Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:03 pm

- Jo! - u nguta e i thash. Nëse u shtie pak sheqer të
dytëve, ëmbëlsohen më shumë!
Babai buzëqeshi hidhur. Mbase e kuptoi si shaka. U
çua më këmbë dhe ashtu qetë-qetë u nis të dalë nga
dera. Aty qëndroi dhe tha: Bija ime, mos të rëntë të
shtiesh përshesh të dytë!Po s’u ngope me çanakun e
parë, i dyti është çorbë e thartuar!
Buzëqeshi sërish e pastaj vazhdoi: Do të ik, se më
hidhërohet nusja për këto llafe!
Nëna Xife heshti. Ç’kujtonte ato çaste, kushedi.
S’kisha guxim ta ngacmoj. Si të shtangur mbetëm
duke u shikuar sy më sy me Lijen. E ajo pas pak
filloi të mbledhë teshat në valixhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:04 pm

- Pikërisht ashtu është!, - i thash. - Por, s’na e the
dëshirën?
- Prandaj po mendohesha, Loni. S’më binte
ndërmend çka desha të them. I lutem zotit t’u lindë
fëmijë. Mashkull apo femër, sidoqoftë. Vetëm
sagllam qoftë, o birë. E së pari nusja të shpëtoj !
- Jo! Se dua unë sidoqoftë.Nëse Lija më lind
vajzë,të dyja në spital do t'i lë. Unë dua djalë t'më
lindë!, ia ktheva nënës për ta nxitur.
- Sa budalla që je! I marrë prej të marrëve! Hesht,
se po t’i dërrmoj turinjtë.
Ajo m’u vërsul!Deshi t'më godasë. Unë u përkula
atë çast, e mbrohesha nga goditjet!Ashtu në pritje
tek qëndrova ajo më përqafoi.Pastaj filloj të rrëfejë:
- Ti Valon si ai Sula u bëre. Erdhi njëherë te ne.
Dhe unë e Nexhi e pritëm. U ndalëm e biseduam.
- Si i ke në shtëpi?, -e pyeti Nexhi.Ai shtrembëroi
turinjtë.
- Çka të mundon Sulë? - e pyeti sërish Nexhi.
- Ma mirë mos e kisha martuar djalin Nexh!,-
shtoi ai.
- Përse?,- u habit Nexhi. U habita edhe unë dhe
dëgjova me vëmendje.
- Ja! - shtonte Sula. - Vitet kalojnë. U bënë pesë.
Dhe djali e nusja: hajt një fëmijë, hajt një tjetër e një
tjetër. Rresht tri vajza. Dhe tashti rri e
mendohem.S’kam çka bëj. Edhe atëherë, kur i lindi
ajo e para i thash: - Biro!Gruaja që të lind për së pari
vajzë, s’bëhet grua! E djali hapi sytë!Vetëm më
shikonte. S’bëhet, jo i thosha, - fliste Sula pa
ndërprerë.
- Si, more, i ke thënë ashtu? - habitej Nexhi.
- S’ke bërë mirë. - i thash unë.
- Ore, dëgjoni, na tha ai. Jo vetëm atë, por i thash
edhe shumë fjalë të tjera. Me gjithë zemër e shpirt ia
thash.E ai s’më dëgjonte. Lëre, mor, në spital me
gjithë cucë. Çka të duhen ai soj i bushtrave në
shtëpi!, - qeshte Sula.
E djali heshtëte. S’më dëgjoi që s’më dëgjoi.,
vazhdonte pandërprerë ai. E tashti fap edhe një
tjetër. I them: Hë!Si të duket. U bëre me një toborr
cucash e do të ecish fshat më fshat. Edhe nëpër
qytete pas tyre.
-Është punë e zotit baba!, - ma kthen ai.
- Jo, more, i them unë. Soji i ka fajet. S’e di ti se
nëna e saj varg i rreshtoi shtatë!, - dhe qeshte Sula
hahaha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:05 pm

Derisa dëgjonim bisedën e nënës kur rrëfente për
Sulën, unë dhe Lija heshtnim. Më vinte një habi e
madhe dhe ndieva në shpirt një brengë. Çfarë
botëkuptimesh që kanë këta pleqtë! E ca herë s’ua
luan topi?,- mendova.
- Loni, kam menduar tashti gjatë për sojin tim!më
tha Lija kur nëna doli nga dhoma.Të gjitha tezet dhe
nëna ime kanë lindur djem për së pari!
Ajo heshti.Unë i buzëqesha pa qëndruar në
mendimet e Sulës!Sa për shaka, e pata thënë po të
njëjtën ide.
-Po të më lind djalë, do ta marr dhe do ta lë në
prehër, Loni! Ja!Do të them. Djalë deshe?. Ja ku e
ke. Rrite tashti!
Meqë kishin kaluar netët, prisja momentet se kur
do të vijë ajo. Ndërsa mendimet për çdo çast më
iknin gjithkah. Ditët m’u zgjatën e netve më dilte
gjumi. Dhe qeshja me vetveten.
-Vallë!?Si mundet të lihet gruaja në spital pse të
lind vajzë? Hahaha, qesha. Po Sula?...
Dhe e ndieva se çastet zgjateshin. Diçka më ngriste
nga vendi për të dalë jashtë durimit. Të nisem e të
shkoj te miqtë e t’iu them:
-Po mirë, unë s’e pruna përgjithmonë këtu! Pak ka
punuar për ju njëzet vjet? Dhe tashti pak ditë ka që u
ndihmon? Pse e vononi e s’e ktheni më parë? Pse?...
Dua të ngritem lartësive.Atje ku vringëllojnë
tufanet e shkrepëtijnë vetëtimat.Ndeshen shenjtorët
me perëndi dhe,ua shpërthejnë lamshin e misterit
t'ua marrin uratat!T'i kthejnë ato në lindje
agimesh.E rruga ajo ngushticë me gropa!Më shpie
thik në thyqafje e më përplas në hon! Oshëtima e
rrokullisjes më përpin...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:05 pm

Në cilin binarë të fatit u ngjita unë Sizifi?Me
gurin e rëndë në shpinë e me vargan mendimesh në
kokë.Me kothere buke u ula në darkën e
vetmisë.Arrnat e jetës i mbajë paluar në zemër, t'ia
kthej blerimin buzëqeshjes.Qyshkur damari i saj
përthante.Perëndimi më zu në mesditën plot
diell!Errësira!E nisesha ta mbërrijë një cak.Në
thellësitë e përmbysura ishte fillimi..
Jehonë shëmtie - vetmia.Vallja e djajve më
rrethon.Orgji sfinksash!Silueta!E suita e vrazhdësisë
më shpie në majmalin e mallkuar.Aty ku rri shpirti i
djallëzuar.E ndeshet me fatet ,lumturitë , gëzimet .
Përgjaket në log!Uratë i jep errësirës.Mirësinë e
mallkon!
-Hej!Mirësia nuk banon në këtë anë!Vetëm
erërat hedhin valle!Shtojzovallet bërzana lindin
trinjakë!Dhe ecin ato!Rrokullisen!E kënga nuk ka
fjalë!As vargje e rimë!Turfullin reshpja e tyre!Të
mbyt!Shikimet të ngulen në retinë!
Në kohë të pakohë më zë shtërngata!Zëri i
nëntokës më shiton!Kasneci i së mbarës u vonua.Në
oktapodin e lakut ka ngec.Një lajkë bisharësh e
lajthiti.Mbeti kasneci - kasnec!E unë Sizifi?
Me gurin në shpinë ngjitem lartësive!Atje ku
vringëllojnë tufanet e shenjtorët ndeshen me
perendi!Po!Shenjtorët që mbjellin të mbarën në
ugarë!E nuk kursejnë vetveten për mirësi!Etja ua
than gjymtyrët.Rrudhat i mbulojnë mbi ballë.Por,
nuk thyhen as dorëzohen ata!Vdekja i ringjallë...!
Ankthi më zë!Mornicat më shkundin.Nga endem
nuk di!Llahtari i gjatë m'i kaplonte agimet.Atje ku
perënditë e dreqërive sorrollateshin.Finokët!Në
sulm hidhnin orditë.Në toborrin e bisharëve -
jeniçerët, qolet,kurvëritë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:06 pm

-Do të bëhesh baba!,-më oshëtiu një zë.
-Edhe ti nënë!,-pëshpërita.
Ishte kurorë e përjetshme lindja e tij.Unazë e
zjarrtë e dashurisë!
Fantazmat e shëmtive më mbytën.Me kurtha më
ngujuan.Më ngrinë.Ashtu i larë në djersë mbeta meit
nga kllapitë...




VII
Sa herë Lija rregullonte punët në oborr e kthehej
pastaj në shtëpi, më gërrynte diçka në zemër. Ndërsa
koha e dimërit kthente acarin e vet. Dhe ngrica
hëpërhë të përpinte.
Si do të ishte lindja, mendova atë çast.
Parafytyrova çdo gjë të keqe.Një lindje e vështirë më
bëhej se ndiqte fatin tonë.Zëri i autoambulancës e
rendja drejt spitaleve për të shpëtuar më oshëtinëte, e
zëri i foshnjës së palindur më kthehej si shigjetë në
shpirt. Megjithatë, as që bëja zë e as që bisedova
ndonjëherë për këto parandjenja me ndonjë.
- Mos ke të ftohtë, Lije!, - i thash, duke ia vënë
dorën në ballin e zverdhur, kur ajo u kthye nga
oborri e u ul në shtrat e këputur.
- Nuk ndihem mirë, Loni!,- m’u përgjigj.
Kërcëlloi dhëmbët nga dhembjet, ndërsa muzgu
binte ngadalë.E nëna pëshpëriste vetmeveti.Bënte
lutje atë çast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:06 pm

- Bir!Nusen duhet ta dërgojmë në spital. Dil dhe
gjeje ndonjërin me veturë!
Nuk më kujtohet se si i kam zbritur shkallët. Pas
një çasti të shkurtër vetura u parkua në oborr. E Lija
dhe nëna Xife dolën ngadalë-ngadalë. E pashë
babain tek mbeti i vetmuar në prag të shtëpisë, i
heshtur e duke dredhur mustaqet. Nëpër atë muzg të
acartë mbërrimë përpara dyerve të spitalit dhe në
derën e grave lehona, cingërruam. Mjekja qëndroi në
sportel.
- Për lindje?
- Po!, - ia ktheva.
Ajo hapi derën dhe e mori përkrahësh Lijen.
Shikova shpinën e saj kur ndahej! M’u bë se kurrë
s’do të takohemi. Megjithatë, përmbahesha e prisja
çdo të ndodhë.Buzëqeshja e tretur e saj hidhej në
shpirtin tim si mjegull e në zemër ndieva dhembje
malli.Lindja qenka vdekje! M’u rrënqeth trupi.
Vërtita sytë në tavanin e pavionit ku ishte shtresuar
një merimangë. M’u bë se në kthetrat e saj po
qëndronim unë e nëna Xife për të pritur çastet e fatit
apo të fatkeqësisë.
- Zoti i ndihmoftë!,- pëshpëriti nëna dhe fshiu
sytë.
Heshta pa i thënë gjë! E në mendje më
rrotulloheshin mendime e mendime.Vetëm sytë as
që i hiqnim nga sporteli.Prisnim me padurim çdo
çast.
- Urime!Urime! - tha befas mjekja duke hapur
sportelin. Keni djalë!
- Mu bëftë plak me mjekërr të bardhë! - brohoriti
nëna dhe futi dorën në gji e nxori kuletën. Iu afrua
mjekes që rrinte e buzëqeshur në sportel dhe i dha
diçka në dorë. I dhash edhe unë diçka dhe ajo e hapi
derën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:07 pm

- Mund ta shihni po të doni!.
Çdo të kishte ndodhur nga lindja, isha kureshtar
të di. Dhe eca pas nënës Xife. Lija e shtrirë në
krevatin e lindjes, e këndellur nga dhimbjet, përpiqej
të buzëqeshte. E foshnja pranë saj. Ajo më shikoi
sikur deshi të më thotë: Hë! Ky është djali që e
prisje!
Nuk folëm atë çast . Vetëm nëna Xife u përkul
mbi ballin e saj ! E puthi.
- Shyqyr që më shpëtove nuse! Më jetë të gjatë e
paç djalin! U bëftë me mjekërr të bardhë, jarabi! -
dhe mbi gjoksin e tij lëshoj një para.
- Të blejë vëllezër e motra ! Djali i nënës! -klithi
në fund.
Ia shtriva dorën dhe ia urova djalin! Edhe ajo më
shtërngoi. E ndjeva se përmes duarve tona lidhej
shpirti e zemra sërish. Për një çast qëndruam të
shtangur.
- Shpëtove! - i thash i buzëqeshur. Përndryshe do
të leja këtu. E tashti, kur të vi të të marr? Do të jemi
bashkë ,bashkë përgjithmonë!
E ndjeva se mjekja që rrinte pranë deshi të na
largojë.
- Po dalim!, - ia ktheva.
- Mirupafshim!Do të vijmë!, - i thash Lijes dhe u
nisa të largohem.
- Zoti të sjelltë ma shpejt në shtëpi nuse! - tha
nëna.
Ishte hera e parë që ecnim nënë e bir të gëzuar.
Nëpër atë acar s’ndienim as lodhje e as dimër.
- Kush do t’i tregojë Nexhit? - tha ajo.
- Përveç teje kush, nënë? - ia ktheva.
- M’u shtua shtëpia edhe për një burrë! - klithi.
Hija e rëndë e qoftëlargëve më vardisej.Krijonte
merimangën në pabesi.Hataja e tunxhave që
endeshin nëpër mendime.Gjarpërinj që këputën
hapin e rrezeve.Anembanë praptohej qenësia.
Zhveshej portali i ndërgjegjes që digjej si qiri.Tretej
në flakën e zbehtë të shpirtit!Për t'ia zgjuar
shenjtëritë domethënjes së blerimit. Po! Blerimit të
shkrumuar nga kthetrat.Kurmit të tij i futën
hanxharë.Të zhbëhej nga vendi.Nga rrita!
Prapësi!Prapësi!Ti gjithmonë zgjatesh si hijena.
E rrëmben gëzimet.Shtrydh rritën.Errëson dritën.
Por, feniksi nuk zhduket kollaj.Ai bleron nga hiri i
vet.Damarët i ka thellë në brendi të vatanit.
Rrënjët!E ngritet nga varri i rrafshuar - pa
nishan!Del në mejdan!Ai gjergjelezalia me
plagë!Mbërthehet e del në log!Me shpatën e urtësisë
godit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:07 pm

E ju të pabesët tuxharë.Endeni me hanxharë e
kthetra demonësh!Dhuratën e përndjekjeve e falni
në gëzime.Krijimet i shitoni me heshtjen.Rrëmbeni e
praptoni ideale!Për çka?Për zgjeben tuaj mesjetë!
Për krrokamën e kaukazit!Bisharë,derra, gomarë...!
Nuk nënshtrohen Martirët.Nuk nëpërkëmben
kollaj.As nga dushmanët e vatanit.As nga kanxhat e
tiranit!
Shtigjet nga zhytesha ato çaste jete - hone!Hone
ku presin në pusi xhelatët.Hekatomba e tyre
hasha!Havadan mjerimesh.Asgjësimesh!Kush ua
pranonte veprimet.Ata levat e dreqërive!Levat e
kurvërive!E qeshnin cinikët.Zgërdhiheshin si
shkretëtirë.Endeshin mjerakët meitë.Të ngrirë!Me sy
korbi vështronin .Dhelpërat e mashtrimeve!Ujqtë e
kërcnimeve!
Mos kërkoni ferr urtakë!Vatani ynë është ferri!I
ka rënë terri atij!Zjarri e flaka ia djegin
agimin!Vetëm krrokama ka jetë këtu.Shterpësia
rritet në postajë!Mallkimi mbi kokat tona
bekohet!Uzdajë!
E ne rrimë në gjumë amullie.Shëmtia na
përgdhel kur ngecim.Në thyqafje të ecim...!
E shtangur më duket gjithësia.Ajo që lind e
lirë.Erëmira e brezërië.Shtathedhura e trimërisë.E
besës!Bujarisë!E rri e strukur nën hije tiranie.
Bisharët ia përthajnë damarët me shartime.Të rritet
në ugarin e saj çorroditja,kastrimi!
E vërteta lind nga hiri.E rritet,ngritet.Më kot
vonohet.Madhështia e saj në vargane të gjata
mendimesh mbillet.Ninullat e nënave i japin
gji.!Ngurtësohet kështjella e Vatanit.
Shtigjet e mia!Portali i ndërgjegjes që digjet si
qiri !Për ju në mendime rri...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:08 pm

VIII
Barra e jetës më ngarkonte befas.Por hapëronim
ngadalë.Ashtu si Ari që rritej e zbukurohej
përditë.Shtëpisë i shtohej gëzimi.Zëri i tij kur qante
përzihej me ninullat që ia thurrte nëna.Ishin vargje
fjalësh që dilnin nga brendia e një shpirti të ndrydhur
për të shprehur uratën për rritë.Dhe rrinte mbi djepin
e tij ajo.Nuk ndjente lodhje!
Jehona e jetës së mbarë është nisur
kurora e dashurisë u farkua,
m'u bëfsh trim o nip'i im Ari
në punë e mësime i pari...!
Ajo thurrte vargje për çdo çast dhe përkundëte
djepin pandërprerë.Ishte Libri i pashkruar i jetës së
saj që shprehte dëshirat mbi kokën e nipit që rritej në
djep.E për çdo çast ia kthente perlën e humbur të
mirësisë.
Po!Ishin këto horizonte që më hapnin shtigjet për
të kërkuar frymëzime krijimi.Sa herë më përziheshin
fjalët e saj kur i thurrte mbi djepin e Arit me ato të
nxënësve në shkollë.Dhe ndieja një kurorë lidhjeje
për ta shprehur në rrëfime.
-E nga t'ia nisja?Ca teprica dilnin e
ngatërroheshin për çdo çast.Sa herë matesha t'i
shpjegoj vinin e lidheshin nyje.Po!U ngjanin atyre
problemeve të matematikës që mbesnin pa zgjidhur,
sa herë që s'të bie ndërmend formula e tyre.E një ditë
kur përpiqesha ta shtroj frymëzimin m'u ndërlidh ai
me shembullin e rifigurimeve.Me atë që nxënësve ua
shpjegova në klasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:09 pm

-Po në libër nuk përmendet as Driloni, e as
Drinia!As Arbëri e Arbëria shok arsimtar?,- nuk
duroj pa më pyetur ajo kaçurelja Tefike.
Qesha atë çast. Si t’ua shpjegoja se në vend të
emrave në libër mund të kenë edhe të tjerë emra në
shpirt e në zemër. Por, heshta. Hodha shikimin mbi
fletoren e një nxënësi.Ai kishte shkruar emrin pa H.
- Dëgjo këtu!, i thash. Ti e mban emrin e Hasan
Prishtinës dhe s’guxon t’ia hekish e as t’i shtosh
ndonjë shkronjë! E lëre më që mbiemrin e paske
zgjatur me shumë shkronja!
Ishin këto përpjekje të vogla për të zgjuar
mendjen dhe ndërgjegjen e vogëlushëve. Ndërsa
bisedat dhe qëndrimet me kolegët e punës të
shpeshtën na dilnin si konflikte.Ca prej tyre, duke
bërë “petulla" për poste, shënonin çdo gjë. E pastaj
lajmëronin ata të mëdhenjtë e komiteteve! Por,
kishte të ndërgjegjshëm në atë mes.Qyshkur jeta i
kishte përshkuar nëpër birën e gjilpërës.Kishin
qëndruar në vuajtje e durim!Dhe ata kishin një ide
dhe e mbanin krahun tim.
Një ditë përpara kremtimit shpërndamë numrin e
revistës. Derisa bënim plane për një zhvillim cilësor
të saj, në zyrë hynë tre vetë. Një civil e dy të veshur
me uniformë policësh. Drejtuam sytë drejtë tyre, që
s’përshëndetën, por qëndronin me një pamje
vrazhdësie.
- Urdhëroni! - u tha pedagogu. Ju duhet diçka?
- Kemi urdhër!, - tha personi civil dhe futi dorën
në xhepin e palltos për të nxjerr fleturdhëresën. E
pastaj shtoi: Revistën që e keni botuar na e jepni!
- Revistën?! - pyeti pedagogu i habitur. E pastaj
pasi na shikoi u tha:
- Pa urdhërin e drejtorit s’mundemi.
- E pyesim pastaj! - qeshi me cinizëm personi.
Uli kokën mbi letër dhe lexoi.
- Kush është Valon Dedja ?
- Jam unë!, iu përgjigja ftohtë.
- Edhe ju me ne do të vini!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:09 pm

Policët mblodhën dengun e revistës që ishte
paluar mbi tavolinë. E pas pak u nisën duke më vënë
në mes. Në oborr të shkollës qëndronte vetura.I
katërti që priste në oborr e ndezi makinën.
Vërejta sytë e nxënësve që s’hiqeshin. Me një
kureshtje e me një dhembje ndiqnin largimin tim.
Tek nisej vetura, dëgjova një zë:
- E morën mësues Lonin!
Atë çast më shkuan vërdallë shumë mendime.
Më doli përpara thënja e Mirandës atje në
Kryeqendër: Ju përmallët s’jeni për punë të tilla.
E pastaj xha Lima: Mos u bëni, bre, morra se ju
ndrydhin!
Ç’kisha bërë atë çast s’kuptoja. Se ku po më
shpinin, përsëri s’dija gjë. Vetëm një shpresë dhe
guxim e kisha.S’kanë ç’më bëjnë!
Vetura rendte drejt qytetit K.Përmes fshatit Llag.
Në të kaluar pranë xhamisë, vërejta në oborr.Lija
varte pelenat e Arit të thahen në litar. Diçka më theri
në zemër, por s’bëra zë. Vetëm në të hyrë të qytetit,
kur afroheshim pranë ndërtesës ku më shpinin m’u
dhimbsën nëna dhe babai.
-Do të sëmuren sa të marrin vesh!, mendova.
Po Lija, vallë? Sa do të shqetësohet!, pëshpërisja.
Dhe atë çast parafytyrova sytë e përlotur të saj. Rrokullisjen
e lotëve nëpër faqe dhe dridhjen e buzëve
tek dëneste. Po duart e Arit që do të mbetnin në
pritje?
-S’kanë ç’më bëjnë, thosha në veti, tek ngjitja
shkallët e sytë e policëve më ndiqnin, si bishat kur
ndjekin viktimën!
-Xhelatët!, thash kur i shikova ashtu si të
tërbuar!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:09 pm

Syri i korbit më përgjon!Pleurat e mushkërive
zjarr më marrin!Shtangem!
Korbi i errësirës ec!Gjithkah hy!Në dyluftim me
lindjet,këngët ,idetë.Edhe varrimet i ndjek!Përgjon!
Përgjon!
O korb i zi!Krrokama jote gjithmonë ka sjellë
hata.Ka ndjellë kobin e kësaj ane.Ka shqetësuar
mirësinë.Ka shembur çatitë!E ti s'i ndale krrokamat.
Hu e hu e hu!,- të ngritet binaja e rrëmetit!
Vallë!E ndjen se shpirti të përthan?Përse
dreqërive e laqeve u mban iso!Dhe endesh me
shpirtin katran.Katandisesh si baltë shkretëtire!
Lulet e mirësisë kjo gjërësi do t'i rrisë.Xhet pas xheti
ringjallen viganët.Janë kipcat e urtakëve të kësaj
ane.Qyshkur lindi dielli e agimi - rrezet e tij i
derdhi ata jetuan.E tashti ku i shpieni?Katandinë ua
rrasni në damarë!Ta zhbëni atë kep shekullor!Atë
farë!Ugari juaj i mbjellë me rrëshqanorë!I
ftohtë!Akull!Borë!Turfullin me kamxhik rrëmeti .
Përndjek,shiton lirinë!
Mos ia bëni varrin urtësisë!Besën mos e
kurthoni.Se shija e kuptimeve i humb domethënjet.
Bardhësitë!Kulla e qëndresës nga tufanet s'
prishet!U qëndroj shekujve përballë!E kuajt e Trojës
hingëllimat i zbehën.Më gjunj ranë.Perandorët me
ordi, e me jeniçerë, mbetën pa vlerë!Në muzeumë
shahen për robëri e mesjetë.Rrijnë të shkretë!
Barbarët , kusarët, bisharët!Si ju!Të kotë!E kotësinë
e ruani me ...!
Syri i korbit përgjon.Ndalet!Shënon mendimet,
idetë, qëndrimet!Në dasma gëzimeve u hedh
farmak!Këngët dhe vallet i shiton.Me lak!E turret,
turret kurthon!Atje në kabinetë të dreqërive!Atje ku
zihet çorba e hashasë.Lajmëron t'i vardisen hatasë!
Çka do o korbi i zi?Të kënaqet shpirti nga
prapsia?Përse hy në varganin e gjatë?Aty ku vdekja
ka rrënuar një rritë?Nga laku e dredhia!Kanë
mbetur jetima në errësirë!Të mjerë!E ti u derdh
acar!Të ndihen të vetmuar.Në zi...!
Përse tmerrohesh nga ai vargan?Përthahesh nga
bashkimi!Turfullon në brendi.Kërcnohesh!
E di!E di!Nuk të pëlqen ideja.Ajo dallgë
kushtrimi!Edhe në zi- qëndresë! Me heshtje e
peshë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:10 pm

Sytë të erren në përgjim!Dridhesh!Ti kufomë
shëmtie!Rri i ngrirë si katran!E duhma e rëndë të
kundërmon!Tradhëti!Vullkani të ngritet në brendi.E
tretesh, e tretesh!O korb i zi, i zi, i zi...!
Syri i korbit më përgjon.Pleurat e mushkërive
zjarr më marrin.Se bëj dot asnjë hap në
rrugëtime!Në ide - ngujime!



IX
Përpara të gjithëve dinte Ibush Danga.Në Llag për
rrethin e qytetit K. kumtonte risitë dhe shpjegonte ngjarjet.
Se si ngatërroheshin prej - Hë, dreqi i marrtë!,Ç ’kërkojnë ata?
E gjetshin
belanë!
E kishte me gjithë zemër apo sa për sy e faqe ai,
të shpeshtën s’kuptohej.Por, dilte në shesh çdo gjë
dhe ai sërish përpiqej të jetë gjithkah.
Si linte dasmat, urimet, varrimet. Me një fjalë,
përgjimet i kishte shprehi dhe merrte erë gjithkah e
fuste hundët kudo.
- Mirë ia bënë! E kërkonte! - tha befas, në
shitoren e Dinit, ku për çdo orë e çast pëshpëritej se
Lonin e kanë marrë!
Të gjithë ata që hynin e pinin lloj-lloj lëngjesh e
pijesh, sapo dëgjonin, e përcillnin nga njëri tek tjetri.
Vetëm Kurta, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje as
që përzinte fjalë me të tjerët.Pinte e grindej
ndonjëherë. Por as që ia varte ndonjë.
- Çka bërë, or Ibush?, - e pyeti Dini, duke ia
gapërruar sytë të dijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:10 pm

- S’të marrin kot ata. Jo! Kur u thotë njeri të
rinjve mbylle gojën me dry, ata s’të pyesin
.Mendojnë se lehtë mund të luash me shtetin. Edhe
ç’ëndërra sheh ai di e jo çka po punon!
- Ashtu? - habitej Dini. E ç’punë ka bërë Loni,
Ibush?. I urtë është bre, ai.Përpiqet të mbajë
familjen. Dy pleq e gruan me fëmijë në djep.
- Po, more, edhe unë si ti them? Por, të tjerët
s’thonë ashtu!, - përgjigjej Ibushi. - Ata t’i
numrojnë frymëmarrjet dhe ta lexojnë teskeren në
xhep!
- E vështirë bëhet jeta, Ibush! - i thoshte Dini.
- Për ata që mbarsen me idenë e shkollës së
Kryeqendrës do të ndihet ma shumë.Të gjithë do të
përfu- ndojnë nëpër humnerat e burgjeve.
- Do t’i marrin në qafë!, - thoshte Dini.
- Punë për ata është! Le të punojnë si duhet.
Shteti i shkolloi dhe ata diplomuan. E tashti, si për
dreq, vijnë nga Kryeqendra dhe mbjellin farën e saj.
Në vend që të punojnë për shtetin, ata e vdesin atë.
Po bëjnë çmos për të prishur rendin e qetësinë për
atë të shkërdhyer Kosovë!
- Jo, more. S’ma merr mendja! - përgjigjej Dini.
- Si s’ta merr mendja! - reagonte Ibushi. Ç’janë
gjithë këto shkrime? Po shpërndahen lloj-lloj
revistash e pamfletesh. Po shahen të parët e gjithë
ata që u rrinë pas. Shpallen tradhtarë e të shitur
shqiptarët e ndershëm, të provuar e të besuar të
shtetit! Ata të komiteteve!E shkruhen parulla për
Kosovën Republikë!
- Rroftë Kosova!Rroftë Republika!,- klithte duke
u grindur e duke zbrazur gotën e birrës Kurta. Ashtu
tek çonte barkun e fryrë, sikur e kërcnonte Ibushin.
- Ja! Ç’ti bësh këtij. Edhe ata të shkolluarit e
Kryeqendrës si ky janë!Ua kanë dehur trutë dhe
tashti në vend që të shkruajnë për së mbari,
shkruajnë së prapthi! Edhe Loni i tillë është. Do t’i
nxjerrë nga nëntoka ata që i vranë e i rrafshuan më
dyzetepestën. E ata as eshtra s’kanë dhe fara kurrë
mos iu mbiftë! Por, t'i lëmë ato. S’janë punë për ne.
Kryesorja ai është brenda. Dhe për të hyrë atje është
kollaj. Për të dalë është vështirë. Ngushtohen ato të
plasme dyer!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:11 pm

- E nëse s’kanë fakte, s’kanë çka t’i bëjnë Ibush!,
- i thoshte Dini.
- Hëm! Kujton ti se ata të marrin kotnasikoti?
Kanë hapur së pari dosjen ata. Kanë mbledhur e
mbledhur fakte. Ashtu qoftë, si thua ti, Din! E më
shkon mendja mua edhe tek të tjera! Të kujtohet
varrimi i gazetar Limit. Çka iu desh Lonit në atë
turmë të dalë e të lexojë?
- Bëri mirë, ore.Ishte ndarja e fundit nga ai. I ri
dhe i anës sonë.Duhej bërë një nderim edhe ashtu.
- Dakord! Ishte pikëllim i madh. Por, ai është
vrarë padashur. Rastësisht e ka goditur një plumb i
shastrisur! E tashti t’i jepet ngjyrë tjetër, për ta
rrënuar bashkëjetesën? Si thua ti, Din? Vërtet dora e
zezë e vrau mu në kohën kur na duhej ma tepër ne?
E për çka na duhej, bre? Ai punonte ajte në
Beograd! Punë e madhe. Çka do të na ndihmonte ne,
zgërdhihej me cinizëm Ibush Danga.
- Hesht! Mos e tepro Ibush!, ia kthente
Dini.Njeriu ynë kudoqoftë për ndonjë moment të
duhet. S’e kanë thënë kot se i joti edhe mishin në ta
hëngërt, kocin ta ruan!
- E di, Din, por koha është e tillë. Secili duhet ta
pastrojë oborrin e vet! Janë ngritur më këmbë dhe po
përgjojnë. Si besohet askujt. Për asgjë. Tashti po
mbarsen shumë gjëra e vijnë pjellin këtu.E ata të
komitetit na shtërngojnë për gjithçka. Na marrin në
përgjegjësi. Ja! Po ta them si vëllau! S’më lënë
rehat, ore. Edhe kur shkoj në dasma, kam mall të rri.
Eja e qëndro deri në fund! Ia nisin ata me këngët,
hajt e hajt! Ndërsa ata atje më shtërngojnë: Trego! Si
qëndrojnë njerëzit.Ç'ka bëjnë!Çka këndojnë! E kam
vështirë t’u kundërshtoj. T’u them se s’më intereson
ajo , më kanë kushtëzuar me atë vend pune. E pastaj
fëmijët m’i lëshuan nga ushtria. Tashti jam as në
qiell e as në tokë. Them ca herë: Si s’më kuptojnë
këta të rinjtë e të ruhen pak. Ata, si për inat, ia
marrin lirë e lirë. Çka u vjen në mendje e flasin me
gojë. A shahet pushteti? Socializmi vetëqeverisës?!
Bile, më shikojnë edhe vëngër, sikur jam unë ai më i
madhi i të këqijave!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:11 pm

- Nuk e besoj,Ibush. Mos u prek. Të rinjtë s’janë
si përpara. Ndryshe e kuptojnë jetën. Ndryshe e
ndërtojnë shoqërinë. Ani!, - thoshte Dini.
- Po, de! Them edhe unë ashtu. Por e teprojnë.
Ja! Si në dasmën e Dilit. Çka u desh ta porosisin atë
këngën e kësulave të bardha. E pikërisht për mua?
Dhe ajo Bega e Kosovës dridhe e dridhe zërin.
Rashë poshtë, sa s’pëlcita. Ata që më rrinin pranë,
më than: Edhe ti,Bushi, kështu? E të nesërmen, kur
të takoheshim në komitet? Prandaj, u interesova
kush e udhëheq grupin. Loni mban rregull më than.
Iu drejtova atij e ai mblodhi krahët: S’di gjë për
këtë këngë, xha Ibush!Se nga erdhi e kush e
porositi? Për nderë s’e di!
- Do ta dish!, - i thash. Do ta dish nesër.
- Po të betohem në kokë të fëmijës, xha Ibush. E
ti ke fëmijë dhe di për ata. Atëherë u largova prej tij.
Por, s’më hiqeshin shoqëria. Shati, Lati e Xheti më
thoshin: Vetë, mor, e ke porositur!. Tashti na shet
dushk për gogla. E sikur s’u dimë juve të Llagut. Të
tillë keni qenë me kohë. Do ta pastrojmë nesër këtë
punë. Dhe, si për kob,nga gërtuqet filluan edhe
krismat e revoles. Pau, pau, pau!
- Edhe për këtë s’do të flasish!, - më thoshte
Lati.
Sërish u largova prej tyre. Më brente diçka. E
thirra prapë Lonin. S’munda pa ia bërë me dije.
- Nëse ti s’di gjë për këngën, nesër do të dinë
organet. Do të lajmëroj!
- Paraqite, xha Ibush. Por, unë s’di asgjë. Më
beso!
Dhe tashti, tek ndodhet brenda më vjen të pëlcas.
Përse aq lehtë u turra dhe ua thash ndodhinë. Ata më
buzëqeshën. Më dhanë kafe e cigare. Dhe, fije e për
pe shkruan!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:12 pm

- Do të shohim! Ti mos u brengos. Shteti e zë
lepurin me qerre!, - më than. - E ti përpiqu për këto
raste. Edhe për prishjen e emrit të Kryetarit te
Kodra e Zabelit! Dhe, m’i rrahën krahët.
E pashë që ata edhe më thellë duan të më rrasin.
Se isha vonë, e ndjeva.S’kisha se si kthehem. I kisha
shkarkuar drutë atë çast. As që ma mbanin këmbët
litarin që e bëja lak. Duhej qëndruar asaj rruge. Ndaj
kërkova leje të dal.
- Do të shkosh, do të shkosh!, më than. Mos u
bëj marak, o Bush Danga. Na thuaj ti, se vetëm ty të
besojmë. Ishe ti kur u martua Valoni?. Në dasmën e
tij?
- Po! - ua ktheva.
- Të kujtohet kush ishin nga larg në dasmë?
Një re e zezë më mbuloi të parit. Thash me vete:
Kur shkon cjapi tek kasapi, kështu ia vë thikën në
fyt! Por, s’desha të kuptohem se u zura ngushtë.
- S’më kujtohen, bre!, -u thash. - Por, e di që
erdhën nga Kryeqendra. Erdhën vonë e s’qëndruan
gjatë?
- E çka sollën, s’pe?
- S’pashë gjë. E di që u përqafuan ! Ia shtërnguan
dorën njëri-tjetrit. E koha erdhi për të hyrë
Loni në gjerdek!.
- Pos kësaj, asgjë s’di ti,Bushi?. Ku shkuan
pastaj ata?
- Nuk e di!, - ua ktheva.
- Mirë, shko! Por, ta themi ne se dimë çdo gjë.
Edhe kur erdhën. Edhe çka than! Edhe çka sollën!
- Mos, bre! - habitej Dini. Do ta marrin në qafë,
Ibush. E pastaj do të mbesë ty.
- S’jam unë fajtor kurrë. Ç’kërkojnë ata të mësuarit
e Kryeqendrës, e gjejnë. Kokën e hëngshin,
pasi duan të luajnë me shtetin!
Ibush Danga doli nga shitorja e Dinit i fortë e i
patundur. Dhe priste t’ia mësynin pastaj nëna Xife e
Nexhi për aman e derman!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:12 pm

- Të thoshte xhakuli, por ti në të tuat, pëshpëriste
Bushi. Nuk shtyhet muri me kokë, jo! E ti Loni ke
mësuar ç’është teoria!Por praktika thotë ndryshe!
Këtë herë do të ndihmoj, e pastaj, nëse shkel në
dërrasë të kalbur, ki kujdes. Do të lë në fund të
pusit!-pëshpëriste tek ecte i vetmuar. Dhe, për orë e
çast, priste të kthejnë të nënshtruarit tek ai për çdo
gjë! E pastaj, të rrihte gjoks: Jam unë ai Ibush Danga
që të vë në litar e të nxjerr nga litari ho-ho-ho...!
Heshtja bie.Më kot përpiqem t'ia gjejë kuptimin
jetës.Merr në kaptinat e thyqafjes me shqetësime ,
mjerime, rrënime.Domethënja e kuptimit të saj
asgjë!Kërkon lakadredha!Hedhje!Përdredhje!Ku ta
rrëmbej atë fije urtie?E t'ia ndez shkëndijat
ngado.Të zgjojë drita e saj mendjet e fjetura.Të
trazojë amullinë.Gjumin e rëndë!Makthet!
Skenari i aktrimit flijon aktet!Mizantropët si hije
duken. Zvarrisen në binarë si rrëshiqë!Me gjuhën e
prerë në lak!Ndërlidhen në rrjedha të nënshtruarit.
Servilët.Me kurtha jetojnë.U gëzohen atyre!
Me hiçin kurorëzojnë ngritjet. Lindje ëndërrojnë.
Shterpësia ua mbars agimet.Buzëqeshjet i
shfaq në darka të ngrira.Aty ku gjarpërinjtë e gjakut
vrerin derdhin.E kukamën e qyqeve falin dhuratë!
Deri kur ky gëzim i ngërdheshur?Acari i
mendjelehtësisë krijon tragjikën.Komedia kaplohet
në përmasë.E hapen teatrot për premierën jetë!
Hyjnë aktorët e stëvitur!Akti i parë përmbyllet me
takime.Shmallen!Puthen!Përqafohen!Viktimat dhe
xhelatët bashkë!Zgjohen të vdekurit!Të përndjekurit!
Memecët.Nga rendi i gjatë i sallës vriten e vriten.Në
gjoks e në kokë.Meit mbesin e tresin në mendime.
Aktet vazhdojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:13 pm

Në një cep drita zbulon kotësinë.Zverdhet e vdes
një hije.E ngritet mendimi i vrarë cektinë!Ec kasneci
i lajmeve gazmore.Stuhi e ngricë fton për
darkë.Vetveten e hajnë në gjymtyrë.E brejnë si
minjtë litarin.E çojnë dolli dollibashët dolikoqefalë.
Zbrazin me gllënka damixhanët,për të dalur
syskuqur në mejdan!Babaxhanët...!
Heshtja bie .Ankthi.Sytë errësirë më shfaqin.
Vezullon mashtrimi,lajka ,qesëndia.Helmon e kapton
damarët.Gjaku i shprishur ngjizet në frymëzime.
Ndizen marritë për mejdane.E dalin në log si
shenjtorë!Rrëmbejnë agime të arta -ndyrësirat.Me
pozë rrëmbimesh hyjnë në urtësi.Mishërohen me
hamshorë hanmet e zotrinjëve!Harbohen!
Kalaja e durimit rrëmbehet nga kurthat.Flamuri
i nderit i griset në prak.E tunden gjymtyrët nga
mornicat.Mbesin në lak.
Nuk dilet në skaj të uratës me rrënim!Kjo botë
është shembur në damarë!Vetmia ia ka mbarsur
agimet e shëmtisë!Ka vënë mirësinë në altarë.E
priten,vriten,fyhen qëndrimet.Allaxhaja i bie mbi
shpinë.E shkundet ,tundet misteri!Ngritet në lartësi e
bie në thellësi!Shpërthejnë vullkane!Myku, rrëshira,
ndyrësia...!
Heshtja më rrëmben me oshëtimë.Ankthi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:14 pm

X
Kur dyerët e shkollës u hapën në shtator, e
vargani i gjatë i nxënësve u nis në betejën e diturive
të reja, me një malcim në shpirt mblodha në një
trastë çekiçët, mistritë, darët, matëset e shumë vegla
të tjera për të filluar ndërtimin e objektit sipas planit
të zotëri Amerikanit, që kishte ardhur nga kurbeti
pas tetë vjetëve ndarje. Dhe, si ishte rrasur me
dollarë, sapo kishte zbritur nga aeroplani, kishte
ndërruar emrin Xhuli me atë Amerikan! Por, një gjë
s’e ndërronte, sipas tij, kurrë në jetë!
-Nuk marr ustallarë nga larg kurrë! Dua ta bëjë
pazar me ty, Loni. Se, kushedi? Nesër ata shkojnë e
për një tjegull që mund të rrjedhë dikund, hajde shko
e gjeje!
- Po mirë, zotëri Amerikan, thua ti që unë të bëj
meremetimin e përhershëm të saj? - e pyeta përpara
se të bëjmë marrëveshje.
- Jo! - mu kthye. - Vetëm desha ta shpreh se i
vendit ka mundësi edhe për ato! - shtoi ai më në
fund.
Pas marrëveshjes për ta ndërtuar godinën e zotëri
Amerikanit, njohtova ortakët dhe ndihmësit. Të
gjithë të rinj e të një vendi. Të papunë e hallexhinj. E
me argatët e fituar po përpiqeshim të mbijetojmë
kohën e një krize, ku inflacioni i gjërave ndryshonte
në ditë katër herë vlerën e vet.
Objekti që e ndërtonim ishte në udhëkryqin ku
kalonin të gjithë:Udhëtarë e hallexhinj. Shkollarë e
agallarë! Për të gjithë të tjerët përgjigjej. Ortak Biti e
Xani më than: Do ta kemi mirë!. Kemi mundësi të
reklamohemi për të pasur punë gjithkah!
Heshta, pa u thënë gjë. Vetëm në zemër më nguleshin
shigjeta sa herë që nxënësit e mi kalonin në
mëngjes e ktheheshin në mesditë. Me maturi më
përshëndetnin. Mirëmëngjes shok arsimtar! Edhe
kur ktheheshin, po ashtu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:14 pm

Hë, mësuat sot?, - u thosha, dhe në shpirt më
përcëllonte një zjarr.
Ca herë gjatë mendoja për mësimet që mund t’i
kishin marrë. Dhe i pyesja: Sot e mësuat këtë mësim.
-Po!,- përgjigjeshin me buzëqeshje dhe heshturazi
largoheshin. Më vinte të pëlcas ca herë, por mbaja
durimin. Qyshkur e mora vendimin për largim si i
papërshtatshëm, e ndjeva se rrugë tjetër s’ka. Vetëm
punë, se ndryshe s’i dilet.
Ditët kalonin. E ne ngrisnim murnajat. Vetëm
përshëndetjet me nxënësit ishin të përhershme.
Ndërsa kujtimet për të kaluarën me ta në bankat
shkollore i ndieva si mall në zemër. M’u shfaq në
mendje dita e shpërndarjes së revistës. Krijimet e
nxënësve. Vrullet e tyre për të krijuar. Pikërisht atë
çast më oshëtinte në kokë poezia kushtuar atyre.Sa
herë që kalonin pranë e më përshëndesnin, unë i
pëshpërisja vargjet:
Nga sytë tuaj më lindin frymëzime
se vetë i ngjani një lumi pakufi,
Ju jeni Diej që lindni agime
e më shfaqni përpara t’ikurën fëmijëri!
Në cilën reprizë të ekraneve mund të
transmetohej gjithë ajo pamje e së
kaluarës?Befasisht e keqja shtrinte krahët për ta
mbërthyer rritën me zezonë. E mbante në pusi për ta
shituar!
Dhe, pikërisht në atë pusi ndihesha se isha
viktimë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:14 pm

Për hajër, or Aga Xhul!, i than shumica që i
erdhën për t’ia uruar. Paske nisur kala. Edhe
ustallarët i paske gjetur, u priftë e mbara!
- Çfarë kalaje, ore!,- zgërdhihej Amerikani. Kjo
është kolibë. Por, thash ta ngris. Meqë edhe
ustallarët ishin pa punë, le ta nxjerrin një kafshatë
këtë verë. E Loni, që humbi vitet në shkollë, sa të
mos mbesë rrugëve!
Sa herë që i dëgjova këto, më nguleshin thikat në
zemër e në shpirt. Por, mbaja veten, se në shtëpi
vërtet prisnin. Nëna Xife thuajse numëronte ditët
nga dhembjet. Babai u ligështua shumë nga pleqëria.
Lija herë merrej me Arin e herë me Besën e
posalindur.
Gjithë kjo mblidhej si një lamsh, që, sa më
shumë do t’ia gjesh fillin, aq më shumë të humb e të
ngatë- rrohet!Aq ma tepër kur mblidheshin lloj-lloj
kalimtarësh dhe lëshonin ca herë fjalë, pa ditur ku
preknin.
- Punë e mbarë, o ustallarë! - na tha një ditë
Xhili, që sapo kish ardhur nga Zvicra. Po ti, Loni,
prej kur usta? - më pyeti. - Domethënë, kot i grise
pantallonat në karrigat e shkollave!, - shtoi ai.
- Mirë thua, Xhil! - iu përgjigja. Ashtu po del me
mua. Në jetë ndodh çka mos!
- Po, de! Ne duhet të bindemi njëherë e
përgjithmonë, Loni! Ku ka pasur të mësuar kjo anë?
- Të mësuar? - e pyeta. Pastaj desha t’ia ndryshoj
mendimin. - Xhil!- i thash. Mos do të thuash të
punësuar në vise ku duhet?
- Jo more!Ku mundemi ne në ato vise! - tha
preraz ai. - Ne për këto punë kemi lindur!Të izetit!
- E po s’të bën kush ministër Xhil, pa i pasur
ministritë!
- Prandaj e thash!, - tha ai. - Ju të shkollës, që
vini prej atje, për ato mendoni. S’ka se si bre Loni!
Tjetër e mban arrën dhe çekiçin këtu! Gabim e keni!
E tashti në vend që të punosh aty ku duhet, po bën
murnaja. Përpiqu e mati mirë e bëri drejt se do të
humbësh ofertat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:15 pm

- Po përpiqem, Xhil!Po. Por, e kam vështirë se
s’e kam zanat! E ju tashti i kërkoni edhe preciz, por
edhe lirë! Jeni vetëdijësuar.
- Vallahi, mirë e the, Loni. E ky Amerikani s’e di
a ka sjellë arkitekt. Ta kontrollojë!Njëherë bëhen
këto punë.
Xhili u largua prej nesh. Dhe tok me Xhul
Amerikanin kishin shkuar tek arkitekt Mire Kaurri.
Pasi ishin gostitur në lokalin e hotel Unionit, ku i
priste klientët e vet Mireja, pas shumë gotash, e
sollën ashtu syskuqur për të bërë kontrollin. E ai
çonte sytë rretheqark, sikur kërkonte të gjente
kushedi se çka. Pastaj, filloi të na pyesë për
dimensionet, për betonin, për ...!.
Arkitekt Mireja kur heshti, Xhili zgërdhihej duke
pritur kushedi se ç’fjalë. Pasi e kishte mik të vjetër, e
kish ndërtuar shtëpinë e vet me të. Ai krenohej që
tek Xhul Amerikani me ndërmjetësimin e tij, pasi
kishin hëngër një drekë të fortë në hotel Union,
erdhën për të parë objektin.E zotëri Amerikani
s’fliste.
Arkitekt Mireja shkundi kokën, sikur po qartësonte
diçka. E pastaj u drejtua drejt Xhilit e Xhul
Amerikanit:
- Dëgjoni!, -u tha. - Mirë e kanë punuar! Nëse ka
nevojë, eni e më merrni. Aty do të më gjeni. Ju!, -
na u drejtua neve. Punoni! Vetëm kujdes. Unë jam i
përpiktë dhe s’lejoj gabime.Në sa objekte kam bërë
unë kontrollë!. Ka ngjarë që i kam larguar nga puna
ustallarët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:15 pm

- E kam marrë vesh, zotëri!, - i buzëqesha me
ironi. Keni të drejtë, pasi u mundësohet!.
- Ashtu! - tha ai. Kuptoj apo s’kuptoj, s’e di.
Vetëm për të manipuluar arkitekt Mireja në rrethin e
K. kishte zë! Pa të, në shumë vende as edhe ujë
s'pinin.
Ata u larguan të tre, duke e futur në mes
arkitektin. O zot, klitha. Çfarë njerëzish mban kjo
toka jonë. Vallë? Përse s’mund të vlerësojnë se sa të
mjerë janë? Megjithatë, vazhduam të bëjmë punën
tonë. E arkitekt Mireja me Xhul Amerikanin e
Xhilin kushedi ku do të hanin e pinin. Vetëm zonja
Gili, gruaja e Amerikanit, që shtihej se di çdo gjë, e
kuptoj kotësinë e ardhjes së tij.
- Ky kotnasikoti erdhi!, - tha ajo. Ai Xhuli im
kushedi se sa dollarë i ka dhënë. Edhe Xhili kur
ndërtonte, më tepër se ustallarët i kushtoi. E ky vinte
dhe mbante duart në ije. E pastaj ikte. Ndërsa
ustallarët e ndërtuan si ma zi.
- Mirë është kur vjen arkitekt Mirja!, - i thash.
Sepse, -vazhdova unë, shqiptarët nuk janë arkitektë,
zonjë. Dhe s’marrin vesh për kualitete. E ai duhet të
jetojë. Bile, te ju erdhi. Dikund s’shkon fare, por e
paguajnë!
Zonja Gili qeshte. E pastaj shtoi: - E kemi efo
atë!. Ashtu i thotë shoqja e Xhilit!Efo Mirja!. E ti,
Loni mos u hidhëro. Kush të ka faj që s’mbarove
shkollë si ai, por u bëre shkrimtar.
- Jo zonjë, jo. Unë isha arsimtar!
- S’e di Loni. Më kanë thënë se ke qenë
shkrimtar e ke shkruar keq. E tashti ia paguan
haraçin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 4:16 pm

I buzëqesha zonjës Gili dhe s’dija çka t’i
shpjegoja atë çast. Si të merresha me një zonjë të
tillë, që kishte burrë një zotëri Amerikan. Dhe,
përditë po krijonin shprehi të tilla se kush ka në
xhep, di!
- Unë, - shtoi ajo, e kam dashur shkollimin! Por,
babai më largoi nga shkolla që në klasën e gjashtë.
Pasi hodha shtat, ai më ndali. E një ditë, tek më
dërgonte te një hallë në qytetin S., më vunë
ferexhen. Kushedi përse?
- Sigurisht mos të bie mësysh? - i buzëqesha
zonjës Gili.
Hahaha! - qeshi ajo. - A mund të ndalet dielli me
shoshë? - tha. Pastaj, duke u lazdruar e duke lëpirë
buzët e kuqe, shtoi. - Edhe ky Xhul Amerikani si ai
babai im Meti. Sa herë që më merr në pushime
verore në det, e kam fjalën për para tetë vjetëve, kur
m’u afruan të më fotografojnë për fotomodel, ky u
thartua. S’deshi që s’deshi!
- Dhe t’i s’e bëre asnjë pozë?!
- Një mezi e bëra dhe e ruaj si kujtim!, - qeshi
ajo.
Heshta për të vazhduar punën në mur. E ajo
shkonte vërdallë. Se çkërkonte me sy?
- Shiko, usta. Ajo tullë s’më pëlqen. Disi
shtrembër rri, hahahaha! qeshte .
- Nuk duket mirë për fotomodel?, - i thash dhe
lëvara sytë të shikoj ku ishte tulla keq.
- Lë të mbesë ashtu! Desha të të them se pastaj
mund të flasësh çka do. E shtrembërova, e se panë. E
unë syzeza sa shoh! Unë, hahaha! E ti, Loni, më
dukesh nganjëherë i verbër e nga një herë shurdh!
S’dëgjon apo vetë bëhesh se s’di. Ani. Por, më duket
mua se e ke trashëgim.Për shembull, nëna jote
s’shikonte në dasma se unë Gili jam bajraku i
hijeshisë!
- Budallaqe! - ia ktheva.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: