Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 13 ... 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Mehmetali Rexhepi   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySat Oct 18, 2008 11:59 pm

Adem DEMAÇIT

jeta i ka rasat
e veta të lakimit
gramatikë kabinetesh
hedhur përdorimit

***
ngre karantinë 
për shëmtinë
mbyll para 
hapet prapa
mbyll e çmbyll
mbyll një dy
ose katër gjashtë
në variacione
shtatëqindeshtatë

***
nuk hapet dera
e bukurisë me therra
***
mes vashës Shëmti
e tjetrës Bukuri
urën e ëndrrës gand
ding dang ding dang
  ding dang 
e rrënoi tingëllima  
e lavjerrësit tënd

***
ia lexoj relievin
e përplasjeve 
  të motit
nuk e ngazëlloi
ndërrimi i gëzofit
reuma me saktësi
i parashikoi shi

***
a shpif burri
i mbështetur për muri

***
nuk ia luhat dot 
drejtpeshimin  
ecja lartësive
me kokë në tokë

***
sheh e nuk fiket
shikimi i tij
tej mjegullnajës
  sonë
***
por Ai sheh
edhe pse 
në çdo labirint
i fiket nga një dritë

***
më kot petkat 
  i ndërron
do të të zhvesh
  kameleon

***
gjithandej shkrepa 
gjithkëndej dykëmbësh
zvarranikë qelbanikë
çalamanë helmosur 
  gjembosur
një shteg tjetër 
  i zgjebosur
e sytë shikimbari 
mbanë ia dalin

***
këneta e thepa
edhe kobra 
një vijëze gurre
bie a s’bie 
prush mënie 
mbi kokë saçi 
asaj udhe 
Adem Demaçi 

***
thuaj e mos shuaj 
si të dogj tambli yt
  e po i fryn
  kosit të huaj
***
shkrij e shkrij
gëlqere mllefi
e zbardho mure
të zeza qyteti

***
arkitekt 
trekëmbëshash
për djajtë
e satirës

***
me parë se ti
do ta venë ty
në fyt lakun
  e fatin
nënshkruar
nga djaj
kamufluar
në engjëj
paqësorë

***
Mirko Gashi
e Shefik Shkodra 
ftojnë për dolli
dehuni dehuni
o të mëshiruar
gënjeshtrën
për ta cullakuar

***
gjithsesi peng
  veshjen
atë stoli
  kameleoni
assesi peng
  dehjen
atë vorbull
të dhembjes

GJILAN, shtator 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Irma Kurti   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:12 am

Mëkat



Nuk pipëtin asgjë, s’dëgjohet një hap,
gjithçka ka ngrirë dhe mbrëmja hesht.
Zërat janë mekur, fryn paksa një fllad
një dorë e çrregullt ka shpërndarë retë.

Gishtat e dikujt më mpleksen në flokë,
dy buzë më prekin, më puthin me afsh.
Unë mes dilemash e hutuar vështroj
hënën në qiell, si një sy të stërmadh...

S’dua të mendoj të nesërmen,asgjë
e lumtur pëshpëris në krahët e dikujt.
Është mëkat mos ta shijosh këtë natë
dhe pasionin mos jetosh gjer në fund!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:13 am

Irma Kurti  
  
 


I lodhur nga yjet



Ti s’i dëshifroje vështrimet e mia,
s’mund të doje askënd veç vetes.
Në unin tënd prej njeriu të bukur
s’kishte vënd për asnjeri tjetër.

Ti synoje pareshtur maja të larta,
vajza të reja, të bukura sa s’ka.
Sigurisht, me veten tënde pyesje
Si ngece tek unë padashur, vallë?

S’di si të ngjaja në tymin e duhanit. 
Me siguri e mjegullt, pa asnjë vlerë.
Fjollat më mbulonin çdo çast fytyrën, 
Për ty e padukshme isha ngaherë.

Ti ishe i forti dhe unë e dobëta,
flisja, emocioni s’më linte të qetë,
pasionin mundohesha ta fshihja 
siç shuhet zjarri që gjithçka djeg. 

Atëherë m’u desh të shkelja veten, 
Mbushur plot me boshllëkun tënd. 
Ika prej teje, ti mbete i dashuruar
me femrat-fantazma në internet.

Ditët rodhën,ti u ktheve tek unë
I penduar,konfuz, jo si më parë
Më dërgon ftesa, përgjërohesh
të rinisim çka përgjysëm lamë.

Pasionit tim i ka mbetur veç hiri,
s’kam shtysë të hedh dhe një hap.
Unë jam e forta.Nga kërkimi i yjeve 
je lodhur tashmë, vetmia po të plak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:13 am

Irma Kurti  
  
 


Poezi nga libri "Puthja e fundit''



puthja e fundit

 

Ti nuk do që t’na braktisësh,

në sytë e tu rrjedh një lot.

Ke dashuri pafund për jetën,

por midis nesh s’të mbajmë dot!

 

Po ikën, po shuhesh ngadalë,

gjithë lutjet e mia shkuan kot!

Zoti po të rrëmben prej nesh,

nuk kam më kujt t’i besoj.

 

Ky lotth, që ta fshij me dorë

përpara se të mbërrish atje,

mban gjithë dashurinë tënde

për ne të tria, vetëm për ne.

 

“Nënë, shpirt!”, pëshpëritim,

por ti po tretesh ngadalë.

S’çel dot as sytë, s’na dëgjon, 

dhe kjo është hera e parë...

 

Veç buzët e tua në një puthje

i mbledh kur të vijmë pranë.

Sa ndjenjë ke brenda teje,

as vdekja s’mundet ta marrë!

 

Puthja më e ngrohtë, e pafaj,

ndonëse po largohesh nga ne.

E fundit... kujtim i dridhshëm

përpara se të mbërrish atje.

 

Zëra të largët të thërrasin,

vetëm hijet të presin tani...

Po ikën, askush s’të mban dot 

dhe shpirti im bashkë me ty!

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:14 am

Irma Kurti  
  
 


Poezi nga libri "Puthja e fundit''Besoja te mrekullitë

 

Dhe kur trupi yt ishte i ftohtë,

kur duart ishin mbledhur kryq,

kur buzëqeshja jote kish ngrirë,

unë ende besoja në mrekullitë.

 

S’të kisha parë kurrë të heshtur,

çliruar nga shqetësimet për ne. 

Pa lëvizur, buzëqeshja e paqtë 

në fytyrën e bukur zinte vend.

 

Të prekja, të puthja mijëra herë,

dilja pak dhe kthehesha sërish.

Ti, rrethuar nga kurorat me lule,

e pavdekshme ngjaje, si perëndi...

 

Ato çaste mendoja se, papritur

do ngriheshe dhe: “E gjitha kjo, -

do t’na thoshe duke buzëqeshur, - 

s’ishte gjë tjetër veç një lojë!”.

 

Dhe kur trupi yt ishte i ftohtë,

kur duart ishin mbledhur kryq,

kur buzëqeshja jote kish ngrirë,

unë ende besoja në mrekullitë.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:14 am

Një fije jete

 

Dallgët e zemëruara përplasen në breg,

shndërrohen në hiç - shkumë të bardhë.

Unë flas me heshtjen. Plot muaj që pres,

asnjë sinjal prej teje jo, nuk kam marrë.

 

Asnjë zë, pëshpërimë, prekje apo puthje,

megjithëse jam vënë e tëra në përgjim. 

Kërkoj gjithandej me sytë nga qielli, ajri 

çdo gjë është një boshllëk pa mbarim...

 

Nëse shpirti yt nga trupi do t’ishte ndarë,

nëse një fije jete do t’kishte atje përtej,

Nënë, ti që na deshe sa e gjithë bota,

një çast të vetëm do t’vije midis nesh!

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:14 am

Doja të t’thosha

 

Doja të t’thosha: “Atë ditë ishe

siç të kisha njohur në jetë.

Largimi yt - mbushur dhimbje,

Ti - e bukur, e qeshur e qetë!” 

 

Doja të t’thosha se, tani që s’je,

ma kanë shkëputur forcërisht

dëshirën për të jetuar, për t’prekur

ëndrrat thellë në shpirtit tim.

 

Doja të t’besoja një sekret: 

ndihem xheloze, çuditërisht,

për të gjithë ata që jetojnë

shumë, shumë më tepër se ti!

 

Doja të t’tregoja biseda të vogla,

pasiguri që fshihen ende tek unë.

Që kur ike, asgjë s’ka ndryshuar,

zhgënjimet e mia s’kanë fund!

 

Por ti je larg, je shumë thellë,

zëri im nuk mbërrin dot tek ti.

Në botën e paqtë ku tani jeton,

thërrmohen tingull, zë e dritë.

 

Doja të t’thosha...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:15 am

Irma Kurti  
  
 


Pa dashur


Ne xhamin e dritares, qielli
pikat e shiut i perplas me force
ato rrjedhin me trishtim: qetesine
e dhomes s'e perzene dot

Me kot pres qe telefoni
ta thyej heshtjen e tij
i afrohem prane, ngre receptorin
asgje s'merr fryme, ka ngrire

Kot beme fjale, them me vete
sa kohe kemi larg, se mbaj mend...
Mbi xham s'po degjoj me trokitje
shiu vertet pushoi, apo une...
Pa dashur formova numrin tend!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:16 am

rma Kurti  
  
 


Pendimi


Matem te flas e para
po s'prapsem serish
Ne buze me rri heshtja
ne mendje nje pendim

Kush faj ka nga te dy
kete tani se di
veç ndjej se kokeulur
ecim une edhe ti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:16 am

 Irma Kurti  
  
 


Ik larg


Kujtimet tona do ti ruaj
si gje te cmuar me vlere
neteve te gjata me dike tjeter
ato askush nuk do ti preke

Kam endrrat qe thurem bashke
Data, si harroj tere jeten
se ti me deshe aq shume
dhe me trajtove si femer

Ik larg mos mendo kthimin
asgje nuk humb je ketu me mua
derisa ne paqe te mbyll syte
vetem ty do te te dua!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:17 am

 Irma Kurti  
  
 


Nen flaken e zbehte te qiririt


Nen flaken e zbehte te qiririt
e heshtur qendroj e trishtuar
ne mure hija e trupit tim
leviz e shumfishuar

Me shfaqet fytyra jote
e qeshur mbushur miresi
dhoma ime ku te merret fryma
merr drite celet tani

Trupi im nuk eshte me nje hije
zgjohet theret emrin tend
digjem nen prekjen tende
dhe flas blebezoj pa mend

Nen driten e zbehte te qiririt
sa ore do te shtyj se di
ne kete dimer te merzitshem
E VETMJA DRITE JE TI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:17 am

 Irma Kurti  
  
 


Ate dite shpresoj te mos jem!!!


Nje dite ti s'do te jesh me xheloz
s'do me pyesesh pse u vonova aq shume
kur te vij rrotull neper shtepi
s'do me ndjekesh me veshtrim si dikur

Nuk do te zeri gjumi me emrin tim
nuk do te zgjohesh nga endrra per mua
s;do te jem me pjese e jotja
s'do shqiptosh me fjalen "TE DUA"

S'do te me mbash me brenda teje
do te grindesh shpesh oh sa shpesh
dhe un do lodhem, do thyhem, tretem
e per veten time do te me vije keq

Ate dite shpresoj te mos jem me
te pakten do te kete mbetur emri im
dhe ti do te me sjellesh ne mendje
si nje copez endrre, si kujtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:18 am

Irma Kurti  
  
 


Dua te jetoj, Te vdes me ty


Dua te jetoj, qe te vdes me ty
e mbeshtjelle me dashurine tende
te veshtrohemi gjersa te fiket drita
dhe njeri-tjetrin te kemi ne mendje

Te largohemi nga kjo bote pa u ndjere
te munduar prej jetes, te lodhur
me pak trishtim: nga ndjenja
per njeri-tjetrin, ende te pangopur

Te betohemi se do te jemi bashke
ne naten e erret dhe pa drite
ku s'do flasim, s'do te ndjejme me
ne gjithesine qe te ngjall vec frike

Dua te jetoj qe te vdes me ty
mbeshtjelle me dashurine tende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:18 am

 Irma Kurti  
  
 


S'mundem te them: "mjaft"


Ti kerkon te me vrasesh me kujtime
dhe e ben natyrshem, pa meshire
perdor te shkuaren tone
si kurth per t'me patur perseri.

Me sheh sesi vuaj brenda vetes
syte me mbushen ngadale me lot
mundohem te fsheh duart qe dridhen
por nuk ja dal dot

Ti me njef mire, jam e trishtuar
thyhem, mbyllem brenda vetes
por vazhdon, vazhdon t'me lodhesh
me veshtrimin e ftohte e theres

Me permend data e udhetime
un s'mundem te te them: "MJAFT"
se thjesht me pelqen t'i degjoj
dhe pse te veshtire e kam

Kerkon te me vrasesh me kujtim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:19 am

 Irma Kurti  
  
 


S’te kam dashur kaq shume!


Sonte ti fle prane meje
Kurre s’te kam dashur kaq shume
Ne endrren time te trazuar 
A thua jam dhe une?

Shpesh te kam merzitur
Me ty jam grindur kot se koti
Por me ke dashur, njohja me ty
Si nje dhurate e Zotit

Pyes veten kete nate
Tek veshtroj tiparet e tua:
“pa prekjen, puthjen tende
c’kuptim do kish jeta per mua”?

Sa veshtire per te te gjetur
Ne kete bote te eger pafund
Tani qe te kam prane
Ndjej frike, s’dua te te humb

Sonte ti fle prane meje
S’te kam dashur kurre kaq shume!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:22 am

 Aferdita Isufi  
  
 


Casti


Brenga ka zene shtratin ne nje gjume letargjik
trishtimi ka hedhur pluhurin mbi ne,
Heshtja eshte futur deri ne skutat pa fryme
Gezimi ne fijet e shkrepseve luahatet
para
fytyrave tona te pluhurosura,
Lumturia ka mbetur mbi lule,
peme,
zogj,
ajo fluturon mbi koka.
Pa u ndotur nder ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:23 am

Aferdita Isufi  
  
 


Rrefim


Une jam nata e zeze
me drita te vogla shumengjyreshe.
Jam qenia e shperndare
ne miliona, pa percaktim
Jam kaosi ne kopeshtin tend.
Jam perbindeshi i kohes shpirtcjerre.
Une jam vjedhesi i diellit tend
Jam kurora me ferra,
jam litari,
injoranca ne kamxhik.
Jam faji i ikjes,
jam djalli me shtate brire
jam klithja e cmendur
ne qenien tende.
Jam varrmihesi i lindjeve te tua.
Une jam gabimi.
UNE jam dhimbja jote,
ZOT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:31 am

Shaban Cakolli  
  
 


Cikël poetik



DARDANË

Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.

Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.

Te dua Toke Dardane
Ç´me vyan jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.
 
 
MESAZH

Pini ujë të freskët
në krojet e Lirisë
Asnjëherë moslini pas dore
Vitete Rinisë.

Mos lakmoni dyer te fatit
Metropoleve të mëdha
Ato për ne nuk janë fate
po sjellin hata!
 
 
SA TË DUA KOSOVË
 
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´isha hy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
më ndriço shtegun,që të mund
të kthehem.
 

DALLGËT

Duke u përplasur
nëpër dallgë
dallgët më hodhën
shumë larg
tani lëngoj e bredh
askush pranë s´më merr
mbrëmje dhe mëngjez
rrugëtoi pa adresë
me mall ndejash shqiptarësh
rroj me itakën e fjalës.
 
PORTË E LARTË

Në pamje dukesh
mis
Në brendi
ke strofuj gjarpërinjsh
Të pa kulmëve
ju bënë strehë
përditë ngapak i bre
Më kot u jep bukë dhe ujë
si duhen më askuj!

Athua: Çka fituam vallë?
Ikëm nga vdekjet
hymë në varr të gjallë!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:32 am

Qerim Zogaj  
  
 


Toka ime



Toka ime më ikën
Si balon shumë ngjyrësh në erë

Pas e ndjekin fëmijët
Pas e ndjekin fluturat

E merr edhe një ngjyrë tjetër
Nga buzët e etjes fashatare.

Mbi kokë e ka kurorën
Diellin e coptuar në krahrorë
Këmbët të mbetura në ajër

Toka ime që ikën e vjen
Si baloni në erë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:33 am

Qerim Zogaj  
  
 


Unë vij



Unë vij prej hije malesh
Nga ëndërra bjeshkësh
Unë vij prej thellësishë pa emër

Më ka rënë të pushoj në buzëqeshje
Më ka rënë të pushoj ndonjëherë në shikim

Unë vij prej heshtje motesh
Nga perëndim stinësh
Unë vij thjeshtë
Krejt thjeshtë

Më bëhet
Sikur ti më thoshe 
Eja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 12:35 am

 Qerim Zogaj  
  
 


S’ është ndryshe



Kohëra të ndryshme kam kaluar
Përjetime vitesh pa fund
Të lumtura apo të hidhura
Ashtu si ishin, të gjitha 
Me shami të kuqe 
I kam lidhur kurorë

Aty diku në një qoshe i ke të gjitha
Kur të duash shpalosi
Do ta gjesh vetëveten tënde

Pastaj do të kuptosh
Se njeriu njeriun
Nuk mund ta ketë më shumë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 5:44 pm

C i k ë l p o e z i sh

 

Unë jam në skenë

 

  Autor: Afrim Morina

 

Kërkuat

 

Të tillë jeni

Kërkuat mbinjeriun

Për njeriun

As që keni qar kokën

 

Mbinjeriun ua krijuam

Ju e hyjnizuat

Tash fleni ëndërroni

Mbinjeriu

Do të bëjë mrekullia

Vetëm do të vë firma

 

Firma

 

Firmë

Firma

Firma

Firmat

Firmohet

Firmoj

Firmova

Vetën

T i m e

 

Ua

 

Ua korrik

Ua shtator

Ua maj

Fleni rehat

Ju lajmëroj

Kur duhet të bërtisni

Ua

Ua shtator

Tash heshtni

Unë jam në skenë

Mos mbrehni dhëmbët

Ua nuk ka

Për nëntor

Ka kërrname

 

Rri urtë

 

Kur ma bënë me gisht

Ta mbylli

D r i t a r e n

Kur e ngrit zërin

Kundër meje

Ta ndali

A t e

Kur me pendë

Më kritikon

Nuk lë të ndyhet

L e t r a

Rri urtë

Unë jam në skenë

 

Nuk isha

 

Ante

Nuk isha

Promethe

Aq më pak

Çfarë kërkoni

Nga unë

Unë jam zoti vet

 

Jo

 

Kërkoni të luaj

Skënderbeun

Jo

Kërkoni të luaj

Garibaldian

Jo jo

Kërkoni të luaj

Ismail Qemalin

Jo jo jo

Luaj rrolin

Episodik

Që më dha

R e g j i s o r i

 

Kur

 

Kur më lëvdojnë

Të tjerët

Krenohem

 

Kur lëvdoj

Veten

Kaloj në ekstazë

 



 

Të ecës kalldrëmeve

Nuk do të thotë se

Ke trasuar rrugën

 

Të ulësh në kolltuk

Nuk do të thotë se

Ke siguruar karrierë

 

Të pastrohesh në banje

Nuk do të thotë se ke

Pastruar ndërgjegjen

 

Të flesh në ndërresa të pastra

Nuk do të thotë se

Ke ruajtur pastërtinë

 

Të kesh pamje njeriu

Nuk do të thotë se

Je n j e r i

 

Tetor 1996, Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 5:45 pm

NJË JETË PËR NJË IDEAL
(Elegji për Shaban Polluzhën)
Nga Kasam Shaqirvela
Jetën, gjithmonë e kemi mbajtur në trastë
edhe bukën bashkë me kripën në janxhik1
hudhur mbi shpinë e lidhur me besën bast
gjithmonë i dham’ lirë, si për mik e armik ?!
Maleve të Drenicës kalonim janar-shkurtin-’45,
në gjamë?!
ditën, e hanim veten bashkë me diellin shpellave?!
natën, e matnim Atdheun e Vogël, me pëllëmbë,
për pëllëmbë!
ia numronim varret edhe yjet, me shpresën
se mbesëm2.
derisa nuk ndodhi tradhëtia, që disa herë
na përsëritet
që nuk po ndalet, por shtohet, shtohet e bile rritet ?!
***
Atdheu gjithmonë kërkon therorë; flijohen
gjeneratat
për tokë e popull që as shitet e as blehet, sepse
ka Shabana, që lindi nëna luana, sa e sa tjerë
1 Strajcë lëkure
2 mbetemi
që s’harohen,
atyre fama u rri zgjuar përmbi kokë. Kurorë
për dëshmorë !
Për ty Drenicë, edhe sot s’po më ndalen lotët, dua
me t’qa !
me u zhgërry n’vaj, me e qetësu shpirtin e vram, ah!-me e
shpërla!
të shumta janë masakrat që mbi ty t’i kanë ba3, kush pra?
bastardhët e kuq, si tufa hienash tu turrën n’hata ?!
në gjak t’kuq e t’zi, të kanë ngjyer dhe të kan’ la4
të kanë fyer, të kan’ lyer, të kanë sha edhe të kan’vra ?!
e ti s’lëshove za, se s’lëshove za dhe as ke qa, por ke ba
sevda !
vdekjen me sy hapur e ke pa?! Nuk je gjunjëzue !
por ke këndue! Nuk je tremb se ke luftue me u çlirue...?!
e gjithë kët’ ta kanë ba për me t’shpërngul ?
që farën tënde me ta zhbë a me ta shkul
nga vendi yt, ul e përul?
në vendin tand, një farë dreqi me e pru këtu
për me e ngul ?!
se kush tjetër kish me e ba, përveç sllavit tralala,
hordhitë çetnike të sojit karpatian, që
i thirrim shkja
pollën UDBA , OZNA e do Brigada t’kuqe-Komitete
që i sollën Kosovës, shum’ të zeza; kijamete ?!
***
E!-ti Shaban, tribun i vegjëlisë së Shqiptarisë !
s’e njohe kurrë më parë rrenën dhe tradhëtinë
çiltërisht kape pushkën me shokët e idealit
për t’ia sjellë vendit të shtrenjtën Lirinë
As pesha e viteve, as dimri me acar
s’ta ngriu gjakun tënd në vlim,
për çlirim !
por fjala e dhënë, i rrejshmi premtim ?!
që laro shqiptarët ta dhanë n’Pazar
3 bërë
4 larë
ta këputi shpirtin, kur n’besë të prenë
po ato, që në shqipen tënde të thirrën
n’takim
natën e errët ta zunë rrugën me rrenë
të rrethuan shpirtshiturit, me një arsyetim !
mbrojtjen e Kosovës, ta quajtën dezertim….?!
Ne qemë vrarë, prerë dhe plaçkitur
edhe më parë, kur nuk qe lufta e dytë
vendi ishte djegur, kallur e zhuritur
nga luftërat Ballkanike që na patën mbytë?!
***
Por, kjo tani, më e rënda na doli, se
brenda vetë neve, dreqi i kuq, dreqër të zi polli
e ti ranë vëllai-vëllait; ballistë e partizanë
njërët, plisin e bardhë mbështjellur me flamur
tjerët, yllin e kuq pesëcepësh ngjitur në ballë
nuk u vranë të tjerë përveçse shqiptarë ?!
nga plane sllave me qëllime të caktuara
në kuzhinat ruse, bukur mirë të gatuara
e me do mëlmesa-Bylmeza vendi, të ftilluara ?!
***
Ah!- mendjeletët, shqiptarët medet ?!
i besuan mobilizimit të shpikur nga sllavi
njërët ia mësyjnë Pazarit, tjerët në Fushë të Sremit
pa burra e lanë tërë vendin e vet ?!
ata që su pajtuan dhe nuk i kapi kalemi
u derdhën maleve, shkrepave luftuan
tjerët ndër burgje i masakruan i mbytën !
nëpër puse e gropa, si t’ishin kafshë i qitën...!?
***
Ti Drenicë, moj Zonja Plakë
Ato ditë janari ’45, me acar
Ti e tëra po digjeshe flakë
Se s’pranoshe me t’qitë n’pazar
Tu dhims kulla me plis të bardhë
Ajo kullë aty në Rezallë
Qi i ndejti armikut ballë për ballë
Ç’kuptim të djeshëm mba ?
E ç’simbol të sotëm ka ?
Një kullë në Rezallë të Drenicës
Emblemë e qëndresës dhe sakrificës !
Tetovë, 9 prill, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 5:48 pm


  • Cikël poezish
    VDEKJEN S’TA KAM BORXH
    Sabahate Byci
    Sabahate Byci, poete nga Gjakova tash e sa vite jeton dhe punon në
    Gjermani. Si duket kjo ka lënë gjurmë edhe në poezi. Kur lexohen
    vargjet e poezive të Sabahate Bycit ndjehet atmosfera e mërgimit. Duket
    se aty frymon jeta e ngjeshur me një figuracion të dendur poetik. Kjo
    poete ka filluar të shkruaj vargje në vitet e paraluftës në Kosovë, por
    tash duket se shprehet më lirshëm dhe më ndjeshëm. Kjo ndjeshmëri
    është simbol i përvojës jetësore të autores larg vendlindjes, miqve,
    prindërve dhe kujtimeve të saj. Kjo shihet edhe në këto vargje që po i
    botojmë këtu.

  • HËNA NUK ËSHTË JETIME
    Zë i bilbilit më ngazëllen
    Kur këndon këngën e tij
    Mendjen time ma rrëmben
    Ma sjell mallin për shtëpi
    Për kurbet kurrë s´do të këndoj
    S’do të këndoj shumë e as pak
    S’do të thuri vargje e as poezi
    Se nga syri do të më rrjedh gjak
    Ah tash nëna në terr vajton
    Edhe pse dielli si këtu ndriçon
    Natën pse hëna rri në mendime
    Pse ka ngelur vetëm duket si jetime?
    Unë me zemër plot thërras
    Dhe ia zgjas dorën hënës
    Për mallin e të gjithëve pëlcas
    Me shkrumbin e nënës!

  • KURORË PRANVERE
    Edhe kësaj pranvere
    Ia kishin grisur fustanin
    Kishin dashtë t’ia shthurin kurorën
    I kishin pasë thënë të vijë vetëm-
    Por ajo prapëseprapë
    Erdhi me shqiponjën nuse
    Me kurorë pranvere

  • KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI
    Kur shqiptari mbështetet për muri
    Do të tregojë se si u fitua flamuri
    Flamuri kuq e zi i Skënderbeut
    I Gjergj Kastriotit -birit të dheut
    Birit të dheut të gjithë shqiptarisë
    Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë

  • SEPSE
    Të dua sepse nuk e di pse
    Të dua sepse nuk e di për çka
    Të dua sepse dora e jote mbi
    Toraksin tim është dora ime

  • MOLLA QË HËNGRE
    Mollën që e hëngre
    Ishte e kuqe
    E kafshove
    E hodhe
    Në shportën e mbeturinave
    Mbase gabove
    Farat i kishte origjinale
    Si të atyre
    Nga Naissi
    Mirë nuk bëre hiç
    Që e kafshove
    Dhe u ndave
    Duke e lënë të lënduar

  • ATENTAT
    Dielli nuk duron t'i bëhet atentat
    Qelizat nuk durojnë të gënjehen
    Bashkimi nuk duron respekt ndarjen
    Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat
    Ajo nuk është e verbër

  • MË KE TRADHTUAR
    Më ke tradhtuar në emër të shkrimit
    Në emër të figurave më ke tradhtuar
    Kurrë nuk do të zë vend
    Fjala e jote poetike
    Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi
    Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë
    E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit
    Do të të mallkojë fjala e shkruar
    Edhe figurat e saj përjetë

  • BUKURIA E DITËS
    Hëna u përshëndet me terrin e natës
    Dhe diellit ia fali dashurinë
    Për t'ia shtuar hijeshinë
    Bukurinë e madhështinë ditës
    Sot kur malli si kurrë më parë
    Shpirtin ma ka kapluar
    Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime
    E puthi çdo ditë të re

  • HËNËS I TREGOJ
    Dielli shkatërroi një grumbull
    Të reve të zeza skëterrë
    Dhe qiti syrin e tij rreze
    Ma fali mëngjesin
    Lotin ma teri në strehë
    Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun
    Edhe hënës do t’i tregoj
    Se m’u bë zemra mal

  • DESHA TË SHKRUAJ POEZI
    Desha të ta shkruaj një poezi
    Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë
    Desha të jem pranë teje aty përbri
    Në mos mundesha në faqe
    Të të puth në ballë

  • BUZË RRUGËS
    Buzë rrugës së pakthim
    Thitha pikën e vesës së mëngjesit
    Dhe e gjora nuk e dita
    Se lagështia e pabesë
    Shpirtin ma thau
    Tradhtia ishe ti
    Randevu nuk bëhet me Luciferin!
    Pakthimi s’ka kthim
    Në pakthim

  • VDEKJEN NUK TA KAM BORXH
    Mos u fsheh pas diellit kot
    Sepse të sheh hëna
    Pas hënës s’mund të fshihesh
    Sepse të shoh unë me yjet
    Gjithësia s’është vetëm e jotja
    Ajo do gjithnjë lindje te reja
    Vdekjen nuk ta kam borxh
    Mbase këtë e ke kuptuar

  • NË ZEMËR TË KAM
    Në zemër të kam
    Edhe në shpirt
    Diellin në ty e putha
    Drejtpërdrejt pa lajka
    Pa rroba klounësh
    Pa lëkurë të humbjes virgjër
    Vetëm ty të kam
    Edhe në zemër
    Edhe në shpirt

  • MASHTRIMET E NARCISIT
    Në lagështinë e vetgjelbërimit
    Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit
    Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit
    Për hyrjen e vetvetes në qejf
    Mbi bebëzën e syrit shterp
    Mëkat për nënën mëkat për babanë
    Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore
    Ia falin djalit
    Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull
    Reflekse portretesh për bukurinë thurin-
    Ato kanë vetëm tri ditë jetë
    Kështu thanë të parët!!!

  • VENDI BOSH NË SOFËR
    Një gur
    Një bjeshkë
    Një mall
    Përtej malesh
    Dielli qet syrin
    Zemra qanë
    Ika që të kthehem
    Por s’u ktheva ende
    Sepse ika nga vetvetja
    Nënë më falë
    Për vendin
    Bosh në sofër
    Godonë kurrë
    Nuk e kam dashur

  • KRENARIA E KUKËSIT
    Më lejove diellin ta puthi shqip
    Për herë të parë shpirtërisht
    Ia theve qafën mallit
    E hodhe për një çast në greminë
    Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove!
    Me krenarinë e bujarinë Tënde
    Për mallin e shpëtimin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 EmptySun Oct 19, 2008 5:58 pm

znj.biligoa,më duhet të ju përgëzoi për punën që po bëni.Njohëja me krijuesit tanë është një thesar në veti që sillni ju në këtë forum,ndryshe shkathësia e juaj në punë është shumë e lakmueshme,ju lumtë për këtë që bëni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 13 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: