| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Oct 19, 2008 6:15 pm | |
| po pra,na kemi poet e poete të mira, po disi nuk duam t'i ofrojmë e t'i ngritim lartë, se zërat e huaj na pëlqejnë ma shumë, na tingllojnë mbrapsht në vesh... T'onit e T'onës, nuk ia dijmë vlerën, deri tëmbesim pa to, e tevona grrithu, i ka hongër toka... e dreqi e i biri... Një anekdotë: një nipash yni djalë me nam, kur vinte mysafir, i thoshte zojshpijes - oj Halla ime, a po na pret sonte k'nduesin për darkë bre?! - O jo pasha bukën nipçe, se ty tëkemi t'onin, e nuk je ti i huaj;). Sabahate Byci është poetja jonë shumë e frytshme, shprehë ndjenjat e brënshme me një vrull thesari të brendshëm arbëror aty ku buron gurra e traditës, duke e mishëruar figurën poetike, krijuese me vargun e shkurt e të lirë, si fuqi krijuese fillestare (me shkallë të vogël, ngjitesh lartë dikund, e me të gjatën thuresh e mund të bijsh) - duke gjurmuar sa më thellë, në depërtimin krijues modern - sa thjeshtë - sa bukur! Sepse disa krijues janë (l'art pour l'art-ista), duke menduar në fjalorë të lartë, tretin në hemisferat hermetike, sa as vet nuk dinë çka thonë, veç hajt të tregohem i madh, me pakuptueshmëri absolute! Kemi krijues të frytshëm, por sa i lexojmë se e sa i adhurojmë, na vet, se kur nuk të përkrah i yti - i huaji ta then qafen papikmëshire! Me Kohen do merremi vesh...po si vonë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:50 am | |
| Dilaver Asani
Dilaver Asani
Dilaver Asani u lind me 10 prill te vitit 1956 ne f.Vranjovce te Gostivarit. Mesimin fillor e kreu ne vendlindje per te vazhduar gjimnazin ne Gostivar,dhe t`i ndjek studimet ne A.P ne Shkup ku diplomoi me 1979. Punon si arsimtar i Historise,Kultures Qytetare dhe Gjeografise ne shkollen fillore "Ismail Qemali" ne Gostivar. Deri me tani ka botuar 7 libra: Permbledhja me pozei "Rruge pa fund":permbledhja me poezi "Molle Sherri";dokumentari historik "Prej Gos(k)tivarit ne Dubrovnik"; permbledhja me poezi ne dy vellime "Goca e Tivarit" dhe "Rrefimet e Goces se Tivarit'' etj.Dilaver Asani
Epitaf gabimi
Gjithe qe morra valle deri ne amshim, qe e zgjatur dora per nje grusht-gabim. Gjithkund me ta endesha dhe ne paskajshmeri, jo per pune te liga u rriten grushtat e mi.
Jo per qarje e lote hapa syt e mi, do te ishte e kote qe pata dy sy. Jo per cmenduri Zoti mendjen ma ka falur, por punet e liga per t`i ndalur... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:50 am | |
| Dilaver Asani
Lumturia
A ka flete lumturia shpesh e pyes veten, nese i ka fletet le t`i hape netet. Hidherimin e thelle ta shendrroj ne gezim, nga vuajtja e territ te gjenim shpetim. Te gjemon kraherori ndote te pelcete, atehere lumturia do te kete flete... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:51 am | |
| Dilaver Asani
Shtegetimi
Keto ujra te turbullta si do t`i kaloj, e te mos mbytem se s`di te notoj. Ashtu i trembur me kaploi shterngata, i trishtuar thelle do t`me ze nata. Veshtire ka njerez por vetem bretkosa. qe vetem krokasin sikur ne shoqeri ata mua me therasin Po une i mjeri gjuhen s`ua kuptoj fillova dhe prej tyre ndihme te kerkoj E ne vend te ndihmes fitova pergjigjen, se shtegtaret sikr une mbyten ose digjen... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:51 am | |
| Dilaver Asani
Kenga e Goces Tivarit
Dua te vete Sa me fund detit Ate qe dua per vete Le ta kene te shkretit Ne brendi te guackava Te fsheh thesarin tim Cunave dhe cupave Ua le ne disponim Te fleje dallgeve te detit Me zemer te kulluar T`i gjeje strehim vetes Mos mbetem e permalluar Atyre qe shkojne e vijne Pa ndalur ne mergim Le te mos harrojne Ky eshte vendi im S`gjeni vend ne bote Sikur ne vendlindje Ate zemra e thote Tregoni femijeve | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:52 am | |
| Dilaver Asani
Kenga e Goces Tivarit
Dua te vete Sa me fund detit Ate qe dua per vete Le ta kene te shkretit Ne brendi te guackava Te fsheh thesarin tim Cunave dhe cupave Ua le ne disponim Te fleje dallgeve te detit Me zemer te kulluar T`i gjeje strehim vetes Mos mbetem e permalluar Atyre qe shkojne e vijne Pa ndalur ne mergim Le te mos harrojne Ky eshte vendi im S`gjeni vend ne bote Sikur ne vendlindje Ate zemra e thote Tregoni femijeve | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:53 am | |
| Dilaver Asani
Ne pritje te agimit
Ne pritje te agimit daljes se drites-ndricimit iu mvesha dijes dhe shkrimit. Ne pritje te agimit pa pike loti t`mallkimit u nisa rruges se clirimit deri ne momentet e flijimit.
Nese priton t`vije agimi Ketu s`ka vend dyshimi t`punojme qe t`vij agimi
E nese ky eshte synimi patjeter te vij agimi... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:53 am | |
| Dilaver Asani
Rrapi
Edhe pse i tharë ndër shekuj qëndrov, shumë kalimtarëve t`kaluarën ua sqarova. Sa herë kam qenë djegur e përsëri zbluar, atyre që vinin hije për të kërkuar. Iknin nga zhegu u afroja freski, por krahas tyre edhe ndonjë porosi. Mos e dëmtoni rrapin dhe rrënjë e tij se ku do të freskohen bijat edhe bij? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:54 am | |
| Dilaver Asani
Buzë liqenit
Aty valët e bukura me ta bisedojnë, shumë fjalë të ëmbëla nga ti i kujtojmë. Të sillemi me të tjerët ashtu si me veten, t`mos i dëshpërojmë valët ta trembin detin... | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:56 am | |
| Dritan Zaimi
Dritan Zaimi
Une kam lindur me 5 Maj 1975, ne Gramsh. Kam mbaruar shkollen e mesme te gjuheve te huaja ne Tirane, dhe ne vitin 1997 u diplomova ne Fakultetin e Anglishtes , Universiteti i Tiranes. Aktualisht studjoj Administrim-Biznes , Fakulteti i Ekonomise, Tirane.
Kam punuar si mesues anglishteje dhe per nje kohe te gjate si drejtues ne disa organizata te huaja joqeveritare. Aktualisht punoj si Koordinator Projekti ne nje OJQ, ne Tirane.
Pasionin per artin dhe vecanerisht per letersine e kam ndjere qe i vogel. Me pelqente qe heret te shkruaja strofa te shkurtera , ne klasen e gjashte dhe te shtate jam vleresuar me cmimin e trete dhe cmimin e pare ne shkalle rrethi, ne konkurset poetike te zhvilluara asokohe ne rrethin Gramsh.
Gjithesesi ne vitet e mevoneshme gjate studimeve ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja dhe ne fakultet, atehere e kuptova me mire pasionin tim dhe u mora seriozisht me poezi dhe tregime.
Kur isha student botova disa poezi dhe tregime ne shtypin shqiptar. Ne vitin 2001 botova vellimin tim te pare poetik “Dhimbje”, nder tregimet e botuara mund te shkepus “Lumi”, “Dy Copa Akulli”, “Brenga”, “Peshtyma”, “Enderra” etj.
Vazhdoj te shkruaj dhe te perzgjedh materiale per nje botim te mevoneshem.Dritan Zaimi
Mëmë Tokë
Unë i etur kam qënë përherë të shkel në toka të pa shkelura ndonjëherë. Nëpër qiej të ngjitem, ku asnjë shpend s'ka fluturuar. E në hapësira të endem ku drita ende s'i ka përshkuar.
Në kaltërsinë e tyre të rend, të rend,veç të rend e kurrë të mos afroj. Me një qëllim në mendjen time burimin e Blu-së të kërkoj.
Si një shtëllungë tymi të ngjitem në ata qiej. Të shkoj tepër larg, gjersa veten mos ta ndiej.
E atëherë një frikë e mistershme të më pushtojë, ku tjetër jetë asgjëkundi të mos takoj.
Dhe pendimi për brenda meje të më qortojë si dem i tërbuar. Thellë, shumë thellë ta ndiej mëkatin që prej Tokes kam shtegtuar.
Shpirti të më raskapitet e duke u përpëlitur të më gulçojë dhe si i çmendur drejt horizonteve të pafund të vrapoj.
Gjersa Bluja papritur të tretet në një bardhësi. E unë i friksuar të kuptoj se po futem në një tjetër qiellësi.
Dhe atëherë o mëmë Tokë si e thyer prej durimit forca jote të më tërhëq.
Unë i përgjumur të bie në humnerë, por kurrë të mos vdesë. Të ndiej nga lart aromën e brigjeve të tua, që kundërmojnë erë jetë. E zemra të hidhet përpjetë në kraharor si një foshje kur nënën ka gjetë.
Të bie e të përplasem i gjithi pas teje, si një kandër që bie për tokë. E të mos ndiej dhimbje aspak, por veç mall, mall, edhe prush, edhe lotë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:56 am | |
| Dritan Zaimi
Harruar jemi
Ti harrove të më thoshe lamtumirë kur u largove, ndaj unë të prita, ti duhet të vije. I lodhur nga pritja fillova të mendoja dhe mu kujtua se ti as mirupafshim nuk më the. Ti harrove të mi thoshe, dhe unë harrova të ti kujtoja, tani harruar jemi, edhe pa u ndarë akoma. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:56 am | |
| Dritan Zaimi
Mosha
Jeta matet me kohë E koha matet me jetë. Tej këtij planeti Tjetër jetë s’mund të ketë.
Koha vërtitet e heshtur Veç nesh askush s’e pret.
Brenda vetes trishtueshëm numëron Çastet e fundit mbi planetin tonë. S’e kur jeta jashtë tij të na shpërndajë Moshën koha nuk do të dijë me kë ta ndaj | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:57 am | |
| Dritan Zaimi
Larg Atdheut
Na u tret shikimi udhëve të botës, Me kembët gjithmonë në krahë, Rrugës për diku. Ikim, vijme, ikim prap Dhe nuk e gjejmë. Kur jemi këtu jeta na therrët larg Kur jemi larg zemra na sjell këtu | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:57 am | |
| Dritan Zaimi
Kurrë s'do ta kuptosh
Lulja çeli kur pranvera erdhi por Prilli e vrau me dëborë. Erdhi Maji por Prilli ende s'e kuptoi që lulja që ai thau veç për të lulëzoi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:58 am | |
| Dritan Zaimi
Shpirt lakuriq
Në netët e trishta, e ngrira në acar, në vetmin e zbrazur dhe boshësinë pa fjalë. Jam përsëri unë pas enigmës së fatit tim. si ëndërr e tretur, si diell në vegim.
Me frymën time ngrohë duart, shpirtin tim. Dhe bryma që vesh buzët tretet, kullon si pikëllim.
Por ndërsa gjaku nëpër vena merr udhën, si një floknajë që bie dendur, një brengë e akullt qarkullimin pengon. E këmbët e mbarthura më thonë, - Jo ti s'mundesh, nuk ke ku shkon.
Dhe aspak nuk ndihej në jetoj, kam dalë jashtë vetes, jashtë trupit tim. Shpirt lakuriq unë bredh nëpër botë i pastrehë, i zhveshur, në trup veç kërcëllim. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:58 am | |
| Dritan Zaimi
Do të vij një ditë
Do të vij një ditë kur mëngjesi do të zbardh mbi trupa të ngrirë, mbi pemë kallkan. Kur murlani do të ngrij zogjtë në fluturim, e kafshët do të balcamosen prej të ftohtit.
Atëherë zemërimi do të hapë portat, pa ditur se ku derdhet.
Do të vijë një ditë, kur bota s'do të dijë kë të dënojë. Qielli s'do të dijë kë të ndërshkojë. Dhe njeriu s'do të dijë më pse të jetojë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:59 am | |
| Dritan Zaimi
Vdekja ime
Më thanë se vdekja ishte nisur për tek unë. Pastaj kish kthyer rrugë, sepse kish ngatërruar adresë.
Ç'fatëkeqësi! Ndoshta një ditë nuk do të njohim as vdekjen tonë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 12:59 am | |
| Dritan Zaimi
Pritja copëton gurin
Me vite të tëra rëndoi pritja mbi një gur. Dhe guri një tjetër gur priste, të bëhej mur.
Kaq shumë koha mbi të rëndoi, sa në mijra copa gurin e thërrmoi | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:00 am | |
| Dritan Zaimi
Unë
Unë jam armiku më i egër i vetes time. Mëshiruesi më i flaktë jam përsëri unë.
Unë jam fusha e betejës, unë jam edhe ideali, unë jam pasoja unë jam edhe shkaktari.
Unë herë qaj, herë qesh, e herë vështroj. Unë herë humbas, herë hesht, e herë fitoj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:00 am | |
| Dritan Zaimi
Ëndërra
Ëndërra ime ra në gjumë, . . . fjeti ! Dhe kur u zgjua, ¼ pa se unë kisha fjetur përgjithmonë.
Unë Unë jam armiku më i egër i vetes time. Mëshiruesi më i flaktë jam përsëri unë.
Unë jam fusha e betejës, unë jam edhe ideali, unë jam pasoja unë jam edhe shkaktari.
Unë herë qaj, herë qesh, e herë vështroj. Unë herë humbas, herë hesht, e herë fitoj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:01 am | |
| Dritan Zaimi
E dija
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë. Sepse e dija që kur linda se do të vdisja. A thua s'u përpoqa kurrë në jetë, jo, jo nuk është e vërtetë.
Shumë gjëra mbetën pa u thënë, shumë gjëra mbetën pa u bërë, shumë ëndërra mbetën në shtegëtim, shumë dëshira s'njohën kurrë plotësim.
Po ja erdhi vdekja i mbylli që të gjitha. Se koha kalon e s'vjen më kurrë. Të gjithe e patëm një jetë në këtë bote. Dikush gëzoi, dikush vajtoi.
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë, sepse e dija që kur linda që do të vdisja. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:01 am | |
| Dritan Zaimi
Budallenjtë
Atë që s'e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s'na kupton përsëri e quajmë budalla.
Sa cudi ! Kjo botë përbëhet prej dy budallenjsh. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:01 am | |
| Dritan Zaimi
Ylberi
Një shallë shumë-ngjyrësh mbështolli kodrën, fill pas shiut u bë dritë. Rendën fluturat t'i rrëmbenin ngjyrat, dhe pas pak drita iu fik. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:02 am | |
| Dritan Zaimi
Globi ynë
Një sy hapur tjetrin mbyllur, kështu fle përherë.
Me njërin përcjell ditën, me tjetrin e pret.
Dhe s'prishet asnjëherë ky ritual, përndryshe nata s'do të agonte kurrë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Mon Oct 20, 2008 1:02 am | |
| Dritan Zaimi
Mos shkel
Mos shkel të lutem, mbi bar ti mos shkel. Mbi barin e lagur nga vesa gjurma jote do të ngel.
Do të duhen shira, rrebeshe plot stuhi llumin që I le t’ia heqin përsëri. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. | |
| |
|
| |
| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|