|
| PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... | |
| | Autori | Mesazh |
---|
MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Thu Jul 24, 2008 2:18 pm | |
|
A mendoni se padukshmeria e qenies se Krijuesit do te kishte me qene argument per mosbesim ne ekzistencen e Tij!?
Formusist te nderuar shprehni mendimet tuaja ne lidhje me temen, por edhe me shkrimin ne vazhdim, i cili pikerisht flet per temen?
PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, NUK ËSHTË ARGUMENT PËR MOSBESIM NË EKZISTENCËN E KRIJUESIT! A mendoni se padukshmeria e qenies se Krijuesit do te kishte me meqe argument per mosbesim ne ekzistencen e Tij.Formusist te nderuar shprehni mendimet tuaja ne lidhje me temen?Pyetjet fundamentale, si; a ka fund gjithësia, a ekziston Zoti, si duket qenia e Tij, çfarë ndodhë pas vdekjes, a ekziston mundësia të ketë më shumë se një perëndi?, - mendimtarë, shkenctarë, filozofë e njerëz të rëndomtë i kanë shoqëruar pothuajse që nga epokat e hershme e deri në ditët e sotme, ndërsa vetëm një numër i simbolik i tyre nuk ia kanë arritur t’i gjejnë përgjigjje të duhura këtyre pyetjeve. Por me të vërtetë a kanë përgjigjje këto pyetje!? Sigurisht që po! ***** Pikëpamjet e filozofisë materialiste të shekullit XIX - se gjithësia ka ardhur në ekzistencë si rezultat i rastësisë, se ajo është e pafillim dhe e pambarim, statike, grimcat e atomit (për të cilat materialistët pretendonin se kanë qenë shkaktar për jetën) - janë të përjetshme, të padukshme dhe të pandashme nga njëra tjetra, supozime sipërfaqësore, hipoteza, e iluzione nga më të ndryshmet - zbulimet e shkencës moderne të shekullit XX dhe ato të këtij shekulli, i kanë hedhur që të gjitha poshtë.Të gjitha ato pretendime të materialistëve, shkenca i ka sqaruar dhe i ka vërtetuar si të pavërteta. Përveçse ajo përmes Teorisë së “Big Bengut” -propozues i së cilës ishte belgu Zhorzh Lemetrë (1894-1966) - ka vërtetuar se gjithësia ka pasur një fillim dhe do të ketë një fund, po ashtu ajo ka vërejtur se gjithësia nuk është statike, por vie duke u zgjeruar në mënyrë konstante (apo edhe në intensitet më të lartë) si rrjedhim i largimit të yjeve e galaktikave nga njëra tjetra, këtë fakt e ka provuar Edvin Habëll, astronom amerikan. Gjithashtu shkenca ka mohuar mundësinë e përjetshmërisë së çdo lënde, duke u bazuar dhe zbuluar se atomi nuk është grimca më e vogël e pandashme, siç ishte besuar për një kohë, sepse si çdo gjë tjetër që është e ndashme, edhe ato grimca janë të ndashme, të cilat gjithashtu ndahen në grimca edhe më të vogla. Shkencëtarët e kaluar por edhe ata bashkëkohorë gjithnjë e më tepër janë duke ardhur në përfundime se i gjithë universi ka një projektues të përkryer, i cili përcakton gjithçka në gjithësi. Isak Njuton (1642-1727) njëri prej shkencëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave - zbulues i ligjit të gravitetit, ka theksuar se "Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet". Ndërsa në një rast tjetër ai thoshte se: “Ky sistem kaq i bukur diellor, planetët dhe kometat do mund të burojnë vetëm nga sugjerimi dhe dominimi i një Qënieje inteligjente dhe të fuqishme. Kjo Qënie qeveris të gjitha gjërat… si Sundues mbi të gjithë, dhe sipas dominimit të Tij. Ai zakonisht quhet Zot, Sundues, Rregulluesi i Gjithanshëm”. Ndërsa David Darling, një fizikant bashëkohorë, pohon se as koha, as lënda, as energjia, as edhe një njollë a vrimë nuk ka ekzituar në fillim.Se jeta nuk e ka zanafillën si rezultat i rastësisë, njeriut i janë ardhur argumente të mjaftueshme të cilat sqarojnë ekzistencën e një fuqie të përkryer mbinatyrore, dhe mohojnë rastësinë, mundësinë e probabilitetit.Njeriu duke medituar përmes arsyes së shëndoshë atë çfarë ka në qiej e tokë dhe mes tyre, saktësinë dhe precizitetin e lëvizjes së planetëve, përsosmërinë e qenies së tij, do të vërej se Universi dhe qenia e tij duhet të kenë qenë të modeluar nga një fuqi e gjithëfuqishme e cila është e pavarur, e përhershme, të cilën ne e quajmë Zot. Sikur thoshte Ajnshtajni: “Kur ne shohim një modelim kompleks, kuptojmë se ai është një produkt i një vepruesi inteligjent.Për më tepër, zbulimet shkencore nga gjysma e shekullit XX e këtej kanë provuar se të gjithë ekuilibrat fizikë në univers janë planifikuar në mënyrë aq precize, sa të bëhet e mundur jeta për qeniet organike.***** Njëri ndër filozofët më të mëdhenj, Aristotel, ka thënë: “Zoti është shkak i të gjitha shkaqeve, i Cili nuk shkaktohet”. Por ateistët nuk e pranojnë këtë fakt, nuk ndalen me kaq, dhe si rrjedhojë parashtrojnë pyetjen se kush qe krijues i Krijuesit. Individë, që fenomene shoqërore, natyrore e universale i shpjegojnë në mënyrë racionale, e kanë të qartë se Zoti është krijues dhe sundues i gjithësisë, i Cili është i pari i pafillim, dhe i fundit i pambarim, të cilët janë të bindur se vetëm nën kompetencën e tij është krijimi nga asgjëja. Por sërish ateistët nuk e pranojnë këtë ligj logjik, të vetëkuptueshëm!Të nisemi nga këndvështrimi i tyre. Të kthehemi në retrospektivë dhe të orvatemi nëpërmjet disa shifrave, t’i gjejmë shkaqet e shkaqeve të përkohshme. Të marrim X1 dhe të përpiqemi të gjejmë shkakun e tij, që është X2, por lind pyetja e radhës - kush është shkaku i X2, natyrisht se X3, nga erdhi X3, vetëm si rezultat i X4, dhe kështu arsyetimi vazhdon deri në Xn, por edhe më tej, deri në infinit, në pafundësi.Kështu krijimi i X1 nuk do të realizohej pa krijimin e Xn, problemi njëjtë do ngjante edhe nëse shkojmë deri në infinit. Ky fakt jep të kuptohet se X1 nuk do të krijohej asnjëherë, ngase ekzistenca e tij do të varej nga gjitha këto shkaqe të përkohshme.Dhe çfarë do të ngjante atëherë!? Asgjë! Pikërisht asgjë! Sepse, në këtë rast, nuk do të kishim një varg shkaqesh të ekzistencës siç kemi tani, por një varg shkaqesh të mosekzistencës, me fjalë të tjera nuk do të ekzistonte as edhe grimca më e vogël. Pikërisht pse secili shkak i përkohshëm po varet nga shkaqe tjera, po ashtu të përkohshme, dhe ky proces shkon drejt e në pafunësi e regres, ndërsa regresi në këtë rast është i pamundur, sepse ne shohim se në gjithësi ka progres, kemi një varg shkaqesh të cilat japin të kuptojnë se shkaku përfundimtar i ekzistencës së tyre nuk mund të jetë i përkoshëm por i përjetshëm, i përhershëm.Duhet të kemi të qartë, se duhet të ketë qenë një shkaktar i pavarur, i cili ka krijuar shkaqe tjera të varura e të përkohshme, i Cili është i pakufizuar në kohë dhe hapësirë, i pakufizuar dhe i papërcaktuar në kohë ngaqë i ka paraprirë asaj, ka qenë është dhe do të jetë i njoftuar për të kaluarën, të tashmen përkatësisht të ardhmen; i pakufizuar në hapësirë, sepse është kudo i pranishëm dhe thyes i çdo barriere. Si argument për mosbesim në ekzistencën e Krijuesit, ateistët e marrin padukshmërinë e qenies së Krijuesit. Por as ngjarjet historike që kanë ndodhur, ne nuk i kemi parë, por ja që ato kanë ngjarë dhe ne iu besojmë; për shqisat tona nuk janë të dukshme as shpirti e mendja, por si shpirti ashtu edhe mendja ekzistojnë, por nga këndvështrimi i njeriut pothuajse janë të pashpjegueshme; gjithashtu ne nuk shohim as gëzimin e hidhërimin, por që të dyja ekzistojnë – njeriu është përjetues i tyre. Ky është vetëm njëri prej fakteve i cili jep të kuptohet, se padukshmëria e qenies së Krijuesit nuk është argument për mosbesim në ekzistencën e Krijuesit. Ngase Krijuesi është i dukshëm dhe i padukshëm. Ekzistenca e Tij është e dukshme përmes fakteve dhe argumenteve bindëse që dokumentojnë për ekzistimin e Tij, ndërsa vetëm qenia e Tij esenciale është e padukshme e paarritshme dhe e paperceptueshme për ne e cila nuk është argument për mosbesim në ekzistencën e Tij.Kur shqisat tona të shikuarit nuk mund t’i rezistojnë rrezeve të diellit, i cili në krahasim me Universin është tejët i vogël, (ku nga largësia prej 1 trilion km, ai duket sikurse një yll në qiell), atëherë si mund të pretendojmë të shohim pamjen e vet qenies së Zotit!? Sado që dielli të ketë madhësi të gjerë, kufijtë e tij janë të kufizuar dhe të dukshëm për shqisat tona! ***** Ndërsa faktin e ringjalljes, Zoti i Madhëruar njeriut ia përkujton mëngjes e mbrëmje. Nëpërmjet fjetjes na përkujton se do të vdesim dhe nëpërmjet zgjimit se do të na ringjallë. Ndërsa në librin e Tij të fundit, dedikuar gjithë njerëzimit të të gjitha kohërave, Ai thotë, Ne - (i referohet atributeve – cilësive të tij), jemi ata që i lëshojmë erërat, ato i lëkundin retë, dhe nga ato re lëshojmë shi dhe ringjallim tokën pas tharjes (vdekjes) së saj. Kështu shpjegohet ringjallja e njeriut. ***** Përsiatjet për mundësinë e ekzistimit të dy apo më shumë zotrave, fatkeqësisht një pjesë të vogël të shoqërisë bashkëkohore ende vazdhdon t’i preokupojë. Por me të vërtetë a do të ekzistonte mundësia të ketë dy perëndi!? Jo! Jo, sepse sikur të ekzistonin dy e më shumë perëndi, do të rrënohej i gjithë rregulli që mbretëron në botë dhe do të shkatërrohej e tërë gjithësia! Pashmangshëm shtrohet pyetja, pse!? Sepse ekzistimi edhe i ndonjë zoti tjetër, vetvetiu jep të kuptohet se ai është i nevojshëm, e një zot që ka nevojë edhe për ndonjë tjetër, ai nuk është zot - pikërisht pse paaftësia e tij po shkakton ekzistimint e tjetrit, pastaj tjetri duhet të ketë kompetencë, ndërsa dy kompetenca nuk mund të realizohen njëkohësisht, ndërkaq realizimi i njërës e i tjetrës jo, mohon aftësinë e të dytit, kështu që ekziston vetëm një Zot dhe vetëm rregulli i Tij mbretëron në gjithësi.Muhamet Kransiqi, | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Thu Jul 24, 2008 4:42 pm | |
| dhimbja nuk shihet,gezimi nuk shihet,vuajtja nuk shihet ,lumturia nuk shihet,ajrin qe e thithim qdo sekond nuk e shohim e qfare tjeter..kurse njerezit vazhdojne te jetojne me keto procese jetesore qdo dite gjithhere duke u perballur me to ne qfardo rrethane te jetes dhe duke mos pasur asnje pike dyshimi rreth ekzistimit te tyre kurse kur vie pyetja rreth ekzistimit te Krijuesit tone shume nga ne thojne tere ironi ''besoj vetem ate qe shoh''por quditerisht shume nga ta besojne ne jashtokesore..le te besojne eshte e drejt e tyre | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Thu Jul 24, 2008 8:26 pm | |
| Ne, me anë te te gjitha menyrave te arritjes se njohjes mund ta kuptojmë ekzistencën e Zotit edhe Atributeve te Tij, por jo Vetveten e Tij (Qenësinë). Njejtë sikur qe edhe pse nuk shihemi mes veti në internet, ne konstatojmë ekzistencën e njëri-tjetrit, tiparet apo personalitetin në një masë, por jo qenien dhe figurinë e njëri-tjetrit. | |
| | | laloni Anëtar
Numri i postimeve : 259 Age : 33 Vendi : gjilan Profesioni/Hobi : leximi Registration date : 12/03/2009
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Tue Apr 14, 2009 1:55 pm | |
| Krijuesi eshte edhe i dukshem edhe i padukshem. e dukshme eshte krijimtarie e Tij ndersa e padukshme eshte vet qenia e Tij .automatikisht lind pyetja pse qenia e Tij eshte e padukshme ?Sepse vet Laermadheria e Tij eshte aq e larte sa qe nuk e lejon njeriun si nje qenie e dobet ta shoh ate. Muhameti tha : a ka fund gjithësia,?po po si qdo gje qe ka fillimin ka edhe fundin ,i Vetmi qe nuk ka fillim e as nuk do vdes kurr esdhte Allahu. a ekziston Zoti? po po argument per kete eshte gjithqka q1e shohim e nuk shohim ,ndjejm ,prekim etj etj. si duket qenia e Tij, nuk i takon njeriut te mendoje per formen e Tij sepse keshtu krijon paragjykime te gabuara. çfarë ndodhë pas vdekjes, ?pas vdekjes shpirti do vazhdoje rrugen e tij .se pari do jetoje ne varr per nje kohe pastaj te gjithe shpirtrat do ngrihen ne nje dite temadhe e kjo do jete dita e gjykimit.do jete nje dite aq e tmerrshme se qe pabesimtaret nuk do i mbajne kembet. a ekziston mundësia të ketë më shumë se një perëndi?, - jo jo ne asnje menyre se keshtu perendite do ndesheshin per pushtet dhe do shkatrrohej bota . mendimtarë, shkenctarë, filozofë e njerëz të rëndomtë i kanë shoqëruar pothuajse që nga epokat e hershme e deri në ditët e sotme, ndërsa vetëm një numër i simbolik i tyre nuk ia kanë arritur t’i gjejnë përgjigjje të duhura këtyre pyetjeve. Por me të vërtetë a kanë përgjigjje këto pyetje!? Sigurisht që po! po po | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Wed Aug 05, 2009 5:40 pm | |
| kur nje femije do te vetedijesohej do te pyeste ,kush e ka ndertuar kete shtepi .ne do ti pergjigjeshim ,mjeshtri. dhe do ti shpjegonim se me mjetet e tij,ka perzier llaqin ka muratosur tullat nje nga nje dhe keshtu me radhe .per te ndertuar shtepine duhet hapesira,kohe dhe materialet.mjeshteri kur ta nderton nje shtepi ,pastaj shkon gjetiu te ndertoje tjera .prandaj edhe krijuesi i ka hapesiren ,kohen,materien dhe ka ndertuar me miliarda galaktika dhe eshte shume larg duke ndertua r tjera prandaj nuk mund ta shohim,por mund ti ndiejme ti prekim dhe ti shohim krijimet etij dhe ne duhet te besojme ne te si krijuasin e vetem. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Wed Aug 05, 2009 8:00 pm | |
| Mjeshtrin qe krijan shtepia a e paguan dikushi ?
E krijuesin e galektkave a e pagune dikushi ?
shume shtepi qe krijon mjeshtri behen prona te dikujte dhe emri i krijuesit nuk permendet ne shume raste ! ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ma mire eshte apo kishte me ken se krijuesi i nje femies eshte baba e nena!me emer e mbiemer! keto jan hipotezat e mija qe si permendi mendimet e tjereve! Dhe per çdo gje jam ne gjendje qe brenda nje sekonde ta ketheje pergjigjen jo njerit por shume personave!Qudi pore e vertete | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Wed Aug 05, 2009 8:22 pm | |
| padukshmeria e krijusit sdo,te thot per mos ekzistimin e tij por kjo tem o djema, asht shkencore nuk asht per ket forum,spse ktu sjem ne hulumtim te shkences por te BK-tar,kjo tem asht pa kapshme perne dhe apstrakte,skem aftsi.por te mirrem me BK-tar se asht primare per ne per momentin.dhe te mos fillozofojm se duke fillozofuar kshtu jemi duke numruar ne vend qe 3000 mij vite.klm flm,per mir kuptim. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... Wed Aug 05, 2009 11:10 pm | |
| xhemo Me vend e ke o vella dhe e kisha lutur stafin qe ta hjek kete teme e cila nuk na perkete ketu ,kush done me shkrue per kete le te shkon ne diskutime com atje eshte kjo e ca tema qe i kan prue ketu ! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... | |
| |
| | | | PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |