| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:29 am | |
| LETËR NGA LARG
Po ta shkruaj këtë letër
Xhaxha
Unë mbesa jote
Jepja Artës
Që dorën e vizatuar
Të ma shtrëngojë…
Po ta shkruaj letrën
Nuk di t`i vë pikë
A thua a ka pikë stacioni i mallit
Arta në Kosovë
Unë në Amerikë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:29 am | |
| GJYSH SI DUKET KOSOVA
E pyesin mbesat e vogla
Vjollca e Brikena
Që kanë sytë shkëndijë:
-Gjysh si duket Kosova,
Që ka gjithë atë nam,
Që ka gjithë atë bardhësi?
-Kosova, vendi më i dashur,
I shenjtë për jetë e mot,
Kosova, jeta dhe dashuria jonë
Është gjaku që s`falet dot! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:34 am | |
| Ismet Tahiraj u lind më 15.3.1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt, ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Mitrovicë. Shkollën e lartë të gazetarisë e mbaroi në Beograd. Botoi në periodikun e kohës, prozë e poezi për të rritur e për fëmijë. Kjo është përmbledhja e parë e tij. Ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të tjera , të cilat për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ende nuk dolën në dritë si libra. Jeton e vepron në vendlindje.ERË E VENDLINDJES Libri i parë (1995) | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| |
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Ali D. Jasiqi Sat Oct 18, 2008 9:41 am | |
| SHPRESOJ
Galuc në kujtime paluar E pafuqi, e dashur,me te pa Ditët ikën e s’kthehen më E di mirë – dhe filloi me qa
Përmallshëm shikoj hënën pas kodre fshihet I heshtur fshati kotet në qetësi Si fytyra e çupëzës pikaloshe Më mbetesh si ëndërr edhe ti.
Gjumi me mashtron, ëndrrat m’ kaplojnë Ti pranë e etshme diç je duke kërkuar E duart e mia shtrihen të të pushtojnë Por moshëbardha më ka mashtruar.
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:42 am | |
| MË LËNI NË QETËSI
Nëse me gjeni në fushën e pikëllimit E lehtë për ata Që në zinxhirin e jetës i ka tërhequr zvarg Pa u ngatërruar askund Dhe kurrë s’kanë ditur çka është errësira Ju lutem me lëni në qetësi.
Nëse me gjeni në udhëkryq Në përleshje me dyshimin Lehtë për ata Që gjithmonë Dikush u ka prirë O njerëz të dashur në punën tuaj duke shkuar - Ju lutem, prapë, më lëni në qetësi. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:42 am | |
| PORTRET I MALËSORIT
- Kushtuar babait
Fytyrë e përvuajtur ku shndrit mustaku Gëzimet si thermi nderoheshin rrallë Në duar të plasaritura dukej vetëm gjaku Kujtime të ikura të mbjella në ballë.
I qëndrueshëm për fjalën e dhënë Të parët ta kanë lanë të vetmin trashëgim I gatshëm ta mbrosh mikun Koprrac të bësh krim.
Çdo gjë të vuajturit ia falë E të drejtin e mbron si trim I pathyeshëm furtunave të moteve Ky është portreti i malësorit tim. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:42 am | |
| NDËRHYN POETI
Dielli që rrallëherë gjen hapësirë në mes reve i dredh rrezet e veta mbi tokën e mbuluar më të bardh. Veriu fryn furishëm dhe duke bërë borën guzhmë i përplas udhëtarit leshskuqur fytyrës. Kur veriu pushon shikimi i udhëtarit ndeshet në tymin e oxhakut të një shtëpie ,ndërsa brenda dikush ulur pranë stufës së ndezur këndon. -Ftohtë! – thotë udhëtari. - Jo ! – përgjigjet ai i dhomës - Dimër – ndërhyn poeti. Veriu si për çudi pushon. Retë dendësohen dhe fillojnë të derdhin shi. Strehët e shtëpive pikojnë. Bora shkrihet. Tani era i ndjek retë dhe qielli pastrohet. Dielli rezon çdokënd. - Sa bukur – thotë përsëri udhëtari. - Jo ! – prapë thotë ai i dhomës. - Pranvera – ndërhyn poeti. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:43 am | |
| LOT GËZIMI
Me pyet pse s’qesh Të përgjigjem Me pyet pse s’këndoj E unë të tregoj Pse nuk më thërret Eja të ngushëlloj Që vaji yt dhe imi Të derdhen në një lot - Lot gëzimi. (1957) | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:43 am | |
| ATA – JEMI NE
Të parën lule në kopsht që biri, ty ta fala “A mi ep sytë e zi?” Bareshë në mal me dele kur të gjeta “E re jam ende, me le në qetësi!” Një trëndafil të bukur ta dërgova peshqesh Falmi, vetullat gajtan! Pranë gardhit kur në mes nate jemi ndeshur E skuqur gjegjje:” Moti ti kam dhenë!” Për vëllezërit tu e babë plakun mëshirë Me na nda u munduan Duke thënë: “Është prej shtëpisë së mirë!” Për një të panjohur të fejuan.
Tash ndër stane verojnë dy të ri E në qetësi kanë ra Dy tufa kanë ruajte në mal e vërri Ata – jemi ne. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:44 am | |
| MBRËMJE
Tretet dielli pas krepave të maleve Së shpejti edhe sot në kupë e bëri një hark E unë dëshpërueshëm s’ngopen duke e shikuar - Hej, nesër jam për një ditë më plak. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:44 am | |
| LETRA
Më ka mbuluar mjegulla që e sjell terri E lotët kanë mbushur sytë e mi Si udhëtar i tretur që i është shuar feneri Në pyllin e dendur i mbetur në vetmi.
Dikund një vocërrak po e ndiej duke qarë Si lypsar këmbëzbathur kërkon mëshirë - Më ndihmo, të lutem i dashuri vëlla, Në rrugë të qytetit kam mbet pa dëshirë E ti e din se unë dje erdha nga mali Dhe nuk di ku do ta kalojë natën! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:44 am | |
| YLLI
Në terrin e jetës një yll e gjeta Që ndriçon rrugën time plot pengesa Yll me shumë rremba, Në ëndërr mu duk Si tinëzisht iku e në terr me la.
Kjo kishte qenë ëndërr mashtrimi Sepse ylli ndriçues me krah të shqipes Gjithmonë përpara e kam në udhëkryq Dhe rrugën e drejtë ma tregon Se si duhet në dritë të arrijë E unë pas tij shkoj | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:45 am | |
| KËNDOVA KËNGËN
Këndova këngën e zemrës Me plot dëshira e gëzime Këndova këngën e dëshirës së zjarrtë Me tonin e saj të thekshëm Shprehej nga zemra e prekshme. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 6:48 pm | |
| Suzana Kuqi
Mall…
Të erdha pranë
një urim për ditëlindje
të marr
o im atë
me hapa të lehtë
e të mendueshëm
që trishtëm masin trishtimin
e këtij vendi
ku të njëjtat fytyra
me të njëjtën mënyrë
të shohin
Ballin mbështes
mbi gurin e ftohtë
si dikur mbi ballin tënd,
e në shpirt
diçka
shumë, shumë,
më dhëmb.
Mendimi mundimshëm
kërkon të çajë kufijtë,
të hyjë thellë në tokë,
të fluturojë lart në qiell,
e të kridhet në pafundësi
prej nga kthehet
kujtimi yt
që trishtëm, dhimbshëm
por ëmbël
mbështet buzët në ballin tim
duke më dhënë
si dikur
të ëmblin urim. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:19 pm | |
| Sevdije Rexhepi Dy poezi Diell i dashurisë Do fluturoj Me krahë engjëllushe Që të jem Pranë frymës tënde Do jem gjaku yt Atje Krenaria do qaj Me lot gëzimi Se ti…gjithmonë Përqafove fytyrat e harruara Njome me ujë bekimi Buzët e shkrumuara Sytë shëndrite Me dritë meteori Edhe… Atje ku derdhej gjaku Aty ku humbej shpresa Me fjalët më të thjeshta Fitoje TI E madhja Nënë Tereza Ti DIELL I DASHURISË Që ngrohe zemrat E njerëzimit mbarë. Valle shqiponjash Kur vallja hidhet Me fluturim shqiponjash Zemrën ushqejnë me krenari Plis i bardhë E shami e kuqe Syve u japin dritë Me shpirtin Që kurrë nuk treti Edhe në motet me stuhi Brez pas brezi Vallja shqiptare Me shekuj mbeti E shtrenjtë Sa vetë ky dhe Rritur nëpër kohë Me tupane E tela qiftelie Ruajtur me dashuri Në kështjella trimërie. Sevdije Rexhepi Gjilan / KOSOVË | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Bilall Maliqi Sat Oct 18, 2008 9:28 pm | |
|
- Nga përmbledhja me poezi “Vula e kohëzezës”
- PËR DITË TË BARDHË
Dhembjet kur ruhen
Këngët e mallit
Shoqërojnë
Gjurmët e humbura
S’dinë rrugë kthimi
Nga sekret i kohës
Figurat e kanë radhën
Le të thonë ç’munden
Kur gjoksi vlon nga dhembja
Kur ëndrrat shtegtojnë
Për ditë të bardhë
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:28 pm | |
| KORBIT
Ti korb, kobzi
Në sqepin tënd
Tmerr, urrejtje,
Errësirën ngjyrose
Flatrat tua erëzezë formojnë
Zezëre mbi ne
Me ty zi e më zi | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:28 pm | |
| DJEPI I KOHËS
Kulmet e varreve
Eshtrat i mbajnë
Në djepin e kohës
Përkundet historia
Në trupa e skelete
Shumë herë u betuam
Trimëritë e tyre
Shumëzuan emra
Pas çdo himni
Eshtrat lëshojnë varret
Me kurora karafilash
Emrat qëndrojnë në këmbë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:29 pm | |
| NDËRRIM VENDESH
Hijezeza u var
Në rrapin mijëvjeçar
Shtrëngata edhe kësaj radhe
E shoqëroi
Kushtrimi shembi durimin
Liria mundi robërinë
Dramë e vërtetë
Korbi e shqiponjë ndërruan vendet
Kodrat maten me qiellin
Ç’mrekulli shekulli
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:29 pm | |
| MJAFT
Dheun nën këmbë ma morët
Gjunjët m’i kërkuat dëshmi
Durimi im i vdekur
Erërave ua fali gjoksin
Duke u bërë pre
E gurit në tokën time
Shndërruar në kala
Për t’i bërë çerdhe lirisë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:29 pm | |
| REZOLUTA
Nën çfarë ombrelle
Qëndron Rezoluta
Kohë e krisur Në breg rendojnë numra
Mes dy teheve
Vizaton varr të thellë
Emra të vrarë
E skelete të ndarë
Pikturë gjeografike
Rragatë me shumë ngjyra
Me thonj të mprehtë
Shqyen pëlhurën e kohës | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:30 pm | |
| MOLLËKUQES
Hapë e mbyllë sytë
Peizazh
Hapë sytë s’dyti
Territor i ronitur
Mbyllë sytë
Ëndërron Mollëkuqen-
Nën dhe janë mbyllë
Shpatat mijëvjeçare | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:30 pm | |
| KËRKOVA EMRIN
Tërë jetën emrin kërkova
Në ritualin magjik,
Shpjegim kërkova
Pse rrufetë gjuajnë fjalën time
Me zjarr pse lufton akullin
Vetëm pse kërkoj emrin
Emrin tim të sulmuar
Kur trungu i lashtë ndahet nga rrënja
Dhe ofshama lëkundë dhembjet.
Kërkoj emrin tim
Përball sojit të qenit në njeri
Që i rri shpatë emrit tim
Dhe dielli ftohet
S’falë puthje për agimin
Njëqind herë thërras emrin tim
Njëqind herë veç trishtim | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sat Oct 18, 2008 9:30 pm | |
| FANITJE E VDEKJES
Eu ëndrra ma vodhi jetën
Më mbështolli fort
Si lypsarë në përqafim
Më skanoi jetën
Pashë mollë në një degë
Nuk këputet e ndaluar
Cirk i vdekjes në jetë
Mjerim midis dy botësh
Varrim varfanjaku
Në pushtet gjumi më njomi
Nënkresën me djersë
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. | |
| |
|
| |
| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|