Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:27 pm

 Petraq Kote  
  
 


Treni që i ikën dhimbjes



M’u kujtuan trarët e nderit të shtëpisë,
që traversa për hekurudhën
e jetës u vendosën;

edhe gjyshja me gjyshin,
që trenin e besimit tërhiqnin
mbi të cilin familja jonë e madhe udhëtonte.

Pastaj,
si babai dhe nëna i ndërruan një stacion,
një jetë …

Dhe tani që trenin e familjes sime të zhurmshme
unë tërheq,
më vjen të zihem me trarët që kalben,
çatinë që pikon
dhe jetën që mbaron në një jetë …

Dimër, Fier 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:27 pm

Petraq Kote  
  
 


Plepi i tharë, gargujt dhe shkrimtari



Si kockë e shkulur nga qimiteri,
anë udhe është një plep i tharë,
ca garguj, ulur ndër degë, atje
mallkojnë të lodhur rrugën e marrë.
Një bufe strehë-rënë në rrëzë që i ngrihet
të vetëm brenda 
ka një shkrimtar
edhe ai si gargujt me gotë shan brengën,
oh,
rrugë pa rrugë
në rrugën e marrë.
Shikon përpjetë,
kërkon t’u flasë,
dhëmballë e mendjes e shtrëngon,
sa shumë mundohet …
eh, më në fund,
truri i kafshuar
gojën liron.
… kanë qënë ca mote o zogj të zezë
kur shpirti i mirë sundonte dhenë …

pastaj mallkon vitet që shkel
dhe gojën kyç
e më s’rrëfen …

Tiranë, vjeshtë 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


A s’vjen prej larti malli duke qar?!...



Ai malë që hekuros re nga shpirti të zbardhura 
e nga shpirti të nxira,
kalon mbi shpinën time të shtypur matan lumit të mendjes 
e rrëzohet…
O, fusha ime që shtrohe për Inën Adriatikase
në qafën e puthur
të lindjes së diellit më me sy në botë,
përse litarët e frikës nuk i këput që unë të të dua edhe më cart?!
 

Ti nuk e shikon këtë ujë kur dheut i arratiset ç’formuar
a s’i vjen prej larti 
Mallit duke qar?!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat



Sa herë festojmë ditëlindjen,
të zeztë ne,
ditëvdekjen festojmë…

Lesën e ugarit heq kau i plakur,
sterrin e korbave 
mbi lesë që qajnë,
shkon mjeti i vjetër dhe shtyp dherishten,
zogjtë nga shtëpivdekja me thonj e mbajnë.
Sikur heq jetën mbi zvarrishte
çapit me thundra kafshë e gjorë …
zinxhiri i zisë
jo, nuk i shqitet,
çdo hallkë me sqep
ngordhja bën kor.

Dhe kur e lodhur kafshë e ligur,
diku
në fund are sapo qëndron,
reja e zezë e korbërisë
në çast e vret,
e gllabëron …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


… fshatarët e rinj pa lavdi



Shkoj për në fatin tim të lindjes …
Dhjetëra vjet në çantën e shpinës
me pluhur,
me re,
me mjegull shqisash veshur.

Dikush m’a fsheh parjen !…

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur,
pluhur natyre,
zëra të ndotur
dhe shikime të pista.
Për fat të keq
edhe vuajtjen,
pse miqtë i kam të zgjuar
dhe armiqtë budallenj!
 
Kur të arrij në fshat do ta shkund veshjen,
por 
po e gjeta gjallë të dashurën,
se kujt tjetër t’i shfaqem pa këto re dhe pastër?!
Oh,
nuk mund ta kapërcej
poshtë pragut të fshatit
kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar;
paskan vënë
patjetër
poshtë kështjellës 
edhe varrin e dashurisë time!

Një korb po më thotë se ka vdekur edhe varri,
mirë s’e kuptoj!
Kthehem …
i kthyer mbrapsht, si xhaketë e vjetër
tek rrobaqepësi qorr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


Burra që rrëzohen …



Mbështetem tek dita, 
Rrëzohem;
mbështetem tek nata,
përsëri rrëzohem.

Edhe avionët e urrejtjes 
mbushur me urrejtës
hyjnë në qiellin e shpirtit tim dhe rrëzohen mbi sofra që kanë uri,
e garderobë që kanë të ftohtë

Dita mbështetet tek trëndafilat e bardhë,
ndërsa nata ende s’po gjen një vend ku të mbështetet;
trëndafilat e zez ende s’janë
… prandaj nuset mbajnë në dorë trëndafila, 
kanë ditën aty,
mbështetur
dhe burra që bien përherë …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:29 pm

Petraq Kote  
  
 


Ti erdhe përgjysmë …



Ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës,
gjysma tjetër të pat mbetur diku …
siç vjen gjysm’e gjelit nga përralla e vjetër,
siç vjen sirena nga deti blu.

Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje,
në gjysmë shtrati u shtrive ti,
gjysmën e trupit më fale mua,
gjysmën tjetër se kujt s’e di!

Ti erdhe tek unë me dëshirën përgjysmë, 
në ardhjen e plotë s’ishe veç ti
dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhja,
o vashë, sirenë, gjysmë dashuri! …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:29 pm

Petraq Kote  
  
 


Qyteti pa mend



Në hartën e qytetit,
hiri guerril hodhi shenja të reja topografike:
edhe plumbat,
granatat,
edhe predhat,
thikat,
politikat
e gjaku
shënoi përrenjtë e tij,
krojet …
O Zot … që pihen!
Edhe veteranët 
i ngritën prapë përmendore gënjeshtrës.

Mendja?!
Oh, mendja
nuk ishte në qytet atë kohë …

Në hartën e qytetit 
mendja e ka vendin bosh.

Kam frikë se dikur, kur mendja të jetë në prani,
s’do të ketë më vend për mendjen në qytet 
e atëhere lindjen e diellit 
do ta shoh në krahët e korbave - mëngjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:30 pm

Petraq Kote  
  
 


Varre jemi apo njerëz?!...



Me ndjenjën e zjarrit ndezur mbi fytyrën time mangall
dhe tërmetit në gjoks
hyra në turneun e fundit kombëtar të miss – eve,
që fare mirë mund të quhet turneu kobëtar i erosit
me opus pentagramesh
pyes:
Me dorë i keni bërë 
o, nëna këto vajza
o, skllave të burrave tuaj varre?!
 
Miss -e dhe shtëpi të fshehta kurvash mbijnë në dheun tim
çdo kohë 
dhe vaj më vaj ...

Kala bukurie që rrëzohen nga gropat e qejfit
që u llokoçiten në rrëzë të kofshëve nga peshku penis
me epitaf të pashkruar
“ varre sperme ”
 
pa kryqe 
edhe prej mendjeje.
 
Me ndjenjën e hirit në fytyrën time vatër e shuar
dhe tërmetit në gjoks,
me këngët e motrave qyqe
për një kufomë që vjen sa herë rinia vjen,
pyes veten
varre jemi apo njerëz ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:30 pm

 Petraq Kote  
  
 


Përmendorja e Shqipërisë



Mitologjinë e Pellazgjisë, Ilirisë, Shqipërisë,
grekërit 
poshtë e firmuan,
edhe shkrimet e shenjta të Moisiut
septuaginta
në emër të tyre janë ! ….

Zot! …
bijtë e tu, 
sa herë bënë breza në sytë e tu
bënë lindje të gënjyer,
bënë jetë të gënjyer,
bënë vdekje të gënjyer.

Kur vranë Sokratin,
grekërit nuk vranë Sokratin,
sokrateskën e shenjtë vranë
dhe rritin
gënjeshtrit ose grekërit që atëherë.

Ti, s’ke baltë,
ti, s’ke gurë,
edhe prej lyme të tharë, o pellazgjishqipëri,
Strabonit piedestalin dhe mbi piedestal përmendoren t’i ngresh
se përmendoren tënde ngre atë çast me Hyll, 
me Herkul,
që janë bijtë e tu?! …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:36 pm

Zeqir Fazliu



Zeqir Fazliu

Zeqir Fazliu u lind më 1943 në Karaçevë të Poshtme të Dardanës ( Kamenicës). Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, kurse tetëvjeçaren e mbaroi në Roganë ( Rogaçicë) të Kamenicës. Shkollën normale e kreu në Gjilan, më 1965. Shkollën e Lartë Pedagogjike ( dega gjuhë dhe letërsi shqipe) e kreu në Prizren, më 1969, ndërsa Fakultetin Filozofik – Gjuhë dhe letërsi shqiptare, në Prishtinë, më 1973.
Sa ishte pofesor në Akademinë Pedagogjike të Gjilanit, e përjashtuan nga LKJ-ja dhe filluan procedurën për largim edhe nga puna. Në vitin 1975 në Gjilan, dhe në vitin 1977, në Prishtinë, Z. Fazliu ka përgatitur dramën “Niku i Martin Gjinit” të Petro Markos dhe e ka shfaqur në shumë qytete të Kosovës. Autori ishte regjisor i kësaj drame.
Autori jeton në Gjilan dhe ende merret me krijimtari letrare. Zeqir Fazliu është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. 


Deri më tash ka botuar këta tituj:

''Këngë për liri” , 1992;
“ Zëri i bilbilit” , 1993;
“ Lirika e Trojës” , 1994;
“ Rilindja e dashurisë” , 1996;
“ Krismat e lirisë” , 1999;
“ Labirinti sibilik i Dijes” , 2001;
“ Këngë të ndezura pas shiut” , 2002;
“ Dielli lindi, por nuk zbardhi” , 2003, dhe 
“ Diçka nuk po më lë të ec” , 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:36 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Merimangat



Herët shpirti im del nga mëndafshi
dielli i zbërtheu kopsat e lëshoi mërmërimë

E shajnë diellin
merimangat
turpin e muzgut ta mbulojnë
pa turp
t’i thyejnë eshtrat
buzët dhe duart

Erdhën merimangat
nëpër një muzg
dritash gënjeshtare

Në mbrëmje
asgjë
s’është e bardhë
as në mëngjes
mbi shuplakë përfytyroj
hijen e merimangave
në duar

Në mes të ditës
ngjyrat
e zeza
përplasen
nëpër grykën e trazuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:37 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Hëna me lot e mbuluar



Bari po thahet në pëllëmbët e drurëve
tiktaket e hënës përkunden në muzgje

Fijet e fundit në pasqyrën e lotit
bien nëpër ujë si një gurgullimë

Bie gjethi në tokë me dhimbje e mallë
trishtohet për nënën e vet

Rrëshqiti nga bredhi frymëzimi e gjethi
hëna me lot e mbuluar

Rrotullohet vaza e pikëlluar e motit
tek dritarja me lulet e vyshkura

Rënkon në mal me pika mbuluar
një dru i braktisur nga bebëzat e sythat

Ëndrrat e fundit në shuplakën e ballit
treten nëpër lumë si një gurgullimë

U dogjën në mal cicërimat e zogjve
u dogjën edhe puplat e bardha mbi çatinë e valëve

Rrëshqiti nga bredhi frymëzimi e gjethi
hëna me lot e mbuluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:37 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Vaji i palmës



Mbi lëvorën e hollë në një abazhur
Rri pezull aroma e pemëve të bardha

Një palmë e lakuriqësuar nëpër kohë
mallkon gurët
përbuz diellin
dhe formën e pikës 
së zezë

Palmës ia kanë këputur flatrat e kaltra
flatrat e të tjerave s’i kanë prekur
vajton dielli dhe ajri

Palma ëndërroi përherë
pikën e bardhë mbuluar me lule

Palma mbi palmë përplaset e fjala mbi fjalë
vetëm një gur përkulet për diell
përkunden duart dhe bebëzat e syve

Fluturuan nga palmat gjethet e vjeshtës
fluturuan ëndrrat e fundit me degët e plasura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:37 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Dielli i pranverës



Vizatova sonte bredhin
nga dritaret e mbyllura
I zbukurova pëllëmbët e tij me ngjyrën e bardhë
më erdhi gëzimi tek bebëzat dhe sythat 

Vizatova bredhin me ngjyrën e kuqe 
dhe ngjyra e bredhit në pranverë
më bëhet e bardhë

Pëllëmbët e bredhave me ngjyrën jeshile
rriten deri në qiell
nën një abazhur të ngrohtë
pranë pemës dhe pasqyrës

Në tryezën e bardhë mbi pasqyrë
e ndrydhja lapsin aq fort
sa hapej hëna dhe qielli
më përkëdhelte bredhi dhe më bënte diell

Kanë çelë manushaqet mbi petalet e buzëve
bredhi im lëviz nëpër ajër

Erdhën nga qielli ëndrrat e kaltra
erdhën rrezet e para me puplat e zogjve

Dielli erdhi me ngjyrën e vet nëpër fushë
dhe ngjyra e diellit në pranverë
më bëhet e bardhë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:38 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Këndim



U mbushën me këngë dielli
kaptinat e zbrazëta të pyjeve
jeshile

Këndova diku në hije izbash
nëpër udhëtimin tim çalaman

Kam zbritur nga hëna rrëmbimthi
jam përbuzur nga fjalët e mureve
himnin ia dhurova diellit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:38 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Këngë e re



Një grumbull trëndafilash
dhe një alarm halucinacionesh
bien 
mbi rimelin blu të këngës

Edhe një siluetë e ndezur
struket diku afër
si një anadiomenë
që shpërndahet nga zbatica trembur

E ngjitur në hapësirë
nëpër rreze dielli
rri krenare ëndrra ime
edhe kënga
edhe fjala
Këngë e re
Përpara imagjinata e madhe e diellit

Kënga ime thur vargje të lira për hënën
pastaj do të fillojë dasma
vargut do t’i rritet fryma

Kënga erdhi nëpër udhën e pyjeve
vargu bëhet mal, kthehet në gurgullimë lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:38 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Qëndresa



Nuk di përse në letrën e bardhë
Zjarri gjithnjë po m’i djeg
Vargjet
ëndrrat
shpresat

Dielli po ma kthen grushtin
E nuk po ec
lumi
fati
kënga

Zjarri ka lëshuar temperaturë
vallë sa i fortë që isha
që nuk u dogja
nga këto zjarre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 1:39 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Nostalgji



Dikur fluturoja nëpër flatra të bardha
Vargu im ombrellë e ngazëllyer me këndimin
kishte frikë për largim të tërbuar

Unë pikturoja bebëzat e asaj hëne
vargu im ishte diell

Shtypa sustën e parë për këngën
hapa të gjitha portat
fluturoja nëpër udhën e ëndrrave

Ku vajti
gurgullima blu e fjalës
kënga ime e ndezur

Këngët e lumtura i përshëndeta me dorë
dhe labirintave të hënës u mbylla në muzg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:50 pm

Julia Gjika 



Julia Gjika u lind me 11 Korrik 1949 në qytetin e Gjirokastrës. Ka kryer gjimnazin Ajet Xhindole në Berat . Studimet e larta i kreu në Tiranë ne degen e Finances(Akademia Ushrarake) dhe ka ndjekur me korespondencë pranë Universitetit ne Fakultetin...
 Julia Gjika  
  
 


Cikel me poezi



DITE E RE 


Kjo dite e re 

Erdhi me gjithë të mirat 

Mbizotëron një qiell 

I cili na fal entuziazmin 

Lëri të gjitha punët- më thua 

Të shijojmë castin 

atë qe na ka dhënë Zoti, falas 


Syte 

Dy bebëza të vogla 

Dy diej të blertë 

Dy lëndina të buta 

Të ëmbla për jetë, 

Dy bebeza të thella 

Përpinë cdo gjë në sekondë 

Sycka si ato të tuat 

Nuk gjënden në botë. 

Dy bebeza kaldioskopike 

Rrotullohen ngado 

Të vërtetat zgjojnë, 

Frike nga vdekja nuk kane, 

Jo. 


KUR NUK DO 

  

Sa e rrëndë është, 

kur nuk të duan. 

Kur hapur është përbuzja, 

nënvleftësimi, injorimi, 

sa shumë vuan. 

Sa i mjerë je, 

Kur kupton se në botë, 

dhe në atë botë 


nuk do njeri. 

Zemer bosh 

As hasmin mos shih. 

  

VEGLA QORRE 

Deget e lisit plak zgjaten, 

prekin qiejt e viteve 

me furtunat maten. 

Ndjekin fluturimin e shqipes, 

prehen në syrin e dritës. 

Kanë blerim, në zemër gëzim. 

Kur sopata e njeriut 

pa meshirë godet, 

i tëri lis dridhet. 

S’kërkon mëshirë. 

Sopata harron, 

se bishtin ja dha lisi. 

Nuk ka kujdes kur prêt, 

përtokë hedh lisin. 

Bota e sheh 

sopatën e vogël vrastare, 

që punon si vegël qorre. 

Me fajet 

strukur qosheve hesht, 

kurrë s’kërkon falje. 

  

KUSH THA 

Kush tha se nuk jemi njësoj, 

kush tha se ti je brilante 

Ne jemi mbrujtur 

nga e njëjta argjilë 

Nga i njëjti pocier 

Nga të njëjtat duar 

Kush na fut në ngasje? 


 PA KTHIM PRAPA 

Ishte ecje e gjatë. 

U afrova, 

por nuk e arrita. 

Nje hap 

dhe fillonte humnera. 

S’me la te shihja, 

ate qe desha. 

Nje yll me tregoi 

rrugen e vertete. 

Pa kthim prapa, 

vazhdoj ecjen. 


ZERAT DALLOHEN 

Këtu poshtë 

Po xhirohet paradë e moshave 

Kanë vënë maska, 

Por mund t’i dallosh nga zërat. 

Po të ngjitemi lart 

Zërat do të jenë njësoj, të butë, 

Fytyrën të vrarë nga mosha 

s’do ta shohim më. 


JULIA GJIKA 


 SHTATOR/2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:51 pm

Julia Gjika  
  
 


Cikel me poezi



ATE KOHE... 
  
Ne ishim shumë të varfër, 
Pse u ndamë? 
Asgje s’kishim për të ndarë 
Aq keq, si erdhi ndarja? 
Nuk e besuam. 
kaloi pa u vënë re dita e parë 
Pastaj një muaj, 
Vite shkuan. 
Ti s’dhe asnjë shënjë 
të gjitha shenjat i harrova unë. 
Mbetëm pa folur, 
mbetëm të zënë. 
Të tjerët, gumëzhinin si bletët 
pas nesh 
Duke na treguar me gisht 
U deshën për vdekje 
Atë kohë 
  
 
TI S”ME LE TE HUMB 
 
Shpirt, ti më thua 
Të pres. 
Më prêt –shkruan. 
E dëgjova zërin tend. 
Nuk jam unë 
Ndaj s’të përgjigjem. 
Desha të humb, 
Syrit tend ti vidhem. 
Por dashuria 
Rendi, më kërkoi, më gjeti 
në shtegun e verbër. 
Vetminë time e la vetëm. 
Më tërhoqi 
S’munda t’i humb, 
Syrit që më ndjek. 
Shpirtit që më do me shpirt 
Ti s’më le të humb! 
  
  
DITA KISH BUZEQESHJEN TENDE 
  
Nga thirrja jote u zgjova. 
Kisha rënë në gjumë të thellë 
U ngrita, dielli ish ngritur lart, 
zbardhte dita e re, 
me buzëqeshjen e fytyrës tënde. 
Njëmijë fjalë falenderimi të dërgoj 
Kisha nevojë për zërin tend. 
  
  
SI T’A PRISH KETE HESHTJE? 
  
Heshtje e gjatë, 
Pikëlluese. 
Në fakt dua të të them shumë. 
Si t’a prish kete heshtje? 
Trëndafila dua të të sjell, 
të dehesh nga aroma, të harrosh, 
që për asgjë u grindëm. 
Për pak kohë e menduam. 
Tani ndehet e gjatë pa kufi, 
deri kur ? 
  

DASHURINE TENDE MOS HUMB ! 
  
Eshtë mundur shpirti, 
në dyluftim me fyerjen. 
Nga lotët e ftohtë është lagur, 
Dridhet si purtekë, 
në një qosh i vetmuar. 
Ngashëren pa frymë, 
me zë të shuar. 
Lutja ri zgjuar. 
Falmë o Zot! 
Të gjitha shkojnë e vijnë. 
Vec dashurinë tënde mos humb! 
  
  
SA KOHE JEMI NEN DIELL 
  
Eja, këtu ka vënd për të gjithë. 
Mer një cadër, ose një peshqir. 
Nuk numurohen kokrrizat e rërës, 
flladi dhe valët. 
Dielli i bën të shkëlqejnë njësoj. 
Njësoj i kemi në trup, 
rrezet e diellit, xhevahirë. 
na puthin , puthin , pa ngopje, 
na zbukurojne. 
Mos lërë të të grryejë frika, mik 
Sa kohë jemi nën diell. 
Hija është larg, 
nën palma prêt, pika qetësie derdh, 
por, ne nuk e duam tani. 
  
Gusht/2008 
 JULIA GJIKA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:52 pm

Julia Gjika  
  
 


“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN


“Fole zogu” gjigande, brilante. 
Cudite botën, kur derën hape. 
Mijra krahë, mijra mendje, 
miresevini i thanë globit 
me buzëqeshje zemre. 
Sikur këto duar, 
të panumurta të njerëzimit, 
pëllumba të lëshonin 
drejt qiellit, 
sikur krahët e planetit 
trëndafila të rritin 
dhe të mbajnë 
balancën e vështirë 
të drejtpeshimit, 
si në trarin e ekuilibrit 
Medalioni më i cmuar 
do t’i shkonte gjoksit të Paqes. 
Le të mos kish asgjë kjo botë, 
vec Paqe! 
Pak më parë 
se “Foleja e Zogut” celi derën 
Një luftë e re filloi, 
mbi glob, e egër. 
Njeri, mos rend pas Adamit. 
Kënaqu me c’ke në duar sot 
dhe falendero të madhin Zot!.. 
Do të mjaftonin retë, 
Lotët e botës të mblidhnin. 
Pastaj të shkarkojnë gëzimin . 
Me brohoritje të këndojnë  
Zemrat. 
Per paqen e perbotshme 
kampine mbi kampione 
  
Gusht 11 , 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:52 pm

Julia Gjika  
  
 


STUHIA


Nuk duket këmbë zogu, 
janë strukur në fole. 
S’dëgjohet asnjë zhurmë, 
bota sikur fle. 
  
Një erë e lehtë fryn, 
pastaj mërmëritje gjethesh, 
së largu fërshëllima, 
dëgjohen kërcitje degësh. 
  
Në qiell shkrepëtima, 
gjëmimet të shurdhojnë. 
Errësohet dita, nxihet. 
Stuhia ja fillon. 
  
Cdo gjë që gjen përpara, 
e shkul e flak e hedh. 
Degët më të dobta, 
i thyen i bën përshesh. 
  
E lodhur, pa marrë frymë, 
kur sheh cdo gjë përdhe, 
tërhiqet duke lënë, 
qetesi që të gënjen. 
  
Me lotë curg, qan qielli, 
derdh shiun papushim. 
C’farë rafshoi stuhia, 
harron sakaq njeriu. 
  
29 Korrik 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:52 pm

ulia Gjika  
  
 


TE NGUJUAR


Duhet ngritur zeri. 
duhen bashkuar zerat 
Per te ngujuarit, 
Ne veri te vendit tone. 
per shkak te gjakmarrjes. 
Edhe pse bie ne vesh te shurdher. 
Diku do te degjohet zeri. 
Per ata, 
qe me ankth presin pas xhamit. 
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit. 
Mbremjet gelltitin lotet e grave 
Dhe friken e femijve, 
Qe pergjojne, 
me koken mbeshtetur parvazit 
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes. 
Mengjeset te zymta gdhihen. 
Ata, kane humbur kalendaret 
Nuk dine c’muaj hyri 
U duket vehtja pa emer 
Jetojne, pa jete. 
Trimeria than lote 
Nuk derdh lumenj gjaku. 
Te Falim gjakun! 
  
Korrik 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 2:53 pm

 Julia Gjika  
  
 


AH!


Kujtimin e një dite e thërras. 
Era e oqeanit e shtyn larg 
edhe më larg, 
Përtej ujrave, nën një qiell gri, 
ku s’kishte diell, 
Vetëm një palë sy. 
Shpirti më pikonte lotë. 
Një lamtumirë më ndjek, 
si pulëbardhë 
Më pyet: 
-Sa larg është rrezja e mëngjezit? 
më thotë,:-Mos shiko pas, 
si gruaja e Lotit, 
mos qaj kujtimin e ditës, 
që pas mbeti. 
Mbi ujra ahet po vrapojnë 
Shkojnë drejt një bregu, 
ku thërmohet dhimbja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: