Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 18  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 5:29 am

Në këtë temë mund të sillni poezi, poema, proza, biografi të ndryshme për krijues shqiptarë.




Bohemi i lagjes sime

(Kushtuar mikut tim Mirko Gashit)
Toro

Edhe sot, sikur para nëntë vitesh, më erdhi të qaj, të qaj sikur atë ditë kur lashë pas veti shpirtin dhe dashurin time, kur lashë sytë dhe veshët, kur lashë shokët, kur lashë teatrin, kur lashë tokën e robëruar në luftën e ftohët, kur lashë erën e barotit edhe në dhomën time, kur lashë përmendoren e shokut tim, kur lashë nënën e sëmurë, kur edhe motrave u morra shpresën për të nesërmen .
T'i njohim krijuesit tanë. Toro_fotomgashi
Mirko Gashi
Edhe sot, sikur para nëntë vitesh, më paraqiten fytyra të zbehta me sy të skuqur nga netët e pagjuma, më duket se shoh aktorët e rinj të teatrit tim se si marrin mësim nga rexhisori, edhe sot shof para meje fytyrën e plakut Bohem nga lagjeja ime duke pi raki rrushi, shof fytyrat e injorantëve që silleshin rreth tavolinës dhe na vërenin me një arrogancë, në fytyrat e tyre shifej nga larg injorimi dhe akultura e tyre perverze .
Edhe sot, sikur atëher unë ende po pi raki me Bohemin e lagjes sime, mu aty, në Dardani, te kurrizi, te Hani i dy Robertëve, aua për pak mu derdh rakia nga gota që na solli Beka, i paska mbushur shumë, nga droja se mos po ankohet Bohemi i lagjes sime e pastaj do ketë telashe, ngase kur nervozohej Bohemi i lagjes sime dërmonte i tërë kurrizi nga fjalët e mëdha që lëshonte Bohemi i lagjës sime, e që më pastaj nuk kishte më të ndenjur, kur të uriturit e fjalëve të Bohemit dëgjonin zërin e tijë të lartë mezi pritnin dhe afroheshin duke na qerrosur edhe me shumë gota dhe dopio.
Edhe sot e shof Nderimin dhe Muharremin duke manipuluar me vlerat e qytetit tim, mbase ende të ndotur por fisnik, e shof Bohemin e lagjes sime duke spjeguar punën e Lumit dhe punën e pelenave, ju kishe përgjigjur armikut, si zakonisht me vlerat më të larta që kishte - me laps.
".....lis pas lisi, plis pas plisi do bëhet mal....do vi koha kur as oqeani nuk do të mund ti lajë pelenat e fëmijve tanë..." shkruante Bohemi dhe vetëm shkruante sa për ti plasur armiqët e shumt që kishim, ata ishin kudo, në teatër, në rrugë, në toalete, në kafehone e dikush i kishte edhe në shpirt dhe në shtëpi.
Edhe sot e shof Bohemin se si shëtit rrugëve të ndyra të Prishtinës me një krenari të paparë, e shof se si parakalon rrugës së vjetër të qytetit me duar të lidhura pas shpinde duke ju drejtuar trimave të popullit, po u skjaron kohën e Lumit dhe të gjith po e dëgjojnë me një vëmendje dhe kan hapur sytë në drejtim të buzëve të shkrumuara të Bohemit.
Edhe sot Bohemi po rrin i ulur në kafenen e qytetit tim dhe po pin raki me kalimtarët e shumt, por tani Bohemi nuk don të flas me askend, as me ata që i njef, as me miq e shokë, as me Lumin, as me Nerën e Muhharremin dhe as me mua, thot se është ngopur me muhabete dhe se don qetësi, tani bohemi po e shikon Prishtinën dhe po e pin rakin e vetë të rrushit duke u kënaqur në lirin e freskët që ja sollën djemët trima nga mali që kishte mbjellur para shumë kohësh .

Bohemi i lagjes sime do të jetë përher aty pari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 5:46 am

Atlantida ime

Album Poetik nga Mirko Gashi

T'i njohim krijuesit tanë. Mirko-gashiMirko Gashi u lind më 2 janar 1939 në Kralevë, Serbi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë, Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë. Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët. Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë. Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.






Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 03, 2007 6:06 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 5:48 am

Vepr

“Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972
“Netët e bardha”, Prishtinë 1975
“Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977
“Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980
“Arbror vitae”, Prishtinë 1988
“Plagë uji”, Prishtinë 1990

Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë

2.

pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr

3.

ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen

4.

Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"

BUZÊ LUMIT

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret

LIRIA

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s'don të lidhet në djepin e vet.




Atlantida ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s'u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më celi
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s'më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime

qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët

të Galaktikës
t'ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s'u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha


mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
c'u bë nisia
ku është Atlantida.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 11:25 am

Saimir Strati është zyrtarisht i pari shqiptar që thyen Rekordin Botëror Gines për "Mozaikun me gozhdë më të madh në botë".

T'i njohim krijuesit tanë. 24-2

Aventura e artistit e nisur më 11 gusht mori fund ne daten 4 shtator në mbrëmje kur i dërguari i Ginesit në Tiranë, gjykatesi Christian Scott tha: Ju tashmë e keni një rekord Gines.

T'i njohim krijuesit tanë. Strati-1

Saimir Strati deklarohet emri i parë në këto rekorde për realizimin e mozaikut me gozhdë më të madh në botë". Ky rekord u thye në odeonin e Qendrës Ndërkombëtar të Kulturës brenda afatit që Strati kishte vendosur, 24 ditë dhe nën mbikëqyrjen e një jurie vendase.

Ky mozaik "i vizatuar" i autoportretit të Leonardo Da Vinçit në përmasat 2m x 4m u realizua me 500 mijë gozhdë industriale të përmasave 3 cm. E gjithë puna peshon 700 kg.

Kjo punë i takon tashmë rekordeve Gines. Largohet nga Shqipëria drejt Londrës.

Dite me pare, teksa punonte me vrull nga agimi ne muzg.




Saimiri qendron i ulur perpara nje derrase 8 metra katrore, ku ka vizatuar autoportretin e gjeniut Leonardo Da Vinci. Derrasa eshte vendosur pak pjerret qe mjeshtri te punoje me lehtesisht dhe ne krahun e tij te djathte qendron nje tryeze pune ku ka gozhde, cekice, dare e mjete te tjera qe i sherbejne gjate punes. Por pa harruar edhe autoportretin e Da Vincit qe qendron prane tij ne nje kambalec druri, per ta drejtuar me mire neper konture e tonalitete.
Ditet e zakonshme te punes nisin ne oren 8.00 ne mengjes dhe perfundojne ne oren 22.00 te mbremjes. Tashme ka mbaruar rreth 90% e autoportretit te Leonardo da Vincit, i cili rekordin e ka vetem te permasat e tij, 4x2m. Behet fjale per nje veper qe Da Vinci mendohet se e ka realizuar rreth viteve 1512-1515. Eshte nje autoportret thuajse naiv mbi nje kalk te kuq. Per ta bere mozaikun sa me te vertete, Strati mendohet te perdore 500 mije gozhde industriale te permasave dhe ngjyrave te ndryshme, te zeza, gri, ngjyre ari. Vendosja e tyre ne menyren e duhur do krijoje nuancat dhe tonalitetet e nevojshme, qe do nxjerrin ne drite portretin e Da Vincit. Kontrata

T'i njohim krijuesit tanë. 24

Si rezultat i nje komunikimi gati gjashte mujor me Organizaten Boterore te Rekordeve Guinness eshte siguruar qe vepra te kandidoje per rekordin boteror Mozaiku me i madh me gozhde. Saimir Strati aderon prane kesaj organizate me numrin e anetaresise 155731ndersa vepra konkuron me numrin e pretendimit 171723.


Me nenshkrimin nga ana e Saimir Stratit te Marreveshjes per Tentativen per Rekord me Organizaten Gines eshte derguar nga kjo e fundit udhezuesi me kerkesat specifike per rekordin, i cili, se bashku me e-mailin shoqerues, perbenin autorizimin per fillimin e punes.


E gjithe puna mund te peshoje 700 kg. Asnje qindarke vec diplomes Gines, nuk perfiton Saimiri. Vepra depozitohet perfundimisht ne kete institucion rekordesh dhe tashme eshte percaktuar qellimi i saj-humanitar.


Do te thote se fitimet dhe menaxhimi do te behen nga Rekordi i “cmendurive” Gines. Ne librin e Rekordeve Gines qe prej themelimit ne 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qe ka hyre ne 2005, per rekordin e mbajtjes se topit me koke ulur, ndoshta Strati do te jete i dyti, por i vetmi ne fushen qe ka zgjedhur.


Kush eshte Saimir Strati


Saimir Strati eshte 40 vjec. Eshte diplomuar per pikture ne Akademine e Arteve te Bukura ne 1989. Po kete vit fiton cmimin e Pare ne Konkursin Kombetar te Arteve te Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikeve ne sitet antike te Butrintit, Apolonise dhe Bylisit. Ne 1996 hap te paren ekspozite personale. Dy vjet me pas nje tjeter ekspozite ku prezanton bashke me pikturen edhe punet e para ne mozaik.

T'i njohim krijuesit tanë. 1185809259-strati

Intervista -Si ju lindi ideja per te tentuar kete Gines? Une kam 15 vjet qe merrem me mozaike dhe kryesisht me teknikat e reja. Me pelqen qe te jap nje gje te re ndryshe nga ata mozaiket klasike. Nje nga keto ide te reja eshte edhe ky mozaik me gozhde. Kam aplikuar dicka me pare dhe me pas me lindi ideja qe te thyej nje rekord boteror ose te vendos me sakte nje rekord boteror sepse nuk eshte vendosur akoma. -Kush ju ka bere ftesen apo me ke keni bashkepunuar per t’u bere nje nga kandidatet per rekord Gines? Anetaresimi ne kete organizate te rekordeve boterore ishte nje ide dhe iniciative personale. Ky institucion ka nje sekretari me te cilet mund te kontaktosh dhe me pas operon dhe nese pranohesh ngjitesh ne statuse te ndryshme. Une i kam kaluar te gjitha statuset dhe tani me ngelet vetem te marr statusin perfundimtar. -Pse zgjodhet nje pikture te Leonardo do Vincit per kete mozaik? Leonardo do Vinci ka qene gjeni edhe per kohen e vet dhe vazhdon te jete akoma edhe sot. Ai eshte nje njeri dimensional e meriton nje veper dimensionale. Rekordi ne vetvete vleresohet nga dimensionet. Ai ka nje madhesi prej kater meter me dy meter dhe mozaiku me i madh eshte pese meter katror. Dhe per kete vendoset rekordi Gines per dimensionin e madh te tij. Meqenese ky mozaik ka nje dimension te madh atehere meriton nje njeri te madh si eshte Leonardo da Vinci. -Ky eshte mozaiku i pare qe vendos nje rekord te kesaj gjinie? Po. Ky eshte i pari mozaik rekord. Une e vendos i pari kete rekord ne “Librin Gines”. Ky mozaik eshte nje ide e vecante dhe kjo perben nje nga pikat me te rendesishme te kesaj organizate. -Ju jeni edhe piktor perveç se keni shume vite qe punoni mozaik. Kush eshte me e dashur per ju piktura apo mozaiku? Une kam filluar me pikturen dhe nuk mund t’a braktis por vazhdoj te pikturoj gjithmone dhe me pak. Me duhet te bej pikturat per mozaike. -Ju keni bere disa ekspozita. Kur do te vini me nje ekspozite te re per publikun?

Mendoj se do te bej nje ekspozite vetem me mozaike menjehere pas vendosjes se rekordit Gines.
-Pas vendosjes se rekordit Guinness cilat jane projektet tuaja? Pas vendosjes se rekordit kam menduar qe te bej pak pushim pasi puna per kete veper ka qene shume e lodhshme dhe kam nevoje per pushim. Qe te futesh ne ate liber te madh i cili eshte i treti ne bote per nga shitjet eshte pak e veshtire. Me vjen keq qe nuk ka asnje kopje ne shitje te librit “Guinness“ ne Shqiperi. Me pas qendron plani im per ekspoziten me mozaik. -Si e ndieni veten si personi i pare qe vendos nje rekord te tille ne te gjithe boten? Kenaqesia eshte e shumefishte sepse une jam i pergatitur qe te futem ne ate liber gjigand te rekordeve boterore.
-Eshte e veshtire qe te realizosh nje veper me permasa te tilla dhe per me teper me gozhde. Kush eshte me e madhe per ju kenaqesia apo lodhja?
T'i njohim krijuesit tanë. U1_strati_saimir300x255

Perderisa eshte edhe rekord edhe veper arti, kenaqesia mbizoteron. Po te vendosnin nje rekord per te numeruar gozhdet une nuk do te merrja pjese, sepse nuk eshte e lehte dhe jo me t’i ngulesh ato qindra gozhde ne nje mozaik. -Sa eshte numri i gozhdeve qe do te perdoren per kete mozaik? Ate do e zbulojme bashke ne fund, Pasi une t’a kem perfunduar ate. Ne boten e cudirave Cdo vit jane rreth 65 mije vete qe kerkojne te marrin pjese ne garen e rekordeve “Guinnes”. Jane plot 30 mije kategori ku mund te konkurrohet dhe cdo vit shtohen te reja. Ne librin e rekordeve, te perkthyer ne 37 gjuhe te botes perfshihen vetem 4 mije rekorde. Mes rekordeve gjen fakte nga me te cuditshmet. Psh njeriu me jetegjate eshte francezja Jeanne Calmet, e cila vdiq ne moshen 122 vjecare dhe 165 dite. Puthja me e gjate eshte 30 ore, 59………………………… ore e 27 sekonda, e realizuar nga Louisa Almedovar dhe Rich Langley ne nje emision televiziv. Pervec Bibles dhe Kuranit, libri me i shitur ne bote me 100 milione kopje eshte pikerisht ai i Rekordeve “Guinnes”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 3:09 pm






T'i njohim krijuesit tanë. Podrimja-ali17 dhjeroe 2003
Dua të qëndroj te një libër i Podrimjes, “Lum Lumi”. Vetëm në dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herë dhe gjithmonë vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky është libri i jetës për poetin. Një tragjedi personale është sublimuar në art të madh.
Sadik BEJKO

Ali Podrimja tashmë është një poet me emër të madh. I çiltër, me një buzëqeshje të ëmbël, i vetëdijshëm për sa ka bërë, ai do ta pranonte një epitet të tillë. Aliu ka një karrierë të shkëlqyer letrare. Ai është nga ata që kanë fituar sigurinë e një embleme: përfaqëson një vlerë të shenjtë për shqiptarët, them në veçanti për shqiptarët, është një emblemë e poezisë. Në biseda me të ma ka shtjelluar gjatë temën e vështirë: përse shkruaj, por në përmbledhjen me ese Tkurrja e atdheut ai i jep një përgjigje, si të thuash, me shkrim kësaj pyetjeje. Duhet veçuar që ai është një eseist i hatashëm dhe kohët e fundit dhe një antologjist (hartues antologjish).
Esetë e tij kanë nervin e poetit, thuktësinë dhe ngjeshjen e stilistit, ngërthejnë faktin dhe pathosin, kanë dramatikën e udhëtimit nëpër një gjeografi të dhembjeve që kullojnë gjak e tymojnë shkrumb eshtrash, sjellin dëshmi ngjethëse dhe refleksione tronditëse. Ato ushtojnë ankth e rrevoltë bashkë, kanë tingëllimën e këmbanës lajmëtare për atë kob që po i përgatitej Kosovës. Kanë pezmin se veshët e dyllosur janë ku e ku më të mirë se veshët e atij që e ka paravendosur kurrë mos të të dëgjojë. Por kambanat duhet të bjenë. Deri ne qiell siç di ai t’u bjerë. Aliu, në vazhdën e poetëve tanë që se ka filluar poezia ndër ne, është i dominuar nga tema e atdheut, një poet simbol i identitetit kombëtar.

Nderi i poezisë

Që në vargun e parë me idenë e atdheut ia nis Iliada, kënga e njërit prej etërve të poezisë botërore, e plakut Homer. Etnia në Ballkan është një brengë, është dhe një paranojë. Për ne shqiptarët ajo mbeti një brengë. Për poetët e popujve përreth nesh që na sollën aq dhembje, ajo u kthye në një sëmundje të zezë. Në fund të fundit, shumë ndër poetët e Ballkanit u vunë të bashkëjetojnë me xhelatin. Në se poezia rreh nga absolutja, nga një ëngjëllizim i botës dhe i njeriut, poetët në Ballkan u vunë nga situatat të luajnë një rol publik duke u vënë në shërbim të politikave shfarosëse.
Ka poetë që nga shpërdorimi i fjalës, humbasin nderin. Nderhumbësit janë nder i humbur i poezisë.Tek ne nën diktaturë ndodhi që shkrimtari të çojë në burg shkrimtarin në emër të shërbimit ndaj një kuaze, një bote të re. Të tjerë të ballkanas duke i shërbyer shtetit, frymëzuan nacionalizmin, liturgjinë e zezë të gjenocidit të atyre që do të luanin futboll me koka të prera njerëzish. Aliu dhe poetët e Kosovës i shpëtuan këtij kurthi të zi. Tema e atdheut aty dhe se mori thekset programatike e tragjike të një thirrjeje-britmë që, për rrethanat, çdo poet do t’ia kishte zili: Kosova është gjaku im që muk falet, u përtëri në forma të stërholluara e më shumë të nëkuptuara, përçoi nga qëndresa individuale dhe kolektive. Në kohë të vështira ujiti rrënjët e thara të një identiteti në grahmën e fundit. Kjo poezi është e mbushur me respektin për njeriun, për vlerat e tij.
Kështu Aliu dhe poetë të tjerë të Kosovës i shpëtuan nderin dhe një çështjeje të madhe siç është vetë poezia. Ajo nuk degjeneroi në një magji të zezë të propagandës për kauza të dështuara. Ajo mbeti vlerë se i qëndroi pranë njeriut, i forcoi nderin atij, i forcoi dinjitetin atij, i dha zemër që të mos humbasë e të mos tjetërsohet. Poezia duhet të jetë e ndershme, si njeriu. Kjo është një çështje e madhe për një institucion themelor siç ka qenë poezia për shqiptarët, por dhe siç është një vlerë e shenjtë kudo në botë (Kundera). Këndej, në anët tona, figura e poetit lolo që i vargëzonte propagandës, vaj më det, ka çuar sot tek Mazllëmi, që, për pesë para, del në pikë të mëngjezit e bllamurit vargje (ç’t’i vijë në mend) nga ekrani i një kanali të njohur televiziv. Aliu dhe pak si ai i dolën për zot jetës, njeriut, kombit, poezisë. Fjalës.
Katër nivele leximi për “Lum Lumin”

Për të thelluar sa thashë më lart, dua të qëndroj te një libër i Podrimjes, Lum Lumi. Vetëm në dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herë dhe gjithmonë vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky është libri i jetës për poetin. Një tragjedi personale është sublimuar në art të madh. Do të shfletoja katër nivele leximi të këtij libri të tragjikës universale që i ka shokët të rallë në poezinë tonë duke u vënë përkrah me libra të mëdhenj të saj si: Milosao, Lulet e verës, Baba Tomorri, Juvenilja, Psalme murgu, Vargjet e lira, Lahuta e malcisë, Vallja e yjeve.
a. Refuzimi i vdekjes. Në nivelin e parë do të shihja temën e ikjes nga vdekja, një temë e lashtë sa bota, e inicuar që në epin e akado-sumerëve, epin e Gilgameshit. Gilgameshi, qytetndërtuesi, ati i qytetërimit botëror, me dy të tretat hyjni e vetëm një e tretën njeri, në saje të kësaj të fundit, në atë që është njerëzor, i duhet të vdesë. Ia thonë perënditë. E aty nis udhëtimi i tij i lemerisur nga që nuk do ta pranojë vdekjen, kërkon dhe nën tokë barin e pandekësisë. Te ky libër i Aliut, në jehonë të Gilgameshit, ati endet në koridoret e spitaleve, në tunelet e metrotë nga Beogradi, në Moskë, në Paris, në fshatin e vendlindjes, udhëton me një fëmijë në krahë që t’ia shpëtojë vdekjes së paralajmëruar nga kanceri. Aliu nuk do ta pranojë vdekjen se si Gilgameshi i lashtë një fëmijë është dyfish hyjni: është fëmija, e ardhmja, është biri, një hyjni për prindërit, është dhe njeri vetëm për veten e tij, po njeri që ikën e s’ vjen më. Këtu poeti me të drejtë e refuzon fatalitetin dhe rend t’i shpëtojë vdekjes. Lënda rrënqethëse që e mbush librin është dhënë në hollësi të dridhshme në ecurinë e sëmundjes, në pafuqinë njerëzore përpara rrufesh të tilla tragjike. Pafuqi që na shtang e na bën të luajmë mendsh aq më tepër ndaj një fëmije që kërkon mbrojtje. Poeti nuk abuzon si arti i lehtë i shumë filmave e librave me këtë temë. Tonet tragjike mbahen në një solemnitet të përzishëm.
b. Vizioni biblik. E kjo që thamë lidhet me nivelin e dytë të leximit. Pafuqia njerëzore ndaj tragjedive të tilla na bën më të thellë, na çon nga katarsi, na pastron si kalimet nëpër zjarret dlirësuese. E nga kjo lartësi poeti sheh botën, shoqërinë në aq pisllëk e shnjerëzi. Po është një hedhje në lartësi të tilla që kërkon pastrimin e krejt njerëzimit, e metropoleve, e shoqërisë njerëzore në prerjen e së sotme dhe të së djeshmes, një njerëzim që bashkëpunon e bashkëjeton me të keqen. Ky është një vision biblik i librit. Ky është vështrimi pa kohë e pa hapsirë. Ne jemi një qytetërim i rrezikuar përderisa e kemi shtuar të keqen dhe e përtypim si bukën në tryezën e përditshme. Thashë një vision biblik, jo një kritikë sociale siç do të duket në plan të parë. Dhimbjet e bukura e pasurojnë botën.[
c. Bota shqiptare. Niveli tretë është ai i zbulimit të rrënjëve, i rënies në themel të identitetit vetiak e kolektiv. Në të keqe secili nga ne rend të gjejë rrënjët e veta, fijet e holla të qëndresës, rend në brendësitë e historitë e gjakut e të vendlindjes. Do një taban të fortë dhe intim që të mbahet e të burrërohet. Dhe Aliu shkon e nga nuk shkon për t’u mbushur me botën shqiptare, me bukuritë e historitë, me mitikën e hiret e saj. Duke u burrëruar, duke marrë lëndë force e dinjiteti për vete ai ne i jep edhe ne që e lexojmë atë. E këtu vij tek çka thashë më lart se ky poet i etnisë e ka mbrujtur këtë lëndë në disa nivele: nga thirrja deri te kolonat ku mbahesh i rrethuar nga uji i zi i vdekjes. Kosova doli përtej Ujit Të Zi. Fjala e shenjtëruar (Lasgushi) e shpëtoi Kosovën.

d. Mjeshtëri e lartë Niveli i katërt është ai i mjeshtërisë poetike. Ky është i tillë që ndonjëherë të lë shtang. E të bën të mendosh me ç’ forcë demoniake a ëngjëllorë ia ka dalë t’i thotë, t’i mbrujë vargjet. Aliu është poeti që rrëfen, analizon, që kalon nga intimja te e përgjithshmja, nga dhimbja tragjike te e madhërishmja me lehtësi e mrekulli gjuhe, vargu e fjale. Ky regjistër i gjerë ndjenjash e situatash është në përshtatje me një arsenal artistic mjeshtëror që do të donte një analizë më vete. Po është ky taban arti që i mban në këmbë tri nivelet e mësipërme. Nga libri del me ndjenjën e shëndetshme të gjallërisë e të thellësive njerëzore të cilave duhet t’u përulesh si tempujve. Këto cilësi dhe lartësi artistike e kanë bërë atë poetin tonë më të përkthyer e më të njohur ndërkombëtaris.
Një poet që ka arritur lartësi të tilla mund ta shtrojë pyetjen: përse shkruaj? Si duket kjo është pyetja torturuese për çdo poet të vërtetë. Në rastin e Aliut kësaj nuk mund t’i shpëtosh.

Dashuria

Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë
ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 9:36 pm

Përshëndes për këtë temë të hapur,ku mund të njohim krijuesit tanë.Kja do të bëjë të njohur lexuesin tanë me krijuesit,por nuk do të shkojmë nga ajo të njohim vetëm emra të mëdhenj krijuesish,mendoj që në këtë rubrikë duhet të zënë vend edhe krijues që emri i tyre është krejt pak i njohur në opinjon,po punae tyre krijuese premton shumë.
Dje në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptar në Gjermani,në një tubim mbajtur në Essen të Gjermanisë,njoha një krijuese,dhenjohëja me te më gëzoi pa masë,më gëzoj dhe më bëri të mburrem që një krijuese e talentuar u bashkue me Lidhjen e Shkrimtarëve tanë në mërgim.Gjatë një bisede të shkurtër me te,ajo më dhuroj një përmbledhje të saj poetike"Nën Tingujt e Natës"_100 poezi nga Alma Papamihali.Ajo qka po më nxitë të shkruaj është:Kam lexuar shumë përmbledhje poetike nga autorë të ndryshëm,por rrallë kam lexuar poezi sikëto të Almës me një brumosje të mirë poetike,me vargje të nxjerrura nga thellësia e shpirtit poetik,të cilat ecin me kohën.Alma Papamihali,e lindur në Tiranë më 1974,e shkolluar në Tiranë,të kryar gjimnazin Ismail Qemali,e më pas studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi,tani mësimdhënëse në Frankfurt të Gjermanisë,në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Poezitë e saja janë hallkë e fortë që e lidhin poeten me atdheun dhe me poezinë esaj pasqron,mall,dashuri,nostalgji............Të bësh fjalë për përmbledhjen poetike të Almës duhesh të shkruash shumë,shumë,unë po jap këtu një poezi të saj ,nxjerruar nga faqja e mbrapme e kopërtinës,poezi e shkurtër por një krijues që di të e zbërthej mirë këto pak vargje flasin shumë.



mbeta një njeri
i moralshëm në jetë
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 9:53 pm

Disa poezi nga poetja Alma Papamihali,zgjedhur nga përmbledhja poetike"Nën Tingujt e Natës"


GËNJESHTRA

Kush thotë kurrë s´ka gënjyer,
gënjen!
Kush pyet ç´është gënjeshtra,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtër s´ka dëgjuar,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtrën ç´e dua,
gënjen!
Derisa në një botë të gënjeshtërt,
rron,
Dhe të vërtetën brenda gënjeshtrës,
gjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 9:57 pm

POETËT

Poetët...ah...poetët

..........ç´njerëz qenkan,
........................vallë?

Lindin,
..........të dashuruar,
..........dhe vdesin beqarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 10:01 pm

SHPIRTI I RI

Çdo mur i dhomës
ka varur një pasqyrë,
ku vetën sheh çdo ditë...

Por të rinohesh
nuk vlejnë pasqyrat,
që s´dëpërtojnë në shpirt...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 10:09 pm

KUJDES

Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...

Para se dikë të lëndosh,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyMon Dec 03, 2007 10:17 pm

NËN TINGUJT E NATËS

Dita stafetën i dha natës,
E prisja diçka të tillë,
Kur muzgu zu të bjerë,
Frymëzimi merr zanafillë.

Heshtje dhe përsëri muzikë,
Mbrëmjeve dëgjoj një serenatë,
Nëse di dhe natën ta jetosh,
Jeta është dyfish e gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyTue Dec 04, 2007 12:39 am

Shumë mirë po bënë i nderuari Shaban Cakolli që po sjell poezi nga Alma Papamihali. Arsyeja është se me poet të njohur si Ali Podrimja shumica kemi njohuri, kurse me poezit e Almës është shumë interesant të njoftohet lexuesi me vargjet e saja.

Mua shumë më pëlqyen këto poezi të saja i urojë suksese në jetën poetike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyThu Dec 06, 2007 9:45 pm

ALMA PAPAMIHALI

RRUGË QË SHKELEN
Kjo rrugë ende më do,
edhe pse çdo ditë e kam shkelur...

Sa rrugë të tilla ka në botë,
që të pa fjala kanë ngelur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyThu Dec 06, 2007 9:48 pm

ALMA PAPAMIHALI

POETI
Do më mjaftonte
veç vargu i fundit,
të të njihja
ndër qindra poetë...

Mase një fjalë
do më mjaftonte,
shkëputur nga vargu
yt i vërtetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyThu Dec 06, 2007 9:54 pm

Alma Papamihali

HËNA GËNJEN

Nuk bie Hëna,
mos u mat ta presësh
dhe nëse pranë e ke...

Nuk bie Hëna
mos prit ta presësh,
veç djallëzisht të sheh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:09 pm

SIMFONIA E LIRISË
POEZI NGA SKËNDER HALITI

KALI I TROJËS

Kalit të Trojës
thundrat i janë çarë.

Kalit të Trojës
jelet i janë zbardhur.

Nëpër fushat tona
do të lërë kokën,
eshtrat e tij
si duron më toka.
(1985)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:18 pm

SKËNDER HALITI
QËNDRESA
Nukshuhet kurrë
pisha dardane:
as nga gjaku i trimave,
as nga lotëte nënave.

Ushujzë e zezë
nga moçali i Karpateve
thithë gjak fëmije
në tokën e shenjtëruar.

Nuk shuhet fara
nëpër këto ara
të ujitura me gjak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:21 pm

SKËNDER HALITI

ETJA
Tokë e etur për liri:
për gjelbrimin e syve tanë,
për kaltërsitë qiellore,
për purpurin e gjakut.

Nëpër grykat e maleve
jehon fyelli
i gdhendur nga ashti ynë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:27 pm

MIRAMARË O MIRAMARË
POEZI NGA BISLIM ALIU
MËMËDHEU

Merre kokën e kokën e dheut
E falja mëmëdheut

Nisu e nisu drejt folesë
Falë i qoftë jeta mëmëdheut

Merre e nisu tok
Mëmëdheun e kam më shumë se shok

Merre e kurrë mosu ndal
Mëmëdheut i qofsha falë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:30 pm

BISLIM ALIU

BUKURIA QË VRET
Bukuria që vret
Dikend
Në fund të pusit e qet

Syrin e qet
Shikimin e vret.

Bukuria në hark
E vret në qark.
Eu
Bukuria që vret
Në fund të pusit të qet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 3:36 pm

BISLIM ALIU

MEDET
Sa telashet i pata
Në këtë jetë të zbrazët

Unë
Gunga
E qeni

Sa vërshtërsitë më lindën
E bota tallet me mua

Unë
Bota
E qeni

Medet
Asgjë s´po kuptoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 8:39 pm

POEZI NGA RAGIP RAMAJ
Nga përmbledhja poetike"KORIDORET E SHPIRTIT"

VETVETEN VRANË

Thanë:
Do ti vrasim JASHARëT!
Kështu vrasim Drenicën!

Nëse vrasim Drenicën
kemi vrarë Kosovën
dhe shqipen maje kreshtave!

As vranë Jasharët,
as vranë Drenicën,
as vranë KOSOVËN,
as shqipen mbi kreshta
vetveten vranë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 8:41 pm

RAGIP RAMAJ

HIJA
Iku robëria
si kudra me bisht ndër këmbë.


Hija e saj
përdridhet Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 8:44 pm

RAGIP RAMAJ

BUZË ELBES

Buzë Elbes
Unë,Vetmia e Zalli

Kujtimin e vret Etja
Etjen e kall malli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. EmptyFri Dec 07, 2007 8:54 pm

RAGIP RAMAJ
KURBETI
Ai është zjarri
urna e tij jemi ne.

Flakëte tij prej malli
shkrumbojnë në ne.

Dhe askush nuk i sheh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 18Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: