| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:03 pm | |
| DIBRAN DEMAKU KOHË E LIGË DHE LEHONË Ne dhome zagushi poçi ta djeg ballin perjashta furtune kohe e lige dhe lehone.
Sonte mos dil n´korzo mos fol asnje fjale fjalet i bart era kohe e lige dhe lehone.
Sa e gjate kjo nate femija pyet prinddin: -Babi kur agon?! Kohe e lige dhe lehone. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:06 pm | |
| DIBRAN DEMAKU
PYLLI Ne perralle nje pyll i rralle.
Ia prene deget mugulloi.
Ia prene trupin prap buloi.
Ia prene rrenjet prape rrenje vuri.
Pyll i dendur me rrenje ne guri.
Neper shekuj shtize flamuri. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:10 pm | |
| HASAN QYQALLA
MOS Mos ma thaj sonte lotin e njome Ka mall Kosove Mosma ndal kengen e re Ka etje Kosove Mos me sulmo enderrat e gjumit Kane ngjyre Kosove Mos ma lendo samarin e shpirtit Me te bart Kosoven Mos me vrit me maske ne lak SHKEL GJAKUN;VRET kosoven. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:16 pm | |
| HASAN QYQALLA SHPRESA VDES E FUNDIT Seç me the kete filozof a njeri urtak
I kripur nga klasiket,i brumosur me art. Bisedojme per kohe te lashta,gjeneze e letersi Kulla,oxhaku,oda-tradite fisi,bujari. Kembane per kenge burrash,zile per femije Per shkollen shqipe,kulture,flamur e besnikeri. Kendove kenge Kosove permallshem ne lartesi "Shpresa vdes e fundit" paragraf pa melodi. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:21 pm | |
| HASAN QYQALLA
BETOHU Betohu ne shpaten e Kastriotit ne plisin e Dade Shotes ne flamurin e Plakut te Vlores ne alfabetin e Manastirit ne miresine e Nene Terezes...
Betohu ne fjalen e kulles ne urtine e Anton Çettes ne Kanunin e Lekes ne trimerine e Pajazitit ne pushken e Jasharajve...
Betohu prane oxhakut siç betohen dy miq, pushkee plumb do t´ruhen vetem per armiq!... | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Thu Dec 13, 2007 4:26 pm | |
| SADIK KRASNIQI
AS HIJA S´MBETI Nata me majen e shkembit Lepin henen Ne hopin pertej shtegut Me pergjaket hija.
Sa s´dola ne breg Hija e lagur me rere te bardhe Si jarge me rreshqet ne det.
Ç´me dermohet trupi mbi vale Edhe hija me griset E gjurme as ne ajer s´ngelin. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 3:24 pm | |
| POEZI PËR NËNË TEREZËN
KADRI MANI
NËNA JONË TEREZË Nena hirmadhe krijese hosish pranvere Bulbin e trurit Tend me dituri gatove Zemrat varfnjake-liridashese galdove O, nenqiellit tone,bukuri ylberore!
Shenja e shpresa e njerezimit mbare Kur bota ishte e padrejte per alarm Vatra e jote t´brumosi me te tradites tharm Jobi i Dyte qendrese,sot i trollit shqiptar!
Mbretereshe bletesh qebene hoje dylli Strofuj t´gerbulurish mbetur pa koshere Dy duar bujare presin buke dhe meshere.
I prine Kashtes Kumtrit kah te grishi ylli Gjenia njerezore neper dyer heq reze Eshte gonxhe nga Kalaja e Qytetit-Muze. ........................................................ | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 3:35 pm | |
| KADRI MANI
MAGJISTRALI
Nena hirmadhe krijese hosish pranvere Eshte gonxhe nga Kalaja e Qytetit- Muze Nene-Moter nderi per kesolletare nje rreze Afsh lulesh amshimi,jo kurre gallabere!
Jehone shekullore mikpritjesh shqiptare O hyri tokesore dashuria terheqese! Nerv-shtane e pa shterrshme dhe shelbuese Embelsire fjalesh nurbardha jone krenare.
Tutje n´histori shihet nje goce syrrushe Ecejaket nuk ndalen me force imanente Rend pas varfnjakesh neper kontinente.
Erdhi rrotull botes figur jar hirueshe Zemer e devotshme,rruges paqes u nise Erze shpirti kombetar,atdheun qendise. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 3:45 pm | |
| POEZI NGA SABRI HAMITI nga permbledhja poetike"MELANKOLIA"
FANTAZIA Ishtrire perdhe ne barin e paprere ne vese Ne nje mengjes te kulluar te vjeshtes Rashe ne gjume
Dola nga kateranza lendore etrupit Per tí humbur te gjitha dhembjet e vjetra Si ne enderr
Nje qiell shkelqimtar mí mori te dy syte
Dhe era e flladit te lehte beri loje me peshen Isha nje ylber
Dhe piva ujin e kulluar ne dy perrojet Duke pasur ne mes kodrina kopshte e lulishte Aromen qe ben te vdesesh
Kisha ikur larg nga varrezat e trurit Duke humbur nje bote gjeta boten tjeter
Fantazine e zgjimit
Ju lus te mos me prekni mos me lendoni Te mos me keni te shtrire perdhe Po ylber ne qiell. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:01 pm | |
| SABRI HAMITI
KAPËRCIMI E madhe eshte frika e kapercimit nga gezimi ne mjerim
E madhe eshte dhembja e kapercimit te gjethit nga dega ne toke
E tmerrshme eshte droja e kapercimit te femijes mbi gurzit e lumit
E madhe eshte dridhjae kapercimit te vashes ne grua
I madh eshte ankthi i kapercimit nga erresira ne drite
I tmerrshem eshte kapercimi ngajeta ne perjetesi
Tronditese eshte dashuria e kapercimit nga jeta ne jete
Kete tronditje e njohin vetem ata qe kane kapercyer te gjalle. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:08 pm | |
| XI ËNDRRA E NJË NATE VERORE Bashke me Gugune e miq te vjeter pime kafe ne Prishtine deri ne pese minuta para mesnates. Atehere u çova nekembe te mia Te kthehesha ne shtepi. Duke pershkuar naten e qytetit tim. Nje grua kaloi prane Duke lene pas vetes Aromen e kendshme dhe heshtjen. Djaloshi me gjuhen te veshi Vajzes i peshperite: Jeta eshte e bukur. Ne Prishtine ka hyre liria naten, Ne terr. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:13 pm | |
| Poezi nga Naim Kelmendi ,nga permbledhja poetike"PSE ASHTU PANDORË"
NAMË RUGOVASE U lafsh ne gjak ujk i pangopur e te ardhte vera e zeze, e mos e tjefsh qyqen ne rremb e te rafte mishi cope-cope e era njeri mos te ardhte egur u befsh ujk i pangopur. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:17 pm | |
| NAIM KELMENDI
DASHURI Me vite me shekuj e njejta force me terheq kah ti.
veshtire
se mund te shpiket fjale tjeter mashtruese
per ta pershtatur zjarrin e Prometeut ne Zot ne Njeri. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:21 pm | |
| NAIM KELMENDI
GJAKU PO TË KËRKON
Gjaku po te kerkon ishull i larget
te gjitha kenget e mia ne truallin tim hiresise tende i kendojne
ne varken pa busolle lundrojme hullirave gjaku po te kerkon ishull i larget. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:31 pm | |
| poezi nga Naim Kelmendi,nga permbledhja poetike"SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR"
SHKËLQIM IZI
Ai erdhi ai shkoi si erdhi ai erdhi prape ashtu si shkoi ai shkoi ashtu si erdhi me kuterbim
dhe serish erdhi me shkelqimin e zi dhomen na e mbushi
zhurme te mistershme
mjer ata me fatin e qenit qe u rreshtuan si kafsha pa tru e pa sy pas shkelqimit tij.
Tetor,1999
Poeti Naim Kelmendi kur shkrou kete permbledhje poetike ishte redaktues ne te perditshmen"BOTA SOT",dhe reporter i luftes se UÇK-se. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Sun Dec 16, 2007 4:35 pm | |
| NAIM KELMENDI
FJALËE DREJTË
E dua zjarrin e saj dhe hirin dhe prushin
koken e saj te forte e dua edhe atehere kur s´kemi gjume ne sy
per ta thene te verteten para syvete botes edhe sikur te na pushkatojne qe ne mengjesin e pare.
Ruhot,qershor,1999 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:20 pm | |
| AZEM SHKRELI PSALM PËR KOSOVËN Kur pikon gjak Kalliu,kur piqet vera
Kur hyn në gjakun tim Nusërore të bëhem krushk
Më mëso vetëm tí bie Kitarës,më mëso të vdes bukur. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:29 pm | |
| AZEM SHKRELI NISJA E MËRGIMTARËVE Lamtumirë në trasa,lamtumirë në ajër Në sy lamtumirë Koha në dyshë po këputet,orë e trishtë po rri Mbi kokë me sopatë të madhe Trupa të avullt të grave,motmote të njoma Ofshe të nënave,na pritni Le të rritën bimët e fëmijët,etja le ta marrë Zogun e zërin e krypën Vetëm udhët le të plaken,le tí zbardhet floku Nisjes sonë,jo kthimit Udhë e zeza,gjarpër i gjatë,na hëngre Na shpure përtej harrimit. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:32 pm | |
| Azem Shkreli
Përsëri Kosova
Po etshëm Po ashtëm që rrjedh Gjerba ime prej gjaku. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:39 pm | |
| Jamarbër Marko
PRO NOBIS Njoh njerëz zogj dhe zogj njerëz Njoh fluturime udhë Dhe udhë gremina Njoh zemra guri Dhe gurë që rrahin jetë Njoh vdekje që flet Dhe jetë që hesht Por shpesh kur kthehem te vetvetja Dëgjoj jehonën e pa shpirt Të hapit tim të lodhur. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:43 pm | |
| pro nobis
Një degë të tharë Nga pema e miqësisë Ti more dhe vrapove Që zjarri yt të rrinte ndezur Mes mijë të tjerëve nuk dallove Ku kish qenë vendi yt U ule në një zjarr të huaj Duke djegur në heshtje Atë që nuk beson as tani. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:46 pm | |
| NAIM KELMENDI
FRINGO Guri në valë koha në Flakë kujdes.
Natën kujdes në Mesnatë
Ditën kujdes në Mesditë midis Skiles e Haridbes kujdes bregun. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:49 pm | |
| Naim Kelmendi
NË FUNDIN E ÇDO LOJE shikim mbi lule merr hov zemra i pëlcet bardhësisë
pse rrini heshtur farë e kuptimit mes njerëzish fundi le të jetë fillim i vërtetë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:53 pm | |
| SHQIPONJAT
S´është e vërtetë se mund të bien e të mos ngrihen
nëntëdhjetëenëntë herë sikur të bien edhe njëherë do të ngrihen. | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. Wed Jan 09, 2008 8:59 pm | |
| KORRSI
Pa ndi vapën kor me drapën ndër grunore, ditë diellore.
Pikon djersa, rritet shpresa: çdo trumcaku plot grun barku
Çupërliqja, gjumahiqja, vapës këndon, korrsi punon,
Prendon dielli, skuqet qielli që ta nxanë yjet me hanë.
Fusha erret, korrsi kthehet prej grunore me gaz prore. Rexhep Hoxha | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë. | |
| |
|
| |
| T'i njohim krijuesit tanë. | |
|