Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:34 pm

“Jeta s’bëhet dy herë!”, më vinte një zë nga
brendia. Ashtu duke klithur, me dilnin thëniet e një
shkrimtari se: Po të kisha jetuar dy jetë, njërën do ta
falja!
Me që kisha një jetë, desha të kem një martesë
dhe atë sipas shijes sime!
Vallë? Ishte apo jo shija ime Lija!? Edhe habitesha,
edhe pyesja vetveten. Pikërisht kur përpara ca
çasteve kisha mbërri të shtrihem në krevatin e banesës,
e sapo të bëja një sy gjumë nga rruga, do të
ndiqja ligjëratat. M’u bë se larg sysh, larg zemrës
mbeste ajo!
Po vallë? Mendon kështu ajo?Si do të më kuptojë
mua që tërë ditën mund të rri në karrige pa lëvizur
duke lexuar libra të shkrimtarëve?
-S’janë gjë librat! Është punë e njerëzve të
humbur. Ktheu e bëj punët e shtëpisë. Arat duan
lëvruar.Shtëpia do punë e jo lexime!,- më bëhej atë
çast se më fliste ajo.
Rrotullova sytë nëpër muret e dhomës. Në atë
heshtje të thellë paraftyrova dhuratat që stolisnin
dhomën e miqëve në shtëpi. E nëna Xife duke
treguar për secilën dhuratë thoshte:
- Ja, e shikon! Puna flet se nusja është e vyeshme.
Ka shije të rrallë. Është kreatore e vërtetë. E pastaj
më kthehej ngadalë për të më përmbushur pamjen e
saj. Biro, s’e di ti sa e bukur që është. Ka pamje
perri! Është e lartë. Sygështenjë. Flokëzezë. E drejtë.
E mbi të gjitha është e urtë, e mençur e punëtore e
madhe!
- Ha-ha-ha! - qesha në vete. Çfarë biografie!. E
çka rëndësi gjithë kjo, kur unë as njërën e as tjetrën
s’kam mundur ta vërtetoj?! Me një fjalë, as ta
shohësh, as të flasësh e as të rrish me një person që
në jetë duhet të lidhësh bashkëshortësinë! M’u
kujtuan vargjet e poezisë Mall të Kadaresë: Fillova
t’i recitoj:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:34 pm

Ca pika shiu ranë mbi qelq
befas unë seç ndjeva mall,
bashkë jetojmë në një qytet
dhe rrallë shihemi, sa rrallë!
Atë çast m'u kujtua profesori i gjuhës frënge,
Xhevahiri. Ai sa herë që më shikonte përpiqej të më
thotë diçka. Por, s’më thoshte gjë. E një ditë, kur
studentët dolën nga amfiteatri i ligjëratave, ai më
tha, pasi ngelëm vetë:
- Ti, Loni, të fejuar e ke Mirandën?
Unë buzëqesha pa i thënë asgjë. Vërtet, ishte për
t’u habitur. Përse profesori mendonte ashtu?
- Vetëm shoqe, asgjë tjetër! - iu përgjigja.
- Po si ju bashkë çdoherë. E kam vërejtur për këto
vite se ajo gjithmonë është pranë teje. U kam parë
edhe në xhiro e gjithkah!
- Vërtet na keni pa profesor. Jemi shokë të një
ideali dhe s’ndahemi kurrë! - iu përgjigja.
- E më vonë edhe të jetës! - më buzëqeshi ai dhe
mori çantën në dorë, ngriti syzet në sy dhe u nis të
shkojë.
Tashti mendoja si ta takoj profesorin. Dhe nga
takimi i parë do t’ia kumtoja fejesën time me Lijen.
- Ah! Klitha. Sikur ta kisha pasur një foto të saj.
Sapo t’ia kumtoja fejesën, do t’ia nxirrja. Ja, kjo
është ajo fisnikja ime. Për këtë ma tepër i plasi
shpirti e zemra nënës sime. Dhe unë ia plotësova
dëshirën. Me këtë do ta nis e përfundoj jetën
martesore, profesor! Do t’i thosha.
Meqë s’kisha as foto e as që isha takuar, një
brengë më shtohej në shpirt. E sikur ajo të mendonte
ndryshe.E kupton çdo të thotë i lirë!?. Ma merr
mendja se mund ta ndiejë një vashë e tillë se si duhet
të jenë hapat e sigurtë të jetës, kur ia jep krahun
shpirtërisht. Sado që në punët e mia s’do të marrë
vesh, do t’i bëjë të vetat. E punët e shtëpisë një grua
të tillë e duan!
- Tang, tang!,- trokiti dera mu në çastet kur unë po
përpiqesha të zë fillin e mendimit për krahun e jetës.
Bile po përcaktoja detyrat që do të na prisnin nesër.
- Hyr!,- iu përgjigja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:35 pm

Duke u ngritur nga shtrati, thuajse u ndava edhe
nga mendimet. Mbetën të paluara dikund në mendje
si faqja e librit që e nis ta lexosh. Megjithatë, aty për
aty e mbylla mendimin për të parë se kush më vinte
aq shpejt, pasi isha kthyer nga shtëpia vetëm ca
momente përpara.
- Po ku je, bre, ti? - më tha Abidini që sapo hyri
në dhomë.
- Ja erdha! - iu përgjigja.
- Shumë e zgjate e ne menduam se më s’të
kujtohet për në këtë anë. E çka bëre atje kaq gjatë?
I buzëqesha atij .Prita të ulet e të marrë frymë.
Përse u largova aq befas, s’i pata thënë. Por, as edhe
pse qëndrova kaq gjatë, s’kisha biseduar ndonjëherë.
- Punët më të mëdha që më prisnin, Abidin i
kreva!, - ia ktheva atij i buzëqeshur.
- Për hajër le të jenë, Loni!
- Edhe ti e mbërrifsh atë ditë!, i thash.
- Cilën, ore?
Ai zgudulloi sytë dhe priste t’i flas.U drejtova drejtë
çantës që e kisha sjellë nga shtëpia. E hapa dhe
nxora një pako llokume. Vetë nëna Xife, kur e
këputi nga dhuratat e dërguara të Lijes, më tha: Këtë
merre!.Saherë që të të shkojë ndërmend ajo, haje një
llokume. Ëmbëlsohesh në shpirt e në jetë, Loni!
E hapa me kënaqësi pakon për ta gostitur Abedinin.
Shokun tim më të dashur. E me këtë t’ia
tregoja pastaj fije e për pe ngjarjen.
- Urdhëro! Është e jashtëzakonshme kjo llokume.
Ma ka dërguar e fejuara ime, Lija! E nëna ma dha të
ëmbëlsoj zemrën e shpirtin sa herë që të më kujtohet
e fejuara.
Të dy qeshëm. E ai me një shpejtësi u çua i
gëzuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:37 pm

Urime dhe u trashëgofshi, Loni!. Domethënë,
nënës sate ia plotësove dëshirën. E tashti, të lutem,
mblidhi mendtë. Më shkurt e më qartë me shkrimet.
Se ndonjë shejtane nëpër orët letrare t’i rrëmben të
gjitha e bëhesh gaz i botës!
Desha t’i them diçka, por s’fola. Heshtja ime
kuptohej se në rrugën e jetës kisha qartësi. Edhe pse
ndonjëherë mjegullohen shtigjet, ngadalë ecej. Ishin
vitet e tilla rinore që frenjtë dikush mund të t’i
rrëmbente...
- Po ti, Abe, e di hallin tim! Besoj se më ke
kuptuar. Unë kurrë s’kam bërë diçka për të krijuar
paqartësi. Aq ma tepër me shokë e shoqe.
- Ndërrojnë situatat, Loni. Si stinët. Në mes të
ditës së verës bëhet dimër. E në dimër nganjëherë
është verë.
Çka deshi t’më thotë për ndërrimin e situatave, e
kuptova. Por përse fuste stinët aty s’kuptoja gjë.
Mbase mund të ishte ashtu. Të hysh në martesë pa
dashur e të të rrëmbej ajo me dashurinë e saj që të ta
bëjë jetën gjithmonë të lumtur. E në të kundërtën, ta
duash deri ditën që martohesh e pastaj të merresh me
sharje e hidhërime! Kjo ma tepër m'u rrotullua në
mendime pa i thënë asgjë e Abedini fliste:
- E di ti atë Sulën? Ai deshi të mbytej përse
s’mundi ta fejonjë një vajzë të fshatit. Ngriti më
këmbë babai i tij të gjithë miq e dashamirë derisa e
fejoi. Dhe, pastaj një të ardhur këtu për të kryer
studimet, humbi terezinë me një shejtane...! Atë të
fshatit pastaj e la.
- Abe!, -iu ktheva i buzëqeshur. Unë s’e kam atë
hall. Për punë të tilla kam marrë leje qyshkur isha në
djep. Atëherë i pat ardhur një fallxheshë nënës sime.
Dhe ajo ia kishte shtrirë dorën time të vogël të më
tregojë një fall. Fall për fatin tim. E kishte rrotulluar
një pe ajo!Lidh e zgjidh, e lidh e zgjidh. E pastaj i
kishte thënë nënës: Ky djalë do të ketë fat në
mësime. Do të bëhet i ditur! Por do të martohet... dy
herë!
Nëna kishte rënë në mëndime.Sa herë që më
rrëfente për këtë, një rrudhë në ballë i dilte. Ajo
këpuste fijen e rrëfimit, e pastaj, pas një heshtjeje,
theksonte me zë të mekur “dy herë”!
I buzëqesha Abes ftohtë. Edhe ai u shqetësua
duke lëvizur nga vendi.
- Vërtet ashtu i ka thënë, Loni?!
- Pa ta shtuar asnjë presje Abe! Nëna kështu më
thotë!. E unë mendoj se martesa ma Lijen do të jetë
e pastaj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:37 pm

Çka pastaj? - u bë kureshtar të di Abidini.
- Vetëm nëse është e çmendur, Abidin. Për bukuri
s’më intereson. Ma ka zgjedhur nëna dhe unë e
pëlqej si të tillë. E pëlqej edhe nëse është leckë e
hedhur...!
- Atëherë ajo pastaj s’ka vend, Loni!, -ma ktheu
ai.
- Ka Abe! Si s’ka. Pastaj mund të martohem
vetëm me vdekjen, nëse më dashuron!...
Malli nuk përkufizohet dot!Ai befas del në
kujtime.Të ndez atë fitilin e padukshëm që gjarpëron
në brendi si vetëtima në qiell!E pastaj lëshohet për
të shkretuar si rrufeja kur oshëtin e përplaset mbi
kokat e plepave.Përmasa e tij nuk është blerim
pranvere.Ai derdhet për të rënduar
frymëmarrjen.Për të vrarë idenë.E mbi të gjitha për
të ngarkuar frymëzimet që duan të lindin porosi
mirësie.Të mbjellë në ugarin e jetës rrënim!
E ndarja?!Është gurra që krijon detin e tij.Duke
përmbytur takimet krijon shtratin ku prehen
kujtimet.Dhe mblidhet ai lamsh i zbrazëtirës që ta
hedh velin mbi gjithçka.Nën hije të brengës lind
tundimi.Ditët nuk kanë dritë!Në hark varet hapi i
lirë!
Çfarë aktrimi mund të kenë dukjet e tilla?Në
damarin e jetës rredh verdhësi.Përthahet blerimi në
dengje të ngujuara të shpresave.Heshtja mbulon
pirgun e dhembjes,vetmisë!Në binarët e honit
praptohet e rrokulliset liria.As portat e agimeve nuk
presin miq.Hyjnë e dalin mendimet me
rrapëllimë.Ulen sheshas në zabelin e heshtjes.Se
dikund bardhësia e jetës ka humbur!Në sofër s' ka
mirësi!Bie muzg i zi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:38 pm

Dreqi gjithmonë i mbjell prapësitë.Ai rend
gjithkah e hy githkund.Shërbimet e tij i ngul në prag
të çdo porte.Aty ku nisen hapat e së mbarës.Krijon
lak në domethënje kuptimesh.Njollën e rrënimit e
ngul mbi të vërtetën.Të duket ajo në ndeja , ahengje.
Në ëndërrime pikëpamjesh del sfidë e
pamposhtur.Dhe do të mposhtë qëndrimet!
-Jo!Nuk nënshtrohemi dot!Edhe njëqind herë të
biejmë do të ngritemi ne!,-pëshpërita vargjet e
poetit.Dhe para më dilnin të gjithë ata që preheshin
pa nishane kujtimesh mbi varr.Vetëm era e ngrohtë e
pranverës mund t'ua përgëdhelte shtatin.Blerimi i
saj t'i mbushte me qetësi.E ata ringjalleshin ,
ringjalleshin!Ringjalleshin të mbijetojnë mbi trupin
e nënshtruar të vatanit!
-Jo!Nuk lejojmë kurrë!,-u përbetuan djajtë.Kemi
sistemin ne.Ai shtrihet rretherrotull.Me sy qiklopësh
vështron!I ndjek hapat, idetë ,qëndrimet ,veprimet!
Dhe i shiton pas shpine.Me stil e ritëm të përsosur
herr të panënshtruarit.Maqineria jonë nga sofra i
largon shenjtorët.Ajo do dreqër rreth saj.Gatuan në
kuzhinën speciale gostitë që krijojnë oreks për
shëmti.Ashtu e fitojmë atë vrull për të thyer deri në
pakufi!
-S'i shfarosni dot!Mirësia e tyre ka shenjtëri të
paparë.Lind në çaste befasie.Edhe atëherë kur ua
prishni gjurmët!Hijet!Edhe atëherë kur i shani!Ata
sërish me nur e me qëndresë ngriten në shkrime,në
këngë.Brez pas brezi përcillen si urata...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:39 pm

IX
Në hyrje të Bibliotekës ku shkoja për të përgatitur
provimet, duke kërkuar nëpër libra fletanëtarësinë,
gjeta një kartëpostale.Përpara një kohe ma kishte
dërguar Mani. Nga ndarja e tillë më kishte marrë
malli për të biseduar e për t’u parë me të. Ndaj e
lexova sërish kartëpostalen:
Unë po punoj ngapak. E kam vështirë
ndarjen nga mesi i studentëve. Megjithatë, jeta
s’përballohej ndryshe. Poezinë tënde e lexova në një
Rilindje që e bleva këtu.Sikur po bisedoja atë çast
me Ty. Suksese edhe në shkrime të tjera, edhe në
jetë.
Urime për fejesën!
Mirupafshim!
Mani,
Duseldorf
Si mundet ky njeri kaq heshturazi të ndahet e të
niset rrugës së kurbetit?. E jeta s’përballohej
ndryshe! Ashtu edhe ai shkruante në kartpostale. Kjo
ishte plaga jonë. Ky ishte realiteti. Përditshmëria
kërkonte. E prej nga?
Sikur të përkujdesej një organ shtetëror e t’i mbante
menjë kafshatë në studime, s’do të shkëputeshin
me mijëra të tillë si Mani për të siguruar ekzistencën
e për të vijuar pastaj me pengesa studimet. Shkëputja
nga studimet krijonte vakume. Atë e ndieva sa herë
që largohesha për pak kohë. Lëre më Mani, që ishte
larguar thuajse një vit. E ai detyrohej t’i merrte nga
shokët e tij shënimet e ligjëratave, t’i përshkruante.
Edhe literaturën tjetër e shfrytëzonte nga librat e
Bibliotekës, duke qëndruar që nga ora shtatë e deri
kur mbyllej ajo në orët e vona të mesnatës.
Në sallën e leximit të Bibliotekës kishte rregull.
Qetësi! Ishte edhe ngrohtë.Banesa e dytë pas
dhomës në konvikt ishte ajo. Bëra kërkesën sa hyra
brenda për të marrë librin që desha ta lexoj. E vendin
e sigurova me fletanëtarësinë e saj.
Duke kërkuar në kartela librin e ekonomisë që
fliste për merkantilizmin, gjeta librin mbi Lëvizjen
masone! Dhe fletëkërkesën e bëra për të dy!
Nëpunësja, një grua shtathedhur e syzezë, me
buzëqeshje e urti të gjithë i priste e i shërbente. Mori
fletëkërkesat dhe shkoi si flutur për t’i gjetur. Unë
shkova në vendin e leximit numër 56. Nxora nga
trasta shënimet e shkencës mbi financat dhe lexova
mbi krijimin e sistemit bankar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:39 pm

Dreqi e marrtë këtë krijim të këtij sistemi. Sikur
të mos ishte paraja, njerëzit do të ishin ma të lumtur.
Bile, as që do të dalloheshin kështu. E tashti, me
krijimin e sistemeve të tilla, ca përfitojnë nga
momentet. E ca të tjerë ngecin, ngecin!
- Në komunizëm sistemi bankar zhduket. Secili
merr sipas nevojës e punon sipas mundësisë, ishin
shprehjet që i lexova nga shënimet që kisha marrë në
ligjërata.
- Eja dhe besoj tërë kësaj. E nëse përpiqesh ta
thuash ndryshe apo ta demantosh po në këtë kohë e
në këtë proces të zhvillimit, kur paraja, jo vetëm që
s’e zhduk funksionin, por krijon edhe funksione të
reja, menjëherë bie nga provimi. Profesor Sabahu,
duke buzëqeshur me cinizëm, të thotë:
- Urdhëro shkruaje e pastaj diskutojmë. Ndërsa
këtë herë po ta jap një pesë si kujtim që të
vetëdijësohesh se fjala e shkruar në libër duhet të
thuhet ashtu nga studenti i mirë e i përgatitur!
- Dreqi i marrtë! Flisja atë çast me vetveten. Kur
njerëzit krijojnë në shpirt statizëm, ata edhe
s’munden t’u ikin lehtë shablloneve. Edhe
profesorët, pikërisht ky Sabahu, nganjëherë, për një
fjalë goje, apo për një presje, të hidhërohet e me një
të dobët ta rras kësulën.
- Duhet t’i përmbaheni tekstit të shkruar!,- thonë
të shpeshtën. E shkenca e tillë është e dirigjuar. Sa
qëndron si e vërtetë, kushedi!
- Shok profesor!,- i thash një herë. Nëse në teori
kanë shkuar përpara, duke shpjeguar për fenomenet,
si qëndron hesapi me realitetin praktik. Sa i kanë
zgjidhur ato?
Ai hapi sytë dhe më shikoi gjatë. Ma tepër se u
steps, por, sërish duke buzëqeshur me cinizëm, më
tha:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:40 pm

Është mirë që në aspektin teorik kanë ecur. Dhe
ktheu kokën e u nis të largohet!
Sikur t’ia shkruaj të gjitha dilemat rreth
shënimeve që flasin për sistemin bankar, se ai “do të
zhduket pikërisht në komunizëm.” E në socializëm
është duke “zbehur ca funksione”! Në realitet, ai
krijonte funksione të reja, ku nga paraja lindte
sistemi i kredisë, i kamatës, i provizonit të kamatës
mbi kamatën..., e sa e sa sisteme që flisnin se paraja
kurrë s’do të zhduket. Në të kundërtën, aparati
shtetëror nuk përkujdesej për klimën e krijuar të
shfrytëzimit. Ai përkrahte dhe përdorte politikën e
tatimeve, të përndjekjeve, dhunën e presionin mbi
popullin.
Ashtu i zhytur në mendime, që s’di ku më shpinin,
befas pashë se nëpunësja e bibliotekës i kishte
nxjerrë librat dhe priste t’i marr. Sa kohë kishte
kaluar duke u marrë me mendimet, nuk e di! Vetëm
më kujtohet se ajo kishte pritur gjatë.
- Më falni, s’e kisha mendjen aty! - i thash
ngadalë.
Ajo më buzëqeshi ëmbël e pastaj vazhdoi:
- Të vëreva, por ti nuk kujtoheshe. Mos u zhyt në
brendi të halleve që ka shkenca. Se ke moshën e tillë
e fundin s’e gjen kurrë në dije! Herë pas here pusho
e shiko, se vitet ikin! - buzëqeshte ajo.
Me librat në dorë u ktheva në vend. Sapo u ula,
ndjeva në sup një dorë. Ktheva sytë dhe pashë
Abdylin. Ai kurrë nuk lexonte në Bibliotekë! Atë
ditë kishte ardhur të më takojë mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:40 pm

O Duli!, - i thash ngadalë.
- Shkojmë e pimë nga një çaj!, - ma ktheu.
Kur dolëm nga salla e leximit dhe hymë në bufe,
ai më tregonte se si e kanë burgosur Avdiun. Ndërsa
shtypshkronjën ku botohej “Lajmëtari” e kishin
marrë ata karakanxhollët e sigurimit. Dhe të
tmerruar nga ajo që mundën ta zbulojnë në qytetin
L, po shkojnë vërdallë.
- Po Sherifi si është?
- Ka pasur probleme me shëndetin. Tashti është
vendosur në një banesë me Ismetin. Do të takoheni
së shpejti. Vetëm kujdes!, tha ai.
- Mos u mërzit, Abdyl!,-iu përgjigja, dhe vëreva
se në fytyrën e tij po shtoheshin rrudhat. Tashti kam
edhe porosi të tjera, e duhet më tepër mençuri. Edhe
në shtëpi m’i than të njëjtat fjalë, edhe Shpresa M.
ashtu më shkruan. Edhe Miranda më thotë sa herë që
takohemi. Tashti ka kohë që s’jam takuar dhe s’di ku
ndodhet ajo!?
- E ti menjëherë pas sajë. Çka je ti?! - buzëqeshi
Abdyli me stilin e tij të ngacmimeve. E pastaj
vazhdoi: Kanë shkuar dikah me Ganiun. Do të
marrësh vesh. Ki vetëm pak durim sa të kthehet e
mos pëlcit aq shumë!
- E kam shoqe, ore! - ia ktheva.
- E di e pastaj..., - heshti ai.
- Çka pastaj, Abdyl? Atë që e kam shoqe ashtu do
të mbesë në jetë!.
- E unë mendova se..., - heshti ai.
- Unë pres të martohem, Abdyl.
- Me cilën?- zgudulloi sytë ai.
- Me atë që u fejova.
- Po tallesh?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:41 pm

S’tallem kurrë! - iu përgjigja.
- Atëherë do të vi në dasmë, kur të martohesh. Pa
tjetër, Loni! Do të vi.
Abdyli iku .U ktheva në vendin e leximit. Nga
kureshtja lexova librin “Lëvizja masone”. Duke
shfletuar kapitujt e duke u zhytur në brendinë e tij,
për nga veprimet e masonëve m’u kujtuan ca koka.
Në mesin e tyre shikova edhe redaktorin e politikës
së brendshme, Cutin! E ai ma tepër merrej me
kulturë.Me veprat që ia përkushtonte oborrit të
shfaqte ndjenjën se Cuti është një oborrtar i lumtur e
që përpiqet të herrë apo të ruajë deri në përjetësi atë
vend. Në realitet, ai Cuti kishte kompetenca për të
gjitha dhe për të gjitha mbante llogari, duke dredhur
penjtë hollë e hollë.
- Dëgjo!,- më pat thënë pak ditë përpara. Unë i
kam lexuar ca shkrime. Dhe ti, për besë, më
shqetëson. Edhe brendia, edhe stili , edhe titujt.
- Ndoshta s’kanë nivel, shok redaktor!
- Jo! S’flasim për nivelin. Janë të ngarkuara me
diçka. Ke ndikime dhe këndon për atë që perëndon!
- Këndoj për atë që perëndon?!, - u habita. - Po,
shok redaktor, unë i këndoj gjithmonë një ardhmërie.
Në të i kam sytë!
- Pikërisht se për atë këndon. Është e perënduar
ajo.
Ai u rrotullua me karrigën.Hapi derën e një
vitrine, ku kishte paluar shumë dorëshkrime. E mori
në dorë një gazetë.
- E shikon? Këtë e kam ndarë të ta them. Përse
titulli Lindita? Ishte poezia e botuar dy muaj
përpara. Dhe për të tashti ai me një stil hetuesi
kërkonte të dëshifrojë qëllimet!
- I kushtohet një Lindite!, - buzëqesha.
- Hë! Ku po e rrokullis ti. E vargjet nuk
tingëllojnë ashtu. Ja, po deshe, e lexojmë dhe e
nxjerrim qëllimin. Dëgjo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:41 pm

Se di përse çdo natë kjo vetmi-Lindita...!
Ai heshti. Nuk lexoj më shumë. Shkundi kokën
dhe vuri lapsin mbi hundë me dorën e djathtë. E
pastaj, duke ma drejtuar drejt meje në shenjë vërejtje
më tha: - Unë këtë kështu e kuptoj. Është ftesë që të
bashkohen të gjithë ata për atë lindjen e ditës
sate!Pale a do të vijë ndonjëherë. Ki kujdes se sfidat
e tilla ne i kuptojmë.
Heshti. S’fola as unë. Jo pse pajtohesha, por më
mirë të mos i përgjigjesha.
- Si të doni tashti mund ta komentoni. Unë të tillë e
kam shkruar!
- Unë s’dua ta peshoj mirë e mirë. Aty del haptas
kushtrimi kundër kësaj që e kemi. Mos se do të kesh
punë me..., - nuk e tha. E megjithatë unë e kuptova
se kush mund të ishin ata.
- Edhe për përkushtime vajzave të reja si Lindita? -
i thash me ironi.
- Ha-ha-ha! - qeshi redaktor Cuti. - Djalosh!, -
vazhdoi ai.Po të jap sinjal se krijimet i ke të
ngarkuara. Po deshe ja edhe një sa për të të bindur.
Ai edhe njëherë mori nga vitrina një dorëshkrim.
Të gjitha qëndronin të paluara si dosje e hapur dhe
atij, kur i tekej, i nxirrte.
- Është i yti ky punim?! Ma shkundi përpara syve.
- Po,i imi është!
- E për cilin flet këtu?
- Është punë imagjinate, redaktor. Frymëzimet
mund ta hedhin krijuesin gjithkah. Arti do liri...
- Vetëm s’do atak!, - ma ktheu. - Ti i përbuz
forcat këtu. Ata hyjnë pa ftuar edhe në dasma e
përgjojnë. Bile, i atakon përse po mbledhin shënime
e grumbullojnë material, qofshin ata edhe këngëtarë
që këndojnë për horrat e Ballit!
- Pikërisht s’është ashtu!, - ia ktheva.
- E di se ti s’i pranon ata. As edhe këtë për horrat.
- Assesi! Horra mund të jenë ata që shtypin,
redaktor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:41 pm

Ai zgudulloi sytë. Lëvizi karrigen dhe kroi kokën
me dorën e majtë. Pastaj si mori një qëndrim zyrtar
për të qenë ma i besuar në ato çka foli .M’u drejtua:
- Djalo, edhe një fakt do ta jap dhe me ty po
përfundoj. Nëse në të ardhmen më dërgon në redaksi
punime të tilla të ngarkuara, do të këpus. E di ti se
çdo shkronjë e kam për detyrë t’ia di domethëniet!
Ja, ky është tregimi "Ai M.në shtëpinë tonë! E ke
shkruar ti?
- Po, unë jam autori! - iu përgjigja. Dhe aty për aty
u shqetësova.Mos e ka marrë për vetveten
redaktori?,- mendova. Dhe ka bërë gjithë këtë punë,
duke hapur dosje për punimet e mia?
- Mund ta merrni si të doni redaktor. Por, tregimi
është i shkruar për kohë lufte. Dhe ai M. është
personazh i imagjinuar dhe s’aludohet te askush. Aq
ma pak për Ju.
- Ha-ha-ha!,- qeshi redaktor Cuti. Po përpiqesh të
mbrohesh. E çdo gjë e nxjerr në shesh Valon. Ne
nuk paguhemi kontasikoti. Ne e dimë mbi të gjitha
historinë e një të kaluare. Në redaksi s’do t’i
madhërojmë as Shaban Polluzhat, as Xhemë Hasat.
E më në fund, s’do ta madhërojmë as atë M-ën tënd!
Prandaj,s'e kemi botuar!Jo që si shkrim s’ka vlerë,
por... Për atë po na paguajnë ne. Më kupton?
Prandaj, të them ndrysho stilin. Je i ri dhe kam
shpresë se mund të ecish drejt rrugëve të zhvillimit.
Në të kundërtën, mund të të presin rrugë që s’do ta
kuptosh nga u hapën! E unë s’ta dua atë gjë. Duhet
të më kuptosh se sistemi ynë lidhet prej këtu në
zyrën time e deri...
Ai mbeti duke menduar zgjatjen e sistemit që
ishte gjithkah. E unë, tek lexoja veprimet e
masonëve, më dilte përpara redaktor Cuti mason i
vërtetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:42 pm

PJESA E DYTË[/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:43 pm

Dallgë shqetësimesh!Në nyje mbesin misteret e
frymëzimit.Ditëve u mblidhet shëmtia.Vrulli i
prapësisë vërshon.Duhma e rrënimit si syngji ngulet
në ndërgjegje.Kaplojnë brengat për qëllime
kuptimi.Domethënja e ligësisë zvarriset!
Përse këto çaste gëzimi i përzier hidhërim?Çka
ndodh në këtë rrugëtim të tillë!?Diadema e suksesit
nuk do kllapi.Përse jam mbërthyer me kthetra të
padukshme?Pesha tunxh më bie
mbi!Kruspullosem.E mbes i vetmuar,meit!As fjala e
urtë s'më lind nga shpirti.Më kot meditoj.Drita e
yjeve të frymëzimit shuhet.Në vargje shtrihet vdekja
si pranverë pa blerim.Hiri e shkrumi aktrojnë në
mendime!E ndarja shtrihet në kapituj!
Klith nën hije të zeza mendimesh.Balli i ftohtë si
akullnajë zverdhet e vdes!Si ta bëj atë hap?
Kryeqendra në soditjet e mia.Rri e shtrihet në
kujtime.Rrugët si gjarpërinj nën këmbët e udhëtarëve
heshtin!Heshtin e durojnë!Ngriten godinat për ta
puthur qiellin.Lartësitë që duken e nuk
preken.Megjithatë kthehen në kujtime.Dhe lindin
ëndërrime...!
Tufat e kujtimeve shpërndahen si shtegtarë.Në
radhë palohen thellësive e largësive.Ashtu siç
radhisin ditët në kalendar.Gjurmët u rrijnë në
ndërgjegjen e heshtur.Oshëtijnë!Si të shfaqen në
faqe të librit të përndjekur.Në oborr të orakujve
orgjitë stërviten si t'ia presin hapat rritës!Ta
zverdhin blerimin.Diafilmi i pamjeve të mbushet
verbësi!Të mbretërojë shurdhësia!Meit të mbesin
këngët...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:43 pm

Simfonia e magjisë në përmasë zgjatet -
pfundësi! Në bjeshkën e lartë ku rrinë të heshtur
urtakët kthehen si shenjtorë!Me Librin e Durimit
shtrojnë sofrat e agimeve.Rrudhat e ballit flasin për
qëndresën.Për atë që e ruanin në kazamate!Dhe i
thurrnin këngë vatanit!
Suita e përbindshave sorrollatet mbi shesh.Aty
ku del Gjergj Elez Alia.Me plagomë në shpirtë
mbërthen fuqitë.Për hijen e Micit betohet!Për
Shtëpinë e Lidhjes -Loken tonë prej guri...!
Oshëtinte brenda natës bullari.E binin në të
urtakët.Sfinga e gjallë ua përpinte gjakun.Vargani i
Laokoontëve shtohej! Histori përndjekjesh!
Mesjetë! Vetëm servilët cinikë buzëqeshnin.Në
gjymtyrë të mpira të urtakëve- kushtrimi!E rrinin në
heshtjen e thellë!Në muret e natës i mbërthenin
ninullat.As lindja as vdekja nuk kishin orar
.Burgosjet , përndjekjet,linçet, ngriteshin jehonë!
Kryeqendra më rrëmbente me magjinë e saj!Dhe
me pikëllimet...!Endesha soditjeve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:44 pm

I
Se jeta ka shumë dallgë që të përmbysin e kurrë
s’të lënë ta çosh kokën e kuptova. E sa më shumë që
afrohej pragu i kryerjes së studimeve, e ndieva se
koha e martesës po afrohej. E nëna Xife atë ditë e
priste padurim.
Mblodha literaturën që do t’më duhej.Shënimet
për katër provimet.U konsultova gjatë me shokët dhe
dalëngadalë po përgatitesha të tërhiqem nga
Kryeqendra me valigjet siç i kisha bartur një kohë
prej katër vitesh herë në shtëpi e herë atje.
Megjithatë një lamsh i madh ma zinte frymën në
kraharor. Ishte jeta e lirë e një studenti apo shprehitë
e krijuara në Kryeqendër s’e kuptoja. Më dukej atë
çast se shkëputesha për t’u shuajtur diku në
provincë, ku s’kishte as biblioteka, as redaksi, as
fakultete. Bile, as xhiro!
- Doemos! Pëshpërita në vedi. Është ajo vendlindja
ime. Aty më ka rënë koka,thash duke rikujtuar
vargjet e Çajupit. Dhe, m’u bë se dashuria për
fshatin Llag m’ishte zbehur. Por, sa herë që ia
përmendja emrin më kaplonte një ndjenjë e ngrohtë
në shpirt. Më dilnin përpara skenat e një fëmijërie,
ku isha rritur me shokë e me shoqe. Shkolla fillore e
fshatit ku i kreva katër klasë dhe fundi i vitit
shkollor kur dilnim në fotografi me mësuesin.Eh! Sa
gëzim ndjenim!Eh! sa të lumtur ishim.
- I erdhi fundi!,- përshpërita sërish duke menduar
ndarjen nga jeta studentore në Kryeqendër. Edhe në
afatin e prillit po të pres, sërish duhet ta lëshoj këtë
vend. S’më ka faj asnjë përse kam lindur në Llag të
qytetit K. e jo në Kryeqendër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:44 pm

Hë! E di përse të rinjtë e kanë kokën për në
qytet?, -më kishte pyetur njëherë xha Lima.
- Se di, xha Limë.
Ai buzëqeshi duke më thënë:Tashti të gjithë
lindin në spital të qytetit. E aty ku të ka rënë koka
është më e ëmbël toka!,- qeshi ai.
Unë s’kisha lindur në Kryeqendër! Jo! Por kishte
diçka nga e vërteta e xha Limës. Sikur më tërhiqte
diçka për në atë vend. Dhe meqë vinte koha për t’u
ndarë më dhimbsej ndarja.
Heshta. Nga ato mendime më iku mendja tek
titulli i poezisë së shkruar Larg vendlindjes. Aty e
shfaqa mallin për fëmijërinë time të kaluar pikërisht
kur merresha me studime në Kryeqendër. Nuk
munda pa i përjetuar ditët kur isha shtatëvjeç e i
lëshova lopët tok me grumbullin e djemve e cucave
të fshatit. Atëherë mblidheshim në mëngjes pa lindur
dielli dhe niseshim varg mbi krahët e Birave të
dhelprës për të dalë tek Ndajnë udhat,tek Tuma e
gjithkah për t'i kullotur deri në mesditë.
Qysh atëherë, sa shpejt që kaluan vitet. Gati
gjashtëmbëdhjetë. E kjo ngjarje më qëndronte shumë
e njomë në kujtesë. Sikur kishte ndodhur dje apo
pardje. Dhe sa herë që më shfaqej diçka nga e
kaluara më dilte përpara po kjo ditë, kur renda për të
gjetur dy lopët. E malli më merrte për të gjitha viset
që i pata kaluar. Sikur të bëhesha edhe njëherë i
vogël?,- mendova. E të kthehesha atje në fshat për të
kaluar pushimet verore në Lumin e Zajazit. Bashkë
me shokët e fëmijërisë që tashti qyshkur se jemi
shpërndarë nëpër anët e botës e rrallë shihemi.
Rrallë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:45 pm

M’u kujtuan hurdhat e thella pranë livadhit të
Mulla Ramës, ku ndahej vija e ujit për tek Mulliri i
Arapit. Mblidheshim ne fëmijët e Llagut por edhe
ata të fshatit C. Aty laheshim bashkë. Dilnin ata nga
hurdha, pastaj hynim ne. Dhe anasjelltas. Thuajse
kishte një rend. Një marrëveshje.Edhe kur rreziteshim,
ne në këtë anë të lumit, në livadhin e Mulla
Ramës. E ata matanë, në sinurin e fshatit të tyre!
Një ditë kjo marrëveshje u prish. Sepse u
ngatërruan Liku që ata të fshatit C. e njihnin për
prapësi dhe Shaqua që ne të Llagut e njihnim për të
urtë, por për trim e kokëfortë. Përse u ngatërruan se
di akoma. E meqë ishin ma të mëdhenjtë, ne të tjerët
u ndamë si zogjtë e klloçkave dhe më pikëllim i
përcillnim tek rriheshin. Kur Shaqua fitonte ne
gëzoheshim. Edhe ata të fshatit C gëzoheshin për
Likun edhepse flisnin se është ngucakeq e të drejtë i
jepnin Shaqës.
Ata u ndanë dhe mbanin pastaj hasmëri. Nuk i
flisnin njëri -tjetrit. Ajo u diktua edhe tek ne.
Qëndronim më të ftohtë. Mbanim distancë sado që
ishim shokë në mes.Por, kur mungonte ndonjëri vrik
e vrik pyesnim: Përse s’ka ardhur në lumë?
-Eh! Liku çfarë djali u bë! Shumë i dashur për të
gjithë. Kafshatën që e niste për në gojë e ndante me
shoqërinë. Por, u lidh me shokë të këqi ai! E pastaj
filloi alkoolin nëpër kafene.
Kishte kaluar më shumë se një vit, nga që ai se
për çka e merr litarin dhe... I ndjeri!...
Ndjeva një rënqethje. M’u turbulluan sytë. M’u
pre diçka në shpirt. E ndjenja e mallit m’u zgjua për
të gjithë vendlindjen. Për burrat, gratë, për fëmijët.
Për brigjet, kodrat, fushat. Për këngët, dasmat e
miqësitë.
- Këto janë ajo madhështorja e jetës. Çka se në
Kryeqendër ka kinema, teatro. Çka se ka parqe e
xhiro? Çka?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:45 pm

E ndjeva se në shpirt më brente malli e thinjat e
para pikërisht më dolën për vendlindjen dhe njerëzit
e saj. Ëndërrova atë çast për t’u punësuar dikund në
arsim. Dhe, më doli përpara biseda e zhvilluar me
profesorin e Teorisë së sistemeve, Zanin!
- Të të gjejë një vend pune këtu! Ndalu! Ke rast
ma tepër për të ec përpara. Është kjo Kryeqendër.
Këtu janë shkencëtarët, poetët, krijuesit. Këtu janë
institucionet, redaksitë, gazetat. Këtu mbahen
takimet, jo në provincë!
- Megjithatë edhe ajo i ka shenjtëritë e veta,
profesor!Atje ma lehtë i ndien tabanet e këngës dhe
vallen e popullit. Ia ndien dhembjen dhe ia fal pastaj
të gjitha. Ia vë gishtin tek plaga ku kullon. Nëna ime
s’i kupton shkrimet. Ajo do nipa e mbesa, profesor!
Jo një e dy!, - i thash.
Ai qeshi e pastaj heshti. Heshta edhe unë. S’e di
përse në atë heshtje sikur desha t’i them fjalë të
tjera!
- Të kuptoj, Valon! Të priftë e mbara! Të bie
barra ta bësh atë jetë atje. S’ndryshohen traditat
menjëherë. Por, mos na harro. Na kujto ndonjëherë
për të mirë. E kur të vish, kthe. Do të pimë kafe si
miq. Tashti jemi të tillë...!
Bardhësia e borës hata.Në sytë e nënës
rrënoheshin malet.Trandeshin brigjet e
lumenjve.Rokullisej çdo gjë!Mbi rrugë pllastet e
borës krijonin pritë.Ortekët e saj rrinin në pusi.E ajo
përgjonte nga dritarja.As heshtja nuk ia mbulonte
shqetësimet.Në shpirt i kërleshej befas qetësia.E
merrte rrëpirave ku shtrihej shtresa e
bardhësisë.Ngrinin buzëqeshjet.Vareshin rënkimet si
akuj mbi strehë çatishë.Vetëm babai i shtrirë në
shtrat,lëshonte kërhamat e gjumit.Bënte sefa!
Pikëqëndrimi i shpresave ishte një
cak.Martesa!Një jetë e pritur për një çast.Dhe dilnin
në pritë të gjitha plagët,dënesjet.Vajtimet kthenin
mekamin.Shtroheshin në urata trashëgimesh.
Megjithatë në zemër gulonte vullkani.Në skenë
aktronte kthetra e paparë e vdekjes.Rrëmbente me
ftohtësinë e saj.Gëzimet,lumturitë.E rrudha mbi
ballin e ngrysur u falte .Pikëllime!Qëndresë për
mbijetime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:45 pm

Ditë të rënda përshkon njeriu!E guri
pëlcet.Drunjtë kërrusen nga pesha!Ai ec.Ec dhe nuk
ndalet kurrë.Ec të mbërrijë tek xixa e shpresës.Diku
në largësi shfaqet ajo.Dhe niset ai i përdjegur nga
pikëllimet.I rrënuar nga brengat.Njeriu!Më i fortë se
hekuri i kalitur në zjarr!
Kush ia kupton atë domethënje qëndrese?Në
cilin zabel të blerimeve i rri gëzimi.Nga cilët kroje të
gurrës krijon vargje për dasma.E hyjnë në valle
pëllumbat krahshkruar.Cili zë bilbili ia shëron
plagët?Cila lule pranvere i fal bukuri...?
Në rrugën e misterit nuk pyetet për shëmti.Nuk
përkufizohet përmasa e saj.Shtrihet si gjërësi
shkretëtire e përthan frymëzimet.Vetëm rruga e
gëzimit nuk ka adresë.Me lot ujiten lulet e vetmisë.E
rritet kujtesa mbi ta.Kurrë s'u perëndon
buzëqeshja!Troku i tyre ndihet! Hapëron agimeve e
muzgjeve!Në thellësi misteresh hy!
Bijnë e ngriten me gurin e rëndë të vuajtjes!Atje
ku krahët e shqiponjës thyhen nga shtërngata.E
mbesin pezull dritat.Farfurijnë çerpikët e
përlotur.Rrokullisen magmat e brendisë nga
errësira!
Gjithmonë në sofër vendi i mbetur bosh.Si
kapitulli i shkruar i një proze.E mbesin ide të
pashkruara.Presin t'u kthehet autori i mbërthyer me
pranga.Në nyje i mbajnë frymëzimet.Në edicionin e
heshtjes egzemplarët unikatë.Flasin me gjuhë
vetmie.Pa zë!Lotët e syve janë vargje ,romane,
drama ! Jetimat aktorë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:46 pm

II
Bora që binte, për një çast e mbulonte vendin me
një pëllëmbë trashësi.E koftori që nëna i fuste dru
lisi përpiqej ta mundte acarin. Dhe qëndronim ne të
tre në dhomë.Të heshtur e duke menduar secili veç e
veç. E nëna Xife e ndiente veten të gëzuar qyshkur
erdha unë, dhe i thash:
- S’kam më punë me banesë. Provimet që më
mbetën këtu do t’i përgatis.
Por, bora që binte pa ndalur e shqetësonte atë.
- Si do ta bëjmë dasmën kështu?
- Do të kalojë deri atë ditë!, - iu përgjigj babai.
- E nëse e mbush ma tepër? - shfaqte dilemat ajo.
- Është punë e të madhit zot, grua!
- Ashtu është. S’i dilet përpara fuqisë së tij!, -
shtoi ajo. Por, ne do ta kemi vështirë ta nisim koçinë
nëpër këtë rrugë te mulliri e përpjetë te Xhamia.
S’hyn këtu as traktor, as limuzinë!
Drejtova sytë nga dritarja dhe pashë pllastet e
borës që binin.
- S’do të dilet edhe jashtë, nëse mban kështu!, -
thash.
- Po! Po bir!,- u shqetësua ajo.
Vërtet, në atë tufan s’mund të lëvizte asgjë e lëre
më një Fiqo që kishte daja Hamdi. Atëherë, përveç
atij s’kishte asnjë në fshatin Llag veturë. E koha kur
ishte e vështirë, ai as që e ndizte makinën.
- Mos u bë marak aq shumë, nënë! Mund ta
zgjedhim edhe ndryshe.
- Si?, - mu drejtua me sy të hapur dhe e habitur.
- Fare lehtë!, - i buzëqesha. Lija mund të ecë edhe
vetë. Shkoj unë dhe e sjell. Ajo e njëjta është: Si me
koçi dhe pa të.
- Luaj vendit, biro! - m’u kthye e hidhëruar. S’e
marr një nuse përmallë sikur është e vejë. Ashtu ato
të bidateve vijnë. Unë dua adetet të gjitha t’i bëjë.
- E çfarë adetesh, nënë? Sa shumë randësi u kushton
atyre. Ca herë duhet vepruar ashtu siç janë
mundësitë e rrethanat.
- Në këto punë mos u përzi. E di unë si duhet një
dasmë. Ajo ka hije, kur ke pranë farefisin. Miqësinë!
Këngët e vallet! E ti mund t’i mbledhësh shokët nga
i ke. Këtë herë do t’i presë nëna me të gjithë të
mirat. S’kam për çka të kursehem. Gjatë e prita këtë
ngjarje. Një jetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:46 pm

E di nënë, e di. Por, sërish po kursehesh për
diçka. Unë kam edhe shoqe, e t’i si përmende për t’i
ftuar.
- Mos dil nga mendja, bir. Në këtë moment
përmblidhu. Hyn në radhën e njerëzve që dinë të
fitojnë, por edhe të kursejnë. Nuk mblidhen të gjitha
ato gjeldake, që i ke njohur në shkollë.
Babai lëshonte kërhamat e para të gjumit. Ashtu
i shtrirë me dorën nën kokë kënaqej duke fjetur. I qe
bërë shprehi dhe shpejt e merrte gjumi.
Ajo ishte e përqëndruar për dasmën! Si hiqej nga
mendja.Vetëm për atë bisedonte.E rrinte në
mendime.Të tjerat nuk kishin randësi.As pyeste për
to.As për provimet e mia.As kur do të diplomoj!
- Do t’a bëjmë!, i thash.
-Po bir!Do ta bëjmë! Por, mos harro! Ajo prek
thellë. Të hap plagë. Ki kujdes dhe mbaje mend se
njerëzit s’i kanë punët të gjithë për këngë. Dikush ka
halle e brenga. Ka pikëllime. Ja! E kemi pranë tezën
Xhemojcë. Edhe kësaj radhe asaj iu shtua një
pikëllimë. I ndërroi jetë mbesa!
Nëna heshti. E kuptova përse.
- Do të dal matanë nënë!Në dhomën tjetër.Ftesat
do t'i bëj! E nesër do t’i kontrollojmë së bashku!,i
thash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:47 pm

Dasma hap plagë të thella!, - mendova. E tezja
Xhemojcë? Nëna s’tha se çka. Por m’u bë se tha ta
vizitoj!
Nëpër gjithë atë ndjenjë të madhe gëzimi nëna Xife
e kujtonte tezën Xhemojcë. Atë plakën e shushatur
nga vitet e jeta. Por të pathyer kurrë nga vuajtja e
durimi.
Ajo kishte mbi tetëdhjetë vjet. Por mendjen e kishte
tamam e s’ia luante topi. Edhe kujtesën e mbante pa
i shtuar as një presje e pa lëshuar asnjë pikë. E jeta e
saj zezonë e kishte detyruar të lidhet për një xixe
shprese! Pas nipit të mbetur jetim pa lindur!
Të gjithë fshatarët e Llagut, por edhe qyteti K.
ishin tronditur atëherë, kur të tre djemtë ia vrasin,
drugarët! E mbetet ajo me nusen gjelinë!Me
shpresë! Dhe të dyja vjerrë e nuse qëndrojnë.Lidhen
për pragut të shtëpisë!
- Të presim nuse!, - i kishte thënë vjerra pas
hatasë.
- Nëse më lind djalë vjehërr ,në këtë prag do ta
pres vdekjen!, - ishte përbetuar ajo.
Dhe ditët e muajt kishin kaluar. Në të zbardhur
të një agimi tok me rrezet e dritës që kishin hyrë në
dhomë, kishte lindur ajo xixën e shpresës, për t’ia
kthyer shtëpisë tymin në oxhak dhe këngët e dasmës
pastaj.
Pikërisht për atë nëna Xife më porositi që të
trokas në shtëpinë e tezes Xhemojcë e cila pat
qëndruar më e fortë se burrat për të rritur nipin. E po
në atë shtëpi pat kthyer këngët, kur pagëzonte
djemtë e tij me emrat e bijve të vrarë. Bile, me
këngët që ua këndonte mbi djep, i rriste për t’i bërë
synet, ku do të hidhte vallen e rëndë të burrave!
Nëpër ato mendime që m’u vardisën nëpër kokë
bëra listat për të ftuar dasmorët, e të nesërmen t’i
plotësonim me nënën Xife.
Vargani i gjatë rrinte me hije gëzimi.Nga kujtimet
derdhëte pamje nuri.Përmbusheshin skutat, oborri,
trarët e përçarë me hare dhe uratë:Trashëgime dhe
jetë të gjatë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 3:47 pm

Po!Martesa!Ajo shpellë ku hyja me dëshirë.Më
rrëmbente për të pa vetveten aktor.E shkrimtari pat
shtuar:Don të dalish por, s'mundesh!
Tek qëndroja përballë miqëve,dashamirëve,
farefisit tim, njëmijë frymëzime më shkonin vërdallë!
Nga ta hidhja atë vargan të gjatë që rrinte i ngujuar
në tru.Vezullimin shkëlqyes të syrit të nënës se kisha
parë kurrë të tillë.Gëzimi që i rrinte në heshtje ia
shtonte madhështinë.Ecte ai trup i përdjegur i
saj.Me hije urtësie e qëndresë prej guri!
Hej!Shpirti i saj lëngon këtë çast!Deti i
shqetësimit në brendi i oshëtin.Vullkani nuk ka aq
zjarr!Tërmeti s'ka aq dridhje!Por, ec e s'dorëzohet
ajo.Është pirg i gjallë që nuk shembet kollaj!E ditën
e ëndërruar e mbërriu.Ia vu themelin dëshirës!
Vargani i gjatë rrinte si hije gëzimi.Kurrë nuk
kishte qëndruar kështu.Sa herë radhë-radhë ishin
strukur nëpër skaje për të derdhur lot e klithma!E
ecnin pa fjalë e me det shqetësimi!Ftohtësinës ia
shtonin një varr mbi! Shtëpisë i shtohej pikëllimi!
Errësira!
E babai?Ai burrë i rrahur nga tallazet.I kalonte
brigjet duke pi duhan.Shtëllungat e tymit tek
ngjiteshin hapësirës sikur ia rrëmbenin
pikëllimet.Mërgonin atë çast ato.E gëzimi dhe
shpresa zinin vend në zemër!Po!I tillë ishte ai.Kur
strukej ato çaste ia mata kuptimin e durimit.As valle
e këngë nuk mësoi!Me punë e me djersë i mundi
plagët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: