Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:49 pm

Sali Beqiraj  
  
 


VETMIA



Ndërtuesit e vetmisë
Së pari i ndërtojnë rrugët
Pastaj pikturojnë shkretëtirën
Vrimat të zeza në akull
Mbyllin hënën
Lëvizjet e dritës
Ua heqin parathënëiet pritjeve
Shqisat
Llambën
Tingujt e mërzisë
Vjshtën 
E kontrollojnë 

Dritarën nga mali
Ballkonin nga deti
E kthejnë
Heshtjes ia lënë
një tokë të pashkelur
Për t'i zënë
të gjithë qiejt 
Me një perde kujtese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:49 pm

Sali Beqiraj  
  
 


LITARI



(Vëllait) 

Shabi 
falëmnderit
Që ma bërë  
të përkryer 
Dhembjen  
 
Asgjë nuk kam bërë për Ty

Jam fajtor
Vetëm të mjerët janë të pafajshëm
Oh sa më dhemb ky faj 
Që nuk e di
Që nuk e bëra
Por është faj
Faj i rëndë
Sa të gjitha dhembjet e tjera 
 
E di 
Ka qenë e pabesë ajo kohë
përbuzëse
për njerëzit
e ndieshëm
Si Ti 

Por kurrësesi litarit
S'është dashur t'i besosh 
 
Tash
Me litar
po i lidh
Muret e dhembjes
Barin e qyqes
Pranverat e bjeshkës 

Shabi 
bre burrë
Tepër 
I besove
litarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:50 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


TAKIMI NË INTERNET



Ne edhe ashtu ishim të ndarë
Të ndarë si qirinjtë
Të bashkohem
si retë
deshem
një tjetër qiell 
për kujtesë
një tjetër verë për krua
pemë 
dhe të tjera kopshte  

Ti ishte larg
Shiu i huaj thoshe po më lag
E flisnim e flisnim
Nën shi me celularë
Shi fjalët
Na u bënë
Shi malli
Ne u bënim shi 

Unë të rrëfeja 
për romantikën
Për qiellin e ftohtë
Për bjeshkën
në vjeshtë
Për vyshkjen  
E barit 

Çdo ditë e ndërroja
Nga një internet
Pritjen ta dërgoja
Të thosha ma ruaj
Në një disketë 
 
Harronim se ishim larg
Dhe putheshim  
skaj degëve 
të thatë
Nën shi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:50 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


RRUGA



Është një rrugë 
rrugë mali
E hollë sa gjurmët 
E mia
Rruga e ikjes 
"Rruga e gjarpnit" 

Si gjapër i vrarë
Zvarrasi kam rënë
nëpër atë rrugë
Ikja nga lufta
është luftë
Ikje për të humbur
Për të shpëtuar asgjën 

Shpesh i kthehem 
asaj rruge
E njëjta si atëherë
Me gurë 
Dhe drunj 

Por drunjtë 
Gati i kanë prerë 

Nga të gjitha rrugët
Që janë në mua
Ajo është më e shkurtra
që më shpie
Te Shpia e Moçme
Te "Livadhet e Bacit" 

Për të gjallë 
për të mbetur gjallë vetëm një herë 
kam ecur mbi të
Ajo tërë jetën 
Ecën mbi mua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:53 pm

Sali Beqiraj  
  
 


FJALA IME



Të gjitha të thënat
Të pathëna 
Po mbesin
Asaj që është thënë
Nuk i besoj
T'i kam besuar zjarrret
Muret e mërzisë
Rrënjët e shiut
Terrin
Dritën e qirinjve
Hënën shtatzënë
Vargjet e shkruara me vaj
Ajrin e zi
Fijet e shpirtit
Prangat e yjeve
Fantazitë e erës
Kronikat plot metafora
Vetmie
Ke kapërcyer
Burgjet e zemrës
Sime
për të arritur
tek unë
për ta fituar besimin
tim
Fjala ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:53 pm

Sali Beqiraj  
  
 


PËR DHEMBJEN



Dhembja ime 
mësohu një herë me mua
Ashpër
ah sa ashpër 
po më sulmon 

Kujdes
Mos u harxho shpejt
Ditët në vazhdim 
Do të kenë më shumë
Nevojë për TY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:54 pm

Sali Beqiraj  
  
 


33 VJET



(33 vjet i kisha 
kur për herë të parë
Rashë dhe u zgjova Shqipëri) 
 
Verë ishte.Verë e valë
Dhe shpesh binte shi
Shi i imtë mbi zall 
 
Gjatë ditës
Kokën e leja në Krujë
Kruaja e krunatë një asht
Të Skënderbeut 

Trupin e merrja në Vlorë 
Vlora e vlonte qumështin
E gjirit të vet 

Shpirtin e gjeja në Tiranë 
Tirana e shpirtit 

Gurët dhe baltën
I përzieja
Natën 
Të bëja pagjumësi 

Përgjumur
Era skaj deti
Lundronte mbi valë
Hëna mbi gjoksin tim
Kërkonte prush e mall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:55 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


TOKË E ÇUDITSHME



Kosova është një dhembje më shumë
se dhembjet  

Trollin e ashpër 
të ashpër e mban 
përmbi 
 
Qiellin e errët 
të errët e mbyll
në gji 
 
Ajrin e ftohtë
të ftohtë si malet
e përbin 

Ujin e zi
të zi e vjell
çudi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:55 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


LOJË



E marr vdekjen
Vdekjen time 
E marr
Dhe e mbjelli mbi
Një kodër 

E fërkoj për gur
Hënën
Hënën time
Te sosur 

Psallme balte
Strehë ylberi
Mbi arkivol 

Kafkë e shpirtit
Vjeshtë e farës
Murrme
Trupi 
Im
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:55 pm

Sali Beqiraj  
  
 


23 QERSHOR 1999



Shtëpinë e djegur
Kopshtin e vrarë
qershitë 
Ajrin e zi 

Mureve të zemrës
Tek i gërryente plagët 
E gjeta dhembjen 
Time
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:56 pm

Sali Beqiraj  
  
 


KËMBËT



Rëndë
shumë rëndë shkelin
mbi tokën e vrazhdë
që nuk i besojnë 

Kohë e tërheqin
Zvarrë
si lis të nxjerrë
me rrënjë 
 
Të denja me ec mbi gjelbërim
Të denjë
Me u kthye në shkretëtir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:56 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


GJUNJTË



Veprimi më frymëzues 
prekja
Gjithçka tjetër është 
Ndjesi marramendëse 
 
Përsa kohë shpirtit
Të mbetet ushtrues i ashtit
Përkulja përkulet
Para pjellës së vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:57 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


PËRSERI PËR DETIN



Je poshtë
Si nuk e sheh veten
Sa poshtë je 

Retë do të m'i përbish 
Për të arritur
qetësinë e arave
të mbjella 

Ke dashur të jesh
I thellë
Gjithë jetën e kalon
Duke ua zgjuar
Epshin valëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:57 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


HIMN VDEKJES



Kam lënë 
Një shpellë 
Të madhe dhembjesh 

Ajo do të jetë e mbushur
Koka njerëzish
Dhe gurë
Kur të kthehem në shtëpi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 12:57 pm

 Sali Beqiraj  
  
 


USHTARIT



(Sa shumë i përngjan barit
Besnik Lajçit) 
 
Grykat 
shpellat 
malet
Fushat…
Desha t'i lidh pas brezit 

Të kaluarën e pata 
Armik
Dhe e vrava
Tash kohën më të madhe e kalojë në histori 

Për mua është çmendur 
Toka 

Qielli, uji, rete… 

Tash nuk jam asgjë
Jam veç muaji prill 
 
Jam erë,
Fije bari 
 
Jam etje e Gurrës së Studentit
Këngë e barit të moçëm
Blegërimë… 
 
Pak grykë, pak shpellë,
Pak mal 
Pak fushë
Për të gjithë nga pak… 
 
Vdekjen e ke pavarëuar me lirine
Kur do të më tregosh
Për Qafën e Qyqes
Për Majën e Zezë 

Për acarin
Për hënën e 
Lugut të Shkodrës
Për borën pas Hajlës
Për Gurin e Nikës 

Për Kroin e Pashës në Bogiqe
Për ditarin e luftës
Poezinë
Dorëshkrimet
Për biografinë e barit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:01 pm

Hamza Halabaku



Hamza Halabaku

Hamza Nazif Halabaku u lind në fshatin Pozharan në vitin 1947. U shkollua në Pozharan, Gjilan, dhe në Prizren. Mbaroi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë punoi mësues në fshatin Ballancë të Vitisë, pastaj në Gjykatën Komunale në Viti.
Deri tash ka botuar:

1. „A ka zot“, poezi, 1993, “Asdreni”, Shkup; 
2. „Testamenti“ , 1997, tregime për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë;
3. “Kosovën e kemi në zemër”, 2000, tregime për fëmijë, “Iliriku” Prishtinë; 
4. “Vrunduj Kujtimesh”, monografi e shkollës shqipe në Bavarinë Veriore, 2003.
5. Është bashkëautorë me Tahir z. Berishen dhe Çerkin Bytyçin i Monografisë “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë VI” 2006.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:02 pm

Hamza Halabaku  
  
 


SA HERË



Sa herë pritet një lis
Nga rrënjët e tij dalin shumë njomëza

Kur këputet një lule
Farat e saj mbushullojnë fushave

E kur shembet një kullë
Ngriten dy pullaze

Se kur gjyshërit tanë
Mësonin elifin ose bënin meshë
Ne jepeshim pas abesë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:02 pm

Hamza Halabaku  
  
 


DETI



Në bregun tënd 
Përplasen suvalat
Që japin e marrin kaltërsi
E në fundin tënd 
Shuhen e lindin jetët

Bregu yt ballë i vashës
Dhe fundi yt 
Vashë e dashuruar 
E unë që rri në zallë
E zhytem e mbytem pas teje 
Jam ai dashnori i marrë

Kujton që nuk e di 
Se e ke kripën dashuri 
Dhe kaltërsinë liri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:02 pm

Hamza Halabaku  
  
 


NESËR DO TË JETË MË MIRË



Jemi në mes 
Të së djeshmës e
Të së nesërmës

Dje ishim 
Për të sotmen 
Sot po jetojmë
Nga se ishim dje
Të përthyer në pasqyrë

Nesër 
Dhëntë Zoti 
Do të jetë më mirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:03 pm

 Hamza Halabaku  
  
 


MOLLA E KUQE



Lulet i çel 
Në të parën stinë, 
Kopshitijeve 
Ua shton bukurinë.

Edhe mollat kanë emra 
Si fëmijët :

Xhufke, Pashke, 
Rrakaqe, molla Tetove, 
që rriten n´Iliridë
si çupëza Gjakove.

Shpesh na kujtojnë
edhe historinë,
Se rrënjët e tyre
Prekin lashtësinë.

Ka molla të verdha, 
Të bardha, molla çali,
ka dhe molla t´egra
që rriten mes mali.

Ca molla piqen
edhe në Çamëri,
por një e pikëlluar 
rri në kufi.

Edhe kur në dasma 
Mblidhemi për gëzime
Gjithnjë Mollë e Kuqe
Është në mënd
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:03 pm

Hamza Halabaku  
  
 


ÇUPËZAT E MIA



Vlora, Arta, Albana dhe Burbuqja
të gjitha janë lule të pranverës, 
secila u lind vetëm dy ditë para verës,
E para ka gjithnjë librin në dorë,
e dyta merr pesa në fletore,
e treta shoqërohet me një kukull,
e katërta pi qumësht me ''cucull''.

Kush do ta shohë këtë mrekulli,
le të vijë te çupëzat tona në shtëpi,
adresa është fare e lehtë- 
Ulpiana-soliter i tetë,

Vlora ka faqet me pika,
Arta ka gërsheta si ari,
Albana ka sytë si rrushi,
Buqja faqet si qerëshi -
Lagjja është e bukur me këta fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:22 pm

Orhan Gashi



Orhan Gashi

Orhan Gashi u lind më 20 tetor 1975 në fshatin Bunarishte (ish-Sërbica e Poshtme) të Prizrenit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Piranë, kurse të mesmen, në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit.
Studioi për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës.


Ka botuar këto vëllime poetike:

1. Thyerje Hijesh, 1998;
2. Dhembshuri e Bukurisë, 1999;
3. Klithje e Ëmbël, 2004 dhe
4. Trekëndëshi Hyjnor, 2008Orhan Gashi  
  
 


Poezi nga vëllimi poetik ''Trekëndëshi Hyjnor''



LEXO

 

Fjalë e parë që duhet mësuar

Dhuratë hyjnore që të është dhuruar

Punë e artë që duhet kultivuar

Ushqim për shpirtin e trazuar

Dritë për mendjen e errësuar

Forcë për trupin e shkallmuar

Shok për njeriun e vetmuar

Fjalë e fundit që duhet harruar

 

 

NJERIU X.

 

Jeton në shekullin 21

I lindur në shekullin 20

Me dëshira të shekullit 19

Me kulturë të shekullit 18

 

17

16

15

...

3

2

1

 

E njoh këtë njeri

I njoh këta njerëz

 

 

NE DHE TOKA

 

Toka sillet rreth diellit

Dhe rreth vetvetes...

 

Edhe ne sillemi

Apo nuk sillemi fare

Vetëm rrotullohemi

Herë në të majtë

Herë në të djathtë

Duke mos lëvizur vendin...

 

Disa shkojnë shpesh në hënë

Të tjerët në mars...

 

Ne vazhdojmë qetas

Të rrotullohemi në vend...

 

 

LEKSIONI I PARË

 

Në mes të dhimbjeve të mëdha

Buron një gurrë ndërgjegjeje njerëzore

Dhe koha fillon të jetohet në kohën e tashme

  të thjeshtë

Të gjithë në ato çaste kanë vullnet të japin

  diçka nga vetja  

Edhe sikur ajo të ishte e “shenjta” e tyre

Njerëzit bëhen më njerëz siç duhej të ishin  

Duken më të afërt sikur në kohëra të luftës

Këto dhimbje të mëdha na tregojnë vogëlsinë tonë

Dhe na japin leksionin e parë për jetën e vërtetë...

 

TUNG

 

Të dashur miq

Unë kam vendosur të lëviz vendin

A nuk u bë mjaft më...

 

Tung 

Shihemi në ditët më të mira

 

 

LUTJE

 

Lutem për më shumë dashuri

Lutem për më pak urrejtje

Lutem për më shumë buzëqeshje

Lutem për më pak lot

Lutem për më shumë shëndet

Lutem për më pak dhimbje

Lutem për më shumë mirëqenie 

Lutem për më pak varfëri

 

Lutem për falje

Lutem për paqe

 

Lutem për veten

Lutem për familjen

Lutem për fqinjët

Lutem për miqtë

Lutem për besimtarët

Lutem për të gjithë

 

Lutem...

 

 

TË FALEMINDERIT

 

Të faleminderit

Që më linde

Që më rrite

 

Të faleminderit

Që më fale shëndet

Që më dhe dije

Që më dhurove familje

Që mbolle në mua dashuri

 

Të faleminderit

Për çdo sekondë që ma fal

Për çdo ditë e natë

 

Të faleminderit

Nga zemra e shpirti

Përjetësisht

 

Unë robi Juaj

 

Të faleminderit...

 

 

DIELLI

 

Ti po rritesh si bari i njomë pas shiut

Dhe po më sjell gjallëri e freski në jetë

 

Unë mundohem ta përcjell rritjen tënde

Ta përcjell çdo lëvizje

Si buzëqesh

Si i bën hapat e parë

  Si vrapon

  Si fle

  Si ha

Si të rriten flokët

Si të dalin dhëmbët

Si mundohesh ta mësosh shkronjën e parë

Si fillon ta recitosh poezinë “Qesh i vogël”

Si e godet topin

Si e përqafon nënën...

 

Diell

Ti po rritesh ngadalë

Apo më mirë të them

Ti po rritesh shpejt

Unë po plakem dalëngadalë…

 

 

AJO DHE URA 

 

Ajo dhe Ura 

Sa shumë i ngjajnë njëra tjetrës...

 

Ajo dhe Ura 

Janë shumë të bukura

Tërheqëse

Mahnitëse...

 

Sa shumë njerëz 

Mbi to kanë kaluar

Në çdo kohë 

Në çdo stinë

Në borë e në shi...

 

Nën Urë sa uji ka shkuar

Edhe tek Ajo nuk është për t’u nënçmuar...

 

Ajo dhe Ura 

Simbole të sakrificës shekullore...

 

Ajo dhe Ura 

E shkruan historinë 

Secila në mënyrën e vet dëshirore...

 

 

GRUA

 

Me shkronjat e fjalës Grua

Mund të krijojnë fjalën Ugar

E në Ugar

Mund të lëvrosh si ta dojë zemra

Ama vetëm në ugarin tënd

 

 

DASHURO

 

Një ditë detet do të digjen flakë

Sahara do të mbushet me gjelbërim

Shtazët e gurët do të flasin

Qielli i kaltër do të plasaritet

Dielli do të lindë në perëndim

E çfarë tjetër nuk do të ndodhë një ditë

E përjetshme mbetet vetëm Dashuria...

 

 

STINËT E DASHURISË

 

Mbrëmjeve të gjata dimërore lindet dashuria  

  engjëllore  

Mëngjeseve të freskëta pranverore rritet e madhja 

  dashuri përrallore

Mesditave të nxehta verore piqet dashuria e flakët 

  qiellore

Vjeshtës së bukur me shi ushqehet lapidarja – 

  dashuri hyjnore

 

 

 

SHPIRT I FLAKËRUAR

 

Dhe më iku si zog i pikëlluar

Dorën zgjatur drejt saj e mbaj

Ta kthej në botën e praruar

Jetës shpresën të mos ia thaj

 

Qiellit të kaltër hapëron

Në tokë shpresën e verbon

Shpirt i flakëruar seç dënes

Për ditën e bardhë – mëngjes

 

Rreze e parë e agimit

Trupin peshë seç ma zgjoi

Me vete solli çelësin e shpëtimit

Shpirtin ma flladiti me ujë kroi

 

Në çast bota krejt ndryshoi

Me dorë faqen ia lëmoi

Shpresa ëndrrat m’i pushtoi

Dielli i buzëqeshur këtë ditë agoi

 

 

TRËNDAFILI DHE DASHURIA

 

Trëndafilin e kuq nga kopshti e këputa

Me kilometra e barta me vete e ruajta

E dija se ti më prisje me zjarr e mall

E unë mezi prisja ta puthja atë ballë

 

Gjatë rrugës kujtoja puthjen tonë të parë

Ti kishe shumë turp edhe unë pak marre

Dashuria jonë e pastër aty mori krah

Sa ngadalë po shkon kjo rrugë e gjatë

 

Vetëm disa çaste më ndajnë nga mesnata

Shishes së rakisë gati fund i dhashë

Shtrëngoj fort ndër duar trëndafilin e venitur

Të tharë nga lotët e dashurisë së ikur

 

 

NESËR...

(Nesër më 17.2.2008 pritet rishpallja

e pavarësisë së Kosovës)

 

E pritëm me vite

Shekuj

Po vjen më në fund

Nesër...

 

Të lutem Zot

Më fal edhe pak durim...

 

(16.2.2008)

 

 

 DITË E BARDHË

(Dita e shpalljes së Pavarësisë)

 

17 shkurt 2008

Ditë që erdhi

Vetëm një herë në jetë

 

Urime Pavarësia

 

(17.2.2008)

 


 

DITA E PARË E PAVARËSISË

 

Tani çdo gjë e ka kuptimin e vet

Jeta Jetë

Vdekja Vdekje

 

Gëzuar

 

(18.2.2008)

 

 

KOSOVA IME E DASHUR

 

Edhe pse m’i shkatërrove nervat

Unë ende të dua si më parë

 

Kosova ime e dashur

 

A ishim ne të mallkuar

Apo ti qe e pafat

 

Kosova ime e dashur

 

Të tjerë njerëz shkojnë në hënë për të pirë kafe

Unë me dritën e qiriut po t’i thur këto vargje


 

 

MUNGESË VITAMINASH

 

Prijësit i kemi

Shumë të mirë

Të bukur

 

Ah

Sikur të mos kishin

Mungesë vitaminash
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:25 pm

 Petraq Kote  
  

Lindi në Fier më 27 shkurt 1959. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu në vendlindje. Në vitin 1974 – 1978 vazhdoi dhe mbaroi shkollën e mesme ushtarake “ Skënderbej ” Tiranë dhe prej vitit 1979 – 1982 studioi dhe u diplomua në shkollën e lartë të oficërëve “ Enver Hoxha ” sot akademia e Forcave Toksore ‘ Skënderbej ‘ për specialitetin fizkulturë.
Krijimtaria letrare hovi me librin poetik “ Këngë e Marrë ”, për të vazhduar më pas me “ Ranë
Këmbanat ”, “ Humbja ”, “ Muza ”, “ Këngë e pa rrëfyer ”, “ Këngët e Motmotit ” si dhe librin 
me tregime në dy vëllime “ Ngjarje ndër Muzakë ”. Libri poetik “ Mirë se erdhe Lamtumirë!… ”
do të pasohet së shpejti me romanin “ Gjerana ”… 


Është vlerësuar nga kritika, krijues, miq e lexonjës të tij brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:26 pm

Petraq Kote  
  
 


Kombi rrjedh nga varret



Pasaportën fëmijës
ia jep varri i të parit të tij,
nuk ia jep djepi …

Janë përrenj ata që vdesin.
Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ”
i pi.
Duke zbritur nga majat e maleve, 
kodrave, 
rrëpirave, 
fushave,
moshën çajnë
dheun vetvete.
Jetën ua shoh rrjedhë.
Vdekjen,
llum në grykëderdhje
për fusha, 
male të reja,
shtretër të pahapur.

Ne,
nipërit,
mbesat,
përrenjtë e rinj
përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave
pa kaligrafi,
që nisin e shkruhen tek varret, 
këto shtëpi kodesh,  
që mbajnë Margjinën Shqiptare mbushur 
pa vahe, 
pa cektina …

Tiranë, dimër 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 EmptyThu Oct 23, 2008 1:26 pm

 Petraq Kote  
  
 


Nuk e di ç’të ardhme do të le?!



Sa herë që selvi të larta shoh,
e dua edhe më shumë gruan time.

Sa herë që male të lartë shoh,
fusha të paana,
i dua edhe më shumë djemtë, vajzat e mia.

Dhe pastaj më kujtohen gjyshërit,
stërgjyshërit,
baballarët,
që më shumë deshën atdheun …

Dhe për çudi,
Atdheu ( s’u rrit ) u zvogëlua!

Tiranë, maj 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16, 17, 18  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: