Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:06 pm

t) kurrë mos pyet 

O njeri 
ti mos pyet 
ç’bëri mbrëmë e bukura hënë 
kur një vashe ju tha nuri, 
derdhi ca lot në dritare 
kur u err 
e s’u zbardh 
nuk shihej gishti ndër sy. 
Rrugët mbetën shkretë 
dashnori i përflakur 
s’pyeti “kurrë më” 
se ku endet 
e ku futet, 
kur dashuron 
e lëngon 
ajo, 
hënëza e teletisur. 

(Kur bisedoj me ty) 

Hënëz moj 
nuse e teletisur 
u ngujova para teje 
e s'ta vodha bukurinë, 
se dashnorët e përflakur 
vetëm ty të shikonin lakuriq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:07 pm

 Puntorie Ziba  
  
 


Himni 07



( E kam një atdhe që i vjen 
era diell e hënë. ) 

E kam një atdhe 
me bukuri të fildishtë 
unë mot për mot 
digjem 
e vdes për të. 
Në këtë atdhe 
jetohet 
e ëndërrohet 
si në parajsë. 

a) hijeshia e tij verbon 

Atdheu im 
pranë limaneve 
i kunguar 
deri në ballë të Adriatikut. 
Vërtet kam një atdhe 
që i vjen era dhe 
era det, 
era diell e hënë. 

b) atdheu me dritare të hapura 

O, kujdes 
mos e egërsoni 
detin hyjnor 
se po çohen peshë malet, 
mos ndërmendeni ta copëtoni 
e ta lakmoni 
këtë atdhe të madh 
ju smirak të përhershëm 
se do thaheni 
gjysma njeri 
gjysma peshk 
do mbeteni. 

c) kënga e poetit 

Të përgjunjur rrinë poetët 
para zhurmës 
para heshtjes 
para zgjimit 
për ty, 
me këngët që dridhen 
në verë. 
Ata edhe natën 
përgjojnë portretin 
e Shqipërisë së madhe. 

Ç) historia ime 

Eh, çka e kam një atdhe more 
me histori 
me gjuhë e traditë 
unë mot për mot 
digjem 
e vdes për të. 
Atdheu im 
me një flamur kuq 
që valëvitet verë e dimër 
nga një puhizë 
që shndrit mbretërinë. 

d) dhuratë prej hëne 

O vjershëtorë 
e këngëtarë 
ejani ta kompozojmë 
himnin e shtatë 
për atdheun 
e moçëm, 
ta stolisim 
nurin e tij 
me ca perla të zgjedhura 
nga etimologjia, 
e të predikojmë 
shqipen 
se e kemi 
brenda 
librave 
faqe verdhë, 
ne do ia rrisim namin 
atdheut 
prej ku lind 
e perëndon. 
O njerëz të urtë 
mua më tha deti e mali 
s’do humbim ëndrrën, 
merrni dylbitë 
dhe shikoni 
këtë afresk parajse 
që i vjen era dhe 
era det, 
era diell e hënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:08 pm

 Puntorie Ziba  
  
 


Vargjet e para për ty



Cili diell të tha 
të bisedosh me mua 
atë dite maji! 
Ti, as lulet nuk i le rehat te çelin 
se ua gllabërove bukurinë, 
pa klorofil i le 
se e fute ne letrat e gjata, 
të trëndafilta. 
Ah,cili Zot te urdhëroi 
te me përgjosh natën ne shtrat duke fjetur 
me ëndrra të grisura, 
vetëm. 
Jeta është dashuri, më the! 
Ma mbulove fytyrën me të puthura, 
dhe unë i ndjeja nga larg, 
nga larg 
ah, e njoha shijen e tyre 
ngjyrë pjeshke, 
kur skuqesha zjarr nga malli. 
(As unë as ti) 
Tani asgjë s’është si më parë, 
as muza nuk më shikon të ve, 
se jam bërë nuse dielli që sonte, 
pa shkelur pragun tënd me gishta, 
pa zbërthyer kopsat e bardha 
të këmishës së natës, 
të endur në avlëmend, 
pa puthur themelin 
e shtëpisë mondane, 
në bregdetin e çiltër 
ku ati ynë 
na stolisi 
me mëvetësinë e kuqe. 
Tani asgjë s’është si më parë, 
As unë 
As Ti 
as kjo metropole e vjetër, 
as ato rrugët e trishta 
ku ecte Shekspiri plak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:09 pm

 Puntorie Ziba  
  
 


Belbëzime 01



Pas mesnate, pasi më bëre benë 
se dashuria s’do të dëgjojë për moshë, 
se ç’më belbëzove : 

Unë të njoftoja nëpër vite 
ishe poete stolisje vargje 
tepër boheme kjo puna jote 
thanë mediokrët nëpër lagje. 

Unë të njoha nëpër stinë 
Ne mbetëm larg sa larg 
Na ra mbi kokë korba vdekje 
E ti akoma flije mbi varg. 

Si të të preki nëpër faqe 
o hënë nur stolis me germa 
ti do më zbehesh nëpër duar 
e do ta lësh vargun pa shkruar. 

Si do të puthi buzën diell 
E të më tretesh nëpër sy 
A ti lë gishtërinjtë e lirë? 
A t’vë verigen dashuri! 

Unë të shikoja nëpër vite 
ishe venitur brenda në varg. 
Na ra mbi kokë korba vdekje 
e ne rrinim larg e larg. 

Si ta prekja dorën muzë 
më dukej krim kjo dashuri 
një natë prilli gëzova veten 
edhe ti thash, je një njeri. 

S’të mikloj kush me dorë mëndafshi 
Veç meje. 
s’e deshi kush vashën boheme 
veç meje. 
“Poeti është shpirt e jo njeri”. 
Vetëm unë e di. 

Tani resh borë mbi kokën time 
Në prehër m’rri faqja e hënës 
Zhubravis flokun e barit vjeshtës 
Dhe puth petalet e lule pjeshkës. 

Ah, kjo udhë s’do mbarojë kurrë 
Nëpër net mu ngjall ky shpirt 
Mos vallë kam ndryshuar unë 
A je fanar që më bën dritë. 

Kjo vjeshta jonë pa drunj gjetherënës 
Diell krizantemash në lendinë 
Vetëm të shenjtët mbushur me shpirt 
Kurrë nuk e humbin dashurinë. 

Ajo plot diell e shend e nur 
N’petale vargjesh zdrit si rubin 
syri i qiellit nga zilia 
mbrëmë e humbi kaltërsinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:10 pm

Puntorie Ziba  
  
 


Atje larg



(Ëndërr) 

Atje larg, 
u nisa drejt teje shpirt, 
drejt teje, 
sa ta unazoj pak dashurinë, 
ta ngushëlloj veten, 
e të mëkatojmë të dy, 
derisa ta shlyejmë dashurinë e fundme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:10 pm

Puntorie Ziba  
  
 


Eja në Strugë



Eja në Strugë 
Mik i largët 
të pish një kafe buzë liqenit 
dhe endu rrugëve me miken pulëbardhë 
sa të vjedhish pak bukuri Struge. 
Dhe ktheu miku im, 
ktheu menjëherë, 
nga ke ardhë. 
Kthehu 
pa e prekur me sy poeten 
se është varg ajo, 
e vargu është çupelinë 
e çupëlina është e brishtë, 
ka mnerë nga prekjet e zjarrta 
që lindin në mengjes e vdesin në mbrëmje. 
Eja në Strugë dielli im 
dhe kthehu menjëherë 
braktise bukurinë e meduzës 
pa e prekur me gishta, 
se është lule poezie ajo, 
po e preke vyshket, 
mbetet gjysma vashë 
e gjysma lule. 
Eja ne ag dhe ik para se të bjerë muzgu, 
se do ja thajsh njërën dorë, 
e do mbetet vjerrsha pa shkruar. 
Eja dhe ik miku im 
eja dhe ik, 
bej çmos që të ikësh, 
vraje nepcin 
hidhe sedrën në Dri 
dhe ik, 
pa e prekur trupin me gishta 
se do lësh leqe ne zemër. 
Eja që nesër dielli im, 
vidh pak bukuri liqeni, 
e Drini , 
e Pulbardhe, 
merre në pëllëmbë, 
shtrëngoje fort në kraharor 
që të flesh me atë bukuri 
në shtratin tënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:11 pm

 Puntorie Ziba  
  
 


Eja



Eja engjëlli im, 
dielli im, 
dhe futu në dhomën time 
të ngrohtë, 
se do vallëzojmë tango 
të ngjitur si meduza deti, 
të përqafuar me afsh 
të humbur nga frika, 
e hazdisë. 
Nëpër terr 
me shumë naze 
Do të mbërthej 
me flatra pulëbardhe. 
Koha le të ndalet, 
se do sundojnë epshet 
do nis loja e trupit, 
loja e pëllumbave të çakërdisur, 
molisjet e gjata 
dhe ca puthje 
ëmbëlsire, 
bojë luledielli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:12 pm

 Puntorie Ziba  
  
 


Utopi 1000



Po dogja qytetin sonte 
Dije se jam futur ne altarin e mëkateve me Ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyTue Oct 21, 2008 7:14 pm

biligoa shkruajti:
 Puntorie Ziba  
  
 


Utopi 1000



Po dogja qytetin sonte 
Dije se jam futur ne altarin e mëkateve me Ty.
Pershendetje Z.Ziba Pa koment.Utopi 1000 tepre e qelluar ! mikja jote bili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:44 pm

Ymet Abdulai


Ymet Abdulai u lind me 10-05-1956 në Kranjë të Prespës në Maqedoni. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në Kranjë, kurse shkollën e mesme "Zef Lush Marku" në Shkup. Ka kryer fakultetin Filologjik në universitetin "Ciril dhe Metodi" të Shkupit, në degën e albanologjisë. U diplomua në vitin 1981 si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Punoi për një kohë të shkurtër në shkollën e mesme mjekësore në Mitrovicë të Kosovës, pastaj u regjistrua në shkallën e tretë të magjistraturës në Zagreb, të cilën e la pa mbaruar pasi emigroi fillimisht në Suedi e pastaj në Danimarkë dhe prej 15 vjetësh jeton në Dallas të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është i martuar dhe me tre fëmijë.
Ymet Abdulai  
  
 


PRESPËS



A të kujtohet pranvera,
Kur ne shëtisnim në gjirin tënd?
Të thoshim ty nga hera:
"Je më i bukuri vend" 

Ah! Ti moj Prespë, nëna jonë,
Shumë bij të tu sa larg i ke.
Për ty mendojnë gjithmonë
Ti je thesar, flori për ne. 

Dhe pse larg jemi tash, sa here
Dije prej meje se sa të rroj,
Se ti je vendi ku kemi lerë.
O Prespa ime, ty s'të harroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:45 pm

Ymet Abdulai  
  
 


NDËSHKIMI



Në këtë botë të trazuar,
Ka dhe njërëz ziliqarë.
Më ligësi në shpirt, gatuar.
Ata janë ngatërrestarë. 

Porsi krimbi që bren drurin,
Njerëzve ua brejnë jetën.
Për të zeza u punon truri,
Të shtrembojnë të vërtetën. 

Por për ta Zoti s'harron,
Për te mirët dhe të këqijtë.
Sipas zemrës çdo gjë dhuron,
Mjer të ligjtë dhe smirëzinjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:46 pm

Ymet Abdulai  
  
 


BABAIT QË MË RRITI



Isha shumë i vogël,
Kur babai më la …,
Me rrite Ti,
Dhe ty të kam baba. 

Ikin pa kuptuar,
Vitet një nga një,
Bashkë me nënën time,
Ju më dhatë çdo gjë. 

Në ditët e shënuara,
Në ditët e bekuara,
Kur në varreza të shkoni,
Ferzien motrën mos ma harroni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:46 pm

Ymet Abdulai  
  
 


TË SHTRENJTËS NËNËS PRESPARE



Nëna ime e dashur 
O e shtrenjta nënë!
Sa mall ndiej për ty, 
Sa lot më kanë rënë 

Nënat janë të mira
Sepse janë, nëna
Shkëlqejnë si dielli,
Shkëlqejnë si hëna. 

Them se mbi gjitha nënat
Më e mira je ti,
Se je nëna ime,
O mall e dashuri. 

Sa të jetë jeta 
Kurrë s'të harrojmë
Unë dhe Sultani
Gjith jetën do të kujtojmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:46 pm

Ymet Abdulai  
  
 


NJË MIKES SË RINISË



Eja, flokët të t'i mbush me puthje
Të më shuash mallin, sadopak 
Sytë e kaltërsive të dikurshme
Kanë ende shkëlqim miturak 

Pse je bërë kështu, o mikja ime 
Që të desha gjer' në shenjtëri
Eja si dikur,…nëpër vegime
Aq e mirë kur më ishe ti... 

Që natën, ëndrrat po m'i trëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:47 pm

Ymet Abdulai  
  
 


VITET E RINISË NË VENDLINDJE



Ka kohë që të trembur
Si zogj u shpërndanë
Dhe humbën…, diku?
Gjithandej
Ku janë ato vite rinore
Ku janë?
Kerkoj, por nuk kam 
Ku t'i gjej? 

Se vitet rinore,
Më mbetën atje...
Ku brodha i lumtur,
Fëmi…
Një mall që më djeg,
Për ty, mëmëdhe.
S'do mund ta harroj
Kurrsesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:47 pm

Ymet Abdulai  
  
 


LIQENIT TË PRESPËS



Mund të harroj gjithshka në botë
Dhe emrin tim, kushedi?
Liqeni kaltër, magjiplotë
Do mbetet në perjetësi 

Ku pulëbardha noton mbi valë
Ku ngroh dhe Dielli si argjënd
Dhe Hëna top dalngadalë
E ul kokën në gjirin tënd 

Do vijë një ditë, Prespa ime
Do vij të shuaj mallin tim
Dhe mbi Liqen, me mallëngjime
Do derdh dy lot me përmallim 

Kur vete ne kranje
Dhe vitet rinore kthehen,
Sërish
Të freskët, të qeshur, të lumtur.
Magjia e Liqenit të kaltër
Më grish
Më bën më të ri, më të bukur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:49 pm

Ylli S. Hoxhaj



  • Lindi në Xhanaj të Përmetit më 1942. Shkollën fillore e bëri në Mërtinj e uniken në Këlcyrë. Mësimet e mesme i përfundoi në pedagogjiken “Pandeli Sotiri” Gjirokastër. Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi. Ka punuar mësues në shkollat e mesme Përmet dhe Këlcyrë dhe për disa vjet edhe në Kabinetin Pedagogjik të rrethit me detyrën e metodistit dhe të drejtorit. Ka kualifikimin pasuniversitar për pedagogji-psikologji.Shkruan poezi, studime letrare, pedagogjike e historike. Eshtë autor i studimit pedagogjiko-sociologjik ”Profile” dhe i disa studimeve letrare, pedagogjike e historike, botuar në shtypin bashkëkohor. Ka në procesin e botimit librin e ri me tregime: “Deri te kloni i fjalës”, etje. Më 2006 botoi përmbledhjen poetike “Balada pa mite”, një botim i pritshëm lirik, i ndërtuar nga një përzgjedhje e krijimarisë në vite. Ai bashkëpunon me krijuesit e degës së Lidhjes së Shkrimtarëve përmetarë dhe ka redaktuar disa nga krijimet e botimet e tyre.
  • Ylli S. Hoxhaj  
      
     


    Prindër të vetmuar



    ( monolog )

     

    Sa larg më shkuat, o djem, sa larg!

    As në balada nuk e gjen këtë varg.

     

    Se, edhe koha e baladave, kur ish, 

    një cak për largësinë e kish, sigurisht:

     

    Do të ishin shtatë dete, apo shtatë male, 

    Kështu, largësia quhej më e madhe.

     

    Ky cak tani humbi, erdhë kohë të lira:

    Baladat e reja paskan shumë çudira:

     

    Baladat e hershme kan’qënë tre a katër, 

    Kjo kohë emigrimi, baladë në çdo vatër.

     

    Tani në balada s’ka kuaj me flatra, 

    Ka tragete, gomone e lloj–lloj autostrada.

     

    Bile s’ka simbole e numëra tek, 

    Po ca karta magneti, celularë e teleks.

     

    Më shfaqi, o djem me zë të malluar:

    Dy krevatë ju presin, 

      dy lugë rrinë shtruar.

     

    Këtej të vetmuar, 

      ju larg, në kurbete.

    Ne në monologje flasim me vet-vete.

     

    Flasim e pëlcasim, mbarë e prapë i kthejmë

    dertet e qederet, 

      po derman nuk gjejmë. 

     

    Pse, o brezi im, kaq derte, kaq halle?!

    Ç’është gjithë kjo ikje, 

      kjo braktisje e madhe?!

    O ju miqtë e mi, me shpirt të trazuar, 

    Ç’balsam do t’i gjejmë vetmisë së mallkuar?!

     

    Eh, vetmi e egër, helm i kësaj jete, 

    Qënkemi me dhjetra që flasim me vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:50 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Baladë e re



 

 

  Një baladë e vjeter rrëfen:Ymer Aga, atje larg ku

ishte, paska parë në ëndërr se ia paskësh marrë

 Nusen e re Ali Pasha... As hante, as pinte Aga...

  Paska dhënë besën se do të kthehej dhe, ik e ik e

  u ka dalë krushqve përpara: “ O krushq, kjo është

  Nusja ime!” Pastaj, nga nishani i vetullës njohën

  njeri–tjetrin. “Udha e mbarë, o krushq bujarë! -

  u tha nusja. “...Më trazoi një ditë kjo baladë e

  më uli të shkuaj Baladën e r e.

 

O djem, më gjeti si Ymer Aga, 

Që shihte ëndrra në balada. 

 

Agës i a merrte nusen e re Pasha, 

Mua djemtë m’i rrëmbyen dy vasha.

 

Dy vasha bionde, dy vasha nordike, 

M’i puthkërkan djemtë pa pikë ndroje e frikë.

 

Të pata lexuar dhjetra herë, moj këngë, 

Po kurrë s’të gjeta kaq të thellë e të rëndë.

 

Kur të vjen te pragu, kur e ndjen në shpinë, 

Ia njohkërke peshën dhe thellësinë.

 

Dhe, m’i morrën djemtë ato dy vasha, 

Sikur të qënkeshin dy Ali Pasha.

 

 

U nisa dhe unë në kërkim të gjatë, 

Janë të mira lanetkat, me flokë të artë.

 

Me një gjuhë të huaj që s’u di asnjë fjalë, 

I hyra baladës pa velë e pa kalë.

 

Do çaj kontinentin, gjer lart në Veri, 

Rruga është e gjatë, mundimet i di.

 

Do t’i gjej, more Agë, se shenjat i njoh:

Si Yj janë ata, si Hënë janë ato...

 

I gjeta, i gjeta, me puthje e qafime, 

Shkëlqejnë sytë e mi, këndon zemra ime, 

 U dhashë dhe unë qafime, urime...

 

Eh, Agë Ymeri ta kam për nder, 

Në baladë më fut, nga balada më nxjerr.

 

Jam prind, more Agë, e malli shpërthen, 

Ky mall, more Agë të bluan, të bren...

Ky mall, more Agë sa balada lind, 

Sa shpresa ushqen e sa zemëra lidh!

Sa shkrep në Jugë, në Veri shkëlqen, 

në dy zemra këtu, katër atje gjen...

 

Eh, more Agë, i nderuar qofsh:

Kush hyn në baladë, zor se del dot…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:51 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Kënga psherëtimë



I rëndoi malet dëbora, 

Borë e suferinë:

“Mbahuni, vëllezër male, 

Si t’u jap pak ndihme ?”

 

Peshë malesh, siç na thonë, 

S’mbajnë vetëm malet, 

Se dhe kënga pleqërishte 

Pak s’i ka hallet...

 

T’u dërgoj këngët e mia, 

Thoshte plaku i mirë, 

Maleve t’u zbut qederë, 

T’i lë më të lirë.

 

Dhe këndoi shumë këngë, 

E çau mushkërinë:

Malet morën dert e këngë, 

Po jo pleqërinë.

 

Mbeti peshë e pleqërisë, 

Mbi këngët e mia, 

Klithmë e ngjirrur pleqërishte, 

Shurdhte nga vetmia.

 

Nisej kënga, po përgjigje 

Brezave s’u vinë:

“ O ju male me dëborë!...”

Mbeti psherëtimë.

 

Edhe Ti dhe Unë i mjeri, 

Po kërkojmë më kot, 

Eshtë e rëndë pleqëria, 

Malet s’e mbajnë dot.

   
23.12. 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:52 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Baladë me refren për duart



Na u rritën djemtë, moj grua 

u bënë burra 

e rrugët e botës shkelën.

Unë e ti, në çerdhen tonë, të vetmuar

kaq papritur u gjendëm...

 

U bënë burra djemtë tane:

Burra me gra nga Evropa:

Adresën shqiptare e kishin dhe e kanë, 

dhe emrin shqiptar shkruar te porta.

Kushedi sa telefonata kemi bërë, 

Zjarr na ndez zemrat, ai zjarr:

Andej e ketej – një kontinent i tërë, 

një oqean-malli familjar.

 

Po vitet ikin e malli shton flakën;

Malli e vetmia na plakën, na pakën.

 

Na u rritën djemtë moj grua.

Ne vetëm këtu, të dy:

Unë të shoh ty, Ti më sheh mua, 

Shihemi e s’shihemi në sy...

Diçka nis të them, 

diçka po më thua...

S’prish punë se e bëjmë ujem.

Sado e ngarkuar, sado e trazuar

biseda, sido që vjen:

në zemër e në shpirt 

ne jemi kuptuar:

“ Eshtë malli për djemtë! “...

që siç vjen i trazuar, i kulluar shkëlqen.

 

Se malli s’të do të jesh orator, 

Një gjuhë kanë zemrat, në çdo krahëror.

 

Po ti kthehesh në vitet e tua, 

Me mall e me fantazi:

kur zjente shtëpia e shpërthente porta, 

kur djemtë ishin këtu, 

në fëmijëri, në rini...

Atëherë, nuset më të mira që mund të kishte bota

i ëndërroje për djemtë e tu.

Këto ëndërra nga mentë ende s’i ke humbur, 

Ndonëse djemtë, atje, ndihen të lumtur.

Këto ëndërra na ushqejnë shpirtin, 

na mbushin vetminë, 

po mallin na i rrisin.

 

Eh, malli: ç’nuk sajoka, moj grua:

Edërrat e tua, dëshirat e tua..!

Mendon e rri zgjuar, ç’dhurata të çojmë, 

Në korrik jemi ftuar, atje do të shkojmë.

 

“Ç’dhurata?!...”

 

Pa vjen si ëndërr fëminia, 

kur zoçkat gugisnin dhe çerdhja nuk heshtte;

si lak në fyt na shtrengonte varfëria, 

po ty dora nuk të reshtte

diçka do të sajonte:

një triko, një bluzë, a diçka tjetër:

të re e bëje atë që ishte e vjetër...

Dhe djemtë u ngjanin pëllumbave të shkruar, 

midis shokëve të bukur, 

të gëzuar...

 

Eh, ç’kanë hequr ato duar, 

Sa janë lodhur, sa janë munduar!

 

Dhe, malli u zgjua përsëri:

Katër bluza 

me ngjyrat më të bukura, 

me lulet më të bukura, 

(me zogj edhe me flutura...)

edhe me mall të ri.

 

Eh, ç’po punojnë ato duar, 

S’e ndjejnë lodhjen, janë lumturuar.

 

S’t’i lodhi duart, as dita as nata, 

s’t’u lodhën sytë nga shtizat e rënda?!

Edhe në shtrat me ato dhurata: 

dhe thurr e thurr, 

  gjersa gjumi të zënka.

 

Bluzat flenë me ty në një shtrat, 

ëndërrat e bukura s’të lënë rehat.

 

Dhe e ndjen çmalljen, 

  u kënaqe shumë;

edhe qesh, edhe qan në atë çikë gjumë.

Fytyra të qesh, 

  sytë të lotuar.

Çohesh...

nis prapë me ato duar.

 

Eh, ç’kanë punuar, ato vetë e dinë:

Lodhjen s’e ndjejnë, 

  veç lumturinë.

 

 

  Pas një gërrmëreje të vogël 

  ( vargje shtesë )

 

Një pasdite ndodhi që u zumë, 

“Jo, ç’bën ti, jo po ç’bëj unë?!

Ti seç na shkruan koti, kurse unë bëj punë.”

 

Nuk doja t’ia prishja imazhin që kishte, 

Se ç’shkruaja unë, ajo nuk e dinte.

 

Dhe i thashë, kur ra qetësia:

“Po t’i tregoj “punët “ e mia, 

Se edhe unë nuk e kam ngrënë thatë, 

Për djemtë dhe për ty e mbarova një baladë.”

 

“ Baladë!… ç’i bën vetes qefin, 

Punë i thonë, kur e mbush plot xhepin.

Baladat sot, as qeni s’i ha:

“ punon “ ai që e mbush xhepin me para...”

 

“Po lexojë, -iu luta, -hidhi një sy pak, 

Pastaj rrimë e flasim, nga mëngjesi në darkë. “

Dhe e dija: gratë nuk i zbresin kalit:

“Pa të shohim... si e ke shprehur mallin!...”

 

U përlotëm...Kështu e ka vetmia:

Unë puthja duart e saj, ajo duart e mia.

“ Trikot, -tha, -u mbajnë ngrohtë trupin,

 Këto balada u mbushin e u ngrohin shpirtin.”

   

 Përmet, qershor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:52 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Dhimbje


Në këtë “Shoping Center” 1)

pavione pa fund...

Hyjnë e dalin me dhjetra, 

e, çdo gjë e gjen këtu:

Nga mini-mini sendet, 

deri te supershenca.

 

Jam midis njerzve që s’reshtin:

Kërkoj, 

diçka më mungonte...

 

Pak Shqipëri, ( të paktën ), 

shpirti ma donte.

 

Vrapoja, midis pavioneve.

Kërkoja...

“ Po ku jemi ne, ku?!”

me vete belbëzoja.

...

Ja dhe pavioni i librave:

Shpresoja tek ky pavion.

I njeh qysh herët shqiptarët Evopa:

Dietarë, shkrimtarë, shenjtorë,...

madje edhe Perandorë...

edhe heronj.

 

Libra nga gjithë bota shoh:

Ja Ibseni, Balzaku,...me radhë...

Ka shumë:

Disa i njoh, disa jo, 

“Po shqiptarët këtu, 

  ku janë?!

Ku është Kadareja, 

Ku je Dritero?!

Skënderbenë, Shënjtoren Terezë

Këtu s’po i shoh.

 

Këtë heshtje–harrim, 

këtë shurdhim

s’mund ta kuptoja.

Evropa e shurdhët, siç ka qënë në mote.

Shqipëria, bijë e saj e braktisur, 

ende, e harruar, e lënë jashtë porte...

Flisja shqip:

Ata që më rrethonin, 

Gjuhën time nuk e kuptonin dot.

Dhe dëgjonin.

Dëgjonin e shihnin:

Mbi faqen time shkisnin edhe dy pika lot.

 

1. Qendër tregëtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:53 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Në kthim



Jam shkëputur nga gërmërret e pafund të Tokës.

Këtu jam lart saj.

Nga dritarja e avionit shoh tërë botën.

 

Nuk po dalloj dot as Hollandën e qumësht, 

as Gjermaninë e sertë, 

as Francën krenare,...

as Norvegjinë e ftotë...

Këtu lart, është hapësirë e kaltër, 

një pafundësi

e hapur, e pakufishme si ëndërrat...

Një kaltërsi maramendëse 

 që i pranon të gjithë, pa kufi.

 

Lart, 

m’u zgjua dëshira të shikoja 

Shqipërinë time.

( të plotë s’e kisha parë asnjëherë, 

veç në një të fshehtë hartë...

e zbetë ajo nga fshehtësia e harrimi, 

e verdhë, e verdhë.)

E kisha brengë në zemër;

e kisha dëshirë, 

diçka,... si ëndërr.

Dhe ja:

Ajo, atje, ku ka qënë e plotë:

“ Zonjë e Madhe, ”

hierëndë.

Sipër një tis i mjegullt i ka rënë;

herë i qumësht, 

herë i përgjakur...

Madje edhe një rreze dielli e përflakur.

 

E bukur është, gjithësesi:

kjo bukuri ka zgjuar kaq zili, 

  kaq lakmi?!

Këtu, 

i humbasin vlerat nacionalizmat, 

humbasin kufitë, zonat e sherrit;

Këtu nuk e ndjen përçmimin, mërinë...

Bota qënka ndryshe që këtej.

Këtu e ke tënden, të plotë L i r i n ë.

 

Ku jemi?!...

 

“Mbi Evropën e Bashkuar. “

 

Hapësira përpara e kaltër, 

poshtë nesh retë, 

si oqean i bardhë, i shkumëzuar.

Ç’mund të bëj tani:

Kam hapur portën e perandorisë së ëndërruar.

Këtu nuk ka ëndërra të dështuara.

Këtej, çdo gjë e shoh me sytë e mi.

 

Më kap trishtimi i njohur:

Ku ke qënë deri tani, Ti, 

O Ylli Polar i Botës!?

Ylli i vëllazërimit e i përparimit, 

Ylli pa sherre kufijsh, pa luftra e gjak...

 

Ku?!..

Ç’ke hequr, moj Shqipëria ime!

Të coptuan, të prenë, të mbytën me gjak

për një pëllëmbë tokë shqiptare, 

për një këngë, për një abetare, 

për një prag...

për një Kosovë e Çamëri.

 

Për Artën, Ulqinë 

u premë e na grinë.

 

Jam lart...

 

Shqipëria atje ku ka qënë, 

e qetë, e blertë, ëndërrimtare, 

me mjegullat e përgjakura mbi shpinë, 

siç ka qënë, brënda, 

në të njëjtën hapësirë evropiane.

Shpreson ditët e bardha të saj, 

ditët që po vin.

 

Plagët e copat e prera të trupit të saj

  do të mjaftojnë

për dëshmi të m a r r ë z i s ë 

  së lakmisë së kufijve...

Mjaft më me marrëzira të mykura!

S’është më një ëndërr e brishtë 

Bota pa kufij.

Qielli i kaltër...

 

Ne ecim pa u ndalur mbi kaltërsitë evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:53 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Vargje për teto Feten



Pastruesja e shkollës “ P. Sotiri “

  Gjirokastër

 

Flokë thinjur, ballin rrudha, 

Vjen për çdo mëngjes, 

S’e tremb nata, s’e lodh udha, 

Çelsat mban në brez.

 

Gumëzhin oborri i gjithë, 

Shkolla gjallëron, 

Teto Fetja si çdo ditë, 

Na pret në sallon.

 

“Mirëmëngjesi!, -ne i themi.

Ajo e gëzuar:

“ Mirmëngjesi, djemtë e mi!

Sot keni mësuar?!”

.......

“ Teto, na duhet një kasë, 

Kemi një orë punë. “

“Merri, veç mos të humbasë, 

Se përgjigjem unë. “

 

Jashtë bora flokëbardhë, 

bie pa pushim:

“ Merrni dru, -thotë, -se mardhët, 

Sot bëka thëllim...”

 

Rrotull stufës muhabetin

Tetua flakë e ndez:

“Djem këtu kam plot një jetë, 

Me ju dua të vdes!...

 

Dhe dëgjoni Teto Feten:

Çupat i mbroj unë, 

Po gacmuat, do ta hani 

Si gomari drunë! “

 

Teto Fetja s’bën lëshime, 

Vajzave u flet:

“Mos m’u tundni si kadëna, 

Kaqë duan djemtë! 

 

S’ndizet zjarr e nuk del tym, 

Kur s’ka dru në sobë, 

Po qëndrove mbi qymyr, 

Të bie në kokë!... “

 

Jashtë bora flokë-flokë, 

ia ka bërë forra, 

rrotull stufës Teto Fetja 

flet me metafora.

 

Gojëmjaltë, zemërbardhë, 

Në çdo kënd e gjen, 

Tërë shkolla, brenda – jashtë, 

Si pasqyrë shkëlqen.

 

Flokëthinjur, ballin rrudha, 

Herët çdo mëngjes, 

S’e tremb nata, s’e lodh puna, 

Çelsat mban në xhep.

   

Gjirokastër 1960
Botuar, “Zëri i Rinisë “ 20 gusht 1960
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:54 pm

 Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Prag pranvere



Sonte buzëmbremja është joshëse, 

Ty s’të kam këtu, më mungon:

Dhe e lashë bulevardin e shëtitjen e zakonshme, 

një bajame në Kutal që lulëzon

pa ardhur marsi

më thërret, më tundon.

Ajo bardhësi e zbetë me pak gri, 

Më ngjan me fustanin që pëlqen ti.

 

Këmbët më çuan jashtë qytetit:

Perëndimi alle si buzët e tua.

Një këngë e largët e një zogu si cicërrimi yt.

Kapartinën dhe bluzën i shkopsita.

Më duket sikur diçka më mbyt.

Ndonëse hyn muzgu, ndjeja hapësira të bardha.

Më duket se dhe bari më shpon poshtë putrat...

Këmbët më çonin drejt bajames rebele, 

Bajamja që kish sfiduar acarrin.

Ndihesha, sikur dikujt po i dilja përpara, 

Dhe, fshehtasi do ta takoja?!...

 

Kush është që më thërret...?!

 

Një yll i ftohtë mbi Majë të Kokojkës, 

Edhe hesht,... edhe flet.

 

Gjithsesi ishte një takim.

 

Këtë herë Pranvera, Bajamja e Ti 

U bëtë një.

 

Ndjeja ndiesitë e përqafimit:

M’u mbush qënia me bardhësi, 

Një dritë më shkrepi në sy.

s’po kuptoja:

po puthesha me Pranverën, 

apo me ty?  

   

Shkurt 1972
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 EmptyWed Oct 22, 2008 11:55 pm

Ylli S. Hoxhaj  
  
 


Të kesh frikë nga ëndrrat



U nisëm, pa ikur tymi i luftës, 

  duke shkelur mbi gërmadha.

Ishim ngarkuar me këngë e ëndërra të papara...

Donim të shkonim përpara.

 

U nisëm drejt Diellit, 

Ngrohtësia e tij, në shekuj na kishte harruar.

E donim atë që kaq shumë na kish munguar.

 

Ne ishim ëndërrimtarë të zhuritur për dritë 

  e liri:

U besonim këtyre ëndërrave, 

dëshirat e bardha që buisnin 

edhe Don Kishotin na e kishin bërë gjeni.

Dhe ndodh, kur ëndërron:

mendja trulloset, dhe, syri mirë s’shikon...

 

Eh, e madhe, e madhe dhe e ngatërruar kjo botë, 

Herë naive, herë dinake, herë e marrë: 

Me zot e pa zot.

 

Ju qepëm” malit me diell”.

Na ranë thonj e dhëmbë:

Çudira e marrira thamë e bëmë.

 

.Kështjellat, endërrat, 

 e kushedi, ç’bëmë:

me kohë kishim rënë.

 

Medet:

të gjitha u çbënë, u rrëzuan:

 

Tani kemi frikë nga ëndërrat:

Ato shpesh na trembin, 

edhe kur flemë 

  edhe kur jemi zgjuar.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: