Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:04 pm

PIRGU I DHEMBJES
(Roman)
Botim privat
Bashkëshortes Alies dhe
binjakut tim të parë Sadikut,
që befasisht m’i vodhi vdekja
në qershor të vitit 1995!...
Autori FERIT RAMADANI


PJESA E PARË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:05 pm

Prologu:GOFI I PËRKUJTIMIT

Natë e gjatë!Errësirë!Thellësia se ku i kishte
rrënjët s'ia masja dot.I vetmuar zhytesha në atë det
mendimesh që herë-herë dilte si vezullim e pastaj më
rrokulliste në greminë për të lëshuar klithma që më
gërrynin në shpirtë!E si të mos klithja kur ndieva
rrënimin,gjamën,pikëllimin!
Me një fjalë rreth meje hidhte valle misteri.Ashtu
i mbetur në udhëkryq të jetës qëndrova pa
krahë!Cung pa blerim e rritë!Pa shpresë.E,nga të
nisja për të kthyer buzëqeshjet,dëfrimet,gëzimet...?
Jeta qenka dhembje!,-thash dhe rrotullova sytë
në të katër qoshet e dhomës.Çka mu desh ai shikim
në ato katër pika atë çast nuk di?Çfarë horizontesh
m'u shfaqën në atë përmasë ku verbësia përditë më
lëshonte velin makabër!E unë presbit i përplasur në
syenë,përdridhem si karrem, e sakaq syngjia më
ngulet në brendinë e unit për t'më kthyer sylynjarët e
lotëve!
Burri s'loton!,- m'u bë një zë në atë heshtje të
asaj nate të gjatë!
Po!Nëse s'ka kujtime që i shfaqen, ai shtrihet të
bëjë sefanë!E unë?Si të bëhem aq totolesh për të
kaluar varganet e lartë të gofeve që në binarët e
jetës vunë tragë?!Jo!Jo!Pëshpërita!Nuk hedh dot
toze mbi ta kurrë,sikur ta ktheja vetveten në vigan!
Çfarë retushimi më duhet të bëj për të krijuar
pozicionin?Me cilën potirë ta pijë atë gllënkë gëzimi
që më është tretur?
Në grykë një lamsh i madh më mblidhej e s'e
kapërdija dot.Po.I mbërthyer me vetmi e me rrënim
qëndrova si peshku në potiskë.Dhe përpëlitesha e
përpëlitesha.Ashtu i pikëlluar rrotullova mendimet
ngado.Vetëm zezona e natës me heshtjen e saj më
shpiente në atë të kaluar ku plëngu i zjarrtë m'i
copëtonte pleurat e mushkërive.Paraliza e hapit tim
nuk ishte parandjenjë që të shfaqet në frymëzime.Ajo
kishte bërë vend në merdiane e në paralele të jetës
dhe pirgu i dhembjes mbulonte shpresat për
dashurinë e perënduar.Dashurinë e varrosur!Sa
thellë ishte rrokullisur gëzimi!Ishte rrënuar në
pafundësi .Me çfarë themelesh ta ndërtoja kalanë e
durimit për ta mbajtur atë piramidë shëmtie?!
Medet!,klitha.Ç'është kjo natë që vjen kaq befas
e më kthen pas shtatëmbëdhjetë vjetëve?E njëjta
datë dhe e njëjta ditë e enjte!Vetëm janari i
atëhershëm mbulonte çdo gjë me ngricë e me borë!E
ky një pupël borë s'e ka!
Përse?Çfarë randësie ka janari i para
shtatëmbëdhjetë vjetëve më pyeste uni im?
Ha-ha-ha!M'u bë se qesha kur matesha t'i
përgjigjem.Në të vërtetë mund të qeshja në atë vetmi
i mbërthyer me katandi?Jo!Kisha bërë:Oi,oi,oi!E
gjama e lëshuar krijonte përgjigjen për janarët.
Përpara shtatëmbëdhjetë vjetëve ai kishte
derdhur borën mbi gjithçka.Ortekët kishin mbuluar
rrugët.E dasmorët e mi me terplote patën hapur
shtigjet për ta sjellur nusen në gjerdek.Atë natë
janari kur jashtë ngrinte e bora krijonte ortekë, ajo
hyri në dhomë për të nisur motivet e muzës që dehej
nga buzëqeshja e për çdo gjë lumturia kthehej në
rrëmbim magjik të dashurisë!
E sonte?Nata ka pafundësi!E njëjta datë dhe e
njëjta ditë e enjte.Janari i butë,pa jugë e pa acar, hy
me rrapëllimë e turfullin në shpirt!Orteku i vuajtjes
ngritet për të ngrirë shkëndijat e shpresave.Bicet e
prapsisë më përplasin në vetmi.Sa afër e larg
kujtimeve qëndroj.
Kam pasur aq fat për t'u mbuluar me këtë
fatkeqësi!,- klitha.E duhej mbijetuar në jetë.Po!Pa
krahë e pa dashuri.Ashtu i mbetur cung si drunjtë e
djegur në vjeshtë e përpiqen të blerojnë pranverave!
Çfarë blerimi mund të ketë i përdjeguri?,-
rënkova.E bëtika e shqetësimeve qyshkur më kishte
përkulur e thyer.Ndieva pamundësi.Më erreshin sytë
e më këputej trupi.As hapat si bëja dot në rregull sa
herë që matesha të mbajë drejtpeshimin e
humbur.Ashtu i bëshnjakur kapërdiva vetminë e
verbësia e lotëve më rridhëte nga gropat e
syve.Megjithatë asgjë nuk ishte befasi!Kisha kaluar
gjysmë viti me këtë plagë të madhe e bedenin e
durimit e laja me balsam.Në atë rrokopujë
mendimesh ngritej binaja e gofit të përkujtimeve kur
hodha sytë mbi datën e kalendarit.Ishte po ajo
datë,po ajo ditë e muajit.Vetëm viti ishte ndërruar
shtatëmbëdhjetë herë duke derdhur ngricën mbi
gjithçka.E sonte s'kishte ngricë.As ortekë bore mbi
rrugë.Ajo trokëllinte në brendinë e unit tim.Krijonte
pikëllime,dhembje,vetmi!Ajo krijonte ortekë rrënimi!
Po!E enjtja e janarit përpara shtatëmbëdhjetë
vjetëve.E njëjta ditë.Bitevi e njëjta ditë,datë e muaj
ngriteshin t'më oshtinë në jetë.T'më bitisnin me
pikëllimin e madh kur hodha vërdallë shikimet.E
rreth meje vetëm vetmi.Ora trokëllinte pa ndalur
duke hedhur si bitërrat - jetën time!Numëronte
frymëmarrjet atë çast.
Le të trokasë!Le të trokasë deri në frymëmarrjen
time të fundit!Vetëm ajo do ta ndiejë se si i kapërdijë
brushtullat e pikëllimit.Vetëm ajo do ta dijë çka
është fonema e mbetur për të ngritur gogoshat e
zverdhur të rritës.Asgjë nuk i mbeti dukjes sime për
ta flakur atë jemeni që më mbuloi nga koka deri në
themër.Është veladon i kobit ajo apo velloja që më
ra befas mbi kokë?!E si t'i bëj dot hapat unë rrozgu
përpara kohe?Qysh atë ditë qershori kur vdekja vuri
kthetrat mbi dashurinë dhe pushtoi ime shoqe Lijen
dhe binjakun tim sy zi Dikun!Qysh atë ditë syri i
hergelës filloj t' më vështrojë në përpjesëtime për ta
hedhur plafin e për ta nisur oktapodin e jetës.E
ndieva se Olimpi i shqetësimeve ma sillte murtajën!
***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:06 pm

Maratona e pikëllimeve s'mbaronte me
varrimin.Filloj jeta tunxh!Vringëllima e kujtimeve
shpaloste magmën nga thellësia.Endesha me
heshtjen në gji, me plagomën në zemër.Vetmia
mbretëronte mbi datat e çastet e ikura të jetës.Më
shfaqeshin hijet e ngrira të buzëqeshjeve.Zëri i tyre
më oshëtinte sa herë që desha të dal në log:
Hej!Nuk është gofi i përkujtimit takim me nusen
në gjerdek!As lureku që e mbajte në dorë për t'ia
falur gjumin e rehatinë duke e pahitur për ta bërë
burrë!,-më oshëtiu zëri i unit tim.
Ashtu i gërryer rikujtova ditët e takimit që iknin
e iknin për të mbetur larg.Si data dhe dita e enjte e
janarit përpara shtatëmbëdhjetë vjetëve, e që befas
takoheshin në kalendar.Vetëm gëzimi nuk ishte
ai.Pothuajse nuk kishte fare gëzim në atë përmasë
rrënimi.Hëpërhë nxora nga valixheja kornizat e
fotografive.Aty qëndronin bashkë nënë e bir!Me
vështrim nga ardhmëria.I shpalosa për një çast për
t'i ngjeshur në ballin e murit.Me ta të përmbushja
zbrazëtinë.Me ta të kaloja vetminë.
Por,ato nuk flasin!Ashtu tek qëndrojnë të
heshtura më ndezin vullkanin e mallit për të
klithur.Sa herë që ndalem e pëshpëris pranë tyre:
Vallë!Ishe ti ajo që hyre përpara
shtatëmbëdhjetë vjetëve në gjerdek?Ti më fale
gjithçka?Po!Dhe të fala gjithçka!E pastaj i rritëm
fëmijët duke ëndërruar ardhmërinë e lumtur.E fjalët
që m'i thoshe më oshëtijnë:Binjakët me binjake do t'i
martojmë!E tashti,rikujtoj ato ditë që m'u kthyen në
njolla të zeza prej nga lind koka e nëpërkës e më
kafshon.Dhe rri përpara jush me peshën tunxh të
jetës duke paluar datat,ditët,pikëllimet,vetminë.Si
sonte kur gofi i përkujtimit më ndez!
Mos më lini t'i takoj këto net kaq të gjata.Këtë
errësirë të vështirë!Mos më lini se zjarri i dhembjes
do t'më asgjësojë e s'do të kem fuqi për t'ua puthur
bebëzat e syve!,- klitha.
Ajo heshtëte.Heshtëte!Binjaku im Diku i
qëndronte pranë .Në asnjë çast nuk lëvizëte.
Përkujtova viset nga rendëte e rendëte.Përkujtova
buzëqeshjet!Përkujtova zërin e tij.E nata e gjatë
shtrihej në pafundësi...!
Lart në dhomë flenin duke ëndërruar katër
jetimat e mi kur magma e gofi i përkujtimit më
zgjonin vullkane për të kapërdi përmasën e rrënimit.
Unë presbit i përplasur në syenë ,përdridhem si
karrem e sakaq syngjia më ngulet në brendinë e unit
për t'më kthyer sylynjarët e lotëve...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:07 pm

I.
Në mendje çdo gjë më sillej vërdallë!Ndarja nga
ime shoqe Lija e binjaku im Diku më rrënonte
përjetë.Ku ta gjeja atë forcë magjike për
shpresat?Çdo gjë më venitej në shpirt!
Rrënimi i gëzimit përmbyllej nga buzëmbrëmja
sfinks!Në skaj të Kodrës Ftohtësinë prisnin dy varre
të hapur të rrëmbejnë dy jetë!Dhe hidhej jemenia e
zezë mbi ne të gjallët e mbetur pa dritë.Çfarë
bardhësie do të kishte ndër ditë,stinë e vite pas këtij
rrënimi?Merimanga vdekje vu rrjetin për të kthyer
pelim e verbësi!
Më rrokulliseshin në mendje takimet, gëzimet,
buzëqeshjet,ledhatimet.Gjithë ajo dashuri! Dhe befas
qëndronte ndarja me atë allagja ftohtësie kur
preheshin nënë e bir në qetësi pa mirëmëngjes, pa
rritë!
-Çfarë frymëzimesh për këngët dhe motivet e
elegjisë do të zgjateshin në atë kaptinë prapësie?
Tinëzisht na ndanë e tashti mbetëm
pa mirëmëngjes,pa rritë!
Ti në varreza me binjakun e parë prehesh
Unë me sugarin - përbijë shëmtitë!
Ishin vargjet që më rikujtonin Andonin që
këndonte Vajet duke mbajtur në prehër Stefanin e
tij,e turma e njerëzve mblidhej nga të katër anët e
qytetit K.Tok me ata të Llagut bëhej më e
madhe.Mbanin kokën varur e të përlotur qëndronin
mbi blerimin e livadhit ku ngritej shtëpia e mbuluar
në zi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:07 pm

Gjashtëmbëdhjetë vjet unë e ime shoqe Lija
ndamë nga kafshata e bukës e nga lumturia e jetës
për t'u mbledhur me fëmijët, e, për të gëzuar jetën e
zymtë e të rëndë që ua ndrydhi qysh herët nënës e
babait tim!Sa herë kishte dëgjuar krrokamën e korbit
ajo çati ku përshkuan jetën ata!E kënga e korbit për
kob kishte ndjellë murtajën që nuk lejonte gjallërinë
për të lindur agimet e stinëve.Vallja e dryrit të zi
ishte shfaqur katër herë rresht për ta mbyllur atë
derë.Pikërisht kur babai e nëna patën bërë plane për
dasmën e synetisë,vdekja ua rrëmbeu djemtë!
Nuk besonte asnjë se pas asaj prapsie në atë
shtëpi vallja e dasmave do të hidhej.Në atë rrugë të
zgripceve ecnin të katandisur të dy burrë e grua,për
të hapur një shteg.E lindja ime erdhi si jehonë e
mbarë.Shpresa e madhe për këngët sërish e rrëmbeu
nënën Xife të mbetur katër herë me duar në gji...!
***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:08 pm

Kurora e bashkëshortësisë sime me Lijen ngritej
si feniks.Shtëpia ndjeu gjallëri e dera e saj e
hapur,mbushej plot zë e buzëqeshje fëmijësh.Barrën
e saj e mbanim ne bashkëshortët e ri që lidhëm
kurorë një ditë janari plot borë e acar.
-Ka nevojë për nuse kjo shtëpi!,- më oshëtinte
zëri i nënës.Trarët e saj pëlcitën nga vajtimet!Tashti
duhet fortuar me gëzime.E gëzimi ynë është ajo
bir.T'i presë agimet e t'i ngrysë ditët duke punuar për
këtë derë.Nuk e dua unë një nuse që del nga agimi
për të bërë punët e të tjerëve.Sa e pres atë ditë t' më
lindë nipër e mbesa.Atëherë të nisemi unë e Nexhi
asaj rrugës sonë!
Dhe rrugën që e mbante në mendje dhe e shfaqte
në kujtime ajo shpeshherë e theksonte:Nuk rrojmë
ne me hutat e bardha!
-Sa ta ketë shkruar zoti grua!,-ndërhynte
babai.As ma pak e as ma shumë nuk mundemi të
jetojmëE cilës rrugë të nisemi?,- e pyeste ai.Pastaj
me një buzëqeshje të ngrirë shtonte:Ndoshta për atë
të haxhit mendon?!
-Hm!Atë rrugë nuk mund ta bëjmë Nexh!Do ta
bënim sikur t'i kishim zogjtë e parë.Thonë ata
këndojnë në mëngjes.E mëngjesi jonë mbeti
muzg!Livadhit tonë përditë po i than blerimi!
-Do ta ujisim grua!,- i kthehej ai.Përndryshe nuk
bëjmë asgjë nga ajo Kodra Ftohtësinë ku na treten
djemtë!E nesërmja do përballuar me nipër e
mbesa!Jetë i thonë!
Çka shfaqnin e nga hidheshin me bisedat nëna e
babai,çdoherë kuptova misterin.Po!Misterin e jetës
që i pat përshkuar nëpër birën e gjilpërës.Ashtu edhe
nëna thoshte sa herë që hynte në bisedë dhe dridhëte
penjtë e saj.Babai ndizëte cigaren.Sa herë që i dilnin
rrudhat në ballë e kaplonte mërzia.Lëshonte
shtëllungat e tymit nga duhani kaçak.Dhe tretej ndër
mendime.
-Mos e pi këtë helm!,- i thoshte nëna dhe
teshëtinte.Edhe ne na helmon, dhe vetveten!
-Jo!,-ia kthente ai.Helmi vetëm me helm
shërohet.
Në atë katandi jetësore të dy burrë e grua
mbijetonin me punë.As dita e nata nuk i ndalnin.As
era e shiu s'i pengonin.As vjeshta e dimëri s'i
frigonin!
-E patëm jetën e rëndë bir!,- më thoshte shpesh
herë nëna.Po!Me plagë e me rrënime.Por, deshëm të
të rrisim,ndaj nuk dorëzoheshim.E tashti?Na lë
takati për orë e çast.Vitet e prapsisë së madhe nuk na
dalin nga zemra!Na krijojnë jehonë krrokame e
shkrumi bir.E ty të bëmë burrë.Edhe me shkollë.E
tashti nuk duam të ecish rrugëve të gabimeve!
-Të rinjtë rrëmbehen ndonjëherë nënë!,-i
buzëqesha asaj.
-Është kohë e kthesave bir!Bëre e u praptove në
martesë kurrë në jetë nuk drejtohesh!E nëna di t'i
mbajë frenjtë e saj!
-Frerin që duhet ta mbajë unë?,-ia ktheva.
-Po bir!Tek ai shtrembohet çdo gjë!Tek ai lidhet
ardhmëria.Aty ngritet madhështia që duhet në jetë!
Çka është kjo dilemë mendova dhe më shfaqej
këmbëngulja e nënës dhe babait për martesën.Ditët
që i prisnin t'u hyjë nusja në shtëpi.Ditët me nipër e
mbesa...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:09 pm

***
Atje në qytetin G.,ku unë ndoqa mësimet, sa
lehtë e me gëzim të rinjtë ia shpalosnin zemrën njëritjetrit!
Shkurt e troç:Të dua!E pastaj ,ktheheshin e
derdhnin lotët dhe vrerin e mbledhur.Po!Si
Henerieta!Tek rrinim një ditë në klasë dhe
bisedonim për gjithçka m'u lëvdua: - Valon,tashti e
kam gjetur tipin!,- tha.Dhe një vezullim gëzimi i
shkëlqeu në fytyrë.Dal çdo natë në xhiro e
gjithkah!,- tregonte ajo.E pastaj kaloi një kohë e ai
kishte tretur befas në kurbet.Vetëm me një fjalë
ndarjeje:Më fal!Unë jam i martuar...!
Dhe ajo zverdhej përditë.Rrinte e
brengosur.Shqetësohej për gjithçka.Ia plaste të
qarit.E në klasë ata që i lakmonin ia hudhnin
fjalët:Lulja e këputur nuk ka erë!
-Vallë!? Për këtë shqetësohen kaq shumë nëna e
babai mendova sa herë që ata më flisnin për
fejesën.Dhe heshtja më rrëmbente në krahët e saj.Se
ku më iknin mendimet nuk kuptoja dot!
-Përse po mendohesh?,- më pyeti nëna një ditë
kur përpiqesha të shkruaj një letër.Drejtoi sytë mbi
të kur e mora në dorë e qëndrova si i ngrirë.Ishte
hera e parë që shkrova diçka pa lidhje.Dhe rrinte ajo
letër pezull në mendime.Vetëm vargjet më shkonin
vërdallë kur e mblidhja shuk në dorë:
Balli jot prej hëne,
sytë e tu prej qielli,
ç'kanë në domethënjes'ua
di thellësinë...!
-Çka ke shkruar aty?,- më pyeti .Atë çast kujtova
se ajo m'i lexon mendimet.U skuqa në fytyrë.
-Asgjë!Ca shënime që nuk më hyjnë në punë!
Në prani të saj bëra copë-copë letrën.Tek u
derdhën pjesët e fjalët e shkruara dilnin mbi, ndieva
si mund të coptohej një zemër e rrëmbyer nga
dashuria.Rikujtova P s e n ë që e pata lexuar dhe
m'u bë se jam Gjon Zaveri vetë!
-Jam Sizifi!,- thash, dhe në atë mister rrënimi u
nisa me gurin e rëndë të vdekjes të bart plagët në
jetë!
Vargani i gjatë i mendimeve nuk prante.Hyrjedaljet
krijonin ditarin.Ngritej piramida e rrënimit
mbi gjithçka. Përplasej lahuria e bardhë e
nusërisë.Në arkën e kujtimeve palohej.Tok me
këmishat e mbetura si krushq të ngrirë.E pantollonat
e Dikut!Fanellat?Këpucët që i mbathi dy
herë!Qëndrojnë të paluara e presin në vetmi!
Vallë! Ç'është kjo pritje e rëndë.Pirgu i
dhembjes rreshtonte në faturë çastet, pikëllimet...!
Pamjet e jetimave që rrinin në pritje e mendime.Dhe
përditë nga një rrudhë e hidhnin në trup.Në
pafundësi katandia lëshonte domethënjet.Me jemeni
të trashë mbulonte dukjet.Buzëqeshjet! Mbi këngët e
ardhmërisë krijonte plagë.Dhe ngritej zezona për të
rikapituluar gjendjen e bardhësisë.Në bilancin e
shpresave s'kishte rreze.Përmbyllej nga thyerjet
pasqyra e rrënimeve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:09 pm

Është vallja e jetës kjo!,- pëshpërita.Herë hyn e
herë del në kthesat e saj.Në labirinthe.Kështu zgjatet
hallka e pikëllimeve.Kështu lidhet nyja e durimeve!
Xixa e shpresës kurrë s'guxon të shuhet!Jeta e
tillë është bir!Jeta!,- zëri i nënës më oshëtiu.
Desha të klith atë çast.Njëmijë pyetje më shkonin
vërdallë.As pseja nuk kishte domethënje.Me çka të
mbaronte ai vargan shqetësimesh që herë-herë hynte
në udhëkryqe për t'u përmbyllur në pirg.Ca herë
dilte në horizonte ku tallazi i vërshimave të
përflakte.E si njihte plagët.As dhembjet.E kurrë
përkuljet!
Nuk jam unë ai vigani i legjendave!As Gjergji që
mundi plagët për të dalë në log.Qyshkur mbeta pa
taban qëndrese.Me sytë e përlotur të nënës krijova
durimin.As këngë për vëllezërit nuk nisa kurrë.E
kurrë s'i takova në përmasë të kësaj bote.Se ata
treten në varre të Kodrës Ftohtësinë!E unë qyshkur
jam mësuar ta kapërdijë kafshatën e durimit!Se
babai ndiente lodhje nga jeta.E s'dilte kurrë
kryelartë në pazar.As qoshin në konakun e burrave
se zinte!Megjithatë hudutet i kishte.Dhe fliste për to!
-Biro!Rrugët e jetës kurrë nuk janë të
rrafshuara!E hapin mbi to mos e hidh aq lehtë!Se
pastaj rrokullisesh në greminë!
Dhe heshtja i binte mbi rrudhat e ballit.Mbi
krahët e lodhur të tij varej kafshata e shtëpisë.Rrinte
hapur dera për të pritur miq.E fjalët me kripë
bëheshin në takime.
-Përse s'ia pashë buzëqeshjen njëherë?
-Se plaga e zemrës s'ia lë!
-Aq kohë e mban në shtërngim?
-Kurrë s'ia ftoh vullkanet!
-E kandilat e zjarrit i rrijnë kallë?
-Deri në rrahjen e fundit të zemrës!
-E pastaj do t'i pushojnë?
-Kur t'u shkojë pranë meteorëve!
-Atje në lartësi?
-Tek Kodra Ftohtësinë!Nën hijen e asaj dardhës!
Mos jam dallash e flas jerm thash atëherë kur
monologut i përgjigjej uni im.Dhe hodha sytë
matanë dritares për të pa dritën e bardhë.Në lartësi
të qiellit grumbulli i errët i mjegullave rrinte i
kërleshur.Pamja e tillë krijonte vrazhdësi!
-E shirat, erërat do t'i godasin!Ditët e dimrit me
ftohtësi.Do të dergjen nën borën e bardhë.E pastaj
bari i pranverës do t'i blerojë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:10 pm

Parandieva si zbret gjithë ai tërbim i vdekjes mbi
damarin e gëzimit! Kot u përpoqa ta kap atë fije të
ngatërruar të lamshit jetë!Vetëm atë çast e ndieva
botëkuptimin.Përse edhe Lija ime e dashur me
ndjenjë të hollë prekshmërie gjithmonë i
buzëqeshte.Dhe heshtëte!Heshtëte!E heshtja e tillë
më kujtonte ardhjen e festave,datave,ditëve që do të
më ndiznin atë gofin e përkujtimit.
-Vdekja të mirit i merr!,- pëshpërita,dhe hëpërhë
mora lapsin të shkruaj kujtimet,,gëzimet,lumturitë që
përmbylleshin në pirgun e dhembjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:11 pm

II.
Ditët ndërronin pamjen.Në mëngjes kishte
mjegull e pastaj diell.Befas fillonte era e pastaj binte
shi.Por,jeta ishte e njëjta edhe nën dritën e neonëve
ku bëhej xhiro në shesh të qytetit P., që ne e quanim
Kryeqendër.Zgjateshin degët e shelgjeve pikëlluese
për të prekur zemrat e mbërthyera me
melankoli!Vetëm turmat e të rinjëve aty e gjenin
prehjen pavarsisht si ishte moti.
Mu kujtua "mirëmbrëma" e Mirandës atë
çast.Zëri i saj i butë e me shumë ëmbëlsi.Ktheva
kokën dhe pashë se qëndronte pranë.Çantën e varur
krahut e në dorë mbante një revistë.
-Sa herë i vërtita sytë rreth sheshit,por,nuk të
pashë dot!
-U vonova!,- tha duke zgjatur dorën.
-Jo!,- ia ktheva.Erdhe mu në kohën kur po
mendoja për ty.
Ajo buzëqeshi.Me hapa të qetë hymë në vargun e
gjatë të xhiros.Zgjatej ajo përmes sheshit të
Kryeqendrës dhe gumëzhima lëshonte tinguj të
padefinuar gëzimi.Çka mund të ndodhte në xhiro
duke ecur ngadalë-nadalë?
Bisedohej që nga fjala të dua, deri tek ajo s'të
dua!Bëhej fjalë për shkencë,për art dhe kulturë.Për
provime e për krijime.E mbi të gjitha bëhej pozë për
modë e për mirëqenje.Nganjëherë ajo i kalonte
caqet.Dhe shfaqej në binarë shundi,prostitucioni e
narkomania...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:11 pm

Evropa qyshkur i ka lënë këto binarë!Vetëm tek
ne xhiroja bëhet në shesh të qytetit!,- pëshpërisja në
vedi, dhe befas shikova ca çifte që lëshonin radhët e
saj për të hy në ëmbëltoren Shota.
Nga radhët e atij vargani u ndamë tek kthina që
shpiente matanë Kodrës së Trimave,dhe drejtonim
hapat pa biseduar.Megjithatë ecnim krah për krah!
-E more vesh?,- më pyeti ajo.
-Çka?
-Ata të sigurimit,grupit i kanë rënë në gjurmë.E
tashti për festën e nëntorit do ta pengojnë Orën
Letrare!
-Ashtu?! Çka u pengon atyre?
Ajo vazhdonte të ecë e heshtur.Mu duk atë çast
se di e s'do të rrëfejë ma shumë.Tek hidhëte hapat e
nuk bisedonte një shqetësim e ndieva në
shpirt.Vrulli i nervozës më pushtonte në damarë.
-Ndalu Mirandë!,- i thash.
Ajo më shikoi në sy dhe ndaloi hapat.Një deng
flokësh i binin mbi sup duke ia mbuluar gjysmën e
fytyrës.Ngriti dorën për t'i larguar ,kur unë hidhja
mendimet mbi gjithçka.Dhe dengu i flokëve të saj
tek ia mbulonin fytyrën m'u duk hëpërhë si federata
e zezë që binte mbi trojet për t'ua rrëmbyer
bardhësinë dhe lirinë njerëzve që e ëndërronin atë.
-Eh!Ç'pamje shenjtërie do të ketë Atdheu!,-
pëshpërita.Ashtu e desha të pastër e të lirë si fytyra e
bardhë e Mirandës dhe shkëlqimi magjik i saj.Balli
ma shfaqte gjërësinë e Dardanisë.Në bebëza të syrit
vështroja Abdylin tek hidhëte mendimet mbi
pavarësinë.Dhe hunda e lëshuar si Gryka e
Kaçanikut që shpiente tutje-tutje në Kongres të
Manastirit.Atje ku shkronjat e shqipes morën vizë
për të shkruar lavdinë ndër brezëri.E Miranda
sonetin ua përkushtonte.
-Kanë kërkuar emrat e poetëve që do të lexojnë
punimet e tyre!,-tha ajo.
Semafori i udhëkryqit jepte sinjal për t'u ndalur
këmbësorët!Përballë Qendrës së studentëve dukej si
ai guri i ndarjes në Qafë Thanë.Si bardhësi qefini
hija e tij!Ashtu i mbetur gjithmonë në gjakim.Për të
parë drejtimet e për të hapur shtigjet e lirisë.
-Abidini!,-tha Miranda atë çast kur ai vinte drejt
nesh,me buzëqeshje në fytyrë e me krenari në
shpirt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:12 pm

Tungjatjeta poetët e rinj!Si jeni?,- pyeti ai.
-Tungjatjeta kritik i kanxhave të mprehta!,-ia
ktheu Miranda.
Ishte përshëndetja jonë vëllazërore që na sillëte
kënaqësi.Sa herë që mblidheshim për të dhënë
vështrime ai mbante qëndrim.Dhe hidhej në
domethënje imtësirash për të zbërthyer
misteret.Lustrave e mashtrimeve për t'u duk të
vërteta qyshkur ai u binte grusht.Dhe fitonte në
mendime e gjykime përherë duke u kthyer i dashur
për ne.
Tashti për çka do të përlahemi?,- i tha Miranda e
buzëqeshur.
-Si për herë ka për çka.E ne kritikët depërtojmë
në brendi thellësishë për të pa mos ketë edhe në vezë
ndonjë qime!Ja!U përgëzoj për shkrimet!I lexova sot
në revistë.Megjithatë...!
-Ha-ha-ha-!,- qeshi Miranda.E pastaj shtoi:
-Kishte lëshime por nuk kemi faj ne.Ata të
shtypshkronjës kishin lëshuar gabime.
-Ata!Ju!,- tha Abidini.Çdoherë ka arsye.Vetëm
shkrimi është si ai toborri i ushtarëve.Kur njëri del i
grisur,tjetri pa çorapë.Njëri rri pa pushkë e tjetri
jashtë rreshti.Dhe, sërish është toborr!Por, i
prishur.E ju poetët ua leni fajin të tjerëve që
gabojnëMendoni pastaj se asaj që i këndoni ashtu do
të vijë!
-Sëpaku le të jetë e kënduar !,- iu përgjigja.
-E kënduar e harruar i thonë!,- tha .Futi dorën në
xhep dhe nxori pakon e duhanit.
-Për ta shporrur mërzinë e për t'i ndjellë
frymëzimet!,- shtoi ai duke na shërbyer.
-Nuk e pi! ,- ia ktheu Miranda.
-Falemnderit Abe!,- i thash unë.
-Atëherë ulemi për të pi diçka!
U nisëm pas tij.Ai duke lëshuar shtëllungat e
tymit printe e ne i shkonim pas.Në restoranin
Rrugova u ulëm.Aty ku hynin e dilnin njerëz për çdo
çast për të gjetur prehje e qetësi.Stili i rregulluar me
dekore kombëtare të ndizëte ndjenjat për të
medituar.Rregullimi i karrigave,tavolinave!Madje
bardhësia e çarshafëve të jepte përshtypjen se kishte
pastërti.E kënga për dëshmorët t'i ndizëte damarët.
-Ku na tretën punët ?, - pyeti Abidini,kur
kamarieri ,një djalë i ri solli me shpejtësi pijet.
-Në dorë i kemi!,- ia ktheva.
-Pa frenj!,- buzëqeshi Miranda.
Ia shikova lotin që i shkëlqeu në sy.Buzëqeshja i
ngriu në buzë.Ajo nxori faculetën dhe e
fshiu.Abidini i tretur në mendime qëndroi për një
çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:12 pm

Tamam Miranadë!,- ia ktheva.Pa frenj janë.Ata
nungojnë!Se koka s'ka!
-Ka të drejtë poeti kur klith për kokat!,-tha
Abidini.Vërtetë e fortë qenka toka që i mban!
Miranda uli kokën sikur diçka kërkonte.Flokët e
zeza mbuluan bardhësinë e çarshafit atë çast.M'u bë
se gëzimit dhe lumturisë iu vërsul zezona.
-Përse hesht Mirandë?,- e pyeti Abidini.Në atë
heshtje të saj shikova shqetësimet.Dhe mendova për
ditën e festës së nëntorit që vinte si kali i bardhë i
Skenderbeut e sillte lirinë.Troku i tij atë çast më
oshëtinte në kokë duke u përzier me tingujt e ëmbël
të çiftelisë dhe zërin e këngëtares.Befas një alarm u
ngatërrua në atë qetësi.
Patrullat e zbulimit filluan!,- pëshpërita e mendja
më shkoj tek ora letrare!
-Kanë kërkuar emrat e poetëve dhe punimet
ata...!?
Varianta e shprehjeve më shpiente gjithkah .
Hyrje-daljet e ideve përpëliteshin për të lind. Herëherë
ktheheshin në pëllumba kujtimesh për të nisur
gugatjet mbi çati . Shpërndaheshin buzëqeshjet . Në
vallen e rritës lartësoheshin domethëniet. Për
dasmën që vinte thurreshin këngë.
Binarët e jetës aktronin në agim.Zgjatej jehona e
mirësisë në damar.Për këngë kapitujt e lumturisë
shtronin pikëpamjet.Çfarë madhështie do të mbesë
në pritje të ardhmërisë?!
Ishin mendimet që herë më shkonin vërdallë e
herë më nisnin në shtigje të kërkimit.Për t'ia ngritur
atë nam më duhej djersë e punë.Dhe rendja nga
agmia pa e ndier kurrë lodhjen.
-Jam apo s'jam kërkimtar i fatit?,- pëshpërisja sa
herë që nisesha për të mbërri një cak.Atje ku argatët
e ditës bëheshin vështirë.Duke e shtrydhur këmishën
nga djersët e shtatit e mbrëmja në shekull më
zgjatej!
-Mos hy në brendi të atyre kujtimeve!,- më
oshëtinte uni im.Se heshtjes dhe durimit do t'ia
zverdhish domethënjen.
-Domethënjen?!Çfarë domethënje do të zverdhet
në kujtesë?Ajo që ndiqej nga lakuriqët e natës!Ajo
që pritej në pabesi!Dhe shtrydhëte damarët e zgjimit
për ta lënë në varrin e harresës dëshirën për
uratë?!Në thyqafje vafshin ato njolla shëmtie që
derdhën helm në rritë!Dhe kthyen krrokamaën në
këto vise të nëpërkëmbura për t'i nisur në katandinë
e gjatë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:13 pm

-Mos! Mos!,- më oshëtinte zëri. Ti gjatë në
mendime rri. I dredh penjtë e jetës hollë e hollë!S'do
t'i kuptosh misteret asnjëherë!
-E di! E di!,- i përgjigjesha.Ata në kuzhinën e
prapsisë gatuhen.Dhe lyhen e ngjyhen të
shkëlqejnë.Me erë i spërkasin të kundërmojnë! Çfarë
pamje shenjtërie u japin ligësive! Anë e kënd i
nxjerrin për mashtrim . Në rrugët e ardhmërisë
krijojnë udhëkryqe . Ashtu rritën e shitojnë.E si t'i
buzëqesh asaj murtaje?!Ta bekoj nuk mundem
kurrë.As uratë nuk i jap për lajkat.Duhmën e saj e
urrej!Zëri i saj mbjell krrokamën!Brezëritë don t'i
shkretojë.
-Nuk rrënohet muri me këngë të zgjimeve.Në
gjumë të thellë e kanë vënë ndërgjegjen
këtu.Lakadredhat hidhen e përdridhen!
-Ndale jehonën e kësaj zezone!Mos m'i verbo
sytë me shëmti!Nuk më duhesh ti un i
hamendjeve!Përse më shtie në dymendësi?Unë s'jam
i prirur për këcime.E kulltukët qyshkur i kam
sharë!Me djersë e mundime kam larë
agimet.Këngëve gjak urate u fal!S'i nëpërkëmb hijet
e të vrarëve.Se gjaku i tyre më ec në damar!Edhepse
s'kanë nishan mbi varre, si diej mbi ne vezullojnë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:13 pm

III.
Festa e nëntorit ishte në prag. Ndërsa forcat e
sigurimit filluan t’i shkojnë vërdallë Qendrës së
Studentëve. Ç’do gjë mori pamjen e një egërsie tek
të shikonin fytyra xhandarësh e spiunësh. Kodoshët,
xhelatët e pabesë, hynin e dilnin duke u pispillosur.
Por, jeta normale vazhdonte në shpirtin dhe zemrën
e studentëve.
Me librat në dorë, që nga mëngjesi ata rendnin në
drejtime të caktuara. Shkonin në ligjërata fakulteteve.
Edhe në Biblotekë, ku ishte salla e
leximit. Në mensë e pastaj në xhiro. Ndiqnin
“Përmbytjen e madhe” që shfaqej në Teatër e rendi
për bileta ishte i gjatë! Pa fund. Megjithatë, prania e
tillë krijonte tmerr në sytë e turbulluar të njerëzve që
përpiqeshin të bëhen zagarë. Dhe, ata, herë të
buzëqeshur dy nga dy e herë të larë në djersë e me
dihatje ngjiteshin e hynin gjithkah për të parë se
ç’bëhet.
Klima e vrazhdësisë ndihej siç ndërronin
momentet e kohës në Kryeqendër. Ndaj secili
mbante dokumentat në xhepa për hir të kontrolleve
në hyrje-dalje të qytetit.
-Djalo!,- dëgjova një zë nga pas. Ktheva kokën
dhe pashë një të panjohur. Isha i lodhur nga
ligjëratat e gjata të Kërkimeve operacionale dhe
ashtu i uritur rendja t’i lë librat e fletoret për t’u
kthyer në mensë. Fytyra e vrenjtur e njeriut afrohej
drejt meje, tek e prisja.
-Urdhëroni! - i thash. - Ju duhem?
-Emrin?, - m’u drejtua më zë kërcënues. I buzëqesha
ngadalë dhe mendova: Ç’është ky njeri në
këtë kohë?
- Valon!, - iu përgjigja i qetë.
-Lejen e njohtimit?
-Përse?
-Si përse? - u trand ai. Ndërkohë dy policë me
uniformë shkonin vërdallë me sjellje mospërfillëse.
-Ja! Kjo është! E ndava lejen nga leja e banimit në
konvikt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:14 pm

-E kjo tjetra, ç’është?
-Leja e banimit! Jam banor i këtij konvikti.
Ai vuri syzet në sy dhe u përpoq të lexojë.
- Mirë, kjo është shqip. Po kjo leje e shkruar
kështu mbarë e prapë?
-Ashtu i shkruajnë atje në qytetin K. Në qirilicë!
-More, ua shkërdhefsha qirilicën atyre!, -
murmuriti ai.
Heshta. Dhe, në vete mendova: Ç’është ky njeri
që më kërkon në këtë kohë dokumentet e pastaj s’i
pranon ligjet në të cilat thirret? Edhe pse qëllimi
dihej, heshta atë çast.
-Ju atje në qytetin K., ashtu i mbani dokumentet, e
këtu vini dhe kërkoni Republikën! ,- vazhdoi ai. Do
ta gjeni edhe atë, edhe atë!
-Të gjitha bëhen sipas mundësisë!, - i buzqesha
atij i qetë e me ton ironie. Ai zgudulloi sytë, duke
m’i shtrirë dokumentet. E në hyrje të konviktit hynë
edhe tre policë.
-Ja! Merri! - shtriu dorën personi. - Nëse na duhesh,
do të vijmë përsëri!, - tha.
U largova shpejt e shpejt duke u ngjitur katit të
dytë me një ndjenjë shkujdesie. Hapa derën e
dhomës, ku banoja dhe hyra. Lëshova librat mbi
tavolinë dhe pashë një letër të adresuar me emrin
tim. Ia njoha shkrimin pa e parë se kush e dërgon.
Ishte ajo Shpresa M. e shkollës së mesme
ekonomike në qytetin G. E hapa me kujdes dhe
lexova:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:14 pm

I nderuari Loni
Këtë letër ta shkruaj në momentin më pikëllues të
jetës sime. U bë një kohë e gjatë që s’jemi takuar e
diçka më shtyri që këtë letër të ta shkruaj. E do
edhe rasti të të them se jam prekur thellë. Vetmia
përditë e ma tepër më bëhet përbindësh i
tmerrshëm. Letrën që ma dërgove e lexova me
kujdes. Edhe poezinë: Vashës sime. Ua lexova edhe
shoqeve! E analizuam gjatë e pastaj heshtëm. Të ta
them të drejtën, kam një parandjenjë se jeta i ka
hipokrizitë e veta. Sa iu gëzova atij shkrimi, ma
tepër kam krijuar një dozë shqetsimesh. Këtu çdo
gjë tashti po hesht. S’kemi mundësi të organizojmë
asnjë orë letrare. Edhe Hana me Miradien më
than se ti mungon. Edhe unë e ndiej atë mungesë. I
kujtoj çastet kur shëtisnim gjelbrimit të kopshtit tek
" parashkollorja". E ti mund t'i kesh harruar çastet
e asaj lumturie. Dhe mund të kesh nisur aktivitete
të tjera në studime. Mendojmë ne shoqet e klasës së
tretë, kur të kryejmë këtu, t’u bashkohemi. Meqë të
thash se ndihem e pikëlluar, ta them se xhaxhait
edhe djali i vetëm Fisniku i vdiq! E ai tashti në
prag të gjashtëdhetave ka mbetur fillkat dhe po
përpiqet ta mbjellë një vreshtë!
-Përse po e mbjell këtë, o xhaxha? -e pyeta.
Më shikoi i befasuar. Pastaj me sy të përlotur nisi e
m’u afrua pranë.
- Ndalu këtu, mbesa ime!, - më tha. - E di se ti po
ndjek mësimet. E di se më kupton drejt, siç më ke
kuptuar deri tashti, që po më bën shoqëri pa m’u
ndarë. E di se shumë herët ta vrau bardhësinë e
jetës vdekja e bijve të mi e tashti shkon mbuluar në
të zi. Edhe unë i pata shpresat te Fisniku. Më jepte
gjallëri! E kishe edhe ti një krah të fortë si vëlla.
Por, jeta! Eh! Si qenka jeta!, - klithi ai. Pastaj
vazhdoi të më rrëfejë: - Jeta lidhet befasisht dhe
këputet tinëzisht! E tashti që çdo gjë ka kuptimin e
dhembjes, së paku më shkoi ndërmend të lidhem
edhe një herë me jetën. E vendosa ta mbjell këtë
pjergull! Dëshiroj të rritet e të rritet! Të rritet e të
bëjë kalavesh të ëmbël! E ata që do t’i marrin,duke
shijuar ëmbëlsinë e kokërrave, të ma zënë emrin. Të
thonë: Ja, këtë e mbolli ai që i rriti katër djem, e i
shkuan para kohe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:15 pm

Zemra më ngashërente tek dëgjova fjalët e
xhaxhait. Dhe mendja më iku tek ti.Thash të ta
përshkruaj këtë rast e ti pastaj zgjëroje. Ti më
kupton, Loni! Unë po të rrëfej se përditë po ndjejë
zbrazëtirë në shpirt.Ma thotë mendja se lumturia
perëndon shumë herët!
Kthe në qytetin G., kur të vish në shtëpi. Dhe më
kërko të takohemi!Atëherë do të rrëfej përse më
pagëzuan me emrin Shpresa. E Hana,Dija e Vala
edhe qeshën,edhe u pikëlluan për emrin tënd. U
tregova fill e për pe si të kanë pagëzuar. U
tregova...! Pastaj u pikëlluan dhe heshtën,sikur
ranë meit!Ishte fati i nënës tënde që më dhembje të
thellë për bijtë mori guxim që ty të të shkollojë. E
tashti po të pret me muaj t’i kthehesh.Përpiqu dhe
shko ma shpesh, por, mos harro pa kthyer te
kopshti i"parashkollores"!
Mirupafshim! Me mall,S h p r e s a M....!
E ndjeva një peshë tunxhi në shpirt, kur
përfundova letrën. Çka s’parandieva nga shkrimi i
saj, që, duke dashur të m’i mbyll plagët, m’i hapte e
m’i linte thikat e ngulura në shpirt. Takimet, shëtitë,
mbrëmjet letrare. Pastaj rrugicat, kopshtet, dehjet
shpirtërore ngriteshin të ngrira. Vdekja e Fisnikut
dhe shamia e zezë e Shpresës ma errësonin jetën.
Përsëri nana ime duke pritur e vetmuar aty tek arra
përpara mullirit. Dhe ftesat eja, eja, eja!, gjarpinj, që
të kafshojnë mu në bebëza të syrit!
-Mirëdita! Më përshëndeti Shabani! Ai cimeri i
dhomës. As që e pata dëgjuar, kur kish hyrë brenda.
Në atë befasi s’di çka thash. E përshëndeta apo jo,
s’më kujtohet. Vetëm ai lexoi në rrudhat e ballit tim
ndjenjën e një shqetësimi.
-Prej nga këtë letër, Loni?
-Ma mirë të mos kish ardhur!,- ia ktheva me
rënkim. Me ka prekur thellë dhe ndiej në shpirt
pikëllim. Edhe Fisniku, ai kushëriri i Shpresa M., i
vetmi djalë i xhaxhait, paska vdekur!
Ai më shikoi me habi. E kuptova se ndjeu
dhembje. U afrua ngadalë dhe më tha: Duhet të
mbahet babai. Edhe Shpresa! E dhe ti, Loni! Ka
edhe ma keq! Ai heshti. Rrotullonte sytë, por edhe
mendimet dikah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:15 pm

-Edhe ma keq, kur i katërti djalë të vdes e të lë për
të mbjellë pjergulla rrushi, që të të kujtojë pastaj
brezëria!,- ia përsërisja fragmentet e letrës. Ndërsa
nëpër trup më shkonin mornica, mornica!
-Po, Loni! Po! - tha preras Shabani. - Ka edhe ma
keq! Atje tek ne në Bllacë, po ta rrëfej një ndodhi.
Kur i bie serbi i parë fshatit dhe i pret të gjithë burrat
e tij! I hedh pastaj te një gropë e thellë në të dalë të
fshatit!Një ditë përpara vjehrri merr nusen e djalit
më një nip gjashtë muajsh dhe i dërgon tek farefisi i
saj! Pastaj, prit e prit ajo që të shkojnë e ta marrin.
Prit e prit. Dimri i madh e bora thonë deri në brez!
Një ditë befas trokit në shtëpinë e miqve vjehrra.
Ia hapin portën ata dhe e fusin brenda. Rend përpara
saj nusja dhe me pikëllim të thellë i thotë:
-Mirë se erdhe, vjehrra ime! Më duket se më
harruat! - shpreh hidhërimin e saj.
Plaka hesht. Ashtu e qetë qëndron për të pirë
kafen e miqve. E pastaj nisen. Nëpër atë borë të
madhe! Plaka para e nusja pas me djalin e vogël
Valmirin. Pa bërë asnjë fjalë, ec e ec. Në të hyrë të
fshatit atje te Gropa e të vrarëve, siç e pagëzojmë ne
tashti, vëren nusja një grumbull të madh qensh.
Herë-herë kuisin e mbyten. E njëri me një dorë
njeriu në gojë rend përpara tyre. Po! Dora e njeriut
me gishtin e madh të prerë.
-Nënë!, - klith nusja dhe diçka në zemër i therë!
- Ecim, bijë e nënës, ecim!
- Është dora e tim vjerri!,- klith ajo.
- Ecim. nuse, ecim!, - i jep zemër plaka. Pa ndalur
hapat deri në prag të shtëpisë. Pa bërë zë. Vetëm
atëherë ndalet, merr frymë thellë -thellë dhe lëshon
një rënkim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:16 pm

-Nuse!, - i thotë me sy të përlotur, por me krenari
të pamposhtur. Na bie barra ne ta ringjallim këtë
fshat. Asnjë burrë të gjallë s’e kanë lënë. Edhe
fëmijët e djepit i kanë therur! Dhe nuset shtatzëna...
E qentë e fshatit hajnë kufomat e tyre!
Nusja lëshon një klithmë, duke shtrënguar në
gjoks Valmirin.
-Mbaju, të them!, - e urdhëroi plaka. Unë po
mbledh pak krande, se ky oxhak përsëri do të
tymojë!
- Dhe tashti, më beso, Loni, nga një xixë e asaj
është bërë një fshat i madh,Valmiri!, - përfundoi
Shabani rrëfimin.
S’dija as vetë përse po lotoja. Për letrën
rrënqethëse të Shpresës M., apo për rrëfimin e
Shabanit!?.
Rridhe përgjoj vetminë.Shtrihet ajo mbretëri e
shëmtuar mbi gjithçka.Më rrëmben me kthetrat
gjaksore të kërleshura.As frymëmarrjen s'e bëj dot.E
kurrë lirinë nuk e ndiej në damarë!
Çfarë heshtje e rëndë nga ajo brendi më
derdhet.Nata sfinks nuk ka mbarim.Filli i saj ka
hapur kaptinat për ta praptuar çdo rreze në
katandi.Dhe mbulon çatinë ku unë kërkoj prehje.E
tretem në ëndërrime për një takim.
Në çfarë ëndërrimesh m'u ngatërruan pamjet.
Vetveten s' di se ku më rri.Kush m'i vrau gëzimet e
më përflaku?Në gjuhë të bilbilave derdhi rrënim.E
ngecën fjalët e rrëfimeve për kulla lumturishë pa
çati!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:17 pm

Qëndroj meit si i ngrirë!Pa buzëqeshjet që më
ngecën.Atje ku nishani i zi ka ngritur kujtimet.Dhe
hidhet si hije rretherrotull!Sa herë i mas
domethënjet e saj përmbyset meraku në mera!Atje ku
tufa e kujtimeve rri e venitet.Për blerim të zverdhur
të pranverës.Dhe për aromën dehëse të mirësisë!
Ledhatimet që i kisha shprehi perënduan!As
udhembarë e nënës s'më nis në shtigje!Atje ku
ëndërrat më kaptuan më stolisën thinjat mbi
kokë.Për ditët që ua fala kurorën e mendimeve.Për
librin e vuajtjes ku fjalë mësova.Dhe darkën e
motmoteve e shtrova për durim!T'ia shkruaj
domethënjet prapësisë.E damarit të gurit t'ia zgjoj
qëndresën.Në shekuj të gjatë të jetojë...!
As babai nuk më pret në përqafime.T'ia sjell
përshëndetjet dhe uratat.E t'i këmbejmë shprehitë
për të fituar përvojën.Se jeta kishte nevojë për
qëndrime.E të shpiente gjithkah në hapsirë!
Në cilën portë të trokas?Cilën kaptinë të saj të
hap?Aty ku niset Aga Ymeri?!E gjerdeku pa
dhëndërr mbet!Të zverdhet gjelina në gjymtyrë e
pamje.Për ditë takimesh pret, ajo pret!
Të trokas në portën e pafundësisë së
ëndërrimit?!Aty ku ndjenja e mirësisë vritet nga
shëmtia.E niset babai bedel i vrarë!T'ia masë
kanxhat piratit kur zogut të shpirtit i ngul hanxharë!
Rri dhe përgjoj vetminë!Në vargan të gjatë
lëshohet zinxhiri.Përmbyll fate njerëzish në hallkë.E
mbushen sirtarët e zyrtarëve për të ndarë nga nënatnizamë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:17 pm

IV.
Një javë të tërë letra e Shpresa M. dhe rrëfimi i
Shabanit për Valmirin dhe Gropën e të vrarëve në
mendje me rrinte si gjamë!.
Oreksi i bukës më ra dhe në mensë të shpeshtën
ktheja pjatat pa ngrënë, tek vendi ku i priste për t’i
pastruar ajo çapkënja Nitë. Ajo ashtu e buzëqeshur
siç ishte mësuar të pozojë kur lash pjatat dhe desha
të ik, më tha: Hë, ty s 'të pëlqen? E kam vërejtur
rresht për ca ditë! Dhe qeshi me hi-hi-hi-të e saja
karakteristike.
-M'i ke lexuar brengat shpejt!, - i thash i buzëqeshur!
-Të kupton ty Nita në rrudhat e ballit dhe vetullat
e ngrysura. Mos u bëj merak. Je i ri dhe fatin që e
ke, s’e humb kurrë. E s’ta kam parë atë... vazhdonte
të më ngacmojë .
-Ke të drejtë, s’jam takuar këtë javë. I kanë dalë
punë në familje. Nuk është këtu.
-Prandaj edhe oreksi të ka ikur ty, hi-hi-hi!
Ia ktheva shpinën me një ditën e mirë dhe u
drejtova për të dalë nga kuzhina e mensës. Duke
bërë hapat përmes zhurmës që vinte nga kolegët e
koleget studentë, vrisja mendjen: Vërtet si s’u
takova kaq gjatë me Mirandën?. Ishte hera e parë që
një javë nga letra e Shpresës M., unë s’dola në xhiro.
Aq përvjedhurazi ikte koha dhe ftesa Kthe në qytetin
G., më oshëtinte.
Çdo t' më thotë?,- mendoja. Dhe, misteri i
mendimeve për Shpresa M. m’i ndizte ndjenjat e
mallit, edhe për nënën që në ndarje futi dorën e
majtë në brez. Dhe me të djathtën më përshëndeste,
duke qëndruar e ngrirë përpara oborrit të mullirit.
Ktheva kokën nga rruga dhe e pashë se ajo rrinte pa
lëvizur. Vallë? Është kthyer nga ai vend !,- mendova
atëherë kur udhëtarët ishin rreshtuar dhe hipnin në
autobus. Ia shtriva buletën konduktorit, që rrinte
përpara dhe kontrollonte.
-Biro, është ky vend im? - më pyeti një i
panjohur?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:18 pm

Mora buletën në dorë dhe i hodha një shikim.
Pastaj i bëra vend të ulet.Ai rënkoi. Rrudhat që i
shfaqeshin ballit, e thinjat mbi kokë thuajse ia kishin
ngarkuar pamjen me një të kaluar të rëndë. E tashti
po dëshmonin. Megjithatë, ai u ul dhe ashtu
ballëlartë tek autobusi rendte në të dalë të qytetit
sikur po kërkonte diçka.
S’di përse më bëhej tek lëshoheshim blerimit të
gjerë të fushës nga gjarpëronte shiriti i zi i asfaltit
sikur po hyja në oqean. Largimi nga Kryeqendra pa
u takuar me Mirandën, takimi me Shpresa M. pas një
tragjedie më kthenin e pastaj më futnin në dy botë të
kundërta. Sikur atë çast shkëputesha nga një
hapësirë e nga një lëvizje për t’u ndeshur me materie
të tjera në kohë të pakohë.
Absurd!,- thash! Unë në asnjë shpirt të asnjërës
s’kam hyrë! Të dyja i kam shoqe! E çka, nëse
s’takohemi apo takohemi. Një buzëqeshje spontane
me shpërthej padashur. Mu kujtua “parashkollorja”
që e thirrnim ne me Shpresa M. rrugicën në të dalë
të qytetit G. tek lagja e magjupëve. Asaj rrugice plot
e përplot baltë,të shkretë, pa njerëz! E ne një ditë,
tek deshëm të shëtisnim, i ramë trup.Ajo rrëshqiti!
Përpak desh ra. Më zuri për dore e unë u përpoqa ta
ndihmoj. Ishte befsia më e madhe ta prekësh aty, ku,
sa herë e shikoja,se ajo gufonte. U skuqëm të dy por
s’u hidhëruam. S’thamë në ndienim gjë! E tashti ajo
më thotë: "Te parashkollorja"?!
-Devër, devër! - klithi plaku.
Ktheva sytë nga ai! M’u bë se mi lexonte
mendimet. Heshta pas pak, duke menduar mos kisha
folur me zë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:18 pm

Ç’ka ndryshuar, o mixhë, më thuaj!.
- Kam e s’kam çka të të them!, u përgjigj ai. Jeta
të ngarkon me çdo gjë. Herë-herë ka kuptimin e një
blerimi e herë-herë të shkrumos! Në jetë të del çka
mos. Duhet ta provosh e ta durosh. Ajo të kërrus. I
shikon drunjt si qëndrojnë?
Hodha shikimin drejt trotuarit nga hynte autobusi.
Shelgjet pikëlluese me degë të varura gati për tokë.
- Ashtu e kanë rritën, mixhok!
- Si njerëzit, biro! Edhe ne qëndrojmë. E krahët na
i përkulin. I shikon duart. Hë! Mbajë përherë
përpjetë. Ato të lëvaren. Edhe koka. Ka njerëz të
ndryshëm në këtë dynja. Të shumtët janë si drunj që
vjeshtës ua ndezin barinjtë zjarrin. Dhe digjen në
palcë. E mbesin në pranverë të nxjerrin degë blerimi.
Bisedat e tij as që i kuptova tërësisht. Vetëm një
gjë kuptova. Një hall i madh i shtynte njerëzit të
endeshin. Edhe ne të dy në të njëjtën karrige të
autobusit ecnim. Na shtynin motivet të niseshim.
- Për ku po shkoni, mixho? Në miqësi, apo? -
renda të dij pastaj.
- Në dreq të zi, biro!,- ma ktheu me buzëqeshje të
ngrirë.
- U trazova? Më falni!, - i thash me ndjenjë
pendimi.
- Prej nga jeni? - më pyeti paspak.
- Nga qyteti K. Nga fshati Llag.
Ai sikur u përmend. Hapi sytë i befasuar.
Kushedi nga i rrotulloi mendimet. Lëvizi nga vendi
sikur diçka e shtyri. Dhe m’u kthye.
-Demek në jetë njerëzit edhe kështu takohen. Në
autobus. Eh! Ç’më ke kujtuar tashti, o bir. Kodrën
Ftohtësinë. Sa më ka marrë malli për Ndajnë udhat,
për Bokat, për Birat e dhelprës, për Tumën e
Lëndinat e Mëdha!. E pastaj për njerëzit. Posaçërisht
për xha Nezën. A është gjallë? Eh! Zëri i tij dhe
çiftelia!,- klithi ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI EmptyFri Mar 28, 2008 3:19 pm

Po ju, mixhë, prej nga i dini gjithë këto? Xha
Neza, i ndjeri, ka ndërruar jetë përpara dhjetë
vjetësh! E kam timin, nga dajët.
Plaku rënkoi, sikur iu rrënua diçka. Pastaj me një
zë që nxirrte nga thellësia e zemrës, klithi: - Zoti ia
faltë xhenetin! Ishte burrë e gjysmë. Gjatë kohë ai
vend njeri të tillë s’do të lindë. Kanë ngelur dasmat
pa këngëtarin. Pa gëzime. Kanë mbetur këngët pa
zërin e ëmbël të tij e pa tingujt e kulluar të çiftelisë.
Kush do ta këndojë Hasimen, Beno Bajraktarin,
Tahir Pashën, Aga Imerin? Kush do t'ia thotë
Sulltanës, Kalosh Danit e Sadin Selmanit?...
- Keni të drejtë, mixho. Ka qenë i tillë, xha Neza?
E ju nga e njihni? Çka u lidhi me atë anë?
- Atëherë mirë o bir, por tashti që na la takati. E
punët pa takat po mëshilen. Ne e hapëm atë tunelin e
madh. Atë të gjatin. Dhe banonim te barakat e
Kodrës Ftohtësinë. E malli më ka marrë e s’kam
mundur të kthehem njëherë t’i vizitoj!
Mu kujtuan “loçkat”, siç i thirrnim ne atëherë.
Isha i vogël katër vjeç. E ata po punonin vërtet. Të
gjithë me shallin mbi kokë e me kësulën e bardhë. E
di që hynin e dilnin nëpër mëhallat tona. I prisnin
fshatarët. Edhe në shtëpinë tonë kishin ardhur ata. E
ky plak qenka njëri nga ata! ,-pëshpërita.
Autobusi kthente në hyrje të qytetit të parë. Duhej
edhe një orë deri në qytetin Sh. Plaku fërkonte ballin
dhe sytë me dorën e djathtë. Paspak m’u drejtua:
-Biro! Në qytetin K. e kalova një jetë të re. Dhe
ruaj kujtime të mira. E pastaj e rrita djalin me
mundime të më shkojë ushtar. Dhe i ra të shërbente
në qytetin K. Thash, mirë që i ra atje e do të
çmallem, duke parë djalin edhe viset. E do të takoj
njerëzit që i njoh. Po shkoj sot e po shkoj nesër e
kaluan muajt. E djali trokit në derën e një kapiteni
për të marrë leje për të na vizituar! Hyn brenda e
përpiqet t’i rrëfehet. Megjithatë, kapiteni as që ndien
për të! I urdhëron kërcënueshëm të dalë jashtë. E
djali del pa i thënë: razumem! E tashti shkoj në
Gjyqin ushtarak të marr pjesë në gjykim.
- Ashtu? - u tmerrova atë çast. Më doli përpara
ushtria popullore. S’e kisha kryer as vetë dhe s’e
kuptoja. T’i shërbesh popullit e të të burgosin ata që
hanë e pinë pa punë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: