Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15, 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:56 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Janinë, ç’më panë sytë



 ( cikël )

 

1. pyes veten...

Arrita para portës së saj të madhe 

dhe ishte hera e parë:

Janina ishte poshtë një mjegulle të çuditshme:

Një mjegull të këtillë nuk kisha parë.

Thonë e kishte të përditshme, 

që kur koka e Pashait u rrukullis në ato shkallë.

 

Nga “shtatë puset në grikë”, 

Vërshonin lebërit me pallë e këngë:

“ Janinë ç’të panë sytë!! “

“Ç’të dëgjuan veshët, moj Janinë! “ 

 

Më presin trembëdhjetë Bilbilejtë:

Edhe sot, 

nuk i gjej në degët e Rrapit të varur, 

por në këngë 

e duke dredhur duhanë…

Qënkërka e tyre kjo tymnajë?!

 

Nuk dua ta gjej pa kokë Pasha Alinë:

(Kurrë nuk do ta besoj ketë trill ziliqar.)

E di mirë:

Pashai s’e humbet zakonë, 

  s’e prish “terezinë:”

vetë del, e pret çdo mysafir shqiptar.

Kam ardhur, t’i falem me nderim, 

T’ia puth dorën e ftohtë me adhurim.

 

Eh, moj Janinë, e shkreta Janinë:

Sa gjëra s’m’i di, 

Dhe ne, sa gjera, nuk t’i dimë!

Pse edhe sot, ende, duhet të mbetesh enigmë?!

 

Kur do të flasësh me gjuhën tënde, 

gjuhën e Dodonit?!

Kur?! Atëherë, do të të ikin mjegullat, 

hijet do të arratisen tej e më tej Jonit. 

Do të heshtin erërat e lakmisë 

  e të mërisë, 

gjëmimet e Sulit, të Pargës

  e të gjirit të Prevezës

do të heshtin edhe ato, 

e, do t’i hapin vendin Diellit, 

  këngëve për ty;

sigurisht, 

edhe blerimit të ullinjve të Çamërisë. 

Atëhetë, do të jesh vërtet më e bukura...

 

Qytet pa mjegulla!...

 

Endërr e përgjakur edhe e burrave pa kokë...

Qytet me këngë të moçme e të reja, 

Me ullishtet më të bleta në këtë tokë!

 

Folë!

E di, heshtja shekullore të mundon:

Fillo të flasësh vetë:

Ti folëm si Dodonë, 

  Unë po të flas si Dodon. 

 

2. një ftesë nga Pashai 

 

Një autobus drejt Janinës më çonte, 

Nuk kisha qënë asnjëherë këtej:

“ I njoh, i njoh, këto vise”, -zemra ma thoshte 

dhe s’di në ecja në tokë, apo në qiej.

Isha mbytur i tëri në histori...

Ftesa që kisha nga miku im konsull, 1) 

Më dukej se kishte vulën: Pasha Ali.

 

Ecja përmes mjegullash e tymnajave, 

majë shpatash e përmbi dallët e këngëve labe. 

Ku po shkoja?!

Kush më priste në atë skaj?!

Konsulli apo Pashai?!...

 

Të dy nga Tepelana jonë janë ata:

rrebelë e sfidantë të kohës së tyre:

njeri, tani konsul, 

tjetri, dikur, 

  në Janinë, Pasha.

Sido që të jetë;

me të dy do të çmallem: 

Të dyve do t’u përulem me nderim:

Njerin do ta qafoj fort si mik të rinisë, 

( me mall e pendim... )

Tjetrit do t’i pimë dollinë

me krenari

  e me admirim.

E di, e di, 

mezi presim për t’u takuar aty: 

  për mikun nga Përmeti, 

 Si për vezir 

  sofrën e kanë shtruar të dy

 

1) Daut Gumeni, konsulli ynë në Janinë 

 

3. pranë Dodonës 

Çamëri:

Kaq mjegull të kanë hedhur përsipër 

e nuk mund të të shoh mirë:

Të kam përballë e copa-copa të gjej:

Një copë këtu e një tjetër andej.

Ç’u bë dielli yt 100 e ca vjet?!...

Në sa copëza u thërmua që çamët e morën me vete?

Kam ardhur të të shoh, 

E t’i falem edhe një herë Dodonës për ty.1)

Plagë e pambyllur që rrjedh

nga zemrat e nga sytë.

 

Çamëri, 

siç mban midhja margaritarin brenda zemrës, 

Orakullin e Dodonës ende 

brenda zemrës tënde

  e mban dhe ti.

Ç’thotë Orakulli i famshëm?...

Nuk parashikon më profeci?!

 

Flijimet që i ke bërë ti vatrës tënde 

i kapërcejnë flijimet e Perëndisë.

Ç’bën ai Orakul, pse hesht!!...

Mos edhe ai vetë 

  është bërë fli e lakmisë!!

Folë, Orakull i Dodonës!

Çamëria 

dëshmitar më hyjnor s’mund të ketë.

 

Froni i lartë i Baba Tomorrit rron e flet.

E bija e tij, Dodona, ka shekuj që hesht...

Kush arrin të mbyllë gojët e Orakujve, 

genin hyjnor s’mund ta ketë.

Folë, Dodonë!

Të iki mjegulla e dielli të ngohë pjesën e vet.

 

  1)Tempull e qendër kulti e mirënjohur, në Epirin antik, 18  

  km në afërsi të Janinës.Lashtësia e orakullit lidhet me pell  

  -azgët dhe molosët.

 

4. në muzeun Ali Pasha 

 

Ja, ky është i përfoluri Manastir i Janinës, 1)

çuditërisht edhe muze:

Në oborrin me pllaka guri të shtruar, 

Zbresin shkallët.

Nëpër ato shkallë, tani, do të ngjitemi edhe ne.

Te shkalla e dytë, 

  koka e Vezirit u pre:

Burimi i atij gjaku, rrjedh e rrjedh, ende.

Mbi atë gjak, këmba ime, tej nuk shkon, 

(Është gjaku i fisit, që na njeh, na krenon.)

 

Mashtrimi, tradhëtia 

u bëkërkan edhe muze?!..

 

Ky Manastir, kish prerë në besë Pashanë, 

Asllanë e botës kishte mashtruar

për ta mposhtur, 

por ishte gabuar.

 

Ja shihni:

ky Manastir, në sy s’të sheh, 

Ky Manastir sytë i mbajkërka përdhe.

Manastir me shkallët me gjak, 

Me ca kthina, qepena, me hajat...

Pashai pa kokë në shkallë, 

  mbytur gjak, 

Vasiliqia e qirinjtë, 

  as poshtë, as lart...

 

Turp të kesh, Manastir –muze, 

Nxin e hesht, pa besë, 

  me sytë përdhe!

 

Pesë plumba shpuan dyshemenë

nga hajati, mbi Alinë u derdhë:

Pastaj jatagani ndau kokën, 

sapo Ali Pasha kaptoi portën. 

 

Dyqid vjet dhe s’mbyllen ato plagë, 

Tradhëtia njeh vetëm bukëshkalë...

 

Koka iku, tutje, drejt Stambollit, 

Pabesia mbeti, në atë breg të Gjolit 2)...

 

Kushedi, ç’do të bënte ajo kokë që prenë?!

Do t’kish bërë hatara;

Do të kish çuditur dhenë.

Vërtet, 

ç’do të kish bërë, vallë, 

  kush e di?!...

Do të kish bërë patjetër Shqipëri.

 

Ah, Manastir, ta njoha synë e lig, 

Nuk vrave atë ditë një Pasha:

Ëndrra Shqipëri të zgjonte tmerr e frikë

pabesinë e poshtërsinë ajo ta dha.

 

Manastir që në sy s’më sheh:  

Pabesinë e ligësinë dot s’ma fsheh.

 

 

1) Manstiri Shën-Pandelejmoni, në ishullin e Janinës u zgjodh si më i sigurt nga Ali Pasha, por, më 25 janar 1822, aty, Ai u vra pabesisht. 

2) Gjoli, ose si i thonë, Liqeni i Janinës: Manastiri ështe brenda Gjolit. 

   

5. te rrapi i Bilbilejve

 

Në këtë rrugë që të çon në muze, 

Dyqanet janë mbushur plot stoli:

të varura 

  ato të thërrasin atje;

siç më thërrasin mua, 

  do të thërrasin edhe ty.

Dyqanxheshat plot talent, 

  janë një tjetër magji.

Ta prishin mendjen...

  janë si sirenat lanetkat, 

dhe dinë shumë taktika, 

  shumë dredhi.

Mua m’u kujtua Odiseu:

  (ndonëse mirë nuk e di:

kush është më dinaku:

  Odiseu, apo Pashai Ali?!)

 

S’më hyn në sy kjo bukuri e varur.

Ajo më tmerron:

  Bukuri që të tmerron!!!...

Bilbilejtë më kujton.

 

S’dua të shoh gjë të varur jo!

Këtu, 

  mjaftojnë Bilbilejtë 

për tërë historitë e varjeve, moj Janinë, 

Të mjaftojnë, sa të kesh ti jetë.

 

Ku janë tani Bilbilejtë?!

Ata të trembëdhjetë, 

që me këngë

  e të bukur 

si yjtë e Arushës së Madhe, 

  vanë në litar vetë.

Bukuri tjetër nuk arrij dot të shoh, 

Bukuri tjetër këtu

  nuk njoh, 

  jo, jo.

Ja, Rrapi i Moçëm:

Degët i janë tharë, 

është kalbur në zemër, 

mbi të, 

  kushdi sa rrufe kanë rëne 

dhe, 

  në dhjetra copëza e kanë çarë!

 

O Rrap: 

  si i mbajte ata burra?!

Trembëdhjetë bilbilejtë me pallë.

( s’ishin pak, jo! )

Si guxove t’i mbaje të varur, vallë?!

Peshën e kishin të rëndë nga luftrat, 

  dhe nga bukuria:

 

Më të rënda do të ishin dhe këngët 

  që do të lindte, 

  Kurveleshi e Shqipëria.

Ato, që do t’i merrte 

  në përjetësi historia...

Peshën e tyre nuk mund ta mbaje ti, 

  or jo.

Do të thyheshe, 

do të kalbeshe 

do të rrëzohesh, 

ja, kështu, 

siç po të shoh...

 

Këto bukuritë e varura, 

  as i pashë, 

  as i mora...

 

Kalova mes tyre me një motoskaf të zbardhur, 

e përtej 

  Gjolit të Janinës dola.

 

Qindra rrepe në bregun e Gjolit

këtë natë heshtnin të turpëruar.

Edhe Gjoli nuk merrte frymë.

 

Në një stol buzë liqenit 

sonte, 

dua të rri i vetmuar.

E dini?!...

Qielli i mbremjes së Janininës

 paska më shumë yjësi 

  nga ç’e kisha menduar:

Një qiell me yje që feksnin, me ca re, 

  i trazuar.

 

Kisha kaluar përmes mjegullës së kohërave, 

  mbi krahët e një shkabe:

Unë dhe Janina

kishim rënë në Ylberet e këngëve labe.

 

6. Ura e Artës 

1.

Ku ndodhesh, moj Artë, 

që më flasin baladat e mia të moçme?!

Një Urë, që e ndërtonin të parët e mi ditën 

 natën u rrëzohej:

Kështu

  ndodhte edhe me Rozafën.

Edhe në disa viset e mia, 

  kështu.

Rozafën e kam te pragu i shtëpisë, 

po Arta, ku më është mërguar, ku?!

Mjegulla që nga balada ende nuk është tretur, 

Të tjera mjegulla mbi të janë derdhur.

 

Sa më ke munduar, moj Urë e Artës?!...

Më këmbë të ngrita, 

dy brigjet i lidha:

Pastaj, nga sytë se si më humbe, 

si tek ajo lodra “kukafsheha” e fëmijërisë: 

M’u bëre ëndërr e artë, 

e nga pas më ndiqje e të ndiqja çdo natë:

herë kalonim shtegun me Tri Urat, 

e herë, 

  takoheshim, te qoshe e shtëpisë. 

 

 Më ka mbetur vetëm balada jote rrënqethëse 

si tapi, që askush s’ma merr dot: 1)

Ua kam mësuar nipërve dhe djemve, 

Siç ma mësuan stërgjyshërit mua, 

  nga moti në mot.

 

Dhimbjet e baladave janë të thella, tunduese;

nuk i fshijnë dot as maskat, 

  as njollat e hartave mashtruese.

Baladat e mia janë gdhendur mbi gurët e truallit tim: 

në kala e ura:

  për qëndresë, 

  bashkëpunim, 

  për vëllazërim.

 

Murosej Rozafa e Arta, 

Për ëndrrat e bukura, të arta.

 

Të murosa ty, moj bija ime, Artë:

Ku-ku, sa të bukur i ke pasur sytë! 

Ku-ku, sa të bukura i kishe ëndrrat e rinisë

dhe flokët: 

si valëzimi i valëzave të ketij lumi të kristaltë, 

që shket poshtë gjirit tënd të gurtë.

 

U bëre Urë me Hark, e bukura Artë: 

  Këtu, në kufi të Molosisë:

Urë Ylberi për të bashkuar brigjet, 

flijim i vëllazërimit...

Për t’i patur përherë të lira

rrugët e shtigjet...

Ti, 

  stërmotra ime, e vogëla:

Hyre në flijim 

dhe s’mendove

 për ndarj, 

 mëri, 

 lakmi e përçmim.

2.

Kam ardhur si “turist i huaj “ tek ti sot:

 Po të flas, 

  por ti përgjigje s’më jep dot.

Edhe miku im konsull, që më shoqëron, ka kohë që cigaren tymon...

 

Mbi urë shkojnë e vinë njerëz pa pushim.

Urë që pret e përcjell miq: vëllazërim e bashkim.

Sot bota ura kontinentale e planetare ndërtoka.

Pa ura, si do të mundt të jetë Bota!? 

 

Sipër teje po kalojmë edhe ne të dy, 

ngadalë e me dhimbshuri.

Jemi edhe s’jemi në baladë sot?!

Tej harkut të ylberit tënd s’dalkemi dot.

S’dua të t’i lëndoj plagët e brengat e tua, o Artë, 

I shoh:

  ato rrjedhin njësoj

  si në kohën e baladës së Lashtë. 

 

Dhe më pyet me një breng e mall:

“Pse, more vëllezër shihemi kaq rrallë?!...

   
7. kafe në Pervezë

Kafe kaq të shijshme nuk kam pirë, 

kam kaq vjet:

Ku ta gjej Nënën time të mirë, 

Ta pinimë një kafe, si kjo, me kaq lezet ?...

 

 

Këtu në Prevezë, ndjeva tërë shijet që i kisha humbur.

Isha i zhytur në detin blu e në tërë gjëmimet e historisë:

Kafenë me Ali Pashën e Pashko Vasën e pija, 

apo me nënën time, Leken, 

  te sofati i shtëpisë.?!

 

Qofsh i nderuar, miku im, që ma dhe kafen në Prevezë!

M’u kthyen ç’kisha humbur, (të paktën ), për një çast, 

E shpirti m’u mbush... “me diell e rrezë”

Siç thotë edhe Pashko Vasa i Madh: (1)

 

Nëna ime Parajsën sot paska lënë, 

( e pati maras të na shihte bashkë, të dy, )

Dhe zgjodhi Prevezën, e mira Nënë, 

Dhe poqi kafenë për mua e për ty.

 

Kafe kaq të shijshme, vetëm në vatrën e nënës shijon:

Po këtu, kafenë shqeto, ajo përpara na i shtron.

 

1)Varg nga poema e P. Vasës, “O moj Shqipni”...

 
8. jati?! = Përse?!

( Për t’iu përgjigjur Frosinës )1)

 

Ke më shumë se dyqind vjet që na pyet, 

Ke më shumë se dyqind vjet që thërret:

 

“ Jati, jati?! “-klithma jote-...

Përse, o njerëz!?... 

Përgjigjen nga ju e pres:

Çfarë i paskam bërë kësaj bote, 

Përse, duhet të vdes?!... “

 

Ti u mbyte në Gjol, -legjenda tregonte: 

Pashai u përlot e iu fal atij vendi, i pikëlluar:

Hiret e tua dhe bukuria të shënjtëronte, 

E këtë humbje, me tërë humbjet Ai e pat peshuar. 

Si mund t’i mbyteshin kështu thesaret Vezirit?!

Mjekërra e badhë i dridhej

  prej dhimbjes, 

  prej tërbimit.

 

“Këtu, të hidhni njëqind thasë me sheqer:

të ëmbëlsohet vendi, 

  e Bota Asaj t’i bëjnë nder!...”

 

Kështu ikët të dy, pa shumë fjalë, moj Frosinë, 

Ti me hiret e me bukurinë, 

Ai, me egërisinë e me madhështinë...

Dhe hytë në legjendën e dhimbjes të dy:

Ai Pasha i Janinës, 
  Ti, hyjni e virtytit, 

  e kryebukuri. 

Ke më shumë se dyqind vjet

  që na pyet, e na pyet:

Po kush e di përgjigjen tënde, vërtet?!

 

Nuk ta kthejmë dot përgjigjen, jo, 

 moj Frosinë.

Ti vazhdon e pyet:”përse e përse?”

Po ju jini larg e çdo gjë mbeti enigmë:

Aliu –bubullimë e vetëtimë, 

Ti, 

mbështjellë, me bardhësi lart, mbi një re.

........

Buzë Gjolit, 

  në mermer klithma jote: 

  “jati!?”...

Shpirtrat e njerzve i trazon si një magji.

 

Vjen e do të shkojë ajo në tërë breza që vinë.

Kush do të ta japë përgjigjen, s’e dimë...

 

Mos të vrau Bukuria, o motra Frosinë?!..

 

  1)Frosina nuk iu bind Aliut dhe u mbyt në Liqenin e Janinës.Te ai vend, në breg të Liqenit, është përjetuat figura e saj në një vepër arti.Ajo nxjerr dorën nga ujërat dhe shkruan mbi mermer: ” jati?!=përse
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:57 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Shpirt i trazuar:



(cikël )

 
1. ku të të gjej?!...

Nënë, kur të kisha këtu, 

kurrë nuk kam menduar se ka një tjetër Perëndi. 

Ishe Ti.

 

Jetoja me Perëndinë nën një çati, 

Dhe isha me atë çdo orë e sekondë.

Isha më i mbrojturi në këtë botë:

ndihesha njeri e hyjni, 

Sigurisht, 

Isha me ty...

 

Si më humbe ti kaq pa pritur?!

Pa adresë fluturove?!

Po rrah yje e galaktika, 

Me ata më gjason e me ato më trazohesh...

Ku më shkove?! 

 

Kam dhjetë vjet që jam jetim, 

pa ty, moj nënë!... 

Kur ishe Ti: 

I kisha: Perëndi e Nënë.

  Përmet, maj 2005

 

2. Otranto 

Thanë deti i përpiu, 

Thanë dallga poshtë i futi, 

Tërë ëndërrat e bardha, 

Si i nxuri, si i mbyti?!

Det, o det që kurrë s’u ngope, 

Nga e keqja dorë s’hoqe...

Kush e di, kush i ka parë?

Duam që t’u dimë varrë...

......

Nisa Kukun: ku-ku-ku, 

Nisa kalin trak e truk...

Nisa korbin ga-ga-ga...

S’kam kë nis, të tjerë s’ka...

 

Nuk po kthehet korbi i zi:

Ga aty, e ga këtu...

 

Nëpër mote s’ishte parë, 

Të mbetej njeriu pa varr...

 

Kaqë larg ka shkuar dallga?!...

Poshtë detit shfryn balada.

 
3. motrës, në ditët e vështira

 

O Motër, plagë e hapur e zemrës sime, 

Erdha dhe Buna më doli përpara 

e turbullt, e turbullt, 

  plot erë e trazime.

 

Erdha për ty, e ti, si Rozafa 

në një mjegullnajë më kishe humbur.

 

Ku je, moj Motër ?...

Pse edhe porta jote qëndron e heshtur, 

  e mbyllur?!

Buna ndjente dhimbje, 

zjente si shpirti i vrarë me gulçime:

Ku i gjete këto dallgë e erëra, moj Bunë!?

Janë lotët e derteve të motrës sime?!

Ku i gjete terë këto rrapëllima, 

  më trego!

Janë psherëtimat e motrës edhe këto?!

 

Më je prishur nga bukuria, 

  moj rrezja e hënës:

Je zbehur, 

je tretur, 

e kaq shpejt ke marrë shëmbëllimin e Nënës.

Ku shkoi tërë ajo bukuri e shpërthim jete!?

Më thuaj, 

se deri te “ Molla e Artë “

  do ta kërkoj, do ta gjej atje, 

e, për ty, do ta marr me vete.

Nuk do të marr “Mollën e Artë “ andej, 

Po bukurinë tënde të humbur do të ta kthej.

 

Po Shkodra, pse po më duket kaq “ bruto” sot?

pa bukurinë e buzëqeshjen tënde, 

  edhe ajo, s’rri dot.

 

Moj motra ime e brishtë, 

Si m’u mjegullove kaq pa pritur? 

Ku i ke xhevairet e tua:

Shpirtin e bardhë, mallin e përvëluar...

Këngët,...lulet...

Të gjitha, 

  paskan shteruar?!...

 

Ku jam, moj Shkodër, 

  ç’po ndodh me mua?!

Rashë dhe unë, 

në mjegullnajat e legjendave të tua!?

 

Buna bubullon si moti, 

Buna është dyfishuar:

Motrës i qënka tharë syri e loti, 

Edhe psherëtimat i janë mbaruar.

O shpirt, lot i trazuar.!..

 

Eh, mjaft, me mjegullnaja, 

mjaft me balada të kota!...

Ti Shkodër më prit si mik, 

  te Buna;

Ti Motër, si dikur, 

  krahëhapur te porta.  

  Shkodër, gusht 2003

 

4. të mbetën sytë këtej, vëlla 

  ( Vëllait emigrant )  

 

Je larg, o vëlla, përtej mërgimit e detit:

të merr malli për diellin e Tomorrit 

për erërat e Dhëmbelit, 

për këngët vënçe e gërnetën e Laverit, 

për Vjosën e dallgëzuar,  

për ujin e ftohtë të Sopotit 

për Bregasin e lulëzuar:

Bajmet atje nuk kanë të numëruar, e

petalet e bardha të tyre i pate çarçaf të djepit. 

 

Ku t’i gjesh këto aty, ku je ti?!

 

Si të t’i dërgoj tërë këto vise ?...

S’e di...

 

Ti, me sytë këtej...

Vetëm yjet e qiellit tënd sheh...

Edhe një vetull hëne që e pate mike rinie, 

herë të shfaqet e herë mes reve të fshihet.

Të ngrinë sytë, e yje malli t’u bënë:

Rjedhin lot të artë e dritë të bardhë kullojnë:

Mbi Përmet vesa e atyre syve ka rënë...

Hardhitë e vendlindjes në pika kristali kullojnë?!

(Viset e vëndlidjes u ngjyen me dritë malli.)

Muzgu i arratisur aty s’të mban dot:

Vjen, i etur nga vitet e, zbret në Sopot.

Ai ujë ta shuan mallin, a të jep flatart e veriut?!

Pi ujin e vendlindjes,  

Dhe rend në lëndinat e Bathishtës, 

  si kali me flatra i Abas -Aliut.

Vjen e më ikën, s’të takoj dot...

gjurmët e tua gjej.

Janë vesa e mallit, apo vetë malli-lot?! 

Dua të laj sytë e përgjumur me atë kristal 

Ai më çlodh, ai me ty më çmall.

 

Ti vjen e rri këtu, gjer në ag, 

pastaj si shtoizotvallet, përsëri, 

  më ikën larg.

Të mbenë sytë ketej, o vëlla...

Ke të drejtë, 

  e di:

Nuk rrojmë dot pa yje 

Dhe pa Shqipëri...

  maj, 2005

 

 5. kur mblidhen motrat 

Kur mblidhen motrat, 

shtëpia merr jeten e folesë së dallëndyshes:

Fjalët ëmbëlsohen, e mbushen me mëmësi:

Sytë me një tis paksa të turbullt rimbushen. 

Një mjegull malli zbret nga yjet, nga hëna:

Ca pika lotësh të nxehtë shkëputen 

si kokërra ari, në fshehtësi.

“Ku janë: Babai, Nipi i bukur, Vëllai...?!

  po Nëna?!”... 

Shpirti i madh i motrave 

shkëlqen në pikën e syrit të përlotur 

të mallit dhe të dhimbjes.

Kur mblidhi, ju, moj Motra

na ndizet zjarri i dikurshëm i votrës së madhe.

Kur vini ju shtëpisë së vjetër i kërcasin trarët. 

Çelin lulethanat e bajamet në Bregas, 

e ne me retë e bletëve thithim nektarin e luleve të vendlindjes...

 Mblidhuni një ditë të gjitha!...

Eh, si kur të mblidheshim të gjithë, 

Kushedi si do të ndrinte ajo ditë, ajo mbremje!...

Ju dini ta bëni dritë shtëpinë dhe shpirtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:57 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Tri puntata për Ditën e Mësuesit:



(nga cikli ”Didaktike”)

 

1.

Ndalu pak, ti aviator, 

Ti teknik, ti murator, 

Ti student, ti inxhinier, 

Ti artist, ti kamarier, 

Ti shofer, ti marinar, 

Ti bari me dhën në mal, 

Ti artist, ti këngëtar, 

Ti fermer, ti tregëtar, 

Ti doktor, ti ushtarak, 

Un’po të lutem,... ndalu pak!

 

Ndalu pak, dhe sill ndër mend:

Ç’fest’ka sot, në vendin tënd?!

 Mësuesit që të mësuan 

 i kujton, i ke takuar?!...

Ata s’kanë pronë, as flori, 

Dhe këtë, ti mirë e di:

Dijet t’i dhanë pasuri.

Që tërë jetën të jesh njeri...

 

Në këtë ditë, në këtë festim, 

Jepu ti me përmallim, 

Një mirënjohje, një urim!

   

2.

Ndalu pak, ti Boss i Ri:

Me pallate e pasuri, 

Me vetura për “ qefli “ 

Faqekuq e shendetli

Që prish euro e dollarë, 

Për një qejf, si pashallarë.

A kujtohesh ndonjë herë, 

Kush ta mësoi abecenë?!

 

Ndalu pak e sill në mend, 

Ç’festë ka në vendin tënd?!

Mësuesit, që të mësuan, 

I ke pare, i ke takuar?!

Ata s’kan’pronë, as flori, 

Dhe këtë ti mirë e di:

“ Dijet t’i dhanë pasuri “

Që tërë jeten të jesh “njeri “.

 

Në këtë ditë, në këtë festim, 

Jep dhe ti, me pak pendim, 

Një mirënjohje, një zotim.

 

3

Ndalni pak, parlamentarë, 

Ju ministra, ju shtetarë, 

Që fjalët i derdhni shkumë, 

 për dije e për kulturë, 

për ryshfete e për kolltuqe, 

harruat shkollë e mësuese...

Ndalu pak e sill në mend, 

Ku janë sot, mësuesit tënd?!...

Ata s’kanë pronë, as flori, 

Dhe këtë ti mirë e di:

“Dijet “ t’i dhanë pasuri, 

Që tërë jeten të jesh njeri...

Në ketë ditë, në këtë festim, 

Jep dhe ti, me pak pendim, 

Një mirënjohje, një premtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:58 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Për një mall...



O mall i përvëluar që ndez e ndrit si Ylli, 
Buis dallgët e zemrës, përthan lotët e syrit:
Je det i gjerë me dallgë, me një shpirt të ngarkuar, 
Vjen natën nëpër ëndrra si një pëllumb i shkruar
E ndez një bukuri, një dritë të amëshuar 
Me gaz e përqafime edhe me lot trazuar...
Kur shkon në mjegullnaja, kur tretesh në eter, 
Një dëshpërim i brishtë nuk di se nga më vjen:
E shtohet mall i ri e ndez më shumë të parin, 
Pa rritet mal i mallit, arrin dhe Himalain.

O Pol që orienton një botë plot magji, 
Të duheshin magnetë, që thithe djemtë e mi?!
Të duhej forcë e mallit, e dufit prinderor, 
Shkëlqim të ri t’i jepje magnetit botëror?!

O mall i përvëluar, që s’njeh det e kufi:
Sa shkrep diku në Jugë,...shkëlqen lart në Veri.

Përmet, mars 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:58 pm

 Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Flasim me Hyjtë



Zërat tuaj vinë nga larg, 
Kapërcejnë qiej e yje, 
Vinë nga lart si kristalë të thyer, 
si mot i ngarkuar...
Zërat tuaj ndihen kaq pranë
të butë, 
të ëmbël, 
më të njohurit në botë ata janë.
Vinë larg, nga një pikë e globit, 
Diku, aty, afër Nord-Polit.

Nga lart, 
që nga lashtësitë, 
kemi folur vetëm me hyjnitë.

Tani?!...
Ndodhi dhe kjo çudi:
 s’i veçojmë dot këto zëra:
Janë fëmijët që kemi në mërgim, 
Apo ata qënkan bërë Hyjni?!
Sytë e një Nëne si retë e shiut:
Mall i përvëluar ata lot;
Sa fjalë na mbetën në fyt, 
nuk u thanë, 
por, edhe nuk i kapërdimë dot.
Ndodh kështu, vërtet, 
Kur me fëmijët e me Hyjtë flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:59 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Stinë që emigrojnë



Shkoni e vini si stinët:
kur vini 
të gjitha na i silln:
gëzimin, buzëqeshjen, këngët, 
dritën, blerimin, manushaqet, erën...
Na sillni diellin.
E ne, bashkërisht, përjetojmë Pranverën.
Kur ikni, 
me vete i merrni.

Ju jini stina, që vjen e shkon:
Ne, natyra, që, o bleron, o borëson.
Shtegtim në dimër, në verë shtegtim:
Kodi i stinëve, më s’paska kuptim. 

Cikli “Murmuritjet e vetmisë”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyWed Oct 22, 2008 11:59 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Pesha e mallit



Jam udhëtar i rrallë me avione 
dhe kam emocione:
Shkoj larg, në Veri:
( kohë emigracioni... )
Kaq vjet pa u parë 
Me fëmijët e mi.

Kontrollet e rrepta në aeroporte
Matin mbipeshat. 
(s’lejojnë mbi njezatat.( 20 kg))
Kontrollorë të akullt:
Nuk e kanë bagazhet e mia superpeshën sot.
Kurrësesi. 
Kontrolli juaj është i kotë:
Këtë peshë malli
Askush s’ma peshon?!
Ndoshta, 
  po të matej
do të ishte qindra ton, 
e, nuk mund ta mbartte dot 
asnjë avion.

Rinas, 16.07.2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:01 am

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Dhimbje



Në këtë “Shoping Center” *)
pavione pa fund...
Hyjnë e dalin me dhjetra, 
e, çdo gjë e gjen këtu:
Nga mini-mini sendet, 
deri te supershenca.

Jam midis njerzve që s’reshtin:
Kërkoj, 
diçka më mungonte...

Pak Shqipëri, ( të paktën ), 
shpirti ma donte.

Vrapoja, midis pavioneve.
Kërkoja...
“ Po ku jemi ne, ku?!”
me vete belbëzoja.
...
Ja dhe pavioni i librave:
Shpresoja tek ky pavion.
I njeh qysh herët shqiptarët Evopa:
Dietarë, shkrimtarë, shenjtorë,...
madje edhe Perandorë...
edhe heronj.
Libra nga gjithë bota shoh:
Ja Ibseni, Balzaku,...me radhë...
Ka shumë:
Disa i njoh, disa jo, 
“Po shqiptarët këtu, 
  ku janë?!
Ku është Kadareja, 
Ku je Dritero?!
Skënderbenë, Shënjtoren Terezë
Këtu s’po i shoh.
Këtë heshtje–harrim, 
këtë shurdhim
s’mund ta kuptoja.
Evropa e shurdhët, siç ka qënë në mote.
Shqipëria, bijë e saj e braktisur, 
ende, e harruar, e lënë jashtë porte...
Flisja shqip:
Ata që më rrethonin, 
Gjuhën time nuk e kuptonin dot.
Dhe dëgjonin.
Dëgjonin e shihnin:
Mbi faqen time shkisnin edhe dy pika lot.

*qendër tregëtare (nga cikli: “Vargje që u shkruan në Pol”
Norvegji, Kristiansand, korrik 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:01 am

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Elegji në tri shkallë



1.

Është një varr në Fushë-Mejden, 
 Ka ngrirë dhimbjen në mermer:
Siç godet rrufeja malë, 
Me furi, me zjarr, me valë, 
Zbriti gushti dy herë radhë, 
Mori Babën, pastaj Djalë...
Zgjodhi mortja e pamëshirë, 
Dhe babanë dhe të birë...

2. 

Është një varr me dy portrete, 
gjysmë jete e çerek jete...**
Zogu i verës atje vete, 
atje vete e qan me derte:
 “ At e Bir të pandarë...
  Lot i syve i patharë...”

3. 

Ç’ësht ky zog që s’i resht ligjet?!...
Ç është ky shpirt, që dergjet, digjet?!...
Ç’është kjo zemër, që çahet, tretet?!...
Zemra e Bukes, zemra e Lekes!?..*

Ku je Lame, Dashi, ku?!
Loti s’na u tha në sy.

** babai 40 i biri 25 vjeç, * nënat e tyre...( cili,”Këngët e dhimbjes”)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:40 pm

Sanije Myrtaj  
  
 


Cikël poetik



DIELLI LËSHONTE
RREZE TË ZBEHTA

Ardhacakët harruan çantat e tyre
Plot llomotitje e sjellje pakuptim
Dhe morën frymë thellë të kënaqur

Dielli lëshoi rreze të zbehta
Në luginë një kasolle digjej flakë
Dhe një burim uji kallej aty
E bimët vuanin për një pikë ujë

Ata kënaqeshin me këtë katrahurë

Breg lumit lisa të gjatë sa kohërat
Shikonin qiellin me sy shqiponjash 
Që mbi degët e tyre të forta e të gjata
Kishin ndërtuar çerdhet e qëndresës

Djem me sy shqiponje në ballë 
Me tri shkronja të arta në krahë
U mblodhën nën lisa në rreze hëne

Tri shkronjat e tyre të arta
Ndriçuan rrugën e ardhmërisë
Drejt Adriatikut kah Evropa

Ardhacakët ikën të tmerruar
Harruan çantat e mbushura grabitje

TË NDËRTOJMË THEMELE

Kosova është atdheu i ynë
Dheu i stërgjyshërve tanë

Liria e saj ishte e shtrenjtë
Ajo kushtoi shumë

U bë këngë e këngëve tona
Duhet të lulëzojë gjithmonë

Të flijuarit për të
Me gjakun e derdhur
Ndërtuan themele të reja

NË DIMRAT E ACARTË

Një shekull ishte plot dimra
Jeta ishte mbështjellë me acar
Frymëmarrja bëhej me tmerr

Durimit iu shpenzuan pritjet
Jehona e ringjalli kushtrimin
Horizonteve të gjelbërimit tonë

Burrat me shikime të etura për liri
Brezat i lidhen me shamitë e besës
E zbriten në arena ku fitohej liria

Të gjitha synimet u dolën para turmës
Shpërnguljeve të moteve ia vunë gjokset
Që të mos humbet besimi në vatra shkret

Dimrat e acartë u tërhoqën
Ngricat e tyre u shkrinë në çati
Pranvera erdhi me lule në duar

Qershori u gëzua dhe këndoi
Për kthimin e paparë deri atë ditë
Kosovës iu shtuan lindjet në vatra

KOSOVA IME

E imja je Kosovë
E jotja jam dhe unë

Çka do të bëje ti pa mua
Çka do të bëja unë pa ty

Shqipes krenare 
Do t’i zbehej njëri krah

Skifterit të Dardanisë
Do t’i shterej zëri

Ti je e imja
Unë jam e jotja
K o s o v ë !

 PAVARËSIA E KOSOVËS

Sa e madhe je bërë Kosovë
Emri po të dëgjohet anembanë 

Nderi të jehon meridianëve
Miq e mikesha ke paraleleve 

Marsho madhërishëm Kosovë dardane
Flamuri yt po valon krenar kudo

Sa mirë valëvitët i bashkuar
Me Flamurin kombëtar me shqiponjë

Gëzohu Kosovë vallëzo e këndo
Ti je bijë e Evropës së Re

Sepse ishe mbesë e stërmbesë 
Ishe krenaria dhe mburrja e Ilirisë

Sa e bukur e hijshme e madhështore
Po dukesh në shikimet tona Kosovë

Pavarësia ta ka rritur namin
Të pagëzojë me emrin Republikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:42 pm

Sali Beqiraj 


Sali Beqiraj ka lind me 1969 ne Bogaj te Rugoves. Ka botuar keto libra me poezi; "Dhembje shtatzene", Rilindja 1993, "Himn i vargjeve te zeza", Rilindja 1997 dhe "Qershor dhe pak trishtimi", "Buzuku" 2003. Eshte profesor dhe gezetar. Jeton ne Peje..
 Sali Beqiraj  
  
 


PËR DETIN



Të kam thënë
Je i vogël për të qenë
I madh 

Rri ashtu siç je
mall i egër
Barkë e lidhur me zingjirë
Valësh 

E di që të mundon
Zjarri për breg
Dhe do 
t'ma marrësh
Shkretëtirën time  

E prapë
Të dua
Se je 
Det!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:43 pm

Sali Beqiraj  
  
 


PËR MALLIN



Kanë rrëshqitur retë
Një tjetër qiell
Rënë u ka
përmbi
Hënës
Lumenjve 

Duke i ndërruar vendet
Po vonohen stinët  
Tjera adresa kanë datat
Dhe rrugët 
 
Rrufeshëm 
po u rritet
Hijet
Drunjve të prerë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:43 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


RRËFIMET E NËNËS PËR VRASJEN E BABAIT



(Babai ka dhënë shpirt më13 maj 1999, tre ushtarë e kanë vrarë në kopsht) 

Babai gjithmonë
Zgjohej herët
Ushtarët e zi e gjetën
Duke kositur bar
për gjingjat 
 
Nëna thotë e kam parë
Kur e kanë çua në kopsht  
 
Me kujtohet
Vetë e ka pas thyer dheun
e kopshtit
Kur i ka pas
Mbjellë
Dhjetë trupa mollësh
Dhe një ftua 
 
Para se të biem me fjetë
Natën e fundit 

"Hejo"- më tha:
"S' ka shteg vere këtë verë"  

"Hejo" ka qenë emri i nënës
dhe i babait
Ata kurrë njëri -jetrit
Nuk i kanë thënë 
Në emër 
 
Tre ushtarët e zi 
E kanë çua në kopsht
"Pse nuk je rrua" e kanë pyet
Babai ka qenë natyrë e butë
Dhe ka qeshur
Unë e di pse ka qeshur 
Gjithmonë kur nuk i pëlqenin pyetjet
Qeshte
thoshte; ani ani… 

Në ballkon kam qenë thotë nëna 
Kur e kanë vrarë
Babai kishte dhjetë fëmijë 
Një ma pak se kopshtin qe e pati mbjellë 

Në Rozhajë

Dikush në Shkodër
Tjetri në Tiranë
Unë në Ulqin
Shabi i vdekur në litar
Dy vëllëzër dhe një motër në mërgim
Dhe asnjëri nuk kemi qenë skaj tij
Kur ka dhënë shpirt 

Tërë ditën 
I kthyer përmbys
Mbi barin e kositur 

Vonë pas mesnate
Dy ushtarë të zbritur nga mali 
e kanë varrosur afër dritares 
Nga e cila kur ishte gjallë
zgjohej çdo mëngjes dhe shikonte 
a është shkrirë bora në bjeshkë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:44 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


BALADË BLLACE



Retë
Retë prenin 
Mish të gjallë
Varrminin mbi baltë
Mbi baltën e murrme 
Të mbeshtjellë me lëkurë
fëmijësh 
 
Toka jote
Kë kishte vërasësinë më të madh
Ashtin tim të çarë
Apo shiun 
 
Shpirti nuk del 
pa dalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:44 pm

Sali Beqiraj  
  
 


DRENICË



Ke diçka të mbinatyrshme 
Jo veç malet
Dhe heronjtë 

Më fal
E di kush je
Dhe kam frikë të shkruaj për TY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:44 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


E DASHUR



Nëse të janë
Mërzitur retë
Eja merre qiellin 
Tim 

Bjeshkën ta jap 
mbrëmjet e kroit
Qershitë 

Kam me t'dashtë
Edhe hëna
Mbi mal
Nëse 
S'ka me dalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:45 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


MALI


Me hijen e vet
zënë shtatzënë
Kokëfortësinë e rrit
Derisa bëhet ushtimë 

Vëtetimë yjesh
Hëna aborton
Zjarrin shtatëmuajsh 
 
Gjithnjë i kafshon
Erërat e veta
Gjersa bëhet fushë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:45 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


KUFIRI



Hëna kapërcen kufijtë
Dhe ushtarët nuk e vrasin 
 
Zogu im
Ndjellakeq
Zogu im
xheloz
Nis e i bën bashkë
retë 

Andej 
Afër vijës së zjarrit
Veç ëndrra endet qetë
Dhe ushtarët kanë urdhër
Të mos shtijnë në të 
 
atdheu im
atdheu im i vogël
hijen tënde
nuk ke guxim 
ta kalosh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:46 pm

Sali Beqiraj  
  
 


HIMN PËR ASGJË



Atdhe disa të thonë

Je i pavdekshëm 

Ani çka edhe nëse je 

Dikush thotë të përjetshme

Malet tua 

Eh malet…

Këto frëngji 
 
Të tjetër që nuk flasin 

Mbesin tradhëtarë

Dhe heronj 

E unë jam

Vetëm Sali Beqiraj 

Asgjë nuk kam bërë për ty

Asgjë nuk ke bërë për mua 

Ngrënë të kam

Pirë po

Tash po të vjell
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:46 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


SKICË PER LIRINË



Kështu mblidhen luftërat
si retë 

Kokë për kokë
Shkunden liritë
Dhe robëritë 

Qiejt
Dhe qershitë
Po u kalben atdheve 

Pas çdo lufte
Merr kohë e mirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:46 pm

Sali Beqiraj  
  
 


ANATOMIA E LUFTËS



Sytë rrinë të përgatitur
Duart gjithashtu
Këmbët çka presin 
Këmbët…
Një urdhër nga gjunjtë 

Nuk janë mirë ditë
Netët në kaos rrëshqasin
Unë mbajë ekuilibër
Me erën
Stinët 
Të gjitha stinët
kalbën
Brenda meje 

Nëse nuk e lëvrohej
Rrugën 
Kam me mbet lëvozhgë mbi zall
Kam me mbet qyqevetem
Tunel pa dalje
Pa shtegdalje janë vetëm zjarrët
Kam edhe aq kohë 
Sa për t'i testuar mushkritë
E zgjata pak
Zemra ësht ajo
Që nuk pyet për asgjë
Gjithë barra e trupit 
Do të më bjerë mbi
Gishtrinj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:47 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


DASHURI REFUGJATËSH



Është mirë
ta dish
Unë jam refugjat
Tash pyete veten
Sa mund t'ju do 
një i huaj 

Dikur 
I kam pasur përplot
Qiejt
Dhe qershitë 

Eh, dikur… 

Oborret
Fushat
Pemët
Lumenjt
I kam humbur 

Thjesht
Ndihem keq 
Pse jam gjallë 

Tash gjithçka është asgjë
Asgjë si ky rresht i gjatë buke 

Lënë i kam
Hënën e ftohtë
Erën
Zogjtë
Varret 

Dhe pak njerëz
Rreth maleve 

Është lehtë të bisedosh
Me njeriun që i ka humbur të gjitha 

Të kam marrë për të çmenduar
Kur flisje për provimin e Historisë
Dhe më citoje mendime filozofësh
E unë bëhesha se nuk e dija se
ç'është njeriu për njeriun 

Dikur fillove të më pëlqesh
Thoshe kur të kthehem
Do ta jap provimin "Historia e Ballkanit"
E bashkë do t' i gjejmë 
Hënën dhe varret 

Çdo mëngjes
dëgjonim lajmet 
Në radion e vogël që patëm blerë në treg 

Sa e mërzitshme bëheshe
Kur pyesje sa bomba kanë ranë mbrëmë 

Unë i numëroja të vdekurit 

Nga aparati i vogël
Bota jonë e madhe zvogëlohej çdo ditë 

I rrumbullakonim me laps të kuq
Datat dhe muajt
Kur dëgjonim ç' thoshin udhëheqës shtetësh dhe komandantë ushtrish
Saktësisht nuk dihej asgjë
Saktësisht dihej se po bëhej luftë 

Në një rresht të gjatë buke
Për 73 ditë jemi dashur
Jemi trishtuar
shpejt nisem të harrojmë
se është luftë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:47 pm

Sali Beqiraj  
  
 


PAMJA E KOSOVËS



Në verën e vitit 1999
Për herë të parë në Kosovë 
Shumicë ishin
Kafshët
Dhe serbët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:48 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


LUFTË DHE KOHË E VDEKUR



Pikërisht
Në orën 23 e 10 minuta
U shfaq 
Koha e gjallë 

Pak bjeshkë
Pak hënë varresh
Dhe shallin e babës
Kishte me vete 

Pa e kontrolluar e lash të hyjë
Brenda mureve të zemrës 

Tash koha ime e vdekur
Bën luftë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 EmptyThu Oct 23, 2008 12:48 pm

Sali Beqiraj  
  
 


PËR KOHËN



Nuk do të kemi
rast 
Për të mbetur
të rinj
As të plakemi
S'do të kemi kohë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15, 16, 17, 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: