deshira?!?un mendoj se u mungon komunisteve deshira per te qene shqiptar se ata haruan se jetojne dhe egzistojne shqiptar dhe jasht kufijve tee saj,ata ekishin ne dore te na bashkojne por nuk deshen se u bene te mire me titon dhe brss,POSHT KOMUNISTET. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Mar 12, 2008 7:54 pm | |
| "Me mire pak se hic". Komunistat kan ber dicka, aq sa kan pasur mundesi per ata qe ishin brenda kufijve te Shqiperis, edhe pse ishte nje kohe e veshtire... dhe ben edhe dicka me teper per gjithe Shqiptaret, arrijti tu kthej identitetin qe sot u mungon shqiptarve. Kurse Zogistat, c'far ben??!! Me sa shihet nuk e kan rastesishte kete emer "zogi-st", sepse fluturuan sikur se zogu, nga nje vend ne tjeter, vetem e vetem ti pershtaten klimes ( interesit). | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Wed Mar 19, 2008 5:10 pm | |
| HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE (MARKO BOÇARI 1790-1823) Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip Ngrehu Marko trimëria ngrehu të thërret Greqia të vijë Marko Shqipëria!Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari. Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”. Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon. Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait. Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut. Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare. Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”. Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth. Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj. Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin. Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë. Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin. Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim. ‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”. Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme. Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj. Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin. Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari. Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit. Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip. Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë. Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit. Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan. Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë. Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk. Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili. Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit. Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit. Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët. Kjo gjuha arbërishte është gjuhë trimërie e fliti Admiral Miauli Boçari dhe gjithë Suli
Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës. Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas.. Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.
Labëria kur dëgjoi Se u vra Marko fajkoi Ra në zi e ra në goj Kënga i mbeti në goj Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë. Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën. Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari. ‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’ Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut. Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar. Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian. Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
| |
| | | | Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |