Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 14 ... 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:03 am

 Dritan Zaimi  
  
 


I Verbëri



Një të verbër pyetën njëherë
“Për kë ke më shumë mall o njeri?
Nëse sytë do ti kishe,
Kë do të doje të shihje më pare?”

“-Eh, sa shume zemra më ka lënguar
Rrëke të heshtura lotësh
Brenda meje kanë vërshuar.
I etur jam, i djegur, e i përmalluar, 
Zoti e di ç’dëshirë të madhe që kam
Në pasqyrë të shohë njëherë veten 
Dhe të njohë se kush jam.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:03 am

Dritan Zaimi  
  
 


Mbi xhade



  Makina luksoze sot shkojn e vijnë,
  duke lënë gjurmët përmbi xhade.
  Krenohet sot xhadeja,
  kur këtë mrekulli mbi vete sheh
  dhe patkonjtë e një kali
  me zift mundohet ti fsheh.
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:04 am

Dritan Zaimi  
  
 


Fundi i një dhimbje



  Unë sërish do të hesht
  e duke heshtur, do të qaj.
  Duke qarë, do të qesh
  e duke qeshur, do të vdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:06 am

Drago Siliqi



Poeti Drago Siliqi (1930-1963) sot është shumë pak i njohur ndër shqiptarët. Jeta e këtij djaloshi shkodran u bë e shkurtër - ai ndërroi jetë në një fatkeqësi ajrore në Kinë - por ai ka lënë pas një numër poezish, prej të cilave disa vlejnë të lexohen edhe sot. 

Partizan 14-vjecar, pastaj anëtar partie në vitin 1947, Dragoja ishte në një situatë mjaft të favorshme. Por ai kishte moralin e vet - Ismail Kadareja ka përshkruar një episodë kur Drago Siliqi iu shmang me marifet kurthëve të Sigurimit, duke mos pranuar të bëhet vegjël spiunazhi. (Ai deklaroi në mbledhjen e partisë se Sigurimi donte ta rekrutonte dhe kërkoi "këshilla" nga Partia si do të vepronte, dhe me këtë akt publik ai u bë i papërdorshëm për Sigurimin!) Drago Siliqi  
  
 


Nuk di se si më lindi dashunia


Nuk di se si më lindi dashunia,
nuk di se si u lidhëm na të dy.
Porse më duket: gjithë vitet e mia
sikur përhera unë kam qenë me ty.

Në fund të dheut fshehun ti po të ishe,
me falë po t'duhet ma se sa një jetë,
porsi kalorës prrallash do të vijshe,
ndër njëmijë shtigje ty kisha me t'gjetë.

S'të dashunoj si zanën mrekullore,
që fërfërit n'mendafshe anembanë -
si shokun por ma të afërt, që përdore
kalojmë brigje e shtigje pranë e pranë.

1953 (Nga vëllimi kujtimor "Kur zemra flet" Tiranë 1970) Drago Siliqi  
  
 


Dashunia


C'asht dashunia? - flasin shumë në botë.
Ca lule vjeshte, që gënjejnë rininë.
C'asht dashunia?... Vec një andrr' e kotë, - 
thonë gjithë ata, që s'njohën dashuninë.

C'asht dashunia?..... Interes n'dy anë.
E krahasojnë ate me tregëtinë
të gjithë ata, që rini n'zemër s'kanë
e s'mund ta gjejnë në jetë kurrë dashuninë.

C'asht dashunia?... Lule e vërtetë,
por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, -
thonë gjithë ata, që s'jetojnë dot një jetë
e s'kanë fuqinë ta mbajnë dashuninë.

Asht dashunia: krue i pashterim!
Sa herë që pi, ma shumë të shtohet eti.
N'te pasqyrohet qielli në kthjellim,
ma e pafundshme ajo asht se deti.

Asht dashunia: erë e lirë, që fryn
e plagët ma të randa t'i shëron,
minierë e thellë, që plot visare ndryn,
pallat prrallor, ku lumtunia rron.

I ka ajo dy sytë porsi perria,
zemrën e saja ma të nxehtë se zjarri,
flokët - të arta, ndjenjat - si magjia,
me te ndër lufta bie luftëtari.

Edhe nuk vdes. S'asht andërr kjo. E vërtet.
Për gjithë ata që kanë dashuni.
Ajo provohet vec një herë në jetë,
nuk vdes, as plaket kurrë si për cudi.

1953
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:10 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Dodë Kaçaj



Ka lindur ne Bajze-Malesi e Madhe me 2 prill 1947. 
Arsimin fillor e kreu ne fshatin e lindjes, ndersa te mesmin ne gjimnazin e Koplikut. 
Ne vitin 1971 kryen studimet e larta ne degen gjuhe-letersi te Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodres. 
Pasi mbaron studimet e larta i perkushtohet arsimit. 
Punon me ndershemri e pasion si mesues, ne fillim ne Bratosh dhe pastaj per arsye biografie cohet ne Shosh te Dukagjinit per 12 vjet rresht, ku si gjithenje punon me ndergjegje te larte kombetare per shkollimin e femijeve, por edhe duke lene atje rinine e tij. 
Ne kohen e studimeve dallohet si krijues i lindur mandje, nder me te shquarit e brezit te vet,por pothuajse e ka te mbyllur rrugen e botimeve, aq sa vetem ne vitin 1985 arrin te botoj librin e pare poetik “Kenge majekrahi”. 
Libri u mireprit dhe u vlersua me konsiderata jo vetem nga lexuesit ,por edhe nga kritika. 
Gjate gjithe jetes dha nje ndihmese te madhe me hartimin e teksteve te mrekullueshme per ruajtjen dhe riperteritjen e kenges lahutare dhe shkodrane, duke qene njekohesisht inspirues pa paragjykime i talenteve te reja. 
Ne periudhen e transformimeve demokratike paraprine dhe vihet ne ballet e levizjes per liri e demokraci ne Malesi te Madhe e ne Shkoder. 
Dy here rradhazi zgjidhet deputet ne Kuvendin popullor. Vitet e fundit edhe pse i renduar nga semundja dhe angazhimet qytetare mbeti poet e mbi te gjitha njeri. 
Vdes pas nje semundje te gjate dhe pasherim me 23 prill 1998.Dodë Kaçaj  
  
 


Ekstazë



Piva, s'di ku piva, por jam i dehur 
Dhe po ngrihem drejt qiellit si shpend. 
Gjoksin kam hapur, asgjë s'kam të fshehur 
Askend nuk shaj, asgjë s'me dhemb! 

Piva, s'di ku piva veç jam i dehur, 
Miq mirupafshim sot u bëra shpend! 
Gjoksin kam hapur,asgjë s'kam fshehur, 
Po mbushem,botë, me qiellin tënd! 

Piva dhe s'di çfarë kam pirë 
Harrova emrin tim, harrova gjuhën time. 
jam vetëm ajër, vetëm hapsirë, 
Lamtumirë!...Boten po e nis nga fillimi!... 

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:11 am

 Dodë Kaçaj  
  
 


Të isha në Palaj



Ah ,të isha në Palaj,në lagjen Pilotaj, 
Te shkolla ku shkova rininë! 
Te ndalen një cast në mëngjes te porta 
Te shoh fëmijët,valë-valë,kur vinë… 

Fëmijë të pafaj!Tani janë rritur… 
Atëherë kur shkruaja gjëra të bardha 

në dërrasë 
Shpirtin e kisha shkrumb,zemrën e zhuritur, 
Unë isha varr,ju ishit në klase… 

Doni shpjegime? Nuk ka ardhur koha, 
Shpresoj të shpjegohem,të shprazem një ditë. 
Me hodhen ne varr dhe varrin e ngroha 
Me shpirtin tim… 

Ah,ato banka,ato dërrasa, 
Ndoshta janë kalbur dhe perdhe kane rënë 
O shtepi e Shoshit,ju shpella me dërrasa, 
Plagë pa sherim në shpirt m’keni lënë!... 


Ah,të isha në Palaj,në lagjen Pilotaj 
Te ai varr ku me kanë varrosur rininë. 
Një tufë lule vetes t’ia vija te koka 
Të shoh fëmijët heshtas kur vinë!...

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:11 am

 Dodë Kaçaj  
  
 


Kam fillua të bëj dashuri me vdekjen



Kam fillua të bëj dashuri me vdekjen, 
Brenda një ode, si brenda një varri 
Gjithë ç'pata : luftën përpjekjen, 
I lashë në rrugë,t'i marrë i marri. 

I lashë të gjitha : poezinë, politikën, 
Dashurin për njeriun e holla tej, 
Yjet e shpresave një nga një u fikën, 
Thika e vdekjes aspak s'me tremb! 

Shoh re ngarkuar me shi, 
Shoh zogj që ikin ngarkuar me këngë. 
Shoh njerzit!...me vjen të vjell me neveri. 
Shoh botën!...Dhe mbushem me breng! 

Shoh kodra që ikin ngarkuar me lirika, 
Shoh kohra të shemben, shëndrrua ne hi... 
Shoh qillin që ikën!...(Ah me rend pika!) 
A do të ktthehet ky qiell sërish në syt e mi! 

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:12 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Bajza



Është një fshat me male rrotull, 
Bajzë i thonë-emër Ilir, 
Ngado që t'i bie botës, 
Këtu kthehem me deshirë. 

Është një fshat diku në Veri, 
Është nj shtëpi sa një zemër, 
Herë me mban ajo në gji, 
herë e mbaj unë në zemër. 

Është një fshat me male rrotull, 
nga një ane e lag liqeni, 
Hedhmëni në çdo cep të botës, 
ketu prap do me gjeni!

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:12 am

 Dodë Kaçaj  
  
 


Thoshtë njeriu...



Thoshte njeriu, lidhur me vargonj: 
Krishtin dhe Kishotin unë i kam heroj. 

Tallej sivëlla, duke tundur pallën: 
Krishtin e varën! Kishotin e tallën. 

Rithoshte njeriu, lidhur me vargonj: 
Krishtin dhe Kishotin unë i adhuroj. 

Brtiti sivëllai duke tundur pallën: 
Zgjidh!...Vdekjen apo Talljen! 
   
1996.

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:13 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Pa titull



Dhe fjeta. 
  Si fjeta? 
  Ju s'dini asgjë! 
  Shtrova veten. 
Dhe fjeta mbi të! 

1990. 

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:13 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Kapriço numër 13



Kjo është jeta, o njerëz: 
Vijm me një makinë të bardhë, 
Ikim me një makinë të zezë. 

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:14 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Vetmi



Askush nuk vjen të rrijë me mua, 
Këtë natë të veshur me vello vjeshte. 
Sonte më shumë se kurrë s'të dua 
Ty vetmi! dhe ty varr! Dhe ty heshtje! 

Askush nuk vjen të rrijë me mua , 
Askund një fytyrë të dashur nuk gjej, 
Megjithata, dhe në munges ,unë dua, 
Megjithatë dhe sonte, nuk urrej!...

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 1:14 am

Dodë Kaçaj  
  
 


Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës



Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës 

Mos u lodhni,s'i dalloni dot në fytyra, 
Futuni brenda në mbretërinë e karrikes, 
Kanibalet kërkojini nëpër zyra! 

Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës, 
Kanë ikur kaherë nga Natyra, 
Tatuazh kanë stemën e Republikës, 
Kanibalët kërkojini nëpër zyra!

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 11:39 am

    Gani SadikuGani Sadiku lindi më 25.11.1963 në fshatin Gjyrishec, Malësia e Gallapit, komuna e Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendëlindje dhe në Tyxhec, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Eshtë menaxher në ndërmarjen e lojnave të fëmijëve "LANTI COM" e cila ndërmarje zhvillon veprimtari në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Jeton në Dardanë.
Ky është libri i tij i parë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 11:40 am

Cikël poetik-Gani Sadiku



Këngë Djaloshare

Të lash duke qarë
të gjeta duke kënduar
nga zemra e ndezur
nga shpirti i ngurtësuar.

vaji që bëj unë
më bën të jem tretur
nga malli që kam
 më mirë të kem vdekur

kush ta mbushi mendjen 
të ikësh nga unë
të mbetem i vetmuar 
në detin pa fund

më e bukur se ti 
nuk është as pranvera
do të vish tek unë 
sikur herav tjera

në zemrën time
ke hyrë e para
ke zënë folen 
si zogu ndër ara

ti më the të dua
por prapë u largove
ma more dhe këngën 
që vet ma dhurove

tani vjen pranvera
këngën po ma merr
nga parajsa dola
po futem në ferr

lotët e tu 
do t'i sjellë era
do t'ujiten lulet 
kur të vijë pranvera

faqet e bukura
si lule me ngjyra
kur je pranë meje
ty të qesh fytyra

ma solle freskin 
në ditët me diell
ma dhurove këngën
këngën më të dëlirë

fytra të qesh
fletët t'i lëkund era 
do të jesh më e bukur
kur të vijë pranvera

do të lozim bashkë
kur të ngopet moti
nga vapa e verës
do t'më thahet loti.


Unë dhe vdekja

kush më trokiti këtu ku nuk dëgjoj
kush më tha eja se vdekja iku
unë dola por vdekja ishte akoma
në lartësinë e yjeve
e unë prapë e pashë
më tha të rrija në breg e të më shihet më mirë 
por bregun e mbuloi mjegulla
harxhoi plumba për të më goditur
por prapë iu shmanga 
ika me mjegullën vetëm të shpëtoja
por prapë erdhi
erdhi ngado që ika unë
ikja nuk zgjati shumë
e ne u pajtuam
unë dhe vdekja.


  E di ku je 

e di që ti je aty
pranë heshjtes
pranë ëndrrës
je përtej dritës
në këngë e gjej vetëm emrin tënd
në album edhe fotografinë tënde
në letrat tua ngrohtësinë e shpirtit
në fund të oqeanit hijen tënde 
në fytyrë shoh diqka të pazakontë
flokët të bëhen si rrënjë lisi
e këkura si shkëmbi i thepisur
ti ke parë diqka që nuk bën
diqka që të frikëson në mesditë
dhe errësirën e sjell pa pritë
njerëzit ikën dhe unë mbeta pa pritë
njerëzit ikën dhe unë mbeta aty
të pres edhe në këtë shtrëngatë
nuk të lë vetëm
se ti je aty
aty ku edhe lotët bëhen plumba.


Princi i ëndrrave tua

të kërkova në shkretëtirën e humbur
të vizatova me dy vija të thyera në gjysmë
dhe orapë të njoha
mu duke e bukur su lule në prillin e hidhur
më erdhe bashkë me pranverën në heshtje
më e bukur kësaj radhe më dukesh
thyhet dashuria në ëndërr
ne loznim bashkë në hijen e ahut të gjelbër
shikimet na e përshkojnë shtatin
e frika herë më vjen e herë më ikën
unë udhëtoj me karrocë ari
që të dukem princ në ëndrrat tua 

Më mbeti pa thënë

desha të vijë ne vendin ku rri
desha ta shoh nektarin e luleve tua
të jetoj në tingullin e së bukurës
erdha deri afër por mendjen ma mori kënga jote
nëpër lëndinën e bukur desha të loz me mall
pa pitë zemra më rrihet si era gjethet
e dita se jam në hapësirën e padefinuar
u mundova të iki prap e të mos dukem 
u shtanga përballë shelgut të lumit
degët i lëvizte ngadalë
uji rridhte pa halle në rrugën e pakthim
fluturat loznin vallen e panjohur
etja nuk mund të shuhej 
një fjalë e pathënë më mbeti
një varg që kurrë nuk u shkrua


 E di ku je

e di që ti aty
pranë heshtjes
pranë ëndrrës
je përtej dritës
në këngë e gjej vetëm emrin tënd
në album edhe fotografinë tënde
në letrat tua ngrohtësinë e shpirtit
në fund te oqeanit hijen tënde
në fytyrë shoh diqka të pazakontë
flokët të bëhen si rrënje lisi
e lëkura si shkëmbi i thepisur
ti ke parë diqka që nuk bën 
diqka që të frikëson në mesditë
dhe errsirën e sjell pa pritë 
njerëzit ikën dhe unë mbeta aty
të pres edhe në këtë shtrëngatë
nuk të lë vetëm 
se ti je aty 
aty ku edhe lotët bëhen plumba.

Në thellësinë e syve tu

në thellësin e syve tu 
lexoj një roman të bukur
në sytë tu e pashë dashurinë
aty u thyen ngjyrat më të mira 
aty pashé vetveten 
si në pasqyrë
e di se tash ecim bashkë
ecim vetëm me këmbët tua
e ti ma theva mendjen për kokën tënde
shpresat u përplasën me dashurinë
kënga u ndesh me mallin
e ne u takuam 
në thellësinë e syve tu

Puthja në mes të yjeve

të putha në mes të yjeve
e aty u shembën
kur ne ikëm ata filluan prapë ndriçimin
ne e patëm në dorë yllin polar
e askush s'e diti
atje koha nuk eci me neve por mbeti prapa
e rrugën e gjetëm vetë

Nuk dua të të humb

në mua shkrep një ndjenjë e brendshme që nuk do të shuhet më
si vullkan që përvlon jetën e të gjithëve
si luan i tërbuar që vetëm plumbi e ndal
më hyre në zemer pa më pyetur
edhe shpritin tim e bëre lodër për vete
e unë mbeta duke të kërkuar
pas çdo sendi që mund të fshihesh
të kërkoj edhe nëpër vargjet e mia
por aty nuk mund të gjej as ngrohtësinë e shpirtit 
më duket se po të shoh kudo që lëvizi
mundohem të pikturoj por fillimi m'i mbush sytë me lot
e di e di se tani vuaj për ty
e di se edhe ty të ngroh dielli im
por nëse të ledhaton një dorë ajo është dora ime
nëse rrëqethesh nga shikimi i dikujt ai është shikimi im
nëse të shndrit një rreze ajo është rrezja e syve të mi

 Ti vetëm ikën

theva një degë me dushk të njomë
për ta varrosur dashurinë e humbur
ti ike tutje pas hijeve
unë ndjenjat nuk i zhvesha
ëndrrat i mblodha në një grusht
dua t'i numëroj një nga një
pas pak do të çuditem
varrin edashurisë e kanë hapur
të tjerët
e ti vetëm iken dhe hesht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyMon Oct 20, 2008 2:09 pm

Daniel Canaj 

U lind në 1 Maj 1956 .

Ka mbaruar shkollën 8-vjeçare në Memaliaj dhe të mesmen në Izvor.Shkruan prozë edhe poezi.Poezitë i jan botuar të gazeta "Emigranti'' dhe'' Tribuna ". Ka botuar vëllimin e parë të romanit ''Mos u hidh në greminë'' tek Toena. Pjesa e dytë është në përfundim. Gjithashtu një vëllim publicistik ''Zemër pa ngjyrë'' është në botime e sipër
.

 

Nga vëndroja 

   

Natën e mirë atdheu im.

  Veç hëna më buzëqesh.

Freskija e natës e kënga e bulktheve,

  Në çdo hap më ndjek.

 

Nga vëndroja t’përshëndes,

  Atdheu im i mirë.

T’shof bukurin’ e agut me vesë,

  Shpejtohu errësirë.

   

 

   

 Duke kërkuar këngën

 

Kërkova këngën tënde,

  i dashur Atdhe.

Këngët e zemrës time,

  që forcat pesh mi ngre.

Agimeve me vesë brodha,

  trëndafil këputa,

Ëmbëlsia e këngës tënde,

  më erdhi tek buza.

Vazhdova rrjedhës së lumit,

  u ngjita gjer në mal.

Dëgjova këngën tënde, 

  këndonte një ujvarë.

Sa bukur,sa bukur, 

  entusiazmohesha unë.

Kur shihja ujët që binte ,

  e kthehej në shkumë.

Këputa një degë gështënje,

  të lagur na ujvara.

Tingull i këngës tënde,

  oi shpirtin ç’ma ngjallka.

Gështënjkë moj gjëmbaçe,

  vallë ç’far fsheh brënda?

Lulet tundnin thekët,

  kishte çelur kënga.

   

 

  PISAZH NATYROR

 

Mëngjes i freskët, i bukur.

  Dielli i zjarrt, del me përtesë.

Hap qepallat prapa majave me borë,

  E rrezet lëshon, mbi tokën me vesë.

  ***

Mjegulla gjumashe e rënduar,

  Zvarritet bregut të lumit.

Fushat shtrihen si qylym i blertë,

  Dhe grurin era përkundi.

  ***

 

-Hej male...O male!

  - Sa vite lufte duruat?

  -Me trupin tuaj, gjith plagë!

  -E prap ju...male qëndruat.

 

   

 

 

 

 

Ta shpërblefshim në liri

 

(kushtuar Fato Berberit)

 

Duart e tua të bardha, të buta,

  s’tu lodhën kurr me ato gërshërë.

Vrapoje ti mes breshëris’ plumbave,

  plagët shokëve për t’ua zënë.

 

Dhe çoje ti, melhem mbi to.

  Dhe ikte dhimbja, sa prekje ti.

-Fato moj motra e vogël,

  ta shpërblefshim në liri.

 

Etje djegur, plagëve të marra,

  të uronin shokët shpeshë.

- Në liri kur ta fitojmë,

  do të bëhesh doktoreshë.

 

Mbi tavolin gërshërët flasin.

  Në stendë ti na buzëqesh.

Ato gërshër, një libër i rallë,

  për Faton trime, doktoreshë.

 

v.o.i kam dorëzuar në muzeun e Tepelenës

gërshërët e F.Berberit, të ruajtura nga nëna ime.

  Më 1978

 

Për tokën time

 

Për tokën time do shkruaj me zjarr.

  E tërë nervat ti tendos.

Do shpreh një brengë, do shpreh një mallë.

  Si letër shpirtin ma palos.

 

   

 

 

   

 ÇAST

 

Hëna ndriçon

  e rrezet bjen mbi ty.

Në gjirin tënd të purpurt

  k’to rreze gjejnë strehi.

Jasht dritares natë

  e ti po ëndërron.

Mbështetur në krevat,

  për dashurinë mendon.

Gjethet një nga një

 po bjenë në tokë të lagur.

Shkëputen nga mëma,

 ku s’kan më për të vajtur.

 

Si hëna, të isha,

 të bija në shtrat!

Lehtë e pa kuptuar

 të merrja në krah.

 

   

 

 

  DUA ,... SE TË DUA !

 

Dua që të flas, ti nuk më ndalon!

Dua që të pyes, rreptë më shikon!

Dua të shikoj, rrugën ma ndërron!

Dua... Prapë dua, ti veç më vonon!

  ....Po ndalu një çast!

 

 Marr në telefon, po ti 'smë përgjigjesh!

Më bën që të vuaj, më bën që të pres!

Të lutem mos thuaj, se nuk ke dëgjuar!

Zemra nuk ta do, të luash me mua!

  .... Zemra s'të gënjen! 

 

Të kam par si ecën, kam shtangur një çast!

Të kam par si qesh, të kam admiruar!

Të kam par si qan, zëmra më ka therur!

Kam qar edhe unë, se nuk kam duruar!

  ...Besomë ç'të thashë!

 

Ata lot që derdhje, ku i mbaje vallë?

S'priste loti lotin, mbi faqen e tharë!

Kush të ka kurdisur, thua që të vuash?

Mos e lësho veten, përpiqu të duash.

  ....Të duash vërtet.

 

Përpiqu njëherë, vetveten të gjesh!

Të mira të liga, akoma s'ja njeh!

Përpiqu të duash, mua, siç të dua!

Do falja gjithçka, vetëm të mos vuash!

  ....Është vetëm një jetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 5:08 pm

Rrustem Geci  
  
 


Poezi nga libri më i ri “ Këngët e ujit”



ART POETIK

Kjo fjalë gjaku o mik
që vjen nga thëllima  
është një plagë e jona
nga drita e të sotmes

Njeri,merri rreze diellit
merri edhe pak frymë
që fjala poshtë zemrës
të d a l i më me forcë

O zë i ëmbël i poetit 
ti që fjalën shpërndan 
si dhuratë të shpirtit
lavdi të qoftë poezia

Kosovë e artit të lartë
Kosovë e artit të artë
Me thërrimet t u a j a  
T h u r i këngë për ty


REGJISORI

Vëllai im i këngës
Ti që poezinë e lexon
Me ngjyra, me zë
Kjo është jeta jonë

Vëllai im i këngës
Vëllai im i shpirtit
I magjishëm është ai
që e ndien poezinë

Në jetën e përditshme
Janë tëra të sotmet
Janë tëra të nesërmet
Janë tëra të ardhmet

Vëllai im i këngës
Vëllai im i gjakut
Goditi ato qerre
Që fshehin trazira


B UJ T Ë S I T

Plot pushtues të huaj
Që i ranë këtej pari
Ata ishin edhe”bujtës”
Dhe s´iknin pa luftë

Që nga Troja e lashtë
Kur u shuan pellazgët
U ngrit Iliro-shqipëria
Nga ishte pellazgjia

Plot bujtës të huaj
Nëpër t r o j e t tona
Frigonin v e t ë s i n ë
Për grurin dhe vajzat

Plot pushtues të huaj
Me emrat më vrasës
Prapa lanë varre, dhe
pemë gjaku të prera

OHRI
   
Një stuhi e madhe
Në shpirt më buçet
Fryn e r ë e fortë
Një erë me xhaketë
 
Bari z ë e dridhet
Qielli shungullon  
Një erë me xhaketë
Pluhurin lart e qon
  
Laureshë e malit 
Më thuaj a më donë
Laureshë e malit
Pse nuk e pohon

Mos u skuq o shpirt
Mos u skuq o xhan
Se të dashuruarit
Një dhimbje i mban


YJET PREJ UJI

Në këngët me çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta

Në këngët me çamëri
Populli i vogël çam
Çdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë

Në këngët me çamëri
Të trojeve të ilirisë
Çami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me çamëri
Prej ku nis çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:46 pm

Preç Zogaj  
  
 


Dritare dimri



Te heshtura, te shkreta dritaret e mija
Matane qyteti i demokracise
merdhin e tkurret
ne pendim dhe ngrica

Zvogelohen qeniet dhe rritet pikellimi
te gjitha rruget kthehen nga iken
Zemra s'do me shpjere gjer ne falje.

Tani shikoj si dridhet ne dritare
Imazhi i nje gruaje nga koha e pllenimit
S'do me njohin me syte e saj te gjelber.

se, mbeta perjetesisht ne kete bote,
Se mbeti perjetesisht ne boten tjeter
Atje ku s'arrin lutja as klithma.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:47 pm

Shkrimtari, Publicisti, Gazetari dhe Politikani i njohur, Preç Zogaj (1957) u lind ne Manatia te Lezhes. Ka studiuar Gjuhe Letersi ne Universitetin e Tiranes. Zogaj u shqua ne levizjen demokratike te vitit 1990 dhe ishte Minister i Kultures ne qeverine e ''Stabilitetit'' ne qershor 1991. Qe nga ajo kohe eshte aktivizuar ne profesionin e shkrimtarit dhe politikanit. Nga botimet e tij ne Poezi permendim: Qielli i gjithkujt, 1991, Kalimi, 1999, Pas erës së re, 2004. Ndersa ne Proze: Shetitorja, 1990, Pa histori, 1993, Paradhoma e një presidenti, 2001. Krijimet e Zogaj jane perkthyer ne Italisht dhe Frengjish
biligoa shkruajti:
Preç Zogaj  
  
 


Dritare dimri



Te heshtura, te shkreta dritaret e mija
Matane qyteti i demokracise
merdhin e tkurret
ne pendim dhe ngrica

Zvogelohen qeniet dhe rritet pikellimi
te gjitha rruget kthehen nga iken
Zemra s'do me shpjere gjer ne falje.

Tani shikoj si dridhet ne dritare
Imazhi i nje gruaje nga koha e pllenimit
S'do me njohin me syte e saj te gjelber.

se, mbeta perjetesisht ne kete bote,
Se mbeti perjetesisht ne boten tjeter
Atje ku s'arrin lutja as klithma.
 Preç Zogaj  
  
 


Ankim per nenen



Perse,mama,ti deshiron te vdesesh?
Tani ti je me e re se une. 
Njezet vjec ne Iliri
zbrita,
Me te gjitha ereat qe fryn kendej pari,
por ty nuk te thane. 
A e mban mend sa shume i pelqeja
kemishat e bardha?
Trupi im i lashte atehere
kishte kohen te ikte. 
Kur mbusha tridhjete,nje nate dhjetori,
Mu be se fola me vete tenzone.
Ai me tha:shume ke vuajtur
per ate vajzen qe te beri koken,
te kesh kujdes se eshte e vogel! 
Perse mama ti deshiron te vdesesh?
Perse keshtu pa radhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:48 pm

Preç Zogaj  
  
 


Nen harkun me plepa...



Atje në rrugën e Lezhë-Manati, 
nën harkun e plepave të butë 
vinte mbesa me një djalë të ri... 
Ktheva blatishtës pa rënë në sy. 

Dhe besova i hidhëruar 
se ai më shumë se unë i shkonte në krah. 
Gazi i saj më ftonte në gëzime, 
po lufta, lufta u ndez e s’më la.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:49 pm

Preç Zogaj  
  
 


Stërgjyshërit si erë dimri



...Stërgjyshërit si erë dimri, 

me mustaqet si brirë, 
ku zemërimi bën folenë, 
me shpuan në brinjë, 
mërmëriti: Luaj! 

Gjyshërit - gjëmime luftërash 
e gjithashtu lodra grash 
u ngjallën nëpër genet, 
urdhëruan: Luaj! 

Babai flokëbardhë 
tha: mbaj frenat mirë, 
ne sytë që mbylli fshehu 
një qeshje, një dëshirë... 

Ikte mbesa me një djale të ri... 
Ktheva blatishtës pa rënë në s
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:49 pm

Preç Zogaj  
  
 


Elegji



-një fshatareje nga Ishulli i Lezhës- 

Ah, kjo vdekje e gjorë, rojtare kryelartë dhe e sertë, 
e asaj që është e shtrirë dhe s’ngrihet më! 
Veshët ia ka zënë, nuk e lë të dëgjojë as vajet, as erën. 

Sytë ia ka mbyllur, 
Duart ia ka lidhur 
Kjo vdekje e hidhur! 

Prapa murit ka qënë në përgjim, por gruaja 
Gjer në fund nuk e diti, 
Prapë nuk e di, 
Kurrë s’do ta dijë! 

Ah si shkëlqen kostumi i saj mortor! 
Është veshur sot më bukur se dje. 
Më bukur se ditën kur doli nuse. 
Më bukur, më bukur-ahi, - më bukur! 

Të thuash ti s’është ajo plaka 
Që fuste në këmbë nallane të gjata, 
Që mbante në supe xhaketë të vjetër, 
Të thuash ti është tjetër, tjetër! 

Qajmë dhe për kë s’e dimë! 
Qajmë për njerinë. 
E në rrugë, ja, faniten krushq të mjegullt, 
Frushullojnë jele dhe shami bojalle. 
Në fytyrën e saj retkin-mozot-një qeshje, 
Një endje e thellë prej të gjallëve. 

Ka qënë vdekja nën shtrat... Por gruaja 
Gjer në fund nuk e diti, 
Prapë nuk e di 
Kurresesi s’do ta dijë, 
Bashke s’u panë, 
Hallet i qanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:49 pm

 Preç Zogaj  
  
 


PUSHIM PËR NËNËN



Një ditë pushim për nënën! Nuse, mbesa! 
Merruni ju me zogjtë e pulës, rosës! 
Këmba këmbës ndiqini në arë, në kanal, 
në ferrë! 
Në ëndër shihni, sa po t’u mbyllën sytë 
në zheg! 
Përpjetë hilluni, përgjoni mos vjen hutini! 

Një javë pushim për nënën! Miq, shokë! 
Rralloni ardhjet, kafenë, rakinë! 
Nëna nuk do të bëhet verem në kuzhinë! 
Nëna të ulet në nim, të dëgjojë 
rubrikën e lajmeve, këngëve, 
këshillat e mjekut Hamdi Sulçebe, 
enciklopeninë! 
Të shijojë vizatimet e zogjve në qiell, 
lojën e hijeve pikadritave në ajër! 

Dy javë pushim për nënën! Fëmijë të 
prapë! 
Përkundini lugët urtë e butë në pjatë! 
Duroni gjembat, plagët e lojës! 
Shkoni vetë në burime, në mensa! 
Mos i padisni mësuesit, o kokëkrisur! 
Nëna të rrojë e qetë tani! 
Të ngulet në karrige, të shohë në TV 
filma! 
Të përgjumet vonë, të flerë zhveshur tetë 
orë! 

Tre javë pushim për nënën! Pemë, pemë! 
Qëndrojini erës, vapës! 
Nëna është plakur, 
meriton hijen, frutat, jo hallin tuaj! 

Një muaj pushim për nënën! Motra, 
vëllezër! 
Mësoni të qeshni çiltërsisht përherë! 
Në rrugët ku ecni, kujtoni: rron nëna, 
pas dore la përrallat, përqafimet, 
fisnikërisht një vit e jeton sa për dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:50 pm

 Preç Zogaj  
  
 


Afrohu, orë e lumtur e poetit!



Duhet të shkruaj patjetër, 
po deri te letra e bardhë 
zverdhon një tufë flakësh. 
Si të kalosh pa u djegur? 
Si ta shtypësh kalemin 
Kur ëngjëlli i pazbutur 
dridhet nëpër gishta? 
Ka disa kohë që shkrimi i poezisë 
më shkakton vuajtjen dhe dehjen 
e dhurimit të gjakut. 
Kur vjen ora. 
Endu, endu fije-fije shpirt - 
flamur i kuq triumfi, 
mandile e bardhë dashurie, 
pasqyrë e kthjellët fytyrash 
deri në fund njerëzore... 
Afrohu, orë e lumtur e poetit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 6:50 pm

 Preç Zogaj  
  
 


NDRYSHIME



Akoma gjallë unë në rrugën për Lezhë, 
Mes kujtimesh të panjohura, 
Mes kujtimesh të vdekura, 
Përskaj të njëjtit det, 
dhe maleve të njëjta. 

Mirë ia kanë bërë dashurisë sime, 
Tani nuk e ruan asnjë gur, asnjë dallgë, 
I tepërt shkoj rrugës, endacak dhe në pritje, 
rastësisht i pranishëm, 
më i vjetër se im atë. 

Njëqind herë lamtumirë u thashë përnjimend; 
Prej këtu e nxora kryet në një kohë tjetër, 
Kam lindur pak në shekullin që vjen, 
Kam lindur pak edhe në Greqinë e vjetër. 

Akoma gjallë unë në rrugën për Lezhë, 
I kthyer s’di kur, 
I zgjuar në torturë 
Pulat e rosat tremben, 

Nuset e orët çmenden, 
Prindrit e mi të urtë, 
fëmijët, tamam fëmijë, 
Bëjnë kryqin e shkojnë 
të ndezin një qiri. 

Kohët u hallakatën, 
por kajsia e kopshtit 
lulëzon si më parë... 
Nuk shkon, diçka është prishur. 

Akoma gjallë... 
Akoma gjallë Edi, 
Gjallë Iliriani 
i prekuri i rradhës 
bash prej Afërditës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 14 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: