Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:19 pm

-Kam shpresë se s’kanë ç’t’i bëjnë. S’ka bërë
diçka të rëndë?- i thash.
- Ka bërë s’ka bërë, ai nesër del në gjykim. E kam
lënë gruan thuajse pa i dalë shpirti nga meraku për
djalë.
- Bëhu i fortë, mixho! - u mata t'i jap kurajo.
- Do të mbahem!, m’u kthye. E ti?, -m’u drejtua !
- I cilit ishe nga Llagu?
- I Nexh Dedjes! - iu përgjigja.
- I Nexhit?!. I atij pranë Xhamisë, te mulliri?
- Pikërisht prej aty, matanë rrugës .
Ai lëkundi kokën. Futi dorën në xhep, nxori një
cigare dhe tha: Ia dërgo selam nga Bajrushi. Nga ai
çaushi që i priu në dasmën e synetisë së djalit. Eh!
Mashallah,sa qenke rritur. Tamam burrë je bërë.
Atëherë ishe i vogël.
Autobusi u ndalua në stacion të qytetit Sh.
Muzgu binte ngadalë mbi Kala. Njerëzit zbrisnin
prej tij e kushedi nga do të shkonin për të marrë
rrugët e ardhmërisë. U përqafova përzemërsisht me
mixhën Bajrush dhe me një ndjenjë të mallit u ndava
nga dasmori. E ai nxori nga pakoja e duhanit edhe
një cigare:
- Jepja selam babait e përshëndete nga gjaku i
Kosovës...
Përjetime çastesh të papërshkruara më shpienin
në ëndërrime.Nga t'ia nisja rrëfimit?Të flisja për
jetën e lumtur!Për gëzimet ,buzëqeshjet
,ledhatimet, dashuritë!
-Hej!,-më erdhi një zë.Kanë perënduar
frymëzimet për to!Mund të keshë vetëm ndjenja malli
e pikëllimi ma shumë!
Mbeta meit atë çast.As një fjalë s'më lindi si
frymëzim.I boshatisur në atë heshtje të thellë
dëgjova trokëllimat.M'u bë se turrej Diku në
oborr!Ia mata shpejtësinë!Hapat!Ia dëgjova
zërin!Fjalët!Ia kujtova buzëqeshjet!Shikimet!
Sa herë i ndiqja binjakët kur ecnin në oborr
pëshpërisja:-Kush ma fali këtë dhuratë kaq të
shenjtë?!Dhe hidhja mendimet dikah.Jetoja në
shtëpi pa brenga!Me rritë fëmijësh në prak.Ime
shoqe Lija më qëndronte pranë!Bashkë u prinim të
rriten...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:20 pm

Tashti?Syngjia më ngulej në shpirt!Hekatomba e
rrënimit më rrëmbente me regëtimë!Më plaste zemra
e mbushur me pikëllime e qëndroja në atë lektisje as
i gjallë e as i vdekur! Në hejzë qëndroja, qëndroja!
Mornicat ma përshkonin trupin .Athjet ma përpinin
buzëqeshjen.
Ishte rrënuar gëzimi e zbrazëtia përmbushte çdo
gjë.Në shtigje të bardhësisë ngritej lemeria!
-Ku treti lumturia?,-pëshpërita.
-Atje ku s'do të takoheni kurrë në jetë!Vetëm në
kujtime do t'i keshë përherë!Do të shfaqen për ta
mat rrënimin,rrënimin,rrënimin!,-më oshëtiu një zë.
Pirgu i dhembjes ngritej aty ku bisqet e blerimit
ngarkoheshin me barrë e plagë të
përhershme.Boshllëku i ditëve u sillte vrazhdësi!
-Ua tretën gëzimet jetimave të mi,t'u perëndojë
buzëqeshja!E rrita t'u falë verdhësi!
-Medet!,klitha atë çast.Çfarë jete do të bëjë unë
e hirushët e mi?
Në atë hark gorromisjesh më tretej shpirti si
qiriu i ndezur për shpirtërat që prehen me gurin e
përkujtimit.Po!Të katër më shkonin vërdallë.Secili
me brengë e hije të vrarë.Me mall e me zjarr në
gji!E duhma e rëndë e pikëllimeve shtrohej në sofrën
e mbetur bosh.Dy vende të zbrazura qëndronin si
gjërësi shkretëtire.Mbase ,për të lidhur kafshatën në
fyt,sa herë që do të vinin datat,kujtimet,gëzimet...!
Sa të larta janë shtyllat e ndarjes sonë!Vetëm në
ballë të murit qëndronin kornizat e
kujtimeve.Qëndronin sëbashku në fotografi.Në atë
pikë jete të ndalur! Ringjallin çastet që zgjohen si
dallgë përmbytjesh!
Ktheva mendimet në atë të kaluar!Atje ku rrinin të
paluara ditët e kujtimeve!E hyra thellë-thellë deri te
takimi me nusen në gjerdek...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:20 pm

V.
Ishte hera e parë që zbrisja nga treni në stacionin e
fshatit Llag me një ngarkim malli në shpirt. Ndjeva
se si më mbushej kraharori me ajrin e vendlindjes. E
përpara më dolën kodrat, fushat, brigjet. Edhe
shtëpitë sikur kishin dalë në pritje me dritat e
ndezura të mbrëmjes. Aty-këtu i rrotullva sytë!
Drejtova shikimet nga shtëpia ku Lija kishte lindur e
rritej rrëzë malit.
A mund njeriu t’i përshkruaj ndjenjat që i shfaqen
ca herë?,- mendova atë çast tek lëshoja rrugicën nga
stacioni për në rrugën e asfaltuar! Dhe më lindën
frymëzimet për ta shkruar një rrëfim për mallin.
Eh, klitha! Malli! Malli!
Si mund të shfaqet vërtet malli. Ja! Mu tashti kur
ec e më del përpara nëna. Ajo më shtërngon me dy
duar, më puth edhe sytë, edhe ballin. Ma lëmon edhe
shpinën e më shikon gjatë-gjatë, sikur syve s’u
beson. Pastaj, fshin lotët duke lëshuar një buzëqeshje
me një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
- Shyqyr që më erdhe, bir!,- dhe rend për të
përgatitur diçka. Hë, nënës, laj duart. Ke ngrënë?
Edhe pak nga nëna. Dhe, përgatit çdo gjë. Dhe,
sërish mendon se jam i uritur! E babai, ma shtrëngon
dorën dhe merremi ngryk! U lodhe për rruge?, më
pyet. Si ke kaluar atje? Me studimet?
Pastaj nxjerr kutinë e duhanit, dredh një cigare
dhe shfaq mendimet e tij në heshtje, duke lëshuar
shtëllungat e tymit! E ngritet dalëngadalë për të bërë
punët se: Pranvera i ka të vetat. Bëre e u ndale,
mbetesh vonë për verë. Vjeshtën as që e mbërrin se
dita shkurton e, dimërin duhet pritur me hambar të
mbushur. Ishte ky një refren apo moto e babait dhe
s’e luante topi nga këto shprehi.
- Dalin ngatërresa nganjëherë!, -më pat thënë, por
s’duhet ngatërruar me të njëjtat përherë. Biro, burrit
i ka hije të ecë e të mos përkulet! Të isha unë i tillë,
s’të rrisja ty e s’të shkolloja. Do t’u qëndroja
vërdallë- vërdallë atyre të katërtëve që më vdiqën
dhe pastaj: -Ja! E shikoni Nexh Dedjen! Vetë, mor, e
rrënoi shtëpinë! Vdekja është ajo që hyn shtëpi më
shtëpi. Rend nuk ka e dakiku s’i dihet! E burri duhet
t’i ketë hudutet e veta! Të jetë i qëndrushëm. Të dijë
sa do, por, edhe sa vuan! Jeta i ka të dyja biro,
dashuritë dhe vuajtjet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:20 pm

Ai heshtëte! Unë përpiqesha t’i mas kuptimet e
domethëniet e jetës, që të jep edhe dashuritë, edhe
vuajtjet.
- Bëre dhe e humbe jetën duke u dehur pas dashurive,
shkrihesh, verbohesh, marrohesh! Mbetesh
pa peshë e pa domethënie njeriu! Por, bëre e u theve
nga vuajtjet, mjerohesh, tmerrohesh për shpresat që
të dalin befas. Në mjerimin ma të madh, biro, ka
shpresa të mëdha. Të dyja bashkë shkojnë si zjarri
dhe uji!
- Hë, tashti, ç’më thua baba! Zjarri dhe uji
bashkë!, -renda dhe e pyeta.
- Po! Zjarri dhe uji qëndrojnë pranë e pranë. Shiko
drunjtë. E mbajnë në vete ujin, por, edhe mund të
digjen. Edhe njeriu ndizet nga etja, ndaj e përdor
ujin. Të dyja bashkë shkojnë! Aty ku del tym në
oxhak, ka edhe zjarr, edhe ujë. E tash, më kupto!Në
çdo shtëpi, biro, ka edhe të këqija, vuajtje e plagë!
Por, ka edhe shpresa, ringjallje e jetë.
Tek afrohesha mëhallës, ku ne xhet pas xheti kishim
jetuar e mbijetuar, më dukej vetja se jam ai
lumë i rritës që do të hyjë në derën e shtëpisë për të
ujitur dy shpirtëra të kallur nga malli! Dhe mendja
më iku te letra e Shpresa M., te rrëfimi i Shabanit, te
Gropa e të Vrarëve, te Valmiri!
- Eh! Valmiri, klitha në heshtje. Vallë? Mos jam
edhe unë po ai që ma ngjitën emrin Valon!,-
mendova. Dhe më iku më thellë e më thellë
mendimi. Përse nëna çdoherë kur flija, nën jastëkun
tim m’i mbante një deng të madh hajmalish!
- Të kam kërkuar gur e më dru për të të pasur,
biro! Ja, kah mos këto shkrola i kam mbledhur! Të
kanë fryrë sa e sa hoxhallarë, dervishë e babashehë!
Të kam larë edhe me ujët e pastër të Kroit me rrasa!
Tek Ujët e veshëve, tek Ujët e bardhë. Të kam
përshkuar tek Guri i Çukës e tek dy lisat!
E dëgjova tek rrëfente nëna dhe me buzëqeshje
ia ktheja:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:21 pm

Paskëshit bërë shëti të mrekullueshme, nënë!
- Mos i bëftë kush ashtu, o bir! Me ty në kraharor,
ec e ec. Po! Niseshim me natë! Pa lindur dielli duhej
të mbërrishë! Kur shkuam në Kërrni, i thoshte nëna
teqesë, u kthyem me natë. Ishte errësirë e shiu litar.
E ne ec e ec të bërë qull. Pa ngrënë e pa pirë. Edhe ti
u lage, nënës. Shpirti më digjte e s’kisha me çka të të
mbroj. S’kishëm ne atëherë çadra!
- Devër, devër!,- më ushtuan veshët. Sikur më tha
mixha Bajrush. Ashtu m’u bë zëri. Më doli përpara"
parashkollorja" tek ecnim me Shpresa M. Ishte e
njëjta rrugicë me dredha, ku kalonim mbi një dru të
hollë vijën e ujit të mullirit për të hyrë në mëhallën e
Dedajve. Pikërisht aty dilnin me kujdes të gjithë. E
xha Lima, mullisi i fshatit Llag, që rrinte gjithë ditën
përpara derës së mullirit, lëshohej t’u japë dorën për
të dalë nga njëra anë tek tjetra. Buzëqesha atë çast.
Vërtet, kjo është parashkollorja e xha Limës.Mund
t’i kishte ndodhur shpesh që duart t'i kishin rënë mbi
kraharorin e plakave që mezi kalonin! E kishte
domethënien ai dru i hollë si urë kaluese. Vetëm për
atë punë. E xha Lima qeshte sa herë që i thosha:
- Përse, xha Limë, nuk veni tjetër!
- Ma mirë ia jep krahun dikujt e bën sevapë!
Desha atë çast të isha me Shpresa M. E të kalonim
mbi urë. Kushedi pastaj se në do të ndienim
hidhërim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:21 pm

Shpresë, është kjo rrugica e "parashkollares"?-
do ta pyesja.
-Po e njëjta. Bile këtu ma shpesh mund të
rrëshqasë njeriu. E ti çdo t’më thuash? Hë!” mendoja
se do t’më pyeste ajo.
-Lëri ato mendime. Se bën me qëllim një gjë të
tillë xha Lima. Është i vjetër dhe i ndershëm, do të
përfundonte ajo.
- Kushedi?Kush i beson asaj që thua ti, Shpresë!
- Domethënë, ti deshe që unë të përplasesha atje
tek parashkollorja!?
- Assesi! Por, ngjau.
- Çka ngjau?. Mos u prish dynjaja! Lëri ato
marrëzira, Loni. Më duket se ti diçka tjetër po
mendon? Kopuk!
Ishin këto arsyet që gjithmonë patëm kaluar bashkë
me të. Ia shkruaja lekturat me një stil të
posaçëm .Edhe shprehjet për “Sikur të isha djalë”,
për “Greminën e dashurisë”, për “Valët e jetës”?
Dhe në fund, kur i shkruaja për “Dasmën”, ajo e
lexoi. Heshti një copë herë e më tha: “Atë, kur do të
bëjmë?”
- Cilën? Ka mbetur ndonjë lekturë pa..., -s’arrita ta
përfundoj. Vetëm e dija se për atë vit shkollor
përfunduan lekturat.
- Po! - buzëqeshi. - Ka mbetur lektura e feje... dhe
s’e mbaroi fjalën. U kthye shpejt dhe iku si flutura
që ngritet nga lulja dhe që nga lartësitë befas i
kthehet. Ashtu herë më ikte e herë më kthehej në
mendje e shpirt. Por, diçka sekrete, përveç ndjenjës
së pastër e të sinqertë, asgjë.
E nëna Xife s’deshi të dëgjojë për këto. Ajo do të
kapte kokën me të dy duart sikur unë të hyja me
Shpresa M. në oborr siç hyja duke biseduar me të:
- M’u bëre haram! S’ta bëj hallall tëmblin që ta
dhashë! Shporrmu sysh! Dil prej dere! Hajvan! Ishin
fjalët që më oshëtinin në kokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:22 pm

E kam shoqe, nënë, mos u shqetëso!
- Ta dhe..., edhe atë edhe ty! E ke sjellë si
bushtër, e nesër do të marrë vesh gjithë fshati. Do të
ma prishësh punën e do të më mbesë pa zënë nusja.
Ajo është për ty! Jo kjo gjeldake!
E paramendova se si do të strukej Shpresa pas
meje. E pastaj duke derdhur lotët do të qante. E
babai i ngrysur do ta shikonte pa i folur. Nëna me
mospërfillje do t’i thoshte: Ia more mendjen djalit
tim! Rezile!
- Nënë! Është Shpresa M.Babai e la pa
lindur.Nëna e pagëzoi kështu. Ka ëndërruar në ditët
e bardha ajo. Katër kushërinj të xhaxhait i vdiqën.
Edhe vllau i madh në kurbet. Aty e kam njohur
Shpresën. Ditën e pikëllimit të madh. Kur po
shkruaja fjalët për lamtumirën e fundit nga ai. E
Shpresa duhej të ndahej me ato fjalë. Qysh atëherë,
nënë, s’ndahemi! E kam shoqe!
- Ashtu?,- do të zbutej nëna. Mbase edhe do të
qante me ngashërim...
- Mirëmbrëma!, - përshëndeta në të hyrë të shtëpisë.
Ishin përpara saj babai , nëna e Xhati! Ia
shtriva dorën Xhatit, të parit. Pastaj u përqafova me
nënën dhe babain.
-E po ky njeri në këtë kohë?,- mendova. E kisha
pasur shok të fëmijërisë! Por, aq më shumë, kur unë
kërkoja Lijen, motrën e tij, dy vjet rresht! Ai më
buzëqeshte, por puna s’kryhej.
-E sonte, ç’kërkonte në këtë kohë?
- Do të rrimë, urdhëro Xhati! - i thash.
- Unë isha! Pyeta për ty. Mirë që erdhe. Eja!Të
pres tek Apolloja, apo tek Continentali.
- Heshta. As aty, as aty desha t’i them. Ishin të dy
kafenetë e hapura në zemër të fshatit, e hidhnin e
përdridhnin vithet kamerieret e këndonin këngë këngëtaret.
S’më pëlqente assesi të rrija e jo të bisedoja
për tema të rëndësishme.
- Do të vijë, do të vijë! - ngulte këmbë nëna.
- Shko more!Edhe ti burrë je!- më tha babai.
Ç’mund të kishte ngjarë, s’e kuptoja. Dhe u
përcaktova: Do të vij! - i thash. - Tek Apolloja. Më
prit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:23 pm

Ai u kthye e më përqafoi.
- Atëherë, mirupafshim aty, dhëndërr!
Nëna e gëzuar m’u hodh në qafë. Me një mall e
me një ndjenjë gëzimi të papërshkruar. Unë as që
flisja e as që kuptova më tutje. Hymë brenda për t’u
çmallur e për të marrë pak frymë në shtëpinë prej
guri e balte.
- E shikon, bir!, drejtoi ajo dorën mbi tavolinë, ku
qëndronin tre filxhanat e kafes të zbrazuar e me
fundërrinë!Janë kafetë që i pimë për miqësi. Xhati
na tha se do të kryhet puna! Tashti jam shumë rehat.
Edhe ti më erdhe. Edhe nuse zura. Mbërrina tërë të
mirat.E ti shko. Xhati të pret atje.
Nuk thash asgjë. As nuk di në u gëzova apo u
pikëllova. Thjeshtë, atë çast isha i qetë, sikur asgjë
s’po ndodhte. E babai dhe nëna sikur kishin mbërri
çdo gjë!
Në të hyrë të kafenesë Apollo, atje tek priste duke
pi kafenë Xhati, dëgjova tingujt dhe zërin e
këngëtares:
Kur pata një lule të bukur
thash se do ta kem përherë...
S’e di pastaj si u ula, e çka bisedova me Xhatin.
Më kujtohet se ai ishte i gëzuar!Fliste pandërprerë!
Dhe deshi gjatë t'më bindë për ta marrë një birrë. E
unë piva vetëm coca-cola!
- Ti, dhëndërr, për hoxhë po mëson?, - më ngacmoi
Xhati. Unë skuqesha duke menduar e menduar.
Dhe vetë s’dija përse më ikte mendja te Shpresa M.,
te Miranda e pastaj te Lija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:24 pm

Për shëndetin tënd Lije!, - pëshpërita në heshtje
dhe ngrita gotën e coca-colës me fund duke ndier në
shpirt një kënaqësi të jashtëzakonshme!
Dritëhijet bijnë! Ngryset ajo bardhësi gjallërie .
Në pikën e goditjeve priten e vriten takimet.Muza e
gjakosur varet në hark!Misteret i derdhen mbi fjalët
e ngrira.E heshtja ia lidh gjymtyrët në brendinë e
rreshtave të mpirë.As rimë nuk ka zgjimi i
kërleshur.Në plan të aktrimit i derdhet hi!
Përcëllima e klithmave trokëllin për të kthyer
nurin në vel të zi.Rrëmbehen nga dehjet e shëmtisë
pamjet e një gjallërie të vrarë.Në sfond rrëzoma
mbërthen gjymtyrët!
-Mos jam në kllapi e ëndërrat më endin nëpër
shtigje?
-Jo!Nuk është kllapi kjo!Është sirena e pikëllimit
që të mbulon.E kujtimi për lulet që i pate!Kurrë s' do
t'i keshë në jetë!
U përmenda atë çast nga mornicat.Në zemër të
pranverës derdhej verdhësia.Ndrydhej kënga e
blerimit tim!Rrita e hirushëve të mi!
Përmasa e rrënimit gurra vreri derdhi.U shtrua
akullnaja vdekje mbi gjithçka!Mbetën të ngrira
rrugët nga endesha.Me zjarr dashurie në shpirt.Sa
herë buzëqeshjet,fjalët,puthjet dhuroheshin!Vallja e
mirësisë dehu shpirtërat tanë.Për t' i nisur rrëfimet
mbi nimfat.Për të zgjuar rrjedhat në damarë!
-E sonte...?,-pëshpërita i molisur nga plaga e
vetmia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:25 pm

-I veshur në të zeza do të vi!,-vargu i poetit më
oshëtiu.E rrinte ai i zverdhur në fytyrë.Lëngata për
dashurinë e humbur e gërrynte.Mbi supe pesha
tunxh!Në zemër shkrum i zi!
-Vallë!Çfarë dyluftimi të nisja me atë mbretëri
bardhësie të ngrirë?Nën themele të kullës
rrënoheshin gurët.Shembej qëndresa e saj.Në portën
e shtëpisë u varrosën pritjet.Në sofër ra lëngatë...!
Me gurin e rëndë të vdekjes u nisa në
jetë.Mërgonin gëzimet e mia nga tufani.Pezull rrinte
lahuria e nusërië.Shkreptinin vetëtimat e
shqetësimeve.E rruga është e gjatë.
-Mblidheni o miq të mi t'mi dëgjoni porositë!Ato
që i mësova nga dhembja e plaga.Nëse ndonjëherë
në jetë u rrëmbejnë pikëllimet më kujtoni si shkrihem
nga kandilat e zjarrit.Atëherë do të dini për fatin
tim!Për atë që ishte i shkruar në "Lehvi Mahvudhin
e All-Llahut"!
Sirenat e pikëllimit nuk më ndahen nga
kujtimet!Dashuria ime e vrarë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:25 pm

VI.
Jehona e dasmës thuajse po kalonte. Fjala e
fejesës shpërndahej anembanë: Loni vendosi të
marrë Lijen! E ajo si do t’ia dalë me atë? Ai ka stil të
të shkolluarve.E nesër e kthen mendjen si ai djali i
Cufit që e la të fejuarën me qejzin e bërë gati! Po
edhe ajo cuca e Shikut, ore! E pashkolluar ishte, po
iku? Shkonin vërdallë fjalët nga njëri e tek tjetri,
gojë më gojë.
Vetëm ca prej shokëve, që kisha bërë biseda të
lira shoqërore, posa dëgjonin, më thoshin: Hë, more,
Loni! S’bëhet xhiro me Lijen si me atë Mirandën
atje në Kryeqendër. As me atë të shkollës së mesme
të qytetit G.
- Përse, ore? Aq rëndë është të bësh xhiro me një
fshatare, siç është Lija ime? Ajo për mua është
fisnike!
- E ti himnin e lavdisë shumë herët ia nise!Prit se
dardha e ka bishtin prapa. E Lija s’e pranon një gjë
të tillë. Së pari s’i shkurton flokët. Nuk i vesh
fustanat. S’i ngjyen buzët. As vetullat nuk i
rregullon!
- S’kanë rëndësi, ore, këto. Sido që të jetë, mund
të merremi vesh.
- Ani, e shohim!, - thoshin ata me ngacmim.
E babai dhe nëna me një gëzim të madh u
shfaqën ditët e para të fejesës. Pritën e përcollën
miqtë e dashamirët. S’kursyen gjë pa bërë e as që
ndienin lodhje. Ua uronin secilit që ta mbërrijë atë
ditë gëzimi tek djemtë e cucat. Te nipat e mbesa!
Varej se si e kishin gjendjet ata që vinin.
Pas një jave, pasi pleqëria e pati penguar, erdhi
daja Murat. E ne fëmijët, sa herë që vinte ai, i
mblidheshim për rreth. Ia shikonim mjekërrën e
bardhë dhe fjalët tek i fliste ngadalë, duke lëpirë
buzët me gjuhën që i dilte, pasi dhëmbë nuk kishte.
Zgudullonim sytë dhe hapnim veshët. E babi dhe
nëna Xife i rrinin pranë e pranë për t’i bërë nder.
- Edhe ky dajë më ka mbetur! - thoshte babai dhe
rendte t’i dalë para në oborr tek ecte daja Murat,
duke matur me sy çdo gjë!
- Mirë se na erdhe, o daja Murat!, - i tha babai
duke e përqafuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:26 pm

Hë!Ka bujrum apo të kthehem?, - qeshte ai.
Atëherë bëri më të ndalur!U drejtua më drejt! Ngriti
shkopin me kërrabë dhe tha: “Kthehem unë, nëse
s’ka bujrum!”.
- Dera jonë për ty, o dajë, hapur rri përherë. Në
çdo kohë.
- E po, atëherë urime, urime!. Shyqyr zotit që e
fejuat djalin!
- E mbërrimë edhe ne atë ditë, o dajë!, - i ktheu
nëna Xife.
- Qoftë për hajër! Me këmbë të mbarë e me nipa
e mbesa!,- përuronte ai. E ku është ai nipi, bre?, - më
kërkonte daja.
Të gjithë qeshën tek i dola përpara dhe prisnin
ngacmimet e tij, siç m’i kishte bërë qyshkur isha i
vogël.
- Demek, ti zure nuse? Apo...? - ishte pyetja por
edhe habia që e linte pezull daja. S’fola atë çast!
Rrija serioz përpara tij.
- Ashtu, de!Duhet të rrish si burrë. S’të ka hije që
të hysh në lloq. Dang këtu e dang aty. Ama edhe
këto balluket e kokës shkurtoi pak!
Babai dhe nëna qeshën atë çast. Sa herë që vinte
daja Murat, grindej me ata që i mbanin balluket.
-I kanë lëshuar ata të mitë!, - thoshte për nipat. Po
shkurtoni, ore të shkretat, se s’ju japin gjë. As
dardha e molla nuk ju bëjnë!
- Ia kanë mbuluar veshët edhe Lonit, o dajë!, - e
nxiti nëna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:26 pm

Ani,ani!Le t’i mbajë këtë herë t’a
mbrojnë.Kushedi, del me nusen natën e ia hek një
vesh. I këputet e mbetet pa të!
Daja Murat i prekte thuajse qëllimet mu në atë
kohë, kur mendoja si të takohem me Lijen. Të gjithë
vijnë e më përurojnë për fejesën,e unë as vetë s’ia
kam uruar. As vetvetes, as Asaj!
- Mos të ka lënë mendja e kokës, o bir!, - do të më
thoshte nëna, po të dinte se çka mendoja. Atëherë
kur nëna s’më kupton, si t’i thosha dikuj që, sa të
dëgjonte, e hajde... fjalët morën dhenë!
- Po. Po! - i buzëqesha atij. E babai, sa për ta
përmirësuar se unë s’iu përgjigja mirë, i tha: Të
rinjve tashti, o dajë, këtu u hyn e matanë u del fjala
jonë! Ai drejtoi duart tek veshët.
- Hajt se edhe ty daja të di,që kur ishe i ri!, -ia
ktheu babait. Ne qeshëm të gjithë dhe ai shakatë e tij
i preu për të hyrë brenda në dhomë. Iu afruam pranë!
Nëna ia dha një llokum e, përpiqej të bënte
kafenë!Daja Murat filloi bisedën:
- Rruga e hajrit të priftë, dajës. Tashti vetvetes i
ke vënë emër. Dhe emri mund të mbrohet me nder e
me punë.Ato të çojnë tek e mbara. Po me shkollën si
kalon?
- Po përpiqem, dajë.
- Edhe shumë ke?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:27 pm

- Edhe dy vjet, - iu përgjgja.
Ai heshti. E ne prisnim të flasë. Se nga e tirte
fijen e mendmit, s’e kuptova. Kisha dëgjuar përpara
se pleqtë e bëjnë muhabetin me bishta? E kush ishin
bishtat e bisedës së dajës. Vallë edhe ky kërkonte të
gjejë bishta të tillë? Dhe, ja fjala që m’u duk si bisht:
I ke vënë vetvetes emër. Po, unë kisha emër edhe
deri tashti?
Më tingëllonte thellë ajo fjalë dhe rrotullova
mendimet: Thua këto hyrje-dalje për atë punë po
bëhen? E çfarë peshe mund të ketë një fjalë e dhënë?
Aty s’është prishur diçka.
- Biro, kur ta japësh fjalën, jepe edhe shpirtin!,-
më pat thënë njëherë babai. S’i ka hije burrit t’i thotë
fajlët e të mos u qëndrojë pas.
E daja Murat heshtëte! Unë peshova hyrjen e
fjalëve të tij. Rruga e hajrit të priftë!, -tha . Emri me
nder e me punë mbrohet!Vallë?Në këto mendime të
tilla çdo të mund të më thoshte tjetër?
- E kam dëgjuar një mesele! - vazhdoi ai. Çoi
kokën rreth e rrotull për të siguruar vetveten apo e
dëgjojmë. Unë s’ia kapsallitja sytë. Po ashtu edhe
babai.
- Kushedi se kur e kam dëgjuar. E pasi m’u
kujtua, desha me të t’i vë kapak qëllimit të ardhjes
sime në këtë përgëzim.
Kurrë s’e kisha dëgjuar deri tashti dajën Murat se
edhe ardhjet i paska me qëllime. E këtë herë qëllimi
i tij paskësh qenë fejesa?! Edhe për këtë ai kërkonte
mesele dhe t’i vente kapakun! Habitesha!
- Ne të gjithë jemi krijuar nga një brumë. E, do të
thoni ju, ç’kuptim ka ky brumë këtu në këtë çast?
Po! Mendonje si të njëjtin brumë qe e gatuajnë
gratë.E nganjëherë e ndajnë që në mëngjes. Një
pjesë për kulaç, një për burek, një për bukë. Një
pjesë thonë do ta bëjmë kulaç pa farë!
Ai heshti. Futi dorën në xhep dhe kërkoi të nxjerrë
diçka. Dhe nxori një shami të mbledhur shuk!Fryu
hundët e pastaj nxori tespihët. Filloi t’i kalojë nëpër
gishtërinj. E po, punë e pleqeve ishte. Më bëhej atë
çast tek e prisja të falsë se ai po aktron. Bile, duke
përmbushur me anë të veprimeve tërë domethënien e
bisedës, më ndalonte mua të rri pa ia hequr sytë.
Lëre më babai e nëna që edhe frymë nuk merrnin.
- Esheduhenla i lah e ilallah! - tha ai, e pastaj m’u
drejtua: Nipoll, kështu janë punët e kësaj dynjaje!
Po, inshallah të del ty puna e brumit për kulaç?!
- Puna e brumit për kulaç?,- mendova. E ç’kuptim
do të kishte dynjaja e dajës Murat, nëse i njëjti
brumë mund të bëhej edhe diçka tjetër, ta zëmë,
petulla...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:27 pm

Ta tha daja këtë, o nip, të t’i falë zoti të gjithë të
mirat. Njëherë shëndetin, jetën e gjatë e fëmijët. Se
ai kulaçi pa farë është i atyre çifteve që mbesin pa
fëmijë! E, ai brumi i burekut është jeta që i tëhollon
e i përdjeg ata!
E kuptova më në fund se jeta i kishte mësuar
pleqtë të flasin e të qëndrojnë.Babai luante kokën
duke bërë: Halla-halla! E unë parafytyrova tipat e
njerëzve. Befas më doli mixha Bajrush. Thash me
vete: Është krijuar nga brumi i burekut! Po xha
Kurta? Ah! I mjeri, tek ecte, gjithmonë kur takohej
me njerëzit, thoshte: Hë, ne soji i mushkave, kështu
jemi. S’na ka faj asnjë. Unë çka s' bëra ta kem një
fëmijë. Bile së paku ta kisha pasur dy orë! E të
thosha më vdiq!
Nga bisedat e tilla, që i fliste xha Kurta, sa herë
që takohej me njerëzit, tashti, tek dëgjova fjalët e
brumit për kulaç pa farë më bëhej se ai pikërisht nga
ai brumë ishte gatuar!
Domethënia e fajlëve të dajës Murat më shpinte
thellë në filozofinë e të menduarit. Brumi i tillë i
krijuar i njerëzve shpërndahej, ashtu siç shprëndahet
jeta nëpër shtigje të saj. E sërish njerëzit synojnë të
jenë të bashkuar nëpër momente të caktuara. Ja! Si
fejesa ime. Ç’rëndësi i jepnin asaj. E çka fshihej
pas?
Ma merrte mendja se një fejesë e tillë mund të
bëhej një ditë. Por, s’e dija se ajo do të shpaloste tërë
atë helm të mbledhur nga vitet! Atë e vrejta në sytë e
nënës, dhe në shpirt të babait!
- Nipoll!, - ma vuri dorën në krah daja Murat. Unë
u përmenda. E kuptova se isha thelluar shumë dhe
më erdhi keq që ai e hetoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:28 pm

Nëse do ta dish të vërtetën, lexo edhe për fenë!
Ju të shkollës shumë larg i bini asaj. Ani! Lexo!
Vetë do të bindesh. Fuqia e të madhit All-llah ka
krijuar çdo gjë!E për të gjitha ka shkruar në atë
“Lehvi mahvudhin” e tij. Ashtu! Të gjitha e kanë
edhe kohën dhe bëhen. Ka qenë shkruar që ti të
fejohesh. Dhe në atë moment që ka ardhur, është
lidhur miqësia. S’e përish gjë atë.
Herë-herë shikoja sytë e përlotur të tij. Mjekrrën.
Ballin me rrudha. Pikërisht atëherë më dilte
libri.Rrudhat si rreshta të shkruar.Dhe tek fliste,
sikur po shpaloste çdo mendim. E mendja më ikte
tek çastet e kaluara atje në qytetin G. Pastaj në
Kryeqendër.
Ashtu tek rendja nëpër mendime, ai ktheu shpinën
për të dalë nga shtëpia jonë. Megjithatë mbetej
përherë, duke ia rikujtuar shprehjet, gjestet,
buzëqeshjet. Ende s’e di se ku gjendet libri që flet
për të vërtetën, e daja Murat më tha se është i
shkruar!
Trokëllin gëzimi.Mbi çati të shtëpisë nuri bie!
-Erdha për uratë!Kaptova male,brigje.Gjërësi
fushash lash.Sa herë nga lartësitë e qiellit thellësi
detërash pashë!Më përcollën hap pas hapi deri në
pakthim.E tashti dua të shpreh gjithë atë mall që
kam.Ja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:28 pm

Det i shqetësimeve më zgjohet.Si t'a mas atë
brengë.Ku t'ia zë rrjedhat të mos derdh aq
lot!Kaplohem nga fjalët me rrëmet.E më dalin
përpara përmbysjet!Ne shtegtarë të shpërndarë.Atje
ku thurrim ëndërrën e bashkimit.Plagët me mall i
shërojmë.
Në oborr të shtëpisë trokëllinte zëri i
sazeve.Valltarët hodhën vallen e gjatë.Hapi i tyre
ngritej e binte për të shprehur gëzim e uratë!
Ç'është ky gëzim i zi!Kush e ngjiti këtë flamur
prapësie?
Heshtja kthehet në gur.Mblidhen e lidhen
dasmorët:Të gjithë për një do të shkojmë!Para
tytave rrebesh le të bëhet!
Sy të vëngër bisharësh shitojnë me shikime.Çfarë
urrejtjeje turfullijnë!Dhe hedhin nga lartësitë
simbolet.Mbërthejnë këngët me pranga!Rrafshojnë
idetë për to.E pastaj sulen tutje-tutje për të shpërnda
urtësinë e tyre.
-Na vrasin e presin!Nga shtëpitë na
dëbojnë!Por,ne nuk përkulemi!Qëndrojmë...!
Në çfarë mendimesh mërgata i ruante
kujtimet.Mbi gjithçka derdhte mallin.Mbi çatitë e
Atdheut vareshin flamujt e zgjimit.Aty valonin
ëndërrat e një kthimi.Për t'u endur mbi kodra e
fusha.Për të dalë në zabel.Aty ku zjarri e flaka u
ndozën.Dhe shkrumi i asgjësë u shtrua.Por, mbetën
këngët kujtime.Ato që u kënduan në log.
E si të mbërrijnë shtegtarët?Kurthat e dimrit
rrijnë varur mbi pragje.Përmbysnin hapat e rritës.I
shprishin idetë për dritë.Tutje-tutje i shpiejnë
mundësitë për kthime.Me sy qiklopësh
përndjekin!Edhe në gjumë ëndërrimet i vrasin
zagarët,tuxharët,...!Përfolin,shpifin,kurdisin në
kabinetët e dreçrive!Aty ku zihet çorba e
hashasë,presin gjahun ta zënë!Gjahun e mbuluar në
mall.Gjahun e rënë në hall!
Edhe atje hijenat i ndjekin.Gjurmë e hije të mos
kenë.Ta shuajnë atë farë të ugarit që bulon për
Atdhenë!
Ata si xixa malli befas shfaqen!Si hije që të
mbulojnë.Drithërimë në trup të falin.Ide të
shtojnë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:28 pm

VII
Si u ndamë nga daja Murat, hipa lart në dhomën
e miqve. Ajo ishte shndërruar në një ekspozitë të
vërtetë. Pas fejesës sime me Lijen, nëna për të gjithë
farefisin i kishte varur peshqeshet që kishte dërguar
ajo. Sipas radhës, në krye qëndronin çorapet që i
kishte thurur vetë Lija. Sa herë që fillonte të tregojë ,
nëna Xife e fillonte prej aty! Këto, thoshte, janë
çorapet e dhëndrrit!
Rrinin të varura të gjitha peshqeshet si shenjë e
një përkushtimi, që Lija i pat bërë me dorën e vet. U
hodha një sy, sikur merresha me vlerësimin kritik.
- Hë! Më është hijeshuar shtëpia! - tha nëna nga
pas. E shikon se sa të pastër që e ka punën! Gëzohej
ajo.
Buzëqesha pa i thënë as po as jo. Fundja, çka
merrja vesh unë nga ato punë. Por, tek qëndronin
ashtu të rregulluara sipas personave, që edhe emrat i
kishin të shkruar në dhuratë, më dilnin përpara
fytyrat e tyre dhe aty për aty emëroja punimet e asaj
ekspozite.
- Shumë kohë paska humbur, nënë!Është marrë në
qafë!
-Si, more Loni. Ajo e ka treguar vetveten. S’e ka
kaluar kohën duke shëtitur. E ty, kur të të bëj
dhëndërr, ja, këtë këmishë do ta vesh!
Desha atë çast t’i them se nuk pres deri atëherë.
Dua që tani ta marr e ta provoj. Bile me atë këmishë
të dal në takim! Por, s’i thash gjë.
- Qyqja unë, e mjera!,- do të më thoshte ajo.Është
punë që s’bëhet! Nuk bëhemi gazi i botës ne. E nga
litari i dhuratave unë s’lë të preket asnjë gjë!
Kur mendoja se si mund të më përgjigjej nëna, që
u shkonte rrotull peshqesheve si vizitorët e
përmalluar në ekspozitë, dëgjova një zë nga oborri.
Zbrita shkallët dhe dola.
- Urdhëroni e pimë nga një kafe!
- Jo, ma ktheu postieri Ukë. Ua solla një letër
rekomandë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:29 pm

U nënshkrova në të, e ai iku. I hodha sytë letrës.
Lexova dërguesin e saj. Pastaj e hapa me kujdes për
ta lexuar nga kureshtja që kisha atë çast:
I nderuar kushëriri im Nexhi dhe ti nip i
dashur Loni.
Lajmi i fejesës së Lonit më gëzoi pa masë! Nga gëzimi
që ndodhi, në ato çaste kam qarë. Sa desha të jem edhe unë
me ju. Së paku ta bëja një këngë në dhomën e
burrave.Bile, ta hidhja edhe një valle! Por, ja! U bënë
shumë vjet që s’ju kam parë e malli më mbyti. E Lonin e
lash pa lindur atëherë!
Shyqyr Zotit që u bë për fejesë!Dshiroj të martohet
ma shpejt e të trashëgohet.E krahas këtyre të kryej edhe
shkollën. Kam dëgjuar se po përparon me mësime!
Desha t’ia uroj edhe gruas sate,o Nexh. Mbërriftë
t’ia rrisë edhe djemtë e cucat Lonit.
Mirupafshim! I juaji:
Bar dh Dedja - Çikago
Palova letrën për ta futur në zarf. E nëna që më
rrinte pranë dhe dëgjonte, duke fshirë lotët më tha:
- E ka marrë malli, biro. E pati jetën e rëndë
Bardhi. Sa ishte i ri, fëmijët i mbetën në pelena, iu
desh të marrë botën në sy. Ishte kohë e rëndë ajo. E
ai kaptoi çdo gjë për të shpëtuar kokën.
Kisha dëgjuar edhe përpara se si u arratis nga burgu.
Me ca shokë të dënuar me vdekje, kalojnë në Greqi.
Një qëndrim i gjatë nëpër vende të huaja e bëri që të
mos dihet a është ndër të gjallët. E gruaja e tij me
fëmijët nëpër këmbë ia kishte bërë mortin, pa ia
ditur as namin e nishanin!
- Trego ku është Bardhi! - e kishin pyetur ata që e
ndoqën pas përmbysjes. E ajo, ashtu e heshtur, por e
pathyer, duke qëndruar përpara, u thotë: “Ju e dini!
E nëse ju duhet, e gjeni. S’është puna ime ajo. Unë e
kam detyrën t’ia rris fëmijët”!
-Fëmijët! - ishte çakërdisur njëri. - Edhe ata do t’i
zhdukim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:30 pm

Do të mbesë emri dhe shpirti i tyre!, - ishte
përgjigjur ajo.
Por, brenga në shpirt sërish i pat ngelur asaj sa
herë që vinin dhe pyesnin për Bardhin e pastaj iknin
me duart grusht. Nuk dinte as ku është e as si është.
E hallet e jetës duhej kaluar me një grumbull
fëmijësh nëpër këmbë.
Një ditë tek rri e mendohet, asaj i vjen në shtëpi
një letër. Ia lexon djali i saj më i madhi, që posa
kishte hyrë në klasën e tretë. Letra e shkruar nga
dora e Bardhit u tregon se ai është në Amerikë. E
atje qenka mirë me shëndet!Edhe në punë.
- Filluan fjalët të pëshpëriten: Në Amerikë !Në
Amerikë! Por, asnjë nuk e dinte nga është e kush
është Amerika. Vetëm në kohën e Luftës dëgjuan:
Ajo do t’i marrë të gjithë ata të malit që luftuan
kundër drugarëve!
- Bir, është mirë t’i shkruash edhe ti një letër xha
Bardhit!E ka marrë malli e duhet t’ia kthesh! - më
tha nëna.
Aty për aty rrotullova mendimet se çka duhej
shkruar në atë letër. Ashtu siç e pata njohur nga
rrëfimet xha Bardhin, nuk desha t’ia shkruaj një letër
shkel e shko. Derisa po vrisja mendjen për letrën,
babai më vuri dorën në supe:
- Mos u mendo! Ti s’do t’ia kthesh letrën Bardhit.
E di se ke rënë në mendime si t’ia shkruash. Por,
kohët janë të vështira. E letrave fati s’u dihet. Ma
mirë ne i falënderohemi që ai na kujtoi. E nëse vjen
kohë tjetër, atëherë...!
-“Letrave s’u dihet fati!”, - më tha babai dhe
priste të vinte kohë tjetër atë çast kur unë iu
përgjigja:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:31 pm

Po baba, ç’fat duhet për letrat? E shkruaj dhe e
dërgojmë me postë. Është punë e të tjerëve se si e
kur do ta dërgojnë! E nëse vijnë kohë të tjera,
atëherë mund të jetë ose dimër, ose pranverë.
Mvarësisht prej stinëve!
- Edhe ashtu është, si thua ti, Loni!, - m’u kthye.
Por nganjëherë kohët s’vijnë me stinët. Ashtu siç
s’shkojnë edhe letrat për nga i ke nisur. Ta thotë
babai ty. E nëse e do më sakt ta dish, provoje. E
pastaj, kur do të kalojë një kohë e shkurtër, të
thërrasin:
- Përse ti i shkruan filanit!?
- E di ti kush është ai?
- Prej kur po mban letra e shkëmbime të tjera?!
Ishin po këto fjalët që më rikujtuan ata të
redaksive. Redaktorët që për një vizë apo presje në
fjali e periudhë mendonin se do të bëhej nami. E
babai tek më fliste për letrën që duhej t’ia dërgoj xha
Bardhit ma nxirrte përpara zonjën censurë! Të
shpeshtën edhe xha Lima më thoshte: Është kohë që
gojës t’i vësh dry. E përpara ndryshe ishte. Blej një
dry e varja derës të shpëtosh. Tashti! Eh! Tashti të
marrin në qafë! Pa e thënë mendimin, ta mveshin!,-
thoshte ai.
Prej nga ishte kjo pasiguri as që e merrja me
mend. Edhe atëherë, kur të shpeshtën më thoshin ma
pleqtë: S’dini ju! Koha do t’u mësojë! E ujqtë e
kanë lehtë me këlyshët! Shumë shpejt i mashtrojnë!
Ne e dimë se vetë ramë në provim.
Për të gjitha përpiqesha të di, po s’arrita ta kuptoj
përse. Ku ishte e vërteta në ato fjalë, më mbeste
gjithmonë një dilemë. Kush kishte të drejtë të
shqetësohej, bile në kohën kur trumbetohej barazia e
vëllazërimi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:31 pm

Shtigjet e urtisë më flisnin për heshtjen. E unë
s’pajtohesha me të. Kërkova rrugë për t’i shfaqur
dilemat e paqartësive. Dhe mendova se koha mund
t’i shëronte plagët. Megjthatë, më thoshin se ajo, sa
vjen ende i gërryen, për t’i hapur plagët e reja.
- Lëri ato!,- më pat thënë xha Lima një ditë tek
rrinim të ulur përpara derës së mullirit. Përfunduan
ato kohë, duke na përmbytur ne. E ti je i ri dhe po
shkollohesh. Ndaj, më dëgjo:
- Të mençurit që vinin në këto anë na thoshin
bëhuni pleshta! Mos mbetni morra!
- Hë! Ua kthenim ne. Përse pleshta, ore?
- Morrat i kapin me dorë e të gjithë e i shtypin.
Xha Lima qeshte tek më rrëfente. Ndërsa unë
rrotullova mendimet për të ndriçuar domethëniet.
Megjithatë, ai fliste për të gjitha.
- E ne atëherë nuk kuptonim. Dilnim në ballë të
fronteve. Nuk mbanim llogari për pasojat. S’kishim
aq kujdes. E ata drugarët na prisnin në besë. Derisa
na thyen, s’na dilnin hapur. E pastaj i mbushën
xhamia e burgje plot e përplot! Çka s’bënë pastaj me
ne. Edhe ata, me të cilët ishim krah për krah, na
dilnin e na thoshin: Dil këtu se të njohim ne! Ti ishe
ai që thirrje: Me dorë! Me dorë! Na vranë e na bënë
hi e pluhur! E ata që ikën nga burgjet, shpëtuan. Si
Bardhi! Ai mund të flasë çka do. Të tregojë për të
vërtetën. Por, nëse s’kthehet kurrë këtu!
Hodha mendimet tek xha Bardhi, i cili kalonte
gati dy dekada pa shkelur pragun e shtëpisë.E nëse
kthente në këtë anë, çdo të ndodhte me fatin e tij,
s’dija si ta shpjegoja atë enigmë.
- Nëse u hy në dorë ai!, - tha xha Lima, do t’i
luajnë valle për rreth . E pastaj mish të gjallë do të
hanë prej tij. Prandaj, e përsëris, mos u bëni morra!
Sepse, e do jeta ashtu!E zemrën s’ua hap asnjë t’ua
shohë se çka ruani në brendi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:32 pm

Në thellësi brendësie krijojnë vargane të gjata
mendimesh.Kurrë s'përcaktohen për dukjen që rri e
qëndron në takime.Për t'i peshuar domethënjet e
shijeve për lidhje.Në kurorën e jetës të farkojnë
mblesëri.Për t'ia hapur udhëkryqit sinjalet që
shpiejnë tek porositë!E dalin në shesh qëndrime të
prera.Tradita shekullore nis jetën. Ashtu si të parët
tanë të lidhen zemra me zemrën!Pa u parë në
takime.Pa puthje,qesendi e ledhatime!
-Sa jetëra mund të ketë njeriu?!Hej!Sa dashuri?
-Po!Ai mund të jetojë gjatë-gjatë!Strumbullari i
jetës nuk matet me vite e dekada!Ajo sërish mbetet
një jetë!E shkurtër si ëndërr mëngjesi me kënaqësitë
e trishtimet.Befas trokëllima e saj ndalet
papritur!Pushon!Mbi shtrihet heshtja në
pafundësi.Ngrijnë gjymtyrët në atë kurm shëmtie...!
Pastaj derdhen kujtimet!Shpalohet çdo gjë e ikur
nga rrënimi.Hija e vdekjes hy me
ftohtësi.Parafytyrimi mbi një vlerë të humbur krijon
shkretëtirë,verbësi!
E dashuria?Ajo klithmë pa fund!Është zjarr e
flakë që nuk duket e s'shfaqet ndonjëherë!Të ndez në
brendi!Të shkrumos!Të përthan!Por,kthehet ca herë
në gurrë lumturie!Të ringjallë pranverën në
rritë.Nuk ka zë bilbilash si zëri i saj magjik.As lule
nuk ka mali e fusha që dehin si ajo.As yje nuk ka
qielli, ylberë,ngjyra,farfuritje!Hapësira ngado që
është nuk ka aq gjërësi.Mbi të gjitha sundon magjia
e asaj mbretëreshe:Magjia dashuri...!
Kudo përfëshihet.Në përralla fluturojnë të
dashuruarit me krahë.Vargani i buqetave dhe
blerimi u lind nga shikimet.E dehen nga puthjet në
netët me hënë për të krijuar në ndarje këngët ,
rrëfimet,ëndërrimet për takime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:33 pm

Sa vargje të shkruara kanë lënë të dashuruarit
poetë,shkrimtarët!Megjithatë,edhe sa mendime u
mbetën pa shprehur atyre.E brezërive,beqarive...?!
Fjala dashuri nuk u përmbyll në
kuptime!Vezullon magjia !Në përmasë sfondi i saj
përflak.Të zbret nga laku e të vë në lak.Kështu ia
shikon dukjen e parë.E kur befas ajo të rrënohet...!?
Grushti i saj po të të godasë?
Fantazmat e fatit hidhen
agimeve!Muzgjeve!Ditët kanë errësirë.Netët
pafundësi.Nëpër stinë e vite mandatë.E jeta
vazhdon!Vazhdon gjatë!Ajo i ka ritmet e saj.Derdh
vrer nga plagët e rilind shpresat për agimet!Ajo do
mirësi!Rritë...!
Dashuria nuk është jetë!Ajo përmbyllet në
zemrën e plagosur.Bëhet magmë në thellësi.Të tret e
të shkrumos!Të bën hi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 EmptyFri Mar 28, 2008 3:33 pm

VIII
Tek qëndroja i shtrirë në krevatin e dhomës së
konviktit, më sillej vërdallë gjithë ngjarja e fejesës.
Gëzimi, që e ndjeu Xhati, pse e fejoi Lijen me mua,
ishte i pa përshkruar. Edhe nëna Xife dhe babai
Nexhi nuk ndienin lodhje. Fjalët e dajës Murat dhe
letra e xha Bardhit s’më linin të bëj një sy gjumë për
të ndjekur ligjëratat e pasditës. E cigaret e mixhës
Bajrush që më mbetën në xhepin e palltos si amanet
i padërguar më shqetësonin.
-Pthu!, -pështyeva, duke pëshpëritur: Si i
harrova!?
E ku të binte ndërmend një gjë e tillë, kur dëgjon
e shikon të paparën. Gjithë atë gëzim për një fejesë.
- Sa rëndësi u japim ne fejesave, pëshpërita. E
sikur të dalë nesër ndryshe?,- mendova. Megjithatë
as që dija se ç’mund të ishte ajo e nesërmja
ndryshe...
Heshta për një çast.Në plan të parë sërish më doli
Shpresa M. Ajo më pat shkruar: Kur të vish për të
parë nënën, kthe edhe në qytetin G. "te
parashkollorja"!
Përse të ktheja këtë herë? Sa për sy e faqe apo,
për t’ia kumtuar se në shtëpi më fejuan!.
M’u bë se Shpresa M. nga kureshtja më pyeste:
- Mirë, Loni! Urime!Po cila është e fejuara?. Çka
ka kryer? Ç’pamje ka? Ma jep një fotografi?!
Ndjeva rënqethje në shpirt. Nga të gjitha pyetjet
që më vardiseshin, asgjë s’dija. Me një fjalë, s’kisha
përgjigje. Kisha dëgjuar se Lija ishte cucë e urtë dhe
punëtore. Mund të flisja për peshqeshet që kishte
dërguar me rastin e fejesës. Ma tepër asgjë! Desha
apo s’desha, ky ishte fati që duhej krijuar. Njerëzit të
shpeshtën janë viktimë e hatrit! E në këtë rast s’dija
as vetë isha apo jo viktimë e tij apo e një tradite
shekullore?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: