Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:51 pm

 Preç Zogaj  
  
 


FËMIJËT E KALLMETIT NGJISIN DUHAN



Hangarë të gjatë ku dielli i zhegut kullon 
si lave e bardhe nga pullazet përdhe 
largesia tej me dihatje ëndërron 
një burim,një puhizë,një hije,një re. 

Është ora kur femijet kanakare urdhërohen 
të kthehen nga deti,nga oborret, nga rruga 
me lodra,përralla,premtime mashtrohen 
për një sy gjume në shtohet e buta. 

Kurse fëmijët e fshatit Kallmet 
ulur në gjunjë të hangarit të gjatë 
me gjilpërat e holla shkojnë në fill shpejt e shpejt 
duhanin që volën gratë. 

Push i trashë dhe i hidhur farmak 
u ngjitet në duar,në flokë 
po t'iu hedhësh një top nuk levizin aspak 
s'kanë kohë tani për t'u bërë çamarrokë. 

Hesht dhe pi duhan me bllokun në dorë 
një fëmijë duke qeshur më thotë:të kam mik 
O dritë,je mik im madhështor, 
por unë jam sot përdreq armiku yt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:51 pm

 Preç Zogaj  
  
 


Fanitje



Lemsh i pergjakur si diten e pare
nga mitra e gruas se tim eti dola
per te udhetuar perseri,
drejt atij çasti kur te pashe Ty,
me nje veshtrim te paharruar
qe me ka humbur prej pese vjetesh
prapa nje mali pluhuri reje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:52 pm

 Preç Zogaj  
  
 


Ajri mblidhet lemsh ne zemren time



Ajri mblidhet lemsh ne zemren time
Edhe pak kohe do te jete i jetueshem
ky vend ku flaka s'ka e s'ka te sosur
ne vijen e hapur per ne ish-histori.

Gjalle ende ne shpirt, prandja te turperuar
nga fytyrat tona kaq te pandryshueshme
Si do t'ia bejme ne me dashurine tone?
ne cilen gjuhe do fshihemi,
ne ç'dialekt do duhemi?

ne çdo pasqyre 
na veshtron mekati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:52 pm

 Preç Zogaj  
  
 


MË THANË PERSONAZHET E MI



- duke shkruar prozë- 

Na bëre kokën, por s’të përkasim. 
Na hape sytë, do të shikojmë! 
Na fale gojën, do të flasim! 
Na vure veshë, do të dëgjojmë! 

Krijues, baba, perëndi a ç’je! 
Me frymë e letër e penë 
nga hiçi, demek, na shpike ne. 
Pra jemi, s’paskemi qënë. 

Nga lotusi yt me qindra pikuam, 
e bukur shumë ishte kjo botë. 
U turrën me vrap por ç’u gjakuam 
në cepat e buzëve nga freri i ftohtë. 

Na the këndomëni mirënjohjen e thellë 
në gjunjë, me sytë plot adhurim dhe bindje! 
Unë romancieri ju kam pjellë, 
në kokë futni kokën time! 

Krijues, baba, perëndi a ç’je! 
Mos luaj me fatin tonë siç do! 
Njëri u nis të arrijë një re, 
tjetri një dasmë: mos i ndalo! 

Nga hija dhe drita jote pushtuese 
lirim, lirim! - në kor thërrasim. 
Në këtë botë shumë të bukur, 
na bëre kokën, por s’të përkasim .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:56 pm

Puntorie Ziba 

Puntorie Muça - Ziba u lind në Strugë në vitin 1954 . Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Punon si mësuese letërsie në Shkup...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:56 pm

Edgar A.Poe 

Dikush është, 
thashë, 
përgjon 
nëpër dritare. 
Hënëz moj 
e teletisura hënë, 
dashnorët e dehur 
u ngujuan nën 
bukurinë tënde 
kurse unë s’i hoqa sytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:57 pm

a) E mjera ti, 
që je futur galuc në shtrat të huaj 

E mbaj mend mirë 
kur më bëre të dënes 
e ngujuar 
në pranverë 
afër pemëve me ngjyra 
nën hijen tënde të vakur 
kokëvarur ndeja 
si këngë e harruar. 
Ti u zgjove vonë, 
as këngën e gjelit s'dëgjove 
as dritaret nuk i hape 
as një sy nuk ma hodhe 
se fute kokën në pus 
dhe luaje mbi pasqyrë uji: 
Pasqyrë, pasqyrë 
unë jam e bukura Hënë, 
më e bukur se unë 
s'është 
as lulebora 
që çel vetëm njëherë 
në një stinë, 
afër trungut të një molle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:57 pm

b) ti udhëtoje 

Kur ti udhëtoje gjatë 
me krahët e shtrira 
pas maleve 
mua s’më ngushëlloje 
për Eremi 
kur u lava 
me ujë mulliri 
të më duan sojnikët, 
se u fute në Drinin e zi 
vetëm kokën ngrije 
sa të mos mbytesh 
dhe përgjoje britmën e korbit 
famëkeqit 
kur këndonte: 
u ul hëna në brigje 
të lumit 
ndezi zemrën e një vashe 
se nën hijen e saj 
lutej : 
fol moj fol 
hape zemrën 
kë ke parë atje 
mbi ty 
çka ke parë 
këtu nën ty 
e amshuar 
e adhuruar 
akoma virgjëreshë 
dhe prostitute 
që futesh në çdo shtrat 
çifti të ri 
dhe plaku, 
po kur hyre e dole 
nga i bardhi Dri 
njësoj si ai, 
si ai korbi i zi 
"Aq e hollë ish trokitja 
aq e lehtë ish goditja" 
përmes dritareve të mbyllura 
sehir bën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:58 pm

c) o hënë nur 

Përse më shtiresh skofiare 
e i thanë kujtimet 
në pemët e zhveshura 
kur gjethet bien, 
përhumbesh diku larg 
me sytë e tu 
dhe futesh 
portë më portë 
e ne trazohemi në shpirt 
para hirshmërisë, 
pastaj pikojmë 
si manaferra 
dhe vdesim 
natën, ditën 
kur ti del 
dhe fshihesh stinëve 
e moteve 
në dashuritë e mëdha 
veneron amshimin 
dhe vetëm jeton, 
e jeton...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:58 pm

ç) Mistike je 

Përse na shikon 
me bisht të syrit 
na përgjëron 
e na përqesh 
kur ne të duam 
çdo stinë 
gjëmojmë 
nën hijen 
e rrezes tënde 
nga gëzimi 
kur je e plotë 
si mis bote 
si beqare 
dhe e fisme. 
Njësoj e shikoje 
Korb ziun 
kur përplasej në dritaren e kyçur 
derisa i përgjakeshin 
flatrat, 
se shpend e njerëz 
ah,shpend e njerëz 
vdesin moj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:59 pm

d) dritëhija jote 

Ah kur e kyç vetëm në dhomë 
poeten e sfilitur 
angarizesh si e marrë, 
ajo varet nëpër shkronja 
futet në vargje 
e përpëlitet 
të vejërojë, 
sa prapthi jetoi 
e dashuroi, 
mbarë i shkruante 
vetëm vargjet për ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 6:59 pm

e) qenie e amshuar 

Hënëz moj, ti je! 
Po rri moj 
rri e mrizo 
mos përgjëro 
të tjerët. 
Shiko veten moj, 
si në rini 
e pleqëri 
mbete 
e ndezur flakë 
nga dashuria 
e futur në shtrat të huaj 
lakuriq, 
e brishtë 
me shumë naze, 
e mbushur me dashuri të kuqe 
me ndarje të kuqe 
e përkëdhelura e kuqe 
nga gjithë qeniet që frymojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:00 pm

f) brenda teje 

Brenda teje lexova 
ca vargje 
dhe një këngë 
të kompozuar 
me nota qershie. 
Hënë moj, 
mos ma fsheh atë romancë 
ata motive, 
sa dua t’i sodis. 
Ti nuk s'kuqesh 
kur më futesh nga dritarja 
e paftuar 
dhe mi hap ata dy sy 
herë më dukesh martire 
e herë vashë lozonjare 
"Çporru prapë mu në djall, 
në skëterrë dhe në zall!" 
se poetët e tu të molisur 
mbeten nxënës 
që ende pyesin 
pse erdhëm të gjallë, 
ku do vemë të vdekur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:00 pm

g) ti shikon 

Si e shikon këtë tokë 
bujtinë 
këtë varr 
këta njerëz të hidhëruar 
të egërsuar 
që vetëm një gjysmë stine 
bëjnë dashuri 
dhe futen në dhe 
pa përkëdhelje të bardha, 
janë bërë për t'i qarë 
me gra Zajazi 
me virrma korbi 
krra, 
krraaaa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:00 pm

gj) vasha pyet 

Hënë moj 
ti ende rri këtu, 
kur do ikësh 
e ku do vesh ? 
Ah, na bjorre bukurinë 
ik po deshe në djall e n’zall 
se ne s’jemi të amshuar 
e ti rron e përgjëron 
a do vdesësh ti !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:01 pm

i) vetëm një natë 

Një natë kur i lazdrove 
i qave dhe i miklove 
ah vetëm një natë 
i mashtrove 
me një sheqerkë të kuqe 
dashnorët 
që bënin si të përvëluar 
kur i fute në merak, 
ata të vezulluar 
zbritën nga hijet e brigjeve 
dhe u shikuan në pasqyrën e ujit 
duke u çjerrë: 
"Pasqyrë, pasqyrë 
ne jemi më të bukur se ajo hëna mistike". 
Ti i fute nën kthetrat e tua 
gjithë ashikët e utnuar 
se vetëm ata, 
ah,vetëm ata çirreshin nga lezeti: 
Pasqyrë, pasqyrë 
më e bukur se ne është ajo hëna mistike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:01 pm

j) nur hëne 

Hënë e re,hënë e vjetër 
a je ti moj 
e teletisura hënë, 
dashnorët e dehur 
mbeten duke trokitur në portën tënde 
kurse unë s'i hoqa sytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:02 pm

k) vashat ziliqare 

Të vraftë rrufeja 
ah, një rrufe të copëtoftë 
e tu bëftë rrudha-rrudha 
fytyra pasqyrë 
të shëmtoftë një shi i turbullt 
e të bëftë gogol 
se vetëm ti ruan sekretin 
e të bukurës 
të shëmtuarës, 
vetëm ti dëgjon 
ofkëllimet 
dhe na hedh 
mjegull syve 
derisa bëhet koka jonë 
byk.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:02 pm

ll) smirake 

Smira më futet në kocka 
prej teje 
o e amshuar 
tradhtare 
nënë a bijë 
burrë a djalë, 
kush të lindi 
të mbuluar me mister 
pa gjini. 
Ah ç'fytyrë të skuqur ke 
prej kur nuk ngadhënjeu 
ai humbësi i madh 
vrasësi, katili 
shpirtëmbli 
Gilgameshi prej mishi e gjaku 
smira i futej në bark 
se të hirshme 
të amshuar 
të kishin 
vetëm ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:03 pm

o) malet rob do të zënë 

Rritu mal 
ah,rritu mal mbuloje hënën 
të mos bëjnë hije rrezet e saj 
kur vezullojnë dashnorët 
se shtiret sikur i miklon 
se shtiret sikur i qan 
se shtiret sikur i do 
qan e qesh me ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:03 pm

p) kur do të rriten malet 

Ah kur do rriten malet moj 
hënën rob do e zënë 
njërin sy jashtë do ja lënë 
mos e paftë kurrë vdekjen tonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:03 pm

q) plakat thanë 

Nën rrënjët e saj flenë foshnjat 
ne prej ëndrre zgjohemi 
si të hutuar, 
a t'i besojmë asaj 
që nuk na tregon dritën e varrit 
dhe terrin e jetës !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:04 pm

r) kujtohuni 

Ah, s'u kujtua njeriu i gjorë 
kur zbret agu 
të prek 
një tempull 
një piramidë, 
këta gjigante 
të mistershme 
ogurbardha 
e ogurzeza 
fat do sjellin, 
se vetëm ne 
do venerojmë 
anën sublime 
të faqes tënde 
të mbuluar me mister. 
Ndal thanë: 
Mos ngul sytë 
në apogje 
ndal, ndal 
se do shkrumbohesh, 
njeriu nuk ka lindur të di 
për parajsë e ferr 
për dritëhijen 
e një hëne 
të amshuar. 
Ndal, ndal 
ah, ndal ! 
Ku e di i gjori njeri 
se bën dashuri 
me Diellin, 
kurorëzohet 
e shkurorëzohet 
në pleqëri 
dhe mbetet beronjë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:05 pm

s) dilemat 

Dhe në vdeksh 
nga damlla e frikës 
o njeri 
lind e vdis 
kur të duash 
se do vdesësh 
përherë. 
Në pyetshin 
të gjithë 
a janë të amshuar 
ata në katin e shtatë qiellor, 
do përgjigjet ai që i ka parë 
dhe i ka prekur me gishta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 EmptyTue Oct 21, 2008 7:05 pm

sh) moj e bukur 

Hap parajsën e shpirtit 
moj e bukur 
se mbrëmë lëngoi 
një çapkën i ri 
bukuria e tij u tha 
kur ju shua dashuria, 
nuk e priste 
e vluara 
sy shkruara 
e përsosura 
që të përngjante në vetulla 
edhe veshë fisnikësh kishte 
të vogla si kokrra arre 
dhe për një çast 
ah vetëm për një çast 
këndoi: 
Ulu mal 
ah,ulu mal të del hëna 
hëna doli 
sa tinëzare 
aq memece, 
vasha lutej 
mali s'ulej 
mali s'rritej. 
Po fol,moj fol 
çka ke parë atje mbi ty 
kë ke parë këtu nën ty 
kur je futur moj tinëzare 
në çdo dritare. 
Ndal, ah ndal 
se vetëm ti e di 
ku lëngon çapkëni ri 
që mbytet në merak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: