|
| Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
+36haxhiu Driniiiii ILTA Agrone Teutaa Visar Eva0506 katunariplak Xili petritkola zeriatdheut MUHAMETII rolling Epik Orfe@ rroni Leka i Madh Arta Ago Muji Zogisti_Legalist besa-bese azzurra Kosovarja Anna tom sojer Vuthjani E_Bukura robi fatlum dibranja shaban cakolli Hana Beton Riki30 Guximi Sofra 40 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Sep 12, 2009 6:26 pm | |
| Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem HajdariBota sot, Tiranë Është përkujtuar në Tiranë, 11 vjetori i vdekjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. Azem Hajdari, është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, me rastin e 11-vjetorit të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të njërës prej figurave më të ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Presidenti Topi viziton familjen Hajdari Gjatë vizitës dhe bashkëbisedimit me familjarët, Kreu i shtetit shqiptar, përmendi dhe ndau me ta disa prej kujtimeve më të veçanta dhe më të paharrueshme të njohjes, miqësisë dhe punës me të ndjerin Azem Hajdarin, duke nënvizuar forcën e tij të karakterit, guximin, vetëmohimin dhe besimin tek populli shqiptar dhe triumfi e konsolidimi i demokracisë në Shqipërisë. Azem Hajdari u shqua për këto veti qysh në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990-të, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës. Bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit Azem Hajdari, falenderuan Presidentin Topi për nderimin që i bën gjithmonë kujtimit të “Pishtarit të Demokracisë” duke shprehur njëkohësisht edhe një herë mirënjohjen për vizitën. Kryetari i Shtetit e theksoi vlerësimin për këtë figurë të shquar të historisë së demokracisë shqiptare edhe gjatë një prononcimi për mediat, në të cilin u shpreh: “Natyrisht që vitet kalojnë shumë shpejt, por Azemi mbetet në memorien e gjithësecilit, sidomos të miqve dhe të shokëve të tij. Një njeri shumë i veçantë, me një karakter të fortë, gati-gati të papërsëritshëm. Kjo është arsyeja që ne e kujtojmë Azemin jo vetëm në përvjetorin e rënies së tij, por në çdo moment tjetër kur flitet për heronj. Ne heronjtë i përfytyrojmë si personazhet e librave, por ky është një hero, që ne e kemi parë në çdo hap, e kemi parë shumë afër në aksionin politik dhe në aksionin shoqëror. E thashë edhe në takim me familjarët e Azemit që është një nga ato personazhe, i cili përkujtohet pa asnjë lloj note hipokrizie. Përkujtohet me shumë vlerësim, me shumë dëshirë dhe besoj që kështu do ta kujtojnë Azemin të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët si dhe ata që e kanë njohur nga larg, besoj që edhe ju”. Përkujtimi nga Kryeparlamentarja Topalli Kryetarja e Kuvendit homazhe në nderim të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.Jozefina Topalli:Azemi ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri sot homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, liderit të lëvizjes studentore, deputetit Azem Hajdari, në përkujtim të përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.Zonja Jozefina Topalli shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, Nënkryetari Astrit Patozi, bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdarit, të afërm e përfaqësues të partisë demokratike vendosën kurora me lule në nderim të liderit të dhjetorit 90’ vrarë në 12 shtator 1998.Për Kryetaren e Kuvendit “Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri.“Më pas Kryetarja e Kuvendit së bashku me përfaqësues të Partisë Demokratike bënë një vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit, ku u takuan e biseduan me bashkëshorten e tij Fatmira, fëmijët dhe të afërmit e Heroit të Demokracisë. Figurë emblematike Ashtu si çdo vit kur mbërrin data 12 shtator, krerë të lartë të Partisë Demokratike përkujtojnë me ceremoni të posaçme përvjetorët që ikin një nga një të vrasjes së kolegut të tyre, Azem Hajdari. E cilësuar si “vrasja e shekullit”, sivjet ajo mbush 11 vjet që nga data e ndodhisë në 12 shtator 1998. Në ceremoninë e sotme merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike. “Azem Hajdari do të mbetet një model për politikanët e rinj dhe modeli i guximit për demokracinë”, mësohet të jetë shprehur në fjalën e saj përkujtimore nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila e ka ngritur lart figurën e Hajdarit. “E kujtojmë me dhimbje atë kohë. Falë asaj kohe kemi sot demokracinë dhe vlerat e saj”, ka thënë më pas përfaqësuesi i lartë i selisë rozë, Ridvan Bode. Që të gjithë kanë përmendur vlerat e pamohueshme që i dha demokracisë shqiptare Azem Hajdari, i cili 11 vite më parë u nda nga jeta në mënyrë të padrejtë nga një vrasje, për të cilën drejtësia shqiptare tashmë e ka dhënë gjykimin e saj. 12 shtator 1998 do mbahet mend si data kur u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij, Besim Çerja. Në fund të gjykimit të çështjes, në 29 prill 2002, gjykata e Tiranës dha vendimin, duke shpallur fajtor Jaho Salihin me burgim të përjetshëm; si edhe duke akorduar 25 vjet për Izet Haxhinë dhe 20 vjet burg për Ismet Haxhinë. Azem Hajdari, është v;erësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja.Azem Hajdari luajti një rol kyç në vitet e para të demokracisë. Ai ishte një nga studentët e dhejtorit dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Me rastin e përvjetorit të 10 të vrasjes së tij do të organizohen disa aktivitete që do të nisin me një ceremoni pranë memorialit të tij. Dy ditë më parë Azem Hajdari u dekorua nga presidenti Bamir Topi me Medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu për kontributin e tij në forcimin e demokracisë. | 12.09.2009 Presidenti Topi në familjen e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë shqiptare, në përvjetorin e 11-të vdekjes. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Sep 12, 2009 9:08 pm | |
| RRALLE i vijnë Historisë së një Populli ,heronj të dimensioneve kaq të mëdha ,si ato të Azem Hajdarit.Azem Hajdari u rritsi polikannder betejat për tëvendosur pluripartizmindhe demokracine vërtet në Shqiprie lodhur dhe të raskapitur nga diktaura më e egër e Hoxhiste.. Përulem me respekt para vepres atdhetare të pa harruarit,HEROIT TE DEMOKRACISE,AZEM HAJDARIT!!!
(Ndalohen shkrimet kapitale ,shkrimet me germa të mdha )Stafi . | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sat Sep 12, 2009 11:10 pm | |
| Figurat ma te njohura te qeshtjes ton qe marrin pjes ne coptimin e kombit ton, me dashje apo pa dashje: Jan SALI BERISHA FATOS NANO IBRAHIM RUGOVA BUJAR BUKOSHI ARBER GJAFERI RAMUSH HARADINI HASHIM THAQI FATMIR SEJDIU ALI AHMETI. (Ndalohen shkrimet kapitale , me germa të mdha )stafi. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 9:32 am | |
| 11 vjet pa "Pishtarin e Demokracisë", Azem Hajdari12-09-2009 / Gazeta 55 Azem Hajdari, simbol i pluralizmit në Shqipëri, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të vitit ’90 që solli rrëzimin e diktaturës komuniste, u kujtua sot në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta (12 shtator 1998) me një ceremoni kujtimore që u zhvillua pranë memorialit të tij, pranë selisë së PD-së. Azem Hajdari u lind në 11 mars 1963 në qytetin e Tropojës, në skajin verilindor të Shqipërisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes ai vijoi studimet në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Univeristetin e Tiranës, ku dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993, ndërsa në vitin 1995 u diplomua si jurist. Në vitet 1993-1994 ndoqi kualifikimin pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjuhë angleze e filozofi, ndërsa në 1996 për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen në Gjermani. Në dhjetor të 1990, ai ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore për shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndërsa në vitet 1991 - 1993 nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktaturë komuniste. Deputet i PD-së në katër legjilslatura, Azem Hajdari, ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe në vitet 1992-1996 Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un. ‘Qytetar Nderi” i pothuajse të gjitha bashkive e komunave të Shqipërisë, si në Tiranë, Vlorë etj, në vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhërin “Nderi i Kombit”, ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 10:50 am | |
| azem hajdarin e vrav vet salihi per arsye tina se shum ishkolluar ju rrezikohej vendi ne parti. salihit keshtu edhe vret taktik komuniste. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:38 pm | |
| PD, vrer e shpifje ndaj Azem Hajdarit "Fiks Fare": Deklaratat para dhe pas vrasjes Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, simbol i saj, vlerësohet nga Partia Demokratike pas vdekjes, ndërkohë që për vite të tëra, pikërisht kjo parti, kur Azem Hajdari ishte në të gjallë të tij, ka hedhur vrer kundër tij me shpifje nga më të ndryshmet. Kjo PD e ka zhvlerësuar figurën e tij për gati pesë vjet. Lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ka qenë më i sulmuari nga partia e tij, Partia Demokratike, për ta larguar nga posti i kryetarit. E njëjta PD që sot e nderon, e cila kur ishte në opozitë akuzonte ish-kryeministrin Fatos Nano, si vrasës të liderit të saj, premtonte rihapjen e dosjes për vrasjen e Hajdarit, 11 vjet më parë dërgonte në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së. "Fiks Fare" tregoi dje të vërtetën e qëndrimit të PD-së ndaj Azem Hajdarit kur ai ishte gjallë, tregoi se si e ka zhvlerësuar PD-ja figurën e Hajdarit, të cilin e quante ushtar të turpit, në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Që në fillim të vitit 1993, PD filloi sulmin ndaj Azem Hajdarit. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1997, kur u përjashtua edhe nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Për katër vjet, PD ka sulmuar Azem Hajdarin dhe kjo vërtetohet nga gazetat RD të asaj kohe. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk është sulm brenda një dite apo një nate, por sulm që ka zgjatur vite të tëra, që nga viti 1993 e deri pak muaj para se të vritej. Për periudhën që ishte gjallë, PD e vrau moralisht dhe politikisht Azem Hajdarin me shpifje. Në atë periudhë, Hajdari ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nëse shfleton gazetën "Rilindja Demokratike", organ i PD-së, gjen fakte nga lufta që i është bërë nga PD liderit të saj. Kreu i PD-së, zoti Sali Berisha, përmes gazetës së tij, Azem Hajdarin, e quante ushtar të turpit, njeri të keqpërdorur politikisht. Në faqet e gazetës RD, organ i PD-së, të ndjerit Azem Hajdari i bëheshin një sërë pyetjesh publike. PD, përmes RD-së e ka pyetur Azem Hajdarin se kush e kishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sa padronë kishte ndërruar deri në momentin që PD i drejtonte këto pyetje. Në numrin 728 të gazetës RD, datë 13 gusht 1994, Azem Hajdari, i cili ishte në grevë urie, cilësohet si ushtar i Kurt Kolës dhe ushtar i turpit. "Në procesin e depersonalizimit progresiv, të ndërrimit të ustallarëve, i gjori deputet Hajdari përfundoi në shegert të Kurt Kolës apo në ushtar të fundit të tij…. Zoti Hajdari, thonë zërat e këqij, po vazhdon grevën e urisë me raki e meze në shtëpi… Studentët e ‘90-ës nuk po i përgjigjen, ata që e shtrydhën e flakën tej", shkruante atëkohë gazeta e PD-së. "Hajdari dështon. Vetëm 20 vetë në mitingun e organizuar prej tij në Tiranë", është një tjetër titull i gazetës RD të asaj periudhe. Disa vite më pas, kur Azem Hajdari iu bashkua BSPSH-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë), gazeta RD i komenton kështu veprimet e tij: "Hajdari duket se ka vendosur të sakrifikojë shumë. Deri tani është larguar nga posti i kryetarit të komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un e, më pas është dëbuar dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së". Lufta kundër tij ndihet qartë që te termat e përdorur në faqen e RD-së. Nuk thonë se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por është dëbuar. Sulmi ndaj Hajdarit nuk mbetet vetëm në nivelin e komenteve të veprimeve të tij, por shkohet më tej, deri në akuza për vrasje. Në një rubrikë "Thuhet kafeneve", të organit të PD-së, në mes të rreshtave lexon: "Në kafenenë e Xhelës thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve, para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, i braktisur nga të gjithë, i rrethuar nga 80-lekëshat…". Sipas PD-së, në kohën kur ishte gjallë Azem Hajdari, askush në vitin 1990 nuk ka shkuar pas tij. Ky koment bëhet në periudhën kur Hajdari organizonte protesta kundër qeverisë dhe RTVSH-së. "Kanë dështuar bashkë me Azem Hajdarin dhe ëndrrat e përkrahësve të tij, që vendosin një paralelizëm mes dhjetorit të viteve ‘90 dhe këtyre ditëve. Askush në dhjetorin e ‘90-ës nuk ka shkuar pas Azem Hajdarit, studentët dhe gjithë rinia iu bashkuan PD-së me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit". Duke e cilësuar si "një kloun mjeran të politikës shqiptare, njëkohësisht PD deklaroi, në periudhën kur filloi sulmin ndaj tij, se ai (Hajdari) kishte qenë i dështuar që në fillim të karrierës së tij. Madje, PD e cilëson si njeriun më shterpë të politikës shqiptare, si një njeri të verifikuar negativisht në politikën shqiptare. Një ditë pas grevës së tij të urisë, gazeta RD shpalli publikisht ndarjen e PD-së nga Azem Hajdari, duke shkruar: "Ndarja përfundimtare e Hajdarit me njerëzit ndodhi dje. Ishte e domosdoshme një ndarje e tillë. Ishte në të mirë të njerëzve e po ashtu, edhe të Hajdarit". Faqet e para të organit të PD-së në muajin janar 1997 ishin të mbushura me tituj që shpallnin përjashtimin e Hajdarit nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimin e kryesisë për përjashtimin e tij RD e cilëson si divorcin përfundimtar mes tij e PD-së. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998, qëndrimi i PD-së dhe kryetarit të saj, z. Sali Berisha ndaj Hajdarit, ndryshoi kryekëput. Hipokrizia shkoi deri atje sa nga një njeri i cilësuar prej PD-së si i dështuar, spiun, i keqpërdorur politikisht, Azem Hajdari shndërrohet në hero të demokracisë. Vetë Berisha nuk e pranoi asnjëherë vendimin e gjykatës, dhënë në prill 2002, që e cilësonte vrasjen e Azem Hajdarit për motivin e dobët të hakmarrjes. Me hipokrizi, kur Hajdari u vra, e cilësuan krimin ndaj tij si një vrasje politike dhe e ngritën në piedestal. Ndërkohë që për vite me radhë e kishin sulmuar, akuzuar dhe përjashtuar nga radhët e tyre dhe ia kishin mohuar rolin në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Të njëjtët njerëz që hodhën vrer kundër Azem Hajdarit, dhe shpifën sa mundën, me hipokrizi, shkojnë sot e vendosin lule në vendin ku u ekzekutua dhe ku prehet. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:38 pm | |
| Dëshmia e Nafiz Bezhanit, avokat i familjeve për procesin e 2 prillit dhe letra që i dërgonte kryetarit të PD-së. Akuzat e tij për ndërhyrjen e qëllimshme të politikës për të mos zbardhur vrasjen e Arben Brocit në Shkodër dhe të Azem Hajdarit në Tiranë
Lidershipi i Partisë Demokratike ka qenë i interesuar të fshehë të vërtetën për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Akuzën e ka bërë avokati i ndjerë Nafiz Bezhani, i cili ishte caktuar nga PD-ja të bënte avokatin e familjeve të dëshmorëve të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe në gusht 1997 votohej nga e majta si Kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurave.
Avokati i referohej një letre të gjatë që i kishte dërguar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 1999, ku e pyeste se pse nuk kishte kërkuar hetim të pavarur për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit, Azem Hajdari dhe pse nuk kishte ndikuar, siç bëri me vrasjen e Arben Brocit në 1991, që familja Hajdari të përfaqësohej me një avokat në gjyq.
Avokati Bezhani, kujton këtu edhe pengesat dhe manipulimet që PD-ja i bëri procesit të zbardhjes së të vërtetës për masakrën e 2 prillit 1991 dhe këmbënguljes vetëm për përfitime politike nga gjaku i martirëve.Z. Bezhani, ashtu siç e thekson edhe vetë në pjesën e fundit të trilogjisë “Mëkatarët”, nga është shkëputur dëshmia e mëposhtme, prej disa vitesh gërmoi sekretet e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit dhe të persekutorëve që përndoqën atë, familjen e tij dhe mijëra shqiptarë të tjerë.
Por, siç nënvizon vetë avokati, ndërsa largonte 104 funksionarë të lartë nga detyra, sepse kishin rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ai shikonte me hidhërim se si qeveritarët e rinj të lidhur me trafiqet bënin biznese në vend, pra jo duke përjashtuar “mëkatarët” nga pushteti, por duke i shtuar ata.
Dëshmia e Bezhanit vjen sot, kur PD-ja ka vendosur të miratojë në Kuvend një ligj për “Spiunët”, i cili, sipas ekspertëve, nuk e pastron administratën, por i shërben partisë në pushtet që të kënaqë ambiciet e saj, për të pasur sa më shumë pushtet në institucionet e pavarura kushtetuese dhe për të vënë nën trysni segmente të drejtësisë që kanë në duar dosjet korruptive të zyrtarëve më të lartë të qeverisjes 3-vjeçare të PD-së
Dëshmia e avokatit Nafiz Bezhani
“Kur u ngarkova me detyrën e avokatit mbrojtës të katër familjeve të dëshmorëve të demokracisë, të vrarë në 2 prill 1991, shumë shokë dhe miq e quajtën të nxituar vendimin tim dhe më qortuan. Në fakt, unë e kisha të qartë se në këtë proces nuk ndeshej drejtësia me krimin, por opozita me pushtetin, pra unë do të isha para një lufte të egër politike.
Por unë e pranova këtë detyrë, duke deklaruar publikisht se nuk do të bëhesha lodër e politikës, por do të ushtroja rolin e avokatit mbrojtës në rrugët që më njihte ligji me korrektësi dhe profesionalizëm. Edhe pse në grupet hetimore ishin përfshirë shumë hetues me eksperiencë, ata nuk ishin lejuar të vepronin lirshëm, në zbatim të ligjit, për të arritur në zbulimin e së vërtetës mbi këtë ngjarje, por u ishin dhënë drejtime të caktuara që, në fakt, u bënë pengesë për zbulimin e së vërtetës.
Duke kujtuar disa nga procesverbalet hetimore kryesore, apo aktet e ekspertizës, të quajtura “shkencore”, nuk mund të gjeje të provuar asgjë tjetër, veç kërkesat e politikës, që këmbëngulte me çdo kusht që të provohej se vrasja e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut, ishte bërë me automatik “Kallashnikov” të qëlluar nga dezhurni i Komitetit të Partisë. Me konkluzione të tilla, kërkohej penalizimi i Partisë së Punës, për të gjithë këtë masakër. Personalisht e quaj një mendim naiv kërkimin e rrugëve të tilla për të fajësuar një parti.
Fajësia e kësaj partie mund të rezultonte edhe në qoftë se dy të vrarët nuk janë qëlluar nga dera e Komitetit të Partisë, njëlloj siç mundet të mos rezultonte fajtore ajo, në qoftë se provohet që ajo është qëlluar nga dera e saj. Për të provuar fajësinë, duhet të kërkohet hetim profesional, i drejtë, i ligjshëm, pa ndërhyrjen e politikës, pa dhënë orientime të tilla ordinere, që bëjnë shumë të ndërlikuar hetimin e çështjes. Pasi lexova dosjet hetimore, vendosa të futem thellë, aty ku për fat të keq nuk ishte futur hetuesia.
Nëpërmjet librit të shërbimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dt. 2 prill 1991, u njoha me bisedat telefonike që ishin kryer, midis kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër dhe me udhëheqjen e Ministrisë, si dhe me njoftimet që kishte bërë nëpërmjet telefonit kjo ministri, për Kryetarin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu munda të marr protokollin e mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, për analizën që i kishte bërë ngjarjes, të cilat krijuan tek unë një vizion pak a shumë të saktë për çështjen.
Në të gjithë këtë dokumentacion, për mendimin tim, mungonte një nga veprimet ligjore të rëndësishme dhe të domosdoshme që, pa dyshim, do të ndihmonte shumë, në orientimin e saktë të hetimit: mungonte eksperimenti hetimor, që duhej të bëhej, të paktënpër vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut.
U habita për këtë mungesë. Si mundet vallë, të mos bëjnë asnjë eksperiment hetimor, për një tragjedi kaq të madhe?! Praktika jonë hetimore ka treguar se edhe kur përplasen dy makina, ekspertët do të shkojnë për të kontrolluar vendin e ngjarjes dhe në të shumtën e rasteve bëjnë edhe eksperimentinhetimor për të përcaktuar fajësinë.
Po në Shkodër që u bë “kasaphanë” tronditëse, përse të mos bëhej asnjë eksperiment hetimor? Duke e konsideruar të rëndësishme dhe të qëllimshme këtë mungesë, i kërkova hetuesisë që të bënte menjëherë, të paktën një eksperiment hetimor, atë të vrasjes së Arben Brocit. Për këtë qëllim bisedova me të ëmën e Arbenit, për t’i marrë përkohësisht pantallonat që mbajnë shenjat e plumbit vdekjeprurës, sigurova edhe një listë me disa nga ish-demonstruesit e vijës së parë, që kishin parë qartësisht vrasjen e Arbenit, dhe mund të përshkruanin vendin dhe pozicionin e vrasjes së tij, me qëllim që të vendosej manekini në pozicionin ekzakt të vendit të vrasjes së Arbenit.
Një organizim i tillë i eksperimentit hetimor do të tregonte saktësisht rrugën nga kishte ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar kështu edhe pistën e saktë të vazhdimit të hetimit. Por, hetuesia nuk e përfilli kërkesën time. Mora vesh se ishte ndërhyrja e një politikani, i cili kishte mbetur shumë i pakënaqur nga propozimi që kisha bërë unë. Në këto kushte iu drejtova personalisht Prokurorit të Përgjithshëm me një letër të hapur, të botuar në organet e masmedias.
Por as ai nuk m’u përgjigj. Por, procesi më qesharak që kam parë në atë dosje, është ekspertiza balistike, e kryer nga një i ashtuquajtur “shkencëtar”, ku tregohet flurudha e plumbave që kanë vrarë dy dëshmorët, në një rrugë të jashtëzakonshme. Sipas tij, plumbi i dalë nga automatiku “Kallashnikov”, pikërisht nga dritarja e dezhurnit të Komitetit të Partisë së Rrethit, është përplasur në rrugë dhe ka bërë rikoshetë, duke u ngritur përpjetë, duke e goditur Arbenin në bel, pastaj është ulur disa centimetra poshtë barkut.
E njëjta gjë paska ndodhur edhe me vrasjen e Nazmi Kryeziut. E gjithë kjo bëhet për të plotësuar dëshirën e politikës, se plumbat vdekjeprurës janë nisur nga dera e Komitetit të Partisë. Këto konkluzione, janë jo vetëm absurde, por edhe shumë të dëmshme për suksesin e hetimeve. Procesi i 2 prillit në Shkodër u trazua nga politika me qëllimet e saj të mbrapshta. Për mendimin tim, ai proces ka pasur shumë shanse të mira për t’u zgjidhur shpejt dhe drejt. Çelësi ka qenë pikërisht eksperimenti hetimor i kërkuar nga unë.
Me siguri që ai eksperiment hetimor nuk do t’i çonte hetuesit në ndonjë derë, siç i çoi “eksperti”, apo politika, por në një dritare nga është qëlluar, jo me “Kallashnikov”, por me snajper të prerë në majë, për të shtuar efektin goditës. E, pasi të ishte gjetur kjo dritare, ishte lehtë, shumë lehtë, për të ecur lirshëm më në thellësi të ngjarjes. Por nuk deshi politika. Edhe kur unë këmbëngula, nuk munguan kërcënimet dhe fyerjet, duke më thënë publikisht: “avokat i persekutorëve”.
Ngjarja tjetër tragjike, mbi të cilën ende nuk është hedhur dritë e plotë, është vrasja e pabesë e deputetit Azem Hajdari, një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike. Nuk mund të mos mbetesh i habitur, kur pas pak minutash nga vrasja e tij u deklaruan publikisht vrasësit, ndërsa organet e drejtësisë nuk vepruan.
Për pasojë, në vazhdim, kjo ngjarje tragjike u përdor për destabilizim të vendit dhe për luftë të egër politike. I shqetësuar shumë për mundësinë e krijimit të ngjarjeve të parashikuara, si jurist me eksperiencë dhe si ish-i përndjekur politik, më 24 tetor 1999 iu drejtova me një letër të gjatë zotit Berisha. Mes të tjerave thosha: “Për zbardhjen e çështjes “Hajdari”, nuk kam të qarta disa probleme, për të cilat mendoj se janë në kompetencat tuaja. Do të isha i lumtur, në rast se ju do t’i vlerësonit kërkesat e mia dhe do të më jepni përgjigjen e nevojshme.
1. Pas vrasjes së zotit Azem Hajdari, në postin: zv/prokuror i Përgjithshëm ka qenë zoti Gani Dizdari, jurist i vjetër dhe penalist me eksperiencë, me origjinë nga Tropoja, mesa jam informuar, gjithashtu miku juaj dhe i zotit Hajdari. Po kështu, prokurori i Gjykatës së Apelit të Tiranës ka qenë zoti Neshat Fana, miku juaj, pa përmendur pastaj shumë prokurorë të tjerë, simpatizantë të deklaruar të Partisë Demokratike.
Atëherë, zoti Berisha, duke pasur gjithë këto kushte të favorshme, përse nuk i kërkuat Prokurorisë së Përgjithshme që çështjen “Hajdari” t’ia besonte një ekipi të propozuar nga ju? (Kuptohet lehtë zoti Berisha, se ju nuk ishit i interesuar për ta zgjidhur shpejt këtë çështje, për shkak se e kishit si bazë të fortë të politikës kundër pushtetarëve. Por jo, zoti Berisha, drejtësia duhet të bënte punën e saj dhe ju personalisht duhet ta kishit ndihmuar atë).
2-Për ngjarjet e 2 prillit 1991, në Shkodër, ju, zoti Berisha, këmbëngulët që familjeve të dëshmorëve të demokracisë t’u jepej e drejta për t’u përfaqësuar me avokatë në gjykimin e çështjes, ndonëse në atë kohë nuk kishte ligj të tillë. Por sot, një të drejtë të tillë e kemi të sanksionuar në Kodin e Procedurës Penale. Atëherë pse nuk ndikuat edhe në familjen Hajdari, që të kishin edhe ata përfaqësuesin e tyre gjatë hetimeve, si dhe në gjykimin e çështjes? (Edhe kjo është e qartë, zoti Berisha, ju ishit për bojkotim të plotë të hetimeve.
Por edhe në këtë rast se ju e keni pasur gabim, Drejtësia duhet të bënte punën e saj, pavarësisht nga interesat e politikës tuaj). Por, ajo që kishte rëndësi të veçantë në zbardhjen e çështjes “Hajdari”, ka qenë mundësia e dëshmisë së zotit Neza, i mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike, i vetmi dëshmitar okular që mund t’i shërbente zbulimit të atyre që kryen ekzekutimin e dy të vrarëve dhe plagosjen e tij. Por kjo provë e vetme u zhduk misteriozisht. U tha se ishte dërguar në Turqi, me gjithë familjen e tij për t’u kuruar. Po pastaj? Mijëra e mijëra dollarë u shpenzuan për ta mbajtur të fshehur atë…”. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:39 pm | |
| Interviste/Perikli Teta: Me 13 shtator kam urdheruar arrestimin e Jaho Salihit
Roland QAFOKU
"Kam urdheruar arrestimin e Jaho Salihit". Ne menyre krejt te papritur dhe papandehur, Perikli Teta, ish-Ministri i Brendshem, tregon nje nga anet e panjohura deri tani vetem nje dite pas atentatit te deputetit Azem Hajdari. Sipas politikanit aleancist, vetem pak ore pasi Partia Demokratike kishte nxjerre deklaraten ku emri i Jaho Salihit ishte i akuzuari kryesor, kishte dhene urdher per ta prangosur. Por, nje gje e tille nuk u arrit pse ne 13 dhe 14 shtator godinat e shtetit u sulmuan me arme e tanke. Por, te papriturat e Tetes nuk perfundojne ketu. Per here te pare jo vetem nga goja e Tetes por edhe tere politikaneve dhe zyrtareve shqiptare jane sulmuar prokuroret e huaj. "Shprehje me prokurore norvegjeze dhe suedeze me bejne per te qeshur" deklaron pa iu dridhur qerpiku politikanit 59 vjecar. "Une do ta quaja fyerje jo vetem per drejtesine shqiptare, por dhe per nje qytetar thjesht shqiptar, neqoftese grupet hetimore do te vareshin nga te huajt". Kete mendim e con me tej kur pergjigjet pyetjes se si e komentonte dergimin e versionit te PD-se ne Ambasaden Amerikane. Sipas tij, kjo do te thote se shteti nuk ekziston. Por, tashme i kthyer ne nje njeri qe jep deklarata te forta, Teta nuk ka lene pa siluruar drejtesine. Sipas tij, duhet te hapen kurse analfabetizmi per te mesuar te shkruajne shqip. Dhe si celes te zgjidhjes se dosjes ai deklaron se Rakipi dhe Tirana duhet te kishin dhene doreheqjen. "Derisa PD-ja deklaroi se nese behej keshtu ceshtja zgjidhej atehere perse nuk e dhane doreheqjen keta prokurore?" Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Teta shpjegon te gjitha momentet se si i kontrolluan shtepine, cfare e kane pyetur ne 20 ore prokuroret e dosjes "Hajdari" dhe si mund te zgjidhet ceshtja.
Zoti Teta, jeni i pari politikan i rangut te Ministrit te Rendit qe merreni ne pyetje ne rrethana te cuditshme nga prokuroria per ngjarjen e deputetit te vrare Azem Hajdari. Pse ndodhi kontrolli i baneses suaj pikerisht ne nje ore te hershme mengjesi?
-Une e kam te qarte, nuk jam cuditur pse ndodhi heret ne mengjes. Arsyet dihen, per cdo veprim, cdo qytetar i nje shteti duhet te dije me cfare ceshtje ka te beje. Une e kam shume te qarte dhe e kam pasur kete prej kohesh dhe di qe Shqiperia eshte nje shtet i nje komunizmi te ringjallur dhe si i tille te gjithe shtetasit jane te pasigurte, jeta e tyre eshte e pasigurte te gjithe shtetasit duhet ta mbrojne vete jeten e tyre dhe duke qene shtet i ringjalljes komuniste, shtet i idealeve te revolucionit te tetorit, mund te ndodhe gjithcka sepse ky shtet nuk di cben me shtetasit e tij. Megjithate, une ua kam thene ketyre shpesh, une kam folur publikisht, kam qene i hapur dhe lidhur me ceshtjen "Hajdari" kam dhene gjithcka per ta ndihmuar ate qofte si qytetar, qofte dhe si ish-minister i Rendit Publik.
Nga sa eshte publikuar ne shtyp insistimi i Prokurorise ka qene rreth nje blloku shenimesh qe ju keni pasur ne momentin kur keni qene Minister i Rendit ku kishit shenime qe lidheshin drejtpersedrejti me ngjarjen. A eshte e vertete kjo gje?
-Sic thashe per natyren e ketij shteti, nje nga tiparet gjithashtu themelore te tij eshte se ky nuk qeveris, ky mbreteron dhe ka delirin e gjithe pushtetit dhe kur ka delirin e gjithe pushtetit, ai kujton se mund te beje gjithcka. Ai kujton se mund te vije tek ish-ministri ne cdo ore, t'i hyje ne shtepi dhe t'i kerkoje cfare te doje. Sistemi komunist nuk qeveris. Thashe, mbreteron. Prandaj une i pres ftohte, i prita pas ores 7.00 te mengjesit, isha i shkumosur, i hapa deren, i futa ne shtepi dhe i thashe te me presin derisa u lava. Mbarova tualetin dhe pasi biseduam, pashe nje vendim gjykate, i cili per disa sekonda me tronditi. Objekti: Kontroll banese dhe baza ligjore, neni 202 i Kodit te Procedures Penale, i cili ben fjale per materialet dhe sendet e gjetura tek te pandehurit. Por, une, sic po te them, ishte nje tronditje shume e perkohshme per mua, pasi nuk i kam borxh dikujt, ia kam thene te gjitha, hapur dhe aq me teper per ceshtjen "Hajdari" kam bere dhe do te beje gjithcka qe kjo ceshtje te shkoje sa me shpejt ne gjyq. Jo per te zbardhur sic e perdorni ju ose politikanet e tjere ceshtjen "Hajdari", por per fillimin e ceshtjes. Nuk i kam marre seriozisht veprimet e tyre mbasi jane veprime te nje kategorie njerezore qe u mungon burreria, u mungon ndershmeria, u mungon korrektesia dhe kjo eshte arsyeja qe vijne pas oresh 7.00 te mengjesit. Sado qytetar te jesh me ta, cdo dite do te ndeshesh me aktet prej asaj natyre qe permenda. Gjithsesi, e kam harruar. Veprimi i tyre do t'i sherbeje zgjidhjes se ceshtjes prape do te jem i lumtur. Por dyshoj. Dyshoj, sepse nuk i besoj analfabetizmit. Drejtesia shqiptare ka nevoje te zhvillohen sa me shpejt kurse kunder analfabetizmit.
-Ju mendoni se komunikimi juaj me prokuroret ka pasur mungese joprofesionalizmi dhe etike?
-Lexoni vendimin gjyqesor me te cilin ata erdhen tek une dhe do te cuditeni, plotesuar nga njerez qe nuk dine te shkruajne as emrin e tyre, as daten, nuk e kam e kam tani ketu, vendime te mbushura me gabime ortografike. Keshtu qe eshte e lidhur me ate qe thashe secili duhet te mbroje jeten e tij ne te gjitha menyrat.
-A kane insistuar per bllokun e shenimeve prokuroret?
-Vendimi kishte nje formulim te cuditshem. Kontrolli i baneses behet me qellim per te sekuestruar nje bllok personal me shenime sekrete. Ju shpjegova atyre qe eshte nje marrezi profesionale, llogjike, arsimore te quash nje bllok edhe personal edhe me shenime sekrete. Sekreti eshte institucion, sekreti ka nje kuptim juridik dhe aq me teper kur bisedon me nje ish-minister, qe shkallen e sekretit eshte ai qe e percakton ne ate institucion qe drejton. Pra, ata erdhen per te kontrolluar shtepine per te marre pikerisht kete marrezi, bllok me shenime personale dhe sekrete, qe nuk mund te ekzistoje kurren e kurres. Megjithate, une jam njeri qe mbaj shenime ne jeten time. Une nuk shkruaj ne copa letre dhe nuk flas me hamendje dhe kjo eshte arsyeja qe para se te largohesha pas vrasjes se te ndjerit Azem une kam dashur te jape doreheqjen qe te nesermen ne mengjes. Kam njoftuar Ceken, por rrethanat u renduan dhe e shtyva per disa dite dhe pas qetesimit te gjendjes une dhashe doreheqjen sic e dini, por perseri fjalet une nuk i them pas nje viti dhe te modifikuara. Une kam takuar drejtorin e hetimeve Agim Tiranen pas doreheqjes time, i kam dhene me shkrim c'kam pasur per kete problem. I kam dhene nje bisede te incizuar shume te gjate dhe pas kesaj jam larguar. Kam shkuar perseri ne grupin hetimor, kam deponuar mbi 20 ore. Ndoshta keto jane arsyet per te cilat une jam goditur me prapa, ndoshta keto jane arsyet qe me cuan edhe ne burg. Por, sic e thashe nuk jam i cuditur aspak sepse une i njoh dhe i pres te gjitha nga keta. Une nuk mund te shqetesohem nga njerez qe nuk dine mire shqip, nga njerez qe nuk dine te shkruajne emrin e tyre. Une jam shume i qete. Qellimi im eshte te ndihmoj ne dergimin ne gjyq te ceshtjes "Hajdari". Do te me vinte shume keq nese kjo ceshtje do te behej element i fushates elektorale per zgjedhjet lokale.
-Z.Teta shpreheni se ju do te ndihmoni qe ta coni ceshtjen ne gjyq ne c'menyre do te jete ndihma juaj dhe ku konsiston ajo?
-Ndihma ime konsiston ne ate qe ka nje vertetesi pyetja juaj sepse une i kam konsumuar te gjitha ato qe kam, por do te vazhdoj te inkurajoj te gjithe organet e drejtesise, politiken shqiptare, te vihet ne dispozicion sepse kjo ceshtje mund te ishte zgjidhur shume thjesht, pa u bere objekt elektoral, pa u bere e tille qe jo te perdoren fjale bombastike pa kuptim, jo vrasja e shekullit. Lideri Berisha ka bere nje propozim: Te jape doreheqjen Rakipi dhe Tirana dhe ceshtja zgjidhet per nje jave. Le te provohej. Drejtesia eshte ideal moral. Le te provohej, le te jepnin doreheqjen. Doreheqja eshte per burra, kjo mund te jepet cdo dite.
-Me fal, por prokuroret aktuale qe jane tani te grupit hetimor jane te pavarur dhe nuk i raportojne fare Prokurorit te Pergjithshem dhe drejtorit Tirana dhe ne krye te tyre eshte nje prokurore norvegjeze. Puna e tyre eshte me vete, ne nje fare menyre kane shkelur dhe ligjin dhe nuk raportojne fare tek asnjeri. Ku do te ndihmonte doreheqja e Rakipit dhe Tiranes?
-Ne Shqiperi nuk ka asgje te pavarur. Jo vetem ne Shqiperi por gjithkund, te gjithe jane te varur. Nga pikepamja kushtetuese dhe ligjore, as ky grup nuk eshte i pavarur, nuk mund te jete i pavarur. Aq me teper keto shprehje me prokurore norvegjeze, suedeze, finlandeze me bejne per te qeshur. Prokuroria duhet te jete shqiptare dhe do ta zgjidhin shqiptaret. Une do ta quaja fyerje jo vetem per drejtesine shqiptare, por dhe per nje qytetar thjesht shqiptar, neqoftese grupet hetimore do te vareshin nga te huajt. Une e pranoj qe kam takuar nga keta, nuk kam pranuar t'u shpjegohem atyre, por per mua ata jane thjesht konsulente dhe asgje tjeter. Nuk mund te jene drejtues kurren e kurres. Ne jemi shtet sovran dhe sovraniteti, pavaresia e nje shteti eshte e gjithanshme. As drejtesia, as policia, as ushtria shqiptare nuk mund te varet nga te huajt, per mua.
Mos doreheqja e deri tanishme e prokuroreve qe permendet, mos valle bllokon procesin?
-Kete e permenda jo se kjo eshte pengesa, nuk eshte aspak pengese por ishte nje nga elementet qe mund te ndihmonte zgjidhjen e shpejte te ketij problemi dhe te nderpriste politizimin e ceshtjes e te bente te qarte forcat politike qe sa nderhyjne keto ne kete ceshtje per qytetaret e thjeshte. Ky ishte nje element dhe i vetem, por jo i gjithepushtetshem dhe jo qe do ta zgjidhte perfundimisht ceshtjen.
Z.Teta, procesi hetimor i ndjekur deri tani mendon se ka kapercyer pika apo fakte te cilat jane teper te rendesishme per zbardhjen e procesit?
-Mendoj qe po.
-Ky kapercim apo mospermendje e personave dhe mosmarrje ne pyetje e personave qe kane qene ne funksione apo ne lidhje drejtperdrejte me ngjarjen si mund te kapercehet?
-Kjo eshte nje handikap, eshte nje dobesi e institucioneve shteterore ne Shqiperi perfshi dhe organet e drejtesise. Jo pa qellim e thashe ate qe duhet filluar me kurse kunder analfabetizmit. Shume vite me pare kam pare nje studim qe thoshte per ushtaret amerikane. Ushtari qe nuk di mire anglisht nuk mund ta mbroje Ameriken. Kjo qendron dhe per Shqiperine dhe per cdo vend ne bote. Ai qe nuk di shqip, ai qe emrin e tij e fillon me germe te vogel nuk mund ta mbroje Shqiperine, nuk mund ta mbroje drejtesine, prandaj ai nuk therret dot personalitete te larta politike, ai u trembet atyre. Ai nuk ka force t'i detyroje ata sepse e thashe drejtesia eshte ideal moral, por ne Shqiperi per mua nuk ka vlere termi te bejme reforma dhe te vendosim drejtesine dhe Shqiperia eshte ne nje gjendje sot qe drejtesia duhet imponuar. Por keta nuk e imponojne dot me keta nuk imponohet pa bere kurse kunder analfabetizmit.
-Si do ta mendonit ju vete vijimin e metejshem te procedures per zbardhjen sa me shpejt te vrasjes se deputetit Hajdari?
-Une nuk jam prokuror, nuk jam gjyqtar, por me sa e kuptoj une per mua eshte ceshtje e perfunduar dhe duhet te shkoj ne gjyq. Te gjitha te tjerat s'kane vlere.
-Por autoresia ka mbetur ende anonime.
-Nuk e di. Kur them qe ceshtja duhet te shkoje ne gjyq patjeter nenkuptohet qe problemi eshte i mbyllur.
-Ju jeni i vetmi ish-zyrtar i larte qe jeni marre ne pyetje nga prokuroria per kete ceshtje nderkohe qe ka shume politikane dhe emra te tjere qe kane qene ne krye te ekzekutivit shqiptar qe jane thirrur, por nuk jane paraqitur. C'perben per ju kjo?
-Kjo per mua eshte e lidhur me ate qe thashe qe ne Shqiperi drejtesia duhet imponuar, nuk vendoset por nuk ka njerez qe ta imponojne dhe ata qe nese jam thirrur une ata jane te sigurt qe une vete ne cdo moment qe ata me therrasin. Ndersa te tjeret nuk shkojne dhe ata nuk kane force t'i therrasin. Kjo eshte arsyeja. Une mendoj qe kjo ceshtje duhet te zgjidhet sa me shpejt dhe ekzistojne te gjitha mundesite dhe do te krijonte nje qetesi, do te krijonte nje klime te pershtatshme politike, do te krijonte nje besim ne organet dhe administraten shteterore per te punuar dhe do t'i bente njerezit qe secili te bente detyren e tij dhe une iu thashe kam ikur nga posti i Ministrit te Rendit Publik me bindjen e plote qe lidershipit politik dhe atij qeverises i mungojne tre cilesite kryesore. I mungon ndershmeria per kryerjen e detyres dhe i mungon kurajo e guximi. Zgjidhja e kesaj ceshtje do te bente qe pikerisht tani ne vjeshte ky popull te shkonte dhe te votonte per ata njerez qe i kane keto tre cilesi qe permenda. Ky eshte mendimi im.
Ne daten 13 shtator ju keni deklaruar ne TVSH se nje nga pistat e hetimit eshte edhe versioni i PD-se ku sipas saj autor ishte Jaho Salihi, ish-shef rendi ne Tropoje. A jeni edhe tani ne nje mendim?
Natyrisht deri sa nje gje e tille u dha zyrtare nga kjo parti ishte e nevojshme qe te merreshin masa. Une qe diten tjeter kane dhene urdher per arrestimin e Jaho Salihit, por filloi sulmi kunder Ministrise se Rendit dhe ne 10.45 filloi sulmi kunder Keshillit te Ministrave keshtuqe nje gje e tille nuk u mundesua.
-Per momentin tjeter konfirmimi nese ai ishte ne pune ose jo?
-Per konfirmimin une kam deklaruar edhe ai ka dhene nje interviste te "KJ". Pas ores 7 ne daten 13 me kane njoftuar qe ai ndodhet ne pune. Une i kam kerkuar qe ai te lidhet me mua ne telefon dhe te flase me mua direkt. Rreth ores 7.30 ai ka biseduar me mua dhe me ka thene qe une kam qene ne shtepi dhe grupin e gatshem qe une kisha derguar atje e kishte takuar grupi i gatshem dhe kishte biseduar me te.
-Po per momentin tjeter qe Prokuroria ka thene se u ka kerkuar bllokun e shenimeve, por ju nuk ua keni dhene. Ku e dinte prokuroria qe ju kishit nje bllok shenimesh?
-Une e theksova ate budallallekun qe prokuroria thote bllok personal me shenime sekrete. Te kesh nje bllok sekret do te thote qe te jete nje bllok, te cilen gje duhet ta dine dhe njerezit e thjeshte e prokuroret e gjyqtaret, duhet te kesh nje bllok me faqe te numeruara apo jo, te jete nje bllok i sekretuar, te jete me vule dhe te jete i regjistruar ne nje nga sekretarite. Perderisa keto nuk ekzistojne, une prokuroreve gjate bisedes i kam thene qe une mbaj ditar. Une mbaj ditar politik dhe nje ditar personal. Madje une njehere prokuroreve, po keta prokurore me kane pyetur qe sa e ke pasur numrin e celularit dhe i kam thene une kam nderruar disa numra celulari dhe per ate kohe nuk e mbaj mend cili ka qene numri i celularit. Por, e kam ne nje bllok dhe kete bllok, me kane thene, na e jep ne ta fotokopjojme dhe u kam thene qe nuk duhet te arrini deri ketu. Eshte qesharake te arrini deri ketu qe doni dhe bllokun tim te telefonave shko ne PTT dhe pyet.
-Ju thate qe dhashe urdher per te arrestuar Jaho Saline. Me pare pse nuk eshte arrestuar Jaho Salihi. Deri ne c'date keni qene ju minister?
-E thashe edhe nje here qe ngjarjet rrodhen te tilla qe nuk u mundesua. Une ne detyre kam ndenjur deri ne 2 tetor.
-Pse s'u arrestua atehere?
-Ngjarjet rrodhen ne nje menyre te tille qe do te realizohej patjeter.
-Eshte thene qe dosja do te zbardhet shume shpejt nga Prokurori i Pergjithshem. Nderkohe zyrtare te tjere kane deklaruar se kjo perkthehet brenda 12 shtatorit, qe i bie ne dy vjetorin e vrasjes se Azem Hajdarit. Ju vete ne cilesine e nje njeriu qe dini jo pak per kete ceshtje, besoni se kjo ceshtje do te cohet ne gjykate brenda 12 shtatorit. Kam parasysh ketu qe dergim ne gjykate do te thote qe dosja te kete autore?
-Kjo varet nga ata. Nje premtim i tille eshte bere dhe para nje viti apo jo. Kjo varet nga ata. Por une mund te them kete qe ekzistojne te gjitha mundesite per ta mbyllur kete problem.
-Si eshte e mundur qe nga tere mazhoranca, ju keni qene i gatshem dhe vetem ju keni rrefyer. Si eshte e mundur qe nuk kane shkuar dhe ministra apo persona te tjere?
-Kjo varet nga dy gjera nga kuptimi qe kane shtetasit qytetare dhe politikane per detyrimet ligjore nga kuptimet qe kane kjo kategori njerezish dhe e dyta nga kuptimi dhe kembengulja, deshira dhe burreria qe kane organet detyruese qe duhet ta bejne kete pune.
-Tek ky grup hetimor, keni ndjere dicka te tille se keta e zgjidhin kete ceshtje?
-Une mendoj qe grupi hetimor i ka mundesite dhe aftesite per zgjidhjen e ketij problemi, per perfundimin e hetimit, nuk kam dyshim ne aftesite e tyre. Ata jane ne gjendje ta mbyllin kete problem dhe ta dergojne ne gjyq.
-Po lidhur me ceshtjen tjeter tuajen qe keni deshmuar ne Gjykaten e Tiranes per 14 shtatorin. Cfare behet me te. A ju kane thirrur. Flas per kohen qe deshmuat ne gjykate dhe u prangoset.
-Nuk di asgje, nuk me kane thirrur asnjehere. Nuk di gje per kete ceshtje. Perseri jam i gatshem te vihem ne dispozicion te organeve te drejtesise. Nga sa shoh ne media duket qe ceshtja 14 shtatori eshte plotesisht e degraduar.
-Nga ka ardhur kjo?
-Nga mungesa e profesionalizmit ose nga mungesa e deshires per zbatimin e ligjit.
-Keni deklaruar se ne 14 shtator teksa ktheheshit ne zyre, u kane qelluar me arme nga drejtoria e ShIK-ut e Tiranes?
-Kete e kam thene edhe ne gjyq. Kur jam kthyer nga Televizioni jam qelluar nga dy drejtime. Nga Bar-Kalaja te cilet i kam pare dhe ishin dy persona dhe u vra njeri ndermjet nesh ne trotuar dhe nga drejtimi i Galerise se Arteve. Ne mengjes kam derguar njerez dhe me kane thene qe ka 80 gezhoja ne oborr dhe kam kerkuar qe kjo te zgjidhet.
-Cfare ndryshimi kishte deshmia juaj qe bete ne kasete ne daten 4 tetor me deshmine qe keni dhene para prokuroreve te Azem Hajdarit?
-Absolutisht nuk ka asnje ndryshim.
Si e komentoni faktin qe kreret e PD-se nuk kane deponuar ne prokurori per vrasjen e liderit te dhjetorit?
-Nuk me duket normale pavaresisht nga cdo funksion qe ke, nga mosbesimi ne organet e dretesise. Une nuk kam besim tek organet e drejtesise, por per te deshmuar duhet. Neqoftese ti do qe ta zgjidhesh problemin duhet te deshmosh. Neqoftese dyshon qe ajo qe do te thuash e demton zgjidhjen e problemit, atehere perseri nuk e justifikon kete mosprononcim. Sepse gjithsesi ti je nje force politike e madhe, ti je opozita dhe ke nje grup parlamentar, ke perberse te komisioneve, ke sekretaren e komisionit te rendit dhe SHIK-ut domethene ke shume mundesi institucionale per zgjidhjen e tyre. Nuk e shoh aspak te drejte mosprononcimin e plote. Kuptohet do te jene veshtiresi.
-Si ju eshte dukur deklarata e atehershme e PD derguar ne Ambasaden Amerikane?
-Per mua, dikujt mund t'i duket jo normale, por e kam me ate qe thashe qe nuk njoh as norvegjeze, as UFO, as marsiane. Une jam qytetar i ketij shteti dhe te gjitha i bej ne ket shtet. Fakti qe t'ia dergosh nje ambasade te huaj, kjo do te thote te mos ekzistojne shteti yt, ta neglizhosh ne nje menyre te atille si te jete inekzistent. Por, prape duhet luftuar brenda ketij shteti sepse ne fund te fundit jane vetem institucionet shteterore qe mund te marrin vendime dhe jo ato te huajat.
Përshëndetje ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:39 pm | |
| Ish-Ministri i Brendshëm, Ali Kazazi tregon për terrorin që iu bë Azem Hajdarit nga maskat e policisë më 14 shkurt ‘98
Ja si iu bë prita Azemit në Milot
Ish-Ministri i Brendshëm, Ali Kazazi flet për gazetën "RD" rreth pritës që iu bë heroit të demokracisë Azem Hajdari më 14 shkurt në urën e Milotit. Ndërsa rrëfen me imtësi çdo detaj të pritës që iu bë Azemit më 14 shkurt të vitit ’98 nga maskat e policisë, Kazazi ende ndjehet i terrorizuar nga ajo skenë makabre. Ai flet i përqendruar dhe herë-herë psherëtin për kujtimin e hidhur të asaj dite kur maskat dhe kryepolicët qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodhej deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe djali i tij, Kiri. Nga ajo ngjarje tragjike kanë kaluar mëse dy vjet dhe asnjëri nga organizatorët e pritës ende nuk është përballur me drejtësinë. Jo vetëm kaq, por prokurorët politikë me Bujar Himçin, montuan një dosje fallco duke e akuzuar Azem Hajdarin se gjoja kishte dy pushkë të gjata në makinë. Bujar Himçi i zhduku të gjitha provat që vërtetonin se policët kishin qëlluar me armë në makinën e Azemit dhe më pas kishin hedhur disa armë në një kanal për të akuzuar deputetin demokrat se gjoja kishte armë pa leje në makinë. Dhe për të gjitha këto "merita" e mjaft bëma të tjera ndaj opozitës, Himçi u emërua zv/ministër i Rendit.
Ju keni qënë bashkë me Azemin më 14 shkurt të vitit ’98 kur policia u bëri pritë në hyrje të Milotit. A mund të na tregoni me hollësi si ndodhi atë ditë?
Është folur shumë për këtë ngjarje. Natyrisht edhe opinioni publik ka qënë shumë i sensibilizuar për momentin dhe për një kohë mjaft të gjatë deri sa rrodhën ngjarje të njëpasnjëshme dhe përfunduan në 12 shtatorin e po atij viti me vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Detyrohem ta ripërsëris se më 14 shkurt në Milot filloi sulmi i ashpër ndaj opozitës, ndaj Partisë Demokratike, ndaj drejtuesve të saj dhe që vazhdoi me burgosje, bastisje, vrasjen e demokratëve. Unë ngulmoj që kjo është skema, me të cilën pushtetarët e sotëm erdhën në pushtet, vazhdojnë të mbajnë pushtetin për tre vjet e gjysëm, kërkojnë ta zbatojnë edhe në zgjedhjet vendore dhe vetëm me burgosje, vrasje e mbajnë pushtetin për një kohë shumë më të gjatë. Shpreh bindjen se shqiptarët tashmë e kanë mësuar të vërtetën dhe shumë shpejt do t’u japin përgjigjen që meritojnë duke i shporrur nga pushteti si njerëzit më të padëshirueshëm që ka parë historia shqiptare në qeverisje.
Atë ditë ju ndodheshit në Shkodër, kur në kthim forcat e policisë u zunë pritë në Milot, pse ndodhi një gjë e tillë?
Si dashamirës të futbollit, por mbi të gjitha si dashamirës të Shkodrës, në mëngjesin e kësaj dite tre nga drejtuesit kryesorë të klubit të futbollit "Vllaznia", si dhe mjaft dashamirës të tjerë jemi nisur për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës me "Partizanin", rastësia e solli që të mos ndodhej aty edhe Prof. Dr. Selaudin Bekteshi, i cili do të kishte rastin të shihte edhe ai pritat e piratëve të pushetarëve nëpërmjet policëve, shikasve numri i të cilëve kalonte një mijë. Gjatë udhës në Mamurras një grup të rinjsh po festonin "Shën Valentinin", na dolën përpara na detyruan të marrim pjesë në gëzimin e tyre, ndërkohë Azem Hajdarin e morën të gjithë përqafe dhe e vendosën në krye të tavolinës. Nuk ndenjtëm shumë gjatë mbasi menduam se kishte më shumë vlera ndeshja e futbollit. Jemi ndaluar diku në një lokal në hyrje të Shkodrës për të ngrënë drekë, e cila zgjati vetëm dhjetë pesmbëdhjetë minuta direkt e përfunduam në tribunën e stadiumit "Loro Boriçi". Dëshiroj të theksoj një fakt, i cili nuk është trajtuar. Sapo Azem Hajdari kish hyrë në tribunë, mbasi unë hyra dhjetë minuta më vonë sepse u takova me disa futbollistë të shquar të vjetër, tribuna dhe pothuaj gjithë stadiumi shpërtheu në thirrjet: Azem Hajdari, Azem Hajdari. Ky ishte një moment që shprehu simpatinë, mirënjohjen, por dhe shpresën tek ky hero dhe tek Partia Demokratike për të ndryshuar atë situatë aq të rëndë që mbizotëronte në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.
Gjatë gjithë rrugës, nuk pati asnjë ndalesë nga organet zyrtare apo pengesë me përfundimin e ndeshjes. Për të shijuar fitoren, gjithë drejtuesit e klubit, trainerë e futbollistë të shquar na shoqëruan dhe në dalje të qytetit u ndaluam për t’iu uruar fitoren dhe kemi qëndruar njëzet deri tridhjetë minuta. Duke ngulmuar nga dashamirët që ne të qëndronim më gjatë, ta festonim më gjatë, të niseshim ditën tjetër nga Shkodra, pa asnjë dyshim se Azemit, mua dhe të gjithë të tjerëve siç kishim ardhur, ishte përgatitur ky akt kriminal, i cili pati pasoja, por fatmirësisht nuk u realizua skema e pushtetarëve, e Neritan Cekës, e Fatos Klosit, e atyre që kishin dhënë urdhër dhe qindra e qindra forcave policore, të cilët vetëm policë nuk ishin, për të realizuar aktin e tyre kriminal.
Në ç’vend iu bë prita Azemit nga maskat e policisë?
Ndalesa e parë dhe provokimi i parë ka qënë në hyrje të Lezhës, ku makina e Azem Hajdarit në të cilën ndodhej dhe djali, Kiri ishte ndaluar, po kështu dhe disa makina të tjera që shoqëronin Azemin. Unë isha katërqind a pesëqind metra më larg makinës së Azemit, ngaqë u ndava më vonë me miqtë e Shkodrës dhe në këtë moment dëgjoja disa krisma armësh. Shoferin, me të cilin udhëtoja e porosis të shpejtojë, afrohem tek makina e Azem Hajdarit, i cili debatonte me kryepolicin e Lezhës. Makina e tij ishte qëlluar në pjesën e mbrapme. Dhjetëra e dhjetëra policë me maska, natën mbas orës shtatë drejtonin kallashnikovët. Përkëdo është krejt e qartë pse policët vendosën maskat natën, por kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje më mirë ekspertët e policisë. Azemi u nis, ndërsa unë ndalova me drejtuesin e policisë së Lezhës pa patur nevojë të prezantohem sepse ai më njohu, kërkova spjegime dhe m’u shpreh se qe një keqkuptim dhe gjithçka është në rregull. Si mund të jetë në rregull, i them, kur makina e Azem Hajdarit dhe Kirit është qëlluar. Ai nuk më dha asnjë përgjigje. E them, me paturpësi u largua si një burracak dhe si një njeri që përpunonte plane ogurzeza në kokë, më la të vetëm në mes të katër rrugëve duke e parë mirë se makina që unë udhëtoja ndoqi karvanin e makinave të tjera. Them që ky shef kish plane ogurzeza se e vazhdoi rrugën me shumë shpejtësi dhe pabesi, komunikoi në radio me shefat e tij, gjë e cila u realizua në hyrje të Milotit.
Kush e drejtonte operacionin gjatë pritës?
Rruga e Milotit ishte bllokuar me makina të mëdha, me qindra policë me maska përballë, mbi gjithë malin majtas, si dhe anësore ku ishte kanali. Natyrisht të gjithë zbritëm nga makinat, Azemi dhe unë shkuam të merremi vesh jo më me një shef, por me disa, i Lezhës, i Laçit, i Mirditës dhe gjithë drejtuesit e forcave speciale që ka në dispozicion Ministria e Brendshme. Natyrisht, Azemi kërkoi arsyet pse na ndalonin dhe mbasi i thanë që do bëjmë kontrollin për armë, Azemi u tha plotësisht dakord, por do të kontrolloni dhe makinën time dhe si deputet dhe kryetar i Komisionit të Mbrojtjes i Parlamentit, do të më jepni dokumentat për sa verifikuat gjatë kontrollit.
Dua të shtoj se fakti që më tërhoqi shumë vëmendjen, aty nuk komandonte më një njeri, aty jepte urdhër çdo njeri që kishte maskë, i cili gjithçka mund të ishte, por vetëm polic nuk ishte. Me gjuhën e hajdutit, e banditit, e komitit ata insistonin të qëllohej dhe të na eleminonin. Natyrisht kur në makinë ndodhej Kiri, Azemi apo dhe ne të tjerët, të gjindesh në një pozicion të tillë, nuk kishe se si të mos revoltoheshe. I jam drejtuar shefit të Laçit dhe të Lezhës se është detyra juaj të sqaroheni me Azemin dhe t’i largoni menjëherë këta kriminelë, të cilët bëjnë thirrje për të qëlluar. Siç u thashë më sipër aty nuk merej vesh kush drejtonte, pra kush kishte komandën, por një gjë dihej dhe shihej në fytyrat e policëve, në fytyrat e njerëzve të etur për gjak se diku pesëqind apo një mijë metër më tutje për nga Laçi, Neritan Ceka e plot të tjerë si ai e drejtonin këtë skemë që mund të përfundonte dhe me tragjedi. Mbas shumë e shumë debateve, jo vetëm e paharruar, por si një akt që rrallë mund ta bëjë kush, është akti i nënës së Bardhok Ricës, e cila drejtoi duart nga policët dhe u bëri thirrje, do t’më vritni mua pastaj do të qëlloni mbi Kirin, Azem Hajdarin, Ali Kazazin e djemtë e tjerë. Akti i kësaj nëne dhe i djemve të Milotit dhe Laçit e parandaloi realizimin e planit kriminal. Gjysëm apo një orë më vonë erdhën drejtues të Partisë Demokratike, deputetë të Shkodrës e Tiranës. Debati për të realizuar kontrollin e makinave, ashtu siç u shpreh policia gjë të cilën e kërkuam edhe ne, u realizua vetëm mbas orës 04.00 të mëngjesit, pra mbas nëntë orësh bllokim dhe torture. Në këtë orë erdhi një farë Ilir Çano, zv/ministër i Brendshëm, i cili urdhëroi kontrollin e makinave dhe që në fytyrën e tij reflektoi shprehjen e një sadisti, të një operativi që s’ngopet me gjak njeriu, si dhe manifestoi shprehje të dukshme për dështimin e turpshëm të skenarit që kishin përgatitur. Më vonë mora vesh në qelitë e birucave se ishin gjetur dy pushkë të gjata në një kanal, se ne akuzoheshim për thyerje bankash në Tropojë, se ne ishim grupi më terrorist që kish njohur historia. Deklaratat e bëra në TV shtetëror dhe në Parlament nga zemërziu dhe flokëbardhi Neritan Ceka dhe se me eleminimin e këtij grupi me rrezikshmëri shumë të lartë shqiptarët tashmë gjetën qetësinë e shumëkërkuar.
Ç‘ndodhi më pas?
Siç dihet unë përfundova në burg bashkë me mjaft të tjerë, e kam deklaruar se trajtimi ka qënë i pranueshëm. Kam kaluar tre shkallë gjyqësore, shikoja gjyqtarët të cilët prisnin urdhërin për masën, shikoja prokurorët që dridheshin kur formulonin akuzat, ndonjëri shprehej se kështu e kam urdhërin, por urdhërdhënësi mbetej anonim, e sapo përfundonin pretencën, apo vendimin e masës së arrestit, çliroheshin nga një detyrim që u kishin varur në qafë shefat e tyre. Nuk mund të le pa përmendur një përfaqësues të Prokurorisë së shkallës së dytë, i cili me kurajo, por dhe me përbuzje tërhoqi akuzën dhe me revoltë u largua nga salla e gjyqit. Ai mori ndëshkimin me pushim nga puna ndërsa gjykatësit dhanë vendimin që plotësonte urdhërat e shefave të tyre.
Natyrisht mbas kësaj ngjarjeje, unë qëndrova për pesë muaj i izoluar, asaj dite dhe deri sot proçesi vazhdon të jetë i hapur në një të vërtetë që askush nuk më ka thirrur as mua as të tjerët, por të gjithë jemi koshientë se pasuan ngjarje shumë më të rënda deri në aktin më kriminal dhe tragjik të 12 shtatorit. Një pyetje është legjitime të shtrohet nga unë dhe besoj dhe nga gjithë të tjerët. Ky ministër zemërzi dhe flokëbardhë, çakenj si Mit’hat Havari, banditë si shefat e policisë, Lezhë, Laç, Mirditë, jua rikujtoj se forcat demokratike në Shqipëri do të fitojnë shumë shpejt, se shteti ligjor do të vendoset shumë shpejt në Shqipëri dhe përgjigja e kësaj pyetje është se këta banditë në krye të pushtetit do të dalin përpara drejtësisë, jo vetëm për 14 shkurtin, por për të gjitha aktet dhe krimet që kanë kryer.
Si mendoni ju, pse u organizua prita në Milot ndaj Azem Hajdarit dhe grupit që e shoqëronte atë?
Njerëzit cinikë që erdhën në pushtet si Neritan Ceka, Fatos Klosi e ata që kanë mbi vete, me çakenjtë si Mit’hat Havari, Ilir Çano etj. etj, menduan se opozita do të lëvizë kur të hapet semafori i tyre, se kundërshtarët e tyre politikë do të lëvizin me lejen e këtyre antishqiptarëve e jo vetëm Azem Hajdarit, por këtë mësim deshën t’ia imponojnë të gjithë kundërshtarëve politikë. Por si cinikë që janë si njerëz që mendojnë të rrinë e të jetojnë shumë pak në Shqipëri, që më 14 shkurt ata gabuan shumë rëndë. Mbas Milotit rrugët e sheshet e gjithë qyteteve të Shqipërisë i hodhën në koshin e fundrrinave qëllimet e tyre. Përveç saj ata me këtë rast kërkonin të cënonin figurën e Azem Hajdarit deri në banalitet, por e vërteta flet, ndryshe. Azem Hjadari, është heroi i shqiptarëve dhe këta banditë fundërrina të shqiptarëve.
Pse u bllokuan hetimet nga Prokuroria?
Unë nuk e di se kush i mori hetimet, por për një gjë jam i sigurtë se këta s’kanë çfarë të hetojnë, siç jam përsëri i sigurtë se janë këta njerëz, të cilët në një kohë shumë të shkurtër do të hetohen për këtë akt kriminal dhe dhjetra e dhjetra të tjerë që pasuan dhe shteti ligjor do t’u japë atë që meritojnë.
Intervistoi:
Rexhep POLISI | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:39 pm | |
| TIRANE - "Sali Berisha na akuzoi i pari dhe ai duhet të ishte i pari që të vinte në gjyq. Unë di shumë gjëra për marrëdhëniet e tij me Azem Hajdarin, por do të flas vetëm kur ai të vijë këtu". Siç shkruhet edhe në Gazeta Shqiptare, nga banga e të akuzuarve Jaho Salihi i ka hedhur dorashkën liderit të PD duke e akuzuar atë njëkohësisht për një shumë prej 200 mijë dollarësh që ai ka paguar pas vrasjes së njeriut të tij më të afërt në PD. Nga stoli i të pandehurve Jaho Salihi ka akuzuar gjithashtu deputetin e sapoliruar të Tropojës si njeriun që mori pjesë në vrasjen e Fatmir Haklajt dhe plagosjen e tij. "Shteti këtu nuk hyn", tha Jaho Salihi, ndonëse njerëzit e politikës ndihen përreth. "Në mëngjes kam shkuar tek hoteli dhe aty kam kërkuar të plotfuqishmin Taulant Dedja. Ai më ka ndihmuar të lidhem me ministrin e atëhershëm, Teta. Teta më pyeti ku isha mbrëmë. Unë e gënjeva dhe i thashë që kam qenë sëmur në shtëpinë time. Kjo për arsye që kuptohen. Ai më tha të vij në Tiranë për sqarime, kurse unë i thashë: "Po a je prokuror apo je ministër". Nëse do të më pyesësh atëherë le të vijë këtu një prokuror. Më pas më tha që të qëndroja në Komisariat dhe të vazhdoja të punoja aty dhe të mos lëvizja. Kur jam takuar më pas me Fatmirin, ai më tha: "le të vijnë prokurorët se do ta merr vetë fajin përsipër". Më pas shkuam që të dy tek posta e qytetit pasi Fatmiri tha se do të tregonte dhe do të kërkonte prokurorin. Aty ka folur me jashtë me një njeri që e njihnim dhe ne po e njihnin mirë dhe ata. U fol për një muhabet parash dhe Fatmiri nuk duhet të tregonte. Menjëherë ai ndërroi mendje dhe tha: "nuk do të tregoj". Më pas mësova se Sali Berisha kishte ofruar 200 mijë dollarë për këtë. Fatmirin e kishin frikë të gjithë. E kishte frikë edhe baba i vet dhe kështu që unë s'mund t'i kundërshtoja për asgjë". "Kam dëgjuar se ata që vranë Azem Hajdarin u shpërblyen nga shteti me paratë e Bankës së Tropojës. Kjo nuk është e vërtetë. Sali Berisha ka dhanë 200 mijë dollarë për këtë punë. Më pas Sali Berisha i ka kërkuar Pandeli Majkos me gojën e vet "nuk dua që t'i dëgjohet më emri Jaho Salihit, Fatmir Haklajt dhe Izet Haxhisë. Une jam akuzuar për këtë vrasje, por shteti nuk ka dorë në të. Nuk është e vërtetë që unë dhe Fatmiri jemi takuar më Fatos Nanon në Rinas në datë 12 shtator siç thotë Dem Dollapi. Fatmiri madje ka kërkuar dy herë takim me Nanon më përpara dhe ky nuk i ka dalë fare. Sa i përket Skënder Gjinushit, është e vërtetë që ai ka qenë në Tropojë disa ditë para vrasjes dhe unë e kam shoqëruar atë por unë isha me detyre shef i rendit". "Edhe Azgan Haklaj që është kushëri me Fatmirin dhe që është liruar këto ditë, ka marrë pjesë në pritat me telekomandë. Ka marrë pjesë edhe në atentatin ku u vra Fatmir Haklaj dhe ku mbeta i palgosur edhe unë. Vrasja e Azem Hajdarit nuk është vrasje politike. Po të kishte dorë shteti atëherë ne do t'i kishin pasur aq miq sa të mos ishim këtu sot. Por duhet që këta prokurorët të ngjallin edhe një herë Azemin që nga '92-shi e të shohim mandej me rradhë përse u vra Azem Hajdari. Nëse Sali Berisha vjen këtu në sallë të gjyqit, se ai na ka akuzuar i pari prandaj edhe duhet të vijë i pari, atëherë do të flas përsëri. Se unë di shumë gjëra të tjera zoti gjyqtar dhe do të tregoj për marrdhëniet që ka pas Azemi me Sali Berishën". in/an (BalkanWeb) | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:41 pm | |
| Zotnia Medalim, Ne se nuk ju dalin materialet qe kam postuar ju nise te tjera. Fatmira: Ja pse e braktisa PD-në "Ata që luftuan Azemin, më luftojnë edhe mua"
TIRANE
Askush nuk do ta besonte se vila e bukur e Azem Hajdarit në periferi të kryeqytetit, do të harrohej edhe nga krerët e PD. Mbuluar me një çati të kuqe, rrethuar me një oborr të madh plot trëndafila vetëm pak muaj para 3 vjetorit të vrasjes së tij, shtëpia e liderit të dhjetorit, tashmë duket e braktisur.
Vila që dikur gëlonte nga mëngjesi deri në orët e vona të natës nga qindra njerëz por veçanërisht nga krerët e Partisë Demokratike sot duket e mbështjellë nga një vetmi trishtuese. Fatmira Hajdari gjithmonë e veshur me të zeza gati gjithë kohën e saj të lirë e kalon në shtëpi me sytë e mbushur shpesh me lot. Tani kujdeset vetëm për fëmijët dhe fshin pluhurin mbi fotografitë dhe librat e Azemit. Nga godina e partisë që para dhjetë vjetësh, themeloi bashkëshorti i saj, telefonatat janë rralluar. Vetëm e fundit ka qënë këmbëngulëse. "Duhet të dalësh në mitingun përmbyllës të fushatës, duhet patjetër", ngulmonte zëri nga ana tjetër e receptorit. Fatmira nuk donte sepse tashmë kish kuptuar se ata që janë ngjirrur në emër të Azemit në ato tribuna, i kanë përdorur atë edhe fëmijët e saj vetëm si fasada. Gjithësesi edhe pse me lot në sy, Fatmira u tërhoq nga vendimi i saj dhe shkoi në atë miting. Fatmira vendosi kështu vetëm për Azemin dhe ata mijëra njerëz të mbledhur që ajo thotë se e duan fort atë dhe demokracinë për të cilën ai dha jetën. Madje edhe gratë e "krerëve të PD" që bëjnë "be e rrufe" për Heroin e Demokracisë, prej kohësh nuk trokasin më në derën e saj.
"Për gjithçka ka ndodhur në Partinë Demokratike që pas vrasjes së Azemit, tani unë mund të them se ka qënë një hipokrizi e vërtetë. Shumë nga ata që drejtojnë aty dhe që kanë bërë gjithçka për të më mënjanuar mua nga ndjekja e idealeve të Azemit, janë po ata që dikur kanë luftuar burrin tim". Fatmira ka vendosur të mos dorëzohet në luftën e saj për të patur një PD, e cila, të realizojë idealet e Azemit. Fatmira duket se ka vendosur vërtet t'i përballoj të gjitha, por kurrë, ajo nuk do të jetë e zonja t'i përgjigjet pyetjes naive të djalit të saj të vogël. Me sytë nga dera ai pyet: pse po vonohet babi im, kur do vijë ai?. Ndihet mirë që të paktën në këtë botë ka tre njerëz të shtrenjtë, që nuk e duan për interes, që nuk lodhen nga silueta e saj, por përkundazi ndihen krenarë që ajo është nëna e tyre. Djali i madh ka vetëm pak javë që është kthyer nga Franca, ndërsa Rudina ka mbaruar shkëlqyeshëm kolegjin turk. Më i vogli duket më rrallë në shtëpi, atë e rrit motra e Fatmirës.
gazetari>> Poli Hoxha, Irena Shabani, Gazeta Shqiptare | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:47 pm | |
| Berisha "harron" përvjetorin e Hajdarit
Shekulli Online
Kreu i qeverisë ka qëndruar në zyrë për të përgatitur programin. Kryeministria nuk bën... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:48 pm | |
| Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen
KUKËS- Tuneli i Kalimashit mund të mbyllet për një periudhë tre mujore pasi në... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 4:55 pm | |
| Nje qiri i ndezur dhe nje pike lot, per Azem Hajdarin! Ndez nje qiri, ketu, large, ne Itali, per kujtim te mikut dhe kundershtarit tim politik, Azem Hajdari. E njoha, rastesisht, ne Tropojen e dashur kur kryeja une ushtrine dhe ai ishte nje djalosh i qeshur dhe i shkathet. U ritakuam,kur rishkova ne Tropoje dhe ai ishte rritur e punonte. U ritakuam kur erdhi ne Berat per zgjedhje dhe ne mbeshtetje te z.Abdi Baleta dhe une isha komisioner ne qendren e votimit per PS. Ai, duke me perqafuar forte, me kerkoi vota te ndershme, dhe ne, ndershmerisht ja numeruam. Baleta fitoi. Ai,vite me pas, me pajtoi me "armikun" tim, bashkeqytetarin Ali Shenepremte, ish kryetar rendi ne Berat qe me burgosi, per shkrimet e botuara,(shiko ZP,pas arrestimit te Nanos) Ai me vendosi ne krah te tij te djathte,ndersa Aliun, ne te majte,kur erdhi dhe krijoi sindikaten e pavarur ne Berat, pas grindjes se ashper me me Berishen(une isha bashkepunetor i gazetes ZP dhe, te nesermen, botova shkrimin ne ZP,"ironik" qe ai ma pelqeu dhe, per kete, me ftoi, ne Tirane, per Konferencen Kombetare te sindikates qe krijoi. Shkova, por ZP nuk ma botoi,si me pare, shkrimin qe dergova per konfederaten dhe fjalet e Azemit... Ne klubin, pas asaj kinemaje, kam pire kafen e fundit me te.Me tha:"te mite do te me vrasin, Luan, dhe pse kam bodigarde! Sala eshte kallami i gjate i Ramizit, ne PD QE DUHET THYER!... Nuk e besova per vrasjen qe paralajmeroi,por, po ua them, i kerkova zbutje te sulmeve kunder Nanos, sepse fliste ashper dhe si nje armik personal i tij. Nuk e kam aspak armik, por bej lufte te forte politike. Eshte thjeshte politike e ashper, por e paster.Ai dhe Berisha kane gabuar per kombin...tha ai Ti je me ate qe Nano tha, jashte vendit, se Prishtina do te kete kryeqytet Beogradin? me pyeti mua. Jo, thash une, prere,por behet, ndofta per.... Aspak!Ketu politikisht ndahem me ta qe jane Ramizi i kesaj demokracie... Ketu, tek kombi, jemi bashke dhe ne te dy dhe mijra shqiptare, ne te majte, ne te djathte,Komuniste, Balliste, ne Kosove, çameri, ne Maqedoni dhe Mal te zi! Ishte me i vogel nga une, por ishte bere me i pjekur se une, me i ashper, me trim, me luftetar... Si gjithe qeniet e gjalla njerzore, kishte difekte te vogla te tij, si ti, qe lexon keto rreshta, si une...si ne te gjithe ne. Por e vrane, jo per keto. E vrane, mesiguri, ata qe ai e dinte dhe, personalisht, ma tha. E vrane te tijet. Izet Haxhia, bodigardi numer nje i Berishes, ka shume se çte tregoi, nese meriton te degjohet mire nga drejtesia... Ishte aty dhe mjeku beratas,miku im i nderuar,kundershtari im politik dhe ky,ai qe themeloi PD, ne Berat dhe foli, i pari, ne metingun e madh te PD,mjeku Gjalliç Sina! Gjalliç Sina di me shume se une, sepse... I paharruar, miku im i Tropojes sone kreshnike dhe kundershtari im politik i ndershem, atdhetari i vertete i kombit, Azem Hajdari! Nje qiri i ndezur dhe nje pike lot, qe me del nga syte,keto çaste,ketu, ne Itali,jane homazhi im i sinqerte,per ty! I paharruar do te mbetesh dhe jam krenar qe te kam njohur, ndofta, si askush kundershtar!....Luan Shmilli, gazetar ne agjencine e shtypit Europa 1, Genova, Itali
Luan Shmilli | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Sun Sep 13, 2009 8:36 pm | |
| Pershendetje -STAFIT- po nese nuk i shkrujm me shkrojna te mdha nuk do i shofin shqiptart. klm nga gjermanija...... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Çohu, Azem, se ti je bota! Mon Sep 14, 2009 1:10 am | |
| Demir Krasniqi: Çohu, Azem, se ti je bota! E Shtune, 12-09-2009, 10:00pm (GMT+1)
Në 11-vjetorin e vdekjes:
ÇOHU, AZEM, SE TI JE BOTA Teksti: Agim Doçi Muzika, incizimi dhe interpretimi: Demir Krasniqi
U skuq bora n’ majë t’ Shkëlzenit , U than’ lisat në bjeshknajë , U ndal zemra e Azemit, Shqipja pret birin e saj .
Çfarë t’ i them vajzës e djalit? Çfarë t’i them nuses së re? Çfarë t’i them fushës e malit? Zemrat thonë – Azem ku je?
Je tek Drita e Dhjetorit, Je tek malet e Tropojës , Je tek ëndrrat e studentëve , Je tek plagët e Kosovës .
Je tek sheshet e fitores, Je tek sytë e Ardhmërisë , Je tek ideali i shokëve , Je tek fjala e Shqiptarisë .
Sytë e kombit mall pikojnë , Çohu Azem, se të kërkojnë ! Çahet qielli, rrudhet toka , Çohu, Azem, se ti je bota!
SHQIPËRINË AQ FORT E DESHI
Teksti: Agim Doçi Muzika, incizimi dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Buzëqeshja jote si prej fëmije , Të ngriu sot në gjoksin tim, Ti fluturove si zog lirie, U bëre engjëll, o vëlla i im.
Çeli pak sytë, të shohësh qiellin, Çeli pak buzët dhe fol një fjalë. Të pret mëngjesi , të puthësh diellin , Sa shpejt t’u ftoh i bukuri ballë?!...
Do t’i laj plagët me ujë Valbone , Do të vajtoj me jehonë bjeshke , Do të mbuloj me lule bore, Do të qajë motra me shira vjeshte .
Një degë bajame shoh në dritare , Një dallëndyshe çukitë në xham , Po pres të vijë pranvera e madhe Bashkë me lirinë të sjell vëllanë.
Do t’ ia puth sytë me fllad të erës , Do t’ia njomë buzët me vesë mëngjesi , Do t’ ia pushtoj me mall të zemrës , Se Shqipërinë aq fort e deshi !
Gjilan, më 12 Shtator 2009.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 1:25 am | |
| Ne se Azemi do te ish gjalle, Berisha do te qe haruar me kohe. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:32 am | |
| Adem Jashari | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:36 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:37 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:38 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:38 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:39 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:39 am | |
| | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Mon Sep 14, 2009 4:39 am | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
| |
| | | | Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |